Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

ASK: Deficiti tregtar i Kosovës 469,9 milionë euro në nëntor të këtij viti

23 December 2025 at 15:49


Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e Statistikave të Tregtisë së Jashtme për muajin nëntor 2025, të cilat tregojnë se deficiti tregtar i Kosovës ka mbetur pothuajse i pandryshuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas ASK-së, deficiti tregtar në nëntor 2025 arriti në 469,9 milionë euro, që paraqet një ndryshim minimal prej 0,0% krahasuar me nëntorin e vitit 2024, kur deficiti ishte 470,0 milionë euro.

Në këtë periudhë, eksporti mbuloi importin me 15,7%. Vlera e eksporteve të mallrave në nëntor 2025 ishte 87,7 milionë euro, ndërsa importet arritën në 557,6 milionë euro.


Krahasuar me një vit më parë, eksportet shënuan rënie prej 9,5%, ndërsa importet ranë për 1,6%.

Në strukturën e eksporteve, peshën më të madhe e kishin metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 20,3%, të pasuara nga produktet minerale (15,4%), plastika dhe goma (11,2%), ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani (11,1%), si dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (10,2%).

Ndërkohë, importet dominoheshin nga makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike me 13,3%, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 13,1%, produktet minerale me 13,0% dhe mjetet e transportit me 12,4%.

Sa i përket tregtisë me Bashkimin Evropian, eksportet e Kosovës drejt vendeve të BE-së arritën në 26,6 milionë euro, ose 30,3% të eksporteve totale, duke shënuar rënie prej 20,9%.

Partnerët kryesorë të eksportit në BE ishin Gjermania, Italia dhe Holanda.

Importet nga BE-ja kapën vlerën 240,3 milionë euro, apo 43,1% të importeve të përgjithshme, me rënie prej 0,9%.

Eksportet me vendet e CEFTA-s arritën në 42,8 milionë euro, ose 48,8% të eksporteve totale, me rënie prej 6,1%.

Partnerët kryesorë në këtë grup ishin Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi.

Ndërkaq, importet nga CEFTA shënuan rritje prej 6,2%, duke arritur në 76,5 milionë euro.

Eksportet drejt vendeve të tjera arritën në 18,3 milionë euro, ose 20,9%, ku Zvicra dhe Turqia ishin partnerët kryesorë. Importet nga këto vende kapën vlerën 240,8 milionë euro, me Turqinë dhe Kinën si burimet kryesore të importit.

Për më shumë informacione rreth Statistikave të Tregtisë së Jashtme për muajin nëntor 2025, ASK njofton se të dhënat e detajuara janë të publikuara në faqen zyrtare të institucionit. /Telegrafi/

Më pak thëngjill i prodhuar në tetor 2025 se në tetor të vitit 2024

15 December 2025 at 15:42


Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Energjisë për muajin tetor 2025 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se në tetor 2025 ka më pak thëngjill të prodhuar sesa në tetor 2024.

"Gjatë muajit tetor të vitit 2025 energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 616.967 GWh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 458.175 GWh apo 16.96% më i madh krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak".

Po ashtu thuhet se pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 10.63%.

"Importi i energjisë elektrike në tetor të vitit 2025 ishte 302.76 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 238.47 GWh. (këtu janë të përfshira edhe sasia e transmisionit).

Prodhimi i thëngjillit për muajin tetor 2025 ishte rreth 616.33 mijë ton, që paraqet një rënie prej -14.77% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.




Peja kryeson hotelerinë në Kosovë – më së shumti vizitorë vendorë dhe net-qëndrime në tetor 2025

8 December 2025 at 17:22


Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin tetor 2025.

Peja konfirmohet si destinacioni kryesor i turizmit të brendshëm në vend, duke lënë pas të gjitha rajonet tjera për nga numri i vizitorëve vendorë dhe net-qëndrimeve.

Gjatë tetorit 2025, Rajoni i Pejës regjistroi numrin më të madh të vizitorëve vendorë në hotele, me gjithsej: 7.878 vizitorë vendorë dhe 29 160 net-qëndrime.

Këto shifra e vendosin Pejën në krye të listës së destinacioneve më të vizituara në vend, duke reflektuar qartë interesimin e lartë të kosovarëve për bukuritë natyrore të Rugovës, ofertën malore, aktivitetet rekreative dhe zhvillimin e vazhdueshëm të infrastrukturës turistike në këtë rajon.

Në total, hotelet e Kosovës pritën 60 737 vizitorë në tetor 2025 – një rritje prej 5,5% krahasuar me tetorin 2024.
Nga ta, 40,2% ishin vendorë dhe 59,7% të huaj.

Numri i net-qëndrimeve arriti në 142 672, duke shënuar po ashtu një rritje krahasuese nga viti i kaluar.

Edhe numri i vizitorëve të huaj u rrit me 5,2%, duke arritur 36 283 vizitorë, kryesisht nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia.

Megjithatë, të dhënat tregojnë qartë se turizmi i brendshëm gjatë tetorit është i orientuar fuqishëm drejt Pejës – rajoni me kombinimin më të balancuar të natyrës, aktiviteteve outdoor dhe kapaciteteve hoteliere./Telegrafi/

ASK: Të hyrat dhe shpenzimet qeveritare u rritën në tremujorin e tretë të këtij viti

2 December 2025 at 15:45


Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Llogaritë Qeveritare për periudhën e tremujorit të tretë të vitit 2025 ku paraqiten të hyrat dhe shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme.

Sipas ASK-së, të hyrat e Qeverisë kanë shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

“Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2025 ishin 927.2 milionë euro, derisa të hyrat në TM3 2024 ishin 818.7 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte me 73.6%, tatimet rrjedhëse në të ardhura me 14.1%, si dhe pagesat për prodhimin jashtë tregut (shitjet) me 3.8%. Pjesa e mbetur shpërndahet në kategori të tjera të të hyrave.

Në të njëjtën kohë janë rritur edhe shpenzimet e Qeverisë.

“Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2025 ishin 826.6 milionë euro, derisa shpenzimet në TM3 2024 ishin 774.8 milionë euro”, bëhet e ditur në njoftim.

Shpenzimet më të mëdha janë regjistruar në kompensimin e punëtorëve (28.2%), kontributet sociale dhe përfitimet (25.9%), formimin e kapitalit bruto (13.7%) dhe konsumin e ndërmjetëm (13.6%). Shuma e mbetur ndahet në kategori të tjera të shpenzimeve, sipas klasifikimit ESA2010.

Publikimi i ASK-së ofron një pasqyrë të detajuar të zhvillimeve fiskale të Qeverisë së Kosovës për këtë periudhë tremujore. /Telegrafi/

Çmimet e prodhimit më të larta për 1,3 për qind në tremujorin e tretë të 2025, sesa në tremujorin e dytë

26 November 2025 at 11:23


Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë në tremujorin e tretë të 2025 krahasuar me tremujorin e dytë 2025 u ngrit prej 1,3%, ndërkaq, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM3 2024) indeksi i çmimeve të prodhimit u ngrit për 5,5%.

Ngritjet më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi tjetër 4.7%, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 3.9%, prodhimi i mobilieve 2.7%, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t 2.0%, prodhimi i pajisjeve elektrike 1.9%, prodhimi i metaleve 1.3%, përpunimi i produkteve ushqimore 0.7%, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 0.5%, prodhimi i produkteve minerale jo metalike 0.2%, nxjerrja e xehes së metalit 0.1%.

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysme rimorkiove -2.9%), grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë -1.7%, prodhimi i tekstilit -1.0%, xeherorët dhe guroret tjera -0.8%, veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave -0.8%, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse -0.4%, prodhimi i pijeve -0.1%, prodhimi i produkteve kimike -0.1%, prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve -0.1%.

Tremujori i tretë 2025 – Tremujori i tretë 2024, 5.5%

Çmimet e Prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 5.5%, në mes të TM3 2025 dhe TM3 2024.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysme rimorkiove 23.01%, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 20.8%, prodhimi i tekstilit 14.2%, përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutike 8.1%, prodhimi i veshjeve 7.9%, prodhimi i mobilieve 7.8%, shtypja dhe riprodhimi i mediave të incizuara 7.0%, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t. 5.1%, prodhimi i pajisjeve elektrike 5.0%, grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë 5.0%, përpunimi i produkteve ushqimore 3.1%, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 2.9%, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse 0.9%, prodhimi i produkteve minerale jometalike 0.4%, prodhimi i produkteve kimike 0.1%.

Ngritja u neutralizua nga ulja e çmimeve te: prodhimi tjetër p.k.t. -15.9%, prodhimi i metaleve -10.4%, xeherorët dhe guroret tjera -6.0%, nxjerrja e xehes së metalit -2.5%, prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës -1.7%, veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave; rikuperimi i materialeve -1.5%, prodhimi i pijeve -0.8%. /Telegrafi/

​Vezët po bëhen luks, qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve

23 November 2025 at 12:02


Rritja e çmimeve të vezëve dhe produkteve ushqimore po rëndon gjithnjë e më shumë gjendjen ekonomike të familjeve në Kosovë.

Qytetarët thonë se përballen çdo ditë me çmime të larta, ndërsa të ardhurat nuk po rriten, gjë që po e vështirëson jetesën në mënyrë të vazhdueshme.

Sipas tyre, vezët dhe produktet bazike janë ushqime të domosdoshme për çdo familje, ndaj shtrenjtimi i tyre po krijon presion të madh ekonomik.

Ata tregojnë se çmimet janë ngritur dukshëm, madje deri në 30 për qind, ndërkohë që rrogat dhe pensionet vazhdojnë të mbeten të pamjaftueshme për të përballuar këtë kosto shtesë.

Qytetari ka thënë se rritja e çmimeve të vezëve dhe produkteve të tjera ushqimore po ndikon drejtpërdrejt në familjet në Kosovë, veçanërisht në zonat rurale.

Ai theksoi se vezët janë pjesë e përditshme e mëngjesit në shumicën e familjeve shqiptare, ndaj rritja e çmimit të tyre po e rëndon edhe më shumë gjendjen ekonomike.

“Po çmimet qenkan ngritur shumë lartë, unë jetoj në fshat. ... Ndikon tek çdo familje ndikon me të madhe sepse mëngjesin gjithmonë shqiptarët e përgatitin me vezë sepse jemi popull i varfër një pjesë e madhe e këtij populli. Ndërsa tani ka ndikim edhe politika, kjo politik për 6 vite nuk është në rregull me ekonominë dhe tregtinë dhe biznese dhe të gjitha që do të thotë kjo qeveri që është tash duhet të shkoj urgjentisht të rinohet ky popull dhe kjo politik”, tha ai.

Qytetari Tafir Gashi theksoi se rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, përfshirë edhe vezët, po i rëndon dukshëm qytetarët. Ai tha se megjithatë njerëzit detyrohen t’i blejnë, pasi janë produkte të domosdoshme për çdo familje.

“Po si jo, kjo rritje ndikon shumë, produktet janë të shtrenjta shumë të gjitha ushqimoret. Të rriten rrogat, të rriten penezit dhe çmimet të jenë më të ulëta dhe rrogat të jenë më të larta. .. Duhet të blejmë si jo nuk kemi qare pa blerë, duhet të blejmë vezë, mirëpo shumë shtrenjtë”, u shpreh ai.

Sabit Makolli ka deklaruar se nuk është vërejtur asnjë përmirësim në çmimet e produkteve bazë, përkundrazi vetëm rritje. Ai theksoi se shtrenjtimi ka arritur deri në 30 për qind, gjë që po e vështirëson jetesën e qytetarëve.

Sipas tij, artikujt ushqimorë të përditshëm janë të domosdoshëm dhe qytetarët nuk kanë ku të drejtohen tjetër, pavarësisht rritjes së çmimeve.

“Jo nuk kemi vërejtur ndryshim vetëm rritje, shtrenjtimi ishte 30%. Nuk ke se nga të shkosh duhet të ushqehemi sepse kot janë artikujt ditore. Shumë po ndikon sidomos tek pensionistet që janë më të ardhura të vogla por edhe të mëdha për të gjithë është kjo keq. Të ndryshohen të ulen çmimet të rriten pensionet pagat”, theksoi ai

Qytetari Avdyl Kuleta deklaroi se rritja e çmimeve po ndikon dukshëm te qytetarët, por sipas tij, ata nuk kanë çfarë të bëjnë përveçse t’i përballojnë këto ndryshime.

“Kjo ndikon por nuk kemi se çfarë të bëjmë, kisha dashur të formohej qeveria së pari dhe të rriten rrogat, çmimet janë rritur dhe rrogat duhet të rriten", shtoi ai.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në mars 2025 nënkategoria “qumësht, djathë dhe vezë” ka shënuar një rritje prej 7,1 % në krahasim me mars 2024.

Sipas buletinit Ekonomik, kompleti prej 30 vezëve ka arritur çmimin prej 4,20 euro, por në disa markete të Prishtinës çmimi arrin në4,89 euro.

Çmimi i vezëve është ngritur edhe në Maqedoni të veriut, duke u bërë kështu 0.20 cent një vezë./KP/

Ushtria amerikane do të vendosë praninë në bazën ajrore të Damaskut

6 November 2025 at 13:32


Shtetet e Bashkuara po përgatiten të krijojnë një prani ushtarake në një bazë ajrore në Damask për të ndihmuar në mundësimin e një pakti sigurie që Uashingtoni po ndërmjetëson midis Sirisë dhe Izraelit, thanë për Reuters gjashtë burime të njohura me çështjen.

Planet e SHBA-së për praninë në kryeqytetin sirian, të cilat nuk janë raportuar më parë, do të ishin një shenjë e riorganizimit strategjik të Sirisë me SHBA-në pas rënies vitin e kaluar të udhëheqësit të hershëm Bashar al-Assad, një aleat i Iranit.

Baza ndodhet në portën hyrëse të pjesëve të Sirisë jugore që pritet të përbëjnë një zonë të çmilitarizuar si pjesë e një pakti jo-agresioni midis Izraelit dhe Sirisë.

Kjo marrëveshje po ndërmjetësohet nga administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, transmeton Telegrafi.

Trump do të takohet me presidentin sirian Ahmed al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë të hënën, vizita e parë e tillë nga një kryetar shteti sirian.

Reuters foli me gjashtë burime të njohura me përgatitjet në bazë, përfshirë dy zyrtarë perëndimorë dhe një zyrtar të mbrojtjes sirian, të cilët konfirmuan se SHBA-të po planifikonin të përdornin bazën për të ndihmuar në monitorimin e një marrëveshjeje të mundshme Izrael-Siri.

Një zyrtar i administratës amerikane tha se SHBA-të "po vlerësojnë vazhdimisht qëndrimin tonë të nevojshëm në Siri për të luftuar në mënyrë efektive ISIS-in (Shtetin Islamik) dhe (ne) nuk komentojmë mbi vendndodhjet ose vendet e mundshme të (ku) veprojnë forcat".

Zyrtari kërkoi që emri dhe vendndodhja e bazës të hiqen për arsye sigurie operacionale. Reuters ka rënë dakord të mos zbulojë vendndodhjen e saktë.

Një zyrtar ushtarak perëndimor tha se Pentagoni kishte përshpejtuar planet e tij gjatë dy muajve të fundit me disa misione zbulimi në bazë. Këto misione arritën në përfundimin se pista e gjatë e bazës ishte gati për përdorim të menjëhershëm.

Dy burime ushtarake siriane thanë se bisedimet teknike janë përqendruar në përdorimin e bazës për logjistikë, mbikëqyrje, furnizim me karburant dhe operacione humanitare, ndërsa Siria do të ruante sovranitetin e plotë mbi objektin.

Një zyrtar i mbrojtjes siriane tha se SHBA-të kishin fluturuar në bazë me avionë transporti ushtarak C-130 për t'u siguruar që pista ishte e përdorshme.

Një roje sigurie në njërën nga hyrjet e bazës i tha Reuters se aeroplanët amerikanë po uleshin atje si pjesë e "testeve".

Nuk ishte menjëherë e qartë se kur do të dërgohej personeli ushtarak amerikan në bazë.

Planet e reja të SHBA-së duket se pasqyrojnë dy prani të tjera të reja ushtarake amerikane në rajon që monitorojnë marrëveshjet e ndërprerjes së armiqësive: një në Liban, i cili ndjek nga afër armëpushimin e vitit të kaluar midis grupit të armatosur libanez Hezbollah dhe Izraelit, dhe një në Izrael që monitoron armëpushimin e epokës Trump midis grupit ushtarak palestinez Hamas dhe Izraelit.

SHBA-të tashmë kanë trupa të stacionuara në verilindje të Sirisë, si pjesë e një përpjekjeje dhjetëvjeçare për të ndihmuar një forcë të udhëhequr nga kurdët atje të luftojë Shtetin Islamik. Në prill, Pentagoni tha se do ta përgjysmonte numrin e trupave atje në 1,000.

Sharaa ka thënë se çdo prani e trupave amerikane duhet të bihet dakord me shtetin e ri sirian. Siria është gati të bashkohet menjëherë me koalicionin global anti-ISIS të udhëhequr nga SHBA-të, thonë zyrtarët amerikanë dhe sirianë.

Një person i njohur me bisedimet mbi bazën tha se masa u diskutua gjatë një udhëtimi të Admiralit Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), në Damask më 12 shtator.

Një deklaratë e CENTCOM në atë kohë tha se Cooper dhe i dërguari i SHBA-së në Siri, Thomas Barrack, ishin takuar me Sharaa-n dhe e falënderuan atë për kontributin në luftën kundër ISIS-it në Siri, gjë që tha se mund të ndihmonte në përmbushjen e "vizionit të Trump për një Lindje të Mesme të begatë dhe një Siri të qëndrueshme në paqe me veten dhe fqinjët e saj". Deklarata nuk e përmendi Izraelin.

SHBA-të kanë punuar për muaj të tërë për të arritur një pakt sigurie midis Izraelit dhe Sirisë, dy armiq të hershëm. Kishte shpresuar të njoftonte një marrëveshje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, por bisedimet hasën në një pengesë të minutës së fundit.

Një burim sirian i njohur me bisedimet i tha Reuters, se Uashingtoni po ushtronte presion mbi Sirinë për të arritur një marrëveshje para fundit të vitit dhe ndoshta para udhëtimit të Sharaa-s në Uashington. /Telegrafi/

Rritje e numrit të kurorëzimeve e rënie e shkurorëzimeve në gusht, krahasuar me korrikun

15 October 2025 at 12:44


Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat sa i përket kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve në vend.

ASK njofton se në muajin gusht 2025 janë regjistruar gjithsej 1.972 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës).

Krahasuar me muajin korrik 2025, në muajin gusht ka rritje të numrit të kurorëzimeve për 59,5%.

Ndërkaq, në këtë periudhë janë regjistruar 97 raste të shkurorëzimeve në Kosovë, ku krahasuar me muajin korrik 2025 ka rënie të numrit të shkurorëzimeve për -45,2%. /Telegrafi/

Bie numri i lindjeve në gusht 2025, krahasuar me muajin korrik

15 October 2025 at 11:36


Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se në muajin gusht 2025 janë regjistruar 2 516 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 284 lindje janë meshkuj dhe 1 232 lindje janë femra.

ASK thekson se në muajin gusht 2025 ka rënie të numrit të lindjeve me rreth 6,4%, krahasuar me muajin korrik 2025.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore për vitin 2024, Kosova renditet e para në botë për nga shkalla e tkurrjes së popullsisë, me një rënie prej -9.7 për qind, raporton Telegrafi.

Ky rezultat e vendos Kosovën në krye të listës së vendeve me rënien më të madhe demografike në nivel global — një shifër që ekspertët e cilësojnë si alarmante për të ardhmen e zhvillimit social dhe ekonomik të vendit.

Ndërkohë që popullsia botërore ka shënuar një rritje mesatare prej 1 për qind, Kosova po përballet me trendin e kundërt, kryesisht për shkak të emigrimit masiv drejt vendeve evropiane, në kërkim të mundësive më të mira jetese dhe punësimi.

Pavarësisht përpjekjeve të institucioneve për të frenuar largimin e qytetarëve dhe për të nxitur rritjen e popullsisë përmes subvencioneve dhe politikave stimuluese, të dhënat tregojnë se vendi po përballet me një krizë demografike të thellë.

Ndryshe, ASK ka publikuar edhe statistikat e vdekjeve.

Gjatë muajit gusht 2025 janë regjistruar gjithsej 914 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës).

Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 515 janë meshkuj dhe 399 janë femra. Krahasuar me muajin korrik 2025, në muajin gusht janë regjistruar 4,3% më shumë raste të vdekjeve.

Rritja e braktisjes së fëmijëve: 23 raste vetëm në vitin 2024

1 October 2025 at 22:24


Vetëm gjatë pesë viteve të fundit, 87 fëmijë janë braktisur në Kosovë, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas statistikave, në vitin 2020 u regjistruan 28 fëmijë të braktisur, ndërsa në vitin 2021 ky numër ra në 15 fëmijë.

Në vitin 2022 pati një rritje të lehtë, me 22 fëmijë të braktisur. Në vitin 2023 u regjistruan vetëm 9 foshnje, ndërsa në vitin 2024 numri u rrit sërish në 23 fëmijë.

Nga qytetet e Kosovës, Prishtina ka numrin më të lartë të fëmijëve të braktisur, me 12 raste në vitin 2024, e ndjekur nga Mitrovica me katër raste dhe Prizreni me tri raste.

Në Pejë, dy fëmijë janë braktisur gjatë vitit 2024, ndërsa në Gjilan dhe Ferizaj janë regjistruar gjithashtu dy raste secili.

Këto shifra ngrenë shqetësime për mbrojtjen e fëmijëve dhe nevojën për masa më të fuqishme për të parandaluar braktisjen dhe për të mbështetur familjet në nevojë.

​Nga buka e deri te perimet, qytetarët po përballen vazhdimisht me ngritje të çmimeve

1 October 2025 at 12:27


Në realitetin e përditshëm, qytetarët po përballen me një barrë ekonomike gjithnjë e më të rëndë. Çmimet e produkteve ushqimore janë rritur ndjeshëm, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për familjet shqiptare të mbulojnë nevojat bazë të përditshme.

Nga buka dhe qumështi, te frutat dhe perimet, çdo artikull në shportën e përditshme ka shënuar rritje.

Kjo situatë po thellon pasigurinë ekonomike dhe po prek veçanërisht shtresat e mesme dhe të ulëta të shoqërisë.

Të martën edhe Agjencia e Statistikave njoftoi se në gusht çmimet ishin për 4.5 për qind më të larta krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu ka thënë për Telegrafin se inflacioni po e bën çdo ditë e më shumë të vështirë jetën në Kosovë.

"Është vërtetë që agjenda politike në Kosovë është duke e ngulfatur sektorin privat dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Vetë fakti që kemi masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian dhe nuk ka projekte të cilat mund të jenë infuzion për mbështetje për zhvillim ekonomik, për mbështetje të sektorit privat është një situatë e vërtetë shqetësuese”, theksoi ai.

Gërxhaliu po ashtu theksoi se edhe mungesa e institucioneve e ka bërë që të rëndohet edhe më shumë situate ekonomike.

“Dhe lind pyetja, po të mos ishte edhe ndihma nga diaspora? Atëherë, çfarë kishte me ndodhë me Kosovën, paramendoni të kemi vetëm pesëdhjetë për qind rënie të remitancave, çfarë situate sociale kish me qenë në Kosovë? vërtet e trishtë. Mirëpo, ajo çka është duke rënduar situatën aktuale në Kosovë është një inflacion, i cili vërtet po e bën dhe po e vështirëson edhe të jetuarit në Kosovë”, nënvizoi ai.

Duke folur për çmimet e larta, Gërxhaliu tha se në Kosovë ka rënë në mënyrë drastike fuqia blerëse.

“Fakti që në mënyrë zyrtare kemi një në inflacion 4 apo 5 përqind ndoshta është më tepër në realitet, atë çfarë e keni blerë para sa vitesh, me njëqind euro sot nuk mjaftojnë 200 euro”, theksoi ai.

Derisa çmimet vazhdojnë të ngritën çdo ditë, Gërxhaliu tha se pagat kanë mbetur të ngrira.

“Dhe në këtë drejtim kemi paga të ngrirura qoftë në sektorin privat, qoftë në administratë dhe kur dihet fakti tjerë, që Kosova është shndërruar në një vend të varur nga importi, kemi rritje enorme të importit, situata aktuale është mjaft shqetësuese”, ka thënë mes tjerash ai.

Ai ka pohuar se e më e keqja është se kjo është si një metastazë që godet më së shumti shtresën e mesme dhe të varfër.

“Duke pasur parasysh faktin që në Kosovë kemi shumë tepër shtresë të nivelit të ulët sesa të lartë, atëherë situata vërtet është mjaft shqetësuese dhe vetë fakti që tani kemi një situatë pa institucione, kemi ngritje të çmimit të energjisë elektrike, deklaroi ai.

Sipas Gërxhaliut, një shtet i varur nga importi, ka pak mundësi për të gjetur zgjidhje për të ulur inflacionin.

“Ky është realiteti që vërtet në Kosovë fuqia blerëse është çdo ditë e me ulët dhe situata është shumë pak shpresëdhënëse, dhe kur e kemi parasysh që politika është shumë tepër e orientuar për pushtet, sesa për qytetarë dhe për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm”, u shpreh ai.

Raporti i Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka prezantuar të martën për përdoruesit Vjetarin Statistikor të Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Në raport vërehet se produktet ushqimore bazike kanë përjetuar ngritje nga viti në vit.


ASK


Ndërsa janë bërë publike edhe niveli i pagës mesatare bruto dhe neto që nga viti 2012 deri në vitin 2024.


Bajrami e Murati përplasen për të dhënat e ASK-së për ekonominë

20 September 2025 at 14:06


Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas deklaratës së ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili njoftoi se ekonomia e vendit po vazhdon të rritet.

Ai theksoi se Bruto Produkti Vendor (BPV) ka shënuar një rritje prej 4.58 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2025, transmeton Telegrafi.

Bajrami në reagimin e saj ka shkruar se inflacioni është 4.5% më i lartë se në muajin gusht të vitit 2024.

"Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për muajin gusht 2025 inflacioni është 4.5% më i lartë se në muajin gusht 2024.Pyeteni Hekuran Muratin se çfarë lajmi është ky për Kosovën", ka theksuar deputetja Bajrami.

Ndryshe, Murati në postimin e tij, ka deklaruar se "ASK dje ka publikuar rritjen ekonomike për tremujorin e dytë të këtij viti (prill-qershor), e cila shënon 4.58%, e që krahasuar me TM2 2024 e cila ishte 4.32%, len të kuptohet se kemi përshpejtim të rritjes". /Telegrafi/


Filipçe: Dokumentet të cilat lidhen me përgjimet duhet të deklasifikohen, gjithçka varet nga ASK-ja

6 September 2025 at 15:30

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha se dokumentet që lidhen me përgjimin duhet të deklasifikohen dhe rasti të zbardhet.

“Në ligj qartë shkruan se përgjegjës për deklarifikim të dokumenteve, nëse ekziston dyshim për krim apo keqpërdorim është vetëm institucioni, përkatësisht ASK-ja. Do të thotë, Agjencia për Siguri Kombëtare dhe nga drejtori varet nëse ato materiale do të deklasifikohen apo jo. Ne kërkojmë të deklasifikohen, të shohim cilët njerëz janë përcjellur, cilat grupacione dhe prëse, të shohim nëse ka pasur shkelje nga kushdo qoftë – nëse dikush duhet të bartë përgjegjësi”, tha Filipçe në intervistë për “Slloboden Peçat”.

Sipas tij, një prej shkaqeve për të cilat pushteti e kundërshton deklasifikimin e dokumentacionit ndoshta është frika që të mos zbardhen, siç tha, informatat për burime të dyshimta të huaja financiare lidhur me OBRM-PDUKM-në.

Filipçe ndër të tjera tha se vendi duhet të kthehet në rrugën evropiane, pasi me moszbatimin e reformave humbin qytetarët, ndërkaq shteti humbë miliona euro.

Ai tha se vendi i Maqedonisë është në BE, pasi sipas tij, gjuha, identiteti dhe kultura maqedonase tashmë janë të mbrojtura dhe formalizuara përmes marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë edhe marrëveshjen me FRONTEKS-in.

The post Filipçe: Dokumentet të cilat lidhen me përgjimet duhet të deklasifikohen, gjithçka varet nga ASK-ja appeared first on Telegrafi.

Rriten shpenzimet qeveritare në tremujorin e dytë të këtij viti, kapin shifrën e 784 milionë eurove

2 September 2025 at 11:11

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se Qeveria e Kosovës ka shpenzuar 784.9 milionë euro në tremujorin e dytë të vitit 2025 ose 105.8 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2025 ishin 784.9 milion Euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2024 ishin 679.1 milion Euro”, thuhet në publikimin e Llogaritjes Qeveritare për tremujorin e dytë (TM2) nga ASK.

Sipas ASK-së, pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (28%); kontributet sociale dhe përfitimet (26%); formimi i kapitalit bruto (15%); dhe konsumi i ndërmjetëm (14%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.

Ky publikim paraqet edhe pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Sipas ASK-së, gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2025 ishin 972.6 milion euro, derisa të hyrat në TM2 2024 ishin 782.6 milion Euro.

“Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë: tatimet në produkte që paraqesin 64%; tatimet rrjedhëse në të ardhura (16%); aktivet dhe detyrimet financiare (10%). Ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, thuhet në komunikatën e ASK-së. /Telegrafi/

The post Rriten shpenzimet qeveritare në tremujorin e dytë të këtij viti, kapin shifrën e 784 milionë eurove appeared first on Telegrafi.

ASK: Nga viti 2019 deri në vitin 2024 ka pasur përgjime të paligjshme të politikanëve, gazetarëve dhe qytetarëve

30 August 2025 at 17:10

Prej vitit 2019 deri në vitin 2024 ka pasur përgjime të paligjshme nga Agjencia për Siguri Kombëtare.

Kështu informuan nga udheheqësia e re e kësaj Agjencie.

Ata thonë se janë përgjuar politikanë por edhe gazetarë dhe se ASK ka dorëzuar tre informacione në Prokurori.

“Agjencia për Siguri Kombëtare, pas një hetimi të brendshëm, ka dorëzuar tre informacione në Prokurori kundër një ish-drejtori dhe disa të punësuarve, për shkak të dyshimeve për aktivitete të paligjshme. Sipas hetimit të brendshëm kemi parë se ka indicie për veprime të dyshimta në periudhën prej vitit 2019 deri në vitin 2024 janë hapur dosje operative të drejtuara kundër opozitës, një lideri opozitar, si dhe një grupi gazetarësh dhe mediash”, thonë nga Agjencia për Siguri Kombëtare.

Hetimet e ASK-së kanë zbuluar se shtetas të Maqedonisë kanë shkuar për të luftuar për shtete të huaja, në luftra si Rusi-Ukrainë dhe në ato të Lindjes së Mesme.

“ASK ka regjistruar se 4 qytetarë nga Maqedonia të cilët kanë shkuar për të luftuar në krah të Rusisë kundër Ukrainës. Gjithashtu 4 qytetarë tjerë nga Maqedonia i janë bashkuar bandave terroriste në Lindjen e Mesme. Disa organizata të vendit të cilat dërgojnë ndihma në Lindjen e Mesme, kanë ndihmuar shkuarjen e njerëzve atje duke lidhjet e tyre për ndihma humanitare”, shtojnë nga Agjencia për Siguri Kombëtare.

Kujtojmë se rreth 18 mijë qytetarë kontrollohen çdo vit nga ASK, me kërkesë të qeverisë apo institucioneve të tjera.

 

The post ASK: Nga viti 2019 deri në vitin 2024 ka pasur përgjime të paligjshme të politikanëve, gazetarëve dhe qytetarëve appeared first on Telegrafi.

Sulme të reja izraelite ndaj pozicioneve ushtarake në Siri

27 August 2025 at 22:31

Izraeli nisi një seri sulmesh ndaj ish-kazermave në Kiswa, në jugperëndim të Damaskut. Zona Kiswa dhe Jabal Manea ishin ndër postet më të rëndësishme ushtarake të përdorura nga milicitë pro-iraniane gjatë epokës së Asadit.

Kur u pyet për ngjarjen, një zëdhënës ushtarak izraelit tha për mediat ndërkombëtare: “Ne nuk komentojmë raportet e huaja”.

Gjithashtu sot në në Damask, Ministria e Jashtme Siriane dënoi një sulm me dron izraelit, ku u vranë gjashtë ushtarë, duke theksuar se sulmi përbën një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së, si dhe një shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë.

Ministria tha se sulmi, i cili ndodhi mbrëmë në rajonin Kiswa është pjesë e politikave të përsëritura agresive të pushtimit izraelit që synojnë minimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Megjithatë, ushtria izraelite nuk i ka konfirmuar sulmet.

/abcnews.al/

Transporti ajror, hekurudhor, telefonia fikse dhe mobile – të dhënat nga ASK tregojnë rritje të numrit të fluturimeve

13 August 2025 at 10:42

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e transportit dhe telekomunikimit për muajin qershor 2025.

Në bazë të dhënave, numri i fluturimeve të realizuara në muajin qershor ishte 1.227, ose 14,9% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Më poshtë mund t’i gjeni të dhënat për transportin ajror, hekurudhor, telefoni fikse dhe mobile:

Numri i fluturimeve qershor 2024 – qershor 2025

Në muajin qershor 2025, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1227, ose 14,9% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 392 165, ose 17,1% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (qershor 2024).

Transporti Hekurudhor

Në muajin qershor 2025, numri i udhëtarëve ishte 6 741, ose 23,0% më shume sesa në periudhën e njëjte të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuara në neto ton ishte zero.

Telefonia Fikse

Në muajin qershor 2025, numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 68 320, ose (-0,2%) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 1 836 862, ose (-8,9%) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (qershor 2024).

Telefonia Mobile

Në muajin qershor 2025, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 480 482, ose -5,56% më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 315 378, ose 2,16% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. /Telegrafi/

The post Transporti ajror, hekurudhor, telefonia fikse dhe mobile – të dhënat nga ASK tregojnë rritje të numrit të fluturimeve appeared first on Telegrafi.

Nataliteti në rënie në Kosovë, ekspertët kërkojnë veprim institucional

3 August 2025 at 16:58

Në vitet e fundit nataliteti ka shënuar rënie në Kosovë. Faktorët ekonomikë, migrimi i popullsisë, karriera si dhe ndryshimi i stilit të jetesës, konsiderohen të jenë ndër arsyet që prindërit të lindin më pak apo të mos lindin fare fëmijë.

Profesoresha universitare Mimoza Dushi, demografe, nuk e sheh shumë shqetësuese këtë rënie, ndërsa profesori Besim Gallopeni thotë se në Kosovë mungojnë politikat pro-nataliste.

Gjatë vitit 2024 në Kosovë, sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave, janë regjistruar gjithsej 21 mijë e 487 lindje, ndërsa 10 mijë e 230 lindje janë regjistruar jashtë vendit. Krahasuar me vitet paraprake, ka pasur rënie të natalitetit.

ASK-ja në një përgjigje për Radio Kosovën ka thënë se në vitin 2023 janë regjistruar 21 mijë e 654 lindje, në vitin 2022, 22 mijë e 632, në vitin 2021, 22 mijë e 830 dhe në vitin 2020 janë regjistruar 21 mijë e 907.

Profesoresha e Demografisë në Universitetin e Prishtinës, Mimoza Dushi, tha për Radio Kosovën se është fakt që shkalla e natalitetit ka filluar të bjerë, mirëpo këtë nuk e sheh shqetësuese, për faktin se rënia e natalitetit është trend botëror. Dushi theksoi se si shoqëri në tranzicion, ka filluar të ndryshojë edhe stili i jetesës në Kosovë.

“Ne jemi vend në zhvillim, që do të thotë se jemi në tranzicion. Në tranzicion ndryshojnë të gjithë komponentët demografikë, lindjet, vdekjet, ka lëvizje të popullsisë dhe shoqëria gjithmonë ndryshon evoluon nën ndikimin e faktorëve ekonomikë. Ka ndryshuar pozita e femrës në shoqëri, ndryshon statusi shoqëror i mashkullit, i femrës, madhësia e familjes, prandaj ndryshon kërkesa për numrin e pasardhësve. Sot e kemi femrën në nivele më të larta të shkollimit, e kemi të punësuar, është shndërruar në faktor ekonomik dhe sa më i madh numri i të ardhurave, aq më i vogël numri i fëmijëve. Ka ndryshuar niveli i shkollimit, pozitat, niveli i të ardhurave dhe femrat janë orientuar më shumë në karrierë”, tha Dushi për Radio Kosovën.

Sipas të dhënave që ka gjetur profesoresha Dushi, në dy vitet e fundit ka pasur diku rreth 31 mijë lindje në Kosovë.

“Kemi pasur rënie deri në vitin 2022, ndërsa në dy vitet e fundit kemi rritje për 2 mijë lindje më shumë brenda vitit. Që popullsia me mbet në nivelin e zëvendësimit, një çift bashkëshortor, duhet të lind të paktën 2,1 fëmijë, që do të thotë që çdo i dhjeti çift bashkëshortorë duhet të lind tre fëmijë, në mënyrë që popullsia as të mos rritet e as të mos zvogëlohet. Nëse rritet deri në 2.2; 2.3; 2.4, atëherë popullsia shkon duke u rritur. Ndërsa, 2.53, është norma për shkak se jo e gjithë popullsia merr pjesë në riprodhim. Një pjesë e popullsisë, 7 për qind, biologjikisht është popullsi sterile, që nuk merr pjesë në riprodhim, pastaj është pjesa e popullsisë që do të heq dorë nga lindjet, pjesa e popullsisë që nuk duan të hyjnë në martesë. Pra, të gjitha këto ndikojnë në zvogëlimin e shkallës të lindshmërisë”, shtoi ajo.

Dushi theksoi se problemi me statistikat në Kosovë është edhe regjistrimi i të lindurve në diasporë, pasi regjistrohen edhe në Kosovë në bazë të vendlindjes së nënës. Ndërsa bëri një krahasim me vendet e Evropës, që sipas saj dallimi është se në Kosovë ende nuk është hequr dorë nga lindja.

“Në vendet skandinave të Evropës, mbi 50 për qind të fëmijëve i kanë jashtë martesorë. Ndërsa ne, prej 7 deri në 8 fëmijë në vitet e ‘50-ta, kemi rënë në dy fëmijë, por nuk kemi hequr dorë nga ta. Ne ende i ruajmë normat e shoqërisë tradicionale, që të rinjtë tanë ende nuk kanë hequr dorë nga martesa dhe nuk kanë hequr dorë nga martesa. Jemi ende në nivelin e zëvendësimit dhe jemi në shkallën me të madhe të natalitetit në Evropë”, tha ajo.

Sipas demografes Dushi, vendet me shkallë të ulët të natalitetit zhvillojnë politika që stimulojnë popullsinë për të realizuar një numër më të madh të lindjeve.

“Stimulimi nuk është 10 euro, 30 apo 40 euro për një lindje, nuk quhet kjo politike. Politika është pushim i lehonisë për të dy prindërit, është shkollimi falas për fëmijë, politikë është sikurse vendet e tjera që kanë ardhura për fëmijët prej momentit kur të lindë deri në moshën 18 – vjeçare. Pra, këto janë politika, që barrën e rritjes së fëmijës e merr shteti”, nënvizon ajo.

Ndërkohë, profesori i Sociologjisë, Besim Gallopeni, tha për Radio Kosovën se rënia e natalitetit është një fenomen i shfaqur gjerësisht në shumë vende, përfshirë edhe Kosovën dhe lidhet me një sërë faktorësh.

“Migrimi i jashtëm, sidomos i të rinjve dhe çifteve të reja, ka ndikuar ndjeshëm në bazën e popullsisë që kontribuon në natalitetin apo shtimin e popullsisë në përgjithësi. Duhet përmendur edhe ndryshimet në stilin e jetës dhe vlerat familjare, ku hyjnë faktorët siç është shtyrja e martesës apo hyrja ë vonshme në martesë dhe është rritur mosha mesatare e martesës mbi të 30-tat për të dyja gjinitë. Kjo ndikon drejtpërdrejt në periudhën reproduktive të popullsisë. Kushtet ekonomike dhe socialë janë faktorë të tjerë që ndikojnë, pasi shumë të rinj sot bëjnë planifikime se sa janë në gjendje të ndërtojnë një bazë të qëndrueshme ekonomike dhe sociale dhe të kontribuojnë në zhvillimin e familjes përmes rritjes, ushqyerjes dhe edukimit të fëmijëve të tyre, tha ai.

Gallopeni foli edhe për mungesën e politikave pronataliste.

“Kosova ende nuk ka politika popullative, që do të ndikonte pozitivisht në ruajtjen e një stabiliteti demografik dhe më pas edhe social e ekonomik, kulturor e të tjerë”, tha ai.

Sipas Gallopenit edhe lëvizjet demografike në Kosovë kanë pasur një ndikim të ndjeshëm në natalitet.

“E tëra kjo ka bërë që ne të kemi rreth 11 mijë lindje brenda një viti apo më pak se dy fëmijë për një grua, që nënkupton se jemi ne një fazë shumë kritike të rritjes demografike. Po ashtu, nëse i referohemi regjistrimit të popullsisë, kuptojmë që Kosova brenda pak më shumë se një dekade ka humbur mbi 200 mijë banorë”, ka thënë ai.

Gallopeni foli edhe për pasojat që mund të ketë nga rënia e natalitetit.

“Shumë shkolla do të mbyllen, në mungesë të numrit të nxënësve, shumë vendbanime rurale do të zvogëlohen, mbase edhe do të shuhen në mungesë të numrit të popullsisë,  sigurisht do të rritet mosha e tretë e popullsisë, që e rëndon bazën ekonomike dhe buxhetin e shtetit. Kjo bën që ne mos të jemi në gjendje që në të ardhmen të mbulojmë nevojat tona për fuqi punëtore. Kjo përbën një shqetësim shumë të madh”, tha ai.

Gallopeni, iu bëri thirrje institucioneve përkatëse që sa më parë të mbledhin ekspertë për të bërë politika popullative në interes të vendit.

Të lindur gjallë sipas viteve dhe gjinisë në Kosovë
Viti Gjithsej Femra Meshkuj
2020 21907 10567 11340
2021 22830 10982 11848
2022 22632 11016 11616
2023 21654 10447 11207
2024 21487 10374 11113

The post Nataliteti në rënie në Kosovë, ekspertët kërkojnë veprim institucional appeared first on Telegrafi.

Futbollisti shqiptar transferohet te LASK për 700 mijë euro

By: armand
18 July 2025 at 21:47

Futbollisti shqiptar i Kosovës, Art Smakaj, është bërë me skuadër të re gjatë kësaj merkato vere. Mesfushori ka firmosur me LASK Linzin e Austrisë nga Lokomotiva e Zagrebit duke firmosur deri në vitin 2028. 22-vjeçari sezonin e kaluar në elitën e futbollit kroat luajti 32 ndeshje, shënoi dy gola dhe bëri pesë asiste. Për shërbimet e […]

The post Futbollisti shqiptar transferohet te LASK për 700 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

Sulmet izraelite goditën Damaskun/ SHBA: Do përdorim hapa specifikë për t’i dhënë fund dhunës në Siri

By: Re Nato
17 July 2025 at 07:29

Ushtria izraelite goditi ministrinë siriane të mbrojtjes në Damask dhe forcat qeveritare në Sirinë jugore për të tretën ditë me radhë të mërkurën, ndërsa luftimet vdekjeprurëse sektare në provincën kryesisht druze të Suweidës vazhduan.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se po “punohet për të shpëtuar vëllezërit tanë Druzë”. Presidenti i përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, akuzoi Izraelin për shkaktimin e një “përshkallëzimi në shkallë të gjerë”.

Më shumë se 350 persona raportohet se janë vrarë që nga e diela, kur shpërthyen përleshjet midis milicive druze dhe fiseve beduine në Suweida, shkruan BBC.

Ushtria siriane thuhet se filloi të tërheqë forcat e saj nga Suweida vonë të mërkurën, pasi SHBA-të thanë se kishin rënë dakord për “hapat” për t’i dhënë fund dhunës.

“Kemi rënë dakord për hapa specifikë që do t’i japin fund kësaj situate shqetësuese dhe të tmerrshme sonte”, shkroi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, në X.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Sirisë, Sana, raportoi se trupat po largoheshin nga Suweida si pjesë e një marrëveshjeje midis qeverisë dhe udhëheqësve fetarë të Suweidas, pas “përfundimit të ndjekjes së grupeve të jashtëligjshme nga ushtria”.

Ministria e Jashtme siriane tha se vendi “mirëpret përpjekjet e bëra nga SHBA-ja dhe palët arabe” për të “zgjidhur krizën aktuale” në mënyrë paqësore.

Izraeli ende nuk ka komentuar mbi përpjekjet për armëpushim./abcnews.al

❌
❌