Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Emrat/ Dhunuan dhe grabitën shitësin në Tiranë. Arrestohet 33-vjeçari, në kërkim dy bashkëpunëtorët

By: armand
14 December 2025 at 12:57

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë (13 dhjetor), ku tre persona dhunuan dhe i grabitën 100 000 lekë shitësit në një biznes. Në pranga u vu shtetasi, Marash Aliaj, ndërsa u shpallën në kërkim, Elton Hunda dhe Genc Logu.  Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë […]

The post Emrat/ Dhunuan dhe grabitën shitësin në Tiranë. Arrestohet 33-vjeçari, në kërkim dy bashkëpunëtorët appeared first on BoldNews.al.

BM – Mbi 600 artefakte grabiten nga muzeu i Bristolit

11 December 2025 at 15:57

LONDËR, 11 dhjetor -/ATSH-DPA/ – Mbi 600 artefakte që lidhen me Perandorinë Britanike dhe Komonuelthin janë vjedhur nga koleksioni i muzeut të Bristolit, në Britainë e Madhe.

Policia njoftoi se katër të panjohur hynë në ndërtesë në Bristol  gjatë mesnatës më 25 shtator.

Forcat e policisë, që publikuan imazhe CCTV të katër personave, thanë se ”më shumë se 600 artefakte të ndryshme u morën nga grabitësit”.

”Grabitja e shumë sendeve që kanë një vlerë të konsiderueshme kulturore përbën një humbje të madhe për qytetin”, tha detektivi Constable Dan Burgan, oficeri përgjegjës për këtë rast.

”Këto sende, shumë prej të cilave ishin dhurata, janë pjesë e një koleksioni që ofron njohuri mbi një pjesë të shumëfishtë të historisë britanike dhe shpresojmë që qytetarët të na ndihmojnë të nxjerrim përgjegjësit para drejtësisë”, shtoi ai./   /Ad.Ab./

The post BM – Mbi 600 artefakte grabiten nga muzeu i Bristolit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Grabisnin lokalet në zonën e plazhit në Durrës, arrestohen 2 hajdutët serialë

By: Brisi
11 December 2025 at 13:34

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Durrës pasi akuzohen për grabitje. Sipas Policisë, në pranga kanë rënë shtetasit E. H., 29 vjeç, dhe M. I., 25 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi kanë vjedhur nga lokali i shtetasit B. M., sende të ndryshme, një shumë parash dhe një biçikletë. Ndërsa, […]

The post Grabisnin lokalet në zonën e plazhit në Durrës, arrestohen 2 hajdutët serialë appeared first on BoldNews.al.

Pas skandalit në Luvër, një tjetër goditje për botën e artit: Gravurat e rralla franceze zhduken nga biblioteka në Sao Paulo!

By: gaze tare
8 December 2025 at 09:52

Dy persona të armatosur vodhën tetë gravura të artistit të famshëm francez Henri Matisse dhe pesë vepra të piktorit brazilian Candido Portinari nga biblioteka “Mario t’Andratx” në Sao Paulo, ku të dielën po mbahej një ekspozitë arti.

Sipas policisë, grabitësit kërcënuan një roje dhe një çift të moshuarish që ndodheshin në sallë, më pas thyen një vitrinë xhami ku ruheshin gravurat dhe dokumentet, i futën ato në një qese kanavacë dhe u larguan qetësisht nga hyrja kryesore. Bashkia e Sao Paulos konfirmoi vjedhjen e veprave, të cilat ishin pjesë e ekspozitës “Nga Libri në Muze”, një bashkëpunim mes bibliotekës dhe Muzeut të Artit Bashkëkohor (MAM). Ekspozita, e hapur në tetor dhe tashmë e mbyllur, përmbante libra dhe punime të rralla nga vitet 1940–1950.

Autorët e dyshuar u identifikuan përmes kamerave të sigurisë, ndërsa policia ka nisur një hetim të plotë. Nuk janë bërë publike detaje të sakta mbi veprat e Matisse (1869–1954) dhe Portinari (1903–1962) që u vodhën. Sipas gazetës Folha de São Paulo, midis veprave të vjedhura përfshiheshin kolazhe nga albumi i famshëm Jazz i Matisse, botuar në vitin 1947, prej të cilit ekzistojnë vetëm 300 kopje në mbarë botën. Artisti konservator Tandeu Chiarelli e quajti vjedhjen “shumë të keqe”, duke theksuar se vlera kulturore dhe artistike e këtyre gravurave është “e paçmuar”.

Nga ana tjetër, pesë gravurat e Portinari-t ishin pjesë e librit Menino de Engenho (1959). “Këto janë vepra aq të rralla, sa është pothuajse e pamundur që dikush t’i blejë,” theksoi Chiarelli. Ngjarja vjen pas disa grabitjeve të tjera të bujshme në botën e artit, përfshirë vjedhjen e bizhuterive me vlerë mbi 88 milionë euro nga Muzeu i Luvrit, ku disa anëtarë të grupit të dyshuar u arrestuan, por pjesa më e madhe e sendeve të vjedhura ende nuk është gjetur.

Ndërkohë, në vitin 2007, një vepër e Portinari-t u vodh nga Muzeu i Artit në São Paulo (MASP), duke treguar se koleksionet braziliane vazhdojnë të jenë objektiv i bandave të specializuara në tregun e zi të artit. Autoritetet në Sao Paulo po vijojnë hetimet, ndërsa kërkimi për veprat e çmuara dhe autorët e grabitjes mbetet në vijim.

The post Pas skandalit në Luvër, një tjetër goditje për botën e artit: Gravurat e rralla franceze zhduken nga biblioteka në Sao Paulo! appeared first on iconstyle.al.

Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë,  dyshohet për grabitje me armë në vitin 2017

4 December 2025 at 22:54


Një shtetas shqiptar që po vuan një dënim me burg në Mbretërinë e Bashkuar për përdhunim është i kërkuar nga autoritetet në Kosovë për një grabitje të armatosur të ndodhur para shtatë vitesh.

Rinor Korqa, 28 vjeç, u dënua me pesë vjet e gjashtë muaj burg në janar 2024 për rolin e tij në një sulm “grabitqar” ndaj një gruaje në qarkun londinez të Havering. Viktima, e cila ishte ndarë nga shoqet gjatë një nate jashtë, tregoi se u përdhunua nga një burrë, ndërsa një bashkëpunëtor filmoi ngjarjen me telefonin e tij.

Tani Korqa përballet me ekstradimin në Kosovë, ku kërkohet të dalë para gjykatës për grabitjen e supozuar të kryer në rajonin e Prishtinës më 22 dhjetor 2017. Ministrja britanike e Brendshme, Shabana Mahmood, pritet të marrë vendimin përfundimtar, pasi kërkesa ka qenë në shqyrtim në gjykatat britanike prej shtatë muajsh.

Sipas akuzave, Korqa ka hyrë në banesën e familjes Jashari në fshatin Havjali dhe ka vjedhur një portofol me 1,500 euro, 50 dollarë, një dokument identifikimi, një monedhë ari dhe një telefon. Thuhet se ai ka pasur me vete një armë zjarri ose një armë imituese. Ai u arrestua në Mbretërinë e Bashkuar mbi bazën e një urdhër-arresti të lëshuar nga Kosova për vepra të dyshuara sipas Aktit të Vjedhjes 1968 dhe Seksionit 72 të Aktit të Ekstradimit 2003.

Kosova, e cila ka një marrëveshje “tipi B” me Mbretërinë e Bashkuar, duhet të paraqesë prova “prima facie” për mbështetjen e kërkesave të saj për ekstradim. Kërkesat e tilla shqyrtohen fillimisht nga gjykatat, ndërsa vendimi përfundimtar merret nga Sekretari i Shtetit.

Korqa, nga Romfordi në Lindje të Londrës, së bashku me bashkëpunëtorin e tij Bujar Jashari nga Southend, u dënuan më 24 janar të vitit të kaluar nga Gjykata e Kurorës në Snaresbrook, pasi u shpallën fajtorë dy ditë më parë. Korqa u dënua me pesë vjet e gjashtë muaj burg për përdhunim dhe për mosdhënie të kodit PIN të telefonit të tij, ndërsa Jashari, 36 vjeç, u dënua me shtatë vjet burg për përdhunim.

Sulmi ndodhi më 25 qershor 2023 në qendër të Hornchurch, kur viktima u afrua nga dy burra në një bar, ku ajo ndodhej vetëm pasi ishte ndarë nga shoqet. Ajo u dërgua me makinë dhe u përdhunua nga njëri prej tyre, ndërsa tjetri e filmoi ngjarjen. Stafi i lokalit bashkëpunoi me policinë, ndërsa punonjës të një bari tjetër thanë se të dyshuarit ishin parë duke iu afruar disa grave përpara se të largoheshin me viktimën.

Detektivi Charlie Yexley, nga departamenti hetimor i Havering-ut, deklaroi pas shpalljes së dënimeve: “Ky ishte një hetim kompleks ndaj dy sulmuesve grabitqarë, të cilët me shumë gjasa do të vazhdonin të kryenin vepra të tilla po të mos ishte për guximin e viktimës që denoncoi ngjarjen. Ne i marrim shumë seriozisht akuzat e këtij lloji dhe shpresoj që ky rast t’i inkurajojë edhe viktimat e tjera të përdhunimit dhe sulmeve seksuale të dalin përpara, të paktën që të sigurohemi se janë mirë dhe të mbështetura”./Metro.co.uk

Grabitja e 200 mijë eurove në Astir/ Policia arreston viktimat, lë të lirë hajdutët

By: Brisi
27 November 2025 at 21:13

Në datën 5 nëntor 2025, një grup miqsh ishin në një lokal në zonën e Astirit, kur disa persona të maskuar dhe të armatosur i grabitën duke marrë 200 mijë euro. Viktimat kishin pirë dhe u shokuan nga ngjarja që ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit. Grabitësit u larguan pa u kapur nga policia. Sipas […]

The post Grabitja e 200 mijë eurove në Astir/ Policia arreston viktimat, lë të lirë hajdutët appeared first on BoldNews.al.

Mediat spanjolle: Kush është grabitësi inteligjent nga Tirana që terrorizoi Europën, hapi kasafortën me stetoskop/ EMRI

By: Ela
26 November 2025 at 14:00

Policia e Spanjës arrestoi një shqiptar të dyshuar për vjedhjen e një argjendarie në një qendër tregtare në Madrid. Ai mori bizhuteri me vlerë 1.2 milionë euro. Mediat spanjolle shkruajnë se bëhet fjalë për një grabitës të famshëm, inteligjent, por edhe të frikshëm Shamir Hoxha, shqiptar, 42-vjeç. Ai u arrestua nga Policia Kombëtare e Spanjës […]

The post Mediat spanjolle: Kush është grabitësi inteligjent nga Tirana që terrorizoi Europën, hapi kasafortën me stetoskop/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet i dyshuari për grabitje në tentativë në Prishtinë

26 November 2025 at 08:27


Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar një person të dyshuar, i cili mbrëmë nën kërcënimin armës dyshohet se ka tentuar të kryejë një grabitje në Prishtinë.

Në njoftim bëhet e ditur se i arrestuar është 19-vjeçari, B.M.

“Pas arrestimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Grabitje’ në tentativë, si dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë publike dhe ndërmarrjen e veprimeve të shpejta dhe profesionale ndaj çdo veprimi kriminal që cenon rendin dhe sigurinë në vend. /Telegrafi/

​Nëntë të arrestuar në Indi pasi policia zbuloi një grabitje banke me vlerë 800,000 dollarë

25 November 2025 at 11:38


Nëntë persona janë arrestuar në Indi pas një grabitjeje të guximshme prej 70 milionë rupish (800,000 dollarë), në të cilën burra të armatosur që paraqiteshin si zyrtarë të bankës qendrore grabitën një furgon me para.

Të hënën, policia në qytetin jugor të Bengaluru-së tha se kishte arrestuar dy persona të tjerë, përveç shtatë personave të arrestuar më parë, dhe kishte rikuperuar 68.5 milionë rupish nga paratë e vjedhura javën e kaluar.

"Nuk mund të themi se sa të tjerë do të arrestohen, pasi po vazhdojmë të hetojmë rastin", tha për BBC-në Lokesh Jagalasar, zëvendës komisioner i policisë për Bengaluru-në Jugore.

Hajdutët ishin shtirur si oficerë të Bankës Rezervë të Indisë. Ata ndaluan mjetin e transportit duke thënë se duhej të kontrollonin dokumentet për një shumë kaq të madhe parash.

Dy roje sigurie u udhëzuan të hipnin në një SUV, ndërsa njëri nga anëtarët e bandës mori kontrollin e furgonit, tha policia.

Policia tha se banda kishte ndërruar automjete, kishte përdorur targa të falsifikuara regjistrimi dhe kishte zgjedhur vende me mbulim minimal nga kamerat e sigurisë për të transferuar kutitë me para të gatshme.

Një gjueti masive nisi të mërkurën, me më shumë se 200 oficerë policie të vendosur në të gjithë shtetin Karnataka dhe shtetet fqinje Kerala, Tamil Nadu, Telangana, Andhra Pradesh dhe Goa.

Të arrestuarit më parë përfshijnë Gopal Prasad, një punonjës i kompanisë së transportit të parave CMS, J Xavier, një ish-punonjës i CMS, dhe Annappa Naik, një polic lokal.

Detektivët po hetojnë rolin e CMS dhe shkeljet e mundshme të udhëzimeve për transferimin e parave të gatshme, tha më parë komisioneri i policisë së Bengaluru-së, Seemant Kumar Singh.

"Furgonët nuk duhet të ndjekin të njëjtën rrugë dhe kohë të përsëritur në mënyrë që të bëhen të parashikueshëm", shtoi ai. /Telegrafi/

Tentim grabitja nga persona të maskuar dhe armatosur në Prishtinë, policia jep detaje

25 November 2025 at 08:44


Dy persona të maskuar me armë zjarri kanë tentuar të kryejnë grabitje të armatosur ndaj automjetit për bartje të parave në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë, mirëpo nuk kishin arritur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një predhë e armës së zjarrit.

“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 24.11.2025 – 13:58. Raportohet se dy persona të maskuar me armë zjarri kanë tentuar të kryejnë grabitje të armatosur ndaj automjetit për bartje të parave, mirëpo nuk kishin arritur. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një predhë e armës së zjarrit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Të shtëna me armë në Prishtinë, tentohet grabitja e një furgoni me para

24 November 2025 at 15:28


Sot rreth orës 14:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas tij, bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para.

"Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit", ka thënë Pllana. /Telegrafi/

Në kërkim për vjedhjen e një makine, kapet në Fier 46-vjeçari me dy identitete ( EMRI)

By: Brisi
23 November 2025 at 11:05

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim, është arrestuar nga Policia në Fier pasi akuzohet për grabitjen e një makine, ngjarje e ndodhur në 29 maj të këtij viti. Bëhet fjalë për Xheni Xhumari alias Shkëlzen Xhumari, i cili sipas policisë ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, për të cilin Gjykata kishte vendosur […]

The post Në kërkim për vjedhjen e një makine, kapet në Fier 46-vjeçari me dy identitete ( EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Dalin pamjet nga grabitja/ ‘Skifteri’ shqiptar vodhi 1.2 mln euro bizhuteri për 4 minuta

By: armand
20 November 2025 at 20:38

Këto janë pamjet e pashfaqura më parë, që kanë regjistruar kamerat e sigurisë, nga grabitja milionëshe e një argjendarie në Madrid gjatë ndërprerjes së madhe të energjisë në muajin prill, e cila e la Spanjën në errësirë. Detajet e një grabitjeje të kryer për vetëm 4 minuta dhe të gjashtë muajve të hetimit policor që […]

The post Dalin pamjet nga grabitja/ ‘Skifteri’ shqiptar vodhi 1.2 mln euro bizhuteri për 4 minuta appeared first on BoldNews.al.

Grabiten 20 euro nën kërcënimin e thikës në Pejë, policia arreston tre persona

12 November 2025 at 14:52


Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “grabitje”, e ndodhur më 10 nëntor 2025 në rrugën “Tahir Zemaj” në Pejë.

Sipas njoftimit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, rasti është raportuar rreth orës 03:40 të mëngjesit, kur një qytetar ka informuar se ishte sulmuar dhe grabitur.

“Viktima e rastit është sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë) i janë grabitur 20 euro,” thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej, policia bën të ditur se viktima është futur me dhunë në veturën e tij, të cilën më pas njëri nga të dyshuarit e ka vozitur në drejtim të Deçanit. Gjatë arratisjes, vozitësi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke shkaktuar një aksident.

Pas një pune intensive hetimore, njësitë e Stacionit Policor në Pejë kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre të dyshuarit.

“Gjatë kontrollit, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 20 euro, një mjet i mprehtë (thikë), tre telefona mobilë dhe dy vetura që dyshohet se ishin të përfshira në rast,” ka konfirmuar policia.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Grabitet muzeu sirian, zhduken 6 statuja të epokës romake

By: Ela
12 November 2025 at 09:09

Statuja të lashta të epokës romake janë vjedhur nga muzeu kombëtar në kryeqytetin sirian Damask, duke çuar në mbylljen e përkohshme të objektit. Lajmi për grabitjen e guximshme në departamentin klasik të Muzeut Kombëtar të Damaskut zbulohet, ndërsa vendi përballet me pasojat e një lufte civile 14-vjeçare dhe rënien e sundimit 54-vjeçar të familjes Assad […]

The post Grabitet muzeu sirian, zhduken 6 statuja të epokës romake appeared first on BoldNews.al.

Identiteti i vërtetë i ‘Detektivit të Luvrit’ zbulohet: Po pres që të më kontaktojnë për të bërë një film

By: gaze tare
9 November 2025 at 18:58

Grabitja në Muzeun e Luvrit ishte një nga ngjarjet e vitit. Me autorët tashmë në paraburgim, një personazh tjetër tërhoqi shumë vëmendje për mënyrën e tij të veçantë të veshjes. Sapo ndodhi grabitja, imazhi i një djali të ri të veshur sikur të jetonte në vitet 1940 u bë viral, duke u bërë i njohur si ‘ Detektivi i Luvrit’.

Teoria është se ai ishte agjenti përgjegjës për hetimin e grabitjes, por tani e vërteta ka dalë në dritë. Agjencia Associated Press kontaktoi djalin, i cili është vetëm 15 vjeç , për të mësuar historinë e tij dhe pse ndodhej në atë vend.

Kush është ‘Detektivi i Luvrit’?

Emri i tij është Pedro Elias Garzon Delroux dhe zakonisht vishet ashtu siç vishej atë ditë. Ai është adhurues i historive detektive si Sherlock Holmes, por nuk është detektiv, pasi thjesht shkoi për të vizituar muzeun me nënën dhe gjyshin e tij.

Ai jeton në qytetin e Rambujesë dhe ja si e shpjegon atë që ndodhi atë ditë: “Nuk doja të thoja menjëherë se isha unë. Kjo foto ka një aureolë misteri, kështu që duhet ta ruani”, i tha ai AP-së.

“Në foto, jam veshur më shumë në stilin e viteve ’40, dhe jemi në vitin 2025. Ka një kontrast. Më pëlqen të vishem elegant. Shkoj në shkollë kështu”, shpjegoi ai, duke zbuluar gjithashtu se është një adhurues i artit dhe muzeve.

Ishte thjesht një rastësi, por veshja e saj tërhoqi aq shumë vëmendje saqë përfundoi duke u bërë virale: “Ne donim të shkonim në Luvër, por ishte i mbyllur. Nuk e dinim se kishte ndodhur një grabitje”, tha ajo.

Në fakt, vetëm katër ditë më vonë ai e mori vesh se e kishin bërë atë foto, ishte një mik që i tha: “Je ti?”, e pyetën ata. “Njerëzit më thoshin: ‘Je bërë yll’. U habita që vetëm me një foto mund të bëhesh virale brenda pak ditësh”, shtoi ai.

Megjithatë, ai nuk ngurron ta shfrytëzojë këtë, duke dëshiruar të thirret për të bërë “filma”: “Po pres që të më kontaktojnë për të bërë filma. Do të ishte shumë argëtuese. Unë jam një yll”, tha ai.

The post Identiteti i vërtetë i ‘Detektivit të Luvrit’ zbulohet: Po pres që të më kontaktojnë për të bërë një film appeared first on iconstyle.al.

Siguria e Luvrit në qendër të kritikave pas grabitjes 100 milionë dollarëshe!

By: gaze tare
6 November 2025 at 09:54

Autoritetet franceze po vazhdojnë hetimet për grabitjen spektakolare të ndodhur më 18 tetor në Muzeun e Luvrit në Paris, ku hajdutët arritën të marrin bizhuteri me vlerë mbi 100 milionë dollarë nga Galeria e Apolonit, për vetëm shtatë minuta. Hetimet zbuluan se autorët përdorën mjete elektrike për të hapur një dritare në katin e dytë dhe hynë në galeri, e cila në atë moment ishte e hapur për publikun.

Presidentja dhe drejtoresha e Luvrit, Laurence des Cars, deklaroi para Senatit francez se kamera e vetme e sigurisë jashtë Galerisë së Apolonit nuk kishte regjistruar dritaren nga e cila hyrën dhe dolën grabitësit. Ajo pranoi se siguria e jashtme e muzeut kishte qenë e dobët për shkak të “mungesës së investimeve” dhe theksoi se përmirësimi i saj ka qenë një nga prioritetet që prej marrjes së detyrës në vitin 2021.

Një punonjës i muzeut i tha ABC News se fjalëkalimi i sistemit të sigurisë ishte “Louvre”, një detaj që u raportua fillimisht nga Libération, duke iu referuar një auditimi kibernetik të vitit 2014.

Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin, kritikoi dështimin e protokolleve të sigurisë, duke thënë se grabitja “jep një imazh të mjerueshëm të Francës”.

Dy persona janë arrestuar dhe akuzuar për grabitje të organizuar, ndërsa pesë të tjerë u ndaluan më vonë në tetor. Bizhuteritë e vjedhura, përfshirë tiare, gjerdanë dhe stoli me safirë e smeralde, ende nuk janë gjetur. Nëse shpallen fajtorë, të dyshuarit përballen me deri në 15 vite burg dhe gjoba të rënda.

The post Siguria e Luvrit në qendër të kritikave pas grabitjes 100 milionë dollarëshe! appeared first on iconstyle.al.

Grabitën argjendarinë në Bulqizë, arrestohen dy ‘skifterët’

By: Brisi
5 November 2025 at 12:40

Policia në Bulqizë ka arrestuar dy të rinj përkatësisht 24 dhe 26 vjeç pasi akuzohen se kanë grabitur një argjendarie në lagjen “Gjeologu”. Në pranga kanë rënë shtetasit K. G., dhe E. D., të dy banues në Bulqizë. Sipas hetimeve paraprake, më 4 nëntor 2025, rreth orës 02:00 të mëngjesit, dy të rinjtë dyshohet se […]

The post Grabitën argjendarinë në Bulqizë, arrestohen dy ‘skifterët’ appeared first on BoldNews.al.

Çifti me fëmijë midis të arrestuarve pas grabitjes spektakolare në Paris

By: gaze tare
2 November 2025 at 19:32

Një grabitje spektakolare në mes të Parisit, ku u vodhën bizhuteri të pallogaritshme nga muzeu i Louvre, dyshohet se është kryer nga kriminelë të vegjël dhe jo nga organizata të mëdha kriminale, njoftoi prokuroria e Parisit. Ndër të akuzuarit është një çift me fëmijë.

Rreth dy javë më parë, grabitësit parkuan një kamion të vjedhur pranë muzeut, përdorën një ashensor mobil dhe thyen derën e një salle të zbukuruar. Më pak se shtatë minuta më vonë, ata larguan me scooter stoli të kurorës me vlerë rreth 88 milionë euro, përfshirë një varëse perlash dhe diamantesh të Napolonit I dhe një diademë me 212 perla dhe 2,000 diamante të Empress Eugénie.

Katër persona janë akuzuar deri tani, por bizhuteritë ende nuk janë gjetur. Hajdutët duket se kanë qenë amatorë, pasi gjatë ikjes hodhën poshtë një prej copave më të vlefshme dhe lanë mjetet që mund të mbajnë gjurmë ADN-je.

Midis të ndaluarve janë një grua 38-vjeçare dhe një burrë 37-vjeçar nga Seine-Saint-Denis, të cilët dyshohet se kanë lënë ADN-në në ashensor. Burri akuzohet për vjedhje të organizuar dhe komplot kriminal, ndërsa gruaja për përfshirje në vjedhje të organizuar. Ata kanë mohuar përfshirjen, ndërsa gruaja shprehu shqetësim për fëmijët e saj.

Dy burra të tjerë, një 34-vjeçar nga Algjeria dhe një 39-vjeçar me rekorde të mëparshme kriminale, u arrestuan më pas dhe pranuan pjesërisht përfshirjen. Hetuesit vijojnë kërkimin e bizhuterive dhe monitorimin e mundësive për tregun paralel të tyre.

The post Çifti me fëmijë midis të arrestuarve pas grabitjes spektakolare në Paris appeared first on iconstyle.al.

Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon

By: Elva
30 October 2025 at 18:04

Një grabitje e armatosur ka tronditur Lyonin, në jug të Francës, ku një grup personash të maskuar si oficerë policie sulmuan punishten e ariut “Pourquery”, e specializuar në përpunimin e metaleve të çmuara. Sipas dëshmitarëve, grabitësit, të armatosur me arme automatike dhe eksplozivë, thyen xhamat e laboratorit dhe hynë me forcë brenda, duke përdorur edhe […]

The post Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon appeared first on BoldNews.al.

❌
❌