Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zvarritje, mungesë transparence dhe abuzime! Dritëhijet e Rindërtimit: Banorët ende në pritje

By: Ela
6 December 2025 at 09:26

Pas gjashtë vitesh pritje, një grup njerëzish u mblodh të enjten para portës së shkollës “Lasgush Poradeci” në Kombinat. Me duart që shtrëngojnë letrat e aplikimeve, nervozë dhe të mbërthyer nga ankthi, ata mbajnë sytë nga zyrtari që lexon emrat një e nga një. Zëri i tij kumbon mes zhurmës dhe trupave që shtyhen për […]

The post Zvarritje, mungesë transparence dhe abuzime! Dritëhijet e Rindërtimit: Banorët ende në pritje appeared first on BoldNews.al.

Ndërtesa pa klas energjie, detyrimet për certifikim mbeten në letër

5 December 2025 at 12:21

Autore: Ola Mitre | Citizens.al

Shqipëria ka miratuar prej vitesh kuadrin ligjor për certifikatën e performancës energjetike të ndërtesave, por ky dokument mbetet thuajse i panjohur për qytetarët dhe tregun imobiliar.

Pavarësisht se certifikimi është detyrim ligjor prej vitit 2016, mungon një regjistër publik që të tregojë cilësinë energjetike të godinave. Asnjë transaksion shitjeje apo qiraje nuk lejohet të kryhet pa certifikatën në fjalë, por në praktikë dokumenti përdoret vetëm për të kaluar procedurat e lejeve të ndërtimit.

Çfarë është certifikata e performancës energjetike?

Certifikata e performancës energjetike vlerëson sa energji konsumon një ndërtesë për ndriçim, ngrohje, ftohje, ventilim, ujë të ngrohtë dhe pajisje elektroshtëpiake.

Ajo lëshohet nga ekspertë të licencuar të energjisë, auditues, në bazë të një metodologjie të miratuar që klasifikon sistemin elektrik të ndërtesave në shkallë nga më efikasi (A+) te më pak efikasi (G).

Certifikata depozitohet më pas Agjencinë e Eficiencës së Energjisë (AEE) jo më vonë se 3 ditë nga lëshimi i saj.

Ky raport certifikues është një tregues cilësor për ndërtesat dhe prej vitit 2016 detyrim për çdo objekt të ri apo ekzistues që i nënshtrohet një rinovimi të thellë.

Megjithatë, të dhënat tregojnë se për godinat ekzistuese, para vitit 2021, nuk është lëshuar asnjë certifikatë.

Sistemi, i nisur prej vitit 2016, duket se funksionon vetëm në fazën e aplikimit për leje ndërtimi, ndërsa më pas dokumenti “arkivohet” në AEE dhe nuk është publikisht i aksesueshëm.

Rëndësia e certifikatës së performancës energjetike

Të dhënat tregojnë se ndërtesat rezidenciale, publike dhe tregtare, janë konsumatori më i madh i energjisë në Shqipëri me 37.08%.

Sipas draft-Planit Kombëtar për Rinovimin e Ndërtesave, në vitin 2023, Shqipëria numëronte 632,936 banesa, 71.2% e të cilave ishin të banuara. Paralelisht janë dhe 9,492 ndërtesa publike dhe 85,098 ndërtesa shërbimesh tregtare.

“Krahas numrit të madh, shumica e stokut janë të vjetëruara, të paizoluara dhe nuk përmbushin as standardet minimale të eficiencës energjetike dhe komoditetit të jetesës në to,” thotë eksperti i mjedisit, Kristi Bashmili.

“Nëse ndërtesat janë të paizoluara, përdorin pajisje joefikase, apo përdorin energji jo të pastër, kjo përkthehet në ndotje më të lartë të ajrit, konsum të tepërt të energjisë, kosto më të mëdha për qytetarët dhe ndikim negativ në shëndetin e popullatës,” shton ai.

Shumë studime tregojnë se një banesë me eficiencë të lartë energjisë, që përfshin ndër të tjera termo-izolimin dhe dritaret me dopioxham, mund të reduktojë 50-70% faturën e energjisë.

Megjithatë, në vendin tonë edhe kur kryhet një rinovim banese, sipas parimeve të eficiencës së energjisë, askush nuk vërteton cilësinë e ndërhyrjes.

“Shpesh dëgjojmë që fasadat e ndërtesave izolohen nga pas, del dikush dhe thotë ‘U kursye 50% energji’. Po a u kursye vërtet 50%?! Askush nuk e di. Këtë gjë e mat vetëm certifikata,” thotë eksperti i eficiencës së energjisë, Gjergji Simaku.

AEE tha për Citizens.al se deri më sot janë certifikuar mbi 150,000 njësi ndërtesash të reja dhe se kjo punë ka nisur të zbatohet “që prej vitit 2021”.

Simaku konfirmoi se sistemi i certifikimit “u ngroh” në momentin kur certifikata u vendos si kusht për marrjen e lejes së ndërtimit.

Çdo ndërtues u detyrua ta paraqiste dokumentin si pjesë të dosjes së lejes, duke prodhuar kështu dhjetëra mijëra certifikata që ekzistojnë për të kaluar filtrat burokratikë.

“Kemi 150 mijë certifikata, sepse çdo leje ndërtimi kërkon një të tillë, por gjendja nuk mbaron këtu. A është certifikata kaq e vlefshme dhe kaq popullore?! Ne përpara se të blejmë një makinë e shikojmë ‘sa harxhon’, por asnjëri nga ne nuk orientohet në një ndërtesë të re përmes certifikatës dhe këtu qëndron problemi,” analizon Simaku. 

Edhe më shqetësuese është situata për godinat ekzistuese përpara vitit 2021, pasi aktualisht nuk është lëshuar asnjë certifikatë e tillë.

AEE nuk dha përgjigje se kur pritet të fillojë ky proces, që sipas ekspertëve nuk duhet të jetë thjesht dokument formal, por standard i domosdoshëm për të garantuar cilësi dhe ulje të konsumit të energjisë në sektorin e ndërtesave.

“Ligji i vitit 2016, qe një ogur i mirë dhe shpresuam se situata do të ndryshonte. Në fakt solli disa aspekte pozitive, por vetë institucionet nuk patën vullnet për ta çuar përpara,” thotë Bashmili.

“Tani, jemi përpara një ndryshimi thelbësor të ligjit, pa pasur raport të cilësisë mbi zbatueshmërinë e të parit, çka mund të sjellë pasiguri dhe mosbesim në zbatimin dhe forcën e ligjit,” vijon ai.

Ilustrim grafik/Citizens.al

Tregu imobiliar

Në tregun imobiliar, certifikata energjetike është një mjet i rëndësishëm transparence. Në Bashkimin Evropian, një apartament me klasë energjetike “A” ose “B” ka vlerë më të lartë, sepse blerësit e dinë që do të kenë kosto të ulët operative. Por, në Shqipëri nuk veprohet kështu.

“Jemi pjesë e rrjetit evropian dhe në Evropë është ‘big deal’, ndërsa në Shqipëri ndërgjegjësimi është shumë i ulët edhe ndërmjet atyre që tregtojnë pasuritë e paluajtshme,” thotë Reinaldo Pipiria, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë. 

“Patjetër që shqetësohem që të jetë ndërtim i mirë, cilësor, izolim akustik, termik, kondicionimi. Këto i duam, por gjithmonë në Shqipëri nuk themi dot a e ke të certifikuar? A ma vërteton dot?,” shton ai. 

Në fakt, ligji në Shqipëri kërkon që kur ndërtesat ose njësitë e ndërtesave ndërtohen, shiten ose jepen me qira, certifikata duhet t’i dorëzohet çdo blerësi ose qiramarrësi.

“Bëjmë pafund shitje të apartamenteve të reja, por asnjëherë nuk ka qenë si temë ‘Shiko se nuk e ka certifikatën!’. Asnjë diskutim nuk është bërë që a ekziston kjo, është plus, është minus, nuk është diskutuar asnjëherë,” thotë Pipiria.

Ai sjell gjithashtu në vëmendje modelin që ndiqet jashtë vendit, në momentin që dikush dëshiron të blejë banesë.

“Në rastin e Evropës dhe Amerikës, blerësi ka të drejtë të inspektojë pasurinë e paluajtshme me një inspektues profesionist dhe ai nxjerr pikat e forta dhe pikat e dobëta të shtëpisë. Ne nuk kryejmë as inspektimin e pronës, nuk kërkojmë as certifikatë për atë gjë që deklarojmë se i kemi të investuara,” thotë ai.

Përballë kësaj situate, aktualisht, nuk ekziston një databazë publike, që të tregojë klasën energjetike të godinave. Legjislacioni kërkon ngritjen e saj, por të dhënat mund të aksesohen vetëm pas kërkesës në AEE.

“Duhet të ekzistojë një databazë kombëtare, ashtu siç ekziston në Itali apo në vende të tjera dhe duhen marrë shembuj konkretë nga vende të BE-së,” thotë Simaku.

“Të paktën të dimë të kopjojmë dhe të dimë të adoptojmë mënyrën e dhënies së certifikatave. Gjërat nuk duhen bërë vetëm për të folur, por duhen bërë realisht dhe në mënyrë masive në të gjithë vendin,” thekson ai. 

Edhe për Bashmilin ka nevojë për ndërmarrjen e masave, për të përfituar nga efektet që sjell eficienca e energjisë në ndërtesa. Sipas tij, rritja e performancës energjetike dhe përdorimi i materialeve e pajisjeve cilësore ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e mjediseve të brendshme të ndërtesave.

“Kështu zvogëlohet ndotja e ajrit të brendshëm, zhurmat dhe përmirësohet cilësinë e jetës. Pra, është jetike si në drejtim të kursimit të energjisë, rritjes së komoditetit por edhe në drejtim të mbrojtjes së burimeve natyrore,” shpjegon ai.

Ndërkohë, Pipiria kërkon ndërmarrjen e një fushate ndërgjegjësimi, por edhe më shumë përgjegjësi nga institucionet. 

“Në momentin që ne do të jemi pjesë e BE-së, barra e axhendës apo tranzicionit të gjelbër është shumë e madhe dhe nuk e di sesi do t’i gjejmë ato miliardat. Ndaj, jam ‘pro’ ndërgjegjësimit, certifikimit dhe rritjes së perfomancës, por duhet të jetë e shoqëruar me politikë fiskale incentivuese dhe me mjete financiare të aksesueshme,” përfundon ai.

Lexoni gjithashtu:

The post Ndërtesa pa klas energjie, detyrimet për certifikim mbeten në letër appeared first on Citizens.al.

Banorët çojnë në gjyq projektin “TID Durrës”

2 December 2025 at 16:07

Konflikti mes banorëve të Kalasë së Durrësit dhe institucioneve shtetërore për projektin “TID Durrës” hyri të martën në një fazë të re gjyqësore.

Katërmbëdhjetë familje dorëzuan padinë e parë kolektive kundër shpronësimeve, lejeve të zhvillimit dhe mënyrës se si është hartuar dhe po zbatohet projekti.

Në një deklaratë për shtyp, ata e konsideruan procesin “të paligjshëm, pa konsultim publik dhe me pasoja të rënda për të drejtat e pronësisë”.

Arkitektja Entela Spahivogli kërkoi pezullimin e vendimit të qeverisë që lidhet me shpronësimin e banesave duke u nisur nga hetimi që po i bëhet zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Ajo theksoi se VKM-ja në fjalë mban firmën e Ballukut dhe se pezullimi i këtij akti deri në shqyrtimin ligjor nga gjykata mund të shmangë çdo pasojë të paparashikueshme te pronat e qytetarëve.

Në fazën e parë të projektit preken 74 familje, ndërsa mbi 100 të tjera rrezikojnë të preken në vijim.

“TID Durrës” është pjesë e planit 2021-2028 të prezantuar gjatë periudhës së rindërtimit pas tërmetit. Ai është hartuar në bashkëpunim mes Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Durrës.

Megjithëse projekti është paraqitur si ndërhyrje për rigjallërim kulturor dhe urban, procesi i shpronësimeve është zvarritur, ndërsa banorët thonë se dokumentet vendimtare i janë dorëzuar me vonesë dhe pa sqarime.

Në seancën përgatitore të 2 dhjetorit, në Gjykatën Administrative të Tiranës, banorët paraqitën katër kërkesa kryesore:

  1. Pezullimin e VKM-së Nr. 477, dt. 31.07.2025, që miraton shpronësimet.
  2. Pezullimi i Vendimit Nr. 07, dt. 02.04.2024 të KKTU, që jep lejen e zhvillimit për projektin TID.
  3. Marrja e masës së sigurimit të provës, për një ekspertizë të pavarur inxhinierike, arkitektonike dhe arkeologjike.
  4. Detyrimi i institucioneve publike të dorëzojnë për gjykatën të gjitha aktet administrative, procesverbalet, dosjet teknike dhe “pasaportat e objekteve”.

Banorët thonë se leja e zhvillimit është dhënë pa konsultim publik dhe në kundërshtim me detyrimet procedurale.

Ata kërkojnë që gjykata ta shqyrtojë ligjshmërinë e saj dhe paralelisht të kërkojë verifikim të gjendjes reale të objekteve, arsyeve të prishjes së tyre, vlerave konstruktive dhe përputhshmërisë së projektit me interesin publik.

Sipas tyre në këtë çështje janë bërë një sërë shkeljesh ligjore duke përfshirë:

  • Ligjin për shpronësimet (8561/1999)
  • VKM nr. 169/2020 për konsultimin publik të pasurive kulturore
  • Ligjin 107/2014 për planifikimin e territorit
  • Rregulloren e Planifikimit të Territorit (VKM 686/2017)
  • Ligjin 10440/2011 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis
  • VKM 247/2014 për informimin dhe përfshirjen e publikut

Sipas banorëve, asnjëri nga këto detyrime ligjore nuk është respektuar.

Ata theksojnë se procesi i shpronësimit është kryer me vlerësime që mbështeten në VKM-të e viteve 2000 dhe 2015, të cilat nuk përkojnë me çmimet e tregut në zonën historike të Kalasë. Kjo ka ulur ndjeshëm dëmshpërblimin e propozuar.

Në raportime të mëparshme, Citizens.al ka sjellë rastet e disa banorëve, shtëpitë e të cilëve nga autoritetet publike vlerësoheshin 60-100 mijë euro ndërkohë që nga vlerësues privatë të pasurive vlera e tyre në treg ishte së paku dy herë më e lartë.

Kjo qasje, e kombinuar me mungesën e konsultimit, i jep projektit karakter të një procesi të mbyllur, të ndërtuar për të justifikuar vendime të marra më herët.

Në një koment për Citizens.al AADF ka shpjeguar se kontributi i saj për projektin “përfaqëson një dhurim për qytetin dhe komunitetin lokal”, si pjesë e angazhimit për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

“AADF nuk ka asnjë rol apo përgjegjësi në lidhje me procedurat e shpronësimeve, përcaktimin e vlerës së kompensimit për pronat, apo çdo proces tjetër që lidhet me çështjen e pronave në zonën e projektit” ka theksuar ajo në një përgjigje të mëparshme për Citizens.al.

Por, banorët theksojnë se nuk janë kundër zhvillimit, por kundër “prishjeve me vendime të marra pa transparencë” të cilat cenojnë të drejtat kushtetuese të pronësisë.

Çështja “TID Durrës” pritet të bëhet një precedent i rëndësishëm për mënyrën se si trajtohen komunitetet brenda zonave historike, sidomos kur projektet zbatohen pa procese transparente dhe me akte të kontestuara.

Lexoni gjithashtu:

The post Banorët çojnë në gjyq projektin “TID Durrës” appeared first on Citizens.al.

“Skifteri” shqiptar kapet duke vjedhur firmën e ndërtimit! Kamerat dhe pronari e spiunuan

By: armand
29 November 2025 at 16:59

Rreth orës 18:00 të së premtes së 28 nëntorit, pronari i një magazine të vendosur në Via delle Fabbriche në Voltri të Xhenovës në Itali, kontaktoi numrin 112 duke raportuar praninë e një hajduti të mundshëm brenda ambienteve të firmës. Makinat e patrullës, që mbërritën në vendngjarje, konfirmuan nga një sinjal radioje nga dhoma e […]

The post “Skifteri” shqiptar kapet duke vjedhur firmën e ndërtimit! Kamerat dhe pronari e spiunuan appeared first on BoldNews.al.

289 leje ndërtimi të reja në tremujorin e tretë, vlera e projekteve arrin në 15,9 miliardë lekë

27 November 2025 at 15:49

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Në tremujorin e tretë të vitit janë miratuar gjithsej 289 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, me një sipërfaqe totale ndërtimi prej 350.603 metra katrorë.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT-I, vlera e përafërt e projekteve të miratuara përfshin ndërtesa dhe punime inxhinierike dhe arrin në 15,9 miliardë lekë.

Pjesa më e madhe e lejeve të ndërtimit i takon ndërtimeve për banim, me 231 leje dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 273.190 m². Ndërsa, ndërtesat jorezidente, që përfshijnë hotele, ndërtesa tregtare dhe industriale, përbëjnë pjesën tjetër të projekteve me 58 leje ndërtimi dhe 77.413 m² sipërfaqe ndërtimi.

Qarku i Tiranës mban peshën kryesore të aktiviteteve ndërtimore, me 93 leje ndërtimi të reja dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 252.026 m².

Pavarësisht kësaj, gjatë tremujorit të tretë, një rritje të ndjeshme të vlerës së projekteve ndërtimore kanë regjistruar edhe qarqet Elbasan, Kukës dhe Dibër.

Rritja e lejeve të ndërtimit është një shenjë e kërkesës së lartë për pasuri të paluajtshme. /j.p/

The post 289 leje ndërtimi të reja në tremujorin e tretë, vlera e projekteve arrin në 15,9 miliardë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Fshihet” përmasa e vërtetë e lejeve të ndërtimit; Bashkia e Tiranës jep 252 mijë m² në vetëm 3 muaj

By: Ela
27 November 2025 at 13:55

Bashkia e Tiranës ka dhënë 250 mijë metra katror leje ndërtimi në tremujorin e tretë të këtij viti. Kjo sipërfaqe përbën 71% të totalit të lejeve të dhëna nga Bashkitë në vend për të njëjtën periudhë, sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT. Megjithatë, INSTAT, që publikoi të dhënat njoftoi se botimi i statistikave […]

The post “Fshihet” përmasa e vërtetë e lejeve të ndërtimit; Bashkia e Tiranës jep 252 mijë m² në vetëm 3 muaj appeared first on BoldNews.al.

Aksident me vdekje në kantierin e ndërtimit, shpallet në kërkim administratori i kompanisë

17 November 2025 at 16:08

Një punëtor 63-vjeçar u aksidentua në një banesë në lagjen nr. 8 në Durrës, pasi ra nga lartësia gjatë punimeve të ndërtimit. Muratori humbi jetën në vendngjarje, ndërsa autoritetet njoftuan se po hetojnë rrethanat e sigurisë në kantier. Në një njoftim të policisë së Durrësit thuhet se viktima me inicialet F. M., 63 vjeç, ishte […]

The post Aksident me vdekje në kantierin e ndërtimit, shpallet në kërkim administratori i kompanisë appeared first on Reporter.al.

Kulla-mania/ Nga 18, në 56 kate, Rama trefishoi “pa asnjë shpjegim” lejen e Lefter dhe Orest Sotës tek ish-UET

By: Ela
17 November 2025 at 09:04

Nga Boldnews Në vitin 2022, ish-godina shumë-vjeçare e Universitetit Europian të Tiranës (UET), në bulevardin “Bajram Curri”, në zonën që tiranasit e njohin si “NSHRAK”, u shndërrua në një pirg gjigand inertesh. Në vend të institucionit arsimor, që u zhvendos diku në periferi të Tiranës, do të ngrihej një kompleks rezidencial, me lartësi maksimale 18-kate. […]

The post Kulla-mania/ Nga 18, në 56 kate, Rama trefishoi “pa asnjë shpjegim” lejen e Lefter dhe Orest Sotës tek ish-UET appeared first on BoldNews.al.

“Unaza e Durrësit”/ Projekti më i rëndësishëm i qytetit zhvillohet pa monitorim arkeologjik

By: Brisi
13 November 2025 at 20:35

Më 6 nëntor, kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, publikoi një video nga kantieri i ndërtimit të unazës që lidh rrugën “Aleksandër Goga” me zonën e Currilave, duke e prezantuar si një ndër investimet më të rëndësishme për qytetin. Ndërsa kantieri avancon, Media Amfora ka konstatuar se projekti po zhvillohet në një zonë me potencial […]

The post “Unaza e Durrësit”/ Projekti më i rëndësishëm i qytetit zhvillohet pa monitorim arkeologjik appeared first on BoldNews.al.

Boom-i i ndërtimit në Tiranë! Shumë beton, pikëpyetje dhe pak… hetime

30 October 2025 at 18:30

Tirana po jeton një bum ndërtimi që po e transformon fytyrën e saj çdo muaj: qindra leje të reja, miliona metra katrorë betoni dhe një horizont që ngrihet më shpejt se planifikimi urban. Ndërsa bashkia numëron miliardat nga taksat e ndërtimit, qyteti përballet me mungesë ajri, hapësira të zhdukura gjelbërimi dhe një krizë të thellë […]

The post Boom-i i ndërtimit në Tiranë! Shumë beton, pikëpyetje dhe pak… hetime appeared first on BoldNews.al.

“Teodori 2003” sfidon shtetin, vijon punimet për HEC-in në Martanesh pa leje ndërtimi

28 October 2025 at 21:45

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së martës se një firmë po sfidon hapur dhjetëra institucione shtetërore për kryerjen e punimeve pa leje për ndërtimin e një HEC-i në zonën e Martaneshit. Megjithëse Njësia Administrative Martanesh, Bashkia Bulqizë, Policia e Bulqizës, Prokuroria e Dibrës, Baseni Ujor Mat dhe Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore kanë […]

The post “Teodori 2003” sfidon shtetin, vijon punimet për HEC-in në Martanesh pa leje ndërtimi appeared first on BoldNews.al.

6 vite pas tërmetit/ Rindërtimi në Durrës, proces ende i papërfunduar

28 October 2025 at 19:13

Gjashtë vite pas tërmetit shkatërrimtar të nëntorit 2019 dhe pas premtimeve të përsëritura për përfundimin e rindërtimit, banorët e lagjes nr. 5 në Durrës vijojnë të presin të futen në banesat e tyre. Edhe pse Bashkia konfirmon se një prej pallateve është përfunduar dhe familjet janë sistemuar, rindërtimi për pjesën tjetër të pallateve ende nuk […]

The post 6 vite pas tërmetit/ Rindërtimi në Durrës, proces ende i papërfunduar appeared first on BoldNews.al.

Rindërtimi në Lagjen nr. 5 në Durrës, proces ende i papërfunduar

28 October 2025 at 09:45

Jona Cenameri

Gjashtë vite pas tërmetit shkatërrimtar të nëntorit 2019 dhe pas premtimeve të përsëritura për përfundimin e rindërtimit, banorët e lagjes nr. 5 në Durrës vijojnë të presin të futen në banesat e tyre. 

Edhe pse Bashkia konfirmon se një prej pallateve është përfunduar dhe familjet janë sistemuar, rindërtimi për pjesën tjetër të pallateve ende nuk ka nisur.

Premtimi

Në maj 2023, gjatë një takimi me banorët e njësisë nr. 3, kryebashkiakja Emiriana Sako u angazhua publikisht për rindërtimin e të gjitha pallateve të cilat janë klasifikuar me nivel dëmi DS5 pas tërmetit të vitit 2019, në lagjen nr. 5, në të njëjtin vend.

“Në takim me banorët e njësisë nr. 3 ku u angazhuam që pallatet DS5 të lagjes nr. 5 të rindërtohen në të njëjtin vend”, deklaroi Sako në një postim në Facebook. Ky angazhim u përsërit disa herë nga Bashkia gjatë viteve 2023-2024, por verifikimet e “Faktoje” kanë treguar se puna në terren nuk ka ecur sipas planeve.

Faktet nga verifikimet e mëparshme

Në tetor 2023, “Faktoje” konstatoi se vetëm një pallat në lagjen nr. 5 ishte rindërtuar, ndërsa tetë të tjerë ishin ende në pritje të fondeve. Banorët nuk ishin sistemuar, sepse mungonte shorti për ndarjen e apartamenteve dhe prej muajsh nuk merrnin bonus qiraje.

Në nëntor 2024, “Faktoje” konstatoi se situata kishte mbetur thuajse e pandryshuar: vetëm pallati nr. 30 në rrugën “Hysen Myshketa” ishte përfunduar, ndërsa asnjë nga 8 të tjerët nuk ishte shembur apo rindërtuar. Bashkia deklaronte se ishte në pritje të fondeve nga qeveria qendrore dhe se financimi i bonusit të qirasë ishte ndërprerë në mars 2023.

Verifikimi në terren (tetor 2025)

Fotografi nga pallati i demtuar në Durrës, tetor 2025, Faktoje

Në tetor 2025, “Faktoje” u rikthye në terren në lagjen nr. 5 për të parë nga afër ecurinë e rindërtimit dhe kushtet e banorëve.

Një zonjë që punonte pranë godinës së vetme të rindërtuar në rrugën “Hysen Myshketa”,  tha se pallati ishte hapur “rreth një vit më parë” dhe aktualisht ishte i banuar, pa specifikuar sesa familje jetonin aty.

Në pallatet e tjera të lagjes, puna mbetet e bllokuar. Dy godina 10‑katëshe, fare pranë pallatit të rindërtuar, qëndrojnë si gërmadha, me çarje të dukshme në katet e para, të cilat janë mbushur me copa betoni, tullash e mbetjesh ndërtimi të grumbulluara që prej dëmeve të tërmetit, si edhe me lloj‑lloj mbeturinash të hedhura nga qytetarët. 

Njëri nga këto dy pallate 10‑katëshe të paprishura, ndodhet tek rruga “Teodor Rupi”, i rrethuar ngushtë nga shtëpi private, ku sipas banorëve kjo është dhe arsyeja se pse shembja e tij është shtyrë. I dyti prej këtyre dy pallateve është dy rrugica larg nga rruga “Hysen Myshketa”, me ish‑dyqane tashmë të braktisura në katin përdhes. 

Fotografi nga pallati i demtuar në Durrës, tetor 2025, Faktoje

Disa banorë të moshuar e përshkruan godinën e dëmtuar si “kosh mbeturinash dhe vend ku të rinjtë konsumojnë lëndë narkotike”. Të rinj të zonës treguan se në katin e dytë të njërit prej pallateve, në ballkonin ku ishin varur batanije dhe rroba, jetonte një grua. Situatë kjo që ngre pikëpyetje mbi rrezikshmërinë që këto godina paraqesin për qytetarët e zonës. 

Fotografi nga pallati i demtuar në Durrës, tetor 2025, Faktoje

Përgjigjia e Bashkisë Durrës

Bashkia Durrës rikonfirmoi për Faktoje në tetor 2025 se në lagjen nr. 5 është rindërtuar vetëm 1 pallat, saktësisht pallati nr. 30, në rrugën ‘Hysen Myshketa’, ku sipas Bashkisë janë strehuar 29 familje. 

Nga 8 pallatet e tjera është shembur vetëm njëri, kurse 7 të tjerët janë në proces ekspertize për tu shembur. Sipas përgjigjes së Bashkisë Durrës në buxhetin e saj për vitin 2025 është parashikuar projekti për rindërtimin e godinës nr. 32, rruga ‘Teodor Rupi’, por në terren nuk u panë shenja të nisjes së punimeve.

Sa i përket bonusit të qirasë, Bashkia sqaroi se: “Nga momenti i fatkeqësisë deri në mars 2023, bonusi është financuar nga Ministria e Financave. Pas këtij muaji, financimi është ndërprerë dhe Bashkia nuk ka patur mundësi buxhetore për ta vijuar. Fondet janë orientuar drejt përfundimit të objekteve për të mundësuar dorëzimin e banesave sa më shpejt”

Një punëtor ndërtimi i zonës, foli për “Faktoje” mbi vështirësitë ekonomike që hasin “ish-banorët” e pallateve të dëmtuara.

“Shumë ish-banorë nuk marrin më bonus qiraje dhe disa e kishin blerë banesën me kredi: tani janë pa strehë, por vijojnë të shlyejnë kredinë. Që nga viti 2023, shteti nuk i rimburson më. Situatë shumë e vështirë”, tregoi ai.

Në të njëjtën përgjigje, Bashkia na bëri me dije se deri në mars 2023, 2,400 familje të prekura nga tërmeti kanë përfituar bonus qiraje. Pavarësisht se 29 familje janë strehuar tashmë në pallatin nr. 30 në rrugën “Hysen Myshketa”, pjesa më e madhe e familjeve të lagjes nr. 5 mbeten pa banesë dhe pa bonus qiraje.

Kronologjia e procesit të rindërtimit

Procesi i rindërtimit në lagjen nr. 5 nisi në vitin 2019, kur tërmeti dëmtoi rëndë 9 pallate; gjatë viteve 2020-2022 procesi u zvarrit mes planifikimit dhe mungesës së fondeve. Në maj 2023 Bashkia premtoi rindërtim “në të njëjtin vend”; në tetor 2023 “Faktoje” konstatoi se vetëm një pallat ishte përfunduar, por banorët nuk kishin hyrë akoma. Ndërsa banorët e pallateve të tjera, përvec se kishin mbetur jashtë, iu ishin ndërprerë edhe bonuset e qerave. Në nëntor 2024 banorët nisën të hynin në pallatin e vetëm të rindërtuar, por situata për rindërtimin e pallateve të tjera mbeti e njëjtë. Në tetor 2025, gjashtë vite pas tërmetit, premtimi për rindërtimin e pallateve mbetet i parealizuar: 1 pallat i shembur, 7 në proces ekspertize për shembje dhe vetëm 1 i përfunduar.

Përfundimi

Pas tre verifikimeve të kryera në secilin nga tre vitet e fundit (2023, 2024 dhe 2025), “Faktoje” konstaton se premtimi për përfundimin e rindërtimit në lagjen nr. 5 mbetet i pambajtur. Edhe pse një pjesë e vogël e familjeve është sistemuar, pjesa më e madhe vijon të jetojë pa strehë, pa bonus qiraje dhe me kredi për banesa të shkatërruara, ndërsa godina të dëmtuara qëndrojnë ende mes blloqeve të banimit si dëshmi e një procesi të zvarritur dhe pa afat për përfundim.

Faktoje, e mbështetur nga National Endoëment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

The post Rindërtimi në Lagjen nr. 5 në Durrës, proces ende i papërfunduar appeared first on Faktoje.al.

Sa do të kushtojë rindërtimi i Gazës? I dërguari i SHBA: Do të duhen 50 miliardë dollarë

By: lindita
20 October 2025 at 09:28

Rindërtimi i Rripit të Gazës do të kushtojë 50 miliardë dollarë. “Vlerësimet janë në rangun e 50 miliardë dollarëve”, tha Steve Witkoff, i dërguari special i SHBA-së, i cili luajti një rol kyç në negociatat e marrëveshjes së armëpushimit. “Mund të jetë pak më pak; mund të jetë pak më shumë. Mendoj se nuk janë shumë para në atë rajon”, shtoi më tej ai. Witkoff dhe dhëndri i Trump…

Source

Vdekja e punëtorit në Shëngjin, shpallet në kërkim drejtuesi teknik i punimeve

17 October 2025 at 11:33

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim drejtuesin teknik të punimeve në kantierin në zonën e Kunes në Shëngjin, ku pasditen e së enjtes humbi jetën punëtori 36-vjeçar, Anton Zefi. Në një komunikim për shtyp policia bëri me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasin Sokol […]

The post Vdekja e punëtorit në Shëngjin, shpallet në kërkim drejtuesi teknik i punimeve appeared first on Reporter.al.

Një murator mbeti i vrarë pasi ra nga lartësia e një pallati në Shëngjin

16 October 2025 at 19:51

Një punëtor 36-vjeçar, i identifikuar si Anton Zefi, humbi jetën pasditen e së enjtes pasi ra nga lartësia në një kantier ndërtimi në zonën e Kunës në Shëngjin. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30. Sipas policisë, viktima, banues në fshatin Pllanë të njësisë administrative Shënkoll, ra aksidentalisht në boshtin e ashensorit të pallatit në ndërtim. Ky […]

The post Një murator mbeti i vrarë pasi ra nga lartësia e një pallati në Shëngjin appeared first on Reporter.al.

70 miliardë dollarë për rindërtimin e Gazës

14 October 2025 at 21:23

Kombet evropiane dhe arabe, Kanadaja dhe SHBA-ja kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar 70 miliardë dollarë në rindërtimin e Gazës. Lajmi u konfirmua nga një zyrtar i OKB-së. Jaco Cilliers, tha se lufta e Izraelit kundër Hamasit kishte gjeneruar të paktën 55 milionë ton rrënoja dhe se mund të duhen dekada që Gaza të rimëkëmbet […]

The post 70 miliardë dollarë për rindërtimin e Gazës appeared first on BoldNews.al.

Refuzimi për leje ndërtimi? Dekreti “Veliaj”, si e futi Rusmali në qorrsokak presidentin Begaj

By: armand
11 October 2025 at 17:34

Nga Boldnews.al Gjykata Kushtetuese i bllokoi Presidentit dekretin për zgjedhjet e parakohshme lokale në Tiranë, duke e vendosur Barjam Begaj në një pozicion qesharak dhe shkelës flagrant të Kushtetutës. Begaj tha që ai dekretoi zgjedhjet në Tiranë me sugjerimin e këshilltarit ligjor, duke iu referuar Ilir Rusmalit. Për këtë sugjerim, Rusmali mori vlerësime të larta […]

The post Refuzimi për leje ndërtimi? Dekreti “Veliaj”, si e futi Rusmali në qorrsokak presidentin Begaj appeared first on BoldNews.al.

Rama: Asnjë leje ndërtimi për 30 vite në territore ku vihet zjarr, do të rimbillen

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kapitullin e ri të mbrojtjes civile nëpërmjet transformimit të Forcës zjarrfikëse dhe inovacionit.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë bëri një vlerësim për punonjësin e Policisë së Shtetit për punën e bërë për identifikimin e zjarrvënësve.

“Policia e Shtetit ka qenë në gjendje të identifikojë dhe arrestojë psikopatë dhe kriminelë që vënë zjarre. Besoj shumë që fakti që ky sezon solli kaq shumë përmirësim, edhe këtu kemi hapësirë për të rritur forcën goditëse të Policisë së Shtetit, kapacitetet për parandalim, duke bërë që sot një punë operative që sot në territor për të identifikuar personat potencialisht të rrezikshëm. Se këta që vënë zjarre si duket kanë karakteristika të veçanta si personalitete”, tha Rama.

Rama nënvizoi gjithashtu se në territoret ku vihet zjarr do të ndalohet çdo lloj leje ndërtimi për 30 vite dhe territori i djegur do të rimbillet.

“Kemi bërë një ndërhyrje ligjore shumë të rëndësishme që aty ku vihet zjarr do të ndalohet çdo lloj leje ndërtimi për 30 vjet. Nëse një territor i cili le ta themi “hap oreks” për të ndërtuar, digjet, për 30 vjet aty nuk do të jepet leje ndërtimi. Ta kenë të qartë të gjithë se djegia nuk të sjell në kushtet që të thuash se nuk ka pemë aty dhe dua të ndërtoj se është toka ime.

“Ai territor do të rimbillet, për këtë po punojmë me Ministrinë e Mbrojtjes për të sjellë dhe dronët mbjellës që janë një forcë e re e teknologjisë që ndihmojnë në ripërtëritjen e territoreve të djegura gjë për të cilën është përfshirë edhe Ministria e Mjedisit”, u shpreh Rama.

Të pranishëm në aktivitetin që u zhvillua Bazën Ajrore të Farkës ishte edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.

/m.q//a.f/

The post Rama: Asnjë leje ndërtimi për 30 vite në territore ku vihet zjarr, do të rimbillen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

3 October 2025 at 22:22

Ndodhemi në Berat, qytetin Muze dhe pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ky qytet ka tërhequr gjithnjë vëmendjen e turistëve, ndaj dhe puna e institucioneve është fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe restaurimin e lagjeve historike. Por siç ndodh zakonisht në Shqipëri, fjalët dhe fasada vlejnë më shumë sesa veprat. Dhe pse në […]

The post “Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër appeared first on BoldNews.al.

❌
❌