❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama: Laboratorë të akredituar, regjistra kombëtarë e shërbim këshillimor për bujqësinë drejt BE-së

22 December 2025 at 16:45

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria shqiptare po ndĂ«rmerr njĂ« sĂ«rĂ« reformash thelbĂ«sore pĂ«r tĂ« pĂ«rgatitur sektorin bujqĂ«sor pĂ«r anĂ«tarĂ«simin nĂ« Bashkimin Europian, duke ndĂ«rtuar njĂ« sistem tĂ« integruar administrimi, kontrolli dhe standardesh nĂ« pĂ«rputhje me kĂ«rkesat e BE-sĂ«.

GjatĂ« aktivitetit “Me fermerĂ«t nĂ« ShqipĂ«rinĂ« 2030”, ku u prezantuan mekanizmat praktikĂ« pĂ«r pĂ«rgatitjen hap pas hapi drejt BE-sĂ«, Rama theksoi se, qeveria ka nisur dhe do tĂ« pĂ«rfundojĂ« ndĂ«rtimin e infrastrukturĂ«s institucionale dhe teknike qĂ« i nevojitet sektorit.

“Ne do tĂ« bĂ«jmĂ« sistemin e integruar tĂ« administrimit dhe tĂ« kontrollit. Do tĂ« finalizojmĂ« regjistrat kombĂ«tarĂ« tĂ« fermave, tĂ« parcelave dhe tĂ« kafshĂ«ve. ËshtĂ« njĂ« punĂ« e nisur dhe do ta finalizojmĂ«â€, u shpreh Kryeministri.

Rama nënvizoi se, një tjetër prioritet është ndërtimi i plotë i laboratorëve të akredituar sipas standardeve të Bashkimit Europian, të domosdoshëm për garantimin e sigurisë ushqimore dhe cilësisë së produkteve.

“Do tĂ« ndĂ«rtojmĂ« deri nĂ« fund laboratorĂ«t e akredituar nga BE. Sot kemi njĂ« nivel krejt tjetĂ«r tĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« analizĂ«s, por na duhet tĂ« pĂ«rfundojmĂ« tĂ« gjithĂ« projektin e laboratorĂ«ve”, tha ai.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se do të forcohet ndjeshëm sistemi i shërbimeve këshillimore në terren, me mbështetje të veçantë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.

“Do tĂ« shtyjmĂ« shumĂ« fort pĂ«r sistemin e shĂ«rbimeve kĂ«shillimore nĂ« terren dhe do tĂ« mbĂ«shtetemi nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« posaçme tek Universiteti BujqĂ«sor i TiranĂ«s, ku kemi tĂ« gjitha arsyet tĂ« besojmĂ« se vit pas viti do tĂ« kemi gjithmonĂ« e mĂ« shumĂ« aftĂ«si pĂ«r tĂ« na udhĂ«hequr nĂ« rrugĂ«n tonĂ«, neve si sektor publik dhe juve si sektor privat”, deklaroi Rama.

Sipas Kryeministrit, nëse reformat zbatohen siç duhet, tregu i përbashkët europian do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për fermerët shqiptarë.

“Besoni se nĂ«se do tĂ« bĂ«jmĂ« gjĂ«rat e duhura, tregu i pĂ«rbashkĂ«t do tĂ« jetĂ« njĂ« bekim pĂ«r ju”, u shpreh ai.

Deklaratat e Ramës vijnë në një moment të rëndësishëm të procesit të integrimit europian. Pas çeljes së Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, hapet një fazë e re për bujqësinë shqiptare, ku kapitujt 11 (Bujqësia dhe zhvillimi rural), 12 (Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare) dhe 13 (Peshkimi) vendosen në qendër të reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

/gj.m/a.f/

The post Rama: Laboratorë të akredituar, regjistra kombëtarë e shërbim këshillimor për bujqësinë drejt BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Salla: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave

22 December 2025 at 11:52

Ministri i BujqĂ«sisĂ« Andis Salla nĂ« aktivitetin “Me fermerĂ«t nĂ« ShqipĂ«rinĂ« 2030” u ndal te çelja zyrtare e Grupit tĂ« Kapitullit 5 nĂ« KonferencĂ«n e 7-tĂ« NdĂ«rqeveritare mĂ« 17 nĂ«ntor, ku pĂ«rfshihen Kapitujt 11, 12 dhe 13, qĂ« mbulohen nga Ministria e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural.

Salla theksoi se këta kapituj janë ndër më dinamikët dhe kërkojnë jo vetëm përafrim të legjislacionit dhe zbatim të standardeve, por edhe transformim të thellë dhe modernizim të sektorit.

Në lidhje me Kapitullin 11 dhe Politikën e Përbashkët Bujqësore, ministri theksoi se fermeri vendoset në qendër të politikave mbështetëse, me synimin për një bujqësi më konkurruese, më të qëndrueshme dhe me më shumë siguri ushqimore. Ai bëri me dije se objektivi është që rreth 150 mijë fermerë të përfitojnë nga fondet europiane, duke nënvizuar se në dy vitet e ardhshme do të përditësohet regjistri i fermës dhe i blegtorisë, si dhe do të ngrihet sistemi i identifikimit të parcelave të tokës.

“NĂ« Kapitullin 11, pĂ«rmes PolitikĂ«s sĂ« PĂ«rbashkĂ«t BujqĂ«sore, fermeri vendoset nĂ« qendĂ«r. QĂ«llimi Ă«shtĂ« i qartĂ«: njĂ« bujqĂ«si mĂ« konkurruese, mĂ« e qĂ«ndrueshme, me mĂ« shumĂ« siguri ushqimore, mĂ« shumĂ« kujdes pĂ«r mjedisin dhe ndryshimet klimatike. PĂ«r t’i arritur kĂ«to, BE parashikon mbĂ«shtetje financiare konkrete: pagesa direkte, grante pĂ«r investime dhe masa pĂ«r tĂ« forcuar tregun.

Por kjo mbështetje ka kushtëzime.

Për të përfituar, duhet të zbatohen praktikat e mira bujqësore dhe mjedisore dhe të respektohen kërkesat për menaxhimin e fermës dhe të aktivitetit të saj.

Ne synojmë që nga fondet europiane të përfitojnë rreth 150 mijë fermerë. Pikërisht për këtë, në dy vitet e ardhshme: Do të përditësojmë regjistrin e fermës dhe regjistrin e blegtorisë; Dhe do të ngremë sistemin e identifikimit të parcelave të tokës, pilotimi i të cilit ka nisur.

Gjithashtu, duke nisur që nga viti i ardhshëm, NE do të përshtasim në mënyrë graduale skemën kombëtare me skemat që aplikohen në vendet e BE-së.

Një sfidë tjetër e rëndësishme për prodhuesit tanë është edhe përmbushja e standardeve të cilësisë dhe të tregtimit të produkteve.

Për këtë arsye, MBZHR po përgatit paketën ligjore dhe do të nisë një proces komunikimi dhe trajnimi me prodhuesit dhe operatorët e tregut.

Dhe në fund, një element që bën diferencën: organizimi i fermerëve në grupe prodhuesish.

Kjo na ndihmon tĂ« kapĂ«rcejmĂ« problemin e ekonomisĂ« sĂ« shkallĂ«s dhe, njĂ«kohĂ«sisht, Ă«shtĂ« mĂ«nyra mĂ« efektive pĂ«r tĂ« pĂ«rthithur fondet europiane nĂ« masa tĂ« caktuara mbĂ«shtetjeje”.

Ministri Salla theksoi gjithashtu rëndësinë e përmbushjes së standardeve të cilësisë dhe tregtimit, duke paralajmëruar një paketë ligjore, proces komunikimi dhe trajnime për prodhuesit dhe operatorët e tregut. Sipas tij, organizimi i fermerëve në grupe prodhuesish mbetet elementi kyç për të kapërcyer ekonominë e shkallës dhe për të përthithur në mënyrë efektive fondet europiane.

Në Kapitullin 12, fokusi është siguria ushqimore dhe zbatimi real i legjislacionit të BE-së në të gjithë zinxhirin, ndërsa Kapitulli 13 kërkon digjitalizim, monitorim, raportim dhe kontroll, me forcim të mbledhjes së të dhënave dhe raportimit elektronik me strukturat europiane.

NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, Ministri Salla lançoi platformĂ«n EuroAgro Albania 2025–2030, si njĂ« mekanizĂ«m praktik pĂ«r pĂ«rgatitjen graduale tĂ« fermerĂ«ve dhe operatorĂ«ve drejt standardeve tĂ« Bashkimit Europian. Platforma parashikon njĂ« linjĂ« tĂ« dedikuar asistence “Numri Blu”, njĂ« platformĂ« digjitale informative me asistent virtual nĂ« Portalin e Fermerit, si dhe pika informuese, materiale udhĂ«zuese dhe trajnime nĂ« terren, nĂ« bashkĂ«punim me bashkitĂ«, shĂ«rbimet e ekstensionit dhe shoqatat profesionale.

“NĂ«se bĂ«hemi bashkĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ«tim, ‘BujqĂ«sia 2030’ do tĂ« kthehet nĂ« njĂ« standard pune dhe nĂ« njĂ« treg tĂ« ri mundĂ«sish pĂ«r bujqĂ«sinĂ« shqiptare,” pĂ«rfundoi Ministri Salla.

 

The post Ministri Salla: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave appeared first on Revista Monitor.

Ti thua patate, unë them kërtolla

By: Mira Leka
20 December 2025 at 22:04

Kompensimi i TVSH së inputeve të përdorura për prodhim për fermerët e vegjël zgjidh një problem, por kërkon masa të tjera nxitëse që të rriten shitjet e prodhimeve shqiptare në tregun vendas ku TVSH e pakompensuar e inputeve të prodhuesve të vegjël ishte frenuese duke sjellë rritje çmimi e për pasojë ulje të konkurrencës.

 

Fatos Fico, Ekspert ekonomie

Përgjatë 110 viteve të pavarësisë, shteti shqiptar nuk ka mundur të krijojë një pavarësi ekonomike e as një profil kombëtar ekonomik se çfarë prodhon vetë, e çfarë duhet të sigurojë nga të tjerët. Shumë do të thoshin kemi nxjerrë naftë, krom, kemi pasur uzina e fabrika. Po, sherbela e malit është eksportuar dhe vazhdon të eksportohet.

Klasa politike shqiptare duke filluar nga vitet ’20 tĂ« shekullit tĂ« kaluar nuk ka qenĂ« nĂ« gjendje tĂ« krijonte bazat pĂ«r njĂ« ekonomi vendase dhe si rrugĂ«n mĂ« tĂ« lehtĂ« ka gjetur ndihmat e ndĂ«rhyrjet nga jashtĂ« pĂ«r tĂ« krijuar sadopak njĂ« treg vendas dhe njĂ« ekonomi lokale. Italia, Bashkimi Sovjetik, Kina, Amerika me “çekun e bardhĂ«â€, e tani BE, burimet kryesore tĂ« ndihmave.

Edhe gjatë socializmit tregu funksiononte, madje sistemi e përdorte si rregullator, duke vendosur çmime shumë të larta për produktet që nuk arrinte të prodhonte e të përmbushte kërkesën, duke filluar nga ushqimet deri tek ato elektrike e elektronike, e duke paguar paga e shpërblime të ndryshme.

Ndihmat qĂ« na krijuan atĂ« ndjesinĂ« qĂ« sot shpesh e dĂ«gjon kur takon dikĂ« dhe e pyet – “Si je?” dhe tĂ« pĂ«rgjigjet “E pĂ«rgjithshmja mirë  !”.

E vërtetë, ashtu ka qenë dhe është, e përgjithshmja është gjithmonë mirë, po në veçanti? Importet e mallrave janë 9 miliardë euro dhe eksportet 3,7 miliardë, me një deficit tregtar gati të dyfishuar nga 2020 në 2024.

 

 

ËshtĂ« e thjeshtĂ«, shumĂ« e thjeshtĂ«

Ky mentalitet i të priturit të shpëtimit nga lart, nga jashtë, ose me një zgjidhje tipike, reflektohet edhe në debatin për TVSH-në, ku kërkohet një zgjidhje alla shqiptare, as politike, as fiskale, as strukturore, për një problem që në fakt është i thjeshtë, i njohur dhe që ka zgjidhje prej kohësh në BE.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është një taksë e vendosur mbi konsumin dhe një nga të ardhurat kryesore tatimore.

Në varësi të shkallës së TVSH, ajo e rrit çmimin final p.sh. me 20% nëse kjo është shkalla e saj, duke bërë që konsumatorët të paguajnë një çmim më të lartë. Duhet theksuar dhe përsëritur se mënyra si është ndërtuar kjo taksë është që paguhet vetëm një herë në fund nga konsumatori final dhe atë e mbledh shteti.

Bizneset prodhuese apo tregtare, subjekte të TVSH, nuk e paguajnë atë, përveç rastit kur janë konsumatorë finalë, por e kreditojnë ose e debitojnë tek organet tatimore dhe në fund kanë një bilanc zero për TVSH-në.

Nëse një biznes subjekt TVSH ka TVSH të mbledhur të paderdhur në shtet ose TVSH fiktive, kjo quhet vepër penale dhe është e dënueshme. Thjesht bizneset nuk e paguajnë këtë taksë, përveçse përkohësisht kur e blejnë një mall apo shërbim dhe e rimarrin vlerën që kanë paguar kur e shesin mallin apo shërbimin te një i tretë.

Kur mbyllet bilanci i një subjekti me TVSH, sa TVSH ka parapaguar te shitësit me TVSH, po aq do të marrë mbrapsht nga blerësit me TVSH apo tatimet, me përjashtim të atyre mallrave e shërbimeve kur është vetë konsumator final, dhe nëse ka tepricë e derdh në shtet.

NĂ«se njĂ« biznes ka paguar TVSH te shitĂ«si dhe nuk e shet produktin apo shĂ«rbimin te njĂ« blerĂ«s me TVSH si p.sh. nĂ« rastin e eksporteve, atĂ«herĂ« kĂ«rkon qĂ« ajo t’i rimbursohet pĂ«r vlerĂ«n e shtuar tĂ« krijuar.

Nëse një biznes bujqësor subjekt i TVSH i shet domate një pike grumbullimi me 100 lekë çmim, pika e blen me 100 lekë plus 20 lekë TVSH, dhe kur e shet p.sh. në një dyqan me 200 lekë plus 40 lekë TVSH, derdh në tatime 20 lekë, sepse 20 lekë i ka paguar më parë dhe kur dyqani e shet me 300 lekë, TVSH që paguan konsumatori final është 60 lekë, nga këto dyqani derdh 20 lekë në shtet, sepse 40 i ka paguar më parë dhe kështu gjatë zinxhirit nga prodhuesi te tregtari çdo hallkë dhe kalim ka gjeneruar vlerë të shtuar, e për pasojë dhe TVSH, po ajo është paguar vetëm nga konsumatori final, prodhuesi dhe biznesi nuk e kanë atë pjesë të çmimit.

Në fakt është përbërës i çmimit të produktit, por vetëm për kostot e llogaritjes dhe bashkëveprimit me organet tatimore, p.sh. ekonomisti, kompjuterët, ruajtja e dokumenteve, softuerët e dedikuar, lidhja online, koha e punës, të cilat janë të konsiderueshme.

Në rastin kur pika e grumbullimit eksporton, kemi të njëjtat hapa 100 lekë plus 20% blerja nga një subjekt me TVSH e domateve, dhe pastaj 200 lekë te blerësi jashtë, pika do të kërkojë nga tatimet rimbursimin e 20 lekë TVSH që ka paguar më parë, sepse blerësi final i huaj nuk është subjekt i TVSH dhe pika nuk ka mbledhur TVSH nga ai. Që TVSH e saj të jetë zero në bilanc, ajo do të marrë transfertë nga shteti për pagesën e TVSH-së të bërë në blerje.

Kur pika blen mall nga një fermer pa TVSH sipas ligjit aktual dhe atij që parashikohet të futet në fuqi, pika e grumbullimit apo çdo biznes blerës me TVSH nuk paguan TVSH te fermeri dhe as nuk mund të kërkojë transfertë apo kreditim nga tatimet për këtë blerje.

NdĂ«rsa kur ia shet po kĂ«tĂ« mall njĂ« dyqani me TVSH dhe i shton blerjes prej 100 lekĂ«, dhe 100 lekĂ« vlerĂ« tĂ« shtuar do ta shesĂ« 200 lekĂ« plus 40 lekĂ« TVSH, tĂ« cilat i paguan blerĂ«si subjekt i TVSH dhe pika duhet t’i derdhĂ« nĂ« shtet.

PĂ«r “cash flow” ose pĂ«r paranĂ« qĂ« qarkullon biznesi kjo Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme, por ato para nuk janĂ« pjesĂ« e çmimit, ato janĂ« taksĂ« pĂ«r shtetin tĂ« paguara nga konsumatori final, biznesi e ka marrĂ« fitimin e tij me anĂ« tĂ« vlerĂ«s sĂ« shtuar te produkti. NĂ«se e eksporton, as nuk mbledh dhe as nuk derdh TVSH, as pĂ«r pjesĂ«n e tij dhe as tĂ« fermerit mĂ« parĂ«.

Ndryshimi më i parë midis një aktiviteti bujqësor me TVSH dhe një fermeri të vogël pa TVSH është se subjekti me TVSH, siç e pamë më sipër e ndan çmimin (kosto, plus fitim) nga TVSH-ja, prodhuesi pa TVSH duhet ta bëjë atë pjesë të çmimit dhe përgjatë zinxhirit të tregtimit çmimi do të vazhdojë të rritet dhe konsumatori final paguan TVSH-në dy herë për pjesën e çmimit të prodhuesit.

Se sa e rrit TVSH-ja çmimin e një produkti të fermës, jo subjekte të TVSH-së, është një diskutim teknik dhe i gjatë në varësi të TVSH që paguhet për inputet, mekanikën, energjinë, shërbimet, llojin e aktivitetit, investimeve që duhen, etj.

Duhet theksuar që të gjithë prodhuesit të cilët kanë një xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë nuk janë subjekte të TVSH dhe ofrojnë shërbime e mallra kudo në ekonominë lokale, dhe nuk janë vetëm bujqësorë. Të gjithë ata e përfshijnë koston e TVSH së lëndëve të para që përdorin në çmim.

Natyrshëm që shumë prodhues të vegjël për këtë arsye shesin ose kërkojnë të shesin direkt te konsumatori mallra dhe shërbime, përndryshe çmimi i tyre do të ishte shumë më i lartë nëse do të shisnin në biznese ndërmjetëse me TVSH, të cilat pastaj shesin te konsumatori final. P.sh. një prodhues artizanal këpucësh shet direkt në punishten e tij dhe jo në një dyqan këpucësh subjekt TVSH, i cili i rishet ato.

A duhet dhe kĂ«tyre artizanĂ«ve, prodhuesve t’u rimbursohet TVSH e inputeve dhe tĂ« diskutojmĂ« tĂ« ketĂ« dhe pĂ«r ata 20% nĂ« shitje dhe 20% nĂ« blerje, sepse po vijnĂ« kĂ«pucĂ« tĂ« lira nga Kina, tĂ« cilat shiten nĂ« dyqane?

 

 

Situata në Shqipëri

Situata është e ndryshme për prodhimin bujqësor shqiptar, ku mbizotërojnë prodhuesit e vegjël. Tregjet dhe mënyrat e shitjes direkte nga ferma në qytet u luftuan egërsisht nga pushteti lokal, për arsye që ne nuk i dimë.

Ndërkohë BE ka direktiva dhe masa të cilat kërkojnë dhe nxisin pikërisht shitjet direkte nga fermerët e vegjël. Por, sidoqoftë shitja direkte dhe pse mjaft e mirë, nuk është e mjaftueshme për të tregtuar të gjithë prodhimin dhe për të bërë të mundur shtimin e vazhdueshëm të tij. Fermerët e vegjël duhet të shesin te bizneset agropërpunues, rrjetet tregtare dhe për eksport.

Ndërsa janë jo jetike shumë shërbime pa TVSH p.sh. të porosisësh te rrobaqepësi një kostum të dytë, apo një fustan tjetër për dasma, ushqimi është jetik, dhe kostot e tij janë mesatarisht sa 40% e të ardhurave të familjeve, për familjet e varfra dhe pensionistët edhe më shumë.

Prodhimi bujqësor është në vështirësi të mëdha prej problemeve strukturore, institucionale, si dhe për shkak të kostove në rritje të inputeve, të mekanizimit dhe të prodhimtarisë së ulët, të cilat rezultojnë në çmime më të larta që konkurrohen lehtë nga importi.

Për këto arsye, sepse ushqimi me çmime të arsyeshme dhe me standarde është një e drejtë njerëzore, ne duhet të mbrojmë dhe të përkrahim prodhuesit bujqësorë që ata jo vetëm të prodhojnë ushqim me kosto të përballueshme, por të mbrojnë dhe natyrën, si dhe pjellorinë e tokës e cila kur humbet është e pakthyeshme.

Veçanërisht ata që duhen ndihmuar e përkrahur janë prodhuesit e vegjël, për të cilët prodhimi bujqësor është e vetmja mënyrë jetese. Mbetet një objektiv madhor që prodhuesit bujqësorë të rriten, konsolidohen, sidomos të investojnë në kapital e njohuri. Për këtë, ata duhet të jenë subjekte me TVSH në prodhim dhe për tregtim në mënyrë që të jenë të ndara qartë: puna, investimet, kostot, çmimet dhe taksat.

Nga ana tjetër duhet të kujdesemi për prodhuesit e vegjël, si dhe konsumatorin, në mënyrë që të taksojmë sa më pak, madje aspak, këtë të drejtë njerëzore që është ushqimi, dhe jo ta taksojmë dy herë për pjesën e prodhimit, kur prodhimi vendas shitet për agropërpunim, në rrjetet apo dyqane me TVSH, si dhe për eksportin, që çmimet të jenë konkurruese me vendet që ndjekin politika kompensimi.

 

Historia na mëson

Ndihmat e mëdha nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe më vonë Kina e bënë jo realiste dhe të matshme kundrejt tregut të lirë, ekonominë shqiptare. Përtej politikanëve dhe populli u brumos me idenë që çdo gjë është e mundur sepse dikush do të na ndihmojë.

Nëse askush nuk na ndihmon do të gjendet një rrugë jona, si të ndërtojmë socializmin me forcat tona, të ndërtojmë kapitalizmin duke privatizuar çdo gjë, të ndërtojmë ekonomi tregu me turistë dhe me radhë.

Nën këtë këndvështrim, të kërkosh që të barazohet TVSH në blerje me atë në shitje njëlloj si për subjektet me TVSH dhe për subjekte jo të TVSH-së dhe këtë ta kërkojnë biznesmenë, politikanë, gazetarë, ndoshta dhe ekonomistë, nuk ka asnjë problem, madje kjo ka ndodhur dhe më parë.

Ndërsa përpiqemi shumë të ndërtojmë tipicitetin dhe të ruajmë traditën për prodhimet tona dhe ushqimet tona, zgjidhjet e kërkuara të problemeve jashtë ligjeve ekonomike e praktikave të provuara e të njohura të BE-së, mbeten ushqimi tipik mediatik, e shpesh politik i përditshëm.

Prodhimi bujqësor shqiptar duhet bërë efektiv dhe i qëndrueshëm, ka sfidën e integrimit në një nga ekonomitë më të avancuara e të investuara të BE-së, ka sfidën e krizave të ndryshme që rrezikojnë dhe atë pak sovranitet ushqimor që kemi, si dhe ndryshimet klimatike.

Por, ndërkohë fermerët duhet të prodhojnë dhe të konkurrojnë dhe një faktor ekonomik që ul konkurrueshmërinë e prodhuesve të vegjël shqiptarë është mënyra e tyre e prodhimit si subjekte të vegjël jo me TVSH, përtej sipërfaqes së vogël të fermës apo faktorëve të tjerë. Siç e pamë më sipër, prodhuesit e vegjël, në ndryshim nga të mëdhenjtë, duhet të përfshijnë në çmim dhe taksën e TVSH që paguajnë për inputet, shërbimet, energjinë, etj.

Taksa për inputet bujqësore aktualisht është në nivelin e taksave europiane në 10%. Shitjet direkte nuk funksionojnë dhe rrjetet tregtare e gjejnë më të lirë, për shkak të fragmentimit, standardeve dhe infrastrukturës, të importojnë sesa të sigurojnë produkte lokale për tregun vendas. Importet e ushqimeve kanë arritur në 1,5 miliardë euro me një deficit tregtar në rritje nga viti në vit dhe pse eksportet janë rritur në 550 milionë euro.

Eksportet shqiptare janë eksporte oportuniste në varësi të çmimit dhe hapësirave të përkohshme që krijohen në tregjet e huaja dhe e vetmja forcë që kanë është çmimi.

Kompensimi apo rimbursimi i prodhuesve në masën 10% të çmimit, është një masë e mirë, madje ajo mund të shkojë drejt mbikompensimit. Kompensimi i vendos ata në pozita të barabarta për sa i takon neutralitetit të TVSH-së, si te prodhuesit me TVSH.

ËshtĂ« detyrĂ«, si dhe kĂ«rkesĂ« nga BE qĂ« institucionet pĂ«rgjegjĂ«se si Ministria e BujqĂ«sisĂ«, ajo e Financave apo kushdo tjetĂ«r qĂ« ka kompetenca profesionale, tĂ« bĂ«jĂ« llogaritjet e duhura sa Ă«shtĂ« vlera reale e TVSH sĂ« inputeve. Direktiva Ă«shtĂ« qĂ« kompensimi nuk duhet ta kalojĂ« atĂ« vlerĂ«.

Vende të ndryshme të BE-së kanë shkallë të ndryshme kompensimi, nga Spanja me rreth 12%, te Greqia me rreth 6%, dhe vlerësohen të jenë si një subvencion i fshehur. Në Spanjë, fermerët marrin më shumë para se sa kanë paguar taksë TVSH-je për inputet, në nënkompensim në Greqi, fermerët kanë paguar më shumë TVSH. Ka shumë vende që nuk e zbatojnë këtë skemë kompensimi për fermerët e vegjël jo me TVSH.

Spanja mbetet, sidoqoftë, një shembull i mirë për politikën dhe për fermerët, jo aq për shkallën e rimbursimit, por për faktin se fermerët e vegjël janë të organizuar në kooperativa, madje ka më shumë kooperativistë se fermerë sepse një fermer mund të bëjë pjesë në më shumë se një kooperativë.

Fermerët e vegjël përfitojnë kompensim të TVSH së inputeve nga kooperativa e tyre, e cila më tej funksionon si një biznes i madh me TVSH, duke i dhënë të gjitha avantazhet e biznesit.

Anëtarët fermerë prodhues e shesin së pari prodhimin me kërkesë pothuaj të garantuar, si dhe marrin dhe fitimin nga biznesi tregtar apo përpunues, po i tyre të cilat mund të jenë dhe më të mëdha se nga shitja e parë.

Duke u rikthyer te rasti i mësipërm kur një fermer do të shesë me faturë te një pikë për eksport apo për një rrjet tregtar me TVSH, do të marrë 100 lekë nga blerësi dhe 10 lekë nga shteti si kompensim.

Një kg domate e vitit 2025 e shitur p.sh. 100 lekë, teorikisht gjatë vitit 2026 do të bëhet 110 lekë për fermerin.

Si do tĂ« jetĂ« nĂ« praktikĂ«, mbetet pĂ«r t’u parĂ«, por duke ditur qĂ« forca negociuese Ă«shtĂ« mĂ« e fortĂ« e blerĂ«sit se sa prodhuesit, ky 10% ndoshta do tĂ« ndahet mes tyre, dhe mĂ« tej duke ditur se njĂ« pjesĂ« e prodhimit nuk gjen treg, prodhuesit sĂ« paku do tĂ« shpresojnĂ« se do tĂ« mund tĂ« arrijnĂ« tĂ« shesin me kosto apo fitim minimal duke e zbritur atĂ« kompensim nga çmimi. Kjo vlen mĂ« sĂ« shumti pĂ«r eksportin dhe duket se do tĂ« ndikojĂ« mĂ« pak nĂ« shtimin e shitjeve tĂ« prodhimit vendas nĂ« tregun shqiptar.

Rreziku më i madh duket një rritje e sforcuar e eksporteve duke sjellë përqendrim të prodhimit dhe investimeve për prodhime të caktuara që kanë kërkesë të kufizuar në tregun vendas, si për sasi dhe për çmim, por që kërkohen më shumë në tregun e jashtëm, duke sjellë një rritje të mëtejshme të importeve të ushqimeve.

E thĂ«nĂ« mĂ« thjesht, pikĂ«risht sepse asnjĂ« vend i zhvilluar nuk prodhon kryesisht tranguj apo luleshtrydhe pĂ«r eksport nĂ«se nuk garanton qĂ« kur t’i shesĂ« ato, nuk do tĂ« jetĂ« nĂ« gjendje tĂ« blejĂ« bukĂ«n.

Kompensimi duket se do të stimulojë edhe më shumë perimet, e disa fruta, si specat, trangujt, luleshtrydhet, rrushin e tavolinës së serrave, për eksport, ndërkohë do të rritet importi i ushqimeve të domosdoshme si drithërat, mishi, bulmeti.

Sovraniteti ushqimor nuk Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« prodhojmĂ« çdo gjĂ« me forcat tona, por duhet tĂ« jemi tĂ« pĂ«rgatitur dhe tĂ« kemi bĂ«rĂ« disa llogari, qĂ« nĂ«se rrushi i serrave a luleshtrydhet kanĂ« vlerĂ« tĂ« shtuar, eksporti kundrejt grurit, disa pak para dhe toka duhen hequr mĂ«njanĂ« qĂ« tĂ« mund t’a blesh apo tĂ« prodhosh edhe bukĂ«n qĂ« do t’a shtrosh me reçelin e luleshtrydheve, kur ato tĂ« freskĂ«ta nuk gjejnĂ« treg jashtĂ«, dĂ«mtohen nga moti, sĂ«mundjet, apo kanĂ« çmim minimal.

 

 

Institucione dhe shtylla

Kompensimi i TVSH së inputeve të përdorura për prodhim për fermerët e vegjël zgjidh një problem, por kërkon masa të tjera nxitëse që të rriten shitjet e prodhimeve shqiptare në tregun vendas ku TVSH e pakompensuar e inputeve të prodhuesve të vegjël ishte frenuese duke sjellë rritje çmimi e për pasojë ulje të konkurrencës.

Sidoqoftë kompensimi i TVSH për fermerët e vegjël ndërsa mjaft i rëndësishëm nuk është shtylla kryesore e prodhimit bujqësor dhe zhvillimit rural, të cilat mbeten subvencionet direkte, si dhe masat e zhvillimit rural që parashikon Politika e Përbashkët Bujqësore e BE (CAP). Shqipëria duhet të shkojë drejt pagesave të thjeshta për fermerët e vegjël, si e zbaton CAP për miliona fermerë të vegjël të Europës.

Zhvillimi rural kërkon institucione të përgjegjshme, demokraci, bashkëpunim lokal dhe pastaj para e fonde. Bllokimi nga BE i IPARD si instrument i zhvillimit rural tregoi se mungonin të parat dhe jo paratë.

Mungesa e përgjigjeve të qarta institucionale nga Ministria e Bujqësisë, etj., si dhe përgatitjet e munguara lidhur me skemën e kompensimit të TVSH për fermerët e vegjël kundrejt një pjese të politikës, bizneseve dhe mediave tregon se nuk jemi gati për skema që bien ndesh me interesa të ndryshme, kur ato bien ndesh me praktikat tashmë dhjetëra vjeçare të rishpërndarjes apo transfertave të fondeve publike për interesa zgjedhore apo drejt individë të caktuar.

Përfituesit e skemës janë të gjithë prodhuesit e vegjël që duhet të përfshihen në zinxhirin e shitjeve dhe aktualisht kemi mundësi ta bëjmë këtë pa pritur të na ndihmojë një aleat i madh vetëm për fermerët që të zgjidhë problemet e tyre, dhe të shpikim një rrugë tonën me TVSH 20% njëlloj hyrëse e dalëse për subjekte jo TVSH-je për të tjerët.

PĂ«r sa kohĂ« do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« flasim dy gjuhĂ« tĂ« ndryshme pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n ekonomi, politika e cila thotĂ«, “eksportojmĂ« me sukses luleshtrydhe nĂ« 85 vende”, ndĂ«rsa qytetari thotĂ« me aq para sa kam, e çmimet qĂ« janĂ« “kĂ«rtollat janĂ« edhe bukĂ«, edhe gjellĂ«â€, patate tĂ« cilat fermerit po i kalben nĂ« arĂ«.

The post Ti thua patate, unë them kërtolla appeared first on Revista Monitor.

Dronët bujqësorë/ Projekti për monitorimin nis në Shkodër dhe Fushë Krujë

By: Re Nato
20 December 2025 at 13:11

Një dron bujqësor do të monitorojë kulturat bujqësore në zonën e Fushë Krujës dhe Shkodrës.

Kjo teknologji që po përdoret për herë të parë në vendin tonë do të ndihmojë fermerët të monitorojnë të mbjellat nëpërmjet kamerave të posaçme që shfaqin sëmundjet e bimeve apo mungesat e ujit para se të shihen me sy të lirë.

Droni do tu mundësojë fermerëve një analizë të saktë te sipërfaqës së tokës. Ai do të spërkasë me pleh apo pesticide tokat duke ulur kostot, rritur rendimentin dhe cilësinë e prodhimit. Flota e dronëve pritet të shtohet ndërsa për kryeministrin Rama teknologjia në bujqësi mbetet prioritet i këtij mandati.

“BujqĂ«sia inteligjente Ă«shtĂ« pjesĂ« e vizionit tone BujqĂ«sia 2030, pĂ«r njĂ« sektor mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe konkurrues, nĂ« pĂ«rputhje me standartet e Bashkimit Europian.”

Ky investim, në bashkëpunim me qeverisë italiane, ndër të tjera parashikon edhe rritjen e kapaciteteve në terren me mekanikë bujqësore modern si traktorë, freza, pompa spërkatëse, kultivatorë dhe korrëse./abcnews.al

 

 

Dron për monitorimin inteligjent të kulturave bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër

20 December 2025 at 16:55

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« njĂ« dron bujqĂ«sor Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ« dispozicion si mjet pune pĂ«r monitorimin nĂ« kohĂ« reale tĂ« kulturave bujqĂ«sore nĂ« zonĂ«n e FushĂ«-KrujĂ«s dhe ShkodrĂ«s.
Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje këtë risi që po përdoret në bujqësi, duke u ardhur në ndihmë fermerëve.
Rama theksoi se droni ndihmon në vlerësimin e shëndetit të bimëve dhe përdorimin më efikas të inputeve, duke ulur kostot, rritur rendimentin dhe cilësinë e prodhimit.
Ky dron, sipas tij, do t’u shĂ«rbejĂ« fermerĂ«ve dhe Qendrave tĂ« Transferimit tĂ« Teknologjive BujqĂ«sore nĂ« FushĂ«-KrujĂ« dhe ShkodĂ«r.
“BujqĂ«sia inteligjente Ă«shtĂ« pjesĂ« e vizionit tonĂ« BujqĂ«sia 2030, pĂ«r njĂ« sektor mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe konkurrues, nĂ« pĂ«rputhje me standardet e Bashkimit Europian”, tha Rama.

Bujqësia inteligjente është ende një nocion i ri për vendin tonë, por që shihet me shumë interes nga sipërmarrjet bujqësore.

Në Shqipëri kanë filluar të aplikohen elementë të bujqësisë precize. GPS dhe imazhet satelitore për hartëzimin e tokave bujqësore po përdoren nga fermerët për një trajtim të personalizuar të sipërfaqes së tokës.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi sot në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Fushë-Krujë teknologjinë më të re në shërbim të bujqësisë shqiptare.

Gjatë aktivitetit, ministri Salla theksoi rëndësinë e këtij investimi për modernizimin e sektorit bujqësor dhe mbështetjen konkrete për fermerët.

Sipas tij, pĂ«rdorimi i dronit do tĂ« mbulojĂ« njĂ« sĂ«rĂ« procesesh tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« bujqĂ«si, duke rritur efikasitetin dhe duke ulur kostot pĂ«r fermerĂ«t. “Shpresoj qĂ« tĂ« avancojmĂ« mĂ« tej dhe ta shtojmĂ« flotĂ«n e dronĂ«ve, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« kjo teknologji tĂ« shtrihet edhe mĂ« gjerĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« fermerĂ«ve”, shtoi ministri Salla.

Investimi realizohet në kuadër të projektit TYPIC-AL, i financuar nga qeveria italiane, zbatuar nga CIHEAM Bari dhe në partneritet me AICS, me qëllim modernizimin e sektorit bujqësor përmes teknologjisë së avancuar. Droni bujqësor do të shërbejë si mjet pune për monitorimin në kohë reale të kulturave, vlerësimin e shëndetit të bimëve dhe përdorimin më efikas të inputeve, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e rendimentit dhe cilësisë së prodhimit.

Ky mjet do të vihet në dispozicion të QTTB Fushë-Krujë, QTTB Shkodër dhe fermerëve, si pjesë e një pakete më të gjerë investimesh që përfshin edhe mekanikë bujqësore moderne, si traktorë, freza, pompa spërkatëse, kultivatorë dhe korrëse.

Ministri Salla nĂ«nvizoi se bujqĂ«sia inteligjente Ă«shtĂ« njĂ« nga shtyllat kryesore tĂ« vizionit “BujqĂ«sia 2030”, duke synuar njĂ« sektor mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, mĂ« konkurrues dhe tĂ«rĂ«sisht nĂ« pĂ«rputhje me standardet e Bashkimit Europian.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në Qendrën e Transferimit të Teknologji...
1 nga 8
Dron për monitorimin inteligjent të kulturave bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër

/m.m/a.f/r.e/

The post Dron për monitorimin inteligjent të kulturave bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shfryhet 20% stoku i sherbelës, Gjoka: Pas rënies së çmimit, fermerët braktisën kultivimet

17 December 2025 at 11:00

Ashtu siç eksportuesit e sektorit të bimëve mjekësore parashikuan, sivjet ka nisur shfryrja e stokut të lartë të krijuar me mosshitjen e bimës së sherbelës.

Për kryetarin e Shoqatës së Eksporteve të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike Filip Gjoka stoku i lartë i sherbelës erdhi nga mbiprodhimi, pasi fermerët kultivuan pa planifikim dhe në mungesë së studimeve të kërkesës së tregut.

Për rrjedhojë mbiprodhimi nuk lejoi rritjen e çmimit të grumbullimit, ndërsa mosndryshimi i kërkesës jashtë ndikoi në mbajtjen e çmimeve të ulëta të shitjes për eksport.

Zoti Gjoka thotë se për 2025 stoku i sherbelës së pashitur ka rënë rreth 20% krahasuar me vjet e ndikuar nga pakësimi i prodhimit.

“Stoku i bimĂ«ve mjekĂ«sore nĂ« tĂ«rĂ«si Ă«shtĂ« ulur, sidomos pĂ«r sherbelĂ«n qĂ« krahasuar me vitin e kaluar ka rĂ«nĂ« 20%. FaktorĂ« qĂ« kanĂ« ndikuar nĂ« uljen e stokut Ă«shtĂ« rĂ«nia e prodhimit jo vetĂ«m nga braktisja e fermerĂ«ve pĂ«r prodhimin ku pas tkurrjes sĂ« çmimit filluan tĂ« mos shfaqin interes pĂ«r kultivim, por edhe se njĂ« pjesĂ« e tij u dĂ«mtua nga temperaturat e larta.

Sivjet çmimi i sherbelĂ«s pĂ«r grumbullim nĂ« eksport Ă«shtĂ« rritur nga 80 lekĂ« pĂ«r kg qĂ« u shit vjet, nĂ« 120 lekĂ« pĂ«r kg, rreth 50% nga mungesa e prodhimit”.

Kërkesa jashtë rrit eksportet dhe çmimet e bimëve mjekësore deri 10% për janar-tetor

Edhe Kujtim Zere drejtuesi i kompanisĂ« “Albanian Herb” mĂ« herĂ«t parashikoi se qĂ« stoku i sherebelĂ«s do tĂ« nisĂ« tĂ« shfryhet nga 2025, pasi rĂ«nia e çmimit tĂ« bimĂ«s nĂ« grumbullim pĂ«r eksport zbehu interesin e fermerit pĂ«r kultivim.

“Bima e sherbelĂ«s nuk po kultivohet nĂ« sasi tĂ« lartĂ«. Çmimi do tĂ« vijojĂ« tĂ« mbetet i lirĂ«, derisa oferta nĂ« treg tĂ« pakĂ«sohet. Stoku i sherbelĂ«s ka qenĂ« i lartĂ« dhe ky Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r faktor ndikues te pakĂ«simi i çmimit. ParashikojmĂ« qĂ« nga viti 2025 tĂ« nisĂ« shfryrja e stokut, pasi ka nisur edhe rĂ«nia e kultivimeve”, pohoi ai mĂ« herĂ«t.

Vjet stoku i pashitur i sherbelës u rrit 1.5 herë brenda 6 muajve për shkak të mungesës së shitjeve nga rënia e çmimeve. Rënia e kërkesës për 2024 solli edhe përgjysmim të çmimit të shitjes. Nga 160 lekë për kg, për eksport sherbela u kërkua me çmim 80 lekë për kg. / D.Azo

Brenda 6 muajve stoku i pashitur i sherbelës u shtua 1,5 herë; Rrezikohet zhdukja e kultivimit

The post Shfryhet 20% stoku i sherbelës, Gjoka: Pas rënies së çmimit, fermerët braktisën kultivimet appeared first on Revista Monitor.

Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

16 December 2025 at 00:01

Fermerët që shesin prodhimet e tyre bujqësore tek grumbulluesit, përpunuesit apo agroturizmet e certifikuara duhet të nisin grumbullimin e autofaturave, në mënyrë që të përfitojnë kompensimin 10% nga skema e re e TVSH-së.

Projektligji “PĂ«r disa ndryshime nĂ« ligjin nr. 92/2014, ‘PĂ«r tatimin mbi vlerĂ«n e shtuar nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risë’, i ndryshuar” i miratuar nga Parlamenti pĂ«rcakton se kompensimi i TVSh-sĂ« 10% tĂ« fermerĂ«ve do tĂ« bĂ«het mbi vlerĂ«n e faturave tĂ« lĂ«shuara nga blerĂ«si i produkteve tĂ« tyre bujqĂ«sore. PĂ«r fermerĂ«t e pajisur me NIPT tatimor, pra qĂ« nuk janĂ« subjekte tĂ« regjistruara nĂ« QKB, ligji parashikon se fatura e shitjes apo autofatura lĂ«shohet prej blerĂ«sve tĂ« mallrave bujqĂ«sore.

Në total sipas të dhënave të Ministrisë së Financave nga viti 2018 deri në shtator 2025 janë të pajisur me NIPT tatimor 110 mijë fermerë.

Kjo autofaturë e lëshuar për fermerin nga përpunuesi, grumbulluesi, apo një agroturizëm i certifikuar do të shërbejë si bazë për llogaritjen e kompensimit, i cili përfaqëson 10% të vlerës së saj dhe synon të mbulojë pjesërisht TVSH-në që fermerët kanë paguar për inputet bujqësore, si plehra kimike, fara dhe fidanë.

P.sh nëse një fermer i pajisur me NIPT do të shesë produkte bujqësore, me vlerë 1,000 euro, dhe për këtë shitje grumbulluesi apo përpunuesi do të lëshojë autofaturën përkatëse, atëherë fermeri do të përfitojë një kompensim prej 10%, pra 100 euro.

KĂ«rkesa pĂ«r kompensim do tĂ« bĂ«het dy herĂ« nĂ« vit, pĂ«r periudhat janar–qershor dhe korrik–dhjetor.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla gjatë një takimi në Elbasan me fermerët bëri thirrje për grumbullimin e autofaturave me qëllim përfitimin e kompensimit.

“FermerĂ«t qĂ« shesin prodhimet e tyre bujqĂ«sore tek grumbulluesit, pĂ«rpunuesit ose agroturizĂ«m do tĂ« kompensohen nĂ« masĂ«n 10% tĂ« vlerĂ«s sĂ« faturĂ«s. Kjo faturĂ« do tĂ« lĂ«shohet nga blerĂ«si i produkteve tĂ« tyre.

Ju i grumbulloni kĂ«to fatura, i dorĂ«zoni nĂ« tatime çdo 6 muaj dhe shteti ju kthen 10% tĂ« vlerĂ«s sĂ« faturave direkt nĂ« llogarinĂ« tuaj bankare”, u shpreh ministri Salla.

Po ashtu më herët nga tatimet u sqarua se parashikohet që fermerët vitin e ardhshëm të dorëzojnë kërkesën përmes platformës e-Albania dhe të konfirmojnë online çdo autofaturë të lëshuar në emrin e tyre. Pas verifikimit, shuma e kompensimit do të derdhet direkt në llogarinë bankare të fermerit brenda 30 ditëve.

Përfitues të skemës janë fermerët që nuk janë subjekt i TVSH-së dhe që nuk ngarkojnë TVSH në shitjen e produkteve të tyre, por që njëkohësisht nuk kanë të drejtë të rimbursojnë TVSH-në e paguar për blerjet.

Skema synon kompensimi 10% i TVSh-së së paguar për inputet bujqësore, por që nuk do të llogaritet direkt mbi blerjet e fermerit për plehra kimike, fidanë apo fara, por mbi vlerën e autofaturave të lëshuara nga grumbulluesi për produktet bujqësore që fermeri do të shesë te ta. Sipas ligjit të TVSH-së fermerët e pajisur me NIPT nuk lëshojnë fatura shitje nëse shesin produktet e tyre bujqësore te persona të tatueshëm, por janë këta të fundit që lëshojnë autofaturën për fermerin. / D.Azo

 

The post Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit appeared first on Revista Monitor.

Ministri Salla: Do rishikohet skema për subvencionet direkte të fermerëve

15 December 2025 at 12:46

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla në një takim me fermerë dhe agrobiznese në Elbasan deklaroi se do të rishikohet skema e mbështetjes me subvencione direkte për fermerët.

“E dimĂ« shumĂ« mirĂ« që skema e mbĂ«shtetjes direkte ështĂ« tema qĂ« ju prek mĂ« shumĂ«.
Kemi marrĂ« nga ju mesazhe— komente, ide, kritika dhe sugjerime: pĂ«r kriteret, mĂ«nyrĂ«n e ndarjes sĂ« fondeve, dhe ndjesinĂ« qĂ« disa kategori fermerĂ«sh ndihen mĂ« pak tĂ« mbuluar.

Ndaj sot dua ta them shumë qartë: Do ta rishikojmë skemën kombëtare të mbështetjes. Ne kemi për qëllim të ndërtojmë një marrëdhënie të drejtpërdrejt mes Qeverisë dhe gjithsecilit prej jush. Pikërisht duke ju referuar atyre komenteve, ideve, kritikave që përmenda me lart,

SĂ« bashku me ekipin do tĂ« jemi nĂ« 12 qarqet e vendit pĂ«r tĂ« diskutuar pĂ«r nevojat, ndryshimet dhe pĂ«r t’u pĂ«rshtatur me realitetin nĂ« terren.”

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla tha se përveç pagesave direkte, një pjesë shumë e rëndësishme e buxhetit shkon në skemën e investimeve.

“VetĂ«m nĂ« thirrjen e fundit patĂ«m mĂ« shumĂ« se 800 aplikime tĂ« cilat do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« zbatohen edhe nĂ« vitin 2026, duke injektuar sĂ« paku 2 miliard lekĂ« nĂ« sektor.

PĂ«rveç skemave tĂ« mbĂ«shtetjes dhe granteve, kemi dhe instrumente financiare pĂ«r ata qĂ« duan tĂ« bĂ«jnĂ« investime mĂ« tĂ« mĂ«dha”.

Salla tha se Qeveria Shqiptare do të vijojë mbështetjen për sektorin edhe nëpërmjet Garancisë Sovrane. Fondet e vëna në dispozicion u japin fermerëve dhe agrobizneseve mundësinë të marrin kredi duke mbuluar deri në 70% të kolateralit dhe me 2% interes.

Gjatë këtyre muajve, kërkesa për akses në financa ka qenë jashtëzakonisht e lartë nga ana e fermerëve.

Deri tani, rreth 300 prej jush kanë nisur procesin e aplikimit në banka, dhe një pjesë e mirë tashmë e ka përfituar kredinë.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural shpjegoi edhe sesi do të funksionojë skema e re për kompensimin e TVSH.

“FermerĂ«t qĂ« shesin prodhimet e tyre bujqĂ«sore tek grumbulluesit, pĂ«rpunuesit ose agroturizĂ«m do tĂ« kompensohen nĂ« masĂ«n 10% tĂ« vlerĂ«s sĂ« faturĂ«s. Kjo faturĂ« do tĂ« lĂ«shohet nga blerĂ«si i produkteve tĂ« tyre.

Ju i grumbulloni këto fatura, i dorëzoni në tatime çdo 6 muaj dhe shteti ju kthen 10% të vlerës së faturave direkt në llogarinë tuaj bankare.

Ky mekanizëm i ri për NE, por që aplikohet edhe në vendet e BE, do të forcojë formalizimin me qëllim përfitimin e fondeve të BE për modernizimin e sektorit bujqësor.

Kjo është shkalla më e lartë e kompensimit që ofrohet në vendet e Rajonit.

Qeveria Shqiptare ka venë në fokus fermerin në disa dimensione, dua të theksoj se pensionet rurale nga 11,500 lek sot, do të shkojnë në një shumë prej 18,000 lek deri në vitin 2030.

Duke u nisur nga janari 2026, pensionet do tĂ« rriten çdo muaj pa llogaritur  kĂ«tu indeksimi vjetor qĂ« do tĂ« vijojĂ« normalisht vit pas viti”.

 

The post Ministri Salla: Do rishikohet skema për subvencionet direkte të fermerëve appeared first on Revista Monitor.

Rama: Fermerët, përfitues nga linja e re e kreditimit bujqësor

15 December 2025 at 13:23

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot nĂ« Elbasan njĂ« takim me fermerĂ« dhe sipĂ«rmarrĂ«s tĂ« sektorit bujqĂ«sor, ku prezantoi paketĂ«n e mbĂ«shtetjes financiare pĂ«r Buxhetin 2026 dhe theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e partneritetit me pushtetin vendor.

Rama u shpreh se po rivihet në lëvizje agrokrediti në mbështetje të fermerëve.

“Po rivĂ«mĂ« nĂ« lĂ«vizje prapĂ« nĂ« favorin tuaj pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur projekte tuaja, pĂ«r t’ju mbĂ«shtetur sipĂ«rmarrjet tuaja edhe agrokreditin, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« instrument dhe njĂ« institucion i varur nga Ministria e Financave, Ă«shtĂ« aty dhe ju pret ju”, deklaroi Rama.

Ai vuri theksin gjithashtu në linjën e re të kreditimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me fokus bujqësinë, e Bankës së Shqipërisë, e cila për fazën e parë shkon deri në 250 milionë euro dhe mund të arrijë deri në 1 miliard euro, ndërsa në të ardhmen deri në 2 miliardë euro.

“Linja e re e kreditimit tĂ« ndĂ«rmarrjeve tĂ« vogla dhe tĂ« mesme me fokusin bujqĂ«sinĂ« e BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, e cila shkon deri nĂ« 250 milionĂ« euro si fazĂ« e parĂ« dhe mund tĂ« shkojĂ« deri nĂ« 1 miliardĂ« euro, mund tĂ« shkojĂ« deri nĂ« 2 miliardĂ« euro nesĂ«r, Ă«shtĂ« aty dhe ju pret ju”, iu drejtua Rama fermerĂ«ve.

Rama nënvizoi rolin e bashkive dhe pushtetit vendor.

“BashkitĂ« tona duhet tĂ« ngrihen nĂ« lartĂ«sinĂ« e nevojĂ«s tuaj pĂ«r partneritet, pĂ«r financĂ«, pĂ«r mbĂ«shtetje institucionale dhe pĂ«r mbĂ«shtetje me dije”, tha Rama.

“Nuk ka nevojĂ« qĂ« juve tĂ« prisni tĂ« vijĂ« dikush pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« infrastrukturĂ« grumbullimi, pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« infrastrukturĂ« pĂ«rpunimi, qĂ« patjetĂ«r do t’i shtonte vlerĂ«n asaj qĂ« ju prodhoni dhe mblidhni nĂ« fermĂ«, ju mund ta bĂ«ni kĂ«tĂ« vetĂ« duke u bashkuar me njĂ«ri-tjetrin dhe duke u bashkuar me pushtetin vendor”, iu drejtua Rama fermerĂ«ve.

Kryeministri shtoi se mbĂ«shtetja nuk synon tĂ« çojĂ« fermerĂ«t tek bankat komerciale, “pĂ«r t’iu vĂ«nĂ« pĂ«rballĂ« atyre vĂ«shtirĂ«sive pĂ«r tĂ« marrĂ« njĂ« kredi nga njĂ« bankĂ« komerciale qĂ« e sheh bujqĂ«sinĂ« si njĂ« sektor me rrezik shumĂ« tĂ« lartĂ«. KĂ«tu bĂ«het fjalĂ« pĂ«r t’i vĂ«nĂ« nĂ« pĂ«rdorim ato instrumente qĂ« i kemi krijuar dhe i kemi gati”.

Rama përmendi gjithashtu mundësinë e zhvillimit të projekteve me ndihmën e universiteteve, të cilat mund të financohen me kushte të favorshme, duke rritur investimet në fermë dhe standardet e prodhimit.

Në kuadër të Buxhetit 2026, qeveria do të ofrojë mbështetje shtesë prej 16.3 miliardë lekësh për sektorët e bujqësisë, blegtorisë, peshkimit, agro-përpunimit dhe agroturizmit, për pensionin rural dhe për trajnimin e fermerëve, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës. /j.p/

The post Rama: Fermerët, përfitues nga linja e re e kreditimit bujqësor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ti thua patate, unë them kërtolla  

By: Mira Leka
15 December 2025 at 08:40

Opinion i pavarur nga Fatos Fico, ekspert ekonomie
Kompensimi i TVSH së inputeve të përdorura për prodhim për fermerët e vegjël zgjidh një problem, por kërkon masa të tjera nxitëse që të rriten shitjet e prodhimeve shqiptare në tregun vendas ku TVSH e pakompensuar e inputeve të prodhuesve të vegjël ishte frenuese duke sjellë rritje çmimi e për pasojë ulje të konkurrencës.
 
Përgjatë 110 viteve të ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Ti thua patate, unë them kërtolla   appeared first on Revista Monitor.

“Thahet” vaji i ullirit, ulje prodhimi, rritje çmimesh, frenim eksporti

By: Mira Leka
13 December 2025 at 22:06

ThatĂ«sira, mungesa e mekanizimit dhe kostot e larta po çojnĂ« kĂ«tĂ« vit drejt rĂ«nies deri nĂ« 50% tĂ« prodhimit tĂ« ullirit krahasuar me vjet. Çmimet e vajit tĂ« ullirit pĂ«r grumbullim janĂ« rritur nga 11 deri nĂ« 56% nga mungesa e prodhimit. FermerĂ«t kĂ«rkojnĂ« subvencione pĂ«r mekanizim dhe ujitje, ndĂ«rsa pĂ«rpunuesit barazim tĂ« TVSH-sĂ« nĂ« zero, ulje tĂ« kostove tĂ« analizave pĂ«rmes laboratorĂ«ve shtetĂ«rorĂ«.

 

Dorina Azo

Hamit Boja

Hamit Boja

Hamit Boja, fermer nga fshati Galigat i Gramshit, një zonë e njohur për prodhimin e perimeve, zotëron një parcelë me rreth 360 rrënjë ullinj.

Ai thotë se para dy vitesh ka mbledhur rreth 26 kv ullinj, ndërsa vitet e fundit prodhimi ka rënë ndjeshëm.

Sivjet, Hamiti ka marrë vetëm 3,5 kv ullinj nga të cilët arriti të nxirrte 50 litra vaj ulliri vetëm për konsum personal.

“Nuk kam arritur tĂ« marr as 10% tĂ« prodhimit tĂ« dy viteve mĂ« parĂ«. Edhe vjet edhe sivjet kemi dalĂ« shumĂ« dobĂ«t.

Vjet arsyeja ishte cikli i bimĂ«s, ndĂ«rsa sivjet na dĂ«mtoi moti i thatĂ« gjatĂ« verĂ«s dhe mungesa e shĂ«rbimeve tĂ« mekanizuara”, shprehet Hamiti.

Ai tregon se çdo punĂ« nĂ« ullishte bĂ«het ende me krahĂ«, ndĂ«rsa vjelja e ullinjve kryhet manualisht ose me punĂ«torĂ« qĂ« paguhen 3,000–4,000 lekĂ«/dita. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, pa subvencione pĂ«r mekanizim, sipas tij Ă«shtĂ« e pamundur tĂ« rritet prodhimi.

“Do tĂ« vazhdoj t’i kryej shĂ«rbimet sa mundem, por nuk parashikoj se si do tĂ« ndikojĂ« thatĂ«sira nĂ« vitin e ardhshĂ«m tĂ« prodhimit. Pa ndihmĂ« pĂ«r mekanizimin, Ă«shtĂ« e pamundur tĂ« pĂ«rmirĂ«sohet situata”, pĂ«rfundon fermeri.

NĂ« zonĂ«n e Elbasanit, nĂ« tĂ«rĂ«si prodhimi i ullinjve sivjet Ă«shtĂ« nĂ« rĂ«nie, sipas Agron Çakallit, drejtues i FederatĂ«s BujqĂ«sore Elbasan (F.B.E), qĂ« prej 25 vitesh kryen aktivitet, si pikĂ« grumbullimi dhe pĂ«rpunimi tĂ« vajit tĂ« ullirit, pĂ«r ullishtat e bashkuara tĂ« 100 fermerĂ«ve tĂ« zonĂ«s.

“Sivjet, nĂ« tĂ«rĂ«si, prodhimi i ullinjve Ă«shtĂ« nĂ« rĂ«nie krahasuar me vitin paraardhĂ«s. PĂ«r disa fermerĂ«, rĂ«nia e prodhimit Ă«shtĂ« shfaqur e lartĂ«, pĂ«r tĂ« tjerĂ«, pakĂ«simi i prodhimit luhatet nĂ« vlerat e 30 – 40 deri nĂ« 50%.

NĂ« zonĂ«n administrative tĂ« Shirgjanit dhe nĂ« katĂ«r njĂ«sitĂ« e tjera administrative tĂ« Elbasanit deri tani rezulton se prodhimi Ă«shtĂ« ulur nĂ«n 50% krahasuar me vitin paraardhĂ«s”.

Shkaqet kryesore të rënies së prodhimit, sipas tij, janë kushtet atmosferike, sidomos thatësira që mbizotëroi gjatë stinës së verës dhe cikli biologjik i bimës.

ShĂ«rbimet e fermerĂ«ve ndaj ullishtave, edhe pse me vĂ«shtirĂ«si, nuk kanĂ« munguar, por drejtuesi i FederatĂ«s BujqĂ«sore tĂ« Elbasanit, zoti Çakalli nĂ«nvizon se mungesa e mekanizimit tĂ« procesit mbetet njĂ« tjetĂ«r faktor qĂ« pengon nĂ« shtimin e prodhimit.

Situata me prodhimin e ullinjve është e ngjashme edhe në zona të tjera të Shqipërisë.

Ylli Hajdini, drejtuesi i fabrikĂ«s sĂ« grumbullimit dhe pĂ«rpunimit tĂ« vajit tĂ« ullirit “S.E.D – Borshi” pohoi se nĂ« disa zona tĂ« Jugut, pĂ«rfshirĂ« fshatrat, si: Borshi, Lukova, Piqeras etj., prodhimi i ullinjve deri tani rezulton deri 50% mĂ« pak krahasuar me vitin e kaluar.

 

Burimi: INSTAT

 

Arsyet

Zoti Hajdini pohon se thatësira e motit ka ndikuar më tepër në rënien e prodhimit te rrënjët e vjetra, ndërsa te parcelat e ullishtave të mbjella me rrënjë, pakësimi i prodhimit është ndikuar nga rënia e shërbimeve të fermerëve dhe mungesa e mekanizimit të të punuarit të tokës.

“NĂ« parcelat e ullishtave mungojnĂ« kanalet vaditĂ«se. FermerĂ«t nuk kanĂ« ujĂ« pĂ«r vaditje dhe ky mbetet njĂ« nga problemet kryesore qĂ« kĂ«rkon zgjidhje pĂ«r tĂ« ruajtur prodhimin. PĂ«rveç mungesĂ«s sĂ« ujit, toka nĂ« ullishte vijon tĂ« mos punohet me makineri.

Mungesa e mekanizimit, e përforcuar edhe nga fragmentimi i lartë i parcelave, pengon kryerjen e shërbimeve në kohë.

Edhe mbledhja e ullinjve kryhet ende me dorë, pasi fermerëve u mungojnë pajisjet mekanike dhe subvencionet për të investuar në to.

KĂ«ta janĂ« faktorĂ«t kryesorĂ« qĂ« po ndikojnĂ« nĂ« rĂ«nien e prodhimit tĂ« ullinjve nĂ« shumĂ« zona tĂ« vendit”, thotĂ« z. Hajdini.

Grumbullues dhe përpunues të tjerë të ullirit për zonat e Beratit dhe Elbasanit pohuan gjithashtu se prodhimi i ullirit si kokërr për konsum të drejtpërdrejtë, ashtu edhe për përpunim në vaj, rezulton më i ulët sesa në 2024. Deri në fund të sezonit, pritet që sasia e grumbulluar e ullinjve në Berat të jetë 30 deri në 40% më pak.

Kastrijot Çuedari, pĂ«rpunues nga Berati, shpjegoi mĂ« herĂ«t se rĂ«nia e prodhimit u ndikua veçanĂ«risht nga temperaturat e larta gjatĂ« verĂ«s, tĂ« cilat u shtrinĂ« edhe nĂ« vjeshtĂ«, duke ndikuar negativisht nĂ« zhvillimin e fryteve.

Në zonën e Cakranit, sipas grumbulluesit Taulant Musaraj, prodhimi i ullinjve rezulton 40 deri në 50% më i ulët krahasuar me sezonin tetor-nëntor 2024, për të njëjtat arsye klimaterike.

 

Burimi: INSTAT

 

Në gati tri dekada, sipas të dhënave të INSTAT, nga viti 1998 deri në vitin 2024, rezulton se ulliri ka pasur luhatje të ndjeshme, si në prodhim dhe në rendiment.

Në këtë periudhë, sasia më e lartë e prodhimit të ullinjve u arrit në vitin 2022, me një sasi prej 157,7 mijë tonë ullinj apo 43% shumë se viti paraardhës. Rendimenti i prodhimit ishte 17.2 kv/ha apo 4.7 kv për ha më shumë sesa në 2021.

Përveç 2022, sasia e lartë e prodhimit të ullinjve është arritur edhe në 2012, sidomos pas masave për subvencione të marra nga qeveria nga viti 2009 deri në vitin 2013. Në 2012 u prodhuan 108 mijë tonë ullinj, me rritje 65% krahasuar me 2011.

Në vitin 2023, sasia e prodhuar e ullinjve arriti në 117,6 tonë ullinj. Krahasuar me 2022, prodhimi i ullinjve ra 25%. Rënie shënoi edhe rendimenti i prodhimit me 4.8 kv për ha në 2023, në raport me vitin 2022.

Në vitin 2024, sipas të dhënave të INSTAT, u prodhuan 146,7 mijë tonë ullinj. Krahasuar me 2023, sasia e prodhimit u rrit rreth 25%. Në 2024, rendimenti i prodhimit të ullirit arriti 15.2 kv/ha. Në raport me 2023, rendimenti ishte me rënie 2.8 kv/ha.

 

Burimi: Ministria e Bujqësisë

 

Sa vaj ulliri u prodhua në vitin 2024

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2024, prodhimi i vajit të ullirit ka arritur në 35,6 mijë tonë. Kjo përfaqëson një rritje prej 26% krahasuar me vitin e kaluar.

Kjo është sasia më e lartë e prodhuar në 16 vitet e fundit, që nga viti 2009 deri në 2024.

Fermerët dhe përpunuesit parashikojnë që sasia e vajit të ullirit të prodhuar të jetë me rënie të lartë, nga pakësimi i prodhimit të ullinjve.

Rënia e prodhimit po ndikon edhe në rritjen e çmimit të grumbullimit të vajit për fermerët e zonës së Elbasanit deri 11% më shtrenjtë sesa vjet.

F.B.E prej 12 vitesh grumbullon vajin ekstra të virgjër nga fermerët. Vitin e kaluar, çmimi mesatar i grumbullimit varionte nga 620 deri në 630 lekë për litër, pra nën kufirin prej 650 lekësh.

Ndërsa këtë vit, çmimi ka arritur në 700 lekë për litër ose edhe më lart, kryesisht për shkak të rënies së prodhimit.

Sipas Agron Çakallit, kostot e prodhimit pĂ«r fermerĂ«t vijojnĂ« tĂ« jenĂ« tĂ« larta pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« mekanizimit tĂ« ullishtave dhe mungesĂ«s sĂ« subvencioneve pĂ«r prodhimin e vajit tĂ« ullirit.

Ai thekson se fermerët kanë nevojë për kredi të buta ose kredi me interes 0%, sepse pa mbështetje financiare është e vështirë të ulet çmimi i grumbullimit.

“PĂ«r sa kohĂ« puna nĂ« ullishte kryhet ende me mjete tradicionale me kazmĂ«, lopatĂ«, krehĂ«r dhe me dorĂ«, kostoja e prodhimit do tĂ« mbetet e lartĂ«. Edhe fuqia punĂ«tore ka njĂ« kosto tĂ« konsiderueshme, duke shtuar presionin mbi çmimin pĂ«rfundimtar tĂ« vajit”, pohon ai.

Ndryshe nga zonat e Elbasanit, nĂ« Jug, Ylli Hajdini nga fabrika e pĂ«rpunimit tĂ« vajit Borsh, tha se vaji i ullirit i prodhuar nga varieteti i ullirit “Kalinjot” po kĂ«rkohet me çmim 1,000 lekĂ« pĂ«r litĂ«r, kundrejt çmimit prej 600 deri 650 lekĂ« pĂ«r litĂ«r qĂ« u grumbullua vitin e kaluar.

Krahasuar me vjet, çmimi i vajit të ullirit për grumbullim është rritur deri 54%.

“Çmimi i vajit tĂ« ullirit pĂ«r varietetin ‘Kalinjot’, qĂ« mbizotĂ«ron nĂ« zonat e Jugut, Ă«shtĂ« shumĂ« i lartĂ«. FermerĂ«t kĂ«rkojnĂ« njĂ« çmim prej 1,000 lekĂ« pĂ«r litĂ«r, gjĂ« qĂ« nuk mundĂ«son grumbullimin e vajit pĂ«r shitje.

Pra deri tani nuk kemi realizuar grumbullime, duke qenë në pritje të një rënieje të mundshme të çmimit.

Me kĂ«tĂ« nivel çmimi, duke i shtuar shpenzimet e ambalazhit (pĂ«rfshirĂ« qelqin, etiketat, tapat etj.) dhe marzhin e fitimit, kostoja e prodhimit tĂ« njĂ« litri vaji tĂ« ambalazhuar arrin nĂ« 1,400–1,500 lekĂ« pĂ«r litĂ«r.

Ky është një çmim i papërballueshëm jo vetëm për fuqinë blerëse vendase, por edhe për eksport, duke e vështirësuar seriozisht aktivitetin tonë si përpunues.

Ndërsa në Greqi dhe Spanjë, vaji i ullirit për grumbullim, po shitet prej fermerit me çmim nën 5 euro për litër.

Sivjet Ă«shtĂ« regjistruar shtrenjtim edhe nĂ« çmimin e ullirit kokĂ«rr, qĂ« pĂ«rforcon presionin mbi grumbullimin dhe pĂ«rpunimin e vajit”, nĂ«nvizon z. Hajdini.

Ai renditi një sërë arsyesh pse prodhimi vendas nuk arrin të konkurrojë fqinjët.

Sipas tij, kostot e larta të prodhimit janë jo vetëm për shkak të pagave të larta për punonjësit, por edhe nga mekanizimi i ulët që nuk nxit rritjen e rendimentit, mungesa e subvencioneve për çdo litër vaj të prodhuar nga fermeri, siç është në Greqi, ku shteti subvencionin fermerin 1 euro për litër dhe nga niveli i lartë informalitetit të shitjeve në vend.

 

Burimi: Doganat

 

Vijon rënia e eksporteve të vajit të ullirit

Sipas dhënave të Doganave, në muajt janar-shtator u eksportua një sasi prej rreth 670 mijë kg vaj ulliri. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, eksportet janë ulur rreth 71%.

Por rënia e eksporteve të vajit të ullirit ka nisur që në vitin 2024, veçanërisht në muajt tetor-dhjetor, periudhë kur niveli i eksporteve të vajit arrin në sasinë e 17,4 mijë kg, më e ulët se në vitin 2020 të pandemisë së Covid-19 kur u eksportua një sasi prej 28 mijë kg.

Në total, për 2024, sipas të dhënave të Doganave u eksportua një sasi prej 2,3 mln kg vaj ulliri. Krahasuar me 2023, eksportet kanë rënë rreth 62%. Në vlerë, për 2024-n, tkurrja e eksporteve është rreth 44%.

Numri i operatorëve eksportues për 2024 ishin 41, më së shumti grumbulluese dhe eksportuese, përfshirë edhe persona fizikë.

Përpunuesit pohojnë se vazhdojnë të eksportojnë vaj në vendet me mungesë prodhimi, por sasia e eksportuar mbetet e ulët, për shkak të mungesës së konkurrueshmërisë së çmimit.

“Prej dy vitesh, çmimi i vajit tĂ« ullirit te ne Ă«shtĂ« mĂ« i lartĂ« se ai i tregut rajonal. PavarĂ«sisht mungesĂ«s sĂ« konkurrueshmĂ«risĂ«, ne e kemi shitur vajin dhe sasia e vogĂ«l qĂ« kemi tĂ« grumbulluar Ă«shtĂ« e gjitha e rezervuar pĂ«r eksport. MegjithatĂ«, krahasuar me vendet fqinje, çmimet tona mbeten dukshĂ«m mĂ« tĂ« larta.

Dikur kemi pasur tregti të qëndrueshme me Greqinë, por prej dy vitesh nuk eksportohet më vaj ulliri atje, pasi çmimi në tregun grek rezulton më i ulët se sa në vendin tonë. Edhe blerësit italianë nuk po vijnë më, sepse çmimi i vajit në Itali është më i lirë.

Aktualisht, ne eksportojmë kryesisht në vendet e Europës Qendrore, si Gjermania, Polonia dhe Hungaria, shtete me mungesë prodhimi. Në këto tregje kemi arritur të krijojmë bashkëpunime të qëndrueshme me disa tregtarë.

Kërkesa për vaj është e qëndrueshme edhe në tregun e brendshëm. Por konsumatorët vendas kërkojnë vaj ekstra të virgjër, me çmim më të ulët.

Duke pĂ«rfshirĂ« koston e ambalazhimit, shishet e qelqit, etiketat dhe tapĂ«n, çmimi final pĂ«r njĂ« litĂ«r vaj tĂ« ambalazhuar arrin nĂ« 10 euro. Me kĂ«tĂ« çmim, fuqia blerĂ«se nĂ« tregun vendas Ă«shtĂ« shumĂ« e ulĂ«t”, shprehet Agron Çakalli drejtuesi i F.B.E.

Z. Çakalli thotĂ« se do tĂ« vijojĂ« tĂ« grumbullojĂ« vaj ekstra tĂ« virgjĂ«r nĂ« sasitĂ« e vitit tĂ« kaluar, pĂ«r shkak tĂ« garancive tĂ« shitjeve qĂ« i jep eksporti, teksa pĂ«r tregun vendas, shitja e vajit mbetet e paleverdishme nga kĂ«rkesa e konsumatorit pĂ«r produkt me çmime tĂ« lira.

Ai thotë se në shtëpitë e fermerëve ka ende vaj stok të pashitur të prodhuar vjet, kjo pasi vaji nuk u grumbullua prej tyre nga paleverdishmëria e çmimit.

 

Burimi: Doganat

 

Për janar-shtator katërfishohen importet e vajit të ullirit

Ndryshe nga ecuria e eksporteve të vajit të ullirit, importet kanë shënuar rritje të ndjeshme.

Në periudhën janar-shtator 2025, sipas të dhënave të Doganave, u importuan një sasi prej 183,3 mijë kg vaj ulliri. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, sasia e vajit të importuar u rrit rreth 325%.

Rritje për importet pati edhe për 2024. Në total, në vitin 2024, u importuan një sasi prej 419 mijë kg vaj ulliri, sasia më e lartë e importuar pas vitit 2020. Krahasuar me 2023, importet janë rritur 10 herë më tepër.

Nga të dhënat e Doganave rezulton se për 2024 ishin 52 operatorë që importuan vaj ulliri. Shumica e operatorëve importues janë rrjete supermarketesh dhe distributorë ushqimorë.

Prodhuesit pohojnë se shtimi i importeve të vajit të ullirit prej supermarketeve vijon të nxitet nga çmimi më i favorshëm i vajit të ullirit që ofrohet jashtë dhe nga rënia e euros.

 

 

The post “Thahet” vaji i ullirit, ulje prodhimi, rritje çmimesh, frenim eksporti appeared first on Revista Monitor.

Përpunuesit kërkojnë TVSH zero për vajin e ullirit; Kosto e lartë kërcënon grumbullimin e prodhimit

By: Mira Leka
13 December 2025 at 22:04

Agron Çakalli

Agron Çakalli, drejtues i FederatĂ«s BujqĂ«sore tĂ« Elbasanit, thekson se fermerĂ«t duhet tĂ« mbĂ«shteten gjatĂ« gjithĂ« hallkĂ«s sĂ« punĂ«s nĂ« bujqĂ«si nga krasitja, punimi i tokĂ«s dhe plehĂ«rimi, deri te vjelja e ullinjve.

Sipas tij, pĂ«r grumbulluesit e vajit tĂ« ullirit Ă«shtĂ« e domosdoshme barazimi i TVSH-sĂ«, pasi mungesa e tij i detyron tĂ« dalin me humbje. “NĂ«se kostot mbeten kaq tĂ« larta, vitin e ardhshĂ«m mund tĂ« ndodhĂ« qĂ« tĂ« mos grumbullohet vaj nga fermerĂ«t”, paralajmĂ«ron Çakalli.

Ai thekson se problem penalizues mbetet edhe TVSH-ja për përpunuesit, e cila duhet të barazohet në blerje dhe në shitje të mallrave bujqësore, duke u bërë zero, për të siguruar konkurrueshmëri dhe zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të vajit të ullirit.

Problem tjetër mbetet edhe kostoja e lartë e analizave. Përpunuesit pohojnë se në vend nuk ekzistojnë laboratorë shtetërorë për kryerjen e analizave të pesticideve për lëngjet ushqimore.

PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, ata detyrohen t’i kryejnĂ« kĂ«to analiza, tĂ« domosdoshme pĂ«r eksportin e vajit tĂ« ullirit nĂ« laboratorĂ« privatĂ«, me njĂ« kosto qĂ« varion nga 20 mijĂ« deri nĂ« 50 mijĂ« lekĂ« pĂ«r çdo mostĂ«r.

Laboratorët shtetërorë aktualisht mundësojnë kryerjen e analizave të pesticideve vetëm për produktet e ngurta ushqimore, pra në këtë rast, vetëm për ullirin kokërr.

Sipas MinistrisĂ« sĂ« BujqĂ«sisĂ«, ISUV kryen analizimin e kampioneve tĂ« tĂ« gjitha matricave me origjinĂ« bimore, duke pĂ«rfshirĂ« “ullinjtĂ« e tavolinĂ«s” dhe “ullinjtĂ« pĂ«r vaj”, pĂ«r pĂ«rmbajtjen e mbetjeve tĂ« pesticideve, bazuar nĂ« Planin e Monitorimit me BazĂ« Risku pĂ«r vitin 2025, kontrollet zyrtare, indiciet apo kĂ«rkesat pĂ«r autokontroll nĂ« kuadĂ«r tĂ« eksportit.

Megjithatë, Ministria e Bujqësisë nuk e sqaroi arsyen pse ende nuk funksionon një laborator shtetëror i certifikuar për analizën e pesticideve në vajin e ullirit, i cili do të ulte kostot dhe do të lehtësonte procesin e eksportit për përpunuesit.

The post Përpunuesit kërkojnë TVSH zero për vajin e ullirit; Kosto e lartë kërcënon grumbullimin e prodhimit appeared first on Revista Monitor.

Investimet në bujqësi rrisin të ardhurat e fermerëve

13 December 2025 at 12:16

.

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Investimet nĂ« bujqĂ«si po japin rezultate konkrete, duke rritur tĂ« ardhurat e fermerĂ«ve dhe duke nxitur pĂ«rdorimin e modeleve tĂ« reja prodhimi.

NjĂ« shembull i tillĂ« Ă«shtĂ« Miklovan Petro nga Lushnja, i cili pas 13 vitesh pĂ«rvojĂ« nĂ« vreshtari ka nisur kultivimin e varietetit tĂ« rrushit “Red Globe” nĂ« njĂ« serĂ« prej 4,3 dynymĂ«sh. Investimi u realizua me mbĂ«shtetje 50% nga Skema KombĂ«tare e Investimeve, duke mundĂ«suar kalimin nĂ« njĂ« model prodhimi mĂ« modern, qĂ« garanton rendimente mĂ« tĂ« larta dhe dalje mĂ« tĂ« hershme nĂ« treg.

Për ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, skemat e mbështetjes po i nxisin fermerët të adoptojnë teknologji dhe praktika bashkëkohore, duke rritur konkurrueshmërinë e prodhimit vendas.

Miklovan Petro u bëri thirrje veçanërisht të rinjve që të investojnë në bujqësi, duke e konsideruar këtë sektor si një mundësi me perspektivë afatgjatë dhe të ardhura të qëndrueshme.

/j.p/

The post Investimet në bujqësi rrisin të ardhurat e fermerëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hajredini: Pyjet e KosovĂ«s janĂ« pasuri kombĂ«tare, por po rrezikohen nga prerjet ilegale dhe zjarret – duhet investim, teknologji dhe pĂ«rfshirje e komunitetit

11 December 2025 at 13:56


NĂ« kuadĂ«r tĂ« programit “MbĂ«shtetje pĂ«r fuqizimin e menaxhimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe shumĂ«qĂ«llimor tĂ« pyjeve pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar jetesĂ«n nĂ« vendet rurale dhe pĂ«r tĂ« adresuar ndryshimin klimatik nĂ« KosovĂ«â€, tĂ« zbatuar nga FAO me mbĂ«shtetje nga Bashkimi Evropian dhe Suedia, Ă«shtĂ« publikuar episodi i dytĂ« i serisĂ« sĂ« podcasteve “Duaj e Ruaj Pyjet”.

Në këtë episod të veçantë, eksperti i pylltarisë nga FAO Ergin Hajredini ka shpalosur sfidat dhe prioritetet e menaxhimit të pyjeve në Kosovë, një sektor që mbetet shtyllë e biodiversitetit, ekonomisë rurale dhe mbrojtjes nga ndryshimet klimatike.

Hajredini thekson se pyjet mbulojnë rreth 46% të territorit të vendit dhe roli i tyre shkon shumë përtej prodhimit të drurit.

“Pyjet nuk ofrojnĂ« vetĂ«m drurin. Ato janĂ« burimi kryesor i biodiversitetit, filtrimit tĂ« ujit dhe sekuestrimit tĂ« karbonit. JanĂ« thelbĂ«sore pĂ«r shĂ«ndetin e qytetarĂ«ve dhe tĂ« ekosistemit,” thotĂ« ai shkruan Telegrafi.

Sipas Hajredinit, prerjet ilegale mbeten kërcënimi më i madh për resurset pyjore, me dëme që llogariten mbi 1.5 milion metër kub drurë në vit.

“Prerjet ilegale janĂ« kĂ«rcĂ«nimi kryesor i pyjeve, me pastaj vijnĂ« zjarret, tĂ« cilat me ndryshimet klimatike po shfaqen mĂ« shpesh dhe janĂ« shumĂ« mĂ« shkatĂ«rruese,” ka deklaruar Hajredini nĂ« Telegrafi.com

Sipas tij FAO ka mbështetur Agjencionin Pyjor të Kosovës me përmirësimin e metodave të planifikimit të menaxhimit me pyje, trajnime profesionale nga specialistë të vendeve të zhvilluara, zhvillimin e teknologjive moderne të menaxhimit dhe monitorimit të pyjeve shoqëruar me pajisje digjitale si dronë, GPS profesionalë dhe kamera kurth për monitorim të saktë të gjendjes së pyjeve.

“KĂ«to mjete na japin pasqyrĂ« reale tĂ« situatĂ«s nĂ« terren dhe ndihmojnĂ« nĂ« identifikimin e prerjeve ilegale dhe zjarreve nĂ« kohĂ«. BanorĂ«t qĂ« jetojnĂ« pranĂ« pyjeve janĂ« tĂ« parĂ«t qĂ« preken nga pasojat e degradimit te pyjeve. Prandaj nevojitet komunikim i vazhdueshĂ«m dhe pĂ«rfshirje e tyre nĂ« te gjitha proceset duke i adresuar nevojat e komunitetit,” thotĂ« ai, duke theksuar se fushatat e ndĂ«rgjegjĂ«simit dhe kampet pyjore kanĂ« rritur dukshĂ«m vetĂ«dijen, sidomos te tĂ« rinjtĂ«â€, ka potencuar ai.

Sipas Hajredinit një nga arritjet më të rëndësishme të programit është strategjia e re e sektorit të pylltarisë, përditësimi i metodologjisë së hartimit të planeve menaxhuese bazuar në aspekte shumëqëllimore dhe në funksion, realizimi i ciklit të tretë të Inventarizimit Kombëtar të pyjeve, ngritja e kapaciteteve për luftimin e sëmundjeve në pyje, si dhe funksionalizimi i Qendrës së Trajnimit në Blinajë, që tashmë shërben si hapësira e parë në vend për edukim profesional në fushën e pyjeve.

“Qendra nĂ« BlinajĂ« ofron kushte ideale pĂ«r trajnim praktik. Mund ta pĂ«rdorin institucionet, studentĂ«t dhe komuniteti – Ă«shtĂ« investim pĂ«r tĂ« ardhmen,” thekson Hajredini.

Ergin Hajredini nga FAO n\u00eb Telegrafi.com Foto: Ridvan Slivova

Sipas tij, planet e reja të menaxhimit shumëqëllimor, të harmonizuara me kërkesat e BE-së, hapin rrugën për certifikimin e pyjeve, një proces që do të mundësojë eksport të sigurt të drurit dhe produkteve të pyjeve.

“Metodologjia e re na mundĂ«son tĂ« fillojmĂ« certifikimin e pyjeve dhe tĂ« rrisim potencialin ekonomik tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m te sektorit,” shpjegon ai.

Potenciali ekonomik, sipas tij, është i konsiderueshëm por kërkon ndryshim qasjeje ne menaxhim.

“Duhet mĂ« shumĂ« investim ne sektor, mĂ« shumĂ« vĂ«mendje institucionale dhe mĂ« shumĂ« ekspertĂ« te pyjeve ne AgjencinĂ« Pyjore tĂ« KosovĂ«s pĂ«r realizimin e aktiviteteve profesionale nĂ« terren. Nuk mjafton administrata, na duhen profesionistĂ« qĂ« punojnĂ« drejtpĂ«rdrejt me pyjet,” thekson ai.

Në fund, ai apelon se rruga e nisur duhet të vazhdojë.

“Çdo proces i madh ka njĂ« fillim. Me investime dhe koordinim tĂ« duhur, Kosova mund tĂ« ndĂ«rtojĂ« njĂ« sektor pyjor modern dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m”, ka shtuar ai.

Ky podcast Ă«shtĂ« realizuar nĂ« “MbĂ«shtetje pĂ«r fuqizimin e menaxhimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe shumĂ«qĂ«llimor tĂ« pyjeve pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar jetesĂ«n nĂ« vendet rurale dhe pĂ«r tĂ« adresuar ndryshimin klimatik nĂ« KosovĂ«. Zbatuar nga Organizata e Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r Ushqim dhe BujqĂ«si – FAO). Video Ă«shtĂ« prodhuar me mbĂ«shtetjen financiare tĂ« Bashkimit Evropian dhe SuedisĂ«. PĂ«rmbajtja e saj nuk pasqyron domosdoshmĂ«risht pikĂ«pamjet e Bashkimit Evropian dhe SuedisĂ«./Telegrafi/

GREQI – Grevat e sektorit tĂ« bujqĂ«sisĂ« dhe peshkimit paralizojnĂ« vendin

10 December 2025 at 17:51

VOLOS, 10 dhjetor /ATSH-AA/ – Protestat nĂ« sektorin bujqĂ«sor nĂ« Greqi u intensifikuan sot pĂ«rreth portit tĂ« qytetit Volos.

Në mëngjes, një numër i madh fermerësh dhe blegtorësh u mblodhën në zonë dhe bllokuan hyrjet kryesore të Portit të Volosit me traktorë, duke ndaluar trafikun.

Edhe peshkatarët në rajon mbështetën gjithashtu aksionin nga deti duke i pozicionuar anijet e tyre në det të hapur.

Për shkak të demonstratës, e cila u prit me masa të gjera sigurie nga policia, porti mbeti i mbyllur për afërsisht 5 orë.

Fermerët më vonë u shpërndanë, duke lejuar rihapjen e portit.

Dimitris Kalogeropulos, njĂ« nga fermerĂ«t pjesĂ«marrĂ«s, tha pĂ«r Anadolu se “Jemi nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«, duhet tĂ« bĂ«jmĂ« qĂ« zĂ«ri ynĂ« tĂ« dĂ«gjohet. Mbyllja e portit nuk Ă«shtĂ« e lehtĂ« pĂ«r ne, por nuk kemi zgjidhje tjetĂ«r”.

NdĂ«rsa Nikos Stavrianos, njĂ« peshkatar nga Volosi, deklaroi se “FermerĂ«t nuk janĂ« vetĂ«m, po pĂ«rjetojmĂ« tĂ« njĂ«jtat probleme. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse ishte detyra jonĂ« tĂ« ofronim mbĂ«shtetje nga deti”.

– Pritet mbyllja e Portit tĂ« Selanikut

Fermerët pritet që ditën e të premte të mbyllin Portin e Selanikut.

Fermerët që protestojnë në të gjithë Greqinë herë pas here bllokojnë autostradat ndërqytetase, aeroportet dhe pikat kufitare.

Fermerët kërkojnë lirimin e subvencioneve që janë vonuar për shkak të akuzave për korrupsion në programet e ndihmës shtetërore dhe zbatimin e rregulloreve për të ulur kostot e larta të prodhimit.   /os/

The post GREQI – Grevat e sektorit tĂ« bujqĂ«sisĂ« dhe peshkimit paralizojnĂ« vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mulla: Pyjet janë pasuri strategjike të Kosovës - prerjet ilegale, mungesa e ekspertëve dhe zbatimi i dobët i ligjit mbeten sfidat kryesore

8 December 2025 at 14:01


NĂ« kuadĂ«r tĂ« programit “MbĂ«shtetje pĂ«r fuqizimin e menaxhimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe shumĂ«qĂ«llimor tĂ« pyjeve pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar jetesĂ«n nĂ« vendet rurale dhe pĂ«r tĂ« adresuar ndryshimin klimatik nĂ« KosovĂ«â€, tĂ« zbatuar nga Organizata e Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r Ushqim dhe BujqĂ«si - FAO me financim nga Bashkimi Evropian dhe Suedia, Ă«shtĂ« publikuar episodi i parĂ« i serisĂ« sĂ« podcasteve “Duaj e Ruaj Pyjet”, kushtuar sektorit pyjor nĂ« vend.

Ky episod sjell një diskutim me Fatos Mullën, inxhinier i diplomuar i pyjeve dhe ekspert me përvojë shumëvjeçare në zhvillimin e qëndrueshëm dhe menaxhimin e burimeve natyrore.

Në fokus të diskutimit ka qenë rëndësia e pyjeve për shoqërinë, ekonominë dhe mjedisin në Kosovë, por edhe sfidat e mëdha me të cilat përballet sot sektori pyjor.

- YouTube www.youtube.com

Mulla e filloi diskutimin duke theksuar rolin themelor që luajnë pyjet në jetën e përditshme.

“Pyjet janĂ« nĂ« fryma e vendit tonĂ«. Ato pastrojnĂ« ajrin qĂ« thithim, ruajnĂ« ujin qĂ« pijmĂ«, mbrojnĂ« tokĂ«n ku mbjellim dhe japin jetĂ« me çdo stinĂ«â€, ka thĂ«nĂ« ai.

Sipas tij, Kosova ka njĂ« potencial tĂ« madh pyjor qĂ« shpesh nĂ«nvlerĂ«sohet. “Gati pesĂ«dhjetĂ« pĂ«rqind e territorit tĂ« KosovĂ«s Ă«shtĂ« e mbuluar me pyje apo tokĂ« pyjore.”

Kjo gjendje dhe ky fakt e vendos sektorin pyjor si një nga komponentët më strategjik të zhvillimit ekonomik dhe mjedisor në Kosovë.

Prerjet ilegale dhe mungesa e kontrollit – rreziku mĂ« i madh pĂ«r pyjet

Një nga shqetësimet më të mëdha që ngriti Mulla lidhet me dukurit e prerjeve ilegale të pyjeve, të cilat vazhdojnë ta dëmtojnë seriozisht sektorin.

“Sfida mĂ« mĂ«dha nĂ« KosovĂ« vazhdon tĂ« jetĂ« prerjet ilegale. NĂ« shumĂ« zona tĂ« KosovĂ«s, pyjet po humbasin pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« kontrollit dhe planifikimit. Nuk bĂ«het kontroll i mjaftueshĂ«m sepse Ă«shtĂ« gati e pamundur tĂ« mbulohet i gjithĂ« territori”, ka shtuar ai.

Ky fenomen përfshin edhe prerje të pakontrolluara në pronat private, për të cilat nuk raportohet sasia reale e drurit të nxjerrë.

Mulla theksoi se institucioni kryesor që merret me pyjet, Agjencia e Pyjeve të Kosovës, po përballet me mungesë serioze të stafit profesional.

“Sot punojnĂ« diku mĂ« pak se njĂ«zet e pesĂ« ekspertĂ« tĂ« pyjeve. Nuk mund t’i menaxhosh gati gjysmĂ« milioni hektarĂ«sh pyje me njĂ«qind e pesĂ«dhjetĂ« punĂ«torĂ«â€, deklaruar ai.

Ai tha se profesioni i pylltarit nuk po tërheq të rinj, për shkak të pagave të ulëta dhe mungesës së investimeve.

Mulla nënvizoi rolin e madh të partnerëve ndërkombëtarë, sidomos të qeverisë suedeze.

“Diku afro njĂ«zet milion euro janĂ« investu deri tash vetĂ«m nga qeveria suedeze. Tani çdo ekspert mundet me njĂ« iPad apo me telefon celular t’i fusĂ« tĂ« dhĂ«nat e gjendjes sĂ« pyjeve”, ka shtuar ai.

Ligji i ri pĂ«r pyjet – modern, por zbatimi mbetet sfidĂ«

Ligji i ri për pyjet, i hartuar me mbështetjen e ekspertëve të FAO-s dhe të Suedisë, konsiderohet një kornizë moderne. Por, sipas Mullës, ai nuk po zbatohet plotësisht.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« ligj modern, por zbatueshmĂ«ria e tij mbetet sfidë  akte tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ«nligjore akoma mungojnĂ«â€, ka deklaruar ai.

Pa këto akte sipas tij procesi i zbatimit mbetet i ngadalshëm dhe i fragmentuar.

Fatos Mulla Foto: Ridvan Slivova

Ai deklaron se pyjet nuk janë vetëm pasuri natyrore, por edhe burim i drejtpërdrejtë i zhvillimit ekonomik lokal dhe nacional, nga industria e drurit, te turizmi dhe produktet pyjore.

“Pyjet janĂ« pasuri kombĂ«tare
 duhet t’u japim brezave tĂ« ardhshĂ«m pyje tĂ« mirĂ«menaxhuara e tĂ« shĂ«ndetshme", ka potencuar Mulla.

Ai theksoi se përgjegjësia për mirëmbajtjen e pyjeve është e përbashkët për qytetarët, institucionet dhe komunitetet.

Ky episod i parë shënon nisjen e një serie të dedikuar për sfidat, mundësitë dhe të ardhmen e sektorit të pyjeve në Kosovë.

Ky podcast Ă«shtĂ« pjesĂ« e serisĂ« sĂ« podcasteve tĂ« programit “MbĂ«shtetje pĂ«r fuqizimin e menaxhimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe shumĂ«qĂ«llimor tĂ« pyjeve pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar jetesĂ«n nĂ« vendet rurale dhe pĂ«r tĂ« adresuar ndryshimin klimatik nĂ« KosovĂ«â€, tĂ« zbatuar nga Organizata e Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r Ushqim dhe BujqĂ«si – FAO).

Video është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Suedisë. Përmbajtja e saj nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe Suedisë./Telegrafi/.

Ullinjtë e moçëm të Shqipërisë, mes historisë dhe turizmit

By: Mira Leka
5 December 2025 at 22:04

Shtegto mes ullinjve të moçëm të vendit tonë. Sa vjeçar është një ulli dhe ku gjenden më të vjetrit në Shqipëri?

 

Gjergj Kota

Jo larg Tiranës, në Ndroq, një fshat ku gojëdhënat shtrihen që nga kohët mesjetare, shkëputemi për një ditë ndryshe, larg qytetit, në shtigjet e hiking-ut, mes ullinjve të lashtë, shekullorë e ndoshta mijëvjeçarë.

Shpatet kodrinore me tarraca guri, aroma e ullirit dhe hijet e trungjeve madhështorë krijojnë një peizazh tipik mesdhetar. Këtu, në mbretërinë e ullinjve të moçëm, e shikon qartë se koha matet me trungje dhe rrënjë.

 

Peizazh nga ullinjtë e vjetër në kodrat e Ndroqit. Foto: Autori.

 

Por sa vjeçar mund tĂ« jetĂ« vĂ«rtet njĂ« ulli dhe ku gjenden mĂ« tĂ« vjetrit ullinj nĂ« ShqipĂ«ri? Legjendat flasin pĂ«r mijĂ«vjeçarĂ«, ndĂ«rsa shkenca kĂ«rkon prova. Si matet mosha e njĂ« peme qĂ« shpesh s’ka mĂ« “zemĂ«r druri” dhe çfarĂ« na tregojnĂ« metodat moderne pĂ«r kĂ«ta “pleq tĂ« gjelbĂ«r”?

 

Ullinjtë mesdhetarë: midis legjendës dhe shkencës

Ulliri është një emblemë e rajonit mesdhetar dhe simbolizon paqen, mençurinë dhe harmoninë që nga lashtësia. Origjina e ullirit të kultivuar lidhet me Lindjen e Afërt; nga lindja u përhap përgjatë brigjeve të Mesdheut.

Në shumë vende mesdhetare gjenden ullinj mijëravjeçarë të cilët vazhdojnë të prodhojnë fruta, por datimi i saktë i moshës së tyre mbetet sfidues.

Pse është i vështirë datimi tek ulliri? Ndryshe nga drurët e tjerë, ulliri rritet në mënyrë jo të rregullt. Shpesh i mungojnë unaza vjetore të plota dhe trungjet e vjetër bëhen të zbrazët nga brenda.

Kjo do të thotë se metodat e zakonshme si numërimi i unazave të trungut nuk japin rezultate të besueshme.

Metoda alternative si datimi me karbon-14 përdoret për pjesët e mbetura të drurit.

ShkencĂ«tarĂ«t vlerĂ«sojnĂ« se me kombinim metodash, mosha maksimale e konfirmuar e ullinjve zakonisht arrin 300–500 vjet (disa studime e zgjerojnĂ« deri rreth 700 vjet). MegjithatĂ«, traditat dhe gojĂ«dhĂ«nat vendore dhe analiza indirekte shpesh pretendojnĂ« se disa ullinj janĂ« mijĂ«ravjeçarĂ«.

PĂ«r shembull, Ulliri i Vouves nĂ« KretĂ« vlerĂ«sohet tĂ« ketĂ« 2,000–4,000 vjet jetĂ«; nĂ« Portugali, ulliri i MouchĂŁo mendohet ~3,350-vjeçar; ndĂ«rsa “Stara Maslina” pranĂ« qytetit Tivar tĂ« Malit tĂ« Zi Ă«shtĂ« datuar diku midis 2,014 dhe 2,480 vjeç.

Gjithashtu, Libani dikur pretendonte pemë 4,000-vjeçare, por një studim i vitit 2024 tregoi se më e vjetra prej tyre ishte rreth 1,100 vjeç, kurse shumica ~500-vjeçare. Këta shembuj nxjerrin në pah se legjendat e moshës shpesh i tejkalojnë provat shkencore.

Pavarësisht kësaj, ullinj të lashtë mbi 1,000 vjeç ekzistojnë dhe janë monumente të gjalla: p.sh., ullinjtë Bidni në Maltë janë konfirmuar me karbon-14 rreth 2,000-vjeçarë dhe mbrohen që prej vitit 1933.

UNESCO e ka shpallur 26 nĂ«ntorin “World Olive Tree Day”, me synim ruajtjen e ullishtave dhe biodiversitetit, dialogun kulturor dhe rolin socio-ekonomik tĂ« ullirit; njĂ« kujtesĂ« se ulliri Ă«shtĂ« pjesĂ« e identitetit dhe trashĂ«gimisĂ« mesdhetare.

 

Shqipëria: pasuria dhe boshllëku

Shqipëria, një vend mesdhetar me traditë mijëravjeçare në ullishtari, krenohet me pasuri të jashtëzakonshme të ullinjve të vjetër, por njëkohësisht vuan nga boshllëqe në dokumentimin dhe mbrojtjen e tyre.

Sipas një studimi agronomik, nga ekspertët H. Ismaili dhe B. Gixhari, në 53 fshatra të Shqipërisë numëroheshin rreth 136 mijë rrënjë ullinj të vjetër (shumëshekullorë).

Nga njëra anë, kemi trashëgimi natyrore mbresëlënëse. Ullinj që përbëjnë jo vetëm kultivarë autoktonë me vlerë, por edhe destinacione potenciale turistike. Nga ana tjetër, nevojitet një regjistrim shkencor pemë-më-pemë dhe një regjistër digjital publik me ID, koordinata dhe datim laboratorik për të certifikuar këta ullinj.

 

Ku rriten legjendat?

Ku ndodhen ullinjtë më të lashtë të Shqipërisë? Studime vendase dhe vëzhgime lokale tregojnë se dy vatrat kryesore janë rajoni i Tiranës dhe rajoni i Vlorës, pa përjashtuar edhe Beratin, Lezhën e Krujën.

NĂ« zonat e TiranĂ«s (PetrelĂ«, Lanabregas, TufinĂ«, Ndroq, PrezĂ«, Brar, Tujan) ka ullinj qĂ« mendohet tĂ« kenĂ« moshĂ« rreth 2,000 – 3,000 vjet.

“UllinjtĂ« kurrĂ« nuk mund tĂ« vdesin”. Kjo hiperbolĂ« vendase lidhet me aftĂ«sinĂ« e ullirit pĂ«r tĂ« rilindur. Edhe kur trungjet shekullorĂ« thahen ose digjen, nga rrĂ«njĂ«t nĂ«ntokĂ« shpĂ«rthejnĂ« fidanĂ« tĂ« rinj, duke vijuar jetĂ«n e pemĂ«s potencialisht pafundĂ«sisht. Prandaj vendasit thonĂ« se ulliri “jeton pĂ«rgjithmonĂ«â€.

“Shtegu i KalasĂ« – Ndroq” kalon pĂ«rmes ullishtave tĂ« vjetĂ«r, si dhe nĂ« kalanĂ« mesjetare tĂ« Varoshit. GjatĂ« ecjes, me Fisnik Muçën, njĂ« zĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« komunitetin e udhĂ«rrĂ«fyesve malor (President i Albanian Mountain Leaders), gjendemi pĂ«rmes qindra ullinjve tĂ« pĂ«rkulur nga shekujt.

Fisniku na tregon se disa nga ullinjtĂ« rreth Ndroqit mund tĂ« jenĂ« 2,000–2,500 vjeç, ndĂ«rsa edhe mĂ« tĂ« vjetĂ«r ndodhen nĂ« afĂ«rsi tĂ« Malit tĂ« Dajtit dhe fshatit Tujan. KĂ«ta gjigantĂ« tĂ« gjelbĂ«r kanĂ« pĂ«rballuar ndryshime klimatike tĂ« shumta ndĂ«r shekuj.

Por duhet theksuar se ende nuk ka një projekt të mirëfilltë, në mënyrë që këto pemë të kenë datimin dhe certifikimin e tyre.

PĂ«rtej TiranĂ«s, Berati Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r vatĂ«r historike e ullirit. Jo rastĂ«sisht, varieteti kryesor autokton quhet “Ulliri i Beratit”. NĂ« fshatin Drobonik ndodhet njĂ« ulli monumental, i cili njihet si “Ulliri i PalikĂ«shtit (Drobonikut)”.

Kjo pemĂ« Ă«shtĂ« shpallur Monument Natyror dhe pretendohet se Ă«shtĂ« mbi 2000-vjeçare. Media lokale e ka quajtur madje “ulliri mĂ« i vjetĂ«r nĂ« Ballkan” (2,000-vjeçar).

Kjo mund të jetë e diskutueshme, por gjithsesi tregon reputacionin që ka Berati për ullinjtë antikë. Në kalanë e Beratit dhe përreth saj ka qindra ullinj të moçëm, disa ndoshta të mbjellë që në kohën e Bizantit.

Gjithashtu, brigjet e Vlorës dhe Himarës janë të njohura për ullishta të stërlashta. Në Kaninë (fshat mbi qytetin e Vlorës) thuhet se ullishtat datojnë nga koha e Pirros së Epirit. Në Qeparo e Borsh, në bregdetin e Himarës, tarracat e gurta janë ende të mbuluara me ullinj shekullorë të trashëguar brez pas brezi.

Në Krujë e Lezhë, klima më e butë mesdhetare në shpatet kodrinore ka favorizuar po ashtu ullinj të vjetër. Në Kurbin (Laç) përmenden disa pemë ulliri me moshë të madhe, zona e Laçit mund të ketë ullinj mbi 2000-vjeçarë, ndonëse dhe kjo kërkon verifikim.

 

Hartë orientuese e zonave me ullinj të vjetër në Shqipëri. Pikat shënojnë zonat me ullinj të vjetër pretendentë dhe/ose monumente natyre. Vendndodhjet janë të përafërta.

 

Disa guida dhe entuziastë pohojnë se në Shqipëri ka rreth 16 000 ullinj mbi 1500 vjeç; shpesh thuhet se shumë prej tyre kanë qenë tashmë të vjetër edhe në kohën e Skënderbeut (shek. XV).

Ndonëse kjo shifër duhet konfirmuar, fakti është që shumë ullinj të Shqipërisë i kanë rrënjët në antikitetin e vonë dhe mesjetën e hershme.

Këto pemë janë dëshmitarë të heshtur të historisë. Kanë përballuar luftërat osmane, kanë ushqyer kryengritësit me vajin e tyre dhe kanë vazhduar ciklin stinë pas stine, pavarësisht ndryshimeve të kufijve dhe popullsive.

Fisniku vë në dukje se publiku dhe turistët vuajnë nga mungesa e informacionit për këta ullinj monumentalë. Ai thekson se shumë prej këtyre pemëve gjenden në prona private ose komunitete të vogla dhe nuk kanë tabela apo të dhëna informuese.

“VizitorĂ«t kalojnĂ« pranĂ« njĂ« ulliri 2000-vjeçar dhe nuk e marrin vesh kurrĂ«â€.

Po ashtu, Muça nĂ«nvizon se ndryshimet klimatike aktuale, thatĂ«sirat e zgjatura, verat mĂ« tĂ« nxehta, janĂ« sfida tĂ« reja pĂ«r kĂ«ta “pleq tĂ« gjelbĂ«r”, por fakti qĂ« ata kanĂ« mbijetuar ndryshime tĂ« mĂ«dha klimatike nĂ« tĂ« kaluarĂ«n i bĂ«n relativisht tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m.

KĂ«to pemĂ« duket sikur kanĂ« “imunitet historik”, por pa mbrojtje ligjore dhe pa kujdesin e duhur, edhe ato mund tĂ« pĂ«sojnĂ« dĂ«me nga aktiviteti njerĂ«zor.

 

Nga ligjet te realiteti: sa funksionon mbrojtja?

Mbrojtja e ullinjve shekullorĂ« nĂ« vendin tonĂ« mbĂ«shtetet kryesisht te koncepti “Monument Natyror”. Sipas ligjit pĂ«r zonat e mbrojtura, njĂ« pemĂ« me rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« shkencore ose estetike mund tĂ« shpallet monument natyre me vendim tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave.

Aktualisht, disa ullinj individualë gëzojnë këtë status (p.sh. Ulliri i Qejfit në Elbasan, Ulliri i Drobonikut në Berat). Por listimi është i pjesshëm, udhëzimet teknike mungojnë dhe nuk ka ligj të posaçëm për drurë të vjetër (mbrojtje automatike sipas moshës/dimensionit).

Politikat bujqĂ«sore, pĂ«rmes subvencioneve, nxisin mbjelljet e reja; megjithatĂ«, nuk parashikohet kompensim kur hiqen ullinj tĂ« vjetĂ«r jo tĂ« listuar si “Monument Natyror”. Statistikat kombĂ«tare raportojnĂ« miliona rrĂ«njĂ« nĂ« prodhim pa dalluar mbjelljet e reja nga ekzemplarĂ«t shekullorĂ«.

Në Greqi, tradita e ruajtjes është e thellë që nga antikiteti, ndërsa theksi është te ruajtja e pemëve ekzistuese dhe lejet strikte për ndërhyrje.

Ruajtja dhe menaxhimi i ullinjve vlerësohen si pjesë e identitetit kulturor dhe peizazhit në këtë shtet. Në ishullin e Kretës, disa pemë ulliri mijëravjeçare kanë status të ngjashëm me monumentet kulturore dhe mbrohen nga autoritetet vendore.

Ndërsa në Ulqin, Mal i Zi, ullishta e Valdanosit është simbol i trashëgimisë për Ulqinin, me rreth 18 mijë rrënjë ulliri.

Megjithëse zona ka statusin e peizazhit kulturor, shembujt e lejeve të kufizuara brenda ullishtës tregojnë se statusi formal nuk mjafton pa rregulla të qarta zbatimi dhe kontroll real në terren. Në Ulqin, reagimi i komunitetit lokal ka qenë thelbësor për të frenuar betonizimin.

 

Ekonomia dhe “Made in Albania”

ShqipĂ«ria ka miliona pemĂ« ulliri nĂ« prodhim. Sipas INSTAT, prodhimi kombĂ«tar ka pasur njĂ« trend rritĂ«s afatgjatĂ« qĂ« prej fundviteve ’90, me nivel shumĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« 2023 – 2024.

Kjo bazë prodhuese, e konsoliduar vitet e fundit, ka mbështetur një ritëm të ri zhvillimi në tregti.

Për shembull, në 2017, Shqipëria eksportoi vetëm 113 tonë vaj ulliri, ndërsa në 8-mujorin e parë 2023 u eksportuan rreth 4,400 tonë (kryesisht drejt Italisë).

Rritja e eksporteve po ecën krah për krah me përpjekjet për përmirësim cilësie. Prodhuesit shqiptarë historikisht kanë nxjerrë vaj të mirë (i përmendur që në kohët e Apolonisë), por shpesh u mungonte standardizimi dhe certifikimi.

Tani, falë kooperativave të grumbullimit dhe investimeve në minifabrika moderne (p.sh. në Zadrimë, Berat, Vlorë) që plotësojnë standardet e BE-së, shumë marka lokale kanë marrë certifikata BIO/organike, sidomos për varietete autoktone si Kalinjoti (Vlora) dhe Krypsi i Beratit.

NjĂ« hap i arsyeshĂ«m pĂ«rtej teknologjive tĂ« larta Ă«shtĂ« krijimi i markave kolektive rajonale, p.sh. “Made in Berat” ose “Ulliri i ZadrimĂ«s”. KĂ«to diferencime cilĂ«sore e gjeografike mund tĂ« rrisin çmimin mesatar tĂ« vajit shqiptar, historikisht i ulĂ«t pĂ«r shkak tĂ« marketingut tĂ« dobĂ«t.

Edhe pse jo shumĂ« produktivĂ«, ullinjtĂ« e moçëm kanĂ« vlerĂ« ekonomike pĂ«rmes turizmit dhe markĂ«s. NĂ« MaltĂ«, vaji nga ullinjtĂ« 2000-vjeçarĂ« “Bidni” shitet si suvenir unik me çmim shumĂ« tĂ« lartĂ« dhe tĂ« ardhurat shkojnĂ« pjesĂ«risht pĂ«r mirĂ«mbajtjen e pemĂ«ve.

Shembull ky i njĂ« agroturizmi tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m. NĂ« Greqi e Itali pĂ«rdoret gjurmueshmĂ«ria “nga pema nĂ« shishe”. NjĂ« stampĂ« “Made in Albania” me QR nĂ« etiketĂ« mund tĂ« lidhĂ« lotin me ullishtĂ«n, varietetin dhe parametrat e cilĂ«sisĂ«.

 

Turizmi i ullirit

Turizmi i qëndrueshëm në Shqipëri ka nisur të diversifikohet. Përveç plazheve dhe alpeve, tani flitet edhe për turizmin agrar dhe kulturor.

Krahas vizitave në kantina vere dhe ferma, tani edhe ullishtat e vjetra po tërheqin vëmendjen. Në këtë kontekst, ulliri po shndërrohet në një atraksion më vete.

Shtegu tematik i Ndroqit, ngjitet drejt kalasĂ« sĂ« Varoshit. UdhĂ«rrĂ«fyesit (shpesh nga grupet e guidave malore) e kanĂ« integruar historinĂ« e ullinjve nĂ« tregimet e tyre. VizitorĂ«t informohen se do t’i shoqĂ«rojnĂ« pemĂ« ulliri shumĂ«shekullore gjatĂ« ngjitjes.

Disa prej ullinjve kĂ«tu vlerĂ«sohen rreth 500–600-vjeçarĂ« (bazuar nĂ« trashĂ«sinĂ« dhe gojĂ«dhĂ«nat lokale). PĂ«r shembull, pranĂ« rrĂ«nojave tĂ« kalasĂ« sĂ« Varoshit, gjendet njĂ« trio ullinjsh tĂ« mĂ«dhenj, qĂ« sipas banorĂ«ve datojnĂ« nga koha e princĂ«rve Topiaj (shek. XIV).

Krahas Ndroqit, nĂ« zonĂ«n e TiranĂ«s, njĂ« tjetĂ«r shteg tematik Ă«shtĂ« nĂ« fshatin Marikaj, ku ndodhet edhe ullishta shekullore e SubashĂ«ve. NĂ« Marikaj, Fabrika e Vajit “Subashi” Ă«shtĂ« njĂ« impiant modern qĂ« u lehtĂ«son fshatarĂ«ve pĂ«rpunimin e vajit.

Ajo funksionon gjithashtu edhe si qendër vizitore dhe edukative, ku vizitorët mund të informohen për ullinjtë e vjetër të zonës, të ndjekin procesin e nxjerrjes së vajit dhe të bëjnë degustim të vajit.

Po ashtu, mund të vizitohen fshatrat nën malin e Dajtit (p.sh. Tujan, Brar), ku gjenden disa nga ullinjtë më të lashtë pranë Tiranës, si dhe punishte tradicionale vaji.

 

Në ullishtat e Marikajt takojmë Mehdiun, banor i zonës, që na tregon ullirin e moçëm ~2 500-vjeçar. Foto: Autori.

 

Në Berat mund të vizitohen ullinjtë monumentalë të Palikështit/Drobonikut (5 km nga qyteti), ku turistët mund të shohin ullirin 2000-vjeçar dhe të mësojnë mbi legjendat lokale.

Gjithashtu, edhe ullishtat e vjetra në fshatin Kapinovë, janë tërheqës për vizitorët.

NjĂ« vizitĂ« nĂ« njĂ« kooperativĂ« vaji ku mund tĂ« shpjegohet procesi i pĂ«rpunimit modern dhe historik shoqĂ«ruar me degustim “vaj ekstra i virgjĂ«r Berati” dhe produkte tĂ« tjera lokale, mund tĂ« plotĂ«sojĂ« mĂ« sĂ« miri njĂ« tur tematik nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ«.

Vlora dhe “Riviera e Ullirit” ofrojnĂ« njĂ« itinerar tĂ«rheqĂ«s nga Kanina nĂ« HimarĂ«. Duke filluar nga kalaja e KaninĂ«s me ullishta tĂ« lashta pĂ«rreth, vazhdohet mĂ« tej nĂ«pĂ«r bregdetin e jugut, ku mund tĂ« pĂ«rshkruhen shtigjet qĂ« kalojnĂ« mes ullishtave tĂ« vjetra pĂ«rmes fshatrave DhĂ«rmi, Vuno, HimarĂ« e Qeparo, me qindra ullinj tĂ« vjetĂ«r.

Ndërsa në Borsh mund të vizitohen punishtet e vajit. Edhe zona e Sarandës, nga Delvina e deri në Butrint, ofron një kombinim të ullinjve të moçëm me kulturën e lashtë.

Këto itinerare promovojnë idenë se Riviera Shqiptare krahas detit, ofron edhe kodrina ullinjsh mijëravjeçarë.

Në veri të Shqipërisë mund të vizitohen ullishtat e moçme rrëzë malit të Krujës, përreth kalasë, që zënë fill shumë kohë para periudhës së Skënderbeut. Shumëkush mendon se veriu i Shqipërisë nuk lidhet me ullirin.

Por zona e Kurbinit, Lezhës e deri në Zadrimë, ka një klimë mesdhetare përgjatë Drinit që e mundëson rritjen e tij. Dhe këtu ndodhen disa prej ullishtave më të vjetra të veriut, të cilat mund të vizitohen së bashku me agroturizmet e zonës.

 

“Ulliri mĂ« i vjetĂ«r nĂ« ShqipĂ«ri?”

Me Fisnikun, në shtegun tematik të ullinjve në kodrat e Ndroqit, teksa kalojmë pranë fshatit Kërçukje, vizitojmë një pemë ulliri mjaft të moçme, në pronësi të familjes Hasa, e cila mendohet të jetë 2000-2500-vjeçare. Iu deshën 11 personave nga grupi ynë, që ta rrethonim trungun e saj duke mbajtur duart të lidhura me njëri-tjetrin.

Dhe vetvetiu lind njĂ« pyetje qĂ« ngjall kureshtje. CilĂ«t janĂ« ullinjtĂ« mĂ« tĂ« vjetĂ«r nĂ« vendin tonĂ«? PĂ«r ta shpallur njĂ« pemĂ« “mĂ« tĂ« vjetrĂ«n”, do tĂ« duhej kombinimi i disa kritereve si analiza dendrokronologjike, datimi me radiokarbon, madhĂ«sia e trungut (diametĂ«r/cirkumferencĂ«) si dhe dokumente historike/triangulim.

NĂ« praktikĂ«n vendase pĂ«rdoret shpesh regresioni ortogonal, njĂ« pĂ«rafrim statistikor qĂ«, mbi parimin “sa mĂ« i madh trungu, aq mĂ« e vjetĂ«r pema”, kalibron marrĂ«dhĂ«nien madhĂ«si-moshĂ« duke korrigjuar pasaktĂ«sitĂ« nĂ« tĂ« dyja matjet.

Prof. Hairi Ismaili, një nga studiuesit më të njohur të ullirit në Shqipëri, rendit, ndër të tjerë, disa grupe pretendente, si ullinjtë nga më të vjetrit në Shqipëri.

(1) UllinjtĂ« nĂ« Brret (GĂ«rdec–Palaq), me moshĂ« tĂ« vlerĂ«suar rreth ~3 000 vjet;

(2) UllinjtĂ« e Tujanit (nĂ«n Dajt), ~2 500–3 000 vjet;

(3) UllinjtĂ« e TufinĂ«s, ~2 500–3 000 vjet;

(4) UllinjtĂ« e Pulazeqinit (VlorĂ«), ~1 500–2 000+ vjet;

(5) Gruemirë (Malësia e Madhe), ~2 000+ vjet; (6) Kallmet (Lezhë), ~1 200+ vjet.

Datimi pemĂ«-mĂ«-pemĂ«, me kombinimin e kĂ«tyre kritereve dhe certifikimin individual, do tĂ« ishte i domosdoshĂ«m. Deri atĂ«herĂ«, do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« kemi disa “mĂ« tĂ« vjetĂ«r” dhe kjo s’ështĂ« keq, sepse mban gjallĂ« debatet dhe interesin.

“Ulliri mĂ« i vjetĂ«r”, pĂ«rtej statistikave dhe rekordeve Ă«shtĂ« simbol i lidhjes sonĂ« me tĂ« shkuarĂ«n. Identifikimi dhe konfirmimi i vjetĂ«rsisĂ« sĂ« kĂ«tyre pemĂ«ve krijon njĂ« urĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« midis nesh dhe lashtĂ«sisĂ«.

Ullinjtë e moçëm të Shqipërisë janë një pasuri e shumëfishtë: natyrore, kulturore, historike, ekonomike dhe shpirtërore dhe mund të bëhen shtylla të zhvillimit të qëndrueshëm si destinacione, si markë kombëtare dhe si thesar historish të gjurmueshme.

 

The post Ullinjtë e moçëm të Shqipërisë, mes historisë dhe turizmit appeared first on Revista Monitor.

Fermeri nga Divjaka kthehet nga emigracioni, Salla: Shembull i mundësive në bujqësi

5 December 2025 at 10:00

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka sjellĂ« nĂ« vĂ«mendje sot historinĂ« e Pirro Bulit nga Divjaka, njĂ« fermer i cili pas shumĂ« vitesh emigrimi nĂ« Greqi Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r tĂ« investuar nĂ« sektorin bujqĂ«sor dhe pĂ«r tĂ« ngritur njĂ« sipĂ«rmarrje bashkĂ«kohore me serra prodhimi.

Sipas ministrit Salla, rikthimi i Bulit dhe nisma e tij për të ndërtuar një aktivitet modern bujqësor janë shembull i qartë i mundësive që po krijohen sot për fermerët nëpërmjet politikave të reja mbështetëse të qeverisë. Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, Buli ka përfituar 50% financim për të blerë mekanikë bujqësore të teknologjisë së fundit, e cila po transformon mënyrën e punës në fermën e tij.

Mekanika e re bujqësore ka zëvendësuar proceset e lodhshme tradicionale, duke reduktuar ndjeshëm kohën dhe koston e punimeve bujqësore. Kjo ka bërë që Pirro Buli të rrisë rendimentin e prodhimit, të ulë shpenzimet dhe të krijojë një bazë solide për të zhvilluar më tej sipërmarrjen e tij.

Salla vuri në dukje se historia e tij nuk është e vetme, por pjesë e një trendi të ri ku shumë të rinj po kthehen nga emigracioni dhe po investojnë në bujqësi, falë programeve të mbështetjes dhe orientimit drejt teknologjisë moderne.

“Pirro Buli Ă«shtĂ« njĂ« prej dhjetĂ«ra fermerĂ«ve qĂ« jo vetĂ«m po modernizojnĂ« prodhimin, por po tregojnĂ« se bujqĂ«sia mund tĂ« jetĂ« njĂ« sektor i qĂ«ndrueshĂ«m dhe fitimprurĂ«s kur ka vizion, pĂ«rkushtim dhe mbĂ«shtetje konkrete financiare”, u shpreh ai.

Ministri nënvizoi se mbështetja për fermerët do të vijojë, me synimin që modernizimi i fermave dhe rritja e prodhimit vendas të bëhen një realitet i prekshëm në çdo zonë rurale të vendit.

Fermeri nga Divjaka tregon se kultivon nĂ« fermĂ«n e tij perime tĂ« freskĂ«ta. “MbĂ«shtetja nga AZHBR pĂ«r blerjen e teknologjive bujqĂ«sore na ka lehtĂ«suar punĂ«n dhe ka ndikuar nĂ« rritjen e prodhimit”, tha Buli. /j.p/

The post Fermeri nga Divjaka kthehet nga emigracioni, Salla: Shembull i mundësive në bujqësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Komisioni Evropian përgënjeshtron Ramën për fondet IPARD

3 December 2025 at 15:21

Esmeralda Topi

Nga foltorja e Kuvendit, gjatĂ« prezantimit tĂ« projektbuxhetit 2026, kryeministri Edi Rama iu rikthye çështjes sĂ« ndĂ«rprerjes sĂ« fondeve IPARD, duke e minimizuar vendimin e Brukselit. Me ironi, Rama e cilĂ«soi si “kĂ«nga e mjerueshme e fondeve tĂ« bujqĂ«sisĂ«â€. Ai u shpreh se hetimet e ZyrĂ«s Evropiane KundĂ«r Mashtrimit (OLAF) pĂ«r periudhĂ«n 2019–2023 kanĂ« zbuluar shkelje tĂ« natyrĂ«s sĂ« ngjashme edhe nĂ« vende tĂ« BE-sĂ«. 

Sipas kryeministrit shumat e identifikuara në këto vende arrijnë mbi 1 miliard euro.

“OLAF, i cili bĂ«n hetime pĂ«r llogari tĂ« Komisionit Evropian, pĂ«r vitin 2019–2023, nuk ka gjetur shkelje tĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«s natyrĂ«, (siç ka gjetur nĂ« ShqipĂ«ri), vetĂ«m nĂ« kĂ«to vende: Luksemburg, MaltĂ«, Qipro, IrlandĂ« edhe HolandĂ«. NdĂ«rkohĂ« qĂ« shuma e vendosur nga OLAF-i pĂ«rpara vendeve tĂ« tjera tĂ« Bashkimit Evropian
 Ă«shtĂ« mbi 1 miliard euro,” Edi Rama, KryeministĂ«r i ShqipĂ«risĂ«.

Por ky krahasim është i pasaktë. 

Shqipëria, një rast unik 

Në një reagim të posaçëm për Faktoje.al, Komisioni Evropian sqaron se rasti i Shqipërisë është unik. Kjo sepse ndërprerja e pagesave për IPARD II dhe pezullimi i IPARD III u vendos mbi bazën e një hetimi të OLAF, jo thjesht mbi auditime teknike si në vendet anëtare të BE-së.

Në përgjigjen zyrtare për Faktoje.al, Komisioni Evropian thekson se masa e marrë ndaj Shqipërisë nuk ka precedent. 

“Siç Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« mĂ« parĂ«, nuk ka raste tĂ« ngjashme,” deklaron KE pĂ«r Faktoje.al

Komisioni shpjegon se është e domosdoshme të dallohen korrigjimet financiare për mangësi teknike në vendet anëtare, dhe masat e bazuara në një hetim të OLAF, siç është rasti i Shqipërisë.

“NĂ« rastin e ShqipĂ«risĂ«, Komisioni Evropian ka ndĂ«rprerĂ« rimbursimin e shpenzimeve tĂ« IPARD dhe, njĂ«kohĂ«sisht, ka pezulluar delegimin pĂ«r tĂ« gjitha masat e IPARD III mbi bazĂ«n e informacionit tĂ« marrĂ« nga OLAF nĂ« kontekstin e njĂ« hetimi, dhe kjo qĂ« prej korrikut 2023.

ËshtĂ« e qartĂ« se, pĂ«r tĂ« korrigjuar mangĂ«si tĂ« tilla, pĂ«rmirĂ«simet nĂ« sistemet kombĂ«tare tĂ« kontrollit janĂ« tĂ« nevojshme nĂ« tĂ« dyja situatat e pĂ«rmendura mĂ« sipĂ«r”, shpjegon Komisioni Evropian. 

Verën e vitit 2023, mbi bazën e informacionit të OLAF, Komisioni Evropian ndërpreu rimbursimet e IPARD II dhe pezulloi të gjitha masat e IPARD III. Për të rikuperuar besueshmërinë, Shqipëria duhet të përmirësojë sistemet e kontrollit dhe të zbatojë masa korrigjuese.

Gënjeshtër e përsëritur

Kjo nuk është hera e parë që qeveria minimizon ndërprerjen e fondeve IPARD II dhe pezullimin e programit IPARD III, për shkak të dyshimeve për korrupsion. 

Korrikun e vitit 2023, kur Komisioni Evropian informoi qeverinë shqiptare se kishte pezulluar grantet për bujqësinë, vendimi ekstrem i Brukselit, u komentua si një procedurë administrative normale. 

Ministrja e Bujqësisë asokohe, Frida Krifca, tha se parregullsi apo shpërdorime të ngjashme me fondet IPARD janë gjetur edhe në vende si Gjermania, Franca apo Holanda. Deklarata e atëhershme e ministres Frida Krifca, u përgënjeshtruan nga Faktoje.al përmes Komisionit Evropian.

Edhe në 2023, KE theksonte se masa ndaj Shqipërisë ishte e paprecedentë.

Përfundim 

Komisioni Evropian argumenton se është e rëndësishme të bëhet dallimi midis korrigjimeve financiare të aplikuara ndaj shteteve anëtare të BE-së nga Drejtoria e Përgjithshme për Agrikulturën dhe Zhvillimin Rural (DG AGRI), kundrejt çështjeve që dalin në dritë mbi bazën e një hetimi nga Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), siç është rasti për Shqipërinë.

Nisur nga informacionet e mbledhura, deklaratĂ«n e kryeministrit Edi Rama se “OLAF nuk ka gjetur shkelje tĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«s natyrĂ« siç ka gjetur nĂ« ShqipĂ«ri vetĂ«m nĂ« Luksemburg, MaltĂ«, Qipro, IrlandĂ« edhe HolandĂ«â€ e kategorizojmĂ« tĂ« pavĂ«rtetĂ«. 

Çështja e fondeve IPARD nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« “kĂ«ngĂ« e mjerueshme”, por test pĂ«r besueshmĂ«rinĂ« e institucioneve shqiptare nĂ« rrugĂ«n drejt integrimit europian.

The post Komisioni Evropian përgënjeshtron Ramën për fondet IPARD appeared first on Faktoje.al.

Fondet e BE për bujqësinë/ SPAK gati fletë-arrestet për disa emra të rëndësishëm

By: Ela
3 December 2025 at 13:55

Burime të besueshme tregojnë se po përgatiten fletë-arreste për emra të rëndësishëm që kanë firmosur e dirigjuar fondet e BE për bujqësinë, të cilat po hetohen nga prokurorët SPAK. Mësohet se dy prokurorët kanë bërë një hetim të plotë e përfekt ligjor, aq sa nuk mund ti kundërshtojë asnjë avokat në gjyqin e pritshëm. Një [
]

The post Fondet e BE për bujqësinë/ SPAK gati fletë-arrestet për disa emra të rëndësishëm appeared first on BoldNews.al.

❌
❌