Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 December 2025Main stream

Rusia dëmton infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjysmë milionë familje janë pa elektricitet

By: redi
27 December 2025 at 16:49

Kievi po përballet me ndërperje masive të energjisë elektrike përgjatë ditëve të fundit të këtij viti, pas sulmeve ruse që kanë dëmtuar infrastrukturën energjetike të rajonit. Kompania më e madhe private e energjisë elektrike në Ukrainë, DTEK, thotë se rreth 500,000 familje janë pa energji elektrike në qytet pas sulmit. “Punonjësit po bëjnë gjithçka që është e mundur për të eliminuar pasojat e…

Source

Before yesterdayMain stream

Ministria e Infrastrukturës e quan dezinformim: Asnjë penalizim për Shqipërinë në sektorin e energjisë

By: redi
24 December 2025 at 15:43

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo tha sot se Shqipëria është në kolaps energjetik dhe se rrezikon përjashtimin nga Traktati i Energjisë. Ndërkohë Ministria e Infrastruktrurës në një dekaratë publike hedh poshtë këto pretendime dhe bën me dije se nuk ka ekzistuar, nuk ekziston dhe nuk është marrë asnjë vendim i BE-së (organeve të saj) ndaj Shqipërisë. Deklarata e plotë Ministria e Infrastrukturës dhe…

Source

Më pak thëngjill i prodhuar në tetor 2025 se në tetor të vitit 2024

15 December 2025 at 15:42


Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Energjisë për muajin tetor 2025 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se në tetor 2025 ka më pak thëngjill të prodhuar sesa në tetor 2024.

"Gjatë muajit tetor të vitit 2025 energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 616.967 GWh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 458.175 GWh apo 16.96% më i madh krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak".

Po ashtu thuhet se pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 10.63%.

"Importi i energjisë elektrike në tetor të vitit 2025 ishte 302.76 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 238.47 GWh. (këtu janë të përfshira edhe sasia e transmisionit).

Prodhimi i thëngjillit për muajin tetor 2025 ishte rreth 616.33 mijë ton, që paraqet një rënie prej -14.77% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.




Oda Ekonomike e Kosovës padit Entin Rregullator të Energjisë: Po shkel tregun e lirë

By: armand
8 December 2025 at 16:27

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) njoftoi të hënën se e ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale një padi kundër rregullatorit të energjisë në vend, duke e akuzuar për disa shkelje, përfshirë “moszbatimin” e vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me tregun e lirë të energjisë. OEK tha në Facebook se i paditi kryesuesin e Zyrës së Rregullatorit […]

The post Oda Ekonomike e Kosovës padit Entin Rregullator të Energjisë: Po shkel tregun e lirë appeared first on BoldNews.al.

Ndërtesa pa klas energjie, detyrimet për certifikim mbeten në letër

5 December 2025 at 12:21

Autore: Ola Mitre | Citizens.al

Shqipëria ka miratuar prej vitesh kuadrin ligjor për certifikatën e performancës energjetike të ndërtesave, por ky dokument mbetet thuajse i panjohur për qytetarët dhe tregun imobiliar.

Pavarësisht se certifikimi është detyrim ligjor prej vitit 2016, mungon një regjistër publik që të tregojë cilësinë energjetike të godinave. Asnjë transaksion shitjeje apo qiraje nuk lejohet të kryhet pa certifikatën në fjalë, por në praktikë dokumenti përdoret vetëm për të kaluar procedurat e lejeve të ndërtimit.

Çfarë është certifikata e performancës energjetike?

Certifikata e performancës energjetike vlerëson sa energji konsumon një ndërtesë për ndriçim, ngrohje, ftohje, ventilim, ujë të ngrohtë dhe pajisje elektroshtëpiake.

Ajo lëshohet nga ekspertë të licencuar të energjisë, auditues, në bazë të një metodologjie të miratuar që klasifikon sistemin elektrik të ndërtesave në shkallë nga më efikasi (A+) te më pak efikasi (G).

Certifikata depozitohet më pas Agjencinë e Eficiencës së Energjisë (AEE) jo më vonë se 3 ditë nga lëshimi i saj.

Ky raport certifikues është një tregues cilësor për ndërtesat dhe prej vitit 2016 detyrim për çdo objekt të ri apo ekzistues që i nënshtrohet një rinovimi të thellë.

Megjithatë, të dhënat tregojnë se për godinat ekzistuese, para vitit 2021, nuk është lëshuar asnjë certifikatë.

Sistemi, i nisur prej vitit 2016, duket se funksionon vetëm në fazën e aplikimit për leje ndërtimi, ndërsa më pas dokumenti “arkivohet” në AEE dhe nuk është publikisht i aksesueshëm.

Rëndësia e certifikatës së performancës energjetike

Të dhënat tregojnë se ndërtesat rezidenciale, publike dhe tregtare, janë konsumatori më i madh i energjisë në Shqipëri me 37.08%.

Sipas draft-Planit Kombëtar për Rinovimin e Ndërtesave, në vitin 2023, Shqipëria numëronte 632,936 banesa, 71.2% e të cilave ishin të banuara. Paralelisht janë dhe 9,492 ndërtesa publike dhe 85,098 ndërtesa shërbimesh tregtare.

“Krahas numrit të madh, shumica e stokut janë të vjetëruara, të paizoluara dhe nuk përmbushin as standardet minimale të eficiencës energjetike dhe komoditetit të jetesës në to,” thotë eksperti i mjedisit, Kristi Bashmili.

“Nëse ndërtesat janë të paizoluara, përdorin pajisje joefikase, apo përdorin energji jo të pastër, kjo përkthehet në ndotje më të lartë të ajrit, konsum të tepërt të energjisë, kosto më të mëdha për qytetarët dhe ndikim negativ në shëndetin e popullatës,” shton ai.

Shumë studime tregojnë se një banesë me eficiencë të lartë energjisë, që përfshin ndër të tjera termo-izolimin dhe dritaret me dopioxham, mund të reduktojë 50-70% faturën e energjisë.

Megjithatë, në vendin tonë edhe kur kryhet një rinovim banese, sipas parimeve të eficiencës së energjisë, askush nuk vërteton cilësinë e ndërhyrjes.

“Shpesh dëgjojmë që fasadat e ndërtesave izolohen nga pas, del dikush dhe thotë ‘U kursye 50% energji’. Po a u kursye vërtet 50%?! Askush nuk e di. Këtë gjë e mat vetëm certifikata,” thotë eksperti i eficiencës së energjisë, Gjergji Simaku.

AEE tha për Citizens.al se deri më sot janë certifikuar mbi 150,000 njësi ndërtesash të reja dhe se kjo punë ka nisur të zbatohet “që prej vitit 2021”.

Simaku konfirmoi se sistemi i certifikimit “u ngroh” në momentin kur certifikata u vendos si kusht për marrjen e lejes së ndërtimit.

Çdo ndërtues u detyrua ta paraqiste dokumentin si pjesë të dosjes së lejes, duke prodhuar kështu dhjetëra mijëra certifikata që ekzistojnë për të kaluar filtrat burokratikë.

“Kemi 150 mijë certifikata, sepse çdo leje ndërtimi kërkon një të tillë, por gjendja nuk mbaron këtu. A është certifikata kaq e vlefshme dhe kaq popullore?! Ne përpara se të blejmë një makinë e shikojmë ‘sa harxhon’, por asnjëri nga ne nuk orientohet në një ndërtesë të re përmes certifikatës dhe këtu qëndron problemi,” analizon Simaku. 

Edhe më shqetësuese është situata për godinat ekzistuese përpara vitit 2021, pasi aktualisht nuk është lëshuar asnjë certifikatë e tillë.

AEE nuk dha përgjigje se kur pritet të fillojë ky proces, që sipas ekspertëve nuk duhet të jetë thjesht dokument formal, por standard i domosdoshëm për të garantuar cilësi dhe ulje të konsumit të energjisë në sektorin e ndërtesave.

“Ligji i vitit 2016, qe një ogur i mirë dhe shpresuam se situata do të ndryshonte. Në fakt solli disa aspekte pozitive, por vetë institucionet nuk patën vullnet për ta çuar përpara,” thotë Bashmili.

“Tani, jemi përpara një ndryshimi thelbësor të ligjit, pa pasur raport të cilësisë mbi zbatueshmërinë e të parit, çka mund të sjellë pasiguri dhe mosbesim në zbatimin dhe forcën e ligjit,” vijon ai.

Ilustrim grafik/Citizens.al

Tregu imobiliar

Në tregun imobiliar, certifikata energjetike është një mjet i rëndësishëm transparence. Në Bashkimin Evropian, një apartament me klasë energjetike “A” ose “B” ka vlerë më të lartë, sepse blerësit e dinë që do të kenë kosto të ulët operative. Por, në Shqipëri nuk veprohet kështu.

“Jemi pjesë e rrjetit evropian dhe në Evropë është ‘big deal’, ndërsa në Shqipëri ndërgjegjësimi është shumë i ulët edhe ndërmjet atyre që tregtojnë pasuritë e paluajtshme,” thotë Reinaldo Pipiria, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë. 

“Patjetër që shqetësohem që të jetë ndërtim i mirë, cilësor, izolim akustik, termik, kondicionimi. Këto i duam, por gjithmonë në Shqipëri nuk themi dot a e ke të certifikuar? A ma vërteton dot?,” shton ai. 

Në fakt, ligji në Shqipëri kërkon që kur ndërtesat ose njësitë e ndërtesave ndërtohen, shiten ose jepen me qira, certifikata duhet t’i dorëzohet çdo blerësi ose qiramarrësi.

“Bëjmë pafund shitje të apartamenteve të reja, por asnjëherë nuk ka qenë si temë ‘Shiko se nuk e ka certifikatën!’. Asnjë diskutim nuk është bërë që a ekziston kjo, është plus, është minus, nuk është diskutuar asnjëherë,” thotë Pipiria.

Ai sjell gjithashtu në vëmendje modelin që ndiqet jashtë vendit, në momentin që dikush dëshiron të blejë banesë.

“Në rastin e Evropës dhe Amerikës, blerësi ka të drejtë të inspektojë pasurinë e paluajtshme me një inspektues profesionist dhe ai nxjerr pikat e forta dhe pikat e dobëta të shtëpisë. Ne nuk kryejmë as inspektimin e pronës, nuk kërkojmë as certifikatë për atë gjë që deklarojmë se i kemi të investuara,” thotë ai.

Përballë kësaj situate, aktualisht, nuk ekziston një databazë publike, që të tregojë klasën energjetike të godinave. Legjislacioni kërkon ngritjen e saj, por të dhënat mund të aksesohen vetëm pas kërkesës në AEE.

“Duhet të ekzistojë një databazë kombëtare, ashtu siç ekziston në Itali apo në vende të tjera dhe duhen marrë shembuj konkretë nga vende të BE-së,” thotë Simaku.

“Të paktën të dimë të kopjojmë dhe të dimë të adoptojmë mënyrën e dhënies së certifikatave. Gjërat nuk duhen bërë vetëm për të folur, por duhen bërë realisht dhe në mënyrë masive në të gjithë vendin,” thekson ai. 

Edhe për Bashmilin ka nevojë për ndërmarrjen e masave, për të përfituar nga efektet që sjell eficienca e energjisë në ndërtesa. Sipas tij, rritja e performancës energjetike dhe përdorimi i materialeve e pajisjeve cilësore ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e mjediseve të brendshme të ndërtesave.

“Kështu zvogëlohet ndotja e ajrit të brendshëm, zhurmat dhe përmirësohet cilësinë e jetës. Pra, është jetike si në drejtim të kursimit të energjisë, rritjes së komoditetit por edhe në drejtim të mbrojtjes së burimeve natyrore,” shpjegon ai.

Ndërkohë, Pipiria kërkon ndërmarrjen e një fushate ndërgjegjësimi, por edhe më shumë përgjegjësi nga institucionet. 

“Në momentin që ne do të jemi pjesë e BE-së, barra e axhendës apo tranzicionit të gjelbër është shumë e madhe dhe nuk e di sesi do t’i gjejmë ato miliardat. Ndaj, jam ‘pro’ ndërgjegjësimit, certifikimit dhe rritjes së perfomancës, por duhet të jetë e shoqëruar me politikë fiskale incentivuese dhe me mjete financiare të aksesueshme,” përfundon ai.

Lexoni gjithashtu:

The post Ndërtesa pa klas energjie, detyrimet për certifikim mbeten në letër appeared first on Citizens.al.

Kosova anëtare me të drejta të plota në Shoqatën e Entiteteve Lëshuese të Certifikatave të Origjinës - AIB

27 November 2025 at 13:51


Të mërkurën në Lisbonë të Portugalisë është mbajtur Asambleja e Përgjithshme të Shoqatës e Entiteteve Lëshuese të Certifikatave të Origjinës (Association of Issuing Bodies – AIB), meqë rast është miratuar kërkesa e Zyrës së Rregullatorit për Energji për tu bërë anëtare me të drejta të plota në këtë Shoqatë.

Me këtë rast ZRrE është bërë anëtare me të drejta të plota në AIB, si pjesë e platformës evropiane për Garancitë e Origjinës.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se me anëtarësimin në AIB, Kosova adopton Sistemin Evropian të Certifikatave të Energjisë (EECS), duke siguruar që Garancitë e Origjinës të lëshuara në Kosovë të njihen në të gjithë Evropën.

“Kjo rrit transparencën dhe besueshmërinë e certifikimit të energjisë së ripërtëritshme, duke mundësuar tregti ndërkufitare më efikase dhe duke hapur rrugë për investime të reja në sektorin e energjisë së ripërtëritshme. Anëtarësimi gjithashtu konfirmon përkushtimin e Kosovës për rrugën drejt tranzicionit energjetik të vendit dhe harmonizim me Acquis Communautaire të BE-së”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim delegacioni i ZRrE-së u përfaqësua nga Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të ZRrE, dhe Lindita Daija nga LuxDev Kosova.

“Ky hap vjen pas një pune të gjatë të bërë nga ZRRE për funksionalizimin e platformës për lëshimin e Certifikatave të Origjinës dhe takimeve në mes të ZRrE dhe institucioneve Suedeze realizuar në fillim të nëntorit, ku ZRrE u njoh nga afër me menaxhimin e regjistrave të Garancive të Origjinës, zbatimin e rregullave EECS dhe mbikëqyrjen e deklarimit të energjisë elektrike”.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se duke e cilësuar anëtarësimin si një arritje historike, Fejzullahu theksoi se ky proces forcon kapacitetet institucionale të Kosovës, rrit transparencën në certifikimin e energjisë së ripërtëritshme dhe e pozicionon Kosovën si një partner të besueshëm në tregun evropian të energjisë.

“Kjo arritje u mundësua me mbështetjen e projektit ‘Tranzicioni i Energjisë dhe Zbutja e Ndryshimeve Klimatike’ të LuxDev, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut”. /Telegrafi/

“OSHEE Charge hap i domosdoshëm”, Balluku zbulon ku ndërtohet pika e parë dhe çmimet për bizneset

By: xhir jeta
10 November 2025 at 11:33

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi sot projektin “OSHEE Charge”, një shërbim i ri i karikimit të mjeteve elektrike, për të shkuar drejt energjisë së pastër dhe transportit të qëndrueshëm

Balluku tha se pika e parë do të ndërtohet pranë TEG në drejtim të Farkës, ndërsa cmimi I energjisë do të ndryshojë vetëm për bizneset, jo për ata që karikojnë mjetet e tyre pranë banesave

“Ndërkohë do të ndaloja te produkti i ri, duke ndjekur filozofinë e inovacionit, frymën e qeverisë, sot jemi këtu për të lancuar një produkt të ri. OSHEE Charge, është një hap i domosdoshëm. Rrjeti aktual i pikave të karimit është ende i kufizuar në tiranë, duke lënë boshllëqe të mëdha sidomos në zonat turistike. Kuadri ligjor krijon ambiguitet. Është shumë e qartë se legjislacioni ekzistues nuk lejon rishitjen për asnjë tipologji biznesi.

Është prodhuar një treg ipakontrolluar, ku energjia e blerë me 14 lekë rishitet me 40-60 lekë. Sot 254 pika karikimi, me tendencë rritje. Pritet të ketë një konsum 14 milionë kilovat orë në vitet e ardhshme. Për të siguruar konkurencë të ndershme është miratuar një cmim i vecantë për flotën elektrike prej 22 lekë për kilovat orë, të gjitha këto për subjektet e karikimit. 22 lekë do të blihet energjia nga tregtarët privatë. Nxisim rritjen e flotës elektrike, konsumatorët familjarë do karijojnë mjetet e tyre pranë banesave me të njëjtin cmim që paguajnë energjinë.

Ky rregullim synon të vendosë në treg një barazi. Nga ana tjetër OSHEE është pozicionuar më mirë se kushdo, sigurojmë cmime konkuruese, shërbim të qendrueshëm. Energjia do të vijë nga OSHEE nga burimet e rinovueshme.

Pika e parë nga TEG në drejtim të Frakës, do të ketë 10 kulla karikimi fast charger ku mund të karikohen për pak minuta 20 makina. Gjithë korpusi I ndërtuar rreth kësaj pike inovatore karikimi është një vend rekracioni innovator. Gjithashtu ka edhe pjesë të tjera që janë të parashikuara për familjet apo moshat e reja për të mos humbur asnjë moment gjatë kohës që presin karikimin e mjetit. Ky projekt është model I qëndrueshmërisë ekonomike dhe energjitike. Synojmë në Tiranë të ngremë edhe 3 pika të tjera.

Është shembulli më i mirë se si një kompani shtetërore mund të ndikojë edhe në mirëqenien sociale. OSHEE është shembulli se si një kompani e zhytyr në borxhe në 2013 arrin të nxjerrë në treg produkte të reja që përvec aspektit të financave të kompanisë, edhe për vendin.” – u shpreh Balluku./abcnews.al

“Akademia e OSHEE krijojë një brez të ri ekspertësh”, Balluku: Shqipëria synon të kthehet në eksportues neto brenda 2030

By: xhir jeta
10 November 2025 at 11:29

Balluku: Akademia do krijojë një brez të ri ekspertësh, të aftë për inovacionin, sic është boshti i kryeministrit Rama.

Shqipëria synon të kthehet në eksportues neto brenda 2030. Kemi parë shembullin e Greqisë dhe Greqia ka arritur vetëm në 2024, pas dekadash investimesh të kthehet në vend eksportues të energjisë. Ndryshimi sa I përket financave sot ka mbyllur bilancet me 100 miln euro si eksportues.

Ky është vizioni ynë, kujtojmë humbjet në rrjet kanë qenë 40 %. Nga të dhënat që vijnë rezulton se do arrijmë objektivin për ta mbyllur me 16 % humbje.

​ZRRE-ja licencon disa kompani me aktivitet të furnizimit me energji elektrike

7 November 2025 at 14:55


Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka miratuar aplikimet për licencim të aktivitetit të furnizimit me energji elektrike për kompanitë “Swiss Solar Park” dhe “Solar Neo”, ndërsa i dha “dritë jeshile” për tregti me energji elektrike kompanisë “Alfa Company”.

Licencimi i këtyre kompanive për furnizim dhe tregti me energji elektrike u tha se po bëhet për shkak të liberalizimit të tregut të energjisë, raporton KosovaPress.

ZRrE në mbledhjen e sotme vendosi për rihapje të procedurës së tenderimit për zgjedhjen e furnizuesit të mundësisë së fundit (FMF).

Përfaqësuesi ligjor i Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymridin Misini, tha se aplikimet për licencim të furnizimit me energji elektrike dhe tregti me energji janë në përputhje me ligjet në fuqi.

“Aplikuesi i ka paraqitur të gjitha dëshmitë që kërkohen për marrjen e licencës për furnizim me energji elektrike. Dosjet dhe materialet i gjeni në dosjen e bordit. Gjithashtu vlen të theksohet se është bërë pagesa edhe në shumën 2 mijë euro, sipas rregullës për taksa... t’i lëshohet licenca për furnizim me energji elektrike për periudhën pesëvjeçare”, tha ai.

Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, tha se për shkak të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, ka një numër të madh të kërkesave për licencim dhe furnizim, por edhe për tregti me energji elektrike.

“Për shkak të liberalizimit të tregut kemi një numër të madh të kërkesave për licencim dhe furnizim, por në të njëjtën kohë edhe për tregtim me shumicë. Aq më tepër, tash kemi edhe kërkesa për ndërtim të gjeneratorëve që si synim kanë tregun pa ndonjë mbështetje nga institucionet e Kosovës. Pra, energjia elektrike po futet në tregun e Kosovës. Është një shtytje për investime në sektorin e energjisë ose kapacitete të reja, meqenëse ata shohin një interes kur kemi një numër të konsumatorëve që janë në treg dhe të njëjtit e shohin si potencial që këtë energji t’ua delegojnë këtyre konsumatorëve”, tha ai.

ZRrE miratoi dhjetëra kërkesa të personave fizikë dhe juridikë për marrje të autorizimit për të prodhuar energji elektrike për vetëkonsum.

Po ashtu, u shqyrtua bilanci vjetor i energjisë elektrike për vitin 2025, por të njëjtit nuk dhanë shifra dhe shuma konkrete.

Ndërsa pika për shqyrtimin e planit investiv njëvjeçar të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) u shty për mbledhjen e radhës, për shkak të vërejtjeve të adresuara. /Telegrafi/

Energjia diellore shpëton miliarda euro për gjermanët

30 October 2025 at 09:39

Zgjerimi i prodhimit të energjisë diellore në Gjermani ka çuar në uljen e çmimeve të energjisë elektrike, duke ndihmuar vendin të kursejë miliarda euro çdo vit, sipas një studimi të publikuar sot.

Pa energjinë diellore, çmimi mesatar i tregut për energjinë elektrike do të kishte qenë rreth 15% më i lartë vitin e kaluar, sipas kërkimit të kryer nga firma këshilluese “Enervis”, me porosi të Shoqatës Gjermane të Industrisë Diellore.

Sistemet diellore, sipas gjetjeve të studimit, ulin faturat e energjisë për konsumatorët, bizneset dhe industrinë me disa miliarda euro çdo vit dhe këto kursime pritet të rriten edhe më tej në të ardhmen.

Në dritën e rezultateve, shoqata rinovoi thirrjen e saj ndaj qeverisë për të ruajtur subvencionet për instalimet diellore, duke argumentuar se ndërprerja e financimit do të pengonte zgjerimin e sektorit.

Ministrja e Ekonomisë, Katherina Reiche, planifikon të shkurtojë subvencionet shtetërore për instalimet e reja të vogla diellore, me arsyetimin se ato tashmë janë të leverdishme për konsumatorët edhe pa ndihmë shtetërore.

Megjithatë, administrata e udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Konsumatoret gjermanë që vendosin panele diellore në çatinë e shtëpisë dhe e furnizojnë energjinë e prodhuar në rrjet, marrin një shumë fikse për çdo kilovat-orë për një periudhë prej 20 vjetësh.

Balluku në Bukuresht: Plan për krijimin e një boshti energjetik mes Shqipërisë e 4 vendeve

By: xhir jeta
27 October 2025 at 14:46

Zëvendës kryeminstrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ishte e pranishme në takimin e përvitshëm të Nivelit të Lartë të Ministrave të Energjisë së Europës Qendrore dhe Juglindore.

“Ministrat e Energjisë së Europës Qendrore dhe Juglindore u mblodhën sot në Bukuresht për takimin e përvitshëm të Nivelit të Lartë, drejtuar nga Komisioneri Europian për Energjinë, Dan Jørgensen, nën mikpritjen e Qeverisë Rumune, veçanërisht ministrit të Energjisë, Ivan.

Të gjithë ministrat kanë relatuar për situatën energjetike të rajoneve përkatëse, përgatitjet për dimrin 2025-2026 dhe mbi të gjitha sigurinë energjetike edhe nën optikën e kërcënimit që vjen nga përdorimi i gazit rus.

Kam përfituar nga rasti të ndajë në këtë event një arritje të rëndësishme të Shqipërisë gjatë këtij viti, bazuar në strategjinë kombëtare për diversifikimin. Për herë të parë raporti 8 mujor për 2025-ën tregon se kemi arritur të krijojmë 10% të kapaciteteve gjeneruese nga burimet diellore, duke çuar kështu raportin total të prodhimit të brendshëm në 90% hidro dhe 10% energji diellore.

Gjatë ditës kam pasur kënaqësinë të takoj dhe diskutoj me shumë nga kolegët që ishin prezentë dhe gjithashtu me Komisionerin Jørgensen, por dua të veçoj takimin bilateral me ministrin rumun të Energjisë ku kemi diskutuar mbi ngjizjen e një plani për krijimin e një boshti energjetik, ku përfshihet Shqipëria, Rumania, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Italia.

Bashkëpunimi i gjerë rajonal ka treguar se është dhe do të jetë baza e një suksesi të garantuar për sigurinë energjetike europiane.” u shpreh ajo në një prononcim për mediat.

Ja çfarë ndodh saktësisht me trupin kur hani mjaltë çdo ditë

24 October 2025 at 12:56


Mjaltin e përdorim shpesh për të ëmbëlsuar ushqime apo pije, por edhe si një mënyrë natyrale për t’i dhënë shije ushqimeve. Ai është përdorur prej shekujsh jo vetëm për shijen e mirë, por edhe për përfitimet e mundshme shëndetësore.

Por, a është vërtet i shëndetshëm mjalti? Dhe a mund ta konsumojnë njerëzit me diabet?

Sipas dietologëve, mjalti ka anët e mira dhe të këqija. Në sasi të moderuar, ai mund të ndihmojë me energjinë, shëndetin e zemrës e të zorrëve, por nëse e tepron, mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak dhe rrezikun për diabet. Ja çfarë mund të ndodhë kur e konsumon çdo ditë:

Do kesh më shumë energji

Mjalti përmban glukozë dhe fruktozë – sheqerna të thjeshtë që trupi i përthith shpejt dhe të japin energji të menjëhershme. Kjo është e dobishme kur ndihesh i lodhur ose për sportistët që kanë nevojë për energji të shpejtë.

Do marrësh disa vitamina e minerale

Në mjaltë ka sasi të vogla kalciumi, kaliumi dhe vitaminash B. Nuk janë shumë, por çdo burim i vogël ndihmon. Disa lloje mjalti, si ai spanjoll, mund të përmbajnë minerale si zinku, bakri dhe elemente që ndihmojnë në mbrojtjen e kockave.

Ka veti kundër inflamacionit

Mjalti përmban antioksidantë, që ndihmojnë në luftimin e inflamacionit në trup. Kjo është e rëndësishme sepse shumë inflamacion mund të çojë në sëmundje të zemrës. Mjalti me ngjyrë më të errët zakonisht ka më shumë antioksidantë.

Ndihmon në shërimin e plagëve

Falë vetive antimikrobike, mjalti mund të ndihmojë në shërimin më të shpejtë të plagëve dhe djegieve të lehta, si edhe në uljen e infeksioneve dhe shenjave. Veçanërisht mjaltë manuka është studiuar për këto efekte.

Forcon sistemin imunitar

Mjalti mund të ndihmojë trupin të luftojë mikrobet, falë antioksidantëve dhe enzimave natyrale që përmban. Kështu, ndihmon në mbështetjen e përgjithshme të imunitetit.

Lehtëson dhimbjen e fytit dhe kollën

Nëse ke ftohje ose dhimbje fyti, një lugë mjaltë mund të ndihmojë në zbutjen e fytit, sepse vesh mukozën dhe ka veti antimikrobike.

Ndihmon zemrën

Antioksidantët në mjaltë mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe mbrojtjen e enëve të gjakut. Studime të vogla tregojnë se konsumimi i moderuar i mjaltit mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit të keq.

Përmirëson shëndetin e zorrëve

Mjalti përmban prebiotikë – përbërës që ushqejnë bakteret e mira në zorrë. Kjo ndihmon në tretje më të mirë dhe në mbajtjen e një sistemi tretës të shëndetshëm.

Por kujdes!

Edhe pse mjalti ka përfitime, ai është ende një lloj sheqeri. Kështu që duhet konsumuar me masë, veçanërisht nga personat me diabet ose me rrezik për diabet.

Energjia/ Shqiptarët paguan 6.5 mln euro si kamatëvonesa për faturat jashtë afatit

By: V K
15 October 2025 at 08:59

Të paktën 3 milionë fatura energjie, nuk u paguan në kohë nga ana e konsumatorëve e për rrjedhojë mbi to është aplikuar dhe paguar kamatëvonesë.

Të dhënat zyrtare të raportuara nga kompanitë publike të sektorit të energjisë dhe të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë, tregojnë se shuma totale e kamatëvonesave deri në fund të gushtit ishte 652 milionë lekë apo rreth 6.5 milionë euro.

Muaji me nivelin më të lartë të kamatëvonesave ishte gushti me 122 milionë lekë, apo rreth 1.22 milionë euro dhe pas saj vjen korriku me 850 mijë euro dhe janari me mbi 830 mijë euro.

Sa i takon numrit të faturave mujore mbi të cilat janë paguar kamatëvonesa, ato luhaten mes 300 mijë që është muaji me nivelin më të ulët që përkon me shkurtin dhe mbi 464 mijë që është muaji gusht.

Kamatëvonesat lindin në një faturë në momentin kur fatura e muajit nuk paguhet brenda afatit 30 ditor të muajit pasardhës. Pra nëse fatura është lëshuar për muajin shtator ajo mund të paguhet pa kamatë deri në fund të tetorit.

Përpos këtyre, OSHEE vijon prej vitesh që të arkëtojë edhe detyrimet e prapambetura nga konsumatorët që kanë lidhur aktmarrëveshje për shkak të borxhit të akumuluar ndër vite.

Këto aktmarrëveshje, u lidhën prej disa vitesh si për klientët familjarë dhe për biznesin dhe parashikonin shlyerjen me këste.

Deri në fund të gushtit arkëtimet totale të Furnizuesit të Shërbimit Universal që është pjesë e OSHEE Group ishin 50.7 miliardë lekë apo rreth 507 milionë euro. Pagesat e faturave brenda afatit ka rezultuar në nivelin 97.8 për qind për 8-mujorin.

Numri i konsumatorëve të lidhur në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike sipas statistikave periodike të OSHEE rezulton në 1.36 milionë ndërkohë që faturat në total me lexim konsumi në 8 muajt të këtij viti ishin 8.5 milionë./ N.Maho, Monitor

The post Energjia/ Shqiptarët paguan 6.5 mln euro si kamatëvonesa për faturat jashtë afatit appeared first on Albeu.com.

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

13 October 2025 at 22:40

Italia po hyn në një fazë të re zhvillimi ku mbrojtja e mjedisit dhe kursimi i energjisë po bëhen thelbësore për ekonominë. Sipas të dhënave të Unioncamere dhe Ministrisë së Punës, deri në vitin 2029 do të nevojiten 2,4 milionë punonjës të rinj me njohuri dhe aftësi për teknologjitë e gjelbra. Profesionet më të kërkuara […]

The post Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj appeared first on BoldNews.al.

Vdes tragjikisht një grua në Lezhë, e zë korenti në oborrin e shtëpisë

27 September 2025 at 17:13

Një grua ka humbur jetën tragjikisht pasditen e kësaj të shtune në fshatin Grykë Zezë të Lezhë. Viktima është shtetasja P. P., rreth 67 vjeçe, e cila sipas autoriteve policore, dyshohet se në oborrin e banesës së saj ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Policia thotë se grupi […]

The post Vdes tragjikisht një grua në Lezhë, e zë korenti në oborrin e shtëpisë appeared first on BoldNews.al.

Temperatura ideale që duhet të ketë frigoriferi i juaj për të kursyer energji

25 September 2025 at 08:59


Rritja e ndjeshme e faturave të energjisë është bërë një nga shqetësimet kryesore për shumë familje, dhe shumë njerëz po përpiqen të minimizojnë sa më shumë përdorimin e energjisë për të ulur kostot mujore.

Këto përpjekje mund të përfshijnë fikjen e pajisjeve që nuk përdoren, ngrohjen vetëm të disa dhomave të caktuara apo shmangien e përdorimit të tharëses elektrike, por ka disa pajisje që përdoren vazhdimisht dhe që për këtë arsye kanë një ndikim të madh në faturat e energjisë.

Një shembull i tillë është frigoriferi, i cili është një nga pajisjet që rrallëherë fiket dhe zakonisht qëndron i ndezur gjatë gjithë vitit.

Frigoriferi është i domosdoshëm për të ruajtur një temperaturë konstante dhe për të mbajtur ushqimin të freskët e të sigurt, por nëse nuk kontrollohet dhe mirëmbahet siç duhet, mund të konsumojë më shumë energji sesa është e nevojshme.

Një kompani e specializuar në kuzhina, Olive and Barr, ka theksuar:

"Ndër të gjitha pajisjet në shtëpi, frigoriferi është një nga ato që qëndron gjithmonë në punë. Prandaj është shumë e rëndësishme të kontrolloni rregullisht temperaturën e tij.

Nuk është e nevojshme ta bëni këtë çdo javë, por të paktën një ose dy herë në çdo stinë për t’u siguruar që funksionon në mënyrë efikase”.

Ekspertët sugjerojnë vendosjen e një termometri në qendër të frigoriferit për rreth 24 orë. Më pas, në bazë të leximit, duhet të rregullohet temperatura e frigoriferit për të qëndruar në intervalin 3°C deri në 4°C.

"Përdorimi i një termometri do të tregojë temperaturën e saktë të brendshme, pasi shpeshherë rregullimet me butonin e temperaturës mund të mos jenë të sakta.

Është shumë e rëndësishme të rregulloni temperaturën e frigoriferit, sepse temperaturat e larta shpërdorojnë energji, ndërsa temperaturat më të ulëta se sa duhet mund të rrisin gjithashtu konsumin e energjisë.

Kullota apo panele diellore? Beteja për jetën e zonave rurale

19 September 2025 at 13:13

Autore: Ola Mitre | Citizens.al

“Kjo kullotë ka qenë jeta jonë. Atje mblidhnim çajin, shupkat, bimët mjekësore. Tani po na e zëne me panele. Ku t’i çojmë bagëtitë, ku ta gjejmë bukën e gojës?!” rrëfen Luljeta Agolli, banore e fshatit Taç në Kolonjë.

Me duar të forta e të lodhura nga bujqësia e blegtoria ndonëse në pension, ajo tregon sesi vendi ku brezi i saj ka mbijetuar për dekada po i kthehet ngadalë një zone industriale, të mbuluar me panele diellore.

Por, historia e Luljetës nuk është e vetme. Në tre bashki të qarkut Korçë – Kolonjë, Devoll dhe së fundmi në Pogradec – banorët po përballen me projekte që synojnë centrale fotovoltaike mbi tokat pyjore dhe kullosore, hapësira që për ta janë burimi i vetëm i jetesës.

Këto zhvillime, që në planin kombëtar përkthehen si investime në energji të gjelbër dhe tranzicion drejt burimeve të rinovueshme (ripërtëritshme), në nivel lokal janë kthyer në kërcënim të drejtpërdrejtë për jetesën, ekonominë familjare, por edhe për mjedisin.

Si u dhanë kullotat për centrale diellore?

Deri në vitin 2024, dhënia e pyjeve dhe kullotave me qira për ndërtimin e centraleve diellore ishte e ndaluar me ligj. Megjithatë, sipas një raporti të organizatës All Green Centre, dhjetëra leje që përfshijnë rreth 900 hektarë tokë u dhanë nga bashkitë Kolonjë e Devoll, në kundërshtim me ligjin, planifikimin e territorit dhe pa u kryer vlerësime të thelluara të ndikimit në mjedis.

Vetëm me ndryshimet e ligjit “Për fondin kullosor”, që hynë në fuqi në dhjetor të vitit 2024, një fjali e shtuar lejonte ndërtimin e projekteve të energjisë së rinovueshme në këtë kategori toke.

Ndryshimet u bënë pas kërkesës së deputetes së Partisë Socialiste, Edona Bilali. Propozimi bazohej te kërkesat e larta që vinin nga biznesi për centrale fotovoltaike.

Për ekspertët, ky ndryshim tregon qartë se veprimet e mëparshme kanë qenë të paligjshme.

“Kur një gjë ndodh dhe ligji ndryshohet më pas, do të thotë që këtu ka diçka që nuk funksionon. Po ndryshojmë një ligj për diçka që kemi bërë gabim, atëherë ky është gabimi i dytë që ndodh”, thotë Kristi Bashmili, ekspert i mjedisit dhe klimës, njëherësh një prej autorëve të raportit.

Makineri duke sheshuar kullotat për central fotovoltaik, Taç, Kolonjë/Erisa Kryeziu.

Për komunitetet rurale, kullotat nuk janë thjesht hapësira natyrore, por garanci për mbijetesë.

Në Taç, banorët tregojnë se përveç bagëtive, uji që buronte pranë kullotave e që përdorej për vaditje dhe për konsum shtëpiak në rast emergjencash, tashmë është tharë. Paralelisht, kantieri i centralit ka bllokuar kalimin për në tokat bujqësore.

“Tani na e mbyllën (shtegun). Kjo ishte e vetmja rrugëdalje e jona: aty shkonim në arat, aty merrnin ujin, me atë ujë vadisnim. E zunë, e mbyllën,” thotë Luljeta.

Edhe në Çërravë të Pogradecit, shqetësimi është i madh. Në këtë fshat, mbi 20 familje jetojnë me blegtori. Ata kanë investuar vite me radhë, madje duke marrë kredi për të ngritur stalla.

“Kam 200 krerë dele. Ku do t’i çoj?! Më mirë të na marrin edhe ne, të na bëjnë sallam bashkë me bagëtinë!” shprehet i indinjuar një blegtor nga Çërrava.

Qarku i Korçës është një nga më të prekurit nga lejet për centrale diellore, ndërsa të dhënat tregojnë se projektet shtrihen në parcela pyjore apo kullosore të fshatrave Starje, Shtikë-Butkë, Prodan, Rehovë, Qinam, Lëngëz, Qafzez apo disa ngastra në Bilisht, ku tashmë bashkitë Kolonjë dhe Devoll kanë shpallur fitues apo kanë nënshkruar kontratat me kompanitë private.  

Nga natyrore në industriale, ndikimet mjedisore

Sipas raportit të All Green Centre, ndërtimi i parqeve fotovoltaike në kullota dhe pyje sjell pasoja të shumta në mjedis. Kjo duke nisur nga fragmentimi i habitateve, që ndalon migrimin dhe lëvizjen e kafshëve e deri te ndryshimi i peizazhit, që kthehet nga natyror në industrial.

Gjithashtu, ndikimet shfaqen edhe në klimën lokale, pasi sipërfaqet e mëdha të paneleve rrisin temperaturën e zonës dhe mund të ndryshojnë mikroklimat. Ndikimet janë edhe më negative nën kontekstin e ndryshimeve klimatike.

“[…] ulet përthithja natyrore e ujit në tokë. Në zona të pjerrëta, kjo përkeqëson rrjedhjen sipërfaqësore. Sasia e ujit rrjedh më shpejt mbi sipërfaqe të pjerrëta dhe të zhveshura, duke shkaktuar erozion të tokës, gërryerje të kanaleve natyrore dhe shpëlarje të lëndëve ushqyese të saj,” thuhet ndër të tjera në raport.

“Gjithashtu, vërshimi i ujit, nga zona me panele fotovoltaike, mund të ndikojë rrjedhjen në lumenjtë poshtë zonës, duke rritur rreziqet për përmbytje të shpejta në rast reshjesh itensive,” shtohet më tej.

Zhvillime, pa strategji

Por, teksa ndikimet janë të shumta – si për komunitetet, ashtu edhe për mjedisin – sipas Bashmilit dhënia e këtyre sipërfaqeve për centrale nga bashkitë e Kolonjës dhe Devollit ka një mangësi të theksuar në drejtim të dokumenteve strategjike, që vetë bashkitë kanë miratuar. 

“Si strategjitë e zhvillimit të territorit, ashtu edhe Planet e Përgjithshme Vendore nuk janë shprehur qartë mbi hapësira të caktuara ku mund të lejohet ky lloj zhvillimi. Duhet të theksojmë fort që Plani i Përgjithshëm Vendor përcakton zona, të cilat janë natyrore apo zona të cilat janë me përparësi zhvillimin e industrisë,” thotë eksperti.

“Në shumicën e rasteve kemi konvertim të territoreve, qofshin këto pyjore apo kullosore drejt zonave industriale të mbuluara me panele. Kjo sjell atë që është një konsumim i sipërfaqeve natyrore. Nga pikëpamja rregullatore, nuk kanë një bazë strategjike dhe të planeve sesi do zhvillohen më tej,” shton ai.

Paralelisht, ligji shqiptar kërkon që çdo projekt i tillë t’i nënshtrohet Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM). Por sipas monitorimeve të All Green Centre, në shumicën e rasteve, ky dokument është thjesht formalitet.

Makineri duke sheshuar kullotat për central fotovoltaik, Taç, Kolonjë/Erisa Kryeziu.

“VNM-të nuk pasqyrojnë asnjë ndryshim real në projekt, edhe kur evidentohen pasoja të qarta. Ato shërbejnë vetëm për të legjitimuar procesin, jo për ta korrigjuar,” thotë Bashmili.

Gjithashtu, pjesëmarrja e publikut, një element i detyrueshëm me ligj, thuajse mungon.

Në Taç banorët thonë se mësuan për projektin vetëm kur mbërritën buldozerët e kompanisë private, ndërsa ata në Çërravë tregojnë se u ftuan në një dëgjesë publike vetëm disa ditë para se Këshilli Bashkiak ta fuste në rendin e ditës projektin. Për ta, procesi ishte formal dhe pa asnjë peshë.

Arbër Male, anëtar i pavarur i Këshillit Bashkiak Pogradec, e konfirmoi këtë pretendim.

“Konsultimi ishte farsë. Vetëm dy ditë më pas u fut në rend dite. Nuk mundet që të jemi kaq të pandjeshëm ndaj këtyre banorëve, të cilët zhvillojnë ekonominë e tyre, mbajnë familjet e tyre. Me këtë iniciativë i bie t’iu thuhet: ikni sepse këtu nuk keni të ardhme,” thotë Male.

“I bëj thirrje edhe njëherë kryetarit të bashkisë ta anulojë këtë veprimtari, pasi biznese anonime dhe të errëta kanë marrë përsipër të zhvillojnë ekonominë e tyre personale në kurriz të banorëve të Çëravës,” shtoi ai.

Në të njëjtën linjë është edhe Bashmili.

“Ndërtimi i centraleve ka ndikim, jo pak të vogël në shërbimet e ekosistemit, që këto sipërfaqe toke ofrojnë për banorët lokalë. Është shumë e rëndësishme ta theksojmë sepse komunitetet lokale shpesh herë varin gjithë ekonominë e tyre në këto shërbime,” thotë ai. 

Sipas tij, zgjidhja nuk është ndalimi i energjisë diellore, por planifikimi i kujdesshëm.

“Bashkitë duhet të përditësojnë planet e tyre territoriale dhe të përcaktojnë qartë zonat ku lejohet ndërtimi i centraleve, nuk duhet të preken kullotat tradicionale dhe zonat pyjore që përdoren nga komuniteti, ndërsa VNM-të duhet të bëhen me studime të thelluara, jo si formalitet,” shprehet eksperti.

“Është e rëndësishme që të hedhim sytë nga ato që quhen zgjidhje të vendimmarrjes,” përfundon ai.

Lexoni gjithashtu:

The post Kullota apo panele diellore? Beteja për jetën e zonave rurale appeared first on Citizens.al.

Balluku: Furnizim i pandërprerë me energji elektrike pavarësisht konsumit rekord gjatë sezonit turistik

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se pavarësisht rritjes historike të konsumit të energjisë gjatë sezonit turistik veror, furnizimi ka vijuar në standardet më të mira në të gjithë vendin, përfshirë zonat me interes të lartë turistik.

“E megjithëse sistemi elektroenergjetik dhe rrjeti janë ekspozuar në kërkesën më të lartë historike të konsumit, furnizimi me energji elektrike në vend, edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira të tij”, u shpreh ministrja Balluku nga salla SCADA e OST-së.

Ajo tha se, është shënuar një rritje rekord e konsumit të energjisë në verën e këtij viti 2025.

“Konsumi i energjisë janar–korrik 2025 është rritur me 2.2% krahasuar me vitin 2024 (41,885 MWh më shumë). Krahasuar me vitin 2023, rritja arrin në 10.3% ose mbi 184,151 MWh më shumë. Në muajt qershor dhe korrik, rritja respektive e konsumit është 21.5% dhe 30.7% krahasuar me vitin 2019  viti i fundit para pandemisë dhe krizës energjetike. Dita me konsum më të lartë në histori është regjistruar më 13 gusht 2025, me 27,995 MWh, duke kaluar për herë të parë 31 dhjetorin si dita me konsumin më të lartë në vit”, u shpreh Balluku.

Ministrja theksoi edhe vështirësitë e përballuara nga sektori energjetik gjatë verës, veçanërisht për shkak të zjarreve që kanë rrezikuar nënstacione dhe linja transmetimi.

“Skuadrat e OST dhe OSHEE kanë qenë në gatishmëri të plotë dhe kanë kontribuar aktivisht jo vetëm në riparimin e rrjetit, por edhe në shuarjen e zjarreve, duke mbrojtur asetet tona strategjike,” theksoi Balluku.

Duke u ndalur në humbjet teknike në rrjet, Balluku infomoi se vijohet të shënohet rënie.

“Humbjet teknike në rrjet kanë rënë me 1.45%, duke kursyer 21,699 MWh energji. Ky kursim përkthehet në 7 milionë euro më pak humbje financiare për sistemin”, informoi Balluku.

Ajo tha se, ky përmirësim i performancës mbështet forcimin e sektorit energjetik dhe krijon hapësirë për ulje të mëtejshme të çmimit të energjisë për abonentët familjarë, pas zbritjes prej 10.5% që hyri në fuqi në fillim të vitit 2025.

Ndërsa u ndal se fokus në të ardhmen do të jetë rritja e kapaciteteve dhe integrimi në tregun rajonal.

Ministrja njoftoi se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po vijon me nisma të rëndësishme për rritjen e kapaciteteve të prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes, me qëllim përballimin e kërkesës në rritje dhe përfshirjen e plotë në tregun rajonal të energjisë.

“Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ofruar një shërbim energjetik cilësor dhe të qëndrueshëm, edhe përtej sezonit veror”, përfundoi ministrja Balluku.

/e.xh//a.f/

The post Balluku: Furnizim i pandërprerë me energji elektrike pavarësisht konsumit rekord gjatë sezonit turistik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

22 August 2025 at 15:20

SHQIPËRI- 13 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025.

Kjo e dhënë u bë publike nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Ajo theksoi se konsumi i energjisë në 2025, është rritur me 2.2%, krahasuar me 2024.

Ministrja Balluku pohoi se furnizimi me energji elektrike në vend edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira

“E megjithëse sistemi elektroenergjetik dhe rrjeti janë ekspozuar në kërkesën më të lartë historike të konsumit, furnizimi me energji elektrike në vend edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira të tij.”, shtoi ai.

Deklarata e plotë: 

Këtu nga salla SCADA e Operatorit të Transmetimit të energjisë po bëj një pasqyrim të përmbledhur mbi situatën energjetike në vend, nivelin e konsumit të energjisë gjatë sezonit turistik veror dhe angazhimin e të gjithë strukturave publike të sektorit për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji gjatë këtij sezoni turistik kaq të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Të dhënat e rrjetit tregojnë një rritje të vazhdueshme të konsumit nga viti në vit, në të gjithë elementët e tij, referuar të dhënave të Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë, konsumi i energjisë elektrike, krahasuar me një vit më parë, me vitin 2024, u rrit me 2.2% ose me 41,885 megavatorë. Krahasuar me vitin 2023 u rrit me 10.3% ose me 18,4151 megavatorë.

Nëse do ta krahasonim me vitin 2019, si viti para pandemisë dhe krizës energjetike, në muajin qershor dhe korrik të vitit 2025 kemi një rritje respektive të konsumit mujor me 21.5% dhe 30.7%.  E përkthyer në sasi energjie elektrike, rritja vetëm për këto dy muaj është sa konsumi i total i konsumatorëve familjarë për muajin Prill 2025 apo rreth 217,000 MWh.

Sa i përket konsumit ditor, tashmë mund të klasifikojmë hapur se dita me konsumin më të lartë në vend nuk i përket muajve të dimrit, por muajve të verës. Data 13 Gusht 2025 me një konsum prej 27,995 MWh, ka kaluar ditën që zakonisht është ajo me konsumin më të lartë në vend, 31 dhjetorin, e cila në fundin e vitit 2024 ka qenë 27,438 MWh. Konsumi mesatar ditor në vitin 2025 në rang vendi është 20,856 MWh, ndërkohë që në vitin 2024 ishte 20,610 MWh dhe në vitin 2023 ishte 18,593 MWh, rritje që tregon dukshëm zhvillmini e qëndrushëm ekonomik të vendit sidomos në dy viteve të fundit.

E megjithëse sistemi elektroenergjetik dhe rrjeti janë ekspozuar në kërkesën më të lartë historike të konsumit, furnizimi me energji elektrike në vend edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira të tij.

Ka qenë një sezon i vështirë dhe për shkak të situatës së zjarreve që kanë kërcënuar në jo pak raste nënstacionet dhe linjat e transmetimit. Skuadrat e OST dhe OSHEE kanë qenë gjatë gjithë kohës në gatishmëri dhe janë angazhuar në mënyrë aktive në fikjen e zjarreve dhe mbrojtjen e aseteve tona energjetike.

Ndaj dua të përgëzoj dhe të falënderoj të gjithë ata punonjës të cilët jo vetëm qëndruan në gatishmëri për të rivënë në punë rrjetin e ndikuar nga zjarret, por dhanë dhe ndihmën e tyre të drejtpërdrejtë në shuarjen e zjarreve, anembanë Shqipërisë.

Ndërkohë, të dhënat e rrjetit të shpërndarjes, vijojnë të tregojnë trendin rënës të humbjeve në rrjet, çka ndihmon edhe më shumë në rritjen e performancës financiare, por dhe teknike të operatorëve të sistemit energjetik.

1.45% është shënuar rënia e humbjeve teknike në rrjet ose e thënë ndryshe janë kursyer 21,699 MWh. Ashtu siç e kemi bërë me dije 1% humbje të rikuperuara në 1 vit, ekuivalojnë në një kursim financiar rreth 7 milionë euro, duke forcuar kështu financat e sektorit e duke na dhënë mundësi të punojmë për ulje të mëtejshme të çmimit të energjisë për abonentët familjarë, pas uljes 10.5% që aplikuam në fillim të vitit 2025.

Megjithatë, rritja e konsumit ekspozon nevojën për të forcuar kapacitetet tona në të gjitha hallkat e zinxhirit energjetik nga prodhimi, te transmetimi dhe shpërndarja, e deri te efiçenca në konsum.

Për këtë arsye,  Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po vijon të ndërmarrë një sërë nismash të rëndësishme. Të gjitha këto nisma synojnë jo vetëm përballimin e kërkesës në rritje, por edhe mundësimin e aksesit të produktit energjetik në tregun rajonal të energjisë, madje mbrojtje të plot të konsumatorit, mjedisit dhe ekonomisë tonë nga luhatjet e mundshme të tregjeve ndërkombëtare të energjisë.

Sezoni turistik tashmë shkon përtej muajit gusht që është piku i tij dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ofruar një shërbim energjetik cilësor e të qëndrueshëm.

Fundjavë të mbarë për të gjithë.

 

 

Balluku: Sektori energjetik, shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik

20 August 2025 at 20:20

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Zëvendëskryeministrja njëherazi ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku priti sot në MIE, Arbenin dhe Marjanin, dy prej “veteranëve” të sistemit tonë energjetik, që po vijojnë të japin kontributin e tyre.

Balluku u shpreh se, ata janë të përkushtuar prej vitesh në shërbimin ndaj qytetarëve dhe me një eksperiencë të konsoliduar që po e përcjellin edhe tek punonjësit e rinj.

Zv.kryeministrja u shpreh falënderuese për punën dhe angazhimin e tyre.

Duke treguar eksperiencën e tyre të punës, Arbeni dhe Marjani u shprehën se, pajisjet ecin me hapa shumë të shpejtë nga zhvillimi teknologjik.

Balluku u shpreh se, “asetet më të rëndësishme të një ndërmarrje apo të një institucioni janë pa dyshim kapacitetet njerëzore, sepse teknologjia është çështje buxheti. Një teknologji të avancuar, një vend ka mundësi ta përballojë, një tjetër nuk ka mundësi direkt, por me kohën, me kredi etj., etj. Ndërkohë që kapacitetet njerëzore janë të pazëvendësueshme. Dhe nuk ka rëndësi se sa inovacion ti bën, domethënë inteligjencë artificiale, të gjitha këto pultet e komandimit. SCADA që ne të gjithë përdorim. Po sërish SCADA çfarë bën? Identifikon se ku është avaria, po kush do shkojë tek avaria? A shkon ti? Domethënë, pa kapacitetet njerëzore, ne nuk kemi asgjë në vijë”.

Duke kujtuar vitet e nisjes së punës së tyre dhe vështirësitë që kanë hasur, Arbeni dhe Mariani u shprehën se, aktualisht janë bërë investime të jashtëzakonshme.

Zv.kryeministrja Balluku shtoi se, “kemi dhe një peshë të madhe tani në sektorin energjetik. Sektori energjetik është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit. Dikur, energjia përdorej si një mall bazik jetësor. Duhet të kishim drita në shtëpi. Ndërkohë që sot nuk është kështu. Sot, energjia është baza e çdo sektori, edhe bujqësia do energji. Dikur bujqësia s’e përdorte fare energjinë, sot të gjitha serrat aplikojnë për lidhje me energjinë elektrike, sepse bëjnë vaditjen, sepse kanë ngrohje apo kanë ajrim gjatë dimrit”.

Nga ana tjetër, shtoi Balluku, “të gjithë sektorët e tjerë, shëndetësia, inovacioni që ka sot shëndetësia me aparatura dhe gjithçka tjetër, do linja të dedikuara energjetike, gjithçka, apo jo? Kështu që ne nuk jemi më ai sektori që ishte atje për të furnizuar poçat, katër poçat e një shtëpie. Është sektor që mban në kurriz gjithë ekonominë e vendit”.

“Juve keni punë përpara, do tërhiqeni nga terreni dhe do të filloni që të ktheheni në mësues të brezave të rinj që futen. Unë shpresoj shumë t’ju shoh në terren, edhe shpresoj shumë që t’i përcillni të gjithë këtë bagazh eksperience, por edhe pasioni që keni, sepse jua ndjej se si flisni, me sa dashuri flisni për punën, t’ia pasoni brezave të rinj”, tha Balluku.

/gj.m/r.e/j.p/

The post Balluku: Sektori energjetik, shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌