Gjykata Kushtetuese sot ka hapur dyert në aktivitetin e radhës “Dita e Gjykatës së Hapur”, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në këtë ditë, të gjithë qytetarët, e veçanërisht studentët e drejtësisë, përfaqësuesit e komunitetit juridik dhe vizitorët e tjerë, do të kenë mundësi që të vizitojnë objektin e Gjykatës Kushtetuese dhe të njihen më për së afërmi me Gjykatoren, me Bibliotekën dhe me ambientet në të cilat punojnë gjyqtarët dhe zyrtarët e Gjykatës, si dhe të informohen drejtpërsëdrejti përkitazi me historikun, me punën e deritanishme dhe me kompetencat kushtetuese të këtij institucioni.
"Organizimi i vizitës së qytetarëve të interesuar do të bëhet në përputhje me kapacitetet akomoduese që ofron ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese dhe për grupe prej jo më shumë se pesëmbëdhjetë (15) personash në të njëjtën kohë. Vizitat do të organizohen çdo orë, ndërmjet orës 10:00 dhe 14:00, ndërsa kohëzgjatja maksimale e vizitës do të jetë dyzet e pesë (45) minuta".
Tutje bëhet e ditur se para vizitës në Gjykatë, të gjithë vizitorët e moshës mbi 16 vjeç duhet të kenë me vete dhe të dorëzojnë në recepcion një dokument zyrtar identiteti (kartë studentore, letërnjoftim apo pasaportë).
Gjatë vizitës, vizitorët do të kenë mundësi të bëjnë foto vetëm në Gjykatore dhe në oborrin e Gjykatës. /Telegrafi/
Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka kohë që vazhdon të presë sirtarëve të Gjykatës Kushtetuese. E vetmja përgjigje në pyetjet se ku ndodhet ky proces dhe pse ende nuk ka një aktgjykim, është se “Kjo lëndë është në procedurë të shqyrtimit nga Gjykata”.
Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, përfundoi në Kushtetuese në dhjetor të vitit 2024 nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Nuk është e paraparar në detaje, por në parim duhet të zgjidhet brenda 3 muajve dhe Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë. Ky është një ligj i domosdoshëm, i cili duhet të krijohet edhe në Kosovë. E kam përmendur edhe më parë: duhet të krijohet një SPAK, i cili është kusht për integrimin evropian. SPAK-u ka për detyrë konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme të personaliteteve shtetërore, të cilat, me detyrën e tyre, kanë arritur në pasuri të paligjshme”, tha për RTK, Kadri Kryeziu.
Ligji për verifikim dhe konfiskim të pasurisë, nëse i kalon filtrat e Kushtetueses, pritet të zbatohet ndaj personave zyrtarë dhe palëve të treta, që dyshohet se kanë fituar në mënyrë të pajustifikueshme, drejtpërdrejt ose tërthorazi.
Ai përfshin periudhën nga data 17 shkurt 2008, dhe periudhën brenda dhjetë vjetësh nga momenti kur zyrtarët publikë pushojnë së ushtruari funksionin e tyre.
Ky ligj vlerësohet se mund të tronditë sidomos elitën politike, ndërkohë që mbetet një nga parakushtet për t`u bërë pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë.
Më 5 dhjetor të vitit të kaluar Kuvendi i Kosovës miratoi në të dyja leximet Projektligjin për Byronë e cila është paraparë të funksionojë si autoritet kompetent për të nis dhe për të zhvilluar procedurën e verifikimit të pasurisë, si dhe të parashtrojë propozime në Gjykatë, për konfiskim të pasurisë.
Byroja, përveç një varg kompetencash për hetimin e pasurisë, është paraparë t`i raportojë Kuvendit një herë në vit për punën e saj. Në krye të kësaj byroje do të jetë një drejtor që do të zgjidhet për një mandat 5-vjeçar dhe i njëjti nuk ushtron asnjë funksion tjetër që mund të paraqesë konflikt interesi me funksionin e tij.
Vendimet e fundit të Kuvendit të Kosovës datojnë gati një vit më parë, ndërsa në rrethanat aktuale legjislatura e re, që do të dalë nga zgjedhjet e 28 Dhjetorit, mund të konstituohet tek pas disa muajsh nga tash. Kjo nënkupton se vendi do të shkojë në një periudhë prej më shumë se një vit pa vendimmarrje në institucionin më të lartë. Nga monitorues të punës së Kuvendit, 2025-të vlerësohet vit i humbur, do të bartë pasojat edhe në vitin e ri.
Zero është numri i ligjeve të miratuara, anëtarëve të zgjedhur të bordeve, çështjeve të trajtuara apo i mbikëqyrjeve të kryera nga legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës, të cilën e shpërndau presidentja të enjten.
Edhe pse nuk kryen asnjë punë, ish-ligjvënësit u paguan nga Prilli, kur u betuan – dhe një pjesë e tyre do të vazhdojnë të gëzojnë të ardhura edhe për një kohë, nga e drejta për kompensim kalimtar.
Paraprakisht, edhe pse ligjërisht kishte mandat deri në Mars 2025, legjislatura e tetë kishte ndalur punën në Dhjetor 2024, dy muaj para zgjedhjeve të rregullta parlamentare që u mbajtën më 9 Shkurt.
Madje pa i votuar marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë ato me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes, nga i cili vendi të mund të përfitonte deri në 882 milionë euro.
Në rrethanat aktuale, shqetësues vlerësohet edhe fakti se Kosova do të mbetet pa vendimmarrje në Kuvend edhe për së paku disa muaj – deri pas konstituimit të legjislaturës së dhjetë, që do të dalë nga zgjedhjet e 28 Dhjetorit.
Hulumtuesi i lartë në IKD, Naim Jakaj, vlerëson pasojat e këtij viti mund të jenë të pariparueshme.
“Ky vit tashmë është i humbur për Kosovën dhe pasojat në disa rrafshe do të mund të jenë të pariparueshme. Për arsye se kemi një vit ku nuk dihet nuk dihet nëse do të kemi buxhet në dy-tre muajt e parë, shkojmë pa marrëveshjet nga Plani i Rritjes, shkojmë pa buxhetin për RTK-në, pa buxhetin për katër komunat që tashmë do duhej të ekzekutoheshin ato buxhete të viti 2025”, tha Jakaj.
Po aq i dëmshëm vlerësohet ndikimi që mund të ketë mungesa e Kuvendit në raport me bordet jofunksionale në 17 agjenci të evidentuara nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, por edhe zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
“Ajo është në minimum të kuorumit. Paramendojeni situatën sikur një gjyqtar të dorëhiqet një gjyqtar apo për arsyet të ndryshme të mos jetë i pranishëm dhe të tërhiqet ose shkarkohet, cila do qoftë arsyeja, atëherë Gjykata mbetet pa kuorum dhe nuk mund të trajtojë lëndë ose të ketë proces të vendimmarrjes”, u shpreh Jakaj.
Vendimet e fundit të Kuvendit, datojnë në fillim të muajit Dhjetor 2024 – shumica e të cilave janë ende të kontestuara në Gjykatën Kushtetuese.
Madje edhe viti 2024 ishte vlerësuar i dobët nga monitoruesit e Kuvendit, me matjet e Institutit Demokratik të Kosovës që tregojnë se rreth 35% e seancave kishin rezultuara me vazhdime, ku ndërprerjet ishin pasojë e mungesës kuorumit./Tv Dukagjini/
Nga momenti i hyrjes në fuqi të Ligjit për Banka, për Shërbime të Pagesave dhe Ligji për Amandamentimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, Kosova mund të bëjë aplikimin final për të qenë pjesë e SEPA-së, e cila lejon transfere bankare në euro më shpejtë, me standarde të unifikuara dhe kosto dukshëm më të ulëta krahasuar me sistemet ndërkombëtare tradicionale.
Mirëpo këto tri ligje edhe pse të miratuara nga Kuvendi i Kosovës aktualisht janë në Gjykatën Kushtetuese, të cilat i ka dërguar Partia Demokratike e Kosovës.
Në një përgjigje për Telegrafin nga Gjykata Kushtetuese kanë thënë se kjo lëndë është në procedurë të shqyrtimit.
"Kjo lëndë është në procedurë të shqyrtimit", thanë shkurt nga Gjykata Kushtetuese.
Ndryshe, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi tashmë kanë nisur zyrtarisht pagesat në euro përmes zonës SEPA. SEPA, që aktualisht përfshin 41 vende, duke përfshirë shtetet anëtare të BE-së, disa vende nordike dhe Mbretërinë e Bashkuar, lejon transfere bankare në euro më shpejtë, me standarde të unifikuara dhe kosto dukshëm më të ulëta krahasuar me sistemet ndërkombëtare tradicionale.
Nëse do të ishim pjesë e SEPA-s, kursimi vjetor për bizneset dhe qytetarët llogaritet të ishte diku rreth 55 milionë euro nga tarifat për transferet ndërkombëtare.
Ndryshe, nga Banka Qendrore e Kosovës kishin deklaruar për Telegrafin se BQK më 14 tetor 2024 ka realizuar fazën e para-aplikimit dhe ka dorëzuar zyrtarisht dokumentacionin përkatës pranë organit kompetent të Komisionit Evropian për këtë qëllim (DG FISMA) dhe Këshillit Evropian të Pagesave (EPC).
“Fillimisht BQK dorëzoi para-aplikacionin, i bazuar në draft-ligjet përkatëse dhe draft-rregulloret zbatuese, kurse e përditësoi atë më 20 dhjetor 2024, kur para-aplikimi u plotësua me dorëzimin e tre ligjeve në versionin e tyre përfundimtare pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës (Ligji 08/L-304 për Banka; Ligji 08/L-328 për Shërbime të Pagesave; dhe Ligji 08/L-333 për Amandamentimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit), së bashku me rregulloret e miratuara nga Bordi i BQK-së që bazoheshin në këto ligje.
Me para-aplikimin e përditësuar (më 20 dhjetor 2024) janë dorëzuar ligjet dhe 20 rregulloret të nxjerra nga BQK-ja në kuadër të këtij procesi për zbatimin e tyre (që hyjnë në fuqi njëkohësisht me hyrjen në fuqi të ligjeve përkatëse), si dhe i gjithë informacioni i nevojshëm lidhur me kuadrin ligjor dhe aspektet teknike, të cilat adresojnë kërkesat e përcaktuara nga EPC-ja për anëtarësim në SEPA. Ky proces ishte mbështetur nga ekspertet e Bankës Botërore, që kanë ndihmuar njësoj edhe vendet e rajonit”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se dokumentacioni i dorëzuar nga BQK-ja është pranuar nga Komisioni Evropian, të cilët, pas disa komunikimeve me shkrim dhe takime zyrtare, e kanë shqyrtuar atë dhe kanë paraqitur disa komente informale, duke bërë me dije se aplikimi final mund të bëhet vetëm pas hyrjes në fuqi të ligjeve (publikimit në Gazetën Zyrtare).
BQK tutje theksoi se nga ky vlerësim preliminar, nën supozimin se ligjet hynë në fuqi e me atë edhe rregulloret përkatëse, janë dhënë sugjerime të natyrës teknike, të cilat të adresuara plotësojnë kushtin për aplikimin final, por aplikimi final varet nga hyrja në fuqi e tre ligjeve në fjalë.
Nga Banka Qendrore e Kosovës thonë se në varësi të shpalljes se ligjeve, BQK është e përgatitur të procedojë me dorëzimin e aplikacionit përfundimtar për anëtarësim në SEPA pranë EPC, duke adresuar komentet informale të pranuara në këtë fazë, dhe për rrjedhojë të pres që gjatë vitit 2026 të marr aprovimin, dhe në afatin e caktuar pas përshtatjeve teknike dhe infrastrukturore të sistemit bankar të realizohet ndërlidhja me zonën SEPA.
“Megjithëse plani konkret kohor mbetet i ndërlikuar për shkak të pasigurisë mbi kohëzgjatjen e procesit në Gjykatën Kushtetuese/epilogut të hyrjes së këtyre tre ligjeve në fuqi, megjithëse të gjitha përgatitjet u bënë në afat shumë të shkurtër, që u njoh edhe nga institucionet e Komisionit Evropian, ku qëllimi fillestar me rastin e dorëzimit të para-aplikacionit të përditësuar më 20 dhjetor 2024 ishte që procesi të përmbyllet brenda vitit 2025, siç ngjau me Shqipërinë dhe disa nga vendet tjera.
Por, fatkeqësish komplikimet e shkaktuara nga mos publikimi i ligjeve dhe për rrjedhojë mos hyrja në fuqi, paraqiti këtë sfidë që pati ndikim direkt në rezultatin e pritur, e për të cilin u punua shumë si brenda vendit, ashtu edhe me partnerët ndërkombëtarë. Megjithatë, BQK mbetet e bindur se s'do të ketë kufizime nga ana e Bashkimit Evropian që të vazhdojmë tutje në këtë proces, sapo rrethanat ligjore të mundësojnë këtë, në afatin sa më optimal”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.
“Meqë aktualisht, këto ligje ndodhen në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese në kuadër të një serë ligjesh, pavarësisht se nuk janë kontestuar asnjëra në kuptim të përmbajtjes (por procedurës parlamentare), madje edhe pse Ligji për Bankat në fakt ka qenë në lexim të dytë (duke ndjekur të gjitha hapat procedurale), aplikimi final nuk është i mundur.
Si rrjedhojë, pritja për hyrjen në fuqi të tyre mbetet një hap kyç për të mundësuar përmbylljen e aplikimit dhe vlerësimit final nga ana e DG FISMA dhe EPC”, thuhej në përgjigjen e BQK-së për Telegrafin. /
Më pak se një javë pas konstituimit të plotë të Kuvendit të Kosovës, me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve, kushtetutshmëria e këtij procesi është vënë në dyshim nga Lista Serbe.
Më 16 tetor 2025, kjo e fundit dorëzoi ankesë në Gjykatën Kushtetuese, duke sfiduar zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, Nenad Rashiq.
Gjykata Kushtetuese në një përgjigje për Telegrafin tha që kërkesa e Listës Serbe aktualisht është duke u shqyrtuar nga Gjykata, pa dhënë detaje më shumë edhe sa i përket se kur pritet të merret vendimi.
“Kjo lëndë është duke u shqyrtuar. Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Kushtetueses.
Në ankesën e dorëzuar, Lista Serbe pretendon se ka pasur shkelje të Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit dhe aktgjykimit të mëparshëm të Kushtetueses.
Lista Serbe kërkoi që gjykata të vendosë një masë të përkohshme, për të ndaluar, siç tha, “veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme”.
Kuvendi i ri i Kosovës u konstituua më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.
Zgjedhja e tij u bë pasi të nëntë deputetët e Listës Serbe, ndonëse u hodhën nga tri herë në votim, nuk morën votat e nevojshme.
Kjo është hera e dytë që Lista Serbe ankohet në Kushtetuese për çështjen e nënkryetarit serb në muajt e fundit, pasi në gusht ishte ankuar kundër votimit ndaras, pasi kreu i Kuvendit, Dimal Basha, e kishte shpallur të konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga radhët e komunitetit serb.
Më pas, Gjykata kishte konstatuar se Kuvendi nuk ishte i konstituuar, duke kërkuar që deputetët të zgjidhnin nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, me qëllim që të hapej rruga për formimin e Qeverisë. /Telegrafi/
Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se është duke e shqyrtuar ankesën e Listës Serbe lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e pakicës serbe.
Vendimi pritet të merret pasi të shqyrtohen të gjitha pretendimet. Ankesa e Listës Serbe, me pretendimin se me zgjedhjen e Nenad Rashiqit, janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe aktgjykimi i mëparshëm i Kushtetueses mbi të njëjtën çështje, pason kërkesën për vendosjen e një mase të përkohshme për të ndaluar, siç thonë ata, veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme.
Nga Kushtetuesja nuk ka qartësim nëse janë duke e konsideruar vendosjen e një mase të tillë. Një ankesë tjetër të Listës Serbe, po për çështjen e nënkryetarëve Kushtetuesja e trajtoi në fillim të shtatorit, në kohën kur kryekuvendari Dimal Basha e pati shpallur të konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga radhët e komunitetit serb. Më 5 shtator, Gjykata Kushtetuese, mbi bazë të ankesës së Listës Serbe e pezulloi punën e Kuvendit për 25 ditë duke nxjerrë vendim për masë të përkohshme.
Sipas aktgjykimit të plotë, Kuvendi nuk ishte i konstituuar, kështu që Gjykata u kërkoi deputetëve të zgjidhnin nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, me qëllim që të hapej rruga për formimin e Qeverisë. Në vendimin e Kushtetueses u nënvizua se propozimi për nënkryetarin nga radhët e komuniteteve joshumicë duhet të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, por nuk ka lejuar veto bllokuese.
Pasi Lista Serbe i shteroi kandidaturat, kryeparlamentari Dimal Basha u kërkoi atyre ta bëjnë edhe propozimin e deputetit që nuk i takon grupit parlamentar të Listës. Meqë subjekti që mbështetet nga Beogradi zyrtar refuzoi ta bëjë këtë, në votim u hodh kandidatura e Nenad Rashiqit, i cili mori votat e domosdoshme për nënkryetar të Kuvendit.
Legjislatura e nëntë u shpall e konstituuar më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga radhët e pakicës serbe, i cili u zgjodh pasi u shteruan nëntë kandidaturat e Listës Serbe, me nga tri votime radhazi.
Presidentja Vjosa Osmani, një ditë pasi Kuvendi u llogarit i konstituuar, e mandatoi udhëheqësin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së re. Ai i ka edhe tetë ditë afat për t'ia prezantuar Kuvendit përbërjen dhe programin e qeverisë së re.
Për zgjedhjen e Qeverisë duhen 61 vota të deputetëve. Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Vetëvendosje, fitoi 48 ulëse në Parlamentin me 120 deputetë.
Nëse Kurti nuk arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme deri më 26 tetor, atëherë Osmani, sipas ligjeve, është e obliguar që brenda 10 ditëve t'i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandatarin tjetër, nëse ia dëshmon se i ka numrat për të formuar Qeverinë.
Edhe mandatari i ardhshëm duhet t’i ketë 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.
Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë presidentja i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre./RTK/
Lista Serbe ka dorëzuar sërish ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykim i mëparshëm i kësaj Gjykate.
Kuvendi i ri i Kosovës u konstituua më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.
Emri i tij u hodh në votim pasi nëntë deputetët e Listës Serbe nuk arritën të siguronin votat e nevojshme për ta marrë këtë pozitë.
Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në një prononcim për Telegrafin ka folur për situatën e re të krijuar politike, duke thënë se vetëm këtë vit, Gjykata Kushtetuese ka miratuar së paku tri vendime që lidhen me procesin e konstituimit.
“Gjykata Kushtetuese vetëm gjatë këtij viti ka miratuar së paku tre vendime që lidhen me procesin e konsitituimit të Kuvendit të Kosovës. Andaj, së paku gjyqtarët e GJK e kanë të qartë në mendjen dhe interpretimin e tyre nëse Kuvendi i Kosovës është konstituuar në bazë të Kushtetutës dhe praktikës së Gjykatës Kushtetuese. Andaj, në rast se Gjykata është e bindur se nuk është respektuar Kushtetuta apo praktika gjyqësore e GJK më praktike do të ishte të vendosej masa e sigurisë për të parandaluar care do o dëmi institucional që mund të shkaktohej nga vendimi meritor i Gjykatës”, është shprehur ai.
Ai gjithashtu ka theksuar kërkesa e deputetëve të Listës Serbe do të duhej të trajtohej me prioritet të lartë.
Miftaraj po ashtu pohoi se nëse vendoset masa e sigurisë nga Gjykata Kushtetuese, atëherë ndalet edhe afati për formimin e qeverisë.
“Po ashtu, GJK këtë kërkesë do të duhej ta trajtonte me prioritet të lartë, pasi që çfarëdo vendimi që merr do të jetë i bazuar në tre vendimet e mëhershme që janë marrë gjatë këtij viti. Nëse caktohet masa e sigurisë, padyshim se ndalet afati për formimin e qeverisë deri në publikimin e aktgjykimit nga GjK”, potencoi Miftaraj.
Po ashtu, hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Vullnet Bugaqku, tha për Telegrafin se Gjykata Kushtetuese ka mundësi që të vendosë masë të përkohshme të Kuvendit.
"Në kuptimin procedural e ligjor, Gjykata Kushtetuese ka mundësi që të vendosë masë të përkohshme punës së Kuvendit me arsyetimin që të mos shkaktohet dëm i pariparueshëm dhe të ndalojë çdo veprim të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë. Kjo masë mund të vendosë qoftë bazuar në kërkesën e parashtruesit ose edhe vet sipas detyrës zyrtare nga ana e Gjykatës Kushtetuese", ka pohuar ai.
Ai shtoi tutje se, marrë parasysh që për trajtimin e këtyre kërkesave, Gjykata ka afat që deri në 60 ditë me ofru vendim atëherë edhe ekziston mundësia që deri sa të nxjerret vendimi mbi kërkesën e parashtruar nga grupi parlamentar Lista Serbe të pezullohet çdo veprim për të formuar Qeverinë e Kosovës.
Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) votuan në favor të Nenad Rashiqit, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës abstenoi në votim.
Rezultati i votimit ishte: 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime. /Telegrafi/
Lista Serbe ka dorëzuar sërish anekse në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykim i mëparshëm i kësaj Gjykate.
Kështu ka njoftuar deputeti i kësaj partie, Igor Simiq, transmeton Telegrafi.
“Po ashtu, kemi kërkuar vendosjen e një mase të përkohshme për të ndaluar veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme”, thuhet në njoftimin e deputetit Simiq.
Kuvendi i ri i Kosovës u konstituua më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.
Emri i tij u hodh në votim pasi nëntë deputetët e Listës Serbe nuk arritën të siguronin votat e nevojshme për ta marrë këtë pozitë.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, deklaroi se pas dështimit të përfaqësuesve të Listës Serbe për të fituar mbështetjen e nevojshme, u vendos të vazhdohet me kandidatin tjetër nga komuniteti serb, Nenad Rashiq.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) votuan në favor të Nenad Rashiqit, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës abstenoi në votim.
Rezultati i votimit ishte: 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime. /Telegrafi/
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se zgjedhja e një nënkryetari të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb është një hap i domosdoshëm për përmbylljen e procesit të konstituimit të Kuvendit.
Në aktgjykimin e plotë të cilin Gjykata e publikoi më 8 tetor, thekson se përfaqësimi i komuniteteve është i garantuar me Kushtetutë, dhe se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituar plotësisht pa përfshirjen e përfaqësuesit të komunitetit serb në udhëheqjen e tij.
Po ashtu, Gjykata ka sqaruar se votimi “në pako” për nënkryetarët e Kuvendit nuk është një praktikë e detyrueshme, por mund të realizohet përmes dakordimit ndërmjet grupeve parlamentare.
Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës njoftoi se punimet e seancës konstituive do të vazhdojnë ditën e premte, duke filluar nga ora 10:00.
Njohësit e çështjeve politike, vlerësojnë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk tregon qartë se çka ndodhë nëse brenda 12 ditësh nuk arrin të zgjidhet nënkryetari i Kuvendit, nga radhët e komunitetit serb.
Mazllum Baraliu, ka thënë për Telegrafin se aktgjykimi është kontradiktor.
"I paqartë, jo gjithpërfshirës sa duhet, kontradiktor, dhe pa zgjidhje përfundimtare të rekomanduar qartësisht se çka ndodhë nëse gjithë ato që janë thënë në të gjitha ato pika të aktgjykimit nuk respektohen, ose nuk rezulton me votim të suksesshëm votimi i nënkryetarit nga komuniteti pakicë. Pra, nuk bëhet fjalë për zgjidhje përfundimtare, pasi janë bërë shumë vendime, njëra pas tjetrës, dhe pra janë kontradiktore edhe brenda këtyre vendimeve, por edhe pika e katërt, është në shkelje të Kushtetutës. Paragrafi 4, neni 67 i Gjykatës Kushtetuese atje nuk thuhet se grupi parlamentar më i madh e propozon kandidatin për nënkryetar të komunitetit serb”, ka thënë Baraliu.
Mazllum Baraliu
Mes tjerash, ai ka shtuar se aktgjykim edhe mund të interpretohet që në masë të caktuar është në shkelje të Kushtetutës, edhe konkretisht paragrafi 4 i Gjykatës Kushtetuese të saj.
Edhe Melazim Koci tha se vendimi Gjykatës Kushtetuese ka sqaruar dhe hequr shumë dilema, por jo edhe çështjen e vakumit juridik që del nga neni 67 i Kushtetutës dhe vendimi i GJK të vitit 2014.
“Këtë Gjykata Kushtetuese nuk mund ta bëjë dhe kjo rrethanë mund të shkaktojë sërish bllokadë. Fillimisht GJK ka flakur drojën e disave se me vendimin e saj, pakicës serbe mund t'i jepet e drejta e vetos në konstituimin e Kuvendit. Ajo pohon se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituar pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve, pra edhe të nënkryetarit nga radhët e pakicës serbe”, theksoi ai.
Ndër të tjera, Koci pohon se Gjykata Kushtetuese e konstaton se zgjedhja e nënkryetarëve nga pakicat është obligim dhe kategori kushtetuese, por se edhe Kuvendi nuk mund të mbahet peng nëse pakicat bëjnë obstruksione dhe nuk bashkëpunojnë në zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e tyre.
“Pra, në rast të obstruksionit nga pakica serbe, Kuvendi do të konsiderohet i konstituar edhe pa nënkryetarin serb. Tani jemi në situatën që Lista serbe do të ketë të drejtën që 9 deputetët t'i propozoj për nënkryetar nga 3 here dhe pastaj mbetet edhe kandidatura e Nenad Rashiqit ose që çështjen ta përcaktoj shorti”, pohoi ai.
Sipas Kocit, është evidente se pa një marrëveshje politike të partive shqiptare nënkryetari nga radhët e pakicës serbe nuk do të mund të zgjidhet.
"Nëse deputetët shqiptarë nuk bëjnë shumicën as për nëntë deputetët e Listës Serbe dhe as për Nenad Rashiqin, bëhet e qartë që bllokadën janë duke e shkaktuar polarizimet politike ndërshqiptare dhe jo serbët”, tha Koci për Telegrafin.
Melazim Koci
Se a do të jetësohet konsensus ndërmjet partive shqiptare për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e pakicës serbe, Koci tha se në rrethana normale një gjë e tillë do të duhej të ndodhte.
“Në rrethana normale konsensusi do të duhej të jetësohej, sepse posti i nënkryetarit të Kuvendit nuk ka peshë politike. Zgjidhja më e mirë do të ishte nëse bashkërisht merren vesh për votimin e njërit nga kandidatët e pakicës serbe. Por, në rrethanat e polarizimit ekstrem të skenës sonë politike, mungesa e konsensusit nuk do të ishte befasi”, deklaroi Koci duke shtuar se dhe kjo mundësi bëhet edhe më e madhe në rrethanat e një beteje elektorale.
“Zgjidhja optimale do të ishte nëse të gjithë deputetët merren vesh për votimin e një kandidati serb duke lënë anash garën zgjedhore. Nëse jo, partitë politike shqiptare marrin përgjegjësinë e vazhdimit të bllokimit të Kuvendit. Nëse Kuvendi brenda 12 ditë nuk arrin të zgjedh nënkryetarin nga radhët e pakicës serbe, nuk mbetet tjetër pos që vendi të shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.
Më tej, ai theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë për aq sa e lejon Kushtetuta dhe vendimi i GJK nga viti 2014, duke shtuar se "Gjykata Kushtetuese është duke vepruar në rrethanat e vakuumit juridik, si në rastin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, tash edhe në rastin e zgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e pakicës serbe.
“Në rastin konkret të nënkryetarit serb, sërish ka kontradikte, pozicioni është i rezervuar/garantuar, ndërkaq që kërkohet shumica parlamentare ose 61 vota. Njëra dhe tjetra nuk shkojnë. Edhe ky rast e ka bërë transparente vakuumin juridik në Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.
Analisti Koci tha se Kushtetuta presupozon marrëveshje politike për zgjedhje të kryetarit dhe nënkryetarëve te Kuvendit, por nuk tregon çfarë të bëhet nëse kjo shumicë nuk ekziston dhe madje nuk mundëson as shkuarjen në zgjedhje pa konstituimin e Kuvendit.
“Në asnjë demokraci parlamentare nuk funksionon fillimisht logjika e marrëveshjeve politike, por normat e qarta dhe me afate të saktësuara juridike dhe kushtetuese. Këto norma dhe afate të përcaktuara qartë (si në rastin e qeverisë) pastaj detyrojnë subjektet politike të bëjnë marrëveshje dhe compromise”.
“Rrjedhimisht, amandamentimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për këto çështje është bërë imperativ. Në të kundërtën Kosova edhe pas zgjedhjeve të ardhshme mund te ballafaqohet me bllokadë të kësaj natyre”, përfundoi ai.
Ndryshe, që nga 9 shkurti, kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare, vendi ka mbetur pa institucione të reja të formuara.
Fillimisht, procesi ngeci te emri i kryeparlamentares së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Subjektet e tjera politike nuk e votuan Albulena Haxhiun për këtë pozitë. Më pas, nga kjo parti u propozua Dimal Basha për kryeparlamentar, i cili arriti të zgjidhet kryetar i Kuvendit, me mbështetjen edhe të PDK-së.
Megjithatë, procesi sërish ngeci, pasi votimi për nënkryetarët nga komunitetet u zhvillua veçmas, dhe për nënkryetarin nga komuniteti serb nuk pati vota të mjaftueshme.
Analistët kanë vlerësuar se vendit po i shkaktohet dëm për shkak të mungesës së institucioneve të reja./Telegrafi/
Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot aktgjykimin e plotë lidhur me konstituimin e Kuvendit.
Gjykata ka konstatuar se seanca konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Aktgjykimin e plotë mund ta gjeni duke klikuar KËTU.
Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar që seanca konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të mbetur prej 12 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi.
"Në këto rrethana, deputetët e zgjedhur të Kuvendit duhet të konstituojnë Kuvendin brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve, gjithnjë duke respektuar procedurën e përcaktuar me Kushtetutë dhe Rregulloren e Kuvendit. Gjykata rikujton obligimin e deputetëve që të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e tyre në votim, përkitazi me propozimet e paraqitura në bazë të Kushtetutës dhe rregullave tjera të ndërlidhura", thuhet në aktgjykim.
Kanë kaluar shtatë ditë që kur Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka pranuar kërkesën e dhjetë deputetëve të Listës Serbe, lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.
Në njoftimin e Gjykatës thuhej se seanca konstituive, e cila kishte nisur më 15 prill, nuk kishte përfunduar dhe se ajo duhet të përmbyllet brenda 12 ditësh nga shpallja e aktgjykimit, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, Kushtetuesja që nga data 30 shtator ende nuk e ka publikuar aktgjykimin e plotë të asaj date, dhe për rrjedhojë, afati kohor për përfundimin e seancës konstituive nuk ka hyrë ende në fuqi.
Telegrafi ka dërguar pyetje në Gjykatën Kushtetuese lidhur me publikimin e këtij aktgjykimi, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.
Në anën tjetër, vazhdon të jetë në fuqi masa e përkohshme, e cila ka hyrë në fuqi më 5 shtator 2025 dhe do të qëndrojë aktive deri në hyrjen në fuqi të aktgjykimit përfundimtar.
Që nga 9 shkurti, kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare, vendi ka mbetur pa institucione të reja të formuara.
Fillimisht, procesi ngeci te emri i kryeparlamentares së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Subjektet e tjera politike nuk e votuan Albulena Haxhiun për këtë pozitë. Më pas, nga kjo parti u propozua Dimal Basha për kryeparlamentar, i cili arriti të zgjidhet kryetar i Kuvendit, me mbështetjen edhe të PDK-së.
Megjithatë, procesi sërish ngeci, pasi votimi për nënkryetarët nga komunitetet u zhvillua veçmas, dhe për nënkryetarin nga komuniteti serb nuk pati vota të mjaftueshme.
Analistët kanë vlerësuar se vendit po i shkaktohet dëm për shkak të mungesës së institucioneve të reja.
Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese më 30 shtator:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 30 shtator 2025 vendosi përkitazi me kërkesën KO265/25, në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Procesverbaleve të seancave të Kuvendit të Kosovës”, si dhe vendimeve të nxjerra në kuadër të Seancës Konstituive më 26 dhe 28 gusht 2025, të parashtruar nga Igor Simic dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Gjykata, njëzëri, ka vendosur:
TË DEKLAROJË, kërkesën të pranueshme;
TË KONSTATOJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;
TË URDHËROJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KO193/25 dhe KO196/25, përkatësisht brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi;
TË URDHËROJË, të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat], paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit;
TË VAZHDOJË, masën e përkohshme, e cila ka hyrë në fuqi nga data 5 shtator 2025, deri në hyrjen në fuqi të këtij Aktgjykimi; T'UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve;
TA PUBLIKOJË këtë Aktgjykim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 (Vendimet) të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës;
TË KONSTATOJË që ky Aktgjykim hyn në fuqi në ditën e publikimit nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe njoftimit të palëve, përveç pikës V të dispozitivit, e cila hyn në fuqi menjëherë.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se janë në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e konstitutimit të Kuvendit të Kosovës.
“Ta presim aktgjykimin se çfarë do të thotë”, ka thënë shkurt kryeministri Kurti.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese me 30 shtator 2025 ka nxjerrë vendim me të cilin ka konstatuar se seanca konstituive nuk ka përfunduar si rezultat e moszgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e pakicave serbe.
Deputetët obligohen që ta përfundojnë seancën konstituive brenda afatit 12 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
Në vendimin e marrë më 30 shtator 2025, Kushtetuesja e shpalli të pranueshme kërkesën e parashtruar nga Igor Simiqi dhe nëntë deputetë të tjerë, në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Procesverbaleve të seancave të Kuvendit të Kosovës”, si dhe vendimeve të nxjerra në kuadër të Seancës Konstituive më 26 dhe 28 gusht 2025.
Në njoftimin e Gjykatës, thuhet se seanca konstituive nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me Kushtetutën.
“TË KONSTATOJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; TË URDHËROJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KO193/25 dhe KO196/25, përkatësisht brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, deputetët urdhërohen që gjatë procedurës që zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga pakica serbe, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Republikës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
“TË URDHËROJË, të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat], paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit”, thuhet më tej.
Po ashtu, Kushtetuesja ka vendosur që të vazhdojë masën e përkohshme deri në hyrjen e këtij aktgjykimi në fuqi.
“TË VAZHDOJË, masën e përkohshme, e cila ka hyrë në fuqi nga data 5 shtator 2025, deri në hyrjen në fuqi të këtij Aktgjykimi; T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve; TA PUBLIKOJË këtë Aktgjykim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 (Vendimet) të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës; TË KONSTATOJË që ky Aktgjykim hyn në fuqi në ditën e publikimit nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe njoftimit të palëve, përveç pikës V të dispozitivit, e cila hyn në fuqi menjëherë”, thuhej në njoftimin e Kushtetueses. /Telegrafi/
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi Kuvendin të mblidhet sërish për ta përfunduar konstituimin me zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, siç e përcakton Kushtetuta.
OSBE në reagimin e tyre ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme për Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar atë si “garantuesin përfundimtar të rendit kushtetues dhe mbrojtës të lirive individuale e parimeve demokratike”.
“Institucionet e pavarura dhe rezistente të drejtësisë janë gur themeli i një shoqërie demokratike. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen dhe zbatohen plotësisht, pa ndikim ose ndërhyrje të papërshtatshme”, thuhet në komunikatë.
Tutje, OSBE shprehu shqetësim për deklaratat dhe iniciativat që synojnë të sfidojnë apo diskreditojnë autoritetin e Gjykatës, duke paralajmëruar se politizimi i gjyqësorit minon besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore dhe dëmton zhvillimin demokratik të Kosovës.
“Misioni i OSBE-së thekson se pavarësia e gjyqësorit është domosdoshmëri demokratike. Përfaqësuesit politikë dhe institucionet kanë përgjegjësi që të respektojnë autoritetin e Gjykatës, duke forcuar kështu besimin e publikut në kuadrin kushtetues dhe në sistemin e drejtësisë në tërësi”, vijon njoftimi.
Ndryshe, të martën, Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e dhjetë deputetëve të Listës Serbe për çështjen e zgjedhjes së nënkryetarëve, prandaj, ka vendosur që seanca konstituive e filluar më 15 prill nuk ka përfunduar. /Telegrafi/
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka reaguar pas interpretimit që po i bëhet vendimit të fundit të Kushtetueses lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Hasani ka hedhur poshtë idenë se ky vendim u jep deputetëve të komunitetit serb një “veto absolute”, duke e cilësuar këtë si një interpretim të gabuar.
“E drejta e vetos ka qenë një marrëzi që është krijuar këtu, në retorikën e pushtetit të deridjeshëm”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, Kushtetuesja ka konstatuar se seanca konstituive nuk ka përfunduar për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, por kjo nuk nënkupton se serbët kanë të drejtë vetoje.
Hasani sqaroi se e drejta e vetos ekziston vetëm në dy raste të përcaktuara qartë: te amendamentet kushtetuese dhe te ligjet e veçanta për të drejtat e komuniteteve. Ai kujtoi se edhe ushtria e Kosovës është formuar përmes ligjeve, pa pasur nevojë për ndryshime kushtetuese.
“As serbët lokalë e as shqiptarët nuk mund të krijojnë gjendje jokushtetuese e pastaj të thonë se kanë të drejta absolute. Kjo që po quhet veto nuk qëndron. Rasti është i ngjashëm me zvarritjen e konstituimit të Kuvendit deri në zgjedhjen e Dimal Bashës. Ashtu si u gjet zgjidhja atëherë, duhet të gjendet edhe tani”, ka theksuar Hasani në RTVDukagjini.
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës, e cila publikoi vetëm dispozitivin e aktgjykimit, duke shtyrë për më vonë publikimin e arsyetimit të plotë.
Në një njoftim në rrjetet sociale, Kryeziu e cilësoi këtë veprim jo si praktikë juridike por si një “manovër politike”, duke argumentuar se përmes një njoftimi të cunguar po testohen reagimet publike, ndërsa e gjithë Republika mbetet “pezull”, përcjell Telegrafi.
Sipas tij, kjo mënyrë e veprimit “e minon besimin në Kushtetutë dhe bart në vetvete farën e një goditjeje të rëndë ndaj shtetit”.
Kryeziu paralajmëroi se gjykimi i vërtetë dhe vlera e vendimit nuk mund të nxirren nga dispozitivi i vetëm: “Megjithatë, gjykimi i vërtetë bëhet vetëm nga teksti integral i Aktgjykimit — aty shihet nëse kemi një interpretim kushtetues apo një rrugë drejt vetëvrasjes shtetërore”.
Sipas tij, vonesa në publikimin e arsyetimit dhe lëshimi i vetëm i dispozitivit krijojnë hapësirë për interpretime të nxituara dhe përçarje në opinionin publik, ndërsa vetëm teksti i plotë i vendimit mund të japë pasqyrën e saktë të arsyetimit juridik dhe konkluzioneve të kolegjiumit gjyqësor. /Telegrafi/
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e dhjetë deputetëve të Listës Serbe për çështjen e zgjedhjes së nënkryetarëve, prandaj, ka vendosur që seanca konstituive e filluar më 15 prill nuk ka përfunduar.
Në njoftim thuhet se, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 30 shtator 2025 vendosi përkitazi me kërkesën KO265/25, në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Procesverbaleve të seancave të Kuvendit të Kosovës”, si dhe vendimeve të nxjerra në kuadër të Seancës Konstituive më 26 dhe 28 gusht 2025, të parashtruar nga Igor Simic dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Gjykata, njëzëri, ka vendosur:
TË DEKLAROJË, kërkesën të pranueshme;
TË KONSTATOJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;
TË URDHËROJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KO193/25 dhe KO196/25, përkatësisht brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi;
TË URDHËROJË, të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat], paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit;
TË VAZHDOJË, masën e përkohshme, e cila ka hyrë në fuqi nga data 5 shtator 2025, deri në hyrjen në fuqi të këtij Aktgjykimi; T'UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve;
TA PUBLIKOJË këtë Aktgjykim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 (Vendimet) të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës;
TË KONSTATOJË që ky Aktgjykim hyn në fuqi në ditën e publikimit nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe njoftimit të palëve, përveç pikës V të dispozitivit, e cila hyn në fuqi menjëherë. /Telegrafi/
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka paralajmëruar se nesër pritet një vendim historik i kësaj gjykate lidhur me mënyrën e konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë.
Në një reagim të tij, Kryeziu ka theksuar se debati publik është përqendruar tek mënyrat e zgjedhjes së nënkryetarëve, por sipas tij thelbi i çështjes është vetë konstituimi i Kuvendit.
“Nëse Gjykata thotë se Kuvendi nuk mund të konstituohet pa zgjedhur të gjithë nënkryetarët – pra se Kuvendi nuk mund të ushtrojë asnjë kompetencë – atëherë një komuniteti i jepet çelësi i shtetit. Kjo nuk është interpretim kushtetues, kjo është vetëvrasje shtetërore,” ka deklaruar ai.
Kryeziu ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji ekspertë kanë punuar për të ofruar analiza dhe materiale juridike në mbështetje të gjyqtarëve, duke nënvizuar se vetoja nuk ka asnjë bazë në Kushtetutë.
Ai ka paralajmëruar se çdo vendim i kundërt do të ishte i rrezikshëm dhe me pasoja të rënda.
“Historia e ka parë këtë skenar më 28 mars 1989, kur na thoshin se ‘asgjë e keqe nuk do të ndodhte’ nga amendamentet kushtetuese. Por çdo e keqe ndodhi. Sot rreziku është edhe më i madh.”
Në fund, ai ka theksuar se përgjegjësia e gjyqtarëve është e madhe, pasi vendimi i tyre nuk do të mbetet vetëm çështje juridike, por edhe gjykim i historisë.
“Petku i gjykatësit kushtetues nuk të mbron dot nga gjykimi i historisë.”
Nesër (30 shtator) skadon masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila ka ndaluar përkohësisht çdo veprim të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, si dhe çdo procedurë që lidhet me formimin e Qeverisë së re.
Kjo masë ishte marrë më 5 shtator, pas kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimeve të ndërmarra gjatë seancës konstituive të Kuvendit, përkatësisht votimit të nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve jo-shumicë.
Lista Serbe u ankua në Kushtetuese për veprimin e kreut të ri të Kuvendit, Dimal Basha, i cili shpalli Kuvendin si të konstituuar, pavarësisht moszgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb.
Kushtetuesja tha se masën, që do të jetë në fuqi deri sa ajo të nxjerrë një aktgjykim, e vendosi në mënyrë ex officio dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, duke e arsyetuar me “evitimin e rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme”.
Sipas parashikimeve kushtetuese, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, institucionet e reja duhet të formohen brenda 30 ditëve afat ky që është tejzgjatur marrë parasysh se zgjedhjet u mbajtën në shkurt të këtij viti.
Megjithatë, ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë pas skadimit të kësaj mase të përkohshme të vendosur nga Kushtetuesja.
Gjykata nuk ka dhënë ndonjë vendim përfundimtar, as nuk ka sqaruar nëse pas përfundimit të masës do të mund të rifillojnë procedurat në Kuvend apo nëse do të ketë një vendim që mund të ndryshojë rrjedhën e deritanishme.
Njohës të çështjeve kushtetuese thonë se ka disa skenarë të mundshëm: Gjykata të vendosë se veprimet e Kuvendit kanë qenë në përputhje me Kushtetutën dhe të lejojë vazhdimin e procesit, mund të kërkojë përsëritje të votimit të nënkryetarëve, sipas praktikës së mëparshme (me një votim të përbashkët për të gjithë) ose edhe të konstatojë shkelje procedurale që e bëjnë të pavlefshëm procesin deri më tani.
Në çdo rast, mosqartësia aktuale ka krijuar një vakum institucional që po ndikon drejtpërdrejt në funksionimin demokratik të vendit dhe në procesin e formimit të institucioneve të reja.
Kjo është hera e parë në vitet e fundit që ka ndodhur një situatë e tillë, duke e bërë vendimin final të Gjykatës jo vetëm të rëndësishëm për këtë rast, por edhe precedent për të ardhmen. /Telegrafi/
Hedhja ndaras në votim e kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës nga komunitetet pakicë u bë shkas që më 5 shtator Gjykata Kushtetuese e Kosovës të vendoste një masë të përkohshme, duke ua ndaluar deputetëve të ndërmerrnin veprime dhe të zhvillonin ndonjë procedurë për formimin e qeverisë së re të vendit për shkak të dyshimeve për shkelje kushtetuese.
Lista Serbe u ankua në Kushtetuese për veprimin e kreut të ri të Kuvendit, Dimal Basha, i cili, më vonë, do ta shpallte organin ligjvënës të konstituuar, pavarësisht moszgjedhjes së nënkryetarit nga minoriteti serb.
Kushtetuesja tha se masën, që do të jetë në fuqi deri sa ajo të nxjerrë një aktgjykim, e vendosi në mënyrë ex officio, dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, duke e arsyetuar me “evitimin e rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme”.
Si mund ta gjykojë Kushtetuesja çështjen?
Zahir Çerkini, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kushtetuesja është mbështetur gjithmonë në praktikën e konstituimit të Kuvendit.
Ai parasheh se Gjykata do “të konstatojë se shkelja e vetme ka qenë ndarja e votimit të nënkryetarëve, pasi praktika e deritanishme kërkon zgjedhjen e tyre në pako”.
Çerkini nuk pret “që Gjykata të merret me çështje politike, siç është diskutimi se kush duhet të jetë nënkryetar nga komuniteti serb. Një gjë e tillë nuk është përgjegjësi e saj. Roli i Gjykatës është vetëm të garantojë respektimin e Kushtetutës dhe të procedurës”.
Vendim të ngjashëm pret edhe Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi.
Por, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka pritje të tjera.
“Ne presim që Kuvendi të konfirmohet si i konstituuar, ngase Kryetari i Kuvendit i ka respektuar dhe ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara me Kushtetutë, jurisprudencën e Gjykatës dhe Rregulloren e Kuvendit”, thuhet në një deklaratë të Zyrës për Media të LVV-së dhënë REL-it.
Për LVV-në, përfaqësuesja e pakicave joserbe, Emilija Rexhepi, e cila u zgjodh nënkryetare e Kuvendit, u votua “në mënyrë të rregullt dhe nuk ka drejtë askush t'ia marrë këtë të drejtë grupit multietnik”.
Votimi për nënkryetarët
Për dallim prej kandidates së komuniteteve të tjera minoritare, asnjëri nga 10 përfaqësuesit e komunitetit serb nuk arriti të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit.
Kandidati i vetëm që propozoi Lista Serbe, e cila në Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, nuk i siguroi 61 votat e nevojshme as pas tri rundeve të votimit.
Pasi partia që gëzon mbështetjen e Beogradit nuk pranoi të propozonte për nënkryetar dikë tjetër përveç Sllavko Simiqit, kryetari Basha hodhi short, sipas Rregullores së punës së Kuvendit, për të nxjerrë një emër tjetër.
As të tjerë nga Lista Serbe, e as Nenad Rashiq nga partia serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, aktualisht ministër në detyrë në qeverinë e Albin Kurtit, nuk i morën votat e nevojshme, me ç’rast Basha në mënyrë të njëanshme e mbylli si të përfunduar seancën konstituive.
Miftaraj thotë për REL-in se “nëse merren për bazë aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 dhe 2025 dhe standardi që është ndërtuar në 11 vjetët e fundit lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Gjykata Kushtetuese mund të vendosë kthimin e votimit në pako për dy nënkryetarët e komuniteteve joshumicë”.
Sipas tij, nëse nga Gjykata “merret për bazë Rregullorja e Punës e Kuvendit, e miratuar nga legjislatura e kaluar, mund të sqarohet procedura e votimit të kandidatëve që kanë shumicën e votave të deputetëve nga pakicat”.
E, pastaj? Çerkini beson se Gjykata do “të theksojë se procedura e konstituimit duhet të vazhdojë aty ku ka mbetur, duke u shfrytëzuar ditët e mbetura nga afati 30-ditor” i një aktgjykimi paraprak.
Tetë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituar plotësisht. Problemi kryesor lidhet me zgjedhjen e nënkryetarit nga Lista Serbe, për të cilën deputetët e kësaj partie kanë dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit ka marrë vendim për masë të përkohshme, duke ndaluar çdo veprim të deputetëve të zgjedhur, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë. Ky vendim do të vlejë deri më 30 shtator.
Njohësi i çështjeve politike, Melazim Koci, në një intervistë për Telegrafin, ka analizuar situatën politike, duke theksuar se gjatë këtyre muajve Lëvizja Vetëvendosje nuk ka treguar vullnet për të formuar shumicën parlamentare.
“Mendoj që nuk ka pasur vullnet fillimisht të Vetëvendosjes për të bërë shumicën, ata vërtet nuk e kanë pasur shumicën, por nuk ka pasur as vullnet të theksuar për të bërë shumicën. Këto ditë ne hetojmë mungesë të interesimit të kryeministrit në detyrë për të bërë numrat, nëse problemi rreth nënkryetarit serb të Kuvendit tejkalohet, pra ka pasur një mosinteresim për të bërë shumicën", theksoi ai.
Mes tjerash ai tha se Gjykata Kushtetuese ka një vakuum serioz juridik, i cili u ka ndihmu subjekteve politike që ta bëjnë këtë bllokadë dhe që të mos hetohet që në esencë ata janë shkaktarë të bllokadës.
“Do të ishte normale që nëse partia e parë nuk arrin ta bëjë shumicën për kryetar parlamenti brenda të zëmë pesëmbëdhjetë dite, siç është për rastin e Qeverisë, t'i jepet partisë së dytë. Nëse as partia e dytë nuk arrin ta bëjë shumicën, të shkohet në zgjedhje, sepse është evidente dhe do të thotë që asnjëra palë nuk ka shumicën as për Qeverinë dhe unë mendoj që klasa ynë politike duke nisë nga Presidentja, nëse nuk iniciojmë amendamentimin e Kushtetutës të kësaj çështje, edhe në rastin e nënkryetarit serb e njëjta gjë është, do të thotë u garantohet posti i nënkryetarit, pastaj kërkohet shumica, njëra dhe tjetra nuk shkojnë", potencoi ai.
Koci deklaroi se nëse " kjo çështje nuk do të amendamentohet, në zgjedhjet e ardhshme, prapë në shumë gjasa do të ballafaqohemi me të njëjtën bllokadë, në të njëjtën formë si këta shtatë-tetë muaj”.
Koci tha se Gjykata Kushtetuese tashmë ka dy mundësi.
“Tani, Gjykata Kushtetuese i ka dy mundësi i ka: një do të pohojë që Parlamenti është konstituar, por që funksionalizohet në çastin që zgjedhet nënkryetari serb. Pra, do të kthente procedurën për zgjedhjen e nënkryetarit serb në takimet e parë të parlamentit. E dyta, nuk përjashtoj mundësinë që edhe të kthejë në tërësi, do të thotë procedurën, pohon që Parlamenti nuk është i konstituar dhe se duhet të kthehet në pikën zero zgjedhja e nënkryetarit serb ose në pako me pakicat tjera joserbe, sepse në bazë të praktikës së zgjedhjes së tyre të mëhershme, praktikave të mëhershme, ata është dashur të zgjedhen në pako", ka pohuar ai.
Në intervistën për Telegrafin, Koci tha se nuk sheh ndonjë mundësi tjetër aktualisht dhe nuk pret që të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme në këtë moment. /Telegrafi/