Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shijak/ Arrestohet 27-vjeçari, vodhi gjatë natës një shumë parash në një lokal

By: xhir jeta
25 December 2025 at 15:04

Vodhi gjatë natës një shumë parash dhe disa sende në një lokal në Shijak, brenda pak orësh identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari, i dyshuar si autor i vjedhjes. 27 vjeçari, dyshohet dhe si autor i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast vjedhjeje në një lokal në fshatin Shahinaj, organizuan punën për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe profesional të shërbimeve të Policisë, u  identifikia kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 27 vjeç, banues në Shijak, I dyshuar si autor i vjedhjes së një shume parash, pije alkoolike dhe cigare në lokalin e një shtetasi në fshatin Shahinaj.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi S. D. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Ministri Krasniqi kritikon shkeljet procedurale në kuvendet e komunave veriore

19 December 2025 at 12:41


Ministri në detyrë i Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar lidhur me shkeljet procedurale në mbledhjet e kuvendeve të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Sipas raportimeve të monitorimit të këtyre mbledhjeve, kryetarët e komunave kanë propozuar pika shtesë për rendin e ditës në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim të daljes nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Krasniqi thekson se kjo praktikë bie ndesh me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, i cili përcakton se vetëm anëtarët e kuvendit kanë të drejtë të kërkojnë shtimin e pikave gjatë seancës, dhe vetëm për çështje urgjente me rëndësi publike.

“Çdo kërkesë për shtim të pikave duhet të votohet nga shumica e anëtarëve të kuvendit. Në asnjë dispozitë ligjore nuk parashihet e drejta e Kryetarit të Komunës për këtë veprim”, shkroi Krasniqi në Facebook, duke shtuar se vendimet e marra mbi pikat e propozuara në këtë mënyrë konsiderohen të kundërligjshme dhe vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e tyre.

Ministri nënvizoi gjithashtu se respektimi i procedurave ligjore është garanci për funksionim demokratik, transparencë dhe sundim të ligjit në nivel lokal. Ai akuzoi Lista Serbe se po përdor këtë iniciativë për të nxitë ndasi dhe tensione, duke i vënë përpara interesat e Serbisë në Kosovë dhe jo ato të komuniteteve lokale.

“Komunitetet në Kosovë kanë interes të integrohen dhe të bashkëpunojnë mes vete për zhvillim ekonomik, siguri dhe besim reciprok, në përputhje me vlerat demokratike dhe proceset integruese drejt Bashkimit Evropian”, theksoi më tej Krasniqi. /Telegrafi/


Nis punën Akademia e Pushtetit Vendor, synohet përgatitja e bashkive për integrimin në BE

18 December 2025 at 17:08

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Akademia e Pushtetit Vendor nis sot punën, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes ministrit të Pushtetit Vendor, Ervin Demo dhe bashkëkryetares së kësaj akademie, Emiriana Sako, kryetare e bashkisë Durrës.

Akademia e Pushtetit Vendor, shërben si një hap i rëndësishëm në përgatitjen e administratës vendore për sfidat që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në aktivitetin ku të pranishëm ishin disa prej kryetarëve të bashkive në vend dhe përfaqësues të trupit diplomatik, Demo tha se kjo ka qenë një nismë që ka marrë shumë kohë që në fazën e konceptimit, edhe sot që është prezantimi zyrtar i Akademisë për Pushtetin Vendor.

“Nevojat e pushtetit vendor janë specifike, dhe ju e dini më së miri se cila është nevoja reale, që puna në territor të jetë ajo që ne duam të përkthehet në shërbime më të mira për qytetarët. Gjatë këtyre dekadave, pushteti vendor ka bërë përparime të jashtëzakonshme për sa i përket administrimit më të mirë, shërbime më të mira për qytetin, dhe më shumë investime, por jemi të ndërgjegjshëm që ka vend për të përmirësuar”, vijoi ai.

Ministri Demo, duke ju referuar negociatave të Shqipërisë me BE-në, e cilësoi këtë si një moment sfidues për vendin tonë.

Demo tha se rrugëtimi i Shqipërisë drejt procesit të integrimit është e mbushur me sfida, të cilat bëhen edhe më të mëdha për shkak të agjendës ambicioze që vendi ynë ka.

“Në 2027 kemi ambicien që të mbyllim të gjithë kapitujt që kemi hapur deri tani dhe klasteri i fundit që u hap në nëntor, kapitulli 22, është ai kapitull që do të prek autoritetet lokale. Sepse janë fondet e kohezionit, dhe mundësitë e reja që do të kenë bashkitë gjatë këtij rrugëtimi. Kjo është një sfidë historike për Shqipërinë, ku bashkitë kanë një rol shumë të rëndësishëm. Një pjesë e mirë e hakisë ka të bëjë direkt me bashkitë, për standardet që duhet të arrijmë në territor dhe shërbimet që duhet të përmirësojmë”, tha Demo.

“Akademia do të jetë një mundësi për ta bërë këtë sfidë dhe nuk do jetë vetëm për vitet 2026, 2027 apo 2028, por edhe më tutje, pasi bashkitë duhet të jenë gati që të bëjnë maksimumin në shfrytëzimin e mundësive që sjellë integrimi në BE”, u shpreh ministri i Pushtetit Lokal.

Demo tha se Akademia është një platformë që do i ndihmojë bashkitë në arritjen e objektivave, duke qenë gati për sfidat e integrimit të vendit në BE.

/e.i/a.f/

The post Nis punën Akademia e Pushtetit Vendor, synohet përgatitja e bashkive për integrimin në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ZKA alarmon: Vetëm 2 nga 11 rekomandime u zbatuan nga MAPL dhe komunat

13 December 2025 at 23:19


Vetëm dy rekomandime janë zbatuar tërësisht, nga 11 sosh, sa Zyra Kombëtare e Auditimit ua kishte përcjellë Ministrisë së Pushtetit Lokal, dhe tri komunave në mars të vitit 2024 në raportin e auditimit të performancës.

Raporti i ri i ZKA-së nxjerr në pah se komunat kanë përdorur të dhëna të ndryshme nga njëra-tjetra për raporti, veprim i vlerësuar se sjell pasoja negative.

Në mars të vitit 2024, Zyra Kombëtare e Auditimit, e kishte publikuar raportin e auditimit të performancës “Mekanizmat e sigurimit të cilësisë së të dhënave të raportuara për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale dhe Grantin e Performancës Komunale për vitin 2021”.

Përpos Ministrisë së Pushtetit Lokal, ishin audituar edhe komunat, Gjakovë, Klinë dhe Viti.

Nga 11 rekomandime, tri ishin për komunat, kurse tetë për MAPL-në.

Ndërsa raporti i ri i ZKA-së i publikuar në dhjetor të këtij viti tregon se nga 11 rekomandime vetëm dy prej tyre janë zbatuar plotësisht, tri janë në fazën përfundimtare të zbatimit, dy kanë filluar të zbatohen, ndërsa dy nuk janë adresuar fare.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk kishte bërë përgatitjet e nevojshme për të filluar deklarimin e Performancës Komunale për vitin 2024. Kjo ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme si dhe pasiguri për kohën e fillimit të raportimit të të dhënave nga komunat. Rrjedhimisht raporti i performancës komunale është publikuar me 4.5 muaj vonesë gjë që ka shtyrë për po aq muaj procesin e vlerësimit të performancës komunale. Përveç kësaj kjo vonesë e ka bërë të pamundur përcjelljen/vlerësimin e plotë të zbatimit të rekomandimeve, pasi që procesi ende nuk ka përfunduar”- thotë Zyra Kombëtare e Auditimit në raport.

Në pjesën hyrëse të raportit thuhet se dy nga tri komunat e audituara, për raportim kanë shfrytëzuar të dhënat mbi regjistrimin e popullsisë të vitit 2024, ndërsa komuna e Klinës, ka raportuar duke u bazuar në regjistrimin e popullsisë së vitit 2011.

“…Kjo për shkak se MAPL-ja, nuk e kishte analizuar si duhet situatën për të marrë një vendim të qëndrueshëm lidhur me atë se cilat të dhëna duhet përdorur për raportim. Kjo ka krijuar pasiguri te komunat dhe për pasojë jo konsistencë në raportim, duke vënë në rrezik krahasueshmërinë dhe besueshmërinë e të dhënave të performancës komunale për vitin 2024.”- thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit

Krahas rekomandimeve që janë zbatuar dhe janë në fazë të zbatimit nga të gjitha palët e audituara, ZKA ka ardhur në përfundim se komunat ende nuk përdorin kanale të qarta dhe të formalizuara të komunikimit mes zyrtarëve raportues, koordinatorëve dhe kryetarëve.

Pos kësaj, vonesat në prokurim dhe koordinimi jo i duhur brendshëm në MAPL, thuhet se ka penguar zbatimin e plotë dhe efektiv të disa rekomandimeve, duke ndikuar drejtpërdrejt në procesin e raportimit të performancës komunale./ RTV Dukagjini

Raporti i KLGI: Pjesëmarrja qytetare në komunat e Kosovës mbetet e kufizuar

12 December 2025 at 14:31


Kosovo Local Government Institute (KLGI) ka publikuar raportin e Monitorimit të Konsultimit Publik në nivel lokal për vitin 2024, duke ofruar një pasqyrë mbi mënyrën se si komunat po përfshijnë qytetarët dhe grupet e interesit në proceset vendimmarrëse.

Sipas të dhënave të raportuara nga 18 komuna:

  • Asnjë komunë nuk ka pranuar propozime nga grupet punuese të jashtme, iniciativat qytetare apo Komitetet Konsultative.
  • 84.51% e komunave kanë zhvilluar procese të konsultimit publik.
  • 71% kanë përmbushur kriteret administrative dhe teknike të kërkuara për këto procese.
  • 65.19% kanë publikuar raporte të konsultimeve për të garantuar transparencën.
  • Asnjë kryetar komune apo Kuvend Komunal nuk ka kthyer projekt-propozime për mosrespektim të standardeve minimale.

Raporti nënvizon se, megjithë përpjekjet formale, pjesëmarrja reale e qytetarëve mbetet e kufizuar dhe nuk ka përfshirje aktive nga grupet jashtë institucioneve.

KLGI rekomandon forcimin e mekanizmave konsultativë dhe rritjen e transparencës, për të garantuar që vendimet lokale të reflektojnë interesat e komunitetit. /Telegrafi/


Motivim me para në dorë/ Pikëpyetjet që ngre aktiviteti i Ermal Mamaqit në zemër të Tiranës!

By: armand
7 December 2025 at 19:19

Së fundmi, qeveria shqiptare i ka hapur luftë frontale informalitetit. Biznese të mëdha e të vogla po hyjnë gjithnjë e më shumë në një sitë të imët, për t’u vënë në darën e ligjit çdo shkelje, sado e vogël të jetë. Por krahas bizneseve të shënjestruara nga qeveria, me të cilat përballemi në përditshmëri, vitet […]

The post Motivim me para në dorë/ Pikëpyetjet që ngre aktiviteti i Ermal Mamaqit në zemër të Tiranës! appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga flakët lokali në Lezhë

By: Ela
3 December 2025 at 13:11

Një lokal është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Lezhë. Blutë bëjnë me dije se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike dhe si pasojë e flakëve raportohen dëme materiale. Lokali është në pronësi të një 48-vjeçari me iniciale Sh.H. “Policia referoi materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale, pasi në lokalin në […]

The post Përfshihet nga flakët lokali në Lezhë appeared first on BoldNews.al.

Baste të paligjshme në lokal, arrestohet pronari dhe kamarieri në Tiranë

By: armand
26 November 2025 at 12:39

Policia e Tiranës ka arrestuar pronarin dhe kamerierin e një lokali ku dyshohej se zhvillohej aktivitet i paligjshëm i basteve online. Sipas njoftimit zyrtar, në pranga kanë përfunduar shtetasit me inicialet E. K., 32 vjeç, pronar i lokalit, dhe I. Sh., 32 vjeç, kamerier në të njëjtin subjekt. Të dy akuzohen për organizimin e basteve […]

The post Baste të paligjshme në lokal, arrestohet pronari dhe kamarieri në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Pronari i biznesit i cili u përfshi nga flakët në Vlorë: Nuk kam konflikte me askënd, dëmi është i madh

By: armand
11 November 2025 at 09:38

Pronari i biznesit, i cili u përfshi nga flakët në Vlorë ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë njeri dhe se nuk është një njeri konfliktual. Gjatë një deklarate për mediat, pronari i mobilerisë Edi Aliko u shpreh se personi, i cili ka vendosur zjarrin është i dukshëm në kamerat e sigurisë. Aliko tha se dëmi i […]

The post Pronari i biznesit i cili u përfshi nga flakët në Vlorë: Nuk kam konflikte me askënd, dëmi është i madh appeared first on BoldNews.al.

U punësua në një lokal për provë, por 15-vjeçari u përdhunua nga klienti! Kush është i akuzuari (Emri)

By: armand
30 October 2025 at 11:54

Fatjon Bushi është 48-vjeçari i arrestuar i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një djalë të mitur. Sipas burimeve, Fatjon Bushi ishte klient një lokal në Kamëz ku 15-vjeçari ishte në provë për t’u punësuar. Por, sipas informacioneve, 48-vjeçari dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturin. Ndërkohë është proceduar në gjendje […]

The post U punësua në një lokal për provë, por 15-vjeçari u përdhunua nga klienti! Kush është i akuzuari (Emri) appeared first on BoldNews.al.

Shkodër – Pasi darkuan, 8 turistët spanjollë ‘zhduken’ nga lokali pa paguar faturën/ VIDEO

By: Ela
25 October 2025 at 12:40

Pronari i një lokali në Shkodër ka denoncuar një rast të pakëndshëm, ku një grup turistësh të huaj, dyshohet spanjollë, janë larguar nga lokali i tij pa paguar faturën. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në momentin kur lokali ishte i mbushur plot me klientë. Ai ka treguar se bëhej fjalë për tetë persona që udhëtonin […]

The post Shkodër – Pasi darkuan, 8 turistët spanjollë ‘zhduken’ nga lokali pa paguar faturën/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Aurel Hoxha në kërkim për vrasje, AAPSK nxjerr për qera lokalin “MONOPOL” për 3.8 mln lekë në muaj

By: Ela
23 October 2025 at 12:59

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka nxjerrë për qira lokalin luksoz “MONOPOL” në zonën e “Myslym Shyrit”, në pronësi të shtetasit të shpallur në kërkim, Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha. Siç njofton agjencia, bëhet fjalë për një lokal me sipërfaqe 388.75 m², ndodhur në katin e parë te rruga “Myslym Shyri”, […]

The post Aurel Hoxha në kërkim për vrasje, AAPSK nxjerr për qera lokalin “MONOPOL” për 3.8 mln lekë në muaj appeared first on BoldNews.al.

Sulm me armë në një lokal në Beograd, vritet 1 grua dhe plagosen 5 persona të tjerë

30 September 2025 at 19:40

Një grua ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë janë plagosur, në një sulm të armatosur që ndodhi pasditen e sotme në një kafene në lagjen Višnjiçka Banja të Beogradit, Serbi Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 dhe shkaktoi panik të madh te qytetarët. Sipas dëshmitarëve okularë, një person i armatosur ka arritur në vendngjarje […]

The post Sulm me armë në një lokal në Beograd, vritet 1 grua dhe plagosen 5 persona të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Forcat RENEA zbarkojnë në “Myslym Shyri” në Tiranë

26 September 2025 at 08:41

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, forca të shumta policie, mes tyre dhe forcat speciale RENEA, kanë zbarkuar në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Ende nuk dihet detajet e aksionit, por siç shihet edhe në foton e mësipërme, kanë qenë tre furgona policie. Pjesa më e madhe e efektivë kanë qenë në hyrje […]

The post Forcat RENEA zbarkojnë në “Myslym Shyri” në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Kush do e marrë kafenenë te kulla 5.5 milionë euro që po ndërton qeveria në Ksamil?!

By: Ela
20 September 2025 at 19:59

Një lokal do të jetë pjesë e një ndërtimi që do të realizojë qeveria në qendër të Ksamilit, në Sarandë. Projekti me vlerë 5.5 milionë euro përfshin një kullë vrojtimi si dhe një godinë funksionale. Ndërtimi përfshin edhe një kafene me sipërfaqe të madhe, brenda strukturës që po ndërton shteti. Natyrshëm lind pyetja se kujt […]

The post Kush do e marrë kafenenë te kulla 5.5 milionë euro që po ndërton qeveria në Ksamil?! appeared first on BoldNews.al.

EMRAT-VIDEO/ Zbulohet lokali ku ushtrohej prostitucion në Fier, në pranga 2 vajza nga Uganda dhe 3 tutorë

20 September 2025 at 10:22

Policia e Fierit, pas një hetimi të kryer prej 7 muajsh në drejtimin e Prokurorisë, ka zbuluar në Mbrostar, një lokal ku ushtrohej prostitucion. Si rezultat, janë arrestuar tre organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale, si dhe dy shtetase nga Uganda, të cilat ushtronin prostitucion. Më konkretisht, në kuadër të operacionit të koduar “Prive” janë vënë […]

The post EMRAT-VIDEO/ Zbulohet lokali ku ushtrohej prostitucion në Fier, në pranga 2 vajza nga Uganda dhe 3 tutorë appeared first on BoldNews.al.

Shpërthim i fortë në një lokal në Madrid, të paktën 21 të plagosur, 3 në gjendje kritike

By: Ela
13 September 2025 at 17:56

Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, 3 prej të cilëve rëndë, sipas njoftimit të shërbimeve të emergjencës. Shpërthimi ndodhi në orën 15:00 në lagjen Vayekas. Hetimet fillestare tregojnë se shpërthimi lidhej me një rrjedhje gazi, e cila shkaktoi shembjen e katit të sipërm, duke […]

The post Shpërthim i fortë në një lokal në Madrid, të paktën 21 të plagosur, 3 në gjendje kritike appeared first on BoldNews.al.

Dimal/ Fëmijët në Donofrosë mësojnë në një lokal të marrë me qira

By: V K
9 September 2025 at 11:03

Prej katër vitesh, nxënësit e fshatit Donofrosë në bashkinë Dimal, zhvillojnë mësimin në kushte skandaloze, në një lokal të marrë me qira nga bashkia.

Shkolla 9-vjeçare e fshatit, është mbyllur me pretendimin se kishte rrezik shembjeje për shkak të një plasaritjeje në mur, por banorët thonë se kjo u bë vetëm për të plotësuar tekat e një banori, ndërsa sot oborri i shkollës përdoret për të kullotur delet.

Aktualisht, në lokalin e përshtatur mësojnë vetëm 53 nxënës, të shpërndarë në 6 klasa, të cilët ndahen nga njëri-tjetri vetëm me perde.

Nxënësit shprehen se kushtet janë të papranueshme, pasi dëgjojnë mësimin e klasës tjetër, zhurmat nga rruga, bagëtitë jashtë dhe madje edhe gjarpërinj brenda ambienteve.

“Kushtet janë shumë të këqija, dëgjojmë edhe klasat e tjera dhe nuk kuptojmë asgjë. Na dalin edhe gjarpërinj brenda”, – shprehen nxënësit.

Problemet nuk prekin vetëm shkollën 9-vjeçare, por edhe kopshtin, ku 20 fëmijë janë vendosur në një shtëpi të marrë me qira nga bashkia.

Banorët pohojnë se mbyllja e shkollës, është e padrejtë dhe kërkojnë rihapjen e saj urgjentisht.

Kryeplaku i fshatit, Shaban Metohu, deklaron se arsyeja e vërtetë e mbylljes nuk është tërmeti, por dëshira e një banori.

“Shkolla është mbyllur për tekat e një personi. Plasaritjet kanë qenë që në vitin 1982. Ajo shkollë ka 3 metër themel dhe ka nevojë vetëm për lyerje”, thotë ai.

Banorët theksojnë se dikur në këtë shkollë mësonin rreth 600 nxënës nga fshatrat Donofrosë, Allambrez, Bistrivicë, Skrevan dhe Pobrat, ndërsa sot shumica detyrohen të shkojnë në shkolla private në Rroskovec.

Ndërkohë, oborri i shkollës përdoret për kullotjen e deleve nga një banor, emrin e të cilit askush nuk guxon ta përmendë./Syri.net

The post Dimal/ Fëmijët në Donofrosë mësojnë në një lokal të marrë me qira appeared first on Albeu.com.

Mori 1 mijë euro për të mos hequr tendën e një lokali, lihet në burg inspektori i IMT-së

1 September 2025 at 11:20

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për inspektorin tjetër të IMT-së në Bashkinë Tiranë, Klajdi Zhilla, i cili u vetëdorëzua në Polici, dy ditë më parë. Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pasi kërkonte ryshfet gjatë ushtrimit të kontrolleve për lirimin e hapësirave publike. Bashkë me të është […]

The post Mori 1 mijë euro për të mos hequr tendën e një lokali, lihet në burg inspektori i IMT-së appeared first on BoldNews.al.

❌
❌