Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Reshjet e dendura të shiut/ Përmbytet lagjja “Beslidhja” në Lezhë, hera e dytë brenda 10 ditësh

By: V K
26 November 2025 at 08:23

Reshjet e dendura të shiut, kanë shkaktuar përmbytje në lagjjen “Besëlidhja” në Lezhë.

Uji ka arritur në disa centimetra lartësi, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve në rrugët kryesore të lagjes.

Kjo është hera e dytë brenda 10 ditëve që lagjja “Besëlidhja” përmbytet, duke shtuar shqetësimet e komunitetit për mungesë të infrastrukturës së duhur të drenazhimit dhe përballjen e vështirë me reshjet intensive.

The post Reshjet e dendura të shiut/ Përmbytet lagjja “Beslidhja” në Lezhë, hera e dytë brenda 10 ditësh appeared first on Albeu.com.

Pogradec/ Tregu industrial përmbytet nga reshjet, tregtarët: Na dëmtohet malli, Bashkia të ndërhyjë

By: V K
19 November 2025 at 12:29

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë juglindjen e vendit gjatë orëve të fundit, kanë rikthyer sërish problemin e vjetër të tregut industrial në Pogradec.

Në mot me shi apo dëborë uji depërton brenda godinës së tregut, duke dëmtuar të gjitha produktet e tregtarëve, të cilët prej vitesh përballen me të njëjtën situatë.

Që në orët e para të mëngjesit, tregtarët u detyruan të hapnin tregun me kova e lecka në duar, në përpjekje për të minimizuar dëmet dhe për të larguar ujin që kishte mbuluar ambientin.

Megjithatë, për shkak të reshjeve të shumta, ato thonë se nuk kanë arritur dot të shpëtojnë mallrat, pasi një pjesë e konsiderueshme e tyre është lagur dhe rrezikon të dëmtohet.

Sipas tregtarëve, premtimet e bashkisë për ndërtimin e një tregu të ri kanë qenë të shumta, por asnjë iniciativë konkrete nuk është marrë deri më tani.

Çdo sezon reshjesh, situata përsëritet, duke i lënë ata përballë dëmeve dhe pasigurisë.

Tregtarët i bëjnë apel pushtetit vendor të ndërhyjë sa më parë, duke theksuar se janë në një gjendje të vështirë.

The post Pogradec/ Tregu industrial përmbytet nga reshjet, tregtarët: Na dëmtohet malli, Bashkia të ndërhyjë appeared first on Albeu.com.

Gjendet një grua e mbytur në lumin Shkumbin, dyshimet

By: Brisi
13 November 2025 at 20:21

Një grua rreth 40 vjeçe është gjetur pa shenja jetë mbrëmjen e kësaj të enjte në lumen Shkumbin. Burime për mediat bëjnë me dije se gruaja identiteti i të cilës ende nuk dihet është gjetur e mbytur në lumë nga disa banorë të Krastës. Mësohet se trupi është transportuar në morgun e Elbasanit, ndërsa nuk […]

The post Gjendet një grua e mbytur në lumin Shkumbin, dyshimet appeared first on BoldNews.al.

Përmbytet Meksika, mbi 30 persona humbin jetën

By: V K
11 October 2025 at 12:58

Reshjet e dendura të shiut në Meksikë, kanë lënë mbi 30 persona të vdekur dhe shumë të tjerë të zhdukur, thanë autoritetet të premten, ndërsa reshjet e dendura shkaktuan rrëshqitje dheu, ndërprenë energjinë elektrike në disa komuna dhe shkaktuan daljen e lumenjve nga shtrati.

Videot në mediat sociale nga pjesë të ndryshme të zonave të prekura treguan rrugë të shndërruara në lumenj, duke marrë me vete automjete dhe shtëpi pothuajse tërësisht të mbuluara me ujë.

Autoritetet e mbrojtjes civile në shtetin Hidalgo raportuan 16 vdekje dhe thanë se të paktën 1,000 shtëpi dhe qindra shkolla ishin prekur.

Guvernatori i shtetit Puebla-s, Alejandro Armenta, tha se të paktën se nëntë persona kishin vdekur për shkak të incidenteve të tilla si rrëshqitjet e dheut dhe pesë të tjerë ishin raportuar të zhdukur.

Autoritetet raportuan dy vdekje të tjera në shtetin e Veracruz, përfshirë një oficer policie, tha Guvernatori Rocío Nahle.

Rreth 5,000 shtëpi u dëmtuan dhe Marina evakuoi gati 900 persona në strehimore.
Qyteti i Poza Rica, ishte një nga më të prekurit nga përmbytjet. Autoritetet ndërprenë energjinë elektrike si masë paraprake.

“Ne po punojmë për të mbështetur popullsinë, për të hapur rrugë dhe për të rivendosur shërbimet elektrike”, tha presidentja Claudia Sheinbaum në një postim në X.

Ministria e mbrojtjes tha se kishte vendosur mbi 5,400 personel për të ndihmuar në monitorimin, evakuimin dhe pastrimin e zonave të prekura.

Ndërkohë, stuhitë Raymond dhe Priscilla kanë sjellë shira në gadishullin Baja California dhe në bregdetin perëndimor të Paqësorit.

The post Përmbytet Meksika, mbi 30 persona humbin jetën appeared first on Albeu.com.

Mbytet varka në La Manche, raportohet për 4 viktima

By: armand
10 September 2025 at 18:17

Në 24 orët e fundit, katër persona – përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën në tri incidente të ndara gjatë përpjekjeve për të kaluar kanalin e La Mansh nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar, raporton The Guardian. Një incident ndodhi mbrëmjen e së martës pranë bregut të Sangattë, ku një gomone me 38 pasagjerë u […]

The post Mbytet varka në La Manche, raportohet për 4 viktima appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi pranë brigjeve të Italisë/ Përmbytet një gomone e mbushur me emigrantë, tre motra të mitura humbin jetën

By: V K
24 August 2025 at 14:28

Tre motra, të moshave 9, 11 dhe 17-vjeç, kanë humbur jetën pas përmbysjes së një gomoneje të mbipopulluar që udhëtonte nga Libia drejt Italisë.

Trupat e tyre u gjetën brenda gomones pas ndërhyrjes së ekipit të shpëtimit.

Organizata humanitare RESQSHIP, njoftoi se gomonia ishte përballur me valë deri në 1.5 metra gjatë përpjekjes për t’u shpëtuar.

Nga 65 personat e shpëtuar nga anija e RESQSHIP, Nadir, ishin tre gra shtatzëna, fëmijë dhe një foshnje 7 muajshe.

Një person u rrokullis më parë gjatë udhëtimit dhe ende konsiderohet i zhdukur. Gomonia ishte nisur nga Zuwara në Libia gjatë natës së së premtes dhe u ndalua nga Nadir pas njoftimit nga operatori i shpëtimit Alarm Phone.

Kohët e fundit, rojet bregdetare italiane evakuuan 14 persona, përfshirë raste mjekësore dhe familjarët e tyre, në ishullin e Lampedusës. Trupi i tre motrave dhe mbijetuesit e tjerë mbërritën më vonë gjatë ditës në port.

The post Tragjedi pranë brigjeve të Italisë/ Përmbytet një gomone e mbushur me emigrantë, tre motra të mitura humbin jetën appeared first on Albeu.com.

U fut në det që në pikë të mëngjesit/ Mbytet një pushues nga Tirana në Gjirin e Lalëzit

15 August 2025 at 10:39

Një pushues nga Tirana është mbytur mëngjesin e kësaj të premte në Gjirin e Lalëzit në Durrës. Viktima është shtetasi I. B., 63 vjeç, banues në Tiranë, teksa ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40. Sipas autoriteteve policore, dyshohet se ai është mbytur aksidentalisht. Policia thotë se grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut dhe […]

The post U fut në det që në pikë të mëngjesit/ Mbytet një pushues nga Tirana në Gjirin e Lalëzit appeared first on BoldNews.al.

Ngjarje e rëndë në Greqi! Trageti me 105 pasagjerë mbytet 10 minuta pasi u nis nga porti

By: M C
5 August 2025 at 20:58

Një incident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Greqi ku një traget është përmbysur 10 minuta pas nisjes së tij nga porti.

Anija e cila operonte në itinerarin Nea Stira–Agia Marina u nis nga porti me 105 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit.

Menjëherë pas raportimit të ngjarjes, tre anije të Rojës Bregdetare, një anije tjetër që transportonte pasagjerë dhe disa mjete private u angazhuan për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit. Fatmirwsisht tw gjithw njerzit u nxorwn nga uji nw gjendje tw mirw shwndetwsore.

Autoritetet detare kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e incidentit dhe për të garantuar sigurinë e udhëtimeve në këtë itinerar.

The post Ngjarje e rëndë në Greqi! Trageti me 105 pasagjerë mbytet 10 minuta pasi u nis nga porti appeared first on Albeu.com.

Reshjet e shiut përmbytin sërish Vlorën

5 August 2025 at 19:05

Vlora është përfshirë pasditen e sotme nga një stuhi shiu, duke bërë që pushuesit të braktisin plazhet. Por ndërkohë, ka mjaftuar vetëm disa minuta shi që vlonjatëve t’u kujtohen “tmerret” e përjetuara tetorin e vitit të kaluar, ku iu përmbytën baneset dhe zonat. Përmbytje ka patur edhe pasditen e sotme, kryesisht në rrugët e qytetit, […]

The post Reshjet e shiut përmbytin sërish Vlorën appeared first on BoldNews.al.

E rëndë/ Mbytet një person në lumin Mat, detajet e para

By: V K
1 August 2025 at 14:19

Këtë të premte rreth orës 13:40, një telefonatë alarmante është marrë në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Lezhë, ku një qytetar ka raportuar për zhdukjen e shokut të tij gjatë peshkimit në lumin Mat.

Sipas informacionit paraprak, shtetasi P. N., banues në Rrubik, ka njoftuar se shoku i tij, D. Q., gjithashtu banues në Rrubik, është futur në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa është angazhuar edhe ekipi i polumbarëve të RENEA-s, i cili pritet të ndërhyjë për të vijuar kërkimet në thellësitë e lumit.

Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Ndërkohë, kërkimet për gjetjen e shtetasit D. Q. vijojnë.

The post E rëndë/ Mbytet një person në lumin Mat, detajet e para appeared first on Albeu.com.

U fut për t’u larë në Sarandë, por humbi kontaktet me miqtë/ Gjendet trupi i pajetë i turistit portugez

28 July 2025 at 16:03

SARANDË- Gjendet trupi i pajetë i turistit 57- vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit” në Sarandë.

Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë të mundur gjetjen në det të trupit të pajetë të portugezit, në afërsi të zonës ku ai ishte parë për herë të fundit.

Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, e cila dyshohet paraprakisht të jetë shkaktuar nga mbytja në det.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Mbytet një 42-vjeçare në plazhin e Qerretit në Kavajë

27 July 2025 at 17:31

Një turiste e huaj ka humbur jetën tragjikisht pasditen e kësaj të diele, rreth orës 16:00 në plazhin e Qerretit në Kavajë. Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasja K. K., 42 vjeçe, banuese në Çeki. Duke u larë në det, dyshohet se 42-vjeçarja është mbytur aksidentalisht Policia thotë se grupi hetimor vijon punën për […]

The post Mbytet një 42-vjeçare në plazhin e Qerretit në Kavajë appeared first on BoldNews.al.

E rëndë/ Mbytet 60-vjeçari në Lezhë

By: Ardit
20 July 2025 at 11:55

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën bregdetare të Lezhës, ku një pushues rreth 60-vjeç ka humbur jetën. Policia bën me dije se është konstatuar në rrezik mbytjeje në plazhin e Tales një pushues, i cili është nxjerrë nga uji në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas ‘bluve’ 60-vjeçari është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, […]

The post E rëndë/ Mbytet 60-vjeçari në Lezhë appeared first on BoldNews.al.

Humbi jetën në plazh, identifikohet viktima e djeshme në Durrës (EMRI)

By: V K
30 June 2025 at 12:38

Është identifikuar pushuesi që humbi jetën pasditen e së dielës në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës.

Viktima është Shpëtim Alla, 41-vjeç, banor i qytetit bregdetar.

Trupi i pajetë i tij u nxor nga deti nga vetë pushuesit që ndodheshin në zonë, në momentin e ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek pushuesit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat.

The post Humbi jetën në plazh, identifikohet viktima e djeshme në Durrës (EMRI) appeared first on Albeu.com.

“Vdiq se s’mori ndihmë mjekësore”/ Pushuesi humbi jetën, dëshmitarët: Ambulanca u vonua (VIDEO)

By: Ardit
29 June 2025 at 15:23

Një ngjarje tragjike është regjistruar në sektorin Rinia në Durrës. Një pushues është mbytur dhe ka ndërruar jetë. Sipas dëshmitarëve personi kishte thuajse 1 orë që po luftonte me jetën, në pritje të ambulancës që u vonua për t’i ardhur në ndihmë pushuesit. Të vetmit që i dolën në ndihmë pushuesit ishin qytetarët e zakonshëm. […]

The post “Vdiq se s’mori ndihmë mjekësore”/ Pushuesi humbi jetën, dëshmitarët: Ambulanca u vonua (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Po lahej në det, mbyet një turiste në Durrës

22 June 2025 at 18:28

Një turiste ka humbur jetën tragjikisht pasditen e kësaj të diele në plazhin e Durrësit. Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasja S. T., 66 vjeçe, banuese në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ajo dyshohet se është mbytur aksidentalisht, teksa po lahej në det. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar. […]

The post Po lahej në det, mbyet një turiste në Durrës appeared first on BoldNews.al.

PAMJET/ Reshjet e dendura të shiut dhe breshërit përmbytin Belshin

20 June 2025 at 15:50

Zona e Belshit dhe e Dumresë është përfshirë nga një stuhi e pazakontë me rrebeshe shiu dhe breshëri, të shoqëruar me erë të fortë pasditen e kësaj të premteje. Reshjet e dendura kanë sjellë si pasojë përnbytjen e rrugëve duke “paralizuar” në mënyrë të menjëhershme qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Mësohet se rrugët u përmbytën, […]

The post PAMJET/ Reshjet e dendura të shiut dhe breshërit përmbytin Belshin appeared first on BoldNews.al.

Mbytet turistja e huaj tek Shkëmbi i Kavajës

By: V K
17 June 2025 at 13:09

Mbrëmjen e djeshme, një turiste e huaj është mbytur në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

Dyshohet se viktima mund të ketë pësuar atak kardiak, në momentin që është futur në det.

Shtetasja rreth 76-vjeçe, nga Polonia, kishte ardhur për pushime në vendin tonë, ndërkohë që vijojnë hetimet./syritv

The post Mbytet turistja e huaj tek Shkëmbi i Kavajës appeared first on Albeu.com.

Prindërit panë tmerrin me sy, vajza 2-vjeçare humbi jetën pasi u mbyt me një qershi

16 June 2025 at 10:48

Një vajzë 2-vjeçare vdiq nga mbytja ndërsa po hante një qershi. Tragjedia ndodhi të shtunën në Revine Lago (Treviso). Kur prindërit e saj e kuptuan se Viviana e vogël ishte në vështirësi, u përpoqën ta ndihmonin dhe ta ringjallnin, por kur mbërritën mjekët e Suem 118, situata ishte tashmë e kompromentuar.

Edhe ndërhyrja e një fqinje, një infermiere e urgjencës, ishte e kotë: përpjekja për ringjallje ishte e pasuksesshme dhe vajza vdiq. Karabinierët gjithashtu ndërhynë në vendngjarje. E gjitha ndodhi të shtunën në mbrëmje, rreth orës 21:00. Pasi darkoi me familjen e saj, vajza e vogël gjeti një qershi dhe, nga kurioziteti, e futi në gojë.

Prindërit e saj, të cilët ishin të pranishëm me motrat e saj të vogla, e kuptuan menjëherë se çfarë po ndodhte dhe filluan manovrat e çbllokimit, ndërsa njoftuan shërbimet e urgjencës. Një fqinje, një infermiere, mbërriti gjithashtu menjëherë në apartament dhe filloi masazhin kardiak, por nuk kishte asgjë që mund të bëhej për vajzën e vogël.

The post Prindërit panë tmerrin me sy, vajza 2-vjeçare humbi jetën pasi u mbyt me një qershi appeared first on Sot News | Lajme.

Ishte duke u larë dhe e rrëmbeu rrjedha e lumit Mat, ky është 22-vjeçari Klajdi Elezi

By: V K
16 June 2025 at 11:53

I riu në foto është Klajdi Elezi, 22 vjeç i cili fatkeqësisht humbi jetën dje në lumin Mat pranë Shkopetit në zonën e Skuraj, Lezhë, teksa po lahej bashkë me disa kushërinj. Sipas informacioneve i mbyturi quhet Klajdi Elezi, 22 vjeç, me banim në Laç, i cili ishte futur për t’u larë së bashku me dy kushërinj të tij.

Sipas policisë të riun teksa lahej e ka rrëmbyer rrjedha e lumit, edhe kjo mendohet të jetë dhe shkaku i mbytjes së tij. Kushërinjtë që ndodheshin me të kanë kërkuar ndihmë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca nga spitali i Laçit.

Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, mjekët kanë konstatuar se 22-vjeçari kishte ndërruar jetë. Trupi i tij u nxor nga uji pak minuta më pas. Policia ka nisur hetimet.

 

The post Ishte duke u larë dhe e rrëmbeu rrjedha e lumit Mat, ky është 22-vjeçari Klajdi Elezi appeared first on Albeu.com.

❌
❌