Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Atentati në Lezhë, dyshohet për një tjetër të plagosur. Pas të shtënave me armë, autorët u larguan drejt Shën Kollit

2 February 2026 at 10:28

Sokol Daci mbeti i plagosur pas të shtënave me armë të raportuara në një berberhane në Lezhë.

30-vjeçari pas plagëve të marra u transportua për trajtim mjekësor te Trauma. Policia ka dyshime se mund të jetë një tjetër person i plagosur. Ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vetë 30-vjeçari që mbeti i plagosur nuk rezulton me precedent penalë. Pasi kanë qëlluar, autorët me automjetet e tyre kanë lëvizur në drejtim të rrugës së Shën Kollit. Autorët kanë qenë të veshur me kamuflazhe e me kapuç.

(i plagosuri Sokol Daci)

/abcnews.al/

Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një Polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj (Detajet)

By: Brisi
2 February 2026 at 08:22

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e regjistruar mbrëmjen e kaluar në Lezhë, ku mbeti i plagosur, 30-vjeçari Sokol Daci. Ngjarja u regjistrua në vendin e njohur si “Kthesa e Rrilës”, ku persona ende të paidentifikuar hapën zjarr drejt një berberhane duke lënë të plagosur 30-vjeçarin, që rezulton dhe pronari i biznesit. […]

The post Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një Polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj (Detajet) appeared first on BoldNews.al.

Lezhë: Berberi i plagosur dërgohet me urgjencë për trajtim - plagë në shpatull, bark dhe këmbë

1 February 2026 at 22:36


Berberi 30-vjeçar Sokol Daci, i cili u plagos me armë zjarri në Lezhë mbrëmjen e së dielës sapo ka mbërritur në spitalin e Traumës.

Sipas informacioneve paraprake ndodhet ne gjendje stabel. 30-vjeçari ka tre plagë, një në shpatull, një në bark dhe një në këmbë.

Dyshohet se 30-vjeçari Sokol Daci nuk ka qenë objektiv i atentatit dhe plumbat e kanë kapur aksidentalisht teksa ishte brenda ne berberhane.

30-vjeçari është pronar i berberhanes ku ka ndodhur ngjarja. Objektivi i atentatit dyshohet se ka qenë një person tjetër që ka qenë brenda në berberhane, shkruan A2 CNN.

Dyshohet se autoret kanë qëlluar me breshëri plumbash dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Rrilës. Autorët kanë ndaluar makinën para berberhanes dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Mori disa plagë pas të shtënave me armë në berberhane, 30-vjeçari mbërrin te Trauma

1 February 2026 at 22:18

Pas të shtënave me armë, 30-vjeçari Sokol Daci i cili mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi në një berberhane në Lezhë.

ABC News mëson se i riu ka mbërritur në spitalin e Traumës. Nga burime brenda spitalit mësohet se i riu ka marr plagë në shpatull, bark dhe në këmbë.

Aktualisht ndodhet në sallë në gjendje stabël.

Trafik me armë zjarri nga Kosova në Tiranë, katër të arrestuar

1 February 2026 at 11:33

TIRANË, 1 shkurt /ATSh/ Një grup kriminal i cili shiste armë zjarri në Tiranë, të trafikuara nga Kosova, është goditur nga policia e Tiranës.

Policia bëri të ditur se pas një hetimi dymujor u finalizua operacioni “Lockdown”. Sipas policisë “në kuadër të operacionit bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen, janë vënë në pranga shtetasit:Gloris Nezaj, Rezarto Rumi, Kelvin Caushi dhe Ardjan Caushi, banues në Tiranë”.

“Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë dhe më pas modifikoheshin dhe magazinoheshin në Selitë”, njoftoi policia.

Gjatë kontrollit në ambientit e përshtatur, banesave të tyre,  policia sekuestroi 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, jelek multifunksion dhe 9 celularë.

Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/m.q/j.p/

The post Trafik me armë zjarri nga Kosova në Tiranë, katër të arrestuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia sekuestron kokainë dhe armë në Çegran të Gostivarit

1 February 2026 at 12:22


Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme, policia e Gostivarit arrestoi katër persona, përfshirë një të mitur 17-vjeçare, pas një kontrolli në një lokal në fshatin Çegran.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan gjashtë paketime me kokainë, një pistoletë me gaz, lëndë pluhur dhe para. T

ë arrestuarit akuzohen për prodhim dhe shpërndarje të narkotikëve, sipas nenit 215 të Kodit Penal.

“Më 31.01.2026, në periudhën nga ora 19:30 deri në orën 22:45, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat Sh.Sh. (51), M.H. (23), F.Sh. (53) nga fshati Çegran dhe një të mitur 17-vjeçare nga fshati Vollkovo. Pas informacioneve operative të marra paraprakisht dhe urdhrit gjyqësor, është kryer kontroll në objektin hotelier në fshatin Çegran, pronë e të denoncuarit të parë, me ç’rast te M.H. janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë paketime me kokainë. Në një dhomë ndihmëse të objektit është gjetur një pistoletë me gaz, ndërsa në sirtarin e një komode është gjetur lëndë pluhur dhe para. Sh.Sh. dhe M.H. janë privuar nga liria, ndërsa në lidhje me veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekurzorëve”, e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal, janë privuar nga liria edhe F.Sh. dhe e mitura 17-vjeçare. Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet kallëzim penal përkatës”, thonë nga SPB-Tetovë.

Vengu: Gjurmueshmëri e avancuar për çdo armë zjarri

28 January 2026 at 09:26

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu prezantoi në Kuvend projektligjin për import-eksportin dhe tranzitin e armëve të zjarrit, një nismë që synon të forcojë kuadrin rregullator të industrisë së mbrojtjes.

Vengu u shpreh se kjo nuk është një nismë e izoluar por është pjesë e një pakete të gjerë ligjore, e cila synon po ashtu kontrollin e mallrave me përdorim të dyfishtë, civil dhe ushtarak.

Ministri Vengu theksoi se projektligji synon të garantojë integritetin e të gjithë zinxhirit nga prodhimi, tregtimi, eksporti, tranziti i armëve të zjarrit, duke rritur sigurinë, transparencën, bashkëveprimin e institucioneve ligjzbatuese.

Sipas tij, ky është një ligj plotësisht i ri, i cili transpozon në mënyrë të plotë rregulloren e Bashkimit Evropian, pa transpozim selektiv dhe pa asnjë kompromis.

“Ai e vendos Shqipërinë në të njëjtin standard ligjor me vendet anëtare të BE-së në një fushë kyçe për sigurinë publike dhe madje sigurinë kombëtare. Projektligji forcon mekanizmin e kontrollit shtetëror, pa krijuar institucione të reja dhe vlen ta theksojë këtë pikë”, tha Vengu.

Një risi thelbësore e këtij projektligji, sipas ministrit Vengu, është krijimi i një mekanizmi licencimi elektronik, të sigurt, të enkriptuar, i cili rrit sigurinë e të dhënave dhe efikasitetin e procesit të autorizimeve.

Paralelisht, Vengu tha se projektligji rrit bashkëveprimin mes agjencive ligjzbatuese, dhe mundëson krijimin e një baze të dhënash unike ndërinstitucionale.

Për sa i përket risive kryesore, Vengu theksoi se “elementi i parë është gjurmueshmëria e avancuar për çdo armë zjarrit”. Po ashtu sipas tij, forcohet kontrolli gjatë gjithë zinxhirit të furnizimit, administrimi elektronik i autorizimeve si dhe masat parandaluese edhe sanksionet për të mbyllur çdo hapësirë abuzimi.

Para deputetëve, Vengu sqaroi se projektligji nuk sjell kosto shtesë për buxhetin e shtetit dhe detyrimet nga zbatimi i tij do të përmbushen brenda kapaciteteve ekzistuese institucionale.

“Projektligji është pjesë e piketave ndërmjetme në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian ndaj edhe përfaqëson një hap të matshëm drejt përmbushjes së tyre”, shtoi ministri.

/m.m/j.p/

The post Vengu: Gjurmueshmëri e avancuar për çdo armë zjarri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Plagosje me armë zjarri në Shijak, 2 kushërinjtë qëllojnë 45-vjeçarin

By: Brisi
28 January 2026 at 09:01

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kaluar në lagjen Kodër, Shijak. Sipas raportimeve të policisë, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin, janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç. Si pasojë e konfliktit, ky i fundit është plagosur me armë zjarri. Ndërkohë dy autorët e […]

The post Plagosje me armë zjarri në Shijak, 2 kushërinjtë qëllojnë 45-vjeçarin appeared first on BoldNews.al.

Zjarrfikësit po luftojnë me të paktën gjashtë zjarre të mëdha, nga vala e të nxehtit që ka përfshirë disa pjesë në Australi

27 January 2026 at 13:24


Zjarrfikësit në shtetin australian të Viktorias po luftojnë me të paktën gjashtë zjarre të mëdha, ndërsa një valë rekord e të nxehtit po godet juglindjen e vendit.

Dy zjarre aktualisht po ndodhin në "nivel emergjence" sipas transmetuesit lokal ABC News.

Madje, sipas raportimeve, disa komuniteteve u janë lëshuar paralajmërime emergjence për t'u evakuuar.

Zyrtarët e zjarrfikësve paralajmërojnë se situata po ndryshon me shpejtësi dhe u kanë kërkuar vendasve të qëndrojnë të azhurnuar me paralajmërimet e fundit.

Byroja e Meteorologjisë thotë se pjesë të shtetit kanë parë temperatura rekord - me një zonë që arrin një maksimum prej 48.9C. Melbourne ka regjistruar një temperaturë prej 41C.

Chris Hardman, shefi i zjarrfikësve në Forest Fire Management Victoria, u kishte thënë gazetarëve se kushtet e nxehtësisë në shtet po i bënin kushtet "jashtëzakonisht të vështira" për zjarrfikësit.

Nuk është e qartë se çfarë dëmesh janë shkaktuar nga zjarret, por Zëvendës Kontrollori i Incidenteve të Australisë, Alistair Drayton, tha se kishte "dëshmi" se disa shtëpi ishin shkatërruar plotësisht.

Ai gjithashtu vlerësoi punën "spektakolare" të bërë nga zjarrfikësit deri më tani.

Përveç Victorias, ku ka një ndalim të plotë të zjarrit, Australia Jugore është vënë gjithashtu në gatishmëri për rrezik "ekstrem" nga zjarri.

Ndërkohë, zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se nxehtësia e zgjatur mbart rreziqe të konsiderueshme shëndetësore. /Telegrafi/

Katër të vdekur nga një zjarr në një hostel pranë Moskës, besohet se ishin shtetas të huaj

27 January 2026 at 12:11


Një zjarr shpërtheu në një hostel pa licencë për emigrantë në periferitë lindore të Moskës të martën herët, duke vrarë katër persona që besohet se ishin shtetas kubanë.

"Herët në mëngjesin e 27 janarit, shërbimet e emergjencës morën raportime për një zjarr në një rezidencë private në qytetin Balashikha", ka thënë komiteti hetimor i rajonit të Moskës në një deklaratë.

"Pasi zjarri u shua, u gjetën trupat e dy burrave dhe dy grave. Një adoleshent 15-vjeçar me shenja helmimi nga monoksidi i karbonit u shtrua gjithashtu në spital", tha ajo.

Zjarret vdekjeprurëse janë të zakonshme në Rusi, veçanërisht në ndërtesat e vjetra që nuk kanë alarme zjarri dhe nuk janë ndërtuar sipas standardeve moderne arkitekturore.

Të vdekurit ishin shtetas kubanë, shtoi agjencia.

Qindra mijëra të huaj - shumë prej tyre pa status ligjor - mendohet se jetojnë në Rusi, disa prej të cilëve jetojnë në hostele emigrantësh që veprojnë ilegalisht. /Telegrafi/

Tre të vdekur pas zjarrit në një fabrikë ushqimore pranë Trikalës, Greqi

26 January 2026 at 08:27


Tre persona u gjetën të vdekur dhe dy të tjerë rezultojnë ende të pagjetur të hënën pas një zjarri në një fabrikë ushqimore pranë qytetit të Trikalës në Greqinë qendrore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një zyrtar ka thënë se 13 persona ishin në fabrikë kur shpërtheu zjarri dhe tetë prej tyre kishin arritur të dilnin nga objekti.

Zyrtari theksoi se shkaku i zjarrit, i cili shpërtheu në orët e para të mëngjesit, nuk ishte i qartë.

Mediat lokale raportuan se një shpërthim i madh u dëgjua para zjarrit.

Rreth 40 zjarrfikës dhe 13 kamionë janë vendosur në fabrikë, ka bërë të ditur një zyrtar i zjarrfikësve. /Telegrafi/

Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

By: Rovena
25 January 2026 at 20:46

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Berlin, ku si pasojë janë plagosur pesë persona. Sipas informacioneve paraprake, dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Autoritetet gjermane bëjnë me dije se disa persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi incidenti dhe po vijon një operacion i gjerë sigurie për kapjen e autorëve të tjerë të dyshuar. Situata mbetet nën kontroll, ndërsa priten detaje të reja nga autoritetet.

Të shtëna me armë zjarri në Berlin, 5 të plagosur

By: armand
25 January 2026 at 20:32

Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin. Sipas Bild, në një apartament në rrugën Wichmannstraße, në zonën Tiergarten, janë gjetur pesë persona të plagosur. Dy prej tyre raportohet se ndodhen në gjendje kritike dhe po trajtohen në spital. Një përfaqësues i qendrës operative të policisë ka deklaruar se […]

The post Të shtëna me armë zjarri në Berlin, 5 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Vatër zjarri në Orikum, era favorizon përhapjen e flakëve

By: Rovena
25 January 2026 at 18:50

Një vatër zjarri  ka rënë në orët e mbrëmjes në Orikum.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Vlorës kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Në vendngjarje po vijon puna intensive për vënien nën kontroll të situatës.

Rrëfimi i gruas që i mbijetoi zjarrit në Zvicër: Nuk e di si shpëtova

25 January 2026 at 08:06


Eleonora Palmieri, veterinere italiane 29-vjeçare nga Cattolica, është një nga të mbijetuarat e zjarrit katastrofik në barin Le Constellation në Crans-Montana, i cili vrau 40 persona në natën e Vitit të Ri.

Ajo u dërgua në një spital në Milano me djegie të rënda, ku ende po shërohet, raporton RTL .

Gruaja shkroi në Instagram, duke ndarë foto që tregonin fytyrën e saj të djegur dhe krahët e duart e fashuara.

Në një postim prekës, ajo falënderoi familjen, partnerin dhe stafin mjekësor.

"Një falënderim i madh për mjekët dhe të gjithë stafin e spitalit, të cilët po kujdesen për mua me profesionalizëm të madh dhe shumë humanizëm", shkroi ajo.

Gjatë rikuperimit të saj, Eleonora nuk i ka harruar viktimat e tragjedisë.

"Mendimet e mia janë me të gjithë ata që nuk mbijetuan", tha ajo.

Në një intervistë me të përditshmen italiane La Repubblica, Eleonora kujtoi se si arriti të shpëtonte nga bari që po digjej në sekondën e fundit.

"Si shpëtova veten? Nuk e di. Instinkti im i mbijetesës më shtyu jashtë", shpjegoi ajo.

Kujtojmë se natën e Vitit të Ri, resorti zviceran i skive Crans-Montana u godit nga një tragjedi e paparë në barin Le Constellation.

Ajo që duhej të kishte qenë një festë u shndërrua në një nga zjarret më vdekjeprurëse në historinë e kohëve të fundit të Zvicrës.

40 persona vdiqën, ndërsa më shumë se 115 u lënduan. Shumë nga viktimat ishin të rinj të moshës 14 deri në 21 vjeç. /Telegrafi/

Sherr mes disa personave në Kukës, qëllohet me armë zjarri

By: Brisi
23 January 2026 at 14:14

Të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë dëgjuar mesditën e kësaj të premte, në qytetin e Kukësit. Sipas raportimeve, disa persona janë konfliktuar me njëri tjetrën në rrugën “Brigada” në dalje të qytetit dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, apo nëse ka persona […]

The post Sherr mes disa personave në Kukës, qëllohet me armë zjarri appeared first on BoldNews.al.

Sherr mes disa personave në Kukës, qëllohet me armë zjarri

By: V K
23 January 2026 at 14:22

Mesditën e kësaj të premteje, të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë dëgjuar  në qytetin e Kukësit.

Sipas raportimeve, disa persona janë konfliktuar me njëri tjetrën në rrugën “Brigada” në dalje të qytetit dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, apo nëse ka persona të plagosur, ndërsa bëhet me dije se personat e përfshirë në sherr janë të afërm me njëri-tjetrin dhe janë shpallur në kërkim.

Policia ende nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen.

The post Sherr mes disa personave në Kukës, qëllohet me armë zjarri appeared first on Albeu.com.

Një zjarr shpërtheu në një kasolle të vogël në Davos derisa liderët botëror po diskutonin çështje të ndryshme

22 January 2026 at 08:23


Një qendër konferencash në Davos është evakuuar pas shpërthimit të një zjarri.

Kjo frikë vjen ndërsa udhëheqësit botërorë dhe biznesmenët e lartë zbritën në qytetin zviceran për Forumin Ekonomik Botëror këtë javë.

Shërbimet e zjarrfikësve me ekipe të specializuara për operacionet e tymit dolën në vendngjarje. Zjarri është vënë nën kontroll që atëherë.

Brigada e zjarrfikësve tha: "Situata është vënë plotësisht nën kontroll dhe zjarri është shuar plotësisht pasi evakuoi një pjesë të qendrës së konventave si masë paraprake".

Gazetarja italiane Lilli Gruber u tha mediave lokale: "Jemi jashtë qendrës së kongresit, të gjithë jemi evakuuar".

Ekipet e emergjencës po përpiqen të përcaktojnë shkakun e një ere të veçantë që i bëri njerëzit të kolliten.

Sipas raportimeve, zjarri shpërtheu në një kasolle druri pranë hotelit ku ndodhet qendra e konferencave, duke shkaktuar një evakuim. Për fat të mirë, nuk janë raportuar të lënduar.

Në anën tjetër, Trump njoftoi një përparim të madh në Grenlandë pas një takimi "shumë produktiv" me udhëheqësin e NATO-s, Mark Rutte.

Presidenti amerikan njoftoi kornizën e një marrëveshjeje që mbulon territorin dhe të gjithë rajonin e Arktikut në postimin e tij të fundit në Truth Social.

“Kjo zgjidhje, nëse arrihet, do të jetë një zgjidhje e shkëlqyer për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha vendet e NATO-s”, shkroi Trump.

“Bazuar në këtë mirëkuptim, unë nuk do të vendos tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt. Po zhvillohen diskutime shtesë në lidhje me Kupolën e Artë për sa i përket Grenlandës”, shtoi ai. /Telegrafi/

Disa të vdekur, mijëra të zhvendosur – Kili shpall 'gjendje katastrofike' pas shpërthimit të zjarreve vdekjeprurëse

18 January 2026 at 17:29


Të paktën 16 persona kanë gjetur vdekjen dhe gati 20,000 të tjerë kanë ikur në vende të sigurta pas zjarreve, ndërsa në Kili u shpall një "gjendje katastrofe".

Zjarrfikësit po luftonin me 24 zjarre të ndryshme në të gjithë vendin të dielën në mëngjes, me djegiet më të këqija në rajonet Nuble dhe Bio Bio, ku qeveria shpalli gjendje emergjence.

Rajonet janë rreth 500 km (310 milje) në jug të kryeqytetit Santiago.

Creamos un grupo para información de los incendios en toda la región de Ñuble que están ocurriendo a esta hora https://t.co/EyReo3fYVu pic.twitter.com/BrLDP6cLp8
— Emergencias Región de Ñuble (@emergenciasnu) January 17, 2026

"Në dritën e zjarreve serioze të vazhdueshme, kam vendosur të shpall një gjendje katastrofe në rajonet Nuble dhe Bio Bío. Të gjitha burimet janë në dispozicion", ka shkruar presidenti kilian Gabriel Boric në rrjetet sociale.

Përpjekjet e evakuimit panë gati 20,000 njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre ndërsa më shumë se 250 prona u shkatërruan, sipas autoriteteve kiliane.

🔥 CATASTROPHIC FIRES IN SOUTHERN CHILE 🔥

At least 15 dead, 50,000+ evacuated, and hundreds of homes destroyed as 14 wildfires rage across Ñuble and Biobío regions.

Thousands of hectares have burned, with emergency crews and the military battling the blaze. pic.twitter.com/eRMlz5DdZL
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) January 18, 2026

Ministri i sigurisë Luis Cordero u tha gazetarëve se 15 vdekje ishin konfirmuar në Bio Bio pasi qeveria konfirmoi një vdekje në Nuble të shtunën.

Erërat e forta dhe temperaturat jashtëzakonisht të larta po e përkeqësojnë situatën, thonë autoritetet. /Telegrafi/

Pakistan, të paktën gjashtë të vdekur nga zjarri që përfshiu një qendër tregtare

18 January 2026 at 12:04


Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 20 të tjerë janë lënduar kur një zjarr përfshiu një qendër tregtare në Pakistan.

Zjarri shpërtheu në qendrën tregtare Gul Plaza, një kompleks tregtar i mbushur me njerëz, dhe vazhdoi të digjej për orë të tëra.

Zyrtarët e ekipeve të shpëtimit thanë se qendra tregtare përmban afërsisht 1,200 dyqane, duke ngritur frikën se njerëzit mund të jenë ende të bllokuar brenda.

Fondacioni Edhi tha se një pjesë e ndërtesës u shemb për shkak të intensitetit të zjarrit, duke i komplikuar përpjekjet e shpëtimit.

Oficeri i policisë së kopshtit, Mohsin Raza, tha se gjetjet fillestare sugjerojnë se zjarri filloi për shkak të një qarku të shkurtër në një nga dyqanet përpara se të përhapej me shpejtësi në të gjithë kompleksin.

Ai tha se shkaku i saktë duhet të përcaktohet përmes një hetimi të detajuar dhe paralajmëroi se struktura duhet të sigurohet për të parandaluar dëmtime të mëtejshme.

Presidenti Asif Ali Zardari dhe kryeministri Shehbaz Sharif shprehën ngushëllime për humbjen e jetëve. /Telegrafi/

❌
❌