Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Beograd, gjendet një bombë ajrore nga Lufta e Dytë Botërore

26 December 2025 at 11:16

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se një bombë ajrore e Luftës së Dytë Botërore, e gjetur në kantierin e ndërtimit “Beogradi në ujë”, do ta largojnë, transportojnë dhe asgjësojnë të dielën herët në mëngjes.

Ministria serbe tha se bëhet fjalë për një bombë ajrore amerikane e tipit AN-M44, me peshë totale afër 470 kilogramësh dhe me mbushje shpërthyese 250 kilogramësh, e cila daton që nga bombardimet aleate të pozicioneve gjermane gjatë çlirimit të Beogradit në vitin 1944.

Mjeti shpërthyes është gjetur në rrugën “Nikolaja Kravcova”. Ekipi specialist i sektorit për situata emergjente më herët ka kryer zbulimin, identifikimin dhe vlerësimin e gjendjes së bombës, në mënyrë që të garantojë kushte të sigurta për largimin dhe asgjësimin e saj.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë aty pranë, përfshirë zonën përreth Qendrës tregtare “Galerija” dhe pjesë të disa rrugëve, që të dielën nga ora 06:00 deri në orën 09:00 të largohen përkohësisht nga banesat e tyre.

Qytetarëve që nuk mund të largohen nga banesat u është rekomanduar të hapin dritaret, të ulin grilat dhe të qëndrojnë larg dritareve. Vendndodhja ku është gjetur bomba po sigurohet nga pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë së Beogradit.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e shërbimeve kompetente dhe të monitorojnë informacionet në media në mënyrë që aksioni të realizohet në mënyrë të sigurt dhe në kohën sa më të shkurtër të mundshme.

Pse u largua dhëndri i Donald Trump nga projekti në Beograd?

By: Brisi
20 December 2025 at 22:32

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndër i Presidentit amerikan Donald Trump) hoqi dorë nga projekti për të ndërtuar një kompleks luksoz në atë vend. Tani shtrohet pyetja nëse qeveria serbe do të përpiqet të gjejë një investitor të ri për të ndërtuar në atë […]

The post Pse u largua dhëndri i Donald Trump nga projekti në Beograd? appeared first on BoldNews.al.

Verërat shqiptare vlerësohen me çmime në panairin “Wine Vision” në Beograd

25 November 2025 at 18:45

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Verërat shqiptare u vlerësuan me çmime në panairin “Wine Vision” në Beograd (Serbi).

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela në një postim në rrjetet sociale theksoi se “në një kompeticion të fortë mes 880 kampionëve të verës, Kabernelo Rezerva Cuvee 2019 nga Faba Kantina u vlerësua me çmimin National Trophy. Ndërsa Estia Shesh i Zi 2024 nga Kantina Arianiti fitoi trofeun Best Rosé”.

“Mes mbi 600 ekspozuesish, Shqipëria u përfaqësua denjësisht nga kantinat tona, të cilat prezantuan produktet e tyre përpara vizitorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë”, tha Çela.

Prodhuesit vendas u shprehën krenarë për arritjet.

Gjatë ditëve të panairit, Petrit Çobo nga “Çobowinery” tregoi se pjesëmarrja ka qenë shumë frytdhënëse, pasi ka zhvilluar takime të rëndësishme me importues ndërkombëtarë nga Kanadaja, Singapori dhe Anglia.

Evalt Domi, enolog i Kantinës “Duka”, tha se importuesit nga rajoni dhe Evropa Qendrore kanë treguar interes për prodhimet autoktone shqiptare, siç janë Sheshi i Bardhë dhe Sheshi i Zi.

“Ky sukses dëshmon edhe një herë cilësinë në rritje, profesionalizmin dhe konkurrueshmërinë e verërave shqiptare në tregun rajonal dhe ndërkombëtar. Sot është koha që edhe tregu dhe konsumatori shqiptar t’i vlerësojë verërat vendase po aq sa vlerësohen jashtë vendit”, tha Çela.

Në Panairin “Wine Vision” në Beograd, në stendën e përbashkët me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria prezantoi edhe ofertën e saj turistike, nga destinacionet natyrore te thesarët e trashëgimisë kulturore dhe mjeshtëria artizanale.

/k.s/r.e/

The post Verërat shqiptare vlerësohen me çmime në panairin “Wine Vision” në Beograd appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria prezanton ofertën turistike në Beograd

24 November 2025 at 11:49

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Në Panairin “Wine Vision” në Beograd, në stendën e përbashkët me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria prezanton ofertën e saj turistike, nga destinacionet natyrore te thesarët e trashëgimisë kulturore dhe mjeshtëria artizanale.

Në tryezat e punës u shkëmbyen përvoja artizanale mes tre vendeve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së traditave dhe trashëgimisë jomateriale.

Ndërkohë, Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore solli energjinë dhe ritmin e kulturës sonë, duke e bërë prezantimin e Shqipërisë edhe më të veçantë.

Agjencia Kombëtare e Turizmit në një postim në rrjetet sociale theksoi se “ky panair është një mundësi e mirë jo vetëm për promovimin e kantinave shqiptare, por edhe për të zgjeruar bashkëpunimin rajonal drejt tregjeve ndërkombëtare”.

Gjatë panairit, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare e Turizmit, Zana Çela zhvilloi takime me Marija Labović, drejtoreshë e Organizatës Kombëtare të Turizmit dhe zv.ministren e Turizmit të Serbisë, Višnja Rakić.

Në bazë të protokollit të bashkëpunimit, diskutimi u përqendrua mbi promovimin e ofertave të përbashkëta, sidomos për tregjet e largëta si Kina dhe Amerika, si dhe për organizimin e eventeve.

Të shumta ishin mediet të cilat shfaqën interes për zhvillimin e turizmit shqiptar gjatë dy viteve të fundit.

Në edicionin e tretë të panairit “Wine Vision”, që po zhvillohet në Beograd, Serbi, ku marrin pjesë 38 vende nga e gjithë bota, Shqipëria përfaqësohet nga 7 kantina.

/k.s/j.p/

The post Shqipëria prezanton ofertën turistike në Beograd appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kushner, Trump dhe Alabbar nënshkruajnë kontratën! Do ngrejnë tre kulla në Beograd

By: Ela
17 November 2025 at 10:57

Qeveria e Serbisë ka rënë dakord të formojë një sipërmarrje të përbashkët me një firmë në pronësi të Jared Kushner, dhëndrit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, për të zhvilluar një kompleks banimi dhe një hotel në vendin e ish-ministrisë jugosllave të mbrojtjes në Beograd, raportoi e përjavshmja serbe Radar. Në maj 2024, qeveria në […]

The post Kushner, Trump dhe Alabbar nënshkruajnë kontratën! Do ngrejnë tre kulla në Beograd appeared first on BoldNews.al.

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

7 November 2025 at 17:28

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në Moskë se ai mund të përfundojnë në Ukrainë.

Në një intervistë rishtazi për revistën gjermane Cicero, Vuçiç deklaroj se Serbia ishte e gatshme t’u shiste municion partnerëve evropianë, edhe nëse armët do të përfundonin në Ukrainë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha në konferencën e rregullt për media se Serbia e ka siguruar disa herë Rusinë se municioni i saj nuk do të përfundojë në duart e Ukrainës.

“Prandaj për komentet e Vuçiçit kërkojmë një shpjegim zyrtar nga Beogradi”, tha Zakharova të premten në Moskë.

Një përgjigje erdhi edhe nga Beogradi. Të premten, sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Nevena Jovanoviç, tha se Serbia nuk furnizon me armatim dhe pajisje ushtarake palët që janë në luftë askund në botë.

Duke iu përgjigjur Moskës, ajo theksoi se Beogradi respekton rreptësishtë rregullat dhe normat ndërkombëtare dhe ato të Kombeve të Bashkuara. Ajo kujtoi gjithashtu se Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Pas këtyre deklarimeve reagoi edhe Dmitri Peskov, zëdhënësi i presidentit të Rusisë Vladimir Putin, i cili tha se Rusia e kupton “presionin e jashtëzakonshëm” që po ushtrohet ndaj Serbisë dhe çështjen e eksportit të armëve serbe e përshkroi si “çështje aspak të thjeshtë”.

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme i Rusisë ka deklaruar në qershor se kompanitë serbe kanë rritur furnizimet indirekte të armëve për Ukrainën përmes vendeve të BE-së, si Çekia dhe Bullgaria.

Beogradi ka mohuar vazhdimisht se Serbia eksporton drejtpërdrejt armatim në Ukrainë ose Rusi, dhe ka deklaruar se nuk mund të ndikojë nëse armët serbe, pasi shiten në vende të treta, përfundojnë në frontin ukrainas.

/abcnews.al/

Tensione në Beograd, protestuesit rrethojnë Parlamentin dhe kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç

By: Elva
3 November 2025 at 19:23

Një protestë e nisur nga një nënë e re ka përshkallëzuar në revoltë qytetare përpara Parlamentit të Serbisë. Dijana Hrka, nëna e të ndjerit Stefan Hrka, i cili humbi jetën gjatë shembjes së një mbikalimi hekurudhor në Novi Sad, ka nisur sot një grevë urie duke kërkuar përgjegjësi nga autoritetet për vdekjen e djalit të […]

The post Tensione në Beograd, protestuesit rrethojnë Parlamentin dhe kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç appeared first on BoldNews.al.

Njohja e pavarësisë, “shpërthejnë” mediat serbe: Skandal, Siria pranoi Kosovën

By: Elva
29 October 2025 at 20:47

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Siria ka shkaktuar reagime të forta në Beograd. Mediat serbe e kanë cilësuar vendimin si “skandal”, duke raportuar gjerësisht për takimin që u zhvillua në Riad ndërmjet përfaqësuesve të Sirisë, Arabisë Saudite dhe Kosovës. Portali serb B92.net shkruan: “Skandal – Siria pranoi të ashtuquajturën Kosovë. Një takim i përfaqësuesve […]

The post Njohja e pavarësisë, “shpërthejnë” mediat serbe: Skandal, Siria pranoi Kosovën appeared first on BoldNews.al.

Burime të brendshme: Si funksionon skema e mashtrimeve me call center në Beograd

29 October 2025 at 12:36

“Ne punojmë këtu si psikoterapistë, pak a shumë. Duhet të dini problemet e tyre në punë, konfliktet me gruan, ëndrrat e tyre”, thotë Branko*. “Flet me ta në lidhje me sa kohë punojnë, çfarë planifikojnë të bëjnë me paratë, çfarë bëjnë fëmijët e tyre dhe në çfarë shkolle shkojnë. Kjo është të krijosh një lloj […]

The post Burime të brendshme: Si funksionon skema e mashtrimeve me call center në Beograd appeared first on Reporter.al.

“Do hymë në BE, por nuk e njohim Kosovën”/ Vuçiç paralajmëron ndryshime gjeopolitike vitin e ardhshëm

24 October 2025 at 17:48

Edhe pse për sanksionet ndaj Moskën, Beogradi zyrtar nuk është njësuar me linjën e Bashkimit Europian, presidenti Vuçiç në një dalje për televizionin publik deklaroj se besonte tek anëtarësimi i vendit në union, por për këtë në mes qëndron Kosova.

“Mendoj se do të ketë shumë surpriza, do të ketë shumë vendime të ndryshme gjeopolitike në vitin e ardhshëm. Gjithçka po ndryshon shumë shpejt. Ka disa shanse që Serbia të bëhet anëtare e BE-së para vitit 2030, por se nuk më pëlqen të vendos afate, edhe pse për këtë ka një çështje në mes, ajo e Kosovës dhe për këtë unë jam i qartë: nuk do ta njoh pavarësinë”, ka thënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Paralajmërimi i Vuçiç për të ardhmen e serbëve ne komunat veriore të Kosovës ishte optimist, duke deklaruar se në 5 apo 10 vitet e ardhshme roli i tyre do të fuqizohet.

Vuçiç pati një koment edhe për Republikën Srpska, ku krahu i tij i djathtë Milorad Dodik është tërhequr të paktën zyrtarisht nga angazhimi politik, duke uruar paqen në atë zonë

Duke folur për Rezolutën e miratuar për Serbinë në Parlamentin Evropian, ai akuzoj drejtpërdrejt Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të BE-së Antonio Costa, duke i cilësuar ata simbole të pushtetit që vënë në lëvizje edhe mekanizmat e tjerë të BE.

Përplasja mes tij dhe Von der Leyen ka qenë e fortë, ndërsa në ndalesën e saj të fundit në Beograd, ajo i kujtoj Vuçiç cilat ishin mangësitë e qeverisjes së tij, përfshirë sistemin e drejtësisë dhe korrupsionin.

Në qendër të intervistës ishte edhe takimi i pritshëm mes Trump Dhe Putin në Hungari, për të cilën tha së Bashkimi Europian do të bëj gjithçka për ta parandaluar mbajtjen e një takimi të tillë në Budapest.

Vuçiç u shfaq i bindur se Serbia do të arrijë një marrëveshje me partnerët e saj rusë pas vendosjes së sanksioneve kundër NIS dhe shtoi se do të bëhet gjithçka që të sigurohet që prona ruse të mos rrezikohet. Përsa i përket protestave të studentëve për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në vend, Vuçiç edhe njëherë tregoj se nuk ka në plan të lëvizi nga pushteti.

/abcnews.al/

Shpërthen një zjarr i madh para Parlamentit të Serbisë, nga të shtënat me armë plagoset një person – policia arreston një të dyshuar

22 October 2025 at 11:45


Një zjarr i madh shpërtheu sot në Parkun Pionirski në Beograd të Serbisë, dhe u dëgjuan të shtëna dhe një person u plagos, ndërsa një tjetër u arrestua.

Një zjarr i madh shpërtheu sot në parkun e njohur ndryshe si "Çaciland", dhe atij i parapriu një të shtënë me armë zjarri në të cilën u plagos një person.

Zjarri është lokalizuar, kurse Vladan A, 70 vjeç, është arrestuar. Në anën tjetër, burrë 58-vjeçar është plagosur.

Në videon e publikuar më poshtë, një tendë e madhe e vendosur para ndërtesës së Parlamentit po digjej. Ende nuk dihet se si filloi zjarri.

Forca të shumta të policisë dhe ekipe të autoambulanca janë parë në vendin e ngjarjes, dhe pothuajse e tërë zona përreth është bllokuar. /Telegrafi/


pic.twitter.com/PqkFCRJU1G
— Peđa Mitrović (@PedaMitrovic) October 22, 2025


Ovako je počelo u ćacilendu u 10:19
Neko je pucao iz vatrenog oružja i onda kenuo i požar iznutra pic.twitter.com/bA4ylB4JGp
— Marinika Tepić (@MarinikaTepic) October 22, 2025


Gori Ćacilend.
Obezbeđenje Skupštine nas upozorava da se sklonimo, jer kažu da
IMA MUNICIJE!!! pic.twitter.com/FRO5gCwtkk
— Dušan Nikezić (@dusannikezic) October 22, 2025


Za sada po prvim informacijama gori Ćacilend. Čula se pucnjava, moguće je da ima ranjenih.... pic.twitter.com/JEAiU5WeF6
— Srđan Milivojević (@srdjanmil037) October 22, 2025


Gori Ćacilend pic.twitter.com/MDae2KsIJE
— Biljana Đorđević (@Bibislav) October 22, 2025

BEOGRAD – Të shtëna jashtë Parlamentit të Serbisë, një person i arrestuar

22 October 2025 at 12:22

BEOGRAD, 22 tetor /ATSH/ – Të shtëna me armë u dëgjuan sot jashtë ndërtesës së Parlamentit të Serbisë në Beograd dhe një person u plagos, njoftoi media lokale, sipas “Reuters”.

Një video e postuar nga media “NOVA”, tregon oficerë të armatosur të sigurisë që afrohen te një çadër e madhe jashtë parlamentit.

Disa të shtëna u dëgjuan dhe më pas shpërtheu një zjarr brenda çadrës, një nga disa të ngritura këtë vit nga mbështetës të presidentit Aleksandar Vuçiq gjatë protestave kundër qeverisë.

Nuk bëhet e qartë se kush qëlloi apo si filloi zjarri. Policia lokale refuzoi të japë koment.

“Media NOVA” raportoi se një person u nga një e shtënë dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Një video tjetër e postuar në X tregon një burrë të shtrirë në tokë me duart pas shpinës, i rrethuar nga oficerë policie. /Ad.Ab./

 

The post BEOGRAD – Të shtëna jashtë Parlamentit të Serbisë, një person i arrestuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beogradi dhe Moska nënshkruajnë memorandum për thellimin e bashkëpunimit

By: Elva
20 October 2025 at 19:14

Zyrtarët e Beogradit dhe Moskës e kanë nënshkruar të hënën një memorandum për thellimin e bashkëpunimit midis kryeqyteteve të Serbisë dhe Rusisë. Dokumenti u nënshkrua si pjesë e aktivitetit “Ditët e Moskës në Beograd”. Serbia, e cila thotë se synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, vazhdon të jetë një nga partnerët e paktë evropianë të Kremlinit […]

The post Beogradi dhe Moska nënshkruajnë memorandum për thellimin e bashkëpunimit appeared first on BoldNews.al.

Beogradi dhe Moska nënshkruajnë memorandum për thellimin e bashkëpunimit

By: Ela
20 October 2025 at 14:23

Zyrtarët e Beogradit dhe Moskës e kanë nënshkruar të hënën një memorandum për thellimin e bashkëpunimit midis kryeqyteteve të Serbisë dhe Rusisë. Dokumenti u nënshkrua si pjesë e aktivitetit “Ditët e Moskës në Beograd”. Serbia, e cila thotë se synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, vazhdon të jetë një nga partnerët e paktë evropianë të Kremlinit […]

The post Beogradi dhe Moska nënshkruajnë memorandum për thellimin e bashkëpunimit appeared first on BoldNews.al.

Sulm me armë në një lokal në Beograd, vritet 1 grua dhe plagosen 5 persona të tjerë

30 September 2025 at 19:40

Një grua ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë janë plagosur, në një sulm të armatosur që ndodhi pasditen e sotme në një kafene në lagjen Višnjiçka Banja të Beogradit, Serbi Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 dhe shkaktoi panik të madh te qytetarët. Sipas dëshmitarëve okularë, një person i armatosur ka arritur në vendngjarje […]

The post Sulm me armë në një lokal në Beograd, vritet 1 grua dhe plagosen 5 persona të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Musliu: Propozimi për Kosovën në NATO, përgjigja më e mirë ndaj paradës së Vuçiqit

21 September 2025 at 20:59


Eksperti i sigurisë dhe themeluesi i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka komentuar deklaratën e kongresistit amerikan Brian Mast lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe paradën e fundit të ushtrisë serbe në Beograd.

“Propozimi i kongresistit amerikan që anëtarësimi i Kosovës në NATO të bëhet një nga prioritetet e politikës së SHBA-së është përgjigja më e mirë për paradat e krizës dhe turpit në Serbi”, ka shkruar Musliu.

Sipas tij, parada e mbajtur në Beograd është zhvilluar në kohën kur Rusia po provokon NATO-n në krahun Lindor, ndërsa Serbia po ndjek të njëjtën linjë destabilizuese në rajon, duke u rreshtuar hapur kundër NATO-s dhe BE-së.

“Kësaj radhe, Vuçiq me paradën e tij kërcënoi edhe qytetarët e vet, të cilët tashmë kanë ndarë mendjen për ta larguar nga pushteti për shkak të korrupsionit, krimeve dhe instalimit të politikave diktatoriale,” ka shtuar Musliu.

Ndryshe, kongresisti amerikan Brian Mast, njëherësh kryetar i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punë të Jashtme, ka paraqitur një amendament për miratim në Kongres, përmes së cilit kërkohet mbështetja e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO.


Ndeshja në Beograd ka emocione që nuk harrohen/ Ish-portieri i Kombëtares: Pas grushteve që dhashë, mendova se…

By: V K
18 September 2025 at 09:37

Orges Shehi, u largua nga kampionati shqiptar dhe për herë të parë, po provon një eksperiencë si trajner në Kosovë, aty ku ka marrë drejtimin e Ballkanit.

Shehi ka pasur sukses të jashtëzakonshëm në Shqipëri, duke fituar gjithçka si trajner, por më tepër edhe si lojtar, madje duke luajtur edhe në Ligën e Europës.

Sa i përket Kombëtares, Shehi ishte aty kur Shqipëria luante në Beograd ndeshjen e famshme ndaj Serbisë, të ndërprerë nga droni dhe trazirat e tifozëve.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-portieri i Kombëtares bëri një krahasim mes Superiores dhe Kosovës, teksa u ndal edhe Kombëtarja.

Profesor, sezoni i dytë në Kosovë. Si po shkojnë gjërat?

E vërtetë që u bëra pothuajse 9 muaj në Kosovë. Gjysma e sezonit të shkuar dhe ky sezoni ri që ka filluar, gjërat po shkojnë përgjithësisht mirë dhe vazhdojmë të punojmë për vazhdimësinë.

Para 11 vitesh ishit në Beograd. Si e kujtoni atë natë?

Po normal, sa herë vjen tetori na kujtohet Beogradi edhe pse vitet ikin. Të them të drejtën, janë kujtime që sjellin një emocion që vështirë se mund të harrohet ndonjë herë. Pas grushteve që lëshova atë mbrëmje në Beograd, mendova se UEFA do të më përjashtonte përgjithmonë nga futbolli. Aty po mendoja se me çfarë do të merresha pas futbollit.

The post Ndeshja në Beograd ka emocione që nuk harrohen/ Ish-portieri i Kombëtares: Pas grushteve që dhashë, mendova se… appeared first on Albeu.com.

Shqipëria jo në Beograd/ Federata Serbe kërkesë në UEFA: Të luajmë në Leskovac

By: xhir jeta
12 September 2025 at 12:42

Alarmi tashmë është në kulm. Federata Serbe e Futbollit nuk dëshiron në asnjë mënyrë që ndeshja ndaj Shqipërisë në 11 tetor, për eliminatoret e Kupës së Botës, të luhet në Beograd.

Edhe pse ishte vetë kjo Federatë që vendosi që duelet kundër Anglisë e Shqipërisë të zhvendoseshin në stadiumin më të madh të Serbisë, “Rajko Mitiç” duke shkaktuar edhe zemërimin e presidentit Vucic, tashmë situata është përmbysur.

Ngjarjet që ndodhën në impiantin e Crvena Zvezdës pikërisht në katastrofën 0-5 përballë anglezëve bënë që të kërkohej prapakthehu.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Serbe, Branko Radujko, I deklaroi agjencisë “Tanjug” se është bërë kërkesë në UEFA që të luhet ndaj Shqipërisë në Leskovac, aty ku nisi cikli eliminator.

“Ndeshja me Anglinë ishte një zhgënjim në çdo aspekt. Tani ne jemi 3 javë larg grumbullimit të kombëtares për ndeshjen më të rëndësishme në këto eliminatore, për ndeshjen me Shqipërinë, e cila do të përcaktojë se cili ekip do të shkojë në plej of. Po punojmë intensivisht për dakordësinë që ta luajmë këtë ndeshje në Leskovac, ku kombëtarja ka qenë gjithmonë e qetë, e sigurt dhe në atmosferë të mirë dhe ku kemi arritur rezultate. Besoj se në periudhën e ardhshme do të luajmë në Leskovac”.

Në “Rajko Mitiç” pati skena të shëmtuara, jo thjesht nga lazeri që iu drejtuar një lojtari anglez, dhe nga thirrjet apo simbolet nacionaliste, por edhe nga problemet mes vetë tifozëve serbë.

Një pjesë e tyre lëshoi thirrje kundër presidentit Vucic, ndërsa në Beograd vazhdojnë protestat e ashpra, ndërsa më pas disa elementë pro qeverisë kaluan gardhin dhe nisën të godisnin njerëzit.

Skandali më I madh ishte se policia nuk reagoi, ndonëse ishte e pranishme dhe e pajisur, duke krijuar tension edhe më të madh.

Një tifoz gjithashtu hyri në fushë dhe kërcënoi t’i merrte flamurin tifozëve anglezë, e madje I bëri rezistencë policisë derisa u ndalua.

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

By: V K
12 September 2025 at 12:49

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur për shkak të dronit, u ndërpre ndeshja.

Pas 11 vitesh, mbrojtësi do të rikthehet për një tjetër përballje me Serbinë, këtë herë në kuadër të kualifikuesve të Botërorit.

Pas ndeshjes ndaj Letonisë, Hysaj foli për gjendjen e skuadrës, duke u shprehur se ekipi po luan futboll mirë, por duhet përmirësuar vetëm pjesa e sulmit pasi është vështirë të luash 90 minuta në rezultat 1-0.

Paqartësi në lojë?

Është një moment që në fazën sulmuese nuk po ecën mirë. Duhet të jemi të qetë dhe të përgatitemi më mirë në sulm sepse nuk mund të rrimë 90 minuta në rezultatin 1-0. Në këto moment vuajmë dhe e dimë që duhet përmirësuar dhe shpresoj ta përmirësojmë sa më shpejtë.

A mjafton kjo Shqipëri për të mundur Serbinë?

Po besoj se kemi treguar që edhe këtu kemi pasur mundësi ta mundim. Shpresoj të jemi sa të gjithë në formë sa më të mirë dhe të jemi gati për të ndeshjen.

Sa e besoni ëndrrën për Botërorin?

Unë i besoj ëndrrat gjithmonë sepse edhe Europianin e parë edhe Europianin e dytë i kam pasur ëndrra dhe që i kam realizuar. Fitorja me Letoninë na jep mundësinë që të besojmë më shumë akoma.

Me një fitorë në Serbi, sa përqind i jep shanse Shqipërisë për një vend në Botëror duke menduar edhe “Play Off”?

Duhen parë gjërat. Rëndësi ka ndeshja atje dhe shpresoj të fitojmë. Pastaj, duhet të shohim edhe kush janë kundërshtarët që do të na bien ose si shkojnë gjërat e tjera. Rëndësi ka të fitojmë njëherë.

Çfarë duhet përmirësuar në ndeshjet e radhës?

Në ndeshjen e radhës thjesht taktikisht duhet sulmi. Motivimi nuk ka nevojë sepse të luash në Beograd, është kënaqësia më e madhe për te gjithë këtu. Nuk duhet menduar gjithmonë se “jo rezultati nuk tregon të vërtetën”. Kishim raste për të shënuar dhe luajtëm shumë mirë. Duhet marrë pozitivisht sepse me Letoninë luajtëm bukur. Të shfrytëzojmë rastet dhe të mbyllim lojën dhe bëhet më mirë.

Në ndeshjen e fundit në Serbi, dihet si shkuan gjërat. A i druheni ndonjë situate të tillë që mund të përsëritet?

S’e besoj që mund të përsëritet. Këtu kemi treguar si luhet futboll me qetësi dhe si luhet futboll i vërtetë. Nuk besoj të ketë probleme, jam shumë i qetë. Herën e fundit besoj se ka qenë më keq se tani, kurse për këtë ndeshje jam i qetë.

The post Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam appeared first on Albeu.com.

Në Beograd u shfaq harta e Kosovës me flamurin serb, a do t’a mbyllë UEFA stadiumin ndaj Shqipërisë?

By: armand
10 September 2025 at 16:58

Serbia u mund 5-0 në Beograd nga Anglia, në sfidën Kualifikuese të Botërorit. Ashtu si në shumë ndeshje shtëpiake, edhe këtë herë në “Stadion Rajko Mitić”, kaosi në shkallët e tribunave ishte i pranishëm para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes. Gjithashtu, nuk mungoi as harta e Kosovës me flamurin serb, me pamjet që po […]

The post Në Beograd u shfaq harta e Kosovës me flamurin serb, a do t’a mbyllë UEFA stadiumin ndaj Shqipërisë? appeared first on BoldNews.al.

❌
❌