Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 December 2025Main stream

Merz: Gjermania e angazhuar që paqja dhe siguria të mbizotërojnë në Evropë

By: Re Nato
24 December 2025 at 19:49

Kancelari gjerman Friedrich Merz nënvizoi angazhimin e qeverisë së tij për të siguruar që paqja dhe siguria të mbizotërojnë në Evropë, në mesazhin e tij video të Krishtlindjeve.

“Në këto muaj dhe vite, bëhet fjalë për paqen, për sigurinë dhe për prosperitetin e të gjithë kontinentit tonë”, tha Merz, i cili është shfaqur si një mbështetës i flaktë i Ukrainës.

“Në këtë frymë, ne ndihemi të përkushtuar ndaj Gjermanisë dhe Evropës. Varet nga ne”, shtoi ai.

Qeveria do të bëjë detyrën e saj dhe do të punojë me durim dhe këmbëngulje për të çuar përpara interesat e Gjermanisë, tha ai.

Në fjalimin e tij që zgjati pak më shumë se dy minuta, Merz u kthye pas në një vit plot ngjarje që e pa të merrte drejtimin e ekonomisë më të madhe të Evropës pas zgjedhjeve të shkurtit.

Kancelari, i cili udhëheq një qeveri koalicioni të përbërë nga blloku i tij konservator dhe Social Demokratët, pranoi se arritja e kompromisit nuk ka qenë gjithmonë e lehtë.

“Pati diskutime dhe jo gjithçka shkoi plotësisht mirë”, theksoi ai.

Shumë vendime sapo kanë filluar të zbatohen ose do të hyjnë në fuqi në planin afatgjatë, tha ai.

“Na duhet durim dhe këmbëngulje, po aq sa edhe shtysa për të vazhduar të vendosim më të mirën për vendin tonë çdo ditë”, tha Merz.

Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë?

By: Elva
24 December 2025 at 16:08

Numri i falimentimeve në Gjermani në tre muajt e parë të vitit 2025 ka qenë më i lartë se në njëmbëdhjetë vitet e fundit. Por cilat kompani po goditen më rëndë? Cilat janë shanset që situata të qetësohet së shpejti? “Stuhia e falimentimeve vazhdon”, citoi Reuters Volker Trier, analistin kryesor në Dhomën Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë […]

The post Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? appeared first on BoldNews.al.

Presidenti i Gjermanisë: Solidaritet me Ukrainën për Krishtlindje

24 December 2025 at 09:52

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë solidaritet me ukrainasit që po përballen me sulmet e vazhdueshme ruse, në mesazhin e tij zyrtar të Krishtlindjes të publikuar sot.

“Në Krishtlindje, ne forcojmë dhe ringjallim edhe një herë marrëdhëniet tona, lidhjet familjare dhe miqësitë”, tha Steinmeier.

“Mbështetja dhe solidariteti ynë nuk kufizohen vetëm tek ata që janë gjeografikisht pranë nesh. Ne mendojmë, për shembull, për popullin e Ukrainës, kundër të cilit Rusia po zhvillon luftë prej gati katër vitesh”, shtoi ai.

Presidenti gjerman vuri në dukje se shumë njerëz i kanë ndjekur përpjekjet e intensifikuara diplomatike për t’i dhënë fund luftës “me shpresë, por edhe me skepticizëm dhe shqetësim”.

Ai theksoi se evropianët duhet “të bëhen sërish të vetëdijshëm së bashku për forcën dhe vlerat tona dhe të veprojnë në përputhje me to”.

“Gjatë shekujve, kemi mësuar sa të rëndësishme, madje thelbësore, janë liria, dinjiteti njerëzor, një paqe e drejtë dhe vetëvendosja demokratike”, tha Steinmeier.

“Na duhet guxim për gjërat e mëdha që vendosim të bëjmë si shoqëri dhe për gjërat e vogla, ku secili prej nesh bën më të mirën e vet, në mënyrë që të jetojmë së bashku në paqe”, theksoi ai

Before yesterdayMain stream

FOKUS – Gjermania miraton ligjin historik për shërbimin ushtarak

19 December 2025 at 13:55

BERLIN, 19 dhjetor /ATSH-DPA/- Ligji i ri gjerman për shërbimin ushtarak do të hyjë në fuqi më 1 janar, pasi u miratua sot nga Dhoma e Lartë e parlamentit, Bundesrat.

Projektligji parashikon që të rinjtë t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore dhe të regjistrohen në një listë për shërbim ushtarak, ndërsa shërbimi aktiv mbetet vullnetar.

Sipas legjislacionit, parlamenti mund të vendosë për futjen e rekrutimit të detyrueshëm nëse objektivat për zgjerimin e forcave të armatosura nuk arrihen vetëm përmes masave vullnetare.

Qëllimi i ligjit është të rrisë numrin e ushtarëve në Forcat e Armatosura Gjermane ose Bundeswehr nga 184 000 që janë aktualisht në 255 000 dhe 270 000 deri në vitin 2035.

Nga viti i ardhshëm e tutje, të gjithë të rinjtë dhe të rejat e lindura në vitin 2008 ose më vonë do të marrin një pyetësor personal që pyet për motivimin e tyre për të ndërmarrë shërbim ushtarak.

Burrat e kanë të detyrushme t’i përgjigjen këtij pyetësori, pasi kushtetuta gjermane nuk parashikon shërbim ushtarak të detyrueshëm për gratë.

Për të gjithë burrat e lindur më 1 janar 2008 ose më pas, ekzaminimi mjekësor do të jetë i detyrueshëm. //a.i/

The post FOKUS – Gjermania miraton ligjin historik për shërbimin ushtarak appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në kërkim nga Gjermania/ Kapet në Francë shqiptari, anëtar i “Bandës së Çekiçit”

By: Brisi
18 December 2025 at 22:45

Policia franceze ka arrestuar një anëtar të dyshuar të “Bandës së Çekiçit” të ekstremit të majtë, shkruan gazeta BILD. Sipas rapotimeve të mediave të huaja, bëhet fjalë për shqiptarin Rexhino A, i njohur edhe me nofkën “Gino”, i cili kërkohej me urdhër arresti gjerman, pasi dyshohet se në shkurt 2023, së bashku me ekstremistë të […]

The post Në kërkim nga Gjermania/ Kapet në Francë shqiptari, anëtar i “Bandës së Çekiçit” appeared first on BoldNews.al.

Shpëtohen një luan dhe një ari në Shqipëri, strehohen në Gjermani

18 December 2025 at 20:42


Erioni, një luan trevjeçar, dhe Flora, një ari dyvjeçar, të cilët po mbaheshin në mënyrë të paligjshme si kafshë shtëpiake në një pronë private në veri të Shqipërisë, u dërguan në fillim të dhjetorit në strehimore për kafshë në Gjermani, ku do të fillojnë një jetë të re në kushte të përshtatshme për speciet e tyre.

Operacioni i shpëtimit u realizua nga organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve FOUR PAWS, pas ndërhyrjes së Agjencisë Kombëtare të Pyjeve të Shqipërisë. Sipas organizatës, kafshët ishin në gjendje të dobët shëndetësore: Erionit i kishin rënë disa pjesë të krifës, ndërsa Flora ishte e kequshqyer dhe kishte probleme dentare.

Të dyja kafshët udhëtuan për 70 orë nëpër disa vende evropiane. Erioni u vendos në një rezervat për kafshë të egra në juglindje të Gjermanisë, ndërsa Flora në një strehë për arinj në veri të vendit. Veterinerët i vunë kafshët në anestezi përpara transportit dhe tashmë kanë nisur planet për rikuperimin e tyre.

Magdalena Scherk-Trettin, menaxhere e lartë projektesh në FOUR PAWS, u shpreh: “Jemi të lumtur që autoritetet konfiskuan kafshët dhe tani kanë mundësinë të fillojnë një jetë të re në kushte të përshtatshme. Ky shpëtim ia vlejti plotësisht.”

Tregtia e paligjshme e kafshëve të egra mbetet problematikë në Shqipëri dhe rajon, ku arinjtë dhe kafshë ekzotike mbahen shpesh pa kujdes profesional në kafaze private ose në lokale. Origjina e Erionit dhe Florës mbetet e paqartë, por FOUR PAWS dyshon se luani është viktimë e tregtisë së paligjshme, ndërsa ariu ka shumë gjasa të ketë qenë objekt i gjuetisë ilegale.

Ligji shqiptar lejon mbajtjen e kafshëve të egra vetëm nëse ato kanë lindur në robëri, ose janë të dokumentuara si të siguruara nga qendra të specializuara të mbarështimit dhe tregtisë. Megjithatë, legjislacioni i dobët dhe zbatimi i mangët i tij kanë kontribuar në përhapjen e mbajtjes private të kafshëve të egra. Sipas FOUR PAWS, më shumë se 60 mace të mëdha ende mbahen në kushte të papërshtatshme në vend.

Sajmir Shehu, menaxher projekti në FOUR PAWS, theksoi nevojën për një kornizë ligjore më të rreptë që të parandalojë mbajtjen e paligjshme të kafshëve të egra dhe të sigurojë standardet e kujdesit për to./Associated Press.

BERLIN – Gjermania miraton 50 miliardë euro për riarmatosjen, shifra më e madhe në histori që nga Lufta e Dytë Botërore

18 December 2025 at 09:45

BERLIN, 18 dhjetor /ATSH-AFP/- Ligjvënësit gjermanë miratuan dje rreth 50 miliardë euro (59 miliardë dollarë) për blerje ushtarake, ndërsa Berlini përshpejton shpenzimet e mbrojtjes përballë një Rusie armiqësore dhe shenjave të dobësimit të angazhimeve të sigurisë nga Uashingtoni.

Lista e gjerë e prokurimeve varionte nga raketat te artileria, torpedot, automjetet e blinduara, sistemet satelitore dhe uniformat e reja, ndërsa Berlini nxiton të rifuqizojë Bundeswehr-in e lënë pas dore prej kohësh.

Zyrtarët thanë se blerjet e reja, të miratuara nga komisioni i buxhetit të parlamentit, nënkuptojnë se një numër “historik” blerjesh në mbrojtje janë miratuar këtë vit, me vlerë gati 83 miliardë euro.

“Ne po përmbushim detyrimet tona ndaj aleancës dhe po pranojmë përgjegjësinë tonë për sigurinë dhe paqen në Evropë”, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, Gjermania hoqi dorë nga një traditë e gjatë pacifiste e formuar nga e kaluara e saj e errët e Luftës së Dytë Botërore dhe filloi të rrisë shpenzimet për të riforcuar forcat e armatosura.

Shenjat e dobësimit të angazhimit të Shteteve të Bashkuara ndaj sigurisë së Evropës që nga kthimi i presidentit të SHBA-së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë e nxitën më tej Gjermaninë dhe pjesën tjetër të kontinentit të përshpejtojë riarmatimimin e saj.

Kancelari Friedrich Merz, i cili mori detyrën në maj, i ka dhënë kësaj iniciative një vrull edhe më të madh, duke përjashtuar shpenzimet e mbrojtjes nga rregullat e rrepta të borxhit për të liruar më shumë fonde. //a.i/

The post BERLIN – Gjermania miraton 50 miliardë euro për riarmatosjen, shifra më e madhe në histori që nga Lufta e Dytë Botërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forca paqeruajtëse shumëkombëshe në Ukrainë, Merz lë të hapur mundësinë e pjesëmarrjes së Gjermanisë

17 December 2025 at 15:22

Kancelari gjerman Friedrich Merz e lë të hapur çështjen e pjesëmarrjes gjermane në një forcë paqeruajtëse në Ukrainë.

I pyetur drejtpërdrejt në një emision në televizionin publik gjerman ZDF nëse Bundeswehr-i (Forcat e Armatosura Gjermane) do të merrte pjesë në një mision të tillë, Merz ju shmang pyetjes duke deklaruar se “koalicioni i të vullnetshmëve” përfshin jo vetëm shtetet evropiane, por edhe, për shembull, Kanadanë, Australinë dhe vende të tjera anembanë botës.

Stacionimi i një force paqeruajtëse në Ukrainë është një nga disa premtime të bëra nga vende të ndryshme në takimin e fundit për Ukrainën në Berlin, në rast se arrihet një marrëveshje armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës.

Përveç kancelarit Merz deklarata u nënshkrua edhe nga homologët e tij nga Franca, Britania e Madhe, Polonia, Italia, Danimarka, Finlanda, Holanda, Norvegjia dhe Suedia, si dhe Presidenti i Këshillit të BE-së António Costa dhe Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen.

Edhe Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) ka shprehur rezerva në lidhje me pjesëmarrjen gjermane në një forcë paqeruajtëse në Ukrainë. Megjithatë ai tha se oferta e bërë nga evropianët është një angazhim për përgjegjësi të përbashkët. “Nëse Putini thotë se në cilin drejtim duhet të shkojnë gjërat, atëherë do të shohim se çfarë do të thotë kjo në detaje.”

Gjatë një video-konference të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, pati edhe angazhime më të qarta: homologu britanik i Pistorius, John Healey, tha se po i përgatit forcat e armatosura britanike “në mënyrë që kur të ketë paqe të jemi gati për misionin me trupa në tokë dhe avionë luftarakë në ajër”.

I zhdukur prej më shumë se një muaji, gjendet i vdekur shqiptari në Gjermani (EMRI)

By: Brisi
15 December 2025 at 21:32

Një 23-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Valentin Volaj, është gjetur pa shenja jete këtë të hënë në Gjermani. Sipas raportimeve, Volaj kishte humbur kontaktet me të afërmit që nga data 9 nëntor dhe ishte shpallur i zhdukur, ndërkohë që ditën e sotme është gjetur i pajetë. Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e […]

The post I zhdukur prej më shumë se një muaji, gjendet i vdekur shqiptari në Gjermani (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Gjermania vlerëson profesionalizmin e KFOR-it

15 December 2025 at 19:26

PRISHTINË, 15 dhjetor /ATSH/ Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes në Gjermani, Jan Stoss ka realizuar sot një vizitë në Kosovë ku ka takuar ushtarët gjermanë që veprojnë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Fillimisht Stoss është pritur nga i Ngarkuari me Punë, Christian Böttcher, ku pastaj ai vizitoi Kampin Film City, ku u prit nga koloneli Müller, komandanti i kontingjentit gjerman.

Sipas njoftimit, gjatë vizitë aty, sekretari i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e burrave dhe grave që shërbejnë në KFOR, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Dr. Stö shprehu mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e burrave dhe grave që shërbejnë në KFOR. Ai gjithashtu fitoi njohuri të vlefshme për operacionet e tyre të përditshme dhe sfidat me të cilat përballen në terren”, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane.

“Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur stabilitetin dhe paqen në rajon”, thuhet në njoftim.

/KosovaPress//r.e/

The post Gjermania vlerëson profesionalizmin e KFOR-it appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në kërkim të paqes…/ Zelensky me presidentin e Gjermanisë: Duam garanci dhe rimëkëmbje ekonomike

15 December 2025 at 16:47

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky diskutoi sot procesin e negociatave me Presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe e falënderoi atë për mbështetjen e tij.

“E informova presidentin për punën e përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një paqe dinjitoze, garanci të besueshme sigurie dhe rimëkëmbje ekonomike”, shkroi Zelensky në llogarinë e tij në platformën Telegram.

Ai vuri në dukje se është e rëndësishme të sigurohet sovraniteti, integriteti territorial dhe mbrojtja e interesave kombëtare të Ukrainës dhe falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e saj “themelore”

Zelensky dhe Steinmeier biseduan privatisht dhe më pas në një “format të zgjeruar”, dhe vëmendje e veçantë iu kushtua garancive të sigurisë që duhet të parandalojnë çdo manifestim të agresionit rus në të ardhmen, njoftoi faqja e internetit e presidentit ukrainas.

Bisedimet midis delegacionit ukrainas të udhëhequr nga presidenti i atij vendi, Volodymyr Zelensky, dhe delegacionit amerikan, të udhëhequr nga i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff dhe dhëndri i Presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në lidhje me planin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfunduan sot, raportoi Guardian.

Duke cituar një burim diplomatik të paidentifikuar, gazeta britanike pohon se qëndrimi i delegacionit amerikan gjatë negociatave në lidhje me rajonet e Luhanskut dhe Donetskut mbeti i pandryshuar, domethënë se Kievit i kërkohet t’ia dorëzojë kontrollin e këtyre rajoneve Moskës, si një nga kushtet me të cilat duhet të bjerë dakord Ukraina.

Ukraina po përpiqet t’u rezistojë kërkesave për tërheqjen e trupave nga ato zona, të quajtura kolektivisht Donbas, të cilat Rusia i kontrollon në një masë të madhe, por jo tërësisht.

“Presidenti rus Vladimir Putin e dëshiron territorin. Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Ukraina të tërhiqet nga ato zona, por Kievi po refuzon. Është paksa e habitshme që amerikanët po mbajnë qëndrimin rus për këtë”, tha burimi.

GJERMANI – Fermerët protestojnë me autokolona traktorësh kundër uljes së çmimeve të produkteve

15 December 2025 at 16:23

SHTUTGART, 15 dhjetor /ATSH-DPA/ – Fermerët gjermanë zhvilluan sot protesta me autokolona traktorësh kundër çmimeve të ulëta të qumështit dhe gjalpit, të vendosura nga zinxhirët e supermarketeve, duke i akuzuar këta të fundit se po i ulin çmimet në nivele të paqëndrueshme.

Policia numëroi rreth 140 mjete bujqësore përpara selisë së zinxhirit të supermarketeve “Lidl “në qytetin Bad Wimpfen, në jugperëndim të vendit, ndërsa organizatorët thanë se deri në 250 traktorë morën pjesë në protestë.

Çmimet e gjalpit në Gjermani ndodhen aktualisht në nivelin më të ulët të viteve të fundit, pasi rrjetet e shitjes me pakicë i kanë ulur sërish çmimet.

Sipas analistëve, çmimet e gjalpit, qumështit dhe djathit po bien në mbarë botën.

Fabrikat e qumështit kanë marrë më shumë qumësht sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa është rritur edhe përmbajtja e yndyrës, duke kontribuar në një tepricë prodhimi që po tejkalon kërkesën për gjalpë.

Përfaqësuesit e fermerëve gjermanë paralajmërojnë se shumë ferma nuk janë më në gjendje të përballojnë investimet e nevojshme në kushtet aktuale të çmimeve.

Në një peticion online, fermerët e akuzuan “Lidl” për “dumping” të çmimeve të gjalpit.

Protesta me traktorë u zhvilluan gjithashtu përpara një qendre logjistike të ”Lidl”, në Radeburg, në lindje të Gjermanisë, si dhe pranë magazinës qendrore të kompanisë në qytetin Cloppenburg, në veriperëndim.

Nga ana e saj, “Lidl” deklaroi se i kupton shqetësimet e fermerëve, por i cilësoi uljet e çmimeve si një reagim të domosdoshëm ndaj kushteve të jashtëzakonshme në tregun e lëndëve të para./   /Ad.Ab./

The post GJERMANI – Fermerët protestojnë me autokolona traktorësh kundër uljes së çmimeve të produkteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – Pesë të arrestuar me dyshimin për planifikim sulmi në një treg Krishtlindjesh

14 December 2025 at 12:23

MYNIH, 14 dhjetor /ATSH-DPA/ – Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin për planifikim sulmi në një treg Krishtlindjesh në Gjermaninë jugore, tha prokurori publik në Mynih.

”Urdhëra arresti zyrtar u lëshuan për katër prej burrave, ndërsa njëri u mor në paraburgim parandalues ​​për planet e dyshuara për të sulmuar një treg Krishtlindjesh në zonën Dingolfingut, në jug të shtetit të Bavarisë”, tha prokurori.

Prokurorët aktualisht dyshojnë për një motiv islamik për sulmin, i cili ndoshta do të kryhet duke përdorur një automjet.

Zyra e prokurorit publik theksoi edhe prezumimin e pafajësisë.

Gazeta ”Bild” kishte raportuar më parë për rastin.

Arrestimet besohet se kanë ndodhur të premten dhe personat u sollën më pas para gjykatës të shtunën.

Sipas zyrës së prokurorit publik, burrat janë një egjiptian 56-vjeçar, një sirian 37-vjeçar dhe tre marokenë të moshës 22, 28 dhe 30 vjeç.

Sipas gjendjes paraprake të hetimeve, thuhet se egjiptiani ka bërë thirrje për një sulm në një xhami në zonën Dingolfing-Landau.

Fillimisht nuk ishte e qartë se kur duhej të ndodhte sulmi ose sa konkrete ishin planet.

Ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann, i tha ”Bild”-it se “falë bashkëpunimit të shkëlqyer të autoriteteve tona të sigurisë, disa të dyshuar mund të arrestoheshin në një kohë shumë të shkurtër, duke parandaluar kështu një sulm potencialisht të motivuar nga islamikët në Bavari”./ a.jor.

The post GJERMANI – Pesë të arrestuar me dyshimin për planifikim sulmi në një treg Krishtlindjesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – Shumica e qytetarëve mbështet ndalimin e medias sociale për nën 16-vjeçarët

14 December 2025 at 07:38

BERLIN, 14 dhjetor /ATSH-DPA/ – Më shumë se gjysma e gjermanëve mbështesin ndalimin e përdorimit të medias sociale nga të rinjtë nën 16 vjeç, sipas një sondazhi të kryer nga instituti ”Insa” për numrin e sotëm të gazetës me tirazh gjigant ”Bild”.

Sondazhi zbuloi se 60% e të anketuarve ishin në favor të një ndalimi të tillë, ndërsa 24% e kundërshtuan atë.

Një total prej 10% thanë se nuk u interesonte dhe 6% ose nuk u përgjigjën ose ishin të pasigurt.

Sondazhi vjen ndërsa Australia këtë javë zbatoi rregulla të reja që kufizojnë përdorimin e mediave sociale për të rinjtë.

Që nga 10 dhjetori, fëmijët dhe adoleshentët nën 16 vjeç nuk lejohen më të kenë llogari në shumë platforma kryesore, duke përfshirë Instagram, TikTok, Snapchat, Facebook, YouTube, X, Reddit dhe Twitch.

Legjislacioni i diskutueshëm u miratua në fund të vitit 2024 dhe tani ka hyrë në fuqi.

Për sondazhin, instituti i kërkimit të opinionit ”Insa” intervistoi 1 003 persona më 11 dhe 12 dhjetor./  a.jor.

The post GJERMANI – Shumica e qytetarëve mbështet ndalimin e medias sociale për nën 16-vjeçarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DEMOGRAFI – Pensionistët gjermanë do të përbëjnë 30% të popullsisë deri në vitin 2038

13 December 2025 at 16:33

BERLIN, 12 dhjetor /ATSH-AA/ – Numri i pensionistëve në Gjermani do të rritet me të paktën 3.8 milionë, duke arritur në 20.5 milionë deri në vitin 2038 dhe do të përbëjnë mbi 27 për qind të popullsisë së përgjithshme, sipas zyrës statistikore Destatis.

Raporti i fundit tregon se një në katër persona në Gjermani do të jetë 67-vjeç ose më i vjetër brenda 10 vitesh.

Pensionistët në Gjermani aktualisht përbëjnë 20 për qind të popullsisë. Rënia e numrit të popullsisë në moshë pune pritet të paraqesë sfida të mëdha për sistemet e sigurimeve shoqërore.

Destatis pret që popullsia e Gjermanisë të jetë më e ulët se shifra e sotme deri në vitin 2070, duke arritur në 74.7 milionë. Vlerësimi merr parasysh rritjen e moderuar të shkallës së lindjeve, jetëgjatësisë dhe migrimit neto.

Vetëm dy nga rreth 27 skenarë parashikimi presin rritje të lehtë të popullsisë bazuar në migrimin e lartë neto dhe një shkallë lindjeje dukshëm më të lartë. Popullsia e parashikuar për Gjermaninë varion nga 63.9-86.5 milionë në vitin 2070.

Në vitin 2022, Destatis priste që shifra e popullsisë të varionte nga 70.2-94.4 milionë për vitin 2070.

Popullsia në moshë pune (mosha 20-66 vjeç) do të bie nga mesi i viteve 2030 e tutje me daljen në pension të personave të lindur në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe mbërritjen e brezave të rinj. Ky boshllëk nuk do të mbyllet nga fitimet e parashikuara neto të migracionit.

“Në Gjermani, tashmë ka 33 persona në moshë pensioni për çdo 100 persona në moshë pune. Në vitin 2070, kjo do të jetë rritur në 43 persona në moshë pensioni në skenarin më të mirë”, tha Karsten Lummer, kreu i Departamentit për popullsinë në Destatis.

“Në rastin më të keq, me një shkallë lindjeje vazhdimisht të ulët dhe imigracion neto të ulët, raporti i varësisë së të moshuarve mund të jetë deri në 61 dhe për këtë arsye pothuajse dyfishi i normës që është sot”, shtoi ai.

Ndërkohë, popullsia gjermane u rrit me 0.1 për qind në 83.6 milionë vitin e kaluar, e udhëhequr nga emigracioni. Migrimi neto ra në 420 mijë njerëz vitin e kaluar, duke rënë nga 660 mijë në vitin 2023.

Vitin e kaluar vdiqën më shumë njerëz sesa lindën. Numri i vdekjeve arriti në 330, duke tejkaluar atë lindjeve. Po ashtu vitin e kaluar, rreth 25.5 milionë njerëz ishin të moshës 60-vjeç e lart, duke përbërë 30.5 për qind të popullsisë totale.   /os/

The post DEMOGRAFI – Pensionistët gjermanë do të përbëjnë 30% të popullsisë deri në vitin 2038 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Preshevari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani

13 December 2025 at 17:24


Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 29 nëntori.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur për albinfo.at, familjarët e tij.

56 vjeçari shqiptar nga fshati Rainc nga komuna e Preshevës por me banim prej shumë vitesh në Austri, u gjet i vdekur sot (12 dhjetor 2025) rreth orës 12:40 nga një këmbësor në një pellg të vogël në Hundsdorf, në rrethinën e Passaut të Gjermanisë.

Kalimtari i rastit me të parë trupin e pajetë menjëherë thirri shërbimet e emergjencës.

Zjarrfikësit arritën të nxirrnin trupin e pajetë. Sipas raportit të policisë gjermane, nuk ka shenja të ndonjë akti të paligjshëm apo dhune, megjithatë policia është duke u marr me rastin.

Si ndodhi zhdukja e Agim N.

Sipas deklarimit të vajzës së Agim N. në policinë austriake, babai i saj, 56 vjeç, është larguar nga banesa e tij që nga mesdita e së shtunë të datës 29 nëntor. Nga banesa është larguar me veturën e tij, Opel Mokka të zezë kurse pa telefonon celuar.

Policia gjermane njoftoi ditë më parë se vetura është gjetur në një fushë në komunën e Hauzenberg, në rrethinën e Passaut.

U raportua se vetura është gjetur e mbyllur, megjithatë nuk kishte asnjë shenjë të shoferit.

Familjarët e Agimit, kanë deklaruar për albinfo.at se, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërkohë nuk dihet se kur do të bëhet varrimi i të ndjerit.

BERLIN – Qeveria gjermane kritikon Izraelin për vendbanimet e reja në Bregun Perëndimor

13 December 2025 at 14:00

BERLIN, 13 dhjetor /ATSH-DPA/- Qeveria gjermane ka kritikuar Izraelin për autorizimin e më shumë se 750 njësive të reja banimi në Bregun Perëndimor.

“Qeveria gjermane e kundërshton me forcë këtë veprim”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme dje në mbrëmje.

“Ndërtimi i vendbanimeve jo vetëm që shkel ligjin ndërkombëtar, por edhe pengon zgjidhjen me dy shtete”, shtoi ai.

Zgjidhja me dy shtete i referohet një shteti të pavarur palestinez që ekziston në mënyrë paqësore krah për krah me Izraelin.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e kundërshton zgjidhjen me dy shtete, ashtu si edhe Hamasi islamist në Rripin e Gazës.

Izraeli autorizoi të mërkurën ndërtimin e 764 njësive banimi, në tre vendbanime në Bregun Perëndimor.

Autoriteti Palestinez u përgjigj duke thënë se kjo politikë kishte për qëllim “ndezjen e rajonit”.

Kabineti izraelit vendosi dje gjithashtu të vazhdojë me legalizimin e 19 posteve ushtarake në Bregun Perëndimor.

Kolonët i ndërtuan këto vendbanime më të vogla me kontejnerë dhe shtëpi pa autorizimin e qeverisë izraelite.

Sipas qeverisë gjermane, pothuajse 30,000 njësi të reja vendbanimi u autorizuan në vitin 2025 – duke përfaqësuar një rekord të ri. //a.i/

The post BERLIN – Qeveria gjermane kritikon Izraelin për vendbanimet e reja në Bregun Perëndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – SHBA-ja dhe Ukraina rifillojnë bisedimet në Berlin për planin e paqes

13 December 2025 at 12:41

BERLIN, 13 dhjetor /ATSH-DPA/- Këshilltarët e politikës së jashtme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ukraina, Gjermania dhe vende të tjera do të rifillojnë bisedimet mbi planin e paqes në Ukrainë, sot në Berlin, sipas burimeve qeveritare.

Uashingtoni tha më herët se i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, do të udhëtonte sot në Berlin. Ora dhe vendi i bisedimeve që do të zhvillohen sot nuk janë bërë ende të ditura.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz do të takohet nesër në mbrëmjeme presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe një numër udhëheqësish evropianë, si dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian dhe NATO.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer pritet gjithashtu të marrin pjesë në takim. Mbetet e paqartë nëse përfaqësuesit e SHBA-së do të marrin pjesë në takimin me kancelarin gjerman, Merz.

“Nesër në mëngjes, Zelensky pritet të zhvillojë bisedime të ndara dypalëshe ekonomike me Merz”, sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane Stefan Kornelius.

Që nga nëntori, kur u bë publik propozimi i SHBA-së – që përshkruante një marrëveshje kornizë të mundshme për përfundimin e luftës, janë zhvilluar disa raunde bisedimesh midis Uashingtonit, Kievit dhe partnerëve evropianë, me ndryshime dhe kundërpropozime të pikave të planit të paqes. //a.i/

The post FOKUS – SHBA-ja dhe Ukraina rifillojnë bisedimet në Berlin për planin e paqes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BERLIN – Wadephul: SHBA ende e përkushtuar ndaj NATO-s, pavarësisht qëndrimit të ashpër ndaj BE-së

12 December 2025 at 18:13

BERLIN, 12 dhjetor /ATSH-AA/ – Gjermania tha sot se është e bindur se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj NATO-s, pavarësisht qëndrimit të saj të ashpër ndaj Bashkimit Evropian.

“Ekzistojnë deklarata shumë të qarta në strategjinë kombëtare të sigurisë lidhur me sigurinë e Shteteve të Bashkuara, të cilat lidhen me NATO-n dhe përmbajnë një përkushtim ndaj NATO-s”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul për transmetuesin publik ZDF.

“Ka disa fjali në të që ngrenë pyetje këtu; kjo është krejt e qartë. Por, bërthama e Aleancës, qëndrimi së bashku, Neni 5, është plotësisht i paprekshëm në Washington dhe Berlin”, tha Wadephul duke reaguar ndaj dokumentit amerikan, i cili po rrit shqetësimet në Evropë për unitetin transatlantik.

I pyetur nëse Evropa tani do të ngelet thuajse e vetme në mbështetjen e Ukrainës dhe mbrojtjen e saj, Wadephul u përgjigj: “Shtetet e Bashkuara janë shumë qartë të përkushtuara ndaj NATO-s”.

Ai shtoi se çatia bërthamore mbron Evropën dhe siguron që ajo të jetë politikisht e aftë të veprojë çdo ditë. “Këshilloj që të mos vëmë në dyshim gjëra që SHBA-ja vetë nuk i vendos në dyshim”, tha ai.

Dokumenti i ri i strategjisë kombëtare të sigurisë së SHBA-së, i publikuar javën e kaluar, përshkroi prioritetet e administratës së Trumpit në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Ai përqendrohet në rajonin e Indo-Paqësorit ndërsa refuzon karakterizimin e Rusisë nga qeveritë evropiane si “kërcënim ekzistencial”.

Dokumenti prej 33 faqesh përfshin vërejtje kontestuese për Evropën, duke paralajmëruar për rënien ekonomike të kontinentit dhe “mundësinë reale dhe më të theksuar të zhdukjes së civilizimit” brenda 20 viteve të ardhshme. Ai kritikon qëndrimin e qeverive evropiane ndaj lëvizjeve skeptike ndaj BE-së, ekstremit të djathtë dhe atyre kundër imigracionit.

Në një largim të thellë nga dokumentet e mëparshme të strategjisë, thuhej: “Çështjet më të mëdha me të cilat përballet Evropa përfshijnë aktivitetet e Bashkimit Evropian dhe institucioneve të tjera transnacionale që minojnë lirinë politike dhe sovranitetin, politikat e migracionit që po transformojnë kontinentin dhe krijojnë tensione, censurën e lirisë së shprehjes dhe shtypjen e opozitës politike, rënien e lindshmërisë dhe humbjen e identiteteve kombëtare dhe vetëbesimit”.   /os/

The post BERLIN – Wadephul: SHBA ende e përkushtuar ndaj NATO-s, pavarësisht qëndrimit të ashpër ndaj BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Veliaj e “flaku si leckë” apo ishte manovër? Artan Gjermani: Nuk realizova dot të drejtat elementare

By: Ela
12 December 2025 at 15:13

Erion Veliaj “flaku sot si leckë” avokatin Artan Gjermeni, pasi gjykata e posaçme i refuzoi kërkesën që të mos qëndrojë në kafazin e qelqtë të sallës gjyqësore. Avokati Artan Gjermeni shprehet në News 24 se nuk u flak por u dorëhoq nga çështja e Erion Veliajt pasi nuk realizoi dot të drejtat elementare të kryebashkiakut. […]

The post Veliaj e “flaku si leckë” apo ishte manovër? Artan Gjermani: Nuk realizova dot të drejtat elementare appeared first on BoldNews.al.

❌
❌