❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 9 February 2026Main stream

QKB thirrje subjekteve për deklarimin e pronarëve/ Kush duhet dhe kush përjashtohet

9 February 2026 at 10:38

Nga Gazeta ‘SI’ – Qendra KombĂ«tare e Biznesit i ka bĂ«rĂ« thirrje subjekteve qĂ« operojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, tĂ« deklarojnĂ« pronarĂ«t pĂ«rfitues.

Sipas QKB-së, këtë detyrim e kanë shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, shoqëritë aksionare, shoqëritë kolektive dhe komandite. Po ashtu, përfshihen edhe zyrat e përfaqësimit dhe degët e shoqërive të huaja që zhvillojnë aktivitet në vend. Në listë bëjnë pjesë edhe shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre dhe të ngjashme.

Edhe OJF-të, fondacionet e shoqatat kanë detyrim të deklarojnë pronarët.  

Nga ky detyrim përjashtohen personat fizikë tregtarë, si dhe subjektet ku aksionari i vetëm është një institucion qendror ose vendor. Po ashtu, nuk përfshihen bashkësitë fetare dhe partitë politike.

Autoritetet bëjnë thirrje që subjektet të verifikojnë të dhënat dhe të kryejnë regjistrimin, për të shmangur penalitetet dhe masat administrative.

Sipas të dhënave zyrtare të QKB, gjatë vitit të kaluar 5,356 subjekte kanë kryer deklarimin e pronarëve përfitues në Regjistrin përkatës, duke shënuar një rritje prej 27% krahasuar me vitin 2024.

Ligji parashikon gjoba të kripura ndaj atyre bizneseve që nuk depozitojnë në kohë të dhënat me pronarët apo aksionerët e tyre. Masat administrative nisin nga 500 dollarë për rastet e mosrespektimit të afateve, për të shkuar deri në 6 mijë dollarë kur autoritetet konstatojnë se ato bëhen me qëllim për të fshehur të dhëna të rëndësishme mbi burimet financiare të pronarëve apo aksionerëve të tyre.

The post QKB thirrje subjekteve për deklarimin e pronarëve/ Kush duhet dhe kush përjashtohet appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

IzraelitĂ«t do tĂ« ndĂ«rtojnĂ« qendĂ«r tĂ« dhĂ«nash nĂ« Kashar. 8 ha tokĂ« ‘falas’ dhe asnjĂ« taksĂ«

4 February 2026 at 10:29

Nga Gazeta ‘SI’ – NjĂ« kompani izraelite do tĂ« ndĂ«rtojĂ« njĂ« qendĂ«r tĂ« dhĂ«nash nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«r 100 mln euro, pranĂ« TiranĂ«s.

Qendra do të bazohet në procesorët grafikë Robin Nvidia-s dhe do të ketë një kapacitet fillestar prej 32 megavatësh, me mundësi zgjerimi deri në 100 megavatë.

ADC, kompania izraelite, është në pronësi të përbashkët të Happy Technologies (80%), një kompani e specializuar në kibernetikë dhe teknologji kompjuterike, në pronësi të Roi Shaposhnik, Noam Frank, Shlomi Avni dhe Itai Melchior, dhe kompanisë konsulente për qendrat e të dhënave DIT (20%), e drejtuar nga ekspertët Zvika Friedman, Nir Poltorak dhe Dan Carmi.

Leje brenda 60 ditësh dhe energji e gjelbër

Si projekt qeveritar në një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat për BE, investimi ka përfituar kushte të përshpejtuara. Leja e ndërtimit i është dhënë kompanisë brenda vetëm 60 ditësh, ndërsa objekti po ndërtohet në një sipërfaqe prej 4.5 hektarësh tokë shtetërore (me opsion për edhe 3.25 hektarë shtesë) në zonën e lirë ekonomike TEDA, e cila po zhvillohet në perëndim të Tiranës.

Infrastruktura e komunikimit dhe e energjisë elektrike është ndërtuar paraprakisht, ndërsa kompania lokale e energjisë po ndërton një nënstacion të dedikuar në territorin e projektit. Kompania Kombëtare e Energjisë Elektrike e Shqipërisë do të furnizojë qendrën me energji të gjelbër nga burime hidroelektrike.

Në aspektin financiar, ADC ka siguruar një linjë kredie nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila mbulon 75% të kostos totale të projektit.

Edhe pse ndërtimi nuk ka përfunduar ende, qendra e të dhënave ka siguruar tashmë tre klientë të mëdhenj: kompaninë shqiptare të teknologjisë Infosoft, një kompani gjermane të ruajtjes së të dhënave dhe një institucion qeveritar shqiptar, identiteti i të cilit mbetet konfidencial.

Sipërmarrësit e projektit shohin si potencial kyç për fazën e zgjerimit kërkesën në rritje nga klientë europianë dhe amerikanë për qendra përpunimi të inteligjencës artificiale, të furnizuara me energji të gjelbër. Sipas tyre, qendrat e të dhënave në Europë po shërbejnë gjithnjë e më shumë si alternativë ndaj atyre në SHBA, ku zhvillimi i infrastrukturës së re po përballet me ngërçe në ndërtimin e qendrave të të dhënave dhe të kapaciteteve energjetike.

Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Shqipërisë janë forcuar ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit, veçanërisht pas sulmit kibernetik iranian ndaj Tiranës në vitin 2022, pas të cilit Shqipëria nisi të përdorë teknologji izraelite të sigurisë kibernetike për mbrojtjen e institucioneve shtetërore dhe subjekteve private.

Gjatë luftës, raportet mes dy vendeve u ngrohen edhe më tej, ndërsa Shqipëria u dallua si një nga aleatet më të afërta të Izraelit në Europë. Kryeministri shqiptar Edi Rama vizitoi Izraelin në kulmin e luftimeve dhe, në fjalimin e tij në OKB, dënoi Hamasin dhe mbajti simbolin e verdhë në mbështetje të lirimit të pengjeve.

Një muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, kompania izraelite Elbit Systems nënshkroi një kontratë për furnizimin e ushtrisë shqiptare me sisteme artilerie dhe dronë.// Globes

The post IzraelitĂ«t do tĂ« ndĂ«rtojnĂ« qendĂ«r tĂ« dhĂ«nash nĂ« Kashar. 8 ha tokĂ« ‘falas’ dhe asnjĂ« taksĂ« appeared first on Gazeta Si.

QKB: 5356 regjistrime të reja deklaruan pronarin përfitues në 2025-ën

3 February 2026 at 12:29


TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ NĂ« vitin 2025 regjistri i pronarĂ«ve pĂ«rfitues ka shĂ«noi njĂ« rritje tĂ« dukshme tĂ« ndĂ«rgjegjĂ«simit dhe respektimit tĂ« ligjit nga bizneset.

Gjatë këtij viti, 5 356 subjekte kanë deklaruar pronarët përfitues, duke shënuar një rritje prej 27% krahasuar me vitin 2024 dhe 16% më shumë në krahasim me vitin 2023.

Deklarimi i saktë i pronarëve përfitues është një detyrim ligjor për të gjitha subjektet që janë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe është një hap i domosdoshëm për të siguruar një mjedis të pastër dhe të qëndrueshëm biznesi.

Rritja e numrit të deklarimeve tregon se subjektet janë bërë më të përgjegjshme dhe po e kuptojnë rëndësinë e transparencës në aktivitete të biznesit, jo vetëm për përmbushjen e detyrimeve ligjore, por edhe për forcimin e besimit të publikut dhe partnerëve të tyre.

“PĂ«r t’u pĂ«rputhur me kĂ«rkesat ligjore, çdo subjekt duhet tĂ« sigurohet qĂ« tĂ« deklarojĂ« saktĂ« pronarĂ«t pĂ«rfitues, ndihmon nĂ« rritjen e besueshmĂ«risĂ« sĂ« tij dhe shmang mundĂ«sitĂ« pĂ«r penalizime”, bĂ«n tĂ« ditur QKB.

Për këtë qëllim, QKB ofron mundësi për të përditësuar informacionet online, një proces i thjeshtë dhe i shpejtë që mund të kryhet përmes platformës zyrtare të QKB-së.

/r.e/a.f/

The post QKB: 5356 regjistrime të reja deklaruan pronarin përfitues në 2025-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kodi i ri Penal-Vijnë paralajmërimet e para për pasojat ekonomike

By: Gazeta Si
2 February 2026 at 16:12

Mediat italiane kanë vënë në fokus procesin e nisur në Shqipëri për miratimin e Kodit të ri Penal, duke raportuar shqetësimet dhe paralajmërimin e Confindustria Albania, sipas së cilës ndryshimet e propozuara rrezikojnë të ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit, klimën e investimeve dhe sigurinë juridike.

Sipas shoqatës, projektligji nuk buron nga një nevojë reale për reformë, as nga problematika të dukshme të Kodit Penal aktual, i cili ndër vite ka treguar qëndrueshmëri dhe aftësi për të funksionuar në mënyrë efektive. Sistemi në fuqi, në fakt, ka dhënë rezultate të konsideruara pozitive edhe në fusha delikate si ajo e përgjegjësisë penale të personave juridikë, një nga sektorët ku teksti i ri synon të ndërhyjë ndjeshëm.

Confindustria Albania thekson se një vend që synon të konsolidojë rolin e tij në kontekstin evropian dhe ndërkombëtar duhet të mbështetet mbi parime të qarta të shtetit të së drejtës, mbi rregulla të qëndrueshme dhe mbi një kuadër normativ të parashikueshëm. Siguria juridike përmendet si një element thelbësor për të vazhduar tërheqjen e investimeve të huaja dhe për të mbështetur iniciativën sipërmarrëse vendase, ndërsa Kodi i ri Penal rrezikon të vërë në diskutim pikërisht këto parakushte themelore.

Ndër aspektet më kritike përmendet tendenca për të shndërruar në vepra penale një sërë sjelljesh që deri më sot përfshiheshin në fushën e shkeljeve administrative. Sipas shoqatës, parregullsi fiskale të natyrës formale, mangësi në mbajtjen e saktë të regjistrave shoqërorë, shkelje të brendshme të menaxhimit të kompanive dhe mospërmbushje të tjera pa një vlerë reale penale mund të sanksionohen penalisht, duke krijuar një klimë pasigurie dhe frike mes operatorëve ekonomikë. Kjo qasje, gjithmonë sipas Confindustria Albania, rrezikon të rëndojë në mënyrë të panevojshme sistemin gjyqësor dhe të penalizojë aktivitetin e biznesit, pa sjellë përfitime konkrete në drejtim të ligjshmërisë apo transparencës.

ShqetĂ«sim shtesĂ« ngjall edhe hapĂ«sira e gjerĂ« e diskrecionit qĂ« disa dispozita tĂ« Kodit tĂ« ri do t’u atribuonin gjyqtarĂ«ve. NjĂ« pushtet interpretues tepĂ«r i zgjeruar mund tĂ« komprometojĂ« parashikueshmĂ«rinĂ« e vendimeve dhe stabilitetin e kuadrit juridik, elemente tĂ« konsideruara tĂ« domosdoshme pĂ«r ata qĂ« investojnĂ« dhe veprojnĂ« nĂ« afat tĂ« gjatĂ«.

Shoqata e drejtuar nga Davide Rogai i referohet gjithashtu standardeve të Bashkimit Evropian, objektiv i shpallur i Shqipërisë në rrugëtimin e saj të integrimit. Në kuadrin e BE-së, përgjegjësia penale e personave juridikë përgjithësisht kufizohet në sektorë të përcaktuar mirë, si krimi i organizuar, korrupsioni apo veprat penale mjedisore, ndërsa projekti i reformës shqiptare duket se e zgjeron ndjeshëm këtë perimetër. Duhet kujtuar gjithashtu se në vend është tashmë në fuqi një legjislacion specifik mbi përgjegjësinë penale të personave juridikë, gjë që e bën, sipas Confindustria Albania, edhe më pak të justifikuar një ndërhyrje kaq radikale përmes një Kodi të ri Penal.

Shoqata, e cila vepron në Shqipëri prej më shumë se dhjetë vitesh duke përfaqësuar ndërmarrje të themeluara si nga sipërmarrës italianë ashtu edhe nga sipërmarrës shqiptarë, vë në dukje edhe pasojat e mundshme negative të tekstit të ri mbi përqendrimet shoqërore. Normat e reja mund të përbëjnë një pengesë për lirinë e sipërmarrjes dhe të kenë një efekt fort dekurajues mbi investimet, në një moment historik kur vendi do të kishte nevojë, përkundrazi, të forconte tërheqjen e tij ekonomike.

Në përfundim, Confindustria Albania bën thirrje që procesi i reformës të rishikohet me kujdes, duke përfshirë botën prodhuese dhe duke vlerësuar me vëmendje ndikimin e dispozitave të reja mbi strukturën ekonomike dhe imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë, me bindjen se zhvillimi, ligjshmëria dhe rritja mund të arrihen vetëm përmes rregullave të qarta, proporcionale dhe në përputhje me standardet evropiane.

Confindustria Albania ka reaguar edhe më parë për ndryshimet në Kodin Penal, ku i cilësonte të panevojshëm, të cilat rrisin ndjeshëm riskun ligjor për bizneset dhe cenojnë klimën e investimeve në vend.

Sakaq pak ditĂ« mĂ« parĂ« Kuvendi i ShqipĂ«risĂ« nĂ« njĂ« seancĂ« maratonĂ« miratoi me 85 vota pro dhe 9 kundĂ«r, projektligji “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshime nĂ« ligjin nr. 7895, datĂ« 27.1.1995, “Kodi Penal i RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, tĂ« ndryshuar, (nismĂ« e KĂ«shillit tĂ« Ministrave).

Kodi Penal aktual është miratuar në vitin 1995 dhe që prej asaj periudhe ka pësuar deri më tani 32 ndërhyrje, nga të cilat 23 ndërhyrje legjislative dhe 9 ndërhyrje me vendime të Gjykatës Kushtetuese.

Projektligji për Kodin e Ri Penal u publikua për konsultime publike në fund të muajit korrik nga Ministria e Drejtësisë.

Drafti i ri që përmban 950 nene është kundërshtuar nga shumë ekspertë të cilat vazhdimisht kanë theksuar se projektligji rrezikon penalizimin e marrëdhënieve fiskale, rrezikon të cenojë sigurinë juridike, të mbingarkojë sistemin gjyqësor penal dhe të vendosë qytetarët e bizneset në një klimë pasigurie, në vend që të garantojë korrektësi dhe efikasitet administrativ.

Për këtë arsye, ekspertët e shohin të domosdshëm një rishikim i thelluar i draftit në mënyrë që të harmonizohet me Kushtetutën dhe parimet e shtetit të së drejtës./ Giornalesera.com

The post Kodi i ri Penal-Vijnë paralajmërimet e para për pasojat ekonomike appeared first on Gazeta Si.

iPhone iOS 26 / “Call Screening” pĂ«r tĂ« filtruar thirrjet e panjohura mĂ«rzit tĂ« pasurit

By: Gazeta Si
31 January 2026 at 12:04

Apple ka prezantuar nĂ« iOS 26 funksionin e ri “Call Screening”, qĂ« synon tĂ« ndihmojĂ« pĂ«rdoruesit tĂ« menaxhojnĂ« thirrjet e panjohura dhe spam-in. Kur dikush telefonon nga njĂ« numĂ«r qĂ« nuk Ă«shtĂ« nĂ« kontaktet e pĂ«rdoruesit, iPhone kĂ«rkon automatikisht emrin dhe arsyen e thirrjes dhe e tregon kĂ«tĂ« informacion pĂ«rpara se tĂ« bjerĂ« telefoni. NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, pĂ«rdoruesit mund tĂ« vendosin nĂ«se duan tĂ« pĂ«rgjigjen ose ta injorojnĂ« thirrjen, duke kursyer kohĂ« dhe duke shmangur ndĂ«rhyrjet e panevojshme.

Funksioni ndĂ«rton mbi opsionin e mĂ«parshĂ«m “Silence Unknown Callers”, duke shtuar njĂ« shtresĂ« inteligjence artificiale qĂ« i lejon pĂ«rdoruesit tĂ« kontrollojnĂ« telefonatat pa sakrifikuar privatĂ«sinĂ«. PĂ«rdoruesit mund tĂ« aktivizojnĂ« opsionet: Ask Reason for Calling, Silence Unknown Callers, ose Never, sipas preferencave tĂ« tyre.

Megjithatë, veçoria ka shkaktuar reagime të papritura edhe te biznesmenët dhe individët e pasur, të cilët ndihen se tani humbasin avantazhin që më parë u siguronte asistenca personale në menaxhimin e thirrjeve. Shumë prej tyre po shprehin se edhe thirrjet e nivelit të lartë duhet të kalojnë filtrin e inteligjencës artificiale.

PĂ«r shumicĂ«n e pĂ«rdoruesve, megjithatĂ«, ky funksion pĂ«rfaqĂ«son njĂ« pĂ«rmirĂ«sim tĂ« dukshĂ«m nĂ« kontrollin e telefonatave tĂ« padĂ«shiruara. Ai kombinon inteligjencĂ«n artificiale me privatĂ«sinĂ«, duke e bĂ«rĂ« pĂ«rvojĂ«n mĂ« tĂ« lehtĂ« dhe mĂ« tĂ« organizuar. Apple synon qĂ« tĂ« eliminojĂ« ndĂ«rhyrjet e panevojshme dhe t’u japĂ« pĂ«rdoruesve mundĂ«sinĂ« tĂ« fokusohen vetĂ«m te thirrjet e rĂ«ndĂ«sishme.

The post iPhone iOS 26 / “Call Screening” pĂ«r tĂ« filtruar thirrjet e panjohura mĂ«rzit tĂ« pasurit appeared first on Gazeta Si.

Bizneset shqiptare tĂ« shqetĂ«suara nga ligjet e pakonsultuara, qeveria s’jep informacion mbi integrimin nĂ« BE

29 January 2026 at 12:36

Nga Gazeta ‘SI’ – Bizneset nĂ« ShqipĂ«ri nuk janĂ« tĂ« informuara mbi ndryshimet ligjore qĂ« lidhen me procesin e integrimit nĂ« Bashkimin Europian dhe janĂ« tĂ« shqetĂ«suar se kjo mund tĂ« ndiojĂ« nĂ« aktivitetin e tye.

Sipas një ankete të kryer nga Këshilli i Investimeve, vetëm 33% e bizneseve të pyetura deklarojnë se kanë informacion, kryesisht përmes internetit dhe mediave, që mbeten burimi i tyre i vetëm, ndërsa komunikimi dhe transparenca nga institucionet përkatëse pothuajse nuk ekzistojnë. Kjo mungesë informacioni ndikon drejtpërdrejt në kapacitetin e bizneseve për të planifikuar zhvillimin dhe përfitimet nga reformat.

Afro 50% e kompanive shprehin interes dhe nevojë për më shumë informacion mbi integrimin dhe ndikimin që ky proces ka në biznesin e tyre. Më të informuar janë eksportuesit, kompanitë e mëdha me xhiro mbi 8 milionë euro dhe sektorët TIK, Industria përpunuese dhe Shërbimet.

Mungesa e konsultimit dhe transparencës në miratimin e ligjeve konsiderohet si një nga sfidat kryesore për biznesin, me 18% dhe 33% të kompanive që e perceptojnë këtë si rrezik kryesor gjatë procesit të reformave. Kjo reflekton një shqetësim të qartë lidhur me besueshmërinë institucionale dhe efektivitetin e reformatve të implementuara pa pjesëmarrjen e sektorit privat.

Nga ana tjetër, bizneset shprehin pritshmëri pozitive nga procesi i integrimit, duke identifikuar përfitime të rëndësishme si përmirësim i cilësisë dhe standardeve, rritje e konkurrencës së ndershme dhe akses më i lehtë në tregjet e BE-së. Megjithatë, vetëm 1/3 e kompanive presin zgjerim të mundësive të eksportit, ndërsa rreth gjysma parashikojnë zgjerim të aktivitetit pas integrimit. 1 në 2 biznese e sheh
veten me rritje e zgjerim pas antarësimit në BE. Sektoret më optimistë janë Industria, Bujqësia, Tregtia dhe Transportit.

Sipërmarrja pret përfitime të rëndësishme nga ky proces, si rritje të cilësisë së produkteve, konkurrencës së ndershme dhe akses më të lehtë në tregjet europiane. Megjithatë, vetëm një e treta e tyre presin rritje të mundësive të eksportit dhe rreth gjysma e kompanive parashikojnë zgjerim të aktivitetit pas integrimit, duke treguar lidhjen mes perceptimit pozitiv të integrimit dhe potencialit për zhvillim të biznesit. Sektoret më optimistë janë Industria, Bujqësia, Tregtia dhe Transporti.

The post Bizneset shqiptare tĂ« shqetĂ«suara nga ligjet e pakonsultuara, qeveria s’jep informacion mbi integrimin nĂ« BE appeared first on Gazeta Si.

Rama: MbĂ«shtetje pĂ«r produktet ‘Made in Albania’, bizneset tĂ« fokusohen te cilĂ«sia, jo sasia

28 January 2026 at 15:27

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama prezantoi platformĂ«n e re ExportOn, njĂ« nismĂ« e fokusuar nĂ« mbĂ«shtetjen e eksporteve dhe produkteve “Made in Albania”.

Sipas tij, kĂ«to prodhime janĂ« markĂ« cilĂ«sie dhe njĂ« pasaportĂ« pĂ«r rrugĂ«n e integrimit nĂ« BE dhe tha se qeveria do tĂ« mbĂ«shtesĂ« bizneset qĂ« do tĂ« synojnĂ« marrjen e kĂ«saj ‘pasaporte’.

Ai theksoi rëndësinë e përshtatjes së bizneseve me standardet europiane dhe rritjen e vlerës së ekonomisë përmes cilësisë dhe jo sasisë.

“‘Made in Albania’ Ă«shtĂ« njĂ« markĂ« cilĂ«sie dhe njĂ« pasaportĂ« pĂ«r BE.

Ne do tĂ« mbĂ«shtesim fuqimisht ata qĂ« do e synojnĂ« marrjen e kĂ«saj pasaporte, duke hequr dorĂ« nga ideja se konkurrenca me çmim tĂ« ulĂ«t mund t’i çojĂ« larg dhe duke u fokusuar me standarde tĂ« certifikuara nga BE, pĂ«r tĂ« synuar fitim pĂ«rmes vlerĂ«s sĂ« krijuar, nĂ« cilĂ«si dhe jo sasisĂ«. MbĂ«shtetja direkte qĂ« do tĂ« japim pĂ«r certifikimet ndĂ«rkombĂ«tare, ne e shohim si investim strategjik tĂ« shtetit, jo pĂ«r t’i kursyer disa lekĂ«, por pĂ«r ta ndihmuar biznesin tĂ« integrohet mĂ« shpejt BE-sĂ«. Ashtu sikundĂ«r, edhe pĂ«r tĂ« mbrojtur markĂ«n dhe pronĂ«sinĂ« intelektuale tĂ« çdo prodhimi. BesojmĂ« shumĂ« tek manifaktura, te ata qĂ« po ecin nĂ« rrugĂ«n e transformimit dhe krijimin e vlerĂ«s sĂ« shtuar, duhet tĂ« bĂ«jmĂ« mĂ« shumĂ« nĂ« ndihmĂ« tĂ« sipĂ«rmarrjeve qĂ« do pĂ«rfaqojnĂ« transformimin.”, theksoi ai.

Rama shtoi se një nga sfidat kryesore janë barrierat dhe problemet logjistike që ngadalësojnë eksportuesit, duke rritur kostot e transportit.

“Duhet tĂ« shkojmĂ« pĂ«rpara pa humbur kohĂ« me burokracinĂ« e doganave, duke mbĂ«shtetur çdo proces te digjitalizimi,” theksoi ai.

Rama gjithashtu vuri në dukje se agro-përpunimi është prioritet i qeverisë. Ai u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një rrjet të mirë-organizuar të agro-përpunimit.

“Kush i beson inovacionit dhe teknologjisĂ«, ka fituar. BesojmĂ« shumĂ« tek manifraktura dhe pĂ«r tĂ« krijuar mĂ« shumĂ« vlerĂ« tĂ« shtuar, do bĂ«jmĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«r sipĂ«rmarrjet, qĂ« pĂ«rqafojnĂ« sfidĂ«n e transformimit. Agro-pĂ«rpunimi Ă«shtĂ« diçka qĂ« e kemi vendosur si prioritet nĂ« listĂ«n tonĂ« tĂ« punĂ«ve. Kemi nĂ« fokus edhe agro-pĂ«rpunimin, sepse duam rrjet tĂ« konsiliduar tĂ« agro-pĂ«rpunimit. Duhet tĂ« investojmĂ« nĂ« burime njerĂ«zore, sepse nĂ« burime njerĂ«zore investohet sot, por ka shumĂ« vlerĂ« nĂ« tĂ« ardhmen”, deklaroi Rama.

The post Rama: MbĂ«shtetje pĂ«r produktet ‘Made in Albania’, bizneset tĂ« fokusohen te cilĂ«sia, jo sasia appeared first on Gazeta Si.

Anketa/ Bizneset shqiptare perceptojnë informalitet të shtuar në treg

26 January 2026 at 10:27

Nga Gazeta ‘SI’ – Anketa e vitit 2025, kryer nga KĂ«shilli i Investimeve nĂ« vend, tregon se informaliteti mbetet “thembra e Akilit” nĂ« sipĂ«rmarrjen shqiptare.

Sipas gjetjeve, informaliteti mbetet i lartë dhe i qëndrueshëm, pavarësisht masave. Në vitin 2025, rreth 8 nga 10 kompani deklarojnë se përballen me konkurrencë nga aktivitete informale në sektorin ku operojnë. Ky perceptim ka qenë relativisht i qëndrueshëm që nga viti 2018, me një mesatare prej gati 7 nga 10 kompani që raportojnë konkurrencë informale, çka nënvizon presionin e vazhdueshëm që informaliteti ushtron mbi bizneset formale.

Bizneset shprehen se korrupsioni është faktori kryesor i nxitjes së informalitetit dhe konkurrenca pandershme. Forma më e zakonshme e informalitetit është evazioni fiskal 57%, mosregjistrimi i aktivitetit 49% dhe puna në të zezë, 52%.

Ndërsa sipërmarrjet bëjnë thirrje për një komunikim më efikas institucional, 59% e tyre, në 2025, mendojnë se komunikimi me administratën tatimore është përmirësuar, tregues ky në rritje krahasuar me periudhat 2019/2024; edhe pse më i ulët se perceptimi i bizneseve në vitin 2018.

Sipas Këshillit të Investimeve, bizneset perceptojnë klimën e biznesit në Shqipëri si të ndikuar kryesisht nga tre elementë kritikë: Efikasiteti i sistemit gjyqësor dhe mbrojtja e të drejtave; Niveli i korrupsionit dhe transparenca institucionale; Cilësia dhe kostot e fuqisë punëtore. Përmirësimi i këtyre elementëve është kritik për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të tërhequr investime të qëndrueshme, argumenton KI.

The post Anketa/ Bizneset shqiptare perceptojnë informalitet të shtuar në treg appeared first on Gazeta Si.

Të gjithë duan një copë të Arktikut

24 January 2026 at 14:03

Gazeta Si – PĂ«r tĂ« kuptuar shumĂ« nga mosmarrĂ«veshjet rreth GroenlandĂ«s nĂ« muajt e fundit, duhet ta anojmĂ« globin nga Poli i Veriut.

Duke e parë globin nga veriu, kuptohet se disa nga zonat më të rëndësishme të botës (Rusia, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Evropa Veriore), kufizohen të gjitha me të njëjtin det të madh: Oqeanin Arktik.

Arktiku është kryesisht i mbuluar nga një det i ngrirë, i cili deri relativisht vonë ishte praktikisht i paarritshëm për shkak të shtrirjes së akullit.

Tani që akulli po shkrihet ngadalë për shkak të ndryshimeve klimatike, ai po bëhet gjithnjë e më i arritshëm, i kontestuar dhe i rëndësishëm. Groenlanda, siç mund ta shihni nga harta, është në mes të gjithë kësaj.

PĂ«r dekada tĂ« tĂ«ra, konkurrenca pĂ«r Arktikun praktikisht nuk ekzistonte. NjĂ« shprehje e njohur midis atyre qĂ« studiojnĂ« rajonin ishte: “Veriu i LartĂ«, Tension i UlĂ«t”.

EkspertĂ«t kanĂ« folur shpesh edhe pĂ«r “jashtĂ«zakonshmĂ«rinĂ« e Arktikut”, duke treguar se, ndĂ«rsa vendet nĂ« pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« botĂ«s konkurrojnĂ« me njĂ«ra-tjetrĂ«n ekonomikisht dhe ushtarakisht, nĂ« Arktik ato gjithmonĂ« kanĂ« ruajtur njĂ« frymĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme bashkĂ«punimi.

Simboli i jashtĂ«zakonshmĂ«risĂ« ka qenĂ« prej kohĂ«sh KĂ«shilli Arktik, njĂ« organ ndĂ«rkombĂ«tar qĂ« bashkon tĂ« gjitha vendet qĂ« kufizohen me Arktikun: KanadanĂ«, DanimarkĂ«n (nĂ«pĂ«rmjet GroenlandĂ«s), FinlandĂ«n, IslandĂ«n, NorvegjinĂ«, RusinĂ«, Shtetet e Bashkuara (nĂ«pĂ«rmjet AlaskĂ«s) dhe SuedinĂ«. KĂ«tyre u bashkohen disa vende “vĂ«zhguese”, pĂ«rfshirĂ« ItalinĂ«.

Për dekada të tëra, anëtarët e Këshillit Arktik janë koordinuar për shfrytëzimin e burimeve, rrugët tregtare dhe studimet mjedisore me një harmoni të lakmueshme, edhe kur të njëjtat vende në pjesën tjetër të botës ishin në mosmarrëveshje ose në konflikt. Vetëm në vitin 2022, pas pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia, marrëdhëniet u përkeqësuan.

Harmonia midis vendeve të Arktikut ishte e mundur, edhe sepse interesi në rajon ishte i kufizuar në kërkimin shkencor dhe, në disa zona, në peshkimin, për shkak të paarritshmërisë së tij. Megjithatë, pak më shumë se njëzet vjet më parë, ngrohja globale ndryshoi gjithçka.

Vendet Arktike

Tregtia

Shkrirja e akullit po hap gradualisht rrugë të reja detare që kanë potencialin për të transformuar tregtinë globale.

Ky potencial Ă«shtĂ« njohur prej shekujsh: eksploruesit kanĂ« kĂ«rkuar prej kohĂ«sh “Kalimin VeriperĂ«ndimor” legjendar, njĂ« rrugĂ« qĂ« lidh oqeanet Atlantik dhe PaqĂ«sor nĂ«pĂ«rmjet KanadasĂ« veriore, si dhe “Kalimin Verilindor”, nĂ« veri tĂ« RusisĂ«.

TĂ« dyja kĂ«to rrugĂ« u zbuluan dhe u eksploruan nĂ« shekujt 19 dhe 20, por pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« ato ishin joekonomike dhe tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u lundruar.

Por tani që akulli po tërhiqet, rrugët e Arktikut po bëhen gjithnjë e më të arritshme. Dhe krahasuar me rrugët tradicionale, ato kanë një avantazh të madh: mund të jenë shumë më të shkurtra.

Për shembull: një anije kontejnerësh që niset nga Shangai i Kinës për të arritur në Roterdam të Holandës, duhet të udhëtojë afërsisht 10,500 milje detare (pothuajse 20,000 kilometra) për të marrë rrugën tradicionale, e cila kalon nëpër Oqeanin Indian dhe Kanalin e Suezit.

Protesta anti-SHBA në Nuuk, Grenlandë, 17 janar 2026

Nëse Kanali i Suezit është i pakalueshëm për ndonjë arsye, anije kontejnerësh duhet të lundrojë rreth Afrikës, në atë pikë që miljet detare rriten në pothuajse 14,000.

Por nëse anija kalon nga veriu, duke anashkaluar bregdetin e Rusisë, miljet detare zvogëlohen në rreth 8,000.

Ky është një përmirësim prej rreth 24 përqind, i jashtëzakonshëm për një biznes me marzhe të pakta fitimi si transporti detar.

Shfrytëzimi i këtyre rrugëve tregtare sapo ka filluar. Akulli aktualisht po tërhiqet dhe niveli i tregtisë është margjinal: në vitin 2024, 38 milionë tonë mallra kaluan përgjatë të ashtuquajturës Rruga Detare Veriore, në veri të Rusisë.

Mbi 450 milionë tonë kaluan nëpër Kanalin e Suezit (2024 ishte një vit krize për Kanalin e Suezit; më parë, mbi një miliard ton mallra kaluan nëpër të).

Një hartë e rrugëve të Arktikut

Burimet

Një nga arsyet pse Trump është i interesuar për Groenlandën, është pasuria e saj me elementë të rrallë të tokës, një kategori elementësh thelbësorë për shumë produkte industriale, nga telefonat inteligjentë te makinat te nëndetëset ushtarake.

Në realitet, shkrirja e akullit të Arktikut po bën të arritshme shumë burime të tjera potencialisht fitimprurëse, nga mineralet, te hidrokarburet.

Vlerësohet se Arktiku përmban afërsisht 13 përqind të rezervave të pazbuluara të naftës në botë dhe 30 përqind të rezervave të gazit natyror.

Meqenëse Arktiku nuk është një kontinent, por një det i ngrirë, kontrolli i burimeve të tij rregullohet nga Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, e cila parashikon (thjesht) që çdo shtet mund të shfrytëzojë burimet detare brenda ujërave të tij territoriale dhe zonës ekskluzive ekonomike.

KĂ«shtu, pretendimet territoriale janĂ« bĂ«rĂ« gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« shpeshta. NĂ« veçanti, vendet e Arktikut po kĂ«rkojnĂ« tĂ« zgjerojnĂ« sa mĂ« shumĂ« tĂ« jetĂ« e mundur njohjen e “shelfit tĂ« tyre kontinental”, domethĂ«nĂ« pjesĂ«s sĂ« shtratit tĂ« detit qĂ« mbetet pronĂ« e atij shteti.

Kryeqyteti Nuuk, Groenlandë, prill 2025

Militarizimi

Gjithmonë ka pasur një interes të fortë ushtarak në Arktik: gjatë Luftës së Ftohtë, në rast të një sulmi midis Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara, rruga më e drejtpërdrejtë për raketat balistike do të kalonte mbi Arktik, dhe më konkretisht mbi Groenlandë.

Për këtë arsye, gjatë gjithë Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara mbajtën një prani ushtarake në Groenlandë, me stacione masive radarësh, 17 baza ushtarake dhe deri në 15,000 ushtarë (sot, mbetet vetëm baza ushtarake Pituffik, ku ndodhen afërsisht 150 ushtarë).

Megjithatë, prania ushtarake amerikane lidhej kryesisht me aktivitetet e mbikëqyrjes dhe paralajmërimit të hershëm: Groenlanda shërbeu si një postë kundër raketave dhe kërcënimeve të tjera sovjetike që mund të vinin nga Arktiku. Megjithatë, për rreth njëzet vjet, kemi qenë dëshmitarë të një militarizimi shumë më të përhapur.

Vendi më aktiv është Rusia, pjesërisht për arsye gjeografike: ajo kontrollon afërsisht 52 përqind të vijës bregdetare të Oqeanit Arktik dhe një e pesta e territorit të saj shtrihet në veri të Rrethit Arktik.

Rusia ka 41 akullthyes, duke i lejuar asaj lëvizshmëri të madhe në Arktik; shtatë prej tyre janë me energji bërthamore.

Në krahasim, Shtetet e Bashkuara kanë dy, megjithëse të reja po ndërtohen. Rusia ka vendosur gjithashtu një numër të madh sistemesh raketash të përparuara përgjatë brigjeve të saj të Arktikut dhe kryen ushtrime të shpeshta ushtarake.

Disa nga kĂ«to ushtrime kryhen sĂ« bashku me MarinĂ«n Kineze: Kina, pavarĂ«sisht se Ă«shtĂ« mjaft larg Oqeanit Arktik, gjithmonĂ« e ka pĂ«rshkruar veten si njĂ« vend “gjysmĂ«-arktik”, pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« nĂ« pah interesin e saj nĂ« rrugĂ«t tregtare dhe burimet e veriut.

Nga kjo perspektivĂ«, kur Trump tha se Groenlanda â€œĂ«shtĂ« e mbuluar kudo me anije ruse dhe kineze”, ai po e ekzagjeronte qartĂ«.

MegjithatĂ«, Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« prania ushtarake ruse dhe kineze nĂ« rajon po rritet. Kjo vlen pĂ«r tĂ« gjitha vendet: madje edhe Italia njoftoi “StrategjinĂ« e saj Arktike” vetĂ«m kĂ«tĂ« muaj.

Një ushtar rus në Siberi, 2019

Popullat indigjene

E gjithĂ« kjo – rrugĂ« tĂ« reja tregtare, shfrytĂ«zimi i burimeve, militarizimi – shpesh po ndodh pa pĂ«lqimin ose nĂ« dĂ«m tĂ« popujve indigjenĂ« qĂ« jetojnĂ« nĂ« Arktik.

Popujt më të rëndësishëm të Arktikut janë: Inuitët (që jetojnë në Kanada, Groenlandë dhe pjesë të Siberisë); Jupikët dhe Aleutët (Alaska); Jakutët, Nenetët dhe Komët (Rusia); dhe Samiët (Skandinavia).

Secila prej këtyre popullatave jeton në kushte shumë të ndryshme dhe me të drejta shumë të ndryshme, por të gjitha, deri në të kaluarën e afërt, kanë vuajtur diskriminim dhe dhunë.

Në Groenlandë, për shembull, sundimi kolonial danez (i cili zgjati deri në vitin 1979; tani ekziston një shtet vetëqeverisjeje, megjithëse ishulli mbetet nën kontrollin danez), ndau sistematikisht fëmijët inuitë nga familjet e tyre dhe detyroi gratë inuite të përdorin kontracepsionin, ndër të tjera.

Sot, zhvillimi i Arktikut vazhdon të kërcënojë mënyrën e jetesës së shumë komuniteteve indigjene. Militarizimi dhe shfrytëzimi i burimeve, shpesh fragmentojnë territoret dhe shkatërrojnë ekosistemet thelbësore.

Për më tepër, vendimet për krijimin e bazave ushtarake, vendeve të shpimit të naftës ose bazave të raketave, merren shpesh pa u konsultuar me komunitetet lokale.

PĂ«rshtati: Gazeta “Si”

The post Të gjithë duan një copë të Arktikut appeared first on Gazeta Si.

Trump padit gjigandin JP Morgan për 5 mld dollarë: Më mbyllën llogaritë për motive politike!

22 January 2026 at 20:25

Donald Trump ka paditur JP Morgan dhe shefin e saj ekzekutiv, Jamie Dimon, për të paktën 5 miliardë dollarë (3.7 miliardë paund), pasi pretendon se banka i ka mbyllur llogaritë për arsye politike.

Sipas raportimeve në SHBA, padia akuzon gjigantin bankar se ka mbyllur në mënyrë të padrejtë llogarinë bankare të presidentit për motive politike.

Padia u depozitua të enjten nga avokati i presidentit amerikan në një gjykatë në Miami, Florida.

GjatĂ« fundjavĂ«s, Trump shkroi nĂ« njĂ« postim nĂ« Truth Social: “Do ta padis JP Morgan Chase brenda dy javĂ«ve tĂ« ardhshme pĂ«r DEBANKIMIN e gabuar dhe tĂ« papĂ«rshtatshĂ«m qĂ« mĂ« bĂ«ri pas protestĂ«s sĂ« 6 janarit, njĂ« protestĂ« qĂ« doli e drejtĂ« pĂ«r ata qĂ« protestonin – Zgjedhjet ishin TË MANIPULUARA!”

Depozitimi i padisĂ« vjen njĂ« ditĂ« pasi Dimon i quajti planet e Trump pĂ«r vendosjen e njĂ« tavani mbi tarifat e kartave tĂ« kreditit njĂ« “katastrofĂ«â€.

Trump ka propozuar një plan për të kufizuar përkohësisht normat e interesit të kartave të kreditit në SHBA në 10%, duke filluar nga 20 janari dhe për një periudhë njëvjeçare.

I pyetur pĂ«r kĂ«tĂ« plan nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror, Dimon u shpreh: “Do tĂ« ishte njĂ« katastrofĂ« ekonomike, dhe nuk po e them kĂ«tĂ« pĂ«r shkak tĂ« biznesit tonĂ«, ne do ta pĂ«rballonim gjithsesi.”

NjĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i JP Morgan deklaroi: “NdĂ«rsa na vjen keq qĂ« Presidenti Trump na ka paditur, ne besojmĂ« se kjo padi nuk ka bazĂ«. Ne respektojmĂ« tĂ« drejtĂ«n e Presidentit pĂ«r tĂ« na paditur dhe tĂ« drejtĂ«n tonĂ« pĂ«r t’u mbrojtur,  pĂ«r kĂ«tĂ« shĂ«rbejnĂ« gjykatat. JPMC nuk mbyll llogari pĂ«r arsye politike apo fetare.

“Ne mbyllim llogari vetĂ«m kur ato paraqesin rrezik ligjor ose rregullator pĂ«r kompaninĂ«. Na vjen keq kur detyrohemi ta bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ«, por shpesh rregullat dhe kĂ«rkesat rregullatore na çojnĂ« drejt kĂ«tyre vendimeve.

“Kemi kĂ«rkuar si nga kjo administratĂ« ashtu edhe nga administratat e mĂ«parshme tĂ« ndryshojnĂ« rregullat dhe rregulloret qĂ« na vendosin nĂ« kĂ«tĂ« situatĂ« dhe mbĂ«shtesim pĂ«rpjekjet e administratĂ«s pĂ«r tĂ« parandaluar politizimin e sektorit bankar.”

JP Morgan rritet në bursë pavarësisht padisë së Trump

Aksionet e JP Morgan janë rritur pavarësisht lajmit. Aksioni i JP Morgan ishte rreth 1.2% më i lartë në orët e para të pasdites në Nju Jork, pasi padia u depozitua sot në emër të presidentit.

NjĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i bankĂ«s tha se ajo beson se “padia nuk ka asnjĂ« bazĂ«â€ dhe se “nuk mbyll llogari pĂ«r arsye politike apo fetare”.

The post Trump padit gjigandin JP Morgan për 5 mld dollarë: Më mbyllën llogaritë për motive politike! appeared first on Gazeta Si.

Mësymja e Tatimeve tek agjencitë imobiliare, Shoqata: Po na demonizojnë!

22 January 2026 at 12:31

Nga Gazeta ‘SI’- Shoqata e NdĂ«rmjetĂ«sve tĂ« Pasurive tĂ« Paluajtshme, NAREA, ka reaguar me shqetĂ«sim pas kontrolleve tĂ« fundit tatimore nĂ« agjencitĂ« imobiliare. NĂ« njĂ« njoftim pĂ«r mediat, NAREA shprehet se po “demonizohet” njĂ« sektor me mijĂ«ra tĂ« punĂ«suar, ndĂ«rsa po qarkullojnĂ« informacione tĂ« pavĂ«rteta.

“ProfesionistĂ«, tĂ« cilĂ«t si rrjedhojĂ« e kĂ«rkimit tĂ« lajmit tĂ« bujshĂ«m artificial dhe tĂ« klikimeve me çdo kusht, sot vuajnĂ« pasojat e kĂ«saj fushate denigruese. Kjo ndikon negativisht nĂ« perceptimin e publikut mbi rolin dhe detyrat e agjentit, cĂ«non imazhin e tij dhe frymĂ«n e bashkĂ«punimit,” tha drejtori i NAREA-s, Reinaldo Pipiria.

Ai thekson gjithashtu se tregu ka pësuar deformime nga hyrja e agjentëve informale dhe konkurrenca e padrejtë, për shkak të moszbatimit të ligjit për ndërmjetësimin imobiliar, duke kërkuar më shumë komunikim nga institucionet mbi planin e kontrolleve.

Administrata Tatimore ka nisur prej një jave kontrolle intensive në agjencitë imobiliare dhe sektorin e ndërtimit, duke raportuar disa abuzime. Në vetëm 9 agjenci të inspektuara janë evidentuar punonjës të padeklaruar, paga jo reale dhe raste evazioni fiskal.

The post Mësymja e Tatimeve tek agjencitë imobiliare, Shoqata: Po na demonizojnë! appeared first on Gazeta Si.

Rasti ‘Durana’/ Si funksionojnĂ« parqet teknologjike nĂ« botĂ« dhe miliardat e humbura pĂ«r shqiptarĂ«t

19 January 2026 at 14:37

Nga Gazeta ‘SI’ – Durana Ă«shtĂ« i vetmi, unik, park teknologjik qĂ« ekziston nĂ« botĂ« pa taksa dhe pa kĂ«rkesĂ« llogarie, qĂ« i ka shkaktuar shtetit dĂ«me tĂ« mĂ«dha financiare pa sjellĂ« asnjĂ« pĂ«rfitim. PĂ«rkundrazi Durana u bĂ« streha e kompanive qĂ« figuronin virualisht aty vetĂ«m tĂ« pĂ«rfituar nga shmangia e taksave, duke e kthyer nĂ« njĂ« “parajsĂ« fiskale”. Disa nga kĂ«to kompani rezultojnĂ« tĂ« lidhura ngushtĂ« me me kontigjentĂ« nĂ« kĂ«rkim si Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, protagonistĂ« tĂ« skandalit nĂ« AKSHI.

Precedenti Durana nuk gjendet nĂ« asnjĂ« vend tĂ« EuropĂ«s perĂ«ndimore, ku nuk ekzistojnĂ« parqet teknologjike pa taksa dhe mbi tĂ« gjitha pa prezencĂ« fizike por vetĂ«m aktivitet virtual. Legjislacioni europian, kĂ«rkon qĂ« bizneset tĂ« jenĂ« tĂ« regjistruar fizikisht nĂ« kuadĂ«r tĂ« strategjisĂ« sĂ« tyre “anti-guaskĂ«â€, pra kompanitĂ« fantazmĂ«, me aktivitet tĂ« dyshimtĂ«. Edhe nĂ« rastet e regjistrimit si nomadĂ« digjitalĂ« (rasti i LituanisĂ« qĂ« njeh residencĂ«n digjitale) Ă«shtĂ« i detyruar tĂ« ketĂ« sĂ«rish njĂ« adresĂ« fizike aktiviteti dhe person kontakti. Specifikisht, direktiva “Unshell” (ATAD 3) e BE-sĂ« thekson se “nĂ«se njĂ« kompani nuk provon se ka aktivitet brenda zonĂ«s sĂ« lirĂ« ekonomike, ajo humbet tĂ« drejtĂ«n e lehtĂ«sirave tatimore”.

EuropĂ«s nuk i pĂ«lqen as idea “no tax”, dhe asnjĂ« park teknologjik nĂ« PerĂ«ndim nuk operon nĂ«n njĂ« regjim tĂ« lirĂ« fiskal. Vendet e zhvilluara tĂ« kontinentit mund tĂ« ofrojnĂ« lehtĂ«sime si norma fikse tatimi apo rimbursim tĂ« pjesshĂ«m nĂ« raste humbjeje (rasti i DanimarkĂ«s dhe GjermanisĂ«) apo grante pĂ«r kompanitĂ« e teknologjisĂ« (Suedia).

Vendi ku Ă«shtĂ« projektuar “Durana Park”, Xhafzotaj DurrĂ«s

Raste të ngjashme me atë Durana park në Durrës vijnë nga Bjellorusia dhe Moldavia.

Parku HTP i BjellorusisĂ«, qĂ« Ă«shtĂ« quajtur “Silicon Valley” i EuropĂ«s, ofron incentiva fiskale pĂ«r bizneset rezidente tĂ« parkut si p.sh 0% tatim mbi fitim, TVSH dhe taksĂ« prone. PĂ«r tatimin mbi pagĂ«n e punonjĂ«sve, bizneset paguajnĂ« njĂ« normĂ« fikse prej 9%, pavarĂ«sisht pagave tĂ« larta.  Parku teknologjik i MoldavisĂ« Ă«shtĂ« subjekt i vetĂ«m njĂ« takse. Bizneset qĂ« shtrijnĂ« aktivitetin e tyre pjesĂ« e MITP, taksohen 7% vetĂ«m mbi tĂ« ardhurat totale.

Por, kĂ«to dy parqe tĂ« inovacionit dhe shkencĂ«s, ia kthejnĂ« “borxhin” ekonomive vendase. NĂ« rastin e HTP-sĂ« nĂ« Bjellorusi, parku kontribuon nĂ« 3% tĂ« PBB-sĂ« sĂ« ekonomisĂ« atje dhe i shton vendit njĂ« qarkullim prej 667.6 milionĂ« rublash ose rreth 240 mln euro nĂ« vit nĂ«pĂ«rmjet shĂ«rbimeve dytĂ«sore dhe taksave jo direkte. Parku i MoldavisĂ«, sipas shifrave nga institucionet moldave, nĂ« vitin 2024 kreu 770 mln euro shitje dhe nga tatimi 7%, i dha mbrapsht shtetit 54 mln euro.

Turqia, mĂ«mĂ« e 90 parqeve teknologjike nĂ« vend, ashtu si ShqipĂ«ria ofron njĂ« regjim “no tax” pĂ«r kompanitĂ« aty. Sipas legjislacionit turk, kompanitĂ« nĂ« zonat e lira fiskale nuk do tĂ« paguajnĂ« pĂ«r njĂ« periudhĂ« tĂ« caktuar asnjĂ« taksĂ« mbi tatim-fitimin, as TVSH, as tatim mbi pagat.

Por parku turk nuk Ă«shtĂ« “fushe me lule”.

Kompanitë që operojnë aty janë të detyruara të ndjekin detyrat e caktuara nga shteti. Detyra kryesore është që çdo muaj të raportojnë përparimin e bërë në inovacion dhe kërkim-zhvillim, si dhe të raportojnë shpenzimet e të ardhurat.

Një detyrim tjetër i madh për kompanitë në Turqi, kur të ardhurat e tyre të përjashtuara nga taksat tejkalojnë 1 mln lira në vit, rreth 20 mijë euro, është të investojnë 2% të këtyre të ardhurave në një fond kapitali sipërmarrës (venture capital) të krijuar në Turqi ose në një startup të themeluar në një nga qendrat e zhvillimit në Turqi.  Stafi duhet të regjistrojë të paktën 90 orë pune në muaj në park. Nëse këto kritere nuk plotësohen, kompanitë e humbin privilegjin e përjashtimit nga taksat.

DobishmĂ«ria e kĂ«tyre parqeve nĂ« ekonominĂ« e njĂ« vendi do kohĂ« pĂ«r t’u provuar dhe pĂ«rjashtimet fiskale nuk mbĂ«shteten nga organizatat kombĂ«tare.

No Tax Zone: Pro dhe Kundër

Sipas një analize nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ndonëse mbështetja nga qeveria është e rëndësishme për zhvillimin e parqeve teknologjike, ajo nuk është e domosdoshme.

OKB ngre dy pyetje kur të vendoset financimi i parqeve apo lehtësimi fiskal i tyre (të dyja nuk mund të ndodhin).

Cili është qëllimi kryesor i krijimit të parkut?

A është parku mënya më efektive për ta arritur qëllimin e vendosur?

Organizata argumenton se qeveritë mund të incentivojnë këto parqe kur janë ato kthene në kontribuues me rëndësi të insutrisë së shkencës dhe inovacionit në vend, apo kur sjellin përfitime reale në ekonominë kombëtare apo lokale.

“Do tĂ« ishte gabim qĂ« fondet publike tĂ« pĂ«rdoren vetĂ«m pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar pak kompani brenda parkut ose pĂ«r tĂ« mbrojtur interesa tĂ« ngushta”, theksojnĂ« ekspertĂ«t e OKB-sĂ«.

Madje, organizata argumeton se hapja e parqeve teknologjike nuk është gjithmonë e dobishme ë krijimin e inovacionit, sepse inovacioni nuk është linear, siç e krijojnë bizneset në park, por ai nxitet nga nevojat e tregut dhe klientëve.

Rasti Durana

Durana Park Ă«shtĂ« parku i parĂ« teknologjik nĂ« ShqipĂ«ri, qĂ« ka nisur punĂ«n nĂ« fillim tĂ« vitit 2025. NdonĂ«se adresa e parkut Ă«shtĂ« nĂ« Xhafzotaj tĂ« DurrĂ«sit, atje nuk ka njĂ« godinĂ« dhe kompanitĂ« qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« “rezidente” tĂ« saj, punojnĂ« nga zyrat e tyre, por pĂ«rfitojnĂ« tĂ« gjitha benefitet e parashikuara nga ligji.

NjĂ« vit nga krijimi, 53 kompani janĂ« bĂ«rĂ« pjesĂ« e parkut Durana, duke jetuar praktikisht nĂ« njĂ« “parajsĂ« fiskale” ku nuk i paguajnĂ« shtetit shqiptar asnjĂ« taksĂ«, nga tatimi mbi fitimin, TVSH-ja, taksat doganore, taksat e infrastrukturĂ«s dhe pronĂ«n, pagat e personelit dhe madje pĂ«rfitojnĂ« rimbursim nga shteti pĂ«r trajnimin e punonjĂ«sve. Kjo do tĂ« zgjasĂ« 15 vite.

Lista e kompanive pjesë e Durana Park

Në thelb, detyra e Duranës është zhvillimi i kërkim-zhvillimit, krijimi i rrjeteve të bashkëpunimit dhe kthimi i Shqipërisë në një qendër rajonale të inovacionit dhe më vonë dhe krijimi i qendrave të të dhënave (Big Data) e robotika.

Deri tani, nuk është i qartë progresi që këto kompani kanë bërë, por janë të qarta se çfarë ka humbur shqipëria.

Sa para kanë humbur shqiptarët nga parku Durana

Në një përllogaritje, bazuar në parashikimet e qeverisë, deri më tani buxheti i shtetit ka humbur

Fillimisht, Këshilli Shqiptar i Investimeve, përgjegjëse për operimin e Durana, parashikon 30 mln lekë për promovimin e projektit,për 3 vitet e para, mesatarisht 10 mln lekë, për vitin e parë. shpenzimet operative për vitin e parë, parashikohen 65.118 lekë, në mungesë të godinës dhe faturave të lidhura me të.

Parashikimet në plan-projektin e Durana, ku mbështeten përllogaritjet e Gazetasi.al.

Durana parashikon që vitin e parë ka 350 të punësuar me një pagë mestare 250 mijë lekë në muaj dhe duke qenë se për këto paga nuk mbahet tatim dhe kontributet i paguan shteti, ky i fundit humb rreth 394 mln lekë të tjera.

Në projeksionet e ministrisë së Ekonomisë, pas 15 vitesh përjashtimi, Durana do të paguajë 471 mln lekë tatim-fitimi për 5 vite dhe sipas përllogaritjeve, vitin e parë shteti ka humbur 94.2 mln lek. Për 14 vitet e ardhshme këto humbje do të katërmbëdhjetëfishohen. Bazuar në të dhënat për taksën e pronës dhe pastrimit, arka e shtetit humb përafërsisht 540 mln lekë në vit.

Në total arka e shtetit ka humbur rreth 1 mld lekë vetëm vitin e parë të Durana park, nga përjashtimet fiskale.

Parashikimet në plan-projektin e Durana, ku mbështeten përllogaritjet e Gazetasi.al.

The post Rasti ‘Durana’/ Si funksionojnĂ« parqet teknologjike nĂ« botĂ« dhe miliardat e humbura pĂ«r shqiptarĂ«t appeared first on Gazeta Si.

Qeveria si aksioner tek Startup-et: Mbështetje dhe për bizneset e konsoliduara

19 January 2026 at 12:03

Nga Gazeta ‘SI’ – NjĂ« vendim i ri i ministrisĂ« sĂ« EkonomisĂ« dhe Inovacionit, zgjeron mbĂ«shtetjen pĂ«r bizneset e llojeve start-up, duke pĂ«rfshirĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« konceptin e “Scaleup-eve”.

Sipas dokumentit, tashmë ndihmë nga shteti do të përfitojnë edhe scale-up, bizneset e zhvilluara dhe të konsoliduara në treg.

Ndryshe nga rregullat e mëparshme të vitit 2024 të cilat shfuqizohen, vendimi i ri specifikon se shteti nuk do të ofrojë vetëm grante klasike. Instrumentet e reja financiare përfshijnë financimin me kapital (equity) ku shteti mund të investojë drejtpërdrejt në kapitalin e kompanive.

Mekanizmat e lehtësimit të rrezikut: Skema që mbrojnë sipërmarrësit nga dështimet e mundshme në inovacion dhe masa teknike si ofrimi i aksesit në laboratorë, infrastrukturë kërkimore dhe konsulencë ligjore apo financiare falas.

Një risi tjetër është monitorimi dhe Agjencia përgjegjëse do të ndjekë zbatimin e projekteve deri në 12 muaj pas përfundimit të tyre për të vlerësuar ndikimin real në ekonomi.

Për të shmangur abuzimet, qeveria parashikon ngritjen e një Komisioni për vlerësim dhe ankimin, ku anëtarët duhet të plotësojnë kritere të larta profesionale, përfshirë të paktën 10 vite përvojë pune për përfaqësuesit nga bota akademike dhe ekosistemi i startup-eve. Gjithashtu, çdo anëtar është i detyruar të nënshkruajë deklaratën e konfliktit të interesit përpara çdo procesi vlerësimi.

Për të garantuar transparencë, i gjithë procesi i aplikimit do të kryhet përmes portalit e-Albania. Afatet për thirrjet publike do të jenë të qarta, duke zgjatur nga 10 deri në 30 ditë pune.

Ky vendim hyn në fuqi më datë 22 janar 2026, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në ligjin bazë për startup-et

The post Qeveria si aksioner tek Startup-et: Mbështetje dhe për bizneset e konsoliduara appeared first on Gazeta Si.

Forbes: A është Shqipëria destinacioni i ardhshëm i jahteve luksoze në Mesdhe?

17 January 2026 at 12:55

Nga Gazeta Si- Kur dëgjuat për herë të parë për Shqipërinë? Shteti ballkanik ka të gjitha pasuritë natyrore të fqinjëve, madje duke rivalizuar Greqinë dhe Malin e Zi me pastërtinë e ujit dhe pjesët e bregdetit me diell. Në fakt, është në një pozicion ideal për të përfituar nga sezoni i jahteve në Mesdhe, megjithatë mbetet plotësisht jashtë radarit të industrisë.

“ËshtĂ« ende shumĂ« i veçantĂ« si destinacion me qira,” shpjegon Irini Sarantis, drejtoresha dixhitale e IYC, me firmĂ«n e ndĂ«rmjetĂ«simit qĂ« rezervon vetĂ«m 30 javĂ« charter nĂ« vit pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, qĂ« pĂ«rbĂ«n vetĂ«m 0.27% tĂ« aktivitetit tĂ« saj nĂ« Mesdhe, njĂ« statistikĂ« tronditĂ«se qĂ« i atribuohet kryesisht “infrastrukturĂ«s sĂ« dobĂ«t” dhe mungesĂ«s sĂ« zhvillimeve luksoze, sipas partnerit menaxhues Filip Jerolimov.

Por kjo do të ndryshojë së shpejti.

Marina dhe resorti luksoz synon të zgjidhë problemin e infrastrukturës së Shqipërisë.

Vitin e kaluar, zyrtarët shqiptarë zbuluan planet e tyre për ta transformuar Shqipërinë në qendrën e ardhshme të madhe të superjahteve. Strategjia e tyre detare, e mbështetur nga investitorë privatë, do të shohë një rrjet marinash të ndërlidhura përgjatë bregdetit, duke krijuar një ndalesë tërheqëse për jahtet gjatë sezonit të Mesdheut.

Dizajneri italian i jahteve Luca Dini Ă«shtĂ« ngarkuar me projektin monumental, tĂ« cilin ai e tha se ishte “shumĂ« emocionues, por me shumĂ« pĂ«rgjegjĂ«si” nĂ« intervistĂ«n tonĂ«.

“ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« i vetmi vend nĂ« EuropĂ« ku ende mund tĂ« zhvillohet nĂ« njĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ«â€, shpjegoi projektuesi.

“ËshtĂ« njĂ« fletĂ« e bardhĂ«. Sa njerĂ«z mund tĂ« thonĂ« se ndihmuan nĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« vendi?”

Dini nuk gabon. Zhvillimi i infrastrukturës publike të Shqipërisë është gati 70% më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa financuesi privat Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim i renditi përmirësimet e infrastrukturës si një fokus jetësor në strategjinë e saj 2025-30 për vendin.

Projekti ambicioz do tĂ« shohĂ« disa kilometra vijĂ« bregdetare tĂ« shndĂ«rruara nĂ« njĂ« marinĂ« dhe kompleks turistik, duke ofruar fusha sportive, meditim, yoga dhe mundĂ«si pĂ«r lutje dhe adhurim, ndĂ«rsa u ofron vizitorĂ«ve mundĂ«sinĂ« tĂ« pĂ«rfshihen nĂ« “kulturĂ«n tradicionale dhe ushqimin vendas”.

Dini është një projektues jahtesh, i njohur për bashkëpunimet e tij me kompanitë më të njohura të jahteve.

ËshtĂ« njĂ« nga pesĂ« zhvillimet nĂ« tĂ« cilat Dini po punon nĂ« ShqipĂ«ri, duke pĂ«rfshirĂ« njĂ« vendbanim rezidencial nĂ« kryeqytetin e TiranĂ«s, tĂ« frymĂ«zuar nga Kopshtet e BabilonisĂ«, dhe njĂ« “ndĂ«rtesĂ« shumĂ«funksionale” nĂ« DĂŒrres tĂ« kompletuar me hotel luksoz.

Sipas Dinit, çelësi për të zhbllokuar bregdetin e Shqipërisë është logjistika e tij.

“Ky vend Ă«shtĂ« njĂ« vrimĂ« e zezĂ« pranĂ« GreqisĂ«. PronarĂ«t e jahteve nuk kanĂ« njĂ« vend ku tĂ« vendosin njĂ« spirancĂ«, kĂ«shtu qĂ« refuzojnĂ« tĂ« shkojnĂ«â€, shpjegoi ai. “ËshtĂ« njĂ« keqardhje e madhe, sepse Ă«shtĂ« vĂ«rtet bukur atje. Pra, kjo Ă«shtĂ« njĂ« gjĂ« e madhe qĂ« po pĂ«rpiqemi ta ndryshojmĂ«.”

Rrjeti i marinave do të ndajë burimet për të përmirësuar efikasitetin logjistik, me përfitimin shtesë të shpërndarjes së ndikimit mjedisor dhe rritjes ekonomike përgjatë gjithë vijës bregdetare. Ka pasur gjithashtu bisedime për të zhvilluar objekte të reja shërbimi që synojnë industrinë e jahteve, siç janë kantierët e riparimit, furnizuesit e jahteve, stacionet e riparimit dhe zonat e furnizimit me karburant me cilësi të lartë.

MegjithĂ« kĂ«tĂ« investim, Dini kĂ«mbĂ«ngul se zhvillimi do t’u sjellĂ« dobi vendasve dhe vizitorĂ«ve tĂ« pasur njĂ«soj.

“Ne nuk po krijojmĂ« Porto Cervo ose CotĂȘ d’Azur. Ky projekt Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar duke pasur parasysh popullsinĂ« shqiptare, kĂ«shtu qĂ« do tĂ« ketĂ« hostele me dy yje pranĂ« hoteleve me pesĂ« yje”, shpjegoi ai.

Dini synon qĂ« resorti tĂ« jetĂ« “i padukshĂ«m” nga deti, i nxitur nga njĂ« “respekt pĂ«r topografinĂ« e vendit”, si dhe nga dĂ«shira e tij estetike si projektues.

“Kur pronarĂ«t afrohen me tender, nuk dua qĂ« ata tĂ« shohin njĂ« ndĂ«rtesĂ« tĂ« madhe tĂ« bardhĂ«â€, tha ai.

Sipërfaqja katrore ishte një tjetër pikë bisede dhe debate midis Dinit dhe investitorëve.

“Ne kemi luftuar pĂ«r tĂ« ruajtur njĂ« dendĂ«si shumĂ« tĂ« ulĂ«t,” tha ai. “Plani Ă«shtĂ« qĂ« gjithçka tĂ« jetĂ« diskrete dhe me shumĂ« hapĂ«sirĂ«.”

Rezultati Ă«shtĂ« njĂ« koleksion ndĂ«rtesash i harlisur, i mbledhur lirshĂ«m; shumĂ« larg zhvillimeve tĂ« grumbulluara qĂ« shihen nĂ« Port Hercule ose Bahia Mar. Studioja ka zgjedhur çati tĂ« mbuluara me bimĂ« qĂ« ndjekin kthesat e maleve tĂ« ShqipĂ«risĂ« – mbi 75% e vendit Ă«shtĂ« malore – dhe shkrihen nĂ« kodrat pas, tĂ« cilat janĂ« tĂ« mbushura me ullinj dhe bimĂ«si tĂ« ndryshme tĂ« tjera.

Shumica e projekteve të Dinit janë planifikuar të nisin brenda pak më shumë se pesë vjetësh. Pasi të ndodhë kjo, projektuesi është i bindur se Shqipëria do të jetë fort në hartën e Mesdheut.

“PronarĂ«t vazhdojnĂ« tĂ« mĂ« pyesin se kur do tĂ« jenĂ« gati marinat. Ka shumĂ« kuriozitet pĂ«r vendin,” tha ai. “Ai hap itinerare dhe rrugĂ« tĂ« reja, ku ShqipĂ«ria mund tĂ« kombinohet me Malin e Zi, KroacinĂ« dhe madje edhe Venedikun. MundĂ«sitĂ« janĂ« emocionuese.”

“ShqipĂ«ria e re”, siç e quan Dini, thuhet se do tĂ« jetĂ« gati nĂ« vitet e ardhshme. NĂ«se ka sukses, kush e di? Vendi mund tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« Detin e Kuq Saudit si gjĂ«ja e madhe e radhĂ«s e jahteve.

Marrë nga Forbes. Përshtati: Gazeta Si.

The post Forbes: A është Shqipëria destinacioni i ardhshëm i jahteve luksoze në Mesdhe? appeared first on Gazeta Si.

Marketingu në vitin 2026: polarizimi i tregut dhe sfida e inteligjencës artificiale

15 January 2026 at 14:50


ÇfarĂ« po ndryshon, kush po e shtyn ndryshimin dhe pse viti 2026 pritet tĂ« jetĂ« njĂ« nga mĂ« sfiduesit pĂ«r industrinĂ« e marketingut?

Industria globale e marketingut po hyn në vitin 2026 në një fazë të re polarizimi, e shtyrë fuqishëm nga inteligjenca artificiale, konsolidimi i tregut dhe ndryshimet e thella në sjelljen e konsumatorëve. Kështu vlerëson një analizë e publikuar nga Marketing Dive, e cila identifikon disa nga pikat kryesore që do të formësojnë vitin në vijim.

Sipas analizës, fushata e balancuar mes dy formulave, asaj tradicionale dhe digjitale po bëhet gjithnjë e më e padukshëm. Nga njëra anë, brendet dhe agjencitë po lëvizin drejt modeleve white-glove (shërbime premium, të personalizuara), ndërsa nga ana tjetër po rriten zgjidhjet plug-and-play, të ndërtuara mbi AI. Hapësira tradicionale në mes po tkurret, si në modele biznesi, ashtu edhe në përmbajtje kreative.

Pse po ndodh kjo?

Rritja e shpejtë e AI gjenerative ka ulur barrierat e prodhimit të përmbajtjes, por njëkohësisht ka krijuar uniformitet. Ekspertët paralajmërojnë se algoritmet po prodhojnë volum, jo domosdoshmërisht vlerë. Si reagim, disa marka po zgjedhin komunikim më provokues dhe më autentik për të thyer monotoninë.

Pra, Në vitin 2026, AI pritet të përdoret masivisht në prodhimin e përmbajtjes, planifikimin e fushatave dhe analizën e audiencave. Megjithatë, ky zhvillim rrezikon të prodhojë përmbajtje të njëtrajtshme dhe pa identitet të qartë, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë dallimin e markave në hapësirën digjitale.

Në të njëjtën kohë, raporti vë në dukje se kompanitë po rishikojnë mënyrën se si e përdorin të dhënat. Fokusi po zhvendoset nga grumbullimi masiv i informacionit drejt lidhjes dhe kuptimit më të mirë të tij, në një mjedis ku matja e performancës po ndërlikohet nga zero-click search, bots dhe ndërhyrjet e AI në ekosistemin digjital.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm lidhet me ndryshimet demografike. Brezi Gen Alpha, edhe pse ende shumë i ri në moshë, tashmë po konsiderohet seriozisht në strategjitë e marketingut, për shkak të ndikimit të tij në vendimet e blerjeve dhe konsumit.

Paralelisht, investimet në krijues marketing (influencers) pritet të rriten, me theks të veçantë te krijuesit e vegjël, në vend të ndjekjes së shifrave të mëdha të audiencës.

Në planin ekonomik, pasiguria e shkaktuar nga tarifat tregtare, inflacioni dhe paqëndrueshmëria globale pritet të ndikojë drejtpërdrejt në strategjitë e marketingut. Brendet do të orientohen drejt fushatave më të shkurtra, fleksibile dhe me fokus te vlera, duke iu përshtatur konsumatorëve që po bëhen gjithnjë e më të kujdesshëm në shpenzime.

Viti 2026 pritet të jetë një vit vendimtar për marketingun, ku teknologjia, ekonomia dhe ndryshimet shoqërore po e shtyjnë industrinë drejt zgjedhjeve më të qarta. Mbijetesa dhe suksesi do të varen nga aftësia e kompanive për të ofruar zgjidhje, për të qenë autentike dhe për të përdorur AI-në si mjet strategjik, e jo si zëvendësim të mendimit kreativ.

Mes shqetĂ«simit pĂ«r larje parash, dekretohet ‘Paqja fiskale/ Si dhe çfarĂ« pĂ«rfitojnĂ« bizneset

13 January 2026 at 10:44

Nga Gazeta ‘SI’ – Presidenti i vendit ka dekretuar PaketĂ«n Fiskale 2026, e cila pĂ«rfshin edhe marrĂ«veshjen e njohur si “Paqja Fiskale” pĂ«r bizneset. Sipas afateve zyrtare, pritet qĂ« nĂ« muajin shkurt tĂ« nisĂ« procesi i faljes sĂ« gjobave dhe kamatĂ«vonesave pĂ«r bizneset qĂ« nuk kanĂ« shlyer detyrimet, si dhe tĂ« krijohet mundĂ«sia pĂ«r rikorrigjimin e deklaratave financiare tĂ« mĂ«parshme.

Një element kyç i kësaj pakete është ofrimi i mundësisë që bizneset të paguajnë një tatim më të lartë, por në këmbim të mos i nënshtrohen kontrolleve tatimore. Bizneset me të ardhura vjetore mbi 14 milionë lekë do të mund të përfshihen vullnetarisht në marrëveshjen e paqes me shtetin, duke parapaguar një tatim mbi fitimin me bazë më të gjerë dhe pa pasur vizita nga kontrollorët tatimorë gjatë periudhës së marrëveshjes.

Konkretisht, një biznes që kalon fashën e të ardhurave 14 milionë lekë do të paguajë tatim bazuar mbi deklarimet e mëhershme, të shoqëruara me një shtesë prej 18%. Në rast se fitimi real në fund të vitit tejkalon këtë nivel, diferenca do të tatohet me normën 5%. Kjo marrëveshje mund të rinovohet deri në dy herë, nga një vit secila, duke e çuar kohëzgjatjen totale deri në tre vite.

500 mln euro falje

Sipas draftit, qeveria parashikon t’u falĂ« bizneseve mĂ« shumĂ« se 500 milionĂ« euro detyrime tĂ« papaguara nĂ« kuadĂ«r tĂ« Paqes Fiskale. Projektligji i MinistrisĂ« sĂ« Financave parashikon fshirjen e plotĂ« tĂ« detyrimeve tatimore direkte dhe indirekte tĂ« papaguara qĂ« i pĂ«rkasin periudhave deri mĂ« 31 dhjetor 2014, me pĂ«rjashtim tĂ« kontributeve tĂ« sigurimeve shoqĂ«rore dhe shĂ«ndetĂ«sore.

Për debitorët e periudhës janar 2015 deri në dhjetor 2019 parashikohet fshirja e pjesshme e detyrimeve nëse tatimpaguesi zgjedh të paguajë 50% të detyrimit njëherësh brenda datës 30 qershor 2026, ndërsa pjesa tjetër shuhet, ose nëse zgjedh pagesën me këste mujore të barabarta deri më 31 dhjetor 2026 të 75% të detyrimit. Në të dyja rastet, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.

Si do tĂ« kryhen procedurat e “Paqes” dhe fshirjes sĂ« detyrimeve

Marrëveshja e Paqes Fiskale mes biznesit dhe administratës tatimore do të realizohet përmes një aplikimi elektronik nga tatimpaguesi në platformën e-filing, brenda afatit të dorëzimit të deklaratës vjetore të të ardhurave për vitin paraardhës. Për vitin e parë të zbatimit, afati i aplikimit do të përcaktohet me udhëzim të posaçëm nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve. Pas aplikimit, administrata tatimore harton propozimin e marrëveshjes dhe ia komunikon biznesit përmes e-filing, duke përcaktuar vlerën e fitimit të tatueshëm dhe detyrimin tatimor për periudhën përkatëse. Tatimpaguesi ka të drejtë ta pranojë ose ta refuzojë këtë propozim deri më 15 prill dhe, në rast pranimi dhe nënshkrimi elektronik, marrëveshja konsiderohet e lidhur dhe prodhon efekte ligjore për vitin tatimor përkatës. Biznesi është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë tatimin sipas marrëveshjes, ndërsa mosrespektimi i saj trajtohet si shkelje tatimore.

Ndërkohë, ligji për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore dhe doganore do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe do të zbatohet për periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2026. Brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi, ministri përgjegjës për financat do të nxjerrë udhëzimin përkatës për zbatimin e tij.

Debati

Ideja e qeverisë për një Paqe fiskale me bizneset nuk është mirëpritur nga askush, përveç  mazhorancës.

Opozita e ka quajtuar nismĂ«n njĂ« “goditje” ndaj biznesit tĂ« ndershĂ«m qĂ« favorizon pastrimin e parave. Edhe vetĂ« bizneset kanĂ« pasur rezerva pĂ«r ligjin e ri, tĂ« cilĂ«t po ashtu e quajnĂ« hapĂ«sirĂ« tĂ« larjes sĂ« parave tĂ« pista.

Fondi Monetar NdĂ«rkombĂ«tar, po ashtu e ka vlerĂ«suar me risk iniciativĂ«n e qeverisĂ« shqiptare duke theksuar se mund tĂ« “shtrembĂ«rojĂ« regjimin tatimor”.

The post Mes shqetĂ«simit pĂ«r larje parash, dekretohet ‘Paqja fiskale/ Si dhe çfarĂ« pĂ«rfitojnĂ« bizneset appeared first on Gazeta Si.

“Rritja e retail-it do tĂ« vijĂ« nga cilĂ«sia, jo nga volumi, turizmi faktor i rĂ«ndĂ«sishĂ«m”

By: Mira Leka
10 January 2026 at 22:02

Flet Juljan Mane, Zëvendëspresident i Grupit BALFIN për Shitjet me Pakicë

 

Juljan Mane, ZĂ«vendĂ«spresident i Grupit BALFIN pĂ«r Shitjet me PakicĂ«, ndan nĂ« kĂ«tĂ« intervistĂ« njĂ« panoramĂ« tĂ« qartĂ« mbi ecurinĂ« e sektorit tĂ« retail-it nĂ« ShqipĂ«ri dhe nĂ« rajon, duke u ndalur te ndikimi i turizmit, ndryshimi i sjelljes sĂ« konsumatorit, sfidat e kostove dhe informalitetit, si dhe drejtimet strategjike tĂ« zhvillimit, nga konsolidimi i tregut dhe forcimi i rrjeteve ekzistuese, deri te zgjerimi pĂ«rtej Ballkanit dhe transformimi “omnichannel”.

 

Si e parashikoni ecurinë e sektorit të retail-it në Shqipëri dhe në rajon gjatë vitit 2026?

Në vitin 2026 presim një vijimësi të ritmit të rritjes që kemi parë në 2025, pra një rritje normale dhe të qëndrueshme, pa ndryshime drastike strukturore në konsum.

Në Shqipëri, turizmi vazhdon të jetë një nga motorët kryesorë: rritja e flukseve turistike krijon volum më të lartë shitjesh jo vetëm për kategoritë tipike të konsumit ditor, por edhe për veshje (fashion), suvenire, elektronikë të lehtë dhe shërbime të lidhura me argëtimin.

Në rajon, dinamika mbetet e ngjashme: tregje relativisht të vogla, me konsumator të ndjeshëm ndaj çmimit, por që kërkon gjithnjë e më shumë standard, cilësi dhe përvojë në dyqan.

Nëse nuk kemi goditje të jashtme (energjia, zinxhiri i furnizimit, zhvillime gjeopolitike), 2026 pritet të jetë një vit i qëndrueshëm, ku bizneset do të konkurrojnë më shumë me efikasitet operacional, shërbim dhe ofertë të mirëstrukturuar sesa me bum të kërkesës.

Nga këndvështrimi ynë si grup, ne e shohim tregun me besim sepse retail-i modern në rajon po konsolidohet dhe po rritet në cilësi.

Vetë BALFIN ka një prani të gjerë rajonale dhe e mbylli 2024 me mbi 270 dyqane dhe një shërbim ditor prej mbi 80,000 klientësh, çka reflekton peshën dhe qëndrueshmërinë e këtij sektori në vendet ku operojmë.

 

Cilat kategori të retail-it pritet të kenë rritjen më të shpejtë dhe cilat do të jenë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve të konsumit?

Në tregjet e Ballkanit, por jo vetëm, çmimi mbetet ende një faktor vendimtar në vendimmarrjen e konsumatorit, por roli i cilësisë dhe përvojës së blerjes po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

Në këtë kontekst, në vitin 2026 mendoj që rritje më të shpejtë do të ketë kryesisht nga disa kategori jo-ushqimore, ku konsumatori e percepton më qartë raportin vlerë për para dhe ku inovacioni i produktit nxit drejtpërdrejt kërkesën.

Veçanërisht, elektronika dhe pajisjet shtëpiake pritet të performojnë mirë, sidomos në një mjedis me stabilizim çmimesh, oferta më konkurruese dhe cikël më të shpejtë rinovimi teknologjik, modele të reja dhe eficiencë më e lartë energjetike.

Brenda kësaj kategorie, kondicionerët e ajrit pritet që të kryesojnë. Kjo nxitet nga temperaturat gjithnjë e më të larta në verë dhe kërkesa në rritje për standard më të lartë jetese dhe komforti.

Një tjetër kategori me potencial rritjeje mbetet ajo e veshjeve (fashion) me çmim të arsyeshëm, ku kombinimi i cilësisë, çmimit të kontrolluar dhe ofertës së gjerë rrit shpejt volumin dhe frekuencën e blerjes.

Nga ana tjetër, sektori i produkteve ushqimore priret të jetë më i qëndrueshëm dhe më pak i ekspozuar ndaj luhatjeve të forta të konsumit.

Procesi i formalizimit dhe zhvendosja graduale drejt rrjeteve të mëdha dhe të strukturuara e bën tregun jo vetëm më të qëndrueshëm, por edhe më të kontrolluar, veçanërisht në aspektin e cilësisë, higjienës dhe besueshmërisë për konsumatorin.

Pavarësisht kategorisë, një sfidë e përbashkët për gjithë sektorin e shitjeve me pakicë mbetet konkurrenca e pandershme dhe informaliteti, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në marzhe, investime dhe në aftësinë e operatorëve seriozë për të konkurruar në kushte të barabarta.

 

Si po ndryshon profili i konsumatorit shqiptar dhe cilat janë ndryshimet kryesore në sjelljen e tij të blerjes? A po shohim një orientim më të fortë drejt markave premium, apo mbetet dominuese ndjeshmëria ndaj çmimit?

Konsumatori shqiptar sot është dukshëm më i informuar dhe më krahasues se disa vite më parë. Ai kërkon transparencë në çmim, garanci, shërbim pas shitjes dhe një eksperiencë blerjeje më të strukturuar, si në dyqan, ashtu edhe online. Vendimi për blerje është më i menduar dhe më pak impulsiv, veçanërisht në kategoritë jo-esenciale.

Në thelb, shohim ende dy realitete që bashkëjetojnë. Nga njëra anë, ekziston një segment relativisht i qëndrueshëm konsumatorësh të orientuar drejt produkteve premium, ku pesha kryesore bie mbi cilësinë, markën dhe ekskluzivitetin.

Nga ana tjetĂ«r, ekziston njĂ« segment shumĂ« mĂ« i gjerĂ« qĂ« mbetet i ndjeshĂ«m ndaj çmimit, por jo domosdoshmĂ«risht i orientuar vetĂ«m nga produkti mĂ« i lirĂ«; ky konsumator kĂ«rkon gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« raportin optimal çmim–cilĂ«si.

NdĂ«rkohĂ«, shtresa e mesme Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« mĂ« e kujdesshme me shpenzimet: planifikon, krahason dhe vendos bazuar nĂ« vlerĂ«n reale qĂ« merr nga produkti apo shĂ«rbimi—cilĂ«si, jetĂ«gjatĂ«si, garanci dhe pĂ«rvojĂ«.

Një zhvillim pozitiv është fakti që shumë marka ndërkombëtare dhe koncepte të reja tashmë janë të pranishme edhe në tregun vendas, duke reduktuar nevojën për blerje jashtë vendit.

Kjo ka rritur konkurrencën, ka ushtruar presion pozitiv mbi çmimet në disa kategori dhe, mbi të gjitha, ka ngritur standardin e ofertës për konsumatorin shqiptar.

 

 

Cilat janĂ« prioritetet tuaja apo ndryshimet qĂ« planifikoni nĂ« treg gjatĂ« 2025 – 2026?

NĂ« 2025 – 2026, fokusi ynĂ« kryesor Ă«shtĂ« zgjerimi i qĂ«ndrueshĂ«m dhe i shkallĂ«zueshĂ«m nĂ« nivel rajonal e mĂ« gjerĂ«.

Tregjet e rajonit, të marra veçmas, janë relativisht të vogla, ndaj ekonomia e shkallës bëhet vendimtare për të garantuar eficiencë në furnizim, logjistikë, marketing, teknologji dhe, në fund, për të mbrojtur marzhet dhe konkurrueshmërinë.

Kjo do të thotë se ne do të prioritizojmë marka dhe koncepte që mund të ndërtojnë volum në disa vende njëkohësisht dhe të justifikojnë investimin në standarde të larta operimi.

Në praktikë, kjo përkthehet në dy drejtime kryesore.

Së pari, konsolidim dhe rritje cilësore e rrjeteve ekzistuese: rritje e produktivitetit për dyqan, standardizim i shërbimit, trajnime, menaxhim më i mirë i stokut dhe investime në digjitalizim për të përmirësuar performancën dhe eksperiencën e klientit.

SĂ« dyti, partneritete me marka ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« sjellin vlerĂ« tĂ« qartĂ« pĂ«r konsumatorin dhe kanĂ« potencial rajonal. Shembuj konkretĂ« janĂ« prezantimi e hyrja pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« rajon e francezĂ«ve KIABI dhe kompanisĂ« daneze “Flying Tiger Copenhagen”.

Paralelisht, ne po shohim me interes edhe mundësi përtej Ballkanit Perëndimor, në tregje ku ekspertiza jonë në retail dhe zhvillimin e aseteve mund të transferohet me sukses.

Qasja do të jetë e matur dhe e fazuar: analiza e kujdesshme e potencialit, partnerëve, lokacioneve për të siguruar që zgjerimi të jetë i shëndetshëm dhe me kthim të arsyeshëm nga investimi.

Kemi plane tĂ« qarta pĂ«r hyrjen nĂ« Moldavi gjatĂ« vitit 2026 dhe ndĂ«rkohĂ« jemi nĂ« fazat e fundit tĂ« analizĂ«s dhe vlerĂ«simit pĂ«r t’u zgjeruar edhe nĂ« vendet e AzisĂ« Qendrore.

 

Sa ndikon rritja e online shopping në strategjinë tuaj të shitjeve fizike?

Shitjet online po rriten dhe kjo pritet të vazhdojë edhe në vitet në vijim, por ritmet në Shqipëri dhe në Ballkan mbeten ende më të moderuara krahasuar me Europën Perëndimore.

NĂ« rajon po shohim pĂ«rpjekje serioze pĂ«r ndĂ«rtimin e platformave “marketplace”, tĂ« afta tĂ« menaxhojnĂ« volum tĂ« lartĂ« transaksionesh dhe tĂ« krijojnĂ« standarde mĂ« tĂ« mira shĂ«rbimi dhe logjistike.

Për Shqipërinë, gjatë 2025, vlera e xhiros së gjeneruar nga shitjet online arriti 10%, me rritje krahasuar me 2024, një sinjal që tregu po digjitalizohet edhe pse jo me ritmet e pritura.

MegjithatĂ«, realiteti ynĂ« sot Ă«shtĂ« “omnichannel”. Klienti lĂ«viz natyrshĂ«m mes online dhe dyqanit fizik dhe pret qĂ« pĂ«rvoja tĂ« jetĂ« e njĂ«jtĂ«, e thjeshtĂ« dhe pa pengesa.

Dyqani fizik mbetet qendra e eksperiencĂ«s, provĂ«, kĂ«shillim, shĂ«rbim dhe besim, por po merr gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« edhe rol funksional si pikĂ« pĂ«rmbushjeje: porosi, kthime, ndĂ«rrime dhe “click & collect”.

Kjo na shtyn të investojmë paralelisht si në përvojën në dyqan, ashtu edhe në teknologji (stok i integruar, CRM, pagesa, analitikë dhe shërbim klienti), në mënyrë që të jemi të gatshëm për të dy format.

Në disa kategori, si veshjet (fashion), ndikimi i online është më i lartë. Në të tjera, ku prekja e produktit dhe shërbimi janë vendimtarë, dyqani fizik vazhdon të dominojë.

Edhe fakti qĂ« qendrat tregtare po ruajnĂ«, madje nĂ« shumĂ« raste po rrisin, vizitueshmĂ«rinĂ«, tregon se konsumatori nĂ« rajonin tonĂ« e vlerĂ«son ende shumĂ« pĂ«rvojĂ«n fizike. PĂ«r ne, nuk Ă«shtĂ« “online kundĂ«r offline”, por dy kanale qĂ« e forcojnĂ« njĂ«ra-tjetrĂ«n dhe qĂ«, kur integrohen si duhet, rrisin performancĂ«n e tĂ« gjithĂ« biznesit.

 

Si e vlerësoni raportin midis rritjes së ofertës së qendrave tregtare dhe kërkesës së operatorëve retail? A ka rrezik mbingopjeje?

Ne jemi të pranishëm në dy shtete të rajonit, me tre qendra tregtare dhe një retail park.

Në përgjithësi, nuk shohim rrezik mbingopjeje në sensin klasik, për aq kohë sa zhvillimet e reja janë të menduara mirë në vendndodhje, koncept dhe tenant-mix.

Markat ndërkombëtare, kur hyjnë në një treg të ri, pothuajse gjithmonë kërkojnë prani fizike në lokacione strategjike: duan të ndërtojnë besim, të ofrojnë eksperiencë dhe të jenë pjesë e destinacioneve të frekuentuara.

Përvoja jonë tregon se konsumatori në rajon e sheh qendrën tregtare si destinacion social: jo vetëm blerje, por edhe argëtim, ushqim, kohë e kaluar me familjen. Në raportimin e Grupit, vetëm në 2024 flitet për +28 milionë vizitorë vjetorë në qendrat tregtare dhe një shërbim të gjerë në nivel rajonal.

Ndërkohë, zhvillimet e reja po zhvendosen gjithnjë e më shumë drejt formateve si retail parks, sidomos për qytete më të vogla ku mungon infrastruktura e organizuar e retail-it.

BALFIN ka qenë ndër aktorët që e kanë shtyrë këtë koncept si WestPark në Korçë. Edhe projekti për Retail Park Shkodra është një shembull i kësaj filozofie zhvillimi, të krijojmë destinacione moderne, funksionale dhe të aksesueshme.

 

Si i parashikoni trendet e qirave dhe kostove operative të hapësirave retail në vitin 2026?

Në vitin 2026, presim presion të vazhdueshëm në rritje mbi kostot operative si qira, paga, shërbime, energji, mirëmbajtje dhe logjistikë.

QiratĂ«, veçanĂ«risht nĂ« lokacionet “prime”, priren tĂ« rriten sepse kĂ«rkesa pĂ«r hapĂ«sira cilĂ«sore mbetet e lartĂ« dhe kontratat zakonisht janĂ« tĂ« indeksuara / denominuara nĂ« Euro.

Për operatorët retail, sfida kryesore do të jetë mbrojtja e marzhit. Në një mjedis ku kostoja rritet, fitimi ruhet vetëm përmes produktivitetit, menaxhimit të mirë të stokut, optimizimit të stafit dhe teknologjisë.

Në këtë kontekst, pavarësisht se mund të konsiderohet si rritje të kostove operative, rritja e pagave është pozitive për shoqërinë dhe për rritjen e fuqisë blerëse.

Por është shumë e rëndësishme që të ecim paralelisht me formalizimin dhe konkurrencën e ndershme (fatura, doganimi korrekt, deklarimi i punësimit, bllokimi i produkteve të falsifikuara).

Vetëm kështu krijohet një treg i shëndetshëm ku investimi serioz shpërblehet.

 

Cilat janë standardet kryesore që kërkoni nga një qendër tregtare për të pozicionuar markat e grupit?

PĂ«r ne, njĂ« qendĂ«r tregtare e pĂ«rshtatshme nuk Ă«shtĂ« thjesht “hapĂ«sirĂ« me qira”. Ajo duhet tĂ« funksionojĂ« si destinacion, pra si njĂ« vend ku njerĂ«zit shkojnĂ« me qĂ«llim, jo rastĂ«sisht.

Kjo është edhe arsyeja pse, përpara se të pozicionojmë markat e grupit, vlerësojmë disa kritere shumë të qarta.

Së pari, vendndodhja dhe zona e ndikimit, akses i lehtë, lidhje e mirë rrugore, transport, parkim i mjaftueshëm dhe komoditet për familjet.

Më pas shohim vizitueshmërinë e qëndrueshme dhe profilin e klientit, sepse nuk na intereson vetëm fluksi, por edhe cilësia e tij dhe përputhja me targetin e markave.

Një element vendimtar është tenant-mix, një miks i balancuar ku markat e forta ndërkombëtare dhe konceptet plotësuese (fashion, elektronikë, ushqim, argëtim) krijojnë një ekosistem që e rrit trafikun, kohën e qëndrimit dhe shndërrimin në blerje.

Po aq e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« cilĂ«sia e menaxhimit tĂ« qendrĂ«s, standardet e operimit, siguria, pastĂ«rtia, marketingu aktiv, eventet dhe transparenca nĂ« raportim, sepse kĂ«to e mbajnĂ« qendrĂ«n “tĂ« gjallĂ«â€ gjatĂ« gjithĂ« vitit dhe jo vetĂ«m nĂ« sezon.

Në fund, kërkojmë infrastrukturë moderne dhe funksionale. Hapësira argëtimi dhe ushqimi që punojnë realisht si magnet për vizitorët, teknologji, sinjalistikë të qartë dhe shërbime që e bëjnë përvojën më të thjeshtë dhe më cilësore.

 

Në cilat tregje rajonale shihni potencial real për zgjerim të mëtejshëm?

Në rajon, tregje si Serbia dhe Kroacia kanë potencial real për shkak të madhësisë, strukturës më të zhvilluar të retail-it dhe mundësisë për shkallëzim.

Kroacia, si pjesë e BE-së, kërkon standarde edhe më të larta, por është një sfidë që ne e shohim si mundësi, sidomos për koncepte që kanë model të fortë operimi dhe ofertë të diferencuar.

Paralelisht, ne shohim potencial edhe në tregje të reja ku mund të propozojmë elemente të reja, gjithmonë duke bërë analiza të thella për partnerë, lokacione dhe fuqi blerëse.

Gjatë 2026 do të jemi të pranishëm në Moldavi dhe kemi në planifikim shtrirjen në Azinë Qendrore.

 

Cilat janë rreziqet më të rëndësishme dhe mundësitë më të mëdha për sektorin e retail-it në horizontin e dy viteve?

Në horizontin e dy viteve, sektorin e retail-it e shoh të ndikuar nga dy dinamika paralel: presioni mbi kostot dhe fuqinë blerëse, dhe një potencial i qartë rritjeje nga modernizimi i tregut dhe turizmi.

Rreziqet kryesore lidhen me rritjen e kostove operative (qiratĂ«, pagat, energjia dhe logjistika), tĂ« cilat ushtrojnĂ« presion direkt mbi marzhet — sidomos pĂ«r operatorĂ«t mesatarĂ«.

Një tjetër rrezik i rëndësishëm mbetet konkurrenca e pandershme dhe informaliteti, që deformon tregun dhe penalizon bizneset që investojnë në standarde, transparencë dhe punësim korrekt.

Po ashtu, luhatjet në zinxhirët e furnizimit, qarkullimi i lartë i stafit dhe ndryshimi i shpejtë i preferencave të konsumatorit kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe menaxhim shumë të disiplinuar.

Nga ana tjetĂ«r, mundĂ«sitĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha vijnĂ« nga rritja e turizmit dhe zgjerimi i konsumit sezonal, nga konsolidimi dhe formalizimi i tregut, si dhe nga transformimi “omnichannel”.

Integrimi i dyqanit fizik me kanalet digjitale, stoku i unifikuar, shërbimi më i shpejtë, kthime më të lehta dhe komunikimi i personalizuar, do të jetë avantazh konkurrues.

Në fund, do të fitojnë operatorët që e ndërtojnë ofertën rreth vlerës për para, rrisin cilësinë e përvojës në dyqan dhe përdorin teknologjinë për të qenë më efikasë, më të shpejtë dhe më pranë klientit.

 

Lexoni edhe:

Dilemat e ekonomisë, nga pesimizmi i bizneseve te rreziku i flluskës në ndërtim

 

The post “Rritja e retail-it do tĂ« vijĂ« nga cilĂ«sia, jo nga volumi, turizmi faktor i rĂ«ndĂ«sishĂ«m” appeared first on Revista Monitor.

Dezinformimi, një rrezik për reputacionin dhe financat e bizneseve

5 January 2026 at 22:37

Lajmi se një bankë e madhe e nivelit të lartë kishte rrezikuar depozitat e shqiptarëve si pasojë e një hakerimi të sistemit online, mori dhenë në vjeshtën e vitit 2022, duke alarmuar klientët.
Ky ishte njĂ« lajm i pavĂ«rtetĂ«, i cili bazĂ«n e kishte te njoftimi online i vetĂ« bankĂ«s, qĂ« paralajmĂ«ronte klientĂ«t e saj pĂ«r njĂ« “skemĂ« peshkimi” (phishing).

Ky është vetëm një nga rastet e verifikuara nga Faktoje, që tregon se si informacioni i pasaktë mund të dëmtojë rëndë një biznes, duke shkaktuar panik, humbje financiare dhe ulje të besueshmërisë në publik.

Dezinformimi, veçanërisht kur përhapet në rrjetet sociale, mund të shkaktojë dëme të mëdha financiare dhe reputacionale, humbje të të ardhurave dhe mosbesim nga konsumatorët.

Rreziku nga dezinformimi në sektorin financiar

Në nivel botëror, dezinformimi dhe manipulimi i informacionit, janë ndër rreziqet më të mëdha që i kanosen sot biznesit. Për vitin 2025, Raporti i Rreziqeve Globale i përpiluar nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF) e rendit dezinformimin si një nga tre rreziqet më të mëdha globale. Për të dytin vit radhazi, keqinformimi dhe dezinformimi klasifikohen si rreziqet kryesore, për një periudhë dyvjeçare.

 “Raporti i Rreziqeve Globale pĂ«r vitin 2024 i klasifikon dezinformimin dhe keqinformimin nĂ« vendin e dytĂ« pĂ«r afatshkurtĂ«r dhe nĂ« vendin e pestĂ« pĂ«r afatgjatĂ«,” shkruan prof. Dr. Arben Malaj nĂ« njĂ« analizĂ« mbi ndikimin e dezinformimit nĂ« stabilitetin financiar.

Kostot e dezinformimit në Shqipëri

Në Shqipëri, ku numri i faqeve online pa rregullim ligjor është i lartë, rreziku nga dezinformimi mbetet i konsiderueshëm. Lajmet e nxjerra nga konteksti, postimet për klikime dhe mungesa e transparencës në drejtimin e mediave online e bëjnë tregun më të cenueshëm.

Pyetja qĂ« shtrohet Ă«shtĂ«: Sa tĂ« pĂ«rgatitura janĂ« bizneset nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r t’u pĂ«rballur me dezinformimin sot?

Në një mjedis ku informacioni shpesh është i paqëndrueshëm, i pasaktë dhe i pakontrolluar, bizneset shqiptare duhet të jenë më vigjilente se kurrë.

Gjatë takimi me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë Franko-Shqiptare

“Kufiri mes informimit dhe dezinformimit Ă«shtĂ« shumĂ« i hollĂ«. Sa i fuqishĂ«m Ă«shtĂ« informacioni i saktĂ«, aq i dĂ«mshĂ«m Ă«shtĂ« ai i pasaktĂ«. Bizneset janĂ« detyruar tĂ« zhvillojnĂ« mekanizma kontrolli pĂ«r tĂ« paraprirĂ« dĂ«met reputacionale apo financiare qĂ« sjell dezinformimi,” shprehet Bora Feri, Drejtore e DhomĂ«s sĂ« TregtisĂ« Franko-Shqiptare.

Një ndër problematikat që vuan sot media në Shqipëri është fenomeni i lajmeve-karrem për klikime, që ka ndikim të madh te sipërmarrjet. Shpeshherë lajmet nxirren nga konteksti ose titujt ekzagjerohen.

Fakti Ă«shtĂ« qĂ« tregu online i mediave nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« ende i parregulluar dhe, duke vepruar “pa rregulla”, shpeshherĂ« edhe pĂ«rgĂ«njeshtrimi i njĂ« lajmi tĂ« pavĂ«rtetĂ« nuk kalon nĂ«pĂ«r mekanizma tĂ« pĂ«rcaktuar, por mbetet nĂ« raporte individuale mes publikuesit dhe drejtuesit tĂ« kompanisĂ«.

“MĂ« ka ndodhur qĂ« tĂ« mĂ« publikojnĂ« njĂ« lajm tĂ« pavĂ«rtetĂ«, sikur isha emĂ«ruar drejtor diku tjetĂ«r. Pa asnjĂ« verifikim nga ana e medias. Zgjidhja qĂ« i dhashĂ« ishte tĂ« telefonoja dhe t’u kĂ«rkoja qĂ« ta fshinin informacionin,” shprehet njĂ« prej pĂ«rfaqĂ«sueseve tĂ« biznesit.

Strategji pĂ«r t’u mbrojtur

Nevoja për strategji mbrojtjeje nga dezinformimi është vendimtare sot. Mekanizmat që mund të ndihmojnë bizneset, përveç atyre ligjore, janë: zhvillimi i mendimit kritik, njohja e elementeve kyç të një lajmi si autorësia, transparenca e medias dhe krijimi i mekanizmave për parandalimin e dëmit reputacional.

Trajnimi i stafit pĂ«r tĂ« identifikuar dhe raportuar dezinformimin Ă«shtĂ« njĂ« praktikĂ« e mirĂ« pĂ«r tĂ« reduktuar rrezikun. “Pre-bunking”, pra shpĂ«rndarja e informacionit faktik pĂ«rpara se tĂ« pĂ«rhapet njĂ« e pavĂ«rtetĂ«, ka rezultuar efektive nĂ« kundĂ«rshtimin e narrativave virale.

“Ekzistenca e mekanizmave tĂ« kontrollit dhe verifikimit tĂ« fakteve shĂ«rben si njĂ« busull e jashtme, sepse ka biznese aq tĂ« mĂ«dha sa nuk e kontrollojnĂ« gjithmonĂ« se çfarĂ« ndodh brenda,” shprehet Feri.

Nuk ka njĂ« zgjidhje tĂ« vetme pĂ«r t’u pĂ«rballur me dezinformimin, por mendimi kritik Ă«shtĂ« thelbĂ«sor. Partneriteti me organizata tĂ« verifikimit tĂ« fakteve, komunikimi i shpejtĂ« dhe pĂ«rdorimi i mjeteve tĂ« monitorimit ndihmojnĂ« nĂ« shpejtĂ«sinĂ« e reagimit ndaj pĂ«rhapjes sĂ« dezinformimit, pĂ«rpara se tĂ« dalĂ« jashtĂ« kontrollit.

“Organizata si Faktoje nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« shumĂ« tĂ« vlefshme pĂ«r tĂ« gjitha tregjet, por veçanĂ«risht pĂ«r tregun tonĂ«, ku informacioni Ă«shtĂ« mĂ« i ndĂ«rlikuar. Edukimi Ă«shtĂ« i pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m. Ai duhet tĂ« fillojĂ« qĂ« nĂ« vegjĂ«li dhe tĂ« ushqejĂ« mendimin kritik pĂ«r konsumimin e informacionit, pĂ«r tĂ« vĂ«rtetĂ«n dhe pĂ«r mekanizmat e tĂ« kuptuarit tĂ« saj,” – Bora Feri, Drejtore e DhomĂ«s sĂ« TregtisĂ« Franko-Shqiptare.

Bora Feri, Drejtore e Dhomës së Tregtisë Franko-Shqiptare

Sot, kur lajmi i rremë mund të përhapet më shpejt se e vërteta, reagimi i mirëkoordinuar është çelësi për të ruajtur integritetin dhe qëndrueshmërinë.
Ndaj është e nevojshme që bizneset të zhvillojnë strategji për menaxhimin e reputacionit dhe komunikimin në krizë, me plane të verifikuara për reagim në kohë reale, të cilat janë të domosdoshme.

The post Dezinformimi, një rrezik për reputacionin dhe financat e bizneseve appeared first on Faktoje.al.

OpenAI pĂ«rballet me njĂ« vit vendimtar – ‘jetĂ« a vdekje’ nĂ« 2026

30 December 2025 at 10:36

Sam Altman është si një artist cirku që xhonglon ndërsa ecën mbi një biçikletë me një rrotë. Për shefin e OpenAI-t, ndërtimi i chatbot-eve shumë të zgjuar me inteligjencë artificiale nuk është më një synim i madh. Për të mbajtur vëmendjen e publikut dhe investitorëve, Altman vazhdon të shtojë gjithnjë e më shumë projekte njëherësh: çipa? Po. Tregti online? Pse jo. Konsulencë për biznese? E lehtë. Një pajisje për përdoruesit e zakonshëm? Sigurisht.

Por ndërkohë që ai përpiqet të mbajë gjithë këto projekte në ajër, i duhet vazhdimisht edhe të kërkojë para, sepse OpenAI po shpenzon gjithnjë e më shumë. Të dhëna të rrjedhura tregojnë se kompania pritet të shpenzojë rreth 17 miliardë dollarë në vitin 2026, krahasuar me 9 miliardë në 2025, dhe se humbjet do të vazhdojnë të rriten edhe për disa vite më pas. Deri tani, OpenAI ka mbledhur mbi 60 miliardë dollarë nga investitorët, më shumë se çdo kompani private tjetër në histori. Pothuajse të gjitha këto para erdhën pasi ChatGPT u bë i famshëm në fund të vitit 2022.

Dhe kjo nuk mjafton ende. Burime pranĂ« kompanisĂ« thonĂ« se nĂ« vitin 2026 OpenAI do tĂ« kĂ«rkojĂ« edhe mĂ« shumĂ« kapital, ndoshta deri nĂ« 100 miliardĂ« dollarĂ«, me njĂ« vlerĂ«sim rreth 830 miliardĂ« dollarĂ«. Amazon po diskuton tĂ« investojĂ« deri nĂ« 10 miliardĂ« dollarĂ«, ndĂ«rsa Nvidia ka sinjalizuar se mund tĂ« investojĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r, kryesisht pĂ«r t’i shitur OpenAI-t çipat e saj. Edhe pse Altman herĂ« pas here e ka mohuar, qarkullojnĂ« zĂ«ra se OpenAI po mendon edhe pĂ«r dalje nĂ« bursĂ«.

Këto investime gjigante kanë sjellë rritje të shpejtë. Në vitin 2023, OpenAI kaloi 1 miliard dollarë të ardhura. Në vitin 2025, thuhet se arriti në 13 miliardë, duke shkuar drejt 20 miliardëve në fund të vitit. Google dhe Facebook-ut iu deshën shumë më tepër vite për të arritur të njëjtin nivel.

Problemi kryesor është se kostot e OpenAI-t rriten pothuajse në të njëjtën masë me të ardhurat. Kërkesa për energji dhe fuqi kompjuterike është enorme. Në vitin 2023, OpenAI përdorte rreth 200 megavat energji; në 2025, kjo shifër u rrit në 1.9 gigavatë. Kompania ka plane të shtojë edhe shumë më tepër kapacitet në vitet e ardhshme, me një kosto totale që mund të arrijë 1.4 trilionë dollarë. Për momentin, investitorët janë ende të impresionuar, por herët a vonë OpenAI duhet të tregojë se mund të nxjerrë fitim.

Altman beson se me rritjen e kompanisĂ«, kostot do tĂ« bĂ«hen mĂ« tĂ« pĂ«rballueshme. Por konkurrenca Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« shumĂ« e fortĂ«. Modelet mĂ« tĂ« avancuara tĂ« AI-sĂ« tani janĂ« shumĂ« afĂ«r njĂ«ra-tjetrĂ«s pĂ«r nga cilĂ«sia. Google, me modelin Gemini 3, e ka kaluar OpenAI-n nĂ« disa matje, dhe pĂ«rgjigjja e OpenAI-t me GPT-5.2 nuk ishte aq bindĂ«se sa pritej. NdĂ«rkohĂ«, edhe modelet e hapura, qĂ« janĂ« falas pĂ«r t’u pĂ«rdorur dhe modifikuar, po afrohen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« me modelet e mbyllura si ato tĂ« OpenAI-t.

Ka edhe shenja se ChatGPT po humbet vrull. Edhe pse ka ende shumĂ« pĂ«rdorues, rritja e abonimeve Ă«shtĂ« ngadalĂ«suar, sidomos nĂ« EuropĂ«. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, nĂ« dhjetor Altman shpalli njĂ« “kod tĂ« kuq”, duke i kĂ«rkuar stafit tĂ« ndalĂ« projekte tĂ« tjera dhe tĂ« fokusohet vetĂ«m te pĂ«rmirĂ«simi i ChatGPT-sĂ«.

Një tjetër problem serioz është se OpenAI po humbet para edhe thjesht duke përdorur modelet e saj, veçanërisht për përdoruesit falas. Sipas disa të dhënave të publikuara, kostot e funksionimit kanë qenë më të larta se të ardhurat në disa periudha. Rritja e çmimeve ose kufizimi i aksesit do të sillte më shumë para, por do të rrezikonte humbjen e përdoruesve, sidomos përballë konkurrencës.

Për këtë arsye, OpenAI po kërkon mënyra të reja për të fituar para. Në të ardhmen mund të shtojë reklama në ChatGPT. Që tani, kompani si Etsy dhe Walmart shesin produkte përmes chatbot-it kundrejt një tarife. Gjithashtu, OpenAI po përqendrohet gjithnjë e më shumë te klientët biznesorë, duke ofruar shërbime konsulence dhe mjete për automatizim.

Një tjetër pjesë e strategjisë është të kontrollojë më shumë hallka të zinxhirit, siç ka bërë Google. OpenAI po zhvillon çipa të vetët dhe po punon për një pajisje të re për konsumatorët, të dizajnuar nga Jony Ive, njeriu pas iPhone-it.

Megjithatë, ndryshe nga Google, OpenAI nuk ka një burim të qëndrueshëm fitimesh si motori i kërkimit. Disa investitorë kanë filluar të shqetësohen seriozisht, duke e krahasuar situatën me historinë e WeWork-ut, një kompani që u rrit shumë shpejt dhe më pas u rrëzua.

Nëse OpenAI nuk arrin të fitojë mjaftueshëm nga bizneset dhe nga ChatGPT, rreziku i dështimit është real. Por për momentin, Sam Altman ende ka shumë mbështetës që besojnë se ai mund ta bëjë të pamundurën. Viti i ardhshëm do të tregojë nëse ai është vërtet një strateg i madh, apo thjesht një showman i talentuar./Economist

The post OpenAI pĂ«rballet me njĂ« vit vendimtar – ‘jetĂ« a vdekje’ nĂ« 2026 appeared first on Gazeta Si.

Telegrafi shënon 19 vjet - rritje, inovacion dhe transformim digjital në median shqiptare

25 December 2025 at 16:00


Ashtu si çdo 19-vjeçar që ka kaluar fazën e ëndrrave dhe tashmë vepron me vizion, përgjegjësi dhe ambicie të qarta për të ardhmen, edhe Telegrafi hyn në vitin e ri më i pjekur, më inovativ dhe më i vendosur se kurrë për të udhëhequr transformimin e medias digjitale në Kosovë dhe më gjerë.

Nga një ide ambicioze e nisur 19 vite më parë, Telegrafi është shndërruar në një ekosistem të plotë digjital, ku përmbajtja, teknologjia dhe audienca ndërthuren në mënyrë organike. Sot, ky ekosistem përfshin lajme kombëtare dhe lokale, video, podcaste, aplikacione mobile dhe produkte të avancuara digjitale, të ndërtuara për të informuar, edukuar dhe angazhuar publikun në çdo platformë dhe në çdo moment.

Viti i zhvillimeve dhe transformimit digjital

Gjatë këtij viti, Telegrafi ka realizuar disa nga zhvillimet më të rëndësishme teknologjike dhe editoriale.

Faqja e re e Telegrafit ka sjellë një përvojë më të shpejtë, më të pastër vizualisht për përdoruesit, duke reflektuar standardet moderne të konsumimit të lajmit.

Një hap i rëndësishëm është shënuar edhe me aplikacionin e ri të Telegrafi Sport, i ndërtuar posaçërisht për audiencën sportive, me fokus te rezultatet live, njoftimet në kohë reale dhe përvoja mobile e personalizuar për tifozët.

Podcastet, zëri i Telegrafit në epokën digjitale

Një nga shtyllat kryesore të suksesit të Telegrafit gjatë viteve të fundit ka qenë zhvillimi i platformës së podcasteve, e cila është konsoliduar edhe më tej gjatë këtij viti.

NĂ« qendĂ«r tĂ« saj qĂ«ndrojnĂ« formatet tashmĂ« tĂ« njohura dhe me ndikim tĂ« gjerĂ« si “PĂ«rballje Podcast”, qĂ« trajton temat kryesore politike, ekonomike dhe shoqĂ«rore; “Arena e Yjeve”, e fokusuar te sporti dhe figurat qĂ« kanĂ« lĂ«nĂ« gjurmĂ«; “ShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â€, qĂ« sjell diskutime profesionale dhe edukative nĂ« fushĂ«n e shĂ«ndetĂ«sisĂ«; si dhe “PodGo”, format qĂ« sjell diskutime mbi jetĂ«n shoqĂ«rore nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut, pĂ«rmes zyrĂ«s sĂ« Telegrafit atje.

Këto podcaste janë shndërruar në platforma të besueshme diskutimi dhe informimi, duke krijuar forma të reja dëgjuesish e shikuesish dhe duke rritur ndikimin e Telegrafit përtej formatit tradicional të lajmit.

Telegrafi po punon gjithashtu në formate të reja podcastesh, të cilat pritet të lansohen së shpejti, duke zgjeruar tematikat dhe duke iu drejtuar audiencave të reja me përmbajtje origjinale dhe bashkëkohore.

Video dhe përmbajtje për rrjetet sociale

Paralelisht me podcastet, Telegrafi ka vazhduar investimet nĂ« video-formate tĂ« shkurtra dhe dinamike, tĂ« dizajnuara posaçërisht pĂ«r rrjetet sociale, duke iu pĂ«rshtatur mĂ«nyrĂ«s se si audienca sot informohet – shpejt, qartĂ« dhe nĂ« kohĂ« reale.

Këto zhvillime e kanë pozicionuar Telegrafin si një nga platformat më aktive dhe më të ndjekura në hapësirën digjitale shqiptare.

Redaksia në epokën e Inteligjencës Artificiale

Në vitin e 19-të të ekzistencës së tij, Telegrafi ka vazhduar integrimin e Inteligjencës Artificiale në proceset editoriale dhe operative, me synimin për të rritur efikasitetin, për të përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe për të personalizuar përmbajtjen.

Teknologjia po shërben si mbështetje për gazetarinë profesionale, duke e fuqizuar atë dhe jo duke e zëvendësuar.

Përveç rolit të tij informues, Telegrafi është shndërruar ndër vite në një partner të besueshëm të marketingut digjital për brende, kompani dhe organizata, duke ofruar zgjidhje të avancuara për promovim si: Pr Artikuj, reklama digjitale banners/native ads /outstream, BiZz Video - Video story dhe shëtitje virtuale 360° me shpërndarje të integruar në web dhe aplikacione mobile.

Me fokus të veçantë në brand safety, transparencë dhe performancë të matshme, Telegrafi u mundëson partnerëve të komunikojnë në një mjedis editorial të sigurt dhe profesional, duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata të bazuara në besim, teknologji dhe ndikim real te audienca

19 vite besim dhe vizion përpara

Pas 19 vitesh rrugëtim, Telegrafi mbetet i përkushtuar ndaj informimit të besueshëm, inovacionit dhe zhvillimit të vazhdueshëm.

Sot, Telegrafi nuk është vetëm një portal lajmesh, por një platformë që formëson diskursin publik dhe ndërton të ardhmen e medias digjitale.

Ndërsa hyjmë në vitin e 20-të të historisë sonë, falënderojmë të gjithë lexuesit, shikuesit, dëgjuesit dhe partnerët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Telegrafi nuk po feston vetĂ«m vitet – po ndĂ«rton tĂ« ardhmen.

Urime 19-vjetori, AI shoku yt – Telegrafi.

❌
❌