Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 May 2026Main stream

Sejko: Siguria kibernetike, shtyllë kyçe për stabilitetin financiar

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, theksoi rëndësinë në rritje të sigurisë kibernetike gjatë fjalës së mbajtur në samitin e Sigurisë Kibernetike Izrael–Shqipëri, duke e cilësuar atë një komponent kritik për stabilitetin financiar dhe sigurinë kombëtare.

Sejko u shpreh se rreziku kibernetik është tashmë pjesë e realitetit të përditshëm, në një kohë kur tensionet gjeopolitike dhe zhvillimet teknologjike kanë zgjeruar hapësirën e ekspozimit ndaj sulmeve. Sipas tij, transformimi digjital dhe përdorimi në rritje i inteligjencës artificiale në sektorin financiar e bëjnë edhe më të domosdoshëm forcimin e mekanizmave mbrojtës.

Guvernatori nënvizoi se ndërprerjet në funksionimin e sistemeve financiare apo rrjedhjet e të dhënave dëmtojnë besimin publik dhe reputacionin e institucioneve, duke kërkuar një qasje të re mbikëqyrëse që i jep prioritet rrezikut kibernetik, krahas atyre tradicionalë.

Në këtë kuadër, ai bëri të ditur se Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një sërë masash konkrete, përfshirë rritjen e kapaciteteve mbikëqyrëse, bashkëpunimin me institucionet përkatëse dhe zbatimin e standardeve më të mira ndërkombëtare për vlerësimin e rrezikut kibernetik.

Një nga instrumentet kryesore është metodologjia e vlerësimit të maturisë së sigurisë kibernetike, e ndërtuar me asistencën e Thesarit Amerikan, e cila përfshin 93 kontrolle në aspektet organizative, njerëzore dhe teknologjike. Raundi i parë i vlerësimit për sistemin bankar ka përfunduar, ndërsa aktualisht po vijon një vlerësim i dytë horizontal.

Gjithashtu, Sejko theksoi se po punohet për përafrimin e kuadrit rregullator me atë të Bashkimit Evropian, në veçanti me rregulloren për qëndrueshmërinë operacionale digjitale (DORA), e cila ka hyrë në fuqi në janar 2025, në funksion të objektivit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në vitin 2030.

Në përfundim, Guvernatori nënvizoi se Banka e Shqipërisë ka investuar në mënyrë të vazhdueshme në ndërtimin e një infrastrukture të sigurt teknologjike dhe në rritjen e ndërgjegjësimit të stafit, duke garantuar reagim të shpejtë dhe efikas ndaj çdo incidenti kibernetik.

e.xh/j.p/

The post Sejko: Siguria kibernetike, shtyllë kyçe për stabilitetin financiar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Interesim i jashtëzakonshëm për regjistrimet e hershme në AAB - 30% zbritje për maturantët që regjistrohen tani

6 May 2026 at 14:57


Mijëra të rinj nga Kosova dhe rajoni po i besojnë AAB për vazhdimin e studimeve, duke e forcuar rolin e institucionit si zgjedhja kryesore akademike.

Regjistrimet e hershme kanë nisur me interesim rekord për programet më moderne dhe profesionet më të kërkuara të së ardhmes, duke dëshmuar edhe një herë besimin që të rinjtë kanë ndaj AAB-së tash e 25 vite.

AAB po ofron 30% ZBRITJE për regjistrimet e hershme, duke krijuar mundësi edhe më të mëdha për studentët që synojnë arsim cilësor, praktikë profesionale dhe karrierë të sigurt.

Nga Shkencat Kompjuterike, Inteligjenca Artificiale, Siguria Kibernetike, Programimi i Lojërave, deri te Komunikimi Masiv, Psikologjia, Juridiku, Arkitektura, Shkencat Shëndetësore dhe dhjetëra programe të tjera – AAB vazhdon të mbetet zgjedhja e parë e maturantëve.

Me mbi 95% të të diplomuarve të punësuar, laboratorë modernë, partneritete ndërkombëtare dhe mundësi të shumta praktike, AAB është adresa ku ndërtohet e ardhmja juaj.

Vendet janë të limituara!

ZGJEDHJA E PARË ËSHTË AAB!

Sekuestrohen rreth 100 mijë euro pasuri nga krimet kibernetike në Prishtinë

5 May 2026 at 14:58


Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik, se në vazhdën e hetimeve intensive lidhur me rastin për veprën penale ‘’Mashtrimi kompjuterik’’, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet gjermane, është mundësuar identifikimi dhe sekuestrimi i pasurisë që dyshohet se është përfituar përmes veprimtarive kriminale.

Sipas një njoftimi për media thuhet se si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga Prokurori i Shtetit, pasuria e sekuestruar, në vlerë rreth 100.000 (njëqind mijë) euro, dyshohet se buron nga veprimtaria e kundërligjshme e të dyshuarve.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është lëshuar urdhër ndalues për këtë pasuri, për të cilin janë njoftuar edhe bankat komerciale në Kosovë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, në veçanti të krimeve kibernetike.

Ndërkohë, Prokurori i çështjes do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/


AKSK në “Locked Shields 2026”, rritet gatishmëria për sigurinë kibernetike

TIRANË, 2 maj/ATSH/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) mori pjesë në ushtrimin ndërkombëtar të NATO-s “Locked Shields 2026”, një nga simulimet më të mëdha dhe më komplekse në botë në fushën e sigurisë kibernetike.

Në këtë ushtrim, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike kontribuoi në forcimin e kapaciteteve kombëtare dhe në shkëmbimin e ekspertizës ndërinstitucionale, përmes koordinimit të ekspertëve nga institucionet kryesore të vendit.

Në proces u përfshinë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Akademia e Forcave të Armatosura, Albania Cyber Command, si dhe Shërbimi Informativ Shtetëror, së bashku me përfaqësues të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit.

Ushtrimi përfshiu skenarë të avancuar krizash kibernetike, me fokus në mbrojtjen e infrastrukturave kritike, sigurinë e sistemeve industriale (SCADA/OT), rrjetet 5G dhe menaxhimin e incidenteve në kohë reale.

Pjesëmarrja në “Locked Shields 2026” synon të rrisë gatishmërinë operacionale dhe të forcojë bashkëpunimin ndërinstitucional në funksion të mbrojtjes së sistemeve dhe shërbimeve kritike të vendit. /j.p/

1 nga 5

The post AKSK në “Locked Shields 2026”, rritet gatishmëria për sigurinë kibernetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U hakuan telefonat e 300 personaliteteve të rëndësishme, Gjermania fajëson Moskën për sulmet në “Signal”

By: ela
25 April 2026 at 19:29

Berlini fajëson Rusinë për sulme të përsëritura kibernetike që synojnë platformën Signal. Përmes saj, politikanë, diplomatë, personel ushtarak dhe gazetarë gjermanë dyshohet se janë shënjestruar nga sulme kibernetike që nga muaji shkurt, nëpërmjet strategjisë së harkimit me ‘phishing’. Siç raportohet nga qarqet qeveritare gjermane, qeveria federale vlerëson se operacioni elektronik i “phishing” kundër shërbimit specifik […]

The post U hakuan telefonat e 300 personaliteteve të rëndësishme, Gjermania fajëson Moskën për sulmet në “Signal” appeared first on BoldNews.al.

“Paguani gjobat tani” - Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: SMS nuk janë dërguar nga institucionet shtetërore, mos klikoni linqe të dyshimta

25 April 2026 at 15:50


Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për një skemë të re mashtrimi online, ku autorë të paidentifikuar po përdorin faqe interneti të rreme, të ngjashme me ato zyrtare, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga qytetarët.

Policia njofton se këto faqe shpërndahen përmes mesazheve SMS dhe email-eve të maskuara, duke u paraqitur si njoftime zyrtare për pagesa gjobash, kryesisht për shkelje të qarkullimit rrugor si tejkalimi i shpejtësisë.

Lexoni të plotë postimin:

Policia e Shtetit bën me dije qytetarët se është konstatuar një skemë mashtrimi online, ku autorë të paidentifikuar kanë krijuar faqe interneti të rreme, të ngjashme me faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, me qëllim përfitimin e paligjshëm financiar.

Këto faqe shpërndahen përmes mesazheve SMS, dhe adresa emaili të maskuara, duke u paraqitur në mënyrë të rreme si njoftime të dërguara nga autoritete shtetërore, lidhur me pagesën e gjobave për shkelje të qarkullimit rrugor, kryesisht për tejkalim shpejtësie.

Sqarojmë se këto mesazhe NUK janë dërguar nga institucionet shtetërore. Autorët kanë përdorur teknika të sofistikuara për të mashtruar qytetarët dhe për t’i orientuar drejt faqeve të rreme, ku u kërkohet vendosja e të dhënave bankare.

Qëllimi i kësaj skeme është vjedhja e të dhënave bankare dhe më pas përvetësimi i fondeve nga llogaritë e qytetarëve.

Policia e Shtetit bën thirrje për kujdes maksimal:

* Mos klikoni në linke të dyshimta të ardhura përmes SMS apo platformave të tjera.

* Mos vendosni asnjëherë të dhënat tuaja bankare në faqe të pa verifikuara.

* Verifikoni çdo gjobë vetëm në kanalet zyrtare.

Qytetarët mund të kontrollojnë gjobat:

* në portalin zyrtar e-Albania: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.a....

Në rast se keni vendosur të dhënat bankare në faqe të dyshimta:

* Kontaktoni menjëherë bankën tuaj për të bllokuar kartën/llogarinë dhe për të marrë masat përkatëse si dhe denonconi rastet pranë Policisë së Shtetit.

Strukturat ligjzbatuese janë duke punuar për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve. /Telegrafi/


Cyberzone: IPKO fillon me një seri të re për sigurinë digjitale në Kosovë

By: IPKO
20 April 2026 at 13:28


Në një kohë kur përdorimi i internetit është bërë pjesë e përditshmërisë, siguria digjitale mbetet një nga sfidat më të mëdha për individët dhe bizneset në Kosovë.

Për t’iu përgjigjur kësaj nevoje, IPKO fillon me Cyberzone, një seri e re episodash që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të ofrojë këshilla praktike për mbrojtje në botën online.

Cyberzone nuk është vetëm një format informativ, por një platformë që trajton në mënyrë të drejtpërdrejtë rreziqet digjitale që prekin përdoruesit çdo ditë. Përmes episodeve mujore, kjo seri do të zbërthejë temat kryesore të sigurisë kibernetike, duke i bërë ato të kuptueshme dhe të aplikueshme në praktikë.

Temat që do të trajtohen përfshijnë:

  • Si funksionojnë mashtrimet online dhe si mund të identifikohen?
  • Pse çdo përdorues mund të jetë cak i sulmeve kibernetike?
  • Rëndësia e përdorimit të password-eve të sigurta.
  • Rreziqet gjatë shfletimit në internet dhe faqet e rreme.
  • Siguria në rrjete publike Wi-Fi.
  • Mbrojtja e të dhënave personale dhe qasjes në sisteme.

Qëllimi i kësaj serie është të ndihmojë përdoruesit të kuptojnë se siguria digjitale nuk lidhet me madhësinë e biznesit apo nivelin e aktivitetit online, por me ekspozimin dhe mënyrën e përdorimit të teknologjisë.

Shpesh, ekziston perceptimi se vetëm kompanitë e mëdha apo institucionet janë cak i sulmeve kibernetike. Megjithatë, realiteti është se shumica e sulmeve sot janë automatike dhe masive, duke e bërë çdo përdorues të lidhur në internet potencialisht të rrezikuar.

Përmes Cyberzone, IPKO synon të sjellë më shumë qartësi rreth këtyre rreziqeve dhe të ofrojë hapa konkretë për t’u mbrojtur, si për individët ashtu edhe për bizneset.

Kjo iniciativë është vazhdim i angazhimit të IPKO në fushën e sigurisë kibernetike, ku përveç përmbajtjes edukative, kompania organizon edhe IPKO Cyber Security Conference, e cila këtë vit do të mbahet për herë të katërt, duke mbledhur ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për të diskutuar sfidat dhe zhvillimet më të fundit në këtë fushë.

Seria do të publikohet me nga një episod çdo muaj, duke ndërtuar një burim të qëndrueshëm informacioni për sigurinë digjitale në vend.

Episodi i parë i Cyber Zone publikohet më 20 Prill, në ora 18:00, dhe trajton një nga temat më të rëndësishme: pse çdo përdorues mund të jetë cak i sulmeve kibernetike, edhe kur mendon që nuk është.

Episodi mund të ndiqet në kanalin zyrtar të IPKO në YouTube: https://www.youtube.com/@IPKOTelecom

Shqipëria dhe Irani: Lufta kibernetike të cilën Shqipëria vazhdon ta humbasë

16 April 2026 at 08:54


Në mëngjesin e 10 marsit 2026, një mesazh i njohur shfaqet sërish në katër kanale Telegram të grupit “Homeland Justice”: Po i afrohemi orës zero! Pak orë më vonë, Parlamenti shqiptar konfirmon se infrastruktura e tij digjitale ka rënë. Hakerët kishin marrë kontrollin e serverëve të Parlamentit dhe kishin kapur korrespondencën e deputetëve. Javë më pas, më 26 mars, grupi njoftoi se kishte depërtuar edhe në Postën Shqiptare, duke publikuar email-et e brendshme të stafit.

Pyetja që shtrohet vetë nuk është pse Irani sulmon, sepse kjo dihet prej vitesh. Pyetja është: Pse Shqipëria vazhdon të goditet, pavarësisht miliona eurove të investuara dhe mbi katër vjetëve mësim të dhimbshëm?

Fillimi: Depërtimi i heshtur i vitit 2021

Historia nuk fillon me shpërthimin e korrikut 2022. Ajo fillon shumë më herët, në heshtje. Hetimi i FBI-së tregoi se aktorët kibernetikë iranianë kishin fituar qasjen fillestare në rrjet rreth 14 muaj para lansimit të sulmit shkatërrues, duke qëndruar të fshehur dhe duke vjedhur periodikisht përmbajtje email-esh dhe dokumente. Kjo do të thotë se ata ishin brenda sistemeve shqiptare që nga fillimi i vitit 2021 ndërkohë që, nga ana tjetër, autoritetet shqiptare nuk i shihnin.

Ndërmjet majit dhe qershorit 2022, akterët iranianë kryen lëvizje anësore, njohje të rrjetit dhe grumbullim kredencialesh nga rrjetet qeveritare shqiptare. Nëse sistemet tona të mbrojtjes kibernetike do të funksiononin siç duhet, ky infiltrim duhej të zbulohej muaj të tërë para se të ndodhte dëmi. Por, kjo nuk ndodhi dhe rrjedhimisht nuk u zbuluan.

Sulmi i korrikut 2022: Tërmeti digjital

Në korrik 2022, aktorët iranianë, të identifikuar si “Homeland Justice”, lansuan një sulm kibernetik shkatërrues kundër qeverisë shqiptare, i cili i bëri faqet e internetit dhe shërbimet të padisponueshme, duke përfshirë malware për enkriptim skedarësh dhe fshirje të përmbajtjes.

Ekspertët e Mandiant besojnë se individët që kryen këto sulme donin të hakmerreshin ndaj qeverisë shqiptare për strehimin e MEK-ut (Mujahedin e-Khalq), një grup opozitar iranian që jeton aktualisht në Manëz të Shqipërisë.

Reagimi i Tiranës ishte historikisht i fortë. Duke cituar "prova të pamohueshme" të përgjegjësisë iraniane, kryeministri Edi Rama në shtator 2022 ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Teheranin - rasti i parë i tillë në botë si rezultat i një sulmi kibernetik. ShBA-ja i vendosi sanksione Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS) dhe ministrit të saj për aktivitetet kibernetike kundër ShBA-së dhe aleatëve të saj.

Megjithatë, guximi diplomatik nuk është ekuivalent i sigurisë kibernetike.

Sulm pas sulmi: 2022-2025, sulme të pandërprera

Reagimi i fortë diplomatik nuk i ndali sulmuesit, përkundrazi i nxiti. Në shtator 2022, akterët kibernetikë iranianë lansuan një valë tjetër sulmesh kundër qeverisë shqiptare, duke përdorur taktika dhe malware të ngjashëm me sulmet e korrikut, ndoshta si hakmarrje për atribuimin publik dhe ndërprerjen e lidhjeve diplomatike.

Më pas erdhi dhjetori 2023. Sulmet iraniane targetuan Parlamentin shqiptar, kompanit; vendore të telekomunikacionit si dhe linjën ajrore kombëtare Air Albania, duke përdorur malware për fshirje të të dhënave të quajtur "No-Justice", i cili mund ta bëjë sistemin operativ Windows të paripërdorshëm.

Gjatë vitit 2024, radha i erdhi agjencisë së statistikave. Sulmi ndaj INSTAT-it u krye prap; nga po i njëjti grup, "Homeland Justice", i mbështetur nga Irani, i cili kishte kryer sulme kibernetike edhe më parë. Virusi u përhap në 40 kompjuterë dhe fshiu të dhënat në gjashtë prej tyre.

Qershori 2025 solli sulmin ndaj Bashkisë së Tiranës. Grupi i haker;ve publikoi informacione që tregonin qasjen në kod të serverëve dhe infrastrukturën e brendshme, duke ngritur frikë për një kompromentim të thellë të të dhënave publike. Operacionet e bashkisë u prekën rëndë, veçanërisht platforma për regjistrimin e fëmijëve në institucionet parashkollore.

Investimet: Shumë letra, pak efekt

Ndërkohë që sulmet vinin njëri pas tjetrit, Tirana nuk qëndroi duarlidhur, të paktën jo në letër.

Në janar 2024, u krijua Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, me mbështetjen e një investimi amerikan prej 8.4 milionë dollarësh, pjesë e një pakete më të gjerë ndihme kibernetike prej 50 milionë dollarësh. Kjo nismë përfshiu edhe krijimin e Qendrës për Luftimin e Sulmeve Kibernetike (CCARC), e pajisur me sistemin IBM QRadar Suite për zbulim dhe zbutje të kërcënimeve 24/7.

Në tetor 2025, Këshilli i Ministrave miratoi Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike 2025-2030 dhe Planin e saj të Veprimit, duke e shpallur vizionin e Shqipërisë për ndërtimin e një ekosistemi të sigurt digjital, në linjë me direktivën evropiane NIS2 dhe standardet e NATO-s.

Shqipëria u bë një nga vendet e para në Evropë që transpozoi Ligjin Nr. 25/2024 për Sigurinë Kibernetike, i cili u paraqit si angazhim qeveritar për ta bërë Shqipërinë lider në sigurinë kibernetike.

Dhe, pikërisht ndërsa kryeministri Rama lavdëronte Shqipërinë si të nëntën në botë për sigurinë kibernetike sipas Indeksit të Sigurisë Kibernetike të Estonisë, ekspertët shprehën dyshime serioze rreth efektivitetit të masave të ndërmarra pas sulmeve të viteve 2022 dhe 2025.

Marsi 2026: Historia përsëritet

Shqetësimi kryesor që ekspertët ngrenë nuk është sulmi në vetvete, por lehtësia me të cilën u krye, duke sugjeruar se nuk janë marrë masa kuptimplota, pavarësisht historisë së gjatë të sulmeve kibernetike në Shqipëri.

Videot e publikuara nga “Homeland Justice” tregojnë lëvizje të lirë brenda rrjetit të Parlamentit. Sipas ekspertëve, megjithëse fshirja e të dhënave është e datuar më 10 mars, qasja e paautorizuar në sisteme mund të ketë ndodhur shumë më herët, duke i dhënë sulmuesve kohë të kopjonin dhe monitoronin rrjetin para se të vepronin.

Ky skenar është identik me atë të vitit 2021: depërtim i heshtur, vëzhgim i gjatë, pastaj shkatërrim. Katër vjet pas sulmit të parë madhor, modeli është i njëjtë. I vetmi ndryshim janë viktimat (kësaj radhe Parlamenti dhe Posta).

Email-et e rrjedhura zbuluan se llogaritë zyrtare të Postës Shqiptare ishin targetuar të paktën pesë herë gjatë vitit 2025. Kjo nuk është paaftësi aksidentale, është neglizhencë sistematike.

Pse ndodh kjo? Diagnoza e një dështimi

Problemi i institucioneve shqiptare me sigurinë kibernetike ka disa shtresa.

E para: Lufta asimetrike. Zinxhirët e sulmit të orkestruar nga grupi janë "të drejtpërdrejtë dhe të thjeshtë", duke shfrytëzuar mjete të disponueshme publikisht dhe duke përdorur protokolle standarde si RDP, SMB dhe FTP për lëvizje anësore. Irani nuk ka nevojë për armë të sofistikuara; dobësitë shqiptare janë kaq bazike saqë mjetet standarde janë të mjaftueshme.

E dyta: Hendeku i burimeve njerëzore. Mungesa e ekspertëve të sigurisë kibernetike dhe roli i autoritetit në reduktimin e këtij hendeku janë ngritur si shqetësim kyç edhe në takime me parlamentarë të NATO-s. Shqipëria mund të blejë sisteme IBM, por nuk mund të blejë lehtësisht kulturën e sigurisë.

E treta: Konteksti i përkeqësuar gjeopolitik. Shqipëria ishte ndër vendet që u shpreh shpejt mbështetëse e goditjeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, duke forcuar pozitën e saj me partnerët perëndimorë, por edhe duke rritur rrezikun e hakmarrjes iraniane. Kur shtojmë edhe deklaratat publike të liderëve të MEK-ut për formimin e një qeverie të përkohshme iraniane nga Tirana, ekspertët vërejnë se kjo ushqen besimin e Teheranit se Shqipëria po bën shumë më tepër se thjesht strehim humanitar.

Çfarë duhet të ndryshojë

Strategjitë, ligjet dhe ceremonitë e inaugurimit nuk mbrojnë serverët. Ato mbrohen nga konfigurimet e sakta, auditet e rregullta, personeli i trajnuar dhe, mbi të gjitha, kultura institucionale e sigurisë.

Disa institucione janë goditur edhe nga dy herë brenda tre vjetësh nga i njëjti grup, me të njëjtat metoda. Nëse pas çdo sulmi mbahet konferencë shtypi dhe miratohet një strategji e re pesëvjeçare, por sistemet mbeten të cenueshëm ndaj metodave standarde të hakimit, atëherë investimet janë bërë më shumë për shou medial dhe për fotografi, sesa për mbrojtje. Shqipëria meriton më shumë se tituj nderi për kapacitete mbrojtjeje të sigurisë. Shqipëria meriton sisteme që nuk bien. /Telegrafi/

Mesazhet mashtruese në emër të Postës Shqiptare rrisin rrezikun për qytetarët

13 April 2026 at 08:36
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit paralajmëroi më 6 prill qytetarët të ishin të kujdesshëm ndaj mesazheve mashtruese që po qarkullojnë masivisht në Shqipëri nëpërmjet SMS-ve dhe që paraqiten si njoftime të Postës Shqiptare për pako postare të padorëzuara. Vetë Posta Shqiptare reagoi lidhur me këto mesazhe me një deklaratë zyrtare, […]The post Mesazhet mashtruese në emër të Postës Shqiptare rrisin rrezikun për qytetarët appeared first on Reporter.al.

Shqipëria në shënjestër të sulmeve kibernetike

By: Brisi
8 April 2026 at 20:00

Seria e sulmeve kibernetike ndaj institucioneve shqiptare ka nxjerrë në pah një realitet të brishtë të sigurisë dixhitale në vend, duke nisur nga ndërhyrjet në faqet zyrtare e deri te kompromentimi i mundshëm i të dhënave sensitive. Në fund të muajit mars, autoritetet konfirmuan se portali zyrtar i sistemit gjyqësor ishte prekur nga një sulm […]

The post Shqipëria në shënjestër të sulmeve kibernetike appeared first on BoldNews.al.

​Alarm për kamerat e sigurisë në Kosovë, a mund të shfrytëzohen ato nga Serbia?

4 April 2026 at 22:32


Kamerat e sigurisë të vendosura në rrugët e qyteteve të Kosovës konsiderohen nga institucionet e republikës si shumë të rëndësishme për rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e veprave penale.

Autoritetet komunale dhe policore theksojnë se sistemi i monitorimit të tyre është i mbrojtur dhe funksionon në përputhje me ligjet në fuqi, ndërsa qasja në të dhënat e regjistruara është e kufizuar dhe e kontrolluar vetëm nga Policia e Kosovës, duke garantuar sigurinë publike të qytetarëve por edhe atë nacionale të vendit.

Në Prishtinë, Mitrovicë të Veriut, Prizren, Obiliq por edhe komuna tjera të Republikës, kamerat publike që shteti i ka vendosur, kryesisht nëpër rrugë, janë të monitoruara dhe mbikëqyren rreptësisht nga Policia e Kosovës, duke mos lënë hapësirën që ndonjë entitet apo vend tjetër, si Serbia në radhë të parë, të mund të ndërhyjë në to.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka deklaruar për KosovaPress se kamerat e sigurisë të vendosura në kryeqytet nuk paraqesin rrezik për sigurinë e qytetarëve e as për atë kombëtare. Përkundrazi, sipas tij, ato janë në shërbim të sigurisë së qytetarëve por edhe të vetë shtetit.

Fushtica ka bërë të ditur se këto kamera janë prodhim kanadez e jo rus ose kinës. Firma e tyre është AVIGILION, që siç pretendon drejtori komunal, garantojnë standardet më të lartë të sigurisë.

“Mund të ju siguroj se nuk ka asnjë rrezik sa i përket sigurisë publike të qytetarëve apo nacionale si pasojë e vendosjes së kamerave në kryeqytet. Sistemi i kamerave azhurnohet vazhdimisht në versionet më të reja të softverit dhe qasja në këto kamera është i mbyllur, nuk ka qasje në internet apo rrjete tjera, nëse bëhet fjalë për hakim apo ndërhyrje nga pala e tretë në qasje në këto kamera. Kamerat dhe serverët janë të vendosur në policinë e Kosovës, kontrollohen nga policia dhe mbrohen me sistemet e saja të sigurisë. 2:04 Këto kamera nuk janë as të prodhimit kinez, as rus apo ndonjë vendi tjetër, janë kamera të prodhimit kanadez, kompania AVIGILION dhe kamerat janë të standardit më të lartë të sigurisë..3:50 Të dhënat që monitorohen dhe ruhen në bazë të ligjit kanë qasje vetëm policia e Kosovës, nëse ka ndonjë rast të dhënat mund të merren vetëm me vendim të prokurorit”, ka thënë Fushtica.

Në polici e konfirmojnë këtë gjë. Drejtori i forcave të rendit për rajonin e Prishtinës, Bekim Bislimi, tregon për çfarë shërbejnë ato dhe çfarë të dhënash mbledhin.

“Kamerat e sigurisë nuk bëjnë mbledhje dhe përpunime të të dhënave biometrike. Kamerat e sigurisë janë të vendosura në dhjetëra lokacione, konform të fazës së parë dhe monitorohen dhe mbikëqyren rreptësishtë nga Policia e Kosovës. Sa i përket bazës ligjore ju kemi referuar ligjit të policisë, neni 25, monitorimi i vendeve publike, pjesa tjetër te respektimi i privatësisë dhe mbrojtja e të dhënave ju referohemi Agjencionit për Informim dhe Privatësi.. Sistemi funksionon në një rrjet të mbyllur, nuk kemi qasje në internet apo në platformë tjetër dhe mundësia është minimale nga një shtet apo mekanizëm tjetër me intervenua dhe me ndërhy në marrje të video incizimeve”, ka thënë Bislimi.

Ndryshim në këto procedura nuk ka as me kamerat që janë vendosur në komunat veriore të shtetit të Kosovës. Zëvendësdrejtori i Policisë për këtë pjesë, Veton Elshani, ka deklaruar se sistemi i kamerave funksionon në përputhje me ligjet e Kosovës dhe se procesimi i të dhënave bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë.

Sipas tij, kamerat këndej pari janë të sigurta dhe nuk ka ndonjë rrezik se të dhënat e tyre mund të shfrytëzohen nga Serbia.

“Ne konsiderojmë që nuk ekziston asnjë rrezik për arsye se të dhënat të cilat përpunohen dhe mblidhen e ruhen, shkatërrohen e procesohen janë në pajtueshmëri me ligjet e Kosovës. Këto ne i shohim, por mbledhjen e këtyre të dhënave, arkivimin e tyre dhe procesimin e bën Prishtina, drejtoria e përgjithshme e Policisë, nuk ka ndonjë rrezik për lëshimin e të dhënave. Ka ligj për mbrojtjen e të dhënave, procesimin dhe në bazë të ligjit funksionojmë ne.1:33 Sipas ligjeve të Kosovës dhe vendimeve ne e dimë që kamerat të cilat i kemi në posedim në rrugët e Veriut të vendit nuk janë të prodhimeve kineze. Kamerat janë të sigurta, prodhuesi i sigurt, nuk ka rrezik që këto të dhëna të shfrytëzohen nga dikush tjetër. Ajo çka është me rëndësi është se ne nuk jemi duke bë ndonjë vëzhgim ilegal”, ka thënë Elshani.

Kamerat e vendosura në shërbim të sigurisë publike janë të sigurta dhe të prodhimit kanadez edhe në komunën e Prizrenit, sipas drejtorit të këtushëm për emergjenca e siguri, Sead Arifi

“Drejtoria është duke realizuar informimin jetik për rritje të sigurisë publike pas instalimit të kamerave në gjithë qytetin, afërsisht në hyrjet dhe daljet kryesore. Kontrata është tre vjeçare, deri tash i kemi montuar dhe instaluar diku 98 kamera. Organi i mbikëqyrjes është Policia e Kosovës, jemi krenar për punën e tyre profesionale për vendosjen e kamerave. Projekti synon rritje të sigurisë dhe mbrojtjes të hapësirave publike. Prodhimi i kamerave është kanadez AVIGILON. Kamerat janë të sigurta”, ka thënë Arifi.

Edhe ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se kamerat publike që i vendos shteti janë të sigurta, sikur edhe të dhënat e tyre, pasi ato menaxhohen dhe monitorohen vetëm nga institucionet legjitime. Për dallim prej tyre, ato private përbëjnë rrezik. Kjo për fakti se kamerat e vendosur jo nga shteti, nuk janë të janë të mirëmbajtura apo të konfiguruara si duhet.

Eksperti i sigurisë kibernetike, Lis Tahirbegolli, ka thënë se shumë kamera në pronësi private mund të jenë të ekspozuara në internet.

I njëjti shton se policia duhet të investojë në kibernetikë, të bashkëpunojë me aleatë si NATO, SHBA e BE për inteligjencë kërcënimesh ndërsa bën thirrje të krijohet një ligj për detyrim të raportimit të incidenteve kibernetike.

“Kamerat e sigurisë në Kosovë nuk janë të sigurta në një nivel të pranueshëm, veçanërisht ato që përdorin marka kineze si Hikvision dhe Dahua, të cilat dominojnë tregun. Agjencia për Informim dhe Privatësi ka identifikuar rreth 6,000 kamera private, në ndërtesa apartamentesh, biznese, kafene që janë të ekspozuara në internet për shkak të fjalëkalimeve të dobëta, firmëare të vjetruar ose konfigurime të gabuara.. Ato të policisë të cilat janë të kontraktuara dhe certifikuara janë mëse të sigurta.. Investoni në kibernetikë, auditim të rregullt nga AIP dhe AKSHI, trajnim stafi, qendër operacioni 24/7 për monitorim. Ligj për detyrim të raportimit të incidenteve kibernetike dhe bashkëpunim me aleatë (NATO, SHBA, BE) për inteligjencë kërcënimesh”, ka shtuar Tahirbegolli.

Edhe eksperti tjetër i kibernetikës, Halil Berisha në një përgjigje me shkrim për KosovaPress ka theksuar se kamerat e monitoruara nga Policia e Kosovës janë të sigurta, porse nuk mund të thuhet njëjtë edhe për kamerat private.

Sipas tij, Izraeli ka ndërhyrë në Iran duke shfrytëzuar të dhënat e kamerave të sigurisë së atjeshme, ndërsa nuk e përjashton mundësinë që edhe Serbia të tentojë të bëjë diçka të ngjashme me kamerat e sigurisë private në Kosovë, e posaçërisht me ato në veri të vendit.

Berisha thotë se një ndërhyrje e tillë mund të bëhet përmes komprometimit të rrjeteve ku janë të lidhura këto kamera.

Megjithatë, ai deklaron që Serbia nuk ka kapacitetet teknike e as profesionale të bëj një sulm të tillë.

“Siguria e kamerave varet nga disa faktorë kryesor, prodhuesi dhe firma, konfigurimi dhe rrjeti ku kamerat janë të lidhura. Policia e Kosovës ka politikat e saj të sigurisë për të tre këto aspekte, sikurse për prodhuesin, ku tashmë dihet se janë të ndaluara kamerat nga Kina e Rusia. Por, me rëndësi të madhe janë edhe politikat e sigurisë dhe përdorimit të sigurt edhe për konfigurimin e duhur të tyre dhe gjithashtu për komunikimin e rrjetin ku ato janë të vendosura. Por, kjo nuk mund të thuhet edhe për kamerat private, për të cilat shpesh më shumë shihet çmimi se sa prodhuesi, dhe kështu mund të jenë pajisje me dobësi kritike të sigurisë. Teorikisht është e mundshme që edhe Serbia ta bëj të njëjtën në Kosovë. Një ndërhyrje e tillë mund të bëhet përmes komprometim të rrjeteve ku janë të lidhura këto kamera, shfrytëzim i ndonjë dobësie të sigurisë që modele të caktuara të kamerave mund të kenë, sabotazh, mashtrim apo edhe komprometim i kompanisë që ka prodhuar kamerat. Serbia nuk ka kapacitetet as teknike as profesionale të bëj një sulm të tillë në masë, megjithatë, Kosova duhet që rregullisht të auditoj dhe të përditësoj politikat e saj të sigurisë”, është përgjigjur Berisha.

Nga ana tjetër, qytetarët thonë se nuk besojnë që kamerat publike të rrezikojnë sigurinë dhe privatësinë e tyre.

Banori i Drenasit, Alban Hasani deklaron se ndihet më i sigurt prej kur janë vendosur kamerat.

“Mos me qenë këto ishin bë do sene që as që ishin bë aq të këqija, por e kemi drojën gjithë se mos është këtu dhe gjithmonë shkojmë kah ajo që jemi më të sigurt, i sheh kamerat, ik nga gjërat e këqija, normal ne jemi duke jetu në Kosovë. Këto janë shumë të sigurta për qytetarët. Këto duhet të mbikëqyren nga dikush. I mbikëqyrin policia, njerëzit adekuat që janë për këto sene. Jam shumë më i kënaqur që janë këto kamera”, ka thënë Hasani.

Ndërkohë, Agron Balaj ka shtuar se këto kamera janë tejet të rëndësishme pasi me to siç tha, mund të zbulohen vepra të liga që mund të kryhen nga persona të ndryshëm.

“Jo të rëndësishme por këto janë një milion përqind të rëndësishme. Për shembull mundet me u zbulua hajnia, krimi, fjalosjet të gjitha që nuk janë të mira për ne, por ndodhin. Aq më e lehtë është edhe për policinë e hetuesinë se i zbulojnë më lehtë.. Duhet me u kujdes shteti për to”, ka shtuar Balaj.

Kujdes në lidhje me sigurinë kibernetike që mund të afektojë edhe atë nacionale, i është kërkuar Kosovës edhe me marrëveshje dhe angazhime ndërkombëtare. Në Ujdinë e Uashingtonit, të nënshkruar më 4 shtator 2020 nga ish-kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, parashihet që Kosova të mos blejë pajisje teknologjike nga Kina apo Rusia. E njëjta gjë i ishte kërkuar edhe Serbisë.

Në këtë marrëveshje thuhet se të dyja palët duhet të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G të furnizuara nga shitës të pa-besueshëm në rrjetet e tyre të komunikimit. Nëse pajisje të tilla janë të pranishme, të dyja palëve u ishte kërkuar të angazhohen për heqjen e tyre dhe për ndërmarrjen e masave të tjera korrigjuese brenda një afati të arsyeshëm./KosovaPress

Maqedonia do të themelojë Qendër qeveritare për mbrojtje kibernetike, investim 1.5 milionë euro

3 April 2026 at 11:41


Maqedonia po hap një Qendër qeveritare për reagim ndaj incidenteve kibernetike, një projekt i njoftuar nga Ministria e Transformimit Dixhital si pjesë e një forcimi më të gjerë të mbrojtjes shtetërore kundër kërcënimeve digjitale. Sipas informacionit të publikuar, më shumë se 1.5 milion euro po investohen në pajisjet e saj të plota, ndërsa një pjesë e mbështetjes vjen nga Bashkimi Evropian.

Ministri Stefan Andonovski njoftoi se qendra duhet t'i përgjigjet rreziqeve në rritje të sulmeve kibernetike ndaj institucioneve shtetërore dhe infrastrukturës kritike. Njoftimet thonë se jo vetëm sistemet civile, por edhe pjesë të infrastrukturës shëndetësore dhe arsimore duhet të vihen nën mbrojtjen e saj, në kushtet kur shtetet po flasin gjithnjë e më shumë për sulmet kibernetike si pjesë e kërcënimeve hibride dhe asimetrike.

Projekti nuk është i ri në kuptimin institucional. Në nëntor 2025, Ministria e Transformimit Digjital njoftoi krijimin e një Qendre të re qeveritare për reagim ndaj sulmeve kibernetike, e cila u prezantua më pas si faza tjetër në strategjinë kombëtare kibernetike dhe si një institucion që duhet të funksionojë me gatishmëri operacionale 24-orëshe. Në atë kohë, u njoftua gjithashtu se po përgatitej një plan veprimi për zhvillimin dhe integrimin e saj në rrjetet evropiane të shkëmbimit të informacionit.

Në shkurt të këtij viti, Qeveria dhe Ministria njoftuan se faza e parë e bashkëpunimit me Akademinë për Qeverisje Elektronike kishte përfunduar në kuadër të iniciativës "Mbështetja e BE-së për Ndërtimin e Kapaciteteve të Sigurisë Kibernetike në Ballkanin Perëndimor", e financuar nga Bashkimi Evropian. Në atë fazë, u prezantua gjithashtu donacion pajisjesh me vlerë 149,921.20 euro për të forcuar kapacitetet operacionale të GOV-CSIRT, me Qeverinë që theksoi se kjo vjen si një shtesë e investimit shtetëror prej mbi 1.5 milion eurosh në pajisjen e plotë të ekipit qeveritar të reagimit ndaj incidenteve kompjuterike.

Njoftimi i fundit praktikisht do të thotë se projekti po hyn në një fazë më operacionale, me fokus në zbulimin më të shpejtë të kërcënimeve, reagimin më efikas ndaj incidenteve dhe rezistencën më të madhe institucionale. Në paraqitjet publike, ministri tregoi gjithashtu se tema e sigurisë kibernetike do të jetë pjesë e sesionit të ardhshëm të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara në Uashington.

“Sulmet kibernetike nuk kanë lënë dëmë të pariparueshme”, Ibrahimaj: Nuk mund të ndalen, monitorojmë në kohë reale

By: xhir jeta
1 April 2026 at 13:30

“Sulmet kibernetike nuk kanë lënë dëmë të pariparueshme. Është me rëndësi të mos ketë dëme të pariparueshme, në botën e zhvillimeve të teknologjisë ajo c’ka nuk mund të ndalohet janë të tilla sulme. Vëzhgojmë dhe monitorojmë në kohë reale të gjitha sulmet, do vijojmë të investojme. Lufrat e të ardhmes janë luftra dixhitale. Në përfundim të mbledhjes të kabinetit qeveritar ministrja Ibrahimaj njoftoi tre projekt ligjet, e rëndësishme sipas saj, për ministrinë që ajo drejton.” kështu u shpreh sot ministrja Ibrahimaj ndërsa iu përgjigj interesit të mediat lidhur me sulmet kibernetike ndaj institucioneve.

Në vijim Ibrahimaj njoftoi tre projekt ligjet, e rëndësishme sipas saj, për ministrinë që ajo drejton.

“Miratuam tre akte të rëndësishme, pr/ligjin për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit dixhital. Një pr/ligj që miratohet edhe në kuadër të procesit të integrimti, që ofron siguri më të madhe ligjore. Ky ligj krijon kushtet për një siguri të të dhënave më të lartë. Portofoli i identitetit dixhital, mund të themi se në një kohë afatmesme do të eleminojmë të gjithë firmat shkresore

Akti i dytë lidhet gjithashtu me procesin e integrimit europian, përmbyllim piketat e kapitullit 30. Përmes një bordi ndërministror do shqyrtojmë investimet që vijnë nga vende jo anëtare të BE, fillimisht në dy fusha, në fushën e medias dhe në fushën e mbrojtjes, më pas me anëtarësimin në BE ky Bord do të shqyrtojë të gjitha kërkesat për investime të huaja.

Akti i tretë lidhet me mbështetjen e qeverisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, kemi akorduar një fond prej 100 mln lekë fond për AIDA”, u shpreh ajo.

Ministrja Ibrahimaj flet për hakërrimin e institucioneve nga iranianët: Dëmet janë të riparueshme, nuk mund t’i ndalim dot sulmet kibernetike

By: V K
1 April 2026 at 13:58

Sulmet kibernetike nga hakerat iranianë të “Homeland Justice”, nuk kanë shkaktuar dëme të pariparueshme, por ato nuk mund të ndalen përveçse të përmirësohet teknologjia për të shmangur dëmet.

Kështu u shpreh sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Delina Ibrahimaj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, duke iu përgjigjur interesit të mediave.

Teksa njoftoi edhe miratimin e një projektligji të ri në Qeveri që lidhej me sigurinë e të dhënave personale dhe mbrojtjen kibernetike, ajo tha se “e rëndësishme është që nuk ka dëme të riparueshme nga këto sulme”.

“Nuk ka pasur dëme të pariparueshme në sisteme, nuk janë marrë të dhëna. E rëndësishme është se nuk ka dëme të pariparueshme. Qëllim është vëzhgimi dhe kontrollimi i të gjitha sulmeve kibernetike në vazhdim. E ardhmja është dixhitale. Infrasktruktura e ngritur në kohë rekord që nga sulmi i parë iranian vite më parë është infrastrukturë me nivel të lartë. Por ne nuk mund t’i ndalojmë dot sulmet kibernetike, kjo sa i përket sigurisë kibernetike, por ne mund të monitorojmë dhe parandalojmë që të mos ketë dëme të riparueshme”, tha Ibrahimaj mes të tjerash.

E pyetur për sulmin ndaj AKSHI-t, ku është raportuar se janë vjedhur një sasi e madhe e të dhënave personale të qytetarëve por dhe institucioneve, Ibrahimaj e mohoi, duke deklaruar se deri tani nuk ka konkluzion zyrtar dhe penal nga Prokuroria dhe Gjykata se këto të dhëna janë përdorur nga keqbërësit.

“Fakti që të dhënat janë përdorur për interes privat është një opinion. Nuk jam në dijeni të këtij informacioni nga ana e Prokurorisë dhe kur Prokuroria e Gjykata të dalë me një qëndrim atëherë do kemi opinion të plotë.

Monitorimi është i vazhdueshëm, sulmet janë gjithmonë me instrumente të reja teknologjike dhe ne jemi të fokusuar këtu, që të mos ketë goditje të pariparueshme”, tha ministrja socialiste.

The post Ministrja Ibrahimaj flet për hakërrimin e institucioneve nga iranianët: Dëmet janë të riparueshme, nuk mund t’i ndalim dot sulmet kibernetike appeared first on Albeu.com.

Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë: Nuk kemi pësuar sulme kibernetike

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë, reaguan ndaj pretendimeve të grupit të hakerave iraniane Homeland Justice, se kanë kryer një sulm kibernetik ndaj sistemeve të tyre, duke arritur të sigurojnë të dhëna e dokumente gjyqësore.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se “nga verifikimet e kryera nga ekspertët e sigurisë së IT-së nuk janë konstatuar gjurmë kompromentuese deri në momentin që flasim në formën hackerimit. Stafet tona të IT-së janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën”.

Gjithashtu, Gjykata e Lartë bëri të ditur se “nuk ka pësuar ndonjë sulm kibernetik”.

“Ju bëjmë me dije se Gjykata e Lartë, nuk ka pësuar sulm kibernetik, por sipas pretendimeve të Homeland Justice, grupit në Telegram, ka pësuar sulm kibernetik faqja gjykata.gov.al e cila është në menaxhimin e plotë të KLGj, dhe nuk ka asnjë lidhje me sistemin e brendshëm apo faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë”, njoftoi Gjykata e Lartë.

/m.q/a.f/

The post Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë: Nuk kemi pësuar sulme kibernetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Posta Shqiptare hakerohet pak ditë pas lavdërimeve të Ramës

26 March 2026 at 11:32

Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama shpalli se Shqipëria renditej tashmë e 9-ta në botë për sigurinë kibernetike, grupi i hakerave të dyshuar, të lidhur me Iranin, njoftoi se kishte ndërhyrë në sistemet e Postës Shqiptare dhe po ashtu bëri publike emaile nga sistemi i postës. “Sipas raportit, Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e […]

The post Posta Shqiptare hakerohet pak ditë pas lavdërimeve të Ramës appeared first on Reporter.al.

Fact-Check/ Shqipëria e 9-ta në botë për Sigurinë Kibernetike? Raporti u hartua me informacionet e Edi Ramës

By: Brisi
21 March 2026 at 11:50

Nga Boldnews.al Një organizatë qeveritare estoneze, e cila mat indeksin global të Sigurisë Kibernetike bazuar vetëm mbi dokumenta shtetërorë, e ka renditur Shqipërinë në vendin e nëntë në botë. Këtë rezultat e ka ndarë në rrjete sociale kryeministri Edi Rama, mëngjesin e së Enjtes, shoqëruar me komentin me nota euforike: “Sipas raportit, Shqipëria vlerësohet për […]

The post Fact-Check/ Shqipëria e 9-ta në botë për Sigurinë Kibernetike? Raporti u hartua me informacionet e Edi Ramës appeared first on BoldNews.al.

AKSK: Angazhim i përbashkët me SHBA për t’u përballur me sulmet kibernetike

TIRANË, 20 mars /ATSH/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në një njoftim për mediet sot, shprehet se vlerëson vendimin e Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sekuestrimin e domeneve të përdorura nga aktorë shtetërorë iranianë për kryerjen e sulmeve kibernetike dhe shpërndarjen e të dhënave sensitive që lidhen me infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit.

Sipas AKSK-së, ky veprim është një hap i rëndësishëm në goditjen e këtyre aktiviteteve dhe konfirmon angazhimin e përbashkët për t’u përballur me sulmet kibernetike të sponsorizuara. Platforma “Homeland Justice” është përdorur si një nga mjetet për realizimin e këtyre sulmeve, përfshirë edhe ato ndaj sistemeve digjitale në Shqipëri, me synim destabilizimin e sistemeve dhe cënimin e sigurisë kombëtare. Nga viti 2022 deri në vitin 2026, janë regjistruar 9 sulme kibernetike të lidhura me këta aktorë, ndërkohë që janë parandaluar me sukses nga AKSK mijëra tentativa të tjera për sulme ndaj sistemeve në vend.

“Republika e Shqipërisë ka mbajtur një qëndrim të qartë dhe të vendosur ndaj këtyre aktiviteteve, duke e shpallur Iranin si shtet sponsor të terrorizmit, në përgjigje të sulmeve kibernetike dhe veprimeve armiqësore të ndërmarra kundër vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rolin e tyre në rritjen e kapaciteteve për të përballuar kërcënimet kibernetike që prekin vendin tonë. Partneriteti strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara mbetet thelbësor për forcimin e sigurisë dhe përballimin e këtyre kërcënimeve në mënyrë të koordinuar.

AKSK mbetet i angazhuar për të forcuar më tej kapacitetet mbrojtëse dhe për të garantuar një mjedis digjital të sigurt për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Shqipërisë.

/e.i/r.e/

The post AKSK: Angazhim i përbashkët me SHBA për t’u përballur me sulmet kibernetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova e 91-ta në botë për siguri kibernetike, shumë prapa Shqipërisë

19 March 2026 at 13:14


Kosova është renditur në vendin e 91-të në botë për sigurinë kibernetike, me vetëm 40.00 pikë, sipas të dhënave të publikuara nga National Cyber Security Index (NCSI).

Ndërkaq në këtë indeks, Shqipëria pozicionohet në vendin e 9-të globalisht me rreth 92.50 pikë, duke shënuar një diferencë të thellë prej mbi 50 pikësh ndaj Kosovës.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka performancë dukshëm më të lartë në disa indikatorë strategjikë dhe preventivë, shkruan Telegrafi.

Në fushën e politikave të sigurisë kibernetike, Kosova ka arritur vetëm 6 pikë nga 15 sa janë në total, ndërsa Shqipëria ka arritur rreth 12 pikë. Po ashtu, në kontributin global në sigurinë kibernetike, Kosova rezulton me 0 ndërsa Shqipëria ka maksimumin e pikëve 6.

Diferenca vazhdon edhe në arsim dhe zhvillim profesional, ku Shqipëria arrin 10 pikë, ndërsa Kosova vetëm 2.

Në kërkim dhe zhvillim (R&D), Shqipëria ka 2 nga 4 pikë, ndërsa Kosova nuk ka asnjë.

Edhe në indikatorët preventivë, Shqipëria qëndron dukshëm më mirë sesa Kosova.

Në sigurinë e infrastrukturës kritike, Kosova ka 6 pikë kurse Shqipëria ka 12 pikë, në sigurinë e shërbimeve digjitale Kosova 8 pikë, Shqipëria 12.

Edhe në analizën e kërcënimeve dhe ngritjen e vetëdijes, Kosova është ranguar më keq së Shqipëria duke marrë vetëm 3 pikë, kurse Shqipëria 12.

Në mbrojtjen e të dhënave personale, të dy vendet kanë pikë të plota 4 sosh, shkruan Telegrafi.

Indeksi vlerëson përgatitjen e shteteve për të parandaluar dhe menaxhuar sulmet kibernetike, duke analizuar kapacitetet ligjore, institucionale, teknike dhe edukative.

Rezultatet tregojnë qartë se Shqipëria ka ndërtuar një sistem më të konsoliduar të sigurisë kibernetike dhe ka avancuar në bashkëpunimin ndërkombëtar, ndërsa Kosova përballet me mungesa të theksuara në disa nga shtyllat kryesore të këtij sektori. /Telegrafi/

Shqipëria renditet e 9-ta në botë për sigurinë kibernetike

19 March 2026 at 11:13


Shqipëria është renditur në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike, sipas raportit më të fundit të National Cyber Security Index (NCSI 2026).

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin në rrjetet sociale duke theksuar progresin e vendit në këtë fushë.

“Shqipëria renditet në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026. Sipas raportit, Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale”, ka shkruar Rama.

Raporti vlerëson vendet bazuar në kapacitetet kombëtare për të parandaluar, zbuluar dhe reaguar ndaj kërcënimeve kibernetike, si dhe në koordinimin ndërinstitucional dhe aftësinë për të mbrojtur infrastrukturën kritike digjitale. /Telegrafi/

❌
❌