Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Trafik i rënduar në rrugën e Dajtit

11 January 2026 at 19:00

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Reshjet e borës të orëve të fundit kanë qenë një arsye më shumë që qytetarët t’i drejtohen Parkut Kombëtar të Dajtit për një aventurë mes natyrës dhe borës.

Por, e gjithë situatë ka sjellë trafik të rënduar dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin që lidh Tiranën me Dajtin.

Fluksi i lartë i qytetarëve që kanë zgjedhur Dajtin për të shijuar dëborën, ka krijuar radhë të gjata automjetesh dhe lëvizje të ngadaltë në këtë zonë.

Më herët, drejtuesja e komanduar e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani u shpreh se aksi rrugor Qafë Priskë – Shëngjergj, i cili ishte i mbuluar nga bora, është pastruar dhe është trajtuar me kripë për të mundësuar qarkullimin e automjeteve.

Megjithatë, për shkak të temperaturave të ulëta dhe mundësisë së ngricave, u është bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë gjatë lëvizjes dhe të sigurohen që automjetet të jenë të pajisura me zinxhirë dëbore për gomat, me qëllim shmangien e aksidenteve.

/e.i/j.p/

The post Trafik i rënduar në rrugën e Dajtit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Hiqej si shqiptar dhe trafikonte drogë, arrestohet në Kolumbi një shtetas zviceran me pasuri marramendëse. Kërkohej nga Interpoli

By: D Marku
11 January 2026 at 19:08

Më 9 janar 2026, në qytetin e Santa Martës në Kolumbi, u arrestua shtetasi zviceran Vik Ntominik Gioel, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol përmes një Njoftimi të Kuq, me kërkesë të autoriteteve gjyqësore të Mbretërisë së Spanjës.

Hetimet tregojnë se i arrestuari kishte rol në koordinimin e dërgesave të drogës drejt vendeve evropiane, me fokus kryesor Spanjën.

Autoritetet zbuluan se ai përdorte dokumente identifikimi të shumta, përfshirë greke, spanjolle dhe belge, si dhe dokumente të siguruara në mënyrë të parregullt në Kolumbi.
Për t’iu shmangur kontrolleve të emigracionit dhe policisë, ai paraqitej si shtetas shqiptar me emrin Xhuti Zuluaga Arsen.

Sipas autoriteteve, Gioel dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe anëtarësim në një organizatë kriminale, e cila vepronte në shkallë të gjerë në disa shtete.

Ai konsiderohet si një figurë kyçe në një organizatë kriminale, me rol të rëndësishëm në koordinimin logjistik, infrastrukturën dhe funksionimin e laboratorëve klandestinë për përpunimin e kokainës dhe kanabisit, kryesisht në zonën Albalat de Taronchers, në Valencia të Spanjës.

Arrestimi u bë i mundur pas konfirmimit të pranisë së tij në territorin kolumbian nga Byroja Qendrore Kombëtare e INTERPOL-it (NCB), pas rreth gjashtë muajsh hetime intensive të zhvilluara në bashkëpunim ndërkombëtar.

The post VIDEO/ Hiqej si shqiptar dhe trafikonte drogë, arrestohet në Kolumbi një shtetas zviceran me pasuri marramendëse. Kërkohej nga Interpoli appeared first on Albeu.com.

Trafik i rënduar nga Dajti në Tiranë, qindra automjete të bllokuara në rrugë

By: armand
11 January 2026 at 17:36

Reshjet e borës e kthyen Malin e Dajtit këtë fundjavë në një destinacion mjaft të kërkuar këtë të diel për qytetarët e Tiranës. Kërkesa për ta vizituar atë ka dhënë efekte të menjëhershme edhe në trafik, ku disa akse të kryeqytetit kanë qenë tërësisht të bllokuara. Pamjet me radhë kilometrike të automjeteve i përkasin rrugës […]

The post Trafik i rënduar nga Dajti në Tiranë, qindra automjete të bllokuara në rrugë appeared first on BoldNews.al.

Voziti 209 km/h në zonën 50, mërgimtari gjobitet me 500 euro dhe i merret patentë shoferi për 12 muaj

7 January 2026 at 20:19


Policia e Ferizajt ka marrë masa ndaj dy shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit, pas publikimit të kundërvajtjeve të tyre në rrjetet sociale.

Shoferi L.B., 21 vjeç, duke drejtuar një BMW X6 me targa të huaja, në fshatin Greme ka arritur shpejtësi 209 km/h në një zonë me kufizim 50 km/h.

Ai është ndëshkuar me gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe heqje të patentës për 12 muaj. Shoferi e ka pranuar shkeljen e shkaktuar.

Ndërsa shoferi tjetër, E.K., 27 vjeç, duke drejtuar një Seat Ibiza me targa vendore në fshatin Zllatar, ka kryer manovra të rrezikshme me automjet.

Ai është ndëshkuar me gjobë prej 150 euro dhe 1 pikë negative dhe gjithashtu ka pranuar kundërvajtjen.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e komunikacionit për të mos rrezikuar jetën e tyre dhe të të tjerëve.

Qytetarët inkurajohen të raportojnë çdo kundërvajtje në numrin 192 ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, duke garantuar konfidencialitet të plotë për identitetin e raportuesve.

Tirana në kolaps nga trafiku, bllokohet qarkullimi në rrugët hyrëse

By: redi
7 January 2026 at 18:09

Rrugët hyrëse për në Tiranë janë ende të bllokuara nga trafiku i rënduar që ka nisur që në orët e para të mëngjesit. E bllokuar plotësisht raportohet dytësorja e autostradës Durrës-Tiranë, por kritike është situata dhe në rrugët e shtrira më brenda kryeqytetit. Problematik është qarkullimi në Rrugën e Laprakës, te 21 Dhjetori, në zonën pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Rruga e Kavajës…

Source

Paralizohet aksi Cërrik-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh

By: Brisi
7 January 2026 at 15:21

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka paralizuar qarkullimin e automjeteve në aksin Cërrik-Elbasan. Sipas raportimeve, radhë kilometrike automjetesh janë krijuar në zonën e kryqëzimit të Cërrikut, ku drejtuesit e mjeteve raportojnë pritje në trafik prej më shumë se 1 ore. Kjo situatë është e përsëritur prej disa ditësh, duke shkaktuar vështirësi për […]

The post Paralizohet aksi Cërrik-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh appeared first on BoldNews.al.

Aksi Cërrik-Elbasan nuk gjen qetësi, radhë kilometrike automjetesh

By: M C
7 January 2026 at 16:16

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka paralizuar qarkullimin e automjeteve në aksin Cërrik–Elbasan.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, radhë kilometrike automjetesh janë krijuar në zonën e kryqëzimit të Cërrikut, ndërsa drejtuesit e mjeteve bëjnë me dije se kanë mbetur të bllokuar në trafik për më shumë se një orë.

Kjo situatë përsëritet prej disa ditësh, duke shkaktuar vështirësi serioze në qarkullim dhe lodhje për qytetarët që detyrohen të qëndrojnë gjatë në trafik.

Aksi u përfshi nga fluksi i lartë i automjeteve edhe në prag të ndërrimit të viteve, ku mijëra qytetarë pritën për orë të tëra në trafik, pavarësisht temperaturave nën zero.

The post Aksi Cërrik-Elbasan nuk gjen qetësi, radhë kilometrike automjetesh appeared first on Albeu.com.

Radhë kilometrike makinash në aksin Prrenjas-Elbasan/ Pritet përkeqësim i situatës në orët në vijim

By: M C
4 January 2026 at 17:07

Pasditja e sotme ka shënuar një trafik të rënduar dhe radhë kilometrike të mjeteve, për të tretën ditë rradhazi në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd–Elbasan–Tuneli i Krrabës–Tiranë

Orët në vijim priten të jenë edhe më të rënduara pasi, duke qënë se dita e sotme është e fundit e pushimeve zyrtare dimërore, pushuesit janë duke u kthyer.

Problematikat rëndohen edhe më tej nga gjendja e rëndë e rrugës në zona të caktuara, veçanërisht te Kthesat e Murrashit dhe Kthesat e Dragostunjës, ku segmentet në zgjerim janë me dëmtime të shumta.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes maksimal dhe respektim të sinjalostikës teksa është shtuar prania e forcave të Policisë Rrugore.

The post Radhë kilometrike makinash në aksin Prrenjas-Elbasan/ Pritet përkeqësim i situatës në orët në vijim appeared first on Albeu.com.

Aksi Librazhd-Elbasan-Tiranë në kolaps, trafiku i bllokuar për të tretën ditë radhazi

By: armand
4 January 2026 at 16:54

Për të tretën ditë radhazi, qarkullimi në aksin kombëtar Prrenjas-Librazhd-Elbasan-Tuneli i Krrabës-Tiranë vijon të jetë i rënduar, duke kthyer një nga korridoret më të rëndësishme lidhëse të vendit në një burim kaosi, vonesash dhe rreziku për mijëra drejtues mjetesh. Fluksi i lartë i automjeteve, i shoqëruar me infrastrukturë të amortizuar dhe punime të zvarritura, ka […]

The post Aksi Librazhd-Elbasan-Tiranë në kolaps, trafiku i bllokuar për të tretën ditë radhazi appeared first on BoldNews.al.

Vijon trafiku i rënduar, rradhë të gjata makinash në aksin Elbasan-Bradashesh

By: armand
4 January 2026 at 16:21

Trafiku i rënduar vijon të jetë një problem serioz në qytetin e Elbasanit, veçanërisht në aksin Elbasan–Bradashesh, ku prej ditësh janë krijuar radhë të gjata automjetesh. Situata paraqitet problematike jo vetëm në rrugën kryesore, por edhe në rrugët dytësore, të cilat janë mbingarkuar nga fluksi i lartë i mjeteve. Trafiku i madh në zonën e […]

The post Vijon trafiku i rënduar, rradhë të gjata makinash në aksin Elbasan-Bradashesh appeared first on BoldNews.al.

Dështon policia! Rrugë të lara me gjak dhe të paralizuara nga trafiku, bilanci i ditëve të para të 2026-s

By: Elva
4 January 2026 at 12:00

Në mbyllje të vitit 2025, Policia Rrugore shpërndau një njoftim për mediat, duke paraqitur shifra të papara më parë gjobash ndaj qytetarëve që përdorin automjetet, si pjesë e masave të ndërmarra gjatë festave të fundvitit. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, që në hyrje theksohej se, me rastin e festave, ishin shtuar kontrollet në […]

The post Dështon policia! Rrugë të lara me gjak dhe të paralizuara nga trafiku, bilanci i ditëve të para të 2026-s appeared first on BoldNews.al.

Kaos në aeroporte, mbyllet hapësira ajrore e Greqisë

By: Elva
4 January 2026 at 11:30

Një problem serioz me radio-frekuencat e komunikimit ka shkaktuar kaos në hapësirën ajrore të Greqisë, duke detyruar Shërbimi i Aviacionit Civil i Greqisë të lëshojë një udhëzim zyrtar për pezullimin e fluturimeve. Sipas njoftimeve zyrtare, pezullimi për shkak të defekteve teknike në frekuencat e komunikimit do të vijojë “deri në njoftim të mëtejshëm”. Si pasojë, […]

The post Kaos në aeroporte, mbyllet hapësira ajrore e Greqisë appeared first on BoldNews.al.

Trafiku që nuk mbaron kurrë/ Sa do të zgjasë kalvari i pritjeve në aksin Elbasan-Librazhd?!

By: Brisi
3 January 2026 at 19:22

Aksi rrugor Elbasan – Librazhd është përballur sërish ditët e fundit me trafik të rënduar dhe radhë të gjata automjetesh, duke kthyer një nga rrugët kryesore lidhëse të qarkullimit lindje – perëndim në një burim stresi dhe lodhjeje për drejtuesit e mjeteve. Shkak kryesor mbeten punimet në rrugë, sidomos në zonën e Murrashit, ku po […]

The post Trafiku që nuk mbaron kurrë/ Sa do të zgjasë kalvari i pritjeve në aksin Elbasan-Librazhd?! appeared first on BoldNews.al.

Trafik i rënduar nga Librazhdi në Elbasan

By: Ela
3 January 2026 at 15:07

Normaliteti i qarkullimit në aksin Elbasan-Librazhd-Përrenjas zgjati vetëm pak orë, pasi këtë pasdite u kthye sërish trafiku i rënduar. Sikurse duket nga pamjet, për shkak të ngricave dhe shumë automjeteve në rrugë, mijëra pasagjerë që kthehen nga Përrenjasi apo Librazhdi në drejtim të Elbasanit, kanë mbetur të bllokuar. Situata u përkeqësua ndjeshëm në segmentet më […]

The post Trafik i rënduar nga Librazhdi në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

GREQI – Policia u rekomandon pushuesve shmangien e trafikut të rënduar nga protesta e fermerëve

3 January 2026 at 10:33

ATHINË, 3 janar /ATSH-ANA/ – Shoferët që kthehen në shtëpitë e tyre pas sezonit të festave duhet të planifikojnë udhëtimet e tyre në një mënyrë të tillë që të shmangin trafikun e rënduar, duke marrë parasysh edhe bllokimet e rrugëve nga fermerët, tha Shtabi i Policisë Greke.

Në një deklaratë, Shtabi i Policisë Greke tha se masat e synuara dhe të përkohshme vazhdojnë të zbatohen, për të mbrojtur sigurinë rrugore dhe për të mbrojtur jetën.

Këto masa lidhen drejtpërdrejt me praninë e makinerive të rënda bujqësore dhe këmbësorëve në asfalt.

“Këto masa konsiderohen të nevojshme për menaxhimin e kushteve objektivisht të rrezikshme të drejtimit dhe në asnjë mënyrë nuk përbëjnë mbyllje arbitrare të rrugëve”, tha ajo.

Qytetarët duhet të konsultojnë linkun në faqen e internetit të policisë greke (https://www.astynomia.gr/kykloforiakes-rythmiseis-logo-agrotikon-kinitopoiiseon/) për përditësime në kohë.

Përveç kësaj, policia rrugore rekomandoi që shoferët të marrin në konsideratë motin kur planifikojnë udhëtimin e kthimit, veçanërisht në rrugët me korsi të kufizuara.

Policia tha se do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e jashtëzakonshme të nevojshme për aq kohë sa të jetë e nevojshme./ a.jor.

The post GREQI – Policia u rekomandon pushuesve shmangien e trafikut të rënduar nga protesta e fermerëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – Rrugët me akull shkaktojnë kaos me makinat në Hamburg

3 January 2026 at 08:08

HAMBURG, 3 janar /ATSH-DPA/ – Dhjetëra kamionë dhe makina mbetën të bllokuar në një urë në qytetin verior gjerman të Hamburgut të premten, duke shkaktuar kaos trafiku, tha policia.

”Mjetet nuk ishin në gjendje të ngjiteshin në urë për shkak të kushteve dimërore të rrugës”, tha një zëdhënës i policisë.

Një kamion gjithashtu filloi të rrëshqiste dhe përfundoi anash.

Oficerët kaluan rreth gjashtë orë të premten pasdite duke drejtuar trafikun.

”Meqenëse trafiku nuk mund të funksiononte mbi urë, u krijua një bllokim trafiku. Disa automjete në urë u përpoqën të ktheheshin mbrapsht ose duke përdorur korsinë e kundërt”, tha policia.

Në një moment, oficerët numëruan rreth 30 deri në 40 kamionë në urë.

Numri kishte qenë dukshëm më i lartë në fillim të operacionit.

Trafiku filloi përsëri vetëm pasi ekipet e shërbimit dimëror arritën në urë dhe pastruan akullin./ a.jor.

The post GJERMANI – Rrugët me akull shkaktojnë kaos me makinat në Hamburg appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prej orësh të bllokura në trafik, rëndohet situata në Prrenjas-Elbasan

By: M C
2 January 2026 at 22:14

Situata në aksin kombëtar Prrenjas-Elbasan vijon të jetë alarmante, pasi prej orësh, automjetet nuk po lëvizin, ndërsa mijëra qytetarë kanë mbetur të izoluar në kushte të vështira dhe temperatura nën zero.

Bëhet me dije se bllokimi shtrihet nga ura e Bushtricës deri në zonën e Labinotit, duke krijuar radhë të gjata dhe kaos të plotë në këtë segment të rëndësishëm rrugor.

Drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët po përballen me vështirësi të mëdha, ndërsa mungesa e lëvizjes po e përkeqëson edhe më tej situatën.

Qarkullimi vijon të jetë i paralizuar, pa shenja përmirësimi, ndërsa qytetarët shprehen të shqetësuar për sigurinë dhe kushtet e qëndrimit në automjete për një kohë të gjatë.

Shkaqet për fluksin e këtij trafiku janë fluksi i lëvizjeve në këtë fillim viti dhe ngricat e si pasojë rënies së ndjeshme të temperaturave.

The post Prej orësh të bllokura në trafik, rëndohet situata në Prrenjas-Elbasan appeared first on Albeu.com.

“Paralizohet” aksi Milot-Lezhë, trafik i rënduar dhe vonesa në qarkullim

By: M C
1 January 2026 at 17:40

Fluks i lartë mjetesh është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin kombëtar Milot-Lezhë.

Prej disa orësh, në këtë segment rrugor është krijuar trafik i rënduar, si pasojë e rritjes së lëvizjes së automjeteve.

Lëvizja masive e qytetarëve që po udhëtojnë për të kaluar ditët e pushimeve drejt zonave malore dhe drejt Malit të Zi ka shkaktuar vonesa dhe ngarkesë të madhe në qarkullim.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në terren dhe po punojnë për menaxhimin e trafikut dhe lehtësimin e lëvizjes së mjeteve.

The post “Paralizohet” aksi Milot-Lezhë, trafik i rënduar dhe vonesa në qarkullim appeared first on Albeu.com.

Kalifornia do të lejojë që kamerat e radarëve "t'ju shkruajnë gjobën automatikisht" - sipas ligjeve të reja

1 January 2026 at 15:10


Nga 1 janari 2026, Kalifornia prezanton një seri ligjesh të reja për shoferët, çiklistët elektrikë dhe automjetet autonome.

Një program pilot lejon përdorimin e kamerave radar dhe laser në zonat e punës, të cilat mund të gjobisin automatikisht pronarët e makinave.

Shpejtësitë e autostradave mund të ulen deri në 5 mph (8 km/h) me paralajmërime për 30 ditët e para, ndërsa zonat shkollore do të shënojnë kufij 20 mph (32 km/h) deri në vitin 2031.

Ligji i zgjeruar “ngadalëso dhe ndrysho korsinë” kërkon që shoferët të lëvizin ose ngadalësojnë për çdo mjet të fikur me drita paralajmëruese.

Policia mund të konfiskojë disa mjete elektrike të shpejta ose pa leje për të paktën 48 orë.

Të gjitha bateritë dhe pajisjet elektrike duhet të plotësojnë standardet e sigurisë. Automjetet autonome duhet të kenë sisteme komunikimi me emergjencat nga 1 korriku 2026. /Telegrafi/

Foto/ Trafik i rënduar në Elbasan, bllokohet qarkullimi drejt juglindjes

By: armand
31 December 2025 at 16:18

Trafik i rënduar është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Elbasan duke bllokuar qarkullimin e mjeteve drejt juglindjes. Trafiku i madh ka bërë që mijëra qytetarë të bllokohen në rrugë. Mungesa e bajpasit në zonën e Elbasanit e ka kthyer këtë rrugë në gangrenë të lëvizjes së qytetarëve, ku pothuajse çdo ditë kalimi zgjat […]

The post Foto/ Trafik i rënduar në Elbasan, bllokohet qarkullimi drejt juglindjes appeared first on BoldNews.al.

❌
❌