Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përdhu*imi i të miturës në Pogradec/ Policia jep detajet: Ngjarja ka ndodhur në gusht, arrestohet 67 vjeçari

By: Brisi
31 December 2025 at 10:14

Policia e Korçës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të raportuar një ditë më parë, ku një e mitur dyshohet se është abuzuar seksualisht nga 67 vjeçari Rushan Selko. Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në muajin gusht të këtij viti, në fshatin Piskupat, ku Selko ka kryer mardhënie seksuale me 12-vjeçaren pa dëshirën […]

The post Përdhu*imi i të miturës në Pogradec/ Policia jep detajet: Ngjarja ka ndodhur në gusht, arrestohet 67 vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet 67-vjeçari në Pogradec, dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur

30 December 2025 at 23:11

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Një ngjarje e rëndë është shënuar në një fshat të Pogradecit. Sipas raportimeve në medie, një 12-vjeçare nga ky fshat dyshohet se është abuzuar seksualisht, para 4 muajsh nga një 67-vjeçar, po nga i njëjti fshat.

Ngjarja ka ndodhur 4 muaj më parë në banesën e 67-vjeçarit, por është zbuluar vetëm tani pasi 12-vjeçarja ka mbetur shtatzënë dhe është 4-muajshe.

E mitura, sipas medieve ka rrëfyer në praninë e psikologut të gjithë ngjarjen dhe se si autori kishte abuzuar seksualisht me të me forcë duke e lidhur, në banesën e tij.

Kanë qenë prindërit e vajzës të cilët e kanë çuar për vizitë atë pasi ajo po shtonte peshë në mënyrë të pakuptimtë dhe mjekët i kanë informuar se vajza ishte shtatzënë 4-muajshe.

Pas ngjarjes, policia ka arrestuar 67-vjeçarin. Të afërmit e tij, sipas medieve, thonë se 67-vjeçari është baba i katër fëmijëve dhe është bërë gjysh.

/m.q/a.f/r.e/

The post Arrestohet 67-vjeçari në Pogradec, dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pogradec/ I moshuari abuzon me 12-vjeçaren, e mitura 22-javëshe shtatzënë, të afërmit e autorit: Ai ka edhe vetë 4 vajza

By: gaze tare
30 December 2025 at 22:08

Një ngjarje e rëndë është zbuluar sot në Pogradec. Një 12-vjeçare, pas një vizite në spitalin e Korçës, ka rezultuar shtatzënë, rreth 22-javëshe. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e së miturës.

Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Pas vizitës, u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë. I moshuari, 70 vjeçari Rushan Selko, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen, ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit.

Kushëriri i autorit të dyshuar dhe gruaja e tij kanë folur për mediat.

“Ai person është i mirë, nuk është aq i keq, nuk kam dëgjuar llaf të keq për të. Unë tani e mora vesh. Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mire në fshat. Ne nuk kemi ndjerë asgjë. Familjen e vajzës nuk e njoh, nuk ja kam idenë fare. Nga i njëjti fshat jemi por nuk e di unë se çfarë bëjnë. Unë rri në shtëpinë time. Unë u trondita, po ai i mire është. Nuk njihej si njeri problematik. Ai është familjar, ka 4 vajza. është edhe gjysh, ka nipër, mbesa. Fëmijët i ka të martuar”, u shpreh gruaja e kushëririt, Zybe Selko.

“Unë e njoh si burrë të mire. Nuk di gjë fare, se çfarë ka ai se di. Unë nuk kam marrë vesh asnjë gjë. Qëparë që erdhi policia, i çova deri aty lart edhe ika. Vajzën e njoh, është fëmijë. Marrëdhënia e të dyjave familjeve është shume e mire. Shkojnë e vijnë. Janë komshinj. Rrushani është pensionist, rri në shtëpi. Nuk dimë gjë fare, tani e morëm vesh. S’kemi dëgjuar ndonjëherë. Ai gruan e ka”, u shpreh kushëriri i autorit, Adem Selko.

Aktualisht, po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut. Vajza është nga fshati Piskupat i Pogradecit. Dyshohet se i moshuari e ka përdhunuar në banesën e tij.

The post Pogradec/ I moshuari abuzon me 12-vjeçaren, e mitura 22-javëshe shtatzënë, të afërmit e autorit: Ai ka edhe vetë 4 vajza appeared first on iconstyle.al.

Skandal në Pogradec/ I moshuari abuzon sek*ualisht me 12-vjeçaren, e mitura ngelet shtatzënë

By: Brisi
30 December 2025 at 20:10

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Piskupat të Pogradecit. Një i moshuar rreth 70 vjeç dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 12 vjeçare e cila për pasojë ka mbetur shtatzënë. Burime për mediat bëjnë me dije, se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga i moshuari me njohje familjare […]

The post Skandal në Pogradec/ I moshuari abuzon sek*ualisht me 12-vjeçaren, e mitura ngelet shtatzënë appeared first on BoldNews.al.

Prezantuesi i njohur italian nën hetim për abuzim seksual

By: Elva
30 December 2025 at 19:27

Prokuroria e Milanos ka nisur një hetim penal ndaj prezantuesit të njohur televiziv Alfonso Signorini, i cili dyshohet për dhunë seksuale dhe zhvatje, pas një kallëzimi të bërë nga një i ri 27-vjeçar. Sipas mediave italiane, kallëzimi është depozituar nga Antonio Medugno, model dhe tiktoker nga Napoli, i cili pretendon se ka qenë viktimë e […]

The post Prezantuesi i njohur italian nën hetim për abuzim seksual appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet një prift në Mal të Zi për abuzim seksual të dy të miturve

By: armand
25 December 2025 at 19:12

Policia e Malit të Zi ka arrestuar një 48-vjeçar për abuzim seksual të dy të miturve. Mediet malazeze raportuan se i dyshuari është prift në Kishën Ortodokse serbe. Ai është dërguar për të qëndruar në 72 orë në burg, raportoi Vijesti. “Zyrtarët në Departamentin e Sigurisë në Cetinje kanë arrestuar një person të dyshuar për abuzim seksual […]

The post Arrestohet një prift në Mal të Zi për abuzim seksual të dy të miturve appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Greqi/ 13-vjeçarja përdhu*ohet nga një grup djemsh, 3 prej tyre shqiptarë

By: Brisi
24 December 2025 at 08:45

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik, të Greqisë. Një vajzë e mitur 13-vjeç është përdhunuar dhe filmuar nga një grup djemsh, tre prej të cilëve shqiptarë. Sipas mediave greke, e mitura ishte mitura me origjinë nga Filipinet, dhe është abuzuar nga djem të moshës 14, 15, 16, 16, 18 dhe 19 vjeç. E […]

The post E rëndë në Greqi/ 13-vjeçarja përdhu*ohet nga një grup djemsh, 3 prej tyre shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Kreu marrëdhënie seksuale me një vajzë me probleme të shëndetit mendor/ Fier, prokuroria çon për gjykim abuzuesin

By: Rovena
10 December 2025 at 15:40

Prokuroria e Fierit ka çuar për gjykim një person, i cili pas hetimeve u provua se abuzuar seksualisht me një vajzë me probleme të shëndetit mendor, duke e lënë shtatzënë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin M.CC. për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, e parashikuar nga neni 103/1 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.714/2024 të realizuara nga ankimimi i të dëmtuarës, shtetases K.Ç., e cila pas kryerjes së një vizite mjekësore ishte informuar se ishte shtatëzanë prej dy muajsh rezultoi e provuar se, viktima, sipas aktit të ekspertimit psikiatriko-ligjor, prezantonte zhvillim intelektual të ulët, krahasuar me moshën mendore të një 6 vjeçari.

Në vijim, u krye ekspertimi i AND duke marrë mostra nga fetusi i abortuar i të dëmtuarës dhe nga krahasimi me profilin gjenetik nga mostrat e marra nga i dyshuari, shtetasi M.Ç., rezultoi se profili gjenetik i shtetasit M.Ç., paraqiste lidhje gjenetike babë-bijë me profilin gjenetik të fetusit të abortuar nga e dëmtuara.

Pas këtij konstatimi është ripyetur e dëmtuara, e cila ka pohuar faktin se kishte kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin M.Ç., për të cilin tregonte se ky person kishte abuzuar me të, duke kryer marrëdhënie në banesën e saj, pa dëshirën e saj. Ky fakt u konfirmua edhe nga deklarime të tjera, ku tregohej se e dëmtuara kishte treguar për këtë ngjarje.

Shtetasi M. Ç., duke përfituar nga gjendja ekonomike, mendore dhe familjare e tyre ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Në këto kushte u krye ndalimi i menjëhershëm i këtij shtetasi.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë apo dëmtojnë mirëqënien dhe zhvillimin normal të të miturve.

Abuzoi s*ksualisht me një të mitur, arrestohet 24-vjeçari në Gjirokastër

By: Ela
5 November 2025 at 14:49

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës ku një 24-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur. 24-vjeçari banues në Kavajë, është arrestuar menjëherë nga forcat blu. Ai është shoqëruar drejt ambienteve të komisariat, ndërsa policia po heton më shumë mbi ngjarjen e rëndë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve […]

The post Abuzoi s*ksualisht me një të mitur, arrestohet 24-vjeçari në Gjirokastër appeared first on BoldNews.al.

Lezhë/ Kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, dënohet me 12 vite burg Simon Gjoka

By: armand
20 October 2025 at 11:43

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 12 vite burg Simon Gjokën, 38 vjeç nga Miloti, i cili fillimisht u arrestua për vjedhje bagëtish, ndërsa gjatë hetimeve u zbulua se kishte pasur marrëdhënie me një vajzë të mitur. Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 18 vite burg, por duke përfituar uljen e 1/3 së dënimit për […]

The post Lezhë/ Kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, dënohet me 12 vite burg Simon Gjoka appeared first on BoldNews.al.

Mbesë dhe viktimë! Historia e vajzës që u abuzua seksualisht nga daja i saj

By: Elva
17 October 2025 at 22:14

Në Shqipërinë tonë, ku ende patriarkalizmi shitet si traditë, dhe burrat kanë autoritetin absolut në familje, shumë histori të tmerrshme me protagoniste gra dhe vajza, mbeten të fshehura brenda mureve të shtëpisë, dhe këto të fundit paguajnë çmimin. Si në rastin e një vajze të re, e cila ka vendosur të ndajë me Piranjat historinë […]

The post Mbesë dhe viktimë! Historia e vajzës që u abuzua seksualisht nga daja i saj appeared first on BoldNews.al.

Sean “Diddy” Combs dënohet me katër vjet burg për akuza që lidhen me prostitucionin

3 October 2025 at 23:28


Një gjykatës federal në New York e dënoi Sean “Diddy” Combs me 4 vjet e 2 muaj burg, pas shpalljes fajtor për dy akuza për transport me qëllim prostitucioni.

Secila prej tyre kishte një maksimum prej 10 vitesh. Prokurorët kishin kërkuar 11 vjet e 3 muaj, ndërsa avokatët mbrojtës vetëm 14 muaj. Ai u urdhërua gjithashtu të paguajë një gjobë prej 500,000 dollarësh (475,000 euro).

Combs, 55 vjeç, ishte arrestuar në shtator 2024 dhe ka kaluar 13 muaj në paraburgim, të cilët do t’i zbriten nga dënimi. Ai u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda, trafikim seksual dhe shantazh që mund t’i sillnin burgim të përjetshëm, shkruan The Guardian.


Në gjyqin e nisur më 12 maj, prokurorët argumentuan se për dy dekada Combs përdori pasurinë, pushtetin dhe dhunën për të detyruar ish-partneret e tij të merrnin pjesë në “netë hoteli” të mbushura me drogë e eskorta meshkuj, të cilat ai i orkestronte, i shikonte dhe ndonjëherë i filmonte.

U paraqitën mbi 30 dëshmitarë, mes tyre Cassie Ventura dhe një grua me pseudonimin “Jane”, të cilat e akuzuan për abuzim fizik, seksual dhe emocional. Në gjyq u shfaq edhe një video e vitit 2016 ku Combs dhunon Venturën në një hotel.

Avokatët e tij e mohuan trafikimin dhe pohuan se marrëdhëniet ishin konsensuale, duke i quajtur pjesë e një “stili jetese”.

Ata përmendën edhe varësinë nga opioidet si faktor. Në prag të dënimit, Combs i kërkoi gjykatës mëshirë dhe pranoi “sjelljen e turpshme”, duke thënë se “humbi rrugën në drogë dhe tepri”.

Ventura, në një deklaratë për gjykatën, kërkoi dënim të rëndë dhe tha se ende vuan pasoja psikologjike e jeton me frikën e hakmarrjes. Pas vendimit, avokati i saj tha se dënimi njeh seriozitetin e krimeve dhe lavdëroi guximin e saj.

Përveç çështjes penale, Combs përballet me mbi 50 padi civile për abuzim seksual e sjellje të tjera të pahijshme, të cilat ai i mohon. /Telegrafi/

Aktori i filmave për të rritur, Austin Wolf dënohet me 19 vjet burg për shfrytëzim seksual të fëmijëve

30 September 2025 at 12:45


Ish-aktori i filmave për të rritur, Austin Wolf, emri i vërtetë i të cilit është Justin Heath Smith, u dënua të premten më 26 shtator me 19 vjet burg për shfrytëzim seksual të fëmijëve dhe përfshirje në një model aktivitetesh që përfshinin sjellje seksuale të ndaluara.

Gjithashtu, ai mori 10 vjet lirim të mbikëqyrur dhe një gjobë prej 40,000 dollarësh (34,000 euro).

Prokurori i SHBA-së për Distriktin Jugor të New York-ut, Jay Clayton, e quajti veprën e Smith “të tmerrshme” dhe theksoi se autoritetet janë të përqendruara në largimin e individëve që shfrytëzojnë seksualisht fëmijët nga rrugët, shkruan People.


Smith fillimisht u akuzua për pranim dhe shpërndarje të pornografisë me fëmijë dhe posedim të saj. Në qershor 2025, ai u deklarua fajtor për joshjen e një të mituri për t'u përfshirë në aktivitet seksual.

Arrestimi i tij i parë ndodhi në prill 2024, kur autoritetet bastisën apartamentin e tij në Manhattan dhe gjetën afërsisht 200 video me përmbajtje pornografike me fëmijë.

Prokurorët thanë se Smith kishte përndjekur dhe u përpjekur të shfrytëzonte seksualisht viktima të mitura që nga viti 2023, duke përfshirë takime të organizuara me të mitur të moshës 7 deri 15 vjeç.

Ai gjithashtu shkëmbeu imazhe seksuale me të mitur dhe planifikoi takime për abuzim të mëtejshëm, përfshirë një rast ku një person i ofroi Smithit fëmijën e tij 7-vjeçar për shfrytëzim.

Gjatë bastisjes, autoritetet zbuluan gjithsej 1,291 skedarë që përmbanin pornografi me fëmijë, duke përfshirë rreth 75 skedarë me foshnje ose fëmijë të vegjël, dhe disa video që tregonin përdhunimin e dhunshëm të fëmijëve të vegjël. Smith gjithashtu shpërndau pornografi me fëmijë tek të paktën 15 persona të tjerë. /Telegrafi/

Babai i Elon Musk akuzohet për abuzim seksual ndaj fëmijëve të tij

23 September 2025 at 22:50

Errol Musk, babai 79-vjeçar i miliarderit Elon Musk, akuzohet për abuzim seksual ndaj pesë prej fëmijëve të tij që nga viti 1993. Kështu raportoi News York Times këtë të martë. Sipas medias amerikane, këto akuza mund të jenë arsyeja pse Elon Musk i cili shërbeu përkohësisht si këshilltar në administratën e dytë të Trump-it, rrallë e […]

The post Babai i Elon Musk akuzohet për abuzim seksual ndaj fëmijëve të tij appeared first on BoldNews.al.

Abuzoi seksualisht me thjeshtrën për tre vjet/ Këlcyrë arrest me burg për policin dhe tre të tjerët

By: Rovena
22 September 2025 at 13:06

Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka gjykuar të drejte arrestimin e Isi Pashos, Kristian Priftt dhe Pajtim Bakes ky i fundit punonjës policie dhe njëkohësisht njerku i 16-vjeçares S.K. nga Këlcyra e cila dyshohet se është abuzuar seksualisht për tre vite rresht.

Fillimisht ka qenë prokurorja Denisa Plaku ajo qe ka paraqitur provat e deritashme të ofruara nga OPGJ dhe AMP për personat e arrestuar duke shtjelluar dhe argumentuar rolin e të tre personave në këtë ngjarje. Në bazë të dëshmive të dhëna në polici dhe në bazë të komunikimeve në celular mes të miturës dhe personave të përfshirë në këtë ngjarje sidomos me Artur Ago polic i arratisur fill pas plasjes se këtij skandali, behet e qarte se personat që janë arrestuar kanë konsumuar veprat penale të ngacmimit seksual me të mitur dhe kanosje.

Nga ana tjetër, avokatet mbrojtës të tre te pandehurve, kërkuan masë më të lehte për klientët e tyre pasi nuk përbejnë rrezikshmëri të lartë shoqërore. Pas gjithë pretendimeve të avokateve mbrojtës, në fund gjykatësja e çështjet Nertila Perralla ka vendosur arrest në burg për Isi Pashon, Kristian Priftin dhe njerkun e 16-vjeçares policin Pajtim Baka, ndërkohe që e njëjta masë është dhënë në mungesë edhe për Artur Agon.

Tronditëse në Elbasan/ 15-vjeçarja abuzohet seksualisht nga i dashuri i nënës, e ëma fajëson të bijën

By: gaze tare
19 September 2025 at 12:44

Një ngjarje e rëndë regjistrohet në qytetin e Elbasanit.

Një 37-vjeçar është vendosur në pranga pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare. Sipas njoftimit të policisë e mitura është vajza e bashkëjetueses së tij. Sipas mediave, e mitura në prani të psikologes dhe efektivëve të polici ka deklaruar se prej katër muajsh është abuzuar seksualisht nga partneri i të ëmës.

Ky i fundit e ka pranuar aktin, duke thënë se kjo ka ndodhur me dëshirën e vajzës së mitur. Ndërkohë nga ana tjetër, nëna e vajzës ka dalë në mbrojtje të partnerit, duke akuzuar të bijën.

E mitura tani është strehuar në një qendër të viktimave të trafikimit.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Mardhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe”.

Rasti i ditës së djeshme:

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë në Përmet u zbulua një rast i ngjashëm ku një 16-vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga njerku i saj, polic dhe një koleg i këtij të fundit.

Rasti i rëndë u mësua pasi në rrjete sociale nisën të qarkullonin mesazhe shantazhuese për abuzimin seksual të 16-vjeçares nga polici Ago. Pretendohet se ekziston një video për këtë raport intim. Autoritetet identifikuan dy personat që shantazhuan policin Artur Ago, duke i kërkuar 12 mijë euro për të mos publikuar në një emision investigativ një video që ata pretendonin për marrëdhënien intime të tyre. Ata janë Kristian Prifti 46 vjeç dhe shoku i tij Isi Pasho 27 vjeç. 46-vjeçari Prifti u arrestua në Tiranë. Ky i fundit ka pasur edhe vetë lidhje intime me të miturën 16-vjeçare.

Sipas Prokurorisë së Gjirokastrës, Kristian Prifti dhe Isi Pasho dyshohet se i kanë bërë presion 16-vjeçares, duke e kërcënuar dhe detyruar të zhvillonte një video-regjistrim në muajin Gusht 2025, me policin Artur Ago, ku shfaqej ky i fundit në momente intime. Sipas Prokurorisë, dy shantazhuesit, duke përdorur 16-vjeçaren, kanë kanosur punonjësin e policisë, për publikimin e videos në një emision investigativ.

Polici Ago është shpallur në kërkim për ngacmimin seksual dhe dyshohet se ndodhet në Greqi, vend ku dyshohet se u largua kur “plasi” skandali në internet. Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra dy policët, ndërsa vajza e mitur qendron nën kujdesin e familjes me asistencën e psikologëve.

The post Tronditëse në Elbasan/ 15-vjeçarja abuzohet seksualisht nga i dashuri i nënës, e ëma fajëson të bijën appeared first on iconstyle.al.

Gjiko flet për herë të parë pas akuzave nga e mitura për abuzim seksual: U shpalla i pafajshëm, ajo ishte fanse e zjarrtë

14 September 2025 at 09:00


Këngëtari i njohur nga Kosova, Gjiko, ka rrëfyer ekskluzivisht në S’e Luan Topi periudhën më të vështirë të jetës së tij, kur u akuzua nga një e re për abuzim seksual.

Ai tha se kjo përvojë e rëndë u përjetua nga e gjithë familja, por në fund gjykata e shpalli të pafajshëm.

“Ka qenë një vajzë pothuajse 18-vjeçare, ka qenë duke bashkëjetuar me dikë, ajo e ka thënë këtë në një deklaratë në polici, por nuk ka pasur asnjë lidhje me mua”, u shpreh Gjiko.

Foto: Screenshot/YouTube

Më tutje ai shtoi: “Kjo vajzë ka qenë ka qenë fanse shumë e zjarrtë me mua dhe ka dashur patjetër që të ketë një kontakt me mua”.

“Për fat kam pasur mesazhe që më shkruante dhe i thosha ‘të lutem më lër të qetë nuk jam i interesuar të kem asgjë me ty’, dhe kur i ka parë gjykata këto fakte, më pas ajo ka vendosur të tregojë, dhe të gjithë kush ka qenë në proces me mua janë shpallur të pafajshëm”, tha artisti.

Gjiko u shpreh se pas këtij vendimi, ai ndjehet i lehtësuar dhe i vendosur ta lërë pas këtë kapitull, duke theksuar se drejtësia tregoi të vërtetën. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com

VIDEO/ Abuzoi seksualisht me 18-vjeçaren italiane, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

6 September 2025 at 09:18

Durrës- 26-vjeçari Leonardo Preza është arrestuar nga policia e Durrësit. Sipas policisë, i riu është arrestuar pas disa orësh kërkime dhe akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare italiane.

I riu rezulton i dënuar më parë me precedentë të theksuar kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes.

Materialet hetimore do t’i kalohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14–18 vjeç”.

E rëndë në Kukës/ 5 persona abuzojnë seksualisht me një 15-vjeçare

By: Elva
7 August 2025 at 11:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës, ku 5 të rinj dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një vajzë 15-vjeçare. Policia e Kukësit bën më dije se ka arrestuar 4 prej tyre, ndërsa është shpallur në kërkim një 17-vjeçar. Të arrestuarit janë shtetasit  M. Sh., 20 vjeç, E. Sh., 22 vjeç, Sh. P., 28 […]

The post E rëndë në Kukës/ 5 persona abuzojnë seksualisht me një 15-vjeçare appeared first on BoldNews.al.

Detajet e tmerrshme/ Si u zbulua abuzimi i Zamir Metës me vajzën e tij të mitur

By: user 8
4 July 2025 at 17:32

Prokuroria e Fierit, zyrtarisht ka regjistruar procedim penal për Zamir Metën për dy vepra penale, pas dyshimeve për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me vajzën e tij të mitur.

Përmes një njoftimi zyrtar, organi i akuzës thotë se ndaj personit nën hetim Zamir Meta, ka nisur procedimi për dy vepra penale: “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”.

Prokuroria e Fierit thekson se, nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se Zamir Meta është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Patos për të kallëzuar largimin nga banesa të vajzës së tij të mitur.

‘Me marrjen e këtij kallëzimi, janë kryer veprimet e para hetimore të cilat kanë bërë të mundur që viktima e mitur të gjendet në banesën e shtetasit B.B. Gjatë intervistimit të viktimës së mitur ka rezultuar se, shkak për largimin e saj nga banesa ishte babai i saj, personi nën hetim Z.M., i cili, sipas saj, kishte filluar të kryente marrëdhënie seksuale me të që kur ishte 5 vjeç dhe vazhdonte ende. Personi nën hetim Z.M. ka pranuar të ketë kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale me të bijën e tij të mitur’, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Fierit.

Njoftimi:

Kreu marrëdhënie seksuale me të bijën e mitur, Prokuroria Fier procedon penalisht babain për dy vepra penale

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr.927, datë 01.07.2025 në ngarkim të personit nën hetim Z.M, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” të parashikuara nga nenet 100 prg. 2 dhe 106 të K.Penal, mbi bazën e kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Fier nga viktima e mitur P.M.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se, personi nën hetim Z.M., është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Patos për të kallëzuar largimin nga banesa të vajzës së tij të mitur P.M, e vitlindjes 2013. Me marrjen e këtij kallëzimi, janë kryer veprimet e para hetimore të cilat kanë bërë të mundur që viktima e mitur të gjendet në banesën e shtetasit B.B. Gjatë intervistimit të viktimës së mitur ka rezultuar se, shkak për largimin e saj nga banesa ishte babai i saj, personi nën hetim Z.M., i cili, sipas saj, kishte filluar të kryente marrëdhënie seksuale me të që kur ishte 5 vjeç dhe vazhdonte ende. Personi nën hetim Z.M. ka pranuar të ketë kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale me të bijën e tij të mitur.

Pas regjistrimit të procedimit penal dhe kryerjes së veprimeve të para hetimore, në datë 01.07.2025 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin ndaj personit nën hetim Z.M masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin nr.62-205-3964, ka pranuar kërkesat e Prokurorisë, duke caktuar ndaj personit nën hetim Z.M. masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

The post Detajet e tmerrshme/ Si u zbulua abuzimi i Zamir Metës me vajzën e tij të mitur appeared first on Lapsi.al.

❌
❌