Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 December 2025Main stream

Ismaili: Programi i Bedri Hamzës e trajton problemin kryesor të qytetarëve, do t’i ulim çmimet me masa konkrete

21 December 2025 at 16:31


Nënkryetari i PDK-së dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Uran Ismaili, ka mbajtur një takim me fermerë, ku ka shpalosur programin garues të Partisë Demokratike të Kosovës, me theks te ulja e kostos së jetesës.

Ismaili theksoi se qytetarët dhe fermerët po përballen me rritje të vazhdueshme të çmimeve, ndërsa presionet ekonomike pritet të rriten edhe më shumë në vitet e ardhshme, përfshirë inflacionin, faturat e energjisë elektrike dhe tatimin në pronë.

Ai tha se kjo gjendje kërkon ndryshim të menjëhershëm dhe masa konkrete, duke theksuar se programi i kandidatit për kryeministër Bedri Hamza është ndërtuar pikërisht për t’i trajtuar këto problem në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Në programin tonë parashihen masa të qarta për uljen e kostos së jetesës. Do ta heqim TVSH-në nga energjia elektrike dhe nga produktet esenciale, në mënyrë që qytetarët dhe fermerët të kenë lehtësim real ekonomik,” ka theksuar Ismaili.

Ai shtoi se Bedri Hamza është një kandidat për kryeministër që përfaqëson të gjithë qytetarët pa dallim dhe se bëhet fjalë për një ekonomist të dëshmuar, i cili synon ta bashkojë shoqërinë dhe të punojë për mirëqenie të qëndrueshme.

“Me 28 dhjetor, qytetarët kanë një mundësi reale për ndryshim. Programi ynë nuk është premtim bosh, por plan konkret për ta ulur koston e jetës dhe për ta përmirësuar mirëqenien e çdo familjeje,” ka shkruar Ismaili.

Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin për tatimin në pronë dhe do të ulim çmimin e energjisë

By: Telegrafi
21 December 2025 at 12:31


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar disa biznese në qytetin e Gjakovës, ku është takuar me përfaqësues të sektorit privat dhe punëtorë.

Gjatë vizitës te bizneset Heinze, Geli Fruits, G4SHI dhe Nertili, Hamza ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për bizneset vendore dhe ka theksuar rolin kyç të tyre në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Si Kryeministër, do të jem partner dhe aleat i fuqishëm i sektorit privat, me investime, grante dhe mbështetje institucionale, në mënyrë që bizneset të përmirësojnë kushtet e punës dhe të rrisin pagat për punëtorët e sektorit privat,” ka deklaruar Hamza.

Ai ka bërë edhe zotime konkrete në favor të bizneseve dhe qytetarëve. Së pari, Hamza ka paralajmëruar ndryshimin e ligjit për rritjen e tatimit në pronë për objektet afariste, të miratuar nga qeveria aktuale.

“Ligjin për rritjen e tatimit në pronë do ta ndryshojmë, në mënyrë që barra financiare të mos rëndojë mbi bizneset,” ka theksuar ai.

Po ashtu, Hamza ka njoftuar se qeveria e tij do të heqë TVSH-në për energjinë elektrike, me qëllim të uljes së faturave për qytetarët dhe bizneset.

“Do ta heqim TVSH-në për energjinë elektrike, që qytetarët dhe bizneset të paguajnë fatura më të ulëta të energjisë,” ka shtuar Hamza.

Kryetari i PDK-së ka bërë të ditur se ka nisur një tur nëpër qytetet e Kosovës, për t’u takuar drejtpërdrejt me qytetarë dhe biznese, si dhe për të shpalosur programin e tij për punë, mirëqenie dhe zhvillim ekonomik./Telegrafi/


I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor "të ndriçohet e ardhmja e Kosovës me votë"

20 December 2025 at 23:21


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike, duke theksuar se sonte, në Klinë, sërish ka pasur ndërprerje të rrymës gjatë tubimit elektoral të PDK-së.

“Sonte na u ndalë rryma në Klinë. Kjo tashmë na është bërë rutinë. Ky ishte shërbimi i veçantë i kësaj qeverie për pesë vjet,” ka deklaruar Hamza.

Ai ka shtuar se zgjedhjet e 28 dhjetorit janë një mundësi për ndryshim dhe për një qeverisje që ofron shërbime funksionale për qytetarët.

“Më 28 dhjetor, le ta ndriçojmë të ardhmen e Kosovës me votën tonë. Më 28 dhjetor, votoni për një qeveri që punon,” ka theksuar Hamza, duke përmbyllur mesazhin me sloganin: “Bashkë. Përpara.”



Uran Ismaili: Me 28 dhjetor përçarjes i vjen fundi, Bedri Hamza garantues i bashkimit

20 December 2025 at 22:57


Nënkryetari i PDK-së dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie, Uran Ismaili, së bashku me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, kanë shpalosur programin dhe prioritetet e PDK-së në një tubim të mbajtur me banorët e Hajvalisë, Veternikut dhe Prishtinës së Re.

Ismaili tha se zgjedhjet e 28 dhjetorit janë një mundësi e rëndësishme për qytetarët që t’i japin fund përçarjes dhe ta kenë një kryeministër përbashkues, i cili e shtyn përpara zhvillimin dhe mirëqenien qytetare.

Ai theksoi se mbështetja e dhënë nga qytetarët është dëshmi e qartë se ata janë të gatshëm të bashkohen rreth vizionit të Bedri Hamzës për një Kosovë më stabile dhe me jetë më të mirë për të gjithë.



Before yesterdayMain stream

PDK vazhdon serinë e videove 10-sekondëshe me AI: Pensionistë që mezi mbijetojnë. Keq, Albin

20 December 2025 at 16:52


Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar publikimin e një serie të veçantë videosh, përmes së cilës adreson tema të rëndësishme politike dhe ekonomike. Përmes këtyre videove, PDK jo vetëm që shpalos arsyet pse Bedri Hamza duhet të votohet për Kryeministër të Republikës së Kosovës, por edhe kritikon Albin Kurti dhe qeverinë e tij për dështimet gjatë mandatit.

Veçantia e kësaj serie qëndron në vazhdimin e përdorimit të Inteligjencës Artificiale në komunikimin e fushatës, një qasje që PDK e ka shfrytëzuar edhe më herët, përfshirë edhe në krijimin e këngës së fushatës We Rise Together.

Videot janë shumë të shkurtra, me kohëzgjatje prej rreth 10 sekondash, me pothuajse vetëm një pamje dhe të shoqëruara me dy fjali të qarta, duke përcjellë mesazhe direkte dhe lehtësisht të kuptueshme për qytetarët.

Videoja e tretë, e publikuar sot nga PDK, i referohet kritikës ndaj anashkalimit të pensionistëve nga Qeveria Kurti.

Në video shfaqet një i moshuar teksa numëron paratë mbi tavolinë, ndërsa mesazhi shoqërues thotë: “Pensionistë që mezi mbijetojnë. Keq, Albin.”

Më poshtë gjeni videon e publikuar nga PDK.


Rritje pagash dhe mirëqenie për familjet: Bedri Hamza nis shpërndarjen e fletushkave me zotimet kryesore nëpër qytete

By: Telegrafi
20 December 2025 at 15:33


Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka filluar shpërndarjen e fletushkave nëpër qytetet e Kosovës me zotimet kryesore të programit të tij.

Hamza ka qëndruar dje në Ferizaj, ku bashkë me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliu kanë takuar qytetarë, në mesin e tyre edhe mërgimtarë, të cilët kanë ardhur për të votuar më 28 dhjetor.

“Zotimet tona kryesore për zhvillim dhe mirëqenie tashmë në duart e qytetarëve. Bashkë në Ferizaj, përpara për Kosovën”, ka shkruar Hamza.

Zotimet kryesore të Hamzës përfshijnë 50% rritje pagash, pensionesh, ndihmat sociale, ulje të tatimit në paga, zero TVSH për produkte bazike dhe energjinë elektrike.

Bedri Hamza e Xhavit Haliti e nisin ditën në Pejë, shprehen të bindur për fitore

20 December 2025 at 13:46


Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Bedri Hamza, e ka nisur sot ditën në Pejë, në shoqëri me Xhavit Halitin.

"Me Bedriun, njeriun e duhur për kryeministër të Kosovës, e nisëm ditën në Pejën e Haxhi Zekës, mes njerëzve tanë të mirë, me besim e shpresë për fitoren e PDK-së", ka shkruar Haliti në rrjetet sociale.

PDK mban sot takim në Pejë në ora 17:30, ku do të merr pjesë edhe Bedri Hamza.


Ismaili: Do t’i ulim çmimet me heqjen e TVSH-së nga energjia elektrike dhe nga shumë produkte esenciale

20 December 2025 at 11:50


Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe numri dy në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Uran Ismaili, së bashku me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, kanë mbajtur një tubim me qytetarët e Kolovicës dhe të Nazim Gafurrit në Prishtinë.

Mes një numri të madh të qytetarëve, Hamza dhe Ismaili kanë shpalosur programin dhe prioritetet e PDK-së për mandatin katërvjeçar që synojnë ta marrin, me fokus në zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe lehtësim të kostos së jetesës për qytetarët.

“Me qytetarët e Kolovicës dhe Nazim Gafurrit mbrëmë u bashkuam rreth vizionit tonë për jetë më të mirë në Kosovë”, ka deklaruar Ismaili.

Ai theksoi se qeveria e ardhshme e udhëhequr nga Bedri Hamza do të heqë TVSH-në nga faturat e energjisë elektrike dhe nga shumë produkte esenciale, me qëllim uljen e çmimeve dhe rritjen e përballueshmërisë së jetesës për të gjitha familjet në Kosovë.

Hamza publikon zotimin e dytë programor: Rritje 50% e pensioneve dhe ndihmave sociale

By: Telegrafi
20 December 2025 at 10:37


Bedri Hamza, Kryetar i PDK-së dhe kandidat për Kryeministër, ka publikuar videon e dytë nga pesë zotimet kryesore programore, kësaj here të fokusuar në rritjen e pensioneve dhe ndihmave sociale.

Në videomesazhin e tij, Hamza ka theksuar se pensionet aktuale nuk mjaftojnë për një jetë të dinjitetshme në kushtet e shtrenjtimit të vazhdueshëm të jetesës.

“Unë e di që pensionet e sotme nuk mjaftojnë për një jetë të dinjitetshme, sidomos në një kohë kur çdo gjë është shtrenjtuar, nga ushqimi te barnat e deri te shërbimet bazike”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka bërë të ditur se të gjitha pensionet do të rriten për 50%, përfshirë pensionet e moshës, kontributdhënëse, të kategorive të luftës, të aftësisë së kufizuar dhe invalidore, pa përjashtim.

“Asnjë pension në Kosovë nuk do të jetë më i ulët se 250 euro”, ka theksuar ai.

Po ashtu, Hamza ka njoftuar se do të rriten për 50% edhe të gjitha ndihmat sociale. “Me mua Kryeministër, shteti do të jetë pranë jush”, ka përfunduar Hamza.


Ismaili: Me Bedri Hamzën kryeministër bizneset do të mbështeten me grante deri në 30% të investimit

19 December 2025 at 21:23


Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe numri dy në listën zgjedhore të kësaj partie, Uran Ismaili, ka vizituar sot disa biznese lokale në Ferizaj, në kuadër të aktiviteteve zgjedhore, së bashku me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza dhe kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu.

Ismaili theksoi se përkrahja e bizneseve vendore është një nga prioritetet kryesore të programit të PDK-së, duke nënvizuar se zhvillimi ekonomik nuk mund të arrihet pa politika konkrete që lehtësojnë punën dhe investimet e sektorit privat.

Sipas tij, programi i PDK-së parasheh grante investive deri në 30 për qind të vlerës së investimit, pagesën e TVSH-së pas shitjes e jo në kufi për më shumë likuiditet për bizneset prodhuese, si dhe themelimin e Agjencisë së Eksporteve për hapjen e tregjeve të reja.

Ismaili tha se këto masa synojnë ta vendosin biznesin në qendër të zhvillimit ekonomik, me shtetin në rol mbështetës e jo pengues për iniciativën private, duke shtuar se zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve janë pjesë qendrore e vizionit të PDK-së dhe Bedri Hamzës për qeverisjen e ardhshme.

Në fund, ai ftoi qytetarët që më 28 dhjetor të votojnë për zhvillim ekonomik dhe përkrahje reale të bizneseve.


Bedri Hamza nga Ferizaj: Qeveria ime do të jetë partnere e sektorit privat

19 December 2025 at 18:57


Kryetari i PDK-së dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka theksuar se mbështetja për sektorin privat do të jetë një nga shtyllat kryesore të qeverisjes së tij, duke vlerësuar se pa biznese të forta nuk ka zhvillim të qëndrueshëm të shtetit.

Gjatë një vizite në Ferizaj, bashkë me kryetarin e komunës, Agim Aliu, Hamza vizitoi kompanitë RF Polissage dhe X-Plast, të cilat, sipas tij, janë shembull i bizneseve që krijojnë vende pune dhe forcojnë ekonominë vendore.

“Qeveria ime do të jetë partnere e sektorit privat, sepse pa një sektor privat të fortë nuk ka zhvillim të shtetit. Ne do t’i mbështesim bizneset të rriten, të investojnë dhe t’i rrisin pagat për punëtorët”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka shtuar se bizneset kanë nevojë për politika të drejta dhe mbështetje konkrete, e jo për pengesa administrative dhe fiskale.

Sipas Hamzës, programi i PDK-së parasheh tatim sipas fitimit real për qarkullim deri në 30 mijë euro, si dhe grante deri në 30 për qind për rritje, zhvillim dhe investime të reja.

“Bizneset kanë nevojë për mbështetje dhe politika të drejta, jo pengesa”, ka theksuar Hamza, duke ritheksuar zotimin se qeveria e ardhshme do të jetë aleate e sektorit privat.


PDK me seri videosh 10-sekondëshe me AI: Fatura më të ulëta të energjisë elektrike për çdo familje

19 December 2025 at 18:43


Partia Demokratike e Kosovës ka nisur publikimin e një serie të veçantë videosh, përmes të cilave adreson tema të caktuara politike, ekonomike dhe shpalos arsyet pse duhet të votohet Bedri Hamza për Kryeministër të Republikës së Kosovës.

Veçantia e kësaj serie qëndron në vazhdimin e përdorimit të Inteligjencës Artificiale në komunikimin e fushatës, një qasje që kjo parti e ka përdorur edhe në krijimin e këngës së fushatës “We Rise Together”.

Videoja e sotme, e publikuar sot nga PDK, i referohet zotimit të Bedri Hamzës për uljen e çmimit të energjisë elektrike.

“Fatura më të ulëta të energjisë elektrike për çdo familje. Voto Bedri Hamzën! #PDK130”, thuhet në videon e PDK-së.

Më poshtë gjeni videon e publikuar nga PDK.


Ismaili nga Dardania: Kur Bedri Hamza thotë se do t’i rris pagat 50%, ai e realizon

19 December 2025 at 13:37


Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore, Uran Ismaili, së bashku me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, kanë mbajtur tubim elektoral në lagjen Dardania në Prishtinë.

Në fjalën e tij para qytetarëve, Ismaili tha se PDK në këto zgjedhje ka kandidat një njeri të dëshmuar, i cili i ka dhënë Kosovës vite të tëra shërbimi publik dhe rezultate konkrete.

“Kemi kandidat një njeri të dëshmuar. Një person që i ka dhënë Kosovës shumë, gjithë jetën e vet në shërbimin publik”, tha Ismaili.

Ai theksoi se dallimi i Bedri Hamzës nga kundërkandidatët e të tjerë është besueshmëria e tij, sepse çdo premtim i dhënë më parë është realizuar.

“Kur ka thënë se do t’i rrisë pagat 50%, njerëzit e kanë ditur që ato paga do të rriten. Kur ka thënë se do t’i ulë tatimet, bizneset e kanë ditur që tatimet do të ulen”, u shpreh Ismaili.

Sipas tij, angazhimi i PDK-së është i qartë: bashkimi i qytetarëve dhe largimi nga klima e përçarjes dhe konfliktit që ka mbizotëruar viteve të fundit.

“Angazhimi ynë është me bashku Kosovën, larg kësaj klime të përçarjes e konfliktit, dhe me e kthy vendin në një drejtim përpara, ku secila familje në Kosovë do ta ndjejë përfitimin nga qeverisja e Bedri Hamzës”, përfundoi Ismaili.



Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar

18 December 2025 at 21:50


Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie, Uran Ismaili, i ftuar në emisionin Pressing në T7, ka folur për programin zgjedhor të PDK-së dhe pritjet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Ismaili theksoi se dallimi kryesor mes kandidatit për kryeministër Bedri Hamza dhe kandidatëve të tjerë është fakti se Hamza gëzon mbështetje përtej ndarjeve partiake, si rezultat i punës së tij të dëshmuar ndër vite dhe në pozita të ndryshme publike.

Sipas tij, Bedri Hamza është politikan që ka ndërtuar besim sepse ka treguar se di t’i realizojë premtimet që i jep qytetarëve.

“Bedri Hamza është ndoshta politikani më i pëlqyer nga të gjitha grupacionet politike dhe është i vlerësuar për faktin se është i dëshmuar. Njerëzit kanë besim se, nëse zoti Hamza thotë se do t’i rrisë pagat në sektorin publik për 50 për qind, ata janë të vetëdijshëm se kemi të bëjmë me një politikan që e ka dëshmuar se mund ta arrijë një gjë të tillë, sepse e ka bërë edhe në të kaluarën. Pra, ai arrin ta planifikojë, ta kalkulojë dhe ta ekzekutojë.” tha Ismaili.

Ai shtoi se ky besim i ndërtuar me vepra është arsyeja pse Hamza shihet si figurë unifikuese dhe si zgjedhje e besueshme për udhëheqjen e vendit pas 28 dhjetorit.

Haliti bën thirrje për mobilizim: Si dikur rreth UÇK-së, sot për fitoren e PDK-së

18 December 2025 at 21:21


Xhavit Haliti, kandidat për deputet me numër 14, në listën e PDK-së ka qëndruar sot në Suharekë.

"Si dikur gjatë ilegales, edhe sonte u mirëprita nga njerëz të mirë, punëtorë dhe aktivistë të dalluar të Suharekës. Bashkëbiseduam për projektin zgjedhor të PDK-së, të prirë nga Bedri Hamza", ka shkruar Haliti në rrjetet sociale.

Haliti ka apeluar për mobilizim të PDK-së.

"U bëra thirrje që, ashtu siç u mblodhëm dikur rreth UÇK-së për liri, sot të mblidhemi rreth PDK-së për fitore, për shpresë dhe për Kosovën", ka shkruar Haliti.

Hamza: Rruga është e qartë edhe për qytetarët e Vushtrrisë, bashkë dhe përpara

18 December 2025 at 20:47


Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në një tubim në mesin e mbështetësve të PDK-së në Vushtrri ka thënë se Kosova ka nevojë për një kapitull të ri stabiliteti, shprese e zhvillimi.

Duke thënë se tani është koha për bashkim, Hamza i ka ftuar qytetarët e Vushtrrisë ta votojnë PDK-në dhe numrin 130 më 28 dhjetor.

“Sot ju ftoj ta ktheni besimin në votë, punën në mbështetje dhe shpresën në fitore. Bashkë, punojmë. Bashkë, ecim. Bashkë, fitojmë. Përpara për çdo qytetar. Përpara për çdo familje që kërkon siguri dhe mirëqenie. Përpara për një Kosovë ma të fortë, ma të zhvilluar, ma dinjitoze. Me numrin 130, me PDK-në, ecim të sigurt drejt fitores. Bashkë. Përpara. Për Vushtrrinë që meriton ma shumë”, është shprehur ai.

Programi i Hamzës bazohet në katër shtylla: zhvillim ekonomik dhe mirëqenie, arsim dhe shëndetësi, drejtësi, si dhe mbrojtje dhe politikë e jashtme.

Hamza është zotuar për rritje të pagave dhe pensioneve deri në 50%, sistem tatimor më të drejtë, lehtësira dhe subvencione për bizneset, krijimin e Fondit të Papunësisë, themelimin e Gjykatës së Punës, ndërtimin e Stadiumit Olimpik Kombëtar, krijimin e fondit prej 30 milionë eurosh në vit për bursa studentore, qendra kujdesi për të moshuarit në çdo rajon të Kosovës, drejtësi të pavarur nga politika, krijimin e Gardës Kombëtare të Kosovës, si dhe rifillimin e Dialogut Strategjik.

“Qytetarët nuk kërkojnë mrekulli. Ata kërkojnë dinjitet. Stabilitet. Një ekonomi që ua lehtëson jetën. Dhe pikërisht këtë e ofron programi ynë. Zgjidhje reale, të llogaritura, të financuara qartë”, ka theksuar Hamza.

PDK nis seri videosh 10-sekondëshe me AI: Çmime më të ulëta, shporta plot

18 December 2025 at 18:10


Partia Demokratike e Kosovës ka nisur publikimin e një serie të veçantë videosh, përmes të cilave adreson tema të caktuara politike, ekonomike dhe shpalos arsyet pse duhet të votohet Bedri Hamza për Kryeministër të Republikës së Kosovës.

Veçantia e kësaj serie qëndron në vazhdimin e përdorimit të Inteligjencës Artificiale në komunikimin e fushatës, një qasje që kjo parti e ka përdorur edhe në krijimin e këngës së fushatës “We Rise Together”.

Videot janë shumë të shkurtra, me kohëzgjatje prej 10 sekondash, me pothuajse vetëm një pamje dhe të shoqëruara me dy fjali të qarta, duke përcjellë mesazhe direkte dhe të kuptueshme për qytetarët.

Videoja e parë, e publikuar sot nga PDK, i referohet zotimit të Bedri Hamzës për uljen e çmimeve, me synim që qytetarët të kenë më shumë para në dispozicion për blerjen e produkteve bazike.

Në video shfaqet një burrë me fëmijën e tij, i shoqëruar me mbishkrimin: “Çmime më të ulëta, shporta plot. Voto Bedri Hamzën.”

Më poshtë gjeni videon e publikuar nga PDK.


Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, Hamza: Lajm i mirë, vendim i drejtë

18 December 2025 at 09:16


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës është një lajm i mirë dhe një vendim i drejtë.

Hamza në një postim në Facebook shkruan se qytetarët tanë nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie.

“I falënderoj partnerët evropianë për mbajtjen e premtimit. Tani duhet të hapet një kapitull i ri me BE-në, i bazuar në reforma, integrim evropian dhe zhvillim ekonomik. Bashkë me aleatët, Kosova do të ecë përpara!”, shkruan Hamza.

Ndryshe, mbrëmë presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar nga Brukseli se në përfundim të Samitit BE–Ballkani Perëndimor është marrë vendimi që të gjitha masat e vendosura ndaj Kosovës të hiqen.

Ajo bëri të ditur se një pjesë e masave hiqen menjëherë, ndërsa pjesa tjetër do të hiqet në fund të janarit.

Lidhur me këtë ka shkruar edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ajo ka thënë se Bashkimi Evropian ka nisur procesin e heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës, ndërsa 205 milionë euro ndihmë financiare pritet të lëshohen në fillim të vitit të ardhshëm.

“Jam e lumtur të njoftoj se po ecim përpara për të hequr masat ndaj Kosovës. Po programojmë 216 milionë euro ndihmë financiare dhe kemi ndërmend të lëshojmë 205 milionë euro në fillim të vitit të ardhshëm”, ka shkruar Von der Leyen në platformën X. /Telegrafi/


Hamza në Prizren: 50% rritje page për mësuesi, mjekët, policët, zjarrëfikësit e ushtarët..

17 December 2025 at 19:30


Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në hapje të fushatës zgjedhore në Prizren ka prezantuar katër shtyllat e programit të tij: zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia, arsimi dhe shëndetësia, drejtësia, mbrojtja dhe politika e jashtme.

Duke u zotuar se qeveria e udhëhequr nga ai do të punojë për të gjithë, Hamza ka premtuar 50 për qind rritje pagash për të gjithë zyrtarët publikë,

“Ne besojmë në një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, që nuk e lë pas asnjë qytetar. Prandaj, do t’i rrisim pagat dhe pensionet. Pagat për mësuesit dhe arsimtarët, për mjekët, policët, zjarrfikësit, ushtarët dhe për të gjithë ata që paguhen nga buxheti i shtetit do të rriten deri në 50%”, ka thënë ai.

Hamza ka premtuar lehtësira për bizneset, krijimin e Fondit të Papunësisë, themelimin e Gjykatës së Punës, ndërtimin e Stadiumit Olimpik Kombëtar, fond 30 milionë euro në vit për bursa studentore, ilaçe falas për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, drejtësi të pavarur nga politika.

“Do ta krijojmë Gardën Kombëtare të Kosovës, si forcë operative sipas standardeve të NATO-s. Anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian për mua nuk ka alternativë. Do ta thellojmë partneritetin me NATO-n, do të punojmë për Partneritetin për Paqe, do ta rifillojmë Dialogun Strategjik me SHBA dhe do ta synojmë Marrëveshjen Strategjike me aleatin tonë kryesor. Po ashtu, do të punojmë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe për marrjen e statusit të kandidatit në BE”, ka thënë Hamza, duke u bërë thirrje qytetarëve ta votojnë PDK-në me numër 130 për ta çuar Kosovën së bashku përpara."

Murati i reagon Abdixhikut dhe Hamzës për kërkesën ndaj BE-së rreth heqjes së masave

16 December 2025 at 19:37


Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj kërkesave të Lumir Abdixhikut dhe Bedri Hamzës për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Murati i ka akuzuar ata se me mos-votimin e Planit të Rritjes së BE-së në vlerë 882 milionë euro, po tentojnë të paraqiten si të shqetësuar për vendin, ndërkohë që veprimet e tyre kanë dëm të drejtpërdrejtë për qytetarët.

“Bedri Hamza e Lumir Abdixhiku, të njëjtit që nuk e votuan Planin e Rritjes së BE-së, i paskan shkru letrë BE-së duke kërkuar gjoja heqjen e masave Kosovës. Tek tash kur e panë që mos-votimi do të ketë pasoja në humbje të votave, po bëhen gjoja po brengosen për shtetin. Ju me mos-votimin tuaj ia mohuat ekonomisë së vendit 882 milionë euro”, ka shkruar Murati, shkruan Telegrafi.

Ndërkohë, Lumir Abdixhiku ka dërguar një letër Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke kërkuar heqjen e menjëhershme të masave.

Ai ka theksuar se vazhdimi i tyre është i pajustifikuar dhe nuk pasqyron zhvillimet institucionale në vend, duke shtuar se “pushteti lokal në komunat veriore tashmë është transferuar dhe janë përmbushur kriteret e BE-së”.

Po ashtu, Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, gjatë një takimi me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka bërë të ditur se letrën e tij për heqjen e sanksioneve e kishte përcjellë tek kabineti i Presidentit Macron. Hamza tha se “populli i Kosovës e meriton mbështetjen, pavarësisht se kush është në qeveri” dhe shtoi se prioritet do të jetë rikthimi te bashkëpunimi ekonomik dhe diplomatik me aleatët. /Telegrafi/


❌
❌