Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm

29 December 2025 at 00:02

Mënyra se si po rritet Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) tregon se ekonomia po mbështetet gjithnjë e më pak te sektorët tradicionalë prodhues dhe gjithnjë e më shumë te shërbimet, ndërsa bujqësia dhe industria vijojnë të japin kontribut negativ në zgjerimin e ekonomisë.

Të dhënat e fundit nga INSTAT tregojnë se ekonomia u rrit me 3.75% në tremujorin e tretë në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit te kaluar, teksa sektori i bujqësisë ra me -1.73% në të njëjtën periudhe dhe industria ra me -4.7 %.

Ekonomia rritet me 3.75% në TIII, por bizneset kontribuan me vetëm 1.3%, na shpëtojnë pagat në shtet

Bujqësia po shfaq një rënie të vazhdueshme të vlerës së shtuar që nga viti 2021, duke reflektuar probleme strukturore që lidhen me fragmentimin e tokës, produktivitetin e ulët, mungesën e subvencioneve dhe presionet nga kostot.

Në të njëjtën kohë, industria përpunuese po mbyll vitin e tretë të rënies.

Të dy sektorët prodhues, si bujqësia dhe industria kanë pasur peshë të konsiderueshme në punësim dhe ekonominë totale.

Të dyja së-bashku bujqësia dhe industria kontribuan vetëm ne 23% të PBB-së në vitin 2024 nga 27.3% që ishte pesha e tyre në vitin 2019.

Kjo ecuri tregon se zgjerimi ekonomik nuk po shoqërohet me forcim të kapaciteteve prodhuese. Industria nxjerrëse dhe përpunuese po ndikohet si nga kërkesa e dobët e jashtme, ashtu edhe nga kosto më të larta në vend, mungesa e fuqisë punëtore.

Sakaq, rritja ekonomike po mbahet gjallë kryesisht nga sektorët e shërbimeve, si administrata publike, aktivitetet profesionale, financiare dhe disa segmente të tregtisë e shërbimeve të lidhura me turizmin.

Sipas ekspertëve kjo e bën rritjen më pak të balancuar dhe më të ndjeshme ndaj goditjeve, pasi mungon mbështetja nga sektorët që krijojnë vlerë të shtuar afatgjatë dhe që janë baza e eksporteve.

Të dhënat e fundit mbi PBB tregojnë se rritja mbështetet mbi baza të brishta. Rënia e bujqësisë dhe dobësimi i industrisë ngrenë pikëpyetje mbi cilësinë e rritjes dhe aftësinë e ekonomisë për të gjeneruar zhvillim të qëndrueshëm, punësim produktiv.

Rënia e prodhimit do të thotë gjithashtu se ekonomia po humbet aftësinë për të konkurruar në tregjet e jashtme. Eksportet kanë pësuar rënie vjetore me rreth 7% në 11 mujor dhe mbetën të përqendruara në produkte me vlerë të ulët të shtuar, duke e bërë rritjen më të varur nga importet dhe nga flukset e jashtme, si remitancat apo turizmi. Kjo e thellon deficitin tregtar dhe e bën ekonominë më të ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme.

Nga ana tjetër sektori i prodhimit zakonisht ofron punë më të qëndrueshme dhe me potencial për rritje aftësish. Më rënien e prodhimit punësimi zhvendoset drejt aktiviteteve më informale ose me produktivitet të ulët. /B.Hoxha

Burimi: INSTAT

The post Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm appeared first on Revista Monitor.

Rama: “EuroAgro Albania”, kanal i hapur dialogu për fermerët dhe bizneset drejt anëtarësimit në BE

28 December 2025 at 10:14

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ “EuroAgro Albania”, një platformë e prezantuar këtë javë për fermerët, është një mekanizëm praktik dhe i domosdoshëm për përgatitjen e bujqësisë dhe sektorit ushqimor për tregun e përbashkët europian.

Kryeministri Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim” solli sot në vëmendje këtë instrument, ndërsa u shpreh se kapitujt 11, 12 dhe 13, që lidhen me bujqësinë, janë në zemër të procesit të negociatave të anëtarësimit.

“Do të jetë një sfidë e fortë, por çka kemi bërë në një dekadë, na jep besim dhe forcë se do të bëjmë gjithçka duhet për t’ia dalë edhe në dy vitet e ardhshme që t’i mbyllim negociatat deri në fund të vitit 2027”, siguroi Rama.

Kryeministri kujtoi se një dekadë më parë, vetëm 5600 fermerë merrnin një mbështetje simbolike nga shteti.

Ndërsa sot, sipas tij, “janë 67.500 fermerë që përfitojnë çdo vit mbështetje reale, e cila peshon në portofolin e fermës së tyre”.

“Eksportet dikur ishin një privilegj i një grushti fermerësh, ndërsa sot produktet shqiptare shkojnë në 80 vende të botës dhe eksportet kanë kaluar gjysmë miliard euro, ndërkohë që raporti i deficitit tregtar, pra eksporte dhe importe të produkteve ushqimore, ka zbritur nga 1 eksport, 9 import në 1 eksport dhe vetëm 3 import”, tha Rama.

Por, Kryeministri u shpreh se sot jemi në një tjetër nivel, por edhe sfidat janë të një niveli tjetër.

“‘EuroAgro Albania’ nuk është një website më shumë, nuk është një faqe më shumë në internet, por është një instrument pune, një udhërrëfyes hap pas hapi, si burim informacioni për standarde, afate dhe detyrime konkrete, si edhe një kanal dialogu i hapur për fermerët dhe bizneset në këtë rrugë drejt anëtarësimit”, tha Rama.

/m.m/r.e/

The post Rama: “EuroAgro Albania”, kanal i hapur dialogu për fermerët dhe bizneset drejt anëtarësimit në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Laboratorë të akredituar, regjistra kombëtarë e shërbim këshillimor për bujqësinë drejt BE-së

22 December 2025 at 16:45

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria shqiptare po ndërmerr një sërë reformash thelbësore për të përgatitur sektorin bujqësor për anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke ndërtuar një sistem të integruar administrimi, kontrolli dhe standardesh në përputhje me kërkesat e BE-së.

Gjatë aktivitetit “Me fermerët në Shqipërinë 2030”, ku u prezantuan mekanizmat praktikë për përgatitjen hap pas hapi drejt BE-së, Rama theksoi se, qeveria ka nisur dhe do të përfundojë ndërtimin e infrastrukturës institucionale dhe teknike që i nevojitet sektorit.

“Ne do të bëjmë sistemin e integruar të administrimit dhe të kontrollit. Do të finalizojmë regjistrat kombëtarë të fermave, të parcelave dhe të kafshëve. Është një punë e nisur dhe do ta finalizojmë”, u shpreh Kryeministri.

Rama nënvizoi se, një tjetër prioritet është ndërtimi i plotë i laboratorëve të akredituar sipas standardeve të Bashkimit Europian, të domosdoshëm për garantimin e sigurisë ushqimore dhe cilësisë së produkteve.

“Do të ndërtojmë deri në fund laboratorët e akredituar nga BE. Sot kemi një nivel krejt tjetër të cilësisë së analizës, por na duhet të përfundojmë të gjithë projektin e laboratorëve”, tha ai.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se do të forcohet ndjeshëm sistemi i shërbimeve këshillimore në terren, me mbështetje të veçantë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.

“Do të shtyjmë shumë fort për sistemin e shërbimeve këshillimore në terren dhe do të mbështetemi në mënyrë të posaçme tek Universiteti Bujqësor i Tiranës, ku kemi të gjitha arsyet të besojmë se vit pas viti do të kemi gjithmonë e më shumë aftësi për të na udhëhequr në rrugën tonë, neve si sektor publik dhe juve si sektor privat”, deklaroi Rama.

Sipas Kryeministrit, nëse reformat zbatohen siç duhet, tregu i përbashkët europian do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për fermerët shqiptarë.

“Besoni se nëse do të bëjmë gjërat e duhura, tregu i përbashkët do të jetë një bekim për ju”, u shpreh ai.

Deklaratat e Ramës vijnë në një moment të rëndësishëm të procesit të integrimit europian. Pas çeljes së Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, hapet një fazë e re për bujqësinë shqiptare, ku kapitujt 11 (Bujqësia dhe zhvillimi rural), 12 (Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare) dhe 13 (Peshkimi) vendosen në qendër të reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

/gj.m/a.f/

The post Rama: Laboratorë të akredituar, regjistra kombëtarë e shërbim këshillimor për bujqësinë drejt BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Salla: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave

22 December 2025 at 11:52

Ministri i Bujqësisë Andis Salla në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030” u ndal te çelja zyrtare e Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare më 17 nëntor, ku përfshihen Kapitujt 11, 12 dhe 13, që mbulohen nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Salla theksoi se këta kapituj janë ndër më dinamikët dhe kërkojnë jo vetëm përafrim të legjislacionit dhe zbatim të standardeve, por edhe transformim të thellë dhe modernizim të sektorit.

Në lidhje me Kapitullin 11 dhe Politikën e Përbashkët Bujqësore, ministri theksoi se fermeri vendoset në qendër të politikave mbështetëse, me synimin për një bujqësi më konkurruese, më të qëndrueshme dhe me më shumë siguri ushqimore. Ai bëri me dije se objektivi është që rreth 150 mijë fermerë të përfitojnë nga fondet europiane, duke nënvizuar se në dy vitet e ardhshme do të përditësohet regjistri i fermës dhe i blegtorisë, si dhe do të ngrihet sistemi i identifikimit të parcelave të tokës.

“Në Kapitullin 11, përmes Politikës së Përbashkët Bujqësore, fermeri vendoset në qendër. Qëllimi është i qartë: një bujqësi më konkurruese, më e qëndrueshme, me më shumë siguri ushqimore, më shumë kujdes për mjedisin dhe ndryshimet klimatike. Për t’i arritur këto, BE parashikon mbështetje financiare konkrete: pagesa direkte, grante për investime dhe masa për të forcuar tregun.

Por kjo mbështetje ka kushtëzime.

Për të përfituar, duhet të zbatohen praktikat e mira bujqësore dhe mjedisore dhe të respektohen kërkesat për menaxhimin e fermës dhe të aktivitetit të saj.

Ne synojmë që nga fondet europiane të përfitojnë rreth 150 mijë fermerë. Pikërisht për këtë, në dy vitet e ardhshme: Do të përditësojmë regjistrin e fermës dhe regjistrin e blegtorisë; Dhe do të ngremë sistemin e identifikimit të parcelave të tokës, pilotimi i të cilit ka nisur.

Gjithashtu, duke nisur që nga viti i ardhshëm, NE do të përshtasim në mënyrë graduale skemën kombëtare me skemat që aplikohen në vendet e BE-së.

Një sfidë tjetër e rëndësishme për prodhuesit tanë është edhe përmbushja e standardeve të cilësisë dhe të tregtimit të produkteve.

Për këtë arsye, MBZHR po përgatit paketën ligjore dhe do të nisë një proces komunikimi dhe trajnimi me prodhuesit dhe operatorët e tregut.

Dhe në fund, një element që bën diferencën: organizimi i fermerëve në grupe prodhuesish.

Kjo na ndihmon të kapërcejmë problemin e ekonomisë së shkallës dhe, njëkohësisht, është mënyra më efektive për të përthithur fondet europiane në masa të caktuara mbështetjeje”.

Ministri Salla theksoi gjithashtu rëndësinë e përmbushjes së standardeve të cilësisë dhe tregtimit, duke paralajmëruar një paketë ligjore, proces komunikimi dhe trajnime për prodhuesit dhe operatorët e tregut. Sipas tij, organizimi i fermerëve në grupe prodhuesish mbetet elementi kyç për të kapërcyer ekonominë e shkallës dhe për të përthithur në mënyrë efektive fondet europiane.

Në Kapitullin 12, fokusi është siguria ushqimore dhe zbatimi real i legjislacionit të BE-së në të gjithë zinxhirin, ndërsa Kapitulli 13 kërkon digjitalizim, monitorim, raportim dhe kontroll, me forcim të mbledhjes së të dhënave dhe raportimit elektronik me strukturat europiane.

Në këtë kuadër, Ministri Salla lançoi platformën EuroAgro Albania 2025–2030, si një mekanizëm praktik për përgatitjen graduale të fermerëve dhe operatorëve drejt standardeve të Bashkimit Europian. Platforma parashikon një linjë të dedikuar asistence “Numri Blu”, një platformë digjitale informative me asistent virtual në Portalin e Fermerit, si dhe pika informuese, materiale udhëzuese dhe trajnime në terren, në bashkëpunim me bashkitë, shërbimet e ekstensionit dhe shoqatat profesionale.

“Nëse bëhemi bashkë në këtë rrugëtim, ‘Bujqësia 2030’ do të kthehet në një standard pune dhe në një treg të ri mundësish për bujqësinë shqiptare,” përfundoi Ministri Salla.

 

The post Ministri Salla: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave appeared first on Revista Monitor.

Ti thua patate, unë them kërtolla

By: Mira Leka
20 December 2025 at 22:04

Kompensimi i TVSH së inputeve të përdorura për prodhim për fermerët e vegjël zgjidh një problem, por kërkon masa të tjera nxitëse që të rriten shitjet e prodhimeve shqiptare në tregun vendas ku TVSH e pakompensuar e inputeve të prodhuesve të vegjël ishte frenuese duke sjellë rritje çmimi e për pasojë ulje të konkurrencës.

 

Fatos Fico, Ekspert ekonomie

Përgjatë 110 viteve të pavarësisë, shteti shqiptar nuk ka mundur të krijojë një pavarësi ekonomike e as një profil kombëtar ekonomik se çfarë prodhon vetë, e çfarë duhet të sigurojë nga të tjerët. Shumë do të thoshin kemi nxjerrë naftë, krom, kemi pasur uzina e fabrika. Po, sherbela e malit është eksportuar dhe vazhdon të eksportohet.

Klasa politike shqiptare duke filluar nga vitet ’20 të shekullit të kaluar nuk ka qenë në gjendje të krijonte bazat për një ekonomi vendase dhe si rrugën më të lehtë ka gjetur ndihmat e ndërhyrjet nga jashtë për të krijuar sadopak një treg vendas dhe një ekonomi lokale. Italia, Bashkimi Sovjetik, Kina, Amerika me “çekun e bardhë”, e tani BE, burimet kryesore të ndihmave.

Edhe gjatë socializmit tregu funksiononte, madje sistemi e përdorte si rregullator, duke vendosur çmime shumë të larta për produktet që nuk arrinte të prodhonte e të përmbushte kërkesën, duke filluar nga ushqimet deri tek ato elektrike e elektronike, e duke paguar paga e shpërblime të ndryshme.

Ndihmat që na krijuan atë ndjesinë që sot shpesh e dëgjon kur takon dikë dhe e pyet – “Si je?” dhe të përgjigjet “E përgjithshmja mirë… !”.

E vërtetë, ashtu ka qenë dhe është, e përgjithshmja është gjithmonë mirë, po në veçanti? Importet e mallrave janë 9 miliardë euro dhe eksportet 3,7 miliardë, me një deficit tregtar gati të dyfishuar nga 2020 në 2024.

 

 

Është e thjeshtë, shumë e thjeshtë

Ky mentalitet i të priturit të shpëtimit nga lart, nga jashtë, ose me një zgjidhje tipike, reflektohet edhe në debatin për TVSH-në, ku kërkohet një zgjidhje alla shqiptare, as politike, as fiskale, as strukturore, për një problem që në fakt është i thjeshtë, i njohur dhe që ka zgjidhje prej kohësh në BE.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është një taksë e vendosur mbi konsumin dhe një nga të ardhurat kryesore tatimore.

Në varësi të shkallës së TVSH, ajo e rrit çmimin final p.sh. me 20% nëse kjo është shkalla e saj, duke bërë që konsumatorët të paguajnë një çmim më të lartë. Duhet theksuar dhe përsëritur se mënyra si është ndërtuar kjo taksë është që paguhet vetëm një herë në fund nga konsumatori final dhe atë e mbledh shteti.

Bizneset prodhuese apo tregtare, subjekte të TVSH, nuk e paguajnë atë, përveç rastit kur janë konsumatorë finalë, por e kreditojnë ose e debitojnë tek organet tatimore dhe në fund kanë një bilanc zero për TVSH-në.

Nëse një biznes subjekt TVSH ka TVSH të mbledhur të paderdhur në shtet ose TVSH fiktive, kjo quhet vepër penale dhe është e dënueshme. Thjesht bizneset nuk e paguajnë këtë taksë, përveçse përkohësisht kur e blejnë një mall apo shërbim dhe e rimarrin vlerën që kanë paguar kur e shesin mallin apo shërbimin te një i tretë.

Kur mbyllet bilanci i një subjekti me TVSH, sa TVSH ka parapaguar te shitësit me TVSH, po aq do të marrë mbrapsht nga blerësit me TVSH apo tatimet, me përjashtim të atyre mallrave e shërbimeve kur është vetë konsumator final, dhe nëse ka tepricë e derdh në shtet.

Nëse një biznes ka paguar TVSH te shitësi dhe nuk e shet produktin apo shërbimin te një blerës me TVSH si p.sh. në rastin e eksporteve, atëherë kërkon që ajo t’i rimbursohet për vlerën e shtuar të krijuar.

Nëse një biznes bujqësor subjekt i TVSH i shet domate një pike grumbullimi me 100 lekë çmim, pika e blen me 100 lekë plus 20 lekë TVSH, dhe kur e shet p.sh. në një dyqan me 200 lekë plus 40 lekë TVSH, derdh në tatime 20 lekë, sepse 20 lekë i ka paguar më parë dhe kur dyqani e shet me 300 lekë, TVSH që paguan konsumatori final është 60 lekë, nga këto dyqani derdh 20 lekë në shtet, sepse 40 i ka paguar më parë dhe kështu gjatë zinxhirit nga prodhuesi te tregtari çdo hallkë dhe kalim ka gjeneruar vlerë të shtuar, e për pasojë dhe TVSH, po ajo është paguar vetëm nga konsumatori final, prodhuesi dhe biznesi nuk e kanë atë pjesë të çmimit.

Në fakt është përbërës i çmimit të produktit, por vetëm për kostot e llogaritjes dhe bashkëveprimit me organet tatimore, p.sh. ekonomisti, kompjuterët, ruajtja e dokumenteve, softuerët e dedikuar, lidhja online, koha e punës, të cilat janë të konsiderueshme.

Në rastin kur pika e grumbullimit eksporton, kemi të njëjtat hapa 100 lekë plus 20% blerja nga një subjekt me TVSH e domateve, dhe pastaj 200 lekë te blerësi jashtë, pika do të kërkojë nga tatimet rimbursimin e 20 lekë TVSH që ka paguar më parë, sepse blerësi final i huaj nuk është subjekt i TVSH dhe pika nuk ka mbledhur TVSH nga ai. Që TVSH e saj të jetë zero në bilanc, ajo do të marrë transfertë nga shteti për pagesën e TVSH-së të bërë në blerje.

Kur pika blen mall nga një fermer pa TVSH sipas ligjit aktual dhe atij që parashikohet të futet në fuqi, pika e grumbullimit apo çdo biznes blerës me TVSH nuk paguan TVSH te fermeri dhe as nuk mund të kërkojë transfertë apo kreditim nga tatimet për këtë blerje.

Ndërsa kur ia shet po këtë mall një dyqani me TVSH dhe i shton blerjes prej 100 lekë, dhe 100 lekë vlerë të shtuar do ta shesë 200 lekë plus 40 lekë TVSH, të cilat i paguan blerësi subjekt i TVSH dhe pika duhet t’i derdhë në shtet.

Për “cash flow” ose për paranë që qarkullon biznesi kjo është e rëndësishme, por ato para nuk janë pjesë e çmimit, ato janë taksë për shtetin të paguara nga konsumatori final, biznesi e ka marrë fitimin e tij me anë të vlerës së shtuar te produkti. Nëse e eksporton, as nuk mbledh dhe as nuk derdh TVSH, as për pjesën e tij dhe as të fermerit më parë.

Ndryshimi më i parë midis një aktiviteti bujqësor me TVSH dhe një fermeri të vogël pa TVSH është se subjekti me TVSH, siç e pamë më sipër e ndan çmimin (kosto, plus fitim) nga TVSH-ja, prodhuesi pa TVSH duhet ta bëjë atë pjesë të çmimit dhe përgjatë zinxhirit të tregtimit çmimi do të vazhdojë të rritet dhe konsumatori final paguan TVSH-në dy herë për pjesën e çmimit të prodhuesit.

Se sa e rrit TVSH-ja çmimin e një produkti të fermës, jo subjekte të TVSH-së, është një diskutim teknik dhe i gjatë në varësi të TVSH që paguhet për inputet, mekanikën, energjinë, shërbimet, llojin e aktivitetit, investimeve që duhen, etj.

Duhet theksuar që të gjithë prodhuesit të cilët kanë një xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë nuk janë subjekte të TVSH dhe ofrojnë shërbime e mallra kudo në ekonominë lokale, dhe nuk janë vetëm bujqësorë. Të gjithë ata e përfshijnë koston e TVSH së lëndëve të para që përdorin në çmim.

Natyrshëm që shumë prodhues të vegjël për këtë arsye shesin ose kërkojnë të shesin direkt te konsumatori mallra dhe shërbime, përndryshe çmimi i tyre do të ishte shumë më i lartë nëse do të shisnin në biznese ndërmjetëse me TVSH, të cilat pastaj shesin te konsumatori final. P.sh. një prodhues artizanal këpucësh shet direkt në punishten e tij dhe jo në një dyqan këpucësh subjekt TVSH, i cili i rishet ato.

A duhet dhe këtyre artizanëve, prodhuesve t’u rimbursohet TVSH e inputeve dhe të diskutojmë të ketë dhe për ata 20% në shitje dhe 20% në blerje, sepse po vijnë këpucë të lira nga Kina, të cilat shiten në dyqane?

 

 

Situata në Shqipëri

Situata është e ndryshme për prodhimin bujqësor shqiptar, ku mbizotërojnë prodhuesit e vegjël. Tregjet dhe mënyrat e shitjes direkte nga ferma në qytet u luftuan egërsisht nga pushteti lokal, për arsye që ne nuk i dimë.

Ndërkohë BE ka direktiva dhe masa të cilat kërkojnë dhe nxisin pikërisht shitjet direkte nga fermerët e vegjël. Por, sidoqoftë shitja direkte dhe pse mjaft e mirë, nuk është e mjaftueshme për të tregtuar të gjithë prodhimin dhe për të bërë të mundur shtimin e vazhdueshëm të tij. Fermerët e vegjël duhet të shesin te bizneset agropërpunues, rrjetet tregtare dhe për eksport.

Ndërsa janë jo jetike shumë shërbime pa TVSH p.sh. të porosisësh te rrobaqepësi një kostum të dytë, apo një fustan tjetër për dasma, ushqimi është jetik, dhe kostot e tij janë mesatarisht sa 40% e të ardhurave të familjeve, për familjet e varfra dhe pensionistët edhe më shumë.

Prodhimi bujqësor është në vështirësi të mëdha prej problemeve strukturore, institucionale, si dhe për shkak të kostove në rritje të inputeve, të mekanizimit dhe të prodhimtarisë së ulët, të cilat rezultojnë në çmime më të larta që konkurrohen lehtë nga importi.

Për këto arsye, sepse ushqimi me çmime të arsyeshme dhe me standarde është një e drejtë njerëzore, ne duhet të mbrojmë dhe të përkrahim prodhuesit bujqësorë që ata jo vetëm të prodhojnë ushqim me kosto të përballueshme, por të mbrojnë dhe natyrën, si dhe pjellorinë e tokës e cila kur humbet është e pakthyeshme.

Veçanërisht ata që duhen ndihmuar e përkrahur janë prodhuesit e vegjël, për të cilët prodhimi bujqësor është e vetmja mënyrë jetese. Mbetet një objektiv madhor që prodhuesit bujqësorë të rriten, konsolidohen, sidomos të investojnë në kapital e njohuri. Për këtë, ata duhet të jenë subjekte me TVSH në prodhim dhe për tregtim në mënyrë që të jenë të ndara qartë: puna, investimet, kostot, çmimet dhe taksat.

Nga ana tjetër duhet të kujdesemi për prodhuesit e vegjël, si dhe konsumatorin, në mënyrë që të taksojmë sa më pak, madje aspak, këtë të drejtë njerëzore që është ushqimi, dhe jo ta taksojmë dy herë për pjesën e prodhimit, kur prodhimi vendas shitet për agropërpunim, në rrjetet apo dyqane me TVSH, si dhe për eksportin, që çmimet të jenë konkurruese me vendet që ndjekin politika kompensimi.

 

Historia na mëson

Ndihmat e mëdha nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe më vonë Kina e bënë jo realiste dhe të matshme kundrejt tregut të lirë, ekonominë shqiptare. Përtej politikanëve dhe populli u brumos me idenë që çdo gjë është e mundur sepse dikush do të na ndihmojë.

Nëse askush nuk na ndihmon do të gjendet një rrugë jona, si të ndërtojmë socializmin me forcat tona, të ndërtojmë kapitalizmin duke privatizuar çdo gjë, të ndërtojmë ekonomi tregu me turistë dhe me radhë.

Nën këtë këndvështrim, të kërkosh që të barazohet TVSH në blerje me atë në shitje njëlloj si për subjektet me TVSH dhe për subjekte jo të TVSH-së dhe këtë ta kërkojnë biznesmenë, politikanë, gazetarë, ndoshta dhe ekonomistë, nuk ka asnjë problem, madje kjo ka ndodhur dhe më parë.

Ndërsa përpiqemi shumë të ndërtojmë tipicitetin dhe të ruajmë traditën për prodhimet tona dhe ushqimet tona, zgjidhjet e kërkuara të problemeve jashtë ligjeve ekonomike e praktikave të provuara e të njohura të BE-së, mbeten ushqimi tipik mediatik, e shpesh politik i përditshëm.

Prodhimi bujqësor shqiptar duhet bërë efektiv dhe i qëndrueshëm, ka sfidën e integrimit në një nga ekonomitë më të avancuara e të investuara të BE-së, ka sfidën e krizave të ndryshme që rrezikojnë dhe atë pak sovranitet ushqimor që kemi, si dhe ndryshimet klimatike.

Por, ndërkohë fermerët duhet të prodhojnë dhe të konkurrojnë dhe një faktor ekonomik që ul konkurrueshmërinë e prodhuesve të vegjël shqiptarë është mënyra e tyre e prodhimit si subjekte të vegjël jo me TVSH, përtej sipërfaqes së vogël të fermës apo faktorëve të tjerë. Siç e pamë më sipër, prodhuesit e vegjël, në ndryshim nga të mëdhenjtë, duhet të përfshijnë në çmim dhe taksën e TVSH që paguajnë për inputet, shërbimet, energjinë, etj.

Taksa për inputet bujqësore aktualisht është në nivelin e taksave europiane në 10%. Shitjet direkte nuk funksionojnë dhe rrjetet tregtare e gjejnë më të lirë, për shkak të fragmentimit, standardeve dhe infrastrukturës, të importojnë sesa të sigurojnë produkte lokale për tregun vendas. Importet e ushqimeve kanë arritur në 1,5 miliardë euro me një deficit tregtar në rritje nga viti në vit dhe pse eksportet janë rritur në 550 milionë euro.

Eksportet shqiptare janë eksporte oportuniste në varësi të çmimit dhe hapësirave të përkohshme që krijohen në tregjet e huaja dhe e vetmja forcë që kanë është çmimi.

Kompensimi apo rimbursimi i prodhuesve në masën 10% të çmimit, është një masë e mirë, madje ajo mund të shkojë drejt mbikompensimit. Kompensimi i vendos ata në pozita të barabarta për sa i takon neutralitetit të TVSH-së, si te prodhuesit me TVSH.

Është detyrë, si dhe kërkesë nga BE që institucionet përgjegjëse si Ministria e Bujqësisë, ajo e Financave apo kushdo tjetër që ka kompetenca profesionale, të bëjë llogaritjet e duhura sa është vlera reale e TVSH së inputeve. Direktiva është që kompensimi nuk duhet ta kalojë atë vlerë.

Vende të ndryshme të BE-së kanë shkallë të ndryshme kompensimi, nga Spanja me rreth 12%, te Greqia me rreth 6%, dhe vlerësohen të jenë si një subvencion i fshehur. Në Spanjë, fermerët marrin më shumë para se sa kanë paguar taksë TVSH-je për inputet, në nënkompensim në Greqi, fermerët kanë paguar më shumë TVSH. Ka shumë vende që nuk e zbatojnë këtë skemë kompensimi për fermerët e vegjël jo me TVSH.

Spanja mbetet, sidoqoftë, një shembull i mirë për politikën dhe për fermerët, jo aq për shkallën e rimbursimit, por për faktin se fermerët e vegjël janë të organizuar në kooperativa, madje ka më shumë kooperativistë se fermerë sepse një fermer mund të bëjë pjesë në më shumë se një kooperativë.

Fermerët e vegjël përfitojnë kompensim të TVSH së inputeve nga kooperativa e tyre, e cila më tej funksionon si një biznes i madh me TVSH, duke i dhënë të gjitha avantazhet e biznesit.

Anëtarët fermerë prodhues e shesin së pari prodhimin me kërkesë pothuaj të garantuar, si dhe marrin dhe fitimin nga biznesi tregtar apo përpunues, po i tyre të cilat mund të jenë dhe më të mëdha se nga shitja e parë.

Duke u rikthyer te rasti i mësipërm kur një fermer do të shesë me faturë te një pikë për eksport apo për një rrjet tregtar me TVSH, do të marrë 100 lekë nga blerësi dhe 10 lekë nga shteti si kompensim.

Një kg domate e vitit 2025 e shitur p.sh. 100 lekë, teorikisht gjatë vitit 2026 do të bëhet 110 lekë për fermerin.

Si do të jetë në praktikë, mbetet për t’u parë, por duke ditur që forca negociuese është më e fortë e blerësit se sa prodhuesit, ky 10% ndoshta do të ndahet mes tyre, dhe më tej duke ditur se një pjesë e prodhimit nuk gjen treg, prodhuesit së paku do të shpresojnë se do të mund të arrijnë të shesin me kosto apo fitim minimal duke e zbritur atë kompensim nga çmimi. Kjo vlen më së shumti për eksportin dhe duket se do të ndikojë më pak në shtimin e shitjeve të prodhimit vendas në tregun shqiptar.

Rreziku më i madh duket një rritje e sforcuar e eksporteve duke sjellë përqendrim të prodhimit dhe investimeve për prodhime të caktuara që kanë kërkesë të kufizuar në tregun vendas, si për sasi dhe për çmim, por që kërkohen më shumë në tregun e jashtëm, duke sjellë një rritje të mëtejshme të importeve të ushqimeve.

E thënë më thjesht, pikërisht sepse asnjë vend i zhvilluar nuk prodhon kryesisht tranguj apo luleshtrydhe për eksport nëse nuk garanton që kur t’i shesë ato, nuk do të jetë në gjendje të blejë bukën.

Kompensimi duket se do të stimulojë edhe më shumë perimet, e disa fruta, si specat, trangujt, luleshtrydhet, rrushin e tavolinës së serrave, për eksport, ndërkohë do të rritet importi i ushqimeve të domosdoshme si drithërat, mishi, bulmeti.

Sovraniteti ushqimor nuk është që të prodhojmë çdo gjë me forcat tona, por duhet të jemi të përgatitur dhe të kemi bërë disa llogari, që nëse rrushi i serrave a luleshtrydhet kanë vlerë të shtuar, eksporti kundrejt grurit, disa pak para dhe toka duhen hequr mënjanë që të mund t’a blesh apo të prodhosh edhe bukën që do t’a shtrosh me reçelin e luleshtrydheve, kur ato të freskëta nuk gjejnë treg jashtë, dëmtohen nga moti, sëmundjet, apo kanë çmim minimal.

 

 

Institucione dhe shtylla

Kompensimi i TVSH së inputeve të përdorura për prodhim për fermerët e vegjël zgjidh një problem, por kërkon masa të tjera nxitëse që të rriten shitjet e prodhimeve shqiptare në tregun vendas ku TVSH e pakompensuar e inputeve të prodhuesve të vegjël ishte frenuese duke sjellë rritje çmimi e për pasojë ulje të konkurrencës.

Sidoqoftë kompensimi i TVSH për fermerët e vegjël ndërsa mjaft i rëndësishëm nuk është shtylla kryesore e prodhimit bujqësor dhe zhvillimit rural, të cilat mbeten subvencionet direkte, si dhe masat e zhvillimit rural që parashikon Politika e Përbashkët Bujqësore e BE (CAP). Shqipëria duhet të shkojë drejt pagesave të thjeshta për fermerët e vegjël, si e zbaton CAP për miliona fermerë të vegjël të Europës.

Zhvillimi rural kërkon institucione të përgjegjshme, demokraci, bashkëpunim lokal dhe pastaj para e fonde. Bllokimi nga BE i IPARD si instrument i zhvillimit rural tregoi se mungonin të parat dhe jo paratë.

Mungesa e përgjigjeve të qarta institucionale nga Ministria e Bujqësisë, etj., si dhe përgatitjet e munguara lidhur me skemën e kompensimit të TVSH për fermerët e vegjël kundrejt një pjese të politikës, bizneseve dhe mediave tregon se nuk jemi gati për skema që bien ndesh me interesa të ndryshme, kur ato bien ndesh me praktikat tashmë dhjetëra vjeçare të rishpërndarjes apo transfertave të fondeve publike për interesa zgjedhore apo drejt individë të caktuar.

Përfituesit e skemës janë të gjithë prodhuesit e vegjël që duhet të përfshihen në zinxhirin e shitjeve dhe aktualisht kemi mundësi ta bëjmë këtë pa pritur të na ndihmojë një aleat i madh vetëm për fermerët që të zgjidhë problemet e tyre, dhe të shpikim një rrugë tonën me TVSH 20% njëlloj hyrëse e dalëse për subjekte jo TVSH-je për të tjerët.

Për sa kohë do të vazhdojmë të flasim dy gjuhë të ndryshme për të njëjtën ekonomi, politika e cila thotë, “eksportojmë me sukses luleshtrydhe në 85 vende”, ndërsa qytetari thotë me aq para sa kam, e çmimet që janë “kërtollat janë edhe bukë, edhe gjellë”, patate të cilat fermerit po i kalben në arë.

The post Ti thua patate, unë them kërtolla appeared first on Revista Monitor.

Dronët bujqësorë/ Projekti për monitorimin nis në Shkodër dhe Fushë Krujë

By: Re Nato
20 December 2025 at 13:11

Një dron bujqësor do të monitorojë kulturat bujqësore në zonën e Fushë Krujës dhe Shkodrës.

Kjo teknologji që po përdoret për herë të parë në vendin tonë do të ndihmojë fermerët të monitorojnë të mbjellat nëpërmjet kamerave të posaçme që shfaqin sëmundjet e bimeve apo mungesat e ujit para se të shihen me sy të lirë.

Droni do tu mundësojë fermerëve një analizë të saktë te sipërfaqës së tokës. Ai do të spërkasë me pleh apo pesticide tokat duke ulur kostot, rritur rendimentin dhe cilësinë e prodhimit. Flota e dronëve pritet të shtohet ndërsa për kryeministrin Rama teknologjia në bujqësi mbetet prioritet i këtij mandati.

“Bujqësia inteligjente është pjesë e vizionit tone Bujqësia 2030, për një sektor më të qëndrueshëm dhe konkurrues, në përputhje me standartet e Bashkimit Europian.”

Ky investim, në bashkëpunim me qeverisë italiane, ndër të tjera parashikon edhe rritjen e kapaciteteve në terren me mekanikë bujqësore modern si traktorë, freza, pompa spërkatëse, kultivatorë dhe korrëse./abcnews.al

 

 

Dron për monitorimin inteligjent të kulturave bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër

20 December 2025 at 16:55

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Për herë të parë një dron bujqësor është vënë në dispozicion si mjet pune për monitorimin në kohë reale të kulturave bujqësore në zonën e Fushë-Krujës dhe Shkodrës.
Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje këtë risi që po përdoret në bujqësi, duke u ardhur në ndihmë fermerëve.
Rama theksoi se droni ndihmon në vlerësimin e shëndetit të bimëve dhe përdorimin më efikas të inputeve, duke ulur kostot, rritur rendimentin dhe cilësinë e prodhimit.
Ky dron, sipas tij, do t’u shërbejë fermerëve dhe Qendrave të Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Fushë-Krujë dhe Shkodër.
“Bujqësia inteligjente është pjesë e vizionit tonë Bujqësia 2030, për një sektor më të qëndrueshëm dhe konkurrues, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian”, tha Rama.

Bujqësia inteligjente është ende një nocion i ri për vendin tonë, por që shihet me shumë interes nga sipërmarrjet bujqësore.

Në Shqipëri kanë filluar të aplikohen elementë të bujqësisë precize. GPS dhe imazhet satelitore për hartëzimin e tokave bujqësore po përdoren nga fermerët për një trajtim të personalizuar të sipërfaqes së tokës.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi sot në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Fushë-Krujë teknologjinë më të re në shërbim të bujqësisë shqiptare.

Gjatë aktivitetit, ministri Salla theksoi rëndësinë e këtij investimi për modernizimin e sektorit bujqësor dhe mbështetjen konkrete për fermerët.

Sipas tij, përdorimi i dronit do të mbulojë një sërë procesesh të rëndësishme në bujqësi, duke rritur efikasitetin dhe duke ulur kostot për fermerët. “Shpresoj që të avancojmë më tej dhe ta shtojmë flotën e dronëve, në mënyrë që kjo teknologji të shtrihet edhe më gjerë në shërbim të fermerëve”, shtoi ministri Salla.

Investimi realizohet në kuadër të projektit TYPIC-AL, i financuar nga qeveria italiane, zbatuar nga CIHEAM Bari dhe në partneritet me AICS, me qëllim modernizimin e sektorit bujqësor përmes teknologjisë së avancuar. Droni bujqësor do të shërbejë si mjet pune për monitorimin në kohë reale të kulturave, vlerësimin e shëndetit të bimëve dhe përdorimin më efikas të inputeve, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e rendimentit dhe cilësisë së prodhimit.

Ky mjet do të vihet në dispozicion të QTTB Fushë-Krujë, QTTB Shkodër dhe fermerëve, si pjesë e një pakete më të gjerë investimesh që përfshin edhe mekanikë bujqësore moderne, si traktorë, freza, pompa spërkatëse, kultivatorë dhe korrëse.

Ministri Salla nënvizoi se bujqësia inteligjente është një nga shtyllat kryesore të vizionit “Bujqësia 2030”, duke synuar një sektor më të qëndrueshëm, më konkurrues dhe tërësisht në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në Qendrën e Transferimit të Teknologji...
1 nga 8
Dron për monitorimin inteligjent të kulturave bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër

/m.m/a.f/r.e/

The post Dron për monitorimin inteligjent të kulturave bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shfryhet 20% stoku i sherbelës, Gjoka: Pas rënies së çmimit, fermerët braktisën kultivimet

17 December 2025 at 11:00

Ashtu siç eksportuesit e sektorit të bimëve mjekësore parashikuan, sivjet ka nisur shfryrja e stokut të lartë të krijuar me mosshitjen e bimës së sherbelës.

Për kryetarin e Shoqatës së Eksporteve të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike Filip Gjoka stoku i lartë i sherbelës erdhi nga mbiprodhimi, pasi fermerët kultivuan pa planifikim dhe në mungesë së studimeve të kërkesës së tregut.

Për rrjedhojë mbiprodhimi nuk lejoi rritjen e çmimit të grumbullimit, ndërsa mosndryshimi i kërkesës jashtë ndikoi në mbajtjen e çmimeve të ulëta të shitjes për eksport.

Zoti Gjoka thotë se për 2025 stoku i sherbelës së pashitur ka rënë rreth 20% krahasuar me vjet e ndikuar nga pakësimi i prodhimit.

“Stoku i bimëve mjekësore në tërësi është ulur, sidomos për sherbelën që krahasuar me vitin e kaluar ka rënë 20%. Faktorë që kanë ndikuar në uljen e stokut është rënia e prodhimit jo vetëm nga braktisja e fermerëve për prodhimin ku pas tkurrjes së çmimit filluan të mos shfaqin interes për kultivim, por edhe se një pjesë e tij u dëmtua nga temperaturat e larta.

Sivjet çmimi i sherbelës për grumbullim në eksport është rritur nga 80 lekë për kg që u shit vjet, në 120 lekë për kg, rreth 50% nga mungesa e prodhimit”.

Kërkesa jashtë rrit eksportet dhe çmimet e bimëve mjekësore deri 10% për janar-tetor

Edhe Kujtim Zere drejtuesi i kompanisë “Albanian Herb” më herët parashikoi se që stoku i sherebelës do të nisë të shfryhet nga 2025, pasi rënia e çmimit të bimës në grumbullim për eksport zbehu interesin e fermerit për kultivim.

“Bima e sherbelës nuk po kultivohet në sasi të lartë. Çmimi do të vijojë të mbetet i lirë, derisa oferta në treg të pakësohet. Stoku i sherbelës ka qenë i lartë dhe ky është një tjetër faktor ndikues te pakësimi i çmimit. Parashikojmë që nga viti 2025 të nisë shfryrja e stokut, pasi ka nisur edhe rënia e kultivimeve”, pohoi ai më herët.

Vjet stoku i pashitur i sherbelës u rrit 1.5 herë brenda 6 muajve për shkak të mungesës së shitjeve nga rënia e çmimeve. Rënia e kërkesës për 2024 solli edhe përgjysmim të çmimit të shitjes. Nga 160 lekë për kg, për eksport sherbela u kërkua me çmim 80 lekë për kg. / D.Azo

Brenda 6 muajve stoku i pashitur i sherbelës u shtua 1,5 herë; Rrezikohet zhdukja e kultivimit

The post Shfryhet 20% stoku i sherbelës, Gjoka: Pas rënies së çmimit, fermerët braktisën kultivimet appeared first on Revista Monitor.

Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

16 December 2025 at 00:01

Fermerët që shesin prodhimet e tyre bujqësore tek grumbulluesit, përpunuesit apo agroturizmet e certifikuara duhet të nisin grumbullimin e autofaturave, në mënyrë që të përfitojnë kompensimin 10% nga skema e re e TVSH-së.

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar” i miratuar nga Parlamenti përcakton se kompensimi i TVSh-së 10% të fermerëve do të bëhet mbi vlerën e faturave të lëshuara nga blerësi i produkteve të tyre bujqësore. Për fermerët e pajisur me NIPT tatimor, pra që nuk janë subjekte të regjistruara në QKB, ligji parashikon se fatura e shitjes apo autofatura lëshohet prej blerësve të mallrave bujqësore.

Në total sipas të dhënave të Ministrisë së Financave nga viti 2018 deri në shtator 2025 janë të pajisur me NIPT tatimor 110 mijë fermerë.

Kjo autofaturë e lëshuar për fermerin nga përpunuesi, grumbulluesi, apo një agroturizëm i certifikuar do të shërbejë si bazë për llogaritjen e kompensimit, i cili përfaqëson 10% të vlerës së saj dhe synon të mbulojë pjesërisht TVSH-në që fermerët kanë paguar për inputet bujqësore, si plehra kimike, fara dhe fidanë.

P.sh nëse një fermer i pajisur me NIPT do të shesë produkte bujqësore, me vlerë 1,000 euro, dhe për këtë shitje grumbulluesi apo përpunuesi do të lëshojë autofaturën përkatëse, atëherë fermeri do të përfitojë një kompensim prej 10%, pra 100 euro.

Kërkesa për kompensim do të bëhet dy herë në vit, për periudhat janar–qershor dhe korrik–dhjetor.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla gjatë një takimi në Elbasan me fermerët bëri thirrje për grumbullimin e autofaturave me qëllim përfitimin e kompensimit.

“Fermerët që shesin prodhimet e tyre bujqësore tek grumbulluesit, përpunuesit ose agroturizëm do të kompensohen në masën 10% të vlerës së faturës. Kjo faturë do të lëshohet nga blerësi i produkteve të tyre.

Ju i grumbulloni këto fatura, i dorëzoni në tatime çdo 6 muaj dhe shteti ju kthen 10% të vlerës së faturave direkt në llogarinë tuaj bankare”, u shpreh ministri Salla.

Po ashtu më herët nga tatimet u sqarua se parashikohet që fermerët vitin e ardhshëm të dorëzojnë kërkesën përmes platformës e-Albania dhe të konfirmojnë online çdo autofaturë të lëshuar në emrin e tyre. Pas verifikimit, shuma e kompensimit do të derdhet direkt në llogarinë bankare të fermerit brenda 30 ditëve.

Përfitues të skemës janë fermerët që nuk janë subjekt i TVSH-së dhe që nuk ngarkojnë TVSH në shitjen e produkteve të tyre, por që njëkohësisht nuk kanë të drejtë të rimbursojnë TVSH-në e paguar për blerjet.

Skema synon kompensimi 10% i TVSh-së së paguar për inputet bujqësore, por që nuk do të llogaritet direkt mbi blerjet e fermerit për plehra kimike, fidanë apo fara, por mbi vlerën e autofaturave të lëshuara nga grumbulluesi për produktet bujqësore që fermeri do të shesë te ta. Sipas ligjit të TVSH-së fermerët e pajisur me NIPT nuk lëshojnë fatura shitje nëse shesin produktet e tyre bujqësore te persona të tatueshëm, por janë këta të fundit që lëshojnë autofaturën për fermerin. / D.Azo

 

The post Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit appeared first on Revista Monitor.

Ministri Salla: Do rishikohet skema për subvencionet direkte të fermerëve

15 December 2025 at 12:46

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla në një takim me fermerë dhe agrobiznese në Elbasan deklaroi se do të rishikohet skema e mbështetjes me subvencione direkte për fermerët.

“E dimë shumë mirë që skema e mbështetjes direkte është tema që ju prek më shumë.
Kemi marrë nga ju mesazhe— komente, ide, kritika dhe sugjerime: për kriteret, mënyrën e ndarjes së fondeve, dhe ndjesinë që disa kategori fermerësh ndihen më pak të mbuluar.

Ndaj sot dua ta them shumë qartë: Do ta rishikojmë skemën kombëtare të mbështetjes. Ne kemi për qëllim të ndërtojmë një marrëdhënie të drejtpërdrejt mes Qeverisë dhe gjithsecilit prej jush. Pikërisht duke ju referuar atyre komenteve, ideve, kritikave që përmenda me lart,

Së bashku me ekipin do të jemi në 12 qarqet e vendit për të diskutuar për nevojat, ndryshimet dhe për t’u përshtatur me realitetin në terren.”

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla tha se përveç pagesave direkte, një pjesë shumë e rëndësishme e buxhetit shkon në skemën e investimeve.

“Vetëm në thirrjen e fundit patëm më shumë se 800 aplikime të cilat do të vazhdojnë të zbatohen edhe në vitin 2026, duke injektuar së paku 2 miliard lekë në sektor.

Përveç skemave të mbështetjes dhe granteve, kemi dhe instrumente financiare për ata që duan të bëjnë investime më të mëdha”.

Salla tha se Qeveria Shqiptare do të vijojë mbështetjen për sektorin edhe nëpërmjet Garancisë Sovrane. Fondet e vëna në dispozicion u japin fermerëve dhe agrobizneseve mundësinë të marrin kredi duke mbuluar deri në 70% të kolateralit dhe me 2% interes.

Gjatë këtyre muajve, kërkesa për akses në financa ka qenë jashtëzakonisht e lartë nga ana e fermerëve.

Deri tani, rreth 300 prej jush kanë nisur procesin e aplikimit në banka, dhe një pjesë e mirë tashmë e ka përfituar kredinë.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural shpjegoi edhe sesi do të funksionojë skema e re për kompensimin e TVSH.

“Fermerët që shesin prodhimet e tyre bujqësore tek grumbulluesit, përpunuesit ose agroturizëm do të kompensohen në masën 10% të vlerës së faturës. Kjo faturë do të lëshohet nga blerësi i produkteve të tyre.

Ju i grumbulloni këto fatura, i dorëzoni në tatime çdo 6 muaj dhe shteti ju kthen 10% të vlerës së faturave direkt në llogarinë tuaj bankare.

Ky mekanizëm i ri për NE, por që aplikohet edhe në vendet e BE, do të forcojë formalizimin me qëllim përfitimin e fondeve të BE për modernizimin e sektorit bujqësor.

Kjo është shkalla më e lartë e kompensimit që ofrohet në vendet e Rajonit.

Qeveria Shqiptare ka venë në fokus fermerin në disa dimensione, dua të theksoj se pensionet rurale nga 11,500 lek sot, do të shkojnë në një shumë prej 18,000 lek deri në vitin 2030.

Duke u nisur nga janari 2026, pensionet do të rriten çdo muaj pa llogaritur  këtu indeksimi vjetor që do të vijojë normalisht vit pas viti”.

 

The post Ministri Salla: Do rishikohet skema për subvencionet direkte të fermerëve appeared first on Revista Monitor.

Rama: Fermerët, përfitues nga linja e re e kreditimit bujqësor

15 December 2025 at 13:23

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Elbasan një takim me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit bujqësor, ku prezantoi paketën e mbështetjes financiare për Buxhetin 2026 dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me pushtetin vendor.

Rama u shpreh se po rivihet në lëvizje agrokrediti në mbështetje të fermerëve.

“Po rivëmë në lëvizje prapë në favorin tuaj për të mbështetur projekte tuaja, për t’ju mbështetur sipërmarrjet tuaja edhe agrokreditin, që është një instrument dhe një institucion i varur nga Ministria e Financave, është aty dhe ju pret ju”, deklaroi Rama.

Ai vuri theksin gjithashtu në linjën e re të kreditimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me fokus bujqësinë, e Bankës së Shqipërisë, e cila për fazën e parë shkon deri në 250 milionë euro dhe mund të arrijë deri në 1 miliard euro, ndërsa në të ardhmen deri në 2 miliardë euro.

“Linja e re e kreditimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me fokusin bujqësinë e Bankës së Shqipërisë, e cila shkon deri në 250 milionë euro si fazë e parë dhe mund të shkojë deri në 1 miliardë euro, mund të shkojë deri në 2 miliardë euro nesër, është aty dhe ju pret ju”, iu drejtua Rama fermerëve.

Rama nënvizoi rolin e bashkive dhe pushtetit vendor.

“Bashkitë tona duhet të ngrihen në lartësinë e nevojës tuaj për partneritet, për financë, për mbështetje institucionale dhe për mbështetje me dije”, tha Rama.

“Nuk ka nevojë që juve të prisni të vijë dikush për të ndërtuar një infrastrukturë grumbullimi, për të ndërtuar një infrastrukturë përpunimi, që patjetër do t’i shtonte vlerën asaj që ju prodhoni dhe mblidhni në fermë, ju mund ta bëni këtë vetë duke u bashkuar me njëri-tjetrin dhe duke u bashkuar me pushtetin vendor”, iu drejtua Rama fermerëve.

Kryeministri shtoi se mbështetja nuk synon të çojë fermerët tek bankat komerciale, “për t’iu vënë përballë atyre vështirësive për të marrë një kredi nga një bankë komerciale që e sheh bujqësinë si një sektor me rrezik shumë të lartë. Këtu bëhet fjalë për t’i vënë në përdorim ato instrumente që i kemi krijuar dhe i kemi gati”.

Rama përmendi gjithashtu mundësinë e zhvillimit të projekteve me ndihmën e universiteteve, të cilat mund të financohen me kushte të favorshme, duke rritur investimet në fermë dhe standardet e prodhimit.

Në kuadër të Buxhetit 2026, qeveria do të ofrojë mbështetje shtesë prej 16.3 miliardë lekësh për sektorët e bujqësisë, blegtorisë, peshkimit, agro-përpunimit dhe agroturizmit, për pensionin rural dhe për trajnimin e fermerëve, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës. /j.p/

The post Rama: Fermerët, përfitues nga linja e re e kreditimit bujqësor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ti thua patate, unë them kërtolla  

By: Mira Leka
15 December 2025 at 08:40

Opinion i pavarur nga Fatos Fico, ekspert ekonomie
Kompensimi i TVSH së inputeve të përdorura për prodhim për fermerët e vegjël zgjidh një problem, por kërkon masa të tjera nxitëse që të rriten shitjet e prodhimeve shqiptare në tregun vendas ku TVSH e pakompensuar e inputeve të prodhuesve të vegjël ishte frenuese duke sjellë rritje çmimi e për pasojë ulje të konkurrencës.
 
Përgjatë 110 viteve të ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Ti thua patate, unë them kërtolla   appeared first on Revista Monitor.

“Thahet” vaji i ullirit, ulje prodhimi, rritje çmimesh, frenim eksporti

By: Mira Leka
13 December 2025 at 22:06

Thatësira, mungesa e mekanizimit dhe kostot e larta po çojnë këtë vit drejt rënies deri në 50% të prodhimit të ullirit krahasuar me vjet. Çmimet e vajit të ullirit për grumbullim janë rritur nga 11 deri në 56% nga mungesa e prodhimit. Fermerët kërkojnë subvencione për mekanizim dhe ujitje, ndërsa përpunuesit barazim të TVSH-së në zero, ulje të kostove të analizave përmes laboratorëve shtetërorë.

 

Dorina Azo

Hamit Boja

Hamit Boja

Hamit Boja, fermer nga fshati Galigat i Gramshit, një zonë e njohur për prodhimin e perimeve, zotëron një parcelë me rreth 360 rrënjë ullinj.

Ai thotë se para dy vitesh ka mbledhur rreth 26 kv ullinj, ndërsa vitet e fundit prodhimi ka rënë ndjeshëm.

Sivjet, Hamiti ka marrë vetëm 3,5 kv ullinj nga të cilët arriti të nxirrte 50 litra vaj ulliri vetëm për konsum personal.

“Nuk kam arritur të marr as 10% të prodhimit të dy viteve më parë. Edhe vjet edhe sivjet kemi dalë shumë dobët.

Vjet arsyeja ishte cikli i bimës, ndërsa sivjet na dëmtoi moti i thatë gjatë verës dhe mungesa e shërbimeve të mekanizuara”, shprehet Hamiti.

Ai tregon se çdo punë në ullishte bëhet ende me krahë, ndërsa vjelja e ullinjve kryhet manualisht ose me punëtorë që paguhen 3,000–4,000 lekë/dita. Për këtë arsye, pa subvencione për mekanizim, sipas tij është e pamundur të rritet prodhimi.

“Do të vazhdoj t’i kryej shërbimet sa mundem, por nuk parashikoj se si do të ndikojë thatësira në vitin e ardhshëm të prodhimit. Pa ndihmë për mekanizimin, është e pamundur të përmirësohet situata”, përfundon fermeri.

Në zonën e Elbasanit, në tërësi prodhimi i ullinjve sivjet është në rënie, sipas Agron Çakallit, drejtues i Federatës Bujqësore Elbasan (F.B.E), që prej 25 vitesh kryen aktivitet, si pikë grumbullimi dhe përpunimi të vajit të ullirit, për ullishtat e bashkuara të 100 fermerëve të zonës.

“Sivjet, në tërësi, prodhimi i ullinjve është në rënie krahasuar me vitin paraardhës. Për disa fermerë, rënia e prodhimit është shfaqur e lartë, për të tjerë, pakësimi i prodhimit luhatet në vlerat e 30 – 40 deri në 50%.

Në zonën administrative të Shirgjanit dhe në katër njësitë e tjera administrative të Elbasanit deri tani rezulton se prodhimi është ulur nën 50% krahasuar me vitin paraardhës”.

Shkaqet kryesore të rënies së prodhimit, sipas tij, janë kushtet atmosferike, sidomos thatësira që mbizotëroi gjatë stinës së verës dhe cikli biologjik i bimës.

Shërbimet e fermerëve ndaj ullishtave, edhe pse me vështirësi, nuk kanë munguar, por drejtuesi i Federatës Bujqësore të Elbasanit, zoti Çakalli nënvizon se mungesa e mekanizimit të procesit mbetet një tjetër faktor që pengon në shtimin e prodhimit.

Situata me prodhimin e ullinjve është e ngjashme edhe në zona të tjera të Shqipërisë.

Ylli Hajdini, drejtuesi i fabrikës së grumbullimit dhe përpunimit të vajit të ullirit “S.E.D – Borshi” pohoi se në disa zona të Jugut, përfshirë fshatrat, si: Borshi, Lukova, Piqeras etj., prodhimi i ullinjve deri tani rezulton deri 50% më pak krahasuar me vitin e kaluar.

 

Burimi: INSTAT

 

Arsyet

Zoti Hajdini pohon se thatësira e motit ka ndikuar më tepër në rënien e prodhimit te rrënjët e vjetra, ndërsa te parcelat e ullishtave të mbjella me rrënjë, pakësimi i prodhimit është ndikuar nga rënia e shërbimeve të fermerëve dhe mungesa e mekanizimit të të punuarit të tokës.

“Në parcelat e ullishtave mungojnë kanalet vaditëse. Fermerët nuk kanë ujë për vaditje dhe ky mbetet një nga problemet kryesore që kërkon zgjidhje për të ruajtur prodhimin. Përveç mungesës së ujit, toka në ullishte vijon të mos punohet me makineri.

Mungesa e mekanizimit, e përforcuar edhe nga fragmentimi i lartë i parcelave, pengon kryerjen e shërbimeve në kohë.

Edhe mbledhja e ullinjve kryhet ende me dorë, pasi fermerëve u mungojnë pajisjet mekanike dhe subvencionet për të investuar në to.

Këta janë faktorët kryesorë që po ndikojnë në rënien e prodhimit të ullinjve në shumë zona të vendit”, thotë z. Hajdini.

Grumbullues dhe përpunues të tjerë të ullirit për zonat e Beratit dhe Elbasanit pohuan gjithashtu se prodhimi i ullirit si kokërr për konsum të drejtpërdrejtë, ashtu edhe për përpunim në vaj, rezulton më i ulët sesa në 2024. Deri në fund të sezonit, pritet që sasia e grumbulluar e ullinjve në Berat të jetë 30 deri në 40% më pak.

Kastrijot Çuedari, përpunues nga Berati, shpjegoi më herët se rënia e prodhimit u ndikua veçanërisht nga temperaturat e larta gjatë verës, të cilat u shtrinë edhe në vjeshtë, duke ndikuar negativisht në zhvillimin e fryteve.

Në zonën e Cakranit, sipas grumbulluesit Taulant Musaraj, prodhimi i ullinjve rezulton 40 deri në 50% më i ulët krahasuar me sezonin tetor-nëntor 2024, për të njëjtat arsye klimaterike.

 

Burimi: INSTAT

 

Në gati tri dekada, sipas të dhënave të INSTAT, nga viti 1998 deri në vitin 2024, rezulton se ulliri ka pasur luhatje të ndjeshme, si në prodhim dhe në rendiment.

Në këtë periudhë, sasia më e lartë e prodhimit të ullinjve u arrit në vitin 2022, me një sasi prej 157,7 mijë tonë ullinj apo 43% shumë se viti paraardhës. Rendimenti i prodhimit ishte 17.2 kv/ha apo 4.7 kv për ha më shumë sesa në 2021.

Përveç 2022, sasia e lartë e prodhimit të ullinjve është arritur edhe në 2012, sidomos pas masave për subvencione të marra nga qeveria nga viti 2009 deri në vitin 2013. Në 2012 u prodhuan 108 mijë tonë ullinj, me rritje 65% krahasuar me 2011.

Në vitin 2023, sasia e prodhuar e ullinjve arriti në 117,6 tonë ullinj. Krahasuar me 2022, prodhimi i ullinjve ra 25%. Rënie shënoi edhe rendimenti i prodhimit me 4.8 kv për ha në 2023, në raport me vitin 2022.

Në vitin 2024, sipas të dhënave të INSTAT, u prodhuan 146,7 mijë tonë ullinj. Krahasuar me 2023, sasia e prodhimit u rrit rreth 25%. Në 2024, rendimenti i prodhimit të ullirit arriti 15.2 kv/ha. Në raport me 2023, rendimenti ishte me rënie 2.8 kv/ha.

 

Burimi: Ministria e Bujqësisë

 

Sa vaj ulliri u prodhua në vitin 2024

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2024, prodhimi i vajit të ullirit ka arritur në 35,6 mijë tonë. Kjo përfaqëson një rritje prej 26% krahasuar me vitin e kaluar.

Kjo është sasia më e lartë e prodhuar në 16 vitet e fundit, që nga viti 2009 deri në 2024.

Fermerët dhe përpunuesit parashikojnë që sasia e vajit të ullirit të prodhuar të jetë me rënie të lartë, nga pakësimi i prodhimit të ullinjve.

Rënia e prodhimit po ndikon edhe në rritjen e çmimit të grumbullimit të vajit për fermerët e zonës së Elbasanit deri 11% më shtrenjtë sesa vjet.

F.B.E prej 12 vitesh grumbullon vajin ekstra të virgjër nga fermerët. Vitin e kaluar, çmimi mesatar i grumbullimit varionte nga 620 deri në 630 lekë për litër, pra nën kufirin prej 650 lekësh.

Ndërsa këtë vit, çmimi ka arritur në 700 lekë për litër ose edhe më lart, kryesisht për shkak të rënies së prodhimit.

Sipas Agron Çakallit, kostot e prodhimit për fermerët vijojnë të jenë të larta për shkak të mungesës së mekanizimit të ullishtave dhe mungesës së subvencioneve për prodhimin e vajit të ullirit.

Ai thekson se fermerët kanë nevojë për kredi të buta ose kredi me interes 0%, sepse pa mbështetje financiare është e vështirë të ulet çmimi i grumbullimit.

“Për sa kohë puna në ullishte kryhet ende me mjete tradicionale me kazmë, lopatë, krehër dhe me dorë, kostoja e prodhimit do të mbetet e lartë. Edhe fuqia punëtore ka një kosto të konsiderueshme, duke shtuar presionin mbi çmimin përfundimtar të vajit”, pohon ai.

Ndryshe nga zonat e Elbasanit, në Jug, Ylli Hajdini nga fabrika e përpunimit të vajit Borsh, tha se vaji i ullirit i prodhuar nga varieteti i ullirit “Kalinjot” po kërkohet me çmim 1,000 lekë për litër, kundrejt çmimit prej 600 deri 650 lekë për litër që u grumbullua vitin e kaluar.

Krahasuar me vjet, çmimi i vajit të ullirit për grumbullim është rritur deri 54%.

“Çmimi i vajit të ullirit për varietetin ‘Kalinjot’, që mbizotëron në zonat e Jugut, është shumë i lartë. Fermerët kërkojnë një çmim prej 1,000 lekë për litër, gjë që nuk mundëson grumbullimin e vajit për shitje.

Pra deri tani nuk kemi realizuar grumbullime, duke qenë në pritje të një rënieje të mundshme të çmimit.

Me këtë nivel çmimi, duke i shtuar shpenzimet e ambalazhit (përfshirë qelqin, etiketat, tapat etj.) dhe marzhin e fitimit, kostoja e prodhimit të një litri vaji të ambalazhuar arrin në 1,400–1,500 lekë për litër.

Ky është një çmim i papërballueshëm jo vetëm për fuqinë blerëse vendase, por edhe për eksport, duke e vështirësuar seriozisht aktivitetin tonë si përpunues.

Ndërsa në Greqi dhe Spanjë, vaji i ullirit për grumbullim, po shitet prej fermerit me çmim nën 5 euro për litër.

Sivjet është regjistruar shtrenjtim edhe në çmimin e ullirit kokërr, që përforcon presionin mbi grumbullimin dhe përpunimin e vajit”, nënvizon z. Hajdini.

Ai renditi një sërë arsyesh pse prodhimi vendas nuk arrin të konkurrojë fqinjët.

Sipas tij, kostot e larta të prodhimit janë jo vetëm për shkak të pagave të larta për punonjësit, por edhe nga mekanizimi i ulët që nuk nxit rritjen e rendimentit, mungesa e subvencioneve për çdo litër vaj të prodhuar nga fermeri, siç është në Greqi, ku shteti subvencionin fermerin 1 euro për litër dhe nga niveli i lartë informalitetit të shitjeve në vend.

 

Burimi: Doganat

 

Vijon rënia e eksporteve të vajit të ullirit

Sipas dhënave të Doganave, në muajt janar-shtator u eksportua një sasi prej rreth 670 mijë kg vaj ulliri. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, eksportet janë ulur rreth 71%.

Por rënia e eksporteve të vajit të ullirit ka nisur që në vitin 2024, veçanërisht në muajt tetor-dhjetor, periudhë kur niveli i eksporteve të vajit arrin në sasinë e 17,4 mijë kg, më e ulët se në vitin 2020 të pandemisë së Covid-19 kur u eksportua një sasi prej 28 mijë kg.

Në total, për 2024, sipas të dhënave të Doganave u eksportua një sasi prej 2,3 mln kg vaj ulliri. Krahasuar me 2023, eksportet kanë rënë rreth 62%. Në vlerë, për 2024-n, tkurrja e eksporteve është rreth 44%.

Numri i operatorëve eksportues për 2024 ishin 41, më së shumti grumbulluese dhe eksportuese, përfshirë edhe persona fizikë.

Përpunuesit pohojnë se vazhdojnë të eksportojnë vaj në vendet me mungesë prodhimi, por sasia e eksportuar mbetet e ulët, për shkak të mungesës së konkurrueshmërisë së çmimit.

“Prej dy vitesh, çmimi i vajit të ullirit te ne është më i lartë se ai i tregut rajonal. Pavarësisht mungesës së konkurrueshmërisë, ne e kemi shitur vajin dhe sasia e vogël që kemi të grumbulluar është e gjitha e rezervuar për eksport. Megjithatë, krahasuar me vendet fqinje, çmimet tona mbeten dukshëm më të larta.

Dikur kemi pasur tregti të qëndrueshme me Greqinë, por prej dy vitesh nuk eksportohet më vaj ulliri atje, pasi çmimi në tregun grek rezulton më i ulët se sa në vendin tonë. Edhe blerësit italianë nuk po vijnë më, sepse çmimi i vajit në Itali është më i lirë.

Aktualisht, ne eksportojmë kryesisht në vendet e Europës Qendrore, si Gjermania, Polonia dhe Hungaria, shtete me mungesë prodhimi. Në këto tregje kemi arritur të krijojmë bashkëpunime të qëndrueshme me disa tregtarë.

Kërkesa për vaj është e qëndrueshme edhe në tregun e brendshëm. Por konsumatorët vendas kërkojnë vaj ekstra të virgjër, me çmim më të ulët.

Duke përfshirë koston e ambalazhimit, shishet e qelqit, etiketat dhe tapën, çmimi final për një litër vaj të ambalazhuar arrin në 10 euro. Me këtë çmim, fuqia blerëse në tregun vendas është shumë e ulët”, shprehet Agron Çakalli drejtuesi i F.B.E.

Z. Çakalli thotë se do të vijojë të grumbullojë vaj ekstra të virgjër në sasitë e vitit të kaluar, për shkak të garancive të shitjeve që i jep eksporti, teksa për tregun vendas, shitja e vajit mbetet e paleverdishme nga kërkesa e konsumatorit për produkt me çmime të lira.

Ai thotë se në shtëpitë e fermerëve ka ende vaj stok të pashitur të prodhuar vjet, kjo pasi vaji nuk u grumbullua prej tyre nga paleverdishmëria e çmimit.

 

Burimi: Doganat

 

Për janar-shtator katërfishohen importet e vajit të ullirit

Ndryshe nga ecuria e eksporteve të vajit të ullirit, importet kanë shënuar rritje të ndjeshme.

Në periudhën janar-shtator 2025, sipas të dhënave të Doganave, u importuan një sasi prej 183,3 mijë kg vaj ulliri. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, sasia e vajit të importuar u rrit rreth 325%.

Rritje për importet pati edhe për 2024. Në total, në vitin 2024, u importuan një sasi prej 419 mijë kg vaj ulliri, sasia më e lartë e importuar pas vitit 2020. Krahasuar me 2023, importet janë rritur 10 herë më tepër.

Nga të dhënat e Doganave rezulton se për 2024 ishin 52 operatorë që importuan vaj ulliri. Shumica e operatorëve importues janë rrjete supermarketesh dhe distributorë ushqimorë.

Prodhuesit pohojnë se shtimi i importeve të vajit të ullirit prej supermarketeve vijon të nxitet nga çmimi më i favorshëm i vajit të ullirit që ofrohet jashtë dhe nga rënia e euros.

 

 

The post “Thahet” vaji i ullirit, ulje prodhimi, rritje çmimesh, frenim eksporti appeared first on Revista Monitor.

Përpunuesit kërkojnë TVSH zero për vajin e ullirit; Kosto e lartë kërcënon grumbullimin e prodhimit

By: Mira Leka
13 December 2025 at 22:04

Agron Çakalli

Agron Çakalli, drejtues i Federatës Bujqësore të Elbasanit, thekson se fermerët duhet të mbështeten gjatë gjithë hallkës së punës në bujqësi nga krasitja, punimi i tokës dhe plehërimi, deri te vjelja e ullinjve.

Sipas tij, për grumbulluesit e vajit të ullirit është e domosdoshme barazimi i TVSH-së, pasi mungesa e tij i detyron të dalin me humbje. “Nëse kostot mbeten kaq të larta, vitin e ardhshëm mund të ndodhë që të mos grumbullohet vaj nga fermerët”, paralajmëron Çakalli.

Ai thekson se problem penalizues mbetet edhe TVSH-ja për përpunuesit, e cila duhet të barazohet në blerje dhe në shitje të mallrave bujqësore, duke u bërë zero, për të siguruar konkurrueshmëri dhe zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të vajit të ullirit.

Problem tjetër mbetet edhe kostoja e lartë e analizave. Përpunuesit pohojnë se në vend nuk ekzistojnë laboratorë shtetërorë për kryerjen e analizave të pesticideve për lëngjet ushqimore.

Për këtë arsye, ata detyrohen t’i kryejnë këto analiza, të domosdoshme për eksportin e vajit të ullirit në laboratorë privatë, me një kosto që varion nga 20 mijë deri në 50 mijë lekë për çdo mostër.

Laboratorët shtetërorë aktualisht mundësojnë kryerjen e analizave të pesticideve vetëm për produktet e ngurta ushqimore, pra në këtë rast, vetëm për ullirin kokërr.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, ISUV kryen analizimin e kampioneve të të gjitha matricave me origjinë bimore, duke përfshirë “ullinjtë e tavolinës” dhe “ullinjtë për vaj”, për përmbajtjen e mbetjeve të pesticideve, bazuar në Planin e Monitorimit me Bazë Risku për vitin 2025, kontrollet zyrtare, indiciet apo kërkesat për autokontroll në kuadër të eksportit.

Megjithatë, Ministria e Bujqësisë nuk e sqaroi arsyen pse ende nuk funksionon një laborator shtetëror i certifikuar për analizën e pesticideve në vajin e ullirit, i cili do të ulte kostot dhe do të lehtësonte procesin e eksportit për përpunuesit.

The post Përpunuesit kërkojnë TVSH zero për vajin e ullirit; Kosto e lartë kërcënon grumbullimin e prodhimit appeared first on Revista Monitor.

Investimet në bujqësi rrisin të ardhurat e fermerëve

13 December 2025 at 12:16

.

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Investimet në bujqësi po japin rezultate konkrete, duke rritur të ardhurat e fermerëve dhe duke nxitur përdorimin e modeleve të reja prodhimi.

Një shembull i tillë është Miklovan Petro nga Lushnja, i cili pas 13 vitesh përvojë në vreshtari ka nisur kultivimin e varietetit të rrushit “Red Globe” në një serë prej 4,3 dynymësh. Investimi u realizua me mbështetje 50% nga Skema Kombëtare e Investimeve, duke mundësuar kalimin në një model prodhimi më modern, që garanton rendimente më të larta dhe dalje më të hershme në treg.

Për ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, skemat e mbështetjes po i nxisin fermerët të adoptojnë teknologji dhe praktika bashkëkohore, duke rritur konkurrueshmërinë e prodhimit vendas.

Miklovan Petro u bëri thirrje veçanërisht të rinjve që të investojnë në bujqësi, duke e konsideruar këtë sektor si një mundësi me perspektivë afatgjatë dhe të ardhura të qëndrueshme.

/j.p/

The post Investimet në bujqësi rrisin të ardhurat e fermerëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hajredini: Pyjet e Kosovës janë pasuri kombëtare, por po rrezikohen nga prerjet ilegale dhe zjarret – duhet investim, teknologji dhe përfshirje e komunitetit

11 December 2025 at 13:56


Në kuadër të programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, të zbatuar nga FAO me mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe Suedia, është publikuar episodi i dytë i serisë së podcasteve “Duaj e Ruaj Pyjet”.

Në këtë episod të veçantë, eksperti i pylltarisë nga FAO Ergin Hajredini ka shpalosur sfidat dhe prioritetet e menaxhimit të pyjeve në Kosovë, një sektor që mbetet shtyllë e biodiversitetit, ekonomisë rurale dhe mbrojtjes nga ndryshimet klimatike.

Hajredini thekson se pyjet mbulojnë rreth 46% të territorit të vendit dhe roli i tyre shkon shumë përtej prodhimit të drurit.

“Pyjet nuk ofrojnë vetëm drurin. Ato janë burimi kryesor i biodiversitetit, filtrimit të ujit dhe sekuestrimit të karbonit. Janë thelbësore për shëndetin e qytetarëve dhe të ekosistemit,” thotë ai shkruan Telegrafi.

Sipas Hajredinit, prerjet ilegale mbeten kërcënimi më i madh për resurset pyjore, me dëme që llogariten mbi 1.5 milion metër kub drurë në vit.

“Prerjet ilegale janë kërcënimi kryesor i pyjeve, me pastaj vijnë zjarret, të cilat me ndryshimet klimatike po shfaqen më shpesh dhe janë shumë më shkatërruese,” ka deklaruar Hajredini në Telegrafi.com

Sipas tij FAO ka mbështetur Agjencionin Pyjor të Kosovës me përmirësimin e metodave të planifikimit të menaxhimit me pyje, trajnime profesionale nga specialistë të vendeve të zhvilluara, zhvillimin e teknologjive moderne të menaxhimit dhe monitorimit të pyjeve shoqëruar me pajisje digjitale si dronë, GPS profesionalë dhe kamera kurth për monitorim të saktë të gjendjes së pyjeve.

“Këto mjete na japin pasqyrë reale të situatës në terren dhe ndihmojnë në identifikimin e prerjeve ilegale dhe zjarreve në kohë. Banorët që jetojnë pranë pyjeve janë të parët që preken nga pasojat e degradimit te pyjeve. Prandaj nevojitet komunikim i vazhdueshëm dhe përfshirje e tyre në te gjitha proceset duke i adresuar nevojat e komunitetit,” thotë ai, duke theksuar se fushatat e ndërgjegjësimit dhe kampet pyjore kanë rritur dukshëm vetëdijen, sidomos te të rinjtë”, ka potencuar ai.

Sipas Hajredinit një nga arritjet më të rëndësishme të programit është strategjia e re e sektorit të pylltarisë, përditësimi i metodologjisë së hartimit të planeve menaxhuese bazuar në aspekte shumëqëllimore dhe në funksion, realizimi i ciklit të tretë të Inventarizimit Kombëtar të pyjeve, ngritja e kapaciteteve për luftimin e sëmundjeve në pyje, si dhe funksionalizimi i Qendrës së Trajnimit në Blinajë, që tashmë shërben si hapësira e parë në vend për edukim profesional në fushën e pyjeve.

“Qendra në Blinajë ofron kushte ideale për trajnim praktik. Mund ta përdorin institucionet, studentët dhe komuniteti – është investim për të ardhmen,” thekson Hajredini.

Ergin Hajredini nga FAO n\u00eb Telegrafi.com Foto: Ridvan Slivova

Sipas tij, planet e reja të menaxhimit shumëqëllimor, të harmonizuara me kërkesat e BE-së, hapin rrugën për certifikimin e pyjeve, një proces që do të mundësojë eksport të sigurt të drurit dhe produkteve të pyjeve.

“Metodologjia e re na mundëson të fillojmë certifikimin e pyjeve dhe të rrisim potencialin ekonomik të qëndrueshëm te sektorit,” shpjegon ai.

Potenciali ekonomik, sipas tij, është i konsiderueshëm por kërkon ndryshim qasjeje ne menaxhim.

“Duhet më shumë investim ne sektor, më shumë vëmendje institucionale dhe më shumë ekspertë te pyjeve ne Agjencinë Pyjore të Kosovës për realizimin e aktiviteteve profesionale në terren. Nuk mjafton administrata, na duhen profesionistë që punojnë drejtpërdrejt me pyjet,” thekson ai.

Në fund, ai apelon se rruga e nisur duhet të vazhdojë.

“Çdo proces i madh ka një fillim. Me investime dhe koordinim të duhur, Kosova mund të ndërtojë një sektor pyjor modern dhe të qëndrueshëm”, ka shtuar ai.

Ky podcast është realizuar në “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë. Zbatuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO). Video është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Suedisë. Përmbajtja e saj nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe Suedisë./Telegrafi/

GREQI – Grevat e sektorit të bujqësisë dhe peshkimit paralizojnë vendin

10 December 2025 at 17:51

VOLOS, 10 dhjetor /ATSH-AA/ – Protestat në sektorin bujqësor në Greqi u intensifikuan sot përreth portit të qytetit Volos.

Në mëngjes, një numër i madh fermerësh dhe blegtorësh u mblodhën në zonë dhe bllokuan hyrjet kryesore të Portit të Volosit me traktorë, duke ndaluar trafikun.

Edhe peshkatarët në rajon mbështetën gjithashtu aksionin nga deti duke i pozicionuar anijet e tyre në det të hapur.

Për shkak të demonstratës, e cila u prit me masa të gjera sigurie nga policia, porti mbeti i mbyllur për afërsisht 5 orë.

Fermerët më vonë u shpërndanë, duke lejuar rihapjen e portit.

Dimitris Kalogeropulos, një nga fermerët pjesëmarrës, tha për Anadolu se “Jemi në një situatë të vështirë, duhet të bëjmë që zëri ynë të dëgjohet. Mbyllja e portit nuk është e lehtë për ne, por nuk kemi zgjidhje tjetër”.

Ndërsa Nikos Stavrianos, një peshkatar nga Volosi, deklaroi se “Fermerët nuk janë vetëm, po përjetojmë të njëjtat probleme. Kjo është arsyeja pse ishte detyra jonë të ofronim mbështetje nga deti”.

– Pritet mbyllja e Portit të Selanikut

Fermerët pritet që ditën e të premte të mbyllin Portin e Selanikut.

Fermerët që protestojnë në të gjithë Greqinë herë pas here bllokojnë autostradat ndërqytetase, aeroportet dhe pikat kufitare.

Fermerët kërkojnë lirimin e subvencioneve që janë vonuar për shkak të akuzave për korrupsion në programet e ndihmës shtetërore dhe zbatimin e rregulloreve për të ulur kostot e larta të prodhimit.   /os/

The post GREQI – Grevat e sektorit të bujqësisë dhe peshkimit paralizojnë vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mulla: Pyjet janë pasuri strategjike të Kosovës - prerjet ilegale, mungesa e ekspertëve dhe zbatimi i dobët i ligjit mbeten sfidat kryesore

8 December 2025 at 14:01


Në kuadër të programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, të zbatuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi - FAO me financim nga Bashkimi Evropian dhe Suedia, është publikuar episodi i parë i serisë së podcasteve “Duaj e Ruaj Pyjet”, kushtuar sektorit pyjor në vend.

Ky episod sjell një diskutim me Fatos Mullën, inxhinier i diplomuar i pyjeve dhe ekspert me përvojë shumëvjeçare në zhvillimin e qëndrueshëm dhe menaxhimin e burimeve natyrore.

Në fokus të diskutimit ka qenë rëndësia e pyjeve për shoqërinë, ekonominë dhe mjedisin në Kosovë, por edhe sfidat e mëdha me të cilat përballet sot sektori pyjor.

- YouTube www.youtube.com

Mulla e filloi diskutimin duke theksuar rolin themelor që luajnë pyjet në jetën e përditshme.

“Pyjet janë në fryma e vendit tonë. Ato pastrojnë ajrin që thithim, ruajnë ujin që pijmë, mbrojnë tokën ku mbjellim dhe japin jetë me çdo stinë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosova ka një potencial të madh pyjor që shpesh nënvlerësohet. “Gati pesëdhjetë përqind e territorit të Kosovës është e mbuluar me pyje apo tokë pyjore.”

Kjo gjendje dhe ky fakt e vendos sektorin pyjor si një nga komponentët më strategjik të zhvillimit ekonomik dhe mjedisor në Kosovë.

Prerjet ilegale dhe mungesa e kontrollit – rreziku më i madh për pyjet

Një nga shqetësimet më të mëdha që ngriti Mulla lidhet me dukurit e prerjeve ilegale të pyjeve, të cilat vazhdojnë ta dëmtojnë seriozisht sektorin.

“Sfida më mëdha në Kosovë vazhdon të jetë prerjet ilegale. Në shumë zona të Kosovës, pyjet po humbasin për shkak të mungesës së kontrollit dhe planifikimit. Nuk bëhet kontroll i mjaftueshëm sepse është gati e pamundur të mbulohet i gjithë territori”, ka shtuar ai.

Ky fenomen përfshin edhe prerje të pakontrolluara në pronat private, për të cilat nuk raportohet sasia reale e drurit të nxjerrë.

Mulla theksoi se institucioni kryesor që merret me pyjet, Agjencia e Pyjeve të Kosovës, po përballet me mungesë serioze të stafit profesional.

“Sot punojnë diku më pak se njëzet e pesë ekspertë të pyjeve. Nuk mund t’i menaxhosh gati gjysmë milioni hektarësh pyje me njëqind e pesëdhjetë punëtorë”, deklaruar ai.

Ai tha se profesioni i pylltarit nuk po tërheq të rinj, për shkak të pagave të ulëta dhe mungesës së investimeve.

Mulla nënvizoi rolin e madh të partnerëve ndërkombëtarë, sidomos të qeverisë suedeze.

“Diku afro njëzet milion euro janë investu deri tash vetëm nga qeveria suedeze. Tani çdo ekspert mundet me një iPad apo me telefon celular t’i fusë të dhënat e gjendjes së pyjeve”, ka shtuar ai.

Ligji i ri për pyjet – modern, por zbatimi mbetet sfidë

Ligji i ri për pyjet, i hartuar me mbështetjen e ekspertëve të FAO-s dhe të Suedisë, konsiderohet një kornizë moderne. Por, sipas Mullës, ai nuk po zbatohet plotësisht.

“Ky është një ligj modern, por zbatueshmëria e tij mbetet sfidë… akte të rëndësishme nënligjore akoma mungojnë”, ka deklaruar ai.

Pa këto akte sipas tij procesi i zbatimit mbetet i ngadalshëm dhe i fragmentuar.

Fatos Mulla Foto: Ridvan Slivova

Ai deklaron se pyjet nuk janë vetëm pasuri natyrore, por edhe burim i drejtpërdrejtë i zhvillimit ekonomik lokal dhe nacional, nga industria e drurit, te turizmi dhe produktet pyjore.

“Pyjet janë pasuri kombëtare… duhet t’u japim brezave të ardhshëm pyje të mirëmenaxhuara e të shëndetshme", ka potencuar Mulla.

Ai theksoi se përgjegjësia për mirëmbajtjen e pyjeve është e përbashkët për qytetarët, institucionet dhe komunitetet.

Ky episod i parë shënon nisjen e një serie të dedikuar për sfidat, mundësitë dhe të ardhmen e sektorit të pyjeve në Kosovë.

Ky podcast është pjesë e serisë së podcasteve të programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, të zbatuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO).

Video është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Suedisë. Përmbajtja e saj nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe Suedisë./Telegrafi/.

Ullinjtë e moçëm të Shqipërisë, mes historisë dhe turizmit

By: Mira Leka
5 December 2025 at 22:04

Shtegto mes ullinjve të moçëm të vendit tonë. Sa vjeçar është një ulli dhe ku gjenden më të vjetrit në Shqipëri?

 

Gjergj Kota

Jo larg Tiranës, në Ndroq, një fshat ku gojëdhënat shtrihen që nga kohët mesjetare, shkëputemi për një ditë ndryshe, larg qytetit, në shtigjet e hiking-ut, mes ullinjve të lashtë, shekullorë e ndoshta mijëvjeçarë.

Shpatet kodrinore me tarraca guri, aroma e ullirit dhe hijet e trungjeve madhështorë krijojnë një peizazh tipik mesdhetar. Këtu, në mbretërinë e ullinjve të moçëm, e shikon qartë se koha matet me trungje dhe rrënjë.

 

Peizazh nga ullinjtë e vjetër në kodrat e Ndroqit. Foto: Autori.

 

Por sa vjeçar mund të jetë vërtet një ulli dhe ku gjenden më të vjetrit ullinj në Shqipëri? Legjendat flasin për mijëvjeçarë, ndërsa shkenca kërkon prova. Si matet mosha e një peme që shpesh s’ka më “zemër druri” dhe çfarë na tregojnë metodat moderne për këta “pleq të gjelbër”?

 

Ullinjtë mesdhetarë: midis legjendës dhe shkencës

Ulliri është një emblemë e rajonit mesdhetar dhe simbolizon paqen, mençurinë dhe harmoninë që nga lashtësia. Origjina e ullirit të kultivuar lidhet me Lindjen e Afërt; nga lindja u përhap përgjatë brigjeve të Mesdheut.

Në shumë vende mesdhetare gjenden ullinj mijëravjeçarë të cilët vazhdojnë të prodhojnë fruta, por datimi i saktë i moshës së tyre mbetet sfidues.

Pse është i vështirë datimi tek ulliri? Ndryshe nga drurët e tjerë, ulliri rritet në mënyrë jo të rregullt. Shpesh i mungojnë unaza vjetore të plota dhe trungjet e vjetër bëhen të zbrazët nga brenda.

Kjo do të thotë se metodat e zakonshme si numërimi i unazave të trungut nuk japin rezultate të besueshme.

Metoda alternative si datimi me karbon-14 përdoret për pjesët e mbetura të drurit.

Shkencëtarët vlerësojnë se me kombinim metodash, mosha maksimale e konfirmuar e ullinjve zakonisht arrin 300–500 vjet (disa studime e zgjerojnë deri rreth 700 vjet). Megjithatë, traditat dhe gojëdhënat vendore dhe analiza indirekte shpesh pretendojnë se disa ullinj janë mijëravjeçarë.

Për shembull, Ulliri i Vouves në Kretë vlerësohet të ketë 2,000–4,000 vjet jetë; në Portugali, ulliri i Mouchão mendohet ~3,350-vjeçar; ndërsa “Stara Maslina” pranë qytetit Tivar të Malit të Zi është datuar diku midis 2,014 dhe 2,480 vjeç.

Gjithashtu, Libani dikur pretendonte pemë 4,000-vjeçare, por një studim i vitit 2024 tregoi se më e vjetra prej tyre ishte rreth 1,100 vjeç, kurse shumica ~500-vjeçare. Këta shembuj nxjerrin në pah se legjendat e moshës shpesh i tejkalojnë provat shkencore.

Pavarësisht kësaj, ullinj të lashtë mbi 1,000 vjeç ekzistojnë dhe janë monumente të gjalla: p.sh., ullinjtë Bidni në Maltë janë konfirmuar me karbon-14 rreth 2,000-vjeçarë dhe mbrohen që prej vitit 1933.

UNESCO e ka shpallur 26 nëntorin “World Olive Tree Day”, me synim ruajtjen e ullishtave dhe biodiversitetit, dialogun kulturor dhe rolin socio-ekonomik të ullirit; një kujtesë se ulliri është pjesë e identitetit dhe trashëgimisë mesdhetare.

 

Shqipëria: pasuria dhe boshllëku

Shqipëria, një vend mesdhetar me traditë mijëravjeçare në ullishtari, krenohet me pasuri të jashtëzakonshme të ullinjve të vjetër, por njëkohësisht vuan nga boshllëqe në dokumentimin dhe mbrojtjen e tyre.

Sipas një studimi agronomik, nga ekspertët H. Ismaili dhe B. Gixhari, në 53 fshatra të Shqipërisë numëroheshin rreth 136 mijë rrënjë ullinj të vjetër (shumëshekullorë).

Nga njëra anë, kemi trashëgimi natyrore mbresëlënëse. Ullinj që përbëjnë jo vetëm kultivarë autoktonë me vlerë, por edhe destinacione potenciale turistike. Nga ana tjetër, nevojitet një regjistrim shkencor pemë-më-pemë dhe një regjistër digjital publik me ID, koordinata dhe datim laboratorik për të certifikuar këta ullinj.

 

Ku rriten legjendat?

Ku ndodhen ullinjtë më të lashtë të Shqipërisë? Studime vendase dhe vëzhgime lokale tregojnë se dy vatrat kryesore janë rajoni i Tiranës dhe rajoni i Vlorës, pa përjashtuar edhe Beratin, Lezhën e Krujën.

Në zonat e Tiranës (Petrelë, Lanabregas, Tufinë, Ndroq, Prezë, Brar, Tujan) ka ullinj që mendohet të kenë moshë rreth 2,000 – 3,000 vjet.

“Ullinjtë kurrë nuk mund të vdesin”. Kjo hiperbolë vendase lidhet me aftësinë e ullirit për të rilindur. Edhe kur trungjet shekullorë thahen ose digjen, nga rrënjët nëntokë shpërthejnë fidanë të rinj, duke vijuar jetën e pemës potencialisht pafundësisht. Prandaj vendasit thonë se ulliri “jeton përgjithmonë”.

“Shtegu i Kalasë – Ndroq” kalon përmes ullishtave të vjetër, si dhe në kalanë mesjetare të Varoshit. Gjatë ecjes, me Fisnik Muçën, një zë i rëndësishëm në komunitetin e udhërrëfyesve malor (President i Albanian Mountain Leaders), gjendemi përmes qindra ullinjve të përkulur nga shekujt.

Fisniku na tregon se disa nga ullinjtë rreth Ndroqit mund të jenë 2,000–2,500 vjeç, ndërsa edhe më të vjetër ndodhen në afërsi të Malit të Dajtit dhe fshatit Tujan. Këta gjigantë të gjelbër kanë përballuar ndryshime klimatike të shumta ndër shekuj.

Por duhet theksuar se ende nuk ka një projekt të mirëfilltë, në mënyrë që këto pemë të kenë datimin dhe certifikimin e tyre.

Përtej Tiranës, Berati është një tjetër vatër historike e ullirit. Jo rastësisht, varieteti kryesor autokton quhet “Ulliri i Beratit”. Në fshatin Drobonik ndodhet një ulli monumental, i cili njihet si “Ulliri i Palikështit (Drobonikut)”.

Kjo pemë është shpallur Monument Natyror dhe pretendohet se është mbi 2000-vjeçare. Media lokale e ka quajtur madje “ulliri më i vjetër në Ballkan” (2,000-vjeçar).

Kjo mund të jetë e diskutueshme, por gjithsesi tregon reputacionin që ka Berati për ullinjtë antikë. Në kalanë e Beratit dhe përreth saj ka qindra ullinj të moçëm, disa ndoshta të mbjellë që në kohën e Bizantit.

Gjithashtu, brigjet e Vlorës dhe Himarës janë të njohura për ullishta të stërlashta. Në Kaninë (fshat mbi qytetin e Vlorës) thuhet se ullishtat datojnë nga koha e Pirros së Epirit. Në Qeparo e Borsh, në bregdetin e Himarës, tarracat e gurta janë ende të mbuluara me ullinj shekullorë të trashëguar brez pas brezi.

Në Krujë e Lezhë, klima më e butë mesdhetare në shpatet kodrinore ka favorizuar po ashtu ullinj të vjetër. Në Kurbin (Laç) përmenden disa pemë ulliri me moshë të madhe, zona e Laçit mund të ketë ullinj mbi 2000-vjeçarë, ndonëse dhe kjo kërkon verifikim.

 

Hartë orientuese e zonave me ullinj të vjetër në Shqipëri. Pikat shënojnë zonat me ullinj të vjetër pretendentë dhe/ose monumente natyre. Vendndodhjet janë të përafërta.

 

Disa guida dhe entuziastë pohojnë se në Shqipëri ka rreth 16 000 ullinj mbi 1500 vjeç; shpesh thuhet se shumë prej tyre kanë qenë tashmë të vjetër edhe në kohën e Skënderbeut (shek. XV).

Ndonëse kjo shifër duhet konfirmuar, fakti është që shumë ullinj të Shqipërisë i kanë rrënjët në antikitetin e vonë dhe mesjetën e hershme.

Këto pemë janë dëshmitarë të heshtur të historisë. Kanë përballuar luftërat osmane, kanë ushqyer kryengritësit me vajin e tyre dhe kanë vazhduar ciklin stinë pas stine, pavarësisht ndryshimeve të kufijve dhe popullsive.

Fisniku vë në dukje se publiku dhe turistët vuajnë nga mungesa e informacionit për këta ullinj monumentalë. Ai thekson se shumë prej këtyre pemëve gjenden në prona private ose komunitete të vogla dhe nuk kanë tabela apo të dhëna informuese.

“Vizitorët kalojnë pranë një ulliri 2000-vjeçar dhe nuk e marrin vesh kurrë”.

Po ashtu, Muça nënvizon se ndryshimet klimatike aktuale, thatësirat e zgjatura, verat më të nxehta, janë sfida të reja për këta “pleq të gjelbër”, por fakti që ata kanë mbijetuar ndryshime të mëdha klimatike në të kaluarën i bën relativisht të qëndrueshëm.

Këto pemë duket sikur kanë “imunitet historik”, por pa mbrojtje ligjore dhe pa kujdesin e duhur, edhe ato mund të pësojnë dëme nga aktiviteti njerëzor.

 

Nga ligjet te realiteti: sa funksionon mbrojtja?

Mbrojtja e ullinjve shekullorë në vendin tonë mbështetet kryesisht te koncepti “Monument Natyror”. Sipas ligjit për zonat e mbrojtura, një pemë me rëndësi të veçantë shkencore ose estetike mund të shpallet monument natyre me vendim të Këshillit të Ministrave.

Aktualisht, disa ullinj individualë gëzojnë këtë status (p.sh. Ulliri i Qejfit në Elbasan, Ulliri i Drobonikut në Berat). Por listimi është i pjesshëm, udhëzimet teknike mungojnë dhe nuk ka ligj të posaçëm për drurë të vjetër (mbrojtje automatike sipas moshës/dimensionit).

Politikat bujqësore, përmes subvencioneve, nxisin mbjelljet e reja; megjithatë, nuk parashikohet kompensim kur hiqen ullinj të vjetër jo të listuar si “Monument Natyror”. Statistikat kombëtare raportojnë miliona rrënjë në prodhim pa dalluar mbjelljet e reja nga ekzemplarët shekullorë.

Në Greqi, tradita e ruajtjes është e thellë që nga antikiteti, ndërsa theksi është te ruajtja e pemëve ekzistuese dhe lejet strikte për ndërhyrje.

Ruajtja dhe menaxhimi i ullinjve vlerësohen si pjesë e identitetit kulturor dhe peizazhit në këtë shtet. Në ishullin e Kretës, disa pemë ulliri mijëravjeçare kanë status të ngjashëm me monumentet kulturore dhe mbrohen nga autoritetet vendore.

Ndërsa në Ulqin, Mal i Zi, ullishta e Valdanosit është simbol i trashëgimisë për Ulqinin, me rreth 18 mijë rrënjë ulliri.

Megjithëse zona ka statusin e peizazhit kulturor, shembujt e lejeve të kufizuara brenda ullishtës tregojnë se statusi formal nuk mjafton pa rregulla të qarta zbatimi dhe kontroll real në terren. Në Ulqin, reagimi i komunitetit lokal ka qenë thelbësor për të frenuar betonizimin.

 

Ekonomia dhe “Made in Albania”

Shqipëria ka miliona pemë ulliri në prodhim. Sipas INSTAT, prodhimi kombëtar ka pasur një trend rritës afatgjatë që prej fundviteve ’90, me nivel shumë të lartë në 2023 – 2024.

Kjo bazë prodhuese, e konsoliduar vitet e fundit, ka mbështetur një ritëm të ri zhvillimi në tregti.

Për shembull, në 2017, Shqipëria eksportoi vetëm 113 tonë vaj ulliri, ndërsa në 8-mujorin e parë 2023 u eksportuan rreth 4,400 tonë (kryesisht drejt Italisë).

Rritja e eksporteve po ecën krah për krah me përpjekjet për përmirësim cilësie. Prodhuesit shqiptarë historikisht kanë nxjerrë vaj të mirë (i përmendur që në kohët e Apolonisë), por shpesh u mungonte standardizimi dhe certifikimi.

Tani, falë kooperativave të grumbullimit dhe investimeve në minifabrika moderne (p.sh. në Zadrimë, Berat, Vlorë) që plotësojnë standardet e BE-së, shumë marka lokale kanë marrë certifikata BIO/organike, sidomos për varietete autoktone si Kalinjoti (Vlora) dhe Krypsi i Beratit.

Një hap i arsyeshëm përtej teknologjive të larta është krijimi i markave kolektive rajonale, p.sh. “Made in Berat” ose “Ulliri i Zadrimës”. Këto diferencime cilësore e gjeografike mund të rrisin çmimin mesatar të vajit shqiptar, historikisht i ulët për shkak të marketingut të dobët.

Edhe pse jo shumë produktivë, ullinjtë e moçëm kanë vlerë ekonomike përmes turizmit dhe markës. Në Maltë, vaji nga ullinjtë 2000-vjeçarë “Bidni” shitet si suvenir unik me çmim shumë të lartë dhe të ardhurat shkojnë pjesërisht për mirëmbajtjen e pemëve.

Shembull ky i një agroturizmi të qëndrueshëm. Në Greqi e Itali përdoret gjurmueshmëria “nga pema në shishe”. Një stampë “Made in Albania” me QR në etiketë mund të lidhë lotin me ullishtën, varietetin dhe parametrat e cilësisë.

 

Turizmi i ullirit

Turizmi i qëndrueshëm në Shqipëri ka nisur të diversifikohet. Përveç plazheve dhe alpeve, tani flitet edhe për turizmin agrar dhe kulturor.

Krahas vizitave në kantina vere dhe ferma, tani edhe ullishtat e vjetra po tërheqin vëmendjen. Në këtë kontekst, ulliri po shndërrohet në një atraksion më vete.

Shtegu tematik i Ndroqit, ngjitet drejt kalasë së Varoshit. Udhërrëfyesit (shpesh nga grupet e guidave malore) e kanë integruar historinë e ullinjve në tregimet e tyre. Vizitorët informohen se do t’i shoqërojnë pemë ulliri shumëshekullore gjatë ngjitjes.

Disa prej ullinjve këtu vlerësohen rreth 500–600-vjeçarë (bazuar në trashësinë dhe gojëdhënat lokale). Për shembull, pranë rrënojave të kalasë së Varoshit, gjendet një trio ullinjsh të mëdhenj, që sipas banorëve datojnë nga koha e princërve Topiaj (shek. XIV).

Krahas Ndroqit, në zonën e Tiranës, një tjetër shteg tematik është në fshatin Marikaj, ku ndodhet edhe ullishta shekullore e Subashëve. Në Marikaj, Fabrika e Vajit “Subashi” është një impiant modern që u lehtëson fshatarëve përpunimin e vajit.

Ajo funksionon gjithashtu edhe si qendër vizitore dhe edukative, ku vizitorët mund të informohen për ullinjtë e vjetër të zonës, të ndjekin procesin e nxjerrjes së vajit dhe të bëjnë degustim të vajit.

Po ashtu, mund të vizitohen fshatrat nën malin e Dajtit (p.sh. Tujan, Brar), ku gjenden disa nga ullinjtë më të lashtë pranë Tiranës, si dhe punishte tradicionale vaji.

 

Në ullishtat e Marikajt takojmë Mehdiun, banor i zonës, që na tregon ullirin e moçëm ~2 500-vjeçar. Foto: Autori.

 

Në Berat mund të vizitohen ullinjtë monumentalë të Palikështit/Drobonikut (5 km nga qyteti), ku turistët mund të shohin ullirin 2000-vjeçar dhe të mësojnë mbi legjendat lokale.

Gjithashtu, edhe ullishtat e vjetra në fshatin Kapinovë, janë tërheqës për vizitorët.

Një vizitë në një kooperativë vaji ku mund të shpjegohet procesi i përpunimit modern dhe historik shoqëruar me degustim “vaj ekstra i virgjër Berati” dhe produkte të tjera lokale, mund të plotësojë më së miri një tur tematik në këtë zonë.

Vlora dhe “Riviera e Ullirit” ofrojnë një itinerar tërheqës nga Kanina në Himarë. Duke filluar nga kalaja e Kaninës me ullishta të lashta përreth, vazhdohet më tej nëpër bregdetin e jugut, ku mund të përshkruhen shtigjet që kalojnë mes ullishtave të vjetra përmes fshatrave Dhërmi, Vuno, Himarë e Qeparo, me qindra ullinj të vjetër.

Ndërsa në Borsh mund të vizitohen punishtet e vajit. Edhe zona e Sarandës, nga Delvina e deri në Butrint, ofron një kombinim të ullinjve të moçëm me kulturën e lashtë.

Këto itinerare promovojnë idenë se Riviera Shqiptare krahas detit, ofron edhe kodrina ullinjsh mijëravjeçarë.

Në veri të Shqipërisë mund të vizitohen ullishtat e moçme rrëzë malit të Krujës, përreth kalasë, që zënë fill shumë kohë para periudhës së Skënderbeut. Shumëkush mendon se veriu i Shqipërisë nuk lidhet me ullirin.

Por zona e Kurbinit, Lezhës e deri në Zadrimë, ka një klimë mesdhetare përgjatë Drinit që e mundëson rritjen e tij. Dhe këtu ndodhen disa prej ullishtave më të vjetra të veriut, të cilat mund të vizitohen së bashku me agroturizmet e zonës.

 

“Ulliri më i vjetër në Shqipëri?”

Me Fisnikun, në shtegun tematik të ullinjve në kodrat e Ndroqit, teksa kalojmë pranë fshatit Kërçukje, vizitojmë një pemë ulliri mjaft të moçme, në pronësi të familjes Hasa, e cila mendohet të jetë 2000-2500-vjeçare. Iu deshën 11 personave nga grupi ynë, që ta rrethonim trungun e saj duke mbajtur duart të lidhura me njëri-tjetrin.

Dhe vetvetiu lind një pyetje që ngjall kureshtje. Cilët janë ullinjtë më të vjetër në vendin tonë? Për ta shpallur një pemë “më të vjetrën”, do të duhej kombinimi i disa kritereve si analiza dendrokronologjike, datimi me radiokarbon, madhësia e trungut (diametër/cirkumferencë) si dhe dokumente historike/triangulim.

Në praktikën vendase përdoret shpesh regresioni ortogonal, një përafrim statistikor që, mbi parimin “sa më i madh trungu, aq më e vjetër pema”, kalibron marrëdhënien madhësi-moshë duke korrigjuar pasaktësitë në të dyja matjet.

Prof. Hairi Ismaili, një nga studiuesit më të njohur të ullirit në Shqipëri, rendit, ndër të tjerë, disa grupe pretendente, si ullinjtë nga më të vjetrit në Shqipëri.

(1) Ullinjtë në Brret (Gërdec–Palaq), me moshë të vlerësuar rreth ~3 000 vjet;

(2) Ullinjtë e Tujanit (nën Dajt), ~2 500–3 000 vjet;

(3) Ullinjtë e Tufinës, ~2 500–3 000 vjet;

(4) Ullinjtë e Pulazeqinit (Vlorë), ~1 500–2 000+ vjet;

(5) Gruemirë (Malësia e Madhe), ~2 000+ vjet; (6) Kallmet (Lezhë), ~1 200+ vjet.

Datimi pemë-më-pemë, me kombinimin e këtyre kritereve dhe certifikimin individual, do të ishte i domosdoshëm. Deri atëherë, do të vazhdojmë të kemi disa “më të vjetër” dhe kjo s’është keq, sepse mban gjallë debatet dhe interesin.

“Ulliri më i vjetër”, përtej statistikave dhe rekordeve është simbol i lidhjes sonë me të shkuarën. Identifikimi dhe konfirmimi i vjetërsisë së këtyre pemëve krijon një urë të drejtpërdrejtë midis nesh dhe lashtësisë.

Ullinjtë e moçëm të Shqipërisë janë një pasuri e shumëfishtë: natyrore, kulturore, historike, ekonomike dhe shpirtërore dhe mund të bëhen shtylla të zhvillimit të qëndrueshëm si destinacione, si markë kombëtare dhe si thesar historish të gjurmueshme.

 

The post Ullinjtë e moçëm të Shqipërisë, mes historisë dhe turizmit appeared first on Revista Monitor.

Fermeri nga Divjaka kthehet nga emigracioni, Salla: Shembull i mundësive në bujqësi

5 December 2025 at 10:00

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka sjellë në vëmendje sot historinë e Pirro Bulit nga Divjaka, një fermer i cili pas shumë vitesh emigrimi në Greqi është rikthyer në Shqipëri për të investuar në sektorin bujqësor dhe për të ngritur një sipërmarrje bashkëkohore me serra prodhimi.

Sipas ministrit Salla, rikthimi i Bulit dhe nisma e tij për të ndërtuar një aktivitet modern bujqësor janë shembull i qartë i mundësive që po krijohen sot për fermerët nëpërmjet politikave të reja mbështetëse të qeverisë. Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, Buli ka përfituar 50% financim për të blerë mekanikë bujqësore të teknologjisë së fundit, e cila po transformon mënyrën e punës në fermën e tij.

Mekanika e re bujqësore ka zëvendësuar proceset e lodhshme tradicionale, duke reduktuar ndjeshëm kohën dhe koston e punimeve bujqësore. Kjo ka bërë që Pirro Buli të rrisë rendimentin e prodhimit, të ulë shpenzimet dhe të krijojë një bazë solide për të zhvilluar më tej sipërmarrjen e tij.

Salla vuri në dukje se historia e tij nuk është e vetme, por pjesë e një trendi të ri ku shumë të rinj po kthehen nga emigracioni dhe po investojnë në bujqësi, falë programeve të mbështetjes dhe orientimit drejt teknologjisë moderne.

“Pirro Buli është një prej dhjetëra fermerëve që jo vetëm po modernizojnë prodhimin, por po tregojnë se bujqësia mund të jetë një sektor i qëndrueshëm dhe fitimprurës kur ka vizion, përkushtim dhe mbështetje konkrete financiare”, u shpreh ai.

Ministri nënvizoi se mbështetja për fermerët do të vijojë, me synimin që modernizimi i fermave dhe rritja e prodhimit vendas të bëhen një realitet i prekshëm në çdo zonë rurale të vendit.

Fermeri nga Divjaka tregon se kultivon në fermën e tij perime të freskëta. “Mbështetja nga AZHBR për blerjen e teknologjive bujqësore na ka lehtësuar punën dhe ka ndikuar në rritjen e prodhimit”, tha Buli. /j.p/

The post Fermeri nga Divjaka kthehet nga emigracioni, Salla: Shembull i mundësive në bujqësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌