Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dorëzohet Vuçiç/ Presidenti serb: Zgjedhje të parakohshme në 2026

By: Rovena
30 December 2025 at 18:10

Serbia do të ketë zgjedhje të parakohshme vitin e ardhshëm. Kështu ka deklaruar presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili tha se kështu është plotësuar një nga kërkesat kryesore të opozitës dhe studentëve që protestojnë prej muajsh nëpër sheshe.

Kjo deklaratë pasoi nismën e studentëve për mbledhjen e nënshkrimeve anembanë Serbisë, ku kërkohej shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Vuçiç tha se bllokuesit e rrugëve kanë synuar ta fusin vendin në kaos me atë që ai e quajti “pushtimi i ndërtesave të Presidencës dhe Asamblesë Kombëtare”

“E kemi pranuar kërkesën e tyre kryesore. Vitin e ardhshëm do të shkojmë në zgjedhje parlamentare, por vetëm se nuk do të jenë aq të lumtur kur t’i numërojnë votat. Do të shkojmë në zgjedhje që t’i mposhtim kundërshtarët tanë politikë, që janë pa program e pa ide në çdo qytet të Serbisë”, deklaroj Vuçiç.

Vuçiç nuk la pa komentuar edhe zgjedhjet në Kosovë, duke përgëzuar serbët aty për guximin dhe unitetin që, sipas tij, treguan në zgjedhjet e mbajtura të dielën. Ai tha se serbët atje meritojnë ndihmë më të madhe financiare nga shteti serb, ndërsa akuzoj opozitën se nuk kanë as ide politike, as qëndrimin e duhur për Kosovën.

2025 për presidentin Vuçiç dhe qeverinë e tij nuk ishte e lehtë, përpos presionit të brendshëm nga protestuesit, edhe nga qëndrimi i ashpër i BE për rrugën integruese të vendit.

SHBA-ja i jep më shumë kohë NIS-it serb për t’i shitur aksionet shumicë ruse

By: Rovena
24 December 2025 at 21:14

Zyra amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja ia ka lëshuar një licencë Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), duke zgjatur afatin e bisedimeve për shitjen e aksioneve të Rusisë në këtë kompani serbe deri më 24 mars 2026.

Televizioni shtetëror i Serbisë, RTS, raportoi të mërkurën se vendimi i OFAC-t, megjithatë, nuk e autorizon NIS-in të punojë gjatë bisedimeve për ta gjetur një pronar të ri.

Duke e komentuar lajmin, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se për vendin e tij nuk do të thotë asgjë që pronarit rus i është dhënë afat shtesë.

“Derivatet janë të rëndësishme për ne”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se për shkak të sanksioneve të SHBA-së ndaj NIS-it, Serbia është e detyruar të importojë sasi të mëdha karburanti çdo ditë dhe se problemi i furnizimit me energji duhet të zgjidhet shpejt.

Për shkak të pamundësisë për të importuar naftë të papërpunuar, Rafineria e Pançevës, e vetmja në vend dhe objekti më i rëndësishëm në pronësi të NIS-it, u mbyll më 2 dhjetor.

Qeveria serbe, e cila zotëron pak më pak se një të tretën e aksioneve në NIS, nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment në lidhje me lejen e OFAC-ut NIS-in të mërkurën. Kompania ruse Gazprom Neft zotëron 44.9 për qind të NIS-it dhe Gazprom 11.3 për qind.

Qeveria e Serbisë zotëron 29.9 për qind, ndërsa pjesa e mbetur u përket aksionarëve të vegjël dhe punonjësve. Zbatimi i sanksioneve amerikane ndaj NIS-it filloi më 9 tetor me qëllim që Rusia, siç njoftoi Uashingtoni, të mos jetë në gjendje t’i përdorë të ardhurave nga energjia për luftën në Ukrainë. SHBA-ja i ka kërkuar NIS-it ta largojë pronësinë ruse, nëse dëshiron t’i hiqen sanksionet.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha ditë më parë se Gazprom Neft kishte investuar më shumë se tre miliardë dollarë në NIS dhe se po zhvillohej një dialog me Serbinë për të zgjidhur problemet e kompanisë.

Zyrtarët hungarezë dhe serbë kanë thënë në muajt e fundit se MOL i Hungarisë dhe ADNOC nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) janë të interesuara ta blejnë NIS-in. Grupi MOL dhe ADNOC nuk iu përgjigjën një pyetjeje nga Radio Evropa e Lirë në lidhje me blerjen e mundshme të NIS-it. Industria Serbe e Naftës iu shit Gazpromit në janar 2008, si pjesë e marrëveshjes ndërqeveritare ruso-serbe për bashkëpunim në industrinë e naftës dhe gazit, për 400 milionë euro./REL

Riorientimi i politikës së jashtme të SHBA-së nënkupton që BE-ja duhet të rrisë rolin e saj në Ballkan

23 December 2025 at 17:07

Me ndryshimin e fundit të politikave të administratës Trump në Bosnje dhe Hercegovinë dhe me publikimin e Strategjisë së re të Sigurisë Kombëtare më herët këtë muaj, paqartësia mbi politikën amerikane ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor ka marrë fund. Çështja është nëse Bashkimi Evropian – qendra de facto e gravitetit e botës demokratike të mbetur […]

The post Riorientimi i politikës së jashtme të SHBA-së nënkupton që BE-ja duhet të rrisë rolin e saj në Ballkan appeared first on Reporter.al.

Pse u largua dhëndri i Donald Trump nga projekti në Beograd?

By: Brisi
20 December 2025 at 22:32

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndër i Presidentit amerikan Donald Trump) hoqi dorë nga projekti për të ndërtuar një kompleks luksoz në atë vend. Tani shtrohet pyetja nëse qeveria serbe do të përpiqet të gjejë një investitor të ri për të ndërtuar në atë […]

The post Pse u largua dhëndri i Donald Trump nga projekti në Beograd? appeared first on BoldNews.al.

Sanksionet për naftën/ Vuçiç: Ja sa gjatë mund të rezistojë Rusia! Presim vendim nga SHBA

By: Brisi
20 December 2025 at 18:57

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, njoftoi më 20 dhjetor përmes rrjeteve sociale se janë zhvilluar “biseda të gjata dhe të rëndësishme lidhur me stabilitetin energjetik të Serbisë” dhe se beson se janë “një hap më afër zgjidhjes së situatës jashtëzakonisht të ndërlikuar”. Ai tha gjithashtu se janë siguruar sasi të mjaftueshme të naftës, kerozinës, mazutit […]

The post Sanksionet për naftën/ Vuçiç: Ja sa gjatë mund të rezistojë Rusia! Presim vendim nga SHBA appeared first on BoldNews.al.

Letër nga Brukseli: Skandali kërcënon kryeqytetin e eurokratëve

18 December 2025 at 14:06

Përshëndetje nga Brukseli, ku ditët janë të shkurtra dhe qielli gri. Çuditërisht, nuk është veçanërisht ftohtë apo me shi. Kjo është diçka e mirë për faturat tona të energjisë elektrike, të cilat u rritën ndjeshëm në vitin 2022, kur lufta në Ukrainë shkaktoi një krizë gazi. Faturat tona të gazit tani nuk janë aq të […]

The post Letër nga Brukseli: Skandali kërcënon kryeqytetin e eurokratëve appeared first on Reporter.al.

Serbia nuk do të ketë përfaqësues në Samitin e BE-së – për herë të parë në 14 vitet e fundit

By: Rovena
17 December 2025 at 09:06

Serbia sot nuk do të ketë përfaqësues në Samitin Bashkimi Evropian, Ballkani Perëndimor në Bruksel, njoftoi sot presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ky i fundit tha se “as ai dhe as askush tjetër” nuk do të shkojë në Bruksel, duke theksuar se ka biseduar me shumë liderë evropianë dhe se është mirënjohës për respektin që ndaj Serbisë kanë treguar Ursula von der Leyen (presidentja e Komisionit Evropian) dhe Antonio Costa (president Këshilli i Evropës).

“Për herë të parë në 13 ose 14 vitet e fundit, as unë dhe as dikush tjetër nuk do të shkojmë në atë konferencë ndërqeveritare. Askush nuk do ta përfaqësojë Republikën e Serbisë, kështu që Ballkani Perëndimor do të jetë pa Republikën e Serbisë”, tha presidenti.

Sipas tij, këtë vendim e merr për hir të qytetarëve të Serbisë, pavarësisht se e di që kjo do të hasë kritika në Bruksel. Ai theksoi se vendimin e ka marrë personalisht dhe se qeveria serbe nuk duhet të përballet me asnjë lloj presioni për këtë çështje.

“Mendoj se në këtë mënyrë po e mbroj Serbinë dhe interesat e saj. Serbia është në anën e vet, sado që kjo të mos u pëlqejë Uashingtonit, Brukselit apo Moskës”, tha Vuçiq, duke shtuar se do të mbeten në rrugën evropiane për aq kohë sa ai është president, ndërsa më pas, shtoi ai, “do të shohim”.

I pyetur për rezervat valutore, Vuçiq theksoi se Serbia nuk ka probleme me kursin e këmbimit, pasi disponon 36 miliardë euro rezerva valutore dhe se mund ta “mbrojë kursin për vite me radhë”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos shqetësohen, duke theksuar se nuk ka asnjë problem në këtë drejtim.

Mbyllet industria serbe e naftës/ Vuçiç: Nga e marta nuk do të funksionojë më!

By: Brisi
30 November 2025 at 17:08

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi më 30 nëntor se nga e marta rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) në Pançevë nuk do të funksionojë më dhe se Serbia do të duhet të “gjejë mënyra të ndryshme për të menaxhuar” situatën. Vuçiç u tha qytetarëve se duhet të jenë të qetë, sepse shteti […]

The post Mbyllet industria serbe e naftës/ Vuçiç: Nga e marta nuk do të funksionojë më! appeared first on BoldNews.al.

Skandal në Serbi/ Vuçiç dhe i vëllai sërish akuza për korrupsion, çfarë dyshohet

By: Brisi
28 November 2025 at 17:13

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe vëllai i tij, Andrej, po përmenden sërish në komunikimet e reja të aplikacionit SKY, ku dyshohet për korrupsion të nivelit të lartë dhe ndikim mbi sistemin e drejtësisë në favor të grupeve kriminale. Pakot e SKY-t, të ardhura nga Europol në Serbi, tregojnë për lidhje mes narko-kartelit të Darko […]

The post Skandal në Serbi/ Vuçiç dhe i vëllai sërish akuza për korrupsion, çfarë dyshohet appeared first on BoldNews.al.

Gazetari kroat publikon fotot/ Vuçiç, pjesë e një grupi snajperistësh që vriste civilë boshnjakë në Sarajvë

By: Ela
21 November 2025 at 12:26

Presidenti i Serbisë është akuzuar për përfshirje në grup snajperësh në Sarajevë gjatë Luftës së Bosnjës, në të cilat të huaj të pasur dyshohet se paguan shuma të mëdha parash për të qëlluar civilët boshnjak. Aleksandar Vuçiç dyshohet se ka qenë i pranishëm në një nga grupet ushtarake mbi qytet nga ku thuhet se të […]

The post Gazetari kroat publikon fotot/ Vuçiç, pjesë e një grupi snajperistësh që vriste civilë boshnjakë në Sarajvë appeared first on BoldNews.al.

Vuçiç: Serbia në BE para vitit 2030

By: redi
24 October 2025 at 20:22

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç thotë se ka shanse që vendi i tij të bëhet anëtare e BE para vitit 2030, ndërsa përmend çështjen e Kosovës si pengesën kryesore. ”Unë nuk mund dhe nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës”,-theksoi ai në një intervistë për radio televizionin publik serb. Vuçiç u shpreh optimist për pozicionin e serbëve në veriun e Kosovës, në 5 ose 10 vitet e ardhshme pas…

Source

Shqipëria fitoi kundra Serbisë në Leskovc, Vuçiç: Fajin e kanë protestuesit!

By: Elva
13 October 2025 at 18:39

Shqipëria arriti një fitore historike në ndeshjen e fundit ndaj Serbisë, duke siguruar tre pikë vendimtare drejt kualifikimeve për Botërorin. Ndeshja u zhvillua të shtunën në Leskovc, ku skuadra shqiptare tregoi dominim dhe organizim të mirë në fushë. Pas humbjes, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i hodhi fajin një grupi protestuesish që sipas tij kishin […]

The post Shqipëria fitoi kundra Serbisë në Leskovc, Vuçiç: Fajin e kanë protestuesit! appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria i mundi në Serbi, Vuçiç: S’më zuri gjumi nga zemërimi, u pendova që nuk shkova në stadium

12 October 2025 at 16:39

Humbja e Serbisë përballë Shqipërisë në Leskovac e ka shqetësuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç, i cili gjatë inspektimit të punimeve në maternitetin e Vishegradit tha se nuk e kishte zënë gjumi nga trishtimi i mbrëmjes së djeshme. Vuçiç ka shprehur gjithashtu pendesë për faktin se nuk ishte i pranishëm në stadium për të mbështetur kombëtaren […]

The post Shqipëria i mundi në Serbi, Vuçiç: S’më zuri gjumi nga zemërimi, u pendova që nuk shkova në stadium appeared first on BoldNews.al.

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

8 October 2025 at 22:29

Tensione shumë të larta mes Serbisë dhe Turqisë. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar i tmerruar ndaj lajmit se një fabrikë turke armësh kishte armatosur gjithashtu Forcat e Sigurisë së Kosovës. “Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si […]

The post Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën! appeared first on BoldNews.al.

Osmani akuzon Vuçiç-in se tentoi të prishte takimin e Bërdo-Brijunit

By: Ela
6 October 2025 at 15:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se tentoi “të prishte takimin” e Bërdo-Brionit që u mbajt në Durrës, por shtoi se në fund udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor me unanimitet miratuan një deklaratë të përbashkët të samitit. Pas samitit, Osmani tha për transmetuesin publik shqiptar se Vuçiq, iu drejtua samitit me […]

The post Osmani akuzon Vuçiç-in se tentoi të prishte takimin e Bërdo-Brijunit appeared first on BoldNews.al.

Sllobodan Millosheviçi dhe ana e errët e Serbisë

29 September 2025 at 12:17

Prej vitesh unë kam vuajtur nga lodhja prej Millosheviçit. Që nga momenti kur e pashë figurën e tij patetike, të përkulur lehtë përpara, të mundur, duke ecur nëpër oborrin e burgut në Hagë, menjëherë pas arrestimit të tij në vitin 2001. Tani nuk ndiej asgjë për atë njeri, qoftë i gjallë apo i vdekur, dhe […]

The post Sllobodan Millosheviçi dhe ana e errët e Serbisë appeared first on Reporter.al.

Vuçiç takon Rubion në New York, fokusi të bashkëpunimi politik dhe ekonomik

24 September 2025 at 17:00

Ndryshe nga Prishtina zyrtare, lëvizjet e Beogradit janë intensive në bashkëpunimin e saj me SHBA. Edhe pse e ulur në dy karrige, atë të perëndimit dhe Moskës, për Beogradin dialogu strategjik me Uashingtonin vazhdon.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kanë biseduar për forcimin e këtij dialogu dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve gjatë një takimi në Nju Jork në kuadër të punimeve të asamblesë se përgjithshme të OKB.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiç tha se biseda mes tyre u përqendrua në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, veçanërisht sa i përket zgjidhjes së çështjes së tarifave të SHBA-së.

Edhe Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Tommy Pigott, tha se Rubio bisedoi me Vuçiçin për thellimin e partneritetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, përfshirë përmes dialogut strategjik dhe pjesëmarrjes së SHBA-së në ekspozitës ndërkombëtare EXPO 2027, e cila do të mbahet në Beograd.

Takimet në New York, Beogradi i ka shfrytëzuar edhe për të shprehur qëndrimin e tyre zyrtar për dialogun me Kosovën, duke u shfaqur përsëri si vendi i përkushtuar që kërkon ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne rajon.

Vuçiç shprehu mirënjohje për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbrojtjen e sigurisë së popullit serb në Kosovë, si dhe për kontributin e tyre në procesin e dialogut Beograd–Prishtinë.

Në punimet e asamblesë së përgjithshme të OKB, Kosovën e përfaqëson presidentja Osmani, e cila ka shfrytëzuar rastin për të kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO-s.

Marrëdhëniet Prishtinë-Beograd kanë qenë në qendër të vëmendjes nga ambasada amerikane në Prishtinë që ka postuar ketë mes jave një foto të presidentit Trump me rastet e ndërhyrjes se tij për të shmangur konfliktet në botë, mes të cilave edhe atë Kosovë-Serbi.

/abcnews.al/

Hapat e ardhshëm për protestuesit e Serbisë

5 September 2025 at 13:23

Nëntorin e kaluar, shembja e një çatie në stacionin hekurudhor në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i Serbisë, shkaktoi vdekjen e 15 personave (një tjetër person vdiq në mars nga plagët e marra në aksident). Hezitimi i qeverisë serbe për të mbajtur përgjegjës ata që ishin përgjegjës për ndërtimin e dobët – […]

The post Hapat e ardhshëm për protestuesit e Serbisë appeared first on Reporter.al.

Vuçiç në Pekin, Beogradi në zjarr/ Eksperti i sigurisë: Serbia ka përcaktuar partnerin, është vatra e aktivitetit rus

By: Rovena
2 September 2025 at 17:32

Në një kohë kur Beogradi u trondit këtë të martë nga protesta masive kundër qeverisë, zhvillimet gjeopolitike në rajon marrin një tjetër kthesë. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhet në një vizitë zyrtare në Pekin, ku u takua me presidentin rus Vladimir Putin takim që, sipas ekspertit të sigurisë Drizan Shala, përbën një devijim të qartë nga orientimi euro-atlantik i Serbisë.

I ftuar në emisionin “Balkan Update” në ABC News, Shala tha se Serbia tashmë ka përcaktuar partnerin e saj strategjik, duke sinjalizuar një afrim të dukshëm me Rusinë dhe Kinën. Ai shtoi se zhvillimet e fundit në Ballkan, përfshirë edhe kontratat trepalëshe mes Kosovës, Serbisë dhe Shqipërisë, e vendosin SHBA-në në një pozicion antagonisti në çështjet ushtarake në rajon.

Ndërkohë, protestat në Serbi, sipas tij, janë pjesë e një lufte të fshehtë mes shërbimeve inteligjente, që ndikojnë në reagimin qytetar dhe atë politik. Serbia vijon të mbajë neutralitet në politikën ndërkombëtare, duke refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë, çka sipas Shalës, e pozicionon atë si vatër të ndikimit rus në rajon.

“Takimi në Pekin me presidentin Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiç është një devijim i vijës politike, që Serbia është kërkim për Ballkanin në gjirin e Europës Atlantike. Serbia tashmë e ka përcaktuar partnerin e tyre të bashkëpunimit. Tashmë investimi dhe kontrata është firmosur për Kosovës, Serbinë dhe Shqipërinë, ky tregon që SHBA do të jetë antagonist në çështjet ushtarake mes këtyre vendeve. Serbia është vatra e aktivitetit rus, këtë e konfirmon edhe vizita e Vuçiç në Pekin. Sa i takon çështjeve të protestave në Serbi. Është një luftë mes shërbimeve inteligjence, të cilat nxisin qytetarët serbë që të protestojnë, por edhe nga njëra anë që politika të reagojë. Serbia ka përzgjedhur që të jetë neutral në politike diplomatike, duke mos bërë sanksione ndaj Rusisë”, tha eksperti i sigurisë./abcnews.al

❌
❌