Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar videon e radhës në kuadër të zotimeve të tij kryesore, ku fokusi është ulja e kostos së energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset.
Në mesazhin e tij, Hamza thekson se çmimet e energjisë janë shndërruar në një barrë serioze për familjet dhe sektorin privat, duke theksuar se rritja e faturave nuk po shoqërohet me rritje të pagave, çka sipas tij përbën padrejtësi sociale.
âĂmimet e energjisĂ« janĂ« bĂ«rĂ« njĂ« prej barrĂ«ve mĂ« tĂ« rĂ«nda pĂ«r familjet dhe bizneset. Faturat po rriten, ndĂ«rsa paga nuk po mjafton. Kjo Ă«shtĂ« padrejtĂ«si socialeâ, deklaron Hamza.
Ai paralajmëron se një nga vendimet e tij të para si Kryeministër do të jetë heqja e TVSH-së për energjinë elektrike, një masë që, sipas tij, do të reflektohet drejtpërdrejt në uljen e faturave mujore dhe në lehtësimin e jetës së qytetarëve.
âKjo do tĂ« thotĂ« faturĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«t çdo muaj, mĂ« shumĂ« qetĂ«si pĂ«r familjet dhe mĂ« shumĂ« lehtĂ«si pĂ«r secilin prej jush. Energjia nuk Ă«shtĂ« luks. ĂshtĂ« nevojĂ« bazike, dhe unĂ« do ta trajtoj si tĂ« tillĂ«", thekson kandidati i PDK-sĂ«.
NĂ« fund tĂ« videos, Hamza riafirmon angazhimin e tij politik dhe misionin pĂ«r ndryshim: âUnĂ« jam Bedri Hamza, dhe ky Ă«shtĂ« misioni im. BashkĂ«. PĂ«rparaâ.
Zotimi për heqjen e TVSH-së nga energjia elektrike është pjesë e platformës ekonomike të PDK-së, e cila synon uljen e kostos së jetesës, mbështetjen e familjeve dhe krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillimin ekonomik të vendit.
Kandidati i LDK-së për deputet, Berat Rukiqi, ka paralajmëruar pasoja të reja për qytetarët dhe bizneset nga sektori i energjisë, duke thënë se situata është më e rëndë sesa rritja aktuale prej 15 për qind e çmimit të energjisë elektrike.
Sipas Rukiqit, vetĂ«m nĂ« periudhĂ«n janarâmars tĂ« kĂ«tij viti janĂ« importuar rreth 90 milionĂ« euro energji elektrike, import qĂ«, siç thotĂ« ai, ka qenĂ« jashtĂ« planifikimeve dhe pritet tĂ« reflektohet me njĂ« rritje tĂ« re tĂ« çmimit tĂ« energjisĂ« nĂ« prill tĂ« vitit 2026.
Ai ka theksuar se ky import i paplanifikuar vjen si pasojë e keqmenaxhimit në KEK, për të cilin mban përgjegjësi Qeveria.
Rukiqi ka përmendur si arsye kryesore mosprodhimin e mjaftueshëm të energjisë elektrike, rënien e blloqeve të Termocentralit Kosova B dhe qëndrimin e tyre të zgjatur jashtë funksionit për shkak të remonteve që, sipas tij, kanë tejkaluar të gjitha afatet.
Sipas kandidatit të LDK-së, rritjet e vazhdueshme të çmimit të energjisë po e shndërrojnë këtë sektor në emergjencë kombëtare, duke paralajmëruar se rritje të tilla vjetore janë të papërballueshme për qytetarët dhe ekonominë.
Ai ka vlerĂ«suar se kjo situatĂ« pĂ«rbĂ«n njĂ« rrezik serioz pĂ«r varfĂ«rimin e qytetarĂ«ve dhe falimentimin e bizneseve, duke kĂ«rkuar ndaljen e asaj qĂ« e quan paaftĂ«si institucionale dhe âmafi energjetikeâ.
Një ndërprerje e gjerë e energjisë elektrike ka zhytur në errësirë pjesë të mëdha të veriut të San Franciskos të shtunën, duke lënë pa energji rreth 130.000 shtëpi dhe biznese, sipas mediave amerikane.
âABC Newsâ raportoi tĂ« shtunĂ«n vonĂ« se kompania âPacific Gas and Electricâ (PG&E) ka njoftuar se ndĂ«rprerja, e cila ka prekur rreth njĂ« tĂ« tretĂ«n e klientĂ«ve tĂ« saj nĂ« qytet, ka nisur nĂ« orĂ«t e para tĂ« pasdites nĂ« lagje si Richmond, Presidio dhe zonat pranĂ« âGolden Gate Parkâ, pĂ«rpara se tĂ« zgjerohej mĂ« tej.
PG&E nuk komentoi menjëherë për shkakun e ndërprerjes.
Mediat lokale dhe përdoruesit e rrjeteve sociale raportuan restorante të mbyllura, semaforë të fikur dhe dekorime të Krishtlindjeve pa ndriçim.
Departamenti i Menaxhimit tĂ« Emergjencave tĂ« San Franciskos paralajmĂ«roi nĂ« platformĂ«n sociale amerikane X pĂ«r ândĂ«rprerje tĂ« konsiderueshme tĂ« transportitâ nĂ« gjithĂ« qytetin, duke u bĂ«rĂ« thirrje banorĂ«ve tĂ« shmangin udhĂ«timet jo tĂ« domosdoshme dhe tĂ« trajtojnĂ« semaforĂ«t e fikur si kryqĂ«zime me ndalesĂ« nga tĂ« katĂ«r drejtimet.
Zyrtarët e transportit thanë se disa linja të autobusëve Muni dhe stacione të BART-it po anashkaloheshin për shkak të ndërprerjeve të energjisë.
Zyrtarët e zjarrfikësve njoftuan më vonë se të paktën një pjesë e ndërprerjes u shkaktua nga një zjarr në një nënstacion të PG&E-së pranë rrugëve 8th dhe Mission, rreth orës 15:15 me kohën lokale.
Rreth orës 16:00, PG&E tha në X se kishte stabilizuar rrjetin elektrik dhe se nuk priteshin ndërprerje të tjera, megjithëse afatet për rikthimin e plotë të energjisë mbetën të paqarta. /AA/
Policia spanjolle ka goditur një grup kriminal shqiptar që merrej me kultivimin e marihuanës në ambiente të mbyllura, pas një operacioni të gjerë të zhvilluar në provincën e Zaragozës.
Hetimet nisën në shtator 2024 dhe rezultuan me arrestimin e nëntë shqiptarëve.
Vetëm energjia elektrike e vjedhur për furnizimin e plantacioneve kap vlerën e 210 mijë eurove, e barasvlershme me konsumin vjetor të mbi 250 familjeve.
Organizata vepronte në mënyrë hierarkike.
Kryetari i bandës jetonte në qytetin e Zaragozës dhe mbështetej te disa bashkëpunëtorë të besuar, të cilët ishin përgjegjës për transportimin e materialeve në depo. Anëtarët e tjerë të grupit ishin përgjegjës për kujdesin ndaj plantacionit. Ata flinin në depo, e cila ishte e pajisur me dyshekë, pajisje dhe gjëra të tjera të nevojshme, të cilat u lejonin atyre të qëndronin pa pasur nevojë të largoheshin nga ambientet.
Nëntë të ndaluarit, të gjithë shtetas shqiptarë të moshës midis 21 dhe 46 vjeç, dolën para Gjykatës të enjten më 4 dhjetor. Ata akuzohen kultivim ose prodhim droge, mashtrim me energji elektrike dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.
Përveç kësaj, dy nga të ndaluarit akuzohen për falsifikim të dyshuar të dokumenteve.
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë (KOSTT) ka nënshkruar sot kontratën për ndërtimin e nënstacionit të ri 220/35/10(20) kV në Malishevë, një projekt kapital me vlerë 6,763,766.04 euro, i financuar plotësisht nga vetë kompania.
Projekti përfshin instalimin e një transformatori 40 MVA dhe linjën e re të kyçjes 220 kV, duke e lidhur për herë të parë komunën e Malishevës me rrjetin e tensionit të lartë 220 kV. Kjo nënkupton kapacitete shumë më të mëdha të furnizimit dhe një stabilitet të shtuar, krahas rrjetit ekzistues 35 kV.
Sipas KOSTT-it, investimi do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe bizneset e Malishevës, përfshirë cilësi më të lartë të energjisë elektrike, siguri më të madhe të furnizimit dhe mbështetje të rëndësishme për zhvillimin ekonomik lokal.
Në nivel kombëtar, nënstacioni do të rrisë besueshmërinë e operimit të sistemit, do të ulë varësinë nga linjat e tensionit të mesëm, do të reduktojë humbjet teknike dhe do të forcojë sigurinë operacionale, duke kontribuar gjithashtu në përmbushjen e kriterit rëndësishëm N-1. Projekti krijon edhe hapësirë më të madhe për integrimin e burimeve të energjisë së ripërtëritshme, në përputhje me objektivat afatgjata energjetike të vendit.
KOSTT ka paralajmëruar se afati i planifikuar për përfundimin e punimeve është rreth 13 muaj nga nisja e projektit.
Pas shkarkimit të Ramadan Ahmetit nga pozita e Drejtorit të Termocentralit B, ka lëvizje të reja në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Klan Kosova ka mësuar ekskluzivisht nga burime brenda KEK se sot është emëruar një tjetër ushtrues detyre në këtë institucion, Jonuz Saraqi.
U.D. i drejtorit Ekzekutiv të KEK-ut, Gramos Hashani, e ka caktuar Saraqin si Ushtrues Detyre të Drejtorit të Termocentralit Kosova B.
Kush është Jonuz Saraqi?
Saraqi ka shĂ«rbyer mĂ« herĂ«t si drejtor i Termocentralit âKosova Aâ.
Në vitin 2024, ai ishte shkarkuar nga ish-drejtori i KEK-ut, Bekir Gerguri, për shkak të vlerësimit të dobët të performancës.
Pavarësisht kësaj, këtë vit, Hashani e ka rikthyer atë në pozitë të lartë duke e emëruar drejtor teknik në TCB, ndërsa sot ka vendosur që ai të marrë edhe drejtimin ekzekutiv të këtij termocentrali.
Kujtojmë se paraardhësi i Saraqit, Ramadan Ahmet, u shkarkua të premten nga pozita.
Derisa në Kosovë gjendja në sektorin e energjisë vazhdon të jetë kaotike, Hashani po përshpejton vendimet për emërime dhe shkarkime brenda KEK-ut.
Së fundmi, vëllai i ish-deputetit Bylbyl Sokoli është emëruar U.D. i Drejtorit Operativ të Termocentraleve dhe Minierës.
Ajo që ka ngjallur më shumë reagime është fakti se Sokoli është kimist me profesion, gjë që e bën të pazakontë caktimin e tij në një pozitë kaq të ndjeshme dhe teknike në operimin e termocentraleve dhe minierave. /Kp/
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar lidhur me debatin politik për importin e energjisë elektrike dhe raportet me Serbinë, duke theksuar se diskutimi publik po zhvillohet mbi premisa të paqarta dhe të përziera, gjë që, sipas tij, po e bëjnë debatin të pasinqertë dhe jo të dobishëm.
Ahmeti thekson se aktualisht po trajtohen si një çështje e vetme tri tema që në fakt janë të ndryshme dhe që duhen ndarë qartë për të kuptuar saktë se për çfarë po diskutohet:
Origjina e energjisĂ« â vendi ku prodhohet rryma qĂ« blihet.
Tregtuesi i energjisĂ« (traderi) â kompania nga e cila blihet rryma, pavarĂ«sisht se ku prodhohet ajo.
Rruga e furnizimit â fakti se pĂ«r shkak tĂ« interkoneksioneve, njĂ« pjesĂ« e energjisĂ« kalon pĂ«rmes rrjetit tĂ« SerbisĂ«, çka Ă«shtĂ« teknikisht e pashmangshme.
Ai u bëri thirrje partive politike dhe analistëve që të sqarojnë se për cilën prej këtyre çështjeve flasin kur akuzojnë njëra-tjetrën për blerjen e energjisë nga Serbia, duke vlerësuar se ndryshe, debati shndërrohet në manipulim për përfitime elektorale, përcjell Telegrafi.
Ahmeti theksoi se, për të, më shumë rëndësi ka aspekti i sigurisë afatgjatë të furnizimit dhe, mbi të gjitha, kostoja për qytetarët dhe bizneset. Ai paralajmëroi se çmimi i energjisë është faktor kyç në buxhetet e familjeve dhe në mbijetesën e bizneseve.
Sipas tij, debati real duhet të fokusohet te mosfunksionimi i kapaciteteve energjetike, vonesat në ndërtimin e kapaciteteve të reja dhe ndaljet e njësive ekzistuese, të cilat kanë rritur varësinë nga importi dhe, rrjedhimisht, faturën për qytetarët.
âNĂ«se duam debat tĂ« sinqertĂ«, duhet tĂ« flasim pĂ«r kapacitetet energjetike dhe koston reale qĂ« e paguan secili prej nesh â e jo pĂ«r debate emocionale qĂ« nuk ofrojnĂ« zgjidhje", ka pĂ«rfunduar Ahmeti. /Telegrafi/
Armend Muja nga Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media ka folur lidhur me deklaratat dhe akuzat e partive tjera politike për importin e energjisë elektrike nga Serbia.
Muja ka thĂ«nĂ« para gazetarĂ«ve se kanĂ« njĂ« âmega fileâ me tĂ« dhĂ«na pĂ«r blerjet, shitjet dhe kontratat qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me energjinĂ« elektrike.
âPas vĂ«shtrimit tĂ« gjithĂ« sektorit dhe sistemit nĂ« pesĂ« vitet e fundit ajo çfarĂ« qytetarĂ«t e KosovĂ«s dhe ju si gazetarĂ« duhet tĂ« informoheni dhe pĂ«r kĂ«tĂ« bashkĂ« me kolegun Arlind Manxhuka e kemi njĂ« mega file tĂ« tĂ« gjitha blerjeve, shitjeve dhe kontratave tĂ« energjisĂ« elektrike pĂ«r vend edhe pĂ«r furnitor qĂ« nga viti 2008.
Do tĂ« jetĂ« e qasshme pĂ«r ju qĂ« njĂ«herĂ« e mirĂ« ta sqaroni dilemĂ«n e akuzave dhe propagandĂ«s opozitare qĂ« ne e gjykojmĂ« Ă«shtĂ« pĂ«r tĂ« mbuluar krimin, qoftĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e tyre tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« kĂ«to kontrata, por edhe pĂ«r tĂ« mbuluar fajin politik pĂ«r dĂ«min qĂ« ua kanĂ« bĂ«rĂ« qytetarĂ«ve pĂ«r shkak tĂ« njĂ« politike tĂ« gabuar tĂ« energjisĂ« elektrike qĂ« nga 2006, e posaçërisht nĂ« 2008, kur morĂ«n me vendim PDK-ja dhe LDK-ja pĂ«r privatizimin e KEDS-it, e posaçërisht pastaj nga viti 2013-ta kur projekti i tyre pĂ«r privatizimin e furnitorit tĂ« energjisĂ« elektrike dhe distributorit mori jetĂ«â, tha ai.
Sipas tij, akuza se më 28 nëntor Kosova ka importuar energji elektrike nga Serbia është e pavërtetë.
âNĂ« fakt qĂ« nga koha kur kemi ardh ne, e kaltra nga 2008 deri diku kur ne kemi ardh nĂ« pushtet Ă«shtĂ« importi i energjisĂ« elektrike nga Serbia. Po, Kosova ka dominuar, importi i energjisĂ« elektrike nga Serbia ka qenĂ« prevalent dhe furnitorĂ«t nga Serbia kanĂ« qenĂ« dominues nĂ« tregun e KosovĂ«s deri nĂ« kohĂ«n kur ne kemi ardh nĂ« pushtet. Padyshim, qoftĂ« pĂ«rmes kontratave tĂ« drejtpĂ«rdrejta qĂ« i kanĂ« nĂ«nshkruar akterĂ«t kryesorĂ« tĂ« KEK-ut... akterĂ« qĂ« sot dalin nĂ« intervista dhe akuzojnĂ« pĂ«r energji i kam kontratat qĂ« ata kanĂ« pasur pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«... dhe pastaj nga 2020 e kĂ«ndej, fillimisht Sllovenia dhe nĂ« tri katĂ«r vitet e fundit Ă«shtĂ« ShqipĂ«ria dhe Maqedonia e Veriut, Danimarka pĂ«rbĂ«jnĂ« 94-95 pĂ«r qind tĂ« gjithĂ« importit tĂ« energjisĂ« elektrikeâ, tha ai.
Sipas tij, pra vendi kah po buron energjia elektrike të cilët konsumatorët e Kosovës po e përdorin është Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Danimarka.
Ai tutje tha se pjesëmarrja e Serbisë në tregun gjatë importit të energjisë elektrike në vitin 2025 është më pak se 1 për qind.
âKĂ«to janĂ« tĂ« dhĂ«na qĂ« i kemi marrĂ« deri djeâ, tha ai.
Tutje, Muja theksoi se importi i rrymës nga Serbia është më pak se 1 për qind.
Ai po ashtu foli rreth rastit të 'NOA Energji'.
Sipas tij, Hykmete Bajrami dhe përfaqësues tjerë nga LDK vazhdimisht në Kuvend i kanë akuzuar për rastin NOA Energji.
âMĂ« lejoni tĂ« ju them pa asnjĂ« dyshim dhe mirĂ«presim çfarĂ«do hetimi qĂ« ka nga çdo institucion, nĂ« fakt i rekomandoj edhe ProkurorisĂ« Speciale qĂ« tâi shkojnĂ« deri nĂ« fund kĂ«saj çështje se kush ishin akterĂ«t qĂ« e sollĂ«n NOA energji nĂ« KosovĂ«. AsnjĂ« zyrtarĂ« i LVV-sĂ«, as nga Qeveria dhe as nga Kuvendi nuk ka lidhje me NOA energji.,.. nĂ« fakt unĂ« i pash kontratat se kush e solli NOA nĂ« KosovĂ«â, tha ai.
Sipas tij, kontrata është nënshkruar në janar të vitit 2018.
Muja tutje ka dhënë detaje tjera që kanë të bëjnë me sektorin energjetik. /Telegrafi/
Dy persona derisa kanë qenë duke punuar në ndërrimin e njehsorëve janë goditur nga rryma.
Sipas raportit 24 orĂ«sh tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s bĂ«het e ditur se rasti ka ndodhur tĂ« hĂ«nĂ«n rreth orĂ«s 12:00 nĂ« rrugĂ«n âSkĂ«nderbeuâ, nĂ« Gjilan.
Tutje bëhet e ditur se si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq rasti është cilësuar si "Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës".
âDy viktimat meshkuj kosovarĂ« derisa kanĂ« qenĂ« duke punuar nĂ« ndĂ«rrimin e njehsorĂ«ve, janĂ« goditur nga rryma. Si pasojĂ« tĂ« njĂ«jtit kanĂ« pĂ«suar lĂ«ndime trupore dhe kanĂ« pranuar tretman mjekĂ«sor. NĂ« vendin e ngjarjes kanĂ« dalĂ« njĂ«sitĂ« pĂ«rkatĂ«se policore dhe inspektori i punĂ«s. Lidhur me rastin Ă«shtĂ« njoftuar prokuroriâ, thuhet nĂ« raport. /Telegrafi/
Operatori i Sistemit, Transmetimit dhe Tregut të energjisë elektrike (KOSTT)përmes një njoftimi për media thotë se demanton deklarimet dhe raportimet se EFT LLC do të furnizojë qytetaret e Republikës se Kosovës me energji elektrike me datë 28 nëntor 2025.
Në reagim thuhet se, bazuar në të dhënat zyrtare të Operatorit të Tregut, KOSTT siguron qytetarët dhe opinionin publik se EFT LLC nuk ka rezervuar në SEE CAO kapacitete ndërkufitare për furnizimin e konsumit të brendshëm në Kosovë, por me qëllim transiti të energjisë elektrike.
"Palët tregtare rezervojnë kapacitetet ndërkufitare në SEE CAO për import dhe eksport ndërkufitar të energjisë elektrike. Të hyrat nga shfrytëzimi i këtyre kapaciteteve ndahet ndërmjet OST-ve përkatëse sipas metodologjisë së SEE CAO. Theksojmë që KOSTT është themeluese dhe aksionar në SEE CAO së bashku me shtatë (7) OST-të e rajonit të Evropës Juglindore (Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mali i Zi, Shqipëri, Greqi, Turqi dhe Maqedoni e Veriut)", vijon njoftimi.
Ndër tjera, në reagim thuhet se SEE CAO është përgjegjëse për alokimin e kapaciteteve ndërkufitare të transmetimit të energjisë elektrike në dhjetë kufij të zonave të ofertimit në Evropën Juglindore.
"Alokimi kryhet përmes ankandeve eksplicite të bazuara në Net Transfer Capacity (NTC) në përputhje me kërkesat e Rregullores (KE) 714/2009 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit mbi kushtet për hyrje në rrjet për shkëmbimin ndërkufitar të energjisë elektrike dhe Traktatit të Komunitetit të Energjisë.
KOSTT mbetet i përkushtuar për forcimin e besimit publik përmes komunikimit të përgjegjshëm dhe informimit korrekt".Telegrafi/
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar sot lidhur me subvencionimin e energjisë elektrike.
Bajrami në një postim në Facebook shkruan se kjo është gënjeshtra më e madhe e kësaj qeverie.
Lexoni të plotë postimin:
''Subvencionimi i faturave të energjisë''
Energjia - korrupsioni dhe gënjeshtra më e madhe e kësaj Qeverie
Dje Albin Kurti përmes Hekuran Muratit na njoftoi se në këtë muaj ka nisur subvencionimi i faturave të energjisë elektrike.
ĂfarĂ« hipokrizie!
Derisa në tetor të vitit 2019 një familje mesatare në Kosovë ka paguar 54 Euro. A e dini sa ka paguar e njëjta familje në tetor të vitit 2025? Ka pagu 169 Euro. D.m.th. 300% më shumë, e tash kishin ''ne jemi për popull dhe po subvencionojmë faturat familjeve''.
Por, pos ngritjes sĂ« çmimit tĂ« energjisĂ« elektrike pĂ«r 300%, rreth 1300 biznese vendore, pjesa dĂ«rmuese prodhuese pas âliberalizimit tĂ« tregutâ çmimin e MWh qĂ« tetorin e vitit tĂ« kaluar e kanĂ« pagu 75 Euro tash e paguajnĂ« 206 Euro.
Ndërsa të dhënat e Doganës së Kosovës konfirmojnë se derisa Kosova për vitet 2015-2020 ka importu 273 milionë Euro energji, importi i energjisë gjatë pesë viteve të qeverisë së Albin Kurtit 2021 - shtator 2025 ka arritur në 811 milionë Euro.
A po e shihni mashtrimin?
Ani âpo ju subvencionojmĂ« faturatâ
Po i subvenciononi xhepat e tregtarëve të energjisë me të cilët keni lidhje të ngushta, me paratë e rinisë që ka ikë në mërgim e nga atje po e financon konsumin në Kosovë (krejt kjo lehtë e faktueshme). /Telegrafi/
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka ngritur shqetësimin për rritjen e varësisë së Kosovës nga importi i energjisë elektrike, duke theksuar se kostoja financiare po bie mbi qytetarët.
Sipas tij, Kosovës i është rritur ndjeshëm fatura e importit gjatë viteve të fundit.
âNga viti 2019 deri nĂ« vitin 2025, Kosova ka parĂ« njĂ« rritje tĂ« madhe tĂ« varĂ«sisĂ« nga importi i energjisĂ« elektrike. Shpenzimet pĂ«r import janĂ« rritur nga rreth 50 milionĂ« euro nĂ« vitin 2019, nĂ« mbi 168 milionĂ« euro nĂ« vitin 2024â, ka shkruar Shala nĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook.
Edhe sasia e energjisë së blerë nga jashtë, sipas tij është rritur në mënyrë serioze.
âSasia e energjisĂ« sĂ« importuar Ă«shtĂ« rritur nga 890 mijĂ« MĂh nĂ« vitin 2019 nĂ« mbi 1.3 milionĂ« MĂh nĂ« vitin 2024â, ka shkruar deputeti.
Shala fajëson performancën e dobët të prodhimit vendor, veçanërisht termocentralet e KEK-ut.
âKĂ«to shifra janĂ« pasojĂ« e performancĂ«s sĂ« dobĂ«t tĂ« prodhimit vendor, sidomos tĂ« termocentraleve tĂ« KEK-ut, tĂ« cilat vazhdimisht pĂ«rballen me rĂ«nie tĂ« njĂ«sive, riparime tĂ« stĂ«rzgjatura dhe efikasitet tĂ« ulĂ«tâ, u shpreh ai.
Deputeti ka theksuar se çdo mungesë në prodhim po mbulohet me import, shpesh me çmime të larta dhe se më fund pasojat i bart qytetari.
âĂdo mungesĂ« nĂ« prodhim duhet mbuluar me import, duke krijuar hapĂ«sirĂ« pĂ«r pĂ«rfitime tĂ« ndĂ«rmjetĂ«sve dhe tregtarĂ«ve. BarrĂ«n e paguajnĂ« qytetarĂ«t, pĂ«rmes rritjes sĂ« tarifave tĂ« aprovuara nga ZRREâ, ka theksuar Shala.
Shala e quan këtë situatë rezultat të keqqeverisjes aktuale dhe thotë se kërkohen masa urgjente.
âKjo krizĂ« e krijuar nga keqqeverisja aktuale e bĂ«n mĂ« tĂ« domosdoshme se kurrĂ« investimet e qĂ«ndrueshme nĂ« kapacitete tĂ« reja prodhuese dhe pĂ«rmirĂ«simin e menaxhimit nĂ« KEK. Sa mĂ« shpejt tĂ« largohet nga pushteti ky mentalitet qĂ« bllokon zhvillimin e projekteve tĂ« reja, aq mĂ« shpejt qytetarĂ«t do tĂ« kenĂ« çmime tĂ« pĂ«rballueshme dhe furnizim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«mâ, ka shkruar deputeti i PDK-sĂ«. /Telegrafi/
Rafuna numĂ«ron tri veprimet qĂ« qeveria e re duhet tâi bĂ«jĂ« urgjentisht nĂ« ekonomi
NĂ« âPĂ«rballje Podcastâ, kryetari i OdĂ«s Ekonomike tĂ« KosovĂ«s, Lulzim Rafuna, ka listuar tri fushat kryesore ku qeveria e re duhet tĂ« veprojĂ« menjĂ«herĂ« pĂ«r ta nxitur zhvillimin ekonomik tĂ« vendit e qĂ« sipas tij janĂ« energjia, infrastruktura dhe reformat fiskale e arsimore.
Ky podcast përkrahet nga kompania e derivateve EXFIS.
âDuhet me urgjencĂ« te pjesa e energjisĂ« me ba njĂ« ndĂ«rtim tĂ« ri tani,â ka deklaruar Rafuna, duke theksuar se Kosova ka nevojĂ« pĂ«r njĂ« investim tĂ« madh pĂ«r ta siguruar stabilitetin energjetik.
Ai shtoi se duhet tĂ« shtohen edhe kapacitetet alternative â me erĂ« dhe panele solare.
NĂ« infrastrukturĂ«, Rafuna tha se hekurudha Ă«shtĂ« urgjencĂ«, duke e quajtur atĂ« âprojekt top strategjik pĂ«r zhvillimin ekonomik dhe pĂ«r çështje sigurieâ.
âNuk guxon Kosova me mbetĂ« anashkur nĂ« proceset rajonale, duhet tĂ« lidhet me ShqipĂ«rinĂ«, KroacinĂ« e HungarinĂ« pĂ«rmes hekurudhĂ«sâ, u shpreh ai, nĂ« âPĂ«rballje Podcastâ nĂ« Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu.
âEnde diplomojmĂ« kuadra qĂ« nuk mund tĂ« gjejnĂ« veten nĂ« treg. Sfida mĂ« e madhe pĂ«r bizneset sot Ă«shtĂ« mungesa e fuqisĂ« punĂ«tore tĂ« kualifikuarâ, ka potencuar ai.
âDiplomacia ekonomike duhet me u udhĂ«heq prej sektorit privat. Biznesi Ă«shtĂ« ai qĂ« sjell biznesin nĂ« KosovĂ«. Hajde tĂ« jemi partnerĂ«, hajde tĂ« ulemi sĂ« bashku ta bĂ«jmĂ« njĂ« strategji dhe tĂ« ecim pĂ«rpara,â pĂ«rfundoi Rafuna./Telegrafi/.
NĂ« âPĂ«rballje Podcastâ, kryetari i OdĂ«s Ekonomike tĂ« KosovĂ«s, Lulzim Rafuna, ka thĂ«nĂ« se bizneset u detyruan tĂ« dalin nĂ« tregun e lirĂ« tĂ« energjisĂ« elektrike pa paralajmĂ«rim, duke u pĂ«rballur me çmime shumĂ«fish mĂ« tĂ« larta.
Ky podcast mbështetet nga kompania e derivateve EXFIS.
âKishim njoftim nga Zyra e Rregullatorit tĂ« EnergjisĂ« Elektrike qĂ« mĂ« 1 qershor tĂ« gjitha bizneset e mĂ«dha tĂ« dalin nĂ« tregun e hapurâ, tha Rafuna, duke theksuar se kjo i zuri kompanitĂ« nĂ« befasi.
âBizneset nuk ishin tĂ« pĂ«rgatitura. Disa kishin nisur investime nĂ« zgjerim, e u detyruan tâi ndalin dhe tâi orientojnĂ« drejt paneleve solare e bateriveâ.
Sipas tij, mungesa e konkurrencës në tregun e lirë krijoi hapësirë për monopole.
âNĂ« atĂ« kohĂ«, KEK-u sâfurnizonte, NOA refuzoi, dhe vetĂ«m KEDS pĂ«rmes KESCO-s mbeti furnizues. Ămimi i energjisĂ« u rrit 200 deri nĂ« 400 pĂ«r qind krahasuar me mĂ« herĂ«tâ, ka deklaruar ai nĂ« âPĂ«rballje Podcastâ me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu.
Rafuna theksoi se Oda nuk është kundër tregut të lirë, por kundër mënyrës si u zbatua.
âNuk jemi kundĂ«r daljes nĂ« treg tĂ« lirĂ«, por kemi kĂ«rkuar shtyrje proces transparent dhe dialog publik-privat qĂ« tĂ« mos dĂ«mtohen bizneset", ka thĂ«nĂ« Rafuna nĂ« âPĂ«rballje Podcastâ me kryeredaktorin e Telegrafit Muhamet Hajrullahu.
Ai shtoi se Oda Ekonomike e Kosovës nuk do të dorëzohet, duke kujtuar se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për padinë e ngritur kundër Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Ai ka shtuar se çmimi i rrymës po e mbyt prodhimin vendor dhe rritja e çmimit të energjisë elektrike ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kostos së prodhimit dhe në konkurrueshmërinë e bizneseve vendore.
Foto: Pjeter Monreca
âĂmim i energjisĂ« elektrike Ă«shtĂ« kosto operative pĂ«r biznesin dhe ajo kalkulohet nĂ« çmimin final tĂ« produktit. Me automatizĂ«m, produkti ynĂ« del mĂ« i shtrenjtĂ« se ai i importuar", tha Rafuna.
Ai paralajmëroi se kjo situatë po ndikon drejtpërdrejt te qytetarët dhe konsumatorët.
âQytetari ka mundĂ«si me zgjedhĂ« produkt mĂ« tĂ« lirĂ« me kualitet tĂ« ngjashĂ«m â dhe çka ndodh? Ai e merr produktin e importuar. Kjo e mbyt prodhimin vendorâ.
Sipas Rafunës, pasojat janë të dukshme.
âProdhuesit vendor janĂ« shumĂ« tĂ« shqetĂ«suar, sepse jo vetĂ«m qĂ« nuk mund ta rrisin prodhimin, por po e kanĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« edhe ta mbajnĂ« sasinĂ« aktuale nĂ« tregâ.
Në fund, ai theksoi se shpresa e bizneseve është në vendimin e Gjykatës Supreme dhe në dialogun institucional për përcaktimin e një periudhe të re për tranzicionin në tregun e lirë të energjisë.
Rafuna ka folur edhe për investimet e huaja, buxhetin etj. /Telegrafi/
Në Gjykatën Supreme të mërkurën është mbajtur seanca lidhur me padinë që Oda Ekonimike e Kosovës (OEK) ka paraqitur kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.
Kjo seancĂ« Ă«shtĂ« zhvilluar me ndĂ«rprerje tĂ« energjisĂ« elektrike herĂ« pas here, raporton âBetimi pĂ«r DrejtĂ«siâ.
Përfaqësuesi i paditëses OEK, avokati Ekrem Hoxha tha se komuniteti i bizneseve ka qenë i papërgatitur për një ndryshim kaq të madh dhe se procesi është zhvilluar në kundërshtim me ligjin.
Sipas avokatit Hoxha, konkurrenca reale në treg nuk ekziston, me arsyetimin se operatorët tjerë nuk garantojnë furnizim me energji elektrike.
âVetĂ« Ligji pĂ«r energji elektrike nĂ« hyrje tĂ« tij potencon se Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje tĂ« pjesshme me direktivat e BE-sĂ« dhe thirrja e paditurĂ«s se liberalizimi Ă«shtĂ« detyrim nga kĂ«to direktiva Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« referim i zbehtĂ« pĂ«r tĂ« arsyetuar njĂ« vendimmarrje tĂ« marrĂ« nga ZRrE,â shtoi ai.
Ndërkaq përfaqësuesi i ZRrE-së, Ymeridin Misini e kundërshtoi në tërësi padinë duke e cilësuar si të pabazuar në ligj. Tha se ZRrE-ja ka vepruar bazuar në parimet e transparencës dhe Kushtetutës.
Sipas Misinit, tashmë Gjykata Supreme e ka konstatuar si të palejuar kërkesën për masë të përkohshme me arsyetimin se nuk cenohet ndonjë pasojë e pariparueshme pas vendimit të Zyrës.
Misini ka shtuar se liberalizimi është obligim ndërkombëtar.
Në fund të seancës u bë e ditur se brenda afatit ligjor palët do ta pranojnë vendimin e Gjykatës.
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) më 19 gusht 2025 kishte dorëzuar padi ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), në Gjykatën Supreme për çështjen se daljes së bizneseve në treg të lirë të energjisë.
Ndryshe, vendimi për liberalizimin e tregut ka hyrë në fuqi më 1 qershor 2025, me të cilin të gjitha kompanitë me më shumë se 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro në vit, janë të obliguara të kalojnë në tregun e hapur. Kurse, më pas nisi shkyçja e bizneseve që nuk kanë nënshkruar kontrata për furnizim me energji. /BetimipërDrejtësi/
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në fillim të shtatorit paralajmëroi rishikim të tarifave të energjisë elektrike, duke mos e bërë të qartë nëse do të ketë ngritje apo ulje të çmimit të rrymës.
Si rrjedhojë e kësaj, komuniteti i biznesit ka shprehur shqetësim të madh për ndikimin që një vendim i tillë mund të ketë në ekonomi, e sidomos tek bizneset që kanë kaluar në tregun e hapur energjetik.
Lidhur me këtë shqetësim të bizneseve, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë për Telegrafin se bizneset tashmë po përballen me pasiguri të madhe për shkak të vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për daljen e bizneseve në tregun e hapur, pa konsultim paraprak me ta.
âNe si OdĂ« kemi ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha veprimet e mundshme ligjore dhe demokratike pĂ«r ta shprehur pakĂ«naqĂ«sinĂ« tonĂ« me vendimin e dhunshĂ«m tĂ« ZRRE-sĂ« pĂ«r tĂ« dalĂ« nĂ« treg tĂ« hapur, pa asnjĂ« konsultim me bizneset, pra pĂ«r fazĂ«n e tranzicionitâ, deklaroi Rafuna.
Ai paralajmëroi se periudha e dimrit tradicionalisht sjell rritje të çmimeve të energjisë, gjë që mund të rëndojë më tej gjendjen financiare të ndërmarrjeve.
âHistoria e viteve tĂ« kaluara na ka treguar se gjatĂ« muajve tetor deri nĂ« mars çmimi i energjisĂ« rritet, jo vetĂ«m nĂ« KosovĂ«, por edhe nĂ« bursat ndĂ«rkombĂ«tare. Gjithashtu, gjatĂ« kĂ«tyre muajve edhe konsumi Ă«shtĂ« mĂ« i madhâ, shtoi ai.
Rafuna bëri të ditur se Oda Ekonomike ka ngritur padi në Gjykatën Supreme dhe më 5 nëntor 2025 pritet të mbahet seanca gjyqësore me ZRRE-në.
âMĂ« datĂ« 5 nĂ«ntor 2025 do tĂ« kemi ballafaqimin nĂ« seancĂ« gjyqĂ«sore me ZRRE-nĂ« dhe presim qĂ« kolegji i GjykatĂ«s Supreme tĂ« vendosĂ« nĂ« favor tĂ« bizneseve. Kjo pĂ«r momentin Ă«shtĂ« mundĂ«sia e vetme ligjoreâ, tha Rafuna, duke shtuar se âpo tĂ« kishim pasur Parlament funksional, situata me siguri do tĂ« ishte ndrysheâ.
Në anën tjetër, drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Kushtrim Ahmeti, tha për Telegrafin se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me padinë që kjo dhomë ka ngritur kundër ZRRE-së, për shkak të shkeljeve në procesin e liberalizimit të tregut të energjisë.
âParalajmĂ«rimin e kemi parĂ«, diçka zyrtare deri mĂ« tani nuk ka. Ne ende jemi nĂ« pritje tĂ« njĂ« vendimi nga Gjykata Themelore nĂ« PrishtinĂ« lidhur me padinĂ« qĂ« e kemi ushtruar kundĂ«r ZRRE-sĂ«, sa i pĂ«rket shkeljeve tĂ« bĂ«ra nĂ« procesin e liberalizimit tĂ« tregut tĂ« energjisĂ« elektrikeâ, deklaroi Ahmeti.
Ai kujtoi se rritja e çmimit të energjisë prej 16.1% që hyri në fuqi më herët këtë vit tashmë ka ndikuar negativisht në ekonomi.
âVetĂ«m rritja e çmimit tĂ« energjisĂ« pĂ«r konsumatorĂ«t e rregulluar prej 16.1% dhe liberalizimi i tregut tashmĂ« po i tregojnĂ« pasojat negative pĂ«r bizneset, ekonominĂ« dhe qytetarĂ«t. NjĂ« rritje e re e çmimit vetĂ«m sa do ta bĂ«jĂ« edhe mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« bĂ«rit biznes nĂ« vendin tonĂ« dhe do ta ngarkojĂ« edhe mĂ« shumĂ« jetĂ«n e qytetarĂ«veâ, theksoi Ahmeti.
Sipas tij, Dhoma e Tregtisë mbetet kategorikisht kundër çdo rritjeje të re të çmimit të energjisë.
âAshtu siç kemi qenĂ« kundĂ«r rritjes prej 16.1% dhe procesit tĂ« liberalizimit tĂ« tregut tĂ« energjisĂ«, edhe pĂ«r kĂ«tĂ« jemi kundĂ«r. PĂ«r veprimet tona tĂ« mĂ«tejshme do tâju njoftojmĂ«â, shtoi ai.
Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe me përfaqësuesit e ZRRE-së për të marrë qëndrimin e tyre lidhur me këto shqetësime, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.
Kujtojmë se vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë hyri në fuqi më 1 qershor, me gjithë kundërshtimet nga bizneset.
Ky vendim ka prekur 1.300 kompani të mëdha, të cilat kanë më shumë se 50 punëtorë, ose qarkullim vjetor prej mbi 10 milionë euro.
Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2016, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme.
NĂ« vendet e Bashkimit Evropian, procesi i liberalizimit tĂ« tregut tĂ« energjisĂ« ka filluar nĂ« fund tĂ« viteve â90 me qĂ«llim rritjen e konkurrencĂ«s, efikasitetit, sigurisĂ« dhe zgjedhjes pĂ«r konsumatorĂ«t. /Telegrafi/
Shefja e Grupit Parlamentar e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se në fillim të muajit ka dhënë dëshminë e saj në Prokurorinë Speciale të Kosovës, që sipas saj po heton çështjen e energjisë elektrike.
Bajrami në një postim në Facebook shkruan se gjatë këtij mandati çmimi i energjisë elektrike u dyfishua për familjet dhe u trefishua për bizneset, por siç thotë ajo ka një lajm të mirë se çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Lexoni të plotë postimin e saj:
Qytetarët këto ditë po marrin faturat e energjisë elektrike, fatura që po varfëron buxhetin e secilës familje.
Tetori sâka qenĂ« aspak i ftohtĂ«, por secili prej tyre tashmĂ« brengoset: sa do tĂ« jetĂ« fatura nĂ« nĂ«ntor, dhjetor e janar?
Mos harroni kurrë:
Gjatë këtij mandati, çmimi i energjisë elektrike u dyfishua për familjet dhe u trefishua për bizneset.
Bashkë me rritjen e çmimit të energjisë, u rritën edhe çmimet e çdo produkti vendor dhe kjo hapi rrugën për rritjen e çmimeve të importeve.
Kjo është dhurata e drejtpërdrejtë e politikave të Kurtit, politikë që pasuron disa dhe po varfëron secilën familje në Kosovë.
Por ka një lajm të mirë:
ĂĂ«shtja e energjisĂ« elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e KosovĂ«s.
Në fillim të këtij muaji kam dhënë dëshminë time në Prokurorinë Speciale, për atë që unë e quaj mafi energjetike!. /Telegrafi/
Ndërsa tensionet gjeopolitike rriten dhe kriza klimatike bëhet gjithnjë e më urgjente, Bashkimi Evropian po kërkon të përmirësojë lidhjet energjetike midis shteteve anëtare, shkruan euronews.
Duke vepruar në bashkim në vend të një blloku të fragmentuar, BE-ja do të jetë në gjendje të "rrisë sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe të integrojë më shumë burime të rinovueshme në tregjet e energjisë", tha Komisioni Evropian.
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), importet dhe eksportet e energjisë elektrike midis vendeve anëtare evropiane të OECD-së janë rritur ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit, transmeton Telegrafi.
Por, cilat vende kanë normat më të larta të importit neto - që do të thotë se blejnë më shumë energji elektrike sesa shesin? Dhe cilat vende janë eksportuese neto, duke shitur më shumë energji elektrike sesa blejnë?
Midis 35 vendeve evropiane në vitin 2024, 13 ishin eksportuese neto të energjisë elektrike, ndërsa 21 ishin importuese neto, sipas Eurostat. Vetëm një vend, Qiproja, nuk raportoi importe energjie elektrike.
Varësia nga importet
Mënyra kryesore për të parë se sa mbështetet një vend në importet e energjisë elektrike, është duke parë importet neto si përqindje e përdorimit të tij total të energjisë elektrike. Nëse kjo normë është pozitive, kjo do të thotë që një vend importon më shumë energji elektrike sesa eksporton, ndërsa një shifër negative tregon se vendi eksporton më shumë sesa importon.
Midis 35 vendeve në vitin 2024, 'importet neto si përqindje e energjisë elektrike të disponueshme për konsum përfundimtar' ishin mesatarisht -0.5% në BE. Mesatarisht, vendet e BE-së eksportojnë më shumë sesa importojnë.
Eksportet neto më të larta në Suedi dhe Francë
Në disa vende, eksportet neto të energjisë elektrike tejkalojnë importet. Suedia mban pozicionin më të fortë me -27%, e ndjekur nga afër nga Franca me -22%.
Sllovenia (-19%), Norvegjia (-14%), Sllovakia (-13%), Ăekia (-12%) dhe Austria (-10%) janĂ« gjithashtu eksportuese tĂ« forta tĂ« energjisĂ« elektrike.
Midis katër ekonomive më të mëdha të BE-së, Franca (-22%) dhe Spanja (-4%) janë eksportuese neto, ndërsa Gjermania (6%) dhe Italia (18%) janë importuese neto.
Jacques Percebois, profesor në Universitetin e Montpellier, vuri në dukje se vendet eksportuese neto janë ato me prodhim të konsiderueshëm hidroelektrik, si Suedia dhe Norvegjia, ose një flotë të madhe bërthamore, për shembull në Francë dhe Suedi.
Vendet importuese neto janë ato me një përqindje të lartë të burimeve të rinovueshme me ndërprerje, pasi ato importojnë shumë kur nuk ka erë ose diell.
Mund të ndodhin luhatje vjetore
Shifrat mund të ndryshojnë ndjeshëm nga një vit në tjetrin, siç është e dukshme kur krahasohen të dhënat e viteve 2024 dhe 2023.
Për shembull, ndërsa Greqia ishte një importuese neto me një normë prej 10% në vitin 2023, ajo u bë një eksportuese neto në vitin 2024 me një total prej -0.6%. Në mënyrë të ngjashme, norma e importit neto të Kroacisë u rrit ndjeshëm nga 10% në 26% gjatë së njëjtës periudhë.
Ekspertët gjithashtu i referohen përzierjes së energjisë dhe modeleve të përdorimit të energjisë elektrike në këto luhatje.
John Springford, bashkëpunëtor në Qendrën për Reformën Evropiane (CER), tha se vendet që mbështeten në gaz për të vendosur çmimin e energjisë elektrike do të kenë tendencë të importojnë më shumë energji elektrike.
âVendet nĂ« tĂ« cilat gazi Ă«shtĂ« mĂ« shpesh prodhuesi marxhinal do tĂ« jenĂ« importues neto mĂ« tĂ« mĂ«dhenj. MeqenĂ«se çmimi i gazit Ă«shtĂ« mĂ« i lartĂ« dhe ata e pĂ«rdorin gazin mĂ« shpesh, kĂ«to vende do tĂ« zbulojnĂ« se importojnĂ« mĂ« shumĂ« nga termocentralet me çmime mĂ« tĂ« ulĂ«ta jashtĂ« venditâ, tha ai.
Rina Bohle Zeller, udhëheqëse e programit për politikën energjetike të BE-së në Agora Energiewende, vuri në dukje se Gjermania ishte një eksportuese neto e energjisë elektrike për dy dekada përpara se të bëhej një importuese neto e energjisë elektrike në vitin 2023. Kjo vazhdoi më pas në vitin 2024.
Arsyet pas kĂ«tij ndryshimi pĂ«rfshijnĂ« âçmimet mĂ« tĂ« larta tĂ« karbonit, tĂ« cilat e kanĂ« bĂ«rĂ« qymyrin gjerman mĂ« pak konkurrues nĂ« tregun evropianâ dhe âdaljen nga puna tĂ« tre reaktorĂ«ve bĂ«rthamorĂ«â, tha Zeller.
Ajo shtoi se një ndërtim i energjisë së rinovueshme në vendet fqinje ka rritur gjithashtu furnizimin me kosto të ulët.
Vëllimi neto: Italia importuesja më e madhe
Duke parë vëllimin neto të tregtisë së energjisë elektrike, dy ekonomi të mëdha qëndrojnë në anë të kundërta. Italia është importuesja më e madhe neto, me 51,000 GWh, e ndjekur nga Gjermania me 26,269 GWh.
Në të kundërt, Franca është eksportuesi më i madh neto i energjisë elektrike në vlera absolute, me 89,851 GWh, e ndjekur nga Suedia me 33,435 GWh.
"Franca u bë eksportuesi më i madh i energjisë elektrike në botë në vitin 2024 me eksporte neto të energjisë elektrike që arritën në një rekord prej 90 TWh, që korrespondon me më shumë se konsumi vjetor i energjisë elektrike i Belgjikës", tha Zeller.
Kjo u nxit kryesisht nga rimëkëmbja e prodhimit bërthamor dhe një rritje prej 10% në prodhimin e burimeve të rinovueshme.
Kur perëndon dielli i Gjermanisë, lind era e Danimarkës
"Tregtia ndërkufitare e energjisë elektrike është një tipar thelbësor i sistemit energjetik të Evropës. Shkëmbime të tilla e bëjnë energjinë elektrike më të lirë për familjet dhe industrinë evropiane, ndërsa janë gjithashtu mënyra më me kosto të ulët për të garantuar sigurinë e furnizimit", tha Zeller.
Gjithashtu lehtëson integrimin e energjisë së rinovueshme të ndryshueshme - prodhimi i së cilës luhatet në varësi të motit - duke ulur kështu emetimet e sektorit të energjisë, shtoi ajo.
"Për shembull, prodhimi i energjisë së erës në Danimarkë mund të rritet kur prodhimi diellor i Gjermanisë zvogëlohet në mbrëmje", theksoi Zeller. /Telegrafi/
QytetarĂ«t e KosovĂ«s mund tĂ« aplikojnĂ« nga sot pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar nga Programi pĂ«r Mbrojtjen e KonsumatorĂ«ve tĂ« CenueshĂ«m tĂ« EnergjisĂ« Elektrike pĂ«r periudhĂ«n 2025â2026.
Sipas njoftimit zyrtar, familjet që kanë aplikuar vitin e kaluar nuk kanë nevojë të riaplikojnë, pasi të dhënat e tyre janë bartur automatikisht për vitin e ri, raporton Telegrafi.
MegjithatĂ«, nĂ« rast se ka ndryshime nĂ« numrin e anĂ«tarĂ«ve tĂ« familjes, vendbanimin apo njehĂ«sorin elektrik, kĂ«to mund tĂ« pĂ«rditĂ«sohen nĂ« formularin ekzistues, pĂ«rpara se tĂ« klikohet opsioni âAplikoâ.
Ky program synon të mbështesë familjet më të cenueshme ekonomikisht gjatë stinës së dimrit, duke lehtësuar përballjen me shpenzimet e energjisë elektrike.
Kriteret kryesore të përfitimit:
Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
Të kenë të ardhura deri në 150 euro për anëtar;
Të kenë pasuri të paluajtshme deri në 100,000 euro.
Subvencionet do të llogariten sipas formulës së përllogaritjes bazuar në të ardhurat mesatare familjare dhe në faturën mujore të energjisë elektrike.
Aplikimi do të jetë i hapur për gjashtë muaj, por autoritetet ftojnë të gjithë aplikuesit e rinj dhe ata që kanë ndryshime në të dhëna të aplikojnë gjatë muajit tetor, pasi pagesat retroaktive nuk do të realizohen. /Telegrafi/
Kryeministri nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti dhe ministrja nĂ« detyrĂ« e EkonomisĂ«, Artane Rizvanolli kanĂ« vizituar termocentralin âKosova Bâ, nĂ« pĂ«rmbyllje tĂ« punimeve nĂ« rehabilitimin dhe modernizimin e njĂ«sisĂ« B2.
Kurti deklaroi se modernizimi i kĂ«saj njĂ«sie prodhuese âgaranton stabilitet afatgjatĂ« tĂ« furnizimit me energji elektrike pĂ«r gjithĂ« vendinâ.
Ai shtoi se kapaciteti prodhues është rritur për 35 megavat orë, për çka tha se sistemi është më efikas, më i qëndrueshëm dhe më i sigurt.
Pas vizitĂ«s nĂ« termocentralin âKosova Bâ, Kurti tha se ky Ă«shtĂ« njĂ« sukses dhe e arritur e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r vendin.
âSot po shĂ«nojmĂ« pĂ«rmbylljen me sukses tĂ« njĂ« prej projekteve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« KorporatĂ«s Energjetike tĂ« KosovĂ«s (KEK) qĂ« nga ndĂ«rtimi. Modernizimi i njĂ«sisĂ« prodhuese B2, qĂ« garanton stabilitetin afatgjatĂ« tĂ« furnizimit me energji elektrike pĂ«r gjithĂ« vendin. Jemi kĂ«tu bashkĂ« me ministren nĂ« detyrĂ« tĂ« EkonomisĂ«, Artane Rizvanolli, gjithashtu edhe me kryeshefin, ushtruesin e detyrĂ«s sĂ« korporatĂ«s tĂ« kryeshefit nĂ« KEK, Gramoz Hashanin. Pastaj me kryetarin e bordin tĂ« KEK-ut, Valdrin Krasniqi dhe me anĂ«tarĂ«t e tjerĂ« tĂ« bordit qĂ« tâi pĂ«rgĂ«zojmĂ« punĂ«torĂ«t dhe KEK-un nĂ« pĂ«rgjithĂ«si pĂ«r kĂ«tĂ« tĂ« arritur shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r vendin tonĂ«â, tha ai.
âKy projekt ishte planifikuar qĂ« tĂ« zbatohej nga prilli deri nĂ« shtator sivjet, si ndĂ«rhyrje e thellĂ« teknike dhe inxhinierieke, e cila e ka transformuar njĂ«sinĂ« e prodhimit nĂ« njĂ« sistem shumĂ« mĂ« efikas, mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe mĂ« tĂ« sigurt.
Ky Ă«shtĂ« sukses i madh i ekipit tĂ« KEK-ut, i mbĂ«shtetur nga qeveria dhe partnerĂ«t teknik, i cili sot po kurorĂ«zohet me kĂ«to rezultate tĂ« prekshme e tĂ« dukshme. PĂ«rmasat dhe rezultatet kryesore janĂ« me sa vijon: kapaciteti prodhues Ă«shtĂ« rritur pĂ«r 35 megavat orĂ«, pa asnjĂ« ndryshim nĂ« parametrat bazĂ« tĂ« funksionimit. Dikur e dimĂ« shumĂ« mirĂ« qĂ« kĂ«tu kemi parĂ« shifra tre shifrore tĂ« cilat e kishin numrin 2 nĂ« fillim, tash e kanĂ« numrin 3 dhe kur kĂ«saj pĂ«rafĂ«rsisht, kapacitetit prej 318 megavat tĂ« B2 ia shtojmĂ« edhe atĂ« prej 277 tĂ« B1, i afrohet kapacitetit tĂ« gjithmbarshĂ«m prej afĂ«r 600 megavatĂ«ve vetĂ«m nga termocentrali Kosova Bâ, shtoi Kurti.
Më tej, Kurti theksoi se me investimet në këtë sistem janë kursyer edhe miliona euro në mirëmbajtje.
âEfiçienca e sistemit Ă«shtĂ« ngritur ndjeshĂ«m falĂ« teknologjisĂ« sĂ« re dhe modernizimit tĂ« turbinĂ«s qĂ« tash garanton prodhim mĂ« tĂ« madh dhe me mĂ« pak konsum energjie tĂ« brendshme. Konsumi i thĂ«ngjillit Ă«shtĂ« ulur nga 1.3 ton nĂ« 1.15 ton pĂ«r megavat orĂ«, duke dĂ«shmuar pĂ«rmirĂ«sim tĂ« dukshĂ«m nĂ« procesin e konvertimit tĂ« energjisĂ«. PĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n sasi tĂ« megavatĂ«ve orĂ« tĂ« prodhuar, tash kemi ndotje mĂ« tĂ« ulĂ«t falĂ« pĂ«rdorimit mĂ« efikas tĂ« lĂ«ndĂ«ve djegĂ«se. JetĂ«gjatĂ«sia e njĂ«sisĂ« tĂ« shtuar pĂ«r rreth 20 vjet, ndĂ«rkaq cikli i mirĂ«mbajtjes sĂ« pajisjeve tĂ« reja Ă«shtĂ« shtyrĂ« nga 6 nĂ« 9 vjet. NjĂ« pĂ«rmirĂ«sim qĂ« do tĂ« kursej miliona euro nĂ« mirĂ«mbajtje dhe do tĂ« garantojĂ« stabilitet mĂ« tĂ« madh afatgjatĂ«â, u shpreh Kurti.
Ministrja nĂ« detyrĂ« e EkonomisĂ«, Artane Rizvanolli tha se investime tĂ« ngjashme do tĂ« bĂ«hen edhe nĂ« bllokun B1 gjatĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m. Aktualisht, sipas saj, po prodhohet nĂ« dy blloqe tĂ« termocentralit âKosova Aâ dhe dy blloqe tĂ« âKosova Bâ.
âArsyeja pse ka rĂ«nĂ« prodhimi i KEK-ut gjatĂ« gjashtĂ« muajve tĂ« fundit ka qenĂ« pikĂ«risht sepse kanĂ« qenĂ« duke u bĂ«rĂ« kĂ«to investime tĂ« cilat janĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« prej pas mĂ« shumĂ« se 40 vitesh prej kur funksionon termocentrali Kosova B dhe pikĂ«risht kjo sakrificĂ« afatshkurtĂ«r na sjell kĂ«to rezultate tĂ« cilat janĂ« afatgjate nĂ« kuptim edhe tĂ« rritjes sĂ« prodhimit qĂ« Ă«shtĂ« rritur pĂ«r 35 megavat kapaciteti tashmĂ« pas kĂ«tyre investimeve qĂ« janĂ« bĂ«rĂ«, edhe jetĂ«gjatĂ«sinĂ« e termocentralit edhe kohĂ«zgjatjen qĂ« do tĂ« punojĂ« termocentrali pa pasur nevojĂ« pĂ«r ta ndalur pĂ«r remonte tĂ« gjata kapitale.
TĂ« gjitha kĂ«to do tĂ« thonĂ« qĂ« siguria jonĂ« e furnizimit Ă«shtĂ« mĂ« e lartĂ«, do tĂ« thotĂ« qĂ« do tĂ« duhet tĂ« importojmĂ« mĂ« pak dhe mund tĂ« eksportojmĂ« mĂ« shumĂ« dhe rezultatet tashmĂ« po shihen, vetĂ«m si rezultat i futjes nĂ« funksion tĂ« bllokut disa ditĂ« para se qĂ« ka qenĂ« e planifikuar, pesĂ« ditĂ« pĂ«rpara, eksporti i KEK-ut gjatĂ« asaj periudhe ka qenĂ« dy milionĂ« euro vetĂ«m pĂ«r atĂ« pesĂ« ditĂ«shâ, deklaroi Rizvanolli. /kp/