Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

OEK i jep ZRRE-së 5 ditë afat: Zbatoni vendimin e Supremes ose do të dorëzojmë kallëzim penal

1 December 2025 at 14:44


Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka reaguar ashpër ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke e akuzuar për keqinterpretim të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme në lëndën P.A.nr.18/2025 dhe duke paralajmëruar kallëzim penal ndaj kryetarit të Bordit të këtij institucioni, nëse vendimi nuk zbatohet brenda pesë ditësh.

Në njoftimin e saj, OEK thekson se Gjykata Supreme ka konfirmuar se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike është zbatuar në kundërshtim me ligjin, pa analizë konkurrence, pa konsultime publike dhe jashtë kompetencave ligjore të rregullatorit.

Sipas OEK-ut, vendimi i Supremes është “i formës së prerë, i pakontestueshëm dhe i detyrueshëm për zbatim të menjëhershëm”.

Oda kritikon ashpër komunikatën e ZRRE-së të datës 18 nëntor, duke e cilësuar si tentim për të “relativizuar këtë vendim, duke krijuar pasiguri të re ligjore dhe duke ekspozuar bizneset ndaj rreziqeve ekonomike dhe dëmeve të mëtejshme”.

Në reagim thuhet se: “Vendimi i Gjykatës Supreme është i detyrueshëm për zbatim nga çdo institucion publik. Asnjë organ administrativ nuk mund ta interpretojë ose ta zbehë efektin juridik të këtij vendimi. Çdo veprim i bazuar në aktet e shfuqizuara bie ndesh me rendin juridik të Republikës së Kosovës.”

Sipas OEK-ut, bizneset janë dëmtuar rëndë nga procesi i liberalizimit që tashmë është konfirmuar si i paligjshëm, duke u përballur me rritje çmimesh, kontrata të imponuara dhe depozita të pajustifikuara.

OEK kërkon nga ZRRE që brenda pesë ditësh kalendarikë të ndërmarrë hapat e detyrueshëm.

“Të publikojë një komunikatë të re dhe të korrigjuar mbi vendimin e Gjykatës Supreme, të ndalojë çdo interpretim të pasaktë të vendimit, të rikthejë bizneset e prekura në Shërbimin Universal, të rillogarisë faturat e periudhës së liberalizimit të paligjshëm dhe të zbatojë në mënyrë të plotë dhe të pakushtëzuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme”, thuhet në njoftim.

Nëse këto veprime nuk ndërmerren brenda afatit, OEK paralajmëron se do të dorëzojë kallëzim penal ndaj kryetarit të Bordit të ZRRE-së, si përgjegjës për pengimin e zbatimit të një vendimi të formës së prerë.

Sipas njoftimit, moszbatimi i vendimit dëmton rëndë konkurrueshmërinë e bizneseve vendore, besueshmërinë e investitorëve, stabilitetin ekonomik, sigurinë juridike në sektorin energjetik dhe imazhin e vendit si destinacion për investime.

OEK shton se procesi i paligjshëm ka “krijuar kosto të larta operative, ka cenuar planifikimin financiar dhe ka pamundësuar investime të reja, duke rrezikuar mijëra vende pune”.

Në fund të njoftimit, OEK garanton se do të vazhdojë mbrojtjen juridike të bizneseve të prekura, dhe se nuk do të lejojë që vendimet e formës së prerë të injorohen.

“Shteti ligjor funksionon vetëm kur vendimet e gjykatave zbatohen. Asnjë institucion nuk mund të qëndrojë mbi ligjin,” përfundon njoftimi i OEK-ut. /Telegrafi/

Kosova anëtare me të drejta të plota në Shoqatën e Entiteteve Lëshuese të Certifikatave të Origjinës - AIB

27 November 2025 at 13:51


Të mërkurën në Lisbonë të Portugalisë është mbajtur Asambleja e Përgjithshme të Shoqatës e Entiteteve Lëshuese të Certifikatave të Origjinës (Association of Issuing Bodies – AIB), meqë rast është miratuar kërkesa e Zyrës së Rregullatorit për Energji për tu bërë anëtare me të drejta të plota në këtë Shoqatë.

Me këtë rast ZRrE është bërë anëtare me të drejta të plota në AIB, si pjesë e platformës evropiane për Garancitë e Origjinës.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se me anëtarësimin në AIB, Kosova adopton Sistemin Evropian të Certifikatave të Energjisë (EECS), duke siguruar që Garancitë e Origjinës të lëshuara në Kosovë të njihen në të gjithë Evropën.

“Kjo rrit transparencën dhe besueshmërinë e certifikimit të energjisë së ripërtëritshme, duke mundësuar tregti ndërkufitare më efikase dhe duke hapur rrugë për investime të reja në sektorin e energjisë së ripërtëritshme. Anëtarësimi gjithashtu konfirmon përkushtimin e Kosovës për rrugën drejt tranzicionit energjetik të vendit dhe harmonizim me Acquis Communautaire të BE-së”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim delegacioni i ZRrE-së u përfaqësua nga Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të ZRrE, dhe Lindita Daija nga LuxDev Kosova.

“Ky hap vjen pas një pune të gjatë të bërë nga ZRRE për funksionalizimin e platformës për lëshimin e Certifikatave të Origjinës dhe takimeve në mes të ZRrE dhe institucioneve Suedeze realizuar në fillim të nëntorit, ku ZRrE u njoh nga afër me menaxhimin e regjistrave të Garancive të Origjinës, zbatimin e rregullave EECS dhe mbikëqyrjen e deklarimit të energjisë elektrike”.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se duke e cilësuar anëtarësimin si një arritje historike, Fejzullahu theksoi se ky proces forcon kapacitetet institucionale të Kosovës, rrit transparencën në certifikimin e energjisë së ripërtëritshme dhe e pozicionon Kosovën si një partner të besueshëm në tregun evropian të energjisë.

“Kjo arritje u mundësua me mbështetjen e projektit ‘Tranzicioni i Energjisë dhe Zbutja e Ndryshimeve Klimatike’ të LuxDev, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut”. /Telegrafi/

“Gabimi” i KOSTT-it dhe dështimi i ZRRE-së ua “frynë” faturat mujore konsumatorëve

22 November 2025 at 21:01


Një llogaritje e pasaktë – e deklaruar si gabim nga KOSTT-i dhe dështimi i ZRRE-së për të identifikuar atë, sipas një raporti të Zyrës Kombëtare të Auditimit, u ka kushtuar konsumatorëve 2.41 euro më shumë për çdo megavat, në faturat mujore për vitin 2023. Raporti tregon në detaje se si kishte të hyrat e lejuara për KOSTT-in ishin miratuar nga ZRRE-ja pa verifikimin e duhur të shifrave, pasi në Fondin për Burimet e Ripërtërishme ishin deklaruar teprica në vlerë 4.3 milionë euro, derisa mbetja reale ishte 1.2 milionë euro.

Dështimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për të mbikëqyrur në mënyrë efektive KOSTT-in dhe Fondin për Burimet e Ripërtërishme ka bërë që konsumatorët, në faturat mujore më 2023, të paguajnë 2.41 euro më shumë për çdo megavat të shpenzuar.

Kjo është një nga shumë gjetjet problematike në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit lidhur menaxhimin e Fondit për Burimet e Ripërtërishme të Energjisë.

Raporti veçon një rast ku në mungesë të monitorimit nga Rregullatori janë raportuar të dhëna të gabuara nga KOSTT-i, e që kanë kaluar pa u identifikuar.

Në shqyrtimin tarifor për vitin 2023, KOSTT-i, sipas deklaratës, kishte paraqitur gabimisht teprica në vlerë 4.3 milionë euro në Fondin për vitin 2022, edhe pse mbetja reale ishte 1.2 milionë euro.

Një vit më vonë, vetë KOSTT-i kishte kërkuar korrigjimin e shifrave që kishin kaluar pa u vërejtur nga ZRRE-ja.

Miratimi i të hyrave pa verifikim, kishte shkaktuar që për vitin 2023 në Fond të llogariten të hyra nga tarifa për 3 milionë euro më pak.

“Gabime të tilla ndikojnë direkt në vlerën e tarifës për Fondin, rrjedhimisht ndikojnë në pagesat e konsumatorëve – qytetarëve. Sepse efekti i një lëshimi të tillë është përcjellë pastaj edhe në vitin 2024 kur edhe ka ndodhur korrigjimi. Pra, gabimi i vitit 2022 është korrigjuar vetëm në vitin 2024 dhe kjo për shkak se ZRRE nuk ka bërë shqyrtim kritik të aplikacionit për shqyrtimin e tarifave vjetore”, thuhet nga raporti ZKA-së.

Më tej raporti zbërthen në detaje koston e bartur – si pasojë – te konsumatorët.

“Në raportin e shqyrtimit të tarifave dhe në vendimin e aprovimit nga ZRRE nuk ishin shpalosur shpjegime se cilët ishin shkaktarët për rritjen e tarifës së BRE nga 0.73 Euro/MWh sa ishte në vitin 2022 në 3.14 euro/MWh në vitin 2023. Si rrjedhojë, gjatë vitit 2023 kjo rritje ka bërë që për çdo MWh të shpenzuar konsumatorët të paguajnë 2.41 euro në muaj më shumë vetëm për tarifën e Fondit krahasuar me vitin 2022”.

Për më tepër, dokumenti i Zyrës Kombëtare të Auditimit përmend se të hyrat e lejuara për vitin 2023 nuk janë realizuar sipas planifikimit, duke bërë që Fondi të operojë me humbje prej 5 milionë eurosh, për çka nuk janë ofruar shpjegime.

Për vitin 2023, KOSTT-i kishte planifikuar që realizojë të hyra nga tarifa 16.7 milionë euro, pa përfshirë përshtatjet e vitit paraprak prej 4.4 milionë eurosh, të deklaruara si të mbetura, ndërsa kishte realizuar të hyra 12.6 milionë euro.

Auditimi konstaton që Rregullatori nuk kishte kërkuar asnjë shpjegim nga KOSTT-i lidhur me këtë çështje, duke u mjaftuar me shqyrtimin e informacioneve vjetore gjatë përshtatjeve për të hyrat maksimale të lejuara për këtë ndërmarrje./TV Dukagjini

- YouTube youtu.be

OEK thirrje ZRRE-së: Ktheni tregun e energjisë në pikën zero, ndryshe pasojnë masa civile e penale

18 November 2025 at 20:35


Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë thirrje që ta zbatohet aktgjykimi i Gjykatës Supreme për liberalizimin e tregut të energjisë dhe që kjo çështje të kthehet në pikën zero. Kryetari i OEK-së, Lulzim Rafuna tha se do të ndërmarrin veprime civile dhe penale, në rast se nuk ndodhë një gjë e tillë.

Gjykata Supreme e Kosovës, dje i ka shfuqizuar dy nene të udhëzuesit për liberalizimin e tregut të energjisë, duke thënë se ato kanë krijuar pasiguri juridike dhe ekonomike për konsumatorët e energjisë elektrike në vend.

Gjykata i shpalli të paligjshme dhe i shfuqizoi nenin 8 të udhëzuesit për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike nga janar 2017, dhe nenin 2 të udhëzuesit për ndryshimin dhe plotësimin e këtij udhëzuesi.

Anulimi i këtyre dy neneve, sipas Rafunës, nënkupton që çështja e tregut të lirë është kthyer në pikën zero.

“I bëjmë thirrje Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që ta implementojë aktgjykimin e Gjykatës Supreme, ta kthejë gjendjen në pikën zero, sepse e ka kthyer Gjykata Supreme nuk është që po mbetet në vullnetin e ZRRE-së ta kthejë në pikën zero. Dhe të fillojë me përgatit bazën ligjore, atë që e thamë deri më tash konkurrencën, për ta siguruar sigurinë juridike dhe ekonomike që janë parimet bazë dhe kushtetuese. Në rast se nuk ndodhë kjo Oda Ekonomike do të ndërmerr veprime tjera civile dhe penale, sepse në këtë rast do të ishte dashur edhe Prokuroria Speciale exoficio të fillojë procedurën, sepse në mënyrë të kundërligjshme i keni nxjerrë bizneset duke shkaktuar dëm me vetëdije apo pa vetëdije, me qëllim apo pa qëllim dëmin e ke bërë te qytetarët dhe ekonominë e vendit”, deklaroi Rafuna.

Në njoftimin e djeshëm, gjykata njoftoi padinë e Odës Ekonomike të Kosovës kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila në qershor urdhëroi bizneset e mëdha të dalin në treg të lirë të energjisë.

Supremja ka vlerësuar se kategorizimi i konsumatorëve në aktet nënligjore nuk është i mbështetur me përkufizime juridike apo ekonomike, gjë që ka krijuar konfuzion në praktikë për shumë biznese.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha para mediave se ZRRE duhet që t’i kthejë në çmimin e rregulluar të gjitha bizneset që janë detyruar të dalin në treg të lirë.

"Zyra e Rregullatorit të Energjisë është dashur që KEDS-in ta njoftojë dhe t’i kthejë në çmimin e rregulluar të gjitha këto biznese, 1300 biznese që i ka detyruar të dalë në tregun e lirë dhe duhet të ulet ta sigurojë ose ta krijojë bazën e qartë ligjore, po ashtu në bashkëpunim me ne ta caktojë një periudhë të caktuar ose një datë të caktuar të muajit të caktuar, së bashku ta caktojmë me dialog sepse edhe Gjykata Supreme konstaton që ZRRE nuk e ka konsultuar Autoritetin e Konkurrencës, nuk e ka pasur një dialog publiko-privat me sektorin privat dhe për këtë arsye ZRRE duhet të ulet bashkë me sektorin privat dhe së bashku ta caktojmë se kur duhet të dalim në tregun e lirë në mënyrë që ta përmbushim kushtin e sigurisë juridike dhe sigurisë ekonomike”, tha ai.

Tutje, Rafuna ka përsëritur se nuk janë kundër daljes në treg të lirë, por që sipas tij nuk janë bërë përgatitjet e duhura.

“Zyra e Rregullatorit të Energjisë me interpretimin që e ka bërë dhe me veprimet që i ka ndërmarrë i ka shkaktuar dëm të madh sektorit privat, i ka shkaktuar dëm të madh sigurisë së vendit dhe i ka shkaktuar dëm të madh edhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. Sipas të dhënave të ASK-së, një agjencion i cili është në Zyrën e Kryeministrit, ato të dhëna na argumentojnë se inflacioni e ka kaluar 5.1 për qind dhe shtytësi kryesor i kësaj rritje të inflacionit prej 5.1 për qind që nënkupton që i ka varfëruar qytetarët e Republikës të Kosovës, është pikërisht rritja e çmimit të energjisë elektrike. Gjersa në muajin qershor ka qenë 5.4 për qind ndikimi në inflacion i çmimit të energjisë elektrike, në muajin shtator kjo ka arritur në 17.4 për qind”, deklaroi Rafuna.

Avokati Ekrem Hoxha, i cili përfaqësoi Odën Ekonomike në këtë proces tha se aktgjykimi i Gjykatës Supreme nuk mund të ankimohet,

“Ky aktgjykim në vokabularin juridik nënkupton se është aktgjykim i formës së prerë dhe nuk mund të ankimohet tutje. Dispozitivi i aktgjykimit është shprehimor dhe i qartë dhe e urdhëron ZRRE-në që të publikojë vendimin në faqen e saj zyrtare, kjo urdhëresë me nënkuptim dhe lexim të procedurave dhe bazës ligjore të ZRRE-së nënkupton që ZRRE-ja tani e tutje duhet ta njoftojë KESCO-n që baza ligjore për fillimin e procesit të liberalizimit të tregut të energjisë ka rënë ndesh me ligjin dhe procedurat e aplikuara dhe ne presim si profesionistë ligjor që ZRRE ta respektojë këtë aktgjykim dhe të fillojë procedurat për korrigjimin e bazës ligjore”, përfundoi ai.

Vendimi i qershorit i rregullatorit të energjisë i detyroi të gjitha bizneset e mëdha në vend - me mbi 50 punëtorë dhe qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro – të dalin në treg të lirë të energjisë.

Kjo do të thotë se këto biznese nuk furnizohen më me tarifa të rregulluara pra në tregun universal, por blejnë energjinë sipas ofertave të kompanive private, të licencuara për tregtim.

Vendimi i ZRRE-së ishte kundërshtuar ashpër nga bizneset, me anë të protestave dhe ankesave të shumta. Sipas komunitetit të biznesit, pasojat nga liberalizimi i tregut janë të mëdha për bizneset me rritjen e kostos dhe siç kishin theksuar ata, kjo mund të rrezikojë largimin masiv të punëtorëve dhe uljen e prodhimit vendor. /kp/

ZRrE mirëpret aktgjykimin e Supremes, thotë se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike vazhdon

18 November 2025 at 15:24


Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) përmes një komunikate drejtuar mediave thotë se mirëpret Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës P.A.nr.18/2025 lidhur me implementimin e detyrimeve që rrjedhin nga Ligji për Energjinë Elektrike.

Në njoftim thuhet se bazuar në pikën IV të Aktgjykimit është hudhur poshtë kërkesëpadia e paditësit përmes së cilës është kërkuar shfuqizimi dhe shpallja e paligjshme e Njoftimit Publik për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike, poashtu është hudhur poshtë edhe kërkesëpadia për korrigjimin e faturave, si dhe shfuqizimin e të gjitha kontratave individuale për konsumatorët jofamiljar, si të palejueshme.

ZRre thekson se "Rrjedhimisht, procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike vazhdon, krahas vlefshmërisë së kontratave ekzistuese të konsumatorëve në treg të hapur, të cilat vazhdojnë të mbeten në fuqi".

"Poashtu Gjykata Supreme e Kosovës ka shfuqizuar dy dispozita të Udhëzuesve për Liberalizimin e Tregut të Energjisë të viteve 2017-2019 pasi që ka konstatuar se ato nuk janë të harmonizuara me legjislacionin e energjisë. ZRrE është duke ndjekur procedurat e brendshme ligjore për shfuqizimin e këtyre dispozitave", vijon njoftimi.

Ndër të tjera thuhet se sipas Ligjit për Energjinë Elektrike, të drejtën për furnizim me energji elektrike me tarifa të rregulluara e gëzojnë vetëm konsumatorët që kualifikohen për Shërbim Universal.

"E drejta e furnizimit me tarifa të rregulluara nga ZRrE, në bazë të vendimit të ZRrE-së për tarifa me pakicë për vitin 2025 – që është konsideruar i ligjshëm nga Gjykata – nuk është bazuar në dispozitat e shfuqizuara të Udhëzuesit", vijon njoftimi.

Më tej, thuhet se Gjykata ka vërtetuar se e drejta për furnizim me tarifa të rregulluara të energjisë elektrike u takon vetëm konsumatorëve të kualifikuar për Shërbim Universal, që është në përputhje të plotë me Vendimin e Bordit të ZRrE-së për tarifat me pakicë për vitin 2025 dhe Direktivën për Energji Elektrike të Bashkimit Evropian 2009/72/EC.

"ZRrE sipas dispozitave ligjore të Ligjit për Energjinë Elektrike dhe Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, ka për obligim të përcaktojë tarifa të energjisë elektrike me pakicë vetëm për konsumatorët e energjisë elektrike që gëzojnë të drejtën e shërbimit universal, dhe jo për konsumatorët që nuk i plotësojnë kriteret e furnizimit me shërbim universal. Rrjedhimisht, Ligji për Energjinë Elektrike përcakton që këta konsumatorë duhet të furnizohen në treg të hapur. Furnizimi me energji elektrike në treg të hapur i këtyre konsumatorëve është detyrim ligjor që tejkalon kompetencat e ZRrE-së", bëhet e ditur në komunikatë./Telegrafi/

Fitoi betejën ligjore ndaj ZRRE-së, vjen reagimi i OEK-ut

17 November 2025 at 11:51


Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme se ka arritur një fitore të rëndësishme ligjore, me ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin dhe transparencën e tregut të energjisë elektrike në vend.

Sipas OEK, me aktgjykimin P.A.nr.18/2025, të datës 05.11.2025, Gjykata Supreme e Kosovës ka miratuar kërkesëpadinë e OEK-ut dhe ka konstatuar si të paligjshëm disa dispozita kyçe të akteve nënligjore të nxjerra nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

“Gjykata Supreme ka vendosur të shfuqizojë Nenin 8 të Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike të datës 18 janar 2017, si dhe Nenin 2 të Udhëzuesit për Ndryshimin dhe Plotësimin e këtij udhëzuesi, i ndryshuar dhe plotësuar në datat 13 qershor 2018 dhe 30 tetor 2018.Ky vendim përfaqëson një hap thelbësor drejt vendosjes së një kuadri ligjor dhe rregullator më transparent, të drejtë dhe të harmonizuar me interesin e konsumatorëve jo-familjarë. Ai njëkohësisht adreson shqetësimet e ngritura nga OEK lidhur me faturimin e muajit qershor 2025 dhe kontratat individuale pas datës 1 qershor 2025. Oda Ekonomike e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj mbrojtjes së interesave të biznesit kosovar", thuhet në reagim.

OEK theskon se do të vazhdojë të monitorojë zbatimin e këtij vendimi të Gjykatës Supreme dhe të angazhohet në procesin e hartimit të rregulloreve të reja që sigurojnë konkurrencë të ndershme dhe funksionim të rregullt të tregut të energjisë në përputhje me ligjin.

OEK fiton padinë ndaj ZRRE-së, Supremja shfuqizon dy nene rreth liberalizimit të tregut të energjisë

17 November 2025 at 11:37


Gjykata Supreme ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e Odes Ekonomike të Kosovës (OEK) kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Gjykata ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar nenin 8 të Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike, të datës 18 janar 2017, si dhe nenin 2 të Udhëzuesit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë.

Gjykata ka vlerësuar se mospërputhjet ndërmjet ligjeve dhe akteve nënligjore kanë krijuar pasiguri juridike dhe ekonomike për konsumatorët.

“Mospërputhjet ndërmjet dispozitave ligjore dhe dispozitave të akteve nënligjore normative kanë ndikuar në krijimin e një situate të pasigurisë juridike dhe ekonomike për konsumatorët e energjisë elektrike, duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen e gjykatës për interpretim të unifikuar të normave dhe për mbrojtjen e parimit të sigurisë juridike dhe të trajtimit të barabartë në tregun e energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.

Gjykata gjithashtu ka rikujtuar angazhimet ndërkombëtare të Kosovës në fushën e energjisë.

“Kosova, që nga viti 2005 është palë nënshkruese e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, përmes të cilit ajo merr përsipër detyrimin për zbatimin e ‘Acquis communautaire’ të Bashkimit Evropian në sektorin e energjisë elektrike, që detyron në mënyrë të veçantë zbatimin e Direktivave dhe Rregulloreve për Energji të Bashkimit Evropian”.

Tutje gjykata ka sqaruar se kontrolli gjyqësor mbi aktet nënligjore nuk mund të anashkalohet me argumentin e “efektit të konsumuar”

“Parimi i ‘efektit të konsumuar’ (actus consumatus) nuk mund të interpretohet në mënyrë që të përjashtojë nga kontrolli gjyqësor aktet nënligjore që vazhdojnë të prodhojnë efekte faktike dhe juridike, për shkak se një interpretim i tillë do të cenonte të drejtën për mjet juridik efektiv, të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ)”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka konstatuar se mospërputhja e dispozitave të udhëzuesve me Ligjin Nr.05/L-084 për Energjinë Elektrike dhe Direktivën 2009/72/CE ka krijuar një situatë juridike të paqëndrueshme.

“Mospërputhja e dispozitave kontestuese të udhëzuesve të ZRRE-së, e kombinuar me interpretimet e neneve 3 dhe 37 të Ligjit Nr.05/L-084 për Energjinë Elektrike, në raport me Direktivën 2009/72/CE, ka rezultuar në një situatë juridike të paqëndrueshme, ku kufiri ndërmjet konsumatorëve që gëzojnë të drejtën e furnizimit universal dhe atyre që janë të detyruar të kalojnë në tregun e lirë nuk është përcaktuar në mënyrë të qartë e të parashikueshme”

Në përfundim, gjykata ka vendosur se kjo situatë ka prodhuar pasiguri juridike për konsumatorët, andaj të njëjtat shpallen të paligjshme dhe shfuqizohen.

Ky vendim synon të mbrojë konsumatorët dhe të harmonizojë legjislacionin kosovar me standardet evropiane në sektorin e energjisë.

Vendimin e plotë e gjeni KËTU. /Telegrafi/

​ZRRE-ja licencon disa kompani me aktivitet të furnizimit me energji elektrike

7 November 2025 at 14:55


Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka miratuar aplikimet për licencim të aktivitetit të furnizimit me energji elektrike për kompanitë “Swiss Solar Park” dhe “Solar Neo”, ndërsa i dha “dritë jeshile” për tregti me energji elektrike kompanisë “Alfa Company”.

Licencimi i këtyre kompanive për furnizim dhe tregti me energji elektrike u tha se po bëhet për shkak të liberalizimit të tregut të energjisë, raporton KosovaPress.

ZRrE në mbledhjen e sotme vendosi për rihapje të procedurës së tenderimit për zgjedhjen e furnizuesit të mundësisë së fundit (FMF).

Përfaqësuesi ligjor i Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymridin Misini, tha se aplikimet për licencim të furnizimit me energji elektrike dhe tregti me energji janë në përputhje me ligjet në fuqi.

“Aplikuesi i ka paraqitur të gjitha dëshmitë që kërkohen për marrjen e licencës për furnizim me energji elektrike. Dosjet dhe materialet i gjeni në dosjen e bordit. Gjithashtu vlen të theksohet se është bërë pagesa edhe në shumën 2 mijë euro, sipas rregullës për taksa... t’i lëshohet licenca për furnizim me energji elektrike për periudhën pesëvjeçare”, tha ai.

Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, tha se për shkak të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, ka një numër të madh të kërkesave për licencim dhe furnizim, por edhe për tregti me energji elektrike.

“Për shkak të liberalizimit të tregut kemi një numër të madh të kërkesave për licencim dhe furnizim, por në të njëjtën kohë edhe për tregtim me shumicë. Aq më tepër, tash kemi edhe kërkesa për ndërtim të gjeneratorëve që si synim kanë tregun pa ndonjë mbështetje nga institucionet e Kosovës. Pra, energjia elektrike po futet në tregun e Kosovës. Është një shtytje për investime në sektorin e energjisë ose kapacitete të reja, meqenëse ata shohin një interes kur kemi një numër të konsumatorëve që janë në treg dhe të njëjtit e shohin si potencial që këtë energji t’ua delegojnë këtyre konsumatorëve”, tha ai.

ZRrE miratoi dhjetëra kërkesa të personave fizikë dhe juridikë për marrje të autorizimit për të prodhuar energji elektrike për vetëkonsum.

Po ashtu, u shqyrtua bilanci vjetor i energjisë elektrike për vitin 2025, por të njëjtit nuk dhanë shifra dhe shuma konkrete.

Ndërsa pika për shqyrtimin e planit investiv njëvjeçar të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) u shty për mbledhjen e radhës, për shkak të vërejtjeve të adresuara. /Telegrafi/

Rritja e mundshme e çmimit të energjisë shqetëson bizneset, OEK dhe DhTIK paralajmërojnë vështirësi financiare

29 October 2025 at 12:25


Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në fillim të shtatorit paralajmëroi rishikim të tarifave të energjisë elektrike, duke mos e bërë të qartë nëse do të ketë ngritje apo ulje të çmimit të rrymës.

Si rrjedhojë e kësaj, komuniteti i biznesit ka shprehur shqetësim të madh për ndikimin që një vendim i tillë mund të ketë në ekonomi, e sidomos tek bizneset që kanë kaluar në tregun e hapur energjetik.

Lidhur me këtë shqetësim të bizneseve, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë për Telegrafin se bizneset tashmë po përballen me pasiguri të madhe për shkak të vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për daljen e bizneseve në tregun e hapur, pa konsultim paraprak me ta.

“Ne si Odë kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme ligjore dhe demokratike për ta shprehur pakënaqësinë tonë me vendimin e dhunshëm të ZRRE-së për të dalë në treg të hapur, pa asnjë konsultim me bizneset, pra për fazën e tranzicionit”, deklaroi Rafuna.

Ai paralajmëroi se periudha e dimrit tradicionalisht sjell rritje të çmimeve të energjisë, gjë që mund të rëndojë më tej gjendjen financiare të ndërmarrjeve.

“Historia e viteve të kaluara na ka treguar se gjatë muajve tetor deri në mars çmimi i energjisë rritet, jo vetëm në Kosovë, por edhe në bursat ndërkombëtare. Gjithashtu, gjatë këtyre muajve edhe konsumi është më i madh”, shtoi ai.

Rafuna bëri të ditur se Oda Ekonomike ka ngritur padi në Gjykatën Supreme dhe më 5 nëntor 2025 pritet të mbahet seanca gjyqësore me ZRRE-në.

“Më datë 5 nëntor 2025 do të kemi ballafaqimin në seancë gjyqësore me ZRRE-në dhe presim që kolegji i Gjykatës Supreme të vendosë në favor të bizneseve. Kjo për momentin është mundësia e vetme ligjore”, tha Rafuna, duke shtuar se “po të kishim pasur Parlament funksional, situata me siguri do të ishte ndryshe”.

Në anën tjetër, drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Kushtrim Ahmeti, tha për Telegrafin se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me padinë që kjo dhomë ka ngritur kundër ZRRE-së, për shkak të shkeljeve në procesin e liberalizimit të tregut të energjisë.

“Paralajmërimin e kemi parë, diçka zyrtare deri më tani nuk ka. Ne ende jemi në pritje të një vendimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë lidhur me padinë që e kemi ushtruar kundër ZRRE-së, sa i përket shkeljeve të bëra në procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike”, deklaroi Ahmeti.

Ai kujtoi se rritja e çmimit të energjisë prej 16.1% që hyri në fuqi më herët këtë vit tashmë ka ndikuar negativisht në ekonomi.

“Vetëm rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët e rregulluar prej 16.1% dhe liberalizimi i tregut tashmë po i tregojnë pasojat negative për bizneset, ekonominë dhe qytetarët. Një rritje e re e çmimit vetëm sa do ta bëjë edhe më të vështirë të bërit biznes në vendin tonë dhe do ta ngarkojë edhe më shumë jetën e qytetarëve”, theksoi Ahmeti.

Sipas tij, Dhoma e Tregtisë mbetet kategorikisht kundër çdo rritjeje të re të çmimit të energjisë.

“Ashtu siç kemi qenë kundër rritjes prej 16.1% dhe procesit të liberalizimit të tregut të energjisë, edhe për këtë jemi kundër. Për veprimet tona të mëtejshme do t’ju njoftojmë”, shtoi ai.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe me përfaqësuesit e ZRRE-së për të marrë qëndrimin e tyre lidhur me këto shqetësime, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.

Kujtojmë se vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë hyri në fuqi më 1 qershor, me gjithë kundërshtimet nga bizneset.

Ky vendim ka prekur 1.300 kompani të mëdha, të cilat kanë më shumë se 50 punëtorë, ose qarkullim vjetor prej mbi 10 milionë euro.

Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2016, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme.

Në vendet e Bashkimit Evropian, procesi i liberalizimit të tregut të energjisë ka filluar në fund të viteve ’90 me qëllim rritjen e konkurrencës, efikasitetit, sigurisë dhe zgjedhjes për konsumatorët. /Telegrafi/

Më 5 nëntor shqyrtohet padia e OEK ndaj ZRrE-së për tregun e lirë energjetik

4 October 2025 at 10:56


Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka caktuar datën 05 nëntor 2025, ora 10:00, për mbajtjen e seancës gjyqësore në objektin e Pallatit të Drejtësisë (Salla e Gjykimeve), lidhur me padinë e iniciuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

OEK thekson se seanca ka për qëllim shqyrtimin e ligjshmërisë së një akti nënligjor me të cilin, në mënyrë të padrejtë dhe në dëm të bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës, është marr vendim që kompanitë të nxirren me dhunë në tregun e lirë të energjisë elektrike.

“Ne konsiderojmë se ky vendim cenon interesat e përgjithshme ekonomike, rrit pasigurinë për konsumatorët dhe vendos barrë të padrejtë mbi bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik në vend.

Ftojmë ekspertët e fushës së energjisë, shoqërinë civile dhe të gjithë akterët relevantë të kontribuojnë me analizat dhe dëshmitë e tyre profesionale, me qëllim që para gjykatës të vërtetohet se ky vendim është i dëmshëm dhe i pajustifikueshëm.

Besojmë fuqishëm se vetëm përmes transparencës, përfshirjes dhe zërit të përbashkët të qytetarëve dhe bizneseve, mund të mbrohen interesat publike dhe të sigurohet një treg energjie i drejtë dhe funksional në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Gjykimi ndaj Nagip Krasniqit, Fejzullahu: E gjobitëm KEK-un për kontratat e paligjshme

3 September 2025 at 23:37

Në gjykimin kundër ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit ka nisur procesi i dëgjimit të dëshmitarëve. Njëri nga ata që dëshmoi sot, është kryeshefi bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, i cili konfirmoi se e kishin gjobitur KEK-un për kontratat e paligjshme, njëra nga të cialt ishte me “Holding Slovenske Elektrane”.

I pari në gjykatore, erdhi i akuzuari, Nagip Krasniqi.

Në rastin ku ai akuzohet për korrupsion si ish kryeshef i Korporatës Energjetike të Kosovës, u dëgjuan dëshmitarët e parë.

Kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, nisi i pari dëshminë.

Ai tregoi se monitorimi i furnizuesve kishte filluar në vitin 2022, pas disa informacioneve që kishin shkuar në ZRrE, se në tregun kosovar po operojnë operator ekonomik të palicencuar.

Sipas të gjeturave të këtyre monitorimeve, Fejzullahu theksoi se kishte kontrata të nënshkuara në shpërputhje me legjislacionin në fuqi.

Njëra nga to, ajo mes KEK-ut dhe “Holding Slovenske Elektrane”, raporton teve1.

Rrjedhimisht, ai tregoi se kishin kërkuar nga KEK-u që të ndërpritej kjo kontratë, dhe paralelisht kishin shqiptuar edhe gjobë.

Fejzullahu pati edhe një ballafaqim me të akuzuarin Krasniqi.

Sipas aktakuzës, Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, nga 15 tetori 2021 e në vazhdimësi, ia kishte mundësuar tregtimin e energjisë operatorit ekonomik “Holding Slovenske Elektrane”, në kundërshtim me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Ligjit për Rregullatorin e Energjisë.

Me këtë, “HSE”, i është mundësuar përfitimi pasuror dhe shmangia nga tatimi në Kosovë, duke dëmtuar buxhetin e shtetit për afro 532 mijë euro, kurse KEK-u ishte dëmtuar me rreth tre milionë e 229 mijë euro.

The post Gjykimi ndaj Nagip Krasniqit, Fejzullahu: E gjobitëm KEK-un për kontratat e paligjshme appeared first on Telegrafi.

Mbi 1,400 biznese të shkyçura nga energjia, institucionet qendrore në heshtje

22 August 2025 at 21:54

Po bëhet gati një javë që kur KEDS-i nisi shkyçje masive të energjisë elektrike ndaj bizneset që mbetën pa kontratë për furnizim një furnizues i licencuar në tregun e lirë. Por, asnjë deklaratë nuk u dha institucionet qendrore, ani pse përfaqësuesit e bizneseve ka kohë që kanë parashtruar kërkesat e tyre. Ato thonë se qeveria në detyrë ka dalë në anën e furnizuesve, gjersa theksojnë se e njëjta injoroi kërkesat e tyre për subvencionim.

Kanë kaluar disa ditë qëkur në fuqi hyri vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shkyçjen e bizneseve që nuk arritën të lidhin kontratë me një furnizues të licencuar për tregun e lirë.

Zhurmë nga bizneset u bë, e edhe paralajmërime u dhanë nga përfaqësuesit e odave të bizneseve për pasojat e formës në të cilën hyri në fuqi vendimi.

Por as edhe një deklarim e veprim nuk u ndërmor nga institucionet qendrore, as nga Presidenca e as nga qeveria në detyrë.

Kjo për përfaqësuesit e bizneseve mbetet zhgënjyese.

“Fatkeqësisht institucionet nuk kanë mbështetur fare bizneset ani se rreth 60% e buxhetit të shtetit mbushet po nga këto biznese që dolën dhunshëm në tregun e lirë. Përkundër kërkesave publike, letrave dhe disa takimeve, institucionet në heshtje kanë mbështetur veprimin e ZRRE-së. Për më tepër përkundër që BE shprehu gatishmërinë që të mbështeste Kosovën të kalonte këtë proces hap pas hapi dhe për të cilin ofroi mbi 22 milionë euro, institucionet sërish heshtën. Kjo është një porosi shumë negative si për bizneset vendëse ashtu edhe për ato të jashtme që kanë investuar dhe që në një nga kushtet e favorshme u është thënë se është energjia”, ka thënë  Kushtrim Ahmeti, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.

Njëzëri shprehen edhe nga Oda Ekonomike gjersa thonë se qeveria ka marrë një anë tjetër.

“Tek ne është kriju precepsioni se ma shumë Qeveria ka qenë në anën e furnizuesve sesa bizneseve edhe si nuk e kanë marrë mundim asnjë reagim të ketë. Ju kujtohet në fillim të qershorit se si ministrja ka qenë kategorike që bizneset të lidhin kontratë me furnizuesit dhe aty e kemi kuptuar se s’është në rregull.  Kemi kërku nga kryeministri me subvencionu ashtu siç ka kërkuar ZRrE për një subvencionim 50 milionësh po s’kemi pas përgjigje”, ka thënë Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike.

Rafuna thotë se qeveria ka injoruar thirrjet e tyre ndonëse.

Mes të tjerash, kritika i drejtohen edhe Presidentes, Vjosa Osmani.

“Ju kemi drejtu edhe Presidencës, s’kemi pas asgjë zyrtare por do ishte shumë e mirëseardhur dhe jo të qëndrojë në heshtje gjersa shkatërrohet ekonomia. Rrugës do ishte që qeveria të subvenciononte shumën. Tash është edhe më e vogël se po flasim për 7-8 muaj, të ketë një paketë mbështetëse dhe një kërkesë tek ZRRE ta përgatisë terrenin më mirë”, ka thënë Lulzim Rafuna, Kryetar i Odës Ekonomike.

Televizioni ka pyetur Presidencën që nga java e kaluar për një koment por e njëjta, sikurse edhe qeveria në detyrë, nuk janë deklaruar për Dukagjinin.

Nga vendimi i ZRrE-së preken 1400 biznese, ndërsa shkyçja e tyre ka nisur që nga dita e shtunë dhe po vazhdon ende./Tv Dukagjini

The post Mbi 1,400 biznese të shkyçura nga energjia, institucionet qendrore në heshtje appeared first on Telegrafi.

AKB paralajmëron krizë të rëndë energjetike, mbi 200 kompanive iu ndërpre rryma

18 August 2025 at 12:24

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka ngritur alarmin për krizën e thellë të energjisë që po godet bizneset në Kosovë, duke njoftuar se ndërprerja e papritur dhe e dhunshme e furnizimit me energji elektrike ka lënë jashtë funksionit mbi 200 kompani me më shumë se 10 mijë punëtorë.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini në një konferencë për media kritikoi ashpër veprimet e KEDS-it dhe Policisë së Kosovës, duke i cilësuar si “shkelje të rëndë ligjore” dhe “abuzim me autoritetin”.

“Sot po përballemi me një krizë të paprecedentë. KEDS, me asistimin e Policisë, ka ndërprerë energjinë për mbi 1,200 njehsorë elektrikë që përfshijnë më shumë se 200 kompani dhe mbi 10 mijë punëtorë, duke shkaktuar dëme të mëdha në ekonomi dhe imazhin e vendit,” tha Shahini.

Ai kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të kësaj fushate kundër bizneseve dhe hapjen e një dialogu të hapur mes bizneseve, KEDS-it, ZRRE-së dhe Qeverisë.

“Nëse nuk merren parasysh kërkesat tona, AKB do të përdorë të gjitha mjetet ligjore në mbrojtje të bizneseve”, u shpreh Shahini.

Nga ana tjetër, përfaqësues të kompanive të prekura kanë shprehur shqetësimet e tyre. Ahmeti Kuçi nga kompania “Solid” në Suharekë, që merret me prodhimin e këpucëve dhe ka mbi 300 punëtorë, tha se veprimet e KEDS-it i kanë lënë pa zgjidhje.

“Kemi paditur KEDS-in dhe jemi të shqetësuar për faturat dhe kërkesën për garanci prej 15 mijë eurosh, pa arsye të qartë”, tha Kuçi.

Lumnije Hajdini, anëtare e AKB-së, shtoi se investitorët e huaj janë të shqetësuar dhe disa kompani pritet të humbasin punëtorë për shkak të krizës së energjisë./Telegrafi/

The post AKB paralajmëron krizë të rëndë energjetike, mbi 200 kompanive iu ndërpre rryma appeared first on Telegrafi.

​Vendimi i ZRRE-së, deri më tash janë shkyçur 90 për qind e bizneseve nga rrjeti elektrik

17 August 2025 at 16:32

Nëntëdhjetë për qind e bizneseve janë shkyçur më 16 gusht nga furnizimi me energji elektrike, ndërsa pjesa tjetër e mbetur do të shkyçen gjatë ditëve të ardhshme.

Lulzim Krasniqi nga KEDS ka thënë për KosovaPress se gjatë ditës së sotme nuk ka pasur shkyçje të bizneseve nga rrjeti energjetik pasi është ditë pushimi, por një gjë e tillë do të vazhdojë javën tjetër.

“Shumica e mbi 1400 njehsorëve elektrikë, të identifikuar si prona të kompanive, janë shkyçur gjatë ditës së djeshme, janë diku 90 për qind e atyre janë shkyçur. Pjesa tjetër e mbetur do të shkyçen në ditët në vijim, nëse nuk arrijnë marrëveshje me ndonjë nga furnizuesit e licencuar nga ZREE-ja”, ka thënë ai.

Pas vendimit të Gjykatës Komerciale, Dhoma e Shkallës së Dytë dhe njoftimit të pranuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, KEDS ka njoftuar bizneset që nuk kanë lidhur kontrata se do të detyrohen të zbatojnë vendimet duke paralajmëruar se mosveprimi do të rezultojë në shkyçje nga rrjeti duke filluar nga data 16 gusht.

KEDS ka theksuar se e ka të ndaluar ligjërisht të lejojë vazhdimin e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që nuk kanë marrëveshje të vlefshme me një furnizues të licencuar.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përmes një reagimi ka thënë se procesi ka një mori shkeljesh ligjore dhe procedural, derisa ka apeluar Qeverinë e Kosovës dhe ZRRE-në që të pezullojnë menjëherë zbatimin e vendimit dhe të hapin një proces të rishqyrtimit transparent.

“Ne ritheksojmë se forma e zgjedhur nga ZRRE, e përkrahur në heshtje nga të gjitha institucionet relevante, do të shkaktojë pasoja të rënda për ekonominë e vendit, përfshirë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike, rritje të çmimit të produkteve, rrezikimin e mijëra vendeve të punës, uljen e prodhimit vendor dhe mbytjen e tij nga importet që po rriten çdo ditë dhe mbylljen e një numri të madh veprimtarish biznesore”, thuhet në reagimin e DhTIK.

Se do ta vazhdojnë betejën ligjore ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE), kanë thënë edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës duke paralajmëruar mundësinë e ngritjes së çështjes në Gjykatën Supreme dhe nëse është e nevojshme, edhe në atë Kushtetuese.

Shkyçjen e qindra bizneseve nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike nga KEDS e ka quajtur persekutim Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) teksa kjo parti i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që të merret sa më parë me institucione siç janë Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe asessi të mos mbetet e pa ndëshkuar.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës shkyçjene bizneseve nga rrjeti i energjisë elektrike e ka cilësuar si një katastrofë kombëtare ekonomike duke theksuar se kjo situatë rrezikon mbi 100 mijë familje në Kosovë, për shkak të mungesës së furnizimit me energji dhe ndërprerjes së aktivitetit ekonomik të bizneseve.

Reagime ka pasur edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila ka theksuar se bizneset e Kosovës kanë mbetur në mëshirë të mafisë energjetike.

The post ​Vendimi i ZRRE-së, deri më tash janë shkyçur 90 për qind e bizneseve nga rrjeti elektrik appeared first on Telegrafi.

Lidhja e Bizneseve thirrje Presidentes dhe Qeverisë të veprojnë: ZRRE po shkatërron prodhimin dhe ekonominë

16 August 2025 at 20:38

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për bizneset, duke e cilësuar si të jashtëligjshëm, arbitrar dhe shkatërrues për ekonominë e vendit.

Sipas LBK-së, këto masa godasin rëndë prodhimin vendor, minojnë besimin e investitorëve të huaj, dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe cenojnë mirëqenien e qytetarëve.

“Bizneset që përbëjnë 56% të ekonomisë dhe punësojnë mbi 140 mijë persona nuk duhet të përballen me masa të padrejta dhe të paarsyeshme. Ky vendim i sotëm nuk i shërben Kosovës – përkundrazi, i shërben interesave të individëve të caktuar dhe shteteve fqinje”, thuhet në reagimin e LBK-së.

Organizata i ka bërë thirrje spektrit politik, Presidentes dhe Kryeministrit në detyrë që të ndërhyjnë menjëherë, duke kërkuar: Formimin e institucioneve sa më shpejt, shkarkimin e bordit të ZRRE-së dhe ndalimin e menjëhershëm të ndërprerjes së energjisë për bizneset.

LBK apelon për rikthim në dialog me komunitetin e biznesit, në mënyrë që tranzicioni drejt tregut të lirë të energjisë të bëhet i drejtë, i planifikuar dhe në funksion të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.

“ZRRE me vendime arbitrare po shkatërron prodhimin dhe ekonominë e Kosovës. Kërkojmë ndaljen e menjëhershme të këtyre veprimeve dhe dialog me bizneset”, përfundon reagimi./Telegrafi/

The post Lidhja e Bizneseve thirrje Presidentes dhe Qeverisë të veprojnë: ZRRE po shkatërron prodhimin dhe ekonominë appeared first on Telegrafi.

Haradinaj akuzon Qeverinë për “dorëzim të bizneseve te mafia energjetike”: Ky veprim nuk do të kalojë pa përgjegjësi

16 August 2025 at 18:24

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar pas shkyçjeve masive të bizneseve nga rrjeti elektrik nga kompania KEDS.

Në një deklaratë në Facebook, Haradinaj e ka quajtur “shkatërrues dhe të qëllimshëm” vendimin, duke akuzuar drejtuesit e Zyrës së Kryeministrit se “i kanë lënë bizneset e Kosovës në mëshirë të mafias energjetike, për të trashur xhepat e të dëgjueshmëve të tyre”.

Ai paralajmëroi se ky veprim nuk do të kalojë pa përgjegjësi.

“Rrethi po ju ngushtohet çdo ditë, dhe ky fund nuk do të jetë i mirë për ta, pashmangshëm do të përballen me ligjin. Kosova ka me u liru nga këta gangsterë me agjenda të dyshimta”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë, KEDS njoftoi të shtunën se ka nisur shkyçjen e rreth 450 bizneseve nga rrjeti elektrik, pasi ka përfunduar afati i përcaktuar që ato të lidhin marrëveshje me furnizues të licencuar të energjisë.

The post Haradinaj akuzon Qeverinë për “dorëzim të bizneseve te mafia energjetike”: Ky veprim nuk do të kalojë pa përgjegjësi appeared first on Telegrafi.

Vendimi i Gjykatës Komerciale, KESCO fton bizeneset të nënshkruajnë kontratat e furnizimit me energji deri më 15 gusht

13 August 2025 at 16:47

Pas vendimit të Gjykatës Komerciale dhe njoftimit të pranuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), KESCO ka njoftuar bizneset në tregun e hapur të energjisë elektrike se procesi i zgjedhjes së furnizuesit vazhdon sipas afateve të përcaktuara në njoftim.

Në mënyrë që të sigurohet furnizimi i pandërprerë me energji elektrike gjatë fundjavës, KESCO ka marrë vendimin që “të punojë me kapacitete të shtuar për pranimin e konsumatorëve që nuk kanë nënshkruar ende kontratë, deri më 15 gusht 2025 (e premte), ora 12:00 në mesditë”.

“Nga e hëna, procesi i nënshkrimit të kontratave do të vijojë rregullisht, në përputhje me afatet kohore të përcaktuara në rregullat e tregut”, njofton KESCO.

Ky veprim është në përputhje me rregullat e tregut dhe synon të shmangë ndërprerjet e mundshme të furnizimit për bizneset që janë pjesë e tregut të hapur të energjisë elektrike.

KESCO fton të gjithë konsumatorët biznesorë që të mos vonohen në procedurat për nënshkrimin e kontratave.

“Ju ftojmë të veproni pa vonesë për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit tuaj me energji elektrike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Vendimi i Gjykatës Komerciale, KESCO fton bizeneset të nënshkruajnë kontratat e furnizimit me energji deri më 15 gusht appeared first on Telegrafi.

Lidhja e Bizneseve: ZRRE të zbatojë vendimet e gjykatës, të pezullojë menjëherë vendimin për daljen në treg të hapur të energjisë

5 August 2025 at 07:51

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) i bën thirrje Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që të respektojë vendimet e gjykatës dhe të pezullojë menjëherë zbatimin e vendimit për kalimin e detyrueshëm të bizneseve në tregun e hapur të energjisë.

LBK thekson se ky veprim, i marrë në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë dialog serioz me komunitetin e bizneseve, është i papranueshëm dhe rrezikon të shkaktojë pasoja të rënda për ekonominë vendore. Qasja e deritashme e ZRRE-së, me mbështetjen e heshtur të Qeverisë, përbën një hap të gabuar strategjik, që nuk i shërben interesit të bizneseve të Kosovës dhe as zhvillimit ekonomik të vendit.

“LBK shpreh keqardhje që ZRRE dhe Qeveria kanë ndërmarrë një vendim pa konsultime të thelluara, pa analizë të ndikimit ekonomik dhe pa ndonjë plan kalimtar të qartë për të garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji për sektorin privat.

Nuk është e qartë në çfarë agjende janë përfshirë ZRRE-ja dhe Qeveria, por është evidente se ky drejtim nuk është në përputhje me nevojat dhe interesat strategjike të prodhuesve dhe bizneseve vendore, të cilat janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, edhe gjykata kompetente ka vlerësuar se ky vendim është kundërshtim më legjislacionin dhe ka urdhëruar pezullimin e tij, çka e bën të pakuptimtë këmbënguljen për zbatimin e tij nga ana e ZRRE-së.

LBK kërkon që ky vendim të rishikohet me urgjencë dhe që të ndërmerren masa konkrete për të ndaluar zbatimin e tij deri në një analizë të plotë gjithëpërfshirëse, të hartuar në bashkëpunim me komunitetin e bizneseve dhe partnerët institucionalë.

“Kërkojmë transparencë, përgjegjësi dhe një qasje të arsyeshme në raport me një çështje kaq jetike për të ardhmen ekonomike të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Telegrafi/

The post Lidhja e Bizneseve: ZRRE të zbatojë vendimet e gjykatës, të pezullojë menjëherë vendimin për daljen në treg të hapur të energjisë appeared first on Telegrafi.

Paqartësi dhe heshtje: Bizneset kanë rrymë por s’dinë kush ua sjell, ZRRE-ja s’flet

1 August 2025 at 23:43

Ndonëse nuk janë shkyçur përkundër tejkalimit të afatit për furnizim të përkohshëm nga KEK, bizneset e mëdha, pa kontrata, nuk e dinë se na kush po furnizohen. Derisa paqartësitë vazhdojnë në mungesë të informacioneve zyrtare, sipas llogaritjeve të Odës Ekonomike dëmi ditor në faturat e rrymës, si pasojë e moszbatimit të aktgjykimit të Komerciales, është 328 mijë euro.

As në ditën e dytë nga përfundimi i periudhës 60-ditore të furnizimit të përkohshëm nga KEK-u, si Furnizues i Mundësisë së Fundit, bizneset e mëdha, që nuk kanë kontrata, nuk e dinë se nga kush po e marrin rrymën.

Në heshtje dhe pa njoftim për të ardhmen e procesit të hapjes së tregut, ata nuk janë shkyçur, përkundër tejkalimit të afatit.

Duke vënë në pah paqartësitë në mungesë të njoftimit zyrtar, në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë vazhdimin e furnizimit e lidhin me aktgjykimin e Gjykatës Komerciale, në të cilin thuhet se “anulohet në tërësi” vendimi i ZRRE-së për hapjen e tregut të energjisë elektrike për bizneset e mëdha.

“Çka ka ndodhë tash? Tash nuk e di askush çka është duke u bë, do të thotë shkyçje nuk ka, sepse vendimi nuk e lejon një gjë të tillë, derisa të dalë vendimi final”, ka thënë Kushtrim Ahmeti, Drejtor i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Duke mirëpritur aktgjykimin dhe duke kërkuar hetime për procesin, Ahmeti e vlerësoi të çuditshme, siç u shpreh, “mbylljen e ZRRE-së pas krekosjes se kanë të drejtë deri në ditën e publikimit të aktgjykimit”

“Kam pritur që ZRRE-ja, së pari, të dalë menjëherë dhe ta sqarojë në publik e jo të fshihet në zyrë tash, e jo me nejtë gjithë ditën mbyllë nëpër mbledhje. Por të dalë prej momentin që e ka marrë aktgjykimin e gjykatës dhe ta sqarojë në publik, me ua dërgua edhe njoftimet kompanive që i ka qitë padrejtësisht, por edhe vetë kompanive që janë në proces më u thënë duhet ta stoponi këtë punë”, ka thënë Kushtrim Ahmeti, Drejtor i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Duke përmendur pasojat financiare, Oda Ekonomike përsëriti kërkesën ndaj ZRRE-së për pezullim të procesit, duke thënë se ai vendim do të përbënte “akt patriotik”.

“Bazuar në të dhënat preliminare, konsumi vjetor i bizneseve të përfshira në tregun e lirë vlerësohet të jetë rreth 550 GWh. Me çmimet aktuale të ofruara në tregun e lirë, kjo përkthehet në një kosto minimale prej rreth 120 milionë euro në vit. Nga kjo rezulton një dëm mesatar prej rreth 328 mijë euro në ditë, respektivisht rreth 10 milionë euro në muaj, si pasojë e moszbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Komerciale nga ZRrE“, ka thënë Oda Ekonomike e Kosovës.

Më 30 Korrik u publikua një aktgjykim i Gjykatës Komerciale që e shpalli të jashtëligjshëm dhe e anuloi në tërësi njoftimin e ZRRE-së për nxjerrjen bizneseve në tregun e hapur nga 1 Qershori.

Megjithatë, As ZRRE, KEK e as KESCO nuk janë përgjigjur për këtë çështje./RTV Dukagjini

The post Paqartësi dhe heshtje: Bizneset kanë rrymë por s’dinë kush ua sjell, ZRRE-ja s’flet appeared first on Telegrafi.

Vendimi i ZRRE-së i pezulluar nga gjykata, Vokshi: Furnizuesit nuk mund të penalizojnë bizneset

1 August 2025 at 19:18

Krenare Vokshi, avokate e cila aktualisht është këshilltare e jashtme e kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka folur  rreth vendimit të ZRRE-së për hyrjen në treg të lirë të energjisë për bizneset.

Avokatja Vokshi ka deklaruar se Gjykata Komerciale, përmes aktgjykimit të saj të datës 29 korrik, e ka trajtuar me seriozitet të plotë çështjen e daljes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë.

Sipas saj, gjykata jo vetëm që e ka pezulluar me efekt të menjëhershëm zbatimin e vendimit të ZRRE-së, por ka konstatuar gjithashtu se ky vendim ishte i kundërligjshëm si në përmbajtje, ashtu edhe në formë.

“Ajo që vlen të theksohet është se përmes këtij aktgjykimi është anuluar pika e katërt e vendimit të ZRRE-së që parashihte daljen automatike në treg të lirë”, ka thënë ajo në emisionin FIVE.

“Moszbatimi i një aktgjykimi në këtë rast përbën vetë shkelje, pra është vepër penale. Pezullimi e ka efektin e menjëhershëm, që natyrisht duhet ta kenë parasysh të gjitha bizneset. Gjithashtu, për sa kohë që ky aktgjykim është në fuqi – sepse nuk është i përjetshëm, por për një kohë të caktuar – furnizuesit nuk mund të marrin masa penalizuese ndaj bizneseve që nuk e pranojnë furnizimin me çmimet e tregut. Kjo përfshin edhe ndalimin e çdo kërcënimi për ndërprerje të energjisë elektrike… pezullimi mbetet në fuqi”, ka thënë ndër të tjera Vokshi.

The post Vendimi i ZRRE-së i pezulluar nga gjykata, Vokshi: Furnizuesit nuk mund të penalizojnë bizneset appeared first on Telegrafi.

❌
❌