Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Maratonë pa rezultate konkrete, legjislatura e nëntë shpenzoi 750 minuta punë në 63 seanca

23 November 2025 at 10:22


Kuvendi i Kosovës ka mbajtur gjithsej 63 seanca gjatë një periudhe kohore, ku janë regjistruar rreth 750 minuta punë.

Deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit pavarësisht këtyre seancave dhe minutave nuk arritën të zgjedhin një Qeveri të re apo ta miratojnë buxhetin. Madje për konstituimin e Kuvendit iu deshën 60 seanca.

Seancat, që përfshijnë ato konstituive kanë ndodhur kryesisht gjatë muajve Prill, Maj, Qershor dhe Korrik të vitit 2025.

Raporti i publikuar nga REL tregon se shumica e seancave janë zhvilluar me disa orë të shkurtra, ndërsa disa ditë kanë pasur seanca që kanë zgjatur më shumë si në rastin e seancës së 26 Gushtit, ku janë regjistruar minutat më të shumta të kaluara në seancë.

Përveç seancave të zakonshme konstituive, janë shënuar edhe dy seanca që lidhen me "Mandatarin e parë" dhe "Mandatarin e dytë", që janë zhvilluar në fund të muajve Tetor dhe Nëntor, duke përfshirë seanca të jashtëzakonshme për buxhet, të cilat kanë kaluar po ashtu më shumë se 60 minuta.

Kujtojmë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të enjten më 20 nëntor shpërndau legjislaturën e nëntë të Kuvendit, dhe tha se ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend të mbahen më 28 dhjetor. /Telegrafi/

Vonesa në publikimin e aktgjykimit nga Kushtetuesja lë pezull përfundimin e seancës konstituive

7 October 2025 at 09:05


Kanë kaluar shtatë ditë që kur Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka pranuar kërkesën e dhjetë deputetëve të Listës Serbe, lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Në njoftimin e Gjykatës thuhej se seanca konstituive, e cila kishte nisur më 15 prill, nuk kishte përfunduar dhe se ajo duhet të përmbyllet brenda 12 ditësh nga shpallja e aktgjykimit, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Kushtetuesja që nga data 30 shtator ende nuk e ka publikuar aktgjykimin e plotë të asaj date, dhe për rrjedhojë, afati kohor për përfundimin e seancës konstituive nuk ka hyrë ende në fuqi.

Telegrafi ka dërguar pyetje në Gjykatën Kushtetuese lidhur me publikimin e këtij aktgjykimi, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Në anën tjetër, vazhdon të jetë në fuqi masa e përkohshme, e cila ka hyrë në fuqi më 5 shtator 2025 dhe do të qëndrojë aktive deri në hyrjen në fuqi të aktgjykimit përfundimtar.

Që nga 9 shkurti, kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare, vendi ka mbetur pa institucione të reja të formuara.

Fillimisht, procesi ngeci te emri i kryeparlamentares së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Subjektet e tjera politike nuk e votuan Albulena Haxhiun për këtë pozitë. Më pas, nga kjo parti u propozua Dimal Basha për kryeparlamentar, i cili arriti të zgjidhet kryetar i Kuvendit, me mbështetjen edhe të PDK-së.

Megjithatë, procesi sërish ngeci, pasi votimi për nënkryetarët nga komunitetet u zhvillua veçmas, dhe për nënkryetarin nga komuniteti serb nuk pati vota të mjaftueshme.

Analistët kanë vlerësuar se vendit po i shkaktohet dëm për shkak të mungesës së institucioneve të reja.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese më 30 shtator:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 30 shtator 2025 vendosi përkitazi me kërkesën KO265/25, në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Procesverbaleve të seancave të Kuvendit të Kosovës”, si dhe vendimeve të nxjerra në kuadër të Seancës Konstituive më 26 dhe 28 gusht 2025, të parashtruar nga Igor Simic dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata, njëzëri, ka vendosur:

TË DEKLAROJË, kërkesën të pranueshme;

TË KONSTATOJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

TË URDHËROJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KO193/25 dhe KO196/25, përkatësisht brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi;

TË URDHËROJË, të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat], paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit;

TË VAZHDOJË, masën e përkohshme, e cila ka hyrë në fuqi nga data 5 shtator 2025, deri në hyrjen në fuqi të këtij Aktgjykimi;
T'UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve;

TA PUBLIKOJË këtë Aktgjykim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 (Vendimet) të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës;

TË KONSTATOJË që ky Aktgjykim hyn në fuqi në ditën e publikimit nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe njoftimit të palëve, përveç pikës V të dispozitivit, e cila hyn në fuqi menjëherë.

​“Rikandidimi” i Vjosa Osmanit për presidente, cili është qëndrimi i partive në Kuvend

5 October 2025 at 12:27


Gjashtë muaj para se t’i skadojë mandati presidentes Vjosa Osmani, partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës kanë qëndrime të ndryshme nëse do ta përkrahin atë për një mandat të dytë.

Pavarësisht se Kuvendi ende nuk është konstituuar, për Osmanin, e cila javë më parë ka thënë se po e mendon seriozisht mundësinë e rikandidimit, shenja pozitive kanë dhënë në LVV dhe Alternativa, kurse në LDK janë më të rezervuar për të komentuar, ndërkaq, kategorikisht kundër saj për një mandat të dytë në krye të vendit janë në PDK dhe AAK. E analistë politikë thonë se presidentja Osmani nuk i meriton edhe pesë vjet në Zyrën e Presidentit.

Mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundon më 4 prill 2026. Sipas Kushtetutës së Kosovës, një president i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, që do të thotë deri më 4 mars 2026. Për zgjedhjen e presidentit në dy raundet e para nevojitet një shumicë prej tetëdhjetë votash në Kuvend. Nëse një gjë e tillë nuk arrihet, atëherë në raundin e tretë presidenti mund të zgjidhet me 61 vota. Në të kundërtën vendi do të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme.

Presidentja Osmani ka deklaruar se vendimi për të kandiduar për një mandat të dytë do të merret në fillim të vitit 2026, duke pasur parasysh, sipas saj, interesin e Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, thotë për KosovaPress, se janë miqësorë dhe e përkrahin Vjosa Osmanin, mirëpo ende nuk kanë diskutuar në parti nëse do t’ia japin mbështetjen asaj edhe për një mandat të dytë.

LVV në vitin 2021 e ka votuar dhe mbështetur Vjosa Osmanin që të bëhet presidente.

“Personalisht ia kam dhënë votën Vjosa Osmanit, pasi atëherë kemi garuar së bashku. Natyrshëm, mbështetja e LVV-së nuk ka munguar, madje zonja Osmani është bërë presidente falë mbështetjes së LVV-së dhe në veçanti të Albin Kurtit. Në vazhdim janë edhe disa muaj përpara dhe sigurisht ne do të kemi diskutim brenda LVV-së dhe grupit parlamentar për këtë çështje. Ne jemi shumë miqësorë dhe përkrahim shumë zonjën Osmani, por vendimin do ta marrim pas një diskutimi në struktura”, thotë ai.

E kryetarja e Alternativës, pjesë e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, thotë se aktualisht kanë vlera dhe orientim përbashkues me presidenten Vjosa Osmani.

Ajo shton se deri tani në grupin parlamentar është përmendur çështja e zgjedhjes së presidentit, mirëpo zyrtarisht ende nuk kanë filluar diskutimet për emra konkretë.

“Në kuadër të grupit parlamentar, nuk ka filluar diskutimi ende. Do të thotë, është përmendur situata ku ne do të ballafaqohemi me gjetjen e emrit, qoftë për vazhdimin apo pozitën e presidentit/presidentes së vendit, por që zyrtarisht nuk kemi filluar diskutimet. Këtë mund ta konfirmoj, për shkak se kemi pasur shumë diskutime me të gjitha takimet e seancave të mbledhura të Kuvendit, kemi pasur vazhdimisht takime të grupit parlamentar, bashkë me të gjithë krerët dhe të tri partive. Prandaj për këtë fazë, mund të them se ende nuk ka hyrë në temë të diskutimit tonë të përbashkët emri për këtë pozitë apo vazhdimi i mandatit të Presidentes Osmani… Unë vazhdimisht kam pasur raportet korrekte dhe vazhdoj t’i kem edhe me Presidenten Osmani. Natyrisht bashkëpunimin e kemi të ngushtë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Guxo. Mendoj që ka vlera përbashkuese dhe orientim të përbashkët si e shohim zhvillimin dhe avancimin e agjendës”, deklaron Kusari-Lila.

Në anën tjetër, deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, është më i rezervuar të komentojë nëse do ta përkrahin Vjosa Osmanin për një mandat të dytë si presidente.

Ai thotë për KosovaPress, se çështja e presidentit do të vijë shumë shpejt, andaj duhet një marrëveshje politike për ta zgjidhur të njëjtën.

“Nuk mund të komentoj shumë. Presidentja apo presidenti i ri ka nevojë ‘për 81 vota’ në Kuvendin e Kosovës. Pra, duhet punë dhe përbashkim. Të shohim se kur do të vijë ai moment i ri i cili nuk është larg deri tash. Por edhe për president të vendit dhe krejt institucionet e vendit duhet marrëveshje politike. Pa marrëveshje politike nuk mund të kemi institucione. Institucioni i presidentit është shumë i rëndësishëm në këtë drejtim”, thekson Zogaj.

Mirëpo, votë për Vjosa Osmanin presidente nuk do të japin në Partinë Demokratike të Kosovës.

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë për KosovaPress, se institucioni i presidentit duhet të përfaqësohet më përgjegjshëm sesa është përfaqësuar nga Vjosa Osmani.

Ajo shton se ka pasur pritje më të mëdha nga Osmani, sidomos në raportet me aleatët dhe mbrojtjen e institucioneve të pavarura, por që sipas saj, nuk e ka bërë këtë.

PDK nuk ka votuar për Vjosa Osmanin që të zgjidhet presidente as në vitin 2021.

“Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votuar kur zonja Osmani është kandiduar herën e kaluar. Ne fuqimisht besojmë që institucioni i Presidentit duhet të përfaqësohet më përgjegjshëm se ç’është përfaqësuar në këto vitet e fundit nga zonja Osmani. Të them të drejtën, kam pasur pritje më të mëdha personalisht. Kam shpresuar që zonja Osmani do të jetë më e ndjeshme, posaçërisht në raportet e Kosovës me aleatët dhe në përpjekje për të mbrojtur institucionet e pavarura”, thekson Çitaku.

Kritika më të mëdha për punën aktuale të presidentes Osmani adresojnë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas deputetit, Lahi Brahimaj, presidentja Osmani nuk e ka luajtur rolin e personit unifikues, mirëpo ka qenë, siç thotë ai, vegël e kryeministrit tashmë në detyrë, Albin Kurtit.

Për këto arsye, Brahimaj nënvizon se në asnjë rrethanë nuk do të votojnë për presidenten Vjosa Osmani që të marrë edhe një mandat të dytë.

“Jo, në asnjë rrethanë. Ajo asnjëherë deri sot nuk e ka luajtur rolin e personit unifikues, pasi çdoherë ka qenë vegël e zotëri Kurtit dhe ka qenë në shërbim të tij. Asnjëherë nuk ka qenë në shërbim të asaj për çka është zgjedhur presidente”, thotë ai.

Ndërkaq, analisti politik, Albinot Maloku, thotë për KosovaPress, se presidentja Osmani ka ambicie që të rikandidojë për presidente, por që sipas tij, e njëjta nuk e meriton edhe një mandat.

“A e meriton edhe një mandat tjetër? Unë mund të them me rehati të madhe që jo. Ajo nuk e ka luajtur rolin të cilin e ka obliguar Kushtetuta e vendit. A e ka vullnetin personal ajo? Gjithsesi që po dhe e ekspozon këtë vullnet, por mundësinë për t’u rizgjedhur konsideroj që nuk e ka. Subjektet politike nuk e kanë asnjë arsye të vetme që ta rizgjedhin për presidente pas prillit të vitit të ardhshëm”, thotë ai.

Aktualisht, legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës, që rrjedh nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk është konstituar ende si pasojë e moskompletimit të trupave të Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese më 30 shtator ka dalë me një njoftim ku ka thënë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, që ka nisur më 15 prill, nuk ka përfunduar, pasi që nuk është zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb.

Kushtetuesja ka urdhëruar deputetët e Kuvendit të konstituojnë legjislaturën e nëntë brenda afatit 12-ditor prej publikimit të aktgjykimit të plotë, por pa specifikuar pasojat juridike në rast se nuk kompletohen trupat e legjislativit.

Vendimi i Kushtetueses është pas ankesës së Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, lidhur me votimin ndaras të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Hasani komenton vendimin e Kushtetueses: E drejta e vetos për serbët, një marrëzi në retorikën e LVV-së

30 September 2025 at 21:22


Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka reaguar pas interpretimit që po i bëhet vendimit të fundit të Kushtetueses lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Hasani ka hedhur poshtë idenë se ky vendim u jep deputetëve të komunitetit serb një “veto absolute”, duke e cilësuar këtë si një interpretim të gabuar.

“E drejta e vetos ka qenë një marrëzi që është krijuar këtu, në retorikën e pushtetit të deridjeshëm”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Kushtetuesja ka konstatuar se seanca konstituive nuk ka përfunduar për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, por kjo nuk nënkupton se serbët kanë të drejtë vetoje.

Hasani sqaroi se e drejta e vetos ekziston vetëm në dy raste të përcaktuara qartë: te amendamentet kushtetuese dhe te ligjet e veçanta për të drejtat e komuniteteve. Ai kujtoi se edhe ushtria e Kosovës është formuar përmes ligjeve, pa pasur nevojë për ndryshime kushtetuese.

“As serbët lokalë e as shqiptarët nuk mund të krijojnë gjendje jokushtetuese e pastaj të thonë se kanë të drejta absolute. Kjo që po quhet veto nuk qëndron. Rasti është i ngjashëm me zvarritjen e konstituimit të Kuvendit deri në zgjedhjen e Dimal Bashës. Ashtu si u gjet zgjidhja atëherë, duhet të gjendet edhe tani”, ka theksuar Hasani në RTVDukagjini.

Krasniqi: Lista Serbe po synon të bllokojë punën në Kuvend

11 September 2025 at 18:15


Grupi i deputetëve Multietnik në Kuvendin e Kosovës ka dorëzuar komente në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me konstituimin e legjislaturës së nëntë, pas ankesës së Listës Serbe për moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Në emër të grupit Multietnik, deputeti Elbert Krasniqi tha se procedura e votimit të ndarë për nënkryetarët nga komunitetet jo shumicë ka qenë në përputhje me Kushtetutën. Madje nënvizoi se nuk pret që Kushtetuesja të kthejë prapa votimin e Emilja Rexhepit si nënkryetare nga komuniteti jo serb.

Deputetët e Listës Serbe më 30 gusht i janë drejtuar Kushtetueses, lidhur me votimin për nënkryetarin serb në Kuvendin e Kosovës.

Gjykata Kushtetuese më 5 shtator ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator, përmes së cilës ua ndalon deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ndërmarrin veprime ose të procedojnë për formimin e qeverisë së re.

Krasniqi, i cili është edhe ministër në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, duke akuzuar Listën Serbe se po synon bllokimin e Kuvendit, kërkoi nga Gjykata Kushtetuese të mos e marrë për bazë ankesën e tyre.

“Për arsye të Listës Serbe, Kuvendi po mbetet peng dhe i bllokuar. Nuk ka asnjë dilemë dhe ne jemi dëshmitarë se Republika e Kosovës është e ndërtuar në frymën multietnike të përfaqësimit afirmativ, duke mbrojtur të drejtat e secilit komunitet. Janë të drejta që na mundësojnë zhvillim të përbashkët dhe këto të drejta nuk duhet të përdoren si veto që mundësojnë bllokadë të njëanshme. Pikërisht për këtë arsye ne i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese me komentet tona në lidhje me ankesën e Listës Serbe. Procedura e zhvilluar deri më tani ka qenë e rregullt dhe gëzon legjitimitet të plotë demokratik. Ne si Grup Multietnik kemi pasur të drejtë të plotë të propozojmë kandidatin tonë në mënyrë të ndarë. Lidhur me këtë, unë kam propozuar zonjën Emilja Rexhepi, e cila është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit... Ndarja e votimit s’ka qenë vetëm preferencë e deputetëve të komuniteteve jo serbe, por ka pasqyruar vullnetin dhe konsensusin e deputetëve në tërësi”, theksoi Krasniqi në konferencë për media të enjten.

Ai tha se Lista Serbe po synon të imponojë një situatë të njëjtë sikur në Bosnjë e Hercegovinë, ku e drejta për komunitetet të shndërrohet në bllokadë.

Sipas tij, nëse merret për bazë ankesa e Listës Serbe, prishet balanci i respektimit të të drejtave të komuniteteve jo shumicë.

“Kjo situatë e cila sot tenton të imponohet nga Lista Serbe është e njëjtë me atë në Bosnjë e Hercegovinë, ku e drejta është tentuar të shndërrohet në bllokadë. Pra, përvoja e Bosnjë e Hercegovinës është dëshmi e duhur se çfarë pasojash të rënda sjell një sistem ku pakica parlamentare mban të drejtën e vetos dhe bllokimin e shtetit... Vendet e garantuara për komunitetin serb nuk mund të interpretohen si monopol i një partie të vetme. Ato kanë garanci të përfaqësimit, por askund nuk duhet të shndërrohen në mundësi sabotimi ndaj institucioneve të Kosovës. Në emër të Grupit Multietnik kemi kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të mos e marrë për bazë ankesën e Listës Serbe, pasi kjo do të prishte balancin e respektimit të të drejtave të të gjitha komuniteteve jo shumicë dhe përfaqësimin në institucionet e vendit. Andaj vlerësojmë se Kuvendi duhet të vazhdojë punën dhe asnjë komunitet nuk mund të shfrytëzojë ulëset e garantuara për të sjellë bllokadë. Aq më tepër Lista Serbe, që e ka njërën këmbë në Beograd e tjetrën në Prishtinë”, deklaron Krasniqi.

Deputeti nga komuniteti egjiptian tha se ai nuk ka votuar për asnjë kandidat të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.

Madje, ai akuzoi kandidatin e Listës Serbe për nënkryetar, Sllavko Smiq, se është zëri, dora dhe syri i kryeterroristit Milan Radoiçiq në Kosovë.

“Po flasim për një person i cili, nëse analizoni profilin e tij, e shihni se kë ka më shumë fotografi. Me terroristin Milan Radoiçiq, është zëri, dora dhe syri i tij në Prishtinë. Këtë nuk mundemi ta pranojmë edhe si komunitete. Nuk besoj se Gjykata Kushtetuese mund të kërkojë nga unë apo kushdo tjetër që të votojë ditë e natë për të minuar Republikën e Kosovës”, theksoi ai.

Kuvendi më 26 gusht zgjodhi Dimal Bashën për kryeparlamentar si dhe tre nënkryetarët nga komuniteti shqiptar.

Përfaqësuesja nga komunitetet joserbe, Emilija Rexhepi, u zgjodh nënkryetare e Kuvendit, ndërkaq dhjetë deputetët e komunitetit serb nuk arritën të sigurojnë 61 votat e nevojshme për të marrë këtë post, përfshirë edhe deputetin Nenad Rashiq.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u mbyll më 30 gusht nga kryeparlamentari Dimal Basha, ani pse deputetët nuk arritën të zgjedhin nënkryetarin nga komuniteti serb krahas zgjedhjes së kryetarit dhe katër nënkryetarëve të tjerë të legjislativit.

Basha, në arsyetimin e tij, ka thënë se ka ndërmarrë këtë veprim për të mos u bllokuar shteti dhe për të vijuar punën Kuvendi, rrjedhimisht edhe për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve parlamentare.

Komente në Kushtetuese kanë dorëzuar edhe presidentja Vjosa Osmani si dhe Lëvizja Vetëvendosje.

​Bajrami: LDK nuk merr pjesë në takimin e së hënës

30 August 2025 at 13:42

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e së hënës të ftuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Kështu tha deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami pas dështimit të zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb dhe përmbylljes së seancës konstituive.

Bajrami e ka quajtur shkelje flagrante të Kushtetutës së Kosovës mbylljen e seancës konstituive.

“Ishit dëshmitarë të një shkelje flagrante të Kushtetutës, ku kryetari i sapo zgjedhur i Kuvendit të Kosovës mbylli seancën konstituive pa të drejtë sepse rregullorja e thotë qartë që Kuvendi konstituohet dhe seanca konstituive mbyllet vetëm në rastin kur zgjedhet kryetari dhe zgjidhen të gjithë nënkryetarët.

LDK nga dita e parë ka refuzuar në votimin ndaras për arsye se është e qartë tani më edhe në pikën 4 të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese ku ne urdhërohemi që të vazhdojmë konstituimin e Kuvendit sipas agjendës së dakoduar më 8 prill ku kanë qenë të përfaqësuar të gjitha partitë parlamentare”, tha ajo, raporton kp.

Deputetja nga radhët e LDK-së, tha se është e qartë se kush është bllokuesi. Sipas saj, në mungesë të numrave për të krijuar qeverinë e re, Albin Kurti po vazhdon me këtë bllokadë.

The post ​Bajrami: LDK nuk merr pjesë në takimin e së hënës appeared first on Telegrafi.

​Gashi fajëson LVV: Ka plan bllokimin institucional, përfitimin nuk e di

30 August 2025 at 11:46

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se vendi është në bllokadë institucionale si pasojë e dëshirës së Lëvizjes Vetëvendosje për ta bllokuar Kuvendin e Kosovës.

Ai para nisjes së seancës konstituive tha se bllokada nuk është kushtetuese, por politike.

“Bllokada në vete nuk është kushtetuese, por është politike dhe qëllimi është politik.. procedura që është ndjekur qëllimi politik me përdorë procedurën për bllokim të Kuvendit është i Lëvizjes Vetëvendosje ata nuk kanë dashur me zgjedh as kryetarin e Kuvendit dhe tash e kanë gjetur dhe kanë dashur me bindje të plotë edhe kanë dashur me bllokua edhe të nënkryetarëve shqiptar procedurën e konstituimit të Kuvendit dhe tash e kanë gjetur një pikë ku mund të krijojnë më shumë simpati popullore duke bllokuar tek pika e Listës Serbe….

Kanë qenë pikërisht deputetët e Vetëvendosjes që kanë insistuar që udhëzimet të kenë fuqi detyruese, dhe tani po e përdorin këtë instrument kundër interesave të Kosovës, instrument që nuk është dashur të ekzistojë në këtë formë”, ka deklaruar Gashi, raporton kp.

Gashi ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka plan për bllokim të institucionet të Kosovës, për çka tha se cili është përfitimi nuk e dinë.

 

The post ​Gashi fajëson LVV: Ka plan bllokimin institucional, përfitimin nuk e di appeared first on Telegrafi.

Lista Serbe paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses, Simiq: Po shkelen të drejtat, Rashiq nuk e ka mbështetjen e serbëve

28 August 2025 at 13:02

Deputeti serb, Igor Simiq i shoqëruar nga kolegët e tij ka folur pas përfundimit të seancës së sotme të Kuvendit, ku dështoi të zgjidhet nënkryetari nga komuniteti serb.

Simiq para mediave u shpreh se po shkelet rendi kushtetues dhe të drejtat e serbëve.

“Është ndërprerë seanca siç e dini, arsyeja është se po shkelen të drejtat e popullit serb, ata janë të vetëdijshëm çfarë po bëjnë. Seancën e kaluar e kam informuar kryeparlamentarin për shkeljet Kushtetuese. Shkelja kryesore është se kandidati për nënkryetar duhet ta ketë shumicën e deputetëve serbë, e ky është Slavko Simiq. Po shkelen të drejtat dhe këtë po e bënë partia në pushtet – ajo e Albin Kurtit”, ka thënë Simiq, ndërkaq ka paralajmëruar se Lista Serbe do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka shtuar se deputeti serb Nenad Rashiqi nuk e ka mbështetjen e serbëve, pasi sipas Simiqit ai ka marrë pesë herë më pak vota se Slavko Simiq.

“Për fat të keq nuk po respektohen të drejtat e popullit serb, dhe Lista Serbe do të ankohen sepse janë shkelur të drejtat dhe i bëjë thirrje partive tjera shqiptare dhe atyre jo shqiptare që të mos votojnë”, tha Igor Simiq.

Ai shtoi se kandidati i listës serbe Slavko Simiq është propozuar sipas ligjeve të parapara dhe kryeparlamentari e ka refuzuar. /Telegrafi/

The post Lista Serbe paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses, Simiq: Po shkelen të drejtat, Rashiq nuk e ka mbështetjen e serbëve appeared first on Telegrafi.

Publikimi i Bashës, Limaj: Fyese e në përputhje me propagandën serbe, ata që e votuan t’ia bëjnë ‘vendin’ kësaj pune

28 August 2025 at 11:32

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se kryetari i Kuvendit, Dimal Basha me publikimin e tij ka shtrembëruar të dhëna për vendin  vetëm për ta botuar siç tha gjoja një artikull shkencor.

Limaj tha se kjo është shumë serioze dhe fyese, ndërkaq sipas tij, punime të tilla kanë pas në akuza të drejtpërdrejta nga organet ndjekëse.

“Është në përputhje të plotë me propagandën serbe”, tha ai.

I pyetur nëse duhet të iniciohet shkarkimi i Bashës, ai tha “ata që e kanë votuar duhet t’ia bëjnë vendin kësaj pune”. /Telegrafi/

 

 

The post Publikimi i Bashës, Limaj: Fyese e në përputhje me propagandën serbe, ata që e votuan t’ia bëjnë ‘vendin’ kësaj pune appeared first on Telegrafi.

Përpjekja e radhës për konstituim të Kuvendit, kush do të jetë nënkryetar nga radhët e serbëve?

28 August 2025 at 07:41

Sot do të mbahet seanca konstituive e 59-të me radhë, ku pritet të bëhet zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhës e pakicës serbe.

Kjo pikë dështoi në seancën e së martës, pasi kandidatët nga radhët e serbëve nuk morën votat e nevojshme.

Fillimisht nga Lista serbe u propozua Slavko Simiq për nënkryetar të Kuvendit, por i njëjti nuk mori votat e nevojshme tri herë radhazi.

Pasi Simiq dështoi tri herë radhazi të votohet, Verica Çeraniq u përzgjodh me short që të votohet për shkak se Lista Serbe nuk propozonte tjetër kandidat përveç Simiqit.

Verica Çeraniq, në raundin e parë të votimit nuk mori asnjë votë për madje as nga kolegët e saj partiak, 51 vota ishin kundër dhe 20 abstenime.

Shorti u zhvillua edhe për disa deputetë tjerë të Listës serbe, por që nuk morën votat e nevojshme.

Pas disa tentativa radha për tu hedhur në votim ishte edhe e deputetit Nenad Rashiq. Por, as Rashiq nuk arriti të zgjidhet nënkryetar në raundin e parë.

Ai mori vetëm 55 vota për, 1 kundër dhe 17 abstenime.

Seanca do të vazhdojë sot në ora 11:00.

Ndryshe, të martën pas disa muajve të ngërçit politik kryetar i Kuvendit u zgjodh Dimal Basha. /Telegrafi/

 

The post Përpjekja e radhës për konstituim të Kuvendit, kush do të jetë nënkryetar nga radhët e serbëve? appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku: Vota për Bashën nga PDK e AAK, gabim trashanik – Kosova po hyn në krizë tjetër

26 August 2025 at 16:50

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet krejtësisht, pasi që ngërçi vazhdoi me zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Pas kësaj kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pati kritika për PDK-në dhe AAK-në që votuan për zgjedhjen e Dimal Bashës në krye të Kuvendit.

“Është shumë e qartë dallimi vleror që kemi ne me ta edhe sa i përket respektimit të Kushtetutës dhe përmbajtës së njerëzve që ne besojmë që duhet tu prijnë institucioneve të Kosovës. Ky dallim kristal i qartë sot u kurorëzua me triumf të injorancës, zërit përqarës e ndarës. Shpresoj që votuesit e partisë së parë sot ndjehen të përfaqësuar. E ndjej si gabim trashanik votën e dy partive tjera të ish opozitës PDK e AAK që institucioneve të Kosovës të u japin një emër të tillë. Megjithatë ky është vullnet 73 deputetëve shumicës, LDK e respekton këtë vullnet sepse është parti institucionaliste por s’mund të jetë e lumtur me kualitetin e njerëzve që përfaqësojnë këto institucione”, tha Abdixhiku.

Sa i përket moszgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb, Abdixhiku u shpreh se po futemi në një krizë tjetër.

“Besoj se do të futemi në një krizë tjetër të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket vendeve të pakicave në Republikën e Kosovës, në radhë të parë pakicës serbe e cila duhet të ketë qartësi sa i përket të drejtë për propozim. Ajo çka është fatkeq është që Kosova me institucionet e saj të mos mbetet peng i vullnetit të Beogradit. Ne s’marrim pjesë në votime në procedura që s’i konsiderojmë si Kushtetuese në radhë të parë dhe për këtë arsye mbajmë qëndrim parimor”, tha Abdixhiku. /Telegrafi/

The post Abdixhiku: Vota për Bashën nga PDK e AAK, gabim trashanik – Kosova po hyn në krizë tjetër appeared first on Telegrafi.

Votim jo në pako për nënkryetarët nga komunitetet jo-shumicë, Lista Serbe kundërshton

26 August 2025 at 14:38

Kuvendi i Kosovës i është kthyer normalitetit pas gati shtatë muajsh ngërç politik. Në seancën e 58-të të mbajtur sot (e martë) Kuvendi zgjodhi si kryetar deputetin Dimal Basha.

Pas zgjedhjes së Bashës, Kuvendi zgjodhi edhe tre nënkryetarë nga radhët e partive kryesore. Nga LVV u zgjodh Albulena Hahxhiu, nga PDK Vlora Çitaku dhe nga LDK, Kujtim Shala.

Pas kësaj radha ishte për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet.

Elbert Krasniqi nga komunitetet pakicë propozoi tre emra me rotacion për pozitën e nënkryetarit.

“Propozojmë Emilja Rexhepi nga data 26.8.25 deri 26.12.26, Fidan Jilta 26.12.26 deri 26.06.27 dhe Artan Asllani nga 26.06.27 deri në përfundim të mandatit”, tha Krasniqi.

Krasniqi kërkoi që votimi për nënkryetarin nga komunitetet jo shumicë, në këtë rast serbët të bëhet ndaras.

Mirëpo Lista Serbe nuk e pranoj një gjë të tillë. Deputeti Igor Simiq kërkoi që edhe votimi për nënkryetarët nga komunitetet të bëhet në pako.

Ata propozuan emrin e Sllavko Simiq për nënkryetar.

Megjithatë në foltore ka marrë fjalën edhe deputeti i vetëm serb që nuk i takoj këtij grupi, Nenad Rashiq që e propozoi emrin e vet për nënkryetar.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit, Dimal Basha kërkoi që votimi të bëhet veç e veç. /Telegrafi/

The post Votim jo në pako për nënkryetarët nga komunitetet jo-shumicë, Lista Serbe kundërshton appeared first on Telegrafi.

Krasniqi: PDK mbajti fjalën, në një situatë normale asnjëherë nuk do ta votonim dikë si Dimal Basha

26 August 2025 at 12:48

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot pasi u zgjodh kryetar i Kuvendit, Dimal Basha tha se është i bindur se as votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe as qytetarët e Kosovës nuk janë të kënaqur me përzgjedhjen e Albin Kurtit për kryetar të Kuvendit.

Krasniqi në një deklaratë për media theksoi se sot e kanë parë qartë votuesit se sa i vlerëson Albin Kurti.

“Pas gati pesë muajve bllokadë nga Lëvizja Vetëvendosje, me rikthimin te rendi kushtetues dhe tërheqja nga propozimi i anëtarëve të Qeverisë Kurti, ashtu siç kemi thënë nga fillimi, sot, larg nga e dëshiruara, u zgjodh Kryetari i Kuvendit”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së tutje tha se “në një situatë normale asnjëherë nuk do të votonim dikë si Dimal Basha në krye të kuvendit, por ne sot kemi votuar siç kemi thënë nga dita e parë për ta zhbllokuar situatën dhe për t’i qëndruar besnik fjalës së dhënë publike”. /Telegrafi/

The post Krasniqi: PDK mbajti fjalën, në një situatë normale asnjëherë nuk do ta votonim dikë si Dimal Basha appeared first on Telegrafi.

Ganimete Musliu: I thashë JO Dimal Bashës, nuk mund të votoj për një përçarës

26 August 2025 at 12:47

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka sqaruar arsyet pse ka refuzuar të japë votën e saj për Dimal Bashën si kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Në një reagim publik, Musliu është shprehur qartë se zgjedhja e Bashës është e papranueshme për të, duke e cilësuar atë si figurë përçarëse.

“I thashë JO Dimal Bashës. Nuk mund të votoj për Kryetar të Kuvendit një person që karrierën politike e ka ndërtuar, jo mbi vizionin e unitetin, por mbi urrejtje dhe përçarje,” ka shkruar Musliu.

Ajo theksoi se refuzimi i saj nuk ishte personal por i bazuar në parim, duke e konsideruar Bashën si një figurë që ka treguar përçmim ndaj vlerave që ajo përfaqëson.

“Si qytetare dhe si deputete, nuk mund të pranoj që në një nga pozitat më të larta shtetërore të ulet dikush që hapur ka treguar përçmim ndaj Ushtrisë Çlirimtare, ndaj Drenicës, ndaj PDK-së dhe ndaj figurës së Hashim Thaçit,” ka theksuar ajo.

Musliu shtoi se një votë për Bashën do të ishte tradhti ndaj votuesve të saj, të cilët i kanë dhënë besim që prej më shumë se një dekade e gjysmë.

“Vota për një përçarës si Dimal Basha do të quhej tradhti ndaj besimit të mbi 31.000 votuesve të cilët i kanë besuar fjalës time për më shumë se 16-të vjet,” shkroi ajo.

Musliu tha se vendi ka nevojë për udhëheqës që bashkojnë dhe respektojnë historinë.

“Ne kemi nevojë për udhëheqës që bashkojnë, jo që përçajnë e përçmojnë. Ne kemi nevojë për liderë që respektojnë historinë, jo që e shkelin atë për interesa personale apo politike. Ne kemi nevojë për dinjitet! Ky nuk është inat – ËSHTË PARIM”, ka shkruar deputetja Musliu.

Zgjedhja e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit u bë me 73 vota për, përfshirë edhe disa deputetë nga PDK e AAK. /Telegrafi/

The post Ganimete Musliu: I thashë JO Dimal Bashës, nuk mund të votoj për një përçarës appeared first on Telegrafi.

“Një magar nuk mund t’u prijë 100 luanëve” – deputeti Nura godet Dimal Bashën

26 August 2025 at 10:39

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura ka thënë se është fyerje për votuesit në Kosovë që Dimal Basha të jetë në krye të Kuvendit.

Ai tha se propozimi i Bashës nga VV në seancën e kaluar ishte befasi.

“Sa i përket propozimit të VV-së vërtetë është me të ardh keq që VV vendos me qit një propozim që i ka befasu edhe vetë ata. Një njeri që besoj që edhe votat e VV-së nuk do të shkonin për Dimal Bashën”, tha Nura.

Nura tha se edhe për PDK-në ka qenë befasi dhe se kërkuan të marrim një pauzë dhe të njoftohen se a është vërtetë vullneti dhe qëndrimi i tyre që Dimal Basha të jetë në krye të Kuvendit.

“Në ushtri e kemi një term që thotë më mirë është një luan me ju pri 100 magarëve, se një magar me ju pri 100 luanëve. Tash Dimal Basha me qenë në krye të Kuvendit është fyerje për votuesit e VV-së dhe fyerje për votuesit e tërë Kosovës”, tha Nura. /Telegrafi/

The post “Një magar nuk mund t’u prijë 100 luanëve” – deputeti Nura godet Dimal Bashën appeared first on Telegrafi.

Hasani: S’e përjashtoj mundësinë që Kuvendi të mos konstituohet dhe Kushtetuesja të vihet sërish në lëvizje

24 August 2025 at 15:34

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, thotë se i takon politikës që, brenda normave dhe parimeve kushtetuese, të gjejë rrugë për të dalë nga ngërçi politik.

Në këtë intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hasani thotë se nuk e përjashton mundësinë që Kuvendi të mos konstituohet brenda 30-ditësh dhe Gjykata Kushtetuese “të vihet sërish në lëvizje sipas procedurës së paraparë kushtetuese dhe ligjore”.

Sipas Hasanit, i cili është profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, aktgjykimi i fundit i Kushtetueses lidhur me konstituimin e Kuvendit është i qartë, por shton se bazuar në sjelljen e Lëvizjes Vetëvendosje, afati 30-ditor i vendosur nuk do të respektohet.

“Nëse gjykojmë sjelljet e zotit [kreut të LVV-së, Albin] Kurti, gjendja po shkon drejt moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ai po zbaton aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me qëllim të pengimit të konstituimit ose inaugurimit të Kuvendit të Kosovës”, thotë ai.

Hasani vlerëson se e vetmja mangësi e aktgjykimit të Kushtetueses është që aty nuk qartësohet sanksioni kushtetues. Si sanksion të mundshëm ai përmend decertifikimin e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, ose kur të identifikohen rastet e shkelësve të vendimeve të Kushtetueses, ata sipas tij, duhet të “eliminohen nga pozitat drejtuese, në këtë rast, në procesin e konstituimit”.

Aktgjykimi i Kushtetueses – i publikuar i plotë më 18 gusht – u jep 30 ditë kohë deputetëve të përmbyllin procesin e konstituimit. Aty thuhet se kryeparlamentari zgjidhet me votim të hapur dhe emri i një kandidati mund të hidhet në votim deri në tri herë.

Profesor Hasani, a kanë shkaktuar paqartësi vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, të cilat kanë të bëjnë me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës?

Enver Hasani: Jo, askund nuk mund të fajësohet Gjykata Kushtetuese për paqartësi. Si ky aktgjykim, ashtu edhe ai i qershorit, janë të qartë. Problemi ka lindur dhe lind gjithmonë në terrenin politik. Kështu ka qenë edhe në të kaluarën. Dispozitat kushtetuese kanë qenë dhe mbeten të qarta, duke bërë dallim mes konstituimit (inaugurimit) të Kuvendit të Kosovës dhe punës së Kuvendit të Kosovës pas konstituimit, si organ kushtetutvënës, ligjvënës, mbikëqyrës, deliberativ dhe përfaqësues i popullit të Kosovës dhe i qytetarëve të saj.

Konstituimi është inaugurimi solemn i Kuvendit të Kosovës pas certifikimit të zgjedhjeve nacionale, ashtu siç e ka sqaruar Gjykata Kushtetuese në vitin 2014. Në këtë inaugurim solemn nuk mund të ketë grup tjetër parlamentar përveç atyre që dalin nga vullneti i lirë dhe kutitë e votimit. Vetëm pas inaugurimit mund të vijë deri te riformimi dhe riformatizimi i grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Megjithatë, edhe atëherë, ai rikonfigurim dhe riformatizim nuk mund të ndryshojë strukturën e organeve të Kuvendit të Kosovës dhe as ato që lidhen me punën e tij. Për këtë ekzistojnë aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese që nuk lejojnë ndryshimin e kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe të strukturës së Komisionit Qendror Zgjedhor si pasojë e fluktuimeve partiake që ndodhin natyrshëm në Kuvend dhe në terrenin politik. Çdo qasje ndryshe do ta zhvlerësonte kuptimin e zgjedhjeve nacionale.

Interpretimet ndryshe që janë bërë dhe i bëhen këtij dimensioni – pra inaugurimit të Kuvendit të Kosovës dhe natyrës së tij juridiko-kushtetuese – janë dashakeqe dhe vijnë nga njerëz që nuk kanë njohuri themelore për të drejtën kushtetuese dhe të drejtën parlamentare si pjesë e saj. Në këtë dashakeqësi, jo rrallë shohim shfaqje të çoroditura nga individë që dikur kanë qenë militantë të një partie, ndërsa sot janë kundër së njëjtës parti.

Kushtetuta, megjithatë, mbetet e njëjtë dhe nuk ka ndryshuar asgjë në konceptimin e inaugurimit të Kuvendit të Kosovës: ai duhet të bëhet patjetër, dhe mosinaugurimi i tij nuk mund të çojë në zgjedhje të jashtëzakonshme të përgjithshme. Kjo është përgjegjësi e grupeve parlamentare, ashtu siç kanë dalë nga kutitë e votimit, dhe asnjëherë ndryshe.

Partia e parë fituese, që është gjithmonë fituese relative, sikurse edhe në vitin 2021, ka vetëm një privilegj: t’i prijë procesit në mënyrën e përcaktuar nga Kushtetuta dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç interpretojnë ato nenet 66.1 dhe 67 të Kushtetutës dhe dispozitat relevante ligjore e nënligjore mbi inaugurimin e Kuvendit të Kosovës.

Mangësia e aktgjykimit, “qartësimi i sanksioneve kushtetuese”

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese a ofron saktësi për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit?

Enver Hasani: Po. Aktgjykimi i fundit, pa asnjë dyshim, ofron saktësi për zhbllokimin e procesit të inaugurimit të Kuvendit të Kosovës. Partia e parë, ose koalicioni fitues i zgjedhjeve të shkurtit 2025, ka prerogativën kushtetuese për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit. Me këtë prerogativë vjen edhe përgjegjësia, që nënkupton se e drejta e dhënë kushtetuese nuk mund të abuzohet pafundësisht, sepse tashmë ekziston një afat 30-ditor brenda të cilit kjo e drejtë duhet të ushtrohet. Përveç kësaj, aktgjykimi i fundit ka treguar qartë edhe mënyrën e inaugurimit, duke e kufizuar të drejtën e propozimit të një kandidati vetëm në tri herë.

Çka i mungon vendimit të Kushtetueses?

Enver Hasani: Mendoj se i mungon qartësimi i sanksionit kushtetues. Në arsyetimin e saj, Gjykata, me stil të qartë profesional dhe elokuencë, ka treguar se Kushtetuta e Kosovës mund të shkelet edhe nga individë apo subjekte të tjera, të cilat më parë nuk kanë figuruar shprehimisht në tekstin e saj. Siç e dimë, deri më tani shkelje të tilla, me pasoja të qarta juridike, mund të ndodhnin vetëm nga presidenti i Republikës. Për këtë ekziston një praktikë e pasur gjyqësore, e cila prej kohësh studiohet dhe mësohet në katedrat e së drejtës kushtetuese në Kosovë dhe jashtë saj, përveçse është trajtuar gjerësisht edhe në literaturën akademike.

Meqë Gjykata Kushtetuese, duke iu referuar mendimeve të Komisionit të Venecias, ka vënë në dukje se edhe individët mund të jenë shkelës të Kushtetutës në mënyrë autonome gjatë ushtrimit të detyrimeve të tyre kushtetuese dhe ligjore, atëherë është dashur dhe duhet të ndërtohen sanksione të qarta kushtetuese për shkelësit e tillë. Këto sanksione janë gjithmonë të ndryshme nga ato që shqiptohen në sferën penale, civile apo administrative.

E theksoj këtë sepse, për fat të keq, vazhdimisht ka njerëz që, në emër të profesionit, kërkojnë burgosjen e deputetëve për shkak të sjelljeve të tyre në procesin e inaugurimit të Kuvendit të Kosovës. Në këtë kuptim, asnjëherë nuk mund të ndodhë burgosja e deputetëve të Kosovës për shkak të moskonstituimit të Kuvendit. Përgjegjësia penale e deputetëve lind vetëm nëse ata shkelin ligjin penal, e jo Kushtetutën e Kosovës. Kaq e thjeshtë është kjo.

Profesor, çfarë mund të jenë ato sanksione?

Enver Hasani: Po, sanksionet mund të jenë, ta zëmë, që krejt natyrshëm do t’i shkonte zotit (kryesuesit të seancës konstituive Avni) Dehari decertifikimi i tij dhe jo vetëm largimi nga posti i kryesuesit për shkak të moshës. Ose, kur mund të identifikohen rastet e shkelësve (të vendimeve të Kushtetueses), të eliminohen nga pozitat drejtuese, në këtë rast, në procesin e konstituimit.

A po i shmangë Kushtetuesja në vendimet e saj të fundit pasojat ndaj shkelësve të vendimeve të saj?

Enver Hasani: Sigurisht që deri më tani Gjykata Kushtetuese ka vepruar me një lloj ndrojtjeje dhe është mbështetur shumë në mirëbesimin e deputetëve për zbatimin e aktgjykimeve të saj. Pra, arsyeja pse Gjykata nuk po i vë në dukje pasojat juridiko-kushtetuese për individët që në mënyrë specifike pengojnë dhe rrënojnë procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës lidhet, nga njëra anë, me frikën nga politika dhe reagimet e saj irracionale, dhe nga ana tjetër me mbështetjen në mirëbesimin e deputetëve se do t’i zbatojnë detyrimet e tyre kushtetuese të përcaktuara në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

Profesor Hasani, e përmendët që Gjykata Kushtetuese ka vepruar me një lloj ndrojtjeje. Nga kush druhet gjykata?

Enver Hasani: Partia në pushtet – nëse merret parasysh arkivi ose rekordi i krejt partive politike në raport me institucionet e drejtësisë, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, ose mbi të gjitha, Gjykatën Kushtetuese – besoj që Lëvizja Vetëvendosje ka një rekord absolut, dhe brutaliteti me të cilin ajo ka ftuar për linç ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është i pashembullt në jurisprudencën, jo vetëm të Kosovës, por edhe të vendeve të rajonit. Do të thosha se janë raste të rralla në praktikën e ish-vendeve komuniste. Mund të krahasohet me Bjellorusinë, me rastin e Gjykatës Kushtuese në Rusi. Në të tjerat, nuk mund të hasim në këso (situatash) që me kaq brutalitet, me goditje kaq brutale, me ftesë për linçim në mënyrë kaq primitive, siç shohim te Lëvizja Vetëvendosje. Tentime të tilla ka pasur edhe në vitin 2014 ndaj meje personalisht, ndaj personit tim, dhe ndaj Gjykatës Kushtetuese, por zbatimi i tyre nuk ka shkuar me kaq vështirësi dhe me kaq komentime tërësisht joprofesionale.

Kërkesa e Osmanit “kishte për qëllim paralizimin e punës të Kushtetueses”

Ku çon kjo shmangie e pasojave nga Gjykata Kushtetuese?

Enver Hasani: Kjo shmangie çon në thellimin e ngërçit politik aktual, duke e bërë edhe më të vështirë zgjidhjen e tij – zgjidhje që është e pashmangshme, sepse asnjëherë individi, sado i fuqishëm politikisht, nuk mund të fitojë betejën me normat dhe parimet kushtetuese e ligjore dhe me mekanizmat shtetërorë që garantojnë zbatimin e tyre. Asnjëherë.

Presidentja Vjosa Osmani e ka tërhequr kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pasojat juridike për mosrespektimin e aftit 30-ditësh për konstituimin e Kuvendit. Pavarësisht kësaj, a mund të pritet që Gjykata Kushtetuese ta japë një mendim dhe a mund të ndodhë kjo para se të kalojë afati aktual prej 30 ditësh, që përfundon më 18 shtator?

Enver Hasani: Kërkesa e zonjës Osmani ka qenë turpi më i madh që mund të bëjë një shef shteti. Ajo ka pasur vetëm një qëllim: paralizimin e punës së Gjykatës Kushtetuese, në vend se të kujdesej për mirëvajtjen e saj, siç e ka detyrim kushtetues.

Edhe sikur zonja Osmani të ketë pasur informata të sakta për rrezikim të sigurisë kombëtare nga një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, ajo nuk ka guxuar dhe nuk guxon të dalë në publik e të denoncojë një gjë të tillë. Si shefe e shtetit, ajo ka në dispozicion të gjitha mekanizmat kushtetues dhe shtetërorë për të nisur procedurat e nevojshme dhe për të penguar çdo rrezikim të sigurisë kombëtare. Thirrja me emër e mbiemër e një gjyqtari kushtetues nga presidentja e Republikës, në një çështje ku vetë është palë në procedurë, përbën asgjë më pak se huliganizëm institucional, i papranueshëm për çdo institucion shtetëror – e aq më pak për presidentin e Republikës.

Kjo kërkesë është qartazi e pabazuar dhe pa meritë. Gjykata, megjithatë, ka të drejtë të vazhdojë procedurën lidhur me të. Por, kjo kërkesë nuk ka asnjë relevancë në procedurat që lidhen me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, sepse presidenti i Republikës nuk mund të paraqitet si palë në procedurë për këtë temë. Presidenti i Republikës ka vetëm një autorizim: thirrjen e seancës së parë konstituive – dhe edhe këtë jo si detyrim, por si kompetencë që mund ta ushtrojë nëse dëshiron.

Zgjidhja e ngërçit “është politike”

A mendoni që Gjykata Kushtetuese sërish do të ballafaqohet me kërkesa për interpretim të gjendjes së krijuar lidhur me konstituimin e Kuvendit?

Enver Hasani: Nëse gjykojmë sjelljet e zotit Kurti, gjendja po shkon drejt moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ai po zbaton aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me qëllim të pengimit të konstituimit ose inaugurimit të Kuvendit të Kosovës.

Profesor, kur them se a mund të ketë kërkesa për interpretim të gjendjes së krijuar lidhur me konstituimin e Kuvendit, do të thotë a mund të ketë kërkesa të reja po themi, pasi eventualisht të përfundojë afati 30-ditor dhe çfarë mund të jenë ato?

Enver Hasani: Zgjidhja ka qenë dhe mbetet politike. I takon politikës të gjejë rrugëzgjidhje brenda normave dhe parimeve kushtetuese, si dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese që interpretojnë këto norma dhe parime.

Nuk e përjashtoj mundësinë që Kuvendi i Kosovës të mos inaugurohet edhe brenda këtyre 30 ditëve të parashikuara, dhe që Gjykata të vihet sërish në lëvizje sipas procedurës së paraparë kushtetuese dhe ligjore.

Do të thotë, kjo është shtegdalja?

Enver Hasani: Po, nuk ka tjetër rrugë. Rruga e vetme është që procesi politik duhet të zhvillohet sipas normave dhe parimeve kushtetuese, ashtu siç i ka interpretuar dhe i interpreton Gjykata Kushtetuese. Asnjë rrugë tjetër nuk mund të ndiqet./REL/

The post Hasani: S’e përjashtoj mundësinë që Kuvendi të mos konstituohet dhe Kushtetuesja të vihet sërish në lëvizje appeared first on Telegrafi.

U votua nga Gashi e Berisha, deputeti Basha: I falënderoj, por tema nuk jam unë

24 August 2025 at 13:50

Pas seancës së dështuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kandidati për kryetar  nga radhët e Vetëvendosjes, Dimal Basha është shprehur se vendi ndodhet në “ngërç” institucional dhe se opozita sot tregoi fytyrën e vërtetë.

“Kandidatja jonë për kryetare të Kuvendit besoj se duhet të jetë Albulena Haxhiu,” tha Basha, duke shfaqur hapur preferencën e tij.

Ai kritikoi opozitën për mospërfaqësim të vullnetit të saj në përmbushjen e premtimit.

“Opozita u shpërfaq kësaj radhe sepse qëndrimet e tyre kanë qenë që nuk votojnë asnjë anëtar qeverie e u dëshmua që ata edhe nga radhët e deputetëve nuk votojnë, kjo flet shumë për ta,” tha Basha.

Basha theksoi se Kuvendi mbetet në ngërç dhe se opozitës të gjitha arsyet i kanë rënë në ujë.

Basha falënderoi kolegët e opozitës që votuan për kandidaturën e tij dhe bëri thirrje për vëmendje ndaj rëndësisë së Kuvendit të Republikës.

“I falënderoj të gjithë kolegët që kanë votuar për emërimin tim si kryetar Kuvendi. Që tri mandate jemi me deputetin Gashi, njihemi mirë, kemi pasur respekt të ndërsjellët — i falënderoj ata. Tema nuk jam unë, por Kuvendi i Republikës, dhe nevojiten 61 vota për,” përfundoi Basha. /Telegrafi/

The post U votua nga Gashi e Berisha, deputeti Basha: I falënderoj, por tema nuk jam unë appeared first on Telegrafi.

Krasniqi: Kishim gatishmëri për votimin e Dimal Bashës, por VV nuk pranoi as 10 minuta pauzë

24 August 2025 at 11:58

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi pas dështimit të radhës të konstituimit të Kuvendit, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se nuk po tregon asnjë interes për të gjetur zgjidhje por po synon ta vazhdojë krizën politike në vend.

Sipas Krasniqit, në seancën e sotme është tentuar të testohet deklarata e opozitës se do të mbështesë një kandidat për kryetar Kuvendi, për sa kohë ai nuk ka qenë pjesë e Qeverisë në mandatin e kaluar.

Ai tha se deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, është përpjekur të arrijë një marrëveshje për votim por thirrja është injoruar nga ana e pozitës.

“Nuk na mundësuan një pauzë 10-minutëshe nga e cila do të mund ta votonim një kryetar Kuvendi, edhe nëse do të ishte Dimal Basha. Tek e fundit, këta njerëz i ka Vetëvendosja”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së shtoi se shpreson që në seancën e radhës të mos ketë të njëjtën “arrogancë” nga drejtuesi i seancës, Glauk Konjufca, dhe që të jepet hapësira për një marrëveshje të mundshme.

“Shpresoj që pasnesër të mos ketë arrogancë të njëjtë nga Dehari, dhe nëse ka propozim që mund t’i marrë votat e PDK-së, të na japin një pauzë 10-minutëshe”, theksoi ai. /Telegrafi/

The post Krasniqi: Kishim gatishmëri për votimin e Dimal Bashës, por VV nuk pranoi as 10 minuta pauzë appeared first on Telegrafi.

Dështon konstituimi i Kuvendit, as Dimal Basha nuk votohet për kryeparlamentar

24 August 2025 at 11:41

Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën në seancën e 57-të për të bërë një tjetër përpjekje për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Kjo ishte përpjekja e tretë pa sukses që nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton që kandidatët mund të hidhen në votim vetëm deri në tre herë dhe se votimi duhet të jetë i hapur.

Lëvizja Vetëvendosje sot doli me tre propozime. Fillimisht për herë të dytë me radhë u propozua Hekuran Murati, i cili dështoi të marr votat e duhura.

Nga 106 deputetë të pranishëm Murati mori vetëm 55 vota për, 46 kundër dhe 5 abstenime.

Pas dështimit të tij, Murati ishte ai që propozoi për kryeparlamentare ministren në detyrë të Arismit, Arbërie Nagavcin.

As Nagavci nuk mori votat e mjaftueshme.

Nga 106 deputetë të pranishëm ajo  mori vetëm 55 vota për, 47 kundër dhe 4 abstenime.

Nagavci pastaj propozoi deputetin Dimal Basha. Por, as Basha nuk mori votat e mjaftueshme.

Deputeti mori mori vetëm 57 vota për, 25 kundër dhe 24 abstenime.

Në seancat e kaluara LVV kishte propozuar Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën.

Asnjëra prej tyre nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 votash, duke mbetur në maksimum në 57 vota.

Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë ku përcaktohet që legjislativi i ri duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, afat ky që përfundon më 18 shtator. /Telegrafi/

The post Dështon konstituimi i Kuvendit, as Dimal Basha nuk votohet për kryeparlamentar appeared first on Telegrafi.

Hekuran Murati sërish nuk merr votat e duhura për kryeparlamentar – dështon për herë të dytë

24 August 2025 at 11:31

Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën në seancën e 57-të për të bërë një tjetër përpjekje për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Kjo është përpjekja e tretë  që nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton që kandidatët mund të hidhen në votim vetëm deri në tre herë dhe se votimi duhet të jetë i hapur.

Lëvizja Vetëvendosje sot propozoi sërish si kandidat Hekuran Muratin për të dytën herë,  i cili nga 106 deputetë të pranishëm mori vetëm 55 vota për, 46 kundër dhe 5 abstenime.

Në seancat e kaluara LVV kishte propozuar Albulena Haxhiun, Donika Gërvallën. Asnjëri prej tyre nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 votash, duke mbetur në maksimum në 57 vota.

Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë ku përcaktohet që legjislativi i ri duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, afat ky që përfundon më 18 shtator. /Telegrafi/

The post Hekuran Murati sërish nuk merr votat e duhura për kryeparlamentar – dështon për herë të dytë appeared first on Telegrafi.

❌
❌