Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

“Kontrata me BE për bujqësinë, më e vështira”, kryeministri Rama: Sektori ishte i braktisur, sot eksportojmë produktet tona në 80 vende të botës

By: Fax Web
22 December 2025 at 11:04

Kryeministri Edi Rama, në një aktivitet me fermerët, theksoi se kontrata me BE-në për bujqësinë është më e vështira.

“Planin e veprimit dhe domosdoshmërinë e ndërveprimit mes nesh në mënyrë që bujqësia të përballojë sfidën e tregut evropian në kontekstin e Shqipërisë anëtare të BE. Dua që të flas shumë hapur me ju, duke iu thënë se kjo sfidë ka dy anë, anën e errët dhe të ndritur. Ana e errët është ajo që pret cdokënd prej jush që nuk është i përgatitur për atë ditë sepse negociatat me BE dhe marrëveshja e anëtarësimit nuk janë fjalë dhe as procese thjesht të lidhura me çfarë shkruajmë në letër, por kontratë shtetërore shumë komplekse ku cdo faktor shtetëror dhe shoqëror duhet ti përgjigjet kontratës. Kontrata për bujqësinë është më e vështira, sic ka treguar eksperienca e vendeve të tjera dhe më e mirëpritura pë rata që janë të përgatirur për tu përballur me kushtet, sytandartet, kontrollet që burojnë nga cilësia e lartë e sigurisë dhe e produkteve kur vjen puna pët të qenë lojtarë në tregun e bashkuar evropian. Por unë besoj shumë te ju dhe të gjithë ata që në kushtet të pakrahasueshme me sot një dekadë më parë ishin aty te toka dhe përballeshin me një sfidë mbijetese të jashtëzakonshme.

Kush e ka kaluar atë sfidë ka më besim se do ta kalojë edhe këtë sfidë. Janë të natyrave të ndryshme porn ë thelb kanë të bëjnë me vullnetin për të bërë sukses sepse asokohe bujqësia shqiptare ishte një sektor i braktisur totalisht, një dekadë e pak më parë. Numri i fermerëve që merrnin një mbështetje simbolike nga shteti ishte 5600. Sot është 67 500.

Nuk bëhet fjalë për mbështetje simbolike, por mbështetje që peshon në portofolin e fermës. Eksportet ishin thjesht dhe vetëm një aktivitet i një grushti njerëzish që ia kishin dalë deri aty dhe deificiti tregtar ishte një katastrofë unikale në rajon se në Evropë nuk po bëjmë krahasime për cdo euro të eksportuar ne importonim 9 euro në ushqim. Ndërkohë që sot produktet tona shkojnë në 80 vende të botës dhe eksportet kanë kaluar në gjysmë mld euro dhe dificiti është ulir ngha 1 me 9 në 1 me 3 dhe përpjekja jonë është që të shkojmë drejt 1 me 2.

Marrëveshja me BE është kontratë shtetërore e të gjithë faktorëve dhe për të gjithë faktorët institucionalë dhe shoqërorë. Për fermerët është kontratë që kërkon standarte dhe cilësi, teknologji dhe dixhitalizim, organizim të sofistikuar dhe mbështetje, e cila do të vijë duke u rritur vit pas viti.”, theksoi Rama.

Mbështetja për bujqësinë/ Rama garanton fermerët: Çdo projekt që bazohet në dije, do të financohet me çdo mënyrë

22 December 2025 at 11:05

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi se mbështetja për bujqësinë shqiptare jo vetëm që nuk do të mungojë, por do të rritet vit pas viti, duke synuar forcimin e fermës shqiptare dhe nxitjen e investimeve në sektorin bujqësor.

Rama theksoi se mbështetja e drejtpërdrejtë për bujqësinë pritet të arrijë në 100 milionë euro.

Sipas tij, edhe Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një linjë kredie inovative, ndërsa instrumente financimi do të ofrohen edhe përmes agrokredisë dhe Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Kryeministri u shpreh se synimi i qeverisë është që financimi të mos jetë më pengesë për fermerët dhe sipërmarrësit në bujqësi.

Ai shtoi se çdo projekt i qëndrueshëm, i mbështetur me dije dhe plan të qartë nga aplikantët, do të financohet, në një formë ose në një tjetër. Ai  garantoi fermerët me akses më të gjerë në burime financiare për zhvillimin e bujqësisë shqiptare.

“Mbështetja jo vetëm nuk do mungojë, por do rritet vit pas viti. Me rritjen e mbështetjes së drejtpërdrejtë, që duam ta çojmë në 100 milionë euro, me mbështetjen e Bankës së Zhvillimit, e cila tashmë është regjistruar dhe ka gati planin për të filluar të jetësojë aktivitetin e vet. Me mbështetjen e Bankës së Shqipërisë, që ka vënë në dispozicion një linjë kredie inovative, me mbështetjen e agrokrediti, që është vënë në lëvizje dhe me mbështetjen e AZHBR dhe mbështetjes së Bashkimit Evropian përmes AZHBR, ne do të arrijmë t’i vëmë në dispozicion bujqësisë shqiptare dhe fermës shqiptare dhe të gjithë ata që duan të jetojnë me tokën një fakt: për askënd nuk do jetë çështje lekësh, nuk do jetë çështje fondesh për gjithkënd do jetë çështje e projektit të duhur dhe e garancive të duhura të dijeve për zbatimin e projektit. Çdo projekt që do jetë i duhur dhe që do mbështetet me dije nga çdo aplikant, nuk diskutohet që do financohe , në një rrugë ose në një tjetër”, tha kryeministri Rama/abcnews.al

“Kontrata për bujqësinë është më e vështira”, Rama: Kjo sfidë ka anën e saj të errët dhe të ndritur

By: xhir jeta
22 December 2025 at 10:53

Pas çeljes së Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, u prezantua këtë të hënë  hapja e një faze të re për bujqësinë shqiptare, me Kapitujt 11, 12 dhe 13 në qendër të reformave drejt Bashkimit Europian.

Në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030” kryeministri Edi Rama u shpreh se kontrata për bujqësinë është kontrata më e vështirë, e cila sipas tij ka dy anë të medaljes, atë të errët dhe të ndritur.

“Një tjetër takim këtë herë për një takim pune organizuar nga Ministria e Bujqësisë për të folur për planin e veprimit dhe domosdoshmërinë e ndërveprimit që bujqësia shqiptare të përballojë sfidën e tregut europian në kontekstin e Shqipërisë, anëtare e BE. Kjo sfidë ka dy anë, ka anën e saj të errët dhe të ndritur. Ana e errët është ajo që pret cdo kënd që nuk është i përgatitur për atë ditë. Negociatat me BE dhe marrëveshja e anëtarësimit nuk janë fjalë dhe as procese të lidhura me cfarë shkruajmë në letër, por janë kontratë shtetërore shumë komplekse. Kontrata për bujqësinë është më e vështira, ashtu sic është edhe më e mirëpritura për ata që janë të përgatitur për t’u përballur me kushtet e kontrollet. Unë besoj shumë te ju dhe te ata që në kushtet të pakrahasueshme me sot, një dekadë më parë ishin te toka dhe përballeshin me një sfidë mbijetese të jashtëzakonshme. Kush e ka kaluar atë sfidë kam besim se do e kalojë edhe këtë. Ka të bëjë me vullnetin për të bërë sukses. Asokohe bujqësia ishte një sektor i braktisur totalisht. Numri I fermerëve që merrnin mbështetje nga shteti ishte 5600 sot është 67 500, dhe është një mbështetje që peshon në portofolin e fermës.”- u shpreh Rama.

Rama: Kontrata me BE për bujqësinë, më e vështira, sektori ishte i braktisur, sot eksportojmë produktet tona në 80 vende të botës

By: V K
22 December 2025 at 11:25

Këtë të hënë, kryeministri i vendit Edi Rama, teksa po merr pjesë në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030”, theksoi se kontrata me BE-në për bujqësinë është më e vështira.

Sipas tij, marrëveshja me Unionin evropian është një kontratë shtetërore që përfshin të gjitha faktorët.

“Kontrata për bujqësinë është më e vështira, siç ka treguar eksperienca e vendeve të tjera dhe më e mirëpritura për ata që janë të përgatitur për t’u përballur me kushtet, standartet, kontrollet që burojnë nga cilësia e lartë e sigurisë dhe e produkteve kur vjen puna për të qenë lojtarë në tregun e bashkuar evropian”, shprehet Rama.

Gjithashtu, kreu i qeverisë shoti se sektori i bujqësisë ishte i braktisur më shumë se një dekadë më parë, duke shtuar se tani “produktet tona shkojnë në 80 vende të botës dhe eksportet kanë kaluar në gjysmë mld euro”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Planin e veprimit dhe domosdoshmërinë e ndërveprimit mes nesh në mënyrë që bujqësia të përballojë sfidën e tregut evropian në kontekstin e Shqipërisë anëtare të BE. Dua që të flas shumë hapur me ju, duke iu thënë se kjo sfidë ka dy anë, anën e errët dhe të ndritur.

Ana e errët është ajo që pret çdokënd prej jush që nuk është i përgatitur për atë ditë sepse negociatat me BE dhe marrëveshja e anëtarësimit nuk janë fjalë dhe as procese thjesht të lidhura me çfarë shkruajmë në letër, por kontratë shtetërore shumë komplekse ku çdo faktor shtetëror dhe shoqëror duhet t’i përgjigjet kontratës. Kontrata për bujqësinë është më e vështira, siç ka treguar eksperienca e vendeve të tjera dhe më e mirëpritura për ata që janë të përgatitur për t’u përballur me kushtet, standartet, kontrollet që burojnë nga cilësia e lartë e sigurisë dhe e produkteve kur vjen puna për të qenë lojtarë në tregun e bashkuar evropian.

Por unë besoj shumë te ju dhe të gjithë ata që në kushtet të pakrahasueshme me sot një dekadë më parë ishin aty te toka dhe përballeshin me një sfidë mbijetese të jashtëzakonshme. Kush e ka kaluar atë sfidë ka më besim se do ta kalojë edhe këtë sfidë. Janë të natyrave të ndryshme por në thelb kanë të bëjnë me vullnetin për të bërë sukses sepse asokohe bujqësia shqiptare ishte një sektor i braktisur totalisht, një dekadë e pak më parë. Numri I fermerëve që merrnin një mbështetje simbolike nga shteti ishte 5600. Sot është 67 500.

Nuk bëhet fjalë për mbështetje simbolike, por mbështetje që peshon në portofolin e fermës. Eksportet ishin thjesht dhe vetëm një aktivitet i një grushti njerëzish që ia kishin dalë deri aty dhe deificiti tregtar ishte një katastrofë unikale në rajon se në Evropë nuk po bëjmë krahasime për çdo euro të eksportuar ne importonim 9 euro në ushqim. Ndërkohë që sot produktet tona shkojnë në 80 vende të botës dhe eksportet kanë kaluar në gjysmë mld euro dhe dificiti është ulur nga 1 me 9 në 1 me 3 dhe përpjekja jonë është që të shkojmë drejt 1 me 2.

Marrëveshja me BE është kontratë shtetërore e të gjithë faktorëve dhe për të gjithë faktorët institucionalë dhe shoqërorë. Për fermerët është kontratë që kërkon standarde dhe cilësi, teknologji dhe dixhitalizim, orgaizim të sofistikuar dhe mbështetje, e cila do të vijë duke u rritur vit pas viti.

The post Rama: Kontrata me BE për bujqësinë, më e vështira, sektori ishte i braktisur, sot eksportojmë produktet tona në 80 vende të botës appeared first on Albeu.com.

Shqipëria e fundit në rajon për mbështetjen e bujqësisë

21 December 2025 at 23:48


“Instrumentet janë: buxheti i shtetit, Agjencia e Mbështetjes së Zhvillimit Rural, agro-kredia dhe linja e re e financimit të Bankës Shqiptare për Zhvillim”, ka deklaruar kryeministri Edi Rama në datë 15 dhjetor 2025.

Një buxhet më i lartë, që do të pasqyrohet në më shumë subvencione. Rikthimi i rimbursimit 10% për fermerët për faturat që dorëzojnë te grumbulluesit apo përpunuesit, si edhe Banka Shqiptare për Zhvillim, e cila pritet të nisë funksionimin këtë vit, sipas qeverisë pritet t’i ndryshojnë “ngjyrën” një sektori që vitet e fundit ka humbur ndikimin që ka pasur në ekonomi. Por a ndajnë të njëjtin mendim ekspertët e fushës?

“E gjithë mbështetja për bujqësinë për vitin që kaloi ka qenë rreth 50 milionë euro, një shifër shumë e vogël krahasuar me vendet e rajonit. Maqedonia e Veriut ka 120 milionë euro, Kosova 100 milionë euro, ndërsa Serbia gati 300 milionë euro mbështetje nga buxheti i shtetit. Pra, jemi ende në shifra të ulëta”, tha eksperti i bujqësisë Gjok Vuksani.

Rreth 10 mijë fermerë që janë të pajisur me NIPT pranë tatimeve do të mund të kryejnë dy herë në vit procesin e rimbursimit për çdo faturë që do të dorëzojnë te grumbulluesit.

“Si ide mund të jetë diçka pozitive për uljen e kostove të prodhimit bujqësor, por djalli qëndron te detajet. Në radhë të parë, janë përjashtuar 30–40% e fermerëve që shesin në treg të lirë”, shtoi Vuskani.

E fundit, por me një rëndësi të lartë, është Banka Shqiptare për Zhvillim, e cila sipas kryeministrit Rama pritet të hapet vitin e ardhshëm dhe do të ofrojë kredi me norma interesi shumë të ulëta për financimin e fermerëve, ku shteti do të jetë aksioner me 51%.

“Unë mendoj se duhen politika më specifike, siç i kanë vendet e rajonit, ku mund të përfshihet subvencionimi i normës së interesit apo garancia për kolateralin nga shteti. Kjo do të bënte që fermeri të mos ketë frikë për të marrë kredi”, tha eksperti.

Sipas të dhënave, rreth 35% e të punësuarve në Shqipëri merren me bujqësi, ose 1 në 3 persona siguron jetesën duke punuar në sektorin bujqësor./Vizion+

Yesterday — 21 December 2025Main stream

“Pak mbështetje për bujqësinë”, ekspertët: Ndryshimet në buxhetin 2026 nuk sjellin krahasim me rajonin

By: armand
21 December 2025 at 16:17

Rikthimi i rimbursimit 10% për fermerët për faturat që dorëzojnë te grumbulluesit apo përpunuesit, si edhe Banka Shqiptare për Zhvillim, e cila pritet të nisë funksionimin këtë vit, sipas qeverisë pritet t’i ndryshojnë “ngjyrën” një sektori që vitet e fundit ka humbur ndikimin që ka pasur në ekonomi. Por a ndajnë të njëjtin mendim ekspertët […]

The post “Pak mbështetje për bujqësinë”, ekspertët: Ndryshimet në buxhetin 2026 nuk sjellin krahasim me rajonin appeared first on BoldNews.al.

Ti thua patate, unë them kërtolla

By: Mira Leka
20 December 2025 at 22:04

Kompensimi i TVSH së inputeve të përdorura për prodhim për fermerët e vegjël zgjidh një problem, por kërkon masa të tjera nxitëse që të rriten shitjet e prodhimeve shqiptare në tregun vendas ku TVSH e pakompensuar e inputeve të prodhuesve të vegjël ishte frenuese duke sjellë rritje çmimi e për pasojë ulje të konkurrencës.

 

Fatos Fico, Ekspert ekonomie

Përgjatë 110 viteve të pavarësisë, shteti shqiptar nuk ka mundur të krijojë një pavarësi ekonomike e as një profil kombëtar ekonomik se çfarë prodhon vetë, e çfarë duhet të sigurojë nga të tjerët. Shumë do të thoshin kemi nxjerrë naftë, krom, kemi pasur uzina e fabrika. Po, sherbela e malit është eksportuar dhe vazhdon të eksportohet.

Klasa politike shqiptare duke filluar nga vitet ’20 të shekullit të kaluar nuk ka qenë në gjendje të krijonte bazat për një ekonomi vendase dhe si rrugën më të lehtë ka gjetur ndihmat e ndërhyrjet nga jashtë për të krijuar sadopak një treg vendas dhe një ekonomi lokale. Italia, Bashkimi Sovjetik, Kina, Amerika me “çekun e bardhë”, e tani BE, burimet kryesore të ndihmave.

Edhe gjatë socializmit tregu funksiononte, madje sistemi e përdorte si rregullator, duke vendosur çmime shumë të larta për produktet që nuk arrinte të prodhonte e të përmbushte kërkesën, duke filluar nga ushqimet deri tek ato elektrike e elektronike, e duke paguar paga e shpërblime të ndryshme.

Ndihmat që na krijuan atë ndjesinë që sot shpesh e dëgjon kur takon dikë dhe e pyet – “Si je?” dhe të përgjigjet “E përgjithshmja mirë… !”.

E vërtetë, ashtu ka qenë dhe është, e përgjithshmja është gjithmonë mirë, po në veçanti? Importet e mallrave janë 9 miliardë euro dhe eksportet 3,7 miliardë, me një deficit tregtar gati të dyfishuar nga 2020 në 2024.

 

 

Është e thjeshtë, shumë e thjeshtë

Ky mentalitet i të priturit të shpëtimit nga lart, nga jashtë, ose me një zgjidhje tipike, reflektohet edhe në debatin për TVSH-në, ku kërkohet një zgjidhje alla shqiptare, as politike, as fiskale, as strukturore, për një problem që në fakt është i thjeshtë, i njohur dhe që ka zgjidhje prej kohësh në BE.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është një taksë e vendosur mbi konsumin dhe një nga të ardhurat kryesore tatimore.

Në varësi të shkallës së TVSH, ajo e rrit çmimin final p.sh. me 20% nëse kjo është shkalla e saj, duke bërë që konsumatorët të paguajnë një çmim më të lartë. Duhet theksuar dhe përsëritur se mënyra si është ndërtuar kjo taksë është që paguhet vetëm një herë në fund nga konsumatori final dhe atë e mbledh shteti.

Bizneset prodhuese apo tregtare, subjekte të TVSH, nuk e paguajnë atë, përveç rastit kur janë konsumatorë finalë, por e kreditojnë ose e debitojnë tek organet tatimore dhe në fund kanë një bilanc zero për TVSH-në.

Nëse një biznes subjekt TVSH ka TVSH të mbledhur të paderdhur në shtet ose TVSH fiktive, kjo quhet vepër penale dhe është e dënueshme. Thjesht bizneset nuk e paguajnë këtë taksë, përveçse përkohësisht kur e blejnë një mall apo shërbim dhe e rimarrin vlerën që kanë paguar kur e shesin mallin apo shërbimin te një i tretë.

Kur mbyllet bilanci i një subjekti me TVSH, sa TVSH ka parapaguar te shitësit me TVSH, po aq do të marrë mbrapsht nga blerësit me TVSH apo tatimet, me përjashtim të atyre mallrave e shërbimeve kur është vetë konsumator final, dhe nëse ka tepricë e derdh në shtet.

Nëse një biznes ka paguar TVSH te shitësi dhe nuk e shet produktin apo shërbimin te një blerës me TVSH si p.sh. në rastin e eksporteve, atëherë kërkon që ajo t’i rimbursohet për vlerën e shtuar të krijuar.

Nëse një biznes bujqësor subjekt i TVSH i shet domate një pike grumbullimi me 100 lekë çmim, pika e blen me 100 lekë plus 20 lekë TVSH, dhe kur e shet p.sh. në një dyqan me 200 lekë plus 40 lekë TVSH, derdh në tatime 20 lekë, sepse 20 lekë i ka paguar më parë dhe kur dyqani e shet me 300 lekë, TVSH që paguan konsumatori final është 60 lekë, nga këto dyqani derdh 20 lekë në shtet, sepse 40 i ka paguar më parë dhe kështu gjatë zinxhirit nga prodhuesi te tregtari çdo hallkë dhe kalim ka gjeneruar vlerë të shtuar, e për pasojë dhe TVSH, po ajo është paguar vetëm nga konsumatori final, prodhuesi dhe biznesi nuk e kanë atë pjesë të çmimit.

Në fakt është përbërës i çmimit të produktit, por vetëm për kostot e llogaritjes dhe bashkëveprimit me organet tatimore, p.sh. ekonomisti, kompjuterët, ruajtja e dokumenteve, softuerët e dedikuar, lidhja online, koha e punës, të cilat janë të konsiderueshme.

Në rastin kur pika e grumbullimit eksporton, kemi të njëjtat hapa 100 lekë plus 20% blerja nga një subjekt me TVSH e domateve, dhe pastaj 200 lekë te blerësi jashtë, pika do të kërkojë nga tatimet rimbursimin e 20 lekë TVSH që ka paguar më parë, sepse blerësi final i huaj nuk është subjekt i TVSH dhe pika nuk ka mbledhur TVSH nga ai. Që TVSH e saj të jetë zero në bilanc, ajo do të marrë transfertë nga shteti për pagesën e TVSH-së të bërë në blerje.

Kur pika blen mall nga një fermer pa TVSH sipas ligjit aktual dhe atij që parashikohet të futet në fuqi, pika e grumbullimit apo çdo biznes blerës me TVSH nuk paguan TVSH te fermeri dhe as nuk mund të kërkojë transfertë apo kreditim nga tatimet për këtë blerje.

Ndërsa kur ia shet po këtë mall një dyqani me TVSH dhe i shton blerjes prej 100 lekë, dhe 100 lekë vlerë të shtuar do ta shesë 200 lekë plus 40 lekë TVSH, të cilat i paguan blerësi subjekt i TVSH dhe pika duhet t’i derdhë në shtet.

Për “cash flow” ose për paranë që qarkullon biznesi kjo është e rëndësishme, por ato para nuk janë pjesë e çmimit, ato janë taksë për shtetin të paguara nga konsumatori final, biznesi e ka marrë fitimin e tij me anë të vlerës së shtuar te produkti. Nëse e eksporton, as nuk mbledh dhe as nuk derdh TVSH, as për pjesën e tij dhe as të fermerit më parë.

Ndryshimi më i parë midis një aktiviteti bujqësor me TVSH dhe një fermeri të vogël pa TVSH është se subjekti me TVSH, siç e pamë më sipër e ndan çmimin (kosto, plus fitim) nga TVSH-ja, prodhuesi pa TVSH duhet ta bëjë atë pjesë të çmimit dhe përgjatë zinxhirit të tregtimit çmimi do të vazhdojë të rritet dhe konsumatori final paguan TVSH-në dy herë për pjesën e çmimit të prodhuesit.

Se sa e rrit TVSH-ja çmimin e një produkti të fermës, jo subjekte të TVSH-së, është një diskutim teknik dhe i gjatë në varësi të TVSH që paguhet për inputet, mekanikën, energjinë, shërbimet, llojin e aktivitetit, investimeve që duhen, etj.

Duhet theksuar që të gjithë prodhuesit të cilët kanë një xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë nuk janë subjekte të TVSH dhe ofrojnë shërbime e mallra kudo në ekonominë lokale, dhe nuk janë vetëm bujqësorë. Të gjithë ata e përfshijnë koston e TVSH së lëndëve të para që përdorin në çmim.

Natyrshëm që shumë prodhues të vegjël për këtë arsye shesin ose kërkojnë të shesin direkt te konsumatori mallra dhe shërbime, përndryshe çmimi i tyre do të ishte shumë më i lartë nëse do të shisnin në biznese ndërmjetëse me TVSH, të cilat pastaj shesin te konsumatori final. P.sh. një prodhues artizanal këpucësh shet direkt në punishten e tij dhe jo në një dyqan këpucësh subjekt TVSH, i cili i rishet ato.

A duhet dhe këtyre artizanëve, prodhuesve t’u rimbursohet TVSH e inputeve dhe të diskutojmë të ketë dhe për ata 20% në shitje dhe 20% në blerje, sepse po vijnë këpucë të lira nga Kina, të cilat shiten në dyqane?

 

 

Situata në Shqipëri

Situata është e ndryshme për prodhimin bujqësor shqiptar, ku mbizotërojnë prodhuesit e vegjël. Tregjet dhe mënyrat e shitjes direkte nga ferma në qytet u luftuan egërsisht nga pushteti lokal, për arsye që ne nuk i dimë.

Ndërkohë BE ka direktiva dhe masa të cilat kërkojnë dhe nxisin pikërisht shitjet direkte nga fermerët e vegjël. Por, sidoqoftë shitja direkte dhe pse mjaft e mirë, nuk është e mjaftueshme për të tregtuar të gjithë prodhimin dhe për të bërë të mundur shtimin e vazhdueshëm të tij. Fermerët e vegjël duhet të shesin te bizneset agropërpunues, rrjetet tregtare dhe për eksport.

Ndërsa janë jo jetike shumë shërbime pa TVSH p.sh. të porosisësh te rrobaqepësi një kostum të dytë, apo një fustan tjetër për dasma, ushqimi është jetik, dhe kostot e tij janë mesatarisht sa 40% e të ardhurave të familjeve, për familjet e varfra dhe pensionistët edhe më shumë.

Prodhimi bujqësor është në vështirësi të mëdha prej problemeve strukturore, institucionale, si dhe për shkak të kostove në rritje të inputeve, të mekanizimit dhe të prodhimtarisë së ulët, të cilat rezultojnë në çmime më të larta që konkurrohen lehtë nga importi.

Për këto arsye, sepse ushqimi me çmime të arsyeshme dhe me standarde është një e drejtë njerëzore, ne duhet të mbrojmë dhe të përkrahim prodhuesit bujqësorë që ata jo vetëm të prodhojnë ushqim me kosto të përballueshme, por të mbrojnë dhe natyrën, si dhe pjellorinë e tokës e cila kur humbet është e pakthyeshme.

Veçanërisht ata që duhen ndihmuar e përkrahur janë prodhuesit e vegjël, për të cilët prodhimi bujqësor është e vetmja mënyrë jetese. Mbetet një objektiv madhor që prodhuesit bujqësorë të rriten, konsolidohen, sidomos të investojnë në kapital e njohuri. Për këtë, ata duhet të jenë subjekte me TVSH në prodhim dhe për tregtim në mënyrë që të jenë të ndara qartë: puna, investimet, kostot, çmimet dhe taksat.

Nga ana tjetër duhet të kujdesemi për prodhuesit e vegjël, si dhe konsumatorin, në mënyrë që të taksojmë sa më pak, madje aspak, këtë të drejtë njerëzore që është ushqimi, dhe jo ta taksojmë dy herë për pjesën e prodhimit, kur prodhimi vendas shitet për agropërpunim, në rrjetet apo dyqane me TVSH, si dhe për eksportin, që çmimet të jenë konkurruese me vendet që ndjekin politika kompensimi.

 

Historia na mëson

Ndihmat e mëdha nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe më vonë Kina e bënë jo realiste dhe të matshme kundrejt tregut të lirë, ekonominë shqiptare. Përtej politikanëve dhe populli u brumos me idenë që çdo gjë është e mundur sepse dikush do të na ndihmojë.

Nëse askush nuk na ndihmon do të gjendet një rrugë jona, si të ndërtojmë socializmin me forcat tona, të ndërtojmë kapitalizmin duke privatizuar çdo gjë, të ndërtojmë ekonomi tregu me turistë dhe me radhë.

Nën këtë këndvështrim, të kërkosh që të barazohet TVSH në blerje me atë në shitje njëlloj si për subjektet me TVSH dhe për subjekte jo të TVSH-së dhe këtë ta kërkojnë biznesmenë, politikanë, gazetarë, ndoshta dhe ekonomistë, nuk ka asnjë problem, madje kjo ka ndodhur dhe më parë.

Ndërsa përpiqemi shumë të ndërtojmë tipicitetin dhe të ruajmë traditën për prodhimet tona dhe ushqimet tona, zgjidhjet e kërkuara të problemeve jashtë ligjeve ekonomike e praktikave të provuara e të njohura të BE-së, mbeten ushqimi tipik mediatik, e shpesh politik i përditshëm.

Prodhimi bujqësor shqiptar duhet bërë efektiv dhe i qëndrueshëm, ka sfidën e integrimit në një nga ekonomitë më të avancuara e të investuara të BE-së, ka sfidën e krizave të ndryshme që rrezikojnë dhe atë pak sovranitet ushqimor që kemi, si dhe ndryshimet klimatike.

Por, ndërkohë fermerët duhet të prodhojnë dhe të konkurrojnë dhe një faktor ekonomik që ul konkurrueshmërinë e prodhuesve të vegjël shqiptarë është mënyra e tyre e prodhimit si subjekte të vegjël jo me TVSH, përtej sipërfaqes së vogël të fermës apo faktorëve të tjerë. Siç e pamë më sipër, prodhuesit e vegjël, në ndryshim nga të mëdhenjtë, duhet të përfshijnë në çmim dhe taksën e TVSH që paguajnë për inputet, shërbimet, energjinë, etj.

Taksa për inputet bujqësore aktualisht është në nivelin e taksave europiane në 10%. Shitjet direkte nuk funksionojnë dhe rrjetet tregtare e gjejnë më të lirë, për shkak të fragmentimit, standardeve dhe infrastrukturës, të importojnë sesa të sigurojnë produkte lokale për tregun vendas. Importet e ushqimeve kanë arritur në 1,5 miliardë euro me një deficit tregtar në rritje nga viti në vit dhe pse eksportet janë rritur në 550 milionë euro.

Eksportet shqiptare janë eksporte oportuniste në varësi të çmimit dhe hapësirave të përkohshme që krijohen në tregjet e huaja dhe e vetmja forcë që kanë është çmimi.

Kompensimi apo rimbursimi i prodhuesve në masën 10% të çmimit, është një masë e mirë, madje ajo mund të shkojë drejt mbikompensimit. Kompensimi i vendos ata në pozita të barabarta për sa i takon neutralitetit të TVSH-së, si te prodhuesit me TVSH.

Është detyrë, si dhe kërkesë nga BE që institucionet përgjegjëse si Ministria e Bujqësisë, ajo e Financave apo kushdo tjetër që ka kompetenca profesionale, të bëjë llogaritjet e duhura sa është vlera reale e TVSH së inputeve. Direktiva është që kompensimi nuk duhet ta kalojë atë vlerë.

Vende të ndryshme të BE-së kanë shkallë të ndryshme kompensimi, nga Spanja me rreth 12%, te Greqia me rreth 6%, dhe vlerësohen të jenë si një subvencion i fshehur. Në Spanjë, fermerët marrin më shumë para se sa kanë paguar taksë TVSH-je për inputet, në nënkompensim në Greqi, fermerët kanë paguar më shumë TVSH. Ka shumë vende që nuk e zbatojnë këtë skemë kompensimi për fermerët e vegjël jo me TVSH.

Spanja mbetet, sidoqoftë, një shembull i mirë për politikën dhe për fermerët, jo aq për shkallën e rimbursimit, por për faktin se fermerët e vegjël janë të organizuar në kooperativa, madje ka më shumë kooperativistë se fermerë sepse një fermer mund të bëjë pjesë në më shumë se një kooperativë.

Fermerët e vegjël përfitojnë kompensim të TVSH së inputeve nga kooperativa e tyre, e cila më tej funksionon si një biznes i madh me TVSH, duke i dhënë të gjitha avantazhet e biznesit.

Anëtarët fermerë prodhues e shesin së pari prodhimin me kërkesë pothuaj të garantuar, si dhe marrin dhe fitimin nga biznesi tregtar apo përpunues, po i tyre të cilat mund të jenë dhe më të mëdha se nga shitja e parë.

Duke u rikthyer te rasti i mësipërm kur një fermer do të shesë me faturë te një pikë për eksport apo për një rrjet tregtar me TVSH, do të marrë 100 lekë nga blerësi dhe 10 lekë nga shteti si kompensim.

Një kg domate e vitit 2025 e shitur p.sh. 100 lekë, teorikisht gjatë vitit 2026 do të bëhet 110 lekë për fermerin.

Si do të jetë në praktikë, mbetet për t’u parë, por duke ditur që forca negociuese është më e fortë e blerësit se sa prodhuesit, ky 10% ndoshta do të ndahet mes tyre, dhe më tej duke ditur se një pjesë e prodhimit nuk gjen treg, prodhuesit së paku do të shpresojnë se do të mund të arrijnë të shesin me kosto apo fitim minimal duke e zbritur atë kompensim nga çmimi. Kjo vlen më së shumti për eksportin dhe duket se do të ndikojë më pak në shtimin e shitjeve të prodhimit vendas në tregun shqiptar.

Rreziku më i madh duket një rritje e sforcuar e eksporteve duke sjellë përqendrim të prodhimit dhe investimeve për prodhime të caktuara që kanë kërkesë të kufizuar në tregun vendas, si për sasi dhe për çmim, por që kërkohen më shumë në tregun e jashtëm, duke sjellë një rritje të mëtejshme të importeve të ushqimeve.

E thënë më thjesht, pikërisht sepse asnjë vend i zhvilluar nuk prodhon kryesisht tranguj apo luleshtrydhe për eksport nëse nuk garanton që kur t’i shesë ato, nuk do të jetë në gjendje të blejë bukën.

Kompensimi duket se do të stimulojë edhe më shumë perimet, e disa fruta, si specat, trangujt, luleshtrydhet, rrushin e tavolinës së serrave, për eksport, ndërkohë do të rritet importi i ushqimeve të domosdoshme si drithërat, mishi, bulmeti.

Sovraniteti ushqimor nuk është që të prodhojmë çdo gjë me forcat tona, por duhet të jemi të përgatitur dhe të kemi bërë disa llogari, që nëse rrushi i serrave a luleshtrydhet kanë vlerë të shtuar, eksporti kundrejt grurit, disa pak para dhe toka duhen hequr mënjanë që të mund t’a blesh apo të prodhosh edhe bukën që do t’a shtrosh me reçelin e luleshtrydheve, kur ato të freskëta nuk gjejnë treg jashtë, dëmtohen nga moti, sëmundjet, apo kanë çmim minimal.

 

 

Institucione dhe shtylla

Kompensimi i TVSH së inputeve të përdorura për prodhim për fermerët e vegjël zgjidh një problem, por kërkon masa të tjera nxitëse që të rriten shitjet e prodhimeve shqiptare në tregun vendas ku TVSH e pakompensuar e inputeve të prodhuesve të vegjël ishte frenuese duke sjellë rritje çmimi e për pasojë ulje të konkurrencës.

Sidoqoftë kompensimi i TVSH për fermerët e vegjël ndërsa mjaft i rëndësishëm nuk është shtylla kryesore e prodhimit bujqësor dhe zhvillimit rural, të cilat mbeten subvencionet direkte, si dhe masat e zhvillimit rural që parashikon Politika e Përbashkët Bujqësore e BE (CAP). Shqipëria duhet të shkojë drejt pagesave të thjeshta për fermerët e vegjël, si e zbaton CAP për miliona fermerë të vegjël të Europës.

Zhvillimi rural kërkon institucione të përgjegjshme, demokraci, bashkëpunim lokal dhe pastaj para e fonde. Bllokimi nga BE i IPARD si instrument i zhvillimit rural tregoi se mungonin të parat dhe jo paratë.

Mungesa e përgjigjeve të qarta institucionale nga Ministria e Bujqësisë, etj., si dhe përgatitjet e munguara lidhur me skemën e kompensimit të TVSH për fermerët e vegjël kundrejt një pjese të politikës, bizneseve dhe mediave tregon se nuk jemi gati për skema që bien ndesh me interesa të ndryshme, kur ato bien ndesh me praktikat tashmë dhjetëra vjeçare të rishpërndarjes apo transfertave të fondeve publike për interesa zgjedhore apo drejt individë të caktuar.

Përfituesit e skemës janë të gjithë prodhuesit e vegjël që duhet të përfshihen në zinxhirin e shitjeve dhe aktualisht kemi mundësi ta bëjmë këtë pa pritur të na ndihmojë një aleat i madh vetëm për fermerët që të zgjidhë problemet e tyre, dhe të shpikim një rrugë tonën me TVSH 20% njëlloj hyrëse e dalëse për subjekte jo TVSH-je për të tjerët.

Për sa kohë do të vazhdojmë të flasim dy gjuhë të ndryshme për të njëjtën ekonomi, politika e cila thotë, “eksportojmë me sukses luleshtrydhe në 85 vende”, ndërsa qytetari thotë me aq para sa kam, e çmimet që janë “kërtollat janë edhe bukë, edhe gjellë”, patate të cilat fermerit po i kalben në arë.

The post Ti thua patate, unë them kërtolla appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

“Bujqësia, partneritet me qeverinë”/ Rama: Bashkitë të jenë te toka, aty ku prodhohet

By: Re Nato
15 December 2025 at 13:01

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit bujqësor, ku diskutoi mbi prioritetet dhe mbështetjen financiare të parashikuar në Buxhetin e vitit 2026.

Rama u shpreh se i duhet dhënë përparësi zhvillimit rural, teksa shtoi se do të ketë partneritet me qeverinë.

Kreu i qeverisë kritikoi bashkitë, duke u thënë se duhet të jenë afër fermerëve.

“BE vjen si një bekim për të gjithë ata që janë përgatitur, por edhe mallkim për ata që nuk janë gati. Kërkesa për standardet e sigurisë, cilësisë, shoqërohet me instrumenta kontrolli shumë të rreptë, që të nxjerrin nga tregu. 4 vjet janë të mjaftueshme për t’u bërë gati për atë ditë. Të hidhni hapa përpara. Do ju ftoja të gjithëve të jeni akoma më aktivë, për më shumë mbështetje financiare. Instrumentet janë. Është problemi te projektet, te mungesa e projekteve. Ju nuk keni as arsye të mendoni se duhet t’i bëni vetë. Prandaj është këtu rektori i UB, prandaj jemi edhe ne këtu, për t’ju dhënë asistencën e nevojshme. Bashkitë duhet të marrin përgjegjësinë sa i takon zhvillimit të fshatit. Kryetarët e bashkive, pas reformës, janë kujdestarë, qoftë të qytetit, qoftë të fshatit. Më e rëndësishmja te fshati janë ata që prodhojnë dhe ata që janë te toka. Bashkia duhet të jetë te toka, te ata që prodhojnë te toka. Kemi ikur nga faza e mbijetesës. Ajo bota ku duam të jemi pjesë, ka fluturuar. Duhet të jemi më shumë ambiciozë. Tani duhet të ndërtojmë partneritetet, aleancat, ku secili të bëjë pjesë e vetë. Paraja të mos mungojë për projektet, për investimet”, theksoi ai./abcnews.al

“Bashkia partner i sigurt i fshatit”/ Rama me fermerët: Buxheti do vazhdojë të rritet! Shqipëria do ketë Bankën e Zhvillimit

By: Rovena
15 December 2025 at 12:55

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit bujqësor, ku diskutoi mbi prioritetet dhe mbështetjen financiare të parashikuar në Buxhetin e vitit 2026.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se buxheti për bujqësinë është rritur dhe do të vijojë të rritet, por mbetet ende i pamjaftueshëm krahasuar me potencialin që ekziston për të financuar fermat, kërkimin shkencor dhe sipërmarrjet bujqësore.

Ai vuri në dukje rëndësinë e mundësive të reja që sjell afrimi me Bashkimin Europian, krijimi i Bankës së Zhvillimit dhe linjat e reja të kreditimit në fokus bujqësinë, si edhe rolin kyç të bashkive për t’u bërë partnerë të drejtpërdrejtë në mbështetje të fermerëve dhe zhvillimit të zonave rurale.

“Buxheti është rritur dhe do të vazhdojë të rritet, por buxheti është shumë pak në krahasim me shumë mundësi që ka për të rritur financimin për fermat tuaja, për të financuar kërkimin shkencor në sipërmarrjet tuaja. Vlerësojeni si një mundësi të shtuar që na jep kjo mundësi afrimi me Bashkimin Europian, mundësi financimi që na përgatit për konkurrencën e hapur me tregun kombëtar. Këtë vit finalizojmë edhe Bankën tonë të Zhvillimit.

Shqipëria do të ketë Bankën e Zhvillimit që është në favor të financimit dhe të mbështetjes suaj. Linja e re e kreditimit me në fokus bujqësinë e Bankës së Shqipërisë, është aty dhe ju pret ju. Nga an tjetër e kam thënë në mënyrë të përsëritur dhe dua ta nënvizoj që bashkitë dhe institucionet tona duhet që të ngrihen në lartësinë të nevojës suaj për mbështetje, për të mos qenë vetëm në këtë hap. Bashkitë e kanë mundësinë që të bëhen partner i sigurt i fshatit, fermerëve dhe fermës. I takon bashkisë që të vijë te ju”, tha kryeministri Rama./abcnews.al

Rama takim me fermerët: Buxheti 2026 dyfish i viti të kaluar. Synimi ynë, të rrisim eksportet

By: Rovena
15 December 2025 at 12:48

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit bujqësor, ku u diskutuan prioritetet e qeverisë dhe mbështetja financiare e parashikuar në Buxhetin e vitit 2026.

Rama theksoi rëndësinë e mandatit të ri qeverisës, sfidat që e shoqërojnë atë, si edhe arritjet në sektorin bujqësor, përfshirë rritjen e prodhimit në sera, zgjerimin e eksporteve dhe rritjen e buxhetit për bujqësinë, me fokus të veçantë te skemat mbështetëse dhe përgatitja për vitet në vijim.

“Takohemi në një moment, ku sapo kemi nisur një mandat të ri, i cili është një mandat i vështirë me peshë për qeverisjen e vendit. Po, këtë peshë na i keni bërë më të thjeshtë ju, për të kryer negociatat e anëtarësimit në BE, dhe t’i vendosim vulën përpjekjen për t’u anëtarësuar në BE.
Sot kemi 3-fishuar prodhimin e serave dhe kemi rritur ndjeshëm konkurrues mërinë në një sipërfaqes serash që ka arritur 240 hektarë. Në një mandat ku kemi nisur të rrisim në një mënyrë të pamenduar 3 vite më parë, të prodhimit të perimeve që ka shkuar në 1500 tonë. Eksportet ka arritur një vlerë të lartë në tremujorin e parë, ku kemi arritur që të kemi gjysmë miliard eksporte. Synimi ynë që të arrijmë një import dy eksport ku vjen punë tek bujqësia. Kemi një buxhet shumë më të lartë për bujqësinë.
Vetëm në skemën kombëtare shkojmë me një buxhet që është gati 2-fishi i vitit që po përfundon. Të gjithë pagesat do të mbyllen brenda këtij viti 100%. Ajo që na intereson është ajo se çfarë duhet të bëjmë në vitet në vijim. Sfidat që na presin janë shumë komplekse, dhe që varet nga faktorë që ndonjëherë nuk janë në dorën tonë. Ajo që vlen në bilancin e këtij viti, është dija e fituar gjatë gjithë këto vite nga vetë ju”, tha Rama.

Salla në Komitetin e Monitorimit të IPARD III: Instrument i modernizimit të bujqësisë

3 December 2025 at 15:55

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla kryesoi sot takimin e tretë të Komitetit të Monitorimit për Programin IPARD III, i zhvilluar në një moment të rëndësishëm për vendin, pas hapjes së grup-kapitullit të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga ministritë e linjës, strukturat zbatuese të IPARD-it, Komisioni Evropian, Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe partnerë ndërkombëtarë, të cilët diskutuan progresin e programit dhe përgatitjet për masat e reja që pritet të zbatohen.

Salla nënvizoi rëndësinë e kësaj platforme monitorimi për analizimin e progresit dhe identifikimin e sfidave, si dhe për forcimin e mekanizmave të menaxhimit dhe kontrollit.

Ministri gjithashtu nënvizoi përgatitjen për masat e reja të mbështetjes që do të ofrohen në kuadër të Programit, duke vlerësuar mbështetjen e TAIEX, Delegacionit të BE-së dhe FAO-s, të cilët kanë kontribuar me ekspertizë dhe trajnime për rritjen e kapaciteteve të strukturave të IPARD, veçanërisht në lidhje me masën LEADER.

Ministri u ndal dhe te paketa kombëtare e mbështetjes për sektorin bujqësor, përfshirë Skemën Kombëtare të Investimeve, kreditë e buta me garanci sovrane dhe mekanizmin e ri fiskal të kompensimit të TVSH-së, të cilat synojnë rritjen e investimeve dhe përmirësimin e likuiditetit të fermerëve.

Duke folur për programin IPARD, Salla theksoi se ai mbetet një instrument i domosdoshëm për modernizimin e bujqësisë, rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimit vendas, përmirësimin e infrastrukturës rurale dhe forcimin e ekonomisë në zonat rurale elementë të rëndësishëm për përgatitjen e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Programi IPARD III synon zgjerimin e mbështetjes për fermerët dhe agropërpunuesit, duke krijuar kushte më të favorshme për investime të qëndrueshme dhe rritje ekonomike në sektorin rural”, tha ministri Salla.

/e.xh/j.p/a.f/r.e/

The post Salla në Komitetin e Monitorimit të IPARD III: Instrument i modernizimit të bujqësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Peshkimi dhe bujqësia, në fokus të takimit teknik negociator Shqipëri–BE

22 November 2025 at 14:31

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Në Bruksel u zhvillua takimi i 17-të i Nënkomitetit Bashkimi Evropian–Shqipëri për “Bujqësinë dhe Peshkimin”, një prej forumeve më të rëndësishme të dialogut teknik dhe institucional në procesin e anëtarësimit.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, u përfaqësua nga zëvendësministrat Fatmir Guri dhe Arian Jaupllari, të shoqëruar nga ekipet teknike të MBZHR dhe institucioneve vartëse, ku dhe zhvilluan diskutime të detajuara me Komisionin Evropian mbi progresin dhe sfidat në tre kapitujt e negociatave KapitulI 11, “Bujqësia dhe Zhvillimi Rural”, KapitulI 12 “Siguria Ushqimore, Veterineria dhe Fitosanitaria”, dhe KapitulI 13 “Peshkimi”.

Takimi vjen menjëherë pas hapjes historike të të gjithë grupkapitujve të negociatave në Konferencën Ndërqeveritare të 17 nëntorit, çka e vendos Shqipërinë në një fazë të re të procesit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë sesionit, pala shqiptare paraqiti ecurinë e harmonizimit të legjislacionit me acquis communautaire, avancimin e reformave institucionale, forcimin e sistemeve të kontrollit cilësor, si dhe zbatimin e programeve të zhvillimit rural dhe menaxhimit të qëndrueshëm të peshkimit.

MBZHR bën të ditur se, ky takim shënon një moment kyç për Shqipërinë, pasi puna teknike dhe institucionale lidh drejtpërdrejt vendin me përgatitjen për zbatimin e politikave të përbashkëta të BE-së në bujqësi, siguri ushqimore dhe peshkim një hap i rëndësishëm drejt gatishmërisë për anëtarësim.

Pala shqiptare riafirmoi angazhimin e saj për të përshpejtuar procesin e përafrimit dhe për të sjellë standardet europiane më afër prodhuesve, konsumatorëve dhe komuniteteve rurale në të gjithë vendin.

The post Peshkimi dhe bujqësia, në fokus të takimit teknik negociator Shqipëri–BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Emergjencat nga moti i keq/ Ministri i Bujqësisë: Kemi vënë në gatishmëri të gjitha strukturat

By: xhir jeta
17 November 2025 at 11:31

Në takimin me zv/kryeministren Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministri i Bujqisë Andis Salla tha se janë marrë të gjitha masat e nevojshme, për të përballuar cdo situatë që mund të krijohet për shkak të motit të keq që pritet të godasë vendin.

“Në bashkëpunim me ministrinë e mbrojtjes jemi në diskutim për të gjitha masat, e ndërmarra.

Kemi vënë në gatishmëri të gjitha strukturat, për të qenë prezent në të gjithë territorin.

Kemi ndërmarrë masat për garantimin e funksionimit të rrjetit të kullimit, janë ngritur stafet e emergjencave.

Janë në dispozicion 8 ekskavatorë në zonën e Shkodrës e Lezhës, 16 janë në Fier, për ndërhyrjet e nevojshme, jemi në bashkëpunim me emergjencat civile.” -tha ai.

 

 

Skandali i vjedhjes/ Shqipëria pa IPARD prej 2 vitesh, bujqësia në pritje të fondeve

By: Brisi
15 November 2025 at 13:03

Prej më shumë se dy vitesh, Shqipëria ndodhet pa mbështetjen financiare të fondeve IPARD, programi më i rëndësishëm që Bashkimi Europian që ofron për zhvillimin rural në vendet kandidate. Në gusht të vitit 2023, Komisioni Europian ndërpreu financimet për shkak të keqpërdorimeve dhe parregullsive të konstatuara nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), pas hetimeve që […]

The post Skandali i vjedhjes/ Shqipëria pa IPARD prej 2 vitesh, bujqësia në pritje të fondeve appeared first on BoldNews.al.

Salla: Digjitalizim verifikimit të produkteve për rritjen e eksporteve

11 November 2025 at 16:49

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/  Shqipëria po ndërmerr hapa konkretë për të forcuar konkurrueshmërinë e sektorit agro-ushqimor dhe për ta përgatitur atë drejt tregjeve evropiane dhe globale.

Në Tiranë u zhvillua sot Forumi i 3-të Kombëtar për Cilësinë dhe Standardet, organizuar nga UNIDO në bashkëpunim me Këshillin Shqiptar të Agrobiznesit (KASH), ku u theksua rëndësia e cilësisë dhe gjurmueshmërisë si çelës për suksesin në eksport dhe integrimin në Bashkimin Evropian.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi se Shqipëria po kalon nga politikat në veprim, duke punuar për digjitalizimin e verifikimit të produkteve shqiptare. “Gjurmimi është pasaporta digjitale e fermerit shqiptar drejt konsumatorit europian”, u shpreh ai, duke nënvizuar se transparenca dhe origjina e produkteve janë garanci për hyrjen në tregun unik të BE-së.

Në emër të Zvicrës, partnerit kryesor të këtij procesi, ambasadorja Ruth Huber theksoi se cilësia nuk është thjesht kërkesë teknike, por themel i besimit mes prodhuesve shqiptarë dhe konsumatorëve evropianë. Ajo shtoi se Zvicra do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në përafrimin e standardeve me legjislacionin e BE-së.

Në këtë kuadër, Universiteti Bujqësor i Tiranës po finalizon një program të ri master shkencor për standardet dhe sistemet e cilësisë, në bashkëpunim me UNIDO. Rektori i UBT-së, Fatbardh Sallaku e përshkroi këtë nismë si një hap strategjik për përgatitjen e specialistëve që do të udhëheqin transformimin e sektorit bujqësor.

Kryetari i KASH-it, Agim Rrapaj, theksoi nevojën për bashkëpunim mes sektorit publik dhe privat për të garantuar cilësinë dhe sigurinë ushqimore, me objektivin që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030.

Forumi, i zhvilluar paralelisht me Kongresin e 5-të të KASH-it, mblodhi përfaqësues të institucioneve, biznesit dhe partnerëve ndërkombëtarë, të cilët ndanë përvojat dhe prioritetet për ngritjen e një infrastrukture të fortë cilësie që do të lehtësojë eksportet dhe integrimin ekonomik të vendit në Evropë. e.xh/j.p/

The post Salla: Digjitalizim verifikimit të produkteve për rritjen e eksporteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria rikthen kompensimin e TVSH-së në bujqësi nga viti 2026

By: redi
29 October 2025 at 18:29

Në paketën fiskale për vitin 2026 do të jetë edhe rishikimi i ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, me fokus korrigjimi i skemës së rimbursimit në bujqësi. Ministria e Financave ka parashikuar që fermeri të kompensohet me një normë prej 10% për tatimin mbi vlerën e shtuar, nga 0% që është aktualisht kjo normë tatimore. Kompensimi prej 10% sipas Ministrisë së Financave do të jepet direkt në…

Source

Abuzimet tek “Bujqësia”/ Zbardhen shkeljet e zyrtarëve të Ministrisë, mln lekë motorë e veshje për veterinerët

20 October 2025 at 20:05

Abuzimi në dosjen që ka çuar 20 zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë në gjyq për shpërdorim detyre shkon përtej blerjes së preparateve veterinare për shfarosjen e karkalecit, dhe të miut e arave. Në periudhën 2016-2017  ministria e bujqësisë me anë të procedurës së tenderimit ka blerë 70 motoçikleta, tender i cili ka qenë pjesë e […]

The post Abuzimet tek “Bujqësia”/ Zbardhen shkeljet e zyrtarëve të Ministrisë, mln lekë motorë e veshje për veterinerët appeared first on BoldNews.al.

Bujqësia kërkon subvencione/ Skandali me fondet IPARD pakësoi financimet, ekspertët: Të paguhet nga buxheti

18 October 2025 at 15:29

Fondet e IPARD u ndalën në korrik 2023 pasi OLAF, zyra kundër korrupsionit pranë Komisionit Europian, gjeti shkelje me fondet e shpërndara. Nga raporti i monitorimit të buxhetit të AZHBR-së shihen në fakt “humbjet” që Shqipëria ka regjistruar nga pezullimi i programit IPARD II. Kështu, në vitin 2023 ishin planifikuar që të shpërndaheshin për fermerët […]

The post Bujqësia kërkon subvencione/ Skandali me fondet IPARD pakësoi financimet, ekspertët: Të paguhet nga buxheti appeared first on BoldNews.al.

OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete

18 October 2025 at 08:19

Flet Salla Saastamoinen, drejtoreshë në detyrë e OLAF (Zyra Evropiane kundër Mashtrimit): OLAF gjeti shkelje në përdorimin e fondeve IPARD, Komisioni kërkon masa konkrete nga Shqipëria. Gati dy vjet pas publikimit të raportit hetimor mbi keqpërdorimin e mundshëm të fondeve IPARD të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ka konfirmuar se hetimet […]

The post OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete appeared first on BoldNews.al.

OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete

By: Mira Leka
17 October 2025 at 22:12

Flet Salla Saastamoinen, drejtoreshë në detyrë e OLAF (Zyra Evropiane kundër Mashtrimit): OLAF gjeti shkelje në përdorimin e fondeve IPARD, Komisioni kërkon masa konkrete nga Shqipëria

 

Deada Hyka

Gati dy vjet pas publikimit të raportit hetimor mbi keqpërdorimin e mundshëm të fondeve IPARD të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ka konfirmuar se hetimet kanë zbuluar parregullsi në zbatimin e programit.

Në një intervistë për “Monitor”, drejtoresha në detyrë e OLAF-it, Salla Saastamoinen, flet për gjetjet e hetimit, bashkëpunimin me autoritetet shqiptare dhe masat që janë ndërmarrë nga Komisioni Evropian, përfshirë ngrirjen e përkohshme të fondeve në pritje të reformave dhe veprimeve konkrete nga pala shqiptare.

Ajo ndalet gjithashtu te prioritetet e reja të OLAF-it në kontekstin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, rëndësinë e forcimit të institucioneve kundër korrupsionit, rrezikun nga kontrabanda dhe produktet e falsifikuara, si dhe rolin që teknologjitë e reja, përfshirë Inteligjencën Artificiale, mund të kenë në parandalimin e mashtrimeve.

Në fund, Saastamoinen thekson nevojën për rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi rolin e OLAF-it dhe nxit qytetarët shqiptarë të raportojnë çdo rast të dyshuar për abuzim me fondet e BE-së.

 

Kanë kaluar gati dy vjet që nga raporti në lidhje me keqpërdorimin e mundshëm të fondeve IPARD të alokuara për AZHBR-në. Do të donim të dinim se cili është dëmi financiar i vlerësuar?

Sa i takon Zyrës Evropiane kundër Mashtrimit, mendoj se është e rëndësishme të sqarojmë rolin tonë. Kjo shpjegon gjithashtu këto gjetje dhe mënyrën se si ato përdoren në këtë rast hetimi. Ne, si Zyra Evropiane kundër Mashtrimit, ndjekim paratë e Unionit.

Ne ndjekim fondet e Unionit dhe mund t’i ndjekim ato edhe jashtë Unionit, në vendet kandidate. Pra, kishim mandat për të identifikuar nëse kishte ndonjë shkelje me financimet e Unionit në Shqipëri në lidhje me fondet IPARD. Ne hetuam dhe gjetëm prova se kishte. Pastaj e ndjekim dhe mbi këtë bazë mund të japim rekomandime financiare dhe mund të japim gjetje gjyqësore.

Ne nuk marrim masa ndjekëse. Janë ata që mund të marrin vendime për anën financiare. Ne i dhamë rekomandimet tona Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian që është përgjegjëse për bujqësinë.

Dhe gjetjet tona ishin se mund të kishte një kriter mospranimi të mundshëm për financimin rreth 33 milionë euro.

Dhe meqenëse duhet ta bëjmë këtë, ekziston një interes i Komisionit Evropian për të mbrojtur fondet, kjo do të thotë që Komisioni dhe konkretisht Drejtoria e Përgjithshme e Bujqësisë morën vendimin për masa paraprake për të ngrirë fondet derisa Shqipëria të ndërmarrë masa të mjaftueshme dhe të nevojshme.

Dhe shuma totale ishte 112 milionë euro. Siç thashë, pjesa e ndjekjes gjyqësore është në dorë të gjyqësorit shqiptar.

 

 

Çfarë sfidash ka identifikuar OLAF-i deri tani në bashkëpunim me autoritetet shqiptare?

Është e kuptueshme që kur fillon bashkëpunimin për këto çështje praktike, në hetimin real, në rastet e para mund të mos jetë e qartë, për shembull, cili është roli, cili është mandati i saktë, cilat janë të drejtat e hetuesve të OLAF-it dhe atyre që marrin pjesë, cilat janë burimet e mundshme, cilët janë ndoshta personat e interesuar dhe pastaj autoritetet shqiptare që mbështesin hetimin. Pra, në fillim, duhet ta sqarojmë këtë.

Duhet të sqarojmë të drejtat tona për të kryer intervistat, për të bërë kontrollet në vend. Dhe kjo bëhet, siç thashë, kur paratë e Bashkimit Evropian dalin jashtë, OLAF-i mund të dalë jashtë dhe ne mund të marrim masa praktike.

Mund të shkojmë në mjediset e një personi të interesuar, mund të marrim prova shkencore nga laptopët ose telefonat. Kjo u sqarua dhe ne patëm bashkëpunimin dhe mbështetjen nga shërbimet shqiptare të koordinimit kundër mashtrimit.

Pra, janë ata që mbështesin hetimin e monitorimit. Dhe ne patëm bashkëpunim edhe nga organi që menaxhonte fondet e Unionit, Agjencia Shqiptare për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural. Kështu që patëm bashkëpunim nga të dy organet.

 

Hetimi

Kur paratë e Bashkimit Evropian dalin jashtë, OLAF-i mund të dalë jashtë dhe ne mund të marrim masa praktike. Mund të shkojmë në mjediset e një personi të interesuar, mund të marrim prova shkencore nga laptopët ose telefonat. Kjo u sqarua dhe ne patëm bashkëpunimin dhe mbështetjen nga shërbimet shqiptare të koordinimit kundër mashtrimit.

 

Si është ky bashkëpunim tani? A mund të përmirësohet diçka?

Mendoj se këtu duhet të shqyrtojmë dy elemente. Kishte një element në vetë hetimin. Pra, pasi bëjmë raportin përfundimtar dhe japim rekomandimet, atëherë roli ynë si zyrë kundër mashtrimit është që të monitorojmë nëse bëhet ndjekja.

Nga ana tjetër, vendimi për atë që ndodh, për shembull, në lidhje me ngrirjen e fondeve, është i atyre që marrin vendime për menaxhimin e fondeve, në këtë rast nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit tonë për Bujqësinë. Dhe për këto dy elemente ka bashkëpunim, në kuptimin që ne kemi marrë informacion mbi hapat e ndërmarrë. Ne nuk i vlerësojmë ato. Është pjesë e sistemit tonë të monitorimit.

Kolegët tanë në Drejtorinë e Përgjithshme të Bujqësisë po bëjnë negociata dypalëshe mbi masat e nevojshme. Dhe ata do të vlerësojnë se si po përparojnë dhe nëse janë të mjaftueshme për të marrë vendime të tjera. Pra, në këtë kuptim, bashkëpunimi ekziston. Autoritetet shqiptare po marrin masa dhe negociatat vazhdojnë.

Nuk mund të jap hollësi. Ajo që mund të them është se së fundmi u takova me ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, i cili shpjegoi se çfarë lloj masash të reja dhe më të fundit janë marrë. Për shembull, që Shqipëria ka miratuar majin e kaluar Strategjinë Kombëtare kundër Mashtrimit.

Dhe kjo është shumë e rëndësishme. Dhe pastaj, për shembull, në lidhje me bashkëpunimin nga ana jonë, ne si Zyra kundër Mashtrimit, bashkëpunuam me autoritetet shqiptare gjatë përgatitjes së asaj strategjie kombëtare kundër mashtrimit. Ne dhamë komente, për shembull, në lidhje me rëndësinë e vlerësimeve të riskut, që strategjia të vendoset aty ku ka rreziqe, që duhet të ketë kanale për raportim.

Dhe tani shohim se në versionin përfundimtar këto u morën parasysh. Pra, mendoj se ky lloj fluksi informacioni në bashkëpunim funksionoi.

Natyrisht, një strategji mund të mbetet vetëm letër. Vlera e strategjisë është te zbatimi i saj. Dhe kjo do të thotë që ne presim që autoritetet të veprojnë mbi këtë bazë duke punuar për masa konkrete. Këto hapa po vlerësohen gjithashtu nga kolegët në Drejtorinë e Përgjithshme të Bujqësisë.

 

Siç e përmendët më parë edhe ju, OLAF ka një mandat të gjerë për të hetuar mashtrimet që ndikojnë në buxhetin e BE-së. Cilat janë prioritetet konkrete për Shqipërinë në këtë fazë?

Këtu, do të kthehesha edhe një herë te roli i OLAF-it. Pra, ne kemi rolin tonë si një zyrë hetimore e pavarur. Por jemi gjithashtu pjesë e procesit të pranimit dhe zgjerimit të Shqipërisë.

Dhe mendoj se aktualisht, në këtë fazë, progresi me negociatat e anëtarësimit është gjithashtu i rëndësishëm dhe përparësi. OLAF-i është i përfshirë në të ashtuquajturat negociata themelore, të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian.

Një pjesë është legjislacioni, një pjesë janë çështjet institucionale dhe një pjesë është bashkëpunimi konkret me OLAF-in.

Dhe e përmend këtë si përparësi sepse e di që qeveria shqiptare i ka kushtuar vëmendje dhe Komisioni i Presidentes von der Leyen, i cili nisi në fund të vitit të kaluar, e ka përmendur posaçërisht zgjerimin si përparësi të komisionit.

Pikërisht tani në shtator, Presidentja von der Leyen, në fjalimin e saj për gjendjen e Unionit, tha se duhet të bëjmë ribashkimin evropian.

Pra, kjo është arsyeja pse e konsideroj se edhe nga perspektiva e Zyrës sonë kundër mashtrimit, është e rëndësishme t’i kemi këto elemente të legjislacionit.

Mësova se do të ketë një Kod Penal të ri. Është e rëndësishme pasi merret me anën kriminale të mashtrimit dhe korrupsionit. Kjo duhet të jetë baza dhe pastaj të zbatohet.

Nga ana institucionale, për shembull, kemi shërbimin shqiptar të koordinimit kundër mashtrimit që është krijuar.

Përparësia jonë e radhës do të jetë ndërtimi i rrjetit funksional me të gjitha autoritetet që menaxhojnë paratë dhe të cilat do të merren më pas me parregullsitë e mundshme. Pra, ky është prioriteti për shqiptarët që ne e mbështesim.

Dhe kërkesa e tretë në anëtarësim, është që autoritetet shqiptare të bashkëpunojnë me ne, me Zyrën kundër Mashtrimit, në hetime dhe duke na raportuar për çdo shkelje që mund të ndodhë. Mandati ynë shtrihet nga shkeljet deri te buxheti, por edhe, për shembull, te mbledhja e të ardhurave.

Pra, ne punojmë me doganat këtu në Shqipëri. Për shembull mund të mbrojmë edhe mjedisin, për shembull, për të parandaluar dërgesat e mbeturinave të rrezikshme që janë kundër ligjit. Ose të mbrojmë, për shembull, nga produktet e falsifikuara.

E përmenda këtë shkurtimisht, që kemi mandat të gjerë. Në këto lloj hetimesh, meqenëse kemi shumë fonde të reja, duke përfshirë Agjendën e Reformave dhe Rritjes, mendoj se ngritja e hetimeve të para për çdo shkelje të mundshme është e rëndësishme për ne.

Dhe për sa i përket raportimit si të tillë, do të thoshim se presim edhe më shumë vëmendje për raportimin e parregullsive tek OLAF-i.

 

OLAF:

Strategjia kundër mashtrimit në Shqipëri është një hap i rëndësishëm, por duhet të zbatohet në praktikë

 

Nga autoritetet?

Nga autoritetet. Sepse Shqipëria ka ndërtuar, ka ngritur tashmë këto njësi auditimi dhe kontrolli ku kryhen auditime. Nëse gjeni diçka gjatë auditimit, ne presim që parregullsitë, shkeljet të raportohen.

 

 

A mendoni se Shqipëria është vërtet e përgatitur të menaxhojë fonde më të mëdha pasi, le të supozojmë, të pranohet në Eurozonë?

Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme. Natyrisht, duhet të menaxhoni mirë fondet ekzistuese. Ky është një proces, dhe është një situatë paksa e ngjashme për shtetet anëtare.

Ne po theksojmë në përgjithësi se shtetet anëtare duhet të ndërtojnë një sistem të sigurt dhe efektiv që të marrin përgjegjësinë e mbrojtjes së interesit financiar.

Dhe arsyeja pse e them këtë është se kur shkojmë te mënyrat e financimit që përdorin financimin e bazuar në performancë në RRF të BE-së dhe propozimin e Komisionit për kornizën e ardhshme shumëvjeçare për financim, së pari, kjo është shumë më e madhe.

Gjithashtu, BE thuajse dyfishon buxhetin, dhe ka më shumë nga elementi i financimit të bazuar në performancë. Autoritetet e shteteve anëtare qëndrojnë në ballë.

Edhe autoritetet shqiptare duhet të qëndrojnë në ballë të gjetjes së rasteve të mundshme të mashtrimit dhe korrupsionit dhe çdo shkeljeje tjetër.

Ajo që e konsideroj të rëndësishme është që në Shqipëri tashmë keni krijuar Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatat e Posaçme kundër Korrupsionit.

Është e rëndësishme që këto të jenë të forta, dhe shoh që ato po fillojnë të funksionojnë. Pra, ky është elementi i vetëm që do të fliste për mundësinë e trajtimit për financimet e mëtejshme. Shoh se janë bërë hapa për të krijuar sisteme auditimi, kontrolli dhe menaxhimi për fondet.

Mendoj se ato duhet të funksionojnë në praktikë, të kenë burime. Kjo do të thotë që të kenë njerëzit, kapacitetin dhe ndërtimi i kapaciteteve gjatë gjithë procesit është i nevojshëm. Dua të them, anëtarësimi nuk do të bëhet nesër.

Pra, Shqipëria ka kohë, por nëse e përdor mirë, nëse merr masa konkrete, ndërton kapacitetin, i kushton vëmendje kësaj, mendoj se Shqipëria do të jetë gati pas procesit.

 

Në disa vende, teknologjitë gjurmuese si blockchain ose Inteligjenca Artificiale janë përdorur për të monitoruar përdorimin e fondeve. A mendoni se Shqipëria mund të përfitojë nga një inovacion i tillë për të parandaluar mashtrimet? Ndoshta e dini, por ne tashmë kemi një ministër të Inteligjencës Artificiale.

Kam dëgjuar për ministren e Inteligjencës Artificiale. Nuk e kam takuar. Si e quani ju?

 

Drejtoresha e OLAF-it:

Mashtruesit përdorin Inteligjencë Artificiale, duhet ta përdorim edhe ne për t’i ndalur

 

Diella.

Pra, është Diella. Po, kjo është diçka me të vërtetë interesante. Po, mashtruesit, ata që bëjnë diçka të gabuar me buxhetin e Unionit, përdorin teknologji më moderne, përfshirë edhe Inteligjencën Artificiale. Kjo do të thotë se ne që po luftojmë kundër tyre, që kërkojmë t’i luftojmë, duhet t’i përdorim edhe këto teknologji.

Do ta fusja përdorimin e Inteligjencës Artificiale, për shembull, në punën e Zyrës kundër Mashtrimit, dhe kjo vjen nga dy drejtime.

Njëra është se si mund ta përdorim këtë në vetë hetimet.

Dhe një shembull nga të ardhurat, është se ne po kontrollojmë nëse buxheti i Unionit merr një pjesë të të ardhurave doganore. Aty marrim një pjesë të burimeve tona në buxhetin e Unionit.

Pra, kemi ndjekur dhe monitoruar të ardhurat doganore në fusha të caktuara, për shembull tekstilet, në mënyrë që mallrat të mos nënvlerësohen kur sillen këtu, kemi zhvilluar modelim shumë të përpunuar, i cili është i ngjashëm me Inteligjencën Artificiale, e cila në fakt mund të monitorojë të gjitha importet dhe më pas mund të gjejë një model kur diçka do të ishte vërtet e nënvlerësuar, dhe kjo do të na tregonte se Unioni po humbet të gjitha paratë.

Modelimi dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale për të dhënat e mëdha mund të jetë një mjet. Por unë nuk e nënvlerësoj gjithashtu rritjen e efikasitetit në punën tonë administrative. Ne po administrojmë të gjithë procedurën për hetimet.

Pra, në OLAF po zhvillojmë edhe IA-në, jo vetëm në Komisionin Evropian, por kemi zhvilluar diçka që është një lloj CHAPT -EC, ku mund ta përdorim IA-në në një mjedis të sigurt, për shembull, për të raporte administrative, për të bërë përmbledhje.

Ne e përdorim atë në përkthime, për të pasur përkthime si dorë e parë, dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse kursen burimet tona administrative, kështu që mund të përqendrohemi aty ku nevojitet, ku nevojitet njeriu në fund.

Pra, ky është përdorimi. Dhe meqë ra fjala, ju përmendët se keni një ministër të IA-së. Së fundmi diskutova me drejtoreshën e SASPAC-ut, Eridana Çano, e cila, për shembull, tha se po përdorin përkthimin e bazuar tek Inteligjenca Artificiale, sepse shqipja aktualisht nuk është gjuhë zyrtare e BE-së, dhe ne duhet të dërgojmë shumë dokumente, dhe saktësia e vlerësuar është 96%.

Kështu që kjo kursen shumë përpjekje administrative, nëse mund ta bëjmë. Unë vetë vij nga zona gjuhësore e finlandishtes, jo shumë njerëz flasin finlandisht, kështu që në këtë lloj elementi Inteligjenca Artificiale është gjithashtu e rëndësishme.

 

Më parë përmendët luftën kundër produkteve të falsifikuara, të cilat dëmtojnë si bizneset ashtu edhe klientët këtu në Shqipëri. A është Shqipëria e përfshirë në mekanizmin e bashkëpunimit me OLAF-in për trajtimin e kësaj çështjeje?

Në rastin tonë, kjo lidhet me importin dhe eksportin e mallrave në zonën doganore të Unionit. Puna e OLAF-it në këtë fushë është koordinimi i doganave të shteteve anëtare dhe të vendeve të treta.

Në fakt, midis OLAF-it dhe Shqipërisë, që nga Marrëveshja e Asociimit të vitit 2009, mund të bashkëpunojmë me autoritetet doganore, pra është pjesë e marrëveshjes së asociimit. Ne e kemi bërë këtë bashkëpunim, doganat shqiptare janë pjesë e veprimeve tona të koordinimit.

Sigurisht, kjo mund të ketë lidhje me produktet e falsifikuara, me shampo, kozmetikë, produkte mjekësore. Ne mund të ndjekim kontejnerët individualë ku shkojnë dhe mund t’i informojmë autoritetet kombëtare që të bëjnë një vlerësim.

E njëjta gjë vlen edhe për mbetjet e rrezikshme. Dhe shembulli ynë i fundit me autoritetet shqiptare është se ndoqëm import/eksportet, dërgesat e mbetjeve të rrezikshme, dhe ishim në gjendje t’i informonim dhe të bashkëpunonim me autoritetet shqiptare, të cilat i ndalën ato.

Në këtë mënyrë, ne po kursejmë dhe mbrojmë shëndetin e evropianëve, shëndetin e shqiptarëve. Pra, punojmë në këtë mënyrë, dhe pastaj ndjekim rastin.

Përsëri, nëse ka diçka kriminale, varet nga autoritetet kombëtare që të marrin masa. Por roli ynë është që të mund të shohim situatën ndërkufitare të transportit të mallrave.

Doganat e shteteve anëtare dhe doganat shqiptare mund të shohin të tyren, ndërsa ne shohim situatën evropiane. Në këtë mënyrë, ne mund të sjellim vlerë të shtuar, duke sjellë informacion dhe duke u dhënë informacionin e duhur në kohë autoriteteve për të vendosur se kur të marrin masat.

 

Shqipëria është një korridor i rëndësishëm tregtar midis Bashkimit Evropian dhe rajonit. A ka ndonjë mundësi rreziku që mund ta aplikojmë në bashkëpunim për sa u përket mallrave të paligjshme dhe si po monitorohet ky rrezik?

Po, ekziston një rrezik. Shqipëria është pjesë e Ballkanit Perëndimor.

Konfigurimi juaj gjeografik është një fakt. Është këtu midis Evropës dhe pastaj nga Azia, dhe vjen në rrugë tokësore, dhe gjithashtu në rrugë detare të afërta. Pra, po, ekziston një rrezik. Dhe problemet tipike të kontrabandës së mallrave të paligjshme janë, për shembull, me duhanin.

Kjo është diçka me të cilën ne punojmë edhe në Zyrën kundër Mashtrimit. Ne punojmë me autoritetet doganore për të ndaluar kontrabandën.

Ne jemi në gjendje, përsëri, kur shqyrtojmë portet detare, vijën bregdetare, të ndjekim trajtimin dhe transportin e kontejnerëve, kur kemi një dyshim se ato përmbajnë duhan.

Në ditët e sotme, duhani, natyrisht është edhe më i gjerë. Janë të gjitha llojet e produkteve të reja të duhanit që fillojmë të gjejmë.

Pra, ne fillojmë të gjejmë këtë lloj mallrash. Kjo është një fushë ku Shqipëria ka një rrezik, ka një rrezik të madh, dhe duhet të bëjë përpjekje për ta ndaluar atë.

 

 

OLAF-i gjithashtu ka rritur fokusin e vet në mbrojtjen e fondeve të gjelbra dhe atyre që lidhen me tranzicionin klimatik. Cilat rreziqe duhet të shmangen në Shqipëri, ndërsa përgatitet për projektet në këtë fushë?

Një element i parë që përmenda është se, po, ka disa burime të veta për buxhetin e Unionit që lidhen me fondet e gjelbra. Për shembull, skemat e emetimeve tregtare, një pjesë e tyre vjen në buxhetin e Unionit si të ardhura.

Pastaj një burim i ri është edhe përdorimi i mbetjeve plastike. Nëse do të kishte shkelje në lidhje me këto të ardhura, kjo do të ishte diçka që OLAF-i mund të hetonte.

Nuk kemi pasur ende shumë raste për këtë çështje, por e mbajmë parasysh këtë në lidhje me të ardhurat.

Kur flitet për fondet e gjelbra, ka shumë edhe në anën e shpenzimeve, sepse fondet e Unionit për të mbështetur tranzicionin e gjelbër në energjitë e rinovueshme dhe gjithashtu në produktet e pastra dhe metodat e pastra të prodhimit janë rritur vitet e fundit.

Konkretisht, në mandatin e mëparshëm të Komisionit, shumë fonde shkuan atje. Pra, po, ka edhe rreziqe, sepse këto fonde duhet të përdoren gjithashtu në përputhje të plotë me rregullat e Unionit. Kur përfshihen shuma të mëdha parash, ka më shumë interesa.

Është një lloj tundimi për mashtruesit që të përpiqen ta përdorin në mënyrën e gabuar. Prandaj duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë manipulim i procedurave të prokurimit.

Mund të nënkuptojë kosto të rreme ose të fryra, pra ngrini kostot, ose përdorimin e ndërmjetësve që nuk supozohet të jenë aty, të cilët nuk sjellin vlerë të vërtetë. Është një lloj bashkëpunimi. Dhe ne i kemi parë të gjithë këto lloje elementesh edhe me fondet e gjelbra.

Prandaj, ajo që duhet të bëjë Shqipëria është të sigurojë që rregullat e përzgjedhjes së projekteve të jenë transparente, të ketë mbikëqyrje në tërësi dhe kontrolli të mundësojë verifikimin e rezultateve.

Këto janë thelbësore. Ne themi se ky është një tranzicion i gjelbër, një tranzicion i pastër, por duhet të jetë edhe i pastër financiarisht. Pra, duhet të jetë një tranzicion i pastër financiarisht, kjo është ajo që dua të them.

 

Shqipëria është në një moment kyç:

Mënyra si trajton fondet IPARD do të ndikojë në besueshmërinë e saj si vend kandidat

 

A mendoni se qytetarët shqiptarë, si qytetarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian, janë të vetëdijshëm për rolin e OLAF-it dhe mundësinë për të raportuar abuzimet?

Supozimi im i përgjithshëm do të ishte se ata nuk janë shumë të vetëdijshëm.

 

A ka plane për fushata për rritjen e ndërgjegjësimit?

Ata mund të mos e dinë që ekziston ky organ evropian kundër mashtrimit me qëllim mbrojtjen e tyre, mbrojtjen e parave të taksapagueseve, që ne kemi mundësinë të veprojmë këtu dhe kemi mandatin për të kryer detyrën në Shqipëri dhe kjo duhet të rritet.

Lidhur me informacionin ose fushatat informative, ne po punojmë me autoritetet shqiptare.

Këto ditë kemi një seminar me shërbimet e koordinimit kundër mashtrimit, çdo vend ka një shërbim koordinimi kundër mashtrimit dhe pastaj pjesa tjetër është se si i promovojmë rastet.

Ne punojmë me autoritetet shqiptare që menaxhojnë paratë.

Së fundmi pata një takim me Drejtoreshën e SASPAC-ut dhe ajo shpjegoi se ka plane për të krijuar një faqe interneti, një platformë, në mënyrë që të jetë e lehtë të dish se si të raportosh parregullsitë dhe kjo është diçka që mund të bëhet në nivel kombëtar dhe që mund të kombinohet me informimin tonë.

Ne, OLAF-i, tashmë kemi sistemin e njoftimit, është një faqe interneti, është mjaft e thjeshtë, kushdo mund të dërgojë dyshimet e veta mbi keqpërdorimin e fondeve të Unionit.

Uebsajti ynë funksionon në gjuhët e Unionit, por unë e di që shqiptarët janë shumë të mirë me gjuhët, kështu që ndoshta kjo është diçka që ndihmon.

Kushdo mund ta bëjë këtë në mënyrë anonime.

Ata thonë burimin, por personaliteti i tyre nuk zbulohet, kështu që në këtë mënyrë është i sigurt dhe i mbrojtur. Ne e përdorim këtë informacion që vjen nga qytetarët.

Ne marrim çdo vit këtë lloj informacioni mbi parregullsitë e mundshme në të gjithë Evropën dhe në vendet e treta dhe ndoshta 2/3 e tyre vijnë nga sistemi ynë i njoftimit.

Pra, roli i individëve mund të jetë i rëndësishëm. Ju inkurajoj dhe ju falënderoj sepse kjo intervistë është një mënyrë për të përhapur ndërgjegjësimin dhe e kuptoj që revista juaj është e interesuar në çështjet ekonomike, por ata që lexojnë janë gjithashtu qytetarë, kështu që në çdo kapacitet, ne mirëpresim informacionin dhe njohuritë e mundshme.

Dhe në fakt, ajo që përmenda në fund është se gazetaria investigative është gjithashtu e rëndësishme në fushën e masave kundër mashtrimit.

 

 

 

The post OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete appeared first on Revista Monitor.

❌
❌