Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sa është e lehtë të hysh "pa leje" në një stadium modern - sistemi i sigurisë në impiantin e Atalantas dështon totalisht

26 January 2026 at 17:46


Atalanta është përballur së fundmi me një incident të turpshëm sigurie në stadiumin e saj. Në rrjetet sociale ka qarkulluar me shpejtësi një video, në të cilën shihet një person duke depërtuar në ambientet e stadiumit të klubit bergamask në një mënyrë të pabesueshme.

Bëhet fjalë për “New Balance Arena”, e njohur deri vitin e kaluar si "Gewiss Stadium", ku një nga portat hyrëse rezulton të ketë si fjalëkalim… vitin e themelimit të klubit.

Po, tingëllon e pabesueshme, por sipas videos virale, personi provoi thjesht kodin 1907 – viti kur u themelua Atalanta – dhe arriti ta hapë portën, duke hyrë në stadium gjatë natës pa asnjë pengesë.

Ky rast ka ngritur shqetësime serioze për masat e sigurisë në impiantin e klubit të Serie A dhe ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku tifozët dhe ndjekësit janë shprehur të habitur nga lehtësia me të cilën u realizua ndërhyrja.

Ngjarja është pjesë e një fenomeni gjithnjë e më të përhapur, i njohur si “stadium hopping”, apo "shëtitje ilegale në stadium", ku tifozë apo individë kureshtarë nga vende të ndryshme përpiqen të hyjnë ilegalisht në stadiume të famshme sportive kur ato janë të mbyllura.


Pas këtij incidenti, Atalanta pritet të rishikojë dhe forcojë masat e sigurisë rreth stadiumit për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen. /Telegrafi/

Stadiumi i ri i Valiasit në fazë të avancuar punimesh

20 January 2026 at 16:34

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Federata e Futbollit po vijon punën për modernizimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin, duke ndërtuar stadiume dhe fusha të reja si edhe duke rikonstruktuar impiante ekzistuese me qëllim krijimin e kushteve dinjitoze për zhvillimin e futbollit shqiptar.

Një nga projektet më të rëndësishme në proces është ndërtimi i stadiumit të ri në Valias të Kamzës. Punimet kanë nisur në muajin shtator dhe po ecin me ritme të shpejta.

Përfaqësues të FSHF-së, të angazhuar në ndjekjen e të gjitha fazave të projektit zhvilluan së fundmi një inspektim në kantier për të ndjekur nga afër ecurinë e punimeve.

Deri më tani ka përfunduar karabinaja e stadiumit, ndërsa puna ka avancuar edhe në shtresat e bazamentit të fushës. Stadiumi do të jetë i Kategorisë së 1-rë dhe do të ketë një kapacitet prej rreth 1400 vendesh për tifozët.

Federata e Futbollit ka marrë përsipër shtrimin e fushës me tapet artificial, vendosjen e portave, si edhe pajisjen me makineri të posaçme për mirëmbajtjen e saj, duke garantuar standarde të larta dhe kushte optimale për aktivitetet sportive që do të zhvillohen në këtë impiant të ri.

1 nga 4

/gj.m/j.p/

The post Stadiumi i ri i Valiasit në fazë të avancuar punimesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vora me stadium, Rama: Mund të presë edhe ndeshje kualifikuese të UEFA-s për klube

By: xhir jeta
15 January 2026 at 10:34

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes në rrjetet sociale pamje nga stadiumi i përfunduar e Vorës.

“Stadiumi i Vorës, një infrastrukturë e re që i shtohet futbollit shqiptar 🇦🇱 Ekipi i Vorës do të luajë për herë të parë ndeshjet në shtëpi në Superiore, një moment historik për klubin dhe qytetin.
Kjo arenë moderne jo vetëm që përmbush standardet e kampionatit kombëtar, por krijon edhe mundësinë që në të ardhmen të presë ndeshje kualifikuese të UEFA-s për klube.” shkruan Rama.

Duka: Projekti i stadiumit të Vorës, drejt përfundimit

2 December 2025 at 10:18
TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/  Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, së bashku me kryetarin e Bashkisë Vorë, Blerim Shera, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në stadiumin e Vorës, ku po ndërtohet tribuna e re qendrore dhe po kryhen ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore.

 

Gjatë vizitës, Presidenti Duka u shpreh i kënaqur me ritmet e punimeve dhe theksoi rëndësinë e këtij investimi të përbashkët mes FSHF-së dhe Bashkisë Vorë.

“Ky projekt, që në fillim dukej që ishte një projekt shumë i mirë. Është një projekt që nuk ka filluar sot, por ka filluar me kohë, që me fushën që kemi investuar bashkë me Bashkinë e Vorës, me dy tribunat e tjera. Por realisht, tribuna e sotme dhe me të gjithë ambientet që duhen për një stadium të tillë, është me të vërtetë fantastike. Dua ta falënderoj kryetarin për bashkëpunimin dhe gjithashtu edhe klubin dhe Presidentin e Vorës. Realisht ka qenë iniciator dhe na ka shtyrë ne më shumë për t’u bashkuar në këtë investim dhe projekt. Ajo që i thashë Kryetarit është që realisht duket si një ëndërr një stadium i tillë në Vorë. Dikur mbase nuk është menduar, por sot është realitet dhe nuk është vetëm ky. Ne kemi bërë edhe një projekt tjetër të një fushe. Kemi realizuar një fushë stërvitje në Vorë. Do kemi dhe projekte të tjera për t’i shërbyer sa më shumë. Sot Vora është realitet ndryshe. Është një realitet me më shumë banorë dhe më shumë fëmijë, që ne duhet t’u krijojmë kushte sa më të mira për t’u edukuar dhe për të luajtur futboll. Jam shumë i lumtur që sot e shoh drejt përfundimit dhe uroj që të paktën në fillimin e vitit 2026 të shohim ndeshje të futbollit “Abissnet Superiore” këtu në stadium”, u shpreh Presidenti Duka.

Kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera, falënderoi Presidentin Duka dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për mbështetjen e vazhdueshme.

“Gjej rastin t’ju shpreh mirënjohjen për të gjithë mbështetjen që keni dhënë. Jo vetëm në realizimin e parë të fushës stërvitore në Ahmetaq, por edhe në projektin e parë të stadiumit. Por kjo që është sot këtu nuk është më, siç e thatë edhe ju, ëndërr. U duk si e vështirë në fillim, por është një realitet që dita-ditës po merr formë dhe mezi presim që vetë klubi dhe të gjithë qytetarët të zhvillojmë ndeshjen e parë hapëse këtu në stadiumin e ri. Shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin që kemi bërë deri tani“, tha Shera.

Punimet në stadiumin e Vorës po vijojnë me ritme të larta. Investimi parashikon ndërtimin e tribunës së re qendrore, rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes, ambienteve për stafet teknike dhe hapësirave të tjera funksionale, duke garantuar standarde bashkëkohore dhe kushte moderne për zhvillimin e futbollit. /j.p/

The post Duka: Projekti i stadiumit të Vorës, drejt përfundimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çfarë duhet të dini për “Stozice Stadium” – Arena ku nesër luan Kosova ndaj Sllovenisë

14 November 2025 at 19:35


Kosova rikthehet nesër në fushë për ndeshjen e pestë të fazës së grupeve në eliminatoret për Kupën e Botës 2026, ku si mysafire sfidon Slloveninë në Stadiumin “Stozice” në Lubjana.

“Stozice Stadium”, i vendosur në veri të kryeqytetit slloven, është impianti më i madh futbollistik në vend dhe shtëpia e Kombëtares së Sllovenisë. I hapur në vitin 2010, stadiumi është pjesë e kompleksit të madh sportiv Stozice Sports Park, që përfshin edhe një arenë të brendshme për sporte të tjera dhe evente kulturore.

Stadiumi ka një kapacitet prej mbi 16 mijë ulësesh, me kushte moderne për tifozë dhe media, ndërsa fusha e lojës konsiderohet ndër më të mirat në rajon. Arena njihet për atmosferën e ngrohtë dhe akustikën e fortë, që shpesh e shndërron në një terren të vështirë për skuadrat mysafire.

Për nga vendndodhja, “Stožice” gjendet vetëm disa minuta larg qendrës së qytetit, është lehtësisht i aksesueshëm me transport publik dhe përmban një numër të madh vendesh parkimi. Stadiumi përdoret rregullisht edhe për koncerte dhe ngjarje ndërkombëtare, duke qenë një prej pikave referuese të Lubjanës moderne.

Kosova ka udhëtuar në Slloveni me synimin për të marrë një rezultat pozitiv, në një impiant ku vendasit rrallë humbin. Dueli pritet me interes të madh, me faktorin e stadiumit dhe mbështetjen e tifozëve që do të luajnë rol të rëndësishëm.

Telegrafi gjendet me ekipin në Lubjanë, ku dyshja Romak Zeqiri dhe Bardh Maxhuni do të ju mbajë të informuar për çdo gjë rreth Kosovës. Udhëtimi i ekipi tonë është mundësuar nga ELBAU.


Ndeshja Slloveni – Kosovë do të nisë nesër në ora 20:45. /Telegrafi/

Stadiumi në qiell i Arabisë Saudite i gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale

4 November 2025 at 10:18

Pretendimi: Kjo video tregon projektin e stadiumit NEOM që do të ndërtohet në lartësi 350 metra në Arabinë Saudite

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

——————————————————

Një video që duket se tregon një qiellgërvishtës me një stadium në majë po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, shoqëruar me pretendimin se tregon projektin e një stadiumi NEOM që do të ndërtohet në 350 m lartësi në Arabinë Saudite.

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video e mësipërme është botuar fillimisht në Youtube më 9 tetor nga kanali Hypora Ultraworks, i cili nuk përmend Arabinë Saudite. Kanali hedh video të gjeneruara nga inteligjenca artificiale të ndërtesave joreale dhe e përshkruan veten si një llogari që tregon të ardhmen.

Në 2024, Arabia Saudite u shpall si vendi pritës i Kupës së Botës 2034. Aktualisht, vetëm dy stadiume në vend i plotësojnë plotësisht kërkesat e FIFA për të pritur turneun. Në ofertën e saj, Arabia Saudite premtoi të ndërtonte 15 stadiume deri në 2034.

Një projekt për të ndërtuar një stadium të lartë në Arabinë Saudite ekziston vërtet. “Stadiumi Neom, duke shfaqur inovacione të përparuara, do të jetë më unik në botë. Do të jetë shtëpia e ekipit profesional të Arabisë Saudite”, thuhet në ofertën e Arabisë Saudite për Kupën e Botës.

I njëjti dokument jep edhe detaje rreth projektit. Stadiumi do të vendoset brenda The Line, një qytet unik linear brenda Neom, me përmasa 170 km të gjata, 200 m të gjera dhe 500 m të larta. Arena me 46 mijë vende do të vendoset 350 m mbi tokë dhe do të furnizohet me energji tërësisht nga era dhe energjia diellore.

Është planifikuar The Line, lagjja e parë e qytetit linear. Stadiumi do të vendoset në katet e katërt dhe të pestë (të shënuara me të gjelbër).

Një vizualizim i projektit u prezantua në aplikacion dhe u publikua gjithashtu në blogun e verifikuar të Neom në Twitter. Ky stadium nuk ka asnjë ngjashmëri me arenën e paraqitur në videon e mësipërme.

The post Stadiumi në qiell i Arabisë Saudite i gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale appeared first on Faktoje.al.

Dervishaj: Përfundojnë brenda vitit punimet në stadiumin e Vorës

23 October 2025 at 16:46

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Në stadiumin e Vorës po punohet me ritme të shpejta për ndërtimin e tribunës së re qendrore, një investim i Federatës Shqiptare të Futbollit, në bashkëpunim me Bashkinë Vorë.

Krahas tribunës, po kryhen edhe ndërhyrje të tjera në infrastrukturën e stadiumit, që përfshijnë ndërtimin e dhomave të zhveshjes për lojtarët, ambienteve për stafet teknike, si edhe hapësira të tjera funksionale, të domosdoshme për garantimin e standardeve bashkëkohore të funksionimit të impiantit, sipas kritereve të licencimit.

Gjithçka është në rrugën e duhur dhe ditën e sotme Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, dhe Drejtori i Departamentit të Projekteve në FSHF, Kevin Lleshi, zhvilluan një vizitë inspektuese në stadiumin e Vorës, ku panë nga afër ecurinë e punimeve.

Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, tha se po punohet me ritme të larta për përfundimin e tribunës së stadiumit të Vorës, që pritet të bëhet gati brenda vitit, duke u kthyer në një impiant të kategorisë 3 të UEFA-s, ku Vora do të luajë në shtëpinë e saj.

“Po punohet në të gjitha ambientet në mënyrë që në një kohë shumë të shkurtër të përfundojë tribuna dhe Vora të kthehet të luajë në shtëpinë e vet. Ky stadium që ne, në bashkëpunim me Bashkinë, po investojmë do të kthehet në një stadium të kategorisë 3, për të organizuar edhe ndeshje ndërkombëtare deri në një fazë të caktuar, siç e parashikon manuali i UEFA-s. Punimet po ecin me shpejtësi dhe besoj që brenda këtij viti ekipi i Vorës do të kthehet në shtëpinë e vet”, – tha Zv. Presidenti i FSHF, Arben Dervishaj.

Drejtori i Departamentit të Projekteve në FSHF, Kevin Lleshi, theksoi se ky është një nga investimet e rëndësishme të FSHF-së që do të përmbushë standardet e UEFA-s dhe FIFA-s. Ai përmendi edhe projektet e tjera infrastrukturore që po realizohen në Durrës, Prrenjas, Gjirokastër, Elbasan dhe Tiranë, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës sportive në vend.

“FSHF nuk ndalet vetëm me këtë projekt, por projektet infrastrukturore vazhdojnë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë. Dy fusha të reja në qytetin e Durrësit, që po bëhen në bashkëpunim me Bashkinë dhe klubin e Teutës. Gjithashtu, po ndërtohen dy fusha në qytetin e Përrenjasit dhe dy fusha në qytetin e Gjirokastrës. Të gjitha këto janë në hapat e fundit për montimin e tapetit artificial. Njëkohësisht, në ditët në vijim do të fillojë edhe mbjellja e fushës së tretë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, duke i shtuar edhe një fushë të re qytetit të Tiranës, që do të përdoret për Kombëtaren A dhe Kombëtaret e moshave”, – tha Drejtori i Departamentit të Projekteve në FSHF, Kevin Lleshi.

Punimet në stadiumin e Vorës
1 nga 4

/a.f/

 

 

The post Dervishaj: Përfundojnë brenda vitit punimet në stadiumin e Vorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria i mundi në Serbi, Vuçiç: S’më zuri gjumi nga zemërimi, u pendova që nuk shkova në stadium

12 October 2025 at 16:39

Humbja e Serbisë përballë Shqipërisë në Leskovac e ka shqetësuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç, i cili gjatë inspektimit të punimeve në maternitetin e Vishegradit tha se nuk e kishte zënë gjumi nga trishtimi i mbrëmjes së djeshme. Vuçiç ka shprehur gjithashtu pendesë për faktin se nuk ishte i pranishëm në stadium për të mbështetur kombëtaren […]

The post Shqipëria i mundi në Serbi, Vuçiç: S’më zuri gjumi nga zemërimi, u pendova që nuk shkova në stadium appeared first on BoldNews.al.

Arsenali planifikon rikthimin në Wembley për shkak të zgjerimit të madh të Emirates

7 October 2025 at 15:45


Arsenali po planifikon një transformim të madh të stadiumit të tyre, Emirates, për ta bërë atë më të madh se çdo stadium tjetër në Londër, me kapacitet që do të kalojë 70,000 vende.

Aktualisht Emirates është stadiumi i katërt më i madh në kryeqytet me 60,700 vende, por “Topçinjtë” po shqyrtojnë edhe mundësinë e luajtjes së ndeshjeve në Wembley gjatë kohës që zgjerojnë stadiumin.

Plani përfshin ndryshime në pjerrësinë e tribunave, riorganizim të ulëseve dhe ngritje të çatisë, me një investim të mundshëm rreth 580 milionë eurosh.

Ky zgjerim do t’i lejojë Arsenalit të shkurtojë listën e gjatë pritëse prej mbi 100,000 tifozësh për bileta sezonale dhe do të rrisë ndjeshëm të ardhurat vjetore të klubit.

Për shkak të punimeve, Arsenali do të duhet të gjejë një stadium alternativ për ndeshjet në shtëpi, duke konsideruar rikthimin e ndeshjeve në Wembley, sikurse bënë më parë gjatë periudhës 1998-2000.

Kjo do t’i kushtojë klubit, por do të ndihmojë në avancimin e projektit ambicioz.

Zgjerimi i Emirates do ta vendosë Arsenalin në një pozitë konkurruese kundrejt Tottenham dhe West Ham, të cilët tashmë kanë stadiumet më të mëdha në Londër.

Me këtë projekt, Arsenali synon të rikthehet në elitën e futbollit londinez dhe të përmirësojë ndjeshëm përvojën e tifozëve. /Telegrafi/

Stadiumi i Vorës drejt transformimit, punimet ecin me ritme të shpejta

5 October 2025 at 11:31

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Në stadiumin e Vorës po vijojnë me intensitet të lartë punimet për ndërtimin e tribunës së re qendrore. Deri tani është përfunduar montimi i parafabrikatit të tribunës, ndërsa aktualisht po kryhet ndarja e ambienteve të brendshme dhe vendosja e rrjeteve hidraulike e elektrike.

Gjatë javës së ardhshme do të montohet edhe struktura e shkallareve, ku do të vendosen më pas ulëset.

Projekti përfshin rikonstruksionin e plotë të dhomave të zhveshjes për lojtarët, ambienteve për stafet teknike, si edhe krijimin e hapësirave të tjera funksionale, duke garantuar standardet moderne të një impianti futbollistik.

Ky investim i madh, i realizuar në bashkëpunim mes Federatës së Futbollit dhe Bashkisë Vorë, synon të transformojë tërësisht infrastrukturën e stadiumit dhe t’i ofrojë komunitetit sportiv kushte bashkëkohore për zhvillimin e futbollit.

The post Stadiumi i Vorës drejt transformimit, punimet ecin me ritme të shpejta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tender 6 mln euro/ Kryeministri “Diell” i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni

By: Ela
3 October 2025 at 09:20

Nga Boldnews.al Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe ministri “Diell”, e nisi javën e tij në rrjetet sociale me një video nga kantieri i stadiumit të ri të Kamzës, duke marrë autorësinë e një investimi që po kryhet formalisht nga Bashkia e drejtuar nga Rakip Suli. Në të njëjtën vijë logjike, kreu i qeverisë rezulton të […]

The post Tender 6 mln euro/ Kryeministri “Diell” i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni appeared first on BoldNews.al.

Miqësorja Shqipëri-Jordani, nis shitja e biletave fizike pranë stadiumit “Air Albania”

30 September 2025 at 15:25

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ Më 14 tetor, Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë në stadiumin kombëtar “Air Albania” një ndeshje miqësore kundër Jordanisë, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 19:00.

Federata e Futbollit njoftoi se nga dita e sotme, të gjithë tifozët e Kombëtares mund të blejnë biletat edhe fizikisht për këtë miqësore.

Biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes te hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air Albania”. Pika fizike do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00.

Ndërkohë, vijon edhe shitja online e biletave në ebileta.al në këtë link: Shqipëri – Jordani.

FSHF nënvizon se çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail. Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen. Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Miqësorja Shqipëri-Jordani, nis shitja e biletave fizike pranë stadiumit “Air Albania” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Stadium i ri në Kamzë sipas standardeve të FIFA-s

29 September 2025 at 09:20

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Federata e Futbollit dhe bashkia e Kamzës kanë nisur bashkëpunimin për ndërtimin e fushës së re në Valias, si pjesë e projektit të FSHF “100 fushat”.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ndau mëngjesin e sotëm pamje nga puna për stadiumin e ri, që sipas kreut të qeverisë “po ndërtohet sipas standardeve IFAB/FIFA, me nismën e kryebashkiakut Rakip Suli në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit”.

Ky investim do të realizohet në bashkëpunim me bashkinë e Kamzës dhe Federata e Futbollit do të mbështesë projektin me furnizimin dhe instalimin e tapetit me bar artificial, pajisjen me set portash dhe makineritë për mirëmbajtjen e fushës.

Ky projekt synon të ofrojë një infrastrukturë moderne për zhvillimin e futbollit dhe promovimin e aktivitetit sportiv te të rinjtë në zonë, duke forcuar bashkëpunimin mes institucioneve lokale dhe Federatës.

Me projektin “100 fushat” në bashkëpunim me njësitë vendore të Shqipërisë, FSHF synon të rrisë ndjeshëm nivelin e infrastrukturës dhe të shtojë inventarin e fushave në territorin e vendit.

/m.q/r.e/

The post Rama: Stadium i ri në Kamzë sipas standardeve të FIFA-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama poston pamje nga ndërtimi i stadiumit të ri në Kamëz: Do të mirëpresë 3 mijë tifozë

By: lindita
29 September 2025 at 09:41

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga kantieri ku po ndërtohet stadiumi i ri në Valias, Kamzë. “Dhe me këto pamje nga puna për stadiumin që po ndërtohet në Kamzë, Valias, sipas standardeve IFAB/FIFA, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, me një fushë sportive prej 8,030 m², dhe 3,000 ndenjëse për tifozët dhe publikun që do të ndjekin ndeshjet e futbollit…

Source

U hoq si pjesë e forcave të policisë/ Panik në stadiumin ku do të mbahet funerali i Charlie Kirk, arrestohet një person i armatosur

By: D Marku
20 September 2025 at 22:33

Shërbimi Sekret ka kaluar në gatishmëri të lartë pas arrestimit të një burri të armatosur brenda stadiumit State Farm në Arizona, ku pritet të zhvillohet të dielën ceremonia mortore e Charlie Kirk.

Ngjarja ndodhi të premten dhe ka ngritur menjëherë shqetësime serioze për sigurinë e pjesëmarrësve në ceremoni.
Sipas raportimeve të The Washington Post, burri kishte me vete një armë zjarri dhe një thikë. Ai u ndalua nga agjentët e Shërbimit Sekret dhe pretendoi se ishte pjesë e forcave të zbatimit të ligjit, duke justifikuar kështu armatimin e tij.

Por zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi, konfirmoi se i ndaluari nuk ishte pjesë e personelit të autorizuar për sigurinë e eventit dhe u arrestua menjëherë. Hetimet mbi motivet e tij janë ende në zhvillim.

The post U hoq si pjesë e forcave të policisë/ Panik në stadiumin ku do të mbahet funerali i Charlie Kirk, arrestohet një person i armatosur appeared first on Albeu.com.

Sir Elton John shfaqet në ndeshjen Watford pas fotografive shqetësuese nga spitali

14 September 2025 at 10:11


Sir Elton John u pa i buzëqeshur dhe me humor të mirë këtë fundjavë në stadiumin Vicarage Road, ku ndoqi nga tribunat ndeshjen mes Watford dhe Blackburn Rovers.

Legjenda e muzikës, 78 vjeç, dhe ish-kryetar i klubit, zgjodhi të ulej në vendet premium, duke mbajtur syzet e tij karakteristike blu, një fanellë të re të Watford-it poshtë xhaketës së zezë dhe pantallona të zeza.

Para fillimit të lojës, Elton u pa duke biseduar me tifozët pranë tij dhe duke shijuar atmosferën e stadiumit, shkruan DailyMail.


Duke folur për fanellën e re të ekipit, ai tha: “Pasioni im për këtë klub nuk ka vdekur kurrë. Jam krenar për Watford-in që kur isha pesë vjeç, kur luanim me uniformë blu dhe kishim dy tribuna të vjetra e të rrënuara. Është në zemrën dhe shpirtin tim, tifozët kanë qenë gjithmonë në zemrën time”.

Shfaqja e tij në stadium erdhi vetëm pak ditë pasi ai shqetësoi fansat me disa fotografi nga spitali, ku dukej i shtrirë në shtrat dhe me trup të mbështjellë në gips.

Megjithatë, këngëtari shpjegoi më pas se gjithçka ishte pjesë e një shakaje dhe një promovimi për filmin e ri Spinal Tap II.

Ai bëri humor në Instagram duke shkruar: “U tund shumë… përfundova në gips!”, ndërsa sqaroi se ishte thjesht prapa skenave të projektit filmik.

Spinal Tap II: The End Continues, me regji nga Rob Reiner, vjen 41 vjet pas filmit kult This Is Spinal Tap. Në të, Elton do të bëjë një paraqitje të shkurtër krahas ikonave të tjera të muzikës si Sir Paul McCartney dhe Garth Brooks.

Projekti do të ndjekë ribashkimin e grupit imagjinar rock, duke e sjellë atë për herë të fundit në skenë pas një pauze të gjatë.

Elton John, që la postin e kryetarit të Watford në vitin 2002, mbetet president nderi i përjetshëm i klubit dhe një nga figurat më të dashura për tifozët.

Prania e tij në stadium këtë fundjavë ishte një rikthim i ngrohtë dhe i shumëpritur për komunitetin sportiv e muzikor njëkohësisht. /Telegrafi/

E turpshme! Duka dhe Rama ndalojnë sërish flamurin e UÇK-së në stadium (VIDEO)

9 September 2025 at 21:56

Ndeshja e fundit e Shqipërisë e luajtur në stadiumin “Air Albania” ishte kundër Serbisë, ku në atë ndeshje, FSHF e Armando Dukës jo vetëm që përjashtoi Tifozat Kuqezi, por ndaloi edhe flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kjo u realizua në bashkëpunim me Policinë e Edi Ramës, ku në stadium dhanë shfaqje të turpshme, […]

The post E turpshme! Duka dhe Rama ndalojnë sërish flamurin e UÇK-së në stadium (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

"Allianz Stadium", një thes ari për Juventusin - mbi 800 milionë euro të ardhura

9 September 2025 at 19:18


Juventusi ka gjeneruar rreth 800 milionë euro të ardhura nga stadiumi Allianz që prej inaugurimit të tij në vitin 2011, sipas shifrave të publikuara nga Corriere dello Sport.

Bianconerët synojnë që kjo shifër të rritet edhe më tej në vitet në vijim, duke hapur impiantin për aktivitete jashtë futbollit, me objektivin për të arritur 100 milionë euro të ardhura vjetore.

Allianz Stadium është shndërruar në një pikë referimi për futbollin italian, duke qenë i vetmi ndër dhjetë stadiumet kandidate që plotëson plotësisht kërkesat e UEFA-s për organizimin e ndeshjeve të Euro 2032.

Një fortesë e vërtetë për Zonjën e Vjetër

Allianz Stadium Allianz Stadium

Përveç të ardhurave, stadiumi ka qenë një faktor vendimtar edhe në aspektin sportiv. Në 267 ndeshje të Serie A të luajtura në Allianz, Juventusi ka regjistruar një bilanc mbresëlënës: 203 fitore, 46 barazime, vetëm 18 humbje.

Bianconerët kanë mbetur të pamposhtur në shtëpi në sezonet 2011/12, 2013/14 dhe 2016/17, ndërsa kanë humbur vetëm një ndeshje gjatë fushatave 2014/15, 2015/16, 2019/20 dhe 2023/24.

Rekordi i klubit përfshin edhe një seri historike prej 33 fitoresh radhazi në shtëpi, e regjistruar nga tetori 2015 deri në prill 2017.

Juventus

Allianz Stadium, përveçse burim i madh financiar, ka mbetur simbol i fuqisë dhe dominimit të Juventusit në futbollin italian gjatë dekadës së fundit. /Telegrafi/

Shqipëri – Letoni, tifozët kuqezinj mbushin plot stadiumin “Air Albania”

9 September 2025 at 17:40

TIRANË, 9 shtator /ATSH/ Sonte në mbrëmje, në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare do të përballet me Letoninë, në stadiumin “Air Albania”, në një ndeshje jetike për fatet e saj në Grupin K të kualifikueseve për Kupën e Botës “USA-Meksikë-Kanada 2026”.

Stadiumi sot pritet të jetë i mbushur plot me tifozë kuq e zinj, pasi federata Shqiptare e Futbollit njofton se të gjitha biletat e disponueshme për ndeshjen Shqipëri – Letoni janë shitur.

Pas katër ndeshjesh të zhvilluara, Shqipëria ndodhet në vendin e tretë me 5 pikë, dy më pak se Serbia që është e dyta me 7 pikë, por që ka një ndeshje më pak të luajtur.  Anglia kryeson grupin me 12 pikë, ndërsa Letonia është vetëm një pikë pas nesh, me 4 pikë.

Përballja e sotme është vendimtare për skuadrën e drejtuar nga Sylvinhos, që ka si objektiv vetëm fitoren në mënyrë që të vazhdojë të shpresojë për një kualifikim në Botërorin e 2026-ës.

Në ndeshjen tjetër të grupit K, Serbia pret Anglinë në një përballje të vështirë në Beograd, dhe çdo hap fals i serbëve i hap rrugën Shqipërisë për t’u ngjitur në vendin e dytë nëse arrin të marrë maksimumin kundër Letonisë.

Shqipëria dhe Letonia janë përballur 6 herë në histori dhe të gjitha takimet kanë përfunduar në barazim. Dueli i fundit, më 10 qershor 2025 në Riga, përfundoi 1-1, duke lënë shumë vend për reflektim për stafin kuqezi. Në total, të dyja skuadrat kanë shënuar dhe pësuar nga 7 gola ndaj njëra-tjetrës, një baraspeshë që Kombëtarja jonë duhet patjetër ta prishë në këtë mbrëmje.

Ndeshja do të gjykohet nga një treshe polake me Damian Sylwestrzak si arbitër kryesor, i ndihmuar nga Pawel Sokolnicki dhe Adam Karasewicz, ndërsa në sistemin VAR do jenë Piotr Lasyk dhe Pawel Malec.

/gj.m//a.f/

The post Shqipëri – Letoni, tifozët kuqezinj mbushin plot stadiumin “Air Albania” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prizreni drejt stadiumit të ri modern: Projekti 13 milionë euro për “Përparim Thaçi” në fazën finale

By: Kult Plus
4 September 2025 at 16:45

Prizreni shumë shpejt do të ketë stadiumin e tij modern. Autoritetet kanë njoftuar se projekti për modernizimin e plotë të stadiumit “Përparim Thaçi” ka hyrë në fazën finale të procedurave dhe pritet të nënshkruhet kontrata.

Ky investim kap vlerën prej 13 milionë eurosh dhe parasheh transformimin e stadiumit aktual në një arenë të re sipas standardeve të UEFA-së, me kapacitet prej 7,750 ulësesh, transmeton KultPlus.

Stadiumi i ri nuk do të jetë vetëm shtëpia e klubit legjendar FC Liria, por edhe një hapësirë moderne për gjithë komunitetin sportiv dhe tifozët prizrenas. Projekti shihet si një hap i madh për zhvillimin e futbollit në qytetin historik dhe për krijimin e kushteve më të avancuara për gjeneratat e reja të sportistëve./KultPlus.com

❌
❌