Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SHBA – Sipërmarrësi korean i kriptomonedhave dënohet me 15 vjet burg

13 December 2025 at 12:29

LONDËR, 13 dhjetor /ATSH/- Do Kwon, sipërmarrësi korean i kriptomonedhave dhe bashkëthemelues i “Terraform Labs”, është dënuar me 15 vite burg nga një gjykatë federale në Manhatan, pas akuzave për mashtrim të shkallës së lartë – që çuan në një humbje prej rreth 40 miliardë dollarësh, sipas “The Guardian”.

Gjatë seancës, gjyqtari Paul A. Engelmayer e quajti rastin “një mashtrim epik”, duke theksuar se Kwon kishte mashtruar investitorët që i kishin besuar kursimet e jetës.

Kwon, 34 vjeç, ka pranuar fajësinë për komplot dhe mashtrim me telekomunikacion, si dhe për deklarata të rreme mbi stablecoin-in “TerraUSD”, i cili duhej të mbante vlerën e 1 dollarit, por dështoi duke shkaktuar kolapsin e tregut.

Ai kërkoi ndjesë në gjykatë, duke iu referuar personave që kishin humbur shuma të mëdha, përfshirë një investitor që humbi deri në 500 mijë dollarë.

Prokuroria paraqiti prova të planeve të Kwon për të manipuluar vlerën e kriptomonedhave, duke kërkuar një dënim të rëndë – për shkak të dëmit të jashtëzakonshëm ekonomik.

Avokati i tij kërkoi një dënim 5-vjeçar, në mënyrë që ai të mund të ekstradohej në Korenë e Jugut, ku e prisnin akuza të tjera. Pas vuajtjes së gjysmës së dënimit në SHBA, ai mund të aplikonte për transferim.

“Në një proces të veçantë civil, Kwon ka rënë dakord të paguajë një gjobë prej 80 milionë dollarësh dhe t’i ndalohet çdo aktivitet në tregun e kriptomonedhave”, sipas marrëveshjes me Komisionin Amerikan të Letrave me Vlerë (SEC).

Rasti i tij shihet si një nga skandalet më të mëdha financiare në botën e kriptomonedhave. //a.i/

The post SHBA – Sipërmarrësi korean i kriptomonedhave dënohet me 15 vjet burg appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mashtrim me kriptomonedha/ Tiranë, i morën një shqiptari 10 mijë euro, arrestohen dy kinezët

By: Rovena
21 November 2025 at 12:32

I morën një shtetasi shqiptar, nëpërmjet mashtrimit, kriptomonedhat nga llogaria kriptofinanciare, dhe nuk i dhanë vlerën e tyre (10 000 €), vihen në pranga 2 shtetas kinezë.

Si rezultat i hetimeve është identifikuar bashkëpunëtori i 2 shtetasve kinezë, posedues i llogarisë kriptofinanciare në Hong Kong, ku u transferuan kriptomonedhat e shtetasit shqiptar.

Vihen në hetim shtetasi që u mashtrua, si dhe 2 shtetas të tjerë, për përfshirje në mënyrë të kundërligjshme, në këtë aktivitet financiar.

Sekuestrohen 10 000 euro që kishin siguruar 2 të arrestuarit, për të mashtruar shtetasin shqiptar, që të bënte transaksionin, si dhe 5 celularë.

Si rezultat i punës hetimore dhe operative të kryer me objektiv parandalimin dhe goditjen e krimeve kibernetike dhe rasteve të mashtrimit të qytetarëve në këtë fushë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike të Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin “Scam platform”, gjatë të cilit: -u arrestuan shtetasit kinezë, X. Zh., 20 vjeç dhe X. Zh., 58 vjeç, të dy banues në Tiranë; -u proceduan penalisht shtetasit A. S., 30 vjeç, J. Sh., 30 vjeç dhe A. Zh., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tregu i kriptomonedhave në krizë, bie Bitcoin, 1 trilion dollarë të humbur

By: Ela
20 November 2025 at 09:50

Kriza e madhe e kriptomonedhave e vitit 2025 hyri në një fazë të re të mërkurën, ndërsa Bitcoin ra në nivelin e tij më të ulët në shtatë muaj, duke zgjeruar humbjet prej më shumë se 1 trilion dollarësh në të gjithë botën e aseteve dixhitale. Kriptomonedha më e madhe ra në 88,522 dollarë, me […]

The post Tregu i kriptomonedhave në krizë, bie Bitcoin, 1 trilion dollarë të humbur appeared first on BoldNews.al.

Analistët presin rënie të çmimit të Bitcoin në afatshkurtër dhe rritje rekord në afatgjatë

By: admin
8 November 2025 at 16:16

Bitcoin ka rënë me 20 përqind nga niveli i tij maksimal në tetor prej 126,000 dollarësh, duke rënë nën 100,000 dollarë dhe po tregtohet me 102,569.6 dollarë. Analistët paralajmërojnë për një rënie afatshkurtër të Bitcoin, por ata gjithashtu paralajmërojnë se ai do të vazhdojë të thyejë rekorde rritjeje në afat të gjatë, transmeton Albeu.com.

Sot Bitcoin, kriptomonedha më e tregtuar në treg, po tregtohet me 102,569.6 dollarë, një rritje prej 2.14 përqind krahasuar me dje.

Bitcoin ka fituar 2,148.3 dollarë në një ditë.

Pavarësisht kësaj rritjeje, analistët paralajmëruan se “Tregu është ende në një fazë korrigjimi dhe rënia mund të zgjasë për disa javë të tjera.”

Sipas analistëve të Wall Street, arsyeja kryesore për rënien janë vëllimet e mëdha të shitura nga investitorët e hershëm.

Analistët tregojnë se investitorët afatgjatë kanë shitur mbi 1 milion Bitcoin që nga fundi i qershorit.

RREZIKU AFATSHKURTËR I RRËNIES: MUND TË BIE NË 70,000 DOLLARË

CEO i 10X Research, Markus Thielen, theksoi rrezikun e një rënieje të mëtejshme afatshkurtër të Bitcoin, duke thënë: “Tregu është ende i dobët. Mund të kemi edhe disa javë kohë para se të gjejmë një mundësi blerjeje. Ekziston një hendek i konsiderueshëm nën 93,000 dollarë; nëse shitja intensifikohet, çmimi mund të bjerë në 70,000 dollarë”.

RËNIA KA PËRFUNDUAR: MUND TË SHKOJË 170,000 DOLLARË

Sipas analizës së JPMorgan, rënia e ndjeshme e përjetuar në tetor ka mbaruar kryesisht.

Nikolas Panigirtzoglou, një nga drejtuesit e bankës, deklaroi se rritja e paqëndrueshmërisë në tregun e arit i ka shtyrë investitorët të kthehen te Bitcoin, duke shtuar, “Kjo do të thotë që Bitcoin mund të rritet në 170,000 dollarë në 6-12 muajt e ardhshëm.”

Ndërsa ekspertët besojnë se Bitcoin është ende në një fazë korrigjimi, pritjet e tregut tregojnë potencialin për rimëkëmbje në periudhën e ardhshme.

Albeu.com ju sugjeron tre platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance, gate.com dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. /albeu.com/

The post Analistët presin rënie të çmimit të Bitcoin në afatshkurtër dhe rritje rekord në afatgjatë appeared first on Albeu.com.

U arrestua në Shqipëri, bosi turk i kriptomonedhave gjendet i vdekur në qeli

1 November 2025 at 13:39

“Mbreti” i kriptomonedhave të falimentuar “Thodex”, Faruk Fatih Özer është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e Tekirdagut, në perëndim të Turqisë. Lajmi u konfirmua nga transmetuesi shtetëror TRT, sipas të cilit po zhvillohet një hetim për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Sipas burimeve të para, autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që Ozer […]

The post U arrestua në Shqipëri, bosi turk i kriptomonedhave gjendet i vdekur në qeli appeared first on BoldNews.al.

Amerika në kërkim të sistemit të ri financiar global: Nga Bretton Woods te Epoka e Kriptomonedhave

By: admin
29 October 2025 at 00:26

Nga Enri Çeno

Historia financiare e Shteteve të Bashkuara tregon se ky shtet din gjithmonë të reagojë me kreativitet kur përballet me kriza strukturore. Në vitin 1971, administrata e presidentit Richard Nixon shpalli fundin e sistemit të Bretton Woods – marrëveshjes globale pas Luftës së Dytë Botërore që e lidhte dollarin me arin.

Me këtë lëvizje, SHBA krijoi një rend të ri financiar botëror, të bazuar në bonot shtetërore amerikane.

Për gati pesë dekada, ekonomia globale u mbështet mbi këtë arkitekturë: bankat qendrore blinin borxhin e Shteteve të Bashkuara dhe kështu dollarit iu garantua roli suprem si valutë rezervë ndërkombëtare.

Mirëpo pas vitit 2020, besimi në këtë mekanizëm filloi të lëkundet. Shumë banka qendrore, sidomos nga vendet në zhvillim, nisën gradualisht të ulin ekspozimin ndaj bonove amerikane dhe të rrisin rezervat në ar.

Kjo tregon një dyshim në rritje ndaj qëndrueshmërisë së borxhit të SHBA-së si bazë e sigurt për sistemin financiar global.

Simbolikisht, në vitin 2025 ari ka tejkaluar bonot e Thesarit Amerikan si aktivi kryesor rezervë në nivel botëror – duke përmbysur një prirje mbi 40-vjeçare.

Në këto kushte, sistemi pas-1971 po bëhet gjithnjë e më pak efektiv. SHBA, për të ruajtur rolin e saj udhëheqës, duhet të ndërtojë një arkitekturë të re financiare. Dhe tashmë duket qartë se ky projekt i ri po ngrihet mbi teknologjinë e kriptomonedhave dhe stablecoin-eve.

Ndryshe nga vitet ’70 kur financat globale u ngritën mbi borxhin shtetëror, në dekadën e ardhshme sistemi financiar amerikan synon të mbështetet te monedhat dixhitale të garantuara nga borxhi i qeverive të G7-s dhe të funksionalizuara përmes bllokçein-it.

Bankat më të mëdha amerikane, si JPMorgan Chase, janë tashmë në proces të pranimit të kriptomonedhave si kolateral për kreditim, përfshirë atë hipotekor.

Sekretari aktual i Thesarit, Scott Bessent, ka paralajmëruar një transformim monumental: stablecoin-et pritet të kthehen në një klasë aktivi prej 3 trilionë dollarësh deri në vitin 2030.

Po ashtu, planifikohet zëvendësimi i tregut eurodollar – aktualisht me vlerë 13 trilionë dollarë – me stablecoin-e të garantuara 100% nga borxhi i SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Përveç bankave, edhe gjigantët teknologjikë globalë me miliarda përdorues do të adoptojnë stablecoin-et amerikane në transaksionet ndërkombëtare. Kjo do të bëjë që këto monedha dixhitale të qarkullojnë globalisht si dollarë të rinj virtualë.

Me rritjen e pranimit të tyre si mjet pagese, kompanitë e mëdha do t’i mbajnë stablecoin-et si asete në bilancet e tyre dhe do t’i përdorin si garanci për huamarrje – duke zgjeruar edhe më tej likuiditetin global në USD dixhitale.

Në këtë sistem, stablecoin-i nuk është gjë tjetër veçse borxh shtetëror i tokenizuar në bllokçein. Rritja e volumit të kësaj teknologjie financiare pritet të ndikojë drejtpërdrejt pozitivisht mbi Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera të decentralizuara – të cilat mund të përfitojnë në mënyrë eksponenciale.

Aktualisht, tregu i kriptove arrin rreth 4 trilionë dollarë, por pritet të kalojë 40 trilionë brenda dekadës së ardhshme dhe të kapërcejë 100 trilionë dollarë në fazat vijuese.

Ndërkohë, aktorët tradicionalë që dikur financonin borxhin amerikan janë larguar nga skena: vendet eksportuese të naftës të Gjirit, fuqitë industriale si Japonia dhe Gjermania, si dhe Kina që dikur mbante triliona dollarë në bono. Por SHBA vazhdon të ketë deficite buxhetore mbi 2 trilionë dollarë në vit – ekuivalente me nevojën për dy “Kina” të reja në çdo vit.

Në këtë kontekst, Amerika po kërkon një mekanizëm të ri për të ricikluar deficitin e saj përmes dixhitalizimit të dollarit dhe eksportit të tij si infrastrukturë financiare globale. Epoka e re nuk do të jetë thjesht një luftë mes valutave, por një garë për dominimin e protokolleve financiare të së ardhmes.

Në fund, transformimi që po ndodh nuk është vetëm ekonomik, por gjeopolitik: kush kontrollon sistemin e ri financiar, kontrollon edhe rendin e ri botëror.

Tre platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance, gate.com dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. /hashtag.al

The post Amerika në kërkim të sistemit të ri financiar global: Nga Bretton Woods te Epoka e Kriptomonedhave appeared first on Albeu.com.

Nga “cash” në “crypto”, trafiku i lëndëve narkotike futet në epokën dixhitale për të fshehur gjurmët

By: Ela
16 October 2025 at 08:57

Trafikantët e lëndëve narkotike po përdorin gjithmonë e më shumë pagesat me kriptomonedha ndërkohë që paralelisht po përdorin rrjetin Dark Web për aktivitetin e tyre në një tentativë për të humbur gjurmët. Në strategjinë Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026-2030 nënvizohet se avancimi teknologjik sëbashku me të mirat që sjell kur përdoret për aspektet pozitive […]

The post Nga “cash” në “crypto”, trafiku i lëndëve narkotike futet në epokën dixhitale për të fshehur gjurmët appeared first on BoldNews.al.

Nëntë banka europiane krijojnë një kompani për të emetuar kriptomonedha

30 September 2025 at 18:50

Banka italiane UniCredit dhe ajo austriake Raiffeisen Bank International kanë njoftuar se, së bashku me shtatë banka të tjera europiane, do të themelojnë një kompani që do të emetojë një kriptovalutë “të denominuar në euro” dhe të mbuluar me asete tradicionale financiare. Përveç UniCredit dhe Raiffeisen Bank International, grupi përfshin edhe bankën belge KBC, bankën […]

The post Nëntë banka europiane krijojnë një kompani për të emetuar kriptomonedha appeared first on BoldNews.al.

Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave – por me çfarë çmimi?

By: Ela
19 September 2025 at 10:39

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe famlija e tij që prej kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë fitojnë miliarda me sipërmarrje kripto duke përfituar nga influenca e Trumpit në tregun me më pak rregulla. Meqënëse djemtë e Trumpit drejtojnë sipërmarrjen, kritikët vërejnë një përzierje shqetësuese të pushtetit presidencial dhe përpjekjeve personale për përfitim. Nga […]

The post Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave – por me çfarë çmimi? appeared first on BoldNews.al.

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha

19 September 2025 at 09:22
red and blue light streaks

La Bontà është një restorant me stil italian, i vendosur buzë bulevardit të palmave në Lushnjë, një pikë takimi për familjet që kalojnë të dielat bashkë dhe për të rinjtë që ndalen gjatë javës për një kafe ‘espresso’. Përveç picave dhe pjatave me makarona dhe salcë domateje, në fund të muajit gusht, restoranti filloi të […]

The post Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha appeared first on Reporter.al.

E rreme skema e investimit që mbahet sekret nga qeveria gjermane

9 September 2025 at 12:52

Pretendimi: Mediat gjermane kanë zbuluar një dokument sekret qeveritar që përshkruan një sistem investimi për të rritur fitimet e qytetarëve

Verdikti: E pavërtetë

——————————————————-

Një artikull i botuar më 3 shtator në portalin Patriotik Media pretendon se mediat gjermane kanë zbuluar një dokument të fshehtë “që mund të kishte ndryshuar fatin e gjermanëve” me anë të një “një sistemi ekonomik të quajtur Zindravonix, i cili mund të gjeneronte të ardhura shtesë për qytetarët pa banka, pa subvencione dhe pa rrezik.”

Artikulli pretendon se “në një intervistë dramatike në televizionin gjerman, gazetarja Maybrit Illner sfidoi kryetarin e CDU-së, Friedrich Merz, duke nxjerrë në ekran një dokument sekret qeveritar” “tregon qartë se Zindravonix mund të siguronte të ardhura mujore nga 800 deri në 2,500 euro për qytetar, pa ndërmjetës dhe pa rrezik.”

Artikulli përmbyllet duke përshkruar mbajtjen sekret të këtij sistemi si ruajtja e privilegjeve të pakicës “duke i lënë shumicën në varfëri dhe pasiguri ekonomike,” një përshkrim që garanton ngjalljen e revoltës dhe zemërimit tek lexuesi.

Në të vërtetë artikulli i mësipërm, i cili prezantohet si lajm, në fakt është një reklamë e fshehtë dhe e ndërlikuar për platformën Zindravonix, e gjitha për të bindur lexuesit të investojnë në platformë investimesh në kriptovaluta.

Një kërkim për Zindravonix tregon se faqja ScamAdviser, e cila gjurmon skemat e mashtrimet në faqet online, vlerëson se kjo faqe me gjasa është skemë mashtrimi. 

Sipas ScamAdviser “faqja mund të ofrojë informacione, produkte dhe/ose shërbime në lidhje me kriptovalutat. Ne i konsiderojmë këto lloj shërbimesh si me rrezik të lartë për konsumatorët. Edhe ekspertët e kriptovalutave kanë vështirësi në dallimin e shërbimeve legjitime të monedhës dixhitale nga mashtrimet dhe skemat. Ne ju rekomandojmë të jeni shumë të kujdesshëm në kontrollin e faqeve të internetit që ofrojnë shërbime në lidhje me kriptovalutat përpara se të investoni ose të përdorni shërbimet e tyre.”

ScamAdviser ka përpiluar një udhëzim se si të kontrolloni nëse një faqe interneti për kriptomonedha është legjitime apo skemë mashtrimi.

Pamjet e kancelarit gjerman Merz dhe gazetares Illner janë të vërteta dhe janë marrë nga një intervistë e vërtetë e transmetuar në maj 2025. Megjithatë, në intervistë nuk përmendet në asnjë moment dokumenti sekret i pretenduar apo platforma e panjohur Zindravonix.

Faktoje ka përgënjeshtruar dhe më par përmbajtje të botuara nga Patriotik Media që bëjnë pretendime të rrejshme me qëllim nxitjen e lexuesve të investojnë në kriptomonedha dhe  platforma mashtruese.

The post E rreme skema e investimit që mbahet sekret nga qeveria gjermane appeared first on Faktoje.al.

Shpikjet teknologjike që nuk arritën të përmirësojnë qeverisjen e Shqipërisë

2 September 2025 at 12:15

Shtatë vite më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi ynë do të bëhej pararojë e botës përmes krijimit të një kuadri rregullator për kriptomonedhat, duke premtuar mes të tjerash vende pune me paga të larta, biznese të reja dhe forma të reja financimi. “Mundësia për të qenë inovativë dhe për të krijuar një pikë […]

The post Shpikjet teknologjike që nuk arritën të përmirësojnë qeverisjen e Shqipërisë appeared first on Reporter.al.

Mashtrim piramidal online në Shqipëri! Eksperti i kriptomonedhave: Më kanë vjedhur profilin

By: Elva
1 September 2025 at 19:56

Emir Allen, një ekspert i njohur shqiptar i kriptomonedhave që jeton në Britani të Madhe, denoncon një fenomen shqetësues të mashtrimeve online. Ai tregon se grupe të skemave piramidale përdorin profile të rreme në Instagram për të fituar besimin e investitorëve dhe për të tërhequr para. Para disa muajsh, fotot dhe informacionet personale të Allen […]

The post Mashtrim piramidal online në Shqipëri! Eksperti i kriptomonedhave: Më kanë vjedhur profilin appeared first on BoldNews.al.

Rikthehen skemat piramidale online, qindra shqiptarë mashtrohen me kriptomonedha

By: Elva
27 August 2025 at 19:52

Askush nuk të jep para falas, dhe këtë shqiptarët duhet ta kishin mësuar nga skemat piramidale të vitit 1997. Por pas tre dekadash “Sudja e re” tashmë gjendet online. Qindra qytetarë shqiptarë po bien pre skemave të reja piramidale, ku u propozohet të blejnë kriptomonedha që nuk ekziston ose u kërkohet që të investojnë para […]

The post Rikthehen skemat piramidale online, qindra shqiptarë mashtrohen me kriptomonedha appeared first on BoldNews.al.

Rritje e madhe e Ethereum: Po i afrohet kulmit historik

By: admin
12 August 2025 at 23:40

Ethereum, kriptomonedha më e popullarizuar pas Bitcoin, i tejkaloi rivalët e saj gjatë fundjavës, duke udhëhequr një rritje më të gjerë të aseteve dixhitale, ndërsa kërkesa nga investitorët institucionalë dhe blerësit e thesarit të korporatave u rrit, transmeton Albeu.com.

DITA FILLOI ME NJË NGJITJE

Ethereum u rrit deri në 4,629 dollarë këtë mbrëmje, duke arritur një prim prej rreth 2 përqind.

Kështu, ajo pa nivelin e saj më të lartë që nga dhjetori i vitit 2021.

Bitcoin, nga ana tjetër, dje iu afrua shumë një niveli rekord, duke tejkaluar 122,203 dollarë ndërsa sot sillet në vlerën rreth 120,300 dollarë.

Investimet në Ethereum po rriten

Kjo rritje erdhi mes interesit në rritje për Ethereum midis investitorëve të mëdhenj.

Më shumë se 6.7 miliardë dollarë janë investuar në Ethereum në nëntë fonde të tregtuara në bursë të listuara në SHBA këtë vit.

Kompanitë e listuara të thesarit të aseteve dixhitale që po kalojnë drejt akumulimit të kriptomonedhave po i japin gjithashtu vrull Ethereum.

Sipas të dhënave të përpiluara nga strategethreserve.xyz, deri më tani është grumbulluar Ether me vlerë afërsisht 13 miliardë dollarë.

DJALI I TRUMPIT DUARTROKITI

Eric Trump, djali i Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe një burrë me interesa financiare në shumë kompani të aseteve dixhitale, duartrokiti rritjen e Ethereum në postimin e tij në X.

Bloomberg News raportoi të premten se investitorë të mëdhenj po japin mendimin e tyre mbi planin e World Liberty Financial, sipërmarrjes së mbështetur nga Familja Trump, për të krijuar një kompani publike që do të mbajë tokena WLFI.

Ethereum arriti nivelin e tij historik prej 4,666 dollarësh më 13 dhjetor 2021.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. /albeu.com/

The post Rritje e madhe e Ethereum: Po i afrohet kulmit historik appeared first on Albeu.com.

Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara nuk ka njoftuar shtypje parash këtë vit

23 July 2025 at 14:58

Pretendimi: FED do të nisë shtypjen e parave në tremujorin 3 dhe 4 të këtij viti dhe triliona dollarë do të hyjnë në tregun e kriptomonedhave

Verdikti: E pavërtetë

———————————————-

Në rrjete sociale shqipfolëse po qarkullon lajmi se Sistemi i Rezervës Federale (FED), sistemi bankar qendror i Shteteve të Bashkuara, do të nisë shtypjen e parave në tremujorin e tretë dhe të katërt të këtij viti. Si pasojë, triliona dollarë pretendohet se do të hyjnë në tregun e kriptomonedhave.

Megjithatë, ky pretendim nuk shoqërohet me ndonjë burim apo referencë për ta mbështetur.

Imazhi që shoqëron duket se është përkthyer automatikisht nga anglishtja. Një kërkim me fjalë kyçe në anglisht na tregon se ky ‘lajm’ nuk është raportuar në ndonjë media të besueshme kombëtare apo ndërkombëtare.

Në vend të kësaj, ky pretendim shfaqet vetëm në disa postime nga përdorues anonimë në rrjete sociale dhe në Binance, një platofrmë shkëmbimi kriptomonedhash.

Në këtë kontekst, “shtypje parash” i referohet Lehtësimit Sasior (QE), një politikë monetare ku një bankë qendrore blen shuma të paracaktuara të bonove qeveritare ose aseteve të tjera financiare me qëllim stimulimin e aktivitetit ekonomik. Lehtësimi Sasior është një formë e re e politikës monetare që hyri në zbatim të gjerë pas krizës financiare të vitit 2008.

QE është e kundërta e Shtrëngimit Sasior (QT), i cili aplikohet nga bankat qendrore për të ulur sasinë e likuiditetit ose ofertës monetare në ekonomi. Një bankë qendrore zbaton shtrëngim sasior duke zvogëluar asetet financiare që mban në bilancin e saj duke i shitur ato në tregjet financiare, gjë që ul çmimet e aseteve dhe rrit normat e interesit.

Rezerva Federale filloi programin e saj të Shtrëngimit Sasior (QT) në Qershor 2022, pas ndërprerjes së Lehtësimit Sasior (QE) në Tetor 2021 pas pandemisë Covid-19.

Deri në Korrik 2025, nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga FED për “shtypje parash” në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2025. 

FED ka mbajtur një qëndrim të kujdesshëm, me normat e interesit të mbajtura të qëndrueshme midis 4.25% dhe 4.5% që nga Qershori 2025, sipas CME Fedëatch

Pretendimi që po qarkullon në rrjet është spekulim financiar dhe i pabazuar në prova.

The post Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara nuk ka njoftuar shtypje parash këtë vit appeared first on Faktoje.al.

Trump nënshkruan ligjin për kriptomonedhat, premton marrëveshje të reja tregtare

18 July 2025 at 21:58

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar legjislacionin e ri për rregullimin e kriptovalutave, duke e cilësuar si një ligj të shkëlqyer.

Po ashtu Trump falënderoi të gjithë të përfshirët në hartimin e ligjit.

Presidenti i SHBA-së la të kuptohej se së shpejti do të ndodhnin zhvillime të rëndësishme në fushën e tregtisë ndërkombëtare.

“Kur të dërgoj dokumentin që thotë se paguani tarifa 35% ose 40%, atëherë kjo është një marrëveshje”, theksoi ai.

/abcnews.al/

Trump nënshkruan ligjin për kriptomonedhat

By: M C
18 July 2025 at 22:51

Pak çaste para se të firmoste ligjin e ri për rregullimin e kriptomonedhave, presidenti amerikan Donald Trump falënderoi publikisht një nga një të gjithë ata që kontribuuan në hartimin e të ashtuquajturit ligj GENIUS, duke shtuar me humor të njohurin e tij: “E quajtën kështu për nderin tim”, tha Trump, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Ai e përshkroi ligjin si “të jashtëzakonshëm” dhe theksoi se është rezultat i një pune të gjatë dhe të përkushtuar:

“Ky është një ligj i fuqishëm… kemi punuar shumë fort për këtë”, deklaroi ai, duke falënderuar të gjithë të përfshirët.

Nënshkrimi i ligjit u shoqërua edhe me mesazhe me nuancë politike dhe ekonomike, ku Trump la të kuptohej se së shpejti do të ketë zhvillime të rëndësishme në tregtinë ndërkombëtare.

“Kur u dërgoj një letër ku thuhet se do të paguajnë 35% ose 40% tarifa doganore, kjo është në vetvete një marrëveshje,” theksoi ai, duke shtuar:

“Pastaj do të na telefonojnë për të parë nëse mund të bëjmë një marrëveshje ndryshe – si për shembull të hapin tregun e tyre për ne.”

Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur kriptomonedhat dhe rregullimi i tyre janë bërë temë e debatit publik dhe ekonomik në SHBA, veçanërisht për rolin që ato mund të luajnë në ekonominë dixhitale të së ardhmes.

The post Trump nënshkruan ligjin për kriptomonedhat appeared first on Albeu.com.

I manipuluar promovimi i kriptomonedhave nga presidenti Trump

1 July 2025 at 09:24

Pretendimi: Kjo video është një njoftim zyrtar nga presidenti amerikan Donald Trump duke promovuar kriptomonedhën Doge Coin

Verdikti: E pavërtetë, Deepfake

———————————————————

Një video që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, duket se tregon presidentin amerika Donald Trump duke dhënë ç’pretendohet se është një “njoftim zyrtar” lidhur me vlerën e shkëmbimit të një kriptomonedhe të quajtur Doge Coin, në përfundim të së cilit, ai i nxit amerikanët të mos humbasin kohë por të blejnë këtë kriptomonedhë sa më shpejt për të ndryshuar jetën e tyre.

Megjithatë, që në pamje të parë lexuesit kritik do t’i ngjallen dyshime për vërtetësinë e kësaj video. 

Pamja e Trump, kryesisht mënyra e panatyrshme në të cilën lëviz goja e tij na bën të dyshojmë se kjo video është manipuluar me anë të teknologjisë deepfake, e cila manipulon shprehitë e fytyrës.

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti një video të ngjashme, të postuar nga llogaria e Shtëpisë së Bardhë në platformën X më 6 qershor 2025.

Gjasat janë që video ku Trump promovon Doge Coin është gjeneruar duke përdorur pamje nga një video e tillë, e një fjalimi të vërtetë të Trump, të cilat janë manipuluar me anë të tekonologjisë deepfake.

Për të treguar ndryshimin midis videos së vërtetë dhe asaj të gjeneruar me deepfake, më poshtë krahasojmë të dyja klipet. Vërreni lëvizjet e gojës së Trump në secilën.

Videos së manipuluar me deepfake i është shtuar audio me zërin e Trump. Zëri karakteristik i Trump ka arritur të imitohet nga një sërë programe të inteligjencës artificiale (AI) duke i dhënë mundësinë çdokujt ta bëjë presidentin të thotë çfarëdo, siç Faktoje ka treguar më parë.

Nuk ka postime zyrtare apo raportime se Trump ka folur apo promovuar ndonjëherë për kriptomonedhën Dogecoin. 

Në fakt, vlera e këmbimit e Dogecoin, e cila fitoi popullaritet pjesërisht sepse miliarderi Elon Musk dikur e quajti atë “kriptomonedha e popullit”, ra me 22% në fillim të Qershorit 2025. Kjo rënie korrespondoi me largimin zyrtar të Musk nga administrata Trump.

Video që po qarkullon në rrjete sociale dukshëm është një manipulim që shfrytëzon rrejshëm imazhin e Trump për të nxitur njerëzit të harxhojnë para, në këtë rast duke blerë Dogecoin.

The post I manipuluar promovimi i kriptomonedhave nga presidenti Trump appeared first on Faktoje.al.

❌
❌