Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, e udhëhequr nga Nenad Rashiq, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë gjatë Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Parlamentare.
Në një komunikatë për media, partia bëri të ditur se me mbështetjen e qytetarëve, që është shprehur përmes 4,600 votash të fituara, ajo rikthehet sërish si subjekt parlamentar.
Sipas partisë, ky rezultat është një konfirmim i fortë se zëri i qytetarëve nuk mund të heshtë.
“Mbështetja juaj është fuqia që na obligon të vazhdojmë luftën për liri, drejtësi dhe mbijetesën e popullit tonë. Ju keni treguar se besoni në politikën e përgjegjësisë, dinjitetit dhe qëndrueshmërisë, dhe për këtë ju falënderoj sinqerisht”, theksohet në njoftim.
Partia shtoi se do të vazhdojë të përfaqësojë qytetarët në institucionet e vendit dhe të përkthejë këtë besim në rezultate konkrete.
“Ne e shohim këtë besim si një nder të madh, por edhe si obligim për të qenë më të fuqishëm, më prezent dhe më të përkushtuar ndaj interesave të qytetarëve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Më pak se një javë pas konstituimit të plotë të Kuvendit të Kosovës, me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve, kushtetutshmëria e këtij procesi është vënë në dyshim nga Lista Serbe.
Më 16 tetor 2025, kjo e fundit dorëzoi ankesë në Gjykatën Kushtetuese, duke sfiduar zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, Nenad Rashiq.
Gjykata Kushtetuese në një përgjigje për Telegrafin tha që kërkesa e Listës Serbe aktualisht është duke u shqyrtuar nga Gjykata, pa dhënë detaje më shumë edhe sa i përket se kur pritet të merret vendimi.
“Kjo lëndë është duke u shqyrtuar. Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Kushtetueses.
Në ankesën e dorëzuar, Lista Serbe pretendon se ka pasur shkelje të Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit dhe aktgjykimit të mëparshëm të Kushtetueses.
Lista Serbe kërkoi që gjykata të vendosë një masë të përkohshme, për të ndaluar, siç tha, “veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme”.
Kuvendi i ri i Kosovës u konstituua më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.
Zgjedhja e tij u bë pasi të nëntë deputetët e Listës Serbe, ndonëse u hodhën nga tri herë në votim, nuk morën votat e nevojshme.
Kjo është hera e dytë që Lista Serbe ankohet në Kushtetuese për çështjen e nënkryetarit serb në muajt e fundit, pasi në gusht ishte ankuar kundër votimit ndaras, pasi kreu i Kuvendit, Dimal Basha, e kishte shpallur të konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga radhët e komunitetit serb.
Më pas, Gjykata kishte konstatuar se Kuvendi nuk ishte i konstituuar, duke kërkuar që deputetët të zgjidhnin nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, me qëllim që të hapej rruga për formimin e Qeverisë. /Telegrafi/
Në “Përballje Podcast” të Telegrafit, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lider i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, ka folur për pjesëmarrjen e partisë së tij në zgjedhjet lokale dhe për ndryshimet që, sipas tij, kanë nisur të ndodhin edhe në veriun e Kosovës.
Rashiq tha se për herë të parë partia e tij ka garuar në të gjitha zonat ku jeton komuniteti serb, përfshirë edhe veriun e vendit, duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme për pluralizmin politik.
“Ne kemi marrë pjesë në gjashtë komuna dhe në gjashtë komuna kemi pasur kandidatë për kryetarë. Tre në veri dhe tre në jug – si një balanc i mundësive dhe përfaqësimit. Kjo është hera e parë që po dalim në këtë formë në veri”, tha Rashiq.
Ai tregoi se fushata e tyre është zhvilluar kryesisht përmes kontakteve personale dhe rrjeteve sociale, pasi, siç tha, organizimi i tubimeve publike shpesh është i pamundur për shkak të presioneve politike.
“Kemi bërë një fushatë personale, përmes kontakteve të drejtpërdrejta me qytetarët dhe rrjeteve sociale. Është e vështirë të organizosh tubime, sepse oponenti ynë kryesor, Lista Serbe, i përdor ato informacione për të identifikuar simpatizuesit tanë dhe për t’i frikësuar ata me kërcënime, shantazhe dhe largime nga puna”, deklaroi ai.
Sipas Rashiqit, pavarësisht sfidave, qytetarët kanë treguar gatishmëri për ndryshim dhe kanë përkrahur alternativa të reja politike.
“Kemi pasur reagim pozitiv nga qytetarët. Ata janë lodhur nga frika dhe nga kontrolli i një partie të vetme. Kemi arritur që për herë të parë të kemi përfaqësues në asambletë komunale në veri, gjë që është arritje e madhe për pluralizmin politik”, theksoi ai.
Duke folur për situatën e përgjithshme politike në veri, Rashiq tha se vetëm vite më parë një gjë e tillë do të ishte e paimagjinueshme.
“Në veri, ndoshta para tri-katër vjetësh ose më shumë, nuk ka qenë e mundshme të kesh një zë tjetër. Tani kemi filluar të shohim një përmirësim sa i përket përfaqësimit të komuniteteve, sidomos në veri. Por, ende na duhet shumë punë që njerëzit të mos kenë frikë të mendojnë ndryshe”, përfundoi Rashiq./Telegrafi/.
Pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar shumicën parlamentare dhe për të formuar qeverinë e re, skenari më i mundshëm për vendin mbetet mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas seancës së Kuvendit, deklaroi se partia që ai drejton nuk do të pranojë mandatin për formimin e qeverisë, duke theksuar se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme.
“Partia Demokratike e Kosovës nuk do të pranojë mandatin për formimin e qeverisë. Pa vonesë duhet të konsumohen procedurat në mënyrë që të shkojmë në zgjedhje,” tha Krasniqi.
Për të njëjtin opsion është shprehur edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i cili në seancë deklaroi se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.
Deputeti Nenad Rashiq, në një intervistë për “Përballje” në Telegrafi tha se zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të mbahen në fund të janarit ose në fillim të shkurtit të vitit të ardhshëm.
Rashiq shtoi se nëse skenari i zgjedhjeve bëhet i pashmangshëm, ato mund të mbahen në fund të janarit ose në fillim të shkurtit të vitit të ardhshëm. “Ka dy variante – ose deri në mesin e dhjetorit, ose në fillim të shkurtit. Por, më realja është që zgjedhjet të organizohen në fund të janarit ose në fillim të shkurtit”, tha ai
Ndërkaq, juristi Ardian Bajraktari në një deklaratë për RTV Dukagjini ka theksuar se, nga aspekti kushtetues dhe procedural, afati më i mundshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare do të ishte mesi i dhjetorit.
Në episodin më të ri të “Përballje Podcast” në Telegrafi.com, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lider i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, ka folur për presionet që, sipas tij, Serbia po ushtron ndaj serbëve të Kosovës që nuk i përkasin Listës Serbe.
Rashiq tha se autoritetet serbe po përdorin metoda të frikësimit dhe ndalesave në kufi ndaj familjarëve të politikanëve dhe aktivistëve që mendojnë ndryshe nga pushteti në Beograd.
“Djali im, që studion në Serbi, çdo herë mbahet katër orë në kufi. Edhe gruaja ime është ndalur. Kjo është një luftë psikologjike që po vazhdon prej vitesh”, tha Rashiq në Përballje Podcast.
Sipas tij, këto janë forma të presionit të organizuar nga shërbimet e sigurisë serbe për të frikësuar qytetarët që mbështesin alternativa politike jashtë Listës Serbe.
“Në disa raste, njerëzit ndalen pa arsye. Shërbimet e sigurisë i trajtojnë si persona ‘të dyshimtë’. Kjo është mënyra se si Serbia po i ndëshkon qytetarët që nuk i binden politikisht”, tha ai.
Rashiq tregoi se me situata të tilla përballen edhe shumë bashkëpunëtorë të tij që kanë përjetuar raste të ngjashme në pikat kufitare me Serbinë.
“Nuk jam i vetmi. Edhe bashkëpunëtorët e mi, edhe kandidatët tanë janë ndalur disa herë. Janë intervistuar nga agjentët e BIA-s dhe janë trajtuar si kundërshtarë të shtetit. Kjo është një formë e frikës sistematike”, deklaroi ai.
Ai tha se përvoja e familjes së tij tregon mënyrën se si Serbia përdor kontrollin e institucioneve për të ushtruar trysni mbi serbët që jetojnë në Kosovë.
“Kjo është pjesë e një ‘aparati të zi’ që funksionon prej vitesh. Ata e përdorin frikën si armë për të mbajtur kontrollin. Kjo nuk është më politikë, por represion ndaj njerëzve tanë”, shtoi Rashiq.
Në fund, ai tha se presioni i tillë nuk do ta ndalë që të vazhdojë punën për ndërtimin e pluralizmit politik brenda komunitetit serb në Kosovë.
“Ne do të vazhdojmë. Kjo është betejë për demokraci, jo vetëm për një komunitet, por për të gjithë qytetarët që duan të jetojnë pa frikë”, përfundoi Rashiq. /Telegrafi/
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë (PLDM), Nenad Rashiq, në një intervistë për “Përballje Podcast” në Telegrafi, ka folur për pritjet lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e tij në këtë post.
Rashiq tha se mundësitë janë të barabarta që Gjykata ta lërë në fuqi apo ta rrëzojë vendimin e Kuvendit.
“Gjasat janë 50-50 që Gjykata Kushtetuese ta rrëzojë votimin tim si nënkryetar. Nuk mund të them me siguri, por është e mundshme që vendimi të shkojë në cilëndo anë”, deklaroi Rashiq.
Ai theksoi se vendimi për ta votuar atë nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë “një veprim i pjekur institucional” dhe vlerësoi se nuk ka pasur shkelje të Kushtetutës në këtë proces.
“Kushtetuta nuk shkelet në asnjë element. Nëse Gjykata e sheh çështjen vetëm përmes Kushtetutës, aty nuk ka asnjë shkelje. Ndërsa nëse hyn në interpretimin e Rregullores së Kuvendit, mund të ketë një debat tjetër”, tha ai.
Sipas Rashiqit, gjithçka do të varet nga mënyra se si Gjykata Kushtetuese do ta interpretojë nenin që përcakton se “partia me më së shumti deputetë propozon nënkryetarin e Kuvendit”.
“Në këtë rast, vendimi mund të jetë dyanshëm, por unë kam bindjen se zgjedhja ime është bërë në procedurë të rregullt dhe në përputhje me Kushtetutën”, shtoi ai.
Rashiq ka theksuar se nuk pret ndonjë masë administrative ndaj tij në këtë fazë, por se mbetet i përgatitur për çdo vendim që mund të marrë Gjykata Kushtetuese.
Në “Përballje Podcast” të Telegrafit, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lider i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, ka komentuar zhvillimet politike pas zgjedhjeve lokale dhe mundësinë e formimit të qeverisë së re.
Rashiq tha se aktualisht nuk sheh shumë gjasa që të arrihet një marrëveshje për krijimin e qeverisë, duke theksuar se zgjedhjet e reja duken si “opsioni më real”.
“Nuk jam optimist që do të bëhet qeveria. Partitë e mëdha e kanë më lehtë të shkojnë në zgjedhje, ndërsa ne, si parti të vogla, e kemi shumë më vështirë. Megjithatë, në këtë situatë, zgjedhjet duken si opsioni më real”, deklaroi Rashiq.
Sipas tij, partitë politike duhet të tregojnë më shumë përgjegjësi dhe të shmangin diskursin e përplasjes që, siç tha, ka dëmtuar procesin politik në muajt e fundit. “Unë do të doja që të gjendej një zgjidhje, por nuk shoh realisht mundësi.
Të gjitha partitë duhet të përmbahen nga gjuha e akuzave dhe kundërakuzave. Politika është një shkencë humane, nëse përdoret nga njerëz të ndershëm dhe të dinjitetshëm”, u shpreh ai.
Rashiq shtoi se nëse skenari i zgjedhjeve bëhet i pashmangshëm, ato mund të mbahen në fund të janarit ose në fillim të shkurtit të vitit të ardhshëm.
“Ka dy variante – ose deri në mesin e dhjetorit, ose në fillim të shkurtit. Por, më realja është që zgjedhjet të organizohen në fund të janarit ose në fillim të shkurtit”, tha ai.
Ai theksoi se proceset e fundit kanë treguar mungesë të bashkëpunimit mes partive politike dhe e ka quajtur “bunkerizim” situatën aktuale në Kuvend.
“Secila parti është futur në barrikadat e veta politike dhe nuk po komunikon me tjetrën. Kjo nuk duhet të ndodhë. Duhet fleksibilitet, sepse vetëm kështu mund të ketë zgjidhje”, theksoi Rashiq. Në fund, Rashiq tha se ndonëse partitë e komuniteteve mund të luajnë rol të rëndësishëm në stabilitetin politik, përgjegjësia kryesore për daljen nga kriza mbetet te shumica parlamentare. “Ne mund të jemi një element që ka peshë, por nuk mund të presin prej nesh që ta pajtojmë shumicën shqiptare. Zgjidhja është në duart e 100 deputetëve shqiptarë. Nëse duan, mund ta bëjnë qeverinë nesër”, deklaroi ai.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, në një intervistë për "Përballje Podcast" në Telegrafi, ka folur për zgjedhjet lokale, për ndërhyrjen e Serbisë përmes Listës Serbe dhe për situatën politike në Kosovë, përfshirë mundësinë e zgjedhjeve të reja. Ai ka theksuar se Serbia përdor çdo mekanizëm shtetëror për të ushtruar presion ndaj serbëve të Kosovës dhe ka kërkuar më shumë mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare për pluralizëm politik brenda komunitetit serb.
Rashiq tha se partia e tij ka marrë pjesë në gjashtë komuna në zgjedhjet lokale dhe se, pavarësisht presioneve, ka arritur të ketë përfaqësues në asambletë komunale.
“Kemi pasur kandidatë për kryetarë në gjashtë komuna dhe do të jemi të pranishëm në të gjitha. Kjo është hera e parë që dalim në këtë formë në Veri”, tha Rashiq.
Sipas tij, fushata ka qenë e vështirë për shkak të ndërhyrjeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme që, siç thotë ai, vijnë nga strukturat e lidhura me Beogradin.
“Serbët e Kosovës janë të lidhur me Beogradin nga shumë aspekte – kulturor, fetar, shëndetësor. Por Vuçiq, si diktator, i keqpërdor këto lidhje. Ai përdor aparatin shtetëror, aparatin e zi, përmes financave, shantazheve dhe dhunës fizike ndaj njerëzve që nuk i binden”, deklaroi ai.
Rashiq shtoi se shumë qytetarë serbë në Kosovë përballen me frikë, kërcënime dhe ndalesa në kufi nëse nuk janë pjesë e Listës Serbe. Ai tregoi se edhe familjarët e tij kanë përjetuar ndalime të tilla.
“Djali im, që studion në Serbi, çdo herë mbahet katër orë në kufi. Edhe gruaja ime është ndalur. Kjo është një luftë psikologjike që po vazhdon prej vitesh”, tha Rashiq.
Ai kritikoi edhe mungesën e reagimit të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë ndaj këtyre rasteve, duke theksuar se shpesh ndihma dhe mbështetja fokusohen vetëm te Lista Serbe.
“Fatkeqësisht, edhe bashkësia ndërkombëtare nuk e përkrah shumë diversifikimin e partive serbe në Kosovë. Ata takohen me shumicën dhe shpesh i anashkalojnë problemet që i kemi ne”, tha ai.
Në pjesën e dytë të intervistës, Rashiq foli për pozitën e tij si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, duke u shprehur se nuk pret që Gjykata Kushtetuese ta shpallë zgjedhjen e tij të parregullt.
“Jam 95 për qind i sigurt që nuk do të ketë ndonjë masë administrative ndaj zgjedhjes sime. Nuk ka shkelje të Kushtetutës”, theksoi ai.
Sa i përket formimit të qeverisë së re, Rashiq u shpreh skeptik se mund të arrihet marrëveshje politike dhe parashikoi se zgjedhjet janë alternativa më reale.
“Nuk jam optimist që do të bëhet qeveria. Partitë e mëdha e kanë më lehtë të shkojnë në zgjedhje, ndërsa ne, si parti të vogla, e kemi shumë më vështirë. Megjithatë, në këtë situatë, zgjedhjet duken si opsioni më real”, deklaroi Rashiq.
Ai tha se nëse zhvillohen zgjedhjet e reja, ato mund të mbahen “ose në mesin e dhjetorit, ose në fillim të shkurtit”.
“Njerëzit janë të lodhur, por duket se vetëm zgjedhjet mund të sjellin një zgjidhje”, përfundoi ai.
Lista Serbe ka dorëzuar sërish anekse në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykim i mëparshëm i kësaj Gjykate.
Kështu ka njoftuar deputeti i kësaj partie, Igor Simiq, transmeton Telegrafi.
“Po ashtu, kemi kërkuar vendosjen e një mase të përkohshme për të ndaluar veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme”, thuhet në njoftimin e deputetit Simiq.
Kuvendi i ri i Kosovës u konstituua më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.
Emri i tij u hodh në votim pasi nëntë deputetët e Listës Serbe nuk arritën të siguronin votat e nevojshme për ta marrë këtë pozitë.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, deklaroi se pas dështimit të përfaqësuesve të Listës Serbe për të fituar mbështetjen e nevojshme, u vendos të vazhdohet me kandidatin tjetër nga komuniteti serb, Nenad Rashiq.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) votuan në favor të Nenad Rashiqit, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës abstenoi në votim.
Rezultati i votimit ishte: 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime. /Telegrafi/
Nenad Rashiq, i zgjedhur së fundmi si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, ka bërë të ditur se ai dhe bashkëpunëtorët e tij janë kontaktuar nga persona me numra telefoni nga Serbia, vetëm pak ditë para zgjedhjeve.
Ai ndau disa nga rastet dhe rrethanat e këtyre thirrjeve, duke ngritur shqetësime mbi motivet pas tyre, transmeton Telegrafi.
Sipas Rashiqit, më 24.07.2025 një person me numër nga Serbia kishte kontaktuar tre bashkëpunëtorët e tij të afërt dhe u ishte paraqitur si bashkëpunëtor i Agjencionit Informativ në Serbi.
“Me ultimatum u kanë thënë që të vijnë në Beograd brenda dy dite për të mirën e tyre. Siç u ka thënë. E enjte ka qenë, takimi është caktuar për të shtunën. Zëri me të cilin iu ka drejtuar ka qenë kërcënues dhe urdhërues. Askush nga bashkëpunëtorët e mi nuk i është përgjigjur kësaj thirrjeje”, ka deklaruar Rashiq.
Pasi bashkëpunëtorët e tij nuk i ishin përgjigjur kërkesës së personit që Rashiq pretendon se i ka kontaktuar, në javën e parë të gushtit, numri i njëjtë iu ka dërguar porosinë, sipas tij, “Nuk keni dashur të bashkëpunoni, edhe tash e tutje ne për ju do t’i shfaqim në publik disa gjëra komprometuese për ju”.
Rashiq tha se nuk janë marrë me këtë punë, sepse disa herë u ka ndodhur të kontaktohen në këtë mënyrë, por kishte marrë vesh se në gjysmë të muajit gusht disa redaksi kanë marrë disa incizime. Dhe pastaj tha se menjëherë i ka lajmëruar organet përgjegjëse për këtë gjë.
“Nuk e kemi marrë seriozisht, për arsye se nuk ka ndodhur asgjë në atë kohë, mirëpo në këtë 10 ditëshin e fundit, një portal i publikoi të ashtuquajtura këto incizime që absolutisht nuk janë të vërteta, janë të montuara, do të thotë janë gënjeshtër", tha ndër tjera Rashiq.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj Fatmir Sheholli nën dyshimin se ishte i rekrutuar i Shërbimit Inteligjent të Serbisë dhe ka vepruar nën urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarit të BIA-së, Bojan Dimic.
Në dosjen thuhet, Sheholli thuhet se ka mbledhur informacione për kinse pronat e uzurpuara të serbëve në Kosovë dhe të njëjtat informacione i ka përcjell te BIA përmes komunikimeve telefonike.
Sipas Prokurorisë, Sheholli, sipas udhëzimeve dhe planeve të Dimicit, më 26 shtator të këtij viti në Mitrovicë të Veriut kishte marrë materiale, audio dhe transkripte të bisedave të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim që dyshohet se janë komprometuese si dhe një shumë të hollave si shpërblim për publikimin e tyre, të cilat pastaj i ka publikuar në media online.
Përveç kësaj, Sheholli thuhet se nga ky person ka marrë edhe një shumë të hollash si shpërblim për publikimin e tyre të cilat më pas janë publikuar në disa prej mediave online në Kosovë.
Sipas Prokurorisë, me këto veprime, me dashje dhe vetëdije, Sheholli ka ndihmuar BIA-në duke zbatuar udhëzimet e tyre dhe rrjedhimisht ka cenuar sigurinë dhe rendin juridik të Kosovës e po ashtu edhe integritetin e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj. /Telegrafi/
Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, nënkryetari i zgjedhur, Nenad Rashiq tha se shpreson që ky do të jetë fillim i ri për formimin e institucioneve.
Zgjedhja e tij erdhi pasi nëntë deputetë nga Lista Serbe dështuan të marrin votat e nevojshme për pozitën e nënkryetarit.
Nenad Rashiq, nga partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë ka folur para mediave pas zgjedhjes së tij si nënkryetar nga komuniteti serb.
“Jam shumë falënderues ndaj kolegëve të mi të cilët sot kanë votuar për mua dhe shpresoj që kjo do të jetë një fillim i ri në ndërtimin e institucioneve sa më parë që është e mundshme”, deklaroi Rashiq.
Pas më shumë pesë muajsh, Kuvendi i Kosovës ka konstituuar legjislaturën e nëntë. Në seancën e sotme u zgjedh deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, si nënkryetar nga komuniteti serb, për të kompletuar Kryesinë e Kuvendit.
Rashiq, në seancën e sotme mori 71 vota për, nëntë vota kundër dhe 24 abstenime.
Për dallim nga seancat tjera, Rashiq kësaj radhe ka marrë edhe votat e deputetëve të LDK-së. /Telegrafi/
Nenad Rashiq është votuar si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Emri i tij u hodh në votim pasi nëntë deputetët e Listës Serbe nuk arritën të siguronin votat e nevojshme për ta marrë këtë pozitë.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, deklaroi se pas dështimit të përfaqësuesve të Listës Serbe për të fituar mbështetjen e nevojshme, u vendos të vazhdohet me kandidatin tjetër nga komuniteti serb, Nenad Rashiq.
“Vazhdojmë me votimin e kandidatit të radhës, që është Nenad Rashiq, i cili përfaqëson komunitetin serb në Kuvend. Ftoj deputetët të marrin pjesë në votim,” tha Basha.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) votuan në favor të Nenad Rashiqit, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës abstenoi në votim.
Rezultati i votimit ishte: 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime.
Me votimin e Nenad Rashiqit, Kuvendi i Kosovës u konstitua plotësisht. /Telegrafi/
Deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, thotë se nuk do të kandidojë për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
Ai vlerëson që aktgjykimi i plotë i Kushtetueses i publikuar të mërkurën i jep të drejtë vetëm Listës Serbe të propozojë kandidatin për këtë post.
Në bazë të leximit të tij të aktgjykimit, Rashiq thekson se nuk i është lënë hapësirë atij që të kandidojë për nënkryetar dhe rrjedhimisht do të respektojë rregullat, ligjet dhe në veçanti Kushtetutën.
Deputetët e zgjedhur do të mblidhen nesër më 10 tetor, për vazhdimin e seancës konstituive me pikën e vetme të rendit të ditës - zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Gjykata Kushtetuese më 8 tetor ka publikuar aktgjykimin e plotë pas ankesës së Listës Serbe lidhur me konstituimin e Kuvendit. Gjykata ka thënë se Kuvendi nuk është konstituuar, ndërsa ka dhënë 12 ditë afat për deputetët që të përfundojnë procesin e konstituimit. Afati prej 12 ditësh ka nisur të rrjedhë prej ditës kur aktgjykimi i plotë u publikua në faqen zyrtare të gjykatës – më 8 tetor.
Para këtij aktgjykimi, Rashiq ka propozuar vetveten për nënkryetar të Kuvendit në tri tentime për zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, mirëpo i njëjti nuk kishte marrë 61 votat e nevojshme.
Rashiq, në një përgjigje për KosovaPress, tani thotë se në bazë të aktgjykimit, të drejtën ekskluzive për të propozuar nënkryetarin nga komuniteti serb e ka Lista Serbe.
“Nëse kuptova mirë, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se ekskluzivisht të drejtën e ka Lista Serbe për nominimin e kandidatit (për nënkryetar të Kuvendit). Nëse është situata e tillë, siç po e lexoj unë, konsideroj se nuk më kanë lënë hapësirë mua që të kandidohem, sepse unë prej fillimi po tentoj të respektoj rregullat dhe ligjet, në veçanti Kushtetutën. Nëse unë e kam lexuar mirë, nuk e ka lejuar asnjë mundësi tjetër përveç Listës Serbe... Nëse është kjo siç e lexova unë, nuk do të propozoj (vetveten)”, thekson deputeti Rashiq.
Krahas kësaj, Rashiq bëri të ditur se nuk ka pasur asnjë bisedë me Lëvizjen Vetëvendosje, parti e cila e kishte përkrahur të njëjtin për nënkryetar të Kuvendit.
Kushtetuesja, në aktgjykimin e 8 tetorit, ka konstatuar se seanca konstituive e Kuvendit, e filluar më 15 prill 2025, nuk ka përfunduar si rezultat i mos zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 (Zgjedhja dhe mandati) dhe paragrafëve 1 dhe 4 të nenit 67 (Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kushtetuesja ka urdhëruar të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
Kuvendi deri tash ka zgjedhur për nënkryetarë Albulena Haxhiun nga Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitakun nga Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Shalën nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Emilija Rexhepin nga minoritetet jo-serbe.
Ndërkaq, Lista Serbe e ka propozuar Sllavko Simiq për nënkryetar, por i njëjti nuk i ka marrë votat e nevojshme. Megjithatë, kjo parti ka këmbëngulur vetëm në këtë kandidat.
Më pas, kryetari i zgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha, përmes shortit, ka hedhur në votim tetë deputetë serbë, por as ata nuk i kanë marrë votat e nevojshme.
Dimal Basha më pas ka deklaruar se Kuvendi është konstituuar, por Gjykata Kushtetuese e ka thënë fjalën e saj, duke theksuar se institucioni ligjvënës nuk konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur edhe një nënkryetar serb.
Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, por ende nuk janë formuar institucionet e reja.
Në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, serbët në Kosovë po përballen me presion të madh nga Serbia.
Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, tha për Telegrafin se ata që shprehin kundërshtime ndaj Listës Serbe po trajtohen si armiqtë më të mëdhenj.
Ai gjithashtu tha se përveç presioneve politike, serbët po përballen edhe me largime nga puna.
Sipas tij, tashmë është larguar nga puna kandidati për kryetar të Komunës së Shtërpcës, Sladjan Nikolçeviq.
"Para një ore më kanë informuar se kandidati jonë për kryetar të Shtërpcës është larguar nga puna. Kandidati është larguar nga puna, dhe unë e kam vendimin. Po ndërlidhem me temë, jo vetëm në veri, por në të gjithë territorin e Kosovës, po ballafaqohemi me një dhunë brutale sistematike ndaj të gjithë atyre jo vetëm që janë në listë për zgjedhjet lokale, por edhe familjarët e tyre. Krejt po i trajtojnë në një mënyrë brutale, të largimit prej pagave, skemave sociale, ndaj çdo benefiti që mund të hiqet po i heqin. Kjo po ndodhë në të gjitha zgjedhjet", theksoi ai.
Rashiqi po ashtu shprehu shqetësimin e tij me reagimin e institucioneve të Kosovës.
"Jam i dëshpëruar me institucionet e Kosovës, që nuk kanë fuqi t'i ndalin këto fenomene të vrazhda, që po përsëriten nga viti 2012. D.m.th në secilat zgjedhjet, ata që janë kundër Listës Serbe po trajtohen sikur janë armiqtë më të mëdhenj, dhe pasojat që po i krijojnë lënë një jostabiltet tek te gjithë ata që janë kundër Listës Serbe. Pra, jam i zhgënjyer me butësinë e institucioneve të Kosovës, që nuk kanë fuqi t'i mbrojnë njerëzit e vet", tha ai.
Ndryshe, më 12 tetor në Kosovë mbahen zgjedhjet lokale. Në to, qytetarët kanë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në nivelin komunal, kryetarët e komunave dhe asamblistët, të cilët janë përgjegjës për vendimmarrje që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të komunitetit. /Telegrafi/
Aleksandar Vuçiq është President i Serbisë, por 7 ditë para zgjedhjeve lokale në Kosovë, serbëve që jetojnë këtu, iu ka premtuar se në 10 ditët e ardhshme, do t’i hapin 400 vende pune në sektorin e shëndetësisë, në territorin e Kosovës.
Ky premtim as nuk është veprim i paparë më herët e as nuk është i papritur për Nenad Rashiqin, deputetin e vetëm serb, që haptas e kundërshton Vuçiqin.
Ministri në detyrë i pushtetit lokal, për TV Dukagjini tha se në çdo palë zgjedhje regjimi në Beograd premton qindra vende pune, e më pas konkurset përmbyllen me dhjetëra punësime të njerëzve që kanë lidhje me Listën Serbe.
Premtimi i vendeve të punës është vetëm njëra pjesë e planit për ndikim në zgjedhjet në Kosovë.
“Po ju nëse i përcjellin disa media të Serbisë, Petkoviq shembull këto ditë, në javën e kaluar, dhe jam i sigurt se do të vazhdojë edhe këtë javë, ka vizituar këto qendra i ka ftuar që ta kenë takime iu kanë ofruar saktë siç thash më herët transportin, ushqimin dhe mëditje parash. Sa? Unë e di se iu kanë thënë nga 100 euro secili person që vjen këtu të votojë prandaj merreni me rezerva se nuk ka me qenë aty por sa i kam dëgju unë informacionet jo-zyrtare ashtu po i ftojnë”, ka thënë Nenad Rashiq – Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim.
Premtimi i Vuçiqit e prek fushën e shëndetësisë dhe arsimit, ndoshta dy fushat e vetme në të cilat Serbia ka ndikim dhe kontroll të plotë.
Studiuesi i konfliktit dhe medias, Abit Hoxha, thotë se ky deklarim është taktizim politik por edhe veprim që ka për synim ta prekë fushën e sigurisë.
“Vuçiqi llogarit në gabimet që i bën shteti i Kosovës, gabimet qoftë edhe këto të intervenimit, qoftë edhe këto kur nuk komunikohet mirë me BE-në, qoftë edhe këto kur institucionet e Kosovë bojnë pre, institucionet e Kosovës bijnë pre e provokimeve të tilla që të reagojnë, të shkaktojnë reagim më tepër prej institucioneve të BE-së, është çështje e njëfarë bullizmit politik por jo me potencialin që don me qenë, por me potencialin që do ta bëjë. Vuçiqi është njëfarë bulli politik i Kosovës, por Kosovë nuk duhet të bijë pre e provokimit të tillë”, ka thënë Abit Hoxha – Studiues i konfliktit dhe medias.
Në fillim të shtatorit, e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, kishte deklaruar se përfundimisht, në konsultim me komunitetin serb, institucionet paralele të udhëhequra nga Serbia, duhet të integrohen në sistemin e Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, Shehu ka njoftuar se komuna do të investojë rreth 130 mijë euro për ndërtimin e një fushe të hapur sportive në SHFMU “Edmond Hoxha” në Junik, projekt ky që do të realizohet sipas standardeve moderne dhe profesionale.
Aleksandar Vuçiq është President i Serbisë, por 7 ditë para zgjedhjeve lokale në Kosovë, serbëve që jetojnë këtu, iu ka premtuar se në 10 ditët e ardhshme, do t’i hapin 400 vende pune në sektorin e shëndetësisë, në territorin e Kosovës.
Ky premtim as nuk është veprim i paparë më herët e as nuk është i papritur për Nenad Rashiqin, deputetin e vetëm serb, që haptas e kundërshton Vuçiqin.
Ministri në detyrë i pushtetit lokal, për TV Dukagjini tha se në çdo palë zgjedhje regjimi në Beograd premton qindra vende pune, e më pas konkurset përmbyllen me dhjetëra punësime të njerëzve që kanë lidhje me Listën Serbe.
Premtimi i vendeve të punës është vetëm njëra pjesë e planit për ndikim në zgjedhjet në Kosovë.
“Po ju nëse i përcjellin disa media të Serbisë, Petkoviq shembull këto ditë, në javën e kaluar, dhe jam i sigurt se do të vazhdojë edhe këtë javë, ka vizituar këto qendra i ka ftuar që ta kenë takime iu kanë ofruar saktë siç thash më herët transportin, ushqimin dhe mëditje parash. Sa? Unë e di se iu kanë thënë nga 100 euro secili person që vjen këtu të votojë prandaj merreni me rezerva se nuk ka me qenë aty por sa i kam dëgju unë informacionet jo-zyrtare ashtu po i ftojnë”, ka thënë Nenad Rashiq – Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim.
Premtimi i Vuçiqit e prek fushën e shëndetësisë dhe arsimit, ndoshta dy fushat e vetme në të cilat Serbia ka ndikim dhe kontroll të plotë.
Studiuesi i konfliktit dhe medias, Abit Hoxha, thotë se ky deklarim është taktizim politik por edhe veprim që ka për synim ta prekë fushën e sigurisë.
“Vuçiqi llogarit në gabimet që i bën shteti i Kosovës, gabimet qoftë edhe këto të intervenimit, qoftë edhe këto kur nuk komunikohet mirë me BE-në, qoftë edhe këto kur institucionet e Kosovë bojnë pre, institucionet e Kosovës bijnë pre e provokimeve të tilla që të reagojnë, të shkaktojnë reagim më tepër prej institucioneve të BE-së, është çështje e njëfarë bullizmit politik por jo me potencialin që don me qenë, por me potencialin që do ta bëjë. Vuçiqi është njëfarë bulli politik i Kosovës, por Kosovë nuk duhet të bijë pre e provokimit të tillë”, ka thënë Abit Hoxha – Studiues i konfliktit dhe medias.
Në fillim të shtatorit, e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, kishte deklaruar se përfundimisht, në konsultim me komunitetin serb, institucionet paralele të udhëhequra nga Serbia, duhet të integrohen në sistemin e Kosovës.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka deklaruar se komuniteti serb në Kosovë jeton nën presion dhe terror të ushtruar nga Beogradi dhe mekanizmat e tij të sigurisë.
Në FIVE në TV Dukagjini, Qalaj ka thënë se nuk ka serb në Kosovë që nuk i bindet urdhrave të Beogradit, për shkak të presioneve dhe formave të frikësimit që, sipas tij, ushtron shteti serb.
Sipas tij, as ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Nenad Rashiq, s’i shpëton presionit nga Beogradi.
“Ne dimë që Lista Serbe kontrollohet nga Beogradi. Gjema një serb që nuk i bindet Beogradit. Më vjen keq që nuk është ashtu (edhe Nenad Rashiqi i bindet Beogradit). Nuk ka serb në këtë vend që nuk i bindet Beogradit. Ka pas edhe njerëz para tij që kanë qenë pjesë e qeverise të Kosovës. Edhe ky (Rashiqi) ka qenë pjesë qeverive. Nuk e them rastësisht, nuk ka serb në Kosovë që nuk i bindet shtetit të Serbisë. E di çka po flas.
Shteti i Serbisë, presidenti i Serbisë, mekanizimet e sigurisë bëjnë terror tek komuniteti serb në Kosovë, tek të gjithë. Dhe terrori është që të mos i bindet institucioneve të Kosovës. Dhe ata kanë mekanizma për tu bërë presion. Përveç ndaljes në kufi, intervistimit, burgosjes. Kanë mekanizma të tjerë, i largojnë njerëzit nga puna… ua ndalin ato ndihmat. Pra bëjnë terror. Ky është mekanizmi që e përdor në vazhdimësi shteti i Serbisë. Ndërsa një pjesë tjetër që janë të kyçur në politikë, pra Lista Serbe janë pjesë e këtyre terrorizimeve që i bëjnë nëpër qytetet e Kosovës. Të cilët mekanizmat tona të sigurisë dhe drejtësisë duhet t’i demaskojnë…”, ka thënë Qalaj.
Grupi i deputetëve Multietnik në Kuvendin e Kosovës ka dorëzuar komente në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me konstituimin e legjislaturës së nëntë, pas ankesës së Listës Serbe për moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Në emër të grupit Multietnik, deputeti Elbert Krasniqi tha se procedura e votimit të ndarë për nënkryetarët nga komunitetet jo shumicë ka qenë në përputhje me Kushtetutën. Madje nënvizoi se nuk pret që Kushtetuesja të kthejë prapa votimin e Emilja Rexhepit si nënkryetare nga komuniteti jo serb.
Deputetët e Listës Serbe më 30 gusht i janë drejtuar Kushtetueses, lidhur me votimin për nënkryetarin serb në Kuvendin e Kosovës.
Gjykata Kushtetuese më 5 shtator ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator, përmes së cilës ua ndalon deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ndërmarrin veprime ose të procedojnë për formimin e qeverisë së re.
Krasniqi, i cili është edhe ministër në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, duke akuzuar Listën Serbe se po synon bllokimin e Kuvendit, kërkoi nga Gjykata Kushtetuese të mos e marrë për bazë ankesën e tyre.
“Për arsye të Listës Serbe, Kuvendi po mbetet peng dhe i bllokuar. Nuk ka asnjë dilemë dhe ne jemi dëshmitarë se Republika e Kosovës është e ndërtuar në frymën multietnike të përfaqësimit afirmativ, duke mbrojtur të drejtat e secilit komunitet. Janë të drejta që na mundësojnë zhvillim të përbashkët dhe këto të drejta nuk duhet të përdoren si veto që mundësojnë bllokadë të njëanshme. Pikërisht për këtë arsye ne i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese me komentet tona në lidhje me ankesën e Listës Serbe. Procedura e zhvilluar deri më tani ka qenë e rregullt dhe gëzon legjitimitet të plotë demokratik. Ne si Grup Multietnik kemi pasur të drejtë të plotë të propozojmë kandidatin tonë në mënyrë të ndarë. Lidhur me këtë, unë kam propozuar zonjën Emilja Rexhepi, e cila është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit... Ndarja e votimit s’ka qenë vetëm preferencë e deputetëve të komuniteteve jo serbe, por ka pasqyruar vullnetin dhe konsensusin e deputetëve në tërësi”, theksoi Krasniqi në konferencë për media të enjten.
Ai tha se Lista Serbe po synon të imponojë një situatë të njëjtë sikur në Bosnjë e Hercegovinë, ku e drejta për komunitetet të shndërrohet në bllokadë.
Sipas tij, nëse merret për bazë ankesa e Listës Serbe, prishet balanci i respektimit të të drejtave të komuniteteve jo shumicë.
“Kjo situatë e cila sot tenton të imponohet nga Lista Serbe është e njëjtë me atë në Bosnjë e Hercegovinë, ku e drejta është tentuar të shndërrohet në bllokadë. Pra, përvoja e Bosnjë e Hercegovinës është dëshmi e duhur se çfarë pasojash të rënda sjell një sistem ku pakica parlamentare mban të drejtën e vetos dhe bllokimin e shtetit... Vendet e garantuara për komunitetin serb nuk mund të interpretohen si monopol i një partie të vetme. Ato kanë garanci të përfaqësimit, por askund nuk duhet të shndërrohen në mundësi sabotimi ndaj institucioneve të Kosovës. Në emër të Grupit Multietnik kemi kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të mos e marrë për bazë ankesën e Listës Serbe, pasi kjo do të prishte balancin e respektimit të të drejtave të të gjitha komuniteteve jo shumicë dhe përfaqësimin në institucionet e vendit. Andaj vlerësojmë se Kuvendi duhet të vazhdojë punën dhe asnjë komunitet nuk mund të shfrytëzojë ulëset e garantuara për të sjellë bllokadë. Aq më tepër Lista Serbe, që e ka njërën këmbë në Beograd e tjetrën në Prishtinë”, deklaron Krasniqi.
Deputeti nga komuniteti egjiptian tha se ai nuk ka votuar për asnjë kandidat të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.
Madje, ai akuzoi kandidatin e Listës Serbe për nënkryetar, Sllavko Smiq, se është zëri, dora dhe syri i kryeterroristit Milan Radoiçiq në Kosovë.
“Po flasim për një person i cili, nëse analizoni profilin e tij, e shihni se kë ka më shumë fotografi. Me terroristin Milan Radoiçiq, është zëri, dora dhe syri i tij në Prishtinë. Këtë nuk mundemi ta pranojmë edhe si komunitete. Nuk besoj se Gjykata Kushtetuese mund të kërkojë nga unë apo kushdo tjetër që të votojë ditë e natë për të minuar Republikën e Kosovës”, theksoi ai.
Kuvendi më 26 gusht zgjodhi Dimal Bashën për kryeparlamentar si dhe tre nënkryetarët nga komuniteti shqiptar.
Përfaqësuesja nga komunitetet joserbe, Emilija Rexhepi, u zgjodh nënkryetare e Kuvendit, ndërkaq dhjetë deputetët e komunitetit serb nuk arritën të sigurojnë 61 votat e nevojshme për të marrë këtë post, përfshirë edhe deputetin Nenad Rashiq.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u mbyll më 30 gusht nga kryeparlamentari Dimal Basha, ani pse deputetët nuk arritën të zgjedhin nënkryetarin nga komuniteti serb krahas zgjedhjes së kryetarit dhe katër nënkryetarëve të tjerë të legjislativit.
Basha, në arsyetimin e tij, ka thënë se ka ndërmarrë këtë veprim për të mos u bllokuar shteti dhe për të vijuar punën Kuvendi, rrjedhimisht edhe për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve parlamentare.
Komente në Kushtetuese kanë dorëzuar edhe presidentja Vjosa Osmani si dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Derisa në media u raportua se gjykata Kushtetuese ka vendosur masën e përkohshme duke pezulluar punën e deputetëve të Kuvendit, pas ankesës së Listës Serbe, ky institucion ka zgjedhur të hesht për këtë. Analistët politik vlerësojnë se Presidentja nuk duhet të ndërmarr asnjë hap tutje pa sqaruar Kushtetuesja nëse Kuvendi mund të llogaritet i konstituuar ose jo.
Kanë kaluar gati 1 javë prej se Lista Serbe ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese ankesë kundër votimit ndaras për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet pakicë gjatë seancës konstituive.
Tek këtë të enjte mediat kanë raportuar se Kushtetuesja ka vendosur masë të përkohshme duke pezulluar çdo veprim të Kuvendit të Kosovës, derisa gjykata të marr një vendim për ankesën e Listës Serbe.
Megjithatë zyrtarë të këtij institucioni nuk kanë qenë të qasshëm gjatë ditës për të konfirmuar këtë informacion.
Partia më e madhe serbe, e ka dërguar rastin e mos-zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb në Kushtetuese, meqë konsideron atyre u ishin shkelur të drejtat kur votimi për minoritete është bërë ndaras, e jo në pako siç ishte vepruar në të kaluarën.
Kryetari i zgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha e ka konsideruar të konstituuar këtë institucion, pas shtjerjes së kandidaturave nga votimi përmes shortit. Por, kjo është kontestuar nga partitë deri dje në opozitë dhe shoqëria civile, që Kuvendin e konsiderojnë ende të pa konstituuar.
Kjo tashmë po analizohet nga ekipi ligjor i Presidencës, e të cilët nuk kanë kthyer përgjigje për këtë gjatë ditës.
Sipas analistit politik Afrim Kasolli, presidentja nuk duhet të ngutet me veprimet e saj.
“Nuk pres nominim të mandatarit për formim të qeverisë pa qartësim të pozicionit politik se a është konsitutar apo jo Kuvendi i Kosovës, në fund të fundit ne mund të kemi opinione të ndryshme për këtë temë por është në fund Gjykata Kushtetuese ajo e cila do ta jep verdiktin final”, ka thënë Afrim Kasolli – analist politik.
Tutje ai thotë se Kushtetuesja do të veprojë sikurse në rastin e zgjedhjes së kryetarit, duke udhëzuar deputetë të zbatojnë praktikat e së kaluarës.
“Nuk pres që presidentja pa e prit opinionin e Gjykatës Kushtetuese do veprojë në këtë drejtim, sipas bindjes time gjykata Kushtetuese, në këtë rast çështjen e konstituimit të Kuvendit, përkatësisht zgjedhjen së dy nënkryetarëve të minoriteteve do e rikthej edhe njëherë në agjendë të kuvendit, formula është e gatshme ashtu siç kishte rekomanduar për zgjedhjen e kryetarit se do duhej të bëhej sipas praktikave të së kaluarës të konstituimit të Kuvendit, të njëjtën do e jap edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve nga partitë minoritare…”, ka thënë Afrim Kasaolli – Analist politik.
Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar të Kuvendit, deputetet kanë arritur të zgjedhin edhe nënkryetarët e tri partive më të mëdha e një nga komuniteti pakicë jo serb.
Por, asnjë nga 9 deputetë e Listës Serbe nuk morën votat për nënkryetar të Kuvendit, sikurse as Nenad Rashiq që u votua nga Lëvizja Vetëvendosje./TV Dukagjini/
Gjykatës Kushtetuese të Kosovës po i kërkohet të vendosë masë të përkohshme për konstituimin e Kuvendit, megjithëse kryeparlamentari, Dimal Basha, ka mbyllur punimet e seancës konstituive.
Në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thonë se Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë masë të përkohshme, pas ankesës së Listës Serbe në organin më të lartë juridik në vend. Sipas tyre, Kuvendi nuk është konstituuar pasi nuk është zgjedhur edhe nënkryetari nga radhët e komunitetit serb. Vendimmarrje të shpejtë të Kushtetueses pret edhe ish-gjyqtari në këtë institucion, Kadri Kryeziu.
Lista Serbe i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese më 30 gusht, pasi kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha, mori vendim që zgjedhja e dy nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo shumicë të bëhet ndaras dhe jo në pako, sikurse ka qenë praktika e kaluar.
Kësisoj, nga radhët e komuniteteve joserbe, Emilja Rexhepi u zgjodh nënkryetare, mirëpo dhjetë deputetë të komunitetit serb, përfshirë edhe Nenad Rashiq, dështuan të sigurojnë 61 votat për të marrë këtë post.
Hulumtuesi në IKD, Melos Kolshi, thotë për KosovaPress se Gjykata Kushtetuese pas vendosjes së masës së përkohshme duhet të dalë me aktgjykimin final në një periudhë të shpejtë, në mënyrë që të tejkalohet kriza politike në vend.
“Duhet të presim që Gjykata Kushtetuese të vendosë në bazë të meritave të rastit. Presim që fillimisht të vendosë një masë të përkohshme, mandej në ditët në vijim të presim një aktgjykim të Kushtetueses që do të na shpijë drejt tejkalimit të kësaj krize që jemi”, thotë ai.
Ndërkaq, ish-gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese, Kadri Kryeziu, thotë se Kushtetuesja duhet të japë një përgjigje për ankesën e Listës Serbe, derisa shton se situata aktuale politike është e paprecedentë.
“Si qytetarë të Republikës së Kosovës ata kanë të drejtë që të bëjnë një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Nuk e kam parë kërkesën, por gjykata patjetër duhet të japë një përgjigje në kërkesën e tyre, qoftë e lejueshme apo e palejueshme…Ky rast është i paprecedentë, s’ka ndodhë më herët në praktikat parlamentare tonat dhe është për herë të parë. Në aspektin institucional jemi në një gjendje të pashpallur të jashtëzakonshme. Këto veprime ndodhin dhe këto mund t’i korrigjojë vetëm Gjykata Kushtetuese e Kosovës”, deklaron ai.
Pas pesë muajsh dhe gjashtëdhjetë tentimesh, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u mbyll më 30 gusht nga kryeparlamentari Dimal Basha, ani pse deputetët nuk arritën të zgjedhin nënkryetarin nga komuniteti serb, krahas zgjedhjes së kryetarit dhe katër nënkryetarëve të tjerë të legjislativit.
Basha, në arsyetimin e tij, ka thënë se ka ndërmarrë këtë veprim për të mos u bllokuar shteti dhe për të vijuar punën Kuvendi, rrjedhimisht edhe të formohet qeveria pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Kundërshtime për mbylljen e seancës konstituive kanë shprehur edhe partitë e tjera parlamentare të përfaqësuara në Kuvend. Sipas PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, Kuvendi nuk është konstituuar pa u zgjedhur edhe nënkryetari i legjislativit nga radhët e komunitetit serb.
Përfaqësuesit e PDK-së dhe LDK-së në Kryesinë e Kuvendit nuk morën pjesë të hënën në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, të thirrur nga kryeparlamentari Basha.
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se shumë shpejt do të dërgojë emrin e mandatarit për kryeministër te presidentja Vjosa Osmani.
Osmani ka pasur një takim me kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, në fillim të kësaj jave. Pas takimit, përmes një kumtese për media nga zyra e të parës së shtetit, është thënë se ajo, bashkë me ekipin e saj ligjor, po analizojnë situatën në Kuvend që më pas të kenë një qëndrim.
Analisti Ylli Hoxha ka komentuar në Debat Plus çështjen e (mos) konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se zgjedhja e nënkryetarëve, sidomos nga komunitetet, mbetet një sfidë komplekse.
“Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, përkatësisht atyre nga komunitetet, ka një sfidë jo vetëm juridike, por edhe politike e diplomatike”, ka thënë Hoxha.
Ai ka theksuar se kalimi nga dominimi i Listës Serbe drejt Nenad Rashiqit nuk është proces i lehtë.
“Pakica serbe e ka pas këtë anomali. Tejkalimin e asaj anomalie unë nuk e shoh bash aq të lehtë. Unë e shoh që këtu ka pas një sfidë jo vetëm juridike, por në radhë të parë politike, diplomatike. Sepse me kalu na qaq lehtë prej Listës Serbe te Nenad Rashiqi u dasht moti me bë këtë, fort moti u dasht. Me mujt na me zvogëlu rolin e Listës Serbe çikaq lehtë me vendime në KQZ, me vendime në Kryesi të Kuvendit, kjo kish me qenë mrekulli, s’po di qysh me thanë, po na ishim shliru prej Listës Serbe shumë lehtë”, ka deklaruar ai.
Hoxha ka paralajmëruar se kjo situatë mund të sjellë edhe reagime të ashpra ndërkombëtare.
“Besoj se do ta përjetojmë kështu fort njëfarë sulmi më të vrazhdë diplomatik lidhur me këtë pikë”, ka shtuar ai.