Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

PARIS – Franca arreston tre persona të dyshuar për spiunazh për Rusinë

26 November 2025 at 20:43

PARIS, 26 nëntor /ATSH-AA/ – Autoritetet franceze kanë arrestuar tre persona të dyshuar për spiunazh për Rusinë dhe promovim të propagandës së luftës pro-Kremlinit në Paris, thanë prokurorët.

Arrestimet janë pjesë e një hetimi ndaj SOS Donbass, një organizatë franko-ruse që pretendon të jetë një grup humanitar që ndihmon civilët në Ukrainën lindore, por dyshohet nga shërbimet e inteligjencës se vepron si një stafetë për operacionet e ndikimit rus, raportoi të martën “France 24”.

Një nga të ndaluarit, një shtetas rus 40-vjeçar, u identifikua përmes pamjeve të kamerave të sigurisë në shtator pasi dyshohet se kishte postuar postera propagandistike pro-ruse në “Harkun e Triumfit”, monumentin më ikonik të Parisit.

Prokurorët pretendojnë se ai ia raportoi veprimet e tij udhëheqësit të shoqatës përmes telefonit. Kreu i organizatës, një grua 40-vjeçare e lindur në Rusi, ishte nën vëzhgim nga agjencia e inteligjencës vendase e Francës, DGSI, që nga fillimi i vitit 2025.

Hetuesit besojnë se ajo u përpoq të merrte informacion ekonomik nga drejtuesit e biznesit francez.

DGSI-ja sinjalizoi “veprime që ka të ngjarë të dëmtojnë interesat themelore të vendit”, duke nxitur emërimin e një magjistrati hetues në mars për të hetuar veprat e dyshuara penale, përfshirë “bashkëpunimin me një fuqi të huaj”, që mbart dënim të mundshëm me 10 vjet burg.

Një i dyshuar i tretë, një burrë 63-vjeçar nga Seine-Saint-Denis, u mor gjithashtu në paraburgim. Një person i katërt, 58-vjeç i shpëtoi paraburgimit, por u vu nën mbikëqyrje të rreptë gjyqësore dhe duhet të paraqitet në polici çdo javë.

Zyrtarët francezë kanë paralajmëruar vazhdimisht se shërbimet ruse të inteligjencës po zgjerojnë operacionet e fshehta në tokën evropiane, duke filluar nga sulmet kibernetike dhe propaganda online deri te rekrutimi personal dhe përpjekjet e synuara për ndikim.

Hetimi ndaj SOS Donbass duket se përputhet me këtë model më të gjerë ndërsa autoritetet shqyrtojnë nëse mbulimi humanitar po përdoret për të legjitimuar mesazhet pro-Kremlinit ose për të mbledhur informacione të ndjeshme.

Të dyshuarit mbeten nën hetim ndërsa prokurorët dhe shërbimet e inteligjencës vazhdojnë të analizojnë lidhjet e mundshme me strukturat shtetërore ruse.   /os/

The post PARIS – Franca arreston tre persona të dyshuar për spiunazh për Rusinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Franca arreston dy rusë për spiunazh

By: Rovena
26 November 2025 at 15:53

Dy shtetas rusë janë arrestuar në Francë nën dyshimin për spiunazh, në një operacion të gjerë të shërbimeve franceze të sigurisë.

Autoritetet franceze njoftuan se gjithsej katër persona u vunë në pranga nga policia, pas një hetimi të gjatë të koordinuar nga prokuroria e Parisit.

Dy prej tyre janë shtetas rusë, të dyshuar për aktivitete spiunazhi në emër të një fuqie të huaj, ndërsa të tjerët dyshohet se kanë bashkëpunuar ose ofruar ndihmë, raporton skynews.

Sipas zyrës së prokurorit, një nga personat e arrestuar është një grua me shtetësi të dyfishtë, franceze dhe ruse, e cila kishte tërhequr prej kohësh vëmendjen e agjencisë së inteligjencës së brendshme të Francës, DGSI.

Ajo ishte vënë nën mbikëqyrje të afërt që nga fillimi i muajit janar, për shkak të kontakteve të dyshimta dhe lëvizjeve të saj që mund të lidhen me aktivitete të spiunazhit. Ndërkohë, autoritetet nuk kanë publikuar ende detaje mbi natyrën e saktë të informacioneve që dyshohet se janë mbledhur apo transmetuar, për shkak të ndjeshmërisë së çështjes. Hetimet vijojnë, ndërsa të arrestuarit po mbahen në paraburgim për t’u marrë në pyetje.

Ky operacion konsiderohet si një pjesë e përpjekjeve më të gjera të Francës për të luftuar ndërhyrjet e huaja dhe për të garantuar sigurinë e saj kombëtare, në një kohë kur tensionet ndërkombëtare mbeten të larta.

Të akuzuar për spiunazh, sot mbahet seanca gjyqësore ndaj Muharrem Qerimit dhe Bedri Shabanit

13 November 2025 at 07:42


Sot mbahet seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët akuzohen për spiunazh.

Seanca gjyqësore mbahet në ora 09:30.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 19 shkurt 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët i ngarkon se kanë mbledhur dhe dërguar informacione e dokumente tek BIA serbe lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, eprorët e pjesëtarët e saj, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe për ngjarje e objekte specifike, përfshirë edhe një masakër.

Përmes këtyre veprimeve, PSRK thotë se synohej shkaktimi i një konflikti të gjerë ndëretnik në territorin e Republikës së Kosovës, të krijohej një narrativë e pavërtetë që ta ndërlidhë Spitalin Ushtarak të UÇK-së për kinse trafikim organesh dhe të vë në dyshim të vërtetën e masakrës.

Aktakuza ngarkon Muharremin e Qerimin për spiunazh. Kurse, Qerimi akuzohet dhe për armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, në pikën e parë Bedri Shabani akuzohet se nga data e pacaktuar e deri në momentin e arrestimit më 5 qershor 2024, e ka ndihmuar Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë (që njihet si BIA), në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë eprorët e saj, si dhe me ngjarje dhe objekte specifike të tilla si Spitali Ushtarak i UÇK-së.

Aktakuza thotë se Shabani të dhënat dhe informacionet në fjalë, ua kishte transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-s, S.R., përgjegjës për (e redaktuar) si dhe kolonel B.J, ish-komandant i Policisë së Serbisë (e redaktuar), gjatës kohës së luftës në Kosovë dhe udhëheqës i operacionit policor-ushtarak në masakrën e (e redaktuar) përmes komunikimeve telefonike, postës elektronike dhe takimeve fizike të zhvilluara në territorin e Serbisë.

Andaj, thuhet se me këto veprime i akuzuari ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës, duke e ndihmuar po ashtu BIA-n në krijimin e një narrative të pavërtetë me qëllim që të ndërlidhë Spitalin Ushtarak të UÇK -së (e redaktuar) kinse janë bërë trafikime organesh, si dhe të vë në dyshim të vërtetën e masakrës së (e redaktuar), duke kërkuar nga zyrtari i BIA-s dhe B.J që të ndërmarrin veprime operacionale të cilat do të shkaktonin një konflikt të gjerë ndëretnik në territorin e Republikës së Kosovës.

Prandaj për këto veprime, Bedri Shabani ngarkohet me veprën penale “Spiunazh” nga neni 124, paragrafi 3 të Kodit Penal.

Kurse, në pikën e dytë të aktakuzës, Muharrem Qerimi akuzohet se nga viti 2012 e në vazhdimësi deri në arrestimin e tij më 5 qershor 2024, e ka ndihmuar Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë (që njihet si BIA), në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve të ndryshme që kanë të bëjnë me luftën dhe pjesëtarët e UÇK-së, emrat dhe eprorëve të Policisë së Kosovës, AKI-së, IPK-së, pastaj emrat e dëshmitarëve tashmë të njohur (e redaktuar) në lidhje me veprat penale të krimit të organizuar, korrupsionin, e të cilat informacione ia ka transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-s, S.R., përgjegjës për (e redaktuar) përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike që ka zhvilluar në territorin e Republikës së Serbisë.

Me këto veprime, i akuzuari Qerimi thuhet se ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Prandaj për këto veprime, Shabani ngarkohet me veprën penale “Spiunazh” nga neni 124, paragrafi 3 të Kodit Penal.

Ndërkaq, në pikën e tretë të aktakuzës thuhet se më 5 qershor 2024 të pandehurit gjatë zbatimit të urdhëresës së Gjykatës për urdhër kontroll, i është gjetur në posedim pa autorizim një revole e tipit “Ekol Tuna”, një karikator, gjashtë fishekë, njëzet fishekë të tjerë me mbishkrimin 11/53, si dhe katër karikator të tjerë me shenjën e gjysmëhënës dhe një rrumbullak të cilat janë sekuestruar nga Policia e Kosovës.

Me këto veprime, Qerimi ngarkohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga nenin 366, paragrafi 1 të Kodit Penal. /Telegrafi/

Spiunazh për Serbinë, Gjykata e Prishtinës i zgjat paraburgimit të arrestuarit Fatmir Sheholli

By: armand
10 November 2025 at 15:18

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj të tjerë paraburgimin Fatmir Shehollit, i cili dyshohet për spiunazh kundër shtetit. Mirlinda Gashi, zëdhënëse e kësaj gjykate, tha të hënën për Radion Evropa e Lirë se gjykatësi ia pranoi kërkesën prokurorëve që Sheholli të mbahet në paraburgim derisa autoritetet po kryejnë hetime ndaj […]

The post Spiunazh për Serbinë, Gjykata e Prishtinës i zgjat paraburgimit të arrestuarit Fatmir Sheholli appeared first on BoldNews.al.

BERLIN – Tre shtetas gjermano-rusë shpallen fajtorë për spiunazh për Moskën

30 October 2025 at 12:23

BERLIN, 30 tetor /ATSH-DPA/ – Një gjykatë gjermane shpalli sot fajtorë tre shtetas gjermano-rusë për spiunazh për Rusinë.

Gjykata e Lartë Rajonale e Mynihut dënoi të dyshuarin kryesor me gjashtë vjet burg, ndërsa dy të bashkëpandehurit e tij morën dënime me kusht prej gjashtë muajsh dhe një viti.

I pandehuri kryesor u shpall fajtor për shërbim si paraushtarak në një grup të armatosur terrorist që luftonte kundër forcave ukrainase në Ukrainën lindore midis viteve 2014 dhe 2016, sipas gjykatës.

Burri i hodhi poshtë akuzat në gjykatë, duke thënë se ”ishte në një lidhje me një grua nga Ukraina Lindore në atë kohë dhe nuk ishte përfshirë kurrë në luftë”.

Ai gjithashtu mohoi të ketë spiunuar për Rusinë në Gjermani midis tetorit 2023 dhe prillit 2024 dhe të ketë planifikuar akte sabotimi në infrastrukturën ushtarake dhe linjat hekurudhore./   /os/

The post BERLIN – Tre shtetas gjermano-rusë shpallen fajtorë për spiunazh për Moskën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fatmir Sheholli rikthehet në paraburgim pas trajtimit në spital

20 October 2025 at 13:40


Fatmir Sheholli, i arrestuar nën dyshimet për spiunazh, është rikthyer në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan pas trajtimit mjekësor në spitalin e këtij qyteti.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

“Pas disa ekzaminimeve dhe trajtimeve në spitalin e Gjilanit, ai është kthyer në Qendrën e Paraburgimit”, deklaroi Gashi.

Sheholli kishte kërkuar ndihmë mjekësore më 11 tetor dhe u dërgua për hospitalizim.

Aktualisht ndaj tij është në fuqi masa e paraburgimit prej një muaji, e caktuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar ndaj tij masën e paraburgimit prej 30 ditësh, me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Sheholli dyshohet se ka qenë i rekrutuar nga Shërbimi Inteligjent i Serbisë (BIA) dhe ka vepruar nën urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarit të BIA-së, Bojan Dimiq.

Në aktakuzë thuhet se ai ka mbledhur informacione mbi pronat e uzurpuara të serbëve në Kosovë dhe i ka përcjellë ato nëpërmjet komunikimeve telefonike te zyrtarët serbë të inteligjencës.

Po ashtu, më 26 shtator 2025, në Mitrovicë të Veriut, Sheholli dyshohet se ka marrë materiale audio dhe transkripte të bisedave të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, të cilat dyshohet se janë komprometuese.

Prokuroria thekson se, përmes këtyre veprimeve, Sheholli me vetëdije dhe qëllimisht ka cenuar sigurinë dhe rendin juridik të Republikës së Kosovës, si dhe integritetin e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj, duke ndihmuar një shërbim të huaj inteligjent në dëm të interesave shtetërore. /Telegrafi/

I dyshuari për spiunazh Fatmir Sheholli hospitalizohet në Spitalin e Gjilanit, Canaj: Gjendja e tij është stabile

12 October 2025 at 14:42


I dyshuari për spiunazh, Fatmir Sheholli, është i shtrirë në Spitalin e Gjilanit ku është duke u trajtuar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit, Afrim Canaj.

Sipas tij, ai është i shtrirë në repartin e Internos një ditë më parë dhe i janë bërë të gjitha ekzaminimet.

“Ai është i shtrirë në Spitalin e Gjilanit pas një ekzaminimi që e kanë bë nga shërbimi emergjent. Është hospitalizu në repartin e Internos. Nuk e di në detaje, por informatën e kam që është hospitalizu pas ekzaminimeve që i është bërë në shërbimin emergjent. Është në përkujdesje adekuate”, ka thënë Canaj.

I pyetur se është gjendja stabile, ai tha: “Duket për me qenë stabile, pak më herët shkova për ta vizituar”.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Spiunazhi.

Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.SH, ashtu që të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. /Telegrafi/

Përfundon seanca fillestare për caktimin e paraburgimit ndaj Fatmir Shehollit

10 October 2025 at 15:21


Sot u mbajt seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Fatmir Shehollit, ku pritet të caktohet masa e paraburgimit.

Sheholli u arrestua më 9 tetor 2025 nga Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë nën dyshimet se ishte i përfshirë në spiunazh.

Gjykata Themelore në Prishtinë do të lëshojë vendimin.

Sheholli është arrestuar në rajonin e Prishtinës nga hetuesit policorë të Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda në Policinë e Kosovës. Ai fillimisht u ndalua për 48 orë dhe autoritetet kryen bastisje në vendbanimin e tij “me qëllim të sigurimit të provave të tjera materiale”.

Për arrestimin e Shehollit shkroi të enjten ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Fatmir Sheholli, zyrtarisht përfaqësues i shoqërisë civile nga Instituti për Avancimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, është përfolur në media për lidhje me Serbinë. Në vitet ’90, gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ai ka punuar në Sigurimin Shtetëror të Serbisë (UDB). /Kp/

Prokuroria thotë se Sheholli me udhëzime të BIA-s publikoi në media online materiale inkriminuese për zyrtarët e Ministrisë se Kthimit

10 October 2025 at 14:40


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj Fatmir Sheholli nën dyshimin se ishte i rekrutuar i Shërbimit Inteligjent të Serbisë dhe ka vepruar nën urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarit të BIA-së, Bojan Dimic.

Në dosjen e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Sheholli thuhet se ka mbledhur informacione për kinse pronat e uzurpuara të serbëve në Kosovë dhe të njëjtat informacione i ka përcjell te BIA përmes komunikimeve telefonike.

Sipas Prokurorisë, Sheholli, sipas udhëzimeve dhe planeve të Dimicit, më 26 shtator të këtij viti në Mitrovicë të Veriut kishte marrë materiale, audio dhe transkripte të bisedave të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim që dyshohet se janë komprometuese si dhe një shumë të hollave si shpërblim për publikimin e tyre, të cilat pastaj i ka publikuar në media online.

Përveç kësaj, Sheholli thuhet se nga ky person ka marrë edhe një shumë të hollash si shpërblim për publikimin e tyre të cilat më pas janë publikuar në disa prej mediave online në Kosovë.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime, me dashje dhe vetëdije, Sheholli ka ndihmuar BIA-në duke zbatuar udhëzimet e tyre dhe rrjedhimisht ka cenuar sigurinë dhe rendin juridik të Kosovës e po ashtu edhe integritetin e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj.

Me këto veprime Sheholli dyshohet se ka kryer veprën penale “Spiunazh” nga neni 124 par. 3 të KPRK-s.ë

Ndërsa, sipas Prokurorisë, gjatë bastisjeve të Policisë së Kosovës me 9 tetor 2025 në banesën e Shehollit janë sekuestruar një numër i pajisjeve ellektronike, dokumentacion dhe sende të tjera të cilat do të dërgohen në ekzaminim./BetimipërDrejtësi/

Në audio-incizimin e të dyshuarit për spiunazh Fatmir Sheholli, bashkëbiseduesit pretendohet se janë Duda Balje dhe Amir Rrustemoviq

10 October 2025 at 14:32


Radio Televizioni i Kosovës (RTK), të premten ka publikuar një audio-incizim mes të arrestuarit për spiunazh Fatmir Shehollit dhe dy personave tjerë.

Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, në këtë audio-incizim thuhet se është deputetja Duda Balje dhe një person me emrin Amir Rrustemoviq.

“Betimi për Drejtësi”, ka telefonuar Amir Rrustemoviqin, i cili për “Betimi për Drejtësi” ka thënë se në këtë audio-incizim është ai dhe deputetja Duda Balje.

Gazetarja: Sipas burimeve tona, jeni ju në atë audio-incizim bashkë me Duda Balaj. A mundeni me konfirmu?

“Po, edhe me Fatmir Shehollin”, ka thënë ai.

Kur është pyetur se çfarë është biseduar në këtë takim, Rrustemoviq është shprehur se nuk mund të flasë, pasi sipas tij, ai është person i shtetit.

“Zonjë, jam njeri i shtetit, me shtetin jam 25 vjet, nuk muj unë ashtu me telefon s’jam unë dallaveraxhi ose dikush tjetër, jam edhe (nuk kuptohet) i organeve”, ka thënë ai, pa treguar se çfarë pozite mban kur thotë që është person i shtetit.

Tutje, kur pyetet për raportin me Duda Balje, ai sërish nuk tregon se çfarë raporti ka me deputeten.

“Për Dudën (hahaha). Oh kuku, çka me bo, s’ka shumë fjalë”, ka thënë ai.

“Betimi për Drejtësi”, ka telefonuar disa herë edhe deputeten Duda Balje, por ajo nuk ka qenë e qasshme. Përgjigje nuk ka kthyer as në mesazh.

Lidhur me atë se kur është zhvilluar ky takim dhe çfarë është folur tjetër në këtë takim, Rrustemoviq thotë se është sekret.

“Këtu është sekret, sekret është vallah, sekret është. Pyetje për një milion euro”, ka thënë tutje ai.

Ndryshe, sipas raportimit të transmetuesit publik, audio-incizimi dëshmon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe, i cili thotë se ka raporte të mira me Millan Radoiçiq.

“Kam përkrahje jashtëzakonisht të madhe nga Lista Serbe, në gjithçka. Është mjaft e çuditshme në opinion, por nga ana tjetër…unë po hapem këtu me ju që të dini me kënd…”, dëgjohet duke thënë Sheholli.

“Bravo ju qoftë, bravo”, thotë në anën tjetër bashkëbiseduesi i Shehollit.

“Miku im i madh është Milan Radoiçiq, miku im i madh, edhe mik i tyre është. Kjo që po ndodh, që po flasin për të merr me rezervë, mos fol për të ashtu siç ke folur deri tani…”, vazhdon ndër të tjera Sheholli.

Në anën tjetër, Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj Fatmir Shehollit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Spiunazh”.

Një ditë më parë, Sheholli u arrestua në Prishtinë, në një aksion të Policisë dhe Prokurorisë, të ndihmuar edhe nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë për Shehollin do të mbahet në orën 13:00 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special. Pritet që seanca të jetë e mbyllur për publikun.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) kishte njoftuar të enjten se pas hetimeve disamujore është arrestuar Fatmir Sheholi nën dyshimin për spiunazh.

“Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar F.SH., nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”. I dyshuari F.SH., është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së”, njoftoi PSRK.

Bëhet e ditur se operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

“Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale. Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë”, njoftoi Prokuroria. /BetimipërDrejtësi

Deda: Arrestimi i Fatmir Shehollit është rasti më i fortë i përfshirjes në spiunazh për llogari të Serbisë

9 October 2025 at 22:42


Analisti politik Ilir Deda ka komentuar arrestimin e Fatmir Shehollit, duke e cilësuar si rastin më të fortë të ndonjëherë ku është arrestuar një person që dihet se ka pasur lidhje me sigurimin shtetëror serb.

I ftuar në emisionin RubikonKlan Kosova, Deda tha se akuza për spiunazh duhet të dëshmohet me prova të sakta, sipas Kodit Penal, por shtoi se duket që Sheholli i është kthyer bashkëpunimit me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).

“Duket që Fatmiri është kthyer në bashkëpunim me BIA-n dhe ka të bëjë me rrjedhjen përnjëherë të videove që lidhen me luftën kundër Nenad Rashiqit dhe njerëzve të tjerë që s’janë në një linjë me Listën Serbe në prag të zgjedhjeve lokale”, tha Deda.

Ai shtoi se, sipas disa informacioneve, veprimtaria e Shehollit është aktive dhe se Prokuroria Speciale duhet të ketë prova të qarta për këtë.
“Besoj që ata kanë prova dhe do t’i marrin vesh të gjithë,” u shpreh ai.

Tutje, Deda kritikoi klasën politike në Kosovë, duke thënë se ajo e ka rehabilituar Shehollin pa ndonjë arsye të qartë.
“Politika kosovare e ka rehabilituar emrin e Shehollit, si shumë të tjerë që i dimë dhe shumë të tjerë që nuk i dimë. Nuk e di pse, por besoj se do të mësohet në vazhdim,” shtoi analisti.

Pamje nga momenti i arrestimit të Fatmir Shehollit, si i dyshuar për përfshirje në spiunazh për Serbinë

9 October 2025 at 11:58


Analisti politik Fatmir Sheholli është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Arrestimi i Shehollit është bërë mbi dyshime të bazuara për përfshirje në veprimtari spiunazhi, transmeton Telegrafi.

"Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh. Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës", ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla.

RTV Dukagjin ka publikuar pamje nga momenti kur Sheholli është arrestuar.

​Arrestimi i Fatmir Shehollit, pamje nga vendi ku po kryhen bastisjet

9 October 2025 at 11:49


Analisti politik Fatmir Sheholli është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Arrestimi i Shehollit është bërë mbi dyshime të bazuara për përfshirje në veprimtari spiunazhi, transmeton Telegrafi.

Pas arrestimit, Policia e Kosovës ka nisur bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim sigurimin e provave të tjera materiale që mund të lidhen me rastin.

"Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh. Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës", ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla. /Telegrafi/

Ekspertët e sigurisë: Provokime hibride nga Serbia, por pa rrezik serioz

28 September 2025 at 21:38


Në fund të shtatorit 2025, disa vende evropiane kanë raportuar një rritje të paraqitjes së dronëve të paidentifikuar, kryesisht pranë aeroporteve, bazave ushtarake dhe infrastrukturës kritike.

Këto incidente, të përqendruara në Evropën Veriore dhe Lindore, kanë çuar në mbyllje të përkohshme të aeroporteve, ndërprerje të fluturimeve dhe alarme të larta sigurie.

Zyrtarët i përshkruajnë si sulme të mundshme "hibride", me dyshime që drejtohen drejt përfshirjes ruse mes tensioneve gjeopolitike të lidhura me konfliktin në Ukrainë.

Nuk janë raportuar sulme të konfirmuara, por ngjarjet kanë nxitur reagime urgjente nga BE dhe NATO.

Në Danimarkë dronët janë raportuar mbi Aeroportin e Kopenhagës , Aeroportin e Oslos, Aalborg si dhe në bazën Ajrore Daneze Karup.

Në Poloni Dronë të shumtë rusë Shahed hynë në hapësirën ajrore më 9?10 shtator, duke nxitur ngritjen e avionëve dhe thirrjen e Nenit 4 të NATO-s.

Gjermani gjithashtu ka raportuar vëzhgime të mundshme nga dronët me dyshim për spiunazh.

Kurse në Estoni dhe Rumani u raportuan hyrje të avionëve rusë në javët e fundit, duke rritur shqetësimet e NATO-s.

Në Francë, Finlandë, Itali, Holandë, Suedi, Mbretëri e Bashkuar ka pasur raporte të izoluara për dronë, përfshirë mbi bazat ushtarake franceze, impiantet hidroelektrike finlandeze, duke quar në mbyllje të aeroporteve në disa raste.

E po ashtu dyshohet se fluturime të tilla të paautorizuara janë shënuar edhe mbi territorin e Republikës së Kosovës.

Në një deklarim para pak ditësh, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, vuri në pah se kohët e fundit kemi pasur fluturime të dronëve që dyshohet se vijnë nga territori i Serbisë në pjesën veriore të Kosovës, por që sipas tij këta dronë paraqesin rrezik për kufijtë, por jo edhe për qytetarët.

Në këtë kontekst, nga Instituti Octopus që merren me studimin e luftës hibrid thonë se veprimet si kjo të Serbisë, janë presion psikologjik ndaj qytetarëve të Kosovës, si dhe mbështetje ndaj popullit serb në prag të zgjedhjeve lokale në vend.

“Serbia i ka mbi 40 baza ushtarake ne kufi me Kosovës dhe janë në koordinimin me to dhe ata sigurisht që tentojnë të marrim sa më shumë pamje dhe të shprehin qartësimin e fushës së sigurisë, në çfarë forme mund të hyjnë. Por është edhe një presion psikologjik ndaj popullit të Kosovës dhe përkrahje të popullit të Serbisë sidomos në afërsi të zgjedhjeve duke thënë se ne jemi duke vepruar për të ju mbrojtur juve dhe gjithë gjendjen dëshirojnë ta kthejnë në një kaos ku populli serb është në gatishmëri që të bëjë një rezistencë civile ndaj institucioneve të Kosovës dhe vet shtetit të Kosovës”, ka thënë Gurakuq Kuqi, nga instituti OCTOPUS.

Në anën tjetër, njohës të sigurisë thonë se kjo është vazhdimësi e luftës speciale hibride të Serbisë

ndaj Kosovës, por që kjo nuk paraqet kërcenim serioz për sulm ndaj Republikës. Megjithatë, Arbend Dashevci ka theksuar se institucionet e vendit duhet të jenë vigjilent në këto turbullira të sigurisë.

" E shohë vetëm si provokim të Serbisë kundrejt RKS asgjë më shumë se kaq duke pas parasysh se KFOR-i është garantues i hapësirës së republikës dhe nuk do të lejojë asnjë lloj të destabiliteti të kësaj forme", ka shtuar Dashaveci.

Ndërkohë, për këtë, KFOR-i ka nënvizuar se nuk ka vërejtur ndonjë hyrje të dronëve nga jashtë në hapësirën ajrore të Kosovës që mund të ndikojë në sigurinë e gjithë vendit./RTK

Si ia bartnin informacionet BIA-s, punonjësja e OSBE-së me të dënuarin për spiunazh?

20 September 2025 at 18:50


6 muaj pas arrestimit të Jelena Gjukanoviqit, punonjëse në misionin e OSBE-së në Kosovë, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë për spiunazh ndaj saj.

Dukagjini ka bërë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare, duke kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, qasje në këtë aktakuzë, të cilën ky institucion e ka ofruar por pothuajse të tërën të redaktuar.

Në këtë dokument, dy faqesh nuk jepet asnjë detaj më shumë sesa që ishte njoftimi i PSRK-së, që tregonte se e njëjta kishte siguruar dhe ka shpërndarë dokumente dhe informacione të ndjeshme për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë të Republikës së Serbisë.

Por detaje për komunikimet që kishte pasur Gjukanoviq, me “shefin” e saj, paraqiten në aktakuzën ndaj tashmë të dënuarit për spiunazh Aleksandër Vllajiq.

Në këtë aktakuzë të cilën e posedon televizioni, thuhet se e njëjta kishte shpërndarë dokumente tepër të ndjeshme të punës së OSBE-së.

“Në lidhje me komunikimet e të pandehurit Vllajiq me të pandehurën Jelena Gjukanovic, të cilën edhe e ka rekrutuar në shërbimin e BIA-së, duke e vënë në kontakte me zyrtarët e saj (të BIA-së dhe organizimin e takimeve me zyrtarët e saj), dhe e cila i ka ndihmuar në vazhdimësi me ofrimin e informacioneve dhe dokumenteve tepër sensitive, të punës së Misionit të OSBE-së në Kosovë, e që kanë të bëjnë me sigurinë dhe funksionimin e institucioneve të shtetit të Kosovës.”

Po sipas këtij dokumenti, nga ekzaminimi i telefonit të saj, janë nxjerr edhe komunikimet me Vllajiqin, e që Gjukanoviq kishte bërë shtrembërimin e informacioneve për komunat veriore të Kosovës.

“Këto komunikimeve pasqyrojnë veprimtarinë kriminale të pandehurit Vllajiq si dhe veprimet e Jelena Gjukanoviq, e cila duke keqpërdorur pozitën e saj si zyrtare e OSBE-së me vetëdije dhe qëllim të caktuar ka vepruar në drejtim të sigurimit të informacioneve për situatën e sigurisë, atë politike dhe sociale, e në veçanti për katër komunat në veri të vendit. E njëjta ka bërë edhe aranzhimin dhe shtrembërimin e informacioneve të siguruara nga tereni, me qëllim të paraqitjes të një gjendje shumë të rënduar të komunitetit Sërb, në komunat e veriut të Kosovës. Këto informacione kjo e dyshuar i ka përpunuar në bashkëpunim më të dyshuarin Aleksandër VLAJIC, ku më pas këto informacione janë transmetuar ambasadorëve të shteteve të Quintit dhe atyre të organizatave të huaja të sigurisë si OSBE, UN, BE etj, në takimet e organizuara nga disa OJQ që shtrijnë veprimtarinë në komunat e veriut të Kosovës. Kjo e dyshuar më pastaj të gjitha informacionet e përfituara nga puna e saj si zyrtare rezidente e BIA-së, i ka përcjell tutje te tek krerët e BIA-së përmes të dyshuarit tjetër rezident të BIA-së – Aleksandër VLAJIC, dhe bashkëbiseduesve të tjerë. “

Dukagjini ka pyetur OSBE-në nëse ka marr ndonjë masë ndaj të akuzuarës për spiunazh, Gjukanoviq, përfshirë përjashtimin e saj, por për këtë të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje, por vetëm kanë thënë se kanë parë aktakuzën dhe se nuk do të bëjnë asnjë koment deri në përfundim të procedurave gjyqësore.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë është në dijeni të aktakuzës së shpallur nga Zyra e Prokurorit Special. Misioni i merr seriozisht akuzat dhe po i ndjek nga afër procedurat gjyqësore. Ai e respekton plotësisht rolin dhe pavarësinë e institucioneve gjyqësore në Kosovë. Duke pasur parasysh natyrën e çështjes, Misioni nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm derisa të përfundojnë procedurat gjyqësore. Misioni i OSBE-së mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj mandatit të tij në Kosovë, duke punuar për të avancuar të drejtat e njeriut dhe të drejtat e komuniteteve, për të forcuar mekanizmat e demokracisë pjesëmarrëse dhe për të përmirësuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë e të gjitha komuniteteve. Kjo është një çështje individuale që nuk do të ndikojë në punën e vazhdueshme të Misionit apo në partneritetin e tij të fortë me institucionet e Kosovës dhe me të gjitha komunitetet.” – OSBE – Kosovë

Përveç punonjëses së OSBE-së, sipas PSRK-së, Vllajiq i dënuar me 5 vjet burgim për spiunazh kishte shfrytëzuar edhe serbë të punësuar në organizata ndërkombëtare në Kosovë, siç janë EULEX, UNMIK e KFOR./RTV Dukagjini/

- YouTube youtu.be

Ngrihet aktakuzë për spiunazh ndaj Hysri Selimit, zyrtarët e BIA-s serbe e paguanin 700 euro si shpërblim për informacionet

11 September 2025 at 10:18



Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Hysri Selimi për veprën penale “Spiunazh”.

I pandehuri Selimi akuzohet se nga nëntori i vitit 2009, e deri në momentin e arrestimit më 06.05.25, ka bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë e njohur si BIA.

“Sipas aktakuzës H.S., më 22.11.2015 kishte udhëtuar në Siri, duke ju bashkuar organizatës terroriste ‘ISIS’. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se H.S. kishte dërguar informacione tek zyrtarët e BIA-së, në lidhje me numrin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në ‘ISIS’, organizimin e tyre dhe në cilat pjesë të Sirisë operonin ata.

Ndërsa, pas kthimit në Kosovë, dhe vuajtjes së burgut për pjesëmarrje në organizata terroriste, i njëjti kishte vazhduar të takohej në Serbi me zyrtarët e BIA-së, më konkretisht me Drejtorin për Luftimin e Terrorizmit I.B., dhe të përcjell informata tjera të rëndësishme”, thuhet në njoftim.

Sipas aktakuzës, si shpërblim për këto informacione, zyrtarët e BIA-së e paguanin Hysri Selimi deri në 700 euro në muaj.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës vazhdimin e masës së paraburgimit, dhe pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe ndaj tij të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi.

Beograd/ Në kërkim nga SHBA-ja, arratisen pa gjurmë dy të dyshuar për spiunazh

9 September 2025 at 19:10

Shtetasi kinez Cuj Guanghaj, dhe ai britanik John Miller, ekstradimin e të cilëve e kërkojnë Shtetet e Bashkuara nën akuzat për spiunazh dhe kontrabandë të teknologjisë ushtarake, janë arratisur nga arresti shtëpiak në Beograd dhe kanë hequr byzylykët elektronikë, ka konfirmuar të martën Gjykata e Lartë e Beogradit për Radion Evropa e Lirë. Gjykata e […]

The post Beograd/ Në kërkim nga SHBA-ja, arratisen pa gjurmë dy të dyshuar për spiunazh appeared first on BoldNews.al.

REPUBLIKA ÇEKE – BIS shkatërron një rrjet spiunazhi në favor të Bjellorusisë

8 September 2025 at 22:55

PRAGË, 8 shtator /ATSH-AFP/ – Shërbimi sekret çek, BIS, njoftoi se kishte shkatërruar, në bashkëpunim me shërbimet homologe hungareze dhe rumune, një rrjet spiunazhi për Bjellorusinë duke çuar në një dëbim dhe arrestim.

”Ministria e Jashtme çeke dëboi një diplomat bjellorus të lidhur me këtë rrjet të ndërtuar nga shërbimi sekret bjellorus, KGB”, tha BIS në një deklaratë.

“Një ekip i përbashkët oficerësh evropianë identifikoi punonjës dhe bashkëpunëtorë të KGB-së që vepronin në disa vende evropiane, përfshirë një ish-zëvendëskryetar të shërbimit sekret moldav, SIS” tha BIS.

”Burri, një moldav, i dorëzoi informacion të klasifikuar KGB-së. Ai u arrestua në Rumani”, theksoi BIS.

Sipas Njësisë së Bashkëpunimit Gjyqësor të Bashkimit Evropian (Eurojust), e cila mbikëqyri operacionet, agjenti moldav “zhvilloi dy takime në 2024 dhe 2025 në Budapest, Hungari” me agjentë të KGB-së.

“Objektivi i takimeve të mbajtura në Budapest ishte që i dyshuari të jepte informacion në këmbim të parave dhe të merrte udhëzime të mëtejshme,” tha Eurojust në një deklaratë.

Agjencia shtoi se burri u arrestua duke vlerësuar “rëndësinë e bashkëpunimit transnacional në hetimin e aktiviteteve të tilla keqdashëse”./   /os/

The post REPUBLIKA ÇEKE – BIS shkatërron një rrjet spiunazhi në favor të Bjellorusisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A u cenua siguria e Kosovës nga çifti i dyshuar për spiunazh?

5 September 2025 at 09:07

Një oficer ushtarak kroat dhe partnerja e tij serbe u arrestuan së fundmi në Kroaci, nën akuzat për spiunazh për Serbinë. Në Kosovë, ku ata dyshohet se kryen këtë veprimtari, konsiderojnë se ky rast vë në pah përpjekjet e Beogradit për të depërtuar në strukturat e ndjeshme të Prishtinës, por edhe të NATO-s. A u […]

The post A u cenua siguria e Kosovës nga çifti i dyshuar për spiunazh? appeared first on BoldNews.al.

Kroacia dërgon në paraburgim dy të arrestuarit për spiunazh, Kosova e gatshme të bashkëpunojë

By: Ela
28 August 2025 at 18:52

Kroacia ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për spiunazh për Serbinë, teksa autoritetet në Kosovë thanë se janë të gatshme të bashkëpunojnë për këtë rast, pasi “veprimtaria e të arrestuarve është zhvilluar në Kosovë”. Prokuroria e Qarkut në Split njoftoi më 28 gusht se pas pranimit të kallëzimit penal nga Sektori i […]

The post Kroacia dërgon në paraburgim dy të arrestuarit për spiunazh, Kosova e gatshme të bashkëpunojë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌