Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025Main stream

900 shishe verë me vlerë rreth 1 milion euro/ BIRN: Si u zhduk nga qilari i një resorti koleksioni i shtrenjtë njëshekullor i verërave të Ergys Agasit

By: V K
26 December 2025 at 09:09

Mes kodrave të gjelbëruara të Mulletit, rreth 13 kilometra larg qendrës së Tiranës, “Equos Resort” reklamon shërbime luksi, mes të cilave një klub hipizmi, xhiro me kuaj apo sporte ujore për stinët e nxehta të vitit. Por koleksioni më i vlefshëm fshihej në një qilar brenda resortit.

Pas shpalljes në kërkim të Ergys Agasit për akuzat e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit bllokuan një koleksion të shtrenjtë me 900 shishe verë të markave ekskluzive në një vilë 2-katëshe brenda resortit, e identifikuar si pronë e Agasit.

Por koleksioni i verërave u zhduk në mënyrë të paprecedentë, pasi ishte bllokuar nga oficerët e BKH-së dhe Drejtoria e Hetimit Doganor.

Një burim në dijeni të kontrollit i tha BIRN se një pjesë e koleksionit të verërave në pronësi të Agasit daton gati një shekull më parë, me tapa të dyllosura në vitet 1922, 1923 dhe 1940, të gjitha të pajisura me certifikatë origjine. Koleksioni kishte si origjinë Francën dhe Italinë dhe ishte futur kontrabandë në Shqipëri.

Sipas SPAK, koleksioni u zbulua gjatë kontrolleve për ekzekutimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj Ergys Agasit, e lëshuar nga Gjykata e Posaçme më 15 dhjetor.

Hetuesit e BKH-së, vlerësuan gjithsesi se koleksioni i verës nuk bënte pjesë në kompetencën lëndore të Strukturës së Posaçme dhe njoftuan Drejtorinë e Hetimit Doganor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, që të kryente procedurat përkatëse për mallrat e futura kontrabandë.

“Kemi ndjekur praktikën e rasteve të ngjashme, pasi kur konstatohet një vepër penale e dyshuar që nuk është kompetencë e Strukturës së Posaçme, njoftohen institucionet kompetente për kryerjen e veprimeve të mëtejshme”, tha një burim i SPAK në kushtet e anonimatit.

Drejtoria e Hetimit Doganor ka kryer inventarin dhe ka arritur në përfundimin se koleksioni i verërave të Agasit kishte një vlerë prej rreth 1 milion eurosh, ndërkohë që shmangia e detyrimeve doganore kapte vlerën e rreth 300 mijë eurove.

Nga vlerësimi sipas çmimeve të referencës dhe atyre të tregut, është konkluduar se ka pasur shishe vere që e kalonin vlerën e 30 mijë eurove, ndërsa më e lira është vlerësuar rreth 350 euro.

Pasi ka kryer inventarin, drejtoria e Hetimit Doganor nuk e ka transportuar koleksionin në magazinat doganore me pretendimin se nuk kishin hapësirë për produkte ushqimore.

Në pritje të gjetjes së hapësirës, ata kanë mbajtur një procesverbal për bllokimin e mallit, i cili është nënshkruar nga djalit të xhaxhait të Agasit, Eno Agasi, dhe janë larguar.

Kur janë rikthyer të nesërmen për të rimarrë verën, punonjësit e Hetimit Doganor e kanë gjetur qilarin bosh. Doganat e referuan çështjen në Prokurorinë e Tiranës, kur 900 shishet e verës ishin zhdukur pa asnjë gjurmë.

I pyetur nga BIRN, drejtori i Hetimit Doganor, Dorian Doka i shmangu komentet për përgjegjësitë, duke thënë se çështja është në hetim.

Prokuroria e Tiranës, ka regjistruar procedimin penal për katër vepra penale ndaj Eno Agasit, ndërkohë që gjykata ka caktuar ndaj tij masën e “arrestit me burg” në mungesë. Ai po hetohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”; “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”; “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, zhdukja e verës ka qenë e mirëorganizuar, pasi nga hetimet ka rezultuar që autorët të jenë kujdesur të zhdukin edhe gjurmët.

Autorët kanë zhdukur gjithashtu të gjitha kamerat e sigurisë që gjendeshin në “Equos Resort”, si dhe ato që e lidhnin resortin me autostradën Tiranë-Elbasan.

Koleksioni prej 1 milion eurosh i verërave të Ergys Agasit, konsiderohet prej hetuesve një investim.

“Nuk është zotëruar për konsum, por ka qenë një koleksion i krijuar për investim, pasi i rritet vlera. Po ashtu, mund të jetë përdorur në vend të shkëmbimeve valutore”, tha një burim në afërsi të hetimit.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, në vijim të hetimeve dhe provave të reja që do të gjenden, do të vlerësohet nëse çështja do të përmbyllet aty, apo do të kalohet për kompetencë pranë Prokurorisë së Posaçme./BIRN

The post 900 shishe verë me vlerë rreth 1 milion euro/ BIRN: Si u zhduk nga qilari i një resorti koleksioni i shtrenjtë njëshekullor i verërave të Ergys Agasit appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Berisha: U ndërruan 1200 shishe vere me vlerë 4 mln euro, u morën me ndihmën e zyrtarëve të lartë. Agasi i vendosi pllakatën…

By: D Marku
21 December 2025 at 21:30

Kryetari i Partisë Demokratike ka denoncuar sot se i akuzuari nga SPAK, Ergys Agasi, zhvendosi 1200 shishe vere të vjetër shekullore nga kantina me vlerë 4 mln euro, me ndihmën e zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit dhe Doganave.

Ai akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama të lidhur me këtë “vjedhje shtetërore”, teksa informon se Agasi i kishte vendosur edhe emër kantinës: “Vinoteka e Edit”.

“Vjedhje e bujshme shtetërore! Zhduken, vidhen nga vinoteka e Gys Agasit shishet e verës 70 vjeçare, madje edhe të vitit 1920 që kushtonin 4 milionë euro apo 33-40 mijë euro. Vinoteka u zbulua nga kontrolli i befasishëm BKH-së në Vilën e Agasit. Thuhet se Agasi kishte vendosur aty pllakën “Vinoteka e Edit”! Nga kontrolli i BKH-së shishet të gjitha rezultonin të futura kontrabandë pa pullat fiskale. Meqenëse ata ishin mall kontrabandë u ngarkua dogana dhe tatimet e Tiranës t’i merrnin në roje ato si ç’veprohet në rastset e mallrave kontrabandë”, shkruan ai mes të tjerash.

Me një postim të radhës në rrjetin social Facebook, kreu i selisë blu bën me dije se vera e vjetër ishte hequr me shpejtësi edhe me ndihmën e krerëve të karteleve të krimit, teksa aty u lanë 1200 shishe me etiketa të vejtra pa vlerë të madhe tregu dhe me pulla fiskale.

Protesta e opozitës më 22 dhjetor/ Xhixho: Korrupsioni nuk është keqqeverisje, por krim ndaj qytetarëve, të gjithë nesër para kryeministrisë
Postimi i plotë i Sali Berishës:

“Vjedhje e bujshme shtetërore!

Zhduken, vidhen nga vinoteka e Gys Agasit shishet e verës 70 vjeçare, madje edhe të vitit 1920 që kushtonin 4 milionë euro apo 33-40 mijë euro. Vinoteka u zbulua nga kontrolli i befasishëm BKH-së në Vilën e Agasit. Thuhet se Agasi kishte vendosur aty pllakën “Vinoteka e Edit”! Nga kontrolli i BKH-së shishet të gjitha rezultonin të futura kontrabandë pa pullat fiskale. Meqenëse ata ishin mall kontrabandë u ngarkua dogana dhe tatimet e Tiranës t’i merrnin në roje ato si ç’veprohet në rastset e mallrave kontrabandë. Por sipas qytetarit dixhital nën kujdesin e drejtorit të doganës së Tiranës, drejtorit të përgjithshëm të policisë Proda një komando e përbërë nga Elvis Doçi, Suel Çela dhe dy persona të tjerë të gjitha shishet e verës u ngarkuan në pesë kamionë të cilët sipas kamerave u transportuan drejt Linxës.

Ndërkohë në kantinë u vendosën 1200 shishe vere me etiketë jo Romanee Conti, por tjetër dhe që të gjitha me pulla fiskale. Pra kemi të bëjmë me një vjedhje të mirëfilltë shtetërore. Kështu pronari i vërtetë Edi Rama duket se mori mallin e vetë të futur kontrabandë prej 4 milionë euro. Kurse Gysi shpëtoi nga vepra penale e kontrabandës së mallrave të akcizës. Ky është narkoshteti apo shteti kriminel në çdo veprim, në çdo lëvizje në çdo segment”.

The post Berisha: U ndërruan 1200 shishe vere me vlerë 4 mln euro, u morën me ndihmën e zyrtarëve të lartë. Agasi i vendosi pllakatën… appeared first on Albeu.com.

Vera artizanale dhe gështenjat e pjekura, ftesa e Pogradecit për miqtë

13 December 2025 at 11:50

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Për të 31-in vit radhazi, Pogradeci ka organizuar festën e verës artizanale dhe gështenjës, një traditë e konsoliduar që prej vitesh bën bashkë banorët e gjithë rajonit, por edhe vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit.

Kjo festë, përveç argëtimit, muzikës dhe ushqimit tradicional, ka në fokus konkurrimin e verërave artizanale dhe kantinave shqiptare, duke promovuar prodhimin autokton vendas dhe vlerat e trashëgimisë bujqësore.

Festimi i verës së re shërben njëkohësisht edhe si thirrje për ruajtjen dhe shtimin e sipërfaqeve me vreshta dhe gështenja, elementë identitarë të zonës. Sipas somelierëve nëse kjo verë ambalzhohet dhe etiketohet mund të jetë pjesë e tryezave ndërkombëtare.

Zv/kryetarja e bashkisë Pogradec, Entela Gusho tha për ATSH-në se “kjo nuk është vetëm një festë, këtu nuk ka vetëm argëtim, por është edhe një konkurs ku të gjitha kantinat shqiptare, por edhe artizanët konkurrojnë për verën e kuqe dhe të bardhë. Risi këtë vit është se kemi futur në konkurs edhe verën rozé”.

“Kjo është dhe një thirrje që u bëjmë të gjithë të rinjve dhe agrobizneseve që të shtojnë sa më tepër vreshtarinë dhe të ruajnë gështenjat sepse janë varietetet më të rëndësishme dhe më të lashta të Pogradecit. Krahas festës ne synojmë promovimin e vlerave të qytetit për të thithur sa më shumë turistë për një turizëm 4-stinor”, tha Gusho.

Dashamir Elezi degustator u shpreh se Pogradeci ka histori të hershme jo vetëm tek vera por edhe tek mikpritja.

“Verërat e Pogradecit kanë stilin e tyre, verë mgabuti, vetëkuptohet që është verë e fermentuar në mënyrë spontane, natyralisht, falë tokës këtu. Mënyra dhe teknika e prodhimit këtu është krejtësisht e veçantë. Unë do t’i krahasoja me verërat natyrale në botë pasi verërat artizanale të Pogradecit janë krejtësisht si simotrat e tyre ndërkombëtare që prodhohen në mënyrë natyrale. Së pari duhet të jetë e përhapur mbi të gjitha në lokalet e zonës dhe nëse do fillonte të vishej bukur, me një shishe dhe etiketë korrekte, natyrisht që mund të bëjë pjesë në tryezat e mëdha botërore”.

Në këtë festë vëmendje të veçantë zë edhe gështenja, një produkt tradicional që prej dekadash ka qenë burim jetese për shumë familje të zonës.

Fermeri Rogen Karafili tha se po shtohen parcelat me gështenja nga banorët dhe po mbillen sipërfaqe të reja me vreshtë dhe gështenja. “Edhe turistët po mësohen me traditën e vjetër dhe gështenjat e pjekura duke i kërkuar ato si dhe verën artizanale pogradecare”, shtoi ai.

Për pogradecarët, vera është më shumë se një pije, ajo është pjesë e kulturës dhe mikpritjes.

Pothuajse çdo shtëpi e vjetër pogradecare ruan në bodrumet e saj qilarë me bute, ku vera artizanale fermentohet sipas metodave tradicionale, të trashëguara brez pas brezi.

I riu Andi Klemente solli shprehjen e famshme të Mitrush Kutelit, “dimë ta pijmë se dimë ta bëjmë”, duke theksuar se kjo shprehje i referohet traditës së vjetër të qytetit për prodhimin e verës.

“Nuk ka shtëpi pa bute në Pogradec, ose ata që nuk kanë nuk janë pogradecarë, sidomos shtëpitë e vjetra janë të gjitha me qilare. Të moçmit thonë që vera të bëhet i duhen dy palë ditë, një palë ditë të bëhet verë dhe një palë ditë të shtrohet për t’u bërë verë”, informoi ai.

Lorenc Ndona u shpreh se ka plot njerëz që e ruajnë dhe e bëjmë në but druri. “Unë tani për momentin po pi verë të ngrohtë të zjerë. Lokalet e duan dhe e kërkojnë verën pogradecare, ajo pihet me miq, se vera pa miq nuk ka kuptim të pihet”, shtoi ai.

“Procesi është si një fëmijë që e rrit me një dashuri më vete. Nga rrushi tek mushti, fermentimi deri sa arrin tek vera për 40 ditë që mbyllim butin. Gjithmonë ne kur shtiem verë i urojmë njëri-tjetrit që ta pish me miq dhe me shokë. Jo vetëm miq brenda Pogradecit, por edhe ata që vijnë nga jashtë”, tha Ndona.

Për dy netë me radhë, Pogradeci mirëpret me verë buti, muzikë dhe argëtim mijëra qytetarë dhe vizitorë, ndërsa në fund ndahen edhe çmimet për verën më të mirë artizanale, verën më të mirë të kantinave, si edhe për pikturën dhe poezinë më të bukur kushtuar verës.

/k.s/j.p/

The post Vera artizanale dhe gështenjat e pjekura, ftesa e Pogradecit për miqtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Verërat shqiptare vlerësohen me çmime në panairin “Wine Vision” në Beograd

25 November 2025 at 18:45

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Verërat shqiptare u vlerësuan me çmime në panairin “Wine Vision” në Beograd (Serbi).

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela në një postim në rrjetet sociale theksoi se “në një kompeticion të fortë mes 880 kampionëve të verës, Kabernelo Rezerva Cuvee 2019 nga Faba Kantina u vlerësua me çmimin National Trophy. Ndërsa Estia Shesh i Zi 2024 nga Kantina Arianiti fitoi trofeun Best Rosé”.

“Mes mbi 600 ekspozuesish, Shqipëria u përfaqësua denjësisht nga kantinat tona, të cilat prezantuan produktet e tyre përpara vizitorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë”, tha Çela.

Prodhuesit vendas u shprehën krenarë për arritjet.

Gjatë ditëve të panairit, Petrit Çobo nga “Çobowinery” tregoi se pjesëmarrja ka qenë shumë frytdhënëse, pasi ka zhvilluar takime të rëndësishme me importues ndërkombëtarë nga Kanadaja, Singapori dhe Anglia.

Evalt Domi, enolog i Kantinës “Duka”, tha se importuesit nga rajoni dhe Evropa Qendrore kanë treguar interes për prodhimet autoktone shqiptare, siç janë Sheshi i Bardhë dhe Sheshi i Zi.

“Ky sukses dëshmon edhe një herë cilësinë në rritje, profesionalizmin dhe konkurrueshmërinë e verërave shqiptare në tregun rajonal dhe ndërkombëtar. Sot është koha që edhe tregu dhe konsumatori shqiptar t’i vlerësojë verërat vendase po aq sa vlerësohen jashtë vendit”, tha Çela.

Në Panairin “Wine Vision” në Beograd, në stendën e përbashkët me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria prezantoi edhe ofertën e saj turistike, nga destinacionet natyrore te thesarët e trashëgimisë kulturore dhe mjeshtëria artizanale.

/k.s/r.e/

The post Verërat shqiptare vlerësohen me çmime në panairin “Wine Vision” në Beograd appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E rritur në vreshtat e Italisë, pasioni për verën që u shndërrua në sipërmarrje shqiptare

26 October 2025 at 10:44

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Një ëndërr e nisur nga një fëmijëri mes vreshtave në Veneto të Italisë, është shndërruar sot në një prej historive frymëzuese të sipërmarrjes në fushën e prodhimit të verës shqiptare.

Pronaren e kantinës “Braha”, Erjola Braha, jeta e çoi larg Shqipërisë që në moshën 10-vjeçare, mbi bordin e anijes “Vlora”.

Atje, në Valdobbiadene, në qytetin e bulëzave, lindi pasioni që e çoi drejt rrugëtimit të prodhimit të verës.

Në një bisedë me kryeministrin Edi Rama në podkastin “Flasim”, ajo kujton se çdo ditë zgjohej mes vreshtave dhe që atëherë nisi ëndrra e saj, e cila u forcua nga dëshira për t’u kthyer dhe për të ndërtuar diçka në vendin e saj.

“Mendova se nuk do të kthehesha më, por kuptova shpejt që Shqipëria ofron mundësi dhe ëndrrat që ndërtova në Itali mund t’i realizoja këtu, falë njerëzve që besuan tek unë”, rrëfen ajo.

Kantina “Braha” nisi nga prodhimi i pak shisheve në Veneto, për t’u transferuar në Shqipëri, duke u zgjeruar gradualisht dhe sot është kthyer në prodhimin vendas me një vizion të qartë, të garojë me verërat më të mira botërore dhe të ndërtojë vreshtat e veta, duke e shndërruar këtë pasion në një zinxhir të plotë, nga vreshti te gota.

Për momentin ajo përzgjedh rrushin nga fermerë dhe zona të ndryshme, ndërsa bashkëpunon me enologë të njohur për të garantuar cilësi.

Prodhimi i parë nga rrushi i vreshtave të zgjedhura edhe me ndihmën e enologëve dhe Riccardo Cottarellas, në Berat, Librazhd, etj, ka arritur në disa mijëra shishe, ndërsa kërkesa në treg është disa herë më e lartë, deri në 100 mijë shishe në vit, vetëm në Shqipëri, përveç kërkesës për eksport.

Ajo pranon se vera shqiptare shpesh shihet si e shtrenjtë, por sqaron se në krahasim me tregun italian dhe francez, ku sipërfaqja e vreshtave është shumë e madhe, çmimi është mesatar, rreth 15 euro për shishe, ndërsa thekson se vlera që marrin konsumatorët është e krahasueshme me kantinat prestigjioze të Bordosë (Bordeaux) apo Burgonjës (Bourgogne).

“Jemi duke investuar vazhdimisht në cilësi dhe në rritjen e vreshtave. Duhet punë dhe kohë për të siguruar lëndë të parë shqiptare me standarte të larta”, shton ajo.

Synimet janë ambicioze. Deri në vitin 2030, kantina “Braha” synon të arrijë një prodhim mesatar prej 300 mijë shishe, të mbulojë plotësisht kërkesën në tregun vendas dhe të eksportojë, duke e shndërruar verën si një produkt që kontribuon drejtpërdrejt në imazhin e Shqipërisë turistike.

Ajo vlerëson edhe ecurinë e prodhimit vendas të kantinave të tjera shqiptare, duke e quajtur “një mrekulli”, ecurinë e tre viteve të fundit.

Përmend këtu disa nga kantinat që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në tregun e verës shqiptare, si Bardha, Nurellari, Arbri, Belba, Çobo, Duka, duke theksuar se prodhuesit janë kolegë dhe se suksesi i secilit ndikon në njohjen dhe besimin për verën shqiptare në tërësi.

Kryeministri Edi Rama theksoi se tregu i verës shqiptare nuk po njeh vetëm rritje në sasi dhe cilësi, por edhe në formimin profesional që qëndron pas këtij zhvillimi. Ai vlerësoi vizionin e prodhuesve vendas, të cilët kanë investuar në arsimimin e fëmijëve të tyre jashtë vendit, duke i pajisur ata me dije bashkëkohore që sot po kthehen në vlerë të shtuar për industrinë e verës në Shqipëri.

“Në këto sipërmarrje familjare nuk është investuar vetëm në teknologji dhe kapacitete prodhuese, por edhe në dijen e brezit të ri, i cili është kthyer për të kontribuar me profesionalizëm dhe pasion”, u shpreh Rama, duke e konsideruar këtë si bazën e suksesit për të ardhmen e tregut të verës shqiptare.

Sot, me krenari, ajo sheh se vera shqiptare është e kërkuar, jo vetëm nga turistët që vizitojnë vendin, por edhe nga të huajt që habiten me cilësinë e saj.

Dhe ndërsa prodhimi vendas rritet me hapa të sigurt, sipërmarrëse si ajo po ndërtojnë historinë e re të verës shqiptare, një histori suksesi, pasioni dhe kthimi në rrënjë. /j.p/

The post E rritur në vreshtat e Italisë, pasioni për verën që u shndërrua në sipërmarrje shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Dieta e verës dhe vezëve”: kur Vogue promovonte metoda ekstreme për humbje peshe

By: gaze tare
26 October 2025 at 11:45

Një dietë e pazakontë e viteve 1970 ka rikthyer interesin e përdoruesve të rrjeteve sociale. E njohur si “Wine and Egg Diet”, kjo metodë për humbje peshe u promovua nga revista Vogue dhe përfshinte kryesisht konsumimin e një shisheje vere në ditë dhe vezë të ziera. Sipas dietës tre-ditore, ky kombinim premtonte humbjen e rreth 5 paundëve në vetëm tri ditë.

Plani i dietës, i frymëzuar nga libri i Helen Gurley Brown Sex and the Single Girl (1962), përfshinte tre vakte të rrepta: mëngjesi – një vezë e zier fort, një gotë verë dhe një kafe e zezë; dreka – dy vezë të ziera dhe dy gota verë; darka – një biftek 150 gramësh, kafe dhe pjesa tjetër e shishes së verës. Megjithëse në atë kohë kjo dietë konsiderohej një metodë “magjike”, sot ekspertët e shëndetit e konsiderojnë të rrezikshme.

Sipas nutricionistëve, kjo dietë ofron vetëm 1,100 kalori në ditë, nga të cilat 43% vijnë nga alkooli, një nivel shumë i ulët për nevojat e një adulti. Konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit dhe kafesë së zezë mund të shkaktojë dehidratim, mungesë lëndësh ushqyese dhe dobësi fizike, ndërsa vezët nuk kompensojnë humbjen e vitaminave dhe mineraleve.

Ekspertët theksojnë se kjo dietë nuk ofron balancë ushqimore dhe nuk mund të konsiderohet një mënyrë e shëndetshme për të humbur peshë. Sot, ajo mbetet më shumë një kuriozitet kulturor i viteve ’70, që reflekton obsesionin e kohës për humbje të shpejtë të peshës dhe eksperimentime ekstreme dietetike.

The post “Dieta e verës dhe vezëve”: kur Vogue promovonte metoda ekstreme për humbje peshe appeared first on iconstyle.al.

Faqja e njohur italiane: Në Leskovik, ku prodhohet një nga verërat më autentike shqiptare

16 October 2025 at 07:45

ROMË, 16 tetor /ATSH/  Në juglindje të Shqipërisë, atje ku malet anojnë butësisht drejt luginave që ndjekin rrjedhën e lumit të fundit të egër të Evropës, Vjosës, ndodhet një vend që pothuajse nuk shfaqet kurrë në guidat turistike dhe ai është Leskoviku, shkruan faqja e njohur turistike dhe e kulinarisë gamberorosso.it.

Leskoviku është një krahinë e vogël dhe e izoluar, që deri pak vite më parë jetonte kryesisht me bujqësi familjare, blegtori dhe prodhimin artizanal të verës, por pak i njohur jashtë Shqipërisë.

Sot, Leskoviku po shfaqet fuqishëm si një nga rajonet më interesante të verës në Shqipëri, falë varieteteve të tij të çmuara vendase dhe një mikroklime unike – diapazoneve të gjera të temperaturave, verave të ngrohta por jo me lagështi, dimrave të ashpër dhe reshjeve të shpeshta të dëborës – si dhe investimeve të familjeve vendase që kombinojnë pasionin, traditën dhe cilësinë moderne.

Ndjenja e identitetit të vreshtarit

Kjo është historia e ”Max Mavrudit”, kantinës së familjes Fejzulla, e themeluar me qëllim rikuperimin dhe ringjalljen e traditës së prodhimit të verës së fshatit, duke nxjerrë në pah jo vetëm varietetet e çmuara vendase të rrushit, por edhe ndjenjën e identitetit të vreshtarit për këtë rajon të largët shqiptar, vetëm një hap larg kufirit grek.

Vreshtat e kantinës ”Max Mavrud” rriten në një fushë të madhe prej 17 hektarësh, me tokë gëlqerore (pH 7,2), në lartësi prej 750-780 metrash mbi nivelin e detit, me një ekspozim nga lindja në perëndim dhe shpate të orientuara nga jugu.

“Të gjitha këto janë elemente ideale për të arritur një ekuilibër të mirë midis aciditetit, pjekurisë dhe freskisë së produktit, dhe për këtë arsye një verë me një shije unike”, shpjegon Maksim Fejzulla, themelues i ”Max Mavrud”-it.

Një territor unik

Pikërisht nga këto vreshta, të fshehura midis rezervateve natyrore Shelegur Germenj dhe Piskal Shqeri, brigjeve të lumit Vjosa, burimeve natyrore të nxehta dhe shpellave nëntokësore, lind një nga verërat e kuqe më të mira të Shqipërisë, që quhet ”Trio3”.

Ajo është prodhuar nga një përzierje origjinale e varieteteve të rrushit: 50% mavrud (një varietet vendas), 30% merlot dhe 20% syrah.

“Ky lloj rrushi rri për katër muaj në fuçi lisi franceze dhe hungareze përpara se të serviret. Ka një shije të thellë dhe intensive, njësoj si territori që përfaqëson”, shpjegon Bledar Laçi, prodhuesi i verës.

Një histori familjare

”Në Leskovik, kultivimi i mavrudit, pinotit, merlotit dhe syrahit si dhe debinës, një varietet tjetër vendas rrushi, si i bardhë ashtu edhe i kuq përdoret për të prodhuar edhe rakinë’’, thekson Erald Fejzulla, familja e të cilit u rikthye për të investuar në tokën e saj.

“Për ne, vera është më shumë sesa thjesht një produkt, ajo është histori, pasion, përkushtim dhe respekt për natyrën e këtij territori unik, të vendosur midis majave të larta, luginave dhe ujërave të pastra”, thotë Eraldi, i cili punon në verë me të atin.

Degustimet janë një mundësi për të shijuar diversitetin e etiketave dhe për të shijuar disa shije tipike lokale, siç janë djathrat e dhisë, reçelet e bëra në shtëpi, petullat dhe perimet sezonale.

Zbulime shkencore

Pikërisht këtu, ku turistët e huaj janë ende të paktë, në fillim të vitit një ekip speleologësh dhe shkencëtarësh çekë zbuluan liqenin termik më të madh nëntokësor në botë, të quajtur Liqeni Neuron, i emëruar sipas sponsorit të ekspeditës, fondacionit ”Neuron”.

Rezultatet e zbulimit treguan se liqeni përmban mbi 8 000 metra kub ujë, ekuivalent me rreth katër pishina me madhësi olimpike.

Për të përkujtuar këtë zbulim historik dhe për të nderuar rajonin, kantina e verës ”Max Mavrud” ka krijuar ”Neuron”-in, një verë të kuqe të prodhuar ekskluzivisht nga rrushi mavrud.

Nuk është vetëm një homazh për një zbulim të jashtëzakonshëm shkencor, por edhe një deklaratë identiteti, pasi ”Neuron” është një verë e rrënjosur në një tokë ende sekrete, që kombinon thellësitë natyrore dhe kulturore.

Në çdo gllënjkë, mund të gjesh karakterin e egër të Leskovikut, ngrohtësinë nëntokësore të liqenit dhe vizionin e atyre që aspirojnë ta transformojnë kujtesën e rajonit në një përvojë shqisash./ /os/

The post Faqja e njohur italiane: Në Leskovik, ku prodhohet një nga verërat më autentike shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kompania nga Zelanda e Re shet verë joalkoolike për kafshët shtëpiake

14 October 2025 at 21:30


Pas një dite të gjatë duke patrulluar lagjen ose duke mbrojtur shtëpinë, kafshët shtëpiake në Zelandën e Re kanë një mënyrë të re për t'u çlodhur - verë joalkoolike.

Gama e pijeve të shitura nga Muttley's Estate me seli në Auckland ka emra si Pawt, Champawgne, Purrno Noir dhe Sauvignon Bark.

Kompania i paraqet përzierjet e saj me neoprene maceje si një luks që përmirëson humorin, transmeton Telegrafi.

Pijet për kafshët shtëpiake, të cilat nuk përmbajnë rrush ose alkool, ofrojnë një "shoqërues të përsosur kur festoni me anëtarin tuaj të familjes me qime", thuhet në të.

Pronari John Roberts tha se filloi të prodhonte verë për kafshët shtëpiake pasi pa produkte të ngjashme, si birra për qen, jashtë vendit.

"Është e mirë për situata stresuese", shpjegoi ai.

Ai thotë se kompania farmaceutike veterinare e familjes së tij i dha ekspertizën për të filluar të prodhonte një produkt të dobishëm për kafshët shtëpiake.

Roberts i tha AFP-së se u rrit me qen dhe mace dhe kujtoi se ato frikësoheshin gjatë fishekzjarreve.

"Nuk kishte asnjë mundësi ushqyese holistike për kafshët shtëpiake përveçse thjesht dozave të larta. Ne menduam se mund të bënim më shumë sesa thjesht ta kishim si një ëmbëlsirë të vogël për kafshët shtëpiake", tha Roberts.

Vera ka fituar shpejt një bazë klientësh në Zelandën e Re dhe Australi dhe kompania shpreson të zgjerohet në Azi dhe Amerikën e Veriut.

Ai theksoi kulturën e Zelandës së Re që e do verën si pjesë të suksesit.

"Nuk jam i sigurt nëse do të kishim pasur të njëjtën marrje nëse do ta tregtonim si një ëmbëlsirë për kafshët shtëpiake", tha ai.

Roberts tha se produkti tashmë ka shitës potencialë në Tajlandë dhe Japoni dhe ai po kërkon shitës në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në të ardhmen, ai shpreson gjithashtu ta shesë produktin në ekspozita për kafshët shtëpiake dhe ndoshta në konferenca vere.

Por kompania ka hasur probleme duke u përpjekur të eksportojë të ashtuquajturën verë, sepse zyrtarët supozojnë se përmban alkool.

"Disa detyrime doganore po përpiqen t'i vendosin taksat e importit të verës ose taksat e eksportit derisa të kuptojnë se nuk është alkoolike. Ne kemi qenë në gjendje ta shpjegojmë deri më tani", tha ai. /Telegrafi/

“Wine & Stories” në Berat, Salla: Çdo shije lidhet me mjeshtërinë e kantinave

5 October 2025 at 22:02

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Berati u kthye sërish në kryeqytetin e verës shqiptare me edicionin e katërt të festivalit “Wine & Stories of Berat”, një ngjarje që bashkon traditën, kulturën dhe shijen unike të verërave shqiptare.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se ky tur i veçantë në kuadër të festivalit ofroi një përjetim të paharrueshëm, ku çdo gotë verë tregoi një histori dhe çdo shije lidhej me mjeshtërinë e kantinave që kthejnë rrushin e Roshnikut në verë me identitet.

“Tur i paharrueshëm në “Wine & Stories”, Berat, ku çdo gotë tregon një rrëfim dhe çdo shije lidhet me mjeshtërinë e kantinave që kthejnë rrushin e Roshnikut në verë me identitet. Agroturizma që me mikpritjen e tyre të ngrohtë, muzikë tradicionale dhe vizita në fabrikën e fiqve e shndërruan këtë udhëtim në një përjetim plot ndjesi me identitet shqiptar”, u shpreh ministri Salla.

Atmosfera u pasurua me muzikë tradicionale, mikpritje të ngrohtë dhe vizita në agroturizma e fabrika vendase, mes tyre edhe në fabrikën e fiqve, duke e bërë këtë ngjarje një udhëtim të plotë me aromë dhe ndjesi shqiptare.

Në këtë edicion morën pjesë mbi 50 kantina nga Shqipëria, Kosova dhe komunitetet arbëreshe të Kalabrisë, ndërsa u shpallën 39 çmime në tri kategori: “Rose Wines”, “White Wines” dhe “Red Wines”.

Festivali “Wine & Stories of Berat” organizohet me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe synon të promovojë potencialin agroturistik të qarkut të Beratit dhe të nxisë zhvillimin rural përmes vlerësimit të produkteve lokale. /j.p/

The post “Wine & Stories” në Berat, Salla: Çdo shije lidhet me mjeshtërinë e kantinave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sipas ekspertëve kjo është arsyeja pse divorcet rriten pas verës

By: D Marku
3 September 2025 at 18:11

Vera zakonisht shoqërohet me pushime, pushim dhe momente kënaqësie dhe argëtimi. Megjithatë, jo të gjitha çiftet i jetojnë këto muaj në harmoni. Për shumë, bashkëjetesa më intensive, ndryshimet në rutina dhe pritjet e paplotësuara bëhen terren pjellor për debate dhe, në disa raste, për fundin e marrëdhënies. Në fakt, disa studime kanë zbuluar se ndarjet dhe divorcet kanë tendencë të rriten pas muajve të verës. Sipas Barreiro Psicologia, vera vepron si një lloj ‘xhami zmadhues emocional’ që amplifikon problemet para-ekzistuese. Dhe, megjithëse nuk është shkaku i drejtpërdrejtë i ndarjeve, mund ta bëjë më të dukshme atë që nuk funksionon në çift.

Një nga faktorët kryesorë që shpjegon rritjen e divorceve në verë është periudha më e gjatë e bashkëjetesës. Gjatë vitit, puna, rutina dhe detyrimet kufizojnë bashkëveprimin midis partnerëve, duke zvogëluar shanset për konflikt. Gjatë pushimeve, kur kalojnë më shumë kohë së bashku, tensionet shumëfishohen. Përveç kësaj, shumë njerëz e idealizojnë verën si një mundësi për të pasur një marrëdhënie më të fortë, por nëse marrëdhënia tashmë po përkeqësohet, kjo pritje shpesh bie ndesh me realitetin. Rezultati është frustrimi dhe mosmarrëveshjet.

Kësaj duhet shtuar stresi shtesë i organizimit të udhëtimit, menaxhimit të fëmijëve jashtë shkollës, përballimit të shpenzimeve shtesë dhe durimit të vapës. E gjithë kjo rrit nervozizmin dhe mund të çojë në territor të rrezikshëm. Një faktor tjetër i padukshëm është shkëputja emocionale. Gjatë vitit, rutina mund të maskojë mungesën e komunikimit ose distancën emocionale, por gjatë pushimeve ky boshllëk bëhet më i dukshëm. Së fundmi, krahasimi me çifte të tjera në mediat sociale, të cilët duket se po kalojnë verë të përsosur, mund t’i bëjë ndjenjat e pakënaqësisë më të dukshme.

Zbulimi i hershëm i këtyre shenjave mund të parandalojë që një krizë të çojë në një ndarje përfundimtare. Barreiro Psicologia rekomandon të mos merrni vendime në momentet e nxehta, të shprehni sinqerisht atë që ndjeni dhe, nëse është e nevojshme, të kërkoni ndihmë profesionale përmes terapisë në çifte. Në këtë mënyrë, kriza mund të bëhet një mundësi për reflektim dhe forcim të marrëdhënies.

Nga ana tjetër, Informativos Telecinco ka theksuar se, në disa raste, divorcet mund të ndikohen edhe nga faktorë të jashtëm, siç janë presioni ose ndërhyrja nga familjarët e bashkëshortit në vendimet kryesore të çiftit. Kjo na kujton se marrëdhëniet nuk ndikohen vetëm nga bashkëjetesa e drejtpërdrejtë, por edhe nga mjedisi i menjëhershëm dhe dinamika familjare.

The post Sipas ekspertëve kjo është arsyeja pse divorcet rriten pas verës appeared first on Albeu.com.

Mbretëria e Bashkuar regjistron verën më të nxehtë të historisë

By: gaze tare
1 September 2025 at 18:45

Mbretëria e Bashkuar përjetoi këtë vit verën më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve meteorologjike, një fenomen që ekspertët e lidhin drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike. Sipas Zyrës Meteorologjike (Met Office), kjo ngjarje është bërë 70 herë më e mundshme për shkak të ngrohjes globale. Temperaturat mesatare për periudhën 1 qershor – 31 gusht 2025 u regjistruan 16.10°C, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 15.76°C, i vendosur në vitin 2018.

Edhe pse diferenca mund të duket e vogël, kur konsiderohet si një mesatare tre mujore që përfshin temperaturat ditore dhe ato të natës, kjo shifër tregon një ndryshim të ndjeshëm klimatik. Fenomeni nuk është vetëm një rekord i ri; ai theu edhe temperaturat e verës së vitit 1976, e cila tani renditet e gjashta në listën e verave më të nxehta që nga viti 1884. Nxehtësia e vazhdueshme solli mungesa të mëdha uji në nivel kombëtar, duke ndikuar në bujqësi, ujitje dhe jetën e përditshme të qytetarëve.

Dr. Mark McCarthy nga Met Office thekson se ngjarje të tilla, dikur të konsideruara ekstreme, tani po bëhen më të zakonshme për shkak të ndryshimeve klimatike. Ai paralajmëron se verat e nxehta dhe fenomenet ekstreme mund të shfaqen gjithnjë e më shpesh në dekadat e ardhshme, duke e bërë të domosdoshme marrjen e masave për adaptimin dhe uljen e ndikimit të ngrohjes globale.

The post Mbretëria e Bashkuar regjistron verën më të nxehtë të historisë appeared first on iconstyle.al.

Sindroma pos pushime/ Fundi i verës përjetohet me stres, mjekët: Kryeni aktivitete fizike

31 August 2025 at 12:18

TIRANË- Pas pushimeve verore, rrugët e kryeqytetit janë gjallëruar. Ndërsa qytetarët i janë kthyer rutinës me energji pozitive, dhe  objektiva të reja.

“Jemi kthyer plotë energji, jemi shplodhur”

Kjo reflektohet edhe në përditshmërinë e specialistëve të shëndetit mendor, të cilët thonë se pjesa më e madhe e qytetarëve kthehen më produktivë pas pushimeve, dhe optimist për të ardhmen.

“Pjesa më e madhe e njerëzve i përkasin këtij targetgrupi, që konsiderojnë se pushimet ishin një relaks i plotë, dhe që tani duhet të kthehemi, më me fuqi dhe produktiv. Janë më produktiv në punë, dhe më të qeshur në të gjitha llojet e punëve, ndihen më me energji. Dhe këtu, do fusja ata persona që mendojnë pozitivisht për pushimet dhe rikthimin në punë. Janë ata persona që rikthimin e quajnë aktivitet dhe jo barrë”

Mjekja psikiatre Valentina Asabella, nuk përjashton as rastet kur njerëzit e përjetojnë me stres, rinisjen e aktiviteteve të përditshme pas pushimeve, si pasojë e mendimeve negative që ata krijojnë.

“Rikthimi pastaj është paksa e vështirë, se në periudhën e pushimeve ne kemi fituar lirinë, vjen momenti ku rutina na duket sikur po na e merr këtë liri. Duke menduar kështu negativisht, instalojmë një lloj lodhje pa e filluar punën, stres, çrregullim të gjumit, vetëm nga mendimi sesi do i kthehem rutinës. Janë shfaqur persona me probleme të ankthit,  edhe njerëzit që kanë kaluar pushime të mira”

Në çdo rast mjekja Asabella, këshillon qytetarët që të mendojnë pozitivisht për kthimin në punë, dhe të kryejnë sa më shumë aktivitete sportive, si ecje në natyrë, apo të ndajnë sa më shumë kohë me miqtë dhe të afërmit e tyre./abcnews.al

 

Pushime në trafik, sa kohë humbëm rrugëve gjatë verës? Ndaj përvojën tënde!

25 August 2025 at 16:14

Citizens.al po punon për një artikull që do të nxjerrë në pah gjendjen e rrugëve në Shqipëri dhe trafikun e krijuar gjatë periudhës së verës, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve.

Nëse keni një përvojë që mendoni se ka vlerë në këtë raportim, ju ftojmë të plotësoni pyetësorin.  



The post Pushime në trafik, sa kohë humbëm rrugëve gjatë verës? Ndaj përvojën tënde! appeared first on Citizens.al.

Denaj: Rritje me 82% e eksporteve të verës shqiptare

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, eksportet e verës shqiptare arritën në 17,785 ton, duke shënuar një rritje prej 82% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Vreshtaria dhe prodhimi i verërave cilësore shqiptare janë kthyer në një sektor kyç për zhvillimin ekonomik rural dhe në një simbol të brandit ‘Made in Albania’”, u shpreh ministrja Denaj.

Verërat shqiptare po fitojnë gjithnjë e më shumë pranueshmëri në tregjet elitare ndërkombëtare, duke marrë çmime dhe vlerësime prestigjioze, dhe duke afirmuar vendin e tyre mes markave të njohura globale.

Ky zhvillim dëshmon për një transformim cilësor në sektorin e bujqësisë dhe agropërpunimit, i cili po reflekton gjithnjë e më shumë potencialin eksportues të produkteve shqiptare në tregjet evropiane dhe botërore.

/a.f/

The post Denaj: Rritje me 82% e eksporteve të verës shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Temperaturat e larta, mjekja Aga: Shmangni ekspozimin gjatë orëve të pikut

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Ditët e fundit po shënohen temperatura të larta në vend, si pasojë mjekët japin këshilla për kujdesin e të gjitha grupmoshave.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot në rrjetet sociale këshillat e mjekëve në këto ditë të nxehta vere, ndërsa u kërkoi qytetarëve t’i ndjekin ato në mënyrë që të shmangin efektet shëndetësore negative.

“Duke marrë parasysh temperaturat e larta që kanë vijuar ditëve të fundit, duam t’ju japim disa këshilla pacientëve për tu ruajtur nga ekspozimi nga temperaturat e larta gjatë orëve të pikut. Pas orës 10 të paradites deri në orën 15:00-16:00. Për çdo problem shëndetësor të shfaqur pacientët duhet të drejtohen pranë mjekut të familjes dhe të kërkojnë ndihmë pranë tij për të kryer vizitat e nevojshme dhe analizat e gjakut që çdo të diagnostikohet në kohën e duhur dhe të ruhemi ndaj temperaturave të larta të ditëve të fundit”, tha Ajsela Aga, mjeke familje pranë Qendrës Shëndetësore Nr.1 në Tiranë.

Në këto ditë të nxehta mjekët rekomandojnë të pini sa më shumë ujë për të shmangur dehidratimin. Rekomandohet të pini të paktën 8 gota ujë në ditë. Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut. Vishuni me rroba të lehta dhe të lirshme, rekomandohen rroba me ngjyra të çelura dhe materiale të lehta prej pambuku.
Përdorni krem dielli me faktor mbrojtës të lartë dhe aplikojeni në të gjitha pjesët e trupit që janë të ekspozuara ndaj diellit, veçanërisht në fytyrë, krahë dhe këmbë.
Konsumoni ushqime të freskëta dhe të lehta, kryesisht rekomandohet fruta dhe perime të freskëta, sallata dhe ushqime të pasura me ujë.
/k.s//a.f/

The post Temperaturat e larta, mjekja Aga: Shmangni ekspozimin gjatë orëve të pikut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zbuloni arsyet se pse duhet të shmangni ujin me akull në verë

By: V K
1 August 2025 at 11:41

Gjatë ditëve përvëluese të verës, pak gjëra duken më joshëse se një gotë ujë me akull. E freskët, e kthjellët dhe e menjëhershme në efekt, ajo krijon ndjesinë se po shuani etjen dhe nxehtësinë përnjëherë.

Por pas kënaqësisë së parë, trupi mund të përballet me disa pasoja jo aq të këndshme, që shumë prej nesh nuk i marrin parasysh.
Lexoni më poshtë për të kuptuar pse pirja e ujit me akull nuk është gjithmonë ideja më e mirë dhe si mund të ndikojë në funksionet tuaja bazë trupore.

1. Shkakton dhimbje të menjëhershme koke

Ashtu si akullorja që nganjëherë “godet” kokën me dhimbje të papritur, edhe uji shumë i ftohtë mund të shkaktojë të njëjtin efekt. Kjo ndodh për shkak të stimulimit të nervave të ndjeshëm në pjesën e pasme të qafës dhe shtyllës kurrizore, duke shkaktuar dhimbje akute të përkohshme.

2. Nxit dehidratim, jo hidratim

Duket kundërintuitive, por uji i akullt mund të ngadalësojë përthithjen e lëngjeve. Trupi duhet fillimisht ta sjellë ujin në temperaturën e tij para se ta përdorë për funksionet hidratuese, duke vonuar procesin dhe nganjëherë duke e ngatërruar ndjesinë e etjes.

3. Ul ritmin e zemrës

Një konsum i befasishëm i ujit shumë të ftohtë mund të stimulojë nervin vagus, i cili ndikon drejtpërdrejt në ritmin e zemrës. Si reagim mbrojtës, zemra ngadalësohet përkohësisht, duke krijuar ndjesi marramendjeje apo rënie të energjisë, transmeton Telegrafi.

4. Pengon tretjen normale

Temperaturat e ulëta çojnë në tkurrjen e enëve të gjakut në stomak dhe zorrë, duke ngadalësuar qarkullimin dhe duke reduktuar efektivitetin e enzimeve tretëse. Rezultati? Fryrje, dhimbje barku, ndjesi të pakëndshme apo vështirësi në përpunimin e ushqimit.

5. Rrit prodhimin e mukusit dhe mund të irritojë fytin

Një lëng i ftohtë stimulon prodhimin e tepërt të mukusit në fyt, si reagim i trupit për ta “ngrohur” atë. Kjo mund të çojë në ndjesi irritimi, zë të ngjirur apo dhimbje fyti të ngjashme me ato që përjetojmë në dimër.

6. Ju lodh më shumë se sa mendoni

Edhe pse fillimisht ju freskon, trupi shpenzon energji shtesë për të sjellë temperaturën e ujit të ftohtë në nivel normal. Kjo përpjekje metabolike e panevojshme, në periudha të përsëritura, mund të ndikojë në ndjenjën e lodhjes ose mungesës së energjisë gjatë ditës.

7. Rrezik për kapsllëk dhe ngadalësim të lëvizjes së zorrëve

Uji i ftohtë mund të ndikojë në ngurtësimin e ushqimit që ndodhet në sistemin tretës dhe të shkaktojë tkurrje të zorrëve, duke e bërë më të vështirë për trupin të lëvizë masën ushqimore në mënyrë të natyrshme, një nga shkaqet e zakonshme të konstipacionit.

Çfarë të bëni në vend të kësaj?

Zgjidhja nuk është të shmangni ujin, përkundrazi, hidrimi është thelbësor, sidomos në verë. Por në vend të ujit me akull, zgjidhni ujë në temperaturë ambienti ose të ftohur lehtë. Është më i sigurt për tretjen, zemrën dhe energjinë tuaj.

The post Zbuloni arsyet se pse duhet të shmangni ujin me akull në verë appeared first on Albeu.com.

Spanja po kërkon 10,000 vullnetarë që të pijnë verë çdo ditë për 4 vite!

By: gaze tare
31 July 2025 at 20:17

Po, e lexuat mirë! Universiteti i Navarrës në Spanjë ka nisur një nga studimet më të mëdha në botë mbi efektet e alkoolit, me qëllim të zgjidhë njëherë e mirë debatin: A është e mirë për shëndetin konsumimi i moderuar i verës, apo jo?

Në këtë provë 4-vjeçare do të përfshihen 10,000 të rritur: gjysma do të pinë verë në sasi të moderuar çdo ditë, ndërsa tjetra gjysmë do të shmangë plotësisht alkoolin duke përdorur alternativa pa alkool.

Financuar nga Këshilli Evropian i Kërkimeve, studimi do të ndjekë ndikimin në sëmundjet e zemrës, kancerin, shëndetin e trurit dhe normat e vdekshmërisë. Kjo është prova më e madhe e rastësishme që bëhet ndonjëherë në këtë fushë dhe mund të na japë përgjigjen më të qartë deri tani për një pyetje që ekspertët e shëndetit e kanë diskutuar për dekada.

The post Spanja po kërkon 10,000 vullnetarë që të pijnë verë çdo ditë për 4 vite! appeared first on iconstyle.al.

Si ta shijoni verën edhe në vapën e verës! 5 këshilla të thjeshta që bëjnë diferencën

By: gaze tare
29 July 2025 at 12:18

Kur temperaturat kapin majat dhe çdo ditë duket si ditë pushimi, një gotë verë mund të mos duket ideja më e mirë… por në fakt, është e gjitha çështje zgjedhjeje të duhur. Ja si ta shijoni verën edhe në ditët më të nxehta të korrikut apo gushtit:

1. Zgjidh verëra me më pak alkool
Në vapë, verërat e forta lodhin dhe dehin më shpejt. Prandaj kërko shishe që kanë më pak se 13% alkool – janë më të lehta, më freskuese dhe më të këndshme për ditët e nxehta.

2. Mos e nënvlerëso verën pa alkool
Verërat pa alkool nuk janë më tabu. Në të nxehtin përvëlues, një gotë pa alkool mund të të freskojë më mirë se çdo gjë tjetër, sidomos nëse je në makinë apo pranë detit.

3. Verërat e bardha janë kampione të verës
Të lehta, të ftohta dhe pa taninë, verërat e bardha janë ideale për verë. Thjesht ftoji mirë në frigorifer dhe shërbeji në gota të vogla për freski maksimale.

4. E do verën e kuqe? Mos u shqetëso!
Nëse nuk i ndahesh të kuqes, zgjidh varietete të lehta dhe frutore, si Pinot Noir apo Limnio. Fute pak në frigorifer para se ta shërbesh, të kuqet e ftohta janë më të këndshme në verë sesa mendon!

5. Mos e lini verën të prishet në makinë
Edhe vera më e mirë shkatërrohet në pak minuta nën diell. Nëse po udhëton, përdor çanta termike ose akull për ta mbajtur të freskët. Kujdesi gjatë transportit bën diferencën.

The post Si ta shijoni verën edhe në vapën e verës! 5 këshilla të thjeshta që bëjnë diferencën appeared first on iconstyle.al.

Nxehtësia ekstreme rrezikon shëndetin neurologjik: Rriten rastet e paralizave, migrenës dhe incidenteve cerebrale

By: gaze tare
26 July 2025 at 16:04

Përkundër pritshmërive, temperaturat e larta të verës kanë sjellë rritje të sëmundjeve neurologjike në vend. Mjekët në Elbasan raportojnë më shumë raste me rikthime të paralizave faciale, aksidenteve cerebrale dhe përkeqësim të migrenës, Parkinsonit dhe demencave.

“Pacientët me probleme neurologjike duhet të shmangin daljet nga ora 11:00 deri në 17:00 dhe të mbajnë kapele,” këshillon shefi i Shërbimit Neurologjik. Ai i bën apel familjarëve të qëndrojnë më pranë të afërmve me probleme kronike, për të shmangur komplikacionet e papritura.

Ndërkohë, mjekët u kërkojnë bashkive të vendosin pika me ujë të rrjedhshëm dhe falas në zonat urbane. Po ashtu, kompanitë që punësojnë njerëz në diell duhet të zhvendosin aktivitetin pasdite për të shmangur rreziqet shëndetësore.

The post Nxehtësia ekstreme rrezikon shëndetin neurologjik: Rriten rastet e paralizave, migrenës dhe incidenteve cerebrale appeared first on iconstyle.al.

“Travel off Path”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira evropiane për t’u vizituar këtë verë

23 July 2025 at 07:39

Nëse planifikoni të shkoni në Evropë këtë verë, por ende nuk keni vendosur plotësisht për një itinerar, ka të ngjarë që të habiteni me kostot shumë të larta – kur vendosni në minutën e fundit, shkruan Vinicius Costa në një artikull të botuar në revistën amerikane të udhëtimeve “Travel off Path”.

Nga Costa Brava e Spanjës, duke kaluar Rivierën Franceze, deri në Bregun Amalfi të Italisë dhe deri në Bregun Dalmatian idilik të Kroacisë, nevojitet një buxhet ditor deri në 194 dollarë ose më shumë, për të mos përmendur turmat masive.

Megjithatë, jo çdo destinacion veror evropian është aq i shtrenjtë sa Positano, në Bregun e Amalfit, në Itali.

Në fakt, ekzistojnë katër vende tërheqëse të “Botës së Vjetër” të cilat ofrojnë akomodim dhe ushqim me kosto më të lirë:

1-Vlora, Shqipëri; 2-Liqeni i Ohrit, Shqipëri/ Maqedoni e Veriut; 3-Nessebar, Bullgari; 4- Batumi, Gjeorgji.

Vlorë, Shqipëri

E vendosur midis maleve dhe detit, Vlora është destinacioni kryesor turistik në bregdetin e Shqipërisë, “perla e fshehur” e një vendi që është bërë pika e nxehtë e verës së ardhshme të Evropës.

Vlora është një qytet i qetë me një qendër historike të rinovuar së fundmi, me një trashëgimi të pasur kulturore, dhe një vijë bregdetare mahnitëse – të mbushur me apartamente të larta, bare plazhi të gjalla dhe taverna mikpritëse që shërbejnë ushqime të freskëta deti gjatë gjithë ditës.

Ky qytet i bukur bregdetar do të mundësojë fluturime direkte brenda Evropës.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është planifikuar të hapet në vitin 2026.

Çmimet mesatare në Vlorë, Shqipëri

Vakt i Lirë – (Restorant) 8 dollarë

Vakt me 3 pjata për 2 persona – (Restorant i nivelit të mesëm) 28 dollarë

Akomodim i lirë – (Hostel) 14 dollarë

Akomodim i nivelit të mesëm (Hotel/B&B/shtëpi pritjeje me 3 yje) 59–69 dollarë

Hotel me 5 yje (Luksoz gjithëpërfshirës) 184–295 dollarë

Tarifa e taksisë (Për 0, 5 milje) 1,90 dollarë

Liqeni i Ohrit

Liqeni i Ohrit shtrihet në kufirin malor midis pjesës jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë lindore. Është një nga liqenet më të thella dhe më të vjetra të Evropës, me një ekosistem unik ujor me rëndësi botërore, me më shumë se 200 specie endemike.

Imagjinoni një varg qytetesh buzë liqenit të kryqëzuara me rrugë me kalldrëm, me anije shumëngjyrëshe të ankoruara pranë porteve të tyre piktoreske, kisha mahnitëse të lashta dhe madje plazhe me guralecë – të shtrira pranë klubeve të lundrimit.

Mos humbisni Qytetin e Ohrit, një nga vendbanimet më të vjetra në Evropë.

I ndërtuar kryesisht midis shekujve VII dhe XIX, ai ka manastirin më të vjetër sllav (Shën Pantelejmonin) dhe më shumë se 800 ikona të stilit bizantin që datojnë nga shekulli XI deri në fund të shekullit të XIV.

❌
❌