Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

GET: Shqipëria përfiton mbi 71 mln euro nga integrimi në SEPA

26 December 2025 at 20:22

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Anëtarësimi i Shqipërisë në Sistemin Europian të Pagesave (SEPA) pritet të sjellë një përfitim financiar prej 71.3 milionë eurosh për ekonominë e vendit, duke lehtësuar ndjeshëm kostot e transfertave për qytetarët dhe bizneset që kryejnë pagesa ndërkufitare brenda Europës.

Vlerësimi bazohet në një studim të përgatitur nga German Economic Team (GET), organizatë konsulence e mbështetur nga Ministria Gjermane për Ekonominë dhe Energjinë. Sipas raportit, ulja e tarifave të transfertave ndërkombëtare për pagesat e tregtisë së jashtme do të arrijë në rreth 62 milionë euro, ndërsa kursimet nga remitancat do të tejkalojnë 9 milionë euro.

Të dhënat paraprake tregojnë se vetëm gjatë një muaji janë realizuar transferta përmes SEPA me një vlerë totale prej afërsisht 600 milionë eurosh, duke reflektuar përdorimin e gjerë të këtij sistemi që në fazat e para të funksionimit.

Integrimi në SEPA konsiderohet gjithashtu një faktor kyç për formalizimin e ekonomisë, pasi nxit përdorimin e kanaleve bankare dhe rrit transparencën e transaksioneve financiare.

Sipas skemës së re, transfertat deri në 20 mijë euro nga Shqipëria drejt vendeve të tjera europiane do të shoqërohen me komisione që nuk i kalojnë 2 euro. Për transaksionet deri në 100 mijë euro, tarifat do të jenë 0.01% e vlerës, ndërsa për shuma mbi këtë nivel, komisioni maksimal do të kufizohet në 25 euro.

Për emigrantët shqiptarë që dërgojnë para për familjet e tyre përmes rrugëve zyrtare, komisioni maksimal i transfertës do të jetë 3 euro.

Anëtarësimi në SEPA përbën një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke forcuar lidhjet ekonomike me tregun europian dhe duke krijuar përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset.

linku i German Economic Team (GET): https://www.german-economic-team.com/wp-content/uploads/2025/12/GET_MDA_NL_92_2025_en.pdf

The post GET: Shqipëria përfiton mbi 71 mln euro nga integrimi në SEPA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SEPA, miliona euro kursime/ Bizneset dhe qytetarët, kosto më të lira për transferta parash në vendet e BE

By: xhir jeta
26 December 2025 at 15:11

Ekonomia shqiptare do të përfitojë 71.3 milion euro nga anëtarësimi në sistemin Europian të pagesave. Ata që përfitojnë direkt janë qytetarët  dhe bizneset që realizojnë pagesa apo kryejnë trasaksione  në vende të ndryshme të Europës.

Këto të dhëna janë  nxjerë pas një studimi të realizuar nga ekspertë të German Economic Team, GET (ent konsulence i financuar nga Ministria Gjermane për Ekonominë dhe Energjinë).

Ndërkohë që nga të dhënat paraprake rezulton se   vetëm në një muaj ka pasur fluks të transfertave në Sepa të cilat përllogariten  në rreth 600 milion euro.

Në raport theksohet se reduktimi i kostove të transfertave ndërkombëtare do të arrijë në 62 milionë euro për pagesat e lidhura me tregtinë e jashtme dhe më shumë se 9 milionë euro për remitanca.

Integrimi në SEPA përkthehet ndër të tjera edhe në një element të rëndësishëm për uljen e informalitetit në ekonomi.

Pas anëtarësimit në Sepa transaksionet deri në 20 mijë euro që nisen nga Shqipëria drejt vendeve të tjera, do të kenë  komisione deri  në 2 euro, ndërsa për trasaksionet për vlera deri në 100 mijë euro janë sa 0.01% e vlerës, ndërsa për transaksionet mbi 100 mijë euro, komisionet janë maksimumi 25 euro.

Ndërsa për të gjithë shqiptarët që janë në emigrim dhe do të sjellin para për familjarët e tyre në rrugë zyrtare, komisioni maksimal do të jetë 3 euro.

Anëtarësimi në SEPA është një arritje në rrugën drejt BE pasi konfirmon integrimin ekonomik. Kjo do u sjell qytetarëve përfitime konkrete por edhe bizneseve.

Kurti: Me integrimin e SEPA, i kursejmë mërgimtarëve rreth 60 milionë euro

25 December 2025 at 22:26


Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti takoi mërgimtarët në qytetin e Kamenicës.

Të shumtë ishin ata që kishin ardhur për ta takuar e votuar, ndërsa Kurti e vlerësoi si shumë të rëndësishme përkrahjen dhe pjesëmarrjen e tyre në procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.

Kurti theksoi se përfshirja e diasporës në katërvjeçarin e ardhshëm qeverisës tashmë është e konkretizuar.

Disa nga këto zotime i ndau edhe me ta, duke përmendur kurrikulën e posaçme për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e familjeve në mërgatë dhe përmes integrimit të Kosovës në sistemin SEPA, hap ky o cili do të mundësojë kursimin e rreth 60 milionë eurove në vit nga transferet financiare drejt Kosovës.

Në Shqipëri 4.6 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave, Sejko paralajmëron rreziqet nga rritja e parasë në dorë

6 December 2025 at 19:31


Në Shqipëri po rritet volumi i parasë që qarkullon jashtë bankave.

Raportet tregojnë se gjatë këtij viti biznesi dhe qytetarët qarkulluan jashtë sistemit bankar afro 4.6 miliardë euro.

Por Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me institucionet financiare, po punon për marrjen e masave për minimizimin e këtij fenomeni. Guvernatori Gent Sejko thotë se një nga prioritetet është digjitalizimi i pagesave.

“Në Bankën e Shqipërisë, transferimi digjital është kthyer në një objektiv strategjik. Për qytetarët dhe bizneset, integrimi në SEPA përkthehet në pagesa më të shpejta drejtë Europës, kosto më të ulëta, standarde të larta sigurie dhe më shumë mundësi për tregti, investime dhe shërbime digjitale. Po punojmë me partnerët ndërkombëtar për modernizimi e sistemeve të pagesave brenda vendit”, tha Sejko.

Nëse në qershor të vitit 2024 qarkulluan 3.953 milionë euro, në të njëjtën periudhë të këtij viti kjo lëvizje e parasë në dorë ka ardhur në rritje, duke e çuar këtë shumë në 4.6 miliardë euro. Kjo lëvizje e lartë e parasë në dorë sjell kosto të mëdha për ekonominë, pasi rrit hapësirat për informalitet, duke e bërë thuajse të pamundur verifikimin se nga cilat rrugë vijnë këto para. Sipas Guvernatorit, përmes inovacionit dhe investimit në dije mund të ndërtojmë një ekonomi më konkurruese dhe më elastike.

“Përgatitja e brezave të rinj që kuptojnë ekonominë digjitale, financat moderne, rolin e të dhënave dhe sfidat e tranzicionit të gjelbër, është një investim me efekt shumëpalësh për ekonominë dhe shoqërinë”, u shpreh Guvernatori.

Guvernatori Sejko tha se, kur transformimi teknologjik zhvillohet me ritme të jashtëzakonshme, vendet kanë nevojë për strategji të reja zhvillimi, që ndërthurin dijen, inovacionin dhe teknologjinë me politikat publike dhe zhvillimin të kapitalit njerëzor./RTSH

- YouTube youtu.be

Tri ligjet që po bllokojnë aplikimin final për SEPA-n, Kosova pret vendimin e Kushtetueses

14 November 2025 at 12:05


Nga momenti i hyrjes në fuqi të Ligjit për Banka, për Shërbime të Pagesave dhe Ligji për Amandamentimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, Kosova mund të bëjë aplikimin final për të qenë pjesë e SEPA-së, e cila lejon transfere bankare në euro më shpejtë, me standarde të unifikuara dhe kosto dukshëm më të ulëta krahasuar me sistemet ndërkombëtare tradicionale.

Mirëpo këto tri ligje edhe pse të miratuara nga Kuvendi i Kosovës aktualisht janë në Gjykatën Kushtetuese, të cilat i ka dërguar Partia Demokratike e Kosovës.

Në një përgjigje për Telegrafin nga Gjykata Kushtetuese kanë thënë se kjo lëndë është në procedurë të shqyrtimit.

"Kjo lëndë është në procedurë të shqyrtimit", thanë shkurt nga Gjykata Kushtetuese.

Ndryshe, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi tashmë kanë nisur zyrtarisht pagesat në euro përmes zonës SEPA. SEPA, që aktualisht përfshin 41 vende, duke përfshirë shtetet anëtare të BE-së, disa vende nordike dhe Mbretërinë e Bashkuar, lejon transfere bankare në euro më shpejtë, me standarde të unifikuara dhe kosto dukshëm më të ulëta krahasuar me sistemet ndërkombëtare tradicionale.

Nëse do të ishim pjesë e SEPA-s, kursimi vjetor për bizneset dhe qytetarët llogaritet të ishte diku rreth 55 milionë euro nga tarifat për transferet ndërkombëtare.

Ndryshe, nga Banka Qendrore e Kosovës kishin deklaruar për Telegrafin se BQK më 14 tetor 2024 ka realizuar fazën e para-aplikimit dhe ka dorëzuar zyrtarisht dokumentacionin përkatës pranë organit kompetent të Komisionit Evropian për këtë qëllim (DG FISMA) dhe Këshillit Evropian të Pagesave (EPC).

“Fillimisht BQK dorëzoi para-aplikacionin, i bazuar në draft-ligjet përkatëse dhe draft-rregulloret zbatuese, kurse e përditësoi atë më 20 dhjetor 2024, kur para-aplikimi u plotësua me dorëzimin e tre ligjeve në versionin e tyre përfundimtare pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës (Ligji 08/L-304 për Banka; Ligji 08/L-328 për Shërbime të Pagesave; dhe Ligji 08/L-333 për Amandamentimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit), së bashku me rregulloret e miratuara nga Bordi i BQK-së që bazoheshin në këto ligje.

Me para-aplikimin e përditësuar (më 20 dhjetor 2024) janë dorëzuar ligjet dhe 20 rregulloret të nxjerra nga BQK-ja në kuadër të këtij procesi për zbatimin e tyre (që hyjnë në fuqi njëkohësisht me hyrjen në fuqi të ligjeve përkatëse), si dhe i gjithë informacioni i nevojshëm lidhur me kuadrin ligjor dhe aspektet teknike, të cilat adresojnë kërkesat e përcaktuara nga EPC-ja për anëtarësim në SEPA. Ky proces ishte mbështetur nga ekspertet e Bankës Botërore, që kanë ndihmuar njësoj edhe vendet e rajonit”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se dokumentacioni i dorëzuar nga BQK-ja është pranuar nga Komisioni Evropian, të cilët, pas disa komunikimeve me shkrim dhe takime zyrtare, e kanë shqyrtuar atë dhe kanë paraqitur disa komente informale, duke bërë me dije se aplikimi final mund të bëhet vetëm pas hyrjes në fuqi të ligjeve (publikimit në Gazetën Zyrtare).

BQK tutje theksoi se nga ky vlerësim preliminar, nën supozimin se ligjet hynë në fuqi e me atë edhe rregulloret përkatëse, janë dhënë sugjerime të natyrës teknike, të cilat të adresuara plotësojnë kushtin për aplikimin final, por aplikimi final varet nga hyrja në fuqi e tre ligjeve në fjalë.

Nga Banka Qendrore e Kosovës thonë se në varësi të shpalljes se ligjeve, BQK është e përgatitur të procedojë me dorëzimin e aplikacionit përfundimtar për anëtarësim në SEPA pranë EPC, duke adresuar komentet informale të pranuara në këtë fazë, dhe për rrjedhojë të pres që gjatë vitit 2026 të marr aprovimin, dhe në afatin e caktuar pas përshtatjeve teknike dhe infrastrukturore të sistemit bankar të realizohet ndërlidhja me zonën SEPA.

“Megjithëse plani konkret kohor mbetet i ndërlikuar për shkak të pasigurisë mbi kohëzgjatjen e procesit në Gjykatën Kushtetuese/epilogut të hyrjes së këtyre tre ligjeve në fuqi, megjithëse të gjitha përgatitjet u bënë në afat shumë të shkurtër, që u njoh edhe nga institucionet e Komisionit Evropian, ku qëllimi fillestar me rastin e dorëzimit të para-aplikacionit të përditësuar më 20 dhjetor 2024 ishte që procesi të përmbyllet brenda vitit 2025, siç ngjau me Shqipërinë dhe disa nga vendet tjera.

Por, fatkeqësish komplikimet e shkaktuara nga mos publikimi i ligjeve dhe për rrjedhojë mos hyrja në fuqi, paraqiti këtë sfidë që pati ndikim direkt në rezultatin e pritur, e për të cilin u punua shumë si brenda vendit, ashtu edhe me partnerët ndërkombëtarë. Megjithatë, BQK mbetet e bindur se s'do të ketë kufizime nga ana e Bashkimit Evropian që të vazhdojmë tutje në këtë proces, sapo rrethanat ligjore të mundësojnë këtë, në afatin sa më optimal”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.

“Meqë aktualisht, këto ligje ndodhen në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese në kuadër të një serë ligjesh, pavarësisht se nuk janë kontestuar asnjëra në kuptim të përmbajtjes (por procedurës parlamentare), madje edhe pse Ligji për Bankat në fakt ka qenë në lexim të dytë (duke ndjekur të gjitha hapat procedurale), aplikimi final nuk është i mundur.

Si rrjedhojë, pritja për hyrjen në fuqi të tyre mbetet një hap kyç për të mundësuar përmbylljen e aplikimit dhe vlerësimit final nga ana e DG FISMA dhe EPC”, thuhej në përgjigjen e BQK-së për Telegrafin. /

REL: Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

By: Brisi
12 November 2025 at 15:59

Për çdo transfertë bankare deri në 10 mijë euro që bën jashtë shtetit nga bankat komerciale në Kosovë, ose që pranon nga jashtë, prodhuesi kosovar i pijeve “Frutex” paguan minimum 100 euro. Pronari i kompanisë, Shaqir Palushi, thotë se kjo shumë zakonisht ndahet në mënyrë të barabartë: 50 euro i paguan kompania e tij kur […]

The post REL: Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro appeared first on BoldNews.al.

Nga 40 euro në 2 euro/ Si i nxorri jashtë loje SEPA “shushunjat” e dërgesave të parave

20 October 2025 at 21:31

Transferimi i një shume prej 1,000 eurosh për në ose nga Shqipëria më parë kishte një komision që varionte nga 10-15 euro deri në 40 euro. Tani që Shqipëria është ndër vendet më të fundit që iu bashkua pagesave SEPA, një iniciativë e Bashkimit Evropian që standardizon pagesat ndërkufitare, duke siguruar të njëjtat rregulla, standarde […]

The post Nga 40 euro në 2 euro/ Si i nxorri jashtë loje SEPA “shushunjat” e dërgesave të parave appeared first on BoldNews.al.

Transaksione më të shpejta e të lira në gjithë BE-në, Shqipëria pjesë e skemës SEPA

16 October 2025 at 18:36


Shqipëria, Moldavia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut iu bashkuan Zonës së Vetme të Pagesave në Euro ose SEPA, duke mundësuar transaksione financiare më të shpejta dhe më të lira në të gjithë BE-në.

Komisioni Evropian njoftoi të enjten se Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Moldavia i janë bashkuar zyrtarisht ekosistemit të transaksioneve financiare të Evropës, SEPA-s, pasi 40 banka në të katër vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE u pranuan në skemë.

Duke iu bashkuar SEPA-s — shkurtim për Zonën e Përbashkët të Pagesave në Euro — katër vendet dhe BE-ja do të kenë qasje në transaksione financiare më të shpejta dhe më të lira, duke kursyer potencialisht deri në 500 milionë euro për individët dhe bizneset, tha ekzekutivi i BE-së.

Këshilli Evropian i Pagesave e mori këtë vendim pasi kuarteti hyri në fushëveprimin gjeografik të SEPA-s midis nëntorit 2024 dhe marsit të këtij viti, tha Komisioni në një deklaratë.

Në fjalimin e saj në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë të hënën, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen vlerësoi anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA si një shembull konkret të integrimit financiar me BE-në, transmeton EuroNews Albania.

“Që nga java e kaluar, kompanitë në Shqipëri mund të dërgojnë para në BE dhe të marrin para me kosto shumë të ulëta”, tha von der Leyen.

Shqipëria pjesë e SEPA-s, Delegacioni i BE: Ulen kostot, lehtësi për familjet dhe bizneset

15 October 2025 at 11:51

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Shqipëria është tashmë pjesë e sistemit evropian të pagesave (SEPA) – një hap konkret i Planit të Rritjes të BE-së, që ul kostot dhe e bën më të shpejtë çdo transfertë.

Kjo do të thotë më shumë lehtësi për familjet dhe bizneset shqiptare, dhe më shumë lidhje me vendet e Bashkimit Evropian.

Delegacioni i BE në Tiranë, përshëndeti sot hyrjen e Shqipërisë në SEPA.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, delegacioni jep disa informacione mbi sistemin europian të pagesave.

“Shqipëria është tashmë pjesë e sistemit evropian të pagesave (SEPA) – një hap konkret i Planit të Rritjes të BE-së, që ul kostot dhe e bën më të shpejtë çdo transfertë. Kjo do të thotë më shumë lehtësi për familjet dhe bizneset shqiptare, dhe më shumë lidhje me vendet e Bashkimit Evropian.”, thuhet në mesazhin e delegacionit të BE-së në Tiranë.

Në videon informuese të Delegacionit të BE theksohet: “Si mund të kursejë Shqipëria 20 milionë euro në vit, nëpërmjet një metode të ndryshme pagesash? SEPA është një sistem që bën çdo pagesë dhe transferim më të lirë, më të sigurt, më të shpejtë. Qytetarët dhe bizneset në Shqipëri mund të sigurojnë pagesa të shpejta”.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Shqipëria pjesë e SEPA-s, Delegacioni i BE: Ulen kostot, lehtësi për familjet dhe bizneset appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Anëtarësimi në SEPA, Von der Leyen: Kompanitë nga Ballkani Perëndimor kursejnë 500 mln euro në vit

13 October 2025 at 13:07

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në fjalën e saj në forumin e parë të Investimeve Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor, që po mbahet në Tiranë, tha se qytetarët dhe bizneset në rajon po përjetojnë BE-në në jetën e tyre të përditshme.

Von der Leyen u ndal tek anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA, ku theksoi se tashmë transaksionet me vendet e BE-së janë më të shpejta dhe pas asnjë kosto.

“Në fakt një vit më parë erdha në Shqipëri dhe vizitova gjithë rajonin, me një zotim që qytetarët e kompanitë e Ballkanit Perëndimor do të nisnin të përjetonin BE-në në jetën e tyre të përditshme dhe se ju do të ndjenit të mirat e ecjes para së bashku.

“Pas në viti ka ndodhur pikërisht kështu. Me kujtohet mirë kur Ju, i dashur Edi, më thatë se Shqipëria donte të bëhej pjesë SEPA-s Shërbimet e mia thanë se do të duhej shumë punë nga ana juaj dhe shumë kohë, por më pak se dy vite ju e bëtë realitet. Tarifat e transaksioneve ishin 6 herë më të larta”, tha Von der Leyen.

Sipas saj “anëtarësimi në SEPA do t’ju kursejë kompanive tuaja 500 milionë euro në vit. Këto janë para reale”.

“Kjo do të thotë të përjetosh BE, në kontinentin evropian, në jetën e përditshme! Përparim, jo vetëm në letër, po në realitet. Falë punës së madhe të udhëheqësve si Ju, Edi, dhe këmbënguljes që qytetarëve shqiptarë ky ndryshim po ndodh këtu tani”, u shpreh Von der Leyen.

Von der Leyen shtoi se “ky shembull është provë e një fakti të thjeshtë që Ballkani Perëndimor është tashmë në mënyrë të kosoliduar në rrugëtimin e vet për t’u bërë pjesë e BE-së dhe e dimë çfarë do të thotë kjo në terma ekonomikë”.

Presidentja e KE-së theksoi se të gjitha vendet që janë bërë pjesë e Bashkimit Evropian kanë përjetuar një rritje të pabesueshme ekonomike. Von der Leyen iu bëri thirrje investitorëve që të investojnë tani në Ballkanin Perëndimor, pasi është koha e duhur.

“Ekonomia e Polonisë u trefishua në madhësi në më pak se tri dekada. Në Kroaci papunësia u ul nga 17% në 4% vetëm për një dekadë. E njëjta gjë do të ndodhë dhe me mbarë Ballkanin Perëndimor, nuk po flas për një të ardhme të largët, ekonomitë tuaja janë të prirur që të rriten me shpejtësi për vitet në vijim. Ne e miratuam Planin e Rritjes pikërisht për këtë arsye. Plani i Rritjes i Ballkanit Perëndimor synon dyfishimin e PBB rajonale për dekadën e ardhshme”, tha Von der Leyen.

Duke ju drejtuar bizneseve, Von der Lyen tha se kush zgjedh Ballkanin Perëndimor, zgjedh Evropën,

Von der Lyen shtoi se “do të nënshkruajmë 10 marrëveshje të rëndësishme biznesi, nesër do të diskutoni 24 investime të tjera të mundshme dhe së bashku ato mund të sjellin më shumë se 4 miliardë euro investime të reja në rajon”.

“Kjo do të jetë një nxitje masive për gjithë rajonin, kompanitë lokale do të rriten falë investimeve evropiane dhe kompanitë nga Bashkimi Evropian do të zgjerojnë veprimtarinë e tyre në rajon duke krijuar vend pune dhe mundësi të reja”.

“Po çfarë e bën të veçantë këtë forum? Nuk është vetëm madhësia e investimeve që po shpallim, por në këto projekte po e sjellim Ballkanin Perëndimor, brenda politikës sonë industriale të BE-së. Po përçoj një mesazh të qartë tek biznesin nëse zgjidhini Ballkanin Perëndimor, zgjidhini Evropën. Kjo duhet të jetë motoja jonë”, tha Von der Leyen.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen në samitin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor - Fotot:...
1 nga 6

/m.q//a.f//r.e/

The post Anëtarësimi në SEPA, Von der Leyen: Kompanitë nga Ballkani Perëndimor kursejnë 500 mln euro në vit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: Ku janë 600 milionë eurot e BE-së që nuk po i marrim për shkak të sanksioneve?

8 October 2025 at 16:04


Pas Kosova nuk është pjesë e SEPA-së, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati kishte reaguar duke thënë se “kjo është për shkak se ligjet që ishin parakusht për anëtarësim e që Kuvendi i pati miratuar në fund të vitit të kaluar, PDK-ja i ka bllokuar në Gjykatë Kushtetuese”.

E në lidhje me këtë ka reaguar Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke e pyetur Muratin se ku kanë mbetur 600 milionë euro.

“A mundet me pyet dikush Hekuran Muratin ku janë mbi 600 milionë euro të BE-së që nuk po i marrim për shkak të sanksioneve?! Besimi i madh i qytetarëve të Prishtinës në Uranin po duket që e ka trazu Vetëvendosjen”, ka shkruar ai.

Tutje Mustafa ka ironizuar duke thënë se: “Ministrit të qeverisë që e ka vendosë Kosovën nën sanksione të BE-së dhe që në çdo hap e ka shkelë Kushtetutën, i paska ra në mend me pyet Uran Ismajlin për disa ligje në Gjykatën Kushtetuese. Urani është oferta më e mirë që e ka pasë ndonjëherë Prishtina dhe, pa dyshim, edhe Kryetari i ardhshëm i saj”. /Telegrafi/


Mosanëtarësimi i Kosovës në SEPA, Murati: A mundet me pyet dikush Uran Ismailin pse e kanë blloku Kosovën

8 October 2025 at 13:41


Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi tashmë kanë nisur zyrtarisht pagesat në euro përmes zonës SEPA, ndërsa Kosova nuk është pjesë e saj.

E lidhur me këtë ka reaguar sot ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se kjo është për shkak se ligjet që ishin parakusht për anëtarësim e që Kuvendi i pati miratuar në fund të vitit të kaluar, PDK-ja i ka bllokuar në Gjykatë Kushtetuese.

Lexoni të plotë reagimin e Muratit:

A mundet me pyet dikush Uran Ismailin pse e kanë blloku Kosovën në SEPA?

Kosova po mbetet e fundit në integrim në SEPA, falë PDK-së e Uran Ismailit, sepse ligjet që ishin parakusht për anëtarësim e që Kuvendi i pati miratuar në fund të vitit të kaluar, PDK-ja i ka bllokuar në Gjykatë Kushtetuese.

Kjo nënkupton mbi 50 milionë euro në vit kosto shtesë të tarifave për transfere të parave për bizneset tona dhe për bashkatdhetarët tanë.

Kjo nënkupton mundësi më të kufizuara për startup-et tona për të depërtuar në tregje të huaja.

Të njëjtit sot garojnë nëpër komuna dhe duan të na tregojnë se si do t’ju ndihmojnë ndërmarrësve dhe të rinjve për zhvillim e punësim, kur në fakt sa herë që u është dhënë mundësia kanë penguar. /Telegrafi/



Nisën sot transaksionet përmes SEPA-s, Sejko: Moment historik për tregun financiar shqiptar

7 October 2025 at 11:39

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko e cilësoi moment historik për tregun financiar shqiptar nisjen e transaksionit të parë në euro, përmes Zonës Unike të Pagesave në Euro, e njohur si SEPA.

“Ky nuk është thjesht një zhvillim teknik në sistemin e pagesave, por një gur themeli në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në infrastrukturën financiare evropiane”, deklaroi ai gjatë ceremonisë së lançimit të transaksionit të parë të Shqipërisë në SEPA, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.

Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA, i realizuar në nëntor të vitit të kaluar, theksoi ai, ka qenë rezultat i një procesi të strukturuar, ku Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me të gjitha bankat e nivelit të dytë dhe institucionet financiare, ka punuar me përkushtim për të përmbushur kërkesat teknike dhe rregullatore të nevojshme. Sot, të 11 bankat vendase janë gati të ofrojnë shërbime SEPA për qytetarët dhe bizneset.

“Ky moment nuk është fryt i rastësisë, është rezultat i një rrugëtimi shumëvjeçar të Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve financiare shqiptare, të cilat kanë punuar hap pas hapi për të ndërtuar themelet e një sistemi modern pagesash”, theksoi ai.

Në këtë proces, nënvizoi Sejko, roli i Bankës së Shqipërisë ka qenë vendimtar.

“Anëtarësimi në SEPA ishte një objektiv strategjik i Bankës së Shqipërisë, i lidhur drejtpërdrejt me Planin e Ri të Rritjes së Bashkimit Evropian dhe me projektin Rajonal “Për modernizimin e sistemeve të pagesave në Ballkanin Perëndimor”. Me asistencën e vyer të Bankës Botërore dhe falë koordinimit me të gjithë aktorët vendas, u sigurua përmbushja në kohë e kritereve dhe vënia në veprim e shërbimeve. Kjo arritje rrit kapacitetin e vendit për të përthithur fonde dhe për të ndjekur me besueshmëri rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian” deklaroi Sejko.

Rrugëtimi ynë, vuri në dukje Sejko, ka kërkuar kohë, përkushtim dhe partneritet, dhe sot jemi krenarë që Shqipëria është pjesë e këtij sistemi unik evropian.

“Tani nis faza e dytë, shfrytëzimi maksimal i këtij standardi nga bankat dhe bizneset, edukimi i përdoruesve dhe thellimi i digjitalizimit të pagesave. Banka e Shqipërisë u bën thirrje bankave tregtare dhe institucioneve financiare që të promovojnë aktivisht shërbimet SEPA, të informojnë klientët për përfitimet konkrete dhe të investojnë në përmirësimin e mëtejshëm të platformave digjitale. Vetëm përmes bashkëpunimit dhe përkushtimit të të gjithë aktorëve, Shqipëria do të arrijë ta shfrytëzojë plotësisht potencialin e këtij integrimi historik”, u shpreh Guvernatori.

“SEPA përkthen vizionin tonë të integrimit financiar në përfitime të prekshme për qytetarët e bizneset: kosto më të ulëta, shpejtësi më të lartë dhe siguri të shtuar”, deklaroi më tej Sejko.

Më konkretisht, tarifa shumë më të ulëta: transferimi i parave nga Shqipëria drejt vendeve anëtare të SEPA-s kushton deri në 5 herë më pak se më parë;

Transaksione të shpejta: pagesat elektronike janë më të shpejta, më të sigurta dhe më komode;

Transparencë dhe barazi: një pagesë nga Tirana në Romë nuk kushton më shumë se një pagesë brenda Tiranës.

Ndërkohë, shtoi Sejko, ulje drastike do të ketë dhe për pagesat në mbërritje.

“Ky është një standard evropian që sot bëhet realitet për Shqipërinë, duke e vendosur infrastrukturën tonë të pagesave në të njëjtin nivel me vendet e BE-së”, tha ai.

Sipas tij, integrimi në SEPA, i kombinuar me zgjerimin e pagesave digjitale, pritet të gjenerojë kursime prej rreth 20 milionë euro në vitin e parë, me rritje progresive në vijim. Për analogji, sistemi AIPS Euro i Bankës së Shqipërisë, i cili operon që nga janari 2022, i ka kursyer tregut vendas rreth 140 milionë euro.

“Kjo tregon se ndikimi i SEPA-s do të jetë edhe më i gjerë, duke përfshirë uljen e kostove dhe rritjen e efikasitetit operativ për qytetarët dhe bizneset”, deklaroi Guvernatori.

Në një plan më të gjerë, tha ai, integrimi në SEPA përkthehet në përfitime shoqërore e rajonale: nga ulja e informalitetit dhe kostove të dërgesave, te rritja e përfshirjes financiare dhe konvergjenca me tregun evropian:

Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, një rritje prej 10% e pagesave digjitale sjell ulje me 2% të nivelit të informalitetit.

Emigrantët shqiptarë dhe familjet e tyre mund të kursejnë deri në dhjetëra miliona euro në vit falë dërgimit të remitancave nëpërmjet kanaleve bankare të SEPA-s.

Në planin rajonal, deri sot, dërgimi i parave midis bizneseve në Ballkanin Perëndimor ka kushtuar deri në 10 herë më shumë se brenda BE-së. Me SEPA-n, kjo kosto bie në nivele të përafërta me ato evropiane.

“Ky zhvillim nuk është vetëm një arritje teknike në sistemet e pagesave. Integrimi në SEPA e bën tregun tonë financiar më konkurrues, rrit besimin e investitorëve dhe e afron Shqipërinë me standardet më të larta të Bashkimit Evropian. Në planin strategjik, rrit gatishmërinë për integrime të tjera financiare të BE-së, duke e bërë infrastrukturën tonë më të përshtatshme për inovacione të ardhshme dhe për thellim të lidhjeve me tregjet kapitale”, u shpreh Guvernatori.

Më tej, ai nënvizoi se efekti praktik për qytetarët dhe bizneset shqiptare është i trefishtë, tarifa më të ulëta, procese më të shpejta dhe garanci më të forta operacionale.

Sejko siguroi se Banka e Shqipërisë do të vijojë të punojë pa u lodhur për të garantuar një sistem financiar modern, të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt nevojave të qytetarëve dhe ekonomisë.

“Mbetemi të angazhuar që ky transformim të shndërrohet në një platformë inovacioni dhe përfshirjeje financiare, ku qytetarët dhe bizneset shqiptare të ndihen më të fuqizuar dhe më afër Evropës”, shtoi ai.

Nisja e transaksioneve në SEPA, foto: Andrin Hoxha
1 nga 11

The post Nisën sot transaksionet përmes SEPA-s, Sejko: Moment historik për tregun financiar shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria në SEPA, nisin transaksionet/ Guvernatori Sejko: Tarifa më të ulëta, garanci të forta

By: Re Nato
7 October 2025 at 11:18

Nga kjo e martë, 7 tetor, Shqipëria futet në sistemin europian të pagesave, SEPA.

Në një konferencë për mediat, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se me transaksionet në SEPA, do të ketë tarifa më të ulëta për qytetarët dhe bizneset.

Sejko shtoi se me anë të SEPA, ka garanci më të forta për transaksionet.

“Sot jemi krenarë që Shqipëria është pjesë e këtij sistemi europian të pagesave. BSH bën thirrje që të promovohen shërbimet SEPA, të investojnë më tej në platformat e tyre digjitale. SEPA përkthen vizionin tonë në përfitime të prekshme për qytetarët dhe bizneset. Kosto të ulëta, transferimi i parave nga Shqipëria drejt vendeve që përdorin SEPA, do kushtojnë 5 herë më pak. Një pagesë nga Tirana në Romë, nuk do kushtojë sa një pagesë brenda Tiranës. Ky është standard europian që bëhet i realizueshëm në Shqipëri. Ndikimi i SEPA do jetë më i gjerë, do ketë kursime. Integrimi në SEPA përkthehet në përfitime shoqërore dhe rajonale. Integrimi në SEPA e bën tregun tonë financiar më të besueshëm, rrit gatishmëri për integrime të tjera në BE. Efekti praktik është i trefishtë, tarifa të ulëta, më shumë siguri, dhe garanci institucionale”, theksoi ai./abcnews.al

Maqedonia e Veriut nga sot zyrtarisht pjesë e SEPA-s: Pagesa më të lehta dhe më të shpejta në euro

7 October 2025 at 11:38


Ministria për Çështje Evropiane njofton se që nga sot, 7 tetor 2025, Republika e Maqedonisë së Veriut zyrtarisht fillon aplikimin e Zonës së vetme të pagesave në euro (SEPA), me çka qytetarët dhe kompanitë do të mund të kryejnë dhe të pranojnë pagesa në euro drejt vendeve anëtare dhe nga vendet anëtare të SEPA-s me kushte të njëjta si në Bashkimin Evropian.

"Sot, me fillimin e aplikimit praktik për transaksione më të lehta, më të shpejta dhe më të lira në euro, Maqedonia e Veriut zyrtarisht u bë pjesë aktive e Zonës evropiane të pagesave, që është hap i rëndësishëm në avancimin e integrimit me tregun e vetëm evropian.

Bashkimi me SEPA-n është pjesë e aktiviteteve në kuadër të Planit të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili ka për qëllim të përshpejtojë integrimin ekonomik të vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian përmes rritjes së qasjes në tregun e vetëm, shtytjen e investimeve dhe avancimin e shërbimeve financiare.

Ky progres i rëndësishëm është rezultat konkret i përpjekjeve të Qeverisë dhe Ministrisë për Çështje Evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbatimin e standardeve evropiane dhe për përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe bizneset", thuhet në njoftim.

Nga atje shtojnë se me zbatimin e pagesave SEPA, vendi ynë po afrohet drejt rrjedhave financiare evropiane dhe konfirmon progresin e tij të vazhdueshëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian./Telegrafi/

Prej sot transaksionet financiare me 41 vende të Evropës 5 herë më lirë

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Shqipëria shënon sot hap historik në rrugën drejt integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik ndërsa nis aplikimi i pagesave në SEPA (Single Euro Payments Area) që është një sistem i unifikuar pagesash në euro në të gjithë Evropën.

Banka e Shqipërisë konfirmoi se të gjitha bankat shqiptare janë tashmë të gatshme për zbatimin e këtij sistemi.

“Ky është një lajm i madh për qytetarët dhe bizneset shqiptare që përfitojnë shërbime pagesash ndërkufitare me 41 vende të Evropës, në mënyrë më të shpejtë; më të lirë; më të sigurt”, njoftoi BSH-ja.

Sipas BSH-së përfitimet kryesore janë:
Deri në 5 herë më pak kosto për transfertat në euro jashtë Shqipërisë;
Pagesa ndërkombëtare sikur të ishin vendase;
Kartat bankare shqiptare funksionojnë në të gjithë Evropën;
Komisione të unifikuara dhe të ulëta;
Më shumë lehtësi për bizneset, udhëtimet dhe jetën e përditshme.

SEPA (Zona e Vetme e Pagesave në Euro) është një iniciativë e Bashkimit Evropian që lejon konsumatorët, bizneset dhe administratat publike të bëjnë dhe të marrin pagesa në euro, brenda dhe jashtë kufijve, me të njëjtat kushte si pagesat kombëtare.

Shqipëria, duke u bërë pjesë e SEPA-s, i bashkohet 41 vendeve të tjera evropiane, përfshirë të gjitha shtetet anëtare të BE-së, duke përfituar nga një treg i përbashkët financiar modern dhe efikas.

Ky është një ndër hapat më të prekshëm që afron Shqipërinë me Bashkimin Evropian, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në atë ekonomik dhe institucional. Përfshirja në SEPA tregon se Shqipëria ka përmbushur një sërë standardesh teknike dhe ligjore të kërkuara për t’u bërë pjesë e këtij sistemi.

Procesi është i automatizuar dhe përfshin të gjitha bankat e nivelit të dytë në Shqipëri. Mjafton të kesh një llogari bankare në euro dhe mund të realizosh pagesa SEPA drejt 41 vendeve të tjera të Evropës.

BSH-ja thekson se, përfshirja e Shqipërisë në SEPA është një fitore për të gjithë: qytetarët kursejnë para dhe kohë, bizneset fitojnë efikasitet dhe besueshmëri, dhe vendi forcon lidhjet e tij me sistemin ekonomik evropian.

/e.xh/j.p/r.e/

The post Prej sot transaksionet financiare me 41 vende të Evropës 5 herë më lirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prej sot transaksionet financiare me 41 vende të Evropës 5 herë më lirë

7 October 2025 at 08:26


Shqipëria shënon sot hap historik në rrugën drejt integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik ndërsa nis aplikimi i pagesave në SEPA (Single Euro Payments Area) që është një sistem i unifikuar pagesash në euro në të gjithë Evropën.

Banka e Shqipërisë konfirmoi se të gjitha bankat shqiptare janë tashmë të gatshme për zbatimin e këtij sistemi.

“Ky është një lajm i madh për qytetarët dhe bizneset shqiptare që përfitojnë shërbime pagesash ndërkufitare me 41 vende të Evropës, në mënyrë më të shpejtë; më të lirë; më të sigurt”, njoftoi BSH-ja.

Sipas BSH-së përfitimet kryesore janë:

Deri në 5 herë më pak kosto për transfertat në euro jashtë Shqipërisë;

Pagesa ndërkombëtare sikur të ishin vendase;

Kartat bankare shqiptare funksionojnë në të gjithë Evropën;

Komisione të unifikuara dhe të ulëta;

Më shumë lehtësi për bizneset, udhëtimet dhe jetën e përditshme.

SEPA (Zona e Vetme e Pagesave në Euro) është një iniciativë e Bashkimit Evropian që lejon konsumatorët, bizneset dhe administratat publike të bëjnë dhe të marrin pagesa në euro, brenda dhe jashtë kufijve, me të njëjtat kushte si pagesat kombëtare.

Shqipëria, duke u bërë pjesë e SEPA-s, i bashkohet 41 vendeve të tjera evropiane, përfshirë të gjitha shtetet anëtare të BE-së, duke përfituar nga një treg i përbashkët financiar modern dhe efikas.

Ky është një ndër hapat më të prekshëm që afron Shqipërinë me Bashkimin Evropian, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në atë ekonomik dhe institucional. Përfshirja në SEPA tregon se Shqipëria ka përmbushur një sërë standardesh teknike dhe ligjore të kërkuara për t’u bërë pjesë e këtij sistemi.

Procesi është i automatizuar dhe përfshin të gjitha bankat e nivelit të dytë në Shqipëri. Mjafton të kesh një llogari bankare në euro dhe mund të realizosh pagesa SEPA drejt 41 vendeve të tjera të Evropës.

BSH-ja thekson se, përfshirja e Shqipërisë në SEPA është një fitore për të gjithë: qytetarët kursejnë para dhe kohë, bizneset fitojnë efikasitet dhe besueshmëri, dhe vendi forcon lidhjet e tij me sistemin ekonomik evropian.

Me 7 tetor nisin transfertat në SEPA, Sejko: Kosto të ulëta për qytetarët, hap drejt formalizimit të ekonomisë

TIRANË, 1 tetor /ATSH/  Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, njoftoi sot në një konferencë për media se më 7 tetor Shqipëria do të fillojë transfertat në sistemin SEPA (Single Euro Payments Area), një zhvillim ky i rëndësishëm për formalizimin e ekonomisë dhe uljen e kostove për qytetarët.

“Më 7 tetor presim të jemi plotësisht funksionalë në SEPA, një hap ky drejt formalizimit të ekonomisë shqiptare dhe digjitalizimit të sistemit të pagesave,” deklaroi Sejko.

Bashkimi Evropian e pranoi Shqipërinë si anëtare të SEPA në nëntor të vitit të kaluar dhe, sipas Sejkos, Banka e Shqipërisë ka një plan dhe po bashkëpunon ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë për përmirësimin e sistemeve të pagesave digjitale në vend.

“Ne kemi një plan, qeveria dhe Banka e Shqipërisë është duke punuar për digjitalizimin, për sistemin e pagesave, për formalizimin e ekonomisë shqiptare. Këtu bën pjesë edhe SEPA. Ne jemi bërë anëtarë të SEPA-s, në nëntor të vitit të kaluar. Ndërsa ka edhe sisteme të tjera për përmirësimin e sistemit të pagesave. Zhvillimet në sistemet e pagesave, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, shkojnë paralelisht. Presim reduktim të parasë cash dhe rritje të digjitalizimit. Por edhe ulje të konsiderueshme të kostove”, theksoi ai.

Ky zhvillim pritet të rrisë efikasitetin dhe sigurinë e pagesave elektronike, duke përmirësuar kështu mjedisin financiar dhe biznesin në Shqipëri. e.xh/j.p/

The post Me 7 tetor nisin transfertat në SEPA, Sejko: Kosto të ulëta për qytetarët, hap drejt formalizimit të ekonomisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Minxhozi: SEPA, hap i rëndësishëm drejt integrimit të tregut financiar shqiptar me atë evropian

26 September 2025 at 20:47

TIRANË, 26 shtator/ATSH/ Pagesat e para përmes sistemit evropian të pagesave SEPA do të nisin në Shqipëri më 7 tetor të këtij viti, çka shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të pagesave dhe integrimit të tregut financiar shqiptar me atë evropian.

Përmes këtij sistemi, qytetarët dhe bizneset shqiptare do të kenë mundësinë të kryejnë transferta më të shpejta, më të sigurta dhe me kosto disa herë më të ulëta se aktualisht.

Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi, në një intervistë në media, theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA është rezultat i një pune të gjatë e të qëndrueshme që ka nisur që në vitin 2017, me miratimin e një ligji të ri të bazuar në direktivën europiane PSD2.

Ajo vlerësoi se ky vendim u mor në një kohë sfiduese për ekonominë shqiptare, kur niveli i informalitetit ishte i lartë, por përfaqësonte një qasje me vizion të qartë drejt zhvillimit të sistemit të pagesave dhe rritjes së transparencës në tregun financiar.

Minxhozi nënvizoi se përfshirja në zonën SEPA jo vetëm që do të sjellë lehtësi për përdoruesit e shërbimeve financiare, por gjithashtu do të kursejë të ardhura që më parë përdoreshin vetëm për transferta, duke krijuar mundësi për riinvestim në fusha të tjera zhvillimi.

Ajo shtoi se të gjitha institucionet financiare, qofshin banka apo jo-banka, do të përfshihen në këtë proces, pasi klientët kërkojnë shpejtësi, siguri dhe komisione të ulëta në kryerjen e transaksioneve.

Sipas saj, ky është një hap domethënës në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në tregjet evropiane, ndërsa vetë sistemi SEPA ofron një strukturë të sigurt dhe të harmonizuar që garanton funksionimin dhe mbikëqyrjen efektive të gjitha shërbimeve të pagesave në nivel kontinental.

/r.e//a.f/

The post Minxhozi: SEPA, hap i rëndësishëm drejt integrimit të tregut financiar shqiptar me atë evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfshirja në SEPA/ Zv/guvernatorja e BSH: Hap historik për sistemin financiar shqiptar

26 September 2025 at 20:26

TIRANË- Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi, deklaroi në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News se përfshirja e Shqipërisë në sistemin evropian të pagesave SEPA është rezultat i një pune shumëvjeçare që ka nisur që në vitin 2017.

Gjatë diskutimit, Minxhozi theksoi se vendimi për të harmonizuar ligjin shqiptar të pagesave me atë evropian u mor në një kohë kur shkalla e informalitetit në ekonomi ishte ende e lartë. Sipas saj, kjo ishte një qasje me perspektivë, që synonte modernizimin e sistemit të pagesave dhe uljen e abuzimeve në tregun financiar.

“Unë them që po, sepse përpara kësaj date është një punë shumë e madhe e bëra përpara, është disa vjeçare. Po të themi materializmi i idesë sot është një punë e madhe, që ka filluar që me miratimin e një ligji të ri. Shqipëria guxoi në vitin 2017, kur shkalla e informalitetit ishte goxha e lartë, të shkonte për një ligj evropian pagesash, që ishte një vështrim me perspektivë e shikonte perspektivën e zhvillimit të pagesave si një mundësi për të hequr shumë nga stimgat që kishte ekonomia shqiptare që është informale, që ka abuzime në sjelljen financiare të organizatave të ndryshme, qoftë banka dhe qoftë jo-banka”, tha ajo.

Ajo shtoi se tashmë fondet që më parë shpenzoheshin për transfertat monetare mund të riinvestohen për qëllime të tjera zhvillimi. Zëvendësguvernatorja theksoi gjithashtu se të gjitha institucionet financiare pritet të ndjekin këtë hap, pasi klientët kërkojnë shpejtësi, siguri dhe kosto më të ulëta në shërbimet e pagesave.

“Prania e Shqipërisë në zonën SEPA është një lajm shumë i mirë  për të gjitha institucionet financiare. Natyrisht do ecë më shpejt, dikush më ngadalë, por siguria që ato do kenë do ti bëjë të gjitha institucionet financiar konfident, që janë në këtë treg, që po i shërbejnë sistemit ekonomik në një mënyrë avangardë.

Po i kursejnë sistemit financiar të ardhura, të cilat me para përdoreshin vetëm për transferimin e parave, ndërkohë sot mund të përdoren për qëllime të tjera. Unë njësoj se në këtë aspekt, e kemi mirëkuptimin e sistemit bankare  që të na ndjekin. Të gjithë klientët presin që transfertat të kryhen shpejt dhe me një kosto të ulët. Presin të jenë dhe transferta të sigurta. Sistemi është i hapur edhe për institucionet financiare jo-banka”, tha ajo./abcnews.al

❌
❌