Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Krasniqi u bën thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje në protestën e 13 dhjetorit në Shkup në mbrojtje të UÇK-së

9 December 2025 at 20:27


Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë qytetare në protestën gjithëkombëtare që do të mbahet më 13 dhjetor, në ora 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, në mbrojtje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Në një postim në Facebook, Krasniqi tha se pas Prishtinës dhe Tiranës, Shkupi do të jetë qendra e radhës ku shqiptarët do të ngrejnë zërin për drejtësi.

“Pas Prishtinës dhe Tiranës, këtë të shtunë, jehona për drejtësi e shqiptarëve do të ngrihet fuqishëm edhe në Shkup. Më 13 dhjetor, në ora 13:00, në Sheshin ‘Skënderbeu’, bashkohen zërat nga të gjitha trojet për të mbrojtur dinjitetin, të vërtetën dhe luftën e drejt të UÇK-së”, ka shkruar ai.

Krasniqi e ka cilësuar protestën si një kauzë të përbashkët të shqiptarëve kudo që jetojnë.

“Një protestë gjithëkombëtare, një kauzë e përbashkët. Drejtësi dhe liri për çlirimtarët!”, shtoi ai.

Protesta pritet të mbledhë pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqiptare, në shenjë mbështetjeje për ish-drejtuesit e UÇK-së që po përballen me proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Memli Krasniqi heq dorë nga kandidimi për deputet

By: redi
26 November 2025 at 20:20

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është emëruar Shef i Shtabit Qendror Zgjedhor të kësaj force politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai ka theksuar se do të angazhohet plotësisht në udhëheqjen e fushatës së partisë. Ai tha se PDK hyn në këtë garë e përgatitur, e bashkuar dhe e vendosur për t’i rikthyer vendit “normalitetin, stabilitetin dhe zhvillimin”.

Source

U emërua shef i Shtabit Zgjedhor, Krasniqi: Nuk do të kandidoj për deputet

26 November 2025 at 16:54


Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do ta udhëheqë fushatën e PDK-së si Shef Shtabin Qendror Zgjedhor.

Krasniqi, në një postim në Facebook, është shprehur se do të jetë plotësisht në shërbim të fushatës, të ekipit, të strukturave dhe të fitores së përbashkët të PDK-së.

“Sot, me vendim të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, kam marrë përsipër përgjegjësinë për të udhëhequr fushatën zgjedhore të partisë, si Shef i Shtabit Qendror Zgjedhor, në rrugën tonë drejt fitores më 28 dhjetor. Këto zgjedhje janë mundësi për t’i rikthyer vendit normalitetin, stabilitetin dhe zhvillimin. PDK hyn në këtë proces më e përgatitur, e bashkuar dhe shumë e gatshme për t’i dhënë vendit drejtimin që meriton”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka njoftuar se kësaj radhe ka vendosur të mos kandidojë për deputet, me qëllim që të përkushtohet tërësisht në udhëheqjen e fushatës së kryetarit dhe kandidatit për kryeministër të PDK-së, Bedri Hamza.

“Prandaj, pas shtatë mandateve si deputet i Kuvendit të Kosovës, këtë herë kam vendosur që të mos jem pjesë e listës tonë zgjedhore. Ky është një vendim i qëllimshëm, që më lejon t’i përkushtohem tërësisht organizimit dhe udhëheqjes së fushatës dhe mbështetjes së plotë për Kryetarin dhe kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamza. Ecim bashkë, me besim dhe vendosmëri, për një Kosovë ma të mirë për të gjithë!”, ka njoftuar Krasniqi. /Telegrafi/

PDK cakton Memli Krasniqin udhëheqës të Shtabit Zgjedhor për zgjedhjet e dhjetorit

26 November 2025 at 16:19


Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, të udhëhequr nga kryetari Bedri Hamza, në të cilën është diskutuar dhe vendosur për organizimin e partisë në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 28 dhjetorit.

Në këtë mbledhje sipas njoftimit për media thuhet se kryesia ka miratuar formimin e Shtabit Qendror Zgjedhor, i cili do ta udhëheqë procesin organizativ dhe koordinues të fushatës.

“Me vendim të Kryesisë, shtabi do të udhëhiqet nga ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili me përvojën, integritetin dhe profesionalizmin e tij, do të garantojë një organizim efikas dhe dinamik drejt fitores”, thuhet në njoftim.

Poashtu, kryesia ka vendosur që pas zgjedhjes së Bedri Hamzës, kryetar i PDK-së, Arian Tahiri të jetë Ushtrues Detyre i Kryetarit të Degës në Mitrovicë.

Kryesia ka mbështetur edhe koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës me Grupin e Deputetëve të Familjes.

“PDK hyn në këto zgjedhje me unitet të plotë, me struktura të mobilizuara dhe me besim në projektin e saj për një qeverisje të përgjegjshme, stabile dhe në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë t’i informojë mediat dhe opinionin publik për secilin hap të mëtejmë të procesit zgjedhor. /Telegrafi/

Partitë përplasen pas dështimit të formimit të Qeverisë, thirrje urgjente për shpalljen e zgjedhjeve

19 November 2025 at 17:20


Pas dështimit të dytë për formimin e qeverisë, deputetë nga partitë kryesore politike kanë reaguar me qëndrime të ndryshme, duke kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që të ndërmarrë hapat e radhës kushtetues.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovë, Bedri Hamza tha se dështimi i njëpasnjëshëm i dy mandatarëve tregon qartë se qeveria aktuale e ka humbur mbështetjen politike.

"Shumica që doli nga zgjedhjet e fundit është treguar e paaftë t’i krijojë institucionet e reja, duke shkaktuar pasiguri institucionale, politike dhe shtetërore. Sot e kemi vetëm një rrugë të përgjegjshme përpara: zgjedhjet e reja. Presidentja e vendit duhet ta caktojë sa më shpejt datën e tyre, sepse mjaft kohë kemi humbur",shkroi Hamza në Facebook.




E deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas seancës tha se tanimë presidentja ka obligim që sa më shpejt të shpallë datën e zgjedhjeve të reja. Ai theksoi se dështimi për formimin e qeverisë ka qenë i paralajmëruar dhe se vendi ka humbur muaj të tërë në një proces pa epilog.

“Kemi mbi nëntë muaj që nga zgjedhjet dhe qytetarët tashmë i kishin thënë ‘jo’ referendumit të Kurtit. Kam paralajmëruar qysh më 27 prill se ky ngërç do të vazhdojë dhe kam kërkuar që vendi të shkojë më herët në zgjedhje. Pas këtij dështimi të paralajmëruar, presidentja është e obliguar të shpallë sa më parë datën e zgjedhjeve. Propagandat e pavërteta të dëgjuara në seancën e parë nuk qëndrojnë – Kosova nuk rrezikon fondet e BE-së, kreditë apo pagat e qytetarëve”, u shpreh Krasniqi.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e quajti procesin e sotëm një “shfaqje teatrale” nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai i bëri thirrje presidentes që të respektojë afatet kohore dhe të mos lejojë ndërhyrje në procedurat kushtetuese.

“Loja me numra këto tetë muaj dhe dështimi i sotëm ishin të paralajmëruar. Vendit nuk i mbetet rrugë tjetër veçse të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Është lajm i keq, por i pritshëm”, deklaroi Zemaj.

Ndërkohë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, akuzoi partitë opozitare se janë bashkuar me Listën Serbe me qëllim të vetëm – kundërshtimin e Albin Kurtit.

“Sot u pa qartë se opozita, bashkë me Listën Serbe, u unifikuan për ta bllokuar Kurtin. Janë të gatshëm të lënë 700 punëtorë të RTK-së pa paga, 85 mijë shërbyes civilë, 400 mijë fëmijë pa shtesa dhe 300 mijë pensionistë pa pensione, vetëm që të mos i mbetet atyre faji. Shpresoj që qytetarët ta kenë parasysh këtë në zgjedhjet që po vijnë”, u shpreh Murati.

Pas dështimit të votimit të mandatarit Glauk Konjufca, vendi pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.

Ndërsa në Kosovë afrojnë zgjedhjet, PDK zgjedh kryetarin e ri

19 November 2025 at 11:32

“Sot ju më dhatë një përgjegjësi të madhe, një nder të jashtëzakonshëm, një detyrë që e pranoj me nder dhe me përkushtim të plotë”, tha Bedri Hamza pas zgjedhjes së tij të hënën si kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, e cila ka qenë prej kohësh një nga forcat kryesore politike të […]

The post Ndërsa në Kosovë afrojnë zgjedhjet, PDK zgjedh kryetarin e ri appeared first on Reporter.al.

Krasniqi: Clark mbetet në anën e drejtë të historisë - dje në mbrojtje të Kosovës e sot të çlirimtarëve

17 November 2025 at 13:55


Krasniqi: Clark mbetet në anën e drejtë të historisë – dje në mbrojtje të Kosovës, sot në mbrojtje të çlirimtarëve në Hagë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas paraqitjes së gjeneralit Wesley Clark në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po dëshmon në procesin gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krasniqi vlerësoi lart rolin historik të gjeneral Clark, duke e quajtur atë një mik të palëkundur të Kosovës.

“Dje, në mbrojtje të popullit tonë në Kosovë. Sot, në mbrojtje të çlirimtarëve tanë në Hagë,” shkroi ai, duke theksuar vazhdimësinë e përkushtimit të Clark ndaj së vërtetës.

Krasniqi tha se gjenerali amerikan ka qëndruar gjithmonë në anën e drejtë të historisë.

“Gjenerali Wesley Clark mbetet me këmbëngulje në anën e drejtë të historisë – një pjesë të së cilës e shkroi me lidershipin e tij,” tha ai.

Ai e përshkroi Clarkun si një figurë të qëndrueshme në raport me Kosovën.

“Ai shfaqet gjithmonë i njëjtë: besnik, i vendosur, i drejtë. Një mik që nuk mban uniformë vetëm në fushën e betejës, por edhe në betejën për të vërtetën,” theksoi ish-lideri i PDK-së.

Në përfundim, Krasniqi u shpreh se parimet dhe vlerat që përfaqëson Clark nuk ndryshojnë dhe se historia tashmë e ka vendosur atë në vendin e duhur.

“Historia e njeh. Ne e nderojmë. Faleminderit, Gjeneral Clark!” përfundoi ai. /Telegrafi/



PDK zgjedh sot kryetarin e ri, kush do ta drejtojë partinë pas Memli Krasniqit?

17 November 2025 at 07:37


Partia Demokratike e Kosovës sot mban Konventën e Përgjithshme, në të cilën pritet të zgjidhet kryetari i ri i partisë.

Konventa po zhvillohet më herët sesa parashihej, pasi më 12 nëntor Memli Krasniqi dha dorëheqje nga posti i tij si kryetar i PDK-së.

Sot, më 17 nëntor, delegatët e PDK-së do të vendosin për drejtuesin e ardhshëm të partisë.

Deri tani, Bedri Hamza ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për të udhëhequr partinë.

“Tani është koha për një PDK të bashkuar, që lufton për drejtësi, zhvillim dhe një Kosovë evropiane. PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve”, ka shkruar Hamza.

Ndërsa Enver Hoxhaj e ka ftuar atë në një debat televiziv mes të dyve.

"E ftoj z. Hamza që të dalim dhe debatojmë, javën e ardhshme. Hajde, të vendosim një standard të ri”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai ka theksuar se gara për kryetar të PDK-së nuk guxon të trajtohet si proces i vogël, por duhet të trajtohet si ngjarje e madhe politike që ka rëndësi për gjithë Kosovën, sepse sipas tij, e tillë është.

Se kush do të marrë drejtimin e PDK-së, pritet të bëhet e ditur sot në orën 17:00 me nisjen e punimeve të Konventës. /Telegrafi/

Hoxhaj: Dorëheqja e Memli Krasniqit ka qenë një lajm i papritur dhe i paparashikuar

14 November 2025 at 21:06


Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se nuk ishte në dijeni paraprakisht për dorëheqjen e Memli Krasniqit nga pozita e kryetarit të këtij subjekti politik.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka pohuar se ka qenë një zhvillim i papritur dhe i paparashikuar.

“Nuk kisha pasur informatë, ka qenë një ngjarje që e kam kuptuar përmes mediave dhe përmes pyetjeve të gazetarëve se a mund të ndodhte, pasi kishte një mbledhje të Kryesisë së PDK-së. Ai na paralajmëroi se ishte një mbledhje me rëndësi”.

“Unë isha në rrugë e sipër, për shkak se isha në Tiranë, pra kur u mbajt mbledhja e Kryesisë së PDK-së. Mendoja se do të kishte një debat rreth asaj se çfarë po ndodhte me votimin në Mitrovicë, ku ishim me ankesën tonë në PZAP, dhe nëse mund ta rikthenim Mitrovicën. Kjo ka qenë pritja që kam pasur unë. Ka qenë një lajm i papritur, i paparashikuar, një befasi e madhe, e cila sigurisht i ka zënë shumëkënd në befasi”, tha Hoxhaj.


Protesta e OVL e UÇK-së në Strasburg, Krasniqi: Ftoj qytetarët, miqtë dhe mërgatën të bashkohen në këtë thirrje për drejtësi

14 November 2025 at 15:17


Memli Krasniqi i PDK-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen e të protestojnë për krerët e UÇK në Strasburg.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se aty ku nisi procesi që rëndoi padrejtësisht mbi emrin dhe sakrificën e UÇK-së aty do të ngrihet zëri i shqiptarëve për drejtësi.

“Të dielën, të gjitha rrugët çojnë në Strasburg. Aty ku nisi procesi që ka rënduar padrejtësisht mbi emrin dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aty do të ngrihet zëri i shqiptarëve për drejtësi dhe dinjitet. Më 16 nëntor, protestat paqësore për të vërtetën dhe respektimin e historisë sonë vazhdojnë, me qytetari, me qetësi dhe me besim në drejtësinë që meriton populli ynë”, ka shkruar ai.

Ai ftoi të gjithë qytetarët, miqtë e Kosovës dhe mërgatën kudo që është, të bashkohen në këtë thirrje të përbashkët për drejtësi dhe për lirinë e çlirimtarëve tanë. /Telegrafi/


Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së pas dorëheqjes së Memli Krasniqit

By: Elva
13 November 2025 at 19:27

Një ditë pas dorëheqjes së kryetarit aktual të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, Bedri Hamza njoftoi se do të garojë për drejtimin e partisë në Konventën e saj më 17 nëntor. Hamza, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit doli i dyti për kryeministër, tha se do të punojë për unifikimin dhe reformimin e […]

The post Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së pas dorëheqjes së Memli Krasniqit appeared first on BoldNews.al.

Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së

13 November 2025 at 18:04


Bedri Hamza ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për t’u bërë kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), vetëm një ditë pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga ky post.

Në një shkrim në Facebook, Hamza tha se beson në “forcën e PDK-së për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend”.

Ai theksoi se PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës — nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi dhe integrimi.

Hamza përmendi me mirënjohje themeluesit e partisë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, duke shprehur dëshirën që ata “të jenë së shpejti mes nesh”. Ai falënderoi gjithashtu Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin për udhëheqjen e tyre “me dinjitet në kohë sfidash”.

“Tani është koha për një PDK të bashkuar, që lufton për drejtësi, zhvillim dhe një Kosovë evropiane. PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve”, ka shkruar Hamza.

Një ditë më parë, Memli Krasniqi kishte dorëzuar mandatin dhe kishte ftuar konventën e partisë për 17 nëntor, duke shprehur publikisht pëlqimin që Bedri Hamza të jetë kandidati për kryetar të ri të PDK-së.


Paralajmërimi i Lladrovcit për garën nacionale, Krasniqi: I vlerësoj njerëzit ambiciozë

12 November 2025 at 21:54


Kryetari i dorëhequr i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar lidhur me raportet e PDK-së me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai tha se ia ka uruar fitoren Lladrovcit dhe me kaq përfundon, duke shtuar se PDK është më e madhe sesa një individ.

Dhe shtoi se PDK e ka të ardhmen më të madhe se hatërmbetjet ose momentumet që krijojnë këso ndasi.

“Unë i vlerësoj njerëzit ambicioz sepse ambicie e madhe është me kriju parti politike dhe me pretendu me kalu pragun. Është përmbyll kapitulli i Drenasit, është vetëm një komunë, e rëndësishme për PDK-në sepse njerëzit e mirë atje na kanë besu e mbështetë gjithmonë. Dhe në çdo lloj pozicioni që kemi qenë jemi mundu me ua kthy me projekte e punë”, tha Krasniqi në Rubikon të Klan Kosovës.

Ndër tjerash, Krasniqi potencoi se nuk ka hatërmbetje me askënd.

Tutje, ish-kreu i PDK-së tha se nën sensin e presionit kohor, si “PDK funksionojnë në mënyrë të jashtëzakonshme”.

Derisa nënvizoi se do të vazhdojë të jetë në Partinë Demokratike të Kosovës.

Krasniqi: Konjufca do të dështojë të formojë qeverinë e re

12 November 2025 at 17:13


Kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje sërish do të dështojë të formojë qeverinë e re.

Ai tha se mandatari për kryeministër nga kjo parti, Glauk Konjufca, s’i ka numrat dhe se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Krasniqi në konferencë për media të mërkurën, tha se deri tani Konjufca s’ka pasur asnjë kontakt apo kërkesë për t’i mbështetur për të krijuar shumicën parlamentare.

Konjufca, pas mandatimit për kryeministër nga presidentja Osmani, ka kohë deri më 19 nëntor të kërkojë votëbesimin në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka dështuar me 26 tetor të formojë qeverinë e re.

“Kërkesa ime ka qenë që ata të nesërmen ta ftojnë seancën, pasi sikur ta kishin ftuar të nesërmen apo më 19, kur është afati i fundit, rezultati dihet, pasi kanë me dështuar. S’ka mundësi që të krijojë një qeveri të re Lëvizja Vetëvendosje. Rrjedhimisht, po shkojmë drejt zgjedhjeve, por sa më herët do të kishte qenë më mirë, vetëm se tash mbetet çështje e afateve kushtetuese. S’ka pasur kontakte, kërkesa. Dihet botërisht se ata kanë marrë për ta zvarritur kohën në funksion të balotazhit, për të krijuar një mjegull kinse kemi një shans, por që realisht edhe ata e dinë se s’kanë asnjë shans me bërë Konjufcën kryeministër”, tha ai.

Krasniqi tha se nuk e mbështet as kërkesën për zgjatje buxhetore nga presidentja Vjosa Osmani.

“Problemi është se s’ka komisione dhe komisionet s’mund të themelohen. Për t’i themeluar komisionet parlamentare duhet me ditë kush është pozita dhe kush është opozita. Ky është problemi. Zgjidhjet që rrëshqasin në terren legal apo jo legal mendoj se nuk na duhen. A është me rëndësi? Po, absolutisht. Më me rëndësi është me u mbajt zgjedhjet më herët dhe mos me i bërë këto zgjatje të panevojshme, pasi s’ka pasur arsye me ia dhënë mandatin, sepse dihet saktësisht se s’i ka votat... Nëse mbahen zgjedhjet më shpejt, mundësia për të pasur qeverinë është më e madhe dhe pastaj s’ka nevojë të ketë zgjatje, sepse në fund të shkurtit mund të miratohet buxheti”, tha Krasniqi të mërkurën, ku njoftoi për dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të PDK-së.

Memli Krasniqi jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së: Ka qenë nder të udhëhiqja partinë

By: Elva
12 November 2025 at 16:03

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar sot dorëheqjen nga posti që mbante prej katër vitesh në krye të partisë. Lajmin ai e bëri të ditur në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, ku u shpreh se vendimi vjen pas një reflektimi të gjatë mbi të ardhmen e […]

The post Memli Krasniqi jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së: Ka qenë nder të udhëhiqja partinë appeared first on BoldNews.al.

Krasniqi dorëhiqet si kryetar i PDK/ Largimi pas rezultatit të ulët në zgjedhje lokale

By: xhir jeta
12 November 2025 at 15:52

Memli Krasniqi njoftoi të mërkurën dorëheqjen si kryetar i partisë së dytë më të madhe në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës.

“Sot pas shumë kohe reflektimi, ka ardhur momenti i duhur, prandaj sot kam vendosur të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë”, tha Krasniqi.

Dorëheqja e tij vjen pesë muaj pasi ai ishte rizgjedhur në krye të partisë për një mandat të dytë në qershor.

Ai e kishte marrë drejtimin e partisë në vitin 2021.

Krasniqi njoftoi se do ta mbledhë konventën e partisë më 17 nëntor, ku do të zgjidhet kryetari i ri.

“Ky vendim nuk është as i momentit dhe nuk lidhet vetëm me zhvillimet e fundit. Është reflektim i gjatë i imi mbi atë se çfarë i duhet më shumë partisë në fazën e ardhshme”, shtoi ai.

Ai shtoi se PDK-ja ka nevojë për të krijuar “një momentum, dhe një mundësi të re për familjen tonë demokratike. Si dikush që nuk ka pasur asnjëherë ambicie për kryeministër, në zgjedhjet e ardhshme kandidati ynë duhet të jetë edhe kryetar i partisë”.

Gjatë udhëheqjes së tij, PDK-ja doli e dyta në zgjedhjet parlamentare, duke i fituar 24 ulëse, me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

Krasniqi shtoi se do ta mbështesë Hamzën nëse garon të hënën për kryetar të partisë./rel

Dha dorëheqjen si kryetar, Krasniqi: Kandidati i ardhshëm për kryeministër duhet të jetë kreu i PDK-së

By: redi
12 November 2025 at 16:02

Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqjen nga kreu i PDK-së. Ai theksoi se tani është koha për një momentum të ri. ”Një lidership që kërkon ndryshim për Kosovën duhet të ketë guxim për ndryshim brenda vetës. Prandaj sot kam vendosur për të dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së. Është momenti për të krijuar një momentum të ri. Mendoj se kandidati i ardhshëm për kryeministër duhet të jetë…

Source

Memli Krasniqi jep dorëheqjen si kreu i PDK-së

By: redi
12 November 2025 at 15:45

Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Më herët ai paralajmëroi një konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë së partisë. ”Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot, pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë, do të mbajë konferencë për media”, tha PDK në njoftim. …

Source

Hamza falënderon Memli Krasniqin për udhëheqjen, apelon për bashkim të partisë

12 November 2025 at 16:54


Pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga pozita e kryetarit të Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka ardhur reagimi i nënkryetarit të kësaj partie Bedri Hamza.

Hamza ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm që Krasniqi ka dhënë në udhëheqje.

“Nuk gjej fjalë për ta falënderuar mikun tim, Memli Krasniqin, për kontributin e madh që ka dhënë në udhëheqjen e PDK-së. Me integritet, vendosmëri dhe përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta, ai e drejtoi partinë në periudhat më të vështira”, ka shkruar Hamza.

Duke shprehur respektin dhe mirënjohjen për bashkëpunimin e sinqertë, Hamza shtoi se partia në këto momente po përballet me sfida të rëndësishme.

“Respekt dhe mirënjohje për bashkëpunimin korrekt dhe për gjithçka që ke bërë për PDK‑në, miku im. Sot, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar, të përkushtuar dhe të vendosur përballë sfidave që na presin. Bashkimi, besimi dhe përkushtimi ynë i përbashkët janë forca më e madhe e PDK‑së dhe garancia e suksesit tonë”, ka shkruar Hamza.

Ndryshe Memli Krasniqi pas zyrtarizimit të dorëheqjes ka bërë të ditur se Bedri Hamza duhet të jetë kandidati i ardhshëm për kryeministër nga PDK, derisa ka theksuar se do ta ketë mbështetjen e tij edhe për postin e kryetarit të partisë. /Telegrafi/

A do të jetë Bedri Hamza kryetar i ri i PDK-së? Krasniqi: Nëse kandidon, unë do ta mbështes

12 November 2025 at 16:16


Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje sot (e mërkurë) nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai e zyrtarizoi dorëheqjen e tij në një konferencë për media, duke thënë se ky është hap reflektimi dhe përgjegjësie për krijimin e një momentumi të ri për PDK-në.

Ndonëse u pyet nga gazetarët se a do të jetë Bedri Hamza, kryetari i ri i partisë, Krasniqi u shpreh se gara është e hapur.

“Meqenëse tash jemi para zgjedhjeve mendoj se duhet ta kemi edhe kandidatin për kryeministër edhe kryetar të partisë. Unë jam i bindur që kandidati i PDK-së për kryeministër duhet të jetë Bedri Hamza, dhe normalisht se nëse miku im kandidon për të qenë kryetar i PDK-së ai e ka mbështetjen time të plotë”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se ka besim në lidershipin e Hamzës.

“Besoj në lidershipin e tij dhe besoj që është figura që mund ti prijë partisë në fazën e ardhshme. Gara është e hapur, kushdo që i plotëson kriteret statutare dhe rregullores së konventës ka të drejtë me garu”, tha Krasniqi.

Krasniqi bëri të ditur se të hënën më 17 nëntor do të mbahet konventa e PDK-së ku edhe do të bëhet zgjedhja e kryetarit të ri. /Telegrafi/


❌
❌