Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ekspertët e sigurisë: Paralajmërimet për destabilizim nga paramilitarët serbë janë serioze

15 December 2025 at 18:51


Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, në emisionin Five në RTV Dukagjini ka folur lidhur me pjesëmarrjen e paramilitarëve serbë në luftën në Ukrainë, të cilët kanë deklaruar se sapo të përfundojnë atje do të kthehen në Ballkan.

Lidhur me këtë çështje, edhe mediumi britanik The Telegraph ka raportuar se këta pjesëtarë po përgatiten për një luftë të madhe në Ballkan.

Ibishi ka thënë se paralajmërimet për një destabilizim të mundshëm në Ballkan duhet të merren seriozisht.

“Mercenarët serbë kanë marrë pjesë në shumë luftime, jo vetëm në këtë rast në invadimin e palës ruse në Ukrainë, por edhe në Afrikë, në disa vende ku mercenarët serbë kanë marrë pjesë dhe kanë kryer krime lufte”, ka thënë Ibishi.

“Në raport me paralajmërimet e mundshme për destabilizimin e Ballkanit duhet marrë seriozisht dhe duhet me kujdes t’i përcjellim, ngase këto grupe janë parë edhe në afërsi të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Edhe ish-inspektori i AKI-së, avokati Shkelzen Sopjani ka thënë se pas pjesëmarrjes së paramilitarëve serbë në luftën në Ukrainë qëndrojnë Rusia dhe strukturat e saj të inteligjencës, të cilat, sipas tij, janë të pranishme në mënyrë të theksuar në rajon, veçanërisht në Serbi.

“Po sigurisht se prapa kësaj është Rusia dhe strukturat inteligjente të Rusisë, sepse ato janë goxha shumë prezent në rajon, sidomos në Serbi”, ka thënë Sopjani, duke përmendur qytetin e Nishit si qendër kyçe të aktivitetit rus.

Ai ka theksuar se e ashtuquajtura “qendër humanitare” ruse në Nish, në realitet, ka funksion të inteligjencës.

“Realisht ajo është një qendër e inteligjencës, një fusion center për aktivitete të spiunazhit dhe koordinimit”, ka deklaruar ai.

Sipas Sopjanit, një pjesë e strukturave të sigurisë së Serbisë janë të lidhura ngushtë me shërbimet ruse.

“Një pjesë e madhe e tyre janë shumë besnikë ndaj strukturave të sigurisë ruse dhe në terren veprojnë më shumë si vazhdim i FSB-së sesa si shërbim i pavarur”, është shprehur ai.

Megjithatë, Sopjani ka vlerësuar se për momentin nuk sheh rrezik të menjëhershëm për një luftë të madhe në Ballkan.

“Nuk shoh rrezik eminent për një konflikt të përmasave të gjera në Ballkan për momentin”, ka thënë ai, duke shtuar se në rast të ndonjë përshkallëzimi, Bosnja dhe Hercegovina mbetet më e ekspozuar sesa Kosova.

Ai ka theksuar se Kosova është më pak e rrezikuar, kryesisht për shkak të homogjenitetit të popullsisë dhe pranisë së faktorëve ndërkombëtarë të sigurisë në rajon.

Nga diagnoza e gabuar te 10 operimet – rrëfimi prekës i ambasadores Elvana Shala

13 December 2025 at 20:03


Rrëfimi i Elvana Shalës, Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën, është prekës, duke zbuluar një histori të jashtëzakonshme force, qëndrese dhe përkushtimi për të drejtat e njeriut, pavarësisht sfidave të rënda shëndetësore dhe paragjykimeve shoqërore.

E ftuar në emisionin “Personale” në Tv Dukagjini, Shala tregoi se gjithçka nisi nga një diagnozë e gabuar në fëmijërinë e hershme, e cila i shkaktoi deformitet të përhershëm fizik dhe e detyroi t’i nënshtrohej dhjetë operimeve të rënda ndër vite.

Ajo rrëfeu se dy operimet e para në Beograd, gjatë viteve 1997–1998, jo vetëm që dështuan, por u shoqëruan edhe me trajtim çnjerëzor dhe dhunë fizike, vetëm për shkak të përkatësisë së saj kombëtare.

Pas kthimit në Kosovë dhe shpërnguljeve gjatë luftës, Shala u trajtua në Zvicër, ku mjekët vlerësuan se ndërhyrjet e mëtejshme ishin tepër të rrezikshme. Kthesa vendimtare në jetën e saj ndodhi në vitin 2010, kur u trajtua nga kirurgu shqiptar, dr. Floren Ramadani, në Austri. Operimet e suksesshme i përmirësuan gjendjen shëndetësore deri në 70–80 për qind, duke i dhënë asaj mundësinë për një jetë më aktive dhe të pavarur.

Pavarësisht dhimbjeve dhe muajve të tërë në regjim shtrati, Shala nuk i ndali studimet. Ajo përfundoi paralelisht studimet në Shkenca Politike dhe Gazetari në Universitetin e Prishtinës, madje vitin e parë e kreu duke lëvizur me karrocë.

Në kohën e studimeve, ajo u emërua Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën nga Komisioni Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut (IHRC), duke u bërë një nga figurat më të njohura të diplomacisë publike të vendit. Shala tregoi se në fillim u përball me paragjykime të forta nga politika vendore, për shkak të vështirësive të saj fizike, por mbështetja ndërkombëtare dhe puna e palodhur bënë që këto barriera të thyheshin.

Gjatë tri mandateve të saj, ajo ka përfaqësuar Kosovën në pothuajse të gjitha kontinentet, përfshirë vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, duke fituar çmime të rëndësishme ndërkombëtare si “Global Changemaker Award”, “Global Youth Leadership Award” dhe “ICONIC Women’s Award”.

Një pjesë e rëndësishme e misionit të saj ka qenë edhe avokimi për personat me aftësi të kufizuara. Shala theksoi se Kosova ende përballet me mungesë serioze të infrastrukturës, përfshirjes në arsim dhe punësim për këto kategori, duke shtuar se organizatat joqeveritare shpesh bëjnë punën që do të duhej ta bënte shteti.

Ajo nënvizoi se kategoritë e ndjeshme nuk duhet të shfrytëzohen për fushata politike, por të trajtohen me dinjitet gjatë gjithë mandatit qeverisës. Përmes projekteve konkrete, si “Prishtina pa barriera”, Shala ka kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës për personat me vështirësi në lëvizje.

Sa i përket përfshirjes në politikë, Shala konfirmoi se ka marrë oferta nga partitë politike, por për momentin ka zgjedhur të qëndrojë jashtë tyre, duke besuar se mund t’i shërbejë Kosovës më lirshëm dhe më efektivisht përmes diplomacisë publike dhe aktivizmit./Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Eksperti i energjisë paraqet grafikisht si rrjedhë blerja e energjisë në Kosovë

5 December 2025 at 22:09


Eksperti i energjisë, Trim Tërnava, ka folur për akuzat dhe kundërakuzat për energjinë që kanë ndodhur ditëve të fundit në vend.

Tërnava, në “Debat Plus” nëpërmjet grafikave ka treguar evolucionin e sektorit të energjisë në Kosovë.

“Jam mundu nëpërmjet këtij grafiku me tregu se qysh ndodh evolucioni i sektorit të energjisë në Kosovë edhe shthurja që ka ndodhur në sektorin e energjisë bazuar në direktivat evropiane. Deri në vitin 2006 e kemi pasur KEK-un si ndërmarrje të integruar që e ka pas brenda saj minierat, prodhimin, transmisionin, distribucionin dhe furnizimin e ka pasur të gjithë punën që nga nxjerrja e thëngjillit e deri të faturimin”.

Tërnava, mes tjerash, bëri të qartë të gjithë shthurjen e sektorit energjetik që nga viti 2006.

“Në vitin 2006 e kemi filluar shthurjen e sektorit duke e zhvendosur transmisionin si ndërmarrje ndaras dhe bëhet kompani publike, në vitin 2012-2013 janë bërë dy procese dhe kemi shthurë distribucionin dhe furnizimin dhe e kemi privatizuar që kanë qenë kundër rregullave dhe e kemi rregulluar në vitin 2015 që e kemi nda distribucionin me furnizimin dhe tash i kemi katër kompani të ndryshme. KEK-u që është për gjenerim, KOSTT-i që është për transmision, KEDS-i që është për rrjet dhe KESCO që është për furnizim”.

“Konsumatori në Kosovë ka kontratë vetëm me KESCO për furnizim me energji elektrike dhe ka me KEDS-in që është kyq në rrjetin e saj. Qysh e blen KESCO energjinë elektrike nga dy burime kryesore që janë KEK-u dhe BRE-ja që janë 150 megavat me erë dhe 10 megavatë me solarë – dhe kur nuk mjafton kjo KESCO detyrohet me importu rrymë”, tha Tërnava.

“KEK-u e ka një marrëveshje me KESCO përmes kësaj marrëveshje KEK-u obligohet që komplet energjinë me shit tek KESCO pasi e ka licencën e furnizuesit që blen me çmime të rregulluar dhe shtet me çmime të rregulluara që rregullohen nga ZRRE-ja. Pastaj, pas KESCO nëse KEK-u ka energji ende atëherë ja shet KEDS-it për të mbuluar humbjet teknike në sistem”, ka Tërnava.

- YouTube youtu.be

LDK–Nisma drejt marrëveshjes? Kica-Xhelili: Vendimi final shumë shpejt

27 November 2025 at 21:19


Mundësia e një koalicioni parazgjedhor ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate po bëhet gjithnjë e më shumë temë diskutimi, teksa zgjedhjet e 28 dhjetorit po afrohen.

Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, në Debat Plus, konfirmoi se bisedimet me Nismën po zhvillohen, por vendimi përfundimtar ende nuk është marrë.

Sipas saj, LDK-ja ka qenë e hapur për dialog me partitë më të vogla, përfshirë Nismën.

“Ne kemi qenë të hapur që të diskutojmë me partitë me të vogla. Dhe ideja ka qenë që diskutimi me to të jetë një iniciativë e një dialogu më shumë parimor sesa i konfirmuar. Dhe rrjedhimisht të gjitha kompetenca me këto negociata, si kryesi dhe kryesi e ngushtë ia kemi dhënë kryetarit Abdixhiku. Të them të drejtën nuk është se jam involvuar shumë këto ditë. Mirëpo nuk kam ndonjë konfirmim final nëse do të jetë pjesë e listës ose jo. Shumë shpejt do a kuptoni nëse do të jetë pjesë e listë ose jo. Konfirmim final nuk kam për momentin”, ka thënë Kica-Xhelili.

- YouTube youtu.be

Haxhiu: Nuk jemi kundër koalicioneve, por se duam varësinë nga subjektet tjera

20 November 2025 at 21:14


Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur rreth zgjedhjeve të jashtëzakonshme të shpallura nga Presidentja Vjosa Osmani për më 28 dhjetor.

Sipas saj, qytetarët duhet ta votojnë LVV-në, që ajo të ketë pavarësinë që të qeverisë pa shantazhe nga subjektet tjera politike.

“Unë besoj që tashmë qytetarët e kanë parë që nga muaji prill deri dje, se sa është e rëndësishme që LVV të mos varet prej subjekteve tjera politike të cilat kanë kërkesa në mospërputhje me fuqinë politike. Kanë fuqi politike aq sa qytetarët iu kanë dhënë në zgjedhje, por kërkesat i kanë shumë të mëdha", tha ajo në TV Dukagjini.

"Prandaj në mënyrë që LVV-ja të mos shantazhohet në të ardhmen nga asnjë subjekt politik, jo se ne duam të qeverisim vetëm, sepse e kemi dëshmuar edhe kemi qenë në koalicion më herët në koalicion me LDK-në edhe kemi pasur vullnet para seancës konstituive të 15 prillit që të takohemi me LDK për një koalicion të mundshëm".

"Mendoj që është e rëndësishme që të mos varemi nga këto subjekte politike, të cilat vetëm për shkak të inateve që kanë me LVV-në dhe me Albin Kurtin e lanë edhe vendin pa buxhet, edhe e lanë vendin pa marrëveshje ndërkombëtare, i lanë punëtorët RTK-së pa paga. Vetëm për shkak të kapriçove të tyre politike. Ata nuk udhëhiqen nga parimet…”, ka thënë Haxhiu.

- YouTube youtu.be

Izmaku: Tri votat tona nuk do të krijonin shumicën, pritëm më shumë përpjekje nga opozita

31 October 2025 at 23:17


Deputetja e NISMA Socialdemokrate, Xhevahire Izamku, ka bërë të ditur se nuk është ndjerë mirë që takimi i krerëve të partive politike me Presidenten e vendit nuk dha ndonjë rezultat.

Izmaku, në Debat Plus në TV Dukagjini, u shpreh se tri votat e NISMA-s nuk do të krijonin mazhorancën teksa deklaroi se tri vota do i jepnin edhe opozitës në rast se do të përpiqej që të krijonte një shumicë parlamentare.

“Dua të them që sot përveç si deputet por edhe si qytetare nuk jam ndjerë mirë që përkundër përpjekjeve të presidentes nuk pati ndonjë rezultat. Por ndjehem mirë që Limaj dha maksimumin e tij edhe me tre deputetë që të dalim nga ky ngërç politikë. Duke e ditë që Limaj që nga fillimi ka bërë përpjekjet përkundër linçimeve për të dalë nga ky ngërç politikë – zgjedhjet që po duket se nuk mund t'i ikim do të prodhojnë një proces teknik të votimit sesa një zgjidhje. Kam pritë më shumë përpjekje nga dy partitë opozitare”.

“Ne kemi bërë përpjekje deri në fund por votat tona nuk do të siguronin mazhorancën edhe në ditën e votimit e pamë që mungojnë dy deputetët e shumicës joserbe, meqë nuk kanë ekzistuar numrat s’kemi pas qysh me hy në votim. Por, përpjekjet tona ishin që të krijohej mazhoranca, tri votat tona po ashtu do të ishin edhe për opozitën në rast se do të krijonte një shumicë”, deklaroi Izmaku.

- YouTube youtu.be

Reagon AGK: Fushatë e rëndë intimiduese e Faton Pecit kundër TV Dukagjini

29 October 2025 at 11:33


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), i ka reaguar kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Mitrovicës jugore, Faton Peci i cili ka drejtuar akuza ndaj TV Dukagjini në lidhje me exit poll-in

Sipas AGK-së, kandidati i LVV-së për komunën e Mitrovicës Jugore, Faton Peci ka vazhduar sulmet e ulëta dhe të papranueshme kundër TV Dukagjinit, nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale.

“Duke iu kthyer Exit-Pollit të 12 tetorit, Peci e ka quajtur mes tjerash TV Dukagjinin si ‘qendra operative e ndërmarrjes kriminale’. AGK-ja e konsideron komunikimin e Pecit si thellësisht të papërgjegjshëm, dhe akuzë me potencial shumë të rrezikshëm. Është e papranueshme që një politikan si zoti Peci të japë kualifikime kaq të rënda për një media, në kuadër të betejës politike të tij dhe partisë politike që përfaqëson”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Po ashtu siç thuhet në reagim AGK-ja kërkon nga Peci dhe Vetëvendosje që urgjentisht të tërheqin akuzat publike ndaj televizionit dhe gazetarëve, pasi që ato shërbejnë si nxitje për sulme të vazhdueshme ndaj tyre.

“Ambienti i mediave për të bërë punën e tyre është vështirësuar shumë, për shkak të retorikës së papranueshme si kjo e zotit Peci. Mediat duhet të lihen të lira të raportojnë në të gjitha fazat e procesit zgjedhor”, thuhet në reagimin e AGK-së. /Telegrafi/


Pas pak në Debat Plus: Exit Poll i UBO Consulting zbulon fituesit e zgjedhjeve lokale

12 October 2025 at 18:36


Pas pak, në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini, do të mësohet se kush fitoi dhe kush humbi në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Nga ora 19:00, UBO Consulting do të publikojë rezultatet e Exit Poll-it, duke treguar se cilat komuna kanë fitues që nga raundi i parë dhe cilat do të shkojnë në balotazh.

Qëndroni me TV Dukagjini për rezultatet e para dhe analizat e detajuara nga studio, ku do të diskutohen prirjet, surprizat dhe sfidat e këtij procesi zgjedhor.

- YouTube youtu.be

Pas votimit, Mihrije Braha: Remzie Osmanin e kisha bërë kryetare të Suharekës

12 October 2025 at 16:10


Çifti i njohur, Naim Abazi dhe Mihrije Braha, kanë votuar për kandidatin e tyre në Prishtinë si dhe për asamblistët.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, ata nënvizuan rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe kanë bërë thirrje që të votohet sa më shumë.

“Ne kemi votuar, procesi shkoj shumë mirë, urime dita e zgjedhjeve. Unë them gjithmonë, kur kemi zgjedhje, kemi festë”, ka thënë Naimi.

Foto: Facebook

“E kam përfunduar edhe unë të drejtën time për votim, i ftoj të gjithë qytetarët të dalin të votojnë se pastaj prej kokërr shpinës nuk ka nevojë për ankesa se janë të pavlefshme, kështu që dilni votoni”, tha në anën tjetër Mihrije Braha.

“Gjëja e parë do të duhej të kryhet unaza për shkak se trafiku do të lehtësohet më shumë, qytetarët duhet të kenë t’i përmbushura gjërat elementare mbeturinat janë bërë problem. Këta njerëz që sot votohen t’i marrin detyrat të kenë përgjegjësitë dhe t’i kryejnë punët e tyre”, vazhdoi tutje Abazi.

Foto: Facebook

Në një kuiz të bërë nga gazetari, Mihrija ka zgjedhur disa emra të famshëm që do t’i emëronte kryetarë të disa vendeve.

“Kryetar të Ferizajt e kisha bërë Fifin, Mitrovicës Sunaj Saraçin, Suharekës Motrat Mustafa, më fal bën Remzie Osmanin, të Pejës Violeta Kajtazin. Të gjitha femrat, me kandidu për vete nuk kam menduar, shpresoj që kryetari i ardhshëm i Prishtinës do të gjallërojë më shumë jetën kulturore, së paku një herë një muaj një koncert”, tha ajo ndër tjerash. /Telegrafi/

Clevio: Unë fitoj 200 deri në 350 mijë euro në vit nga TikToku

8 October 2025 at 12:22


Reperi Clevio ka folur së fundmi në emisionin “Krejt n’debat” për ndikimin dhe përfitimet që mund të sjellë platforma TikTok.

Ai theksoi se për shumë persona, veçanërisht në lagje, TikTok-u është një mënyrë për të shpërndarë problemet e tyre dhe për të përballuar vështirësitë ekonomike apo momentet e depresionit.

“Ne po të mos kemi TikTok edhe në lagje do ta shfaqim problemin si njerëz që jemi, si ekonomi që nuk kemi të gjitha me radhë, depresioni që na vjen”, u shpreh reperi.

Foto: Facebook

Clevio shtoi se TikTok mund të jetë një mundësi fitimi e madhe, duke treguar shembuj nga miqtë e tij.

“E kam një shok këtu, sa mbaroj lojën më fitoi tetë mijë euro, por thotë për pesë mijë euro për pesë minuta. Tani kam një shok tjetër që fiton 200 mijë për pesë minuta”.

Ai po ashtu zbuloi të ardhurat e tij personale nga platforma, duke thënë se fiton midis 200 dhe 350 mijë euro në vit dhe e quajti veten “CEO i TikTok-ut”, duke shtuar se nuk do ta ndiqte Stresin pa hezitim, pasi aty bëhet shpesh propagandë, sharje dhe komente për reality show-t si Big Brother apo Ferma VIP.

Sipas raportimeve, Clevio pritet të ekstradohet në Shqipëri ditën e mërkurë, pas disa muajsh qëndrimi në Dubai. /Telegrafi/

A e votojnë partitë politike kandidatin e Listës Serbe për nënkryetarë?​

3 October 2025 at 20:48


Përkundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Adnan Rrustemi ka paralajmëruar se, për nënkryetar të Kuvendit, partia e tij Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta votojë asnjë deputet të Listës Serbe.

Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, për TV Dukagjini, sot tha se ky qëndrim mbetet i pandryshuar.

Por, partitë tjera nuk e kanë krejt të qartë qëndrimin.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, u shpreh se pas aktgjykimit final do të bëjnë analiza dhe do t’i kenë të kjartë hapat në vijim teksa shtoi se është e rëndësishme që të konstituohet Kuvendi.

“Atë që kemi pa nuk është ende finale, thjesht aktgjykimi final, publikimi i saj, na sqaron situatën në të cilën jemi, dhe unë besoj që pas këtij aktgjykimi, final analiza që do t’i bëjmë edhe do t’i kemi hapat në vazhdim. Është shumë e rëndësishme që të konstituohet Kuvendi, të ecet me institucione jemi 8 muaj pas edhe normalisht që kjo situatë është e pa-pranueshme si logjikë politike që ka ndodhur”, u shpreh Xhaferi.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, u shpreh se qëndrimi i tyre do të jetë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

“Ne do të mblidhemi si GP do ta shqyrtojmë në përpikmëri edhe aktgjykimin, dhe do të japim edhe qëndrimet ton si subjekt politik, por ajo që duhet të thuhet është që qëndrimi i PDK-së do të jetë në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me rregulloren e Kuvendit siç kemi vepruar tash e sa kohë brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës”, u shpreh Deliu-Kodra.

Përgjigje të përafërt me ta ka edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por duke e theksuar qëndrimin se nuk iu takon që t’i japim votë nënkryetarit, sepse vlerësojnë se këtë përgjegjësi e ka partia fituese e zgjedhjeve.

“Problematika është tek LVV po jo te partitë tjera dhe pikërisht LVV është duke e sabotuar konstituimin e Kuvendit, ne nuk e kemi ndonjë detyrim t’i përkrahim, sigurisht se votat tona, do të votojmë, por nuk e mendoj se është detyrë e jonja të votojmë për njërin nënkryetar të Kuvendit, ose t’i japim votë pro, derisa Lëvizja Vetëvendosje është sabotuese dhe bllokuese…”, u shpreh Kadrijaj.

Afati 12 ditor, gjatë së cilit Gjykata Kushtetuese i ka urdhëruar 120 deputetë që ta zgjedhin nënkryetarin nga komuniteti serb, nis të rrjedh në momentin që aktgjykimi i plotë publikohet në Gazetën Zyrtare./RTV Dukagjini/


- YouTube youtu.be

A mund ta ndryshojnë historinë e UÇK-së deklaratat e James Rubin, flet Ramë Buja

21 September 2025 at 20:29


Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ramë Buja, ka reaguar pas dëshmisë së ish-zyrtarit amerikan James Rubin në Hagë, duke thënë se ajo është një dëshmi e qartë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër.

“Pa e vërtetuar që lufta e UÇK-së ishte e pastër si kristali, nuk do të kishin ndërmarrë intervenimin për ta ndihmuar Kosovën të fitojë lirinë. Tash janë përrallisje, janë stisje, trille… nuk e di a e kanë kuzhinën në Beograd apo Moskë, por dihet që s’është e vërteta”, tha Buja në emisionin Personale në Tv Dukagjini.

Ai theksoi se dëshmia e Rubin, dhënë me autorizim të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka peshë të madhe dhe se bashkë me dëshmitë e tjera që do të pasojnë, do të ndihmojë në sqarimin e realitetit për luftën e UÇK-së.

Buja gjithashtu kritikoi Gjykatën Speciale, duke e cilësuar si një gjykatë “një-etnike” dhe me bazë politike:
“Do të ishte logjike të bëhej një gjykatë për krimet e luftës në Kosovë, pa dallim, e jo ekskluzivisht për një etni. Ne kemi bindur strukturën më të madhe politike dhe ushtarake të botës që të na ndihmojë, dhe kjo ndihmë erdhi për shkak të pastërtisë sonë.”

Ai përmendi edhe figurën e Adem Demaçit, si moralin dhe ideologun më të madh të popullit shqiptar në rrugën drejt lirisë:
“Sa shumë ia lëvizën në eshtrat Adem Demaçit duke ia përmendur emrin kaq shumë. Ai ka qenë figura morale dhe ideologjike e këtij populli, që gjithmonë synonte lirinë.”

Buja shprehu bindjen se e vërteta do të dalë në pah dhe se dëshmia e Rubin është një hap i madh për të ndryshuar perceptimet e padrejta ndaj UÇK-së./Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Si ia bartnin informacionet BIA-s, punonjësja e OSBE-së me të dënuarin për spiunazh?

20 September 2025 at 18:50


6 muaj pas arrestimit të Jelena Gjukanoviqit, punonjëse në misionin e OSBE-së në Kosovë, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë për spiunazh ndaj saj.

Dukagjini ka bërë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare, duke kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, qasje në këtë aktakuzë, të cilën ky institucion e ka ofruar por pothuajse të tërën të redaktuar.

Në këtë dokument, dy faqesh nuk jepet asnjë detaj më shumë sesa që ishte njoftimi i PSRK-së, që tregonte se e njëjta kishte siguruar dhe ka shpërndarë dokumente dhe informacione të ndjeshme për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë të Republikës së Serbisë.

Por detaje për komunikimet që kishte pasur Gjukanoviq, me “shefin” e saj, paraqiten në aktakuzën ndaj tashmë të dënuarit për spiunazh Aleksandër Vllajiq.

Në këtë aktakuzë të cilën e posedon televizioni, thuhet se e njëjta kishte shpërndarë dokumente tepër të ndjeshme të punës së OSBE-së.

“Në lidhje me komunikimet e të pandehurit Vllajiq me të pandehurën Jelena Gjukanovic, të cilën edhe e ka rekrutuar në shërbimin e BIA-së, duke e vënë në kontakte me zyrtarët e saj (të BIA-së dhe organizimin e takimeve me zyrtarët e saj), dhe e cila i ka ndihmuar në vazhdimësi me ofrimin e informacioneve dhe dokumenteve tepër sensitive, të punës së Misionit të OSBE-së në Kosovë, e që kanë të bëjnë me sigurinë dhe funksionimin e institucioneve të shtetit të Kosovës.”

Po sipas këtij dokumenti, nga ekzaminimi i telefonit të saj, janë nxjerr edhe komunikimet me Vllajiqin, e që Gjukanoviq kishte bërë shtrembërimin e informacioneve për komunat veriore të Kosovës.

“Këto komunikimeve pasqyrojnë veprimtarinë kriminale të pandehurit Vllajiq si dhe veprimet e Jelena Gjukanoviq, e cila duke keqpërdorur pozitën e saj si zyrtare e OSBE-së me vetëdije dhe qëllim të caktuar ka vepruar në drejtim të sigurimit të informacioneve për situatën e sigurisë, atë politike dhe sociale, e në veçanti për katër komunat në veri të vendit. E njëjta ka bërë edhe aranzhimin dhe shtrembërimin e informacioneve të siguruara nga tereni, me qëllim të paraqitjes të një gjendje shumë të rënduar të komunitetit Sërb, në komunat e veriut të Kosovës. Këto informacione kjo e dyshuar i ka përpunuar në bashkëpunim më të dyshuarin Aleksandër VLAJIC, ku më pas këto informacione janë transmetuar ambasadorëve të shteteve të Quintit dhe atyre të organizatave të huaja të sigurisë si OSBE, UN, BE etj, në takimet e organizuara nga disa OJQ që shtrijnë veprimtarinë në komunat e veriut të Kosovës. Kjo e dyshuar më pastaj të gjitha informacionet e përfituara nga puna e saj si zyrtare rezidente e BIA-së, i ka përcjell tutje te tek krerët e BIA-së përmes të dyshuarit tjetër rezident të BIA-së – Aleksandër VLAJIC, dhe bashkëbiseduesve të tjerë. “

Dukagjini ka pyetur OSBE-në nëse ka marr ndonjë masë ndaj të akuzuarës për spiunazh, Gjukanoviq, përfshirë përjashtimin e saj, por për këtë të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje, por vetëm kanë thënë se kanë parë aktakuzën dhe se nuk do të bëjnë asnjë koment deri në përfundim të procedurave gjyqësore.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë është në dijeni të aktakuzës së shpallur nga Zyra e Prokurorit Special. Misioni i merr seriozisht akuzat dhe po i ndjek nga afër procedurat gjyqësore. Ai e respekton plotësisht rolin dhe pavarësinë e institucioneve gjyqësore në Kosovë. Duke pasur parasysh natyrën e çështjes, Misioni nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm derisa të përfundojnë procedurat gjyqësore. Misioni i OSBE-së mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj mandatit të tij në Kosovë, duke punuar për të avancuar të drejtat e njeriut dhe të drejtat e komuniteteve, për të forcuar mekanizmat e demokracisë pjesëmarrëse dhe për të përmirësuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë e të gjitha komuniteteve. Kjo është një çështje individuale që nuk do të ndikojë në punën e vazhdueshme të Misionit apo në partneritetin e tij të fortë me institucionet e Kosovës dhe me të gjitha komunitetet.” – OSBE – Kosovë

Përveç punonjëses së OSBE-së, sipas PSRK-së, Vllajiq i dënuar me 5 vjet burgim për spiunazh kishte shfrytëzuar edhe serbë të punësuar në organizata ndërkombëtare në Kosovë, siç janë EULEX, UNMIK e KFOR./RTV Dukagjini/

- YouTube youtu.be

Krasniqi: Nëse u besohet dëshmitarëve të fshehtë të Serbisë, procesi në Hagë humb kuptimin

19 September 2025 at 23:16


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në Debat Plus në RTV Dukagjini ka folur rreth fillimit të procesit në Hagë, përkatësisht dhënies së dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së Hashim Thaçit.

Ai ka thënë se ka qenë në pritje që të fillojë ky proces dhe se e ka ditur pak a shumë se kush do të jenë dëshmitarët e mbrojtjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.

“Ka qenë një pritje më ndryshe e tyre sesa tash. Kam qenë në vizitë muajin e kaluar, e kam takuar edhe z. Thaçi edhe z. Veseli dhe, me thënë të drejtën, është shumë me rëndësi për një arsye të thjeshtë. Nëse trupi gjykues vendos ta zëmë me iu besuar më shumë dëshmitarëve të fshehtë, të instruktuar prej Serbisë, edhe shërbimeve të sigurisë së Serbisë, edhe operativëve të Serbisë që kanë qenë të shumtë, por edhe të tjerëve që për arsye që nuk mund t’i paragjykoj, kanë vendosur me dëshmu se dikush ia ka vjedh një lopë dhe ka faj UÇK-ja… edhe ka pas magji të zezë… me iu besuar këtyre e mos me iu besuar këtyre të tjerëve që, në njëfarë forme siç thotë populli, e kanë sunduar botën në atë kohë, mos me i besuar Vesli Klakrkut, Xhejms Rubinit, Bernard Kushnerit… atëherë të paktën e dimë përnjëmend a ka drejtësi apo s’ka drejtësi, sepse kjo është pikëpyetja kryesore e këtij procesi”, ka thënë ai.

Më tej, i pari i PDK-së ka deklaruar se rezervat dhe shqetësimet me këtë proces, sidomos në vitin e fundit, janë rritur shumë.

Gjithashtu, Krasniqi ka theksuar se diskutimet e komentimet shpeshherë janë marrë si shkas nga Prokuroria që të paraburgosurit të mos lirohen, sepse janë parë si ndërhyrje në proces.

“Kështu që ka pasur ndodhur herën e parë me organizatën, platformën ‘Liria ka emër’, e patën marrë si shembull: ‘shihni, nuk duhet me i lëshu këta, sepse ka njerëz që i mbështesin dhe i duan në Kosovë’”, ka thënë ai.

- YouTube youtu.be

Qalaj: Nuk ka serb në Kosovë që nuk i bindet Beogradit

18 September 2025 at 19:03


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka deklaruar se komuniteti serb në Kosovë jeton nën presion dhe terror të ushtruar nga Beogradi dhe mekanizmat e tij të sigurisë.

Në FIVE në TV Dukagjini, Qalaj ka thënë se nuk ka serb në Kosovë që nuk i bindet urdhrave të Beogradit, për shkak të presioneve dhe formave të frikësimit që, sipas tij, ushtron shteti serb.

Sipas tij, as ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Nenad Rashiq, s’i shpëton presionit nga Beogradi.

“Ne dimë që Lista Serbe kontrollohet nga Beogradi. Gjema një serb që nuk i bindet Beogradit. Më vjen keq që nuk është ashtu (edhe Nenad Rashiqi i bindet Beogradit). Nuk ka serb në këtë vend që nuk i bindet Beogradit. Ka pas edhe njerëz para tij që kanë qenë pjesë e qeverise të Kosovës. Edhe ky (Rashiqi) ka qenë pjesë qeverive. Nuk e them rastësisht, nuk ka serb në Kosovë që nuk i bindet shtetit të Serbisë. E di çka po flas.

Shteti i Serbisë, presidenti i Serbisë, mekanizimet e sigurisë bëjnë terror tek komuniteti serb në Kosovë, tek të gjithë. Dhe terrori është që të mos i bindet institucioneve të Kosovës. Dhe ata kanë mekanizma për tu bërë presion. Përveç ndaljes në kufi, intervistimit, burgosjes. Kanë mekanizma të tjerë, i largojnë njerëzit nga puna… ua ndalin ato ndihmat. Pra bëjnë terror. Ky është mekanizmi që e përdor në vazhdimësi shteti i Serbisë. Ndërsa një pjesë tjetër që janë të kyçur në politikë, pra Lista Serbe janë pjesë e këtyre terrorizimeve që i bëjnë nëpër qytetet e Kosovës. Të cilët mekanizmat tona të sigurisë dhe drejtësisë duhet t’i demaskojnë…”, ka thënë Qalaj.

- YouTube youtu.be

Çka pëson Kosova nga pezullimi i dialogut strategjik me SHBA-në?

13 September 2025 at 20:20


Humbjet që Kosova mund t’i pësojë pas vendimit të SHBA-së për pezullim të Dialogut Strategjik të planifikuar, vlerësohet se prekin disa aspekte.

Pasoja e parë, sipas ligjëruesit në universitetin “AGDER” në Norvegji, Abit Hoxha, ndikon marrëdhëniet tradicionale me aleatin strategjik.

“Humbja më e madhe e institucioneve të Kosovës është prishja e asaj simbolikës së marrëdhënieve me SHBA-në që i jep mundësi shumë të madhe Serbisë dhe vendeve që nuk e njohin Kosovën ose kanë aktivizëm diplomatik kundër Kosovës, të marrin masa. Çështja e dytë që Kosova humb është ai përfitimi ekonomik ku dialogu strategjik është i fokusum”, ka thënë Abit Hoxha, Ligjërues në Norvegji.

Sipas Hoxhës, një vendim i tillë ishte i pritshëm.

“Ka pesë-gjashtë vitet e fundit të cilat Kosova nuk ka mundur të përmirësojë diçka në raport me SHBA-në dhe BE-në e pikërisht fajtor për këtë është qasja e gabueshme, mungesa e rolit total të MPJD-së, politikave të jashtme dhe njëfarë arrogance e pushtetit të Kosovës që ka menduar se BE-ja dhe SHBA ka borxh të merret me Kosovën”, ka thënë Abit Hoxha, Ligjërues në Norvegji.

Për ish-diplomatë, mesazhi që u përcoll ishte i qartë.

“Ai afati i papërcaktuar në gjuhën diplomatike është një mesazh tjetër, ndryshoni diçka ashtu që ne të vazhdojmë më tutje dhe po e them haptazi, sipas mendimit tim, është mesazhi: Ndryshojeni strukturën politike dhe ne vazhdojmë, aty ku e kemi lënë”, ka thënë Blerim Canaj, ish-diplomat.

Dialogu strategjik është proces që Departamenti i Shtetit i SHBA-së e zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

- YouTube youtu.be

Ndonëse Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk u deklarua vet, Qeveria tha përmes një deklarate se i pranojnë edhe kritikat dhe se kur ato janë konkrete, përpiqen të përmirësojnë dhe korrigjojmë hapat dhe veprimet e tyre./Tv Dukagjini

Hoxha: LVV, PDK, LDK e AAK e kanë një frikë dhe janë akomoduar me idenë e bllokadës

5 September 2025 at 22:57

Analisti politik, Ylli Hoxha, në emisionin Debat Plus, ka kritikuar bllokadën për konstituimin e plotë të Kuvendit, dhe vonesat në themelimin e qeverisë, duke theksuar se situata nuk është vetëm një problem i Vetëvendosjes.

“Po luajnë baraz, as nuk bëjnë asnjë veprim, dhe dihet paraprakisht se loja është e kurdisur. Në Kosovë më ka mbushur një mendje që kjo kurdisje që prodhon vonesa ka përfshirë të gjithë këta ‘aktorë’ politikë se edhe kështu sillen. Këta e kanë një frikë që nuk e di pse; nuk e ka vetëm Vetëvendosja, por edhe LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja. Të gjithë janë akomoduar në bllokadë, e cila do të zgjasë më shumë, jo vetëm deri në dhjetor”, tha Hoxha.

Ai shtoi se ndërsa Kurti mund të ketë interesa politike përmes bllokadës, pjesa tjetër e spektrit politik nuk po e shfrytëzon këtë situatë për të rrëzuar Qeverinë, duke e lënë vendimmarrjen peng të moskonstruktivitetit politik.

The post Hoxha: LVV, PDK, LDK e AAK e kanë një frikë dhe janë akomoduar me idenë e bllokadës appeared first on Telegrafi.

Detaje tjera nga afera e spiunimit në KFOR, agjentja serbe fliste me të akuzuarin e Banjskës – ai ka foto me Slavko Siqmiqin

29 August 2025 at 17:55

Detaje të reja të publikuara nga mediat kroate, tregojnë se spiunja e dyshuar nga Mitrovica, 46 vjeçarja Ana Murganiq, kishte komunikim me të akuzuarin për sulmin terrorist në Banjskë, Vladimir Radivojeviqin, i njohur me nofkën “Mami”. Lista Serbe e ka mohuar se e njeh spiunen e dyshuar nga Mitrovica, por Slavko Simiqi ka fotografi bashkë me Vladimir Radivojeviqin “Mamin”, me të cilin duken shumë të afërt.

Mediat kroate po pretendojnë se spiunja e dyshuar nga Mitrovica, Ana Murganiq, ka spiunuar për Listën Serbe, por Igor Simiq dje tha se as ai e as Lista Serbe nuk e njohën spiunen e dyshuar.

Por, provat që dalin në dritë, e tregojnë të kundërtën.

Spiunja e dyshuar e cila ra në pranga të kroatëve bashkë me të dashurin kroat J.I, pilot i KFOR-it, del se ka pasur kontakte edhe me një serb që akuzohet nga Prokuroria në Kosovë se ishte pjesë e sulmit terrorist në Banjskë.

Sipas mediave kroate, gjatë hetimeve është gjetur se serbja nga Mitrovica, komunikonte edhe me njërin prej të kërkuarve kryesor në rastin Banjska, Vladimir Radivojeciqin, i njohur me nofkën “Mami”.

“A.M. i shkroi edhe shokut të saj të fëmijërisë, Vladimir Radivojeviq, i njohur si Mami, një nga përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës. Ai vjen nga Mitrovica, ashtu si ajo, por autoritetet e Kosovës e konsiderojnë atë një nga udhëheqësit e të ashtuquajturave “Brigada Veriore”, një organizatë aktive në veri të vendit që është e lidhur me struktura nga Beogradi…– Index.Hr

… Hetuesit e konsiderojnë mesazhin që A. M. i dërgoi atij si të diskutueshëm, duke shkruar: “Duhet ta sqarosh sulmin ndaj KFOR-it në çdo mënyrë që di dhe mundesh.” Po atë ditë, i dashuri i saj pilot i dërgoi një mesazh: “Vërtet e ke prishur punën mbrëmë.” –Index.Hr

E provat, sikurse këto fotografi tregojnë se Mami kishte raporte të mira me zyrtarë të lartë të Listës Serbe. Aty ai shihet me Slavko Simiqin, njeriun që tash po pretendon të bëhet nënkryetar i Kuvendit.

Kujtojmë se Mami-t i ishte gjetur telefoni pranë bombës shpërthyese që rezultoi me vrasjen e Policit rreshter, tash heroit, Afrim Bunjaku në ditën kritike të 24 shtatorit 2023.

Mesazhi që mediat kroate publikuan që serbja ia dërgoi Radivojeviqit, lidhet me datën 25 dhjetori 2022, datë kur në Zubin Potok u sulmuan ushtarët e KFOR-it nga persona të maskuar.

Sipas mediave kroate, çifti që u arrestuar për spiunazh u takuan 9 vjet më herët, në vitin 2016, atëherë kur Ana Murganiq punonte si përkthyese në EULEX, ndërsa piloti kroat ishte pjesë e kontigjentit të KFOR-it.

Për Vladimir Radivojeviqin ose “Mamin”, më herët është raportuar se është njeri i afërt edhe me Aleksandar Vuçiq.

Lista Serbe pos që e kanë mohuar se nuk e njohin këtë grua nuk kanë folur për asnjë detaj lidhur me skandalin.

Dyshimet janë se piloti kroat duke shfrytëzuar pozitën e tij në KFOR, të dashurës serbe, i ka dhënë informacione mbi lëvizjet e trupave të misionit paqeruajtës të NATO-s, e cila më pas ia ka dhënë Listës Serbe. Spiunazh dyshohet se kanë bërë edhe në periudhën kur i dyshuari për sulm ndaj zyrave të KQZ-së, Dejan Pantiq, nga veriu, nuk mund të transportohej për në Prishtinë./Tv Dukagjini/

The post Detaje tjera nga afera e spiunimit në KFOR, agjentja serbe fliste me të akuzuarin e Banjskës – ai ka foto me Slavko Siqmiqin appeared first on Telegrafi.

Kurti apo Prokuroria Speciale, a do ta detyrojë gjykata kryeministrin në detyrë të dëshmojë?

24 August 2025 at 21:57

Njohësit dhe monitoruesit e sistemit të drejtësisë thonë se në praktikë nuk ndodh që një person të mos paraqitet kaq gjatë për të dhënë dëshminë e tij në Prokurori, sikurse në rastin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, që është thirrur si dëshmitar për rezervat shtetërore.

Në Prokurorinë Speciale disa herë u paraqit ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Aty shkuan edhe zyrtarë të partisë që udhëheq me shtetin, Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, duket se me vullnetin e tij nuk do të ndodhë që aty të shihet edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pasi insiston që një deklaratë të tillë ta jap në zyrën e tij në Qeveri.

Përkundër kësaj, Prokuroria i kërkoi Gjykatës që Kurtin ta detyroj dhe ta sjell për të dëshmuar, por as kjo nuk ndodhi.

Krejt kjo tashmë, sipas ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka mbetur në dorë të gjykatës, meqë prokuroria nuk ka më çka të veprojë.

“Çështja tashmë është në gjykatë, gjykata tash është e detyruar, nga ana e prokurorisë, që ajo të marrë vendim dhe të sigurojë prezencën e tij që të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit në Prokurorinë Speciale”, ka thënë Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit.

Edhe pse sipas Shalës ka mbetur vetëm një formë që Kurti të shkojë në prokurori.

“Prokuroria ka qenë e detyruar të kërkojë nga gjykata, saktë, gjyqtari i shqyrtimit paraprak, që të dërgojë një ftesë që ai të paraqitet në prokurori. Mirëpo, edhe pse nuk e ka shfrytëzuar këtë të drejtë, atëherë gjykata ka qenë e detyruar të marrë aktvendim dhe ta dënojë me gjobë dy herë. Tani nuk ka mbetur tjetër veçse kryeministri të shkojë i shoqëruar nga policia në prokurori, që i njëjti të japë deklaratën e tij si dëshmitar”, ka thënë Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit.

E çfarë veprimesh do të marr kjo gjykatë, nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet e televizionit.

Kjo mund të zgjasë pafundësisht sipas ligjit, përkundër që në praktikën e përditshme këto raste nuk zgjasin kaq shumë, thotë Gzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

“Kryesisht, në procedurë paraprake vendimet merren më shpejt, në raport me obligueshmërinë, dhe në raport me gjobën vendimet kanë qenë më të shpejta. Por tash nuk dihet çka ka ndodhur me rastin konkret, nuk dihet nëse pas vendimit të fundit të gjykatës ka pasur ndonjë kërkesë të re nga prokuroria apo jo. Pra, kanë kaluar disa muaj dhe nuk ka informacion në këtë drejtim”, ka thënë Gzim Shala, IKD.

Nëse kanë bërë kërkesë përsëri në Gjykatë, që Kurti të sillet në prokurori me çfarëdo forme, nuk kanë kthyer përgjigje as nga Prokuroria Speciale.

The post Kurti apo Prokuroria Speciale, a do ta detyrojë gjykata kryeministrin në detyrë të dëshmojë? appeared first on Telegrafi.

Dialogu Kosovë-Serbi nën hijen e zhvillimeve rajonale e ndërkombëtare

23 August 2025 at 21:13

Krahas situatës politike në Kosovë dhe protestave në Serbi, sipas analistëve politikë, një ndër faktorët kryesor që po ndikon që të mos ketë zhvillime në procesin e dialogut, është konflikti Rusi-Ukrainë, dhe qëndrimi i administratës Trump, i cili mund të sjellë ndryshim në dialogun Kosovë-Serbi dhe në epilogun përfundimtar.

Vizita e rregullt në Kosovë e Emisarit të BE-së për dialogun, ku edhe vetë e konfirmoi se nuk pret zhvillime të reja për shkak të situatës politike, tregon nivelin ecjes përpara në këtë proces.

Krahas bllokadës politike në Kosovë edhe në Serbi nuk po ndalen protestat e dhunshme ndaj pushtetit të Vuçiqit.

Sa i përket dialogut, Kosova mbetet me qëndrimet e vjetra, ndërsa Serbia vazhdon me kushtëzimet që i harron pas disa kohësh. Të fundit kushtëzim e kishte për lirimin nga paraburgimi të Igor Popoviqit, i cili pasi e cilësoi UÇK-në organizatë terroriste dhe u dënua për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, më pas u shkarkua nga vetë Serbia, nga posti i ndihmësdrejtorit në të ashtuquajturën, Zyra për Kosovën.

Se çka pritet nga procesi i dialogut, a pritet të ketë një takim të nivelit të lartë, dhe cili është plani i përmendur nga ndërmjetësuesit e ri të dialogut, nga BE nuk treguan, përkundër pyetjeve të adresuara.

Sipas vëzhguesve të procesit të dialogut, problemet rajonale nuk janë e vetmja pengesë që po e zvarrit procesin e dialogut.

“Si zhvillimet në Kosovë për shkak të bllokimit të institucioneve të reja, po ashtu edhe trazirat në Serbi, duket që kanë ndikuar në frenimin e këtij procesi dhe në të njëjtën kohë duhet të jemi real edhe vetë Bashkimi Europian, ndonëse e konsideron si prioritet normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, realisht në këtë fazë nuk është tejet i fokusuar për Rajonin e Ballkanit Perëndimor për shkak të negociatave që kanë filluar ndërmjet Presidentit Trump dhe presidentit Putin për të ardhmen e Ukrainës”, ka thënë Afrim Kasolli – analist.

Kasolli thotë se Kosova ka paguar kosto për shkak të zvarritjeve në procesin e dialogut por as Serbia nuk është se ka mbetur pa pasoja.

“Kosova po vazhdon të jetë ende nën masa sanksionuese të BE-së, pikërisht për shkak të telasheve që kanë ndodhur, dhe agjenda e integrimit, agjenda e konsolidimit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës do të mbetet e bllokuar për aq kohë sa nuk merr epilog ky proces sepse ne jemi pajtuar në proces që kushti i integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike, kalon nga progresi në procesin e dialogut”,  ka thënë Afrim Kasolli – analist.

Edhe analisti tjetër Melazim Koci, mendon se zhvillimet në Kosovë dhe Serbi, vetëm pjesërisht kanë ndikuar në gjendjen e dialogut, sepse sipas tij vëmendjen e ka marrë konflikti Rusi-Ukrainë.

Sa i përket qasjes amerikane, Koci mendon se Trump ka lënë të nënkuptohet se marrëveshja franko-gjermane nuk është e vlefshme për të.

“Presidenti Trump nuk është i njohur për diplomaci shumëpalëshe ai çështjet ndërkombëtare duket se dëshiron t’i zgjidhë në formë të njëanshme dhe të drejtuar nga Washingtoni. Kësaj radhe besoj këtë e bën më të mundur fakti që ai komunikon shumë shpesh me presidentin Putin, dhe nuk përjashtoj mundësinë që në komunikimin direkt Trump-Putin të gjendet një zgjidhje për Kosovën, jo tani por në një fazë të mëvonshme pasi të shihet se çka do të ndodhë me Ukrainën, atë e shoh si zgjidhje në kuptimin që z. Trump do të tentojë të kërkoj nga Putin, që ai të njoh Pavarësinë e Kosovës pavarësisht, qëndrimit të Serbisë”, ka thënë Melazim Koci – analist.

Koci nuk e përjashton mundësinë që të ketë takime të nivelit më të ulët, të cilat sipas tij më shumë janë përpjekje për ta paraqitur dialogun si proces që po funksionon, sesa që mund të sjellin rezultate./RTV Dukagjini/

The post Dialogu Kosovë-Serbi nën hijen e zhvillimeve rajonale e ndërkombëtare appeared first on Telegrafi.

❌
❌