Në fund të muajit nëntor 2025 balanca buxhetore (diferenca mes të ardhurave e shpenzimeve) ishte me suficit 49,1 miliardë lekë rreth 500 milionë euro, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave.
Kjo shumë ishte me e lartë se plani në buxhetin fillestar që parashikonte deficit prej -23,1 miliardë lekësh ose -230 milionë euro.
Në vend që suficiti të reduktohej në përputhje me ligjin e buxhetit, u zgjerua me tej nëntor, duke devijuar jo vetëm nga plani, por duke u bërë shkak për keq-menaxhim financiar.
Ministria e Financave pret të shpenzojë në dhjetor të gjithë tepricën buxhetore prej 49 miliardë lekësh të krijuar në 11 muajt e vitit dhe 61 miliardë lekë të tjera në formën e deficitit buxhetor të programuar për tu shpenzuar në dhjetor, gjithsej rreth 1,2 miliardë euro.
Përqendrimi në muajin dhjetor i shpenzimeve buxhetore ndër të tjera është tregues i keq-menaxhimit të ciklit buxhetor ka vërejtur edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditimet e posaçme për buxhetin.
Në vend që shpenzimet të ndjekin një ritëm të qëndrueshëm gjatë vitit, buxheti krijon një efekt kaskadë gjatë gjithë vitit që lëshohet me nxitim në fund, duke krijuar një valë shpenzimesh që nuk lidhen me nevojat reale të ekonomisë në atë moment.
Të dhënat mujore nga Ministria e Financave tregojnë se suficiti buxhetor përmirësohet vazhdimisht përgjatë vitit. 2025 nisi me suficit, rreth 18 miliardë lekë në janar, teksa ky nivel u rrit gradualisht nga muaji në muaj. Në tremujorin e parë, suficiti pothuajse dyfishohet, duke arritur mbi 33 miliardë lekë në mars, ndërsa në prill dhe maj zgjerimi vijon me ritme të shpejta.
Gjatë verës, suficiti, mbi 30–40 miliardë lekë, duke reflektuar rritje të të ardhurave dhe dobësi në shpenzime.
Në terma kumulativë, deficiti pritet të jetë – 68 miliardë lekë në fund të dhjetorit nga +49 miliardë lekë në nëntor.
Ne fund të vitit pagesat buxhetore përshpejtohen, si investimet publike, likuidime detyrimesh, subvencione apo shpenzime të mbartura nga muajt e mëparshëm. Njëkohësisht, dhjetori është zakonisht muaji kur bëhen rregullime përfundimtare të buxhetit dhe mbyllen angazhime financiare.
Nga këndvështrimi fiskal, një zhvillim i tillë krijon presion mbi financat publike në fund të vitit dhe nënkupton mungesë serioziteti në muajt e tjerë të vitit. Për ekspertët dhe Kontrollin e lartë të shtetit kjo nuk është praktikë e shëndetshme.
Në shumicën e vendeve me administrim fiskal të konsoliduar, shpenzimet janë të shpërndara relativisht njëtrajtshëm.
Përqendrimi i shpenzimeve në dhjetor lidhet kryesisht me vonesa kronike në planifikim dhe prokurime, sidomos për investimet publike. Projektet që duhej të niseshin në pranverë ose verë shtyhen për arsye administrative, burokratike ose politike, dhe kur viti fiskal mbyllet, institucionet përballen me presionin për të mos humbur fondet e alokuara. Pagesat bëhen sepse afati po mbaron.
Pasoja kryesore është ulja e cilësisë së shpenzimeve publike. Kontratat lidhen me nxitim, mbikëqyrja dobësohet.
Në këtë klimë, rreziku për vendime jo optimale dhe për keqpërdorim të fondeve rritet ndjeshëm.
Nga ana makroekonomike, një injektim kaq i madh fondesh në fund të vitit shton presionet inflacioniste lokale, sidomos në sektorë si ndërtimi dhe shërbimet, ku kapacitetet janë të kufizuara. Bizneset nuk arrijnë të planifikojnë normalisht, ndërsa ekonomia merr impulse të forta që nuk përkthehen në rritje të qëndrueshme. /Monitor KM
Euro po e mbyll 2025-n në nivelin më të ulët historik. Këtë fund-dhjetor, valuta europiane po këmbehet për mesatarisht vetëm 96.6 lekë. “Tradicionalisht, në prag të çdo fundviti vërehet një rritje e ofertës së euros në treg. Kjo lidhet me kthimin e emigrantëve, shtimin e remitancave dhe shpenzimet e fundvitit, të cilat rrisin ndjeshëm qarkullimin e valutës europiane dhe ushtrojnë presion mbi kursin e këmbimit”, thotë Romina Radonshqi, eksperte ekonomie.
Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se që nga fillimi i vitit, euro ka humbur plotë 1.62 pikë. Ndërkohë krahasuar me një vit më parë, valuta europiane është tkurrur me 1.54 pikë. Kjo edhe si pasojë e turistëve që ende vijojnë të vijnë në Shqipëri.
“Gjatë këtij viti kemi pasur një kombinim faktorësh shumë të fortë: rritje të remitancave dhe një fluks ende të lartë turistësh. Të dy këta elementë kanë futur më shumë euro në ekonomi, ndërsa kërkesa për lekë është rritur, duke e dobësuar më tej euron”, thotë Radonshiqi.
Euro po rrudhet shpejt, përballet me një realitet të ri shqiptar, ku fuqia vendase e parasë po fiton besim dhe pavarësi. Bashkë me të po tkurren edhe valutat e tjera kryesore në vend si dollari amerikan, paundi britanik apo franga zvicerane.
“Një faktor që nuk mund të anashkalohet është edhe prania e parasë informale. Qarkullimi i sasive të mëdha të euros, që nuk kalojnë gjithmonë në kanale formale bankare, ndikon në rritjen e ofertës valutore dhe e shtyn kursin e këmbimit në nivele historikisht të ulëta”, thotë Radonshiqi.
Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se deri në tetor u këmbyen plotë 11.3 miliardë euro, shifër kjo 2 deri në tre herë më e lartë se në vitet 2019, 2020 apo 2021. /E.T
TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Kreditimi i ekonomisë nga sektori bankar ka vijuar tendencën rritëse gjatë vitit 2025, duke reflektuar kërkesë të lartë për hua dhe kapacitete të qëndrueshme financiare të bankave.
Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në periudhën janar–nëntor 2025, kredia e re e dhënë nga bankat arriti në 374,4 miliardë lekë, ose 12,8% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja e kreditimit po mbështetet nga performanca pozitive e ekonomisë, kërkesa e shtuar për financim, si dhe nga pozita e shëndoshë financiare e sektorit bankar.
Pesha kryesore në zgjerimin e kreditimit gjatë vitit 2025 i takon individëve. Kredia e re për këtë segment arriti në 114,7 miliardë lekë, duke u rritur me 21,7% krahasuar me një vit më parë.
Rritja është evidentuar si në huatë për blerjen e banesave, ashtu edhe në kreditë konsumatore, duke reflektuar rritjen e besimit dhe të nevojave financiare të qytetarëve. /j.p/
Shqipëria ka alokuar në vitin 2024 rreth 0,3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për aktivitetet e kërkimit shkencor dhe zhvillimit, sipas statistikave të publikuara për herë të parë nga Instituti i Statistikave (INSTAT) sot .
Të dhënat tregojnë një nivel të ulët të financimit publik për kërkimin dhe inovacionin, në një kohë kur këto fusha konsiderohen kyçe për rritjen afatgjatë dhe konkurrueshmërinë ekonomike të vendit
Pjesa dërrmuese e fondeve të buxhetit të shtetit është përqendruar te institucionet e arsimit të lartë, të cilat kanë përfituar 54,7% të totalit të financimeve për kërkim dhe zhvillim. Pas tyre renditet sektori qeveritar me 43,8%, ndërsa OJF-te kane përfituar vetëm 1,5% të fondeve të alokuara.
Sipas klasifikimit të objektivave socio-ekonomike (NABS), mbi gjysmën e fondeve, 52,6% janë orientuar drejt “përmirësimit të përgjithshëm të njohurive”, përmes kërkimit dhe zhvillimit të financuar nga universitetet. Ky orientim tregon se prioriteti kryesor i financimit publik mbetet mbështetja universiteteve, më shumë sesa zhvillimi i kërkimit të aplikuar apo projekteve të lidhura drejtpërdrejt me sektorët ekonomikë.
Të dhënat e INSTAT-it tregojnë gjithashtu se fusha si arsimi, energjia, bujqësia, shëndetësia dhe teknologjia industriale marrin vetëm një pjesë relativisht të vogël të fondeve totale, ndërsa investimet në kërkim për transportin, telekomunikacionin dhe infrastrukturën mbeten të kufizuara.
Strukturë aktuale e financimit nuk shkon në projekte të orientuara nga nevojat konkrete të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.
INSTAT klasifikon “Kërkimi dhe Zhvillimi (K&Zh)” një punë kreative dhe sistematike e ndërmarrë me qëllim të rritjes së stokut të njohurive, duke përfshirë njohuritë për njerëzimin, kulturën dhe shoqërinë dhe për të krijuar aplikacione të reja nga njohuritë e fituara.
Kërkimi shkencor përfshin punën kreative dhe hulumtimin origjinal të ndërmarrë mbi baza sistematike për të fituar njohuri të reja, duke përfshirë njohuritë për njerëzimin, kulturën dhe shoqërinë.
Të dhënat e përpunuara nga INSTAT lidhen me parashikimet e buxhetit, jo me shpenzimet në fund të vitit kalendarik./kb
Qeveria e Shqipërisë ka marrë rreth 589 milionë euro kredi të huaja për të financuar sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, nga të cilat rreth 300 milionë euro janë kredi të marra pas vitit 2015, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.
Duke përfshirë edhe financimet nga buxheti i shtetit dhe tarifat që paguajnë qytetarët për financimin e shërbimit, vendi duhet t’i kishte të zgjidhura tashmë çështjet e furnizimit me ujë të pijshëm, por ka ndodhur krejt e kundërta.
Megjithë këto financime, humbjet e ujit në rrjet janë të njëjta në dekadën e fundit. Të dhënat e Entit Rregullator të Ujit tregojnë se humbjet teknike në rrjet ishin 67 për qind në vitin 2024, ndërsa 64% në vitin 2023 dhe në një nivel të ngjashëm edhe më herët.
Nga rreth qindra projekte të financuara me kredi të huaja deri në vitin 2025, sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përthithur rreth 599 milionë euro në periudhën 1990–2025.
Në një vend me popullsi si Shqipëria, kjo shumë do të mjaftonte për të ndryshuar rrënjësisht furnizimin me ujë. Nëse këto investime do të ishin përqendruar në uljen e humbjeve në rrjet, Shqipëria sot do të ishte shumë pranë furnizimit të pandërprerë me ujë në zonat urbane dhe turistike.
Humbjet aktuale në rrjet janë mbi 60% dhe tregojnë se problemi nuk është te prodhimi i ujit, por te keqmenaxhimi, pasi uji nuk faturohet.
Ekspertët pohojnë se vetëm përgjysmimi i humbjeve do të sillte një rritje reale të furnizimit me 30–40%, pa ndërtuar burime të reja. Shumica e qyteteve të mëdha do të kishin 24 orë në ditë furnizim me ujë.
Investimet janë shpërndarë në një numër të madh projektesh të vogla, shpesh të fokusuara në ndërtimin e infrastrukturës së re, pa ndërhyrë në mënyrën se si operon sistemi.
Sipas të dhënave zyrtare, kapaciteti mesatar vjetor i të gjitha burimeve të ujit të përdorura për prodhimin e ujit të pijshëm nga shoqëritë ujësjellës-kanalizime të monitoruara për vitin 2021 ishte 495 milionë metra kub. Po në këtë vit, vëllimi i përgjithshëm i ujit të prodhuar ishte 311,2 milionë metra kub, ndërsa kërkesa totale ishte 100 milionë metra kub.
Të dhënat tregojnë se uji total i disponueshëm për të gjitha shoqëritë UK tejkalon kërkesën kombëtare nga konsumatorët që ato shërbejnë me rreth 80%, por ndërkohë qytetet dhe zonat rurale të vendit, në shumë raste, vuajnë nga mungesa e ujit. Uji prodhohet, por nuk shndërrohet në shërbim të qëndrueshëm për konsumatorin./Monitor.al/kb
Libri në dy vëllime “Sekretet e gjenive të biznesit” i Prof. Dr. Adrian Civici përfaqëson një prej botimeve më të rëndësishme të viteve të fundit në fushën e ekonomisë, menaxhimit dhe edukimit sipërmarrës në Shqipëri.
Ai sjell një qasje të rrallë: kombinimin e analizës teorike me biografitë konkrete të sipërmarrësve më të mëdhenj të botës moderne, duke i përkthyer eksperiencat e tyre në mësime të thjeshta, të zbatueshme dhe të vlefshme për çdo lexues.
Ky libër jo vetëm informon, por formon, duke shërbyer si udhërrëfyes për studentët, biznesin, politikëbërësit dhe këdo që kërkon të kuptojë mekanizmat e suksesit në ekonominë globale.
Një manual modern i mendimit sipërmarrës
Vlera e parë e librit është se përkthen mendësinë e gjenive të biznesit, nga Steve Jobs te Elon Musk, nga Warren Buffett te Jack Ma, në modele të qarta, të prekshme dhe të sistemuara. Profesor Civici nuk përqendrohet në mitologjinë e tyre, por në procesin e tyre të të menduarit, disiplinën, strategjinë dhe vizionin afatgjatë.
Libri arrin të lidhë botën e miliarderëve të teknologjisë, industrisë dhe shërbimeve me sfidat e tregut shqiptar: mungesa e inovacionit, frika nga rreziku, kultura e ulët menaxheriale dhe dobësia e planeve strategjike. Kjo e bën veprën një mjet të çmuar orientues për sipëmarrsit e ndërmarrjeve tona të vogla e të mesme, për startup-et tona, për profesionistët e sektorëve të ndryshëm dhe për vendimmarrjen ekonomike publike.
Profesori i shquar i ekonomisë sonë dhe publicisti i njohur, për çdo figurë gjeniale të biznesit botëror që analizon, përqendrohet tek psikologjia e suksesit. Civici shpjegon se gjenitë e biznesit dallohen jo vetëm nga inteligjenca apo kapitali, por nga aftësia për të marrë vendime të vështira, nga qëndrueshmëria ndaj dështimit, nga vizioni i qartë për të ardhmen dhe prirja për të parë mundësi, aty ku të tjerët shohin vetëm rrezik.
Libri, i shkruar me një gjuhë të thjeshtë, komunikuese dhe të zhdërvjelltë, e zhvendos me mjeshtëri vëmendjen nga qasja tradicionale “çfarë bënë” drejt qasjes “si menduan”, një risi me vlerë shkencore dhe praktike.
Libër që e sjell biznesin si kulturë, jo vetëm si aktivitet ekonomik
Në një vend si i yni, ku edukimi ekonomik shpesh mbetet teorik, libri plotëson një boshllëk të madh. Ai është i ilustruar me histori reale, i thjeshtëzuar në gjuhë të qartë, i sistemuar në forma që mund të përdoren gjerësisht në leksione, trajnime dhe seminare, si dhe i vlefshëm për sipërmarrësit e rinj, të cilët kërkojnë një “udhëzues fillestar” të besueshëm.
Profesor Civici ka arritur të japë një analizë të thellë dhe të ekuilibruar të këtyre gjenive, duke e mbajtur narrativën larg romantizimit. Ndryshe nga shumë libra motivues perëndimorë he qasje pothuajse biografike, Civici ruan një qasje kritike. Ai studion jo vetëm sukseset e gjenive të biznesit, por edhe gabimet, krizën e tyre, konfliktet me rregullatorët, etikat e diskutueshme, marrëdhënien mes pushtetit ekonomik dhe atij politik.
Ky ekuilibër e bën librin të besueshëm dhe akademikisht tejet të vlefshëm. Me të, Civici ia ka dalë ta konceptojë dhe të na e sjellë me shumë ngjyra aktivitetin e biznesit Konceptimi i biznesit si kulturë, jo vetëm si aktivitet ekonomik i jep veprës atë përmasë të gjashtë shtesë, që e bën unikale.
Libri hedh një mesazh të rëndësishëm: biznesi është sa eksperiencë e jashtëzakonshme e jetuar, aq edhe vlerë shoqërore dhe kulturë. Ai kërkon mentalitet të hapur, inovacion të vazhdueshëm, të mësuarit gjatë gjithë jetës, respekt për kohën, si dhe ndërtim të vlerave, e jo vetëm të pasurisë. Ky dimension i qartë dhe i plotë kulturor është ndoshta kontributi më i madh i librit të Prof. Dr. Adrian Civicit.
Ai do të sjellë një ndikim të drejtpërdrejtë në politikëbërjen dhe edukimin publik ekonomik. Përtej lexuesit individual, libri ofron referenca që shërbejnë si material për politika mbi sipërmarrjen, bazë për reforma në arsimin profesional, literaturë për programet universitare të ekonomisë dhe menaxhimit, si dhe frymëzim për sektorin privat që kërkon modernizim.
Një ftesë për të ndërtuar “gjenitë e biznesit” shqiptarë të së ardhmes
Në një vend me treg të vogël, ekonomi të brishtë dhe emigracion të lartë, Civici nxit një ide të rëndësishme: edhe Shqipëria mund të krijojë gjenitë e saj të biznesit, nëse ndërtohen kultura e inovacionit, tregjet konkurruese, mbështetja institucionale, mendësia e rrezikimit të matur dhe investimi në dije. Libri është një thirrje për të mos pritur vetëm “heronjtë globalë”, por për të kultivuar mendjet kreative shqiptare.
“Sekretet e gjenive të biznesit” është më shumë se një libër për ekonominë. Është një guide për mënyrën e të menduarit, një ftesë për ndryshim kulturor, një manual inspirues dhe një instrument edukativ që i mungonte tregut shqiptar. Kryevlera e tij qëndron tek aftësia e Profesorit të talentuar për të sjellë përvojat globale në realitetin tonës, duke dhënë mësime që mund të shndërrohen në strategji konkrete suksesi. Në një kohë kur Shqipërisë i duhen ide të reja, kultura inovative dhe sipërmarrje e guximshme, libri i Prof. Dr. Civici është një prej burimeve më të vlefshme të mendimit kritik dhe zhvillimor shqiptar në fushën e ekonomisë./kb
Mënyra se si po rritet Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) tregon se ekonomia po mbështetet gjithnjë e më pak te sektorët tradicionalë prodhues dhe gjithnjë e më shumë te shërbimet, ndërsa bujqësia dhe industria vijojnë të japin kontribut negativ në zgjerimin e ekonomisë. Të dhënat e fundit nga INSTAT tregojnë se ekonomia u rrit me […]
Kreu i qeverisë, Edi Rama, në nisje të podkastit të tij që mbahet çdo të diel, u ndal tek risitë e fundit, konkretisht tek programi EuroAgro Albania 2025-2030.
Këtë program, Rama e cilëson si një sfidë të fortë për sektorin e bujqësisë, lidhur me arritjen e standardeve europiane, si paketë për mbylljen e negociatave të Shqipërisë me BE deri në vitin 2027.
“Këtë javë prezantuam një mekanizëm praktik e të domosdoshëm për përgatitjen e bujqësisë dhe sektorit ushqimor për tregun e përbashkët europian me kapitujt 11, 12 dhe 13, në zemër të procesit të negociatave të anëtarësimit. Do të jetë një sfidë e fortë për çka kemi bërë në një dekadë, me besim dhe forcë se do të bëjmë gjithçka që duhet për t’ia dalë edhe në dy vitet e ardhshme që të mbyllim negociatat deri në fund të vitit 2027”, tha ai.
Sakaq, Rama bëri dhe një krahasim të sektorit në kohë, tani dhe të një dekade më parë. Kryeministri u shpreh se dikur mbështetje financiare nga shteti arrinin të merrnin vetëm 5 mijë e 600 fermerë, një numër ky i shumëfishuar sipas tij sot. Duke u ndalur tek eksporti, Rama tha se kjo veprimtari ekonomike dikur ishte një privilegj, ndërsa sot produktet shqiptare mbërrijnë në 80 vende të botës.
“Një dekadë më parë, vetëm 5 mijë e 600 fermerë merrnin një mbështetje simbolike asokohe nga shteti. Sot janë 67 mijë e 500 fermerë që përfitojnë nga çdo vit mbështetje reale e cila peshon në portofolin e fermës së tyre. Eksportet, dikur ishin një privilegj i një grushti fermerësh, ndërsa sot produktet shqiptare shkojnë në 80 vende të botës dhe eksportet kanë kaluar gjysëm miliardë euro, ndërkohë që raporti i defiçitit tregtar, pra, eksporte dhe importe të produkteve ushqimore ka zbritur nga 1 eksport 9 import, në vetëm 1 eksport dhe 3 import. Sot jemi në një tjetër nivel, por edhe sfidat janë të një niveli tjetër”, tha Rama.
Për platformën EuroAgro, kryeministri tha se do të shërbejë si një udhërrëfyes të standardeve europiane për fermerët vendas.
“EuroAgro Albania nuk është një uebsajt më shumë, nuk është një faqe më shumë në internet por është një instrument pune, një udhërrëfyes, hap pas hapi, si burim informacioni për standard, afate, detyrime konkrete, si një kanal dialogu i hapur për fermerët dhe bizneset në këtë rrugë drejt anëtarësimit”, tha ai./kb
Agron Haxhimali, nga Instituti i Bashkive, i ftuar në studion e emisionit “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, u shpreh se “në Tiranë dhe zonat turistike çmimet e banesave nuk do të ulen”.
“Nga 61 bashki, Tirana është e vetmja bashki që e ka popullsinë stabël dhe me një tendencë pozitive të rritjes krahasuar me bashki të tjera. Që do të thotë se gjithë Shqipëria do vijë në Tiranë dhe për këtë arsye do ta ketë këtë lloj situate. Sigurisht, bashkitë bregdetare për arsye të turizmit do kenë një qëndrueshmëri, por mos harrojmë që Shqipëria nuk është vetëm Tirana dhe vija bregdetare”, tha Haxhimali.
“Pjesa tjetër e stokut të banesave apo kapitalit që është në periferi, nëpër qytetet e vogla, kemi një rënie të vlerës”, shtoi më tej Haxhimali./kb
Numri i emigrantëve të rikthyer pas pandemisë është rritur, por gjithashtu edhe kushtet për riintegrimin janë përkeqësuar.
Anketa e Emigracionit që u zhvillua nga INSTAT vitin e kaluar zbuloi se gati 108 mijë persona janë rikthyer gjatë 2012–2024, teksa 45% e tyre erdhën pas pandemisë.
Aksesi i të kthyerve në punësim dhe në shërbime është përkeqësuar në krahasim me periudhat paraardhëse, duke bërë që synimet për riemigrim të jenë më të larta krahasuar me ata që nuk kanë emigruar. 13% e emigrantëve të kthyer po bëhen gati të ikin brenda vitit krahasuar me një nivel pothuajse të papërfillshëm prej 1% tek jo-emigrantët.
Profili i ri i emigracionit
Ka një tendencë në rritje të rikthimit të emigrantëve pas pandemisë, por nga ana tjetër, kushtet e integrimit të tyre janë vështirësuar edhe më shumë, sidomos pas pandemisë, sipas të dhënave të fundit nga Anketa e Emigracionit që u zhvillua nga INSTAT vitin e kaluar, të cilat u publikuan së fundmi.
Shqipëria në këtë mënyrë po vret, për së dyti, shpresën e të rikthyerve, teksa në vendet e tjera të Ballkanit si Rumania, Bullgaria dhe Serbia, kthimet po tejkalojnë largimet.
Anketa zbuloi se gati 108 mijë persona janë rikthyer gjatë 2012–2024. Pjesa më e madhe, rreth 45%, u rikthyen gjatë 2020–2024. Në periudhat më të hershme, pesha e të kthyerve ka qenë më e ulët, me vetëm 10–19% të rikthyer në çdo interval pesëvjeçar ndërmjet viteve 2000 dhe 2019.
Emigrantët që u kthyen para kohe dhe jo me dëshirë përbëjnë 67% të të gjithë të rikthyerve dhe karakterizohen nga dominimi i fortë i meshkujve.
Anketa zbuloi se kthimet e parakohshme lidhen më shpesh me humbjen e vendit të punës, mungesën e mundësive dhe probleme administrative në vendin pritës, ndërsa kthimet e planifikuara shoqërohen më tepër me përfundimin e kontratave të punës dhe arritjen e objektivave financiare.
Arsyet familjare mbeten një faktor i rëndësishëm për të dy grupet, megjithëse janë pak më të shpeshta tek ata që janë kthyer para kohe.
Në total, 28% e të gjithë emigrantëve të kthyer raportojnë arsyet familjare si motivin kryesor për rikthimin në Shqipëri. Kjo përqindje rritet në 31% tek ata që u kthyen para kohe dhe mbetet e lartë, në 23%, edhe tek ata që nuk u kthyen para kohe.
Arsyet e kthimit ndryshojnë ndjeshëm mes dy grupeve. Emigrantët që u kthyen para kohe kanë më shumë gjasa të përmendin faktorë të pavullnetshëm, si largimi nga puna nga punëdhënësi ose pamundësia për të gjetur punë (10%).
Ndërsa ata që qëndruan më gjatë jashtë vendit u kthyen më shumë për shkak të përfundimit të punës sezonale ose kontratës, apo sepse kishin arritur të fitonin dhe kursenin mjaftueshëm para (6%).
Përkeqësohet riintegrimi i të kthyerve pas pandemisë
Në afatmesëm, emigrantët e kthyer priren të integrohen relativisht mirë në tregun shqiptar të punës, duke shfaqur norma punësimi më të larta sesa personat që nuk kanë emigruar, megjithëse ata që janë kthyer më së fundmi përballen me vështirësi më të mëdha.
Anketa zbuloi se normat e punësimit janë dukshëm më të ulëta për emigrantët e kthyer rishtazi. Ata që u kthyen gjatë periudhës 2000–2004 kanë normën më të lartë të punësimit, në 93%. Kjo normë bie gradualisht për grupet e mëvonshme, në 60% për periudhën 2005–2009, 65% për 2010–2014 dhe 53% për 2015–2019.
Norma më e ulët e punësimit, 46%, vërehet tek emigrantët e kthyer në periudhën 2020–2024, duke treguar sfida më të mëdha për riintegrimin afatshkurtër në tregun e punës.
Edhe pse emigrantët e kthyer kanë të drejtë të përfitojnë shërbime mbështetëse për riintegrim, kryesisht përmes Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, përdorimi i këtyre shërbimeve mbetet i kufizuar dhe shpesh nuk është i përshtatur me nevojat specifike të grupeve të ndryshme të emigrantëve të kthyer, veçanërisht të atyre që janë rikthyer me detyrim pas refuzimit të kërkesave për azil.
Meshkujt e kthyer shfaqin norma relativisht të larta punësimi (67%), më të larta se meshkujt jo-emigrantë (59%), duke sugjeruar se përvoja migratore mund t’u japë atyre një avantazh të lehtë në tregun e punës pas kthimit.
Në të kundërt, gratë e kthyera kanë norma më të ulëta punësimi (34%), të ngjashme me ato të grave jo-emigrante (36%), çka tregon se migrimi nuk përkthehet domosdoshmërisht në përmirësim të rezultateve të punësimit për gratë.
Analizat tregojnë se në afatshkurtër emigrantët e kthyer kanë më pak gjasa të jenë të punësuar krahasuar me jo-emigrantët, por kjo situatë përmirësohet me kalimin e kohës.
Ata që janë kthyer prej më pak se një viti kanë 22 pikë përqindjeje më pak gjasa të jenë të punësuar, ndërsa pas 6–10 vitesh nga kthimi, probabiliteti i punësimit bëhet 7 pikë përqindjeje më i lartë se te jo-emigrantët, duke sugjeruar se përfitimet nga përvoja migratore materializohen gradualisht.
Ka një tendencë në rritje të rikthimit të emigrantëve pas pandemisë, por nga ana tjetër, kushtet e integrimit të tyre janë vështirësuar edhe më shumë, sidomos pas pandemisë, sipas të dhënave të fundit nga Anketa e Emigracionit që u zhvillua nga INSTAT vitin e kaluar, të cilat u publikuan së fundmi.
Shqipëria në këtë mënyrë po vret për së dyti shpresën e të rikthyerve, teksa në vendet e tjera të Ballkanit si Rumania, Bullgaria dhe Serbia kthimet po tejkalojnë largimet.
Anketa zbuloi se gati 108 mijë persona janë rikthyer gjatë 2012–2024. Pjesa më e madhe, rreth 45%, u rikthyen gjatë 2020–2024. Në periudhat më të hershme, pesha e të kthyerve ka qenë më e ulët, me vetëm 10–19% të rikthyer në çdo interval pesëvjeçar ndërmjet viteve 2000 dhe 2019.
Emigrantët që u kthyen para kohe dhe jo me dëshirë përbëjnë 67% të të gjithë rikthyerve dhe karakterizohen nga një dominim i fortë i meshkujve.
Anketa zbuloi se kthimet e parakohshme lidhen më shpesh me humbjen e vendit të punës, mungesën e mundësive dhe probleme administrative në vendin pritës, ndërsa kthimet e planifikuara shoqërohen më tepër me përfundimin e kontratave të punës dhe arritjen e objektivave financiare.
Arsyet familjare mbeten një faktor i rëndësishëm për të dy grupet, megjithëse janë pak më të shpeshta tek ata që janë kthyer para kohe. Në total, 28% e të gjithë emigrantëve të kthyer raportojnë arsyet familjare si motivin kryesor për rikthimin në Shqipëri.
Kjo përqindje rritet në 31% tek ata që u kthyen para kohe dhe mbetet e lartë, në 23%, edhe tek ata që nuk u kthyen para kohe.
Arsyet e kthimit ndryshojnë ndjeshëm mes dy grupeve. Emigrantët që u kthyen para kohe kanë më shumë gjasa të përmendin faktorë të pavullnetshëm, si largimi nga puna nga punëdhënësi ose pamundësia për të gjetur punë (10%).
Ndërsa ata që qëndruan më gjatë jashtë vendit u kthyen më shumë për shkak të përfundimit të punës sezonale ose kontratës apo sepse kishin arritur të fitonin dhe kursenin mjaftueshëm para (6%).
Të rikthyer, tranzicion i fortë profesional
Emigrantët e kthyer shpesh përjetojnë ndryshime në profesion dhe sektor pas rikthimit në Shqipëri.
Ata që janë kthyer para kohe shfaqin luhatje më të theksuara. Këta të fundit kanë më shumë gjasa të përjetojnë ndërprerje në trajektoren e tyre profesionale, me përputhje më të dobët midis punës që kanë pasur jashtë vendit dhe asaj që gjejnë pas kthimit.
Ndër emigrantët që nuk janë kthyer para kohe, rreth 42% janë rikthyer për të punuar në një sektor të ndryshëm nga ai ku ishin të punësuar jashtë, ndërsa 43% kanë kaluar në një profesion tjetër, duke treguar tranzicione ose ndërprerje relativisht të shpeshta.
Vetëm 9% e emigrantëve që nuk u kthyen para kohe raportojnë se kanë pasur punë me nivel më të lartë aftësish jashtë sesa pas kthimit, ndërsa kjo përqindje bie në vetëm 2% tek ata që u kthyen para kohe.
Rreth 83% e meshkujve të kthyer dhe 76% e grave të kthyera raportojnë se kanë kontratë të shkruar, krahasuar me 83% të meshkujve dhe 86% të grave jo-emigrante.
Vetëpunësimi, zgjidhja fillestare
Pesha e emigrantëve të kthyer që janë të vetëpunësuar është rritur ndjeshëm deri në vitin 2014, qoftë si rezultat i rritjes së kapaciteteve sipërmarrëse, qoftë për shkak të vështirësive në aksesin ndaj punësimit formal, por kjo prirje ka mbetur relativisht e qëndrueshme më pas.
Në përgjithësi, vetëpunësimi ka kaluar nga një strategji periferike riintegrimi në një element të rëndësishëm të përvojës së emigrantëve të kthyer, veçanërisht pas vitit 2010.
Pesha e të vetëpunësuarve rritet nga vetëm 7% e atyre që u kthyen në periudhën 2000–2004, në 22% për 2005–2009, duke arritur kulmin në 34% për grupin 2010–2014 dhe duke u stabilizuar rreth 29% për kohortat më të fundit (2015–2024).
Kjo prirje sugjeron se emigrantët e kthyer më rishtazi po i drejtohen gjithnjë e më shumë vetëpunësimit si një rrugë për riintegrim ekonomik, si një mundësi, por edhe si domosdoshmëri.
Nga njëra anë, emigrantët e rinj të kthyer mund të sjellin ide të reja, aftësi të përmirësuara, kursime të akumuluara dhe rrjete më të gjera, duke forcuar potencialin sipërmarrës. Shumë prej tyre përballen me barriera për t’u riintegruar në punësim të paguar formal dhe, për rrjedhojë, e shohin vetëpunësimin si alternativën e vetme.
Të dhënat tregojnë se emigrantët e kthyer më së fundmi kanë më pak gjasa të jenë të punësuar në përgjithësi, por më shumë gjasa të jenë të vetëpunësuar krahasuar me ata që janë kthyer më herët.
Me kalimin e kohës, ky model përmbyset, pesha e vetëpunësimit bie dhe punësimi me pagë rritet, duke treguar një integrim gradual në tregun formal të punës.
Vetëpunësimi përbën një strategji të rëndësishme ekonomike, veçanërisht për emigrantët e kthyer para kohe dhe për gratë. Ndërsa normat e përgjithshme të punësimit shfaqin dallime të theksuara gjinore, diferencat midis burrave dhe grave në vetëpunësim janë shumë më të vogla.
Aktivitetet sipërmarrëse mund të ofrojnë një alternativë më të barabartë, duke reduktuar pabarazitë gjinore në tregun e punës për emigrantët e kthyer.
Ndër të gjithë emigrantët e kthyer të punësuar, 25% e meshkujve dhe 21% e grave janë të vetëpunësuar. Te emigrantët që u kthyen para kohe, hendeku gjinor përmbyset: 41% e grave janë të vetëpunësuara, krahasuar me 25% të meshkujve.
Evidenca e mëparshme ka treguar se gratë shqiptare të kthyera, veçanërisht ato me qëndrime më të shkurtra jashtë vendit, përballen me barriera të konsiderueshme në punësimin me pagë, çka i shtyn drejt vetëpunësimit si një zgjedhje e detyruar. Në të kundërt, te emigrantët që nuk u kthyen para kohe, vetëpunësimi është më i ulët (19% për meshkujt dhe 10% për gratë).
Jo-emigrantët shfaqin një normë pak më të lartë vetëpunësimi (28%) krahasuar me emigrantët e kthyer (24%).
Po ashtu, meshkujt jo-emigrantë kanë norma më të larta vetëpunësimi sesa meshkujt e kthyer, ndërsa për gratë, normat janë të ngjashme, duke treguar se vetëpunësimi është tashmë një strategji e përhapur edhe në popullsinë vendase.
Ndër emigrantët e kthyer të vetëpunësuar, shumica dërrmuese operojnë pa punonjës të paguar, duke kufizuar potencialin e krijimit të vendeve të reja të punës.
Vetëm një pjesë shumë e vogël e emigrantëve të kthyer raportojnë se janë punëdhënës me punonjës të paguar (7% dhe 9% përkatësisht), ndërsa puna familjare kontribuuese është pothuajse e papërfillshme.
Kjo tregon se vetëpunësimi i emigrantëve të kthyer ka shfaqur potencial të kufizuar për zgjerim të biznesit, ndoshta për shkak të mungesës së kapitalit, aksesit të kufizuar në kredi ose vështirësive në orientimin në mjedisin e biznesit pas kthimit.
Emigrantët e kthyer, të diskriminuar dhe shëndet të dobët mendor
Emigrantët e kthyer mund të përballen me barriera shtesë në procesin e riintegrimit në shoqërinë shqiptare, sipas rezultateve të anketës.
Disa prej tyre raportojnë ndjenja të përjashtimit dhe mospërputhje kulturore, të cilat prekin veçanërisht fëmijët.
Për disa grupe të emigrantëve të kthyer, sidomos ata që vijnë nga komunitete të margjinalizuara si pakicat rome dhe egjiptiane, stigma sociale dhe diskriminimi e vështirësojnë edhe më shumë përshtatjen me jetën në Shqipëri.
Diskutimet në grupe fokusi nxjerrin gjithashtu në pah shfaqjen e traumave psikologjike dhe problemeve të shëndetit mendor, veçanërisht tek emigrantët që janë detyruar të kthehen pas dëbimeve të papritura. Këto sfida mbeten kryesisht të paadresuara, duke krijuar boshllëk kritik në mirëqenien e tyre.
Aktualisht, mbledhja sistematike e të dhënave administrative mbi nevojat dhe rezultatet e riintegrimit të emigrantëve të kthyer mbetet e kufizuar.
Korniza ligjore ekzistuese nuk parashikon të drejta të qarta dhe mbështetje të standardizuar për riintegrimin e të gjithë emigrantëve të kthyer. Shërbimet që ofrohen janë shpesh të fragmentuara dhe janë evidentuar probleme të koordinimit ndërinstitucional.
Diskutimet në grupe fokusi theksojnë gjithashtu përdorimin e kufizuar të shërbimeve nga emigrantët e kthyer. Emigrantët më të cenueshëm kanë më shumë gjasa të përdorin shërbimet në dispozicion, si strehimi i përkohshëm, formimi profesional, mbështetja financiare ose ndihma emergjente nga qendrat komunitare.
Mbështetja psikologjike, kur është e disponueshme, ofrohet kryesisht nga organizata joqeveritare. Aksesi në shërbime shëndetësore cilësore mbetet një sfidë për emigrantët e kthyer dhe përmendet nga disa anëtarë të diasporës, si një faktor që ndikon në hezitimin për t’u rikthyer në Shqipëri.
Barriera strukturore, si mungesa e njohjes së dokumentacionit mjekësor të lëshuar jashtë vendit dhe kostot e përkthimit të dokumenteve, raportohen gjithashtu si pengesa të rëndësishme.
Disa emigrantë të intervistuar shprehin perceptime negative mbi kapacitetet e institucioneve për t’i mbështetur në procesin e riintegrimit.
Të rikthyerit planifikojnë të emigrojnë më shumë se të tjerët
Synimet për riemigrim janë më të larta krahasuar me bashkëmoshatarët e të rikthyerve që nuk kanë emigruar. Sipas anketës, rreth 13% e emigrantëve të kthyer shprehin plane për të jetuar sërish jashtë vendit gjatë 12 muajve të ardhshëm, krahasuar me një nivel pothuajse të papërfillshëm prej 1% tek jo-emigrantët.
Ndër ata që planifikojnë të emigrojnë, emigrantët e kthyer raportojnë një nivel më të lartë të përgatitjeve konkrete (42%) sesa jo-emigrantët (35%).
Për emigrantët e kthyer, format më të shpeshta të përgatitjes përfshijnë kërkimin e punës (16%), kontaktimin e miqve ose të njohurve në vendin e destinacionit (11%), si dhe përgatitjen e dokumentacionit ligjor (16%).
Ndërkohë, jo-emigrantët raportojnë nivele të ngjashme përgatitjeje në kërkimin e punës (17%), por priren dukshëm të mbajnë kontakte me persona jashtë vendit (46%), e cila përbën edhe formën më të përhapur të përgatitjes në këtë grup.
Për më tepër, jo-emigrantët shfaqin norma pak më të larta në plotësimin e dokumenteve ligjore (12%) dhe në blerjen e biletave (10%), krahasuar me emigrantët e kthyer.
Emigracioni thellohet, ikin të rinjtë
Me rreth 1.6 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit në 2024 dhe 108,503 persona që janë kthyer gjatë 12 viteve të fundit, migracioni formëson në mënyrë të thellë strukturën demografike, ekonomike dhe shoqërore të Shqipërisë.
Më shumë se një e treta e familjeve shqiptare kanë të paktën një anëtar që ka jetuar ose jeton aktualisht jashtë vendit, sipas rezultateve të anketës së emigracionit.
Migracioni shqiptar karakterizohet kryesisht nga punëtorë të rinj, meshkuj dhe me aftësi të mesme, që kërkojnë mundësi ekonomike jashtë vendit, me dallime të rëndësishme gjeografike brenda vendit.
Emigrantët aktualë janë të përqendruar kryesisht në grupmoshën 25–44 vjeç, duke reflektuar motivimet ekonomike që nxisin vendimet për migrim. Gati tre të katërtat e emigrantëve janë meshkuj, me pabarazi gjinore veçanërisht të theksuara në destinacionet europiane si Mbretëria e Bashkuar, Greqia dhe Gjermania.
Me më shumë se dy të tretat e emigrantëve që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë. Përbërja arsimore ndryshon ndjeshëm sipas vendit të destinacionit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranojnë emigrantët më të arsimuar (gati një e treta me arsim të lartë), të ndjekura nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, ndërsa vetëm 5% e shqiptarëve në Greqi kanë përfunduar arsimin e lartë.
Përvojat dhe përgatitja para nisjes
Anketa e emigracionit ka evidentuar se para largimit, emigrantët zakonisht punojnë në profesione me aftësi më të ulëta krahasuar me jo-migrantët, duke fituar rreth 10% më pak.
Normat e punësimit të emigrantëve bien ndjeshëm ndërsa afrohet momenti i nisjes. Tre muaj para migrimit, tre nga katër emigrantë të ardhshëm në moshë pune janë të punësuar, por kjo shifër bie ndjeshëm në 9% në muajin e fundit në Shqipëri.
Krahasuar me jo-migrantët, emigrantët e ardhshëm kanë më shumë gjasa të jenë të punësuar në punë me aftësi të ulëta ose të mesme përpara migrimit.
Ata zakonisht janë të angazhuar në “Punonjës Shërbimesh dhe Shitjesh” dhe “Punonjës të Zejeve dhe Profesioneve të Ngjashme”, ndërsa kanë më pak gjasa të mbajnë pozicione që kërkojnë aftësi si “Menaxherë”, “Profesionistë” dhe “Teknikë”.
Të ikurit kursejnë më pak se sa prisnin, të kthyerve nuk u tepron asgjë
Emigrantët që jetojnë jashtë prisnin të fitonin mesatarisht rreth 3,900 USD në muaj, por në realitet, të ardhurat e tyre reale janë vetëm pak më shumë se gjysma e kësaj shume (2,200 USD). Si rezultat, ata kursejnë ndjeshëm më pak gjatë qëndrimit jashtë vendit sesa kishin parashikuar përpara migrimit (450 USD kundrejt 1,270 USD të pritshme).
Gjetje të ngjashme vërehen edhe tek emigrantët që janë kthyer në Shqipëri. Hendeku midis pritshmërive dhe realitetit vazhdon në të gjitha gjinitë, nivelet arsimore dhe vendet e destinacionit, me Greqinë që shfaq hendekun më të thellë (52% mungesë në të ardhura, 69% mungesë në kursime).
Ky hendek përfaqëson një sfidë kritike për politikat publike, pasi tregon se emigrantët marrin vendime të rëndësishme migrimi mbi bazën e informacionit të papërsosur, gjë që mund të çojë në zgjedhje jo optimale.
Largimi bëhet në informalitet
Përdorimi i shërbimeve ligjore nga emigrantët para ikjes mbetet i kufizuar, ku shumica mbështeten në rrjete informale në vend të sistemeve të strukturuara të mbështetjes.
Vetëm një pakicë e emigrantëve të ardhshëm përdor shërbime formale për të mbështetur udhëtimin e tyre migrator, me të kthyerit që tregojnë angazhim veçanërisht të ulët: vetëm 5% kanë përdorur agjenci private punësimi dhe 2% kanë përdorur shërbime publike punësimi.
Një pakicë e emigrantëve largohen nga Shqipëria me një punë formale të siguruar. Sipas të dhënave të anketës, afërsisht dy të tretat largohen nga vendi pa një punë të sigurt, ndërsa 37% largohen me një marrëveshje formale punësimi.
Emigrantet femra kanë më shumë gjasa sesa homologët e tyre meshkuj të kenë siguruar marrëveshje punësimi, duke sugjeruar angazhim më të madh me kanale formale migrimi. Emigrantët e rinj të moshës 15–24 vjeç shfaqin normën më të lartë të marrëveshjeve para nisjes (51%), megjithëse këto norma bien me rritjen e moshës.
Emigrantët drejt Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë më shumë gjasa të sigurojnë punësim para nisjes (41–44%), ndërsa ata që drejtohen drejt Italisë, Shteteve të Bashkuara dhe Greqisë shfaqin norma më të ulëta (21–27%).
Përvoja e migracionit
Emigrantët shqiptarë arrijnë përfitime të konsiderueshme të të ardhurave gjatë qëndrimit të tyre jashtë vendit. Sipas anketës, ata fitojnë mesatarisht 2.5 herë më shumë sesa fitonin përpara se të largoheshin dhe po kaq herë më shumë sesa bashkëmoshatarët e tyre që mbeten në Shqipëri.
Emigrantët meshkuj në moshë pune kanë gjithashtu gjasa dukshëm më të larta të jenë të punësuar sesa ata që jetojnë në Shqipëri. Në përgjithësi, emigracioni lidhet me të ardhura më të larta nga puna për shqiptarët jashtë vendit.
Megjithatë, emigrantët kanë një probabilitet më të lartë të punojnë në informalitet dhe kanë mbulim më të kufizuar nga mbrojtja sociale.
Për më tepër, 28% e emigrantëve të punësuar raportojnë se punëdhënësit e tyre nuk ofrojnë kontribute për sigurim pensioni ose leje vjetore të paguara. Informaliteti është më i pranishëm tek emigrantët më të rinj, me nivel më të ulët arsimor dhe ata që kanë mbërritur së fundmi.
Emigrantët shpesh punojnë në pozicione nën kualifikimet e tyre arsimore, pavarësisht se arrijnë të ardhura absolute më të larta. Një në tre emigrantë aktualë dhe pothuajse katër në pesë të kthyer me arsim të lartë punojnë në punë që kërkojnë kualifikime nën nivelin e arritjeve të tyre arsimore.
Emigrantët meshkuj punojnë kryesisht në sektorët e ndërtimit dhe punë manuale, me mbi 40% si marangozë ndërtimi dhe profesione të ngjashme, ndërsa emigrantet femra përqendrohen në pastrim shtëpiak (rreth 25%) dhe infermieri ose mami (17%).
Të ikurit kursejnë më pak se sa prisnin, të kthyerve nuk u tepron asgjë
Emigrantët që jetojnë jashtë prisnin të fitonin mesatarisht rreth 3,900 USD në muaj, por në realitet, të ardhurat e tyre reale janë vetëm pak më shumë se gjysma e kësaj shume (2,200 USD). Si rezultat, ata kursejnë ndjeshëm më pak gjatë qëndrimit jashtë vendit sesa kishin parashikuar përpara migrimit (450 USD kundrejt 1,270 USD të pritshme).
Gjetje të ngjashme vërehen edhe tek emigrantët që janë kthyer në Shqipëri. Hendeku midis pritshmërive dhe realitetit vazhdon në të gjitha gjinitë, nivelet arsimore dhe vendet e destinacionit, me Greqinë që shfaq hendekun më të thellë (52% mungesë në të ardhura, 69% mungesë në kursime).
Ky hendek përfaqëson një sfidë kritike për politikat publike, pasi tregon se emigrantët marrin vendime të rëndësishme migrimi mbi bazën e informacionit të papërsosur, gjë që mund të çojë në zgjedhje jo optimale.
Largimi bëhet në informalitet
Përdorimi i shërbimeve ligjore nga emigrantët para ikjes mbetet i kufizuar, ku shumica mbështeten në rrjete informale në vend të sistemeve të strukturuara të mbështetjes.
Vetëm një pakicë e emigrantëve të ardhshëm përdor shërbime formale për të mbështetur udhëtimin e tyre migrator, me të kthyerit që tregojnë angazhim veçanërisht të ulët: vetëm 5% kanë përdorur agjenci private punësimi dhe 2% kanë përdorur shërbime publike punësimi.
Një pakicë e emigrantëve largohen nga Shqipëria me një punë formale të siguruar. Sipas të dhënave të anketës, afërsisht dy të tretat largohen nga vendi pa një punë të sigurt, ndërsa 37% largohen me një marrëveshje formale punësimi.
Emigrantet femra kanë më shumë gjasa sesa homologët e tyre meshkuj të kenë siguruar marrëveshje punësimi, duke sugjeruar angazhim më të madh me kanale formale migrimi. Emigrantët e rinj të moshës 15–24 vjeç shfaqin normën më të lartë të marrëveshjeve para nisjes (51%), megjithëse këto norma bien me rritjen e moshës.
Emigrantët drejt Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë më shumë gjasa të sigurojnë punësim para nisjes (41–44%), ndërsa ata që drejtohen drejt Italisë, Shteteve të Bashkuara dhe Greqisë shfaqin norma më të ulëta (21–27%).
Përvoja e migracionit
Emigrantët shqiptarë arrijnë përfitime të konsiderueshme të të ardhurave gjatë qëndrimit të tyre jashtë vendit. Sipas anketës, ata fitojnë mesatarisht 2.5 herë më shumë sesa fitonin përpara se të largoheshin dhe po kaq herë më shumë sesa bashkëmoshatarët e tyre që mbeten në Shqipëri.
Emigrantët meshkuj në moshë pune kanë gjithashtu gjasa dukshëm më të larta të jenë të punësuar sesa ata që jetojnë në Shqipëri. Në përgjithësi, emigracioni lidhet me të ardhura më të larta nga puna për shqiptarët jashtë vendit.
Megjithatë, emigrantët kanë një probabilitet më të lartë të punojnë në informalitet dhe kanë mbulim më të kufizuar nga mbrojtja sociale.
Për më tepër, 28% e emigrantëve të punësuar raportojnë se punëdhënësit e tyre nuk ofrojnë kontribute për sigurim pensioni ose leje vjetore të paguara. Informaliteti është më i pranishëm tek emigrantët më të rinj, me nivel më të ulët arsimor dhe ata që kanë mbërritur së fundmi.
Emigrantët shpesh punojnë në pozicione nën kualifikimet e tyre arsimore, pavarësisht se arrijnë të ardhura absolute më të larta. Një në tre emigrantë aktualë dhe pothuajse katër në pesë të kthyer me arsim të lartë punojnë në punë që kërkojnë kualifikime nën nivelin e arritjeve të tyre arsimore.
Emigrantët meshkuj punojnë kryesisht në sektorët e ndërtimit dhe punë manuale, me mbi 40% si marangozë ndërtimi dhe profesione të ngjashme, ndërsa emigrantet femra përqendrohen në pastrim shtëpiak (rreth 25%) dhe infermieri ose mami (17%)./kb
Raporti “Lëvizshmëria Ndërkombëtare si Strategji Zhvillimi” nga Banka Botërore, 2024, mbështet ndërtimin e një sistemi gjithëpërfshirës të migracionit, të quajtur “GlobAL”, i cili i sheh emigrantët si një forcë pune shqiptare globale.
Kjo qasje synon forcimin e mbështetjes për emigrantët, shfrytëzimin e aftësive dhe burimeve të tyre, si dhe sigurimin e kontributit të tyre në ekonominë dhe shoqërinë vendase.
Vendimmarrje e informuar
Banka Botërore sugjeron ndërtimin e sistemeve të forta të të dhënave mbi emigrantët. Duhen zbatuar anketa familjare mbi migracionin që ndjekin të gjithë trajektoren migratore dhe jo vetëm momente të veçuara në kohë.
Banka rekomandon krijimin e një sistemi të integruar të të dhënave që lidhin të gjitha shërbimet dhe rezultatet për emigrantët ndërmjet institucioneve, duke mundësuar menaxhim të plotë të rasteve dhe duke shmangur mbledhjen e dyfishtë të të dhënave.
Banka rekomandon zbatimin e monitorimit dhe vlerësimit të bazuar në prova, për të përmirësuar vazhdimisht programet mbi bazën e rezultateve reale dhe për t’i përshtatur ato sipas nevojave.
Bashkëpunim i koordinuar
Banka sugjeron krijimin e një përgjigjeje të bashkërenduar mes të gjithë aktorëve të përfshirë në qeverisjen e migracionit dhe ofrimin e shërbimeve.
Sipas saj, duhen forcuar mekanizmat e koordinimit ndërinstitucional, me role, përgjegjësi dhe protokolle të qarta komunikimi ndërmjet ministrive dhe agjencive.
Duhet siguruar përputhshmëria ndërmjet qeverisjes qendrore dhe asaj vendore, për të shmangur mbivendosjet dhe boshllëqet në shërbime dhe për të garantuar ofrim të njëtrajtshëm në të gjithë vendin.
Vlen gjithashtu ndërtimi i partneriteteve shumëpalëshe që përfshijnë sektorin privat, organizatat joqeveritare, organizatat ndërkombëtare dhe diasporën në ekosistemin e shërbimeve.
Banka kërkon zgjerimin e bashkëpunimit ndërkufitar me vendet pritëse, për të ofruar shërbime përgjatë gjithë ciklit të migracionit.
Shërbime globale shumëdimensionale
Ofrimi i mbështetjes gjithëpërfshirëse për emigrantët, duke adresuar të gjitha aspektet e nevojave të tyre të shumëllojshme dhe në ndryshim të vazhdueshëm, të tilla si zgjerimi i shërbimeve për të mbuluar të gjithë ciklin e migracionit, nga përgatitja para nisjes deri tek riintegrimi pas kthimit, si dhe për ata që qëndrojnë jashtë vendit, këshilloi Banka Botërore.
Sipas saj, duhet të bëhet përshtatja e paketave të shërbimeve sipas karakteristikave të emigrantëve, si niveli i aftësive, përbërja familjare, rezultatet në tregun e punës dhe qëllimet për kthim.
Lehtësimi nga barrierat
Eliminimi i barrierave burokratike dhe thjeshtimi i ofrimit të shërbimeve për emigrantët duhet të përfshijë konsolidimin e të gjithë informacionit, shërbimeve dhe procedurave në një portal të vetëm dixhital, si e-Albania, i aksesueshëm para, gjatë dhe pas migrimit.
Nevojitet standardizimi i procedurave në të gjitha institucionet dhe bashkitë, me procese të njëjta aplikimi dhe kërkesa dokumentacioni dhe ndërtimi i një qasjeje “dixhitale së pari”, me autentifikim në distancë, aplikime online dhe udhëzim të mbështetur nga Inteligjenca Artificiale, duke ruajtur njëkohësisht alternativat fizike.
Duhet të thjeshtohen procedurat burokratike, reduktimi i dokumentacionit, kohës së pritjes dhe hapave të panevojshëm përmes koordinimit ndërinstitucional.
Ekspertizë dhe kapacitete më të forta
Banka Botërore kërkon garantimin e niveleve të mjaftueshme të stafit në të gjitha pikat e ofrimit të shërbimeve për emigrantët, nga zyrat vendore deri te rolet strategjike të vendimmarrjes.
Duhen rritur investimet në programe gjithëpërfshirëse trajnimi për të mbajtur stafin të përditësuar mbi shërbimet ekzistuese, praktikat më të mira dhe ndryshimet rregullatore.
Banka sugjeron se investimet në anketa që ndjekin emigrantët në kohë reduktojnë paragjykimet në vlerësimin e ndikimeve të migracionit dhe kontribuojnë në hartimin e politikave më të informuara.
Rezultatet tregojnë gjithashtu se zgjerimi i shërbimeve për emigrantët, përfshirë ato para nisjes, mund të përmirësojë ndjeshëm rezultatet e tyre, duke pasur parasysh lidhjen e fortë me mundësi më të mira punësimi jashtë vendit dhe pas kthimit në Shqipëri.
Po ashtu, përshtatja e paketave të shërbimeve sipas karakteristikave të emigrantëve rezulton thelbësore, për shkak të diversitetit të madh të nevojave dhe përvojave migratore./Marrë nga Monitor/ K.M
Mario Mitaj mbetet një kryefjalë në merkaton e dimrit. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare mund të ndryshojë skuadër që në janar. Sipas raportimeve, Al Itihad, do e shesë shqiptarin pasi do të mbyll marrëveshjen me Nuno Tavaresh që aktualisht luan te Lacio.
Dy palët kanë arritur një marrëveshje paraprake dhe nëse çdo gjë shkon sipas planit, Mario Mitaj nuk do të këtë më hapësira në klubin arab dhe për këtë nuk do të pritet merkato e verës.
Ndonëse kontrata e tij është deri në vitin 2028, klubi i sheikëve nuk i ka ulur pretendimet dhe do të pranojë ofertat për mbrojtësin vetëm nëse mbushin arkat e klubit.
Al Ittihad shpenzoi 5 milionë euro për huazimin dhe më pas blerjen nga Lokomotiva e Moskës për futbollistin shqiptar Mario Mitaj. Edhe pse vetëm 22 vjeç, ai është kthyer në një lider për kombëtaren shqiptare duke i dhënë mjaft siguri në repartin difensivë.
Vetëm këtë sezon, me skuadrën e Al Ittihad, ai është aktivizuar në 16 ndeshje ka shënuar një gol dhe ka dhuruar 2 asist./E.T
Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të përdorura për kategorinë e autoveturave, kamionët, kamionçinat dhe furgonët. Çmimet e referencës përdoren për zhdoganimin e automjeteve të përdorura me vit prodhimi më të hershëm se viti i fundit i publikuar në buletinet zyrtare të çmimeve që përdorin Doganat si: “Quattroroute”, “Tuttotrasporti”, “Schwackeliste” etj., që pasqyrojnë çmimet e shitjes në tregjet europiane.
Rritja parashikohet në udhëzimin e ri të Ministrisë së Financave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 3, datë 23.1.2018, “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore’”, i cili ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Sipas udhëzimit për automjetet me cilindratë nga 1400 deri në 1900 cc, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 200 mijë lekë në 250 mijë lekë, duke shënuar një rritje prej 25%.
Për automjetet me cilindratë nga 1900 deri në 2500 cc, vlera e referencës rritet nga 325 mijë lekë në 406 mijë lekë, ose rreth 25% më shumë.
Për automjetet me cilindratë nga 2500 deri në 3000 cc, çmimi minimal i zhdoganimit rritet nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë, me një rritje prej 25%.
Për automjetet me cilindratë nga 3000 deri në 4500 cc, pragu minimal rritet nga 500 mijë lekë në 625 mijë lekë, që përfaqëson një rritje prej 25%.
Ndërsa për automjetet me cilindratë mbi 4500 cc, vlera minimale e referencës mbetet e pandryshuar, në nivelin 1 milion lekë.
Rritja 25% është miratuar edhe për çmimet e referencës për kategorinë e mjeteve si kamionçinë, furgonë dhe kamionë.
Për kamionçinat dhe furgonët me kapacitet deri në 1.5 tonë, vlera minimale e referencës për zhdoganim rritet nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë, ose 25% më shumë.
Për mjetet me kapacitet nga 1.5 deri në 3.5 tonë, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 600 mijë lekë në 750 mijë lekë, duke shënuar një rritje prej 25%.
Për kamionët me kapacitet nga 3.5 deri në 10 tonë, vlera minimale e referencës rritet nga 850 mijë lekë në 1.062.500 lekë, ose rreth 25% më shumë.
Për kamionët me kapacitet nga 10 deri në 15 tonë, çmimi minimal i zhdoganimit rritet nga 1 milion lekë në 1.250.000 lekë, me një rritje prej 25%.
Për kamionët me kapacitet mbi 15 tonë, pragu minimal rritet nga 1.2 milion lekë në 1.5 milion lekë, duke reflektuar gjithashtu një rritje prej 25%.
Ishte
UDHËZIM Nr. 3, datë 23.1.2018 PËR VLERËSIMIN E MALLRAVE PËR QËLLIME DOGANORE
17.1 Për zhdoganimin e automjeteve, në rastet kur nuk pranohet transaksioni dhe nuk është i mundur përdorimi i metodave të tjera, vlerësimi bazohet në publikimet e buletineve “Quattroroute”, “Tuttotrasporti”, “Schwackeliste” etj., që pasqyrojnë çmimet e shitjes në tregjet europiane.
17.2 Vlera e një autoveture gjendet në tabelën “Quattroroute”, duke u nisur nga marka, modeli dhe viti i prodhimit.
Në këtë rast, vlera e automjetit nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që gjendet në tabelë.
17.3 Kur për autoveturën që vlerësohet nuk gjendet të dhëna në buletin, vlerësimi bazohet duke u nisur nga modeli dhe cilindrata më e afërt. Në këtë rast, vlera nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që jepet në buletin.
17.4 Vlera për kamionçina, furgona dhe kamionë gjendet në publikimet e revistës “Tuttotrasporti”, duke u nisur nga marka, modeli dhe viti i prodhimit. Në këtë rast, vlera doganore nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit të gjendur në tabelë.
Vlerësimi i automjeteve me vit prodhimi para vitit të fundit të publikuar në buletin, nuk mund të llogaritet më pak se çmimet e pasqyruara si më poshtë vijon:
Për autoveturat a) Deri 1400 cc jo më pak se Çmimet 130.000 lekë b) Mbi 1400-1900 cc jo më pak se 200.000 lekë c) Mbi 1900-2500 cc jo më pak se 325.000 lekë d) Mbi 2500-3000 cc jo më pak se 400.000 lekë e) Mbi 3000-4500 cc jo më pak se 500.000 lekë f) Mbi 4500 cc jo më pak se 1,000,000 lekë.
Kamionçina, furgona dhe kamionë a) Deri në 1.5 tonë jo më pak se b) Nga 1.5 tonë deri në 3.5 tonë jo më pak se c) Nga 3.5 tonë deri në 10 tonë jo më pak se d) Nga 10 tonë deri në 15 tonë jo më pak se e) Mbi 15 tonë jo më pak se 800.000 lekë Çmimet 400.000 lekë 600.000 lekë 850.000 lekë 1.000.000 lekë 1.200.000 lekë
Bëhet
Udhëzimi Nr. 26, datë 17.12.2025 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 3, DATË 23.1.2018, “PËR VLERËSIMIN E MALLRAVE PËR QËLLIME DOGANORE”
Në pikën 17, shtohet nënpika 17.5 me përmbajtje si më poshtë: “17.5 Vlerësimi i automjeteve me vit prodhimi para vitit të fundit të publikuar në këto buletine dhe site nuk mund të llogaritet më pak se çmimet e pasqyruara, si më poshtë vijon:
Për autoveturat çmimet janë: a) deri në 1400 cc jo më pak se 162 500 lekë; b) mbi 1400-1900 cc jo më pak se 250 000 lekë; c) mbi 1900-2500 cc jo më pak se 406 000 lekë; d) mbi 2500-3000 cc jo më pak se 500 000 lekë; e) mbi 3000-4500 cc jo më pak se 625 000 lekë; f) mbi 4500 cc jo më pak se 1 000 000 lekë.
Për kamionçina, furgona dhe kamionë, sipas kapacitetit mbajtës çmimet janë: a) deri në 1.5 tonë jo më pak se 500 000 lekë; b) nga 1.5 tonë deri në 3.5 tonë jo më pak se 750 000 lekë; c) nga 3.5 tonë deri në 10 tonë jo më pak se 1 062 500 lekë; d) nga 10 tonë deri në 15 tonë jo më pak se 1 250 000 lekë; e) mbi 15 tonë jo më pak se 1 500 000 lekë.”. 9. Pika 18, hiqet.
Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare./Marrë nga Monitor/K.M
Çmimi i argjendit kaloi 78 dollarë për 28 gramë për herë të parë të premten, ndërsa metalet e çmuara vazhdojnë një rritje rekord, me faktorë si uljet e normave të interesit dhe pasiguria e tarifave që e shtyjnë arin, argjendin dhe platinin në nivelet më të larta të të gjitha kohërave.
Rritja e çmimit të argjendit e ka tejkaluar arin, megjithëse çmimi i metalit më të shtrenjtë u rrit pak mbi 1.2% duke arritur një maksimum prej 4,562.70 dollarësh të premten.
Çmimi i argjendit është rritur më shumë se 146% gjatë vitit të kaluar, duke e vendosur metalin në rrugën e duhur për të pasur vitin e tij më të madh të fitimeve që nga viti 1979.
Platini gjithashtu u rrit me gati 9% të premten, duke arritur një çmim prej 2,503 dollarësh, ndërsa bakri u rrit më shumë se 5% në një çmim prej 5.82 dollarësh.
Çmimi i argjendit është rritur ndjeshëm këtë vit për shkak të uljeve të normave të interesit federal, kërkesës për argjend në qendrat e të dhënave të inteligjencës artificiale, furnizimit të kufizuar të argjendit dhe pasigurisë së tarifave, thanë analistët.
Forbes analizon se pavarësisht çmendurisë së argjendit, ari është ende një investim më i sigurt. Analistët thonë se ari është një investim më praktik për bankat sepse është një burim më i rrallë dhe shumë më i vlefshëm për gramë, duke e bërë më të lehtë transportimin dhe sigurimin e tij.
Disa analistë kanë thënë se argjendi do të vazhdojë të lulëzojë të paktën gjatë vitit të ri 2026. Për argjendin konkretisht, ndërsa asgjë nuk është e garantuar, rritja e pasigurisë ekonomike dhe inflacioni i vazhdueshëm sugjerojnë se mund të shohim çmime më të larta dhe kërkesë më të fortë./mxh
Ekonomia shqiptare do të përfitojë 71.3 milion euro nga anëtarësimi në sistemin Europian të pagesave. Ata që përfitojnë direkt janë qytetarët dhe bizneset që realizojnë pagesa apo kryejnë trasaksione në vende të ndryshme të Europës.
Këto të dhëna janë nxjerë pas një studimi të realizuar nga ekspertë të German Economic Team, GET (ent konsulence i financuar nga Ministria Gjermane për Ekonominë dhe Energjinë).
Ndërkohë që nga të dhënat paraprake rezulton se vetëm në një muaj ka pasur fluks të transfertave në Sepa të cilat përllogariten në rreth 600 milion euro.
Në raport theksohet se reduktimi i kostove të transfertave ndërkombëtare do të arrijë në 62 milionë euro për pagesat e lidhura me tregtinë e jashtme dhe më shumë se 9 milionë euro për remitanca.
Integrimi në SEPA përkthehet ndër të tjera edhe në një element të rëndësishëm për uljen e informalitetit në ekonomi.
Pas anëtarësimit në Sepa transaksionet deri në 20 mijë euro që nisen nga Shqipëria drejt vendeve të tjera, do të kenë komisione deri në 2 euro, ndërsa për trasaksionet për vlera deri në 100 mijë euro janë sa 0.01% e vlerës, ndërsa për transaksionet mbi 100 mijë euro, komisionet janë maksimumi 25 euro.
Ndërsa për të gjithë shqiptarët që janë në emigrim dhe do të sjellin para për familjarët e tyre në rrugë zyrtare, komisioni maksimal do të jetë 3 euro.
Anëtarësimi në SEPA është një arritje në rrugën drejt BE pasi konfirmon integrimin ekonomik. Kjo do u sjell qytetarëve përfitime konkrete por edhe bizneseve.
Greqia po shkon me hapa të shpejtë drejt mbylljes në vitin 2026 të termocentraleve që përdorin qymyrgurin si lëndë të parë për prodhimin e energjisë elektrike.
Kjo reformë po shkakton papunësi dhe largim të fuqisë punëtore nga vendi.
Qytetet industriale rreth këtyre termocentraleve rrezikojnë të bëhen si Detroiti, metropoli amerikan i goditur nga rënia e industrisë automobilistike.
Në veri të vendit, aktualisht vetëm dy termocentrale me qymyrguri kanë mbetur funksionale. Njëri do të mbyllet në maj, ndërsa tjetri do të shndërrohet në gaz natyror deri në fund të vitit 2026.
Njëmbëdhjetë termocentrale kanë ndërprerë tashmë veprimtarinë në këtë rajon, i cili për dekada të tëra ishte qendra e prodhimit të energjisë nëpërmjet qymyrgurit në Greqi.
Kjo zonë ka shkallën më të lartë të papunësisë në Greqi, me 16.5%, dyfishi i mesatares kombëtare, sipas zyrës së statistikave.
Është gjithashtu rajoni që ka përjetuar rënien më të ndjeshme të popullsisë gjatë dekadës së fundit, me 10,1%.
Sipas vlerësimeve, më shumë se 10 mijë vende pune janë humbur tashmë dhe kjo shifër pritet të arrijë në 20 mijë sapo plani i tranzicionit të gjelbër të zbatohet plotësisht.
Vitin që po vjen, Greqia do të përfundojë heqjen e shpejtë të qymyrit nga përdorimi në funksion të tranzicionit energjetik. Në vend të qymyrit, ky shtet po ndërton kapacitete prodhimi të energjisë, kryesisht nëpërmjet parqeve me panele të energjisë diellore.
Prodhimi i qymyrit në Greqi ka rënë që nga fillimi i viteve 2000. Termocentralet tashmë janë shumë të kushtueshme për t’u përdorur, falë rregullave të reja për të reduktuar ndotjen. Greqia synon që, krahas mbylljes së dy termocentraleve të saj të fundit me qymyr, të ndalë edhe prodhimin e qymyrit nga shumica e minierave të saj, përfshirë një që është ndër më të mëdhatë në Evropë.
Maqedonia Perëndimore, një rajon pa dalje në det dhe me popullsi të rrallë, shumë në veri të Athinës, nxori qindra miliona tonë metrikë qymyr, duke prodhuar pjesën më të madhe të energjisë elektrike të Greqisë dhe duke sjellë edhe pasoja shkatërruese mjedisore dhe shëndetësore./kb
Prodhuesit vendas ende nuk po arrijnë të ulin stokun e birrës të grumbulluar gjatë stinës së verës, për shkak të pritshmërive për rritje konsumi nga turizmi.
Stoqet e grumbulluar ndikuan në rënien e prodhimit për muajt shtator -nëntor 2025. Sipas të dhënave të Doganave për këtë periudhë prodhimi ra 11% krahasuar me muajt shtator-nëntor 2024.
Ndërsa për 11 mujorin 2025 sipas të dhënave të Doganave u prodhua një sasi prej 37,7 mln litra birrë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, prodhimi është rritur 8%, duke qëndruar në nivelet më të larta pas periudhës së pandemisë së Covid-19.
Për shkak të pritshmërive për shtim të kërkesës gjatë sezonit turistik gjatë muajve të verës operatorët kryesorë pohuan se rritën gati 10% prodhimin, për shkak të parashikimeve optimiste për shtim konsumi nga turizmi.
Rritja më e lartë e prodhimit rezulton se ka qenë në muajin korrik 2025. Sipas të dhënave të Doganave për muajin korrik u prodhuan 6,1 mln litra birra apo 35% më shumë se muaji korrik 2024.
Megjithëse disa nga fabrikat më të mëdha rritën prodhimin në muajt e verës, pas përfundimit të sezonit turistik operatorët raportuan se pjesa më e madhe e birrës u magazinua, pasi rritja e pritshme e konsumit nga turizmi nuk është realizuar. Operatorët pohuan se për sezonin turistik dominuan turistët low cost , që më tepër konsumonin në ambientet me qira sesa në bare dhe restorante.
Sipas prodhuesve janë edhe disa faktorë të tjerë ndikojnë në pengimin e rritjes së konsumit të birrës vendase, që nga Akciza e aplikuar për prodhimin vendas që prej 2023 është e barabartë me akcizën e shoqërive importuese; Çmime konkurruese nga birrat e importit, si pasojë presion konkurrues mbi çmimet; Ulja e konsumit të pijeve alkoolike në tërësi në ambientet familjare dhe konsumi i tyre kryesisht në bare dhe restorante, ku çmimet e ofruara janë të larta (çmimi mesatar për shishe 0.33 l ose kanaçe 0.5 l në dyqan është 80–120 lekë, ndërsa në bare dhe restorante 200–350 lekë).
Ndërsa importet e birrës vijojnë të jenë me rënie, e cila nisi që në muajin korrik 2025 sipas të dhënave të Doganave.
Për periudhën janar-nëntor është importuar një sasi prej 51,6 mln litra birrë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s importet kanë rënë 4.3%.
Drejtues të një prej kompanive importuese të birrës në vend pohuan më herët se gjatë muajve të verës hasën rënie të konsumit, e ndikuar nga disa faktorë përfshirë numrin më të ulët të turistëve për sezonin 2025 në raport me sezonin e kaluar, abuzimi me çmimet e shitjes së birrës së importit në zonat bregdetare përgjatë stinës së verës, si dhe me aksionet e nisura nga qeveria në muajt e verës për lirimin e hapësirave publike.
Aksioni për lirimin e hapësirave që nisi në muajt e verës u shoqërua me heqjen e tendave të shumë bare dhe restoranteve në vend.
Por pavarësisht rënies së tyre dhe shtimit të prodhimit të ndikuara nga tendencat e konsumit, importet vijuan të zënë peshën kryesore të tregut në vend. Për janar -nëntor 2025 pesha e tyre arriti 58% kundrejt peshës prej 42% që zuri prodhimi vendas./K.M