Ky ishte viti kur shtyllat e mbetura të rendit të fund-shekullit XX u shkatërruan, duke ekspozuar thelbin bosh të atij që njihej si një sistem global. Mjaftuan tre goditje. E para ishte fitorja e afërt e Rusisë në Ukrainë ndaj lidershipit të kombinuar të Evropës. Për gati katër vjet, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja u angazhuan […]
BE-ja tha sot (të hënën) se blloku prej 27-vendesh qëndron në "solidaritet të plotë" me vendin anëtar Danimarkën, pasi Shtetet e Bashkuara emëruan një të dërguar për Grenlandën, që është territor danez.
"Integriteti dhe sovraniteti territorial janë parime themelore të së drejtës ndërkombëtare", thanë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në X.
"Këto parime janë thelbësore jo vetëm për Bashkimin Evropian, por edhe për kombet në mbarë botën. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Danimarkën dhe popullin e Grenlandës", thanë ata.
Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar Guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry (R), si të dërguarin e tij të posaçëm për Grenlandë të dielën, pasi presidenti shprehu vazhdimisht interes për blerjen e territorit autonom në fillim të këtij viti
Trump tha në Truth Social se Landry "e kupton se sa thelbësore është Grenlanda për Sigurinë tonë Kombëtare dhe do të përparojë fuqishëm Interesat e Vendit tonë për Sigurinë, Mbijetesën dhe Sigurinë e Aleatëve tanë, dhe në fakt, të Botës".
Në anën tjetër, vetë Landry ka deklaruar se është një nder të shërben në një "pozicion vullnetar për ta bërë Grenlandën pjesë të SHBA-së. /Telegrafi/
Një grup i deputetëve të Parlamentit Evropian (MEP) i kanë dërguar një letër Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, duke i bërë thirrje që të heqin menjëherë të gjitha masat e vendosura ndaj Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, në një postim në platformën X.
Terras ka postuar po ashtu letrën që i është drejtuar presidentes së KE-së dhe komisioneres për zgjerim, të premten më 19 dhjetor.
“Ne, deputetët e nënshkruar të Parlamentit Evropian, kërkojmë heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në vitin 2023. Masat që Komisioni Evropian i hartoi dhe i vendosi ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta, joproporcionale dhe kundërproduktive që nga fillimi. Ato nuk kanë pasur asnjë qëllim real që nga momenti i vendosjes, dhe Bashkimi Evropian nuk ka arritur asgjë me këto masa përveçse një rënie të opinionit publik në Kosovë ndaj Bashkimit Evropian.
Ndikimi negativ i masave të Bashkimit Evropian në shoqërinë e Kosovës është jashtëzakonisht i thellë dhe ndihet në shumë fusha të ndryshme të jetës. Organizatat e shoqërisë civile, sektorët kulturorë dhe arsimorë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sektori i energjisë dhe shumë të tjerë po vuajnë nga këto masa të panevojshme”, thuhet në letër.
Tutje thuhet se ndikimi i masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndihet kryesisht në jetën lokale.
“Ndëshkimi i popullit të Kosovës përmes masave të tilla duhet të ndalet duke i hequr 100% të masave. Heqja e 50% të tyre nuk është e mjaftueshme. Prandaj, i bëjmë thirrje Komisionit Evropian që menjëherë t’i japë fund këtyre masave. Kjo duhet të bëhet para zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës më 28 dhjetor 2025”, thuhet në letër. /Telegrafi/
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord t'i japin Ukrainës një kredi masive pa interes, 90 miliardrë euro, për të përmbushur nevojat e saj ushtarake dhe ekonomike për dy vitet e ardhshme.
Krerët e shteteve të bllokut prej 27 vendesh kishin planifikuar të përdornin disa nga asetet ruse me vlerë 210 miliardë euro që janë ngrirë në Evropë, kryesisht në Belgjikë.
Por, pavarësisht punës gjatë gjithë natës deri në mëngjesin e së premtes, ata nuk arritën ta bindnin Belgjikën se vendi do të mbrohej nga çdo hakmarrje ruse nëse do të mbështeste planin e kredisë.
Ata vendosën për një alternativë: marrjen hua të 106 miliardë dollarëve në tregjet e kapitalit.
Pas pothuajse katër vitesh lufte, Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se Ukrainës do t'i duhen 137 miliardë euro në vitet 2026 dhe 2027.
Qeveria ka nevojë të madhe për paratë deri në pranverë për të paguar gjithçka, nga municionet deri te riparimet e infrastrukturës.
Ja çfarë duhet të dini rreth kredisë.
BE-ja do të marrë përsipër borxhin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kishte sjellë në samitin e së enjtes dy propozime, shkruan AP.
Plani i parë kishte qenë të përdoreshin disa nga asetet ruse me vlerë 210 miliardë euro që janë ngrirë në Evropë, kryesisht në Belgjikë.
Paratë janë ngrirë sipas sanksioneve të BE-së të vendosura ndaj Moskës pasi ajo nisi luftën e saj në shkallë të plotë në vitin 2022.
Udhëheqës si kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron mbështetën këtë opsion të parë, veçanërisht pasi kjo metodë financimi do të kërkonte mbështetje nga dy të tretat e 27 vendeve të BE-së.
Kjo shumicë pritej të ishte shumë më e lehtë për t’u arritur politikisht sesa unanimiteti i plotë i kërkuar nga traktati themeltar i BE-së për opsionin e dytë: huazimin e parave nga tregjet e kapitalit.
Por, kryeministri i Belgjikës, Bart de Wever, refuzoi të tërhiqej nga kredia e dëmshpërblimeve.
Ishte Hungaria, udhëheqësi i së cilës Viktor Orban e ka kundërshtuar prej kohësh përqafimin e Ukrainës nga Brukseli, ajo që bëri kompromis.
Këshilli Evropian tha se do të përdorte Nenin 20 të Traktatit të Evropës për t'i lejuar BE-së të merrte përsipër borxhin për një kredi me interes zero për Ukrainën.
Është një zgjidhje më e thjeshtë dhe ndoshta më e sigurt krahasuar me kreditë.
Është gjithashtu e ngjashme me mënyrën se si BE mori 750 miliardë euro borxh pas pandemisë COVID-19 për një fond gjigant të rimëkëmbjes ekonomike.
Huamarrja e madhe është bërë një shenjë dalluese e administratës së von der Leyen.
Të përjashtuarit nga barrët financiare
Jo të gjitha vendet ranë dakord për paketën e kredisë.
Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke refuzuan të merrnin borxh për Ukrainën, por u arrit një marrëveshje në të cilën ato nuk e bllokuan paketën e kredisë dhe iu premtua mbrojtje nga çdo pasojë financiare.
Orban, i cili është aleati më i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin në Evropë, shpalli fitoren e dyfishtë në samit.
“Ne nuk e lejuam Evropën të shpallte luftë ndaj Rusisë duke përdorur asetet ruse dhe ia dolëm mbanë të mbronim familjet hungareze nga borxhi shtesë”, tha ai.
Orban vlerësoi bashkëpunimin e Hungarisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke, të cilat u përjashtuan nga barrët financiare nga kredia për të lejuar unanimitetin e kërkuar nga traktati i BE-së.
Por kryeministri çek Andrej Babis u distancua nga qëndrimi anti-Ukrainë i Sllovakisë dhe Hungarisë gjatë samitit dhe tha se Praga thjesht nuk mund të përballojë borxh shtesë.
Përdorimi i aseteve ruse është ende në diskutim
Plani për të përdorur asetet e ngrira ruse u bllokua në samit, pasi De Wever e hodhi poshtë atë si të rrezikshme nga ana ligjore.
Ai paralajmëroi se kjo mund të dëmtonte biznesin e Euroclear, zyrës financiare me seli në Bruksel, ku mbahen 193 miliardë euro në asete të ngrira.
Belgjika u trondit të premten e kaluar kur Banka Qendrore e Rusisë ngriti një padi kundër Euroclear për të parandaluar dhënien e çdo kredie Ukrainës duke përdorur paratë e saj.
Por, ndërsa kredia e dëmshpërblimeve u la mënjanë, përdorimi i aseteve të ngrira mbetet në tryezë.
BE-ja ka thënë se asetet do të mbeten të ngrira derisa Rusia t’i paguajë Ukrainës dëmshpërblimet e luftës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se kjo do të kushtojë mbi 600 miliardë euro.
“Nëse Rusia nuk paguan dëmshpërblimet, ne — në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar — do të përdorim asetet e palëvizshme ruse për të shlyer kredinë”, tha Merz.
Udhëheqësit e BE-së ranë dakord që “kjo kredi do të shlyhet nga Ukraina vetëm pasi Rusia të kompensojë Ukrainën për dëmet e shkaktuara nga lufta e saj agresionale”.
Deri atëherë, asetet e Rusisë do të mbeten të palëvizshme dhe BE-ja rezervon të drejtën t’i përdorë ato për të shlyer kredinë, në përputhje me ligjin e BE-së dhe atë ndërkombëtar”, sipas një deklarate.
Presidenti i Këshillit, Costa, tha se BE-ja “rezervon të drejtën e saj për të përdorur asetet e palëvizshme për të shlyer këtë kredi”.
Pak veta besojnë se Presidenti rus Vladimir Putin do të paguajë dëmshpërblime, kështu që asetet mund të mbeten në Evropë dhe të shkojnë në Ukrainë.
Për çfarë do të shpenzohet kredia
Në një konferencë për shtyp të premten në Varshavë, Zelensky tha se kredia i jep Ukrainës “siguri financiare për vitet e ardhshme” dhe tha se do të shpenzohet ose për rindërtim ose për armatim.
“Nëse Rusia e zvarrit këtë luftë - dhe ky është pikërisht sinjali që e gjithë bota dëgjon nga Moska, ndërsa ata vazhdojnë të na kërcënojnë - ne do t'i përdorim këto fonde për mbrojtje, nëse lufta vazhdon”, tha ai.
“Nëse bota e detyron Rusinë të bëjë paqe, ne do t'i përdorim këto fonde ekskluzivisht për rindërtimin e vendit tonë”, shtoi Zelensky. /Telegrafi/
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se marrëveshja tregtare me Mercosur nuk do të nënshkruhet të shtunën siç ishte planifikuar.
Nënshkrimi është shtyrë deri në janar. Mercosur përfshin Brazilin, Argjentinën, Uruguain dhe Paraguain.
Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva u shpreh se ishte dakord me kërkesën e kryeministres italiane Giorgia Meloni për të shtyrë nënshkrimin e marrëveshjes tregtare.
Ndryshimi i minutës së fundit i politikanes italiane në mënyrë efektive anuloi qëllimin e nënshkrimit të marrëveshjes këtë javë me vendet e Mercosur.
Përshëndetje nga Brukseli, ku ditët janë të shkurtra dhe qielli gri. Çuditërisht, nuk është veçanërisht ftohtë apo me shi. Kjo është diçka e mirë për faturat tona të energjisë elektrike, të cilat u rritën ndjeshëm në vitin 2022, kur lufta në Ukrainë shkaktoi një krizë gazi. Faturat tona të gazit tani nuk janë aq të […]
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po mblidhen për një samit në Bruksel, ku do të merret një vendim i rëndësishëm nëse do t'i jepet Ukrainës dhjetëra miliarda euro në asete të ngrira ruse për të financuar nevojat e saj ushtarake dhe ekonomike.
Shumica e aseteve të Rusisë në BE me vlerë 210 miliardë euro (245 miliardë dollarë) mbahen nga organizata me seli në Belgjikë, Euroclear, dhe deri më tani Belgjika dhe disa anëtarë të tjerë të bllokut kanë thënë se janë kundër përdorimit të parave të gatshme, transmeton Telegrafi.
Pa një rritje të financimit, financat e Ukrainës do të shterojnë brenda pak muajsh.
Një zyrtar i qeverisë evropiane e përshkroi veten si "optimist të kujdesshëm, jo tepër optimist" se do të arrihet një marrëveshje. Rusia e ka paralajmëruar BE-në kundër përdorimit të parave të saj.
Ajo ka ngritur një padi kundër Euroclear në një gjykatë të Moskës, në një përpjekje për të marrë paratë e saj mbrapsht.
Samiti i Brukselit vjen në një moment vendimtar në luftë dhe të gjithë sytë janë tek kryeministri belg Bart De Wever, i cili i tha parlamentit belg të enjten: "Nuk kam parë ende asnjë tekst që do të më bindte të ndryshoja qëndrimin e Belgjikës".
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se një marrëveshje është më afër se kurrë për t'i dhënë fund luftës - e cila filloi me pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Miami këtë fundjavë për bisedime të mëtejshme mbi një plan paqeje, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për agjencinë e lajmeve AFP.
Mendohet se i dërguari i Kremlinit, Kirill Dmitriev, do të flasë me të dërguarit e Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Zyrtarët ukrainas po shkojnë gjithashtu në SHBA.
Rusia ende nuk është përgjigjur ndaj propozimeve të fundit të paqes, por Kremlini ka theksuar se planet për një forcë shumëkombëshe të udhëhequr nga Evropa për Ukrainën, të mbështetur nga SHBA-të, nuk do të ishin të pranueshme.
Presidenti rus Vladimir Putin i bëri të qarta ndjenjat e tij ndaj Evropës të mërkurën, kur tha se kontinenti ishte në një gjendje "degradimi total" dhe se "derrkucat evropianë" - një përshkrim nënçmues i aleatëve evropianë të Ukrainës - shpresonin të përfitonin nga kolapsi i Rusisë.
Komisioni Evropian - krahu ekzekutiv i BE-së - ka propozuar t'i japë Kievit hua rreth 90 miliardë euro gjatë dy viteve të ardhshme - nga 210 miliardë euro të aseteve ruse që ndodhen në Evropë.
Kjo është rreth dy të tretat e 137 miliardë eurove që mendohet se Kievit i duhen për të kaluar vitet 2026 dhe 2027.
Deri më tani, BE-ja i ka dhënë Ukrainës interesin e gjeneruar nga paratë, por jo vetë paratë.
"Kjo është një kohë kritike për Ukrainën që të vazhdojë të luftojë për vitin e ardhshëm. Sigurisht që ka negociata paqeje, por kjo i jep Ukrainës një avantazh për të thënë 'nuk jemi të dëshpëruar dhe kemi fondet për të vazhduar luftën", tha një zyrtar i qeverisë finlandeze për BBC-në.
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se kjo do të rrisë gjithashtu koston e luftës për Rusinë.
Asetet e ngrira të Rusisë nuk janë opsioni i vetëm në tryezë për udhëheqësit e BE-së. Një ide tjetër, e mbështetur nga Belgjika, bazohet në huazimin e parave nga BE-ja në tregjet ndërkombëtare, duke përdorur buxhetin e BE-së si garanci.
Megjithatë, kjo do të kërkonte një votim unanim dhe Viktor Orban i Hungarisë e ka bërë të qartë se nuk do të lejojë më shumë para nga BE-ja për të ndihmuar Ukrainën.
Për Ukrainën, orët në vijim janë të rëndësishme dhe Volodymyr Zelensky është në Bruksel për samitin e BE-së.
Udhëheqësit e BE-së kanë qenë të etur të theksojnë natyrën e rëndësishme të vendimit për kredinë.
"E dimë urgjencën. Është akute. Të gjithë e ndiejmë. Të gjithë e shohim", i tha von der Leyen Parlamentit Evropian. /Telegrafi/
Bashkimi Evropian ka nisur procesin e heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës, ndërsa 205 milionë euro ndihmë financiare pritet të lëshohen në fillim të vitit të ardhshëm.
Lajmi u konfirmua nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila njoftoi se fondet do të dalin nga 216 milionë eurot e planifikuara për Kosovën, pas vendimit për heqjen e pjesshme të masave.
“Jam e lumtur të njoftoj se po ecim përpara për të hequr masat ndaj Kosovës. Po programojmë 216 milionë euro ndihmë financiare dhe kemi ndërmend të lëshojmë 205 milionë euro në fillim të vitit të ardhshëm,” ka shkruar Von der Leyen në platformën X.
Ajo e ka cilësuar këtë zhvillim si lajm të mirë, duke theksuar se procesi do të vazhdojë deri në heqjen e plotë të masave të vendosura nga BE-ja.
Ndërkohë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian do t’i heqë të gjitha masat ndëshkuese deri në fund të janarit.
Pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel, Osmani ka deklaruar se ka marrë konfirmim të drejtpërdrejtë nga Von der Leyen për heqjen e plotë të masave gjatë muajit janar.
Të martën, BE-ja hoqi një pjesë të masave të vendosura ndaj Kosovës në vitin 2023.
Sipas një letre nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i BE-së, Gert Jan Koopman, janë liruar mjetet financiare për katër projekte, pas vlerësimit se ka pasur një “transferim të duhur të pushtetit lokal në veri” pas zgjedhjeve të mbajtura në tetor.
Masat ndëshkuese ishin vendosur në vitin 2023 për shkak të tensioneve në veri të Kosovës, ndërsa vendimi për heqjen graduale të tyre shihet si një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian./Telegrafi.
Good news for Kosovo!
The transfer of local governance in the north after the recent local elections was peaceful.
Thanks to this, I am glad to announce that we are moving forward to lift the measures on Kosovo.
We are programming €216 million of financial assistance.
TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Në vijim të agjendës së tij në Bruksel, në kuadër të Samitit BE- Ballkani Perëndimor, Kryeministri Edi Rama mbërriti në Europa Building, ku u prit sot nga Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Europian dhe António Costa President i Këshillit Europian
Kryeministri Rama ndodhet në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më të lartë të BE.
Në nisje të agjendës, Kryeministri Edi Rama u prit në një takim nga Presidenti i Këshillit të Europës Antonio Costa.
Kryeministri zhvilloi edhe një takim me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e jashtme, njëkohësisht ZV/Presidente e Komisionit Europian Kaja Kallas.
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në seancën plenare “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë “Roam like at home”, si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.” – të drejtuar nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa, me pjesëmarrjen e Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë Kaja Kallas, si dhe Presidentes së Parlamentit Europian Roberta Metsola.
Samiti synon të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik dhe nevojën për lidhje gjithnjë e më të forta midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Kancelari gjerman Friedrich Merz e lë të hapur çështjen e pjesëmarrjes gjermane në një forcë paqeruajtëse në Ukrainë.
I pyetur drejtpërdrejt në një emision në televizionin publik gjerman ZDF nëse Bundeswehr-i (Forcat e Armatosura Gjermane) do të merrte pjesë në një mision të tillë, Merz ju shmang pyetjes duke deklaruar se “koalicioni i të vullnetshmëve” përfshin jo vetëm shtetet evropiane, por edhe, për shembull, Kanadanë, Australinë dhe vende të tjera anembanë botës.
Stacionimi i një force paqeruajtëse në Ukrainë është një nga disa premtime të bëra nga vende të ndryshme në takimin e fundit për Ukrainën në Berlin, në rast se arrihet një marrëveshje armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës.
Përveç kancelarit Merz deklarata u nënshkrua edhe nga homologët e tij nga Franca, Britania e Madhe, Polonia, Italia, Danimarka, Finlanda, Holanda, Norvegjia dhe Suedia, si dhe Presidenti i Këshillit të BE-së António Costa dhe Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen.
Edhe Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) ka shprehur rezerva në lidhje me pjesëmarrjen gjermane në një forcë paqeruajtëse në Ukrainë. Megjithatë ai tha se oferta e bërë nga evropianët është një angazhim për përgjegjësi të përbashkët. “Nëse Putini thotë se në cilin drejtim duhet të shkojnë gjërat, atëherë do të shohim se çfarë do të thotë kjo në detaje.”
Gjatë një video-konference të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, pati edhe angazhime më të qarta: homologu britanik i Pistorius, John Healey, tha se po i përgatit forcat e armatosura britanike “në mënyrë që kur të ketë paqe të jemi gati për misionin me trupa në tokë dhe avionë luftarakë në ajër”.
Evropa duhet të jetë përgjegjëse për sigurinë e saj, ka thënë të mërkurën presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Kjo nuk është më një mundësi. Është një domosdoshmëri”, i ka thënë ajo Parlamentit Evropian në Strasburg.
Ajo ka shtuar se Evropa “nuk mund të lejojë që të tjerët të përcaktojnë pikëpamjen e saj botërore”, duke shtuar se ndërsa strategjia e sigurisë kombëtare e SHBA-së ka të drejtë të thotë se pjesa e Evropës në GPN-në globale po bie, Shtetet e Bashkuara janë në “të njëjtën rrugë”.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar së fundmi Evropën dhe liderët e saj, duke i quajtur ata të dobët.
Serbia sot nuk do të ketë përfaqësues në Samitin Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor në Bruksel, njoftoi sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ky i fundit tha se “as ai dhe as askush tjetër” nuk do të shkojë në Bruksel, duke theksuar se ka biseduar me shumë liderë evropianë dhe se është mirënjohës për respektin që ndaj Serbisë kanë treguar Ursula von der Leyen (presidentja e Komisionit Evropian) dhe Antonio Costa (president Këshilli i Evropës), raporton nova.rs.
“Për herë të parë në 13 ose 14 vitet e fundit, as unë dhe as dikush tjetër nuk do të shkojmë në atë konferencë ndërqeveritare. Askush nuk do ta përfaqësojë Republikën e Serbisë, kështu që Ballkani Perëndimor do të jetë pa Republikën e Serbisë”, tha presidenti për RTS.
Sipas tij, këtë vendim e merr për hir të qytetarëve të Serbisë, pavarësisht se e di që kjo do të hasë kritika në Bruksel. Ai theksoi se vendimin e ka marrë personalisht dhe se qeveria serbe nuk duhet të përballet me asnjë lloj presioni për këtë çështje.
“Mendoj se në këtë mënyrë po e mbroj Serbinë dhe interesat e saj. Serbia është në anën e vet, sado që kjo të mos u pëlqejë Uashingtonit, Brukselit apo Moskës”, tha Vuçiq, duke shtuar se do të mbeten në rrugën evropiane për aq kohë sa ai është president, ndërsa më pas, shtoi ai, “do të shohim”.
I pyetur për rezervat valutore, Vuçiq theksoi se Serbia nuk ka probleme me kursin e këmbimit, pasi disponon 36 miliardë euro rezerva valutore dhe se mund ta “mbrojë kursin për vite me radhë”.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos shqetësohen, duke theksuar se nuk ka asnjë problem në këtë drejtim. /Telegrafi/
Bisedimet diplomatike të paqes me pasojat më të mëdha të 80 viteve të fundit kanë ecur përpara me një ritëm jashtëzakonisht të ngadaltë. Por oferta e fundit e Ukrainës për të hequr dorë nga përpjekja e saj për t’iu bashkuar NATO-s në këmbim të garancive perëndimore të sigurisë mund ta ndryshojë këtë. Presidenti ukrainas Volodymyr […]
Bashkimi Europian po përpiqet të sigurojë financimin e nevojshëm për Ukrainën nëpërmjet aseteve ruse, por bisedimet duket se po bëhen gjithnjë e më të vështira.
Shefja e diplomacisë së bllokut, Kaja Kallas tha se po vazhdojnë diskutimet për një kredi dëmshpërblimesh, por ky skenar duket se nuk ka për të shkuar deri në fund.
Ministri i Jashtëm francez Jean Noel Barrot yha se udhëheqësit e bllokut do të marrin një vendim deri në fund të javës, por pengesat janë ende të shumta.
Belgjika, e cila mban më shumë se 193 miliardë euro para ruse, është pala më e shqetësuar dhe nuk pranon të japë dritën jeshile për planin nëse nuk ka garanci të forta se nuk do të ketë pasoja për të.
Të premten, vendet anëtare të unionit ranë dakord me shumicë të madhe për të ngrirë për një kohë të pacaktuar gati 210 miliardë euro asete ruse që mbahen në bankat europiane, kryesisht në Euroclear në Belgjikë.
Po ashtu siç kishte paralajmëruar Banka Qendrore e Rusisë e paditi Euroclear në një gjykatë në Moskë duke kërkuar 230 miliardë dollarë dëmshpërblim nga.
Zhvillimet e fundit nga Bashkimi Europian vijnë teksa këtë të hënë në Berlin mbahet raundi i radhës i bisedimeve mes Ukrainës dhe të dërguarve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Kancelari Merz, shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe shefi i NATO-s Mark Rutte janë krah Volodymyr Zelensky, i cili të dielën tha se vendi i tij është gati të bëjë kompromis dhe të heqë dorë nga NATO në këmbim të garancive të forta të sigurisë për t’i dhënë fund luftës.
Në një reagim pas kësaj deklarate, kremlini tha se kjo çështje është një nga gurët e themelit dhe subjekt i diskutimit të veçantë.
Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar vazhdimisht që Ukraina të heqë dorë zyrtarisht nga përpjekja e saj për në NATO dhe të tërheqë trupat nga afërsisht 10 përqind e zonës lindore të Donbasit, të cilën Kievi ende e kontrollon.
Rusia ka thënë gjithashtu se Ukraina duhet të jetë një vend neutral dhe asnjë trupë e NATO nuk mund të vendoset në të.
Ukraina po përballet me mungesë të thellë financimi për ushtrinë dhe ekonominë, ndërsa BE kërkon të përdorë asetet e ngrira ruse për të mbuluar një boshllëk prej 135.7 miliardë eurosh për dy vitet e ardhshme.
Rreth 210 miliardë euro asete ruse janë të ngrira në BE, shumica në bankën belge Euroclear. Brukseli dhe Kievi duan t’i përdorin për rindërtim dhe për mbështetje buxhetore, ndërsa Rusia e quan këtë plan “vjedhje” dhe ka paditur Euroclear-in.
Belgjika është pengesa kryesore: ajo frikësohet se mund të mbetet e ekspozuar financiarisht nëse plani dështon dhe paralajmëron se përdorimi i aseteve mund të destabilizojë sistemin financiar. Komisioni Evropian premton garanci të plota për të mbrojtur Belgjikën.
BE po shqyrton dy opsione: Marrje huaje nga tregjet financiare, opsioni i preferuar i Belgjikës, por kërkon unanimitet. Huadhënie të drejtpërdrejtë nga asetet e ngrira ruse.
Ambasadorët e BE-së pritet të miratojnë bllokimin afatgjatë të aseteve ruse për të lehtësuar zbatimin e planit.
Ndërkohë, disa vende të BE-së paralajmërojnë se situata është urgjente dhe se mbështetja për Ukrainën duhet të sigurohet sa më shpejt. Ka edhe shqetësime se SHBA mund të kërkojë përdorimin e një pjese të aseteve të ngrira për planin e saj të paqes.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është gjendur në qendër të vëmendjes, pasi kamerat kanë filmuar bisedën e tij të shkurtër me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Bruksel mbrëmë.
Me të mbërritur në takim, Vuçiq i tha asaj se "sapo kishte marrë një mesazh nga Moska", të cilit ajo iu përgjigj: "Në rregull, le të presim dhe të shohim".
Regjistrimi u publikua nga gazetarja e Euronesa, Maria Tadeo, transmeton Telegrafi.
Shkëmbimi i shkurtër, por domethënës, tërhoqi shpejt vëmendjen e gazetarëve evropianë, veçanërisht duke pasur parasysh momentin e ndjeshëm në marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë.
Brukseli e ka kritikuar vazhdimisht Serbinë për mospërputhje me politikën e jashtme të BE-së, veçanërisht ndaj Moskës.
Ende nuk dihet se për çfarë referohej konkretisht mesazhi i Vuçiqit, dhe asnjëra palë nuk ka komentuar zyrtarisht ende për incidentin. /Telegrafi/
The mic is always hot. Serbia’s president Vucic last night «I got a message from Moscow now…» von der Leyen aware of cameras «Let’s…let’s wait till we are…» pic.twitter.com/YoDuGOF44R — Maria Tadeo (@mariatad) December 11, 2025
Dronë të dyshuar janë parë duke fluturuar mbi një bazë të inteligjencës ushtarake franceze në tre netë të ndara muajin e kaluar, ka bërë të ditur të martën Forca Ajrore dhe Hapësinore Franceze.
Rasti shënon inkursionin e fundit mbi bazat ushtarake mbi vendet e Evropës.
Prokurorët francezë javën e kaluar nisën një hetim mbi dronët që dyshohet se kanë fluturuar mbi një bazë nëndetësesh bërthamore në bregdetin e Atlantikut.
Fluturimet e dronëve, kryesisht me origjinë të panjohur, kanë shkelur hapësirën ajrore të Evropës në muajt e fundit.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, i ka quajtur inkursionet “luftë hibride”. Rusia mohon rregullisht akuzat se është përgjegjëse.
Pamjet e para të dronëve mbi bazën ushtarake Creil në Francën veriore kanë ndodhur më 26 nëntor, ka thënë në një deklaratë Forca Ajrore dhe Hapësinore Franceze.
Baza Creil strehon një qendër trajnimi inteligjence, ka thënë koloneli Thomas Bardin për të përditshmen franceze Le Parisien. Kushtet e vështira të motit e bën të pamundur që të konfirmohej nëse pamjet e dyshuara në netët e 28 dhe 30 nëntorit ishin dronë apo avionë komercialë.
Udhëheqësit nga shtatë shtete të Bashkimit Evropian i kërkuan të hënën bllokut të veprojë shpejt mbi një plan "të realizueshëm" dhe "realist", për të shfrytëzuar miliarda dollarë nga fondet e ngrira të Rusisë për të siguruar financim për Ukrainën.
Estonia, Finlanda, Irlanda, Lituania, Polonia dhe Suedia nënshkruan letrën e mbështetjes për planin, e cila u shfaq në mediat sociale më 8 dhjetor, drejtuar Presidentit të Këshillit të BE-së, Antonio Costa dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Letra thotë: "Që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në vitin 2022, Evropa ka qenë e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën. Ne e bëjmë këtë sepse është gjëja moralisht e saktë për t'u bërë, por edhe sepse ambiciet imperialiste të Rusisë kërcënojnë sigurinë evropiane përtej Ukrainës".
"Ne jemi të përkushtuar për të gjetur mbështetje të fortë afatgjatë që do të forcojë Ukrainën", vazhdon letra, transmeton Telegrafi.
“Duke marrë parasysh shkallën dhe urgjencën aktuale të nevojave buxhetore dhe ushtarake të Ukrainës, ne e mbështesim fuqimisht propozimin e Komisionit për një kredi dëmshpërblimi të financuar nga bilancet e parave të gatshme nga asetet e bllokuara ruse në BE”, u tha ndër tjera.
Komisioni Evropian ka miratuar një paketë financiare prej 210 miliardë eurosh (244 miliardë dollarë) për të blerë armë për Kievin, por fati i saj varet nga heqja dorë nga Belgjika nga rezistenca e saj e gjatë ndaj përdorimit të fondeve të ngrira ruse si kolateral.
Edhe pse plani i von der Leyen kërkon që të gjitha shtetet e BE-së që presin fonde të ngrira ruse të marrin pjesë, Financial Times raportoi më 8 dhjetor se Franca i ka mbajtur të fshehta emrat e bankave që zotërojnë këto asete.
Kancelari gjerman Friedrich Merz u takua me kryeministrin belg Bart De Wever dhe von der Leyen në Bruksel të premten për të shqyrtuar planin.
Merz i përshkroi bisedimet si një “shkëmbim shumë konstruktiv” dhe pranoi se “shqetësimi i veçantë i Belgjikës në lidhje me çështjen e përdorimit të aseteve të ngrira ruse, është i pamohueshëm dhe duhet të adresohet në çdo zgjidhje të imagjinueshme në një mënyrë të tillë që të gjitha shtetet evropiane të mbajnë të njëjtin rrezik”.
Zëdhënësi i Merz vuri në dukje se udhëheqësit planifikojnë të ritakohen më 18 dhe 19 dhjetor, ndërsa partnerët e BE-së përpiqen të thyejnë bllokimin. /Telegrafi/
Bashkimi Evropian po përgatit sanksione të reja kundër Qeverisë së presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko, të cilën e akuzon për një fushatë “hibride” kundër Lituanisë fqinje, tha të hënën shefja e BE-së, Ursula von der Leyen.
Lituania e mbylli kufirin me Bjellorusinë në tetor pasi dhjetëra balona të ngarkuara me cigare të paligjshme hynë në hapësirën e saj ajrore, duke detyruar disa aeroporte të mbyllen dhe duke nxitur tensione mes dy vendeve.
“Gjendja në kufi me Bjellorusinë po përkeqësohet, me shpeshtimin e futjes së balonave të kontrabandës në hapësirën ajrore të Lituanisë”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian në X pas bisedimeve me presidentin lituanez, Gitanas Nauseda.
“Një sulm i tillë hibrid nga regjimi i Lukashenkos është plotësisht i papranueshëm. Lituania vazhdon të ketë mbështetjen tonë të plotë”, tha von der Leyen, duke shtuar se “ne po përgatisim masa të mëtejshme në kuadër të regjimit tonë të sanksioneve”.
Mbyllja e kufirit në tetor la mijëra kamionë lituanë të bllokuar në Bjellorusi. Disa prej tyre ende ndodhen atje të ngecur, dhe Vilniusi e ka akuzuar Minskun për “shantazh” lidhur me miliona euro mallra të mbetura.
Ndërkohë, shërbimi diplomatik i BE-së tha se e ka thirrur të hënën të dërguarin e Bjellorusisë në takim për shkak të “veprimeve hibride që burojnë nga territori bjellorus dhe që përbëjnë një kërcënim për BE-në”, përfshirë edhe “çështjen e papranueshme” të kamionëve të bllokuar.
BE-ja ka vendosur sanksione vazhdimisht ndaj Minskut që nga viti 2020 – duke përfshirë edhe ato ndaj Lukashenkos dhe familjes së tij – për shtypjen brutale të kundërshtarëve dhe për mbështetjen e luftës së Moskës në Ukrainë./REL/
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se shumë gjëra mund të ndryshojnë në ditët në vijim.
Kjo, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është thënë nga ai pas një bisede me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
"Fola me Mark Rutte, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, dhe do ta vazhdojmë bisedën tonë në ditët në vijim. Këto janë ditë të rëndësishme dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë", citohet të ketë thënë Zelensky.
Sipas tij, "ne po koordinohemi ngushtë dhe në përpjekjet tona - dhe në përpjekjet e të gjithë partnerëve tanë - janë masat tona të përbashkëta dhe qëndrimet e përbashkëta që do të jenë jashtëzakonisht efektive".
Dhe presidenti ukrainas ka falënderuar Rutte për mbështetjen e tij.
Deklarata e tij vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara po presin një takim midis delegacioneve ukrainase dhe amerikane mbi planin e paqes për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Ndërkohë, Zelensky ka pasur një bisedë edhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
"Fola me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ne mbajmë koordinim të plotë me Komisionin Evropian dhe jam mirënjohës për mbështetjen", vuri në dukje kreu i shtetit ukrainas.
Presidenti ukrainas theksoi: "Diskutuam situatën diplomatike dhe është gjithashtu e rëndësishme që Ursula po i kushton vëmendje të madhe nevojës për të forcuar rezistencën tonë ndaj sulmeve të vazhdueshme të Rusisë në infrastrukturën dhe sektorin tonë të energjisë. Unë e vlerësoj gatishmërinë e saj për të mbështetur Ukrainën!". /Telegrafi/