Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bajrami paralajmëron shtrenjtim të rrymës vitin e ardhshëm

6 December 2025 at 12:36


Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, në një konference për media ka paralajmëruar në vitin 2026 mund të ketë sërish shtrenjtim të energjisë elektrike.

Bajrami theksoi se hajnia më e madhe që po i bëhet qytetarëve të Kosovës gjatë këtij mandati është hajnia përmes faturave të energjisë elektrike.

“Për shkak të gjeturave dhe fakteve të publikuar këto ditë Lëvizja Vetëvendosje është në panik. Pas dështimit të konferencës të Armend Mujës, dje e keni pa që doli në konferencë tashmë e vetëquajtura ministre e Ekonomisë, zonja Rizvanolli, e cila nuk ke në gjendje të zbardh asnjë fakt, aq më pak të demantoj ndonjë prej fakteve që këto ditë i kemi shpërfaqur”, tha ajo.

Bajrami tha se kanë deponuar dëshmitë për keqpërdorimet në sektorin energjetik.

“Zonja Rizvanolli konferencën e nisi dje duke thënë se asnjë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje ose qeverisë nuk ka lidhje me EFT-në e Vuk Hamoviqit. Ne në fakt lidhjet ja kemi lënë që t’i zbuloj Prokuroria Speciale e Kosovës e cila tashmë ka nisur hetimet dhe të dyja ne kemi deponuar dëshmitë tona sa i përket keqpërdorimeve në sektorin e energjisë elektrike.

Ajo (Rizvanolli) tha se Kosova nuk importon energji elektrike nga EFT-ja e Vuk Hamoviqit. Jo, Kosova në fakt në shumicën e rasteve ka importuar energji nga NOA. Por, Ajo që ne e kemi thënë në bazë të dhënave, shihet qartë se EFT e Vukut në vitet e fundit e ka monopolizuar tregun e kapaciteteve transmetuese të energjisë. E kush i paguan kostot e importit dhe transportit të energjisë, normal se qytetarët përmes faturave. EFT-ja i ka fituar shumicën e ankandeve vjetore, mujore dhe ditore...”, ka thënë nënkryetarja e LDK-së.

Tutje në konferencë u tha se kapacitetet transmetuese dhe çmimet e larta tashmë kanë vëmendjen ndërkombëtare dhe nuk mund të manipulohet më me grafika siç u tha “të gatuara nga partia”, sepse ky rast ka shkuar edhe në komunitetin e energjisë në Vjenë dhe në Zyrën e Rregullatorit në Lublanë dhe tashmë hetimet janë në procedim e tutje.

LDK bëri thirrje që të bëhen publike kontratat lidhur me importin e energjisë dhe të gjitha informacionet lidhur me të.

“Sipas të dhënave shihet qartë se EFT-ja e Vukit viteve të fundit e ka monopolizuar tregun e kapaciteteve transmetuese të energjisë elektrike. Zonja Rizvanolli gjithashtu tha se Kosova nuk ka asnjë kontratë me EFT-në, por ajo nuk po tregon se me kë ka kontrata. Andaj ne prej këtu, për të satën herë, bëjmë thirrje që të publikohen kontratat dhe ne të dijmë se prej kujt po blejmë energji, sa po blejmë energji, ku është origjina e energjisë të cilën ne po e importojmë dhe sa po paguan Kosova për kostot e transportit”.Bajrami ndër të tjera theksoi se në vitin 2026 mund të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

“Duke parë sasinë e importin e energjisë që e kemi bërë në vitin 2025, krejt njerëzit që kuptojnë tregun e energjisë, e kanë tepër të qartë që ne do e kemi një ngritje tjetër potenciale të çmimit të energjisë në vitin 2026, sepse gjithë kjo sasi nuk është paraparë kur është bërë aprovimi i të hyrave maksimale të operatorëve në tregun e energjisë, d.m.th kam dhënë dëshminë time për të cilat unë dyshoj dhe më shumë ka qenë lidhur me të gjitha reagimet që unë kam pas e që janë publike”, tha ajo. /Telegrafi/


Bajrami kritikon qeverinë për vonesën e pagave të RTK-së: Uzurpatorët paskan gjetur zgjidhje 28 ditë me vonesë

27 November 2025 at 13:15


Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasvendimit të Qeverisë në detyrë të Kosovës për ndarjen e mjeteve për pagat epunëtorëve të RTK-së, duke e cilësuar këtë si një zgjidhje të vonuar dherezultat të krizave të inskenuara nga qeveria.

Sipas Bajramit, vonesa e një muaji në pagesat për 700punëtorët e RTK-së tregoi se qeveria po i lë qytetarët dhe punëtorët të vuajnënga pasojat e vendimeve të saj.

“Albin Kurti me klikën e tij jeton duke shkaktuarkriza, duke i bërë njerëzit të vuajnë, duke i mbajtur qytetarët të varur ngavendimet e tij, e pastaj të dalin si shpëtimtarë, por ranë maskat,” shkruanBajrami në reagimin e saj.

Ajo ka bërë thirrje që të ndalen bllokadat dhe tëgjenden zgjidhje me komunën dhe institucionet përkatëse, duke rikujtuar seqytetarët paguajnë taksa për shërbime dhe jo për t’u maltretuar nga “inskenimetdhe mashtrimet e qeverisë”.

Bajrami gjithashtu paralajmëroi se më 28 dhjetor do tëkërkohet llogari për keqtrajtimin e qytetarëve, duke i bërë përgjegjës ata qësipas saj shkaktuan krizën. /Telegrafi/

Subvencionimi i faturave të energjisë, Bajrami: Gënjeshtra më e madhe e kësaj Qeverie

22 November 2025 at 12:22



Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar sot lidhur me subvencionimin e energjisë elektrike.

Bajrami në një postim në Facebook shkruan se kjo është gënjeshtra më e madhe e kësaj qeverie.

Lexoni të plotë postimin:

''Subvencionimi i faturave të energjisë''

Energjia - korrupsioni dhe gënjeshtra më e madhe e kësaj Qeverie

Dje Albin Kurti përmes Hekuran Muratit na njoftoi se në këtë muaj ka nisur subvencionimi i faturave të energjisë elektrike.

Çfarë hipokrizie!

Derisa në tetor të vitit 2019 një familje mesatare në Kosovë ka paguar 54 Euro. A e dini sa ka paguar e njëjta familje në tetor të vitit 2025? Ka pagu 169 Euro. D.m.th. 300% më shumë, e tash kishin ''ne jemi për popull dhe po subvencionojmë faturat familjeve''.

Por, pos ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për 300%, rreth 1300 biznese vendore, pjesa dërmuese prodhuese pas “liberalizimit të tregut” çmimin e MWh që tetorin e vitit të kaluar e kanë pagu 75 Euro tash e paguajnë 206 Euro.

Ndërsa të dhënat e Doganës së Kosovës konfirmojnë se derisa Kosova për vitet 2015-2020 ka importu 273 milionë Euro energji, importi i energjisë gjatë pesë viteve të qeverisë së Albin Kurtit 2021 - shtator 2025 ka arritur në 811 milionë Euro.

A po e shihni mashtrimin?

Ani “po ju subvencionojmë faturat”

Po i subvenciononi xhepat e tregtarëve të energjisë me të cilët keni lidhje të ngushta, me paratë e rinisë që ka ikë në mërgim e nga atje po e financon konsumin në Kosovë (krejt kjo lehtë e faktueshme). /Telegrafi/

Mungoi në seancën e sotme, Bajrami: Votuesit do ta ndëshkojnë Vetëvendosjen dhe Kurtin

19 November 2025 at 18:54


Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas seancës së fundit të Kuvendit, duke kritikuar ashpër udhëheqësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe qeverisjen e tij.

Bajrami tha se sot nuk ishte e pranishme në seancë për shkaqe shëndetësore, por theksoi rëndësinë e ngjarjeve të ditës.

“Sot u pa qartë mashtrimi dhe përbuzja e vullnetit të qytetarëve nga ai që doli i pari në zgjedhjet e fundit dhe mori 48 deputetë,” ka shkruar Bajrami.

Ajo ka akuzuar Kurtin për keqqeverisje, korrupsion, varfërim të qytetarëve dhe dështime në lidhjen e koalicioneve.

“Votuesit do ta ndëshkojnë arrogancën e z. Kurtit, që insistoi dhjetëra herë të votohej një emër i vetëm për kryetare të Parlamentit. Do ta ndëshkojnë z. Kurti dhe Vetëvendosjen që dështuan të lidhin koalicion me cilëndo parti shqiptare për të shmangur zgjedhjet,” ka shtuar ajo.

Bajrami ka kritikuar gjithashtu humbjen e kohës dhe të resurseve shtetërore:

“Thënë troç kjo kastë politike ja humbi Kosovës plot 5 vjet, por fituan shumë ata dhe rrethi i tyre, fituan nga keqpërdorimi i të gjitha resurseve shtetërore në kurriz të qytetarëve për të cilat një ditë do të japin përgjegjësi”, ka shkruar ajo.

Deputetja ka theksuar dështimet e qeverisë në sektorë kyç.

“Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje do të mbahen mend si pushteti i pazareve dhe korrupsionit në energji, si pushteti që rriti çmimet e çdo produkti bazë, që nuk mbajti asnjë premtim - asnjë të vetëm, që nuk përfundoi asnjë rrugë lokale a rajonale, që rrënoi ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë; si pushteti që u përpoq të blinte vota me skema të korrupsionit publik. Fillimi i fundit politik të Albin Kurtit ka nisur më 9 shkurt. Vula e këtij fundi do të jetë dita e zgjedhjeve të reja”, ka shkruar Bajrami. /Telegrafi/

​Bajrami pas vendimit të Supremes: Kush po e mbron mafinë energjetike?

17 November 2025 at 13:49


Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Supreme, duke deklaruar se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë është bërë në kundërshtim me ligjin dhe në kurriz të rreth 1300 bizneseve vendore.

Sipas saj, ky proces është zhvilluar për të favorizuar kompani të lidhura me qeverinë Kurti, ndërsa vendimi i fundit i Gjykatës Supreme, siç thotë ajo, “i vërteton të gjitha paralajmërimet që janë bërë më herët”.

Bajrami u ka bërë thirrje organeve të zbatimit të ligjit që vendimi i gjykatës të zbatohet plotësisht dhe që bizneset të kthehen në shërbimin universal të furnizimit me energji elektrike.

Ajo gjithashtu kërkoi largimin nga institucionet të të gjithë atyre që kanë marrë vendime joligjore dhe mbajtjen e tyre përgjegjës për “çdo cent të shpërdoruar”.

Duke e cilësuar situatën si “hajninë më të madhe të kryer nga mafia energjetike”, Bajrami ngriti pyetjen se pse organet qeveritare nuk po ndërmarrin veprime kundër saj, duke theksuar se “përgjigjen e dinë të gjithë”. /Telegrafi/


Bajrami: Edhe hemodializën e kanë lënë pa material, largimi i Kurtit është urgjencë qytetare

13 November 2025 at 10:50


Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar sot lidhur me raportimet se Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës dhe qendrat tjera janë lënë pa material të domosdoshëm për procesin e hemodializës.

Bajrami në një postim në Facebook shkruan se largimi i qeverisjes Kurti është urgjencë qytetare.

“Edhe hemodializën e kanë lënë pa material - kategorinë pothuajse më të ndjeshme të shoqërisë e kanë lënë nën mëshirën e fatit.

Kurti që ka marrë vendim për tender sekret të rezervave shtetërore, e që i ka zhvillu negociatat në restorantin 'Bukë e Zemër' të Ridvan Muharremit, i njëjti që ka leju vartësit e tij me i lidhë mbi 2400 kontrata njëburimore në vlerë prej 270 milionë Euro, po ky që ka leju që energjia e importuar gjatë viteve të fundit, në shumicën e rasteve, blihet jo në bursë, jo përmes ankandeve, por direkt nga NOA, që disa javë po raportohet që e ka lënë SHSKUK dhe qendrat e tjera pa material të domosdoshëm për procesin e hemodializës”, tha ajo.

Sipas saj, sigurt arsyetimet janë te procedurat e prokurimit.

“Qe pse unë dhe gjithë ata që e duan këtë shtet e këtë Republikë e kemi problem Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen sepse për ta nuk është me rëndësi shteti nuk është me rendësi qytetari, ata qytetarët i shohin vota e shtetin e përdorin për t'i mbushur xhepat e tyre. Largimi i tyre nga keqqeversija është urgjencë qytetare - sa me parë aq më mirë”, tha ajo. /Telegrafi/

Bajrami: Kushdo që ka prekur votat e ka vendin në burg

12 November 2025 at 10:11


Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami theksoi sot se kushdo që ka prekur votat, e ka vendin në burg.

Bajrami në një postim në Facebook i bën thirrje KQZ-së, Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve tjera ligjzbatuese të veprojnë dhe të qartësojnë gjithçka që ka ndodhur në Mitrovicë.

“Kushdo që ka prekur votat, kushdo që ka guxuar të prekë vullnetin e qytetarëve, e ka vendin në burg. I bëj thirrje urgjente KQZ-së, Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve tjera ligjzbatuese të veprojnë dhe të qartësojnë gjithçka që ka ndodhur në Mitrovicë. Nuk duhet dhe nuk guxon të kalojë si diçka normale një gabim i ashtuquajtur ‘teknik’ në fletëvotime”, shkruan ajo.

Deputetja e LDK-së tutje shkruan se askush nuk duhet të frikësohet nga zbardhja e së vërtetës.

“Procesi elektoral është lënduar dhe duhet sa më shpejt të ketë përgjigje dhe përgjegjësi!”, shkruana jo. /Telegrafi/

Aktakuza për rezervat shtetërore ndaj ministres Rozeta Hajdari, reagimi i saj dhe deklaratat nga partitë tjera

12 November 2025 at 07:47


Prokuroria Speciale e Kosovës të martën ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj katër personave nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të pandehurit Rozeta Hajdari, I.L. dhe H.G. akuzohen se gjatë muajve shkurt – mars 2022, kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim përfitimi pasuror për persona të tjerë, duke shkaktuar dëm ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës prej 2,912,134.78 euro.

Sipas aktakuzës, ata gjithashtu kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare të vendndodhjes së rezervave shtetërore, duke ia vënë këtë informacion në dispozicion të pandehurit R.M.

R.M. akuzohet për ndihmë në kryerjen e këtyre veprave penale, duke ndërmjetësuar, negociuar dhe rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave shtetërore.

Prokuroria thekson se ky proces është pjesë e hetimeve për veprime që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme për buxhetin e shtetit dhe përbëjnë shkelje të ligjit për rezervat shtetërore të mallrave.

E lidhur me këtë ka shkruar në Facebook, ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari.

Ajo përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se është njoftuar nga avokati i saj për dorëzimin e aktakuzës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Çdo gjë është pjesë e një procesi tepër të rëndësishëm për të gjithë ne. Sapo të kem pranuar dokumentin e plotë të aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media”, ka shkruar Hajdari.

Ajo gjithashtu theksoi se ndihet krenare për punën e saj si ministre në sigurimin e rezervave shtetërore me produkte esenciale gjatë muajve shkurt dhe mars 2022, në kohën më të vështirë për vendin.

Pas lajmit për aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Rozeta Hajdari ka reaguar ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Deputetja Haxhiu ka deklaruar se hetimet ndaj Hajdarit janë “të ndikuara”, ndërsa aktakuza, sipas saj, është “e motivuar politikisht dhe pa bazë reale”.

“Kjo aktakuzë është e motivuar politikisht, pa asnjë bazë reale dhe dukshëm e qëllimshme. Ministrja ka bërë gjithçka që ka qenë në dorën e saj për të mbrojtur interesin e vendit dhe për të siguruar që Kosova të ketë rezerva shtetërore, ndryshe nga qeveritë e kaluara që kishin lënë vendin pa rezerva. Është e qartë se ekziston një tendencë për të njollosur figurën e saj”, ka shkruar Haxhiu në një reagim publik, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, reagime ka pasur edhe nga zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku në një postim në rrjetin social Facebook ka theksuar se të gjitha vendimet janë marrë me aprovimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, përcjell Telegrafi.

“Në fakt, Rozeta, sikurse edhe të gjithë kolegët e saj në kabinetin Kurti 2, nuk ka bërë as edhe një hap pa dijeninë dhe aprovimin e A.K. Ka qenë e qartë për këdo që A.K. nuk ka pasur ministra me mandat të plotë e me autoritet vendimmarrës. Ka pasur ndihmës, zbatues të urdhrave të tij”, ka shkruar Çitaku.

Edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Rozeta Hajdari, në lidhje me kontraktimin e rezervave shtetërore.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se është befasuar që kryeministri Albin Kurti nuk është përfshirë në aktakuzë, duke e akuzuar atë për lejimin e blerjeve dhe tenderëve sekret me vlera të larta.

“Albini ka marrë vendim me ba blerje sekrete të miellit e vajit. Albini ka leju me u nënshkru mbi 2,400 tenderë sekret, në vlerë prej 270 milionë euro. Albini ka leju ‘mafinë energjetike’ dhe rreth 800 milionë euro import të rrymës. Andaj edhe unë dhe gjithë ata që e duan këtë Republikë kemi probleme me Albin Kurtin! U befasova se si ai nuk qenka pjesë e aktakuzës!”, ka shkruar Bajrami. /Telegrafi/

Bajrami reagon pas aktakuzës ndaj Hajdarit: U befasova që Albin Kurti nuk është pjesë e saj

11 November 2025 at 21:11


Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Rozeta Hajdari, në lidhje me kontraktimin e rezervave shtetërore.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se është befasuar që kryeministri Albin Kurti nuk është përfshirë në aktakuzë, duke e akuzuar atë për lejimin e blerjeve dhe tenderëve sekret me vlera të larta.

“Albini ka marrë vendim me ba blerje sekrete të miellit e vajit. Albini ka leju me u nënshkru mbi 2,400 tenderë sekret, në vlerë prej 270 milionë euro. Albini ka leju ‘mafinë energjetike’ dhe rreth 800 milionë euro import të rrymës. Andaj edhe unë dhe gjithë ata që e duan këtë Republikë kemi probleme me Albin Kurtin! U befasova se si ai nuk qenka pjesë e aktakuzës!”, ka shkruar Bajrami.

Reagimi i saj vjen një ditë pasi Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj Hajdarit dhe disa zyrtarëve tjerë për veprat penale të “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “zbulimit të fshehtësisë zyrtare”.

Kush e mbajti në sirtar? Murati i përgjigjet Bajramit rreth akuzave për buxhetin e Prishtinës

6 November 2025 at 14:58


Buxheti i Prishtinës ka nxitur sërish një tjetër përplasje në rrjetet sociale mes LVV-së dhe LDK-së.

Ishte fillimisht ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati i cili fajësoi LDK-në për mosmiratimin e buxhetit të Prishtinës.

Pas kësaj reagoi deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e cila tha se Murati e ka mbajtur për 46 ditë në sirtar buxhetin e Prishtinës dhe nuk e ka përcjellë për aprovim në Kuvend.

Një tjetër reagim ka ardhur sërish nga Hekuran Murati, i cili ka thënë se Bajrami e demantoi edhe vetë që kinse Qeveria nuk e ka përcjellë në Kuvend buxhetin.

“Hykmete, u demantuat edhe vetë që Qeveria gjoja nuk e paska përcjellë në Kuvend buxhetin e Prishtinës. Pra e paska përcjellë. Buxheti i Prishtinës nuk e ka kaluar asnjë ditë në sirtar, por sikurse çdo buxhet tjetër, materiali fillimisht verifikohet nëse është në përputhje me legjislacionin nga Departamenti i Buxhetit në MFPT, e pastaj përcillet për miratim në Qeveri e Kuvend. Me logjikën tënde, edhe vetë Përparimi e paska mbajtë në sirtar buxhetin nga data 9 dhjetor deri me datën 17 dhjetor, apo jo?”, ka shkruar Murati.

Murati ka pyetur Bajramin pse nuk po e miratojnë buxhetin.

“Shto këtu edhe faktin që materiali është dorëzuar në kohën e festave të fundvitit, dhe gati gjysma e ditëve që paske numëruar ose kanë qenë festa zyrtare ose janë ditë fundjave. Siç e kam sqaruar tash e disa herë, problemi nuk është tek procedurat standarde, por tek vonesa përtej afatit ligjor që ishte 30 shtatori. E madje vonesa ka qenë edhe përtej datës kur ishte miratuar Ligji i Buxhetit në lexim të dytë, me 22 nëntor. Por, e gjitha kjo është e shkuara. Pse nuk po e miratoni tash buxhetin e Prishtinës për vitin 2025 Hykmete?”, ka shkruar tutje Murati.

Sipas tij arsyetimi me Komisionet Parlamentare nuk qëndron.

“Mund të formohen vetëm Komisionet e Përhershme, për buxhet, legjislacion, integrime, dhe të drejta të komuniteteve. Këto komisione mjaftojnë të trajtohen edhe Buxheti për 2025 për tri komunat, edhe Ligji i Buxhetit 2026, e edhe buxheti për RTK-në”, ka theksuar Murati. /Telegrafi/


Kadaj-Bujupi i reagon ashpër Bajramit: Vetëm urrejtja patologjike mund ta verbojë dikë ndaj Presidentes

3 November 2025 at 16:32


Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, mbrëmë në emisionin “Debat Plus”, ka qenë kritike ndaj Presidentes së vendit, Vjosa Osmani, duke e akuzuar për favorizim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe për, siç tha ajo, mungesë të paanshmërisë në raport me subjektet politike në vend.

Bajrami ndër të tjera deklaroi se “Vjosa Osmani nuk ka më vend në LDK”.

Pas këtyre komenteve, kanë pasuar reagime të shumta, përfshirë edhe atë të Donika Kadaj-Bujupit, këshilltare në Kabinetin e Presidentes.

Përmes një postimi në Facebook, Kadaj-Bujupi ka kritikuar ashpër qëndrimin e Bajramit, duke e quajtur të pakuptimtë dhe pa rezon shtetëror.

“Nuk ka asnjë kuptim e rezon shtetëror që një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, profesoreshë universitare e madje nënkryetare e një partie tradicionale, të mos ketë asnjë problem me subjektin më agresiv kundër shtetësisë sonë – Listën Serbe – por të zgjedhë të sulmojë publikisht Presidenten e Republikës, pa asnjë motiv racional”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.

Ajo ka theksuar se Presidentja Osmani “nuk i ka bërë asnjë dëm Kosovës, përkundrazi, punon çdo ditë për forcimin e shtetit, sovranitetit dhe integritetit territorial”.

“Vetëm urrejtja patologjike mund të verbojë dikë kaq shumë sa që me dhjetëra herë t’i referohet Kreut të Shtetit vetëm me ‘Vjosa Osmani’ e jo si Presidente – logjikë kjo që e shohim vetëm në mediat e Serbisë”, ka shkruar ndër të tjera këshilltarja e Presidentes.

Në fund të reagimit, Kadaj-Bujupi ka shtuar se “Presidentja Osmani nuk është person privat, por Presidente e Republikës së Kosovës, që mori bekimin e mbi 300 mijë votave të qytetarëve”, duke e mbyllur me një paralajmërim për rezultatet e ardhshme zgjedhore të LDK-së./Telegrafi/


Bajrami: Vjosa Osmani nuk ka vend në LDK, ajo është përgjegjëse për rënien e partisë në 2021

2 November 2025 at 22:58


Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nuk ka më vend në këtë subjekt politik.

Sipas saj, Osmani mban përgjegjësinë kryesore për rezultatin e dobët të LDK-së në zgjedhjet e vitit 2021.

Në një intervistë në emisionin Debat Plus, Bajrami tha se qëndrimi i saj është personal, por i prerë.

“Sipas meje personalisht, Vjosa Osmani është personi fajtor kryesor pse LDK-ja në vitin 2021 ka rënë në 12 për qind. Ju rikujtoj deklaratën e saj se nëse ajo nuk është në LDK, nuk është në politikë. Vjosa Osmani nuk ka vend në LDK”, tha ajo.

Ajo shtoi se rikthimi i Osmanit në parti do të ishte “ofendim për votuesit besnikë të LDK-së”.

“Nëse do të kthehej në LDK, LDK do t’i ofendonte dhe në një mënyrë do t’i përjashtonte votuesit e saj të besueshëm, ata që kanë qenë me partinë në kohë të mira e të vështira. Kjo do të ishte kundër vullnetit të tyre”, u shpreh Bajrami.

Nënkryetarja e LDK-së theksoi se kjo çështje nuk është diskutuar në forumet e partisë, por se mendimi i saj është i qartë.

“Me dëshirë, kurrë votë për Vjosa Osmanin nuk ka. I ka bërë dëm jashtëzakonisht të madh LDK-së”, përfundoi ajo.

Bajrami: Vjosa Osmani nuk do zgjidhje të problemit, por t’i japë kohë Kurtit

2 November 2025 at 21:46


Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se vendi do të shkojë patjetër në zgjedhje, pasi sipas saj, asnjë parti politike nuk i ka 61 vota për të formuar qeverinë.

Ajo ka theksuar se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani janë bashkë pasi sipas saj, kjo e fundit nuk ka qenë e interesuar t’i shmangë zgjedhjet, por përkundrazi i ka dhënë kohë Kurtit.

“E kemi balotazhin më 9 nëntor, në anën tjetër është i pashmangshëm procesi i zgjedhjeve nacionale sepse askush nuk i ka votat. Vjosa dhe Albini së bashku, u pa që janë bashkë sepse zonja doli dhe tha që detyrë e imja është që me i shmangë zgjedhjet, e si me i shmangë zgjedhjet?”, ka deklaruar Bajrami në emisionin Debat Plus.

“Kemi pritur që 9 muaj dhe askush nuk i ka 61 vota. Sikur Vjosa Osmani do të ishte me të vërtetë pro procesit të shmangies së zgjedhjeve, ajo do të dilte me një deklaratë në kohën kur LDK doli për qeveri të unitetit. Nuk ka pasur person që nuk e ka kritikuar idenë që e kemi propozuar ne. Vjosa Osmani nuk është e interesuar për zgjedhje, është e interesuar për t’i dhënë kohë Albin Kurtit. Kurti nuk është i interesuar për zgjedhje”, ka shtuar ajo.

Sipas Bajramit, afatet janë të përcaktuara qartë në Kushtetutë dhe nuk mund të zvarriten.

“Afate janë kushtetuese kur ka dikush që i ka numrat kur të gjitha partitë tregojnë që nuk i kanë numrat duhet me u shpallë data e zgjedhjeve edhe jo me thënë që Kurti nuk i ka numrat por të shohim mbase po ndodhë mrekullia dhe Kurti mund t’i ketë numrat brenda një afati të caktuar”, ka deklaruar Bajrami.

- YouTube youtu.be

Rritja e pensioneve dhe shtesave për fëmijë, reagon deputetja Bajrami

31 October 2025 at 10:46


Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimeve të fundit të Qeverisë në detyrë për rritjen e pensioneve dhe shtesat për fëmijë.

Bajrami ka theksuar se " Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes që ka uzurpuar zyrat e Qeverisë aprovoi sot buxhetin për vitin 2026".

"Ka mundësi që buxheti i vitit 2026 të shkojë në 8 miliardë e pagat e pensionet të rriten disa fish në kohën kur pritet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Shtetin po e çojnë drejt rrënimit", ka deklaruar ajo.

Deputetja shtoi tutje se "Prokuroria Speciale ka mundur ta ndalë këtë maskaradë".

"Tash, duhet ta ndalim me votë. E, do ta ndalim me votë"./Telegrafi/


Hykmete Bajrami: Për shkak të paaftësisë së partisë fituese, vendi po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

26 October 2025 at 12:18


Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas seancës së Kuvendit, duke thënë se zhvillimet e sotme tregojnë qartë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Për shkak të paaftësisë së partisë së parë që ka dalë në zgjedhje për t% bërë koalicione, ne po shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka deklaruar Bajrami.

Ajo shtoi se kjo situatë është pasojë e mungesës së kapaciteteve politike për të ndërtuar shumicën qeverisëse, ndërsa theksoi se tashmë fjalën e fundit do ta kenë qytetarët.

“Partia fituese po e kthen besimin te qytetarët”, tha Bajrami.

Sipas saj, zgjedhjet e reja janë tashmë të pashmangshme dhe përbëjnë rrugën e vetme për të dalë nga bllokada politike në të cilën ndodhet vendi.

Bajrami: Prokuroria Speciale po heton çështjen e energjisë elektrike, në fillim të muajit kam dhënë dëshminë

25 October 2025 at 11:36


Shefja e Grupit Parlamentar e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se në fillim të muajit ka dhënë dëshminë e saj në Prokurorinë Speciale të Kosovës, që sipas saj po heton çështjen e energjisë elektrike.

Bajrami në një postim në Facebook shkruan se gjatë këtij mandati çmimi i energjisë elektrike u dyfishua për familjet dhe u trefishua për bizneset, por siç thotë ajo ka një lajm të mirë se çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Lexoni të plotë postimin e saj:

Qytetarët këto ditë po marrin faturat e energjisë elektrike, fatura që po varfëron buxhetin e secilës familje.

Tetori s’ka qenë aspak i ftohtë, por secili prej tyre tashmë brengoset: sa do të jetë fatura në nëntor, dhjetor e janar?

Mos harroni kurrë:

Gjatë këtij mandati, çmimi i energjisë elektrike u dyfishua për familjet dhe u trefishua për bizneset.

Bashkë me rritjen e çmimit të energjisë, u rritën edhe çmimet e çdo produkti vendor dhe kjo hapi rrugën për rritjen e çmimeve të importeve.

Kjo është dhurata e drejtpërdrejtë e politikave të Kurtit, politikë që pasuron disa dhe po varfëron secilën familje në Kosovë.

Por ka një lajm të mirë:

Çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Në fillim të këtij muaji kam dhënë dëshminë time në Prokurorinë Speciale, për atë që unë e quaj mafi energjetike!. /Telegrafi/


Kurti publikoi listën ku Kosova ia kalon SHBA-së, Japonisë e Belgjikës për siguri në investime, reagon Bajrami

23 October 2025 at 21:52


Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili është mburrur me renditjen e Kosovës në një raport të “Henley & Partners” për Indeksin Global të Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve.

Në një postim në “Facebook”, Bajrami ka ironizuar me mënyrën si Kurti e ka prezantuar raportin, duke thënë se edhe pse “organizata të tilla mund të gjenden”, ato nuk mund ta ndryshojnë realitetin ekonomik të vendit.

“Albin ‘gjeniu’ e paska gjetë një organizatë ‘Henley & Partners’ e cila e ka renditë Kosovën para Belgjikës, Francës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Japonisë sipas Indeksit Global të Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve. Po, në kohën në të cilën jetojmë edhe organizata të tilla mund të gjenden, por indeksimi nuk e ndryshon realitetin ekonomik”, ka shkruar Bajrami.

Deputetja e LDK-së ka renditur një sërë problemesh që, sipas saj, e karakterizojnë ekonominë e Kosovës nën qeverisjen e Kurtit:

Rritja e çmimit të energjisë elektrike për bizneset deri në 300%

Lulëzimi i “mafias energjetike” si rezultat i politikave të Qeverisë

3000 tenderë të negociuar gjatë mandatit të Qeverisë Kurti

Mbi 250 mijë qytetarë të larguar nga vendi, shumica punëtorë të kualifikuar

Deficit tregtar prej 5.4 miliardë euro (2024)

Vetëm 198 milionë euro investime kapitale deri më 1 shtator 2025

Inflacion 4.7% në shtator 2025

Rritje të normave të interesit dhe mungesë qasjeje në fondet e “Planit të Rritjes” të BE-së

Bajrami ka akuzuar Kurtin për mungesë guximi për t’u përballur me debat publik mbi gjendjen ekonomike të vendit.

“Hajde Albin, merri me vete krejt gjenitë që të rrethojnë e t’i rrahin krahet dhe përballemi në studio, me argumente për çka i ke bërë ekonomisë”, ka shtuar ajo.

Në fund, Bajrami ka hedhur edhe një thumb për reputacionin e organizatës “Henley & Partners”, duke i ftuar qytetarët “të lexojnë vetë çfarë ka shkruar ‘The Guardian’ për të”.

Ardian Shala: Fuqizimi i grave, prioritet i LDK-së në Suharekë

26 September 2025 at 23:25


Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Suharekës, Dr. Ardian Shala, ka vazhduar sot fushatën elektorale me fokus tek roli i grave në vendimmarrje dhe fuqizimi i tyre në shoqëri.

Në një aktivitet të mbajtur bashkë me deputeten Hykmete Bajrami dhe Forumin e Gruas të LDK-së, Shala ka takuar shumë gra të qytetit, duke diskutuar me to mbi sfidat dhe mundësitë në jetë e biznes.

Deputetja Bajrami theksoi se gratë duhet të kenë rol më të madh në politikë dhe ekonomi, duke bërë apel që qytetarët të mos i mbështesin ata që, siç tha ajo, “keqpërdorin taksat e qytetarëve”.

Shala dhe ekipi i tij vizituan edhe disa biznese në pronësi të grave në Suharekë, mes tyre fabrikën eksportuese Dimali-Tex të znj. Mimoza Kuçi, ku punojnë mbi 60 gra dhe produktet eksportohen në Gjermani, si dhe restorantin Sofër n’Shesh, të znj. Shqiponja Bujari-Berisha, e cila ka sjellë traditën e kuzhinës vendore në zemër të qytetit.

“Suhareka ka gra të guximshme e vizionare, shembuj frymëzues që na motivojnë të punojmë edhe më shumë për fuqizimin e tyre në jetën publike, sociale dhe ekonomike,” ka deklaruar Shala.


Bajrami e Murati përplasen për të dhënat e ASK-së për ekonominë

20 September 2025 at 14:06


Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas deklaratës së ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili njoftoi se ekonomia e vendit po vazhdon të rritet.

Ai theksoi se Bruto Produkti Vendor (BPV) ka shënuar një rritje prej 4.58 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2025, transmeton Telegrafi.

Bajrami në reagimin e saj ka shkruar se inflacioni është 4.5% më i lartë se në muajin gusht të vitit 2024.

"Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për muajin gusht 2025 inflacioni është 4.5% më i lartë se në muajin gusht 2024.Pyeteni Hekuran Muratin se çfarë lajmi është ky për Kosovën", ka theksuar deputetja Bajrami.

Ndryshe, Murati në postimin e tij, ka deklaruar se "ASK dje ka publikuar rritjen ekonomike për tremujorin e dytë të këtij viti (prill-qershor), e cila shënon 4.58%, e që krahasuar me TM2 2024 e cila ishte 4.32%, len të kuptohet se kemi përshpejtim të rritjes". /Telegrafi/


Bajrami: Kurti po synon shkatërrimin e Republikës së 17 shkurtit për të ndërtuar një të tretë imagjinare

8 September 2025 at 13:17

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti duke e akuzuar atë për “tentativë për të rrënuar Republikën e 17 Shkurtit” dhe për të ndërtuar një “Republikë të tretë imagjinare”.

Në një postim në rrjete sociale, Bajrami thekson se qeverisja e Kurtit është karakterizuar nga rekord dështimesh në të gjitha fushat kryesore: ekonomi, drejtësi, energji dhe sundim të ligjit.

“Albin Kurti po punon ta shkatërrojë Republikën e Kosovës dhe të ndërtojë ‘Republikën Imagjinare të Tretë’. Po synon Republikë ku gjithë mekanizmat e shtetit janë në funksion të partisë dhe atij personalisht,” shkroi Bajrami.

Bajrami hedh poshtë pretendimet e Kurtit për sukses në menaxhimin e krizave, duke përmendur shembuj konkretë.

“Kurti flet për menaxhim të shkëlqyeshëm të krizës energjetike, por në realitet kemi pasur tri herë rritje të çmimit të energjisë, dhe bizneseve u është rritur për 300%”, tha Bajrami.

Në fushën e ekonomisë, ajo thotë se rritja ekonomike është artificiale dhe e lidhur kryesisht me inflacionin.

“Në mandatin e tij ka ndodhur rritja më e madhe e çmimeve në histori të vendit, ndërsa inflacioni ka arritur nivelin kumulativ prej 20%”, ka shkruar ajo.

Deputetja e LDK-së gjithashtu vuri në pah dështimet në drejtësi dhe në investime publike.

“Reforma e vetme në drejtësi ka qenë ajo që u mundëson të dënuarve për krime të rënda të vuajnë dënimin nga shtëpia”, u shpreh Bajrami.

Për sa i përket çështjeve sociale, Bajrami kujtoi premtimin për ndërtimin e 160 çerdheve.

“U premtuan 160 çerdhe për nënat lehona. Asnjëra nuk u ndërtua. Në vend të kësaj, u dhanë lëmosha si mjet elektoral.”

Ajo ngriti shqetësime serioze mbi keqpërdorimin e ndërmarrjeve publike dhe kontratave qeveritare.

“Qeveria ka lidhur mbi 2,500 kontrata njëburimore gjatë mandatit – një rekord që hap rrugë për korrupsion galopante”, tha Bajrami.

Sipas saj, ndërmarrjet publike “janë më të politizuara se kurrë më parë”, ndërsa borxhet afatshkurtra dhe afatgjata janë në nivele alarmante. /Telegrafi/

The post Bajrami: Kurti po synon shkatërrimin e Republikës së 17 shkurtit për të ndërtuar një të tretë imagjinare appeared first on Telegrafi.

❌
❌