Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po frikëson bizneset

25 December 2025 at 09:02


Nga 1 janari sipas ligjit të ri do të nisë të zbatohet norma progresive e tatimit në pronë. Në bazë të ligjit pritet që pronave komerciale t’u rritet tatimi, siç thuhet, deri 300%. Në këtë situatë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, përmend ambientin e rënduar në Kosovës për bizneset.

“Mes shumë sfidave që ka kaluar biznesi, sfidë e rradhës është edhe kjo, ligji i ri për tatimin në pronë që rrezikon bizneseve tu rritet tatimi në pronë deri në 200-300%…”, tha Rafuna për RTV21.

Qeveria në vitin 2024 përmes ligjit për buxhetin kishte prolonguar ligjin e ri për tatimin në pronë për janarin e viti 2026. Arsyetimi i ministrisë për shtyrjen e zbatimit të këtij ligji lidhet mos funksionalizimin e sistemit që bënë përllogaritjet e reja. Ndërkohë, në këtë situatë ish-ministri i financave Haki Shatri përmend sfidat që ka shtyrja e serishme e këtij ligji.

“Këta atë vit e shtynë ligjin përmes ligjit për buxhetin, dihet që atëherë kanë pasur 51% dhe ajo arroganca e numrave edhe ndodhi qysh ndodhi u prolongua. Tash prap përmes ligjit për buxhetin në një nen të veçant kanë vendosë me e shty, por, zvarritja që bënë në mosfromimin e institucioneve dhe shkuarja sërish në zgjedhje rrezikon që bizneset kësti i parë i tatimit në pronë t’i prekë me dyfish apo trefish më shtrenjtë bizneset…”, tha Shatri.

Aktualisht shkalla tatimore për pronat komerciale është 0.17% e vlerës së pronës. Në bazë të shkallës tatimore progresive komunat kanë hapësirë që të tatimojnë një pronë prej 0.10% të vlerës së saj deri në 1%. Në këtë mënyrë nëse vlera e një prone biznesore është 7 milionë euro dhe e njëjta me ligjin aktual ka paguar tatim rreth 12 mijë euro me shkallën tatimore progresive i bie të paguaj tatim mbi 26 mijë euro. Ndërkohë për pronat me vlerë mbi 100 milionë euro, bizneset do të paguajnë tatim minimalisht rreth 600 mijë euro. Në gjithë situatën e krijuar, shqetësimi kryesor për bizneset mbetet mos formimi i institucioneve të cilat do të mund të adresonin sfidën e rradhës që i pret bizneset për këtë çështje.

“Rreziku është që ska institucione dhe ligji do të hyjë në fuqi pa pasur mundësi të ndërrohet…”, tha Kushtrim Ahemti nga dhoma e tregtisë.

Taksa progresive e tatimit në pronë e cila shtrenjton tatimin në pronë për bizneset deri në 200% u tha se ndikon negativisht edhe tek investitorët e huaj për të cilët vlerësohet se Kosova ka nevojë të madhe.

Deficiti tregtar në muajin nëntor 469 milionë euro, OEK: Pasqyrë e gjendjes ekonomike

24 December 2025 at 19:00


Gjatë muajit nëntor, vlera e mallrave të cilat i prodhuam i shitëm në shtetet tjera, e mbuloi vetëm 15.7% të vlerës së mallrave që importuam nga vendet tjera.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave deficiti tregtar ishte fiks 469.9 milionë euro, pra eksportuam 87.7 milionë euro mallra, ndërsma importuam ose blemë nga shtet të tjera mallra në vlerë 557.6 milionë euro.

Sikurse çdo vit e muaj pas luftës, edhe gjatë nëntorit 2025 ekonomia vendore ka vazhduar të operojë me deficit, pra shumëfish më shumë kemi blerë mallra sesa që kemi prodhuar dhe shitur në vendet tjera.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave tregojnë se diferenca negative në favor të importit është pothuajse 470 milionë euro.

Eksporti i mallrave në muajin nëntor 2025 kishte vlerën 87,7 milion Euro, ndërsa importi 557,6 milion Euro. Eksporti ka shënuar rënie për 9,5%, ndërsa edhe importi është ulur për 1,6%, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Eksporti e mbulon importin vetëm me 15.7%, pra gati 85% është diferenca negative e raportit eksport-import.

Metalet bazë e përbëjnë mbi 20% të eksportit, ndërkaq tek importi makineritë dhe pajisjet mekanike e elektrike e përbëjnë mbi 13% të sasisë.

Mbi 30% e eksportit shkon në Bashkimin Europian, e po ashtu mbi 43% të importit gjatë nëntorit erdhi nga 27 vendet anëtare të Unionit Europian.

Oda Ekonomike e Kosovës e ka pritur me shqetësin këtë raport duke vlerësuar se është pasqyrues i qartë për gjendjen e keqe në të cilën ndodhet ekonomia dhe prodhuesit vendor.

“Në qoftë se i shohim të dhënat e 11 mujorshit të vitit të kaluar me 11 mujorshin të këtij vitit shohim se importi po rritet, ndërsa eksporti ka ra dhe psh. mbulueshmëria është vetëëm 13%, e deficitit tregtar kurse në vlera e kemi mbi 5 miliardë deficitin tani që nuk e mbulojmë me eksportin”, ka deklaruar Lulzim Rafuna – Kryetar i Odës Ekonomike.

Sipas kryetarit të Odës Ekonmike përkundër parashikimeve shumë optimiste nga institucionet vendore mesatarja reale e rritjes ekonomike për këto 11 muaj është rreth 3.4%.

Sipas të dhënave zyrtare të ASK-së, inflacioni për muajin nëntor ka arritur në 5.3%. /RTVD/

Rafuna ia gjen Kurtit shembujt e dy vendeve evropiane ku ministrat e Financave janë bërë kryetarë të odave ekomomike

12 December 2025 at 15:57


Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ky ku i fundit tha se është përçudnim sesi dikush si ministër i Financave dikur të bëhet kryetar i Odës Ekonomike të Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Deklaratë kjo që Kurti e bëri në emisionin “Politiko” në Kanal10, kur iu tha se Qeveria nuk ka një dialog të mirë me odat.

“Oda Ekonomike Kosovës i mbylli hyrjet dhe daljet e Prishtinës me një rast. Këtë e bëri kryetari i kësaj ode i cili ka qenë ushtrues detyrës i Ministrit të Financave në kohën e PDK-së. Kjo i bie që kryetari i OEK-ut herën e ardhshme me u bë Avni Zogiani, kështu është Rafuna. Nuk ia ndaloj Zogianit, por nuk bëhet. Kur thoni Oda Ekonomike, njeriu mendon që aty është një ndërmarrës i zellshëm. Ka qenë ministër i financave. Më gjeni një vend demokratik ku ministri i Financave bëhet kryetar i Odës Ekonomike. Ministri I financave, kryetar i OEK-ut këto janë përçudnim në vendin tonë, këto janë përcudtni që janë trashëgimi e mbrapsht e të kaluarës”, tha mbrëmë Kurti.

Por kryetari i OEK, Lulzim Rafuna në një intervistë për Ekonomia Online ia ka gjetur Kurti shembujt të ngjashëm që kanë ndodhur në vende të tjera, e po ashtu ka sqaruar pozicionin e tij të dikurshëm.

“Për hir të korrektësisë, kryeministri Kurti nuk e di, por për hir të korrektësisë së publikut, unë asnjëherë nuk kam qenë ushtrues i detyrës së ministrit të Financave; kam qenë ministër në detyrë, dhe është dallim shumë i madh mes ushtruesit të detyrës dhe ministrit në detyrë. Kam qenë ministër në detyrë që kam mbuluar një fazë të tranzicionit. Sa i përket asaj që nuk është praktikë, më lejoni t’ju sjell vetëm dy shembuj konkretë, që në shumë vende të rajonit dhe të Bashkimit Evropian janë ministrat që janë edhe kryetarë të odave. Shembull, e kemi kryetarin e odave evropiane, i cili është edhe ministër i Ekonomisë së Çekisë dhe ai tani ushtron për dy mandate si president i odës evropiane; po ashtu e kemi edhe kolegun nga Oda Ekonomike e Kroacisë”, tha ai.

Rafuna nënvizoi se Oda që ai drejton është e gatshme të krijojë partneritet me institucionet e Kosovës.

“Kështu që është një praktikë dhe një mundësi shumë e mirë dhe e madhe që një kryetar i odës të vijë prej institucioneve publike, sepse shërben si ndërmjetësues dhe si urë mes sektorit privat dhe institucioneve publike: si për të avokuar për interesat e sektorit privat, ashtu edhe për të qenë një partner shumë i mirë për shkak të njohurisë që e ka në institucionet publike, për t’u ndihmuar atyre dhe ekzekutivit në avancimin e politikave për zhvillimin ekonomik të vendit. Jam shumë i lumtur se ku kemi arritur me Odën Ekonomike të Kosovës dhe, e theksoj me përgjegjësi, oda është gati 24 orë në shtatë ditë të javës, partnere e institucioneve të Republikës së Kosovës për të mirën e ekonomisë së vendit”, theksoi ai.

Kryetari i OEK-ut tha se nuk ka pasur dialog për një kohë të gjatë me qeverinë.

“Ne për një kohë të gjatë nuk kemi pasur dialog me qeverinë dhe ka munguar dialogu publiko-privat. Ne, përkundër mungesës së dialogut, përmes mediumeve jemi munduar t’i çojmë kërkesat, ta alarmojmë qeverinë që një politikë që nuk ka qenë e mirë, e që ka mundur të ndikojë negativisht te bizneset siç ka qenë puna e energjisë elektrike ta adresojmë, dhe kemi gjetur forma të tjera komunikimi për t’ia dërguar qeverisë nëse ajo politikë vlen apo jo”, tha ai.

Rafuna foli edhe për sifdat që janë përballur bizneset, duke përmendur çështjen e energjisë elektrike.

“Biznesi, jemi dëshmitarë, është përballur me probleme si çështja e energjisë elektrike, mospasja e institucioneve funksionale, ku 1 miliard euro marrëveshje ndërkombëtare rrin në Kuvendin e Kosovës të pa ratifikuara; më pas shumë fonde që është dashur t’i marrim nuk kemi mundur t’i marrim për shkak të sanksioneve nga Bashkimi Evropian, ku Oda Ekonomike do t’i drejtohet komisioneres Kaja Kallas që të largohen këto masa ndaj Kosovës. Nuk ka qenë një vit shumë i mirë për bizneset e Kosovës dhe jam krenar se, përkundër sfidave, biznesi i ka qëndruar vendit të vet, zhvillimit ekonomik, dhe ka avancuar në integrimin në Bashkimin Evropian”, shtoi ai.

Oda Ekonomike e Kosovës padit Entin Rregullator të Energjisë: Po shkel tregun e lirë

By: armand
8 December 2025 at 16:27

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) njoftoi të hënën se e ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale një padi kundër rregullatorit të energjisë në vend, duke e akuzuar për disa shkelje, përfshirë “moszbatimin” e vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me tregun e lirë të energjisë. OEK tha në Facebook se i paditi kryesuesin e Zyrës së Rregullatorit […]

The post Oda Ekonomike e Kosovës padit Entin Rregullator të Energjisë: Po shkel tregun e lirë appeared first on BoldNews.al.

OEK i jep afat Rizvanollit deri më 8 dhjetor: Sillni prova ndryshe nis procedura për shpifje

5 December 2025 at 19:38


Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka reaguar ashpër pas deklarimeve të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila sot para mediave e ka përmendur OEK-un si “akter politik opozitar”, duke pretenduar se institucioni ka dekurajuar bizneset të aplikojnë për skemat e granteve.

Në një komunikatë për media, OEK ka thënë se këto deklarime janë të pavërteta, të dëmshme dhe të papranueshme, duke theksuar se institucioni për dekada ka qenë partner konstruktiv i të gjitha qeverive, pavarësisht përbërjes së tyre politike.

“Oda Ekonomike e Kosovës në mënyrë të vazhdueshme i ka inkurajuar bizneset të aplikojnë në çdo skemë mbështetëse, përfshirë ato për grante, duke e parë këtë si instrument të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik,” thuhet në reagim.

OEK thekson se ka qenë gjithmonë promotori më aktiv në informimin e ndërmarrjeve vendore për mundësitë financiare, teknike dhe institucionale, dhe se çdo pretendim i kundërt “tenton të njollosë kontributin dhe reputacionin e institucionit”.

Sipas OEK-ut, duket se ndikimi i qëndrueshëm i këtij institucioni në zhvillimin ekonomik të vendit “po i pengon disa akterë”, të cilët – sipas tyre – po zgjedhin diskurs të pavërtetë në mungesë argumentesh.

Institucioni ka kërkuar nga ish-ministrja Rizvanolli që deri më 08 dhjetor 2025 të paraqesë prova të qarta dhe të verifikueshme në lidhje me pretendimet se OEK ka ndikuar te ndonjë kompani për të mos aplikuar në skemat e granteve.

Në të kundërt, OEK paralajmëron hapje të procedurave ligjore për shpifje dhe dëmtim të reputacionit.

Në komunikatë përmendet gjithashtu edhe çështja e futjes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë, për të cilën OEK thotë se ka shkaktuar “vështirësi serioze financiare dhe operacionale” për shumë ndërmarrje.

“Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e përkushtuar të punojë profesionalisht, në mënyrë të pavarur dhe pa përfshirje politike, duke mbrojtur interesin e bizneseve dhe ekonomisë së vendit,” përfundon reagimi.

OEK i jep ZRRE-së 5 ditë afat: Zbatoni vendimin e Supremes ose do të dorëzojmë kallëzim penal

1 December 2025 at 14:44


Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka reaguar ashpër ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke e akuzuar për keqinterpretim të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme në lëndën P.A.nr.18/2025 dhe duke paralajmëruar kallëzim penal ndaj kryetarit të Bordit të këtij institucioni, nëse vendimi nuk zbatohet brenda pesë ditësh.

Në njoftimin e saj, OEK thekson se Gjykata Supreme ka konfirmuar se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike është zbatuar në kundërshtim me ligjin, pa analizë konkurrence, pa konsultime publike dhe jashtë kompetencave ligjore të rregullatorit.

Sipas OEK-ut, vendimi i Supremes është “i formës së prerë, i pakontestueshëm dhe i detyrueshëm për zbatim të menjëhershëm”.

Oda kritikon ashpër komunikatën e ZRRE-së të datës 18 nëntor, duke e cilësuar si tentim për të “relativizuar këtë vendim, duke krijuar pasiguri të re ligjore dhe duke ekspozuar bizneset ndaj rreziqeve ekonomike dhe dëmeve të mëtejshme”.

Në reagim thuhet se: “Vendimi i Gjykatës Supreme është i detyrueshëm për zbatim nga çdo institucion publik. Asnjë organ administrativ nuk mund ta interpretojë ose ta zbehë efektin juridik të këtij vendimi. Çdo veprim i bazuar në aktet e shfuqizuara bie ndesh me rendin juridik të Republikës së Kosovës.”

Sipas OEK-ut, bizneset janë dëmtuar rëndë nga procesi i liberalizimit që tashmë është konfirmuar si i paligjshëm, duke u përballur me rritje çmimesh, kontrata të imponuara dhe depozita të pajustifikuara.

OEK kërkon nga ZRRE që brenda pesë ditësh kalendarikë të ndërmarrë hapat e detyrueshëm.

“Të publikojë një komunikatë të re dhe të korrigjuar mbi vendimin e Gjykatës Supreme, të ndalojë çdo interpretim të pasaktë të vendimit, të rikthejë bizneset e prekura në Shërbimin Universal, të rillogarisë faturat e periudhës së liberalizimit të paligjshëm dhe të zbatojë në mënyrë të plotë dhe të pakushtëzuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme”, thuhet në njoftim.

Nëse këto veprime nuk ndërmerren brenda afatit, OEK paralajmëron se do të dorëzojë kallëzim penal ndaj kryetarit të Bordit të ZRRE-së, si përgjegjës për pengimin e zbatimit të një vendimi të formës së prerë.

Sipas njoftimit, moszbatimi i vendimit dëmton rëndë konkurrueshmërinë e bizneseve vendore, besueshmërinë e investitorëve, stabilitetin ekonomik, sigurinë juridike në sektorin energjetik dhe imazhin e vendit si destinacion për investime.

OEK shton se procesi i paligjshëm ka “krijuar kosto të larta operative, ka cenuar planifikimin financiar dhe ka pamundësuar investime të reja, duke rrezikuar mijëra vende pune”.

Në fund të njoftimit, OEK garanton se do të vazhdojë mbrojtjen juridike të bizneseve të prekura, dhe se nuk do të lejojë që vendimet e formës së prerë të injorohen.

“Shteti ligjor funksionon vetëm kur vendimet e gjykatave zbatohen. Asnjë institucion nuk mund të qëndrojë mbi ligjin,” përfundon njoftimi i OEK-ut. /Telegrafi/

Forumi Ekonomik i Brezovicës 2025 konfirmon Ballkanin si destinacion strategjik për investime

26 November 2025 at 18:46


Me pjesëmarrje të gjerë nga rajoni dhe Evropa, u përmbyll me sukses Forumi Ekonomik i Brezovicës 2025, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me WB6 CIF.

Ngjarja u vlerësua si një nga forumet më të rëndësishme ekonomike në Ballkan, duke nxjerrë në pah potencialin e rajonit si destinacion strategjik për investime dhe bashkëpunim afatgjatë.

I mbajtur në Brezovicë, vend me rëndësi të veçantë historike dhe simbolike, forumi mblodhi përfaqësues të lartë nga institucionet evropiane dhe rajonale, përfshirë EUROCHAMBRES, Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC) nga Sarajeva, si dhe delegacione nga odat ekonomike dhe bizneset e gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor.

Tema qendrore e edicionit, “Ballkani si Mundësi”, theksoi nevojën për një rajon më të integruar ekonomikisht, më të hapur për investime dhe më konkurrues në kontekstin e afrimit me Bashkimin Evropian. Pjesëmarrësit theksuan se Ballkani Perëndimor ndodhet në një moment kyç për të forcuar bashkëpunimin rajonal, novacionin dhe partneritetet ndërkufitare.

Kontribut të rëndësishëm në diskutime dha Banka Qendrore e Kosovës, e cila prezantoi planet për modernizimin e sistemit financiar dhe krijimin e një ekosistemi më gjithëpërfshirës dhe të diversifikuar, si në Kosovë ashtu edhe në nivel rajonal.

“Kjo ka qenë një ditë e jashtëzakonshme për të promovuar Kosovën dhe rajonin. Brezovica është dëshmuar si platformë unike për të diskutuar potencialin real dhe hapat konkretë përpara,” deklaroi kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Forumi u mbështet nga partnerë kryesorë si Banka Ekonomike, Siguria, Fondi Rajonal i Sfidave dhe HBC Coca-Cola, të cilët luajtën rol të rëndësishëm në realizimin e këtij edicioni.

Duke u bazuar në suksesin e këtij viti, Oda Ekonomike e Kosovës dhe WB6 CIF konfirmuan se Forumi Ekonomik i Brezovicës do të mbahet çdo vit.

Edicioni i ardhshëm, Brezovica Economic Forum 2026, pritet të zgjerojë pjesëmarrjen dhe të trajtojë tema edhe më strategjike, duke krijuar një platformë të qëndrueshme për një të ardhme më të integruar dhe konkurruese të Ballkanit Perëndimor.

OEK thirrje ZRRE-së: Ktheni tregun e energjisë në pikën zero, ndryshe pasojnë masa civile e penale

18 November 2025 at 20:35


Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë thirrje që ta zbatohet aktgjykimi i Gjykatës Supreme për liberalizimin e tregut të energjisë dhe që kjo çështje të kthehet në pikën zero. Kryetari i OEK-së, Lulzim Rafuna tha se do të ndërmarrin veprime civile dhe penale, në rast se nuk ndodhë një gjë e tillë.

Gjykata Supreme e Kosovës, dje i ka shfuqizuar dy nene të udhëzuesit për liberalizimin e tregut të energjisë, duke thënë se ato kanë krijuar pasiguri juridike dhe ekonomike për konsumatorët e energjisë elektrike në vend.

Gjykata i shpalli të paligjshme dhe i shfuqizoi nenin 8 të udhëzuesit për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike nga janar 2017, dhe nenin 2 të udhëzuesit për ndryshimin dhe plotësimin e këtij udhëzuesi.

Anulimi i këtyre dy neneve, sipas Rafunës, nënkupton që çështja e tregut të lirë është kthyer në pikën zero.

“I bëjmë thirrje Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që ta implementojë aktgjykimin e Gjykatës Supreme, ta kthejë gjendjen në pikën zero, sepse e ka kthyer Gjykata Supreme nuk është që po mbetet në vullnetin e ZRRE-së ta kthejë në pikën zero. Dhe të fillojë me përgatit bazën ligjore, atë që e thamë deri më tash konkurrencën, për ta siguruar sigurinë juridike dhe ekonomike që janë parimet bazë dhe kushtetuese. Në rast se nuk ndodhë kjo Oda Ekonomike do të ndërmerr veprime tjera civile dhe penale, sepse në këtë rast do të ishte dashur edhe Prokuroria Speciale exoficio të fillojë procedurën, sepse në mënyrë të kundërligjshme i keni nxjerrë bizneset duke shkaktuar dëm me vetëdije apo pa vetëdije, me qëllim apo pa qëllim dëmin e ke bërë te qytetarët dhe ekonominë e vendit”, deklaroi Rafuna.

Në njoftimin e djeshëm, gjykata njoftoi padinë e Odës Ekonomike të Kosovës kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila në qershor urdhëroi bizneset e mëdha të dalin në treg të lirë të energjisë.

Supremja ka vlerësuar se kategorizimi i konsumatorëve në aktet nënligjore nuk është i mbështetur me përkufizime juridike apo ekonomike, gjë që ka krijuar konfuzion në praktikë për shumë biznese.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha para mediave se ZRRE duhet që t’i kthejë në çmimin e rregulluar të gjitha bizneset që janë detyruar të dalin në treg të lirë.

"Zyra e Rregullatorit të Energjisë është dashur që KEDS-in ta njoftojë dhe t’i kthejë në çmimin e rregulluar të gjitha këto biznese, 1300 biznese që i ka detyruar të dalë në tregun e lirë dhe duhet të ulet ta sigurojë ose ta krijojë bazën e qartë ligjore, po ashtu në bashkëpunim me ne ta caktojë një periudhë të caktuar ose një datë të caktuar të muajit të caktuar, së bashku ta caktojmë me dialog sepse edhe Gjykata Supreme konstaton që ZRRE nuk e ka konsultuar Autoritetin e Konkurrencës, nuk e ka pasur një dialog publiko-privat me sektorin privat dhe për këtë arsye ZRRE duhet të ulet bashkë me sektorin privat dhe së bashku ta caktojmë se kur duhet të dalim në tregun e lirë në mënyrë që ta përmbushim kushtin e sigurisë juridike dhe sigurisë ekonomike”, tha ai.

Tutje, Rafuna ka përsëritur se nuk janë kundër daljes në treg të lirë, por që sipas tij nuk janë bërë përgatitjet e duhura.

“Zyra e Rregullatorit të Energjisë me interpretimin që e ka bërë dhe me veprimet që i ka ndërmarrë i ka shkaktuar dëm të madh sektorit privat, i ka shkaktuar dëm të madh sigurisë së vendit dhe i ka shkaktuar dëm të madh edhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. Sipas të dhënave të ASK-së, një agjencion i cili është në Zyrën e Kryeministrit, ato të dhëna na argumentojnë se inflacioni e ka kaluar 5.1 për qind dhe shtytësi kryesor i kësaj rritje të inflacionit prej 5.1 për qind që nënkupton që i ka varfëruar qytetarët e Republikës të Kosovës, është pikërisht rritja e çmimit të energjisë elektrike. Gjersa në muajin qershor ka qenë 5.4 për qind ndikimi në inflacion i çmimit të energjisë elektrike, në muajin shtator kjo ka arritur në 17.4 për qind”, deklaroi Rafuna.

Avokati Ekrem Hoxha, i cili përfaqësoi Odën Ekonomike në këtë proces tha se aktgjykimi i Gjykatës Supreme nuk mund të ankimohet,

“Ky aktgjykim në vokabularin juridik nënkupton se është aktgjykim i formës së prerë dhe nuk mund të ankimohet tutje. Dispozitivi i aktgjykimit është shprehimor dhe i qartë dhe e urdhëron ZRRE-në që të publikojë vendimin në faqen e saj zyrtare, kjo urdhëresë me nënkuptim dhe lexim të procedurave dhe bazës ligjore të ZRRE-së nënkupton që ZRRE-ja tani e tutje duhet ta njoftojë KESCO-n që baza ligjore për fillimin e procesit të liberalizimit të tregut të energjisë ka rënë ndesh me ligjin dhe procedurat e aplikuara dhe ne presim si profesionistë ligjor që ZRRE ta respektojë këtë aktgjykim dhe të fillojë procedurat për korrigjimin e bazës ligjore”, përfundoi ai.

Vendimi i qershorit i rregullatorit të energjisë i detyroi të gjitha bizneset e mëdha në vend - me mbi 50 punëtorë dhe qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro – të dalin në treg të lirë të energjisë.

Kjo do të thotë se këto biznese nuk furnizohen më me tarifa të rregulluara pra në tregun universal, por blejnë energjinë sipas ofertave të kompanive private, të licencuara për tregtim.

Vendimi i ZRRE-së ishte kundërshtuar ashpër nga bizneset, me anë të protestave dhe ankesave të shumta. Sipas komunitetit të biznesit, pasojat nga liberalizimi i tregut janë të mëdha për bizneset me rritjen e kostos dhe siç kishin theksuar ata, kjo mund të rrezikojë largimin masiv të punëtorëve dhe uljen e prodhimit vendor. /kp/

​Rafuna: Forumi Ekonomik në Brezovicë do të jetë platformë për dialogun mes qeverisë dhe biznesit

9 November 2025 at 14:05



Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në “Përballje Podcast” ka paralajmëruar mbajtjen e Forumit Ekonomik të Kosovës në Brezovicë, një ngjarje që do të shërbejë si urë bashkëpunimi mes sektorit publik dhe atij privat.

“Në fund të nëntorit do ta organizojmë Forumin Ekonomik në Brezovicë. Qëllimi është që në një ambient të hapur, pa protokolle, t’i ulemi bashkë – qeveria, bizneset, komuniteti akademik dhe partnerët ndërkombëtarë – për të folur hapur për sfidat dhe zgjidhjet e ekonomisë sonë,” tha Rafuna. Ky podcast përkrahet nga kompania e derivateve EXFIS.

Sipas tij, Brezovica do të kthehet për disa ditë në kryeqendër të dialogut ekonomik të vendit, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, investitorë, kompani të huaja dhe organizata financiare ndërkombëtare.

“Nuk ka rëndësi kush është në pushtet. Rëndësi ka që ekonomia të jetë prioritet dhe bizneset të dëgjohen. Ky forum do të jetë vendi ku do të fillojmë të ndërtojmë këtë dialog të munguar,” shtoi Rafuna.

- YouTube www.youtube.com

Ai theksoi se Oda Ekonomike e Kosovës do të vazhdojë të luajë rolin e saj si urë lidhëse mes qeverisë, investitorëve dhe sektorit privat, duke theksuar se bashkëpunimi është çelësi për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik./Telegrafi/.

Rafuna numëron tri veprimet që qeveria e re duhet t’i bëjë urgjentisht në ekonomi

7 November 2025 at 15:35


Rafuna numëron tri veprimet që qeveria e re duhet t’i bëjë urgjentisht në ekonomi

“Përballje Podcast”, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka listuar tri fushat kryesore ku qeveria e re duhet të veprojë menjëherë për ta nxitur zhvillimin ekonomik të vendit e që sipas tij janë energjia, infrastruktura dhe reformat fiskale e arsimore.

Ky podcast përkrahet nga kompania e derivateve EXFIS.

“Duhet me urgjencë te pjesa e energjisë me ba një ndërtim të ri tani,” ka deklaruar Rafuna, duke theksuar se Kosova ka nevojë për një investim të madh për ta siguruar stabilitetin energjetik.



Ai shtoi se duhet të shtohen edhe kapacitetet alternative – me erë dhe panele solare.

Në infrastrukturë, Rafuna tha se hekurudha është urgjencë, duke e quajtur atë “projekt top strategjik për zhvillimin ekonomik dhe për çështje sigurie”.

“Nuk guxon Kosova me mbetë anashkur në proceset rajonale, duhet të lidhet me Shqipërinë, Kroacinë e Hungarinë përmes hekurudhës”, u shpreh ai, në “Përballje Podcast” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu.

Lulzim Rafuna e Muhamet Hajrullahu n\u00eb "P\u00ebrballje Podcast" Foto: Pjetër Monreca

Në aspektin fiskal, Rafuna kërkoi reformë urgjente në TVSH dhe tatimin doganor.

“Nuk shkon ma që biznesi me kreditu shtetin. Tatimi doganor duhet të eliminohet – kështu hiqen shumë procedura burokratike që e pengojnë biznesin sot”, tha ai.

Ai foli edhe për lidhjen e arsimit me tregun e punës.

- YouTube www.youtube.com

“Ende diplomojmë kuadra që nuk mund të gjejnë veten në treg. Sfida më e madhe për bizneset sot është mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar”, ka potencuar ai.

Në fund, Rafuna kërkoi një qasje të re në diplomacinë ekonomike.

“Diplomacia ekonomike duhet me u udhëheq prej sektorit privat. Biznesi është ai që sjell biznesin në Kosovë. Hajde të jemi partnerë, hajde të ulemi së bashku ta bëjmë një strategji dhe të ecim përpara,” përfundoi Rafuna./Telegrafi/.

Rafuna: Bizneset u detyruan të dalin në tregun e lirë energjetik, kjo po e mbyt prodhimin vendor

7 November 2025 at 11:24


Në “Përballje Podcast”, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se bizneset u detyruan të dalin në tregun e lirë të energjisë elektrike pa paralajmërim, duke u përballur me çmime shumëfish më të larta.

Ky podcast mbështetet nga kompania e derivateve EXFIS.

“Kishim njoftim nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike që më 1 qershor të gjitha bizneset e mëdha të dalin në tregun e hapur”, tha Rafuna, duke theksuar se kjo i zuri kompanitë në befasi.

“Bizneset nuk ishin të përgatitura. Disa kishin nisur investime në zgjerim, e u detyruan t’i ndalin dhe t’i orientojnë drejt paneleve solare e baterive”.

Sipas tij, mungesa e konkurrencës në tregun e lirë krijoi hapësirë për monopole.

“Në atë kohë, KEK-u s’furnizonte, NOA refuzoi, dhe vetëm KEDS përmes KESCO-s mbeti furnizues. Çmimi i energjisë u rrit 200 deri në 400 për qind krahasuar me më herët”, ka deklaruar ai në “Përballje Podcast” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu.

- YouTube www.youtube.com

Rafuna theksoi se Oda nuk është kundër tregut të lirë, por kundër mënyrës si u zbatua.

“Nuk jemi kundër daljes në treg të lirë, por kemi kërkuar shtyrje proces transparent dhe dialog publik-privat që të mos dëmtohen bizneset", ka thënë Rafuna në “Përballje Podcast” me kryeredaktorin e Telegrafit Muhamet Hajrullahu.

Ai shtoi se Oda Ekonomike e Kosovës nuk do të dorëzohet, duke kujtuar se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për padinë e ngritur kundër Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Ai ka shtuar se çmimi i rrymës po e mbyt prodhimin vendor dhe rritja e çmimit të energjisë elektrike ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kostos së prodhimit dhe në konkurrueshmërinë e bizneseve vendore.

Lulzim Rafuna nga Oda Ekonomike e Kosov\u00ebs n\u00eb "P\u00ebrballje Podcast" n\u00eb Telegrafi.com me kryredaktorin Muhamet Hajrullahu Foto: Pjeter Monreca

“Çmim i energjisë elektrike është kosto operative për biznesin dhe ajo kalkulohet në çmimin final të produktit. Me automatizëm, produkti ynë del më i shtrenjtë se ai i importuar", tha Rafuna.

Ai paralajmëroi se kjo situatë po ndikon drejtpërdrejt te qytetarët dhe konsumatorët.

“Qytetari ka mundësi me zgjedhë produkt më të lirë me kualitet të ngjashëm – dhe çka ndodh? Ai e merr produktin e importuar. Kjo e mbyt prodhimin vendor”.

Sipas Rafunës, pasojat janë të dukshme.

“Prodhuesit vendor janë shumë të shqetësuar, sepse jo vetëm që nuk mund ta rrisin prodhimin, por po e kanë të vështirë edhe ta mbajnë sasinë aktuale në treg”.

Në fund, ai theksoi se shpresa e bizneseve është në vendimin e Gjykatës Supreme dhe në dialogun institucional për përcaktimin e një periudhe të re për tranzicionin në tregun e lirë të energjisë.

Rafuna ka folur edhe për investimet e huaja, buxhetin etj. /Telegrafi/

Rritja e mundshme e çmimit të energjisë shqetëson bizneset, OEK dhe DhTIK paralajmërojnë vështirësi financiare

29 October 2025 at 12:25


Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në fillim të shtatorit paralajmëroi rishikim të tarifave të energjisë elektrike, duke mos e bërë të qartë nëse do të ketë ngritje apo ulje të çmimit të rrymës.

Si rrjedhojë e kësaj, komuniteti i biznesit ka shprehur shqetësim të madh për ndikimin që një vendim i tillë mund të ketë në ekonomi, e sidomos tek bizneset që kanë kaluar në tregun e hapur energjetik.

Lidhur me këtë shqetësim të bizneseve, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë për Telegrafin se bizneset tashmë po përballen me pasiguri të madhe për shkak të vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për daljen e bizneseve në tregun e hapur, pa konsultim paraprak me ta.

“Ne si Odë kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme ligjore dhe demokratike për ta shprehur pakënaqësinë tonë me vendimin e dhunshëm të ZRRE-së për të dalë në treg të hapur, pa asnjë konsultim me bizneset, pra për fazën e tranzicionit”, deklaroi Rafuna.

Ai paralajmëroi se periudha e dimrit tradicionalisht sjell rritje të çmimeve të energjisë, gjë që mund të rëndojë më tej gjendjen financiare të ndërmarrjeve.

“Historia e viteve të kaluara na ka treguar se gjatë muajve tetor deri në mars çmimi i energjisë rritet, jo vetëm në Kosovë, por edhe në bursat ndërkombëtare. Gjithashtu, gjatë këtyre muajve edhe konsumi është më i madh”, shtoi ai.

Rafuna bëri të ditur se Oda Ekonomike ka ngritur padi në Gjykatën Supreme dhe më 5 nëntor 2025 pritet të mbahet seanca gjyqësore me ZRRE-në.

“Më datë 5 nëntor 2025 do të kemi ballafaqimin në seancë gjyqësore me ZRRE-në dhe presim që kolegji i Gjykatës Supreme të vendosë në favor të bizneseve. Kjo për momentin është mundësia e vetme ligjore”, tha Rafuna, duke shtuar se “po të kishim pasur Parlament funksional, situata me siguri do të ishte ndryshe”.

Në anën tjetër, drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Kushtrim Ahmeti, tha për Telegrafin se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me padinë që kjo dhomë ka ngritur kundër ZRRE-së, për shkak të shkeljeve në procesin e liberalizimit të tregut të energjisë.

“Paralajmërimin e kemi parë, diçka zyrtare deri më tani nuk ka. Ne ende jemi në pritje të një vendimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë lidhur me padinë që e kemi ushtruar kundër ZRRE-së, sa i përket shkeljeve të bëra në procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike”, deklaroi Ahmeti.

Ai kujtoi se rritja e çmimit të energjisë prej 16.1% që hyri në fuqi më herët këtë vit tashmë ka ndikuar negativisht në ekonomi.

“Vetëm rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët e rregulluar prej 16.1% dhe liberalizimi i tregut tashmë po i tregojnë pasojat negative për bizneset, ekonominë dhe qytetarët. Një rritje e re e çmimit vetëm sa do ta bëjë edhe më të vështirë të bërit biznes në vendin tonë dhe do ta ngarkojë edhe më shumë jetën e qytetarëve”, theksoi Ahmeti.

Sipas tij, Dhoma e Tregtisë mbetet kategorikisht kundër çdo rritjeje të re të çmimit të energjisë.

“Ashtu siç kemi qenë kundër rritjes prej 16.1% dhe procesit të liberalizimit të tregut të energjisë, edhe për këtë jemi kundër. Për veprimet tona të mëtejshme do t’ju njoftojmë”, shtoi ai.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe me përfaqësuesit e ZRRE-së për të marrë qëndrimin e tyre lidhur me këto shqetësime, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.

Kujtojmë se vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë hyri në fuqi më 1 qershor, me gjithë kundërshtimet nga bizneset.

Ky vendim ka prekur 1.300 kompani të mëdha, të cilat kanë më shumë se 50 punëtorë, ose qarkullim vjetor prej mbi 10 milionë euro.

Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2016, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme.

Në vendet e Bashkimit Evropian, procesi i liberalizimit të tregut të energjisë ka filluar në fund të viteve ’90 me qëllim rritjen e konkurrencës, efikasitetit, sigurisë dhe zgjedhjes për konsumatorët. /Telegrafi/

OEK: Barkodat ndërkombëtare së shpejti edhe për produktet e Kosovës

23 October 2025 at 10:20


Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka zhvilluar një takim me Kryetaren e Fondacionit GS1 Turqi, Elif Muftuoglu.

Në njoftimin e OEK-ut thuhet se gjatë takimit, u shpreh falënderimi dhe mirënjohja për mbështetjen e vazhdueshme që GS1 Turqia i ka dhënë Kosovës në procesin e anëtarësimit në rrjetin ndërkombëtar të barkodave GS1 – sistem që siguron identifikim dhe njohje globale të produkteve.

“Falë këtij bashkëpunimi, GS1 Kosova do të nisë me sukses lëshimin e barkodave ndërkombëtare, duke i hapur rrugë produkteve të Kosovës për njohje dhe prezencë më të gjerë në tregjet ndërkombëtare.

Ky hap do të shtojë vlerën, besueshmërinë dhe sigurinë e produkteve kosovare, si për konsumatorët vendorë ashtu edhe për ata ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim.

Oda Ekonomike e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë për GS1 Turqinë dhe Elif Muftuoglu për bashkëpunimin e sinqertë dhe përkrahjen profesionale në këtë proces të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. /Telegrafi/

Kosova shteti i vetëm në rajon ende jashtë CEMT, anëtarësimi është i domosdoshëm për transportuesit e mallrave në BE

18 October 2025 at 15:00


Kosova, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina, ende nuk është bërë anëtare e Konferencës Evropiane të Ministrave të Transportit e quajtur CEMT, çka konsiderohet se kufizon mundësitë e transportuesve me mallra të vendit tonë në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

CEMT, është një marrëveshje multilaterale e cila i mundëson kompanive transportin e mallrave në vendet evropiane drejt një destinacioni të caktuar apo kalimin transit nëpër një apo më shumë shtete anëtare të CEMT-it.

Kjo certifikatë ndryshe, njihet edhe si leje kalimi-ndërkombëtar dhe ka rëndësi të veçantë edhe për mbrojtjen e ambientit.

Nga Shoqata e Transportit të Mallrave të Kosovës thonë se anëtarësimi në licencën CEMT do t’ua lehtësonte transportin dhe do të ulte kostot e operimit. Ndërkaq, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) e vlerëson si shumë të rëndësishëm anëtarësimin e vendit në çdo organizatë ndërkombëtare, përfshirë edhe CEMT-in.

Kurse, nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) për KosovaPress thonë se janë në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) dhe po lobojnë përmes kanaleve diplomatike tek vendet mike për të siguruar përkrahjen e nevojshme.

Qëllimi, sipas tyre, është që pas dorëzimit të aplikimit zyrtar, Kosova të ketë votat e mjaftueshme për anëtarësim në CEMT.

CEMT, ndër të tjera lëshon leje ndërkombëtare për transportin rrugor të mallrave. Konferenca Evropiane e Ministrave të Transportit (e njohur gjithashtu si Forumi Ndërkombëtar i Transportit) është një organizatë ndërkombëtare e përqendruar në politikat dhe infrastrukturën e transportit, veçanërisht përmes lejeve shumëpalëshe CEMT që lehtësojnë transportin ndërkufitar të mallrave në Evropë.

Shembull, me lejen CEMT mund të lejohet transporti i mallrave me rrugë ndërmjet vendeve anëtare pa pasur nevojë për autorizime të veçanta për çdo udhëtim, çka lehtëson transportin ndërkufitar të mallrave, duke e bërë atë edhe më efikas.

Kryetari i Shoqatës së Transportit të Mallrave të Kosovës, Muhamet Thaçi, thotë se Kosova është dashur të jetë prej kohësh anëtare e CEMT-it, pasi kjo do t’i vendoste transportuesit kosovarë në pozitë të barabartë me ata të rajonit dhe të Evropës.

Ai thekson se shoqata që ai drejton do të angazhohet për këtë proces në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

Sipas Thaçit, anëtarësimi në CEMT do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në lehtësimin e punës së transportuesve, duke mundësuar qarkullim më të shpejtë të mallrave dhe zvogëlim të kostove të transportit.

Ai shton se, përmes kësaj leje, kompanitë vendore do të kishin mundësi të kryejnë transport në destinacione të ndryshme në Evropë, pa pengesa administrative që aktualisht i ngadalësojnë.

"Kosova është dashur të jetë anëtare e CEMT-it. Duhet të bëhet patjetër për arsye se të bëhemi të barabartë transportuesit e Kosovës me ata të rajonit dhe të Evropës. Ne si shoqatë do të angazhohemi rreth anëtarësimit, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës. Sa i përket [anëtarësimit] në CEMT, do të na lehtësonte punët e transportit në Evropë dhe Rajon pasi të gjitha vendet që na rrethojnë janë të anëtarësuara në CEMT. Pastaj, mund të bëjmë transport, të shkarkojmë ne vende dhe destinacione të ndryshme në Evropë dhe gjetiu...[Anëtarësimi në CEMT do të ndikonte] në shpejtësinë e transportit që mund ta bëjë në vendet e caktuara dhe kur të lehtësohet, lehtësohen edhe shpenzimet për transport", thotë Thaçi.

Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna thotë se anëtarësimi i Kosovës në CEMT dhe në organizata të tjera ndërkombëtare është thelbësor për përmbushjen e standardeve dhe përshtatjen me zhvillimet e reja globale.

Ai thekson se transportuesit kosovarë përballen me pengesa të shumta burokratike që u pamundësojnë depërtimin në tregjet rajonale, ndërsa sipas tij, kompanitë e huaja po marrin tregun.

Sipas Rafunes, përveç anëtarësimeve ndërkombëtare, nevojiten edhe reforma të brendshme në Ministrinë e Infrastrukturës për të fuqizuar sektorin e transportit.

"Është e rëndësishme shumë. Çdo anëtarësim në çdo organizatë ndërkombëtare do t'i ndihmojë Kosovës për t'i plotësuar standardet, por edhe për të qenë në trend me zhvillimet dhe ndryshimet e fundit. Ne jemi duke jetuar në një kohë ku ndryshimet bëhen brenda ditës, sidomos tani pas Inteligjencës Artificiale. Çdo anëtarësim në çdo organizatë ndërkombëtare, në çdo konferencë, marrëveshje është i mirëseardhur për të bërë ndryshimin...Si Odë Ekonomike kemi themeluar Shoqatën e Transportit për arsye se ka shumë pengesa që kanë transportuesit tanë.

Nuk e tregun jo vetëm Kosovë, por në rajonin hiç se hiç nuk kanë mundur të depërtojnë, por sidomos në Kosovë, për shkak të pengesave, burokracisë, dokumenteve të panevojshme që i kanë, nuk kanë mundësi që të zgjerohen. Dhe më pas vijnë na e marrin tregun kompanitë serbe, kompanitë turke, maqedone e kështu me radhë...Kompanitë tona nuk mund të jenë prezentë në asnjë vend të rajonit. Ne duhet të anëtarësohemi në çdo organizatë, çdo konferencë, por duhet të bëjmë ndryshime dhe reforma të brendshme brenda Ministrisë së Infrastrukturës për t'ia mundësuar transportit tonë që të zhvillohet si degë”, thekson Rafuna.

Lidhur me anëtarësimin në CEMT, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në një përgjigje me shkrim për KosovaPress thonë se kanë parashtruar kërkesën zyrtare tek MPJD-ja dhe po ndjekin hapat proceduralë për t’u bërë anëtare e këtij mekanizmi ndërkombëtar.

MMPHI-ja thekson se koordinimi i ngushtë me MPJD-në është i domosdoshëm për të përgatitur aplikimin formal.

Po ashtu, siç thonë nga kjo ministri, po lobojnë përmes kanaleve diplomatike dhe takimeve bilaterale me vendet anëtare për të siguruar përkrahjen maksimale.

“MMPHI-ja ka parashtruar kërkesën zyrtare tek MPJD për të proceduar tutje kërkesën tonë për anëtarësim në ECMT, megjithatë duhet të kemi parasysh faktin se për t’u anëtarësuar zyrtarisht në këtë mekanizëm duhet ndjekur disa hapa proceduralë paraprak për të arritur deri tek parashtrimi i kërkesës formale tek ky mekanizëm. MMPHI-ja është në koordinim të ngushtë me MPJD-në për veprimet që duhet ndjekur në raport me kërkesën për anëtarësim. Në këtë kuptim duhet cekur faktin se jemi duke lobuar përmes kanaleve diplomatike tek vendet mike që janë anëtare në këtë mekanizëm, po ashtu edhe në takimet bilaterale që kemi në kuadër të komisioneve teknike të përbashkëta me vendet respektive për zbatimin dhe mbikëqyrjen e marrëveshjeve bilaterale, për të arritur përkrahjen maksimale të vendeve anëtare, në mënyrë që sapo të dorëzohet zyrtarisht aplikimi tek sekretariati i ECMT-së, të kemi votat e mjaftueshme për pranim, respektivisht anëtarësim”, thonë nga MMPHI-ja përmes emailit në përgjigjen e tyre.

Një listë jo përfundimtare e shteteve anëtare në CEMT përfshinë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, Serbinë, Kroacinë, Slloveninë, Greqinë, Italinë, Austrinë, Gjermaninë, Francën, Zvicrën, Hungarinë, Bullgarinë, Rumaninë, Poloninë, Çekinë, Sllovakinë, Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar (Britania), Spanjën, Portugalinë, Danimarkën, Suedinë, Finlandën, Norvegjinë, Holandën, Belgjikën, Luksemburgun e shumë shtete të tjera botërore.

Më 5 nëntor shqyrtohet padia e OEK ndaj ZRrE-së për tregun e lirë energjetik

4 October 2025 at 10:56


Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka caktuar datën 05 nëntor 2025, ora 10:00, për mbajtjen e seancës gjyqësore në objektin e Pallatit të Drejtësisë (Salla e Gjykimeve), lidhur me padinë e iniciuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

OEK thekson se seanca ka për qëllim shqyrtimin e ligjshmërisë së një akti nënligjor me të cilin, në mënyrë të padrejtë dhe në dëm të bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës, është marr vendim që kompanitë të nxirren me dhunë në tregun e lirë të energjisë elektrike.

“Ne konsiderojmë se ky vendim cenon interesat e përgjithshme ekonomike, rrit pasigurinë për konsumatorët dhe vendos barrë të padrejtë mbi bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik në vend.

Ftojmë ekspertët e fushës së energjisë, shoqërinë civile dhe të gjithë akterët relevantë të kontribuojnë me analizat dhe dëshmitë e tyre profesionale, me qëllim që para gjykatës të vërtetohet se ky vendim është i dëmshëm dhe i pajustifikueshëm.

Besojmë fuqishëm se vetëm përmes transparencës, përfshirjes dhe zërit të përbashkët të qytetarëve dhe bizneseve, mund të mbrohen interesat publike dhe të sigurohet një treg energjie i drejtë dhe funksional në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lansohet platforma digjitale për fuqizimin e agrobizneseve në Kosovë

24 September 2025 at 16:11


Është lansuar platforma AGRO B2B, një hapësirë digjitale e krijuar për të lidhur bizneset dhe për të fuqizuar sektorin bujqësor në Kosovë dhe rajon.

Kjo platformë synon të shërbejë si urë lidhëse për agrobizneset kosovare, duke u mundësuar prodhuesve të prezantojnë produktet e tyre, të bashkëpunojnë me partnerë potencialë dhe të kenë qasje në tregje të reja ndërkombëtare.

Përmes saj, prodhimet vendore fitojnë më shumë dukshmëri dhe shanse për tregti në një treg global që kërkon produkte të sigurta, të gjurmueshme dhe cilësore.

Në ceremoninë e lansimit, fjalët hyrëse i mbajtën:

Naim Krasniqi, Menaxher i Përgjithshëm i Fondacionit AgroDev,

Astrid Wein, Drejtore e Caritas-it Zviceran në Kosovë,

Lulzim Rafuna, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës,

Zef Dedaj, u.d. Drejtor Ekzekutiv i KIESA-s.

Folësit përgëzuan nismën dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit për ta bërë platformën funksionale, dinamike dhe të dobishme për komunitetin e agrobizneseve.

Prezantimin për funksionalitetet dhe mundësitë që ofron AGRO B2B e bëri Viola Xhemajli nga Fondacioni AgroDev.

Ngjarja mblodhi përfaqësues të institucioneve, organizatave partnere, shoqatave kombëtare, agrobizneseve, fermerëve liderë, përfaqësues të bankave, institucioneve mikrofinanciare dhe Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Kjo iniciativë u realizua nga Fondacioni AgroDev Kosovo, me mbështetjen e Programit EREA që implementohet nga Caritas Switzerland in Kosovo dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC).

Odat ekonomike alarmojnë: Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA dëmton ekonominë e Kosovës

12 September 2025 at 21:45


Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës kanë reaguar me shqetësim të thellë pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën.

Ky proces ishte paraparë si një mekanizëm i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, nxitjen e investimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

DhTIK thekson se marrëdhëniet me SHBA-të janë jetike për Kosovën, duke kujtuar se Amerika ka qenë gjithmonë partner strategjik në ndërtimin e institucioneve demokratike, zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik. Institucioni vlerëson se çdo veprim që dëmton këtë raport është kundër interesave të qytetarëve dhe të ardhmes ekonomike të vendit.

Në reagimin e saj, DhTIK rikujtoi se kishte kërkuar që qeveria të hiqte me urgjencë taksën ndaj produkteve amerikane, por hapat e ndërmarrë nga ekzekutivi u vlerësuan si të vonuar dhe joefektivë.

Nga ana tjetër, kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, tha se pezullimi i Dialogut Strategjik është një hap prapa për aspiratat ekonomike e diplomatike të Kosovës. Ai theksoi se krijimi i një imazhi të besueshëm për Kosovën si destinacion i sigurt për investime duhet të jetë prioritet kombëtar.

Rafuna ngriti shqetësimin për mungesën e investimeve të huaja dhe rënien e remitancave nga diaspora, që sipas tij po krijojnë një situatë të vështirë për ekonominë e vendit. Ai përmendi edhe sfidat e liberalizimit të tregut të energjisë, që kanë shtuar barrët për bizneset.

Të dyja organizatat ekonomike apeluan për gjetjen sa më të shpejtë të një zgjidhjeje dhe rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-të, duke kërkuar gjithashtu konsolidimin e politikave ekonomike për të rikthyer besimin e investitorëve të huaj dhe për të siguruar kushte të qëndrueshme për zhvillim.

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë dhe Oda Ekonomike e Kosovës nisin fazën e re të bashkëpunimit strategjik

14 August 2025 at 16:59

Sot, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka mirëpritur një takim të rëndësishëm strategjik me Odën Ekonomike të Kosovës, në kuadër të zbatimit të Memorandumit të Bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Rektori Prof. Dr. Armand Krasniqi, së bashku me Prorektorët Prof. Dr. Edmond Beqiri dhe Dr. Sc. Prof. Ass. Vjosa Hajdari, pritën Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, dhe përfaqësuesin e Njësisë Rajonale dhe Panaireve të Pejës, Samir Lleshi.

Në takim u prezantuan disa projekte madhore, përfshirë: Optimizimin e proceseve universitare përmes inteligjencës artificiale, ngritjen e inkubatorëve të biznesit dhe laboratorëve të inovacionit, krijimin e barometrave të punësimit për tregun rajonal dhe organizimin e Konferencës së Tretë Vjetore të Forumit Ekonomik Rajonal të Dukagjinit.

Kryetari Rafuna e vlerësoi vizionin e universitetit dhe e konfirmoi Odën si partner strategjik në realizimin e projekteve.

“Oda Ekonomike e Kosovës do të jetë partner strategjik i Universitetit ‘Haxhi Zeka’ në këto projekte madhore, duke lidhur fuqishëm arsimin me ekonominë e vendit”, deklaroi ai.

Ky bashkëpunim synon të forcojë lidhjen mes arsimit dhe ekonomisë, duke e pozicionuar UHZ-në si një universitet modern, inovativ dhe të angazhuar në zhvillimin rajonal dhe kombëtar.

The post Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë dhe Oda Ekonomike e Kosovës nisin fazën e re të bashkëpunimit strategjik appeared first on Telegrafi.

OEK: Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për 5 kompani të tjera

14 July 2025 at 11:28

Gjykata Komerciale ka marrë aktvendimin për pezullimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), për pesë kompani të tjera për dalje në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Lajmi është bërë i ditur nga Oda Ekonomike e Kosovës, e cila theksoi se këto kompani kanë ushtruar padi individuale ndaj vendimit të ZRrE-së, duke ndjekur rrugën ligjore të paraparë nga legjislacioni aktual.

“Siç kemi theksuar edhe më herët, legjislacioni në fuqi nuk parasheh padi grupore ose kolektive, andaj vetëm paditë individuale janë duke u trajtuar dhe pranuar nga gjykata.  Këto pesë kompani kanë fituar të drejtën e tyre ligjore përmes këtij mekanizmi,” thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike.

Në reagimin e saj, OEK i bën thirrje ZRrE-së që të anulojë vendimin për detyrimin e bizneseve të kalojnë në tregun e lirë të energjisë, duke paralajmëruar se një qasje e tillë mund të dëmtojë konkurrencën, të rëndojë barrën financiare për bizneset dhe qytetarët, si dhe të godasë ekonominë e vendit. /Telegrafi/

 

The post OEK: Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për 5 kompani të tjera appeared first on Telegrafi.

ZRRE thotë se Gjykata sot refuzoi kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë ndaj liberalizimit të tregut

9 July 2025 at 14:52

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) informon opinionin publik se sot, më 09.07.2025, ka pranuar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë në dy raste të ndara, me të cilat është refuzuar kërkesa për vendosjen e masës së sigurisë ndaj Njoftimit Publik për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike, të publikuar nga ZRRE më 12 mars 2025.

Kërkesat për masën e sigurisë janë parashtruar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Shoqata e Prodhuesve të Kosovës (SHPK).

ZRRE pohon se në arsyetimin e saj, Gjykata ka theksuar se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë:

• Promovon konkurrencë më të madhe ndërmjet furnizuesve,

• Nxit presion për çmime më të ulëta dhe shërbim më cilësor për konsumatorët,

• U mundëson furnizuesve të ofrojnë oferta më të favorshme dhe zbritje,

• Rrit efikasitetin në sektorin energjetik, duke nxitur kompanitë të menaxhojnë më mirë kostot dhe të ofrojnë shërbime më të besueshme – në interes të konsumatorëve dhe publikut në përgjithësi.

“Gjithashtu, Gjykata ka vlerësuar provat e paraqitura nga paditësit, përfshirë formularët e deklarimit vjetor për tatimin në të ardhurat e korporatave, dhe ka konstatuar se bizneset në fjalë nuk kanë dëshmuar se kanë më pak se 50 punëtorë, ndonëse kanë vërtetuar qarkullim vjetor nën 10 milion euro. Në mungesë të përmbushjes së të dy kritereve njëkohësisht, Gjykata ka konstatuar se ZRRE ka vepruar në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

Tutje, ZRRE rikujton se obligimet ligjore që dalin nga Neni 3 pika 1.72 dhe neni 37 i Ligjit Nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike, i cili është në fuqi që nga viti 2016 dhe përcakton qartë se ndërmarrjet ekonomike që kanë më shumë se 50 punëtorë ose mbi 10 milionë euro qarkullim vjetor, nuk kanë të drejtë për furnizim me shërbim universal, dhe duhet të furnizohen në tregun e lirë të energjisë elektrike.

“ZRRE fton të gjitha bizneset që i plotësojnë kriteret ligjore për të dalë në treg të hapur, që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për gjetjen e Furnizueseve që të furnizohen me energji përmes tregut të lirë, duke shfrytëzuar përfitimet që sjell konkurrenca”, vijon njoftimi.

Po ashtu, në komunikatë tuhet se ZRRE mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik, duke siguruar një treg të hapur, funksional dhe në përputhje me standardet evropiane. /Telegrafi/

The post ZRRE thotë se Gjykata sot refuzoi kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë ndaj liberalizimit të tregut appeared first on Telegrafi.

❌
❌