Subjekti politik Lista Serbe është gjobitur me 20 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për shkelje të Kodit të Etikës dhe Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore. Sipas vendimit të siguruar nga PZAP, ankesa është paraqitur nga subjekti politik Kosovski Savez, i cili ka pretenduar se në Komunën e Leposaviqit, në disa lokacione të […]
Mediat proqeveritare dhe tabloidet në Serbi po zhvillojnë një fushatë dezinformuese, duke e paraqitur furnizimin e Kosovës me sistemin kundërtank “Panzerfaust 3” si kërcënim për paqen në rajon, si pjesë të projektit të ashtuquajtur “Shqipëria e Madhe”, si akt agresioni ndaj “serbëve dhe Serbisë”, si dhe si “armatim të paligjshëm”.
Në raportimet e tyre, media si Telegraf, Blic, Sputnik Srbija, Pravda dhe RT Balkan përdorin tituj dhe gjuhë sensacionaliste.
Disa prej tyre flasin për “goditje të re të Gjermanisë” dhe për “armë të rrezikshme që po i vijnë Prishtinës”, duke e paraqitur bashkëpunimin e Kosovës me partnerët perëndimorë si faktor destabilizues për rajonin.
Ndërsa Kosova, si shtet sovran dhe i pavarur, vazhdon të forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse në bashkëpunim me partnerë kyç të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, në Serbi është aktivizuar një retorikë agresive mediatike që synon delegjitimimin e këtij procesi.
Lajmi për blerjen e sistemit modern kundërtank “Panzerfaust 3” paraqitet në mediat provladine serbe si një kërcënim i rremë ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal.
Analiza e titujve në tabloide si Pravda tregon përdorimin e termave fyese dhe shoviniste, përmes të cilave mohohet e drejta e Kosovës për të marrë vendime sovrane në fushën e sigurisë.
Ndërkohë, media si Blic dhe Telegraf flasin për “rrezik të madh” dhe “krijim të Shqipërisë së Madhe”, edhe pse Serbia vetë prej vitesh vazhdon të armatoset masivisht nga Rusia dhe Kina, si dhe të dislokojë forca ushtarake pranë kufijve.
Blic shkon edhe më tej duke cituar “ekspertë të sigurisë” për ta lidhur armatimin legjitim të Kosovës me narrativa politike dhe projekte të imagjinuara. Retorika për “presion ndaj serbëve” shërben kryesisht për konsum të brendshëm në Serbi, me qëllim ruajtjen e narrativës së viktimizimit dhe largimin e vëmendjes nga roli i Beogradit zyrtar si pengesë për paqen në Ballkan.
Në të njëjtën linjë propagandistike kanë raportuar edhe mediat ruse në Serbi, si Sputnik Srbija dhe RT Balkan, lidhur me pajisjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës me sistemin gjerman kundërtank.
Një fokus i veçantë i mediave serbe është vënë mbi Gjermaninë, me tituj që e paraqesin Berlinin si palë “armiqësore”. Në realitet, mbështetja gjermane për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës është një sinjal i qartë se siguria e Kosovës është e pandashme nga siguria e Evropës.
Në anën tjetër, mediat në Kosovë ka raportuar në mënyrë transparente dhe mbi baza zyrtare për përfundimin e procedurave të blerjes së armatimit kundërtank nga Gjermania për Forcën e Sigurisë së Kosovës./TheGeoPost.
Ndryshe nga tabloidet serbe, këto media kanë theksuar se bëhet fjalë për një të drejtë legjitime të Kosovës për të forcuar mbrojtjen e saj, në përputhje me partneritetet ndërkombëtare.
Në thelb, fushata mediatike në Serbi synon kriminalizimin e të drejtës së Kosovës për vetëmbrojtje, përmes dezinformimit dhe gjuhës nxitëse, në kundërshtim me realitetin dhe standardet ndërkombëtare të sigurisë.
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i dyshuar për lidhje me kidnapimin e shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq, më 1 nëntor 2025.
Sipas njoftimit të gjykatës, të pandehurit V.M. i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet nga data 20 dhjetor 2025 deri më 19 janar 2026.
I dyshuari është arrestuar më 20 dhjetor 2025 në Leshak, në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Lajmin e kishte konfirmuar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se arrestimi lidhet me rrëmbimin e Vukashinoviqit brenda territorit të Kosovës nga strukturat e sigurisë së Serbisë.
Sveçla bëri të ditur se i arrestuari kishte qenë i integruar në Policinë e Kosovës sipas marrëveshjes së vitit 2013, por më pas kishte dhënë dorëheqje.
Sipas dyshimeve, ai ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur vazhdimisht strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe rastin e kidnapimit të Vukashinoviqit, i cili gjatë rrëmbimit u plagos rëndë dhe aktualisht po trajtohet në një spital në Serbi.
Ministri në detyrë ka deklaruar se ekzistojnë dyshime se i dyshuari ka qenë në kontakt me strukturat e inteligjencës dhe ushtrisë serbe, ka përgatitur të rinj serbë për trajnime ushtarake dhe ka pasur njohuri për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë.
Pas urdhëresës së gjykatës, Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, ku janë sekuestruar nëntë telefona mobilë, një laptop, tre dokumente, një pushkë gjuetie me 39 fishekë, një jelek për fishekë dhe një tytë arme.
Milan Vukashinoviq, shtetas i Kosovës me nacionalitet serb, dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer më 1 nëntor 2025 në afërsi të Leposaviqit nga xhandarmëria serbe.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Prokuroria e Mitrovicës ka intervistuar anëtarë të familjes së tij lidhur me rastin.
Sveçla ka theksuar se ky rast dëshmon veprimet destabilizuese të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës dhe ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin dhe të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Beogradit, në mënyrë që të parandalohen raste të ngjashme dhe tensione të reja në rajon./Telegrafi.
Tubimi parazgjedhor i mbajtur te dielën me 21 dhjetor në Ranillug, në të cilin morën pjesë përfaqësues të Listës Serbe, kandidatë për deputetë, si dhe simpatizantë të partisë, nisi me intonimin e himnit të Serbisë.
Të pranishmëve iu drejtua kryetarja e komunës së Ranillugut, Tanja Antiq, e cila me fjalim nacionalist dhe kundërkushtetues theksoi se Serbia është mbështetja kryesore e serbëve në Kosovë, duke iu drejtuar Kosovës me termin antikushtetues "Kosova dhe M...", shkruan KosovaPress.
Duke aluduar në institucionet e Kosovës ajo ka pretenduar se “kur shumëkush përpiqet t’i dëmtojë serbët”, të njëjtit “i kthehen shtetit të vet, Serbisë”.
“Të dashur vëllezër dhe motra, të nderuar mysafirë, përfaqësues të Listës Serbe, ‘Kosova dhe Metohija’ ka qenë gjithmonë tokë vuajtjeje, por edhe tokë shprese. Është vendi ku u ngritën shenjtëroret dhe manastiret më të bukura serbe, vendi ku janë zhvilluar, por edhe sot zhvillohen, betejat më të mëdha për liri të popullit".
"Në këto kohë të vështira, kur shumëkush përpiqet të na dëmtojë, të na thyejë dhe të na ndajë, ne i kthehemi shtetit tonë, duke e ditur se nuk jemi vetëm, se jemi pjesë e një populli, e një shpirti, e një Serbie”, ka pretenduar ajo.
Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se bashkatdhetari, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe për shkak të një embleme të UÇK-së në veturën e tij, është liruar dhe tashmë është në rrugë e sipër për t’u kthyer në Kosovë.
Sipas Kocit, identiteti i të liruarit nuk është bërë publik, ndërsa ai ishte ndaluar nga autoritetet serbe gjatë kalimit tranzit nëpër Serbi.
Avokati ka ritheksuar se arrestimi ishte i pajustifikueshëm dhe ka përsëritur apelin drejtuar bashkatdhetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, duke shmangur kalimin nëpër Serbi me emblema apo simbole të UÇK-së në veturat e tyre, pasi veprime të tilla mund të çojnë në ndalim apo arrestim nga autoritetet serbe.
Gjatë vitit 2025 janë shtuar rastet e arrestimeve dhe një rrëmbim i shtetasve të Kosovës nga autoritetet serbe, shumica e të cilëve dyshohen për “krime lufte” ose “shkelje të rendit kushtetues të Serbisë”.
Vëzhguesit e shohin valën e arrestimeve si pasojë të ndërprerjes së dialogut Kosovë-Serbi dhe mungesës së bashkëpunimit ndërmjet sistemeve të drejtësisë.
Për autoritetet e Kosovës, ndalimet nën dyshime të tilla në Serbi janë arbitrare dhe të padrejta.
Avokati Arianit Koci ka bërë thirrje publike që qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët të shmangin kalimin tranzit nëpër Serbi me emblema apo ngjitëse me shkronjat UÇK në veturat e tyre, duke paralajmëruar rrezik për veprime arbitrare nga autoritetet serbe.
Sipas Kocit, një bashkatdhetar është arrestuar së fundmi nga autoritetet serbe vetëm për shkak se në veturë i ishte vërejtur një emblemë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai e ka cilësuar këtë veprim si arbitrar dhe juridikisht të pajustifikueshëm.
“Mos kaloni nëpër Serbi me emblema apo ngjitëse me shkronjat UÇK në veturë. Sapo më erdhi informacioni se një bashkatdhetar ynë është arrestuar, pasi autoritetet serbe i kanë vërejtur emblemën e UÇK-së në veturë. Ky veprim është arbitrar dhe juridikisht i pajustifikueshëm”, ka deklaruar Koci.
Ai ka theksuar se shprehja e identitetit politik apo historik nuk përbën vepër penale sipas standardeve evropiane për të drejtat e njeriut, duke shtuar se raste të tilla po përdoren si mjete presioni politik.
“Raportet ndërmjet shteteve janë të tensionuara dhe çmimin po e paguajnë qytetarët e zakonshëm, të cilët mbesin të ekspozuar ndaj veprimeve arbitrare. Informimi i ndërsjellë dhe kujdesi mes nesh për momentin janë mburoja e vetme reale”, ka shkruar Koci./Telegrafi/
Ministri në detyrë i Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar lidhur me shkeljet procedurale në mbledhjet e kuvendeve të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Sipas raportimeve të monitorimit të këtyre mbledhjeve, kryetarët e komunave kanë propozuar pika shtesë për rendin e ditës në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim të daljes nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Krasniqi thekson se kjo praktikë bie ndesh me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, i cili përcakton se vetëm anëtarët e kuvendit kanë të drejtë të kërkojnë shtimin e pikave gjatë seancës, dhe vetëm për çështje urgjente me rëndësi publike.
“Çdo kërkesë për shtim të pikave duhet të votohet nga shumica e anëtarëve të kuvendit. Në asnjë dispozitë ligjore nuk parashihet e drejta e Kryetarit të Komunës për këtë veprim”, shkroi Krasniqi në Facebook, duke shtuar se vendimet e marra mbi pikat e propozuara në këtë mënyrë konsiderohen të kundërligjshme dhe vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e tyre.
Ministri nënvizoi gjithashtu se respektimi i procedurave ligjore është garanci për funksionim demokratik, transparencë dhe sundim të ligjit në nivel lokal. Ai akuzoi Lista Serbe se po përdor këtë iniciativë për të nxitë ndasi dhe tensione, duke i vënë përpara interesat e Serbisë në Kosovë dhe jo ato të komuniteteve lokale.
“Komunitetet në Kosovë kanë interes të integrohen dhe të bashkëpunojnë mes vete për zhvillim ekonomik, siguri dhe besim reciprok, në përputhje me vlerat demokratike dhe proceset integruese drejt Bashkimit Evropian”, theksoi më tej Krasniqi. /Telegrafi/
Tërheqja e komunave veriore nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) nuk është një veprim befasues, por një sinjal i qartë i strategjisë së Beogradit për të rikthyer ndikimin e tij në veri të Kosovës, sipas hulumtuesit Ridvan Emini nga Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus”.
Emini thekson se vendimi i kryetarëve të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut reflekton një “lojë politike ndarëse, refuzuese dhe provokuese”, e orkestruar nga Beogradi.
“Asgjë befasuese, por padyshim sinjalizuese tërheqja e komunave veriore nga Asociacioni i Komunave të Kosovës(AKK). Një urdhër nga Beogradi për “përfaqësuesit” e Listës Serbe, që synon rikthim të strukturave e bandave si para vitit 2023.
Të maskuar me “vullnetin” e qytetarëve dhe referencën e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit e Zubin Potokut, e ribëjnë të qartë lojën e politikës ndarëse, refuzuese dhe provokuese, si strategji e luftës hibride kundër Kosovës.
Pengesat e vazhdueshme ndaj integrimit të qytetarëve serbë, manifestojnë tendencat politike për rikthimin e Beogradit në veri.
Bojkotimi i institucioneve në vitin 2022 s’ishte thjesht një rishikim i politikës ekspansioniste ndaj Kosovës, por edhe strategji e sofistikuar drejt aneksimit, sepse “vakuumi institucional” do t’i shërbente pasigurisë, tensioneve, provokimeve dhe në fund sulmit të armatosur. “Dorëheqjet kolektive” si pjesë e një operacioni hibrid për delegjitimimin e institucioneve të Kosovës, u pasuan nga narrativa nxitëse e Listës Serbe se “nuk mund të qeveriset në veri pa bekimin e Serbisë”.
Mirëpo, dështimi i Radojçiqit në shtator 2023 dhe demaskimi (ekspertiza e FBI) me sulmin ndaj Ibër-Lepencit në nëntor 2024, imponoi “reflektimin” e tyre për t’iu kthyer zgjedhjeve.
Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet lokale të tetorit, e mbështetur me të gjitha mjetet për ta rikthyer monopolin, është një zgjatim kërcënues i Beogradit brenda Kosovës.
Tërheqja nga AKK e vërteton logjikën e “anulimit” të vendimeve gjatë qeverisjes 2023-2025.
Sidomos duke qenë në prag të zgjedhjeve të parakohshme, “tërheqja” është thjesht një paralajmërim për sfidat që kërkojnë maturi, vendosmëri dhe bashkërendim ndërkombëtar”, ka shkruar Emini.
Një debat i tensionuar ka ndodhur sot mes banorit të ri, Labinot Haxhiut, dhe Labinot Rexhës. Gjatë një diskutimi lidhur me informacionet që vijnë nga jashtë, banori i ri deklaroi në prani të të gjithëve se Labi ka një fëmijë me një serbe.
“Përderisa vjen ti dhe i thua Sasës ‘a ndihesh shqiptare’, kur vetë ke bërë fëmijë me një serbe. Të njëjtat informacione që i ke marrë ti për të tjerët, kanë dalë edhe për ty jashtë. Janë publikuar në media. Edhe fotografitë janë me ty dhe me të”, i tha ai Labinot Rexhës.
Në atë moment reagoi Benita, e cila u shpreh se nuk duhet të bëhen akuza të tilla.
“Nuk janë akuza, por janë fakte”, shtoi Labinot Haxhiu.
Aludimet për një lidhje të Labinot Rexhës me një serbe, si dhe për faktin se ai ka një fëmijë me të, u intensifikuan disa javë më parë, por këto janë hedhur poshtë nga bashkëshortja e këngëtarit.
Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku – kanë votuar për t`u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës të enjten, pasi duan të jenë pjesë e një asociacioni të veçuar të komunave me shumicë serbe në vend.
Ky vendim vjen pasi Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës që mbështetet nga Serbia – e riktheu pushtetin në këto katër komuna pas zgjedhjeve lokale të tetorit.
Kryetarët e rinj nga kjo parti kishin paralajmëruar në fillim të dhjetorit se do t’i rishikonin vendimet e marra nga kryetarët e deriatëhershëm shqiptarë.
Ata paralajmëruan një “shqyrtim të hollësishëm të gjendjes së trashëguar juridike dhe financiare, në mënyrë që në periudhën e ardhshme të merren vendime në përputhje me ligjin dhe në interesin më të mirë të qytetarëve”.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, duke arsyetuar kërkesën për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, tha se kjo kurrë nuk ka qenë dëshirë e popullsisë serbe në këtë komunë dhe se bëhej fjalë për një “vendim politik”.
Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku u udhëhoqën nga kryetarë shqiptarë nga maji i vitit 2023 deri në zgjedhjet e tetorit 2025, pasi përfaqësuesit e Listës Serbe kishin dhënë dorëheqje në nëntor të vitit 2022, si pjesë e nismës së përbashkët të serbëve për t’i braktisur institucionet e Kosovës në shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës.
Nën udhëheqjen e kryetarëve shqiptarë, këto komuna iu bashkuan Asociacionit të Komunave të Kosovës verën e vitit 2023. Ky asociacion vepron si organizatë joqeveritare me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe mbrojtjes së interesave të anëtareve të saj.
Lista Serbe e kishte kundërshtuar asokohe anëtarësimin e komunave me shumicë serbe në të, duke vlerësuar se vendimi nuk ishte marrë “në dobi të qytetarëve dhe ishte i paligjshëm”.
Asokohe pati reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke vlerësuar se komunat me shumicë serbe duhet të ishin pjesë e një asociacioni të komunave me shumicë serbe, për themelimin e të cilit Kosova dhe Serbia u pajtuan disa herë gjatë dialogut të tyre nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Kosova nuk ka bërë hapa për ta themeluar këtë asociacion, me gjithë trysninë nga bashkësia ndërkombëtare.
Gjatë qeverisjes së tyre në komunat me shumicë serbe, kryetarët shqiptarë gjithashtu morën në administrim objektet në pronësi të tyre ku funksiononin institucionet serbe, ndaluan ndërtimet që i quanin të jashtëligjshme të financuara nga Serbia, si dhe paralajmëruan rrënimin e vendbanimeve të ndërtuara pa leje.
Po ashtu, komuna e Mitrovicës së Veriut, verën e këtij viti, nënshkroi memorandum mirëkuptimi me komunën e Mitrovicës së Jugut, i cili parashikoi ndërtimin e urave mbi lumin Ibër për këmbësorë dhe automjete, gjë që u mbështet nga Qeveria e Kosovës.
Lista Serbe ka paralajmëruar se do të kërkojë rishikimin e të gjitha këtyre vendimeve.
Ligji për vetëqeverisjen lokale parasheh që, për një vendim ose akt tjetër të komunës që nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, mund të kërkohet rishqyrtim nga organi mbikëqyrës – në këtë rast Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ose institucione të tjera përgjegjëse të Qeverisë së Kosovës.
Vendimi i kompanisë së dhëndrit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t'u tërhequr nga projekti lukzos është më shumë se provë e qartë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq i ka shpërdoruar të gjitha shanset e tij me Uashingtonin.
Kështu së paku vlerëson analisti i politikës së jashtme, Boshko Jakshiq, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.
Madje Jakshiq beson se në fund të fundit, ''Trump nuk dëshiron ta shohë më Vuçiqin me sy''.
Në këtë drejtim, ai thekson se një tjetër përpjekje e Vuçiqit për të riparuar marrëdhëniet e dëmtuara me Uashingtonin dështoi.
Për Jakshiqin, shpjegimi me të cilin kompania e dhëndrit të Donald Trump e braktisi projektin është jashtëzakonisht i rëndësishëm.
Kujtojmë se njoftimi për tërheqjen e kompanisë së Kushnerit u publikua më 15 dhjetor - në ditën kur Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ngriti aktakuzë ndaj ministrit serb të Kulturës, Nikolla Sellakoviq, për shkelje ligjore gjatë heqjes së statusit të monumentit kulturor ndaj ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm.
Dhe në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë, kompania investuese “Affinity Partners” tha se “vizioni ynë për projektin në Beograd ishte të ofronim një dizajn elegant dhe frymëzues, që pasqyronte përparimin e Serbisë”.
“Jemi krenarë për arkitekturën që ka krijuar ekipi ynë. Sepse, projektet me kuptim duhet të bashkojnë, jo të ndajnë, dhe nga respekti për popullin e Serbisë dhe për qytetin e Beogradit, ne po e tërheqim aplikimin tonë dhe po e bëjmë një hap pas në këtë moment”, thuhej në deklaratë.
Dhe Jakshiq nuk ka dyshime se ky mesazh i dërguar nga ana tjetër e Atlantikut përputhet në mënyrë të përkryer me rrjedhat e marrëdhënieve amerikano-serbe në kohët e fundit.
Ai kujton se ata ishin më shumë se të shqetësuar nga sjellja e Vuçiqit në maj të këtij viti, kur ai u përpoq të hynte në konventën republikane në Florida.
Për të kujtuar, presidenti i Serbisë shkoi për një vizitë në SHBA pranverën e kaluar, nga e cila u kthye pa planifikuar pas dy ditësh, dhe siç u njoftua në atë kohë, për arsye shëndetësore.
Sipas raporteve jozyrtare të medias, Vuçiq priste të takohej me Trumpin në takimin e republikanëve në Florida, por kjo nuk ndodhi.
"Përshtypja ime është se Donald Trump nuk dëshiron më ta shohë Aleksandar Vuçiçin me sy. Duket se Vuçiq i ka shpërdoruar shanset e tij me Trumpin, ashtu siç i shpërdoroi ato me Moskën dhe Bashkimin Evropian", thekson Jakshiq.
Ai paralajmëron gjithashtu se amerikanët nuk e falin faktin që Vuçiq u përpoq t'i përfshijë ata në aferat e tij të brendshme të korrupsionit.
Andaj, sipas mendimit të tij, Vuçiq praktikisht ia mbylli derën vetes me Donald Trumpin.
Duke komentuar se si ky episod i fundit në marrëdhëniet serbo-amerikane mund të reflektojë në historinë e sanksioneve amerikane kundër Industrisë Serbe të Naftës, Jakshiç thekson se kjo është vetëm një vazhdim i serisë së aferave që Vuçiq bëri në marrëdhëniet me amerikanët.
Në vendin ku gjendeshin ndërtesat e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, të shkatërruara gjatë bombardimeve të NATO-s më 1999, kompania investuese “Affinity Partners” kishte planifikuar një kompleks banimi dhe biznesi me markën Trump.
E Vuçiq tha se për shkak të “gjuetisë së shtrigave” që u bë ndaj investitorit dhe ndërtimit, Serbia humbi një investim të vlefshëm prej së paku 750 milionë eurosh.
Ai fajësoi Prokurorinë dhe “bllokuesit” - siç i quan ai protestuesit antiqeveritarë që protestojnë për më shumë se një vit kundër Qeverisë së udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe.
“Personalisht, do të kujdesem që të gjithë ata që kanë kontribuar në shkaktimin e këtij dëmi, të përgjigjen”, tha presidenti serb.
Ai paralajmëroi se do të “paraqesë personalisht kallëzime penale” kundër “të gjithë atyre që morën pjesë në ‘gjuetinë e shtrigave’ dhe shkatërrimin e investimit”, duke i akuzuar për “dëm ekonomik ndaj Serbisë”.
Ai i hodhi poshtë akuzat për korrupsion në këtë projekt. /Telegrafi/
Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Evropian miraton të martën konkluzionet sa i përket procesit të zgjerimit të bllokut evropian, ndërsa në pjesën për Kosovën, vendit i bëhet thirrje që ta përshpejtojë hapin në rrugën drejt reformave.
Ndër kërkesat tjera është zbatimi i marrëveshjeve të arritura me Serbinë, në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve, përfshirë nevojën e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan Evropa e Lirë.
Kosova është e vetmja në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon statusin e vendit kandidat për anëtarësim, ndonëse ka aplikuar në dhjetor të vitit 2022.
Në raportin me draft-konkluza që e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, përmendet se nevoja për reforma vërehet më së shumti në forcim të administratës publike dhe sundim të ligjit, përfshirë konsolidimin e sistemit gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e lirive themelore, sidomos lirinë e shprehjes, sektor në të cilin nuk është shënuar përparim.
Përparim thuhet të ketë pasur në luftën kundër krimit të organizuar.
Kosova lavdërohet për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme të shkurtit dhe më pas ato lokale më vonë gjatë vitit, marrë parasysh pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në to.
Lidhur me këtë, në draftin e konkluzave përmendet që marrë parasysh transferimin e rregullt të pushtetit në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, Këshilli përsërit dhe pret heqjen e të gjitha masave ndëshkuese që kanë mbetur.
Bashkimi Evropian pati vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës në verën e vitit 2023, si pasojë e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.
Blloku evropian ka nisur heqjen graduale të tyre, por zyrtarët në Kosovë insistojnë se vazhdimi i tyre është vendim i padrejtë, meqë të gjitha kërkesat për heqjen e tyre tashmë janë plotësuar.
Në mesin e tyre situata në veri është shtensionuar, prania e Policisë afër objekteve komunale në veri është zvogëluar dhe kalimi paqësor i pushtetit në komunat me shumicë serbe është realizuar.
Rikard Jozwiak, redaktor për Evropën i Radios Evropa e Lirë (REL), në Pragë, ka marrë vesh nga burimet e tij se për çështjen e moslargimit të të gjitha masave kundër Kosovës është diskutuar në Bruksel javën e kaluar dhe që Franca e Italia janë mbështetëse të idesë që të largohen vetëm 50 për qind e tyre.
Por, duket se përparim në këtë drejtim nuk do të ketë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë.
Sipas një analize të Institutit për Studime të Avancuara - GAP, masat e BE-së i kanë kushtuar Kosovës rreth 613.4 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra për afat të pacaktuar. Për shkak të kalimit të afateve, 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht.
Në raport, BE-ja përmend se procesi i zgjerimit ka rëndësi gjeostrategjike dhe është proces që kontribuon në paqen evropiane, sigurinë dhe stabilitetin e shekullit 21.
Këshilli u bën thirrje të gjithë partnerëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe këtë momentum për t’i marrë të gjithë hapat e nevojshëm për ta përshpejtuar përparimin në rrugën drejt BE-së.
Përveç përgatitjeve të nevojshme nga ana e vendeve kandidate, në raport përmendet edhe nevoja e përgatitjeve të vetë bllokut për të akomoduar anëtarë të rinj.
Sa u përket vendeve të Ballkanit, përmendet rëndësia e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal.
“Këshilli inkurajon fuqishëm partnerët që t’i zgjidhin të gjitha mospajtimet bilaterale dhe çështjet që datojnë prej së kaluarës, në linjë me ligjin ndërkombëtar”, përmendet mes tjerash në raport.
Pritjet për dialogun Kosovë – Serbi
Në raportin me draft-konkluza, Këshilli përmend mbështetjen e plotë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Aty përmendet që të dyja palët mund të humbin mundësi të mëdha në mungesë të përparimit në normalizim.
Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel prej vitit 2011, i kanë arritur disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.
“Përparimi në rrugët e tyre respektive evropiane varet nga përpjekjet për t'i zbatuar plotësisht të gjitha zotimet që dalin nga Marrëveshja për normalizim e vitit 2023 dhe të gjitha marrëveshjet tjera, pa vonesa dhe parakushte”.
Mes tjerash përmendet edhe nevoja që Kosova të zbatojë marrëveshjen për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe të veprojë në përputhje me zotimet për “një nivel të përshtatshëm të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë" në përputhje me Nenin 7, siç e parasheh Marrëveshja për normalizim dhe aneksi i saj.
Pritje ka që edhe çështja e strukturave të mbështetura nga Serbia, përfshirë ato të shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe edukimit, të zgjidhen në përputhje me zotimet e dialogut dhe të punohet në riintegrim të serbëve të Kosovës, nisur prej pjesëmarrjes së tyre në të gjitha nivelet institucionale.
Në njërën pikë të draft-konkluzave, në pjesën për Kosovën, vendi duartrokitet që është në linjë me politikën e Jashtme të BE-së, duke dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë.
Një brez i ri nacionalistësh etnikë serbë po përgatitet për një luftë në Bosnjë, zbulon gazeta The Telegraph.
Qindra militantë kanë udhëtuar drejt Ukrainës për të luftuar përkrah trupave ruse me besimin se “Nëna Rusi” do t’i shpërblejë duke i ndihmuar të rimarrin territoret e humbura serbe, siç është Kosova .
Nacionalistët, përfshirë veteranët e Luftës së Bosnjës, po përdorin mediat sociale për të inkurajuar të rinjtë serbë që t’u bashkohen atyre në Rusi. Disa po ofrojnë 23,000 paund që ata të regjistrohen dhe të luftojnë në Ukrainë.
Ekzistojnë frikëra se sapo të kthehen në shtëpi në Bosnje, ata do të nxisin një konflikt paraushtarak, 30 vjet pas përfundimit të Luftës së Bosnjës .
Dario Ristiç ishte një rast i tillë. Nacionalisti serb, duke u lëkundur ngathët në një këmbë proteze dhe duke mbajtur me vete provë të shtetësisë së tij të sapo fituar, u kthye në Bosnjë. Ai ishte plagosur gjatë luftimeve në Ukrainë me një njësi ruse të njohur si Arinjtë nga Permi.
Ndërsa ndodhej në Ukrainë, Ristic njihej me nofkën ironik të luftës “i shpejtë” dhe për kryerjen e sulmeve me snajperë dhe dronë në qytete si Avdievka.
Ai i përsosi aftësitë e tij në mediat sociale në faqe të tilla si TikTok dhe rrjeti rus Vkontakte, duke siguruar mbështetje nga të rinjtë serbë të pakënaqur politikisht në vend duke i dhënë shkëlqim luftimeve në vijën e frontit dhe duke përhapur mesazhe nacionaliste.
Njësia e tij ruse madje i dërgoi një kartolinë ditëlindjeje Ratko Mlladiçit, kriminelit të luftës i cili po merr kujdes paliativ në Hagë, ku u dënua me burgim të përjetshëm për mizoritë e kryera kundër myslimanëve boshnjakë.
Në një video të postuar në Telegram, Ristic pozoi pranë një bashkëkombësi serb i cili e informoi audiencën e tij në vend: “Sapo të mbarojmë me këta fashistë të NATO-s këtu, do të kthehemi për të rimarrë vendet tona të shenjta dhe atë që është e jona. Lavdi Zotit, lavdi Nënës Rusi – fitores!”
Me t’u kthyer në shtëpi, zoti Ristiç u arrestua në aeroportin e Sarajevës për bashkim me një njësi paraushtarake të huaj, por që atëherë është liruar nga burgu dhe është vendosur në arrest shtëpiak në pritje të përfundimit të gjyqit të tij.
Kur The Telegraph kontaktoi Ristic në shtëpinë e tij në Modrica, ai tha nga pragu i derës: “Do të doja të flisja me ju. Por ligji më ndalon të flas me ju, por ndoshta në të ardhmen.”
Edhe tani, larg frontit, ai konsiderohet ende një rrezik i madh rekrutimi me më shumë se 10,000 ndjekës në internet.
Dhe atij i bashkohen në internet nacionalistë të tjerë serbë që po përpiqen të përhapin mesazhin e tyre.
Është kryesisht një grup veteranësh të zjarrtë që luftuan në Luftën e Bosnjës, të cilët vazhdojnë të ngulitin ideologji përçarëse te të rinjtë./abcnews.al
Kosova ka qenë për një kohë të gjatë në pozicion defanziv në raport me krimet e luftës, për shkak të mungesës së dokumentimit institucional dhe të verifikueshëm.
Kështu ka deklaruar drejtori i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës (IKKL), Atdhe Hetemi, në “Përballje Podcast” në Telegrafi.com
Sipas tij, mungesa e një arkive shtetërore të dokumentuar profesionalisht ka bërë që Kosova, ndonëse viktimë e krimeve të luftës, të mos ketë pasur mjetet e nevojshme për t’iu kundërvënë narrativave të rreme dhe propagandës nga Serbia.
“Si rezultat i mungesës së dokumentimit në mënyrë të mirëfilltë dhe të institucionalizuar, Kosova për vite ka marrë një pozicion defanziv sa i përket krimeve të luftës”, ka thënë Hetemi.
Ai theksoi se kjo situatë ka ndikuar edhe në mënyrën se si krimet janë trajtuar në arenën ndërkombëtare, përfshirë studimet, raportimet dhe prodhimet dokumentare që shpesh kanë ardhur nga palë të tjera.
“Na ka munguar dokumentimi i besueshëm që mund të ndahej me ambasada, studiues, gazetarë dhe institucione ndërkombëtare,” u shpreh ai.
Sipas Hetemit, ky boshllëk ka nisur të mbushet vetëm vitet e fundit përmes krijimit dhe funksionalizimit të IKKL-së, i cili po ndërton një arkiv të verifikuar me standarde profesionale dhe metodologji shkencore.
Ai shtoi se dokumentimi institucional nuk është i rëndësishëm vetëm për drejtësinë tranzicionale, por edhe për pozicionin politik dhe diplomatik të Kosovës.
“Vetëm me dokumente të verifikuara, Kosova mund të kalojë nga mbrojtja në prezantimin aktiv të së vërtetës historike,” tha Hetemi.
Një brez i ri nacionalistësh serbë po përgatitet për luftë në Bosnjë dhe Hercegovinë, me qindra militantë që tashmë udhëtojnë për në Ukrainë për të luftuar përkrah forcave ruse, shkruan The Telegraph.
Ata besojnë se "Nëna Rusi" do t'ua kthejë nderin dhe do t'i ndihmojë të rimarrin territoret e humbura si Kosova, transmeton Telegrafi.
Nacionalistët, përfshirë veteranët e luftës në Bosnjë e Hercegovinë, po përdorin mediat sociale për të inkurajuar të rinjtë serbë t'u bashkohen atyre, duke ofruar deri në 26,000 euro për të shkuar në frontin ukrainas, ka mësuar The Telegraph.
Ka frikë në rritje se të kthyerit nga fronti ukrainas mund të shkaktojnë një konflikt të ri paramilitar në Bosnjë, 30 vjet pas përfundimit të luftës.
Një shembull i tillë është Dario Ristiq, një nacionalist serb i cili u kthye së fundmi në Bosnjë pasi u plagos duke luftuar në Ukrainë me një njësi ruse të njohur si "Arinjtë".
Ristiç, i cili ironikisht fitoi nofkën e luftës "Brzi" në Ukrainë për shkak të këmbës së tij protetike, ka marrë pjesë në sulme me snajperë dhe dronë në qytete të tilla si Avdiivka.
Ai përdori gjithashtu aftësitë e tij në platformat e mediave sociale si TikTok dhe rrjeti rus Vkontakte, ku ai e glamurizoi luftën dhe përhapi mesazhe nacionaliste për të mbledhur mbështetje midis të rinjve serbë të pakënaqur politikisht.
Njësia e tij ruse madje i dërgoi një kartolinë ditëlindjeje kriminelit të luftës Ratko Mladiq, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm në Hagë.
Në një video të postuar në Telegram, Ristiq pozoi pranë një shoku i tij i cili tha: "Kur të mbarojmë me këta fashistë të NATO-s këtu, do të kthehemi për të rimarrë vendet tona të shenjta dhe atë që është e jona. Lavdi Zotit, lavdi Nënës Rusi - deri në fitore".
Me t'u kthyer në Bosnjë, Ristiq u arrestua në aeroportin e Sarajevës për t'u bashkuar me një njësi paraushtarake të huaj, por u lirua nga burgu dhe u vu në arrest shtëpiak në pritje të gjyqit.
Edhe pse larg vijave të frontit, me më shumë se 10,000 ndjekës në internet, ai ende konsiderohet një rrezik i lartë për rekrutim.
Kur The Telegraph e kontaktoi në shtëpinë e tij në Modrica, ai tha nga pragu i derës: "Do të doja të flisja me ty. Por ligji më ndalon të flas me ty, por ndoshta në të ardhmen".
Ristiqit i bashkohen në internet edhe nacionalistë të tjerë serbë, kryesisht veteranë të luftës së Bosnjës, të cilët vazhdojnë të ngulitin një ideologji përçarëse te të rinjtë.
"Ekziston një besim i zakonshëm midis këtyre ekstremistëve se Nëna Rusi një ditë do t'ua shlyejë borxhin e gjakut duke ndihmuar në rindërtimin e një Serbie të Madhe", tha Sreqko Latal, një analist rajonal.
"Numri i tyre është i vogël, por ata po ndihmojnë në tërheqjen e të rinjve të tjerë të pakënaqur serb që mund të jenë të prekshëm ndaj mesazheve nacionaliste. Ashtu si IRA e vjetër në Irlandën e Veriut, nuk keni nevojë për shumë individë të armatosur për të kërcënuar ekuilibrin e paqes", shtoi Latal.
Një veteran i shquar me një ndikim të madh te luftëtarët e rinj, përfshirë Ristiqin, është Davor Saviçiq, i njohur si "Vuk". Gjatë luftërave të viteve 1990, ai luftoi në njësinë paraushtarake Tigrat e Arkanit, dhe më vonë iu bashkua forcave ruse në Krime dhe Siri, dhe ishte pjesë e Grupit Wagner të shpërbërë.
Raportet mjekësore të rrjedhura kanë zbuluar se ai ishte gjithashtu kolonel në shërbimin e inteligjencës ruse GRU, përgjegjës për sulmin me Novichok në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2018.
Nën udhëheqjen e tij, GRU dyshohet se krijoi një sërë kompanish fiktive për të ndihmuar vullnetarët serbë dhe të tjerë të shmangnin zbulimin, duke u lëshuar atyre leje pune dhe duke rregulluar udhëtimet.
"Ne infiltruam disa nga shërbimet e tyre të mesazheve duke u paraqitur si vullnetarë", tha Nino Bilajac, një gazetar investigativ në Sarajevë.
"Paratë e ofruara po rriten ndërsa humbjet në fushën e betejës e bëjnë Rusinë më të dëshpëruar për luftëtarë të rinj, dhe kohët e fundit më është ofruar një pagesë paraprake prej rreth 26,000 eurosh për t'u regjistruar, dhe një pagë mujore prej gati 2,800 eurosh", shtoi ai.
Për të rinjtë në qytete si Modrica, ku papunësia është e lartë dhe pagat rreth 500 funte, oferta është joshëse pavarësisht ligjeve që ndalojnë luftimin për një fuqi të huaj.
Në Modrica, ku punëdhënësi më i madh është një rafineri nafte në pronësi ruse, një kalimtar tha se Ristiq mburrej për pensionin e tij të veteranit nga Moska dhe planet për të hapur një qendër trajnimi dhe një punishte riparimi dronësh.
Kthimi i tij sjell trazira në mesin e pakicës boshnjake. Jo shumë larg shtëpisë së tij ndodhet një xhami e rindërtuar pas luftës.
"Isha vetëm 10 vjeç kur hynë tanket, dhe babai im u zvarrit me forcë, dhe vëllai im pothuajse u vra kur shtëpia e fqinjit tonë, pikërisht aty, u shpërbë në copa", tha Edib Ziliq (43).
"Në disa vende viktimat ende duhet të takohen me autorët, dhe edhe sot, pavarësisht të gjitha miqësive të rinovuara, ende ka një pakicë ekstremistësh që duan të na frikësojnë dhe të na kthejnë në ato kohë të liga, por ne refuzojmë të jetojmë me frikë", shtoi ai.
Ka gjithashtu shenja të përfshirjes së mundshme të shtetit. Milorad Dodik, ish-presidenti i Republikës Srpska i cili ende mban pushtetin real, u fotografua me Davor “Vuk” Saviçiq përpara një takimi me Vladimir Putin në Moskë në fillim të këtij viti.
Ekzistojnë gjithashtu frikëra se Republika Srpska mund të bëhet një vend stërvitjeje për njësitë paraushtarake të mbështetura nga Rusia, duke paraqitur një kërcënim për sigurinë evropiane.
Dëshmitë nga gjyqi i sabotatorëve në Moldavi kanë zbuluar se Republika Srpska është përdorur kohët e fundit si një bazë stërvitjeje për luftë hibride kundër Perëndimit.
Trajnimi ka përfshirë metoda për shndërrimin e protestave paqësore në trazira të dhunshme dhe përdorimin e dronëve për të prishur infrastrukturën civile dhe ushtarake, teknika që tashmë janë parë në të gjithë Evropën. /Telegrafi/
Aleksandar Vulin, president i Bordit Mbikëqyrës të “Srbijagas” dhe themelues i Lëvizjes Socialiste, ka publikuar një tekst ku propozon organizimin e një referendumi për Serbinë, ku qytetarët do të zgjedhin midis integrimit në Bashkimin Evropian ose politikës së ashtuquajtur “Bota Serbe”.
Teksti i tij u publikua në të njëjtën ditë kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se mbështet idenë e anëtarësimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE njëkohësisht.
Në shkrimin e tij në Veçernje Novosti, Vulin argumenton se integrimi evropian përbën pengesën më të madhe për unitetin dhe interesat e Serbisë, duke iu referuar strategjisë amerikane të mbrojtjes kombëtare, sipas së cilës SHBA-ja favorizon botën e shteteve kombëtare dhe kundërshton organizatat mbikombëtare.
Ai propozon një rishikim të politikës së brendshme dhe të jashtme të Serbisë përmes një referendumi të detyrueshëm, duke e prezantuar atë si zgjedhje mes BE-së dhe “Botës Serbe”.
Vulin përshkruan “Botën Serbe” si një koncept ku serbët formojnë një popull politik të vetëm dhe vendosin së bashku për çështjet kombëtare, duke ruajtur lidhjet me Serbinë pavarësisht vendbanimit. Megjithatë, presidenti Vuçiq është distancuar vazhdimisht nga ideja e “Botës Serbe”, duke deklaruar se politika shtetërore nuk merret me kufijtë e të tjerëve dhe se ky koncept nuk ka ekzistuar si doktrinë zyrtare.
Ekspertë politikë dhe kritikë e konsiderojnë idenë e Vulinit si të parealizueshme dhe të bazuar në retorikë etnocentrike. Nenad Čanak, themelues i LSV, e lidh idenë e referendumeve të detyrueshme me precedentë historikë, duke përmendur referendumin e vitit 1998 për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të huaj në Kosovë, që shërbeu për të legjitimuar politika njëanshme të regjimit të Millosheviçit.
Ai thekson gjithashtu lidhjet e ngushta mes ideve të Vulinit dhe doktrinës së Kremlinit, duke argumentuar se retorika e tij shërben për të manipuluar mendimet e qytetarëve dhe për të transferuar përgjegjësinë mbi qytetarët serbë për vendimet politike strategjike.
Sociologia dhe aktivistja Vesna Peshiq e kritikon ashpër iniciativën e Vulinit, duke e cilësuar si një manifestim të politikës agresive dhe etnocentrike që nxit konflikte të reja rajonale, ndërsa përkujton historinë e politikës serbe në vitet 1990 dhe manipulimin e opinionit publik përmes retorikës nacionaliste.
Peshiq thekson se në kontekstin aktual, nuk ka më zgjedhje mes Rusisë dhe BE-së për Serbinë, duke aluduar se politika e Vuçiqit ndaj Moskës ka mbetur e pandryshuar dhe se angazhimi ndaj Bashkimit Evropian ka qenë kryesisht ekonomik, duke mos reflektuar një orientim të qëndrueshëm politik.
Ajo përfundon se sfida kryesore është lufta për demokracinë dhe integrimin evropian, në vend të ripërsëritjes së strategjive të orientuara mbi identitetin etnik dhe politikën e dominimit rajonal.
Ky propozim i Vulinit ka ndezur debat të gjerë në Serbi, duke reflektuar tensionet mes orientimit pro-evropian dhe retorikës nacionaliste që ende mbetet prezente në skenën politike serbe./Telegrafi/
Kanë kaluar 27 vjet manipulim dhe heshtje politike nga Serbia për rastin “Panda”.
Për vite me radhë, shqiptarët u akuzuan publikisht pa asnjë provë, duke u shndërruar në objekt propagande dhe kriminalizimi kolektiv.
Ironia më e madhe është se vetë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se autoritetet serbe posedojnë të dhëna për vrasësit dhe, siç është shprehur ai, “e dinë saktë se çfarë ka ndodhur atë ditë”.
Megjithatë, asnjë emër nuk është bërë publik, asnjë procedurë penale nuk është hapur dhe asnjë e vërtetë nuk u është thënë familjeve të viktimave.
Eksperti i sigurisë Agim Musliu e ka cilësuar rastin “Panda” si një nga shembujt më të rëndë të operacioneve të rreme (false flag) të aparatit shtetëror serb, të përdorura për të justifikuar represionin ndaj shqiptarëve dhe për të manipuluar opinionin publik brenda dhe jashtë Serbisë.
Sipas Musliut, mënyra se si u mbyll rasti, arrestimet pa prova dhe mungesa totale e transparencës tregojnë për një krim të mbrojtur politikisht në nivelet më të larta të shtetit serb.
Ka shumë veprime të ngjashme që shteti hegjemonist serb ka kryer ndër vite, por kjo vepër në veçanti dëshmon se deri ku është në gjendje të shkojë Serbia: të vrasë edhe të rinjtë serbë për t’i përdorur si mjet akuze kundër shqiptarëve. Kjo mund të ndodhë vetëm në një shtet që nuk njeh asnjë kufi njerëzor, moral apo ligjor.
Siç thekson Musliu, rasti “Panda” nuk është vetëm një krim i pazbardhur, por edhe një dëshmi e një strategjie shtetërore të manipulimit dhe sakrifikimit të jetëve njerëzore për një kauzë të rreme politike.
Ish-prokurori i Serbisë për krimet e luftës, Vladimir Vukçeviq, kishe deklaruar se ishte një fakt që në rajonin e Pejës nuk kishte “pothuajse asnjë shqiptar” në kohën e sulmit.
“Ne arritëm në përfundimin se shqiptarët nuk janë autorët e krimit,” tha Vukceviç për BIRN.
Megjithatë, ai shtoi se prokuroria ekrimeve të luftës nuk e hetoi rastin, pasi ai ishte jashtë juridiksionit të saj.
Vukçeviq tha se nuk beson se hetimi i ri serb do të zbulojë të vërtetën mbi faktin se kush e organizoi sulmin në “Panda Café”.
“Kjo nuk ka të bëjë fare me kohën që ka kaluar që nga sulmi, por me vendosmërinë e atyre që po hetojnë,” tha Vukçeviq.
E Musliu theksoi se bota duhet ta kuptojë realitetin dhe manipulimet e një shteti që është i gatshëm të sakrifikojë edhe popullin e vet për propagandë.
Heshtja e Vuçiqit, edhe sot, vazhdon ta mbrojë këtë krim dhe ta mbajë të gjallë padrejtësinë ndaj viktimave dhe familjeve të tyre./Telegrafi/
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka certifikuar të shtunën kandidatët e Listës Serbe për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, pasi disa anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kishin bërë përpjekje t’ia ndalonin pjesëmarrjen në votime kësaj partie. Paneli tha të shtunën në një njoftim se e pranoi […]
PRISHTINË, 13 dhjetor /ATSH/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka rrëzuar vendimin e KQZ-së për mos certifikimin e kandidatëve për deputetë nga Lista Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Në vendimin e publikuar sot, PZAP thotë se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mos certifikimin e kandidatëve më 10 dhjetor është i mangët, jo i plotë dhe nuk i trajton çështjet dhe faktet vendimtare që lidhen me vlerësimin e kushteve ligjore për certifikimin e subjektit politik.
“Në mungesë të një arsyetimi të mirëfilltë ligjor konkludohet se vendimi i tillë nuk mund të qëndrojë juridikisht pasi që nuk përmban as vlerësimin e duhur të fakteve në raport me dispozitat ligjore të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe me rregulloren e certifikimit të subjekteve politike”, thuhet në vendim.
Lista Serbe në zgjedhjet e parakohshme hyn me gjithsej 33 kandidatë. /KosovaPress/
Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka rrëzuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe ka vendosur për certifikimin e listës së kandidatëve për deputetë të subjektit politik Lista Serbe.
Vendimi erdhi pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe në PZAP, pasi KQZ nuk kishte certifikuar listën e saj të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas vendimit të PZAP-së, ankesa e Listës Serbe është aprovuar, ndërsa vendimi i KQZ-së me Nr. Protokolli 01/3771-2025, i datës 10 dhjetor 2025, është ndryshuar. Paneli ka pranuar rekomandimin e Zyrës për Certifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ, të datës 11 dhjetor 2025, duke certifikuar listën me 33 kandidatë të këtij subjekti politik.
Me këtë vendim, Lista Serbe do të marrë pjesë në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025./Telegrafi/