Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të akuzuar për vjedhje banesash në kryeqytet. Të arrestuarit rezultojnë të kenë qenë të dënuar më parë për të njëjtin krim. Në pranga u vunë shtetasit A. M., 36 vjeç, S. T., 35 vjeç dhe G. K., 38 vjeç. Sipas hetimeve, janë zbardhur tre raste vjedhjesh të kryera […]
Policia spanjolle ka shkatërruar një grup të strukturuar shqiptarësh që dyshohet se kryenin grabitje në vila luksoze në provincën e Malagas. Operacioni i koduar “Marrëzi” përfundoi me arrestimin e pesë personave dhe vënien nën hetim të 11 të tjerëve. Grupi dyshohet se kishte në shënjestër persona me pasuri të lartë, të cilët i ndiqte për […]
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia në Korçë, pasi akuzohet si autor i një sërë grabitjesh. Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale, E.B, i cili dyshohet se është autori i vjedhjes së banesës së shtetasit Gj. M., rezident në Greqi, ngjarje e ndodhur më datë 10 janar të këtij viti, në lagjen nr. […]
40-vjeçari Elkjer Tafciu, dyshohet të jetë autori i grabitjes së marketit në Yzberisht, ngjarje e regjistruar një ditë më parë. Sipas Policisë, Tafciu është arrestuar në Rrugën e Qelqit, ndërsa rezulton person me precendent penal për vjedhje me dhunë. Sa i takon punonjëses së marketit e cila mbeti e lënduar, policia thotë se mori mjekim […]
Ditën e sotme, rreth orës 13:30, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur një shumë parash në një market në Yzberisht. Gjatë tentativës për të ndaluar autorin, është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, punonjësja e marketit, e cila u dërgua në spital, për mjekim. Grupi […]
Dy persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë dhe Krujë, pasi akuzohen për grabitje. Në Tiranë është arrestuar 46-vjeçari E.M, pasi sipas policisë, dyshohet se ka kryer vjedhje në 2 muajit e fundit. Dyshohet se ai vodhi pajisje me vlerë 6 mijë euro në një dyqan, si dhe sende me vlerë dhe shuma parash në […]
Në grabitje ka ndodhur në zonën e Yzberishtit në Tiranë.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “ABC News”, një person futen në ambientet e një marketi, me një thikë në dorë, kërcënon shitësen dhe marr paratë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Ends”, policia ka zbardhur tre grabitje të ndodhur një ditë më parë në Fushë-Krujë nga një i ri, i cili është shpallur në kërkim.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin Emiliano Nikolli 30-vjeç, banues në Mamurras.
Gjatë mëngjesit të ditës së djeshme, Emiliano Nikolli, fillimisht ndaloi një taksist dhe i kërkoi që ta shoqëronte drejt Fushë-Krujës.
Nën kërcënimin e armës i ka marrë taksistit automjetin, celularin dhe një shumë parash e më pas e ka lënë në afërsi të Tapizës dhe është larguar.
Të radhës 30-vjeçari ka grabitur dy pika karburanti, gjithashtu nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë xhiron ditore nga të dy subjektet si dhe sende personale të punonjësve.
Automjeti taksi i grabitur është gjetur në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe tashmë është sekuestruar. Sakaq, policia po vijon kërkimet për arrestimin e 30-vjeçarit.
Emiliano Nikolli alias Lleshi nga Mamurrasi, dyshohet të jetë autori i tre grabitjeve të regjistruara pasditen e kësaj të hëne në zonën e Fushë-Krujës. Sipas raportimeve, Emiliano, ka marrë fillimisht një taksi në Tiranë dhe ka kërkuar në shkojë në Fushë Krujë. Në afërsi të Tapizës ai ka kërcënuar me armë zjarri taksistin duke marrë […]
Është zbardhur dinamika e grabitjes me armë zjarri, të raportuar pasditen e kësaj të hëne në zonën e Fushë-Krujës. Burime për mediat bëjnë me dije se një person, emri i të cilit ende nuk bëhet publik ka marrë një taksi në Tiranë dhe ka kërkuar në shkojë në Fushë Krujë. Në afërsi të Tapizës ai […]
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Krujë në një pikë karburanti. Mësohet se një person që ndodhej në drejtimin e një taksie ka kërcënuar me armë punonjësit e karburantit dhe ka marrë xhiron ditore.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se autori ka kryer të paktën dy grabitje përgjatë pak orëve dhe pasi ka marrë një taksi në Tiranë ka shkuar në Fushë-Krujë. Gjithashtu bëhet me dije se autori, pasi ka shkuar në afërsi të Tapizës ka kërcënuar taksistin duke e marrë e vetë drejtimin e makinës dhe shoferin e ka lënë në një zonë të largët, madje i ka marrë edhe celularin.
Pas kërcënimeve, autori ka vjedhur taksistin dhe ka shkuar pranë pikës së karburanti në afërsi të Milotit dhe me kërcënimin e armës i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore. Në fund, autori ka lënë mjetin e në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është zhdukur, por Policia e ka identifikuar të riun dhe po vijojnë kërkimet për arrestimin e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së hënës në një pikë karburanti në Fushë-Krujë. Sipas A2CNN, një person që lëvizte me një automjet taksi ka kërcënuar me armë punonjësit e karburantit dhe ka marrë xhiron ditore. Pas kryerjes së grabitjes, autori ka braktisur taksinë dhe është larguar në drejtim të fshatrave përreth […]
Hajdutët përdorën një shpues të madh për të thyer një kasafortë në një degë banke në rrugën kryesore në Gjermaninë perëndimore dhe për të vjedhur rreth 30 milionë euro në para të gatshme dhe sende me vlerë, tha policia.
Një zëdhënës i policisë e krahasoi vjedhjen me filmin e vjedhjes në Hollywood, Ocean's Eleven, duke i thënë agjencisë së lajmeve AFP se ishte "ekzekutuar shumë profesionalisht".
Gjatë grabitjes në bankën e kursimeve Sparkasse në qytetin e Gelsenkirchen, hajdutët hapën më shumë se 3,000 kasaforta që përmbanin para, ar dhe bizhuteri.
Policia e Gelsenkirchen tha se u vu në dijeni të krimit pasi një alarm zjarri u aktivizua në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Aktualisht, nuk janë bërë arrestime dhe autorët mbeten të lirë.
Policia tha se hajdutët kishin përdorur "ditët e qeta të Krishtlindjeve" për të grabitur ndërtesën në Nienhofstrasse në lagjen Buer.
Hetimet fillestare sugjerojnë se ata fituan qasje në bankë dhe u arratisën nëpërmjet një garazhi parkimi ngjitur.
Dëshmitarët kanë raportuar se kanë parë disa burra duke mbajtur çanta të mëdha në shkallët e garazhit gjatë natës së të shtunës dhe të dielës.
Policia tha se pamjet video tregojnë një Audi RS 6 të zi duke dalë nga garazhi, në De-La-Chevallerie-Strasse, herët të hënën në mëngjes.
Vrima në dhomën nëntokësore të kasafortës u zbulua kur një alarm zjarri u aktivizua në orët e para të së hënës, dhe policia dhe zjarrfikësit kontrolluan ndërtesën.
Klientëve të prekur të bankës u është kërkuar të kontaktojnë bankën Sparkasse, e cila ka ngritur një linjë telefonike. Policia siguroi hyrjen e degës të martën pasi një numër i madh klientësh u mblodhën jashtë duke kërkuar informacion.
Një mesazh në faqen e internetit të bankës tha se dega do të mbetej e mbyllur të martën pas vjedhjes.
Sparkasse tha se 95% e kasafortave të klientëve ishin hapur me forcë nga hajdutët, kështu që gjasat që ata të preken janë "shumë të larta".
Ajo shtoi se përmbajtja e secilës ndarje është e siguruar deri në 10,300 euro dhe u tha klientëve të kontrollonin nëse kishin mbulim shtesë përmes sigurimit të tyre të shtëpisë. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes me forcë në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.
Rasti ka ndodhur të martën, në ora 15:10.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona te dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj tij, ku me anë të përdorimit të forcës nga i njëjti kanë marr një shumë të hollave dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/
Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Verona, pasi vepronin si një bandë “skifterësh” që grabisnin shtëpitë dhe bizneset në zonë, duke u kthyer në një shqetësim për pronarët. Prokuroria Publike dhe Policia e Shtetit e vendit fqinj konfirmuan sot (23 dhjetor) operacionin e goditjes së grupit dhe dërgimin në gjykatë të shqiptarëve të […]
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë (13 dhjetor), ku tre persona dhunuan dhe i grabitën 100 000 lekë shitësit në një biznes. Në pranga u vu shtetasi, Marash Aliaj, ndërsa u shpallën në kërkim, Elton Hunda dhe Genc Logu. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë […]
LONDËR, 11 dhjetor -/ATSH-DPA/ – Mbi 600 artefakte që lidhen me Perandorinë Britanike dhe Komonuelthin janë vjedhur nga koleksioni i muzeut të Bristolit, në Britainë e Madhe.
Policia njoftoi se katër të panjohur hynë në ndërtesë në Bristol gjatë mesnatës më 25 shtator.
Forcat e policisë, që publikuan imazhe CCTV të katër personave, thanë se ”më shumë se 600 artefakte të ndryshme u morën nga grabitësit”.
”Grabitja e shumë sendeve që kanë një vlerë të konsiderueshme kulturore përbën një humbje të madhe për qytetin”, tha detektivi Constable Dan Burgan, oficeri përgjegjës për këtë rast.
”Këto sende, shumë prej të cilave ishin dhurata, janë pjesë e një koleksioni që ofron njohuri mbi një pjesë të shumëfishtë të historisë britanike dhe shpresojmë që qytetarët të na ndihmojnë të nxjerrim përgjegjësit para drejtësisë”, shtoi ai./ /Ad.Ab./
Dy persona janë arrestuar nga Policia në Durrës pasi akuzohen për grabitje. Sipas Policisë, në pranga kanë rënë shtetasit E. H., 29 vjeç, dhe M. I., 25 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi kanë vjedhur nga lokali i shtetasit B. M., sende të ndryshme, një shumë parash dhe një biçikletë. Ndërsa, […]
Dy persona të armatosur vodhën tetë gravura të artistit të famshëm francez Henri Matisse dhe pesë vepra të piktorit brazilian Candido Portinari nga biblioteka “Mario t’Andratx” në Sao Paulo, ku të dielën po mbahej një ekspozitë arti.
Sipas policisë, grabitësit kërcënuan një roje dhe një çift të moshuarish që ndodheshin në sallë, më pas thyen një vitrinë xhami ku ruheshin gravurat dhe dokumentet, i futën ato në një qese kanavacë dhe u larguan qetësisht nga hyrja kryesore. Bashkia e Sao Paulos konfirmoi vjedhjen e veprave, të cilat ishin pjesë e ekspozitës “Nga Libri në Muze”, një bashkëpunim mes bibliotekës dhe Muzeut të Artit Bashkëkohor (MAM). Ekspozita, e hapur në tetor dhe tashmë e mbyllur, përmbante libra dhe punime të rralla nga vitet 1940–1950.
Autorët e dyshuar u identifikuan përmes kamerave të sigurisë, ndërsa policia ka nisur një hetim të plotë. Nuk janë bërë publike detaje të sakta mbi veprat e Matisse (1869–1954) dhe Portinari (1903–1962) që u vodhën. Sipas gazetës Folha de São Paulo, midis veprave të vjedhura përfshiheshin kolazhe nga albumi i famshëm Jazz i Matisse, botuar në vitin 1947, prej të cilit ekzistojnë vetëm 300 kopje në mbarë botën. Artisti konservator Tandeu Chiarelli e quajti vjedhjen “shumë të keqe”, duke theksuar se vlera kulturore dhe artistike e këtyre gravurave është “e paçmuar”.
Nga ana tjetër, pesë gravurat e Portinari-t ishin pjesë e librit Menino de Engenho (1959). “Këto janë vepra aq të rralla, sa është pothuajse e pamundur që dikush t’i blejë,” theksoi Chiarelli. Ngjarja vjen pas disa grabitjeve të tjera të bujshme në botën e artit, përfshirë vjedhjen e bizhuterive me vlerë mbi 88 milionë euro nga Muzeu i Luvrit, ku disa anëtarë të grupit të dyshuar u arrestuan, por pjesa më e madhe e sendeve të vjedhura ende nuk është gjetur.
Ndërkohë, në vitin 2007, një vepër e Portinari-t u vodh nga Muzeu i Artit në São Paulo (MASP), duke treguar se koleksionet braziliane vazhdojnë të jenë objektiv i bandave të specializuara në tregun e zi të artit. Autoritetet në Sao Paulo po vijojnë hetimet, ndërsa kërkimi për veprat e çmuara dhe autorët e grabitjes mbetet në vijim.