Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 December 2025Main stream

Policia e Ferizajt shqipton 1,421 gjoba dhe pezullon 23 patente shoferësh brenda një jave

29 December 2025 at 11:40


Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë publike statistikat për aktivitetet e saj gjatë javës së kaluar, nga 22 deri më 28 dhjetor 2025, duke përfshirë gjobat e shqiptuara dhe aksidentet në komunikacion.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 1,421 gjoba kundërvajtëse, ndërsa 23 patente shoferësh janë pezulluar për shkelje të rënda në trafik.

Gjatë javës së fundit janë regjistruar 56 aksidente, përfshirë:

  • 1 aksident fatal, ku ka humbur jetën një person,
  • 22 aksidente me lëndime, ku janë raportuar 29 persona të lënduar,
  • 33 aksidente me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt thekson se aktivitetet për parandalimin e aksidenteve do të vazhdojnë dhe bën thirrje tek shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të automjeteve.

Gjithashtu, qytetarët ftohen të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, apo në numrin kujdestar 192. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Policia rrugore ka dështuar/ “Lumi” i gjobave e ka përkeqësuar trafikun

By: Ela
25 December 2025 at 08:49

Policia Rrugore herë pas here kthehet më shumë në një institucion statistikash sesa në një mekanizëm që do të duhej të rregullonte kaosin e përditshëm rrugor në kryeqytet dhe jo vetëm. Policia Rrugore e Tiranës shpërndau një njoftim për mediat, duke paraqitur shifra të papara më parë gjobash ndaj qytetarëve që përdorin automjetet. Nëse qëllimi […]

The post Policia rrugore ka dështuar/ “Lumi” i gjobave e ka përkeqësuar trafikun appeared first on BoldNews.al.

“Me rastin e festave të fundvitit” / Policia “masakër” gjobash në Tiranë

By: Elva
22 December 2025 at 16:25

Policia Rrugore e Tiranës ka shpërndarë një njoftim për mediat, duke u krekosur se vetëm gjatë javës së shkuar janë gjobitur 4 744 qytetarë që përdorin automjetet. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, që në hyrje thuhet se me rastin e festave të fundvitit janë shtuar kontrollet, duke e bërë të qartë se gjobat […]

The post “Me rastin e festave të fundvitit” / Policia “masakër” gjobash në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Bllokim rruge dhe kaos në trafik, gjoba dy mijë shoferëve në Tiranë

10 December 2025 at 17:24

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur rreth 2000 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia njoftoi sot se fokusi i 24 orëve të fundit ishte konstatimi i manovrave që sjellin bllokim të rrugëve dhe kaos në trafik, si dhe rrezikojnë lëvizjen e përdoruesve të rrugës.

Si rezultat i kontrolleve dhe i monitorimit të kryer gjatë këtyre orëve, u vunë rreth 2000 masa administrative, prej tyre: 105 për drejtues automjetesh, të cilët duke mos respektuar radhën, kanë krijuar situata kaotike në trafik dhe kanë rrezikuar lëvizjen e mjeteve të tjera.

Po ashtu, u morën masa për 1261 drejtues mjetesh për qëndrim të gabuar të automjeteve, si një nga shkeljet më problematike, e cila ndikon drejtpërdrejt në krijimin e pengesave në rrugë; 91 për drejtues motomjetesh, që duke qarkulluar pa kaskë mbrojtëse, rrezikonin jetën.

Policia Rrugore apelon edhe një herë për respektim të rregullave të qarkullimit, pasi shkelja e tyre jo vetëm krijon kaos në rrugë, por është shkaku kryesor i ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

/m.q/j.p/

The post Bllokim rruge dhe kaos në trafik, gjoba dy mijë shoferëve në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia Rrugore intensifikon kontrollet, gjoba, arrestime dhe mjete të bllokuara në 48 orë

7 December 2025 at 16:20


TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar ndjeshëm kontrollet gjatë dy ditëve të fundit, me fokus te parakalimet e rrezikshme, mosrespektimi i radhës në trafik dhe drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Përmes patrullave të pozicionuara në akset kryesore, dronëve, kamerave inteligjente dhe pikave të shumta të kontrollit të shpejtësisë, janë marrë masa të shumta administrative dhe penale.

Gjatë 48 orëve të fundit, janë vendosur 136 gjoba për parakalime të rrezikshme dhe mosrespektim të radhës, ndërsa 17 mjete janë bllokuar me karrotrec për shkelje të ndryshme, nga mungesa e dokumentacionit, deri te modifikimet e paligjshme.

Po ashtu, janë konstatuar 37 drejtues nën ndikimin e alkoolit, të cilët janë ndëshkuar sipas procedurës ligjore, ndërsa për parkime të gabura janë vendosur 2758 masa administrative.

Për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, Policia ka arrestuar ose proceduar 11 shtetas.

Policia Rrugore i bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat dhe sinjalistikën rrugore, duke shmangur sjelljet që rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve.

Sipas njoftimit, kontrollet do të vijojnë me ritme të larta në të gjitha akset e kryeqytetit, në çdo orë të ditës.

/gj.m/r.e/

The post Policia Rrugore intensifikon kontrollet, gjoba, arrestime dhe mjete të bllokuara në 48 orë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: 581 objekte të kontrolluara në Farkë, 2,5 milionë euro gjoba

1 December 2025 at 22:23

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, u rikthye sot në Farkë, një nga zonat ku prej tre javësh po zhvillohet operacioni i gjerë për verifikimin e lejeve të ndërtimit dhe standardeve të sigurisë në terren.

Ajo deklaroi se ky një është proces i strukturuar, afatgjatë, që po jep një panoramë të qartë të situatës ndërtimore.

Sipas të dhënave të deritanishme, 26 komplekse rezidenciale, me 581vila dhe godina kolektive, janë inspektuar deri sot. Nga kontrolli janë konstatuar rreth 4.500 m² shtesa pa leje, ku gjysma e sipërfaqes është prishur menjëherë nga vetë ndërtuesit, ndërsa pjesa tjetër po vlerësohet për procedurën e konfiskimit për interes publik.

Ministrja Koçiu vuri theksin te një element i rëndësishëm i kuadrit të ri ligjor, që synon të vendosë standarde të qarta dhe të ndalë përfitimet e paligjshme.

“Për çdo objekt ku zbulohet tejkalim i lejes ndërtimore, ai konfiskohet për interes publik ose për strehim social, ose prishen të gjitha ndërtimet e kryera,” u shpreh ajo, duke nënvizuar se ky mekanizëm shërben për të mos lejuar që abuzimi ekonomik të shpërblehet.

Për shkeljet e konstatuara deri tani janë vendosur 247 milionë lekë, ose rreth 2.5 milionë euro gjoba administrative.

Ministrja u shpreh se qëllimi i operacionit nuk është penalizimi i industrisë së ndërtimit, por ngritja e standardeve dhe mbrojtja e qytetarëve.

“Dua ta theksoj me forcë, ky operacion nuk ka synim të ndëshkojë industrinë e ndërtimit, ka synim të rritë standardin, të mbrojë qytetarët, të sigurojë që ata që zbatojnë ligjin të mos konkurrohen padrejtësisht nga ata që e shkelin atë. Të gjithë ata që ndërtojnë sipas lejes, me dokumentacion të rregullt e me standarde janë aleatët tanë në këtë proces”, tha Koçiu.

Operacioni do të vazhdojë pa ndërprerje.

“Ky proces nuk do të zgjasë tre javë, as deri në fund të sezonit. Do të vazhdojë derisa rregulli, standardi dhe përgjegjësia të jenë norma e vetme në territor”, nënvizoi drejtuesja e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në përmbyllje, Ministrja Koçiu tha se vendosmëria për të vendosur rregull e transparencë në sektorin e ndërtimit është tashmë standardi i përditshëm i punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme.

/e.i/a.f/

The post Koçiu: 581 objekte të kontrolluara në Farkë, 2,5 milionë euro gjoba appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Festë dhe gjoba/ Kryenin manovra të rrezikshme në rrugë, procedohen tre persona dhe u bllokohen mjetet

By: M C
28 November 2025 at 22:16

Tre persona janë ndaluar nga policia dhe u janë bllokuar automjetet, pasi kryenin manovra të rrezikshme në rrugë.

Njoftimi:

Kryen manorva të gabuara, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, ndëshkohen me masa administrative 3 shtetas.

Gjithashtu, u bllokohen edhe 3 automjetet e tyre.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, gjatë kontrolleve të ushtruara në disa akse të kryeqytetit, konstatuan tek Bulevardi i Ri, tre automjete që po kryenin manovra të gabuara në rrugë, duke krijuar situata të rrezikshme për qarkullimin.

Menjëherë, efektivët ndërhynë, ndaluan mjetet dhe kryen veprimet administrative e procedurale.

Nga veprimet hetimore u identifikuan shtetasit S. M., F. D. dhe A. T., të cilët u ndëshkuan secili me masat përkatëse administrative, në zbatim të Kodit Rrugor.

Në vijim, të tre automjetet u bllokuan, në funksion të procedurave të mëtejshme.

Policia Rrugore u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin manovrat e rrezikshme dhe çdo veprim që cenon sigurinë publike. Çdo shkelje që rrezikon jetën e përdoruesve të rrugës do të ndëshkohet me masa të rrepta, sipas ligjit.

The post Festë dhe gjoba/ Kryenin manovra të rrezikshme në rrugë, procedohen tre persona dhe u bllokohen mjetet appeared first on Albeu.com.

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

By: Brisi
11 November 2025 at 23:01

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar raportin mbi auditimin e financave të partive politike për vitin 2024, duke vendosur një sërë masash administrative ndaj subjekteve me pretendimin se kanë shkelur ligjin “Për Partitë Politike”. Në total, KQZ ka vendosur 91 sanksione administrative me gjobë prej 50 mijë lekësh secila, për shkak të parregullsive të […]

The post “Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës appeared first on BoldNews.al.

Pas fushatës vetëdijesuese, Policia e Ferizajt gjobitë 329 shoferë

7 November 2025 at 08:44


Pas përfundimit të fushatës njëmujore sensibilizuese me moton “Një sekond në telefon mund të bëhet shumë vonë. Duart në timon, e jo në telefon”, Policia Rajonale e Ferizajt ka filluar zbatimin e masave ndëshkuese ndaj shoferëve që përdorin telefonin gjatë ngasjes.

Gjatë fazës sensibilizuese, që nisi më 6 tetor 2025, janë mbajtur ligjërata në shkolla, janë zhvilluar takime me qytetarë dhe janë shpërndarë fletëpalosje me mesazhe vetëdijesuese, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet që sjell përdorimi i telefonit gjatë ngasjes së automjetit, përcjell Telegrafi.

Si rezultat i kontrolleve policore, vetëm gjatë muajit tetor janë shqiptuar 329 gjoba për drejtuesit që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Policia rikujton se përdorimi i telefonit gjatë ngasjes mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore, duke apeluar tek të gjithë shoferët që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo shpërqendrim.

Kontrollet dhe masat ndëshkuese do të vazhdojnë në ditët në vijim në të gjitha rrugët e rajonit të Ferizajt, me qëllim ruajtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve. /Telegrafi/

Krasniqi: Përafrojmë AMA-n me standardet e rregullatorit në vendet e BE-së

30 October 2025 at 23:23

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audizive, Armela Krasniqi gjatë prezantimit të raportit vjetor të AMA-s për vitin 2024, tha se qëllimi është rregullimi i mëtejshëm i tregut, audio dhe audioviziv në Shqipëri dhe efektiviteti në rolin mbikqyrës të medieve audiovizive në vend.

Krasniqi tha se gjatë vitit 2024, puna e AMA-s ka qenë e përqendruar në përafrimin më shumë me standardet e një rregullatori si një vend anëtar i BE-së, në favor të garantimit të një tregu me tipare edhe më transparente, më plurale, duke ofruar për ndjekësit produkte të shumëllojshme dhe cilësore.

“Me rreth 500 vendime të marra gjatë drejtimit të këtij institicioni, mbi 60% kanë qenë në dakordësi unanime të shprehura nëpërmjet procesit të lirë të votimit”, tha Krasniqi.

“Ndër këto vendime, përfshihen 9 vendime për çelje gare për përdorim të frekuencave, 123 dhënie licencash/autorizimesh apo rinovim të tyre, 11 monitorime fushatash zgjedhore për zgjedhje lokale, apo të përgjthshme apo të pjesshme ne bashki te ndryshme te vendit. Ndër këto rreth 500 vendime, 24 janë akte të ndryshme nënligjore, 9 heqje autorizimi/licence etj. Në morinë e këtyre vendimeve, asnjë prej tyre nuk është pretenduar qoftë nga shoqëria civile, qoftë nga vetë industria apo nga partitë politike, si i marrë me ndikim politik”, vijoi ajo.

“Përafrimi i mëtejshëm i legjislacionit tonë me atë të Bashkimit Europian. Në kuadër të zbatimit të detyrimeve periodike të përafrimit të legjislacionit të brendshëm me Acquis e BE-së në fushën e medias audiovizive, dhe detyrimeve të ndërmarra nga AMA në kuadër të Planit Kombëtar për Integrimin Europian 2024-2026, në prill të vitit 2024, Autoriteti miratoi me vendim nr. 40, rregulloren “Për kriteret dhe procedurat e shqyrtimit të ndryshimeve në strukturën e pronësisë dhe transparencën e të dhënave të lidhura me pronësinë e OSHMA-ve””, tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, në kuadër të zbatimit të detyrimeve periodike të përafrimit të legjislacionit të brendshëm me Acquis e BE-së në fushën e medias audiovizive dhe detyrimeve që rrjedhin nga Plani Kombëtar për Integrimin Europian 2024-2026, në dhjetor 2024, AMA miratoi një tjetër akt nënligjor, “Për kërkesat e posaçme që ofruesit e Platformave të Shpërndarjes së Videove duhet të përmbushin për krijimin e ofrimin e sistemeve transparente, efektive e miqësore në përdorim”.

“Kjo rregullore trajton në mënyrë të posaçme rregullimin ligjor të Platformave të Shpërndarjes së Videove (PSV). Ajo synon gjithashtu të rregullojë kushtet e përgjithshme të ofrimit të përmbajtjeve audiovizive nga përdoruesit në PSV dhe nuk prek shërbimet mbështetëse të transmetimeve audiovizive, me qëllim kryesor ofrimin e programeve për informim, argëtim ose edukim”, tha ajo.

“Nga ky bashkëpunim, për periudhën gusht-dhjetor 2024, bazuar në raportimet e përdoruesve dhe bashkëpunimin e Platformës, u arrit të hiqeshin 286 video me përmbajtje të papërshtatshme, prej të cilave: 20 për akte dhune, 3 video për gjuhë urrejtje për shkak të orientimit seksual, 2 për urrejtje fetare, 31 për pamje veprash penale, 110 për ekspozimin e fëmijëve ndaj pornografisë, narkotikëve, alkoolit, duhanit dhe dhunës, 107 video për nxitje dhune dhe urrejtje dhe 13 audio për gjuhë që tejkalon standardet morale dhe etike të shoqërisë”, theksoi Krasniqi.

Kryetarja e AMA-së theksoi se rezulton një fenomen shumë shqetësues, pirateria e produkteve audiovizive shqiptare.

Krasniqi tha se “për periudhën gusht-dhjetor 2024 u bllokuan nga platforma TikTok, 1505 video dhe u mbyllën nga vete platforma 193 profile, të raportuara për pirateri. Për të njëjtën periudhë janë shqyrtuar në total nga ekipet e AMA-s, 743 video për përmbajtje të dëmshme dhe 1513 për pirateri”.

“AMA gjatë vitit 2024 ka shqyrtuar kryesisht 241 raste për përputhjen ligjore të përmbajtjeve të transmetuara, duke u fokusuar në aspekte të tilla si: mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjet e papërshtatshme; gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi; barazia gjinore; shkeljet etike në përgjithësi; reklamat dhe komunikimet tregtare; përdorimi i gjuhës shqipe standarde të shkruar dhe të folur; respektimi i sinjalistikës paralajmëruese në fasha kohore të caktuara; tërësia programore të platformës së RTSH-së, në zbatim të kërkesave të Kontratës së Shërbimit, etj”, tha Krasniqi.

Krasniqi nënvizoi se “gjatë punës për mbikqyrjen dhe rregullimin e tregut audio/audioviziv, pas shkeljeve të konstatuara nga OSHMA-të, gjatë vitit 2024, AMA ka vendosur për 48 masa administrative me gjobë dhe 107 “tërheqje vëmendjeje””.

/e.i/j.p/

The post Krasniqi: Përafrojmë AMA-n me standardet e rregullatorit në vendet e BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia e Kosovës, 1438 gjoba trafiku brenda 24 orëve

By: D Marku
27 October 2025 at 12:30

Policia e Kosovës vendosi 1438 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 37 aksidente trafiku me dëme materiale, 34 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 18 persona, teksa 8 janë dërguar në mbajtje.

The post Policia e Kosovës, 1438 gjoba trafiku brenda 24 orëve appeared first on Albeu.com.

Kosovë, 1438 gjoba trafiku brenda 24 orëve

27 October 2025 at 09:39

PRISHTINË, 27 tetor /ATSH/ Policia e Kosovës vendosi 1438 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 37 aksidente trafiku me dëme materiale, 34 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 18 persona, teksa 8 janë dërguar në mbajtje.

/Kosovapress/

The post Kosovë, 1438 gjoba trafiku brenda 24 orëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia e Kosovës ndalon gara ilegale në rrugën Pejë–Prishtinë, shqipton masa ligjore ndaj dy shoferëve

23 October 2025 at 12:06


Ekipet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Pejë kanë kapur në flagrancë më 20 tetor 2025 dy vozitës që zhvillonin gara ilegale me automjete në rrugën Pejë–Prishtinë.

Automjetet e përfshira ishin një Audi Q5 dhe një VW Golf, përcjell Telegrafi.



Sipas ligjit 08/L-186, neni 51 pika 5, ndaj dy shoferëve janë shqiptuar masat ligjore si vijon:

  • Gjobë prej 400 euro për secilin vozitës
  • 4 pikë negative për secilin vozitës
  • Masë mbrojtëse prej 10 muaj për secilin vozitës

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor thekson se do të vazhdojë të monitorojë rrugët dhe nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj shkelësve të legjislacionit në fuqi. /Telegrafi/

Gjoba për personat që hynë me vetura në parkun rekreativ të Suharekës

23 October 2025 at 08:17


Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar pas një rasti ku disa persona janë futur me automjete në zonën e parkut rekreativ të qytetit, përcjell Telegrafi.

Ai ka bërë të ditur se për personat e përfshirë është njoftuar policia dhe se ndaj tyre do të ndërmerren masa ndëshkuese në përputhje me ligjin.

Muharremaj theksoi se hapësirat publike janë të destinuara për sportistë, fëmijë dhe qytetarë që i shfrytëzojnë sipas rregullave, duke bërë thirrje për respektim të ambienteve të përbashkëta.

Kryetari ka falënderuar qytetarët që raportuan rastin, duke nënvizuar rëndësinë e kujdesit të përbashkët ndaj pronës publike. /Telegrafi/


Kundërvajtjet kapen nga kamerat e sigurisë, gjobat dorëzohen në shtëpi - Suhareka fillon e para

21 October 2025 at 15:36


Policia e Kosovës, edhe drejtoria rajonale në Prizren, edhe më herët ka njoftuar se shpërndarja e gjobave për kundërvajtësit në komunikacion do të bëhet edhe përmes Postës së Kosovës.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se konkretisht, stacioni Policor në Suharekë këtë javë ka filluar dërgimin e gjobave përmes postës për ata që kanë kryer kundërvajtje.

“Është me rëndësi të theksohet se kundërvajtësit janë identifikuar përmes kamerave të sigurisë që ndodhen në qytet dhe monitorohen nga policia. Informojmë edhe një herë qytetarët se jeni të detyruar të zbatoni rregullat e trafikut, me qëllim që së bashku t’i bëjmë rrugët tona më të sigurta dhe më të kalueshme për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim kundërvajtësit, përveç që mund të ndalohen drejtpërdrejt nga patrullat policore, mund të identifikohen edhe përmes kamerave të sigurisë.

“Nëse keni kryer një kundërvajtje dhe ajo është regjistruar nga kamerat, në bazë të këtij regjistrimi do t’ju shqiptohet gjoba përkatëse, e cila do t’ju dërgohet në shtëpi përmes Postës së Kosovës. Respektoni rregullat në komunikacion – mos rrezikoni veten dhe të tjerët”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/


Policia në Gjakovë shqipton gjoba prej 1,100 euro për ndotje të rrugës

20 October 2025 at 14:17


Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor, që vepron në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, po vazhdon me zbatimin e planeve operative për kontrollin e shtuar të trafikut dhe përmirësimin e sigurisë rrugore.

Sipas njoftimit zyrtar, më 18 tetor 2025, rreth orës 09:00, zyrtarët policorë gjatë patrullimit në rrugën “Wesley Clark” në Gjakovë kanë vërejtur baltë të hedhur në rrugë, e cila po krijonte vështirësi dhe rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion, raporton Telegrafi.



Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, është identifikuar kundërvajtësi, ndaj të cilit është shqiptuar gjobë prej 100 euro, sipas Ligjit nr. 08/L-186, neni 41.3.

Ndërkohë, ndaj personit juridik në emër të të cilit ishte regjistruar automjeti është shqiptuar gjobë prej 1000 euro, sipas nenit 41.2 të të njëjtit ligj.

Policia ka theksuar se nuk do të tolerojë veprime që rrezikojnë jetën dhe sigurinë në rrugë, duke paralajmëruar se kontrollet do të jenë të vazhdueshme në gjithë territorin e rajonit.

“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë do të vazhdojë me aktivitete parandaluese për ngritjen e sigurisë dhe vetëdijesimit në trafikun rrugor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Për 24 orë në Kosovë, 25 të lënduar dhe 2246 tiketa trafiku

15 October 2025 at 09:17


Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e 24 orëve të fundit në fushën e sigurisë dhe trafikut rrugor.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, 25 aksidente me të lënduar dhe 36 aksidente me dëme materiale, përcjell Telegrafi.

Për shkelje të rregullave të trafikut, janë shqiptuar gjithsej 2,246 tiketa.

Në të njëjtën kohë, 17 persona janë arrestuar, ndërsa 14 të tjerë janë mbajtur në paraburgim.

Nuk është raportuar për persona në ndalim policor, ndërsa dy persona janë në vuajtje të dënimit.

Policia e Kosovës apelon për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut në mënyrë që të shmangen aksidentet dhe pasojat fatale në rrugë. /Telegrafi/

Ndalimi i monopatinave elektrike ndez debat për sigurinë dhe të drejtën për lëvizje

13 October 2025 at 15:01

Ashtu sikurse ishte njoftuar, mëngjesi i së hënës nisi me operacionin policor për ndalimin e monopatinave elektrike në Tiranë dhe qytete të tjera. Në disa rrugë kryesore të kryeqytetit, patrullat e policisë ndaluan përdorues monopatinash, duke i lajmëruar për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit dhe duke u sekuestruar mjetet.

Masat pasojnë urdhrin e ministres së Brendshme, Albana Koçiu, të dhënë përmes rrjeteve sociale të dielën, e cila njoftoi se qarkullimi i monopatinave elektrike do të ndalej “deri në hartimin e një rregulloreje të posaçme për përdorimin e tyre në rrugë publike”.

“U kërkoj qytetarëve që përkohësisht të mos përdorin monopatina elektrike, dhe bizneseve që të mos investojnë në këtë aktivitet deri në rregullim të situatës,” tha Koçiu në prani të Drejtorit i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Sipas policisë, ndalimi u vendos pas një analize të rrezikut në qarkullim.

“Vetëm gjatë vitit 2024 janë raportuar 991 aksidente me monopatina, mes tyre edhe me pasoja fatale,” deklaroi drejtori Ilir Proda.

Vitet e fundit, monopatinat janë bërë mjete popullore për të lëvizur në Tiranë. Ato duken zgjidhje alternative përballë trafikut të rënduar dhe transportit të pasigurt publik.

Por ndalimi i tyre ka nxitur debat: ndërsa autoritetet e mbrojnë si masë sigurie, qytetarë dhe aktivistë e shohin si ndërhyrje të nxituar që cenon të drejtën e lëvizjes.

“Problemi s’janë monopatinat, por menaxhimi qarkullimit”

Për Artur Sulçen, ekspert i sigurisë rrugore, problemi nuk qëndron te monopatinat, por te mungesa e menaxhimit dhe planifikimit të trafikut në tërësi. Ai thotë se autoritetet nuk punojnë në zgjidhjen e problemeve, përkundrazi.

“Këtu kujtohen për problemet vetëm kur ndodh ndonjë aksident. Monopatinat janë mjete rrugore dhe duhen trajtuar si të tilla, njësoj si biçikletat”, tha ai për Citizens.al.

Sulçe sugjeron që qytetet të kenë plane integruese për mjetet e lehta, me korsi të dedikuara dhe rregulla të qarta, jo ndalime të menjëhershme.

“Unaza e Mesme ka bërë tashmë korsi për autobusët dhe emergjencat, aty mund të lëvizin pa penguar njeri. Por në vend që të rregullohet trafiku, zhvendosim problemet nga pika A në B, e nga B në C, pa zgjidhje afatgjata”, vijoi Sulçe.

Për Gëzim Hoxhën, tjetër ekspert të sigurisë rrugore, kjo ndërhyrje e policisë ishte nismë e nevojshme për të parandaluar aksidentet, mirëpo po zbatohet në mënyrë të mangët.

“Nismë e mirë, por e nxituar dhe e vonuar. E mirë sepse kërkon të parandalojë aksidentet, por është e vonuar se duhej bërë më herët dhe e nxituar sepse po bëhet pa bazë të plotë ligjore”, u shpreh Hoxha.

Sipas tij, shumë monopatina kalojnë kufirin teknik prej 25 km/orë, duke u futur në kategorinë e mjeteve motorike që kërkojnë patentë dhe siguracion.

“Ka monopatina që arrijnë 60 km/orë, ndërkohë që Kodi Rrugor i kategorizon si motorë të vegjël. Nëse e kalon 25 km/orë, s’je më biçikletë elektrike, je motor. Dhe për motor ka rregulla të tjera: patentë, siguracion, kontroll teknik. Problemi është që policia vepron, por ministria nuk ka bërë detyrën për të përcaktuar qartë klasifikimin”, vijoi Hoxha teksa theksoi se ndalimi duhet të bazohet në vendime të studiuara dhe jo me policë.

Mes sigurisë dhe të drejtës për lëvizje

Për aktivistin Migen Qiraxhi ndalimi i përdoruesve të monopatinës është akt autoritar ndaj qytetarëve.

“Është ironike që në një vend që e shpall veten pionier të teknologjisë dhe inovacionit, ndalon një mjet inovativ si monopatina. Duket sikur ministrja e teknologjisë s’mund të rregullojë as këtë aspekt bazik të mobilitetit urban”, u shpreh Qiraxhi për Citizens.al.

Qiraxhi thekson se monopatinat janë përdorur kryesisht nga persona me të ardhura të ulëta, që nuk kanë mundësi për të përdorur automjete private apo taksi çdo ditë. Ai shprehet se vendimi u mor pa konsultim publik dhe pa paralajmërim.

“Kjo është mënyrë autoritariste për të qeverisur qytetin, jo mënyrë demokratike për të zgjidhur probleme urbane,” shtoi ai, duke propozuar rregulla konkrete: kufizim moshe, detyrim për kokore, regjistrim dhe sigurim minimal.

Organizata “Drejtësi Sociale” e konsideroi një shkelje të hapur të të drejtave të qytetarëve. Sipas saj, urdhri u mor në ditë pushimi dhe nuk ka hyrë ende në fuqi ligjërisht.

“Në procesverbalët e kontrollit nuk përmendet fare urdhri, por thuhet se mjetet po bllokohen për ‘mungesë dokumentacioni pronësie’. Një truk burokratik që përdoret për të fshehur paligjshmërinë e veprimeve dhe për të mashtruar qytetarët”, u shpreh organizata.

Sipas saj, ky aksion është i paligjshëm në parim.

“Një shtet që funksionon me lajme në media në vend të ligjeve, dhe me hile në vend të rregullave, nuk mund të pretendojë se mbron rendin e as sigurinë e qytetarëve. Përkundrazi, e minon atë çdo ditë me veprimet dhe mosveprimet e tij”, përfundoi organizata “Drejtësi Sociale”.

The post Ndalimi i monopatinave elektrike ndez debat për sigurinë dhe të drejtën për lëvizje appeared first on Citizens.al.

Shkodër, 20 gjoba gjatë një jave për qytetarët dhe subjektet që ndotin ambientin

8 October 2025 at 13:35

TIRANË, 8 tetor/ATSH/  Vetëm gjatë një jave, Policia Bashkiake e Shkodrës ka monitoruar dhe gjobitur mbi 20 raste të hedhjes së mbetjeve pa kriter, duke ndëshkuar ata që nuk respektojnë rregullat e pastrimit dhe menaxhimit të mbetjeve.

Bashkia e Shkodër bëri të ditur se do të ketë zero tolerancë ndaj ndotësve që dëmtojnë hapësirat publike dhe imazhin e qytetit.

Altin Shabaj, drejtor i Drejtorisë së Pastrimit dhe Gjelbërimit, deklaroi se çdo rrugë, lagje dhe pikë grumbullimi është nën monitorim të vazhdueshëm.

Sipas tij, janë marrë masa konkrete ndaj shkelësve, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të mos hedhin lëndë drusore, mobilie apo orendi shtëpiake në koshat e zakonshme, pasi ato nuk kanë vend në qytet, sipas rregullores bashkiake për menaxhimin e mbetjeve.

Ndërkohë, Henri Faci, menaxher i firmës që kryen shërbimin e pastrimit në qytetin e Shkodrës, foli për menaxhimin e intervaleve të pastrimit dhe evidentimin e zonave me problematika të përsëritura.

Ai theksoi se shërbimi po monitorohet me kujdes, por bashkëpunimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve mbeten vendimtarë për të ruajtur pastërtinë e përbashkët.

Në një kohë kur qyteti përballet me rritjen e sasisë së mbetjeve dhe shpesh abuzimin dhe papërgjegjshmërinë, institucionet kërkojnë bashkëpunim më të gjerë për të garantuar pastërtinë e mjedisit të përbashkët.

/e.i/j.p/

The post Shkodër, 20 gjoba gjatë një jave për qytetarët dhe subjektet që ndotin ambientin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projektligji në konsultim publik, gjobë deri në 500 000 lekë për bullizmin online ndaj grave dhe vajzave

8 October 2025 at 11:27

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka hedhur për konsultim publik një projektligj që ka në bazë të tij trajtimin e çdo lloj forme dhune ndaj grave dhe vajzave.

Ky projektligj synon që të vendos afate për administruesit e faqeve dhe platformave online, që nuk zbatojnë urdhrat e gjykatave.

Sipas projektligjit, për mosveprim brenda afatit 12 deri në 24 orë pas njoftimit, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) do të vendosë gjobë administrative për çdo 24 orë vonesë në heqjen ose bllokimin e përmbajtjes.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në rast keqpërdorimi të imazheve intime pa pëlqim, dhunës e përndjekjes digjitale të lehtësuar nga teknologjia, dhe gjuhën e urrejtjes digjitale të lehtësuar nga teknologjia, vendos gjobë administrative nga 50 000 deri në 500 000 lekë për çdo 24 orësh vonesë, nëse kjo masë është vendosur nga gjykata.

Ky ligj ka për qëllim parandalimin, reduktimin dhe mbrojtjen nga të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në veprimtarinë publike,  private, përfshirë dhunën në mjedisin digjital.

Në projektligj, theksohet se fokusi është në sigurimin e mbrojtjes së menjëhershme ndaj dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, përmes mjeteve ligjore, civile dhe administrative, masave të tjera të nevojshme dhe politikave të integruara dhe gjithëpërfshirëse, me në qendër viktimën, duke i kushtuar vëmendje të veçantë grupeve të cenueshme.

Projektligji synon parandalimin, mbrojtjen, mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave, nëpërmjet krijimit të një rrjeti të koordinuar institucionesh përgjegjëse në nivel qendror dhe vendor si dhe organizatave të shoqërisë civile, me qasje të integruar duke pasur në qendër viktimën.

Gjithashtu, forcimi i sistemit gjyqësor për marrjen e masave të menjëhershme të mbrojtjes ndaj dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një tjetër pikë e projektligjit.

Një tjetër element është garantimi për viktimat e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje të aksesit të shpejtë, falas dhe të thjeshtuar në mjetet juridike pranë gjykatave ose organeve të tjera përgjegjëse sipas këtij ligji.

Ky projektligj do të zbatohet në të gjitha mjediset e veprimtarisë publike dhe private përfshirë ato të ndërmjetësuara nga teknologjia, me kujdesin e duhur në mjedisin e familjes dhe pa kufizim në të gjitha mjediset e cenueshme nga dhuna.

Dispozitat e këtij ligji zbatohen për të gjitha viktimat e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, në proceset administrative dhe civile, duke përfshirë edhe viktimat e dhunës të veprave penale të parashikuara në Kodin Penal, si edhe viktimat e dhunës në kohë paqeje, në situata konflikti të armatosur dhe në situata emergjente.

Sipas projektligjit, dhunë është çdo veprim ose mosveprim i një personi ndaj një personi tjetër, përfshirë dhunën digjitale, që sjell si pasojë cenim të integritetit fizik, moral, psikologjik, seksual, social, ekonomik.

Projektligji cilësosn se dhunë ndaj grave është çdo akt dhune i drejtuar kundër një gruaje ose vajze për shkak se është grua ose vajzë, që ndikon në mënyrë disproporcionale te gratë ose vajzat, dhe është një formë diskriminimi kundër grave, që sjell ose ka gjasa të sjellë dëme ose vuajtje fizike, seksuale, psikologjike ose ekonomike, përfshirë kërcënimet për veprime të tilla, shtrëngimin ose privimin arbitrar të lirisë, pavarësisht nëse ndodhin në jetën publike, private përfshirë dhunën e lehtësuara nga teknologjia.

Projektligji përfshin edhe dhunën në familje, si akt që ndodh brenda ose jashtë njësisë së banimit, mes pjesëtarëve që janë ose kanë qenë në marrëdhënie familjare për shkaqe natyrore ose juridike sipas përcaktimeve të këtij ligji, dhe pavarësisht nga fakti nëse dhunuesi ndan ose ka ndarë të njëjtën banesë me viktimën.

/e.i/j.p/

The post Projektligji në konsultim publik, gjobë deri në 500 000 lekë për bullizmin online ndaj grave dhe vajzave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌