Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Haziri: LDK nuk e sheh lehtë koalicionin me LVV-në, Kurti e ka nevojën për bashkëpunim si oksigjen

14 December 2025 at 21:49


Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni të lehtë me Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se LDK-ja duhet të ruajë vlerat e saj politike dhe rolin si “gardiane e shtetit”.

Në Debat Plus, Haziri ka thënë se bashkëpunimi politik nuk mund të bazohet në imponim dhe kushte të njëanshme nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Në asnjë mënyrë nuk e shoh lehtë LDK-në në koalicion me VV-në. Ne duhet t’i ruajmë vlerat tona politike. Gardian i shtetit kemi mbetur”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka kritikuar mënyrën se si Kurti, sipas tij, e koncepton bashkëpunimin politik, duke thënë se kërkon mbështetje pa lëshuar asnjë pe në vendimmarrje.

Sipas tij, nevoja për bashkëpunim është në anën e Kurtit, ndërsa ditët në vijim do të tregojnë nëse ai është i gatshëm të ndryshojë qasje.

“Duhet me u zbutë ai që ka nevojë për bashkëpunim, nevojën për bashkëpunim si oksigjeni e ka zoti Kurti. 10 ditët e ardhshme e ka, ka me tregu a ka ndryshu edhe a është i gatshëm me bashkëpunu. Nëse ia marrim sloganin nuk ka ndryshuar asgjë… nuk ka lëshuar pe kurrgjë. Nëse ai gjen deputetë me votu vetëm pse ai ka kërkesë, nuk besoj që mundet me funksionu demokracia askund kështu”, ka theksuar Haziri.

Haziri ka bërë të qartë se se partia e tij synon postin e kryeministrit.

“Për fazën ku jemi, LDK-ja është duke hyrë në garë për kryeministër”, ka përfunduar ai.

- YouTube youtu.be

Distancimi i Kurtit nga retorika e ashpër hap debatin: Strategji elektorale apo kthesë politike?

11 December 2025 at 22:17


Deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili u distancua nga gjuha e ashpër e përdorur gjatë dhe pas fushatës së shkurtit – përfshirë etiketimin e disa opozitarëve si “hajvanë” – kanë nxitur reagime nga analistët politikë, të cilët këtë ndryshim e shohin kryesisht si një manovër elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti, në një intervistë për Kanal 10, tha se nuk i kishte quajtur të gjithë opozitarët me këtë shprehje dhe pranoi se “ndoshta do të duhej të zgjidhte një fjalë më të përshtatshme”. Por, sipas analistit Visar Ymeri, ky qëndrim nuk përbën një transformim të thellë politik.

Duke folur në “Debat Plus”, Ymeri deklaroi se zbutja e gjuhës nga Kurti është rezultat i matjeve elektorale që i kanë treguar LVV-së se retorika konfrontuese po e dëmtonte rëndë partinë.

“Ky është një distancim i përkohshëm, i diktuar nga kalkulimet elektorale,” theksoi Ymeri.

Sipas tij, Vetëvendosja po mundohet të ndalë rënien në mbështetje, pasi gjuha e ashpër dhe polarizimi shoqëror “nuk po sjellin rezultatet që kanë menduar, por përkundrazi po i ndëshkojnë”.

Ai shtoi se do të dëshironte të ishte shenjë e një Vetëvendosjeje të re, më institucionale, por se aktualisht e sheh këtë ndryshim kryesisht si manovër taktike para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Edhe analisti Bekim Kabashi vlerëson se VV-ja ka ndryshuar dukshëm qasjen elektorale krahasuar me zgjedhjet e shkurtit. Ai tha se partia e Kurtit ka analizuar rezultatet dhe ka kuptuar se sjellja e mëhershme – përfshirë distancimin nga mediat dhe retorikën e ashpër ndaj opozitës – ka pasur ndikim negativ në përkrahje.

“Kjo sjellje e re, më e rafinuar dhe më e kujdesshme, është rezultat i matjeve profesionale që i kanë treguar VV-së se ‘hajvanati’ dhe mungesa në media e kanë ulur partinë me rreth 8 për qind krahasuar me vitin 2021,” tha Kabashi.

Ndërkohë, analisti Ylli Hoxha u fokusua në konfliktin e LVV-së me mediat, të cilin e cilësoi si një ndër gabimet më të mëdha të fushatës së fundit.

“Ka qenë gabim në parim dhe gabim taktik. Konflikti me media është i dëmshëm afatgjatë dhe nuk sjell fitore. Përkundrazi, ka kontribuar në rënien e lirisë së shtypit në Kosovë,” tha Hoxha, duke e quajtur distancimin e tanishëm një hap pozitiv drejt rehabilitimit të situatës./Telegrafi/

- YouTube youtu.be

“Inva Mula e bëri 1 minut heshtje, Adelina Ismajli jo” - Big Mama 'shpërthen' me kritika ndaj koleges së saj

5 December 2025 at 17:01


Këngëtarja Big Mama ka shprehur hapur kritikat e saj ndaj koleges Adelina Ismaili, pas koncertit recital që kjo e fundit mbajti me rastin e 40-vjetorit të karrierës së saj.

Ngjarja që duhej të ishte festë dhe nostalgji muzikore, u zhvillua fatkeqësisht në të njëjtën ditë kur u nda nga jeta këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, duke tronditur gjithë publikun dhe komunitetin artistik.

Në lidhje me këtë rast, Big Mama ishte e ftuar në emisionin “Debat Plus”, i cili të enjten iu kushtua tërësisht kujtimit të Kasapit. Aty ajo e kritikoi drejtpërdrejt Adelinën për faktin që gjatë koncertit të saj nuk u mbajt një minutë heshtje në nder të këngëtarit të ndjerë.

- YouTube youtu.be

“E madhja Inva Mula diti ta bëjë atë 1 minutë heshtje, kjo Adelina nuk diti ta bëjë,” tha Big Mama, duke e krahasuar reagimin e Adelinës me qëndrimin e artistes së njohur operistike, Inva Mula, e cila kishte nderuar Kasapin me heshtje respekti.

Debati që shkaktoi kjo deklaratë ngriti diskutime për etikën artistike dhe ndjeshmërinë ndaj humbjeve brenda komunitetit të muzikës shqiptare, veçanërisht në momente dhimbjeje kolektive.

Ndërkohë, emisioni “Debat Plus” u përqendrua tërësisht te jeta dhe karriera e Shpat Kasapit, i cili u nda papritur nga jeta në një moshë të re, duke lënë pas një boshllëk të madh për artin dhe publikun që e ka ndjekur për vite me radhë. /Telegrafi/

Nisma e vetme në zgjedhje, Limaj tregon pse “u prish” koalicioni parazgjedhor me LDK-në

4 December 2025 at 21:01


Kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka dhënë arsyet e dështimit të një koalicioni parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Limaj ka thënë se elektoratet e ndryshme të të dy subjekteve politike dhe koha e shkurtër deri në zgjedhje kanë qenë dy nga arsyet kryesore për një mungesë të bashkëpunimit mes NISMA-s e LDK-së.

“Kemi pasur diskutime dhe komunikime të vazhdueshme me Abdixhikun, e kam vlerësuar mënyrën e të menduarit të tij dhe më bën përshtypje mënyra e tij të menduarit. NISMA dhe LDK ka dy elektorate të ndryshme, është kohë e ndryshme, dhe nuk mund të thyejmë barriera të së kaluarës, tani për tani është e pamjaftueshme. Kam qenë i interesuar të jem shumë i ndershëm me ta, kam pasur dyshime se nuk do të mund të jap kontribut në atë koalicion për shak të lëvizjes së elektoratit. Do të gjejmë rrugë të bashkëpunimit paszgjedhor, i vlerësoj ato takime dhe angazhimet e Abdixhikut”, ka thënë Limaj në Debat Plus.

Limaj bëri të ditur se NISMA do të garojë e vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Natyrisht partia është e regjistruar. Gjithmonë ka hapësirë, por opsioni i jonë i fundit ka qenë të për shkuar vetëm. Gjithmonë ka hapësirë. Por jemi regjistruar dhe shkojmë vetë në zgjedhje, si opsion i fundit i ynë”, ka thënë Limaj.

Limaj ripërsëriti gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjitha subjektet politike që kërkojnë pjesëmarrjen e tij në çështje që ndikojnë në interesin e përgjithshëm të Kosovës.

“Vazhdoj të mbajt të njëjtin qëndrim. Me interesa e shtetit. Kurdo që më ftojnë, të gjitha këta (LVV, PDK, LDK…) që i përmende, e harrove edhe Ramushin. Kushdo që më fton dhe që ka diçka më thënë për temat nacionale. Dhe kanë interes për ta dëgjuar mendim tim ose mendojnë që duhet të ketë ftesë gjithmonë jam i gatshëm.”, ka thënë Limaj.

- YouTube youtu.be

Zef Morina tregon pse PSHDK braktisi koalicionin me LDK-në dhe iu bashkua LVV-së

1 December 2025 at 23:50


Kryetari i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK), Zef Morina, ka komentuar arsyet pas koalicionit parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Ai tha se demokristianët, ndonëse parti aktive prej 35 vitesh, që nga viti 2010 nuk kanë qenë të përfaqësuar as në Kuvend e as në qeveri, gjë që sipas tij duhet të ndryshojë.

“Ne po presim të futemi në Kuvend, pasi PSHDK ka kontribuar në shtetndërtim dhe mbetja jashtë për shkak të pragut ishte e papranueshme”, u shpreh Morina në Debat Plus.

Ai theksoi se partia e tij ka gjetur pikë konvergence me Vetëvendosjen, prandaj edhe ka vendosur të bashkohet me të.

Duke folur për raportet me partnerët e dikurshëm, Morina tha se në katër palë zgjedhje PSHDK kishte qenë aleate e LDK-së, por, sipas tij, ajo nuk i kishte ndihmuar për të siguruar përfaqësim institucional.

“Në katër palë zgjedhje kemi qenë aleatë të LDK-së dhe ata nuk na ndihmuan të futemi në Kuvend e qeveri. Kësaj radhe organet e partisë vendosën të jemi me LVV-në, në mënyrë që të dëgjohet zëri i PSHDK-së dhe të jemi pjesë e institucioneve”, tha ai, duke shtuar se demokristianët synojnë të kontribuojnë në proceset euroatlantike të vendit.

Moderatori Ermal Panduri e sfidoi ashpër Morinën sa i përket qëndrimit të PSHDK-së ndaj Kodit Civil, në rast se partia arrin të sigurojë ulëse në Kuvend.

Panduri e pyeti drejtpërdrejt nëse PSHDK “do ta çojë dorën për Kodin Civil”, duke vënë në dukje se dikur partia deklaronte hapur kundërshtimin ndaj tij.

Morina pranoi se PSHDK ende nuk e ka lexuar Kodin Civil.

“Ne më së pari Kodin Civil nuk e kemi pa, nuk e kemi lexuar dhe nuk e dimë si është”, deklaroi ai. Panduri e kritikoi ashpër këtë deklaratë, duke thënë se është e pakuptueshme që një parti me histori kaq të gjatë politike nuk ka shqyrtuar një dokument të tillë kyç.

I vënë nën presion, Morina sqaroi se kundërshtimi i mëhershëm lidhej me frikën se dokumenti mund të përmbante nene që hapnin rrugë për martesat e gjinisë së njëjtë.

“Nëse nuk parashihet në Kod Civil hapja e martesave të gjinisë së njëjtë, ne natyrisht që nuk marrim pjesë në votim kundër. Por martesat me gjini të njëjtë ne nuk i pranojmë”, deklaroi ai./Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Mushkolaj: NISMA ende mund t’i bashkohet LDK-së para zgjedhjeve

1 December 2025 at 22:10


Analisti Imer Mushkolaj duke komentuar koalicionet parazgjedhore të subjekteve politike, ka thënë se ende ka kohë që NISMA Socialdemokrate e Fatmir Limajt të bëhet bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Ai tutje ka thënë se kohëve të fundit bisedat e dëgjuara kanë qenë LDK–NISMA.

“S’kam dëgjuar për PDK–NISMA, dhe është demantuar prej drejtuesve të PDK-së që ka pasur biseda të tilla, të paktën zyrtarisht. Nuk ka pas biseda as me të Vetëvendosjes, të paktën aq sa është bërë e ditur. Kështu që mbetet LDK–NISMA, pavarësisht që është regjistrua mbrëmë si parti që merr pjesë e vetme në zgjedhje, fare lehtë mundet me ndodh me u bë pjesë e listës së LDK-së dhe me u tërheq prej garës si parti e vetme”, ka deklaruar Mushkolaj në Debat Plus.

Mbyllja e afatit pa asnjë koalicion nga partitë e mëdha sipas analistëve është tregues se ato i kanë kalkuluar dëmet dhe dobitë nga koalicionet e kaluara, por anën tjetër disa koalicione me parti të vogla ose me individë sipas tyre janë bërë pa asnjë përputhje ideologjike ose programore. Sipas tyre ...

Mushkolaj tutje ka thënë se Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) koalicioni me NISMA-n e ka dëmtuar në zgjedhjet e shkurtit.

“Këtë nuk po e themi kështu, por këtë e pranojnë edhe zyrtarët e Aleancës, të paktën në bisedat që i kam pas me ta, por edhe me njerëzit që e votojnë AAK-n. Dhe jo rastësisht z. Haradinaj, kryetar i AAK-së, në njëfarë forme e ka një bindje që mundet me kalu pragun edhe tash që do të konkurrojë i vetëm në zgjedhje, edhe besoj që kjo do të ndodhë”, ka thënë ai.

- YouTube youtu.be

Ermal Panduri në "PodGo" - flet për dallimin në mes politikanëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si dhe "Debat Plusin"

10 November 2025 at 17:00


Ermal Panduri është i ftuari i radhës në emisionin "PodGo" me të cilin kemi diskutuar për emisionin "Debat Plus" që ai e drejton, skenën politike shqiptare, gazetarinë, si dhe inteligjencën artificiale.

Ai tha se pas emisionit "Debat Plus" qëndron një ekip i tërë, i cili kujdeset për çdo detaj dhe e informojnë për kontekstet politike para emisioneve.

- YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: ...

"Në Debat Plus jemi një ekip i madh. Kam katër gazetarë të cilët mbledhin dhe i përpunojnë informacionet. Para çdo emisioni kemi takime dhe diskutojmë për çështje të ndryshme. Ata më informojnë për kontekstet politike dhe nuk iu ikë asnjë detaj. Mund të them se më shumë debat kemi brenda ekipit të Debat Plusit, se sa në emision", tha Panduri.

E pyetëm për dallimin në mes politikanëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, Panduri tregoi disa gjëra që ai ka vërejtur.

"Diapazonin politikanët e Maqedonisë kanë më të gjerë, por nuk argumentojnë me pasion siç e bëjnë politikanët në Kosovë dhe Shqipëri. Si dhe dijnë me qenë më të afërt se ata të Kosovës e Shqipërisë, pra mbajnë marrëdhënie shoqërore jashtë emisioneve", tha Panduri.

Ndërsa sa i përket skenës politike shqiptare dhe angazhimin e tij të mundshëm në politik, ai tha se asnjëherë nuk do të angazhohet në politik, por se do të merret me gazetari.

"Skena politike shqiptare më ka interesuar çdo herë. Nuk e shoh veten në politik, por e shoh veten edhe shumë vite duke bërë gazetari në politik. Nuk e shoh të lodhshme këtë, kjo më jep adrenalinë. Pasuria më e madhe është kur ke njohur për zhvillimet dhe je një hap përpara për zhvillimet politike", tha Panduri.

Ndërsa në lidhje me aktualitetin politik në Maqedonia, ai tha se situata e shqiptarëve në RMV varet nga fuqia politike që e kanë partitë maqedonase.

"Flitet për të drejtat e shqiptarëve, ndryshe me BDI-në, ndryshe me VLEN-in. Shqiptarët kanë pak në dorë mundësi me bërë, pasi kjo varet nga partneri maqedonas. Një LSDM e dobët para dy viteve, faktorizoi BDI-në. Një VLEN i fortë tash, e dobët nesër, nuk është me rëndësi, me një OBRM-PDUKM e cila i ka numrat që të bëjë qeveri edhe pa shqiptarët. Duket se është duke u fryrë një konflikt AKI dhe VLEN, e që në fakt pejt i ngreh tjetër kush", tha Panduri./Telegrafi/

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në Debat Plus

31 October 2025 at 20:40


Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Në studio duke filluar nga ora 20:30 kundërkandidatët për të parin e kryeqytetit Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje do të përballën me njëri-tjetrin në garën e fundit dhe vendimtare për të parin e Prishtinës.

Kujtojmë se kjo do të jetë përballja e dytë e Ramës dhe Çekut në “Debat Plus” me Ermal Pandurin pasi më 9 tetor ishin të ftuar bashkë edhe më kundërkandidatin tjetër nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili.

Por, se çfarë ka ndryshuar rreth një muaj pas dhe çfarë kanë për t’i thënë njëri-tjetrit Rama e Çeku dhe çfarë oferta kanë për qytetarët që të marrin besimin e tyre për të udhëhequr me Prishtinën – të gjitha këto i kuptoni të enjten.

Panduri i reagon Pecit pas akuzave për exit-poll: Mos tentoni të krijoni artificialisht një armik, i keni studiot të hapura

By: Telegrafi
29 October 2025 at 10:47


Drejtori i TV Dukagjinit, Ermal Panduri, njëherësh autor i emisionit ‘Debat Plus’, ka reaguar sot pas akuzave të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Jugut të Mitrovicës, Faton Peci lidhur me exit poll-in.

Panduri në një reagim në Facebook shkruan se është i vetëdijshëm se Peci është në kërkim të një ‘armiku’ në pjesën e dytë të fushatës, por kërkoi që të mos shpik aty ku nuk ekziston.

“Jam i vetëdijshëm që je në kërkim të një ‘armiku’ për pjesën e dytë të fushatës, por të lutem, mos e shpik aty ku nuk ekziston.

Po e ri-përsëris, qetë dhe pa asnjë dramatizim: exit poll-i për Mitrovicën e Jugut ka qenë i pasaktë. Dhe UBO Consulting, si organizatë përgjegjëse dhe e cilësuar jo rrallëherë si më e besueshmja nga partnerët e juaj të sotëm, e ka pranuar gabimin, publikisht, vetëm një ditë pas zgjedhjeve. Kaq. Nuk është as skemë kriminale, as inxhiniering, as komplot”, shkruan Panduri.

Ai tutje shton se RTV Dukagjini, por edhe ai personalisht nuk kanë asnjë parapëlqim për ndonjërin që janë në garë elektorale.

“RTV Dukagjini, por edhe unë personalisht, nuk kemi asnjë parapëlqim për ndonjërin prej jush që jeni në garë elektorale, siç duket ndryshe nga disa njerëz të koalicionit tuaj që ditën përkatëse na shprehnin me telefon dëshirën e tyre që të fitoj kundërkandidati juaj.

Ndaj të lutem Faton, mos tentoni të krijoni artificialisht një armik vetëm që të polarizoni për mobilizim elektoral. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë punën tonë në kërkim të së vërtetës, me të njëjtën qetësi si gjithmonë. Pa polemikë të shpikur, pa dramë të porositur.

I keni studiot të hapura për këtë. Ju mirëpresim. Nëse keni prova është Prokuroria. Nëse keni plan për Mitrovicën është edhe DebatPlus-i”, shkruan tutje, Ermal Panduri.

Ndryshe, të martën në mbrëmje, kandidati i LVV-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci theksoi se Exit pollet që ky televizion kishte kontraktuar e sponsorizuar, nuk u përdorën për të matur vullnetin qytetar, por për ta ndërtuar një narrativë të rreme për rezultatin, për ta dekurajuar votuesin tim dhe para se të kuptohej e vërteta e këtij krimi, për t’i dekurajuar komisionerët e vëzhguesit e zgjedhjeve në Mitrovicë. /Telegrafi/

Ymeri: Tash për tash, LVV-ja është fituese e zgjedhjeve komunale

13 October 2025 at 22:02


Analisti politik Visar Ymeri ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve lokale, duke marrë parasysh numrin e komunave që ka fituar dhe ato ku ka arritur të hyjë në balotazh.

Në Debat Plus, Ymeri tha se Vetëvendosja ka treguar rezultat të lartë në nivel komunal dhe ka shanse reale për të fituar më shumë komuna pas balotazhit.

Ai ka shtuar se kur flitet për rezultatet e përgjithshme, edhe PDK edhe LDK janë afër njëra-tjetrës, sidomos në komunat ku kanë fituar pa balotazh.

“Së pari mendoj, fitues tash për tash i nivelit më të lartë të komunave dhe të shansit për të fituar komuna është Vetëvendosja. Meqë është në balotazh në 12, përveç këtyre tri ose katër që i ka fituar pa balotazh. Mirëpo kur jemi të komunat pa balotazh edhe PDK edhe LDK janë diku aty”, ka deklaruar ai.

Ymeri ka theksuar se për të kuptuar saktë fitoret dhe humbjet, duhet bërë tri lloj matjesh.

“Në kuadër të fitoreve dhe të humbjeve duhet ti bëjmë së paku tri lloj matjeve, e para në nivel vendi si ke dalë, dhe në pritjet dhe fuqinë e partisë. A e maksimalizu fuqinë potenciale që e ke si parti për me mbërri rezultate të caktuara. Sepse mundesh për shembull një parti e vogël si Nisma me fitu Malishevën, e maksimalizon 100 për qind fuqinë partiake që e ka dhe fiton pa balotazh. Unë mendoj që duhet me i vënë në pah këto dallimet”, ka deklaruar Ymeri.

“Lujta pra” – Ramiz Lladrovci thotë se e mposhti me vota edhe Sami Lushtakun

13 October 2025 at 08:55


Ramiz Lladrovci ia ka dalë që të fitojë qysh në raundin e parë Komunën e Drenasit, por tani si kandidat i pavarur, duke u rikonfirmuar si kryetar i kësaj komune.

Pas mosmarrëveshjeve që kishin për muaj me radhë, Lladrovci vendosi të kandidonte si i pavarur për Drenasin, pasi kryesia e PDK-së vendosi që të futej në këtë garë me Petrit Hajdarin, raporton Telegrafi.



Mirëpo, qytetarët e Drenasit ia besuan edhe një mandat Lladrovcit, derisa në një lidhje direkte me autorin e emisionit “Debat Plus”, Ermal Padurin, ai tha se e ka mposht me vota edhe Sami Lushtakun nga Skenderaj.

“Lujta pra. Ermal, kemi fituar bindshëm, e kemi mposhtur edhe Skenderajn me vota”, thotë kryetari i Drenasit.

Lladrovci ka marrë 13,140 vota në Drenas apo në përqindje 52,31 për qind, ndërsa Lushtaku në Skenderaj ka marrë 12,433 vota e përkthyer në përqindje 83,45 për qind. /Telegrafi/

Pas pak në Debat Plus: Exit Poll i UBO Consulting zbulon fituesit e zgjedhjeve lokale

12 October 2025 at 18:36


Pas pak, në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini, do të mësohet se kush fitoi dhe kush humbi në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Nga ora 19:00, UBO Consulting do të publikojë rezultatet e Exit Poll-it, duke treguar se cilat komuna kanë fitues që nga raundi i parë dhe cilat do të shkojnë në balotazh.

Qëndroni me TV Dukagjini për rezultatet e para dhe analizat e detajuara nga studio, ku do të diskutohen prirjet, surprizat dhe sfidat e këtij procesi zgjedhor.

- YouTube youtu.be

Krasniqi: Nëse u besohet dëshmitarëve të fshehtë të Serbisë, procesi në Hagë humb kuptimin

19 September 2025 at 23:16


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në Debat Plus në RTV Dukagjini ka folur rreth fillimit të procesit në Hagë, përkatësisht dhënies së dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së Hashim Thaçit.

Ai ka thënë se ka qenë në pritje që të fillojë ky proces dhe se e ka ditur pak a shumë se kush do të jenë dëshmitarët e mbrojtjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.

“Ka qenë një pritje më ndryshe e tyre sesa tash. Kam qenë në vizitë muajin e kaluar, e kam takuar edhe z. Thaçi edhe z. Veseli dhe, me thënë të drejtën, është shumë me rëndësi për një arsye të thjeshtë. Nëse trupi gjykues vendos ta zëmë me iu besuar më shumë dëshmitarëve të fshehtë, të instruktuar prej Serbisë, edhe shërbimeve të sigurisë së Serbisë, edhe operativëve të Serbisë që kanë qenë të shumtë, por edhe të tjerëve që për arsye që nuk mund t’i paragjykoj, kanë vendosur me dëshmu se dikush ia ka vjedh një lopë dhe ka faj UÇK-ja… edhe ka pas magji të zezë… me iu besuar këtyre e mos me iu besuar këtyre të tjerëve që, në njëfarë forme siç thotë populli, e kanë sunduar botën në atë kohë, mos me i besuar Vesli Klakrkut, Xhejms Rubinit, Bernard Kushnerit… atëherë të paktën e dimë përnjëmend a ka drejtësi apo s’ka drejtësi, sepse kjo është pikëpyetja kryesore e këtij procesi”, ka thënë ai.

Më tej, i pari i PDK-së ka deklaruar se rezervat dhe shqetësimet me këtë proces, sidomos në vitin e fundit, janë rritur shumë.

Gjithashtu, Krasniqi ka theksuar se diskutimet e komentimet shpeshherë janë marrë si shkas nga Prokuroria që të paraburgosurit të mos lirohen, sepse janë parë si ndërhyrje në proces.

“Kështu që ka pasur ndodhur herën e parë me organizatën, platformën ‘Liria ka emër’, e patën marrë si shembull: ‘shihni, nuk duhet me i lëshu këta, sepse ka njerëz që i mbështesin dhe i duan në Kosovë’”, ka thënë ai.

- YouTube youtu.be

Ramabaja: PDK dhe LVV shohin përfitime nga epilogu i procesit gjyqësor në Hagë

15 September 2025 at 21:19


Sadri Ramabaja në Debat Plus ka komentuar takimet e Memli Krasniqit, Lumir Abdixhikut dhe Ramush Haradinajt, të zhvilluara në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ku nuk pati asnjë koment apo deklarim pas takimit.

Ai ka thënë se mosdeklarimi i tyre shkon përtej një takimi të zakonshëm.

“Për mua ka kuptim dhe hedh dritë mbi mundësitë e daljes nga situata duke iu kthyer rregullave të demokracisë liberale. Çfarëdo përpjekje për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit përmes bllokimit të institucioneve, respektivisht çfarëdo shprese se në pushtet në demokracitë liberale mund të vihet mes zarfeve, tashmë ka përfunduar”, ka thënë ai.

Sipas tij, zgjedhjet janë rrugëzgjidhja dhe duket se mund të mbahen, por në një moment kur të jenë më të përshtatshme dhe përtej organizimit të zgjedhjeve lokale.

“E kam fjalën për balotazhin që do të jetë. Për mua mendoj se do të jenë në dhjetor, por janë dy forca politike që do t’u konvenonte të hynin në vitin e ardhshëm… Partia Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Ramabaja.

Kjo, sipas tij, lidhet me procesin gjyqësor në Hagë.

“Secila prej këtyre dy forcave politike llogarit se epilogu i Gjykatës në Hagë mund ta favorizojë njërën, respektivisht tjetrën. Dhe kjo është arsyeja pse jam më i prirur të besoj se zgjedhjet mund të shtyhen nga fundi i janarit të vitit të ardhshëm, eventualisht në shkurt të vitit të ardhshëm”, ka theksuar ai.


Rashiq: Kam biseduar me Kurtin para kandidimit për nënkryetar të Kuvendit

29 August 2025 at 21:08

Nenad Rashiq ka deklaruar se ka zhvilluar bisedime me kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti para se të kandidonte për postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Ai e ka bërë këtë sqarim pasi u pyet nga moderatori i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri, nëse kandidimi i tij ishte i pavarur apo i nxitur nga kryeministri.

Panduri: Ju nuk jeni të shtyrë nga Albin Kurti, pra ju vetë, me vetiniciativë, pa kërkesën e Albin Kurtit, po kandidoni për nënkryetar?

Rashiq: Normalisht që kemi biseduar sa i përket kandidimit tim potencial, por kjo ka ndodhur diku, mos gabofsha, në mars pas zgjedhjeve. Kemi debatuar dhe unë, në një moment kur ka dalë kjo temë, kam thënë pse jo, sepse me të vërtetë dua ta prezantoj një fytyrë tjetër të përfaqësimit të serbëve në institucione, jo sikur kemi pasur rastin deri më tani.

The post Rashiq: Kam biseduar me Kurtin para kandidimit për nënkryetar të Kuvendit appeared first on Telegrafi.

”Kurti ia la “jadec-in” PDK-së” – Ylli Hoxha: Me refuzimin e Dimal Bashës, opozita tregoi mungesë lidershipi

25 August 2025 at 22:02

Analisti politik, Ylli Hoxha, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar kandidaturën e Dimal Bashës si një lëvizje taktike të kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, Kurti si “ekspert i lojës” ia ka lëshuar një “jadec” opozitës, e në veçanti Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Jadec-in e hëngrën. Z. Kurti ua lëshoi në dorë si ekspert i lojës dhe këta ia mundësuan pak a shumë atë që u përpoq të arrinte nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese: të krijojë atmosferën që ai propozon disa kandidatë dhe akuzon opozitën për mungesë vullneti për të bashkëpunuar, për shkak të shumësisë së emrave”, ka thënë Hoxha në emisionin “Debat Plus” .

Ai theksoi se PDK-ja ka rënë në këtë kurth vetë, pasi kishte deklaruar se do të votonte 35 deputetë, përfshirë edhe Dimal Bashën.

“Askush nuk e ka detyruar PDK-në ta thotë këtë. Ata e bënë vetë. Dhe ditën kur e propozuan, manifestuan mungesë të jashtëzakonshme lidershipi”, ka shtuar Hoxha.

Analisti kritikoi mungesën e instinktit politik te drejtuesit e opozitës në sallën e Kuvendit, duke thënë se kryetarët e partive dhe shefat e grupeve parlamentare do të duhej të tregonin autonomi dhe veprim të matur në momente të tilla.

The post ”Kurti ia la “jadec-in” PDK-së” – Ylli Hoxha: Me refuzimin e Dimal Bashës, opozita tregoi mungesë lidershipi appeared first on Telegrafi.

“Më dhunuan në sy të dy grave, i kishin dhunuar edhe ato”- rrëfen i mbijetuar i dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë

9 August 2025 at 20:52

Në emisionin “Debat Plus” sonte rrëfimin po e jep një tjetër i mbijetuar i dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.

Ai ka rrëfyer gjerë e gjatë për tmerrin që e përjetuan, dhunën që panë me sy të tyre, përfshirë masakra.

Por, në kulmin e luftës, familja mbeti pa ushqime dhe këtu ai vendosi të dal për të kërkuar ushqime, në shtëpi tjera të braktisura dhe këtu i ndodhi tmerri kur hasi në tre zyrtarë policorë serbë, të cilët e morën dhe e dërguan në një restorant.

Aty thotë që përjetoi tmerrin e jetës së tij.

“Antiqe, hajde t’ia kryejmë punën këtij, më kanë kap zhag, më rrehen, më kanë lidh duart, më kanë ngreh zhag, më kanë shti në restorant, i ashtuquajturi atëherë është quajtur Restorant “Beogradi”, është përballë kinemasë ABC, ashtu e ka pas atë emër. Aty i rrahun, i torturum kur jam hy i kam pa dy zonja, dy femra shqiptare të zhveshura, atëherë m’u kanë këput dy këmbët, ato veç i kishin pas dhunu ato. Aty më kanë shtri për toke, më ka ra shkelëm ma ka qit njani kamën këtu, më kanë desh edhe më ka dhunu qiky Antiqi, me fjalën ante, po emrin ky e ka pas Antiq, e ka pas një shejë në ballë këtu, i madh 2 metra..” ka rrëfyer ai.

I emocionuar e me zë të dridhur, ai u bënë thirrje atyre dy grave që të paraqiten për të dëshmuar atë që ndodhi aty.

“Si n’kllapi u rreha përjashta, shkelmin kur ma ka qit këtu më ka dhunu ky, dhe Antiqi, brima e atyre dy vajzave, zonjave gjithë kam kërkue është edhe dëshmitar edhe shoqata jem edhe psikologia, gjithë herë kam kërku ju lutem nëqoftëse jeni gjallë dikun, lajmërohuni në shoqatën në Prishtinë, tregone rastin edhe vendin në qoftëse nuk e dini pytne dikan restorant është quajtur restorant Beogradi, ku jeni hi ju”, shprehet ai tek thotë se përkrahja e familjes së tij asnjëherë nuk ka munguar.

Ai falënderon QKRMT-në gjithashtu për ndihmën që i kanë ofruar ndër vite për të zbutur sado pak traumën e dhimbjen që e ka nga ky krim i tmerrshëm lufte i forcave të Serbisë.

The post “Më dhunuan në sy të dy grave, i kishin dhunuar edhe ato”- rrëfen i mbijetuar i dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë appeared first on Telegrafi.

U dhunua nga policët serbë me shishe xhami, e mbijetuara e dhunës seksuale në luftë: Edhe sot i vuaj pasojat

1 August 2025 at 21:53

Në ciklin e rrëfimeve të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, gratë përpos se viktima, patën edhe role të tjera esenciale për atë kohë.

Përveç që u përball me dhimbjen dhe dhunën, e mbijetuara që po rrëfen sonte historinë e saj në “Debat Plus”, u bë nënë e çdo ushtari dhe bijë e çdo të plagosuri.

Me zë të ngadalshëm e fjalë të rënduara nga emocionet, ajo kujton se aso kohe kujdesej për çdo nevojë të ushtarëve.

“Mbeta shtatzënë, i kisha dy muaj e tre javë qashtu. Majshim miell, bajshim miell për familjen, për refugjatët, janë kanë edhe disa ushtarë në shtëpinë tonë aty, në tonën jo në fakt në qat shpijën që ishim pozicionu. Sigurojshim bukën. Ua kom la çorapat, ua kom la të mbathurat në mbramje, ju kom bo bukë ka 4-5 herë në ditë. Edhe pastaj jemi shku me bajt miell”.

Por ajo që e përjetoi më rëndë ishte skena kur në një shtëpi të braktisur ku qëndronin, u detyrua të pastrojë të mbeturat e dikujt që kishte mbetur i vrarë nga një granatë.

“Na ishim në *** te vorret të pozicionuar në shtëpinë e ***, edhe vllaun e *** e patën vra me granatë dore. Unë vet me duart e mija e kom la gjakun e tij edhe copat mishit. Po njeri po u bojke i fortë”, rrëfen ajo momentin e rëndë.

Ajo kujton se në luftën për mbijetesë kërkonin për ushqim nga fshati në fshat.

Por pikërisht në një prej këtyre ditëve, vetëm pak metra pas ndarjes prej familjares hasi në policine serbe.

Nga familjarja u nda dhe vetëm 200 metra më pas hasi në ata për të cilët kishte dëgjuar shumë por përballë nuk i kishte pasur deri atëherë.

Ajo rrëfen momentin kur hasi në forcat serbe të veshura me uniforma policie.

“Para ftyrës edhe mbrapa ftyrës kom pa policë, ka pas të maskum e të pamaskum, po kujt i ka ra ndërmend me u merr me ta. Po armët, që të bëjnë përshtypje, gjuha serbe, një femër krejt zi oborri, para shpinde dhe prapa shpinde edhe ma kanë bo ‘Digji vamo’ (hajde këtu), se unë serbisht nuk di. Ia kom bo, e kom gabu rrugën. Edhe më kanë kap për momentin tu m’sulmu, fizikisht. Më goditshin, këto sheja të ballit i kom krejt prej armëve”, ka shpjeguar momentin e përballjes me policët serbë.

Pas dhunës fizike, që e kujton sa herë që del para pasqyrës, e mbijetuara u tërhoq zvarrë drejt një dhome ku do të përjetonte aktin më çnjerëzor të luftës.

“Me armë, më kanë shti me një dhomë. Vërtetë t’u hi e kom pa gjakun nëpër korridor, gjakun e kom pa. Më kanë shti, më kanë dhunu, tre-katër vetë tu m’sillë, më kanë zhvesh, jom kon me trenerka. Kom pas shaminë kështu ndër fyt, se më thojke nana si parandjenjë mos po të dhunojnë, po më kishte bo Zoti guri nuk kom ditë as me u tut as me u trembë prej dhimbjes të njerëzve, me hongër me pi. S’di, s’kom ditë me u frikësu deri kom has n’ta. Jom mundu mos me i lanë me më zhvesh. Kom pas do trenerka të gumës, të Gjermanisë ato pos me i preh se nuk çkyhen, tesha gumë, teshat e brendshme mi kanë çky. Kanë fillu tu m’goditë, tu m’zhveshë edhe kanë nis tu m’dhunu. Njoni më dhunojke tjetri dilke te dera përcjellke terrenin, të tjerët u nijshin atje në oborr. Më ka dhunu i pari tu m’sillë, më ka dhunu i dyti, u ardhë tjetri, ky më dhunojke ai i mshojke armë e dilke përjashtë. Edhe ky më mshojke me armë…”, vazhdon rrëfimin e mbijetuara e këtij akti barbar nga policët serb.

Megjithatë, nuk përfundoi vetëm me kaq. Për ta poshtëruar dhe lënduar deri në skaj, polici i pestë që e kishte dhunuar përdori edhe një shishe xhami.

“I nijsha unë krismat, a janë kanë UÇK-ja gati për me iu hi me iu ra, a për me u taku, a çka po di unë veç qaq janë dal rreptë apo janë dal shpejt sikur vetima, se iu ka ardh urdhëri t’u i bërtitë serbisht njëri-tjetrit hajde a ‘bërrzhi’ a qysh nifar fjale me ik. Me pantoll për këmbë u dal i fundit, një shishe të xhamit kanë tentu, edhe i ka bërtitë ky tjetri a dinë ma shpejt, se unë se kuptoj serbishten e as nuk di, veç janë dalë, dmth në fund ma kanë qit shishen edhe sot jom edhe e çkyme. Ma kanë, dmth në pjesët intime shishen e xhamit në fund ma kanë qit. Tani unë e kom pa veç që kanë dal. Unë e dekt se e dekt. Jom çu si zhag t’u u vesh”, ka përshkruar ajo momentet e fundit tronditëse.

Me largimin e policëve, ajo gjeti forcën që të ngrihet e të largohet nga ajo shtëpi e kur arriti aty, nuk i tregoi askujt.

“Po më thotë vjehrra, a je tranu, a t’kanë lanë ment ti je shtatëzane e ti po hin në ujë të ftohtë, thash jom lodhë, e jom rrëzu e jom vrae thash po ma don qashtu me hi. Krejt ujë shkojke po e ngrejke kjo a e dinë që osht si ujëmbledhës e në oborr shkojke gjaku. Ajo veç pak me u pas afru, e kish pa gjakun vade, shkojke me ujë. Hi kaculna ndër çeshme me kry e me krejt. Thotë ti a je tranu, thotë ti qysh po hin shtatzanë në ujë. Me i thanë se cka m’ka gjetë…shkoj dhe me thotë *** se çka u vonove, ajo që u nda. Thash – valla e humba rrugën edhe thash e tu ik e asi u çka ki kështu, thash jom rrëzu e jom sakatu thash”, vazhdon ajo tutje rrëfimin.

Sot e kësaj dite, fjetja me dritë fikur për të është e pamundur.

The post U dhunua nga policët serbë me shishe xhami, e mbijetuara e dhunës seksuale në luftë: Edhe sot i vuaj pasojat appeared first on Telegrafi.

“Më dhunuan tre veta, vjehrra më tha ‘mbetëm pa burra dhe pa fytyrë'” – rrëfimi tronditës i të mbijetuarës së dhunës seksuale

31 July 2025 at 21:35

(e plotësuar ) – Një tjetër e mbijetuar e dhunës seksuale po rrëfen sonte në ciklin e emisioneve “Heshtja që vret – Klithma e vërtetët e luftës” në Debat Plus, për tmerrin që përjetoi gjatë luftës në Kosovë.

Thotë se babai i jetonte në perëndim, derisa, rrëfen se si gëzoheshin kur flisnin apo vinte në Kosovë.

“Po përpara s’ka pasë telefona, jo, veç me letra, shkrujke, po, na i shkrujke me emër krejtve, të gjithëve, gëzohem ai, gëzohem ky, gëzohem ai, kur e marrshim atë letër krejt u rrokshim dojshim me hangër. Ai baba jem, ai baba jem, kështu qysh, si gjithë fëmijë, kënaqësi më e madhe nuk ka pasë para luftës, pas luftës ma jo”, thotë ajo.

Ajo rrëfen se si kishin harmoni dhe lumturi në familjen e tyre, por që gjithçka e prishi lufta.

“Po, tani lufta shkoi gjithçka, gjithçka ekstrem keq, ma luftë ma, ku ka luftë të paqë, po kjo e jona ka qenë e fëlliqët”.

E mbijetuara e dhunës seksuale po e shpalos rrëfimin tronditës për dhunimin që iu bë asaj gjatë kohës së luftës.

“Momenti i dhunimit katastrof ka qenë, vetëm një dhomë. Vetëm kanë qenë, vjehrrin e morën, vjehrrën e kishin çu tjetër kah. Po, dijke mirë njëri ka qenë i shëndoshë, veç tmerr, i zi, ai i zi që po lyhen a s’po di çka, s’mujshe me këqyrë ata se s’u vrejke t’u këqyrë se me shamia kanë qenë. Tre erdhën, në dhomë aty tre”, rrëfen ajo në ciklin e emisioneve “Heshtja që vret – Klithma e vërtetët e luftës” në Debat Plus.

Ajo tregon se si paramilitarët ia kishin shqyer rrobat me thikë, teksa kujton edhe atë çfarë i kishte thënë vjehrra pas dhunimit.

“Po, as që të kanë vet bile, ai me thikë, tmerr bre tmerr s’po muj as me, tmerr ka qenë bre, ajo ditë me t’u kujtu veç me thanë çelu dhe të hy brenda, nuk ki tjetër, s’di qysh përjetuam, s’di qysh erdhëm deri në këtë kohë, s’di qysh vazhdoj jeta, por po vazhdojka. Edhe mos të thotë kush jo prej së keqi, jo kështu, jo ashtu, çka kemi përjetu na, se një moshë kur nuk je bash e re i di tana këto sene, se me qenë ma i ri shkon, po mosha e pjekun, çuni i vogël, burri në burg, s’ish reni me folë me kërkënd, me ba bisedë me kërkënd, refugjatë s’kishim, vjehrrin e kishin marrë. Çka muj me ditë kur kanë dalë kanë ecë s**** u kryen ato dhunimet, ato punë, ato krejt, jam çu, mëzi kam gjetë diçka me vesh edhe vjehrrën e kam pa, tha ‘ah mbetëm pa burra edhe mbetëm pa fytyrë’ ”, rrëfen ajo.

E mbijetuara e dhunës seksuale thotë se më asnjëherë nuk e kishin diskutuar me vjehrrën për atë çka kishte ndodhur.

The post “Më dhunuan tre veta, vjehrra më tha ‘mbetëm pa burra dhe pa fytyrë'” – rrëfimi tronditës i të mbijetuarës së dhunës seksuale appeared first on Telegrafi.

I mbijetuari i dhunës seksuale: Kam pas maltretime edhe në zorrë të trashë edhe me bajonetë

25 July 2025 at 22:18

Një i mbijetuar i dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë në Debat Plus me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka ndarë rrëfimin e tij të dhimbshëm, duke përshkruar vështirësitë fizike dhe shpirtërore që e kanë shoqëruar për më shumë se dy dekada.

Gjatë rrëfimit të tij ai ka treguar se fillimisht për përjetimin e tij kishte folur vetëm me bashkëshorten.

“Historinë e parë me bashkëshorten, se kam qenë në gjendje shumë të rëndë, edhe fëmija, ishte puna që u pake. Se isha i maltretum, isha i “asit” edhe u dijshin, vetëm për punën e testikujve nuk e kanë ditë se këto tjerat e kanë ditë. E shoqja e ka ditë”, rrëfen ai.

Kur u pyet se si e kishte treguar për këtë pjesë të rëndë, i mbijetuari shpjegoi:

“Nuk kisha se qysh me i tregu se, mjeku që me kqyrke. Ai ardhke te shtëpija edhe ******* që i pijsha, ma ndihmojke edhe ajo. Kur kisha me ly me trup e me… për dhimbje u pake që…”, rrëfen ai.

Sa i përket fëmijëve, ai tha se nuk kishte pasur forcë t’ua tregonte vetë.

“Fëmijëve i ka tregu nana e vet. Unë skam mujt me i kallxu, as sot nuk mundem me i kallxu”, thotë ai.

I mbijetuari shprehu edhe shqetësimin se për shkak të fëmijëve nuk kishte guxuar të fliste publikisht.

“Shumë të vështirë e kam me fol me to se shumë me thirrin napër emisione, nuk kam mujt me shku për shkak të fëmijëve se jam i flaktë me dal publikisht me kallxu”, thotë ai.

Ai kujton se rrëfimin e parë e kishte dhënë në vitin 2000, me dokumente dhe fotografi.

“E rrëfimin e parë që e kam dhanë në të 2000-tën, i kam pas me fotografi, komplet. me krejt i kam pas, me atë letren që ma ka dhanë **********, datën e lëshimit edhe nja e kam pas por janë kanë tre vet, që më kanë marr në pyetje”, ka treguar ai.

Në vazhdim, ai përmend se kishte pasur takime edhe me aktivisten ******, ndërsa theksoi se dokumentet zyrtare që ai kishte dorëzuar ishin zhdukur dhe se institucionet nuk i kishin gjetur.

“Edhe nuk ka shans tha me i gjetë ato dokumente, kanë humb. Se e patëm një mbjedhje frik, që dul ai ******** e patëm e tha duhet me i gjetë. Thash organet e rendit duhet me i gjetë, unë nuk mundem me i gjetë. Qysh mundem me i gjetë unë kur i kam dorëzu”, rrëfen ai.

Në fund të rrëfimit, ai shton se i mban mend emrat e personave që e kishin marrë në pyetje, por sipas tij, dokumentet mund të jenë marrë nga një shtetase e huaj, e përmendur me emrin ******.

“Unë emrat i mbaj por po thojnë që i ka marr *********, i ka marr ajo italianka. Ia ka marr ajo, ne vec jemi kanë”, thotë ai.

Ky rrëfim tronditës hedh dritë mbi plagët ende të hapura të dhunës së pashprehur gjatë luftës dhe nevojën urgjente për drejtësi, dokumentim dhe mbështetje institucionale për viktimat e mbijetuara të dhunës seksuale.

 

The post I mbijetuari i dhunës seksuale: Kam pas maltretime edhe në zorrë të trashë edhe me bajonetë appeared first on Telegrafi.

❌
❌