Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

BERLIN – 25 500 familje ende pa energji elektrike, katër ditë pas sulmit në rrjet  

6 January 2026 at 12:05

BERLIN, 6 janar /ATSH-DPA/ – Punimet për rikthimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes në disa zona të jugperëndimit të Berlinit po vazhdojnë dhe sot, ndërsa dhjetëra mijëra banorë mbetën pa furnizim për të katërtën ditë radhazi, në një kryeqytet të mbuluar nga bora.

Rreth 45 000 familje dhe mbi 2 200 biznese në lagjet ”Nikolassee”, ”Zehlendorf”, ”Wannsee” dhe ”Lichterfelde” mbetën pa energji elektrik të shtunën, pasi kabllo të tensionit të lartë që çojnë drejt një centrali elektrik u  përfshinë nga zjarri.

Autoritetet e Berlinit besojnë se pas sulmit qëndron një grup militantësh të majtë.

Deri tani, energjia elektrike u është rikthyer rreth 19 500 familjeve dhe rreth 1 000 bizneseve, por operatori “Stromnetz Berlin” njoftoi se mund të duhen deri të enjten që të gjithë përdoruesit të rilidhen me rrjetin, pasi riparimet janë komplekse.

Policia, zjarrfikësit dhe ushtria janë angazhuar në zonat e prekura për të ndihmuar personat që nuk kanë mundur të strehohen te familjarë apo miq në pjesë të tjera të Berlinit, ku temperaturat kanë qenë nën zero.

Spitalet arritën të vazhdojnë funksionimin falë gjeneratorëve të emergjencës dhe tashmë u është rikthyer furnizimi me energji. Ndërkohë, 72 nga 74 shtëpitë e kujdesit të prekura po furnizohen sërish me energji, sipas ”Stromnetz Berlin”./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post BERLIN – 25 500 familje ende pa energji elektrike, katër ditë pas sulmit në rrjet   appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BERLIN – 50 000 familje dhe 2 000 biznese pa energji elektrike pas një defekti

3 January 2026 at 19:39

BERLIN, 3 janar /ATSH-DPA/ – Energjia elektrike iu ndërpre sot 50 000 familjeve dhe 2 000 bizneseve në jugperëndim të Berlinit, pas një zjarri që preku një lidhje kabllore të rrjetit, tha ofruesi i ”Stromnetz Berlin”.

Policia po hetonte zjarrvënie të mundshme, pasi një sulm i motivuar politikisht shkaktoi një ndërprerje të ngjashme në juglindje të kryeqytetit gjerman në shtator.

“Për shkak të dëmeve të konsiderueshme të shkaktuara, riparimi i kabllove do të zgjasë shumë”, tha ”Stromnetz Berlin”, ndërsa punimet vazhduan në kabllot e furnizimit të përkohshëm.

“Ne po mbështetemi në rivendosjen e plotë të furnizimit për të gjithë klientët deri të enjten pasdite”, shtoi ai.

Ofruesi tha se moti i ftohtë po pengonte punën.

Një zëdhënës i shërbimeve të zjarrfikësve tha se alarmi kishte rënë pak pas orës 06:00 (05:00 GMT).

”Ndër objektet që kishin nevojë për ndihmë ishte një shtëpi për të moshuarit”, tha ai.

Ndërprerja goditi ndriçimin e rrugëve, telekomunikacionin celular, semaforët dhe frigoriferët e supermarketeve, si dhe familjet private, duke mbyllur sistemet e ngrohjes ndërsa temperaturat luhateshin rreth pikës së ngrirjes./  a.jor.

The post BERLIN – 50 000 familje dhe 2 000 biznese pa energji elektrike pas një defekti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ai drejtoi Werder dhe Hertha - por pasi nuk kishte oferta, tani punon në McDonald's

31 December 2025 at 22:00


Trajneri gjerman i futbollit, Alexander Nouri (46), do të largohet nga futbolli dhe nga janari i vitit 2026 do të nisë një kapitull të ri profesional jashtë sportit.

Sipas mediave gjermane, Nouri do të fillojë punë në rrjetin e restoranteve McDonald’s, ku do të marrë rolin e menaxherit në dy njësi, duke mbyllur kështu përfundimisht karrierën e tij në futboll.

Nga lojtari te trajneri

Alexander Nouri ishte fillimisht futbollist, duke luajtur si mesfushor sulmues për ekipin e dytë të Werder Bremenit, si dhe për klubet Seattle, Uerdingen, Osnabrück, Kiel dhe Oldenburg. Karrierën e trajnerit e nisi në vitin 2013, kur mori drejtimin e Oldenburgut.

Gjatë viteve në vijim, ai ka drejtuar si trajner ekipet e para dhe të dyta të Werder Bremenit, si dhe Ingolstadtin, Herthan dhe Kavalan në greqi.

Po ashtu, Nouri ka punuar si ndihmës trajner te Hertha dhe në stafin teknik të Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vitet e fundit pa angazhim

Nouri ka qenë pa punë që nga viti 2022. Ai e drejtoi Werder Bremenin si trajner i parë nga shtatori 2016 deri në tetor 2017, periudhë në të cilën regjistroi 15 fitore, 11 barazime dhe 17 humbje.

Te Hertha, ai udhëhoqi ekipin në katër ndeshje si trajner i përkohshëm, duke regjistruar një fitore, dy barazime dhe një humbje.

Angazhimi i tij i fundit ishte në Greqi, te Kavala, ku nga dhjetori 2021 deri në mars 2022 arriti tre fitore, shtatë barazime dhe pesë humbje. Kjo mbetet edhe eksperienca e tij e fundit si trajner futbolli. /Telegrafi/

GJERMANI – Merz: Ne duhet të rrisim fuqinë tonë parandaluese

31 December 2025 at 12:47

BERLIN, 31 dhjetor /ATSH-AA/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se partneriteti midis SHBA-së dhe Evropës po ndryshon, që do të thotë se ato duhet të mbrojnë interesat e tyre më fort.

Kancelari Merz publikoi një video-mesazh me rastin e Vitit të Ri.

“Partneriteti ynë me SHBA-në, e cila ka qenë prej kohësh garantues i besueshëm i sigurisë sonë, po ndryshon gjithashtu. Për ne evropianët, kjo do të thotë se ne duhet të mbrojmë interesat tona edhe më fort me forcën tonë”, tha Merz në mesazhin e tij.

Ai theksoi se në Evropë po vazhdon një luftë e tmerrshme. “Kjo luftë kërcënon drejtpërdrejt lirinë dhe sigurinë tonë. Ekonomia jonë është nën presion për shkak të reformave të nevojshme, kostove të larta dhe konflikteve globale tregtare. Gjithashtu teknologjitë e reja po ndryshojnë rrënjësisht jetën tonë të punës dhe mënyrën se si jetojmë së bashku”, shtoi Merz.

Sipas tij, lufta Rusi-Ukrainë i prek drejtpërdrejt edhe ata. “Po shohim gjithnjë e më qartë se agresioni i Rusisë ishte dhe është ende pjesë e një plani kundër të gjithë Evropës. Gjermania është gjithashtu subjekt i sabotimit, spiunazhit dhe sulmeve kibernetike çdo ditë”, tha kancelari gjerman.

Merz potencoi rikthimin e proteksionizmit në ekonominë globale.

“Varësia jonë strategjike nga lëndët e para po përdoret gjithnjë e më shumë si mjet presioni politik që është kundër interesave tona. Këto ndryshime gjeopolitike ndikojnë shumë në prosperitetin tonë dhe ne e ndiejmë këtë si një vend eksportues. Në këtë situatë, ne kemi nevojë për kreativitetin dhe produktivitetin e ekonomisë sonë. Megjithatë, vonesa në reformat e brendshme po dëmton potencialin e kompanive tona. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për to të mbijetojnë në konkurrencën ndërkombëtare”, tha ai.

Merz shtoi se shoqëria gjermane po plaket dhe kjo sjell me vete sfida sociale.

Ai tha se kapërcimi i çdo sfide është në duart e tyre dhe se ato nuk janë lodër për fuqitë e mëdha. “Ne duhet të rrisim fuqinë tonë parandaluese. Duam të rrisim fuqinë tonë mbrojtëse në mënyrë që të mos na duhet të mbrohemi”, u shpreh Merz.

Sipas tij, Gjermania dhe Evropa morën vendime të rëndësishme për të ulur migracionin e parregullt. “Ne po vendosim përsëri vetë se kush hyn në vendin tonë dhe kush detyrohet të largohet. Ne kemi krijuar stimuj të rinj për migrimin e ligjshëm dhe të rregullt dhe në të njëjtën kohë kemi mbyllur rrugët për migrimin e paligjshëm dhe të parregullt. Për ne, njerëzimi dhe rendi janë dy anët e së njëjtës medalje”, tha Merz.   /os/

The post GJERMANI – Merz: Ne duhet të rrisim fuqinë tonë parandaluese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BERLIN – Negociatorët amerikanë kërkojnë që Ukraina të heqë dorë nga kontrolli i Donbasit.

15 December 2025 at 17:00

BERLIN, 15 dhjetor /ATSH-AFP/ – Negociatorët amerikanë ende kërkojnë që Ukraina të heqë dorë nga pjesa e rajonit të Donbasit që kontrollohet nga Kievi, gjatë raundit të fundit të bisedimeve në Berlin, tha sot një zyrtar i lartë i informuar mbi diskutimet.

“Vladimir Putin dëshiron territore. Amerikanët thonë se Ukraina duhet të tërhiqet, gjë që Kievi e refuzon”, tha ky burim.

“Është mjaft e habitshme që amerikanët po mbajnë qëndrimin e rusëve për këtë çështje”, shtoi burimi.

Zemra industriale ukrainase e Donbasit përfshin rajonin e Luganskut, pothuajse tërësisht nën kontrollin e Moskës, dhe rajonin e Donetskut, gati 20% e të cilit kontrollohet nga ushtria ukrainase.

Sipas një sondazhi të publikuar sot, 75% e ukrainasve kundërshtojnë braktisjen e këtij territori.

Përtej konsideratave territoriale, ky është seksioni më i mbrojtur i frontit, i përbërë nga një unazë qytetesh të fortifikuara dhe qindra kilometra llogore dhe fusha minash.

Një zyrtar i lartë ukrainas tha gjithashtu se një takim i ri do të zhvillohej sot midis presidentit Volodymyr Zelensky dhe negociatorëve amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, në ditën e dytë të këtyre bisedimeve në Berlin.

Ndërsa Witkoff kishte siguruar dje në mbrëmje në X se janë bërë shumë përparime gjatë ciklit të parë të bisedimeve në Berlin, zyrtari ukrainas u tregua shumë më i kujdesshëm./ /Ad.Ab./

The post BERLIN – Negociatorët amerikanë kërkojnë që Ukraina të heqë dorë nga kontrolli i Donbasit. appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bisedimet në Berlin/ Zelenskyy: Gati të heqim dorë nga anëtarësimi në NATO në këmbim të garancive perëndimore

By: M C
14 December 2025 at 19:18

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu të dielën gatishmërinë për të hequr dorë nga përpjekja e vendit të tij për tu bashkuar me NATO-n në këmbim të garancive perëndimore të sigurisë, por hodhi poshtë presionin e SHBA-së për t’i dhënë territor Rusisë.

Zelenskyy u ul me të dërguarin special të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner. Udhëheqësi ukrainas postoi fotografi të tryezës së negociatave me kancelarin gjerman Friedrich Merz të ulur pranë tij përballë delegacionit amerikan.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në klipet audio në një grup bisedash në WhatsApp para bisedimeve, Zelenskyy tha se meqenëse SHBA-të dhe disa vende evropiane kishin hedhur poshtë përpjekjen e Ukrainës për tu bashkuar me NATO-n, Kievi pret që Perëndimi të ofrojë një sërë garancish të ngjashme me ato të ofruara anëtarëve të aleancës.

“Këto garanci sigurie janë një mundësi për të parandaluar një valë tjetër agresioni rus. Dhe ky është tashmë një kompromis nga ana jonë,” tha Zelenskyy.

Presidenti rus Vladimir Putin e ka cilësuar përpjekjen e Ukrainës për tu anëtarësuar në NATO si një kërcënim të madh për sigurinë e Moskës dhe një arsye për nisjen e pushtimit në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022. Kremlini ka kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga kërkesa për anëtarësim në aleancë si pjesë e çdo marrëveshjeje të mundshme paqeje.

Zelenskyy theksoi se çdo garanci sigurie do të duhej të ishte ligjërisht e detyrueshme dhe e mbështetur nga Kongresi i SHBA-së, duke shtuar se priste një përditësim nga ekipi i tij pas një takimi midis zyrtarëve ushtarakë ukrainas dhe amerikanë në Stuttgart të Gjermanisë.

Uashingtoni është përpjekur për muaj të tërë të gjejë zgjidhje për kërkesat e secilës palë, ndërsa Trump bën presion për një përfundim të shpejtë të luftës me Rusinë dhe po acarohet gjithnjë e më shumë nga vonesat. Kërkimi për kompromise të mundshme është përballur me pengesa të mëdha, përfshirë kontrollin e rajonit lindor të Donetskut në Ukrainë, i cili është kryesisht i pushtuar nga forcat ruse.

Putini dëshiron që Ukraina të tërheqë forcat e saj nga pjesa e rajonit të Donetskut që është ende nën kontrollin e saj, një kërkesë e refuzuar nga Kievi. Ndërsa, Zelenskyy tha se SHBA-të kishin hedhur një ide që Ukraina të tërhiqej nga Donetsku dhe të krijonte një zonë të lirë ekonomike të çmilitarizuar atje, një propozim që ai e hodhi poshtë si të pazbatueshëm.

Zelenskyy e përshkroi çështjen si “shumë të ndjeshme” dhe këmbënguli në ngrirjen e konfliktit përgjatë vijës së kontaktit, duke thënë se “sot një mundësi e drejtë e mundshme është që të qëndrojmë aty ku jemi”. Por, këshilltari i Putinit për çështjet e jashtme, Yuri Ushakov, i tha të përditshmes së biznesit Kommersant se policia dhe garda kombëtare ruse do të qëndrojnë në disa pjesë të rajonit të Donetskut, edhe nëse ato bëhen zonë e demilitarizuar sipas një plani të ardhshëm paqeje.

The post Bisedimet në Berlin/ Zelenskyy: Gati të heqim dorë nga anëtarësimi në NATO në këmbim të garancive perëndimore appeared first on Albeu.com.

Zelensky arrin në Berlin

14 December 2025 at 17:40


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në kryeqytetin gjerman të Berlinit pasditen e 14 dhjetorit.

"Unë jam tashmë në Gjermani”, tha Zelensky me tw arritur nw ekonominw mw tw fuqishme tw Evropws, transmeton Telegrafi.

“Agjenda e sotme përfshin një takim me ekipin negociator amerikan. Ne po përqendrohemi në mënyrën se si të garantojmë me besueshmëri sigurinë e Ukrainës, në mënyrë që përvoja e Memorandumit të Budapestit dhe pushtimi i Rusisë të mos përsëritet kurrë. Ne mbështetemi në bisedime konstruktive", shtoi presidenti ukrainas.

Zelensky njoftoi më parë se do të zhvillojë takime me përfaqësues të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të diskutuar përfundimin e luftës.

Ndryshe luftimet e ashpra janw duke vazhduar nw Ukrainw, ku nga tw dyja palwt raportohet pwr tw vrarw nw vijwn e frontit. /Telegrafi/

Вже в Німеччині.
Сьогодні в плані – зустріч з американською переговорною командою. Фокусуємося на тому, як надійно гарантувати безпеку для України, щоб досвід Будапештського меморандуму та вторгнення Росії ніколи не повторився. Розраховуємо на конструктивні перемовини. pic.twitter.com/wwP188vMsK
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) December 14, 2025

GJERMANI – Zelensky mbërrin në Berlin për bisedime vendimtare për paqen në Ukrainë

14 December 2025 at 15:55

BERLIN, 14 dhjetor /ATSH-AFP / – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti sot  në Berlin për dy ditë bisedime me udhëheqësit evropianë dhe të dërguarit epresidentit amerikan Donald Trump, me synimin për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Ndërsa luftimet vazhdojnë në Ukrainë, Zelensky pritet të takohet me kancelarin gjerman Friedrich Merz, i cili do të presë nesër gjithashtu liderë të tjerë evropianë, mes tyre kryeministrin britanik Keir Starmer, si dhe krerët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

I dërguari special i Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner, u panë duke hyrë sot në një hotel në qendër të Berlini, ashtu si edhe negociatori kryesor ukrainas Rustem Umerov dhe një zyrtar i lartë gjerman, raportoi e përditshmja  gjermane “Bild”.

Gjatë udhëtimit drejt Gjermanisë, Zelensky tha se ishte i gatshëm për “dialog” për t’i dhënë fund luftës gati katërvjeçare, e cila nisi me pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

“Samiti në Berlin është i rëndësishëm”, tha ai. “Po takohemi si me amerikanët ashtu edhe me evropianët… dhe këto takime zhvillohen sot dhe nesër në Berlin”.

Zelensky theksoi se shpreson që Shtetet e Bashkuara të mbështesin idenë e ngrirjes së vijës së frontit aty ku ndodhet aktualisht, në vend që Ukraina të detyrohet të dorëzojë të gjithë rajonin e Donbasit, siç kërkon Moska.

“Opsioni më i drejtë i mundshëm është ‘të qëndrojmë aty ku jemi”, u tha ai gazetarëve. “Kjo është e vërtetë sepse bëhet fjalë për një armëpushim… E di që Rusia nuk e sheh këtë pozitivisht dhe do të doja që amerikanët të na mbështesin në këtë çështje”. /Ad.Ab./

 

 

The post GJERMANI – Zelensky mbërrin në Berlin për bisedime vendimtare për paqen në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Delegacioni i Policisë së Shtetit në Berlin, fokus te parashikimi strategjik për Ballkanin Perëndimor

10 December 2025 at 11:26

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Një delegacion përfaqësues nga Policia e Shtetit mori pjesë në seminarin “Parashikimi Strategjik për Ballkanin Perëndimor”, zhvilluar në Berlin.

Policia njofton se delegacioni pjesëmarrës në Seminarin e organizuar nga Policia Federale Gjermane dhe ekipi i projektit “SCOPE”, kryesohej nga drejtori i departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati dhe nga drejtori i departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Muçaj.

Sipas Policisë, në fokus të diskutimeve dhe ndërveprimeve gjatë seminarit, ishin metodat e reja operacionale, aplikimi i të cilave do t’i bëjë agjencitë ligjzbatuese të jenë pararojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkombëtar.

Gjithashtu, gjatë seminarit u diskutua mbi vigjilencën që duhet të tregojnë agjencitë ligjzbatuese, për t’iu paraprirë dhe për të menaxhuar në kohë ndryshimet sociale, si dhe evidentimi dhe vlerësimi i kapaciteteve hetimore dhe operacionale në funksion të së ardhmes.

Në njoftim thuhet se nëpërmjet pjesëmarrjes në këtë seminar tejet informues dhe frymëzues, u shkëmbyen praktikat dhe metodat më të mira, u prezantuan teori të ndryshme mbi përmbushjen e detyrave funksionale të punonjësve të Policisë, u forcuan më shumë urat e bashkëpunimit me partnerët gjermanë, si dhe u krijuan kontakte të reja, në funksion të bashkëpunimeve të mëtejshme.

/e.i/r.e/a.f/

The post Delegacioni i Policisë së Shtetit në Berlin, fokus te parashikimi strategjik për Ballkanin Perëndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Gjermania kritikon SHBA-në për “tonet kritike kundër BE-së”

8 December 2025 at 14:44

BERLIN, Gjermania kritikoi ashpër strategjinë e re të sigurisë kombëtare të SHBA-së, duke e konsideruar me “tone kritike kundër BE-së”.

“Ne i hedhim poshtë komentet pjesërisht kritike të drejtuara ndaj BE-së. Liritë politike, përfshirë të drejtën e lirisë së shprehjes, janë ndër vlerat themelore të BE-së. Ne i shohim sulmet në këtë drejtim si ideologji dhe jo si strategji”, tha zëvendëszëdhënësi i qeverisë gjermane, Sebastian Hille, në një konferencë për shtyp në Berlin.

“Ne gjithashtu nuk pajtohemi shprehimisht me disa pika në analizën gjeopolitike. Strategjia nuk e klasifikon Rusinë si kërcënim. Ne nuk e ndajmë këtë vlerësim. Ne mbështesim analizën e përbashkët të NATO-s, sipas së cilës Rusia është një rrezik dhe një kërcënim për sigurinë transatlantike”, shtoi ai.

Dokumenti i ri i strategjisë së sigurisë kombëtare të SHBA-së i publikuar javën e kaluar, u kritikua ashpër nga politikanët evropianë lidhur me pretendimin se Evropa censuron lirinë e fjalës dhe shtyp opozitën politike.

Dokumenti prej 33 faqesh akuzoi qeveritë evropiane se kundërshtojnë lëvizjet e ekstremit të djathtë dhe anti-emigracion. Ai pretendon se kontinenti është në rënie ekonomike dhe përballet me një “perspektivë reale dhe më të zymtë të zhdukjes qytetëruese” brenda 20 viteve të ardhshme.

“Çështjet më të mëdha me të cilat përballet Evropa përfshijnë aktivitetet e Bashkimit Evropian dhe organeve të tjera transnacionale që minojnë lirinë dhe sovranitetin politik, politikat e migracionit që po transformojnë kontinentin dhe po krijojnë konflikte, censurën e lirisë së fjalës dhe shtypjen e opozitës politike, rënien e lindjeve dhe humbjen e identiteteve dhe vetëbesimit kombëtar”, tha dokumenti.  /os/

The post FOKUS – Gjermania kritikon SHBA-në për “tonet kritike kundër BE-së” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BERLIN – Mijëra studentë në protesta kundër ligjit të ri të shërbimit ushtarak në Gjermani

6 December 2025 at 12:45

Mijëra studentët dolën në rrugë në të gjithë Gjermaninë për të protestuar kundër një ligji të ri të shërbimit ushtarak që kërkon kontrolle dhe pyetësorë të detyrueshëm shëndetësor për meshkujt 18-vjeçar, raporton Anadolu.

Iniciativa “Greva shkollore kundër shërbimit ushtarak” organizoi demonstrata në më shumë se 90 qytete, duke përfshirë qytetet Hamburg, Bochum, Bielefeld, Munster, Këln, Duseldorf dhe Shtutgart.

Mbi 3 mijë studentë në Berlin u mblodhën pranë stacionit të metrosë ‘Hallesches Tor’ para se të marshojnë drejt sheshit ‘Oranienplatz’ duke valëvitur pankarta me slogane “Jo shërbimet të detyrueshëm ushtarak”, “Studentët kundër luftërave dhe riarmatimit”, “E ardhmja jonë është e ardhmja jonë” dhe “Ne vendosim vetë”.

Dje, një grup i vogël protestuesish gjithashtu demonstruan para ndërtesës së parlamentit, teksa ligjvënësit debatuan projektligjin.

Parlamenti gjerman (Bundestag) e miratoi projektligjin me 323 vota kundrejt 272 votave, me vetëm një abstenim. Ai tani i drejtohet Bundesratit, dhomës së lartë të Gjermanisë, për miratim më vonë këtë muaj, me një datë efektive më 1 janar të vitit 2026, nëse miratohet.

Reforma adreson mungesat kronike të personelit në forcat e armatosura gjermane, të cilat aktualisht numërojnë rreth 184 mijë trupa aktive. Për të përmbushur detyrimet e NATO-s, Ministria e Mbrojtjes kërkon të rrisë forcën në rreth 270 mijë deri në vitin 2035, duke bërë të nevojshme afërsisht 20 mijë rekrutë të rinj për çdo vit.

Sipas sistemit të ri, të gjithë burrat e lindur më 1 janar të vitit 2008 ose më vonë, duhet të plotësojnë një pyetësor që vlerëson kualifikimet, aftësinë fizike dhe interesin e tyre për të shërbyer, të ndjekur nga ekzaminimet e kërkuara mjekësore. Pjesëmarrja është vullnetare për gratë.

Vetë shërbimi mbetet opsional, por nëse objektivat e rekrutimit nuk përmbushen, parlamenti duhet ta rishikojë politikën në vitet e ardhshme, duke futur potencialisht rekrutimin e bazuar në kërkesë ose edhe rekrutimin e detyrueshëm të përgjithshëm si mjet të fundit.

Gjermania hoqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2011, duke kaluar në një forcë ushtarake profesionale tërësisht vullnetare.  /os/

The post BERLIN – Mijëra studentë në protesta kundër ligjit të ri të shërbimit ushtarak në Gjermani appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A e kanë gjermanët një Kroos të ri? Në moshën 16 vjeçare, ai tashmë ka bërë histori dhe vlen 20 milionë euro

4 December 2025 at 20:23


Një javë pa Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës ka sjellë skena dhe emocione të veçanta në kupat kombëtare të disa vendeve evropiane.

Në Gjermani, DFB-Pokal ka hyrë në fazën e 1/16-ve, dhe krahas gjigantëve tradicionalë si Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen, vëmendjen më të madhe e ka marrë Hertha Berlin.

Kryeqytetasit shënuan një fitore bindëse 6-1 ndaj Kaiserslauternit, por një ngjarje e veçantë doli në pah: goli i shënuar nga 16-vjeçari Kennet Eichhorn, i lindur në vitin 2009, i cili jetoi një natë të paharrueshme, shkruan Calciomercato.

Një mesfushor i ri me profil mbrojtës që po shpërthen para kohe

Eichhorn shënoi golin e tij të parë si profesionist, edhe pse roli i tij natyral në fushë është mesfushor mbrojtës – shumë larg portës kundërshtare. Në skemën 4-2-3-1 të Herthës, ai luan si një nga dy mesfushorët qendrorë para mbrojtjes. Edhe pse vetëm 16 vjeç, trajneri Stean Leitl i ka besuar vazhdimisht, dhe ai tashmë ka mbi dhjetë paraqitje këtë sezon, shumicën si titullar.

Goli në Kupën e Gjermanisë ishte i treti në karrierën e tij, pasi më herët ka realizuar edhe për ekipet U17 dhe U19 të Herthës. Mediat gjermane tashmë e po e krahasojnë me Toni Kroosin, jo vetëm për stilin e lojës, por edhe për sigurinë në kontroll, driblim dhe qetësinë me topin, cilësi që rrallë shihen në një lojtar kaq të ri.

Klubet e mëdha evropiane tashmë janë vënë në ndjekje

Pas rënies nga Bundesliga sezonin e kaluar, Hertha po kërkon të kthehet fuqishëm në elitë dhe Eichhorn po shihet si një nga shtyllat e projektit të ri.

Në gusht, ai u bë debutuesi më i ri në historinë e Bundesliga 2 – vetëm 16 vjeç e 14 ditë – pak ditë pasi firmosi kontratën e tij të parë profesionale.

Rritja e shpejtë dhe talenti i jashtëzakonshëm i tij nuk kanë kaluar pa u vënë re. “Djemtë e mëdhenj” të Evropës, nga PSG te Bayern Munich e Borussia Dortmund, e deri te Barcelona, Manchester United dhe Real Madrid, tashmë e kanë përfshirë në raportet e tyre të skautëve.

Për më tepër, vlera e tij e tregut vlerësohet të ketë arritur rreth 20 milionë euro – shifër mbresëlënëse për një lojtar 16-vjeçar.

Hertha ka në dorë një diamant të ri, dhe paraqitja e tij në DFB-Pokal është vetëm paralajmërimi i asaj që mund të vijë në të ardhmen. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Bayern Munich fiton dramën e pesë golave ndaj Union Berlinit dhe avancon në Kupën e Gjermanisë

3 December 2025 at 22:44


Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 3-2 në udhëtim ndaj Berlinit në kuadër të fazës së 1/16-ës së finales në Kupën e Gjermanisë.

Takimi nisi keq për vendasit, pasi në minutën e 12-të Ilyas Ansah u bë protagonist i një autogoli të pafat, duke çuar Bayernin në epërsi prej 1-0.

Epërsia u dyfishua në minutën e 24-të kur Harry Kane shënoi me kokë pas një goditjeje këndi për rezultatin 2-0.

Union Berlini reagoi në fund të pjesës së parë. Pas rishikimit të VAR-it, u akordua penallti në minutën e 39-të dhe Leopold Querfeld u tregua i saktë, duke ngushtuar shifrat në 2-1.

Megjithatë, vetëm disa minuta më pas, vendasit pësuan një tjetër goditje të rëndë: Diogo Leite devijoi topin në portën e tij pas një goditjeje dënimi, duke e çuar rezultatin në 3-1 në minutat shtesë.

HARRY IN SEINEM ELEMENT! 🌪️

♦️ #FCUFCB | 0-2 | 24’ ♦️ pic.twitter.com/xDFS5DJijq
— FC Bayern München (@FCBayern) December 3, 2025

Pjesa e dytë nisi me tension të lartë. Harry Kane shkaktoi një tjetër penallti në minutën e 53-të dhe Querfeld realizoi sërish, duke e rikthyer ndeshjen në 3-2.

Bayern kishte mundësinë të thellonte epërsinë në minutën e 62-të, por Ronnoë priti gjuajtjen e rrezikshme të Kane nga distanca.

Union Berlini pati dy raste të mëdha për barazim: Andras Schafer provoi me një gjuajtje të fortë në minutën e 70-të, por Neuer bëri një pritje të shkëlqyer.

Pak momente më pas, Diogo Leite gjuajti mbi traversë nga brenda zonës, ndërsa Janik Haberer humbi një rast ideal nga gjashtëmetërshi në minutën e 75-të.

Bayern mendoi se e kishte mbyllur ndeshjen në minutën e 76-të kur Luis Diaz shënoi, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Në minutat e fundit Unioni provoi disa zëvendësime për të shtuar ritmin, por nuk arriti të gjejë golin e barazimit. Bayern Munich mbajti avantazhin dhe doli me fitore, duke siguruar kalimin tutje./Telegrafi/

Episod më qesharak nuk keni parë që moti - Sulmues ia “vjedh” shënimin taktik kundërshtarit në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë

3 December 2025 at 19:43


Në Kupën e Gjermanisë, Hertha BSC shënoi një fitore të thellë 6-1 ndaj FC Kaiserslautern, duke siguruar kalimin në çerekfinale dhe duke mbajtur gjallë ëndrrën për një finale në Olympiastadion.

Megjithatë, minuta e 87-të solli një moment qesharak që nxiti buzëqeshje te tifozët dhe skuadra.

Mesfushori Marlon Ritter po lexonte një shënim taktik kur Dawid Kownacki ia mori atë në mënyrë të papritur. Ritter u përpoq ta merrte përsëri, por më pas hoqi dorë, duke lënë lojtarin tjetër me shënimin në dorë.

Pas ndeshjes, trajneri Torsten Lieberknecht qetësoi situatën: "Kjo nuk ndryshon rezultatin e ndeshjes."

Ndërsa Ritter vetë u shpreh me humor: "Nuk më intereson fare".

pic.twitter.com/5AT8GO753l
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) December 3, 2025


Nuk dihet nëse Kownacki synonte me të vërtetë të “spiunonte” taktikat apo ishte thjesht një shaka mes lojtarësh. Në fund të fundit, atmosfera pas një fitoreje të tillë 6-1 ishte më shumë se pozitive. /Telegrafi/

Nga fama në tragjedi: Aktori goditet me 8 plumba dhe humb një këmbë

By: Elva
27 November 2025 at 21:09

Mishel Prela, aktori kryesor i filmit “Saimir”, i luajtur në Itali me aktorin e madh Xhevdet Ferri, tregon kalvarin e jetës, nga fama në Europë, burgu, atentati me 8 plumba e deri te jetesa në azilet e Tiranës. Misheli i gjymtuar nga atentati, ku njërën këmbë ia kanë amputuar, thotë se aktualisht po qëndron në […]

The post Nga fama në tragjedi: Aktori goditet me 8 plumba dhe humb një këmbë appeared first on BoldNews.al.

BERLIN – Merz: Evropa nuk duhet të trajtohet si e pavlerë në bisedimet për Ukrainën

26 November 2025 at 19:02

BERLIN, 26 nëntor /ATSH-AA/ – Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka paralajmëruar se SHBA-ja nuk duhet t’i lë mënjanë evropianët në negociatat me Rusinë për Ukrainën si dhe ka këmbëngulur se çdo marrëveshje kërkon miratimin evropian.

Në fjalën e tij para ligjvënësve në Parlamentin gjerman, Merz tha se evropianët duan të shohin fundin e luftës në Ukrainë sa më parë, megjithatë theksoi se çdo marrëveshje e negociuar midis “fuqive të mëdha”, pa pëlqimin e Ukrainës dhe pa pëlqimin evropian, nuk do të ofrojë bazë për paqe të qëndrueshme.

“Në këtë moment në dorë të fatit për Ukrainën, për Evropën dhe për aleancën tonë me SHBA-në, dua gjithashtu ta bëj të qartë, çështjet evropiane mund të vendosen vetëm në marrëveshje me Evropën”, tha Merz.

“Evropa nuk është pa vlera, por një aktor sovran që ndjek interesat dhe vlerat e veta. Dhe në të gjitha këto zhvillime, nuk duhet ta harrojmë këtë… kjo luftë mund të përfundojë nesër nëse Rusia ndërpret luftën e saj të paligjshme, tërheq trupat e saj nga territori i huaj”, shtoi ai.   /os/

The post BERLIN – Merz: Evropa nuk duhet të trajtohet si e pavlerë në bisedimet për Ukrainën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Merz dhe Macron kryesojnë bisedimet për pavarësinë digjitale të Evropës

18 November 2025 at 19:07

Kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti francez Emmanuel Macron, ministra nga vendet e BE-së dhe udhëheqës biznesi do të takohen sot në Berlin për të diskutuar mënyrat se si Evropa mund të reduktojë varësinë e saj nga kompanitë teknologjike jo-evropiane.

Samiti mbi Sovranitetin Digjital Evropian do të presë delegacione nga 23 vende. Merz dhe Macron do të mbajnë fjalimet kryesore.

“Priten njoftime të shumta mbi bashkëpunimin dhe investimet nga kompanitë gjermane dhe franceze në fusha duke përfshirë infrastrukturën kompjuterike, teknologjinë kuantike, kujdesin shëndetësor, mbrojtjen dhe dronët”, thanë burime qeveritare në Berlin.

Një fokus qendror i samitit do të jetë “cloud computing” dhe se si Evropa mund të zhvillojë infrastrukturën e saj të sigurt për ruajtjen e të dhënave qeveritare dhe të kompanive.

Aktualisht, kompani të mëdha amerikane si “Amazon”, “Microsoft” dhe “Google” dominojnë tregun e “cloud computing”.

 

Alarm në Berlin: “Na duhen në vendin e tyre” — Merz kërkon ndalimin e emigrimit të të rinjve ukrainas

By: melisa
14 November 2025 at 13:40

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ku ka kërkuar ndalimin e udhëtimit të të rinjve ukrainas drejt Gjermanisë, në kuadër të menaxhimit të fluksit të refugjatëve. Sipas të dhënave të Eurostat, në shtator 2025, vendet e Bashkimit Evropian regjistruan 79,205 refugjatë ukrainas — numri më i lartë mujor që nga gushti i…

Source

Interes i madh nga klubet evropiane për mesfushorin 16-vjeçar të Hertha Berlin

11 November 2025 at 11:30


Barcelona dhe Real Madridi janë vetëm disa nga klubet që po ndjekin nga afër talentët më premtues adoleshent të Evropës, dhe mesfushori i Hertha Berlin, Kennet Eichhorn, po shihet si një nga emrat më të spikatur.

16-vjeçari ka lënë gjurmë në Bundesligën e Dytë këtë sezon, duke qenë një nga lojtarët më të përdorur të Herthës. Ai ka startuar shtatë nga 12 ndeshjet e ekipit dhe ka treguar një performancë të qëndrueshme dhe të shquar në mesfushë.

Sipas Sky Sports DE, Eichhorn mund të ketë një klauzolë lirimi prej vetëm 10-12 milionë eurosh verën e ardhshme, shifër që konsiderohet tërheqëse nga shumica e klubeve kryesore evropiane.

Bayern, Leipzig dhe Dortmund në garë për Eichhorn

Bayern Munich dhe RB Leipzig janë aktualisht më aktivët në ndjekjen e Eichhorn, ndërsa Borussia Dortmund po monitoron gjithashtu progresin e tij me vëmendje.

Interes nga gjigantët spanjollë dhe anglezë

Klubet evropiane të mëdha, përfshirë Real Madrid, Barcelona, Paris Saint-Germain dhe Manchester United, janë gjithashtu të interesuara për mesfushorin e ri.

Raporti i Sky Sports DE u konfirmua javën e kaluar edhe nga BILD, i cili shton se Liverpool dhe Arsenal janë gjithashtu në listën e klubeve që e ndjekin Eichhorn.

Lojtari spikat për inteligjencën e tij taktike dhe qasjen e matur në mesfushë, duke luajtur shpesh përpara mbrojtjes së Herthës.

E ardhmja e Eichhorn mbetet e paqartë

Megjithatë, e ardhmja e Eichhorn mbetet e hapur. Një qëndrim te Hertha për sezonin e ardhshëm nuk përjashtohet, ndërsa lojtarit mund t’i interesojë të vazhdojë zhvillimin e tij duke rinovuar kontratën dhe duke rritur klauzolën e lirimit.

Një aspekt interesant është fakti që Eichhorn po zhvillohet pranë Michael Cuisance, ish-lojtarit të Bayernit, i cili vetë ishte një talent i njohur si adoleshent.

Përvojat e Cuisance mund t’i shërbejnë Eichhorn si udhëzues për zgjedhjet e duhura në karrierën e tij të hershme. /Telegrafi/

Luis Diaz me gol magjik ndaj Union Berlinit – kolumbiani shënoi nga një kënd i pamundur

8 November 2025 at 18:11


Luis Diaz prodhoi një moment magjie teksa shënoi një gol spektakolar kundër Union Berlin.

Seria perfekte e Bayern në kampionat mori fund të shtunën, pasi u ndalën në barazim 2-2 ndaj Unionit.

Danilho Doekhi hapi rezultatin në minutën e 27-të, përpara se ish-ylli i Liverpoolit, Diaz, ta barazonte në mënyrë të jashtëzakonshme.

Kolumbiani mori një top të lirë jashtë zonës përpara se të luante një kombinim të shpejtë me Josip Stanisic, i cili dukej se e kishte dhënë një pasim të fortë.

🚨🇨🇴 WHAT A GOAL FROM LUIS DIAZ WITH BAYERN MUNICH! 🤯pic.twitter.com/juyxiKScJs
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) November 8, 2025

Megjithatë, Diaz rrëshqiti për ta mbajtur topin në lojë me mjeshtëri, më pas e kaloi kundërshtarin e tij dhe gjuajti saktë nga një kënd tepër i vështirë, duke shënuar një gol sensacional.

Goli i tij la të habitur bashkëlojtarët, përfshirë Harry Kane dhe Stanisic, i cili mbeti me duart në kokë nga mosbesimi.

Siç pritej, goli i anësorit ndezi rrjetet sociale, me fansat që e cilësuan atë si një nga pretendentët kryesorë për “golin e sezonit”./Telegrafi/

❌
❌