Si do të funksionojë banka e parë 100% digjitale në vend, cilat do jenë shoqëritë investitore
ShqipĂ«ria pritet tĂ« ketĂ« bankĂ«n e parĂ« plotĂ«sisht digjitale, nĂ« njĂ« moment kur sistemi financiar po pĂ«rballet me sfida tĂ« formalizimit, pĂ«rfshirjes financiare, digjitalizimit dhe ambicies sĂ« qeverisĂ« pĂ«r njĂ« ekonomi pa para nĂ« dorĂ« âcashlessâ.
Në një intervistë për Monitor, Fatbardha Rino, CEO e JET Bank, që së fundmi ka marrë licencën paraprake nga Banka e Shqipërisë, shpjegon arsyet pas krijimit të bankës së re, modelin e funksionimit, tregun e synuar, strukturën e pronësisë dhe dallimet kryesore nga bankat tradicionale.
Intervistë me Fatbardha Rino, CEO e JET bank
- Pse u mor vendimi që të hapet një bankë digjitale në Shqipëri?
Vendimi për të ndërtuar një bankë digjitale në Shqipëri ka ardhur si rezultat i një analize afatgjatë të zhvillimeve në sistemin financiar, por mbi të gjitha nga vëzhgimi i drejtpërdrejtë i nevojave reale dhe mungesave në shërbimin ndaj klientëve. Pas 24 vitesh përvojë në bankim, kam parë nga afër se si modeli bankar ka evoluar, nga banka me limite në akses, te retail-i tradicional dhe më pas drejt digjitalizimit, jo si një trend teknologjik, por si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kërkesave në ndryshim të klientëve.
Bankat digjitale nuk ndĂ«rtohen pĂ«r tĂ« zĂ«vendĂ«suar degĂ«t apo edhe bankat tradicionale, por pĂ«r tĂ« zgjidhur probleme konkrete: procese tĂ« gjata, produkte tĂ« vĂ«shtira pĂ«r tâu kuptuar, akses tĂ« kufizuar dhe pĂ«rvoja, qĂ« shpesh nuk Ă«shtĂ« e ndĂ«rtuar rreth individit. PikĂ«risht kĂ«to boshllĂ«qe krijojnĂ« nevojĂ«n pĂ«r njĂ« model tĂ« ri bankar, mĂ« tĂ« thjeshtĂ«, mĂ« transparent dhe mĂ« tĂ« aksesueshĂ«m.
Shqipëria ndodhet sot në një moment kyç zhvillimi. Digjitalizimi është një prioritet kombëtar, ndërsa reformat në drejtim të formalizimit të ekonomisë, transparencës dhe përafrimit me standardet evropiane kanë rritur ndjeshëm besimin e aktorëve ndërkombëtarë, për të investuar në vend. Kjo vëmendje ndërkombëtare nuk vjen rastësisht, por si reflektim i hapave konkrete që Shqipëria po ndërmerr drejt një ekonomie më europiane.
Në këtë kontekst, JET Bank u konceptua si një bankë 100% digjitale, e ndërtuar mbi nevojat reale të klientëve dhe në harmoni të plotë me këtë moment zhvillimi të vendit. Një bankë me procese të thjeshta, siguri të lartë dhe qeverisje të fortë, e përputhshme me standardet evropiane dhe e aftë të kontribuojë në rritjen e përfshirjes financiare dhe alternative e re e sistemit bankar shqiptar.
- JET Albania është e para që ka aplikuar për licencë dixhitale në Shqipëri, në një vend ku informaliteti është i lartë dhe përdorimi i shërbimeve bankare mbetet relativisht i ulët. Si i shihni sfidat e të bërit biznes.
Informaliteti dhe përdorimi relativisht i ulët i shërbimeve bankare janë realitete të njohura, por nuk janë arsye për të mos investuar; përkundrazi, janë tregues të qartë oportunitetesh se ka hapësirë për modele të reja. Përvoja e gjatë në këtë industri si brenda dhe jashtë vendit, më ka mësuar se imponimi nuk është mjeti më i qëndrueshëm drejt formalizimit.
Të gjitha studimet më relevante tregojnë se këto tregje karakterizohen nga përdorim i gjerë i cash-it, akses i kufizuar në shërbime bankare formale, mungesë edukimi financiar dhe një nivel i ulët besimi ndaj institucioneve financiare.
Këta faktorë krijojnë barriera reale për formalizimin, rritjen e bizneseve dhe përfshirjen financiare të individëve, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në mënyrën se si operojnë institucionet financiare dhe si ndërtohet marrëdhënia me klientin.
Pikërisht në këtë kontekst, sfida kryesore nuk është vetëm ofrimi i produkteve bankare, por ndërtimi gradual i besimit, thjeshtimi i aksesit dhe krijimi i një përvoje financiare, që i përgjigjet realiteteve lokale, pa kompromentuar standardet rregullatore dhe të sigurisë.
Kjo kërkon kohë, edukim financiar dhe mbi të gjitha një kuadër të fortë rregullator dhe sigurie.
JET Bank e sheh veten si një alternativë moderne që mund të kontribuojë në rritjen e përfshirjes financiare dhe formalizimit, në mënyrë graduale dhe të qëndrueshme.
- Kur pritet të fillojë aktiviteti dhe si do të funksionojë kjo bankë digjitale?
JET Bank do tĂ« nisĂ« aktivitetin vetĂ«m pasi tĂ« pĂ«rfundojĂ« plotĂ«sisht i gjithĂ« procesi rregullator dhe certifikues, si dhe faza e testimit tĂ« detajuar tĂ« sistemeve. Procesi i licencimit pĂ«r njĂ« bankĂ« Ă«shtĂ« i strukturuar dhe kĂ«rkon kohĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« verifikime tĂ« shumta teknike, operacionale, organizative dhe tĂ« sigurisĂ«. LigjĂ«risht, ky proces mund tĂ« zgjasĂ« deri nĂ« 12 muaj dhe synon tĂ« garantojĂ« qĂ« çdo element i bankĂ«s tĂ« jetĂ« plotĂ«sisht i qĂ«ndrueshĂ«m, pĂ«rpara se tâi ofrohet publikut.
Aktualisht ndodhemi në një fazë shumë të rëndësishme përgatitore, ku çdo hallkë e operacioneve po testohet dhe certifikohet në detaje, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetin mbikëqyrës. Ky është një proces thelbësor, për të garantuar sigurinë e klientëve, stabilitetin operacional dhe përputhshmërinë e plotë rregullatore.
JET Bank do të funksionojë si një bankë 100% digjitale, kryesisht përmes aplikacionit mobil. Onboarding-i i klientëve do të jetë tërësisht digjital, i sigurt dhe në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore por dhe standarte Europiane. Core banking i bankës është ndërtuar mbi Oracle Banking Services, një platformë e përdorur gjerësisht nga institucione bankare ndërkombëtare, që garanton stabilitet, integritet të të dhënave dhe vazhdimësi operacionale.
Për përvojën e përdoruesit dhe ndërveprimin digjital përdoret Backbase, ndërsa automatizimi i proceseve dhe integrimet mbështetet nga Facilization. Identifikimi dhe verifikimi i klientëve realizohet përmes Jumio, ndërsa monitorimi i riskut, AML dhe përputhshmëria rregullatore sigurohen përmes ComplyAdvantage.
Infrastruktura teknologjike është ndërtuar mbi platformat më të sigurta globale, duke kombinuar Oracle Cloud Infrastructure, Microsoft Azure dhe Amazon Web Services, ndërsa siguria forcohet përmes përdorimit të firewalls të dedikuara nga Palo Alto. Të dhënat e klientëve ruhen brenda Bashkimit Evropian, në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe rregulloret më strikte të BE-së për mbrojtjen e të dhënave. Pra deri sa të sigurojmë, që të gjitha këto komponente janë stable, të sigurtë dhe të certifikuar, do të duhet të merret koha e nevojshme.
- Cili është tregu juaj i synuar?
JET Bank fokusohet nĂ« ofrimin e shĂ«rbimeve bankare tĂ« thjeshta, tĂ« sigurta dhe tĂ« lehta pĂ«r tâu pĂ«rdorur, tĂ« ndĂ«rtuara mbi nevojat reale tĂ« tregut dhe analizat e sjelljes sĂ« klientĂ«ve. Qasja jonĂ« nuk nis nga segmentimi tradicional, por nga identifikimi i kĂ«rkesave konkrete pĂ«r shĂ«rbime mĂ« tĂ« aksesueshme, mĂ« transparente dhe mĂ« efikase.
Si bankë digjitale, JET Bank ndjek një model zhvillimi progresiv. Produktet nuk ndërtohen të gjitha njëkohësisht, por hap pas hapi, duke filluar nga funksionet bazë bankare dhe duke u zgjeruar gradualisht mbi bazën e përdorimit real, kërkesës së tregut dhe stabilitetit operacional. Kjo qasje siguron që çdo shërbim i ri të jetë i kuptueshëm, i testuar dhe i përshtatur me kërkesat e klientëve.
Qasja jonë është gjithëpërfshirëse. Synimi është të ulim barrierat e hyrjes në sistemin bankar formal përmes shërbimeve të thjeshta dhe proceseve të qarta, duke ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjatë me klientët, në përputhje me zhvillimet e tregut dhe standardet rregullatore.
- Në planin tuaj të biznesit, cilat janë disa pritshmëri në vitin e parë të aktivitetit në drejtim të numrit të klientëve, volumit të transaksioneve etj.
Viti i parë është konceptuar si një vit konsolidimi dhe ndërtimi i besimit. Objektivat janë të matur dhe realiste, duke pasur parasysh natyrën e një institucioni të ri bankar. Prioriteti është stabiliteti operacional, cilësia e shërbimit dhe adoptimi gradual nga klientët. Suksesi për ne matet jo vetëm me numrin e klientëve, por me nivelin e përdorimit aktiv të shërbimeve, besimin që klientët krijojnë ndaj bankës dhe qëndrueshmërinë e operacioneve.
Për një bankë digjitale të re, sidomos në një treg në zhvillim, objektivi kryesor nuk është përshpejtimi i volumit, por vendosja e ekuilibrave të duhur mes rritjes, kontrollit dhe qëndrueshmërisë.
Pritshmëritë për numrin e klientëve dhe aktivitetin transaksional janë ndërtuar mbi parimin e adoptimit progresiv. Fokusimi është te krijimi i një baze përdoruesish që e përdorin bankën realisht, e kuptojnë modelin digjital dhe ndërtojnë një marrëdhënie afatgjatë me institucionin, më shumë sesa te zgjerimi i shpejtë numerik.
Nga këndvështrimi financiar, viti i parë shërben edhe si një fazë vëzhgimi dhe kalibrimi: si reagojnë klientët ndaj produkteve, si funksionojnë proceset e automatizuara në praktikë dhe si përkthehet përvoja digjitale në besim dhe përdorim të qëndrueshëm. Volumet dhe ritmet e aktivitetit janë të menduara të rriten në mënyrë organike, në përputhje me kapacitetin operacional dhe maturimin e tregut.
Për ne, suksesi nuk lexohet vetëm në rritje, por në cilësinë e asaj rritjeje. Besimi i klientëve, përdorimi aktiv i shërbimeve dhe stabiliteti i operacioneve janë tregues shumë më domethënës në këtë fazë sesa rezultatet afatshkurtra. Kjo qasje krijon bazën që vitet pasuese të ndërtohen mbi një strukturë të shëndoshë dhe financiarisht të balancuar.
- Në raport me bankat tradicionale, çfarë do të jetë ndryshe nga JET Albania?
Dallimi kryesor qëndron në faktin se JET Bank është ndërtuar digjitale që nga themeli. Kjo do të thotë se proceset, sistemet dhe mënyra e funksionimit nuk janë përshtatur mbi struktura ekzistuese, por janë projektuar që në fillim për një bankë pa degë fizike dhe me ndërveprim kryesisht digjital.
Nuk kemi sisteme të vjetra (legacy) apo procese manuale të trashëguara nga modele tradicionale. Proceset e panevojshme janë eliminuar dhe ato që mbeten janë automatizuar, në mënyrë që teknologjia të merret me volumin dhe rutinën, ndërsa njerëzit të fokusohen te vendimmarrja, mbikëqyrja dhe marrëdhënia me klientin.
Paralelisht me këtë, JET Bank po ndërton një strukturë të fortë organizative, përfshirë një Drejtori funksionale dhe një Qendër të dedikuar të Shërbimit ndaj Klientit, me ekipe të shumta dhe të trajnuara posaçërisht. Këto ekipe janë pjesë qendrore e modelit tonë operativ dhe do të jenë të pranishme për të mbështetur klientët, për të menaxhuar rastet komplekse dhe për të garantuar që çdo proces digjital të ketë gjithmonë një përgjegjësi njerëzore pas tij.
Ky kombinim mes teknologjisë dhe njerëzve na lejon të jemi më efikasë, më të shpejtë dhe më fleksibël, duke ruajtur në të njëjtën kohë të njëjtin rigorozitet rregullator, nivel sigurie dhe standarde kontrolli që aplikohen për bankat tradicionale.
- A do të jetë aksionar i vetem i JET Bank Idan Avishai apo në projekt do të përfshihen investitorë të tjerë individuale apo institucionale?
JET Bank është në pronësi të JET Holding, një konsorcium kompanish ndërkombëtare me qender ne Amsterdam. Struktura e pronësisë nuk përfshin aksionarë individualë të drejtpërdrejtë, por realizohet përmes shoqërive që kanë investitorë të ndryshëm dhe pronarë përfitues përfundimtarë (UBO) të identifikuar, në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore.
Z.Idan Avishai, shtetas britanik, është një nga investitorët kryesorë përmes strukturave përkatëse dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në fazat e hershme të projektit, por nuk është aksionari i vetëm dhe nuk përfaqëson i vetëm pronësinë e bankës.
Më lejoni të sqaroj se JET Bank nuk është ende e regjistruar si shoqëri bankare, pasi përpara regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ekziston një proces i detajuar miratimi nga Banka e Shqipërisë. Ky proces përfshin aprovimin e strukturës së qeverisjes, organeve drejtuese dhe modelit organizativ të bankës. Vetëm pas përfundimit të këtij procesi rregullator dhe marrjes së miratimeve përkatëse, banka do të regjistrohet zyrtarisht dhe do të nisë veprimtarinë e saj.
TĂ« gjitha shoqĂ«ritĂ« aksionare dhe pronarĂ«t pĂ«rfitues pĂ«rfundimtarĂ« kanĂ« kaluar procesin rigoroz tĂ« vlerĂ«simit âfit & properâ nga Banka e ShqipĂ«risĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« verifikimin e integritetit, burimit tĂ« kapitalit dhe pĂ«rputhshmĂ«risĂ« rregullatore, nĂ« pĂ«rputhje tĂ« plotĂ« me kuadrin ligjor shqiptar dhe standardet evropiane.
- Cili është background i z.Avishai në biznes dhe a ka përvojë në aktivitete të tjera financiare, përveç platformave të trading?
Z.Idan Avishai është një investitor ndërkombëtar me përvojë në ndërtimin dhe financimin e projekteve në sektorë të ndryshëm, përfshirë teknologjinë, shërbimet financiare dhe struktura investimi. Profili i tij është ai i një investitori strategjik, i fokusuar në qeverisje korporative, strukturim kapitali dhe mbështetje të projekteve afatgjata.
Në JET Bank, roli i tij është qartësisht ai i pronarit përfitues përfundimtar dhe investitorit, ndërsa banka është konceptuar, ndërtuar dhe do të operohet nga një ekip profesional lokal, nën mbikëqyrjen e plotë të Bankës së Shqipërisë dhe në përputhje me kuadrin rregullator shqiptar dhe evropian.
NĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« licencimit, e theksoj sĂ«rish, tĂ« gjithĂ« aksionarĂ«t kanĂ« kaluar procedura tĂ« detajuara âfit & properâ, ku janĂ« vlerĂ«suar integriteti, reputacioni, burimi i kapitalit dhe pĂ«rputhshmĂ«ria rregullatore, sipas standardeve mĂ« strikte bankare.
- Një koment rreth faktit që platformat e tij, FXLider/Fortrade janë raportuar në vitin 2018 nga AMF, për ushtrim të palicencuar të aktivitetit si agjent për shërbime investimi në Republikën e Shqipërisë.
Lidhur me kĂ«tĂ« temĂ«, Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« bĂ«het njĂ« qartĂ«sim faktik. Nuk ekziston asnjĂ« dokument zyrtar apo vendim rregullator qĂ« lidh Z. Idan Avishai personalisht me platformat e pĂ«rmendura. Ădo pretendim nĂ« kĂ«tĂ« drejtim nuk mbĂ«shtetet nĂ« akte ligjore apo dokumente tĂ« autoriteteve pĂ«rkatĂ«se dhe Ă«shtĂ« spekulativ, mĂ«nyrĂ« e pĂ«rdorur shumĂ« pĂ«r qĂ«llime jo tĂ« drejtĂ«pĂ«rdrejta.
Referencat që qarkullojnë herë pas here në media lidhen nuk pasqyrojnë realitetin juridik dhe nuk bazohen në verifikime formale mbi pronësinë apo rolet ekzekutive të individëve të veçantë.
PĂ«r JET Bank, kriteri i vetĂ«m relevant Ă«shtĂ« procesi rigoroz dhe shumĂ« i thellĂ« i licencimit dhe vlerĂ«simit âfit & properâ nga Banka e ShqipĂ«risĂ«, ku çdo aksionar Ă«shtĂ« verifikuar mbi bazĂ« dokumentesh zyrtare, burimi kapitali tĂ« gjera dhe integriteti personal, nĂ« pĂ«rputhje tĂ« plotĂ« me kuadrin ligjor shqiptar dhe standardet evropiane.
Â
The post Si do të funksionojë banka e parë 100% digjitale në vend, cilat do jenë shoqëritë investitore appeared first on Revista Monitor.