Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 January 2026Main stream

Kontrollet e SPAK për call center-at/ 10 të arrestuar, shpallen në kërkim 3 vëllezër – EMRAT

By: Ela
17 January 2026 at 17:08

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me kontrollet e zhvilluara nga SPAK në lidhje me Call Centerat në Tiranë. 10 persona janë arrestuar, ndërsa janë shpallur në kërkim nga SPAK, 3 vëllezërit, Alfred, Agim dhe Arjan Prekaj, ku njëri prej tyre, Alfred Prekaj rezulton pronar i kompanisë “Balkanspro” me objekt call Center, Telemarketing. Burime […]

The post Kontrollet e SPAK për call center-at/ 10 të arrestuar, shpallen në kërkim 3 vëllezër – EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Mashtrimi nga Call Center/ SPAK e BKH kontrolle në Tiranë, 10 të arrestuar

By: Rovena
17 January 2026 at 18:54

10 persona janë arrestuar, me urdhër të Prokurorisë së Posacme SPAK në bashkëpunim më autoritetet Italiane, të cilët kanë zbuluar një rrjet Call Center, të cilët mashtronin me bursa online, shtetas italianë por edhe të vendeve të tjera të bashkimit Europian.

Sipas të dhënave paraprake, në kërkim, mësohet se janë shpallur tre vëllezër nga Tropoja, Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, të cilët dyshohet se janë organizatorët dhe pronarët e Call Centerave, ku bëheshin mashtrime. Në këto qendra, sipas hetimeve të SPAK, kryheshin telefonat kryesisht në Itali, ku viktimat ftoheshin të investonin para në kriptomonedha, por në të vërtetë këto para, shkonin në llogarite digjitale, të personave që kishin ngritur Call Centerat me bazë në Shqipëri.

Për të mos rënë në gjurmët e policisë dhe të SPAK,  vendndodhjet e Call Centerit, ndërroheshin vazhdimisht. Të premten, BKH dhe policia ushtori kontroll në një kullë ngjitur me Gjykatën e Lartë në Kryeqytet. Ndërkohë kontrolle janë ushtruar, edhe pranë Stadiumit Air Albania, por edhe tek Pallati me Shigjeta e në zonën e Freskut. Nga këto kontrolle, BKH ka sekuestruar dokumente dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë këtij hetimi.

Aksioni ka vijuar edhe të shtunën në mëngjes, ku janë marrë në pyetje dhjetra persona që dyshohet se kanë punuar dhe kishin lidhje me grupin e mashtrueseve. Hetimi fillimisht ka nisur në Shtetin Italian, ku kanë qenë qindra qytetarë, të cilët kanë denoncuar për mashtrimit që u ishin bërë nga telefonatat në Shqipëri.

Përfundon aksioni i SPAK dhe BKH në dy pallate në Tiranë, 10 persona të arrestuar. Ja emrat!

By: M C
17 January 2026 at 16:36

Përfundon operacioni për Call Center në Tiranë, i cili nisi mbrëmjen e djeshme.

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me kontrollet e zhvilluara nga SPAK në lidhje me Call Centerat në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se janë arrestuar 10 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim nga SPAK, 3 vëllezërit, Alfred, Agim dhe Arjan Prekaj, ku njëri prej tyre, Alfred Prekaj rezulton pronar i kompanisë “Balkanspro” me objekt call Center, Telemarketing.

Sipas burimeve, nga kontrollet janë zbuluar disa prova materiale, ndërsa ato po vijojnë edhe sot, bashkë me marrjen në pyetje të disa personave të lidhur me çështjen.

The post Përfundon aksioni i SPAK dhe BKH në dy pallate në Tiranë, 10 persona të arrestuar. Ja emrat! appeared first on Albeu.com.

“Do fitosh 50 mijë €!”/ Detaje nga goditja e “Call Centera-ve” në Tiranë, si funksiononte rrjeti

By: Brisi
17 January 2026 at 13:02

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i përbashkët i SPAK, autoriteteteve italiane, dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, në disa ambiente të marra me qira në Tiranë, lidhur me mashtrimet përmes call center-ave. Mësohet se deri tani janë arrestuar 10 persona, mes të cilëve një shtetas italian, ndërsa dy të tjerë, pronarët, janë […]

The post “Do fitosh 50 mijë €!”/ Detaje nga goditja e “Call Centera-ve” në Tiranë, si funksiononte rrjeti appeared first on BoldNews.al.

Operacioni i SPAK për Call Center-at/ Arrestohen 10 persona, shpallen në kërkim dy të tjerë

By: Brisi
17 January 2026 at 10:37

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK në Tiranë, për goditjen e Call Centera-ve. Burime për mediat bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni jane arrestuar 10 persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Sipas raportimeve, hetimi është kryer në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ka përfshirë […]

The post Operacioni i SPAK për Call Center-at/ Arrestohen 10 persona, shpallen në kërkim dy të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Mashtrimet me ‘call center’: Gjermania merr të pandehur kreun e Milton Group

8 January 2026 at 13:27

Mikheil Biniashvili, 50 vjeçar, me shtetësi gjeorgjiane, u mor i pandehur të mërkurën nga Prokuroria e Bambergut në landin e Bavarisë, i konsideruar si kreu i një rrjeti ndërkombëtar mashtrimi, i njohur si Milton Group, i cili dyshohet se mashtroi më shumë se 1000 qytetarë në vende europiane gjermanisht-folëse nëpërmjet investimeve fiktive. Biniashvili akuzohet se […]

The post Mashtrimet me ‘call center’: Gjermania merr të pandehur kreun e Milton Group appeared first on Reporter.al.

Goditet “Call Center” në Selitë, tre në pranga! Mashtronin të huajt që të investonin në bursa fiktive

By: armand
12 November 2025 at 09:07

Policia ka zbuluar në Selitë një ambient të përshtatur si call center, ku mashtroheshin shtetas të huaj për investime në bursa fiktive. Gjatë operacionit u kapën në flagrancë 5 persona, prej të cilëve u arrestuan menaxheri dhe dy punonjës, ndërsa dy punonjëse u proceduan penalisht. Në pranga përfunduan menaxheri K. S., 25 vjeç, si dhe […]

The post Goditet “Call Center” në Selitë, tre në pranga! Mashtronin të huajt që të investonin në bursa fiktive appeared first on BoldNews.al.

Burime të brendshme: Si funksionon skema e mashtrimeve me call center në Beograd

29 October 2025 at 12:36

“Ne punojmë këtu si psikoterapistë, pak a shumë. Duhet të dini problemet e tyre në punë, konfliktet me gruan, ëndrrat e tyre”, thotë Branko*. “Flet me ta në lidhje me sa kohë punojnë, çfarë planifikojnë të bëjnë me paratë, çfarë bëjnë fëmijët e tyre dhe në çfarë shkolle shkojnë. Kjo është të krijosh një lloj […]

The post Burime të brendshme: Si funksionon skema e mashtrimeve me call center në Beograd appeared first on Reporter.al.

Mashtrim me call center, GJKKO dënon me mbi 100 vite burg 16 anëtarët e grupit

28 October 2025 at 17:59

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha sot mbi 100 vite burgim për anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal që kishin krijuar skemë mashtrimi me call center-a.

Kështu, vendimi i referohet 16 anëtarëve të grupit që kishin krijuar skemë mashtrimi të shtetasve italianë me call-centera, me vlerë dëmi rreth 5 mln euro.

Gjyqtarët Flojera Davidhi, Irena Gjoka dhe Erjon Bani dhanë sot vendimin duke shpallur fajtorë të 16 të pandehurit, ndërsa dënimet shkojnë deri në 12 vite burg. Procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar.

Kreu i grupit Bruno Çobo mori një dënim me 12 vite, po për shkak të gjykimit të shkurtuar u kthye në 8 vite. Çobo u ekstradua nga Dubai në muajin mars 2024.

Akuzat kanë qenë “mashtrim kompjuterik” në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Elisa Çaçi (Caci) dhe Gilbert Palushani u dënuan secili me 7 vite e 4 muaj burg, ndërsa Aldo Pasku, Bruno Gjika, Rezarta Ibrahimi (Çaçi), Valbona Abedinaj, Erion Kastrati, Orland Cani, Florjan Bregu, Hamit Dobi, Greta Gjoci (Pepa), Gjin Shelnishta, Antoneta Malo (Pepkolaj), Silvana Veliu dhe Mojsi Zuna morën dënime nga 6 vite e 8 muaj deri në 7 vite e 4 muaj burgim.

Të pandehurit e dosjes së SPAK ishin: Bruno Çobo, Elisa Çaçi (Caci), Gilbert Palushani, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Rezarta Ibrahimi (Çaçi), Valbona Abedinaj, Erion Kastrati, Orland Cani, Florjan Bregu, Hamit Dobi, Greta Gjoci (Pepa), Gjin Shelnishta, Antoneta Malo (Pepkolaj), Silvana Veliu dhe Mojsi Zuna.

Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

The post Mashtrim me call center, GJKKO dënon me mbi 100 vite burg 16 anëtarët e grupit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dënohen me 118 vjet burg të pandehurit e një skeme mashtrimi me call center

28 October 2025 at 18:15

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë shpalli të martën më 28 tetor vendimin për dënimin e 16 të pandehurve të akuzuar për përfshirje në një skemë mashtrimi të qytetarëve italianë nga një call-center në lagjen “Don Bosko” në Tiranë. Gjykata vendosi të dënojë në total me 118.5 vjet heqje lirie 16 të pandehurit e […]

The post Dënohen me 118 vjet burg të pandehurit e një skeme mashtrimi me call center appeared first on Reporter.al.

EMRAT/ Goditet “Call Center” në Tiranë që mashtronte qytetarët, arrestohet administratori dhe shoku i tij, kapen mbi 100 mijë euro

By: D Marku
4 October 2025 at 11:33

Në kuadër të operacionit policor të koduar “SCAMS” u arrestuan në flagrancë shtetasit Kejsi Përgjegji, dhe Marjus Hysa.

Operacioni u organizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Departamentin për Policinë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë operacionit, u godit një tjetër Call Center në Tiranë, që shërbente për të mashtruar qytetarët evropianë, duke i bindur të investonin në bursa fiktive.

Në pranga u vu administratori i subjektit, ku u gjetën 65210 euro.

Gjithashtu, në pranga u vu edhe një shtetas tjetër, te cilit në banesë iu gjetën 41500 euro dhe 700.000 lekë të rinj, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kundraligjshme.

Procedohen penalisht 38 shtetas të punësuar në call center.

Janë sekuestruar gjithsej 106710 euro dhe 700.000 lekë të rinj, 51 njësi kompjuterike, 14 aparate celular, lista me emrat e klientëve dhe shumave të përfituara, etj.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e krimeve ekonomike dhe financiare, bazuar në informacionet e marra se në rrugën “Bardhok Biba”, në një subjekt të licencuar për marketing, suport dhe konsulence në çdo veprimtari të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, po ushtrohej veprimtari e kundraligjshme e Call Centerit me qëllim mashtrimin e qytetarëve evropianë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “SCAMS”.

Në kuadër të operacionit, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DPPSH, me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në DVP Tiranë, kanë ushtruar kontroll në ambientet e një subjekti me administrator shtetasin K. P., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit u konstatuan 38 operatorë, të cilët dyshohen se mashtronin qytetarë në vende të ndryshme të Evropës për të investuar në bursa fiktive.

Në ambientet e subjektit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

65210 euro pa dokumentacion për vërtetimin e burimit; lista e emrave që i ishte vendosur çdo operatori në momentin e prezantimit me viktimën; lista e shumave që secili operator kishte përvetësuar me anë të mashtrimit; lista e objektivave të vendosura nga menaxherët dhe bonuset që merrnin operatorët në bazë të objektivave, ku për muajin tetor ishte 1.5 milionë euro; 51 njësi kompjuterike dhe 14 aparate celular.

Në vijim të operacionit, janë ushtruar kontrolle në banesat e bashkëpunëtorëve të afërt të shtetasit K. P., dhe nga kontrollet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 41500 euro dhe 700.000 lekë të rinj në banesën e shtetasit M. H., 38 vjeç, pa dokumentacion të burimit të të ardhurave.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. P. dhe M. H.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda”; “Punësim i paligjshëm”; “Fshehje të ardhurash”; “Mospagim i taksave dhe tatimeve”; dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

The post EMRAT/ Goditet “Call Center” në Tiranë që mashtronte qytetarët, arrestohet administratori dhe shoku i tij, kapen mbi 100 mijë euro appeared first on Albeu.com.

Mashtrimet me bursat – Goditet Call Center-i në Tiranë, sekuestrohen mbi 100 mijë euro

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Policia e Shtetit goditi sot një Call Cenetet në Tiranë i cili shërbente për të mashtruar qytetarët evropianë, duke i bindur të investonin në bursa fiktive.

Policia njoftoi se në kuadër të operacionit “SCAMS”, u ushtrua kontroll në ambientet e një subjekti me administrator shtetasin K. P., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit njoftoi policia u konstatuan 38 operatorë, të cilët dyshohen se mashtronin qytetarë në vende të ndryshme të Evropës për të investuar në bursa fiktive.

Sipas policisë “në ambientet e subjektit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 65210 euro pa dokumentacion për vërtetimin e burimit; lista e emrave që i ishte vendosur çdo operatori në momentin e prezantimit me viktimën; lista e shumave që secili operator kishte përvetësuar me anë të mashtrimit; lista e objektivave të vendosura nga menaxherët dhe bonuset që merrnin operatorët në bazë të objektivave, ku për muajin tetor ishte 1.5 milionë euro; 51 njësi kompjuterike dhe 14 aparate celular”

“Në vijim të operacionit, janë ushtruar kontrolle në banesat e bashkëpunëtorëve të afërt të shtetasit K. P., dhe nga kontrollet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 41500 euro dhe 700.000 lekë të rinj në banesën e shtetasit M. H., 38 vjeç, pa dokumentacion të burimit të të ardhurave”, njoftoi policia.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, policia njoftoi se u arrestua në flagrancë shtetasit K. P. dhe M. H.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda”; “Punësim i paligjshëm”; “Fshehje të ardhurash”; “Mospagim i taksave dhe tatimeve”; dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

/m.q//a.f/

The post Mashtrimet me bursat – Goditet Call Center-i në Tiranë, sekuestrohen mbi 100 mijë euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mashtrimet me bursat, goditet ‘Call Center-i’ në Tiranë: Arrestohet administratori, 38 të proceduar

By: Elva
4 October 2025 at 11:52

Policia në Tiranë ka goditur një “Call Center” që shërbente për të mashtruar qytetarët evropianë, duke i bindur të investonin në bursa fiktive. Si rezultat, është arrestuar administratori Kejsi Përgjegji, si dhe një tjetër shtetas, Marjus Hysa, te cilit iu gjet një shumë e konsiderueshme parash. Në hetim janë përfshirë gjithsej 38 punonjës të këtij […]

The post Mashtrimet me bursat, goditet ‘Call Center-i’ në Tiranë: Arrestohet administratori, 38 të proceduar appeared first on BoldNews.al.

“1.5 milion euro për tetorin…”/ Policia u prish planet mashtruesve të ‘Call Center-it’ në Tiranë, pranga administratorit

4 October 2025 at 10:46

TIRANË- Finalizohet operacioni policor i koduar “SCAMS”. Gjatë këtij operacioni është goditur një tjetër Call Center në Tiranë, që shërbente për të mashtruar qytetarët evropianë, duke i bindur të investonin në bursa fiktive.

Në pranga është vënë administratori i subjektit dhe një shtetas tjetër të cilit në banesë iu gjetën 41500 euro dhe 700.000 lekë të rinj, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kundërligjshme.

ABC News mëson se janë arrestuar, Kejsi Përgjegji, dhe Marjus Hysa.

Gjithashtu janë proceduar 38 shtetas të punësuar në call center. Nga ky operacion janë sekuestruar gjithsej 106710 euro dhe 700.000 lekë të rinj, 51 njësi kompjuterike, 14 aparate celular, lista me emrat e klientëve dhe shumave të përfituara.

Sipas policisë, në ambientet e subjektit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

65210 euro pa dokumentacion për vërtetimin e burimit; lista e emrave që i ishte vendosur çdo operatori në momentin e prezantimit me viktimën; lista e shumave që secili operator kishte përvetësuar me anë të mashtrimit; lista e objektivave të vendosura nga menaxherët dhe bonuset që merrnin operatorët në bazë të objektivave, ku për muajin tetor ishte 1.5 milionë euro; 51 njësi kompjuterike dhe 14 aparate celular.

Në vijim të operacionit, janë ushtruar kontrolle në banesat e bashkëpunëtorëve të afërt të shtetasit K. P., dhe nga kontrollet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 41500 euro dhe 700.000 lekë të rinj në banesën e shtetasit M. H., 38 vjeç, pa dokumentacion të burimit të të ardhurave.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. P. dhe M. H.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda”; “Punësim i paligjshëm”; “Fshehje të ardhurash”; “Mospagim i taksave dhe tatimeve”; dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

/abcnews.al/

Qendrat e thirrjeve telefonike në Beograd, pjesë e mashtrimit izraelit me investime

30 September 2025 at 13:13

Në pamje të parë, Olympus Prime ngjante më shumë si një startup teknologjik i lulëzuar sesa si një nga shumë call center-a të paidentifikueshme  që po hapeshin gjithandej në kryeqytetin e Serbisë. E vendosur në një godinë moderne, brenda një zone biznesi në zgjerim në Beograd, kompania kishte fqinj një kompleks kulturor kinez dhe një […]

The post Qendrat e thirrjeve telefonike në Beograd, pjesë e mashtrimit izraelit me investime appeared first on Reporter.al.

Pasojat e punës në call-center, 60% e të rinjve probleme me shtyllën kurrizore, dëgjimin dhe shikimin

20 September 2025 at 13:42

Mijëra të rinj kanë zgjedhur të punojnë nëpër call-center, jo se e pëlqejnë, por se nuk gjejnë një vend pune, ndonëse e kanë një diplomë. Ata bëjnë një kompromis me veten për të qëndruar me ore te tej zgjatura ulur, përpara kompjuterit me kufje në vesh pa menduar për dëmet shëndetësore. Kompanitë e call-centerave mendojnë […]

The post Pasojat e punës në call-center, 60% e të rinjve probleme me shtyllën kurrizore, dëgjimin dhe shikimin appeared first on BoldNews.al.

Mashtronin gjermanët me “forex”, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë ndaj 7 personave

By: Rovena
2 August 2025 at 12:21

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurimit për 7 nga 8 urdhër-arrestet për çështjen e call centerave.

Togat e zeza kanë bërë verifikimin dhe lanë në arrest në burg 4 persona dhe 3 të tjerë arrest në shtëpi. Në mungesë ishin caktuar masat e sigurimit personal arrest në burg për Emiljano Sejdillari, Tafil Dyrmishi, Sokol Krasniqi, Eltion Logu, Rodrigo Guga.

Ndërsa arrest në shtëpi për Lisjane Çulani, Mateo Llozhi dhe Kejdi Nuka.

Tetë shqiptarët u identifikuan nga një hetim i Prokurorisë së Posaçme dhe autoriteteve gjermane si të përfshirë në mashtrim me pasoja të rënda nëpërmjet call centerave që vepronin në Shqipëri.

Vlera e dëmit të shkaktuar dhe të dokumentuar për këtë fazë të hetimit për periudhën disamujore të call center-it është mbi 363 mijë e 501 euro ndërsa bëhet fjalë për 14 viktima të mashtrimit në Gjermani./abcnews.al

 

Hetimet nga Gjermania/ Mashtrimi me “kufje”, lihen në fuqi masat e sigurisë për 7 të arrestuarit e “call center”-ave (EMRAT)

By: D Marku
2 August 2025 at 13:16

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurimit për 7 nga 8 urdhërarrestet për çështjen e call centerave. Togat e zeza kanë bërë verifikimin dhe lanë në arrest në burg 4 persona dhe 3 të tjerë arrest në shtëpi.

Ndërkohë që një tjetër vijon të jetë në kërkim.

Në mungesë ishin caktuar masat e sigurimit personal arrest në burg për Emiljano Sejdillari, Tafil Dyrmishi, Sokol Krasniqi, Eltion Logu, Rodrigo Guga. Ndërsa arrest në shtëpi për Lisjane Çulani, Mateo Llozhi dhe Kejdi Nuka.

Personat e përfshirë kryenin mashtrime kompjuterike ndaj shtetasve gjermanë, duke operuar nga një Call Center i vendosur në Shqipëri.

Hetimet për këtë rast nisën në fund të vitit 2023 në Gjermani, dhe më pas u transferuan në Shqipëri gjatë vitit 2024. Grupi kriminal përdorte metoda të sofistikuara për të mashtruar viktimat, duke u prezantuar fillimisht si oficerë policie ose hetues financiarë, me pretendimin se po hetonin humbje të ndodhura në investime në Forex apo kriptovaluta.

Pasi fitonin besimin e viktimave, anëtarët e grupit i shtynin ata të kryenin pagesa të reja, duke i zhytur edhe më thellë në mashtrime. Sipas të dhënave të mbledhura gjatë hetimit, dëmi i shkaktuar ndaj qytetarëve gjermanë përllogaritet në rreth 365 mijë euro.

Gjatë operacionit “Pandora”, autoritetet shqiptare kryen kontrolle në një qendër Call Center, duke bërë të mundur sekuestrimin e provave dokumentare dhe digjitale që vërtetojnë aktivitetin kriminal.

The post Hetimet nga Gjermania/ Mashtrimi me “kufje”, lihen në fuqi masat e sigurisë për 7 të arrestuarit e “call center”-ave (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Hiqeshin si hetues financiarë, SPAK godet call-centerin që mashtronte gjermanët

By: redi
31 July 2025 at 17:40

Një grup kriminal ushtronte mashtrime kompjuterike ndaj shtetasve gjermanë, duke operuar nga një Call Center i vendosur në Shqipëri. Hetimet për këtë rast nisën në fund të vitit 2023 në Gjermani, dhe më pas u transferuan në Shqipëri gjatë vitit 2024. Grupi kriminal përdorte metoda të sofistikuara për të mashtruar viktimat, duke u prezantuar fillimisht si oficerë policie ose hetues financiarë…

Source

Vepruan si hetues financiarë e policë, SPAK godet call-centerin që mashtronte gjermanët, pesë të arrestuar

31 July 2025 at 17:31

Një operacion i përbashkët mes Prokurorisë së Posaçme dhe autoriteteve gjermane ka çuar në goditjen e një grupi kriminal që ushtronte mashtrime kompjuterike ndaj shtetasve gjermanë, duke operuar nga një Call Center i vendosur në Shqipëri.

Hetimet për këtë rast nisën në fund të vitit 2023 në Gjermani, dhe më pas u transferuan në Shqipëri gjatë vitit 2024.

Grupi kriminal përdorte metoda të sofistikuara për të mashtruar viktimat, duke u prezantuar fillimisht si oficerë policie ose hetues financiarë, me pretendimin se po hetonin humbje të ndodhura në investime në Forex apo kriptovaluta.

Pasi fitonin besimin e viktimave, anëtarët e grupit i shtynin ata të kryenin pagesa të reja, duke i zhytur edhe më thellë në mashtrime. Sipas të dhënave të mbledhura gjatë hetimit, dëmi i shkaktuar ndaj qytetarëve gjermanë përllogaritet në rreth 365 mijë euro.

Gjatë operacionit “Pandora”, autoritetet shqiptare kryen kontrolle në një qendër Call Center, duke bërë të mundur sekuestrimin e provave dokumentare dhe digjitale që vërtetojnë aktivitetin kriminal.

SPAK ka kërkuar dhe siguruar nga gjykata shqiptare masa sigurie për 8 persona, ndër to 5 masa “arrest në burg” dhe 3 masa “arrest në shtëpi”.

The post Vepruan si hetues financiarë e policë, SPAK godet call-centerin që mashtronte gjermanët, pesë të arrestuar appeared first on Telegrafi.

❌
❌