Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Koçiu: Forcohet roli në mbrojtjen e territorit, shtohet pozicioni i Prefektit Detar

23 December 2025 at 18:45

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Propozimet për ndryshime në ligjin “Për prefektin e qarkut”, u diskutuan në një tryezë konsultative të drejtuar nga ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, së bashku me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, në të cilën ishin të pranishëm të gjithë prefektët e qarqeve në vend.

Sipas draftit të përgatitur, në ligjin e ri do të forcohet roli i prefektit në çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e territorit, po gjithashtu edhe për emergjencat civile e për aspekte të ndryshme të sigurisë publike.

Një risi e propozuar është ajo e funksionit të “Prefektit Detar”, i cili ka në përgjegjësi mbrojtjen e vijës bregdetare.

Gjatë kësaj tryeze konsultative u vlerësuan propozimet e bëra dhe u bënë sugjerime interesante në lidhje me projektligjin e ri.

Duke qenë se po afrohemi drejt fundit të vitit, ministrja Koçiu u kërkoi prefektëve të qarqeve një angazhim edhe më të fortë për të koordinuar strukturat në garantimin e rendit e sigurisë publike gjatë festave që po afrojnë, por edhe në lidhje me masat që duhen pasur parasysh në raste emergjencash.

Projektligji “Për Prefektin e Qarkut” synon të riformësojë rolin e prefektit si përfaqësues i Këshillit të Ministrave në territor dhe të forcojë mekanizmat e koordinimit mes institucioneve qendrore dhe pushtetit vendor.

Projektligji parashikon një rol më aktiv të prefektit në ndërlidhjen e veprimtarisë së administratës shtetërore me pushtetin vendor, si dhe në raportimin e drejtpërdrejtë pranë Kryeministrit në rastet kur problematikat nuk gjejnë zgjidhje në nivel ministror.

Risi e paketës ligjore është krijimi i institucionit të “Prefektit Detar”, një strukturë e re që synon forcimin e sigurisë në zonat bregdetare. Sipas projektligjit, do të emërohen dy prefektë detarë, me qendra në Durrës dhe Vlorë, me juridiksion mbi dhe nën lumin Seman. Prefekti Detar do të ketë përgjegjësi të gjera në koordinimin e sigurisë detare, monitorimin e vijës bregdetare, menaxhimin e burimeve detare, sigurinë e plazheve, luftën kundër aktiviteteve të paligjshme në det dhe drejtimin e strukturave për emergjencat civile detare.

/e.i/j.p/

The post Koçiu: Forcohet roli në mbrojtjen e territorit, shtohet pozicioni i Prefektit Detar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Akademia e Pushtetit Vendor, ministri Demo: Synohet përgatitja e bashkive për integrimin në BE

By: redi
18 December 2025 at 17:35

Akademia e Pushtetit Vendor nis sot punën, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes ministrit të Pushtetit Vendor, Ervin Demo dhe bashkëkryetares së kësaj akademie, Emiriana Sako, kryetare e bashkisë Durrës. Akademia e Pushtetit Vendor, shërben si një hap i rëndësishëm në përgatitjen e administratës vendore për sfidat që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Source

Nis punën Akademia e Pushtetit Vendor, synohet përgatitja e bashkive për integrimin në BE

18 December 2025 at 17:08

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Akademia e Pushtetit Vendor nis sot punën, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes ministrit të Pushtetit Vendor, Ervin Demo dhe bashkëkryetares së kësaj akademie, Emiriana Sako, kryetare e bashkisë Durrës.

Akademia e Pushtetit Vendor, shërben si një hap i rëndësishëm në përgatitjen e administratës vendore për sfidat që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në aktivitetin ku të pranishëm ishin disa prej kryetarëve të bashkive në vend dhe përfaqësues të trupit diplomatik, Demo tha se kjo ka qenë një nismë që ka marrë shumë kohë që në fazën e konceptimit, edhe sot që është prezantimi zyrtar i Akademisë për Pushtetin Vendor.

“Nevojat e pushtetit vendor janë specifike, dhe ju e dini më së miri se cila është nevoja reale, që puna në territor të jetë ajo që ne duam të përkthehet në shërbime më të mira për qytetarët. Gjatë këtyre dekadave, pushteti vendor ka bërë përparime të jashtëzakonshme për sa i përket administrimit më të mirë, shërbime më të mira për qytetin, dhe më shumë investime, por jemi të ndërgjegjshëm që ka vend për të përmirësuar”, vijoi ai.

Ministri Demo, duke ju referuar negociatave të Shqipërisë me BE-në, e cilësoi këtë si një moment sfidues për vendin tonë.

Demo tha se rrugëtimi i Shqipërisë drejt procesit të integrimit është e mbushur me sfida, të cilat bëhen edhe më të mëdha për shkak të agjendës ambicioze që vendi ynë ka.

“Në 2027 kemi ambicien që të mbyllim të gjithë kapitujt që kemi hapur deri tani dhe klasteri i fundit që u hap në nëntor, kapitulli 22, është ai kapitull që do të prek autoritetet lokale. Sepse janë fondet e kohezionit, dhe mundësitë e reja që do të kenë bashkitë gjatë këtij rrugëtimi. Kjo është një sfidë historike për Shqipërinë, ku bashkitë kanë një rol shumë të rëndësishëm. Një pjesë e mirë e hakisë ka të bëjë direkt me bashkitë, për standardet që duhet të arrijmë në territor dhe shërbimet që duhet të përmirësojmë”, tha Demo.

“Akademia do të jetë një mundësi për ta bërë këtë sfidë dhe nuk do jetë vetëm për vitet 2026, 2027 apo 2028, por edhe më tutje, pasi bashkitë duhet të jenë gati që të bëjnë maksimumin në shfrytëzimin e mundësive që sjellë integrimi në BE”, u shpreh ministri i Pushtetit Lokal.

Demo tha se Akademia është një platformë që do i ndihmojë bashkitë në arritjen e objektivave, duke qenë gati për sfidat e integrimit të vendit në BE.

/e.i/a.f/

The post Nis punën Akademia e Pushtetit Vendor, synohet përgatitja e bashkive për integrimin në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Xhamisë së Beqarëve i hiqet minarja’/ PD: Ervin Demo dhe Ervin Ceca të kërkojnë falje

By: Ela
8 December 2025 at 12:47

Partia Demokratike, Dega Berat, ka reaguar ashpër ndaj një vepre arti të dhuruar Ambasadorit Italian nga ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, dhe kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Ceca. Sipas PD-së, në këtë vepër paraqitet Xhamia e Beqarëve pa minaren e saj, çka përbën një shtrembërim të vlerave historike, kulturore dhe fetare të qytetit. PD […]

The post ‘Xhamisë së Beqarëve i hiqet minarja’/ PD: Ervin Demo dhe Ervin Ceca të kërkojnë falje appeared first on BoldNews.al.

Demo: Digjitalizimi i shërbimeve vendore, hap drejt administratës moderne

4 December 2025 at 21:01

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, e drejtuar nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ku u prezantua projekti i ri qeveritar për digjitalizimin e shërbimeve në të gjitha bashkitë e vendit.

Demo tha se, ky projekt konsiderohet një hap kyç drejt modernizimit të administratës publike dhe rritjes së efikasitetit të institucioneve vendore.

Projekti synon të sjellë ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si qytetarët dhe bizneset aksesojnë shërbimet publike: Shërbime të aksesueshme me lehtësi, që mund të përdoren online pa pasur nevojë për vizita fizike në zyrat e bashkive.

Procedura inovative dhe më të thjeshta, duke ulur kostot dhe kohën e pritjes për çdo shërbim. Rritje të cilësisë dhe shpejtësisë së shërbimeve vendore, për të garantuar përgjigje më të shpejta ndaj nevojave të qytetarëve dhe mbrojtje maksimale të të dhënave, në përputhje me standardet më të avancuara ndërkombëtare të sigurisë.

Demo theksoi rëndësinë e digjitalizimit për forcimin e transparencës dhe besimit të qytetarëve tek institucionet. “Ky projekt nuk është vetëm teknologji. Është një mënyrë për të sjellë qeverisje më afër qytetarëve dhe për të bërë administratën publike më efikase, transparente dhe të besueshme”, tha ai.

Ministrja Ibrahimaj vuri në dukje se digjitalizimi i pushtetit vendor do të kontribuojë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit, duke e bërë më të lehtë për bizneset të kryejnë procedurat administrative dhe të aksesojnë shërbime kritike në kohë rekord.

Ky projekt është një tjetër hap drejt një Shqipërie më inovative, plotësisht të orientuar drejt qytetarëve dhe biznesit, duke vendosur standarde të reja për administratën publike dhe shërbimet vendore.

1 nga 5

/e.xh/r.e/a.f/

The post Demo: Digjitalizimi i shërbimeve vendore, hap drejt administratës moderne appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Emergjencat civile, ministri Demo: Bashkitë do të kenë më shumë fleksibilitet financiar dhe mjete më efektive

By: redi
3 December 2025 at 20:39

Në kuadër të masave paraprake për menaxhimin e emergjencave civile gjatë sezonit të dimrit, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo mori pjesë në takimin e përbashkët me Ministren e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, prefektët e 12 qarqeve dhe drejtues të strukturave kryesore të reagimit në terren. Takimi vjen pas situatave me reshje intensive dhe…

Source

Koçiu në takimin për masat e Emergjencave Civile gjatë dimrit: Çdo hallkë duhet të jetë gati

3 December 2025 at 18:45

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, si dhe prefektët e 12 qarqeve, drejtues të AKMC, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Zjarrfikës, zhvilluan sot një takim pune me fokus masat paraprake për menaxhimin e emergjencave civile gjatë sezonit të dimrit.

Takimi pason një situatë me reshje intensive dhe përmbytje të lokalizuara, ku falë reagimit të strukturave të Emergjencave, dëmet u minimizuan.

Ministrja Koçiu tha se faza e ardhshme kërkon gatishmëri të plotë nga çdo institucion dhe koordinim maksimal në çdo nivel të territorit.

Në fjalën e saj, drejtuesja e MPB-së veçoi rolin e prefektëve si drejtues të menaxhimit të situatave në qark, duke kërkuar, inventarizim të shpejtë dhe të plotë të dëmeve të shkaktuara deri tani, raportim të menjëhershëm dhe të saktë për çdo problem, pavarësisht madhësisë së tij, si dhe rishikimin urgjent të planeve të emergjencës në çdo qark dhe përditësim të tyre sipas nevojave të terrenit.

“Në menaxhimin e emergjencave nuk ka ‘detaje të vogla’. Suksesi varet nga informacioni i saktë, koordinimi i pandërprerë dhe reagimi i shpejtë në terren”, u shpreh Koçiu, duke vënë në dukje se strukturat kryesore, si Policia e Shtetit, Shërbimi Zjarrfikës dhe ekipet e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë.

Ajo nënvizoi angazhimin e Ministrisë për forcimin e rolit të prefektit, rritjen e transparencës dhe performancës në nivel qarku, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

“Na duhet punë, përgjegjësi dhe bashkëpunim. Ne jemi gati. Dhe të gjithë duhet të jemi gati”, nënvizoi ministrja Koçiu.

Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu theksoi se “projektbuxheti 2026, më i madhi ndonjëherë për Mbrojtjen Civile dhe Shërbimin Zjarrfikës, është investim për sigurinë e çdo familjeje, në çdo bashki”.

“Rrisim mbështetjen për njësitë vendore. Rinovojmë flotën kombëtare. Zgjerojmë financimin për infrastrukturën parandaluese në zonat me risk, duke përfshirë urat, digat dhe pritat lumore”, theksoi Vengu.

Vengu nënvizoi se “bashkërendimi i çdo hallke të qeverisjes nga niveli qendror, tek ai vendor, është rruga e vetme për zbatimin e reformës, vlerësim të saktë të dëmeve, vendimmarrje të shpejtë dhe mbështetje pa vonesa për qytetarët”.

/m.q/a.f/r.e/

The post Koçiu në takimin për masat e Emergjencave Civile gjatë dimrit: Çdo hallkë duhet të jetë gati appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Demo: 40 bashki përzgjedhin zonat prioritare për Paketën e Maleve, në 2026 nisin investimet e para

1 December 2025 at 19:04

TIRANË, 1 dhjetor /ATSH/ Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha se gjatë 3- mujorit të parë të vitit 2026 do të kemi investimet e para në kuadër të “Paketës së maleve”.

Në një intervistë për mediet ai informoi se kjo paketë do të zhvillohen në 8 bashkitë të cilave tashmë u janë miratuar zonat prioritare.

“Tremujori i parë i 2026, do të jetë tremujori i cili do shohim le të themi dallëndyshet e para të rasteve të cilat do të jenë të gatshme vazhdojnë më pas me procedurat e marrjes së lejes së ndërtimit, për të vazhduar me procesin e marrjes së dokumentacionit të pronësisë. Ne kemi bashkinë Përmet, Skrapar, Elbasan, Belsh, Kukës, Shkodër, Shijak, Mat, që tashmë kanë të miratuara zonat prioritare. Përfundojmë me Vaun e Dejës, me Bashkinë Klos, Bashkinë Memaliaj, dhe javët që vijnë më pas do të kemi Bashkinë Vlorë”, tha Demo.

Demo bëri të ditur se, “janë rreth 40 bashki deri tani që kanë filluar procesin e përzgjedhjes së zonave prioritare”.

Sipas tij, objektivi është që deri në muajin janar të kemi përmbyllur përcaktimin e zonave prioritare siç e përcakton dhe vetë ligji.

Ai tha se, “të gjithë personat që do të aplikojnë do të shprehin interesin, i cili do të jetë më pas edhe i mbështetur me dokumentacionin përkatës siç e parashikon ligji. Janë bashkitë ato që do marrin këto aplikime, do bëjnë verifikime në terren dhe do ndjekin hapat ligjorë për të garantuar transparencë për komunitetin”.

Gjithashtu vuri në dukje Demo, aplikuesit e parë do të përfitojnë edhe lehtësira fiskale.

“Paketa e maleve zgjidh një nga problemet që mund të jetë lidhur me pronësinë. Por së dyti patjetër është përjashtimi nga detyrimet, duke filluar që nga taksat e ndërtimit, por më pas edhe përjashtimin nga TVSH-ja. 500 rastet e para që do fillojnë të investojnë përmes Paketës së Maleve, do të jenë përfituesi të këtyre iniciativave që janë shumë të rëndësishme për këtë biznes”, theksoi ministri.

Paketa e Maleve është një nismë ligjore dhe zhvillimore e Qeverisë Shqiptare që synon të nxisë investimet dhe rigjallërojë jetën ekonomike në zonat malore të vendit. /e.xh/a.f/

The post Demo: 40 bashki përzgjedhin zonat prioritare për Paketën e Maleve, në 2026 nisin investimet e para appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Demo: 40 bashki përzgjedhin zonat prioritare për Paketën e Maleve, në 2026 nisin investimet e para

By: redi
1 December 2025 at 20:29

Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo tha se gjatë 3- mujorit të parë të vitit 2026 do të kemi investimet e para në kuadër të “Paketës së maleve”. Në një intervistë për mediet ai informoi se kjo paketë do të zhvillohen në 8 bashkitë të cilave tashmë u janë miratuar zonat prioritare. “Tremujori i parë i 2026, do të jetë tremujori i cili do shohim le të themi dallëndyshet e para të rasteve të…

Source

Demo: Transferta të pakushtëzuara rreth 1 miliard euro për bashkitë

26 November 2025 at 15:25

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat zhvilloi sot një seancë dëgjimore me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, për shqyrtimin e projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2026”.

Demo tha se për vitin 2026 buxheti i pushtetit vendor do të shënojë një rritje prej 9% krahasuar me vitin 2025, ndërsa bëri të ditur nismat që po ndërmerren për reduktimin e borxheve të trashëguara që kanë bashkitë nga reforma territoriale.

Ai theksoi gjithashtu progresin e arritur në reduktimin e borxheve të pushtetit vendor.

“Ndërsa në vitin 2016 borxhi ishte rreth 12,9 miliardë lekë, sot është ulur nën 3 miliardë lekë, dhe gjatë katër viteve të fundit janë dhënë rreth 4-5 miliardë lekë për reduktimin e borxheve të bashkive si Pogradeci, Vora dhe Kavaja. Në vitin 2026 do të vijojnë nismat e rëndësishme për reformën territoriale, duke siguruar funksionimin më të mirë të bashkive dhe rritjen e të ardhurave të tyre vetjake, përfshirë tatimin mbi pronën, që pritet të sjellë rreth 2 miliardë lekë fonde shtesë për bashkitë”, tha Demo.

Sipas tij, buxheti 2026 adreson transfertat dhe investime të dedikuara për bashkitë.

Demo theksoi se transfertat e pakushtëzuara do të arrijnë rreth 1 miliard euro, ndërsa duke marrë parasysh investimet nga ministritë, kjo shumë shkon deri në 1,2 miliardë lekë. Bashkitë do të përfitojnë fonde nga projekte të ndryshme, përfshirë ato të ministrive si Arsimi, për ndërtimin e shkollave, dhe Bujqësia, për kanale ujitjeje dhe infrastrukturë lokale.

Ministri shtoi se edhe TVSH-ja e projekteve të donatorëve do të rimbursohet për të gjitha bashkitë përfituese, duke lehtësuar realizimin e projekteve lokale.

Ministri u shpreh se për vitin 2026 janë parashikuar nisma për një sistem më transparent dhe të qëndrueshëm, ku financimi i bashkive do të garantohet dhe do të mbështesë nevojat reale lokale, duke synuar stabilitet dhe rritje të kapaciteteve financiare të qeverisjes vendore. /j.p/

The post Demo: Transferta të pakushtëzuara rreth 1 miliard euro për bashkitë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Demo: Bashkitë po evidentojnë dëmet nga reshjet, dëmshpërblimi në aktin normativ të dhjetorit

By: redi
26 November 2025 at 15:26

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo në përgjigje të interesit të deputetëve të opozitës mbi situatën e krijuar nga moti me reshje, tha se strukturat vendore dhe ato qendrore po monitorojnë situatën në të gjitha bashkitë e prekura, ndërsa priten raportet përfundimtare të dëmeve që do të përcaktojnë masën e mbështetjes financiare në aktin normativ të dhjetorit. Sipas tij…

Source

Demo: Pushteti vendor 1,2 miliardë euro nga pr/buxheti 2026, digjitalizim i 150 shërbimeve

19 November 2025 at 16:55

TIRANË, 19 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi sot në Kuvend se fondi për pushtetin vendor në projektbuxhetin 2026 arrin në 1,2 miliardë euro, ose 3,52% të PBB-së, duke mbështetur veçanërisht investimet.

Gjatë diskutimit në Kuvend të projektbuxhetit 2026, Demo u shpreh se ky buxhet krijon stabilitet financiar të qëndrueshëm, disiplinë fiskale dhe vizion afatgjatë.

“Ekonomia shqiptare hyn në vitin 2026 me ritme të qëndrueshme, me inflacion të kontrolluar dhe borxh publik në ulje. Këta tregues janë garanci për çdo politikë publike që mbështetet mbi themele të qëndrueshme. Në këtë buxhet nuk ka rritje taksash. Buxheti është më shumë se 9 miliardë euro, ndër buxhetet më të fuqishëm të vendit”, u shpreh Demo.

Duke folur për pushtetin vendor, ministri Demo vlerësoi se “ky buxhet e vendos pushtetin vendor në qendër të zhvillimit ekonomik, social dhe institucional”.

Një zë i rëndësishëm në buxhetin që do t’i alokohet pushtetit vendor, sipas ministrit Demo ka të bëjë me transformimin digjital të këtij pushteti.

“Digjitalizimi i shërbimeve vendore, që do të marrë formë në vitin 2026, do të prekë më shumë se 150 shërbime lokale. Ky do të jetë një nga projektet më të mëdha të digjitalizimit vendor në Ballkan dhe e vendos Shqipërinë pranë standardeve më të avancuara të BE-së”, u shpreh Demo.

Demo theksoi rëndësinë e buxhetit të pushtetit vendor, pasi në nivel lokal sipas tij, “qytetarët prekin shërbimet dhe matin rezultatet e reformave”.

“Qeverisja vendore në vitin 2026 trajtohet si aktor real zhvillimi dhe jo si një strukturë periferike, prandaj investimet dhe reformat e orientuara drejt bashkive kanë peshën më të madhe historike”, tha Ministri.

Sipas tij, “buxheti siguron më shumë autonomi dhe përgjegjësi reale për bashkitë. Të ardhurat vendore gjatë dy viteve të fundit kanë qenë histori suksesi. Bashkitë kanë arritur të grumbullojnë gjatë këtyre dy viteve 32 miliardë lekë më shumë. Për vitin 2026 parashikohet një rritje shtesë prej 3,2 miliardë lekësh. Taksa e pasurisë parashikohet të rritet me 2 miliardë lekë, duke kaluar një total prej 10 miliardë lekësh”.

Ndërsa investimet vendore, sipas tij, për herë të parë do të kapin shifrën e 1% të PBB-së.

/r.e/

The post Demo: Pushteti vendor 1,2 miliardë euro nga pr/buxheti 2026, digjitalizim i 150 shërbimeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Demo: Buxheti i 2026 për bashkitë 27,8 miliardë lekë, rritje pagash dhe digjitalizim

13 November 2025 at 14:46

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo prezantoi sot në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, projektbuxhetin e vitit 2026 për institucionin që ai drejton, duke e cilësuar atë si financimin më të madh që qeveria ka adresuar për zhvillimin lokal.

“Sot kemi një buxhet prej 9 miliardë eurosh, nga 3 miliardë euro që ishte në vitin 2013, pra trefishim brenda një dekade. Kjo tregon rritjen ekonomike dhe stabilitetin makroekonomik që kemi arritur”, tha Demo.

Ai theksoi se, ky projektbuxhet nuk mbështet vetëm sektorët strategjikë të ekonomisë; ai mbështet fuqishëm pushtetin vendor, një prej shtyllave themelore të demokracisë funksionale dhe të shërbimeve cilësore për qytetarët. Në dekadën e fundit, Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ta kthyer qeverisjen vendore në aktor zhvillimi ekonomik e social, e jo thjesht në një strukturë administrative.

Ndër arritjet e dekadës së fundit, Demo përmendi rritjen e të ardhurave vetjake të bashkive me 32 miliardë lekë dhe digjitalizimin e sistemit AFMIS në nivel vendor, që synon transparencë dhe menaxhim më efikas të buxhetit.

“Për vitin 2026, është parashikuar gjithashtu një fond shtesë prej 4,5 miliardë lekësh për pagat e punonjësve vendorë dhe 200 milionë lekë për grante performance”, tha ai.

Demo theksoi se, buxheti synon gjithashtu rishikimin e reformës administrativo-territoriale dhe integrimin e teknologjive digjitale, për të krijuar një administratë vendore më efikase dhe më afër qytetarëve.

“Projektbuxheti 2026 është një hap konkret drejt zhvillimit të qëndrueshëm lokal dhe rritjes së cilësisë së jetës për qytetarët, duke forcuar institucionet vendore dhe përmirësuar menaxhimin e financave publike”, u shpreh Demo.

/e.xh/r.e/a.f/

The post Demo: Buxheti i 2026 për bashkitë 27,8 miliardë lekë, rritje pagash dhe digjitalizim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Demo takon Gonzaton: Bashkitë, të rëndësishme në procesin e integrimit europian

12 November 2025 at 11:03

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i cili shoqërohej nga Andre Rizzo, shef i Sektorit Politik dhe Miha Pezelj, drejtues i ekipit të BE-së në Shqipëri.

Në fokus të takimit ishin raporti i fundit për Shqipërinë dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian, sidomos në nisma që forcojnë partneritetin institucional dhe rrisin kapacitetet e bashkive në vend.

Ministri Demo theksoi se bashkitë luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, si dhe në zbatimin e standardeve dhe politikave që afron vendin më pranë BE-së.

“Një takim frytdhënës dhe inkurajues për hapat e mëtejshëm drejt objektivave të përbashkëta”, u shpreh Demo pas takimit, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Europian për zhvillimin lokal dhe mirëqeverisjen.

/e.xh/r.e/a.f/

The post Demo takon Gonzaton: Bashkitë, të rëndësishme në procesin e integrimit europian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Demo takon Gonzaton: Bashkitë, aktorë kyç në procesin e integrimit europian

By: melisa
12 November 2025 at 11:14

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i shoqëruar nga Andre Rizzo, shef i Sektorit Politik, dhe Miha Pezelj, drejtues i ekipit të BE-së në Shqipëri. Gjatë takimit u diskutua mbi:Raportin e fundit të BE-së për Shqipërinë, bashkëpunimin e vazhdueshëm institucional dhe nismat për forcimin e…

Source

Demo: Investimet e para të “Paketës së Maleve” pritet të nisin në fillim të 2026-ës

7 November 2025 at 22:17

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Paketa e Maleve, e miratuar në mars 2025, shihet si një mundësi e re për zhvillimin ekonomik të zonave malore dhe për sektorin e turizmit.

Ervin Demo, ministër i Pushtetit Vendor, deklaroi për Klan News se investimet e para pritet të fillojnë në fillim të vitit 2026.

Sipas Demos, Paketa e Maleve nuk është instrument për shpërndarje pronësie. Procesi pezullohet automatikisht në rast se prona ka mosdakordësi midis banorëve ose palëve të treta.

“Paketa e Maleve nuk është një instrument për shpërndarje pronësie toke. Duhet të kuptojmë që është një instrument për të nxitur, ndihmuar, ata të cilët kanë një marrëdhënie me tokën, e gëzojnë prej vitesh ose dekadash më saktë, e që nuk mund të investojnë pikërisht sepse kanë problemin me dokumentacionin, regjistrimin e pronës”, tha ai.

Ministri sqaroi se mund të aplikojnë vetëm dy kategori: individët që janë pronarë të tokës për më shumë se 10 vjet dhe e kanë punuar atë, edhe pse nuk kanë dokumentacion, dhe ata që kanë ndarë pronësinë sipas kufijve të vjetër, pa konflikte me palë të tjera dhe ku komuniteti e pranon këtë fakt.

“Paketa e Maleve nuk do të thotë që cilido person, nëse ka dëshirë, shikon një mal, vendos gishtin dhe thotë unë dua të investoj atje. Nuk funksionon ashtu. Paketa e Maleve e ka të përkufizuar shumë qartë cilat janë dy kategoritë e personave që mund të aplikojnë për Paketën e Maleve.

Një është kategoria e individëve të cilët posedojnë një pronë për një periudhë jo më pak se 10 vjet, i kanë marrë frytet e tokës, duke e punuar, duke mbjellë pemtari, por nuk kanë dokumentacionin. Ajo tokë në Kadastër rezulton akoma tokë-shtet, nuk bëhet fjalë për tokë private, e ky individ që e ka mundësinë për të treguar që marrëdhënia e tij me tokën është më e hershme se 10 vjet, ka të drejtën të aplikojë për Paketën e Maleve. Kategoria e dytë, bëhet fjalë për ato raste, ku në zona të caktuara të Shqipërisë shpeshherë njerëzit, në mirëkuptim brenda komunitetit, brenda fshatit, janë dakordësuar që ndarja e tokave nuk është bërë thjesht sipas ligjit, por kanë respektuar kufijtë e vjetër të pronave”, tha ai.

Demo theksoi se investitorët e jashtëm mund të bashkëpunojnë vetëm me pronarët e përfshirë në këto kategori, pas përfitimit të lejes së posaçme.

Paketa e Maleve, prezantuar nga kryeministri Edi Rama, synon të promovojë zhvillimin ekonomik në zonat malore, duke ofruar përfituesve të parë 10 vite pa taksa dhe duke nxitur investime në bujqësi, turizëm dhe industri të qëndrueshme.

/e.xh/a.f/r.e/

The post Demo: Investimet e para të “Paketës së Maleve” pritet të nisin në fillim të 2026-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Me sytë nga turistët, Berati i pret zgjedhjet e 9 nëntorit si formalitet

5 November 2025 at 08:27

Në fillim të nëntorit, Berati duket se po jeton dy stinë njëherësh. Nën diellin e butë të vjeshtës, turistët e fundit vazhdojnë të enden në pedonalen që shtrihet në zemër të qytetit, ndërkohë që në shesh ka mbërritur tashmë pema e Vitit të Ri – e lartë, e dekoruar dhe gati për festë. Sheshet dhe […]

The post Me sytë nga turistët, Berati i pret zgjedhjet e 9 nëntorit si formalitet appeared first on Reporter.al.

Berati, bashkia e dominuar nga socialistët që nga viti 2000

3 November 2025 at 08:43

Hera e fundit kur qyteti i Beratit ka zgjedhur një kryebashkiak demokrat ka qenë viti i largët 1996, ndërsa që nga ajo kohë e më pas, socialistët katë pasur epërsi si në zgjedhje vendore ashtu edhe në zgjedhje kombëtare në këtë bashki, me avantazh që ka ardhur drejt thellimit. Bashkia e Beratit u qeveris për […]

The post Berati, bashkia e dominuar nga socialistët që nga viti 2000 appeared first on Reporter.al.

Demo: “Paketa e Maleve” nxit investimet dhe zhvillimin në zonat malore të Shqipërisë

30 October 2025 at 16:06

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo prezantoi sot “Paketën e Maleve”, një nismë që synon të nxisë investimet në zonat malore të vendit dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik, turizëm dhe punësim.

Gjatë një takimi me ekspertë të fushës dhe aktorë të linjës, Demo tha se, “‘Paketa e Maleve’ është një mundësi e re për sipërmarrësit që duan të investojnë në Shqipëri”.

“Ajo i hap rrugën kujtdo që dëshiron të zhvillojë potencialet e zonave ku natyra është më bujare, duke sjellë jetë të re në komunitete që deri dje ishin të pashfrytëzuara”, deklaroi Demo.

Sipas ministrit, kjo paketë përfshin lehtësira fiskale, mbështetje konkrete për bizneset vendase dhe të huaja, si dhe masa që do të ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrave natyrorë përmes një ekonomie të gjelbër dhe të qëndrueshme.

“Qëllimi ynë është të kthejmë pasuritë natyrore të Shqipërisë në motor zhvillimi për komunitetet lokale, duke krijuar vende pune dhe duke e çuar Shqipërinë e maleve aty ku duhet të jetë në majë”, shtoi Demo.

“Paketa e Maleve” pritet të zbatohet në bashkëpunim me pushtetin vendor, bizneset, dhe organizatat e zhvillimit rajonal, duke u fokusuar në sektorë si turizmi malor, agroturizmi, prodhimet tradicionale dhe energjia e rinovueshme.

Kjo nismë e qeverisë shënon një hap i rëndësishëm për të balancuar zhvillimin ekonomik mes zonave urbane dhe atyre rurale, si dhe për të promovuar Shqipërinë si një destinacion të qëndrueshëm për investime dhe turizëm natyror.

/e.xh/r.e/a.f/

The post Demo: “Paketa e Maleve” nxit investimet dhe zhvillimin në zonat malore të Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Investime miqësore me mjedisin në zonat e mbrojtura

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Në takimin e sotëm për Paketën e Maleve kryetari i bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema, ngriti shqetësimin lidhur me kërkesat që kanë ardhur për të investuar në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit.

Gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin Edi Rama, Mema tha se një pjesë shumë e mirë e aplikimeve janë në malin e Tomorit, që është Park Kombëtar.

“Ne si bashki ndeshemi me një problem, ndërkohë që sot janë 19 kontrata që subjekte të ndryshme kanë përfituar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në bashki paraqesin kërkesë për t’u pajisur me leje. Agjencia e Zhvillimit të Territorit na është bërë pengesë për shkak se nuk e  miraton atë që quhet akti i konformitetit për projektet që ata paraqesin”, parashtroi Mema.

“Zonat e mbrojtura, ne sipas ligjit i kemi të kategorizuara dhe përveç atyre zonave që janë në kategorinë më të lartë të mbrojtjes ku s’mund të bësh dot asgjë, në pjesën tjetër këto lloj investimesh që janë miqësore me mjedisin dhe promovojnë turizmin janë të mundura, por është kanal tjetër, pra nuk hyn tek paketa e maleve”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “në rast se do investosh në një zonë që është zonë e mbrojtur do bësh një agroturizëm si gjithë të tjerët dhe do marrësh ato benefite që marrin dhe të tjerët, agroturizmi kështu siç është edhe pa Paketën e Maleve është me incentiva fiskalë të jashtëzakonshëm nuk ka asnjë lloj barre fiskale”.

Ministri i Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo sqaroi se “problemi që ngre kryetari i bashkisë së Skraparit është jashtë kontekstit të Paketës së Maleve se flasim për kontrata qiradhënieje të dhëna nga zonat e mbrojtura dhe ato variojnë me sipërfaqe të ndryshme. Arsyeja që janë dhënë ato kontrata, nuk  janë dhënë për ndërtim, por për shfrytëzim, blegtori kullota etj”.

Sipas Demos, Paketa e Maleve nuk është se i përjashton zonat e mbrojtura.

“Zonat e mbrojtura kanë një ligj të posaçëm që i kategorizon ato dhe nëse dikush plotëson kriteret ligjore, por ai territor, ajo pronë, që ai disponon është brenda një zone të mbrojtur  patjetër hallkat që do të ndjekin procedurën më pas, kuptohet që do të trajtohet në bazë të ligjit të zonave të mbrojtura. Ne nuk e shkelim në asnjë rast atë çfarë është edhe pjesë e strategjisë së qeverisë shqiptare që t’i mbrojmë zonat e mbrojtura, por aty ku ligji e ka parashikuar, ku zhvillimet e një tipologjie të caktuar mund të zhvillohen Paketa e Maleve mund të zhvillohet”, tha Demo.

/k.s/

 

 

 

The post Investime miqësore me mjedisin në zonat e mbrojtura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌