Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kompensim 10% të TVSH-së për fermerët nga 1 janari

TIRANË, 3 janar /ATSH/ Nga data 1 janar 2026 ka nisur zbatimi i skemës së kompensimit të TVSH-së 10% për fermerët që do të shesin prodhimet e tyre bujqësore tek grumbulluesit, përpunuesit apo agroturizmet e certifikuara.

Ligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar” i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pjesë e paketës së re fiskale 2026, përcakton se kompensimi i TVSH-së 10% të fermerëve do të bëhet mbi vlerën e faturave të lëshuara nga blerësi i produkteve të tyre bujqësore.

Për fermerët e pajisur me NIPT tatimor, pra që nuk janë subjekte të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), ligji parashikon se fatura e shitjes apo autofatura lëshohet prej blerësve të mallrave bujqësore.

Në total, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, nga viti 2018 deri në shtator 2025 janë të pajisur me NIPT tatimor 110 mijë fermerë.

Ky është një hap strategjik në mbështetje të fermerëve dhe prodhimit vendas, duke synuar rritjen e konkurrueshmërisë së bujqësisë shqiptare në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

/e.xh/r.e/

The post Kompensim 10% të TVSH-së për fermerët nga 1 janari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jo vetëm zhvatje e nëntokës/ Tete Albania miliona euro nga rimbursimi i TVSH-së

By: Brisi
17 December 2025 at 21:57

Kompania turke “Tete Albania” ka disa leje shfrytëzimi të minierave dhe dy leje kërkim-zbulimi, të cilat janë të përqendruara në zonën e Mirditës, edhe pse të dhënat tregojnë se kompania është në rrezik të lartë falimenti. Një raport huamarrjeje më i lartë se 50% zakonisht konsiderohet i lartë dhe me risk falimenti. Përgjatë dy viteve […]

The post Jo vetëm zhvatje e nëntokës/ Tete Albania miliona euro nga rimbursimi i TVSH-së appeared first on BoldNews.al.

“TVSH problem madhor”/ Dhoma Amerikane: Praktikat e administratës tatimore janë të gabuara

By: Brisi
10 December 2025 at 12:44

Dhoma Amerikane, ka organizuar ditën e sotme një takim, ku bizneset kanë pasur mundësinë të diskutojnë për problematikat që po hasin në përballjen me administratën tatimore. Në takimin i cili synon të krijojë një platformë dialogu për të ndihmuar në përmirësimin e procedurave tatimore, janë spikatur disa problematika. Alketa Uruçi nga Dhoma Amerikane është shprehur […]

The post “TVSH problem madhor”/ Dhoma Amerikane: Praktikat e administratës tatimore janë të gabuara appeared first on BoldNews.al.

Skema e re e TVSH-së, fati i fermerëve në dorë të grumbulluesve

5 December 2025 at 11:01


Qeveria premtoi barazim të TVSH-së për fermerët, por nga viti tjetër do të zbatojë një skemë kompensimi me kushte që rrezikojnë të ‘djegin’ shumicën e fermerëve.

Me të dhënat aktuale, mbi 90 mijë fermerë nuk i përmbushin kriteret e kompensimit 10% të TVSH-së, shkruan faktoje.al.

Kur prezantoi skemën e rë të kompensimit 10% të tatimit mbi vlerën e shtuar për prodhuesit bujqësor, ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se synimi ishte t’i vinin në ndihmë fermerëve të vegjël.

“Skema përpiqet të ndihmojë fermerët e vegjël, të cilët, janë fermerë të bazuar në një NIPT, marrin disa subvencione nga shteti dhe pjesë e këtyre subvencioneve është dhe skema e kompensimit të TVSH-së”, tha Malaj më 17 nëntor në komisionin parlamentar të Ekonomisë.

Mirëpo, skema e re ka disa kufizime të cilat rrezikojnë të nxjerrin jashtë loje fermerët e vegjël. Ndryshimet në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar që po diskutohen në komisionet parlamentare, përcaktojnë si përfitues vetëm fermerët e pajisur me NIPT pranë administratës tatimore. Skema e re përjashton ata fermerë që janë të regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

“Ky fermer i cili është i regjistruar në QKB, është i vetëpunësuar, aktiviteti i tij është në sektorin bujqësor apo blegtoral nuk ka se si i kompensohet 10% për arsye sepse ky është njëlloj si çdo i vetëpunësuar tjetër”, argumentoi Arjana Dyrmishi, Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave Tatimore në Ministrinë e Financave.

Kufizimet që penalizojnë fermerët

Të dhënat e Administratës Tatimore tregojnë se në Shqipëri janë të regjistruar 111,600 fermerë me NIPT. Por deri në shtator, më pak se 10% e tyre janë të pajisur me autofatura. Konkretisht vetëm 10,149 fermerë u kanë shitur prodhimet bizneseve realisht. Këta janë të vetmit që përfitojnë 10% kompensim. Mbi 100 mijë fermerë të tjerë rrezikojnë të mos marrin asgjë.

Edhe më problematik është kufizimi tjetër në skemën e re.

Kompensimi jepet vetëm nëse prodhimi shitet te një subjekt i regjistruar për TVSH-në (grumbullues, përpunues apo agroturizëm i certifikuar). Me këtë formulim, fermeri i vogël që shet në treg apo te një pikë të zakonshme shitjeje del automatikisht i përjashtuar. Pra, për të marrë kompensimin, ai nuk është i lirë të shesë ku të dojë por duhet të shesë aty ku e udhëzon skema.

“Trajtimi si sa më sipër, nëpërmjet skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë, synon të kontribuojë në forcimin e ekonomisë dhe formalizimin e sektorit bujqësor, duke nxitur pajtueshmërinë e zbatueshmërinë nga ana e palëve të përfshira në transaksion”, argumentohet në projektligj.

Për të marrë 10% kompensim, fermeri duhet të dorëzojë kërkesën pranë tatimeve bashkë me autofaturat ku figuron NIPT-i i tij, si dhe numrin e llogarisë bankare. Afatet ndahen në dy periudha gjashtëmujore dhe administrata tatimore ka 30 ditë për të kryer pagesën.

Premtimi që u shua

Në korrik, në Dialogun për Bujqësinë në Cërrik, kryeministri Edi Rama e tha qartë se skema e TVSH-së duhej të “njësohej”. Ndryshe nga sa po diskutohet tani në parlament, premtimi i kryeministrit nuk ishte për kompensim, por barazim të TVSH-së në shitje dhe blerje.

“Një tjetër element shumë i qartë për të kaluar tek një gjë më e madhe është që duhet të njësojmë TVSH”, tha Rama.

Por vetëm pak javë më vonë, në programin “Shqipëria 2030”, qeveria ndryshoi pozicion.

“Rishikojmë skemën e TVSH-s për fermerët bazuar në praktikat më të mira të BE me një efekt financiar prej rreth 1.5 mld lekë/vit transfertë direkte tek fermerët”, shkruhet në program.

Opozita dhe deputeti socialist Erion Braçe propozuan barazimin e TVSH-së gjatë diskutimeve në komisionin parlamentar të ekonomisë. Por përfaqësuesit e ministrisë së financave e hodhën poshtë.

“T’i ngelemi propozimit që ka ardhur nga Këshilli i Ministrave”, pohoi zëvendësministri i Financave Endrit Yzeiraj.

Përfundim

Qeveria po rishikon skemën e TVSH-së vitin e ardhshëm, por përmes kompensimit direkt dhe jo barazimit të TVSH-së në shitje dhe blerje. Ndaj, nisur nga informacionet e mbledhura, premtimin e kryeministrit Edi Rama se TVSH-ja për fermerët do të njësohet, e kategorizojmë si të pambajtur.

Skema e re e TVSH-së, fati i fermerëve në dorë të grumbulluesve

4 December 2025 at 17:25

Qeveria premtoi barazim të TVSH-së për fermerët, por nga viti tjetër do të zbatojë një skemë kompensimi me kushte që rrezikojnë të ‘djegin’ shumicën e fermerëve. Me të dhënat aktuale, mbi 100 mijë fermerë nuk i përmbushin kriteret e kompensimit 10% të TVSH-së.

Esmeralda Topi

Kur prezantoi skemën e rë të kompensimit 10% të tatimit mbi vlerën e shtuar për prodhuesit bujqësor, ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se synimi ishte t’i vinin në ndihmë fermerëve të vegjël. 

“Skema përpiqet të ndihmojë fermerët e vegjël, të cilët, janë fermerë të bazuar në një NIPT, marrin disa subvencione nga shteti dhe pjesë e këtyre subvencioneve është dhe skema e kompensimit të TVSH-së”  tha Malaj më 17 nëntor në komisionin parlamentar të Ekonomisë. 

Mirëpo, skema e re ka disa kufizime të cilat rrezikojnë të nxjerrin jashtë loje fermerët e vegjël. Ndryshimet në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar që po diskutohen në komisionet parlamentare, përcaktojnë si përfitues vetëm fermerët e pajisur me NIPT pranë administratës tatimore.Skema e re përjashtuon ata fermerë që janë të regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.  

“Ky fermer i cili është i regjistruar në QKB, është i vetpunësuar, aktiviteti i tij është në sektorin bujqësor apo blegtoral nuk ka se si i kompensohet 10% për arsye sepse ky është njëlloj si çdo i vetpunësuar tjetër”, argumentoi Arjana Dyrmishi, Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave Tatimore në Ministrinë e Financave. 

Kufizimet që penalizojnë fermerët 

Të dhënat e Administratës Tatimore tregojnë se në Shqipëri janë të regjistruar 111,600 fermerë me NIPT. Por deri në shtator, më pak se 10% e tyre janë të pajisur me autofatura. Konkretisht vetëm 10,149 fermerë u kanë shitur prodhimet bizneseve realisht. Këta janë të vetmit që përfitojnë 10% kompensim. Mbi 100 mijë fermerë të tjerë rrezikojnë të mos marrin asgjë.

Edhe më problematik është kufizimi tjetër në skemën e re.

Kompensimi jepet vetëm nëse prodhimi shitet te një subjekt i regjistruar për TVSH-në (grumbullues, përpunues apo agroturizëm i certifikuar). Me këtë formulim, fermeri i vogël që shet në treg apo te një pikë të zakonshme shitjeje del automatikisht i përjashtuar. Pra, për të marrë kompensimin, ai nuk është i lirë të shesë ku të dojë por duhet të shesë aty ku e udhëzon skema.

“Trajtimi si sa më sipër, nëpërmjet skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë, synon të kontribuojë në forcimin e ekonomisë dhe formalizimin e sektorit bujqësor, duke nxitur pajtueshmërinë e zbatueshmërinë nga ana e palëve të përfshira në transaksion”, argumentohet në projektligj. 

Për të marrë 10% kompensim, fermeri duhet të dorëzojë kërkesën pranë tatimeve bashkë me autofaturat ku figuron NIPT-i i tij, si dhe numrin e llogarisë bankare. Afatet ndahen në dy periudha gjashtëmujore dhe administrata tatimore ka 30 ditë për të kryer pagesën.

Premtimi që u shua

Në korrik, në Dialogun për Bujqësinë në Cërrik, kryeministri Edi Rama e tha qartë se skema e TVSH-së duhej të “njësohej”. Ndryshe nga sa po diskutohet tani në parlament, premtimi i kryeministrit nuk ishte për kompensim, por barazim të TVSH-së në shitje dhe blerje. 

“Një tjetër element shumë i qartë për të kaluar tek një gjë më e madhe është që duhet të njësojmë TVSH”, tha Rama.

Por vetëm pak javë më vonë, në programin “Shqipëria 2030”, qeveria ndryshoi pozicion. 

“Rishikojmë skemën e TVSH-s për fermerët bazuar në praktikat më të mira të BE me një efekt financiar prej rreth 1.5 mld lekë/vit transfertë direkte tek fermerët”, shkruhet në program. 

Opozita dhe deputeti socialist Erion Braçe propozuan barazimin e TVSH-së gjatë diskutimeve në komisionin parlamentar të ekonomisë. Por përfaqësuesit e ministrisë së financave e hodhën poshtë.

“T’i ngelemi propozimit që ka ardhur nga Këshilli i Ministrave”, pohoi zëvendësministri i Financave Endrit Yzeiraj.

Përfundim

Qeveria po rishikon skemën e TVSH-së vitin e ardhshëm, por përmes kompensimit direkt dhe jo barazimit të TVSH-së në shitje dhe blerje. Ndaj, nisur nga informacionet e mbledhura, premtimin e kryeministrit Edi Rama se TVSH-ja për fermerët do të njësohet, e kategorizojmë si të pambajtur.  

The post Skema e re e TVSH-së, fati i fermerëve në dorë të grumbulluesve appeared first on Faktoje.al.

“Karrotat po merren nga Turqia se janë më lirë”/ Braçe: Sistemi i TVSH-së po dëmton prodhimin vendas

By: Brisi
3 December 2025 at 12:18

Deputeti, Erion Braçe, ka ngritur shqetësimin ditën e sotme për sistemin e TVSH-së, i cili sipas tij po dëmton prodhimin vendas. Në Komisionin e Ekonomisë, ai u shpreh se shumë përpunues po zgjedhin të blejnë produkte bujqësore jashtë Shqipërisë, pasi kjo rezulton më e leverdishme financiarisht sesa blerja nga prodhuesit vendas. Sipas tij, situata ka […]

The post “Karrotat po merren nga Turqia se janë më lirë”/ Braçe: Sistemi i TVSH-së po dëmton prodhimin vendas appeared first on BoldNews.al.

Erion Braçe: Karotat po merren nga Turqia se janë më lirë, sistemi i TVSH-së po dëmton prodhimin vendas

By: V K
3 December 2025 at 12:50

Ditën e sotme, deputeti Erion Braçe, ka ngritur shqetësimin për sistemin e TVSH-së, i cili sipas tij, po dëmton prodhimin vendas.

Në Komisionin e Ekonomisë, ai u shpreh se shumë përpunues po zgjedhin të blejnë produkte bujqësore jashtë Shqipërisë, pasi kjo rezulton më e leverdishme financiarisht sesa blerja nga prodhuesit vendas.

Sipas Braçe, situata ka arritur deri në atë pikë sa disa kompani po importojnë karota nga Turqia, pasi kostoja totale, duke përfshirë edhe transportin, doganën dhe TVSH del më e ulët se blerja në Divjakë.

“Më rregulloni TVSH-në mua si grumbullues. Më rregullon mua TVSH. Sepse s’kam asnjë interes të blej brenda vendit. E kuptoni që ka përpunues që po shkojnë po e marrin karotën, jo në Divjakë, po po e marrin në Turqi, se është më e lirë, se sa në Divjakë. E kuptoni këtë gjë? Bashkë me transportin brenda, bashkë me doganën e paguar bashkë edhe me TVSH e paguar në Doganë. Të gjitha bashkë, është më lirë se sa ta blesh në Divjakë karotën.

Pra janë dy gjëra komplet të ndryshme, të cilat nuk duhen ngatërruar, sepse kjo ngatërresë në harkun e pesë viteve, në harkun e pesë viteve, ka sjellë këtë pasuri që ne kemi sot. Kaq e thjeshtë është gjëja, dhe do ju lutesha shumë kur ja shpjegoni dhe udhëheqësve tuaj. Na dëgjo pak të lutem drejtoresh, kur ia shpjegoni këtë gjë dhe udhëheqësve tuaj. Do ju lutesha shumë të mos i ngatërroni kompensimin me normën e Tatimit mbi vlerën e shtuar në transaksionet brenda vendit. Mos i ngatërroni më! Se ndodh pastaj që shkon në Shkodër, dhe të çohet tjetri atje përballë, dhe të thotë: Po atë pse s’e bën? Dakord? Ja ky është problemi”,- është shprehur Braçe.

The post Erion Braçe: Karotat po merren nga Turqia se janë më lirë, sistemi i TVSH-së po dëmton prodhimin vendas appeared first on Albeu.com.

Banka Botërore: 4.8% e PBB-së së Shqipërisë humbet nga taksat e paarkëtuara, mbi 80% nga TVSH-ja

By: armand
2 December 2025 at 09:39

Sipas Raportit Financiar të Bankës Botërore për Shqipërinë mbledhja e taksave mbetet nën potencial për shkak të informalitetit, përjashtimeve dhe zbatimit të dobët. Të ardhurat totale janë nën mesataren rajonale, produktiviteti i ulët i tatimit mbi të ardhurat personale dhe tatimi mbi fitimin tregon baza të pashfrytëzuara, efikasiteti i TVSH-së është vetëm 54% dhe shpenzimet […]

The post Banka Botërore: 4.8% e PBB-së së Shqipërisë humbet nga taksat e paarkëtuara, mbi 80% nga TVSH-ja appeared first on BoldNews.al.

Shoqata e blegtorëve kundër kompensimit të TVSH-së 10% me autofaturë, por me faturim direkt

By: Ela
25 November 2025 at 13:17

Shoqatat e bizneseve prezantuan sot kërkesat e tyre në dëgjesën për projektligjet e paketës fiskale në Komisionin e Financave dhe Ekonomisë. Kryetari i Shoqatës së Blegtorëve të Qumështit Gentian Lalaj kërkoi që kompensimi i TVSH-së 10% të mos bëhet nëpërmjet autofaturave të lëshuara nga përpunuesi, por me faturim direkt nga fermeri. Për shoqatën e blegtorëve […]

The post Shoqata e blegtorëve kundër kompensimit të TVSH-së 10% me autofaturë, por me faturim direkt appeared first on BoldNews.al.

Rimbursimet e TVSH-së rriten me 7,2% gjatë 10-mujorit

22 November 2025 at 10:15

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Rimbursimet e TVSH-së për bizneset kanë vijuar të rriten ndjeshëm gjatë periudhës janar-tetor 2025, duke arritur në 21,1 miliardë lekë, ose 7,2% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, ritmi i rimbursimeve konfirmon vijimësinë e procesit për kthimin në kohë të detyrimeve ndaj tatimpaguesve dhe mbështetjen e likuiditetit të bizneseve.

Paralelisht me rritjen e rimbursimeve, të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) neto u realizuan në 56,7 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 7,5 miliardë lekësh ose 15,3% krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2024, si edhe 112 milionë lekë mbi planin e periudhës.

Në total, Administrata Tatimore arkëtoi 214 miliardë lekë nga tatimet dhe taksat për dhjetëmujorin e parë të vitit 2025, 25 miliardë lekë ose 13,2% më shumë se një vit më parë, ndërsa performanca rezultoi 472 milionë lekë mbi planin e parashikuar.

Sipas Ministrisë së Financave, ecuria pozitive e rimbursimeve dhe e të ardhurave tatimore reflekton rritjen e aktivitetit ekonomik, përmirësimin e administrimit tatimor dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit ndaj informalitetit. /j.p/

The post Rimbursimet e TVSH-së rriten me 7,2% gjatë 10-mujorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rikthimi i kompensimit të TVSH në bujqësi “çorodit” fermerët, si do funksionojë skema

By: V K
20 November 2025 at 07:37

Paketa e re fiskale, që do të sjellë ndryshime në ligjin për TVSH-në, ka nisur të çorodisë fermerët lidhur me mënyrën e zbatimit.

Drejtues të fabrikave të përpunimit të qumështit, veçanërisht në zonën e Juglindjes, pohuan se fermerët me NIPT po e kuptojnë gabim funksionimin e skemës, duke pretenduar se kompensimi do të jetë sa 10% e vlerës së autofaturave të lëshuara nga përpunuesit.

Por ky pretendim i fermerëve nuk është i saktë, pasi autofaturat që do të dorëzohen në adminsitratën tatimore synojnë vetëm të dokumentojnë formalizimin e shitjeve mes fermerit dhe grumbulluesit.

Pas dokumentit të formalizimit të shitjeve, me skemën e re fermeri do të marrë mbrapsht 10% e TVSH-së që ka paguar kur ka blerë plehrat kimikë, farat, pesticidet dhe fidanët.

“Kompensimi i prodhuesve bujqësorë me normë fikse është një mekanizëm i TVSH-së, për ata fermerë që nuk i nënshtrohen TVSH-së dhe si të tillë, as nuk ngarkojnë TVSH për blerësit e produkteve të tyre bujqësore, por as kanë të drejtë të zbresin TVSH-në e paguar në blerje.

Norma e kompensimit të prodhuesve bujqësorë prej 10 për qind ka si qëllim t’i kompensojë ata për një pjesë të TVSH-së që paguajnë për inputet, në funksion të realizimit të prodhimeve të tyre bujqësore”, thuhet në relacion.

Për të përfituar, fermeri duhet të dorëzojë kërkesën pranë administratës tatimore, së bashku me autofaturat e lëshuara nga përpunuesi, grumbulluesi apo një agroturizëm i certifikuar që tregojnë NIPT-in e tij dhe numrin e llogarisë bankare.

Kërkesa për kompensim do të paraqitet dy herë në vit. Do të paraqitet brenda datës 31 Dhjetor, për furnizimet e kryera gjatë periudhës Janar-Qershor të vitit përkatës.

Brenda datës 30 Qershor të vitit pasardhës, për furnizimet e kryera gjatë periudhës Korrik-Dhjetor të vitit paraardhës. Kërkesa do të dërgohet në rrugë postare ose në rrugë elektronike.

Administrata tatimore kryen kompensimin brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.

Zbatimi i kësaj, përveç formalizimit të tregtimit të produkteve bujqësore, synon të zbusë koston e prodhimit për fermerët, duke e lehtësuar me kompensim të TVSH të paguar për inputet bujqësore.

Prej vitit 2019 deri në dhjetor 2021 TVSH-ja për inputet bujqësore ka qenë zero. Nga 1 janari 2022 me hyrjen në fuqi të ndryshimeve fiskale, nisi zbatimi i TVSH-së 10% për çmimet e inputeve bujqësore.

Si funksiononte skema e mëparshme

Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së 20% për fermerin kalonte nëpërmjet përpunuesve çka do të thotë se p.sh,. për çdo blerje me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme.

Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë për fermerin dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.

Nga viti 2019 deri në 2022, skema ndryshoi. Fillimisht në vitin 2019 TVSH-ja në blerje (nga fermerët) nga 20% u ul në 6%. Më pas skema u hoq plotësisht nga janari i vitit 2022.

Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte deri në 10,000 lekë për krerë bagëtie/lopë për fermerët.

Në relacionin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar” Ministria e Financave thekson se nga viti 2022 kur u vendos norma 0% e kompensimit për fermerët, ka pasur rritje dyfish të fermerëve që përfitojnë nga subvencionet dhe rritje dyfish të shumës së dhënë subvencion.

Për vitin 2024 janë rreth 14 mijë fermerë që kanë marrë 2,64 mld lekë subvencione. Nga viti 2022 është përfshirë në masat mbështetëse subvencionimi i naftës, nga e cila në vitin 2024 kanë përfituar rreth 31,500 fermerë në shumën prej 1,25 mld lekë./ Monitor

The post Rikthimi i kompensimit të TVSH në bujqësi “çorodit” fermerët, si do funksionojë skema appeared first on Albeu.com.

Skemë mashtrimi me TVSH, shpallen fajtorë gjashtë persona

11 November 2025 at 11:40

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Gjykata e Tiranës shpalli fajtorë gjashtë shtetas, mes tyre dy italianë, të cilët ideuan dhe ngritën një skemë mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH.

Pas leximit të pretencës nga ana e prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë shpalli fajtor shtetasit I.Q., E.B., A.D., S.C., S.C., Z.K., si dhe shoqëritë “Sidec Alenergy” shpk, “Primis”, “Gainsbourg” shpk, “Al Nair Trading” shpk dhe “CS International Consulting” shpk, për veprat penale: “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, si dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Nga hetimet mbi procedimi penal nr. 252 të vitit 2021, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, provoi se shtetasit I.Q. dhe E.B, në bashkëpunim me shtetasit italianë A.D, S.C dhe S.C., kanë ngritur një skemë mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH, nëpërmjet kontratave fiktive të konsulencës juridike.

Këta persona dhe shoqëritë e tyre krijuan një skemë të mirorganizuar të qarkullimit të parave përmes shërbimeve fiktive, me synim shpërndarjen e shumave monetare dhe shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitimin e padrejtë të TVSH-së, në kundërshtim me ligjet shqiptare dhe ndërkombëtare.

Të pandehurit I. Q., E.B., S. C. dhe S.C. kanë qenë në rolin e ndihmësit të të pandehurit A.D., i cili rezulton të jetë në rolin e organizatorit, krijuesit dhe përfituesit kryesor nga kjo skemë mashtruese. Ata kanë pranuar të lëshojnë në mënyrë fiktive fatura tatimore për shërbime konsulence në favor të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të shoqërisë “Sidec” të pandehurit A. D., duke e ditur shumë mirë se shoqëritë e tyre dhe ajo e të pandehurit u krijuan në funksion të ngritjes dhe vazhdimit të skemës mashtruese. Ndërkohë i pandehuri Z. K., me detyrë kontabilist, duke qenë në dijeni të plotë të situatës financiare, ka bërë një trajtim kontabël plotësisht të gabuar.

Sa më sipër, me kërkesë të prokurorisë u shpallën fajtorë shtetasit:

I.Q. – Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim

E.B.- Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim;

A.D – Për kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim;

S.C. – Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim;

S.C. – Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.

Z.K. – Për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, të parashikuar nga neni 300 dhe dënimin e tij me 180 orë punë në interes publik;

Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “Sidec Albenergy” sh.p.k. për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” dhe dënimin e tij me gjobë 1.500.000 lekë.

Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “Primis” sh.p.k. për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me gjobë në masën 1 000 000 lekë.

Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “Gainsbourg” sh.p.k. për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe dënimin me gjobë 1.200.000 lekë.

Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “Al Nair Trading” sh.p.k. për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe dënimin me gjobë 1.200.000 lekë.

Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “CS International Consulting” për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe dënimin e tij me një gjobë prej 1.200.000 lekë.

/a.f/r.e/

The post Skemë mashtrimi me TVSH, shpallen fajtorë gjashtë persona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skemë mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH, shpallen fajtorë 6 persona (EMRAT)

By: armand
11 November 2025 at 11:51

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtorë gjashtë shtetas dhe pesë persona juridikë, pas kërkesës së Prokurorisë, për krijimin e një skeme mashtruese me qëllim përfitimin e rimbursimit të TVSH-së. Mes të dënuarve janë edhe tre shtetas italianë, të cilët vepronin përmes kompanive të tyre në Shqipëri. Në listën e personave të shpallur fajtorë përfshihen Ilir […]

The post Skemë mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH, shpallen fajtorë 6 persona (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Prokuroria e Tiranës zbulon një skemë faturash fiktive me kompaninë 5D

30 October 2025 at 13:32

Prokuroria e Tiranës njoftoi të enjten më 30 tetor caktimin masave të sigurimit personal ndaj tre personave të dyshuar se përmes kompanive që administronin, kryen shitje fiktive në favor të shoqërisë “5D Konstruksion”, e përfshirë sipas një hetimi paralel të SPAK në një skemë korrupsioni në vlera të mëdha. Gjykata e Tiranës ka caktuar masën […]

The post Prokuroria e Tiranës zbulon një skemë faturash fiktive me kompaninë 5D appeared first on Reporter.al.

TVSH në import, rritje me 2,3%, gjatë 9-mujorit

18 October 2025 at 09:59

TIRANË, 18 tetor/ATSH/ Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) kanë shënuar rritje gjatë periudhës janar-shtator 2025, duke reflektuar një dinamikë pozitive në aktivitetin tregtar dhe performancën fiskale të vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat nga TVSH në import u realizuan në shumën 117,8 miliardë lekë, me një rritje prej 2,7 miliardë lekësh ose 2,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Rritja e nivelit të arkëtimit të TVSH-së në import lidhet kryesisht me volumin më të lartë të importeve, si dhe me efektet e çmimeve të mallrave të tyre.

Nga ana tjetër, të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në 50,4 miliardë lekë, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 7,4 miliardë lekësh ose 17,2% krahasuar me periudhën janar-shtator të një viti më parë.

Rritja e kësaj kategorie vjen si rezultat i zgjerimit të bazës tatimore, rritjes së konsumit të brendshëm dhe përmirësimeve në administrimin fiskal.

Gjatë kësaj periudhe, janë kryer rimbursime në shumën 19,1 miliardë lekë, me një rritje modeste prej 49 milionë lekësh ose 0,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Në raport me planin, rimbursimet rezultojnë 521 milionë lekë ose 2,8% më shumë.

Rritja e të ardhurave neto është gjithashtu një tregues i përmirësimit të disiplinës fiskale dhe luftës kundër informalitetit. /j.p/

The post TVSH në import, rritje me 2,3%, gjatë 9-mujorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TVSH për fermerët nuk do të njësohet, por do të rimbursohet

6 October 2025 at 15:00

Esmeralda Topi 

Në fillim të korrikut, kryeministri Edi Rama zgjodhi Cërrikun për të zhvilluar “Dialogun për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural”. Pak javë më vonë, kryebashkiaku i qytetit u emërua ministër për Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural. 

Nga takimi në Cërrik, kryeministri premtoi rishikimin e skemës së tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH-së) për fermerët, gjashtë vite pas ndryshimit të bërë nga vetë socialistët.

“Një tjetër element shumë i qartë për të kaluar tek një gjë më e madhe është që duhet të njësojmë TVSH”, tha Rama.

Një muaj pas kësaj deklarate, ministria e Financave i tha “Faktoje” se është në proces rishikimi të TVSH-së për fermerët, por jo përmes njësimit sikurse deklaroi kryeministri. 

“Fokusi i këtij procesi është rishikimi i normës së kompensimit të fermerit dhe procedura e zbatimit të skemës së kompensimit, me qëllim bërjen efektive dhe funksionale të kësaj skeme, si dhe formalizimin e sektorit bujqësor”, thonë financat në përgjigjen zyrtare. 

Edhe në programin “Shqipëria 2030” qeveria premton rishikim të skemës, përmes rimbursimit direkt për fermerët. 

“Rishikojmë skemën e TVSH-s për fermerët bazuar në praktikat më të mira të BE me një efekt financiar prej rreth 1.5 mld lekë/vit transfertë direkte tek fermerët”, shkruhet në program. 

Rimbursim apo barazim të TVSH-së?

Sipas ekspertes së bujqësisë Esmeralda Ballesha, kjo përpjekje nëse administrohet mirë, mund të ulë kostot, të nxisë formalizimin dhe të barazojë terrenin me importet.

“Këto modele synojnë të lehtësojnë barrën fiskale dhe burokracinë për fermerët, duke inkurajuar formalizimin dhe rritjen e prodhimit vendas”, thekson Ballesha. 

Por deputeti Erion Braçe, një nga zërat më të fortë në parlament për bujqësinë, këmbëngul prej vitesh se zgjidhja e duhur vjen vetëm përmes barazimit të TVSH-së. 

“Rregullimi ligjor e përfundimtar i TVSH në tregun e brendshëm, barazimi i saj është jetik. Përmbysja dhe reformimi i plotë i skemës së subvencioneve, duke e çuar paranë tek bujku dhe për çdo njësi prodhimi, është jetik”, argumenton Braçe. 

Aktualisht, fermeri shet prodhimin me 0% TVSH, ndërsa përpunuesi e shet në treg me 20% TVSH. Diferenca krijon një hendek që e bën më të leverdisshme blerjen e produkteve të importuara, ku TVSH kreditohet. Importuesi paguan 20 lekë TVSH në doganë, i zbritet në shitje dhe del në treg me vetëm 4 lekë TVSH të pagueshme. Për produktin vendas, përpunuesi paguan plot 24 lekë.

Deri në ndryshimin e kësaj skeme, fermerët do të vazhdojnë të vazhdojnë të shesin prodhimin e tyre më shtrenjt se importet. Dhe kjo ndodh në një kohë kur bujqësia është zyrtarisht në recesion. Pesha e bujqësisë në ekonomi ka rënë nga 19,24% në vitin 2014 në vetëm 15,45% në vitin 2024. 

Burimi: INSTAT

Përfundim

Nisur nga informacionet e mbledhura, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se TVSH për fermerët duhet të njësohet, e kategorizojmë të pavërtetë. Qeveria ka në plan të rishikojë skemën e TVSH-së vitin e ardhshëm, por përmes rimbursimit direkt dhe jo barazimit të TVSH-së në shitje dhe blerje. 

The post TVSH për fermerët nuk do të njësohet, por do të rimbursohet appeared first on Faktoje.al.

Rikthehet rimbursimi i TVSH-së për fermerët, 1,5 miliardë lekë në vit

25 September 2025 at 08:55

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Skema aktuale e rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në bujqësi do të ndryshojë, duke shfuqizuar formulën që është zbatuar që nga viti 2018.

Sot, grumbulluesit që blejnë produkte nga fermerët vendas nuk përfitojnë rimbursim të TVSH-së, ndërsa për produktet e importuara rimbursohen me 20%, çka ka sjellë pasoja negative për sektorin e bujqësisë, blegtorisë, pyjeve dhe peshkimit.

Në programin e ri të qeverisë të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, parashikohet rimbursim i TVSH-së për fermerët, i cili do të funksionojë si transfertë direkte në mbështetje të tyre.

Për zbatimin e kësaj mase do të alokohen rreth 1,5 miliardë lekë në vit.

Aktualisht janë të regjistruar rreth 100 mijë fermerë me NIPT në të gjithë vendin, të cilët mund të shesin prodhimet e tyre pa faturë TVSH-je, përmes autofaturës që plotësohet nga blerësi.

Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së në masën 20% për fermerin kalonte nëpërmjet përpunuesve.  Nga viti 2019 deri në 2022, skema ndryshoi. Fillimisht në 2019-ën, TVSH-ja në blerje (nga fermerët) u ul në 6%. Ndërsa TVSH-ja në shitje e produkteve të përpunuara mbeti 20%. Prej vitit 2022, skema e TVSH-së së kreditueshme u heq plotësisht, duke vendosur 0% TVSH të zbritshme për blerjet nga fermerët. Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte për fermerët

Ndryshimet e reja synojnë të rrisin konkurrueshmërinë e prodhimeve vendase dhe të përmirësojnë pozitat e fermerëve në treg. /j.p/

 

The post Rikthehet rimbursimi i TVSH-së për fermerët, 1,5 miliardë lekë në vit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOPENHAGË – Danimarka heq TVSH-në e librave për të nxitur leximin

20 August 2025 at 19:31

KOPENHAGË, 20 gusht /ATSH/ – Danimarka do të heqë taksën mbi vlerën e shtuar (TVSH) për librat në një përpjekje për të nxitur më shumë njerëz të lexojnë, sipas “The Guardian”.

Me 25%, norma e taksës mbi librat në vend është më e larta në botë, një politikë që qeveria beson se po kontribuon në një “krizë të leximit” në rritje.

Ministri i Kulturës, Jakob Engel-Schmidt, njoftoi sot se qeveria do të propozojë në projektligjin e buxhetit që taksa mbi librat të hiqet.

Ky hap pritet të kushtojë 330 milionë korona (rreth 38 milionë paund) në vit.

“Kjo është diçka për të cilën unë, si ministër i Kulturës, kam punuar, sepse besoj se duhet të vendosim gjithçka nëse duam të përfundojmë krizën e leximit që fatkeqësisht është përhapur në vitet e fundit”, tha Engel-Schmidt.

“Jam jashtëzakonisht krenar. Nuk është çdo ditë që arrin të bindësh kolegët që të shpenzohet një shumë kaq e madhe parash për të investuar në konsumimin dhe kulturën e danezëve”.

Vendet e tjera nordike gjithashtu aplikojnë normën standarde prej 25% TVSH, por kjo nuk vlen për librat. TVSH-ja për librat në Finlandë është 14%, në Suedi 6% dhe në Norvegji zero. Suedia e uli TVSH-në për librat në vitin 2001, duke sjellë një rritje të shitjeve të librave, por analiza tregoi se ato bliheshin kryesisht nga lexuesit ekzistues.

“Tashmë ne kemi lëvruar para për një bashkëpunim të forcuar midis bibliotekave publike të vendit dhe shkollave, në mënyrë që më shumë fëmijë të prezantohen me literaturë të mirë”, tha Engel-Schmidt.

Në total, 8,3 milionë libra u shitën në dyqane dhe online në Danimarkë në vitin 2024, sipas zyrës kombëtare të statistikave. Popullsia e vendit është pak më shumë se 6 milionë banorë.  /Ad.Ab./

The post KOPENHAGË – Danimarka heq TVSH-në e librave për të nxitur leximin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tabaku: TVSH-ja në bujqësi të jetë e njëjtë në hyrje dhe në dalje në nivelin 6%

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, akuzoi qeverinë në lidhje me mbështetjen për bujqësinë, duke theksuar se politika aktuale e TVSH-së po i penalizon fermerët shqiptarë. Sipas saj importuesit e mëdhenj po blejnë jashtë vendit, duke lënë pas dore produktet vendase.

“Duke pasur një diferencë të TVSH në hyrje dhe në dalje pra të fermerit të vogël dhe të importuesit të madh e gjithë kjo diferencë TVSH-je kthehet në një supertaksë për fermerin. Pra diferenca 0%, 10%, 20% konsiderohet si një taksë dhe të gjithë importuesit e mëdhenj preferojnë më mirë që të marrin jashtë, sesa të blejnë nga fermeri shqiptar”, tha Tabaku.

Deputetja demokrate theksoi nëpermjet një video të publikuar në rrjetet sociale se opozita ka propozuar që TVSH-ja në bujqësi të unifikohet në 6%, si në hyrje ashtu edhe në dalje, për të ndihmuar formalizimin e sektorit.

“Për këtë arsye kemi propozuar me ligje që taksa në bujqësi, TVSH-ja në bujqësi të jetë e njëjtë në hyrje dhe në dalje dhe të jetë në vlerën 6% në mënyrë që të formalizohet i gjithë sektori”, u shpreh Tabaku.

Tabaku tha më tej se “dëgjon ministrat e qeverisë që kanë dalë dhe po nxisin fermerët që të marrin kredi për investime në bujqësi. Pse duhet të marrë fermeri kredi në bujqësi kur kishte fondet e IPARD dhe u dogjën!! Çfarë vlere ka kredia në bujqësi, kur sot ka rënë prodhimi në bujqësi, kur pjesa më e madhe e produkteve janë duke u importuar nga jashtë, për çfarë i duhet një fermeri në mes të sezonit të verës, kur janë duke i përfunduar të gjithë të vjelurat e stinës të marrë një kredi”.

Sipas saj, bujqësia ndodhet në krizë të thellë për shkak të politikave të qeverisë.

“Bujqësia sot ndodhet në një situatë të vështirë edhe për shkak të këtyre politikave, politikës së taksës, politikës së mbështetjes së bujqësisë dhe politikës së shpërndarjes së fondeve”, tha Tabaku.

/m.q//a.f/

The post Tabaku: TVSH-ja në bujqësi të jetë e njëjtë në hyrje dhe në dalje në nivelin 6% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”, Tabaku: Duhen politika tatimore, përndryshe fshati do vdesë

By: Ela
4 August 2025 at 12:41

Deputetja demokrate Jorida Tabaku thotë se bujqësia shqiptare po vuan nga politika tatimore e gabuar, konkretisht rritja e TVSH-së në 20%. Sipas saj, kjo rritje ka prodhuar informalitet dhe ka nxjerrë jashtë tregut fermerët e vegjël. “Nëse duam një model ekonomik që funksionon për fshatin, duhet të kthejmë TVSH-në në nivelet e mëparshme – në […]

The post “Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”, Tabaku: Duhen politika tatimore, përndryshe fshati do vdesë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌