Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Hidrocentrale pa kufi: Ballkani “hambar” i HEC-eve të vogla

11 December 2025 at 17:10

Hidrocentralet konsiderohen “burim i gjelbër” energjie për shkak të emetimeve të ulëta të karbonit, por ndikimet e tyre në natyrë dhe komunitetet lokale janë kthyer në shqetësime serioze.

Rritja e projekteve në Ballkan

Ballkani, me burime ujore të shumta, është kthyer në një “hambar” hidrocentralesh të vogla, zakonisht me kapacitete deri në 2MW.

Sipas një monitorimi të organizatave mjedisore EuroNatur dhe RiverWatch, numri i hidrocentraleve është rritur ndjeshëm në Ballkan. Kështu deri në vitin 2024 numëroheshin mbi 5,000 projekte hidrocentralesh.

Nga numri i përgjithshëm, 1,836 janë në punë, 94 në ndërtim dhe pjesa tjetër: 3,188 ende në letër.

Rreth 92% e hidrocentraleve janë më të vogla se 10MW, që prodhojnë energji minimale, por shkaktojnë dëme të pakthyeshme në lumenj dhe komunitete lokale”.

Organizatat mjedisore thonë se gati gjysma e projekteve ndodhen brenda zonave të mbrojtura, duke qenë në kundërshti me qëllimin pse këto zona janë të mbrojtura.

Që nga viti 2022, 110 hidrocentrale të reja kanë nisur punë, duke shkatërruar rreth 1,100 kilometra rrjedhë lumenjsh.

Vendet më të prekura nga “shkatërrimi”

Sipas raportit të EuroNatur dhe RiverWatch, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Serbia janë “pikat e nxehta” të ndërtimit të digave. Greqia dhe Kroacia duket se po zgjerojnë gjithashtu projektet.

Në Shqipëri, numërohen 27 kantiere dhe 346 projekte në fazë planifikimi. Disa nga më shqetësueset gjenden përgjatë lumit Shkumbin “pa asnjë degë të mbetur pa digë” dhe në Parkun Kombëtar të Shebenikut.

Po aq shqetësues mbetet lumi Devoll. Digat e Banjës dhe Moglicës e kanë transformuar pjesën e sipërme të lumit në një seri rezervuarësh, duke prishur lidhjen gjatësore dhe ekosistemin e rrjedhës poshtë.

Kapaciteti i instaluar i hidrocentraleve në Shqipëri arrin rreth 1,450 MW dhe përbën mbi 90% të energjisë së vendit, duke u mbështetur kryesisht në kaskadat e lumenjve.

Në Bosnjë e Hercegovinë, digat të shumta kërcënojnë lumenjtë kryesorë, si Neretva dhe Drina e Sipërme.

“Më shumë se 50 HEC-e, në shkallë të vogël dhe të madhe, kërcënojnë të gjithë rrjetin lumor – Neretvën dhe çdo degë të saj”, thuhet në raport.

Krahasim i përgjithshëm midis viteve (2012-2024) Burimi: EuroNatur/River Watch


Kosova raportohet të ketë 83 hidrocentrale të planifikuara dhe 8 në proces ndërtimi. Disa HEC-e janë mbyllur për shkak të problemeve me licencimet.

“Shqetësim i madh është zonimi i Parkut Kombëtar të Malit të Sharrit për shkak të përjashtimit të luginave të mëdha të lumenjve, siç është lumi Lepenc”, thuhet në raport.

Serbia raportohet të ketë 803 projekte të planifikuara dhe 22 në ndërtim, ajo konsiderohet e dyta për nga numri i lartë i projekteve, ndërsa Maqedonia e Veriut 165 projekte të planifikuara dhe 7 në ndërtim.

Sipas raportit, ndërtimi i hidrocentraleve të vogla dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut janë të ngadalta, mirëpo ka projekte të shumta dhe të qëndrueshme.

Në Mal të Zi janë 93 projekte të planifikuara dhe 2 në ndërtim. Shumë HEC-e gjenden brenda zonave të mbrojtura, përfshirë parqet kombëtare dhe vendet Natura 2000.

Raporti thekson se në vendet ballkanike të BE-së ku përfshihet Greqia, Bullgaria, Kroacia dhe Sllovenia, thuajse gjysma e projekteve (1,611; 49%) janë planifikuar ose ndërtuar brenda zonave të mbrojtura ekzistuese (242 në Parqe Kombëtare; 569 në zona Natura 2000).

HEC-et në zona të mbrojtura Burimi: EuroNatur/River Watch

Hidrocentralet dhe lufta e komuniteteve në Shqipëri

Në Shqipëri, sipas të dhënave të mbledhura edhe nga EuroNatur dhe Riverwatch, projektet e hidrocentraleve kanë shkaktuar përplasje midis komuniteteve dhe ndërtuesve.

Në 2019 dhe 2020, Kryeministri Edi Rama pranoi se HEC-et e vogla shpesh janë të padobishme dhe dëmtojnë komunitetet sikurse dhe ekosistemin.

“Ato funksionojnë si shushunja që thithin gjakun e organizmit të vendit, duke lënë toka pa ujë dhe komunitete pa mundësi të punojnë tokën,” do të shprehej Rama.

Megjithatë, ndërtimet vazhduan, duke evidentuar tensionet midis energjisë së gjelbër dhe mbrojtjes së lumenjve dhe jetës lokale.

Raste të shpeshta të raportuara nga Citizens.al kanë dëshmuar për përplasje dhe qëndresë nga komunitetet lokale.

Shembull konkret mbeten zona si ajo e Zall-Gjoçajt në Lurë, Kaçinarit në Mirditë dhe Kurdarisë në Mat, ku banorët janë organizuar në protesta duke kundërshtuar prej vitesh ndërtimin dhe operimin e hidrocentraleve.

Lexo gjithashtu:

The post Hidrocentrale pa kufi: Ballkani “hambar” i HEC-eve të vogla appeared first on Citizens.al.

Nga Vjosa te Drini: mbetjet minerare ndotin lumenjtë e Shqipërisë

29 November 2025 at 08:44

Pranë qytetit të Selenicës, në brigjet e Vjosës, deri një dekadë më parë banorët bënin plazh. Jo më! Shtrati i lumit me guralecë tani është i mbuluar me një shtresë të trashë balte me mbetje bitumi dhe është transformuar në një landfill industrial. Lumi Vjosa, i njohur si “lumi i fundit i egër në Evropë”, […]

The post Nga Vjosa te Drini: mbetjet minerare ndotin lumenjtë e Shqipërisë appeared first on Reporter.al.

Identifikohet gruaja që u mbyt në lumin Shkumbin, detajet

By: Brisi
13 November 2025 at 22:04

Policia ka identifikuar gruan e cila u gjet pasditen e kësaj të enjte e mbytur në lumin Shkumbin. Viktima është identifikuar si shtetasja me iniciale D. B, 55 vjeçe e cila ishte strehuar në një qendër sociale nga ku ishte larguar sot rreth orës 15:00. Dyshohet se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor. “Rreth […]

The post Identifikohet gruaja që u mbyt në lumin Shkumbin, detajet appeared first on BoldNews.al.

Gjendet një grua e mbytur në lumin Shkumbin, dyshimet

By: Brisi
13 November 2025 at 20:21

Një grua rreth 40 vjeçe është gjetur pa shenja jetë mbrëmjen e kësaj të enjte në lumen Shkumbin. Burime për mediat bëjnë me dije se gruaja identiteti i të cilës ende nuk dihet është gjetur e mbytur në lumë nga disa banorë të Krastës. Mësohet se trupi është transportuar në morgun e Elbasanit, ndërsa nuk […]

The post Gjendet një grua e mbytur në lumin Shkumbin, dyshimet appeared first on BoldNews.al.

Gjendet një grua e mbytur në lumin Shkumbin, banorët e zonës të alarmuar njoftojnë aurorietet

By: M C
13 November 2025 at 20:24

Rreth orës 19:00 të mbrëmjes, banorët e Krastës kanë njoftuar policinë pasi kanë identifikuar një trup të pajetë në ujërat e lumit Shkumbin. Në vendngjarje janë thirrur palombarët, por për shkak të errësirës ata nuk kanë mundur të ndërhyjnë menjëherë. Për pasojë, 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 policë u angazhuan për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi.

Sipas burimeve për mediat, viktima është një grua rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar, që dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Trupi është transportuar në morgun e Elbasanit, ndërsa asnjë familjar nuk është paraqitur deri tani për identifikimin e saj. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

The post Gjendet një grua e mbytur në lumin Shkumbin, banorët e zonës të alarmuar njoftojnë aurorietet appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në Shkumbin/ Peshkatarët: Gërryerjet pa kriter në lumë po vrasin njerëz

By: Ela
19 July 2025 at 19:54

Dy vëllezër të mitur gjetën vdekjen tragjikisht të mbytur në ujërat e lumit Shkumbin pasditen e 18 Marsit. Teksa ruanin bagëtitë fëmijët 7 dhe 9 vjeç hynë të lahen, por nuk mundën të dalin prej andej. Sipas peshkatarëve, edhe pse në dukje i qetë dhe i cekët, Shkumbini fsheh rreziqe. Për banorët e Labinotit, por […]

The post Tragjedia në Shkumbin/ Peshkatarët: Gërryerjet pa kriter në lumë po vrasin njerëz appeared first on BoldNews.al.

Humbën jetën tr*gjikisht në lumin Shkumbin, u jepet sot lamtumira e fundit dy vëllezërve të mitur

By: M C
19 July 2025 at 17:23

Dy vëllezërit e mitur që humbën jetën pasi u mbytën tragjikisht në lumin Shkumbin do të përcillen pasditen e sotme në banesën e fundit. Dy të miturve do tu jepet lamtumira e fundit nga familjarët dhe të afërmit. Mësohet se në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë edhe persona që nuk i njihnin të miturit. Ata janë shprehur se ndihen shumë keq për ngjarjen.

“E morëm vesh dhe erdhëm. Nuk i njohim. Erdhëm për ngjarjen, shumë e rëndë. Shumë keq ndihemi. Kanë ardhur shumë.”, u shpreh një qytetar.

Të pranishëm kanë qenë edhe ish-kolegë ose kolegë të prindërve të viktimave. Një person ka marrë pjesë në ceremoni pasi ka punuar me babain e djemve teksa theksoi se ai i ka rritur fëmijët me sakrifica.

“Është njeri shumë i mirë, merret me ndërtim. Na vjen keq, moshë e re. Kanë qenë të rregullt, ai vetë mundohej me sakrifica për t’i rritur e edukuar, për të bërë më të mirën për ta.”, u shpreh ai.

Ngjarja tragjike ndodhi në sy të nënës së të miturve. Ata së bashku me nënën e tyre po ruanin bagëtitë kur në një moment janë futur për tu larë në lumin Shkumbin. Fëmijët sapo janë futur për tu larë i ka marrë rrjedha e lumit. Nëna menjëherë kërkoi ndihmë por përpjekjet për ti nxjerrë të gjallë nga uji ishte e kotë pasi ata nuk arritën të mbijetonin.

The post Humbën jetën tr*gjikisht në lumin Shkumbin, u jepet sot lamtumira e fundit dy vëllezërve të mitur appeared first on Albeu.com.

Mbytja e të miturve në Shkumbin, flet i afërmi: Njërin nga fëmijët e kishte në krah punëtori i hidrocentralit, tjetrin policia! Prindërit po çmenden

By: M C
18 July 2025 at 22:18

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në lumin Shkumbin, ku dy të mitur, një 7 dhe tjetri 9 vjeç u mbytën teksa laheshin.

I afërmi i fëmijëve, ka folur për mediat dhe ka treguar se një prej fëmijëve e gjeti një punëtor i hidrocentralit aty pranë dhe e mbante në krahë ndërsa fëmijën tjetër e mbante policia.

Sakaq, i afërmi i viktimave raporton se prindërit e fëmijëve janë në gjendje të rënduar pas humbjes së jetës së djemve të tyre.

Sipas raportimeve, fëmijët kishin dalë me nënën e tyre për të kullotur bagëtitë në zonë ndërsa papritur të miturit janë futur për tu larë në lumë, por fatkeqësisht humbën jetën.

“Isha te puna, pash policinë, pash që po vinin me vrap. Një zotëri që punon te hidrocentrali, njëri fëmijë kishte në krah. Pash të ëmën që po përplasej këtej, të atin nuk e di nga ikte më… I njoh, i kam njerëzit e mi, u turra dhe unë me vrap.

Kanë bagëtitë, i nxjerrin këtej zallit, me ato mbahen. Prindërit mbajnë lopët, këta mbajnë bagëtitë e imëta, delet.

Më tutje është bërë një grop e madhe, kanë bërë një pritë, dhe aty i kishte gjet roja i hidrocentralit. Njërin fëmijë e kishte polici në krah, ja mora i bëra frymëmarrje artificiale, nuk jepet reagim fare. Vinin çdo ditë te puna ime mbushnin ujë, rrinin aty kur ishte vap”, tha ai.

The post Mbytja e të miturve në Shkumbin, flet i afërmi: Njërin nga fëmijët e kishte në krah punëtori i hidrocentralit, tjetrin policia! Prindërit po çmenden appeared first on Albeu.com.

Tragjike në ujërat e Shkumbinit, u futën për t’u larë, mbyten dy fëmijë

18 July 2025 at 19:54

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Labinot, Elbasan. Dy të mitur janë mbytur pasi janë futur në lumin Shkumbin për t’u larë.

Sipas informacioneve paraprake, fëmijët ndërsa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.

Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë. Paraprakisht raportohet se viktimat janë vëllezër, 7 dhe 9 vjeç.

Sipas policisë, trupat e pajetë po transportohen për ekspertizë mjeko-ligjore.

Sakaq grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave.

/abcnews.al/

Tragjedi në Elbasan, dy vëllezër mbyten në lumin Shkumbin

18 July 2025 at 20:16

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Labinot-Fushë, ku dy të mitur janë mbytur në lumin Shkumbin.

Sipas informacioneve të para të marra nga korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku, fëmijët kanë qenë duke ruajtur bagëtitë dhe së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.

Paraprakisht raportohet se viktimat janë vëllezër 8 dhe 10 vjeç.

Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie./tch/

The post Tragjedi në Elbasan, dy vëllezër mbyten në lumin Shkumbin appeared first on Telegrafi.

E rëndë në Elbasan/ Ishin duke ruajtur bagëtitë, dy të miturit mbyten në lumin Shkumbin

By: Ardit
18 July 2025 at 19:40

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin. U raportua se fëmijët ndersa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe […]

The post E rëndë në Elbasan/ Ishin duke ruajtur bagëtitë, dy të miturit mbyten në lumin Shkumbin appeared first on BoldNews.al.

Gjendet një person i mbytur në ujrat e lumit Shkumbin, policia del me njoftim zyrtar

By: Besnik
23 June 2025 at 16:08

Një person është gjetur i mbytur mesditën e kësaj të hëne në ujërat e lumit Shkumbin.

Sipas informacioneve nga policia, pas një sinjalizimi se në lumin Shkumbin ishte parë një trup i pajetë, efektivët e policisë dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Ata kanë arritur të nxjerrin nga uji trupin e një burri të moshuar, i cili fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.

Personi i mbytur nuk është identifikuar ende, ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit dyshohet se ai ka humbur jetën disa ditë më parë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit të Elbasanit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes dhe për të ndihmuar në identifikimin e viktimës.

Foto nga vendi i ngjarjes

Njoftimi i plotë i policisë

“Rreth orës 14:30, Policia ka marrë njoftim se në lumin Shkumbin, ishte konstatuar i mbytur një shtetas i moshuar.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë, ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake e trupit të ketij shtetasi dyshohet se ai ka humbur jetën disa ditë më parë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Elbasanit, për ekspertizë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të pajetë, përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë..

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjendet një person i mbytur në ujrat e lumit Shkumbin, policia del me njoftim zyrtar appeared first on Euronews Albania.

Trupi i pajetë në lumin e Shkumbinit, reagon policia 

By: Elva
23 June 2025 at 15:48

Policia e Elbasanit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të hënë, ku një trup i pajetë u gjet në rrjedhën e lumit Shkumbin, pranë zonës së Katundit të Ri. Sipas informacionit të uniformave blu, rreth orës 14:30 është marrë njoftimi se një shtetas i moshuar ishte konstatuar i mbytur në ujërat e […]

The post Trupi i pajetë në lumin e Shkumbinit, reagon policia  appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Gjendet një trup i pajetë në rrjedhën e lumit Shkumbin, detajet e para

By: Rovena
23 June 2025 at 14:51

Një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit Shkumbin nga një peshkatar lokal .Policia ka rrethuar  zonën dhe për nxjerrjen e kufomës po kërkohet ndihma e polumbarëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme jo shumë larg nga qendra e qytetit të Elbasanit, ku një trup i pajetë është zbuluar në rrjedhën e lumit Shkumbin, pranë zonës së Katundit të Ri.

Trupi është konstatuar rastësisht nga një peshkatar amator i cili njoftoi menjëherë banorët përreth dhe më pas autoritetet. Sipas burimeve nga vendngjarja, kufoma ndodhet aktualisht në zonën pranë ish-Metalurgjikut, një territor i vështirë për t’u arritur dhe me qasje të kufizuar. Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar perimetrin, duke ndaluar hyrjen e qytetarëve në zonë për të garantuar sigurinë dhe ruajtjen e provave.

Për të nxjerrë trupin nga lumi, është kërkuar asistenca e polumbarëve dhe shërbimit zjarrfikës të Elbasanit të cilët janë në veprim për të mundësuar tërheqjen dhe transportimin e trupit drejt morgut të spitalit rajonal.

Derisa të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, nuk ka ende informacion mbi identitetin, moshën apo gjininë e viktimës. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një mbytje aksidentale apo një ngjarje me motive kriminale. Policia është në fazën fillestare të hetimeve dhe i bën thirrje qytetarëve që kanë dijeni për ndonjë person të zhdukur, të kontaktojnë menjëherë strukturat përkatëse./abcnews.al

E rëndë në Elbasan, një person gjendet pa shenja jete në ujërat e lumit Shkumbin

By: V K
23 June 2025 at 14:41

Paraditen e sotme, një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit Shkumbin nga një peshkatar i zonës.

Policia ka rrethuar zonën dhe për nxjerrjen e kufomës po kërkohet ndihma e polumbarëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur jo shumë larg nga qendra e qytetit të Elbasanit, pranë zonës së Katundit të Ri.

Trupi është konstatuar rastësisht nga një peshkatar amator i cili njoftoi menjëherë banorët përreth dhe më pas autoritetet.

Sipas burimeve nga vendngjarja, kufoma ndodhet aktualisht në zonën pranë ish-Metalurgjikut, një territor i vështirë për t’u arritur dhe me qasje të kufizuar.

Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar perimetrin, duke ndaluar hyrjen e qytetarëve në zonë për të garantuar sigurinë dhe ruajtjen e provave.

Për të nxjerrë trupin nga lumi, është kërkuar asistenca e polumbarëve dhe shërbimit zjarrfikës të Elbasanit të cilët janë në veprim, për të mundësuar tërheqjen dhe transportimin e trupit drejt morgut të spitalit rajonal.

Derisa të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, nuk ka ende informacion mbi identitetin, moshën apo gjininë e viktimës. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një mbytje aksidentale apo një ngjarje me motive kriminale.

Policia është në fazën fillestare të hetimeve dhe i bën thirrje qytetarëve që kanë dijeni për ndonjë person të zhdukur, të kontaktojnë menjëherë strukturat përkatëse.

The post E rëndë në Elbasan, një person gjendet pa shenja jete në ujërat e lumit Shkumbin appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ U denoncuar i humbur, 6-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Shkumbin

By: Ardit
11 June 2025 at 11:18

Një ngjarje është regjistruar në Elbasan, ku një 6-vjeçar i cili ishte denoncuar i humbur, është gjetur i mbytur buzë lumit Shkumbin. Polica bën me dije se gjatë kqëqyrjs paraprake të trupit të të miturit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ai është mbytur në lumë. “Rreth orës 19:50 […]

The post E rëndë/ U denoncuar i humbur, 6-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Shkumbin appeared first on BoldNews.al.

Ngjarje e rëndë, 6-vjeçari mbytet në lumin Shkumbin

By: V K
11 June 2025 at 11:21

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 6-vjeçar është gjetur i pajetë buzë lumit Shkumbin.

Sipas informacioneve, trupi i të miturit u gjet pa shenja jete pranë lumit Shkumbin, në lagjen “Çezme”.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 19:50 të datës 10 qershor 2025, një qytetare me inicialet D. A. ka raportuar për zhdukjen e nipit të saj, i cili kishte humbur kontaktet që prej më shumë se tre orësh.

Pas sinjalizimit, forcat e Policisë nisën menjëherë kërkimet dhe rreth orës 21:30, u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të fëmijës buzë lumit.

Ekspertiza paraprake nuk ka konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës, ndërsa nga hetimet e para dyshohet se fëmija është mbytur aksidentalisht në lumë.

Materialet për rastin janë referuar Prokurorisë së Elbasanit, për vlerësim të mëtejshëm ligjor.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:50 të datës 10.06.2025, ka njoftuar shtetasja D. A. se prej 3 orësh, kishte humbur nipi i saj 6-vjeçar. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturit dhe rreth orës 21:30, kanë gjetur trupin e pajetë të tij, buzë lumit Shkumbin, konkretisht në lagjen “Çezme”. Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të të miturit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ai është mbytur në lumë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim vlerësimin juridik të rastit.

The post Ngjarje e rëndë, 6-vjeçari mbytet në lumin Shkumbin appeared first on Albeu.com.

Tronditëse/ U denoncua i zhdukur, trupi i pajetë i djalit 6-vjeçar gjendet i pajetë buzë lumit Shkumbin

11 June 2025 at 11:15

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një 6-vjeçar është gjetur i pajetë buzë lumit Shkumbin. Ka qenë shtetasja me iniciale D. A, e cila rreth orës 19:50 të pasditës së djeshme (10 Maj) kishte denoncuar se nipi i saj kishte humbur.

Pas nisjes së kërkimeve nga ana e policisë, trupi i pajetë i të miturit është gjetur buzë lumit Shkumbin në lagjen “Çezme”. Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të 6-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se është mbytur në lumë.

“Rreth orës 19:50 të datës 10.06.2025, ka njoftuar shtetasja D. A. se prej 3 orësh, kishte humbur nipi i saj 6-vjeçar. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturit dhe rreth orës 21:30, kanë gjetur trupin e pajetë të tij, buzë lumit Shkumbin, konkretisht në lagjen “Çezme”.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të të miturit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ai është mbytur në lumë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim vlerësimin juridik të rastit”, njoftoi policia.

The post Tronditëse/ U denoncua i zhdukur, trupi i pajetë i djalit 6-vjeçar gjendet i pajetë buzë lumit Shkumbin appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjedi në Elbasan, gjendet i mbytur në lumin Shkumbin një fëmijë 6-vjeçar

By: fra nc
11 June 2025 at 11:16

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në qytetin e Elbasanit, ku një fëmijë 6-vjeçar është gjetur i pajetë në lumin Shkumbin.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Elbasanit, rreth orës 19:50, shtetasja D. A. ka raportuar humbjen e nipit të saj, i cili kishte humbur kontaktet për rreth tre orë. Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë kanë nisur kërkimet intensive në zonë.

Rreth orës 21:30, trupit i pajetë i të miturit është gjetur buzë lumit Shkumbin, në lagjen “Çezme”. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa hetimet paraprake tregojnë se fëmija dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht në lumë.

Policia bën të ditur se materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për vlerësim të mëtejshëm ligjor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tragjedi në Elbasan, gjendet i mbytur në lumin Shkumbin një fëmijë 6-vjeçar appeared first on Euronews Albania.

Tragjedi në Elbasan, gjendet i vdekur në lumin Shkumbin një fëmijë 6-vjeçar

11 June 2025 at 11:47

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në qytetin e Elbasanit, ku një fëmijë 6-vjeçar është gjetur i pajetë në lumin Shkumbin.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Elbasanit, rreth orës 19:50, shtetasja D. A. ka raportuar humbjen e nipit të saj, i cili kishte humbur kontaktet për rreth tre orë.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë kanë nisur kërkimet intensive në zonë, njofton euronews.al.

Rreth orës 21:30, trupit i pajetë i të miturit është gjetur buzë lumit Shkumbin, në lagjen “Çezme”.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa hetimet paraprake tregojnë se fëmija dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht në lumë.

Policia bën të ditur se materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për vlerësim të mëtejshëm ligjor.

The post Tragjedi në Elbasan, gjendet i vdekur në lumin Shkumbin një fëmijë 6-vjeçar appeared first on Telegrafi.

❌
❌