Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zelensky: Bisedime konstruktive në Abu Dabi, priten takime vijuese javën e ardhshme

24 January 2026 at 16:38

Presidenti i Ukrianës Volodymyr Zelensky tha sot se bisedimet tripalëshe midis delegacioneve të Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Abu Dabi ishin “konstruktive”, se ata diskutuan parametrat për përfundimin e luftës dhe se takime të reja mund të mbahen javën e ardhshme.

Në një postim në Telegram, Zelensky tha gjithashtu se përfaqësuesit ushtarakë ukrainas kanë identifikuar një listë çështjesh për diskutim në një takim të mundshëm në të ardhmen me përfaqësuesit e Rusisë dhe SHBA-së. 

“Gjëja kryesore në të cilën u përqendruan diskutimet ishin parametrat e mundshëm për përfundimin e luftës. Unë e vlerësoj shumë që ekziston një vetëdije për nevojën që Amerika të monitorojë dhe kontrollojë procesin e përfundimit të luftës dhe ruajtjen e sigurisë reale. Pala amerikane ngriti çështjen e formateve të mundshme për miratimin e parametrave për përfundimin e luftës dhe rrethanat e sigurisë të nevojshme për këtë”, tha Zelensky.

Hakerimi i sistemit të SPAK/ Berisha publikon bisedën mes Rrokajt dhe Gjonit: Ah mos e hapsha dot, do t’i shkruaj Ramës, hajde t’u… ropt

By: V K
16 January 2026 at 13:15

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar sot pjesë nga dosja hetimore për hakerimin e sistemit në Prokurorinë e Posaçme.

Në pjesën e dosjes që ka publikuar Sali Berisha, të pandehurit Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni komunikojnë me njëri tjetrin.

Pjesa nga dosja:

Në datën 12 shkurt 2025, ora 21:17, Arnold Rrokaj i dërgon Zambak Gjonit një foto që duket si faqe interneti, nga e cila mund të aksesohen sistemet e SPAK.

Më pas, ai i dërgon një SMS me përmbajtjen:A mos e hapsha dot”.

Më tej, Arnold Rrokaj i dërgon sërish një SMS Zambak Gjonit:Se do i shkruaj Ramës… hajt tu qim ropt”.

Nga përmbajtja e këtij komunikimi krijohet bindja e arsyeshme se veprimet e të hetuarit, kanë të bëjnë me ndërhyrje të paautorizuar në sistemet e SPAK, me qëllim dëmtimin e tyre përmes shpërndarjes së dokumenteve te persona të tretë.

Në vijim, në datën 21 shkurt, i hetuari Zambak kërkon informacion edhe për arrestimin e shtetasit Engjëll Agaçi, ndërsa Arnoldi shprehet: “Ja ta shikoj njëherë. Po ç’rëndësi ka kush prokuror e ka. Nga këta që kam unë, s’e ka njeri”.

The post Hakerimi i sistemit të SPAK/ Berisha publikon bisedën mes Rrokajt dhe Gjonit: Ah mos e hapsha dot, do t’i shkruaj Ramës, hajde t’u… ropt appeared first on Albeu.com.

6 gjëra që fëmija juaj duhet t’i dëgjojë më shpesh se “të dua”

10 January 2026 at 22:42


Pse veprimet dhe fjalët e përditshme vlejnë më shumë se shprehjet e mëdha

Rritja e fëmijëve nuk është kurrë një detyrë e lehtë. Të gjithë gabojmë dhe mësojmë gjatë rrugës së prindërimit. Prindërit u thonë shpesh fëmijëve “të dua” – këto fjalë vijnë natyrshëm dhe nga zemra. Por dashuria nuk shprehet vetëm me fjalë; ajo tregohet përmes veprimeve.

Fëmijët nuk kanë nevojë vetëm të dëgjojnë se janë të dashur, por edhe ta ndiejnë dashurinë në sjelljen dhe veprimet e përditshme të prindërve. Ja gjashtë sjellje që për ta vlejnë më shumë se vetë fjalët:

1. Komunikim i hapur dhe i sinqertë

Çelësi i një marrëdhënieje të shëndetshme me fëmijët është komunikimi i vazhdueshëm dhe i hapur. Dëgjojini me vëmendje, bëni pyetje dhe tregojuni se i kuptoni. Dëgjimi i sinqertë është një aftësi që fëmijët e mësojnë më së miri nga shembulli ynë.

Flisni qartë dhe me ndershmëri, pa kërcënime që nuk do t’i përmbushni dhe pa “gjuhë fëmijërore”. Temat e vështira nuk duhen shmangur, por trajtuar me qetësi dhe qartësi. Kështu, fëmijët mësojnë si të përballen me sfidat dhe si të komunikojnë hapur.

2. E drejta për të gabuar dhe për të mësuar

Fëmijët duhet ta dinë se gabimet janë pjesë e jetës dhe një mundësi për të mësuar. Kur u tregoni si përballeni me gabimet tuaja, ata e kanë më të lehtë të pranojnë të tyret. Kjo u dërgon një mesazh të fuqishëm: nuk do të refuzohen për shkak të gabimeve, por do të pranohen dhe mbështeten pavarësisht tyre, transmeton Telegrafi.

3. Mbështetje që të japin më të mirën e vet

Ndihmojini fëmijët të eksplorojnë idetë e tyre dhe të bëhen versioni më i mirë i vetes – edhe kur interesat e tyre nuk janë “popullore”. Mund të jetë e vështirë të shihni një fëmijë që ndihet ndryshe, por është thelbësore t’i mësoni të jenë vetvetja dhe krenarë për këtë.

Nxisni në familje mentalitetin e përpjekjes: dashurinë për të mësuar, për të provuar dhe për t’u përmirësuar. Kjo ndërton kureshtjen dhe vetëbesimin.

4. Respekt për të gjithë anëtarët e familjes

Respekti është baza e çdo marrëdhënieje të shëndetshme. Tregojuni fëmijëve rëndësinë e sjelljes së mirë dhe empatisë përmes shembullit personal. Kur në familje ekziston respekt i ndërsjellë, ai reflektohet edhe në marrëdhëniet jashtë shtëpisë.

5. Shprehja e ndjenjave

Lejojini fëmijët të shprehin ndjenjat e tyre dhe mësojini si të përballen me emocionet e vështira. Bisedat për ndjenjat në fëmijëri i ndihmojnë të rriten si persona emocionalisht të pjekur. Po aq e rëndësishme është që edhe prindërit të shprehin ndjenjat e tyre në mënyrë të përshtatshme - kjo u tregon fëmijëve se edhe të rriturit janë njerëz.

6. Pranimi i asaj që fëmijët janë vërtet

Pranojini fëmijët ashtu siç janë, pa u përpjekur t’i shndërroni në versione të vogla të vetes suaj. Çdo fëmijë ka dhunti dhe interesa unike; detyra juaj është t’i ndihmoni t’i zbulojnë. Kur i mbështesni në individualitetin e tyre, ndërtoni vetëbesim dhe qëndrueshmëri emocionale.

Përfundim

Duke futur këto gjashtë zakone në jetën e përditshme, u tregoni fëmijëve se çfarë do të thotë dashuri e vërtetë. Edhe prindërit gabojnë shpesh, por ajo që ka rëndësi është gatishmëria për të mësuar, për t’u përmirësuar dhe për të qenë të pranishëm me zemër të hapur. /Telegrafi/

Pse disa njerëz përparojnë, ndërsa të tjerët mbeten në vend? Gjithçka nis nga biseda me shefin

6 January 2026 at 17:06


Strategjitë që ju ndihmojnë të mos mbijetoni në punë, por të ndiheni të vlerësuar dhe të sigurt

Melody Wilding, në librin e saj Managing Up: How to Get What You Need from the People in Charge, shkruan për “menaxhimin strategjik të marrëdhënieve me ata që kanë pozicion më të lartë se ju, veçanërisht me shefin tuaj”, duke ofruar këshilla konkrete dhe të zbatueshme.

Gjatë karrierës së saj, Melody Wilding ka takuar shumë punonjës të frustrur, të cilët nuk arrijnë të kuptojnë çfarë dëshiron realisht shefi i tyre, ndihen të anashkaluar kur bëhet fjalë për projekte të rëndësishme apo ngritje në detyrë, ose janë të mbingarkuar nga lojërat politike në zyrë. Në librin e saj, ajo shkruan se këto probleme shpesh përmblidhen në një pikë të vetme: ata nuk dinë si ta menaxhojnë me sukses marrëdhënien me eprorët.

Wilding, e cila është bashkëpunëtore e CNBC Make It, mbështetet në përvojën e saj si terapiste, profesoreshë e sjelljes njerëzore dhe executive coach, që ka punuar me mijëra profesionistë – përfshirë ata në kompani si Google, Amazon dhe të tjera nga lista Fortune 500. Ajo ka zhvilluar gjithashtu dhjetëra intervista dhe një anketë me 12.000 persona. Rezultati është një libër i pasur me këshilla praktike, skenarë të gatshëm dhe shembuj nga jeta reale.

Qëllimi i saj është të “tregojë saktësisht si të aplikoni parimet e inteligjencës emocionale, ndikimit, bindjes, negocimit dhe aftësive të tjera, për të fituar avantazh në punë”.

Këto aftësi mund t’ju ndihmojnë të përballeni me një shef kontrollues ose një person toksik, të vendosni kufij në një kulturë të disponueshmërisë së vazhdueshme, të shmangni thashethemet në zyrë, të jepni feedback delikat shefit, të vendosni nëse duhet të pranoni një ofertë tjetër pune ose të zgjidhni sfida të tjera të përditshme. Sepse, siç thotë Wilding, “ju meritoni më shumë sesa thjesht të mbijetoni në punë”. Ju meritoni të ndiheni të sigurt, të vlerësuar dhe të fuqishëm në komunikimin me eprorët, transmeton Telegrafi.

10 biseda kyçe që duhen menaxhuar

Wilding e fokuson librin te dhjetë biseda të rëndësishme, të cilat zakonisht zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme, e jo si ngjarje të vetme. Ato mund të jenë formale ose informale, nga më baziket te më të avancuarat.

Biseda për harmonizimin: Qëllimi është të kuptoni si kontribuon puna juaj në suksesin e përgjithshëm dhe të dakordësoheni me shefin se çfarë nënkupton “suksesi”.

Biseda për stilet: Mësoni të “deshifroni” stilin e komunikimit dhe zakonet e punës së shefit tuaj, por edhe të shprehni me vetëbesim nevojat tuaja, në mënyrë që të fitoni respekt.

Biseda për marrjen e përgjegjësisë: Kaloni nga qasja “bëj vetëm atë që më thuhet” në propozimin aktiv të ideve të reja dhe zgjidhjen e problemeve reale, me mbështetjen e menaxherit.

Biseda për kufijtë: Mësoni kur dhe si të thoni “jo” pa humbur reputacionin e lojtarit të ekipit.

Biseda për feedback-un: Si t’i jepni kritika konstruktive shefit dhe eprorëve, në mënyrë që t’ju marrin seriozisht, përfshirë edhe përballjen me fyerje ose hakmarrje.

Biseda për rrjetëzimin: Zgjeroni fokusin edhe te vendimmarrës të tjerë dhe persona kyç në kompani, duke ndërtuar kapital social në mënyrë autentike.

Biseda për dukshmërinë: Siguroni që rezultatet tuaja të vihen re dhe të shpërblehen, si dhe mësoni si të veproni kur dikush tjetër merr meritat për punën tuaj.

Biseda për avancimin: Poziciononi veten për projekte më të mëdha, më shumë përgjegjësi ose një rol të ri, duke u harmonizuar me nevojat e kompanisë dhe duke fituar mbështetjen e shefit.

Biseda për paratë: Mësoni si të negocioni për një pagë më të mirë fillestare, rritje page ose benefite të tjera, duke kapërcyer frikën dhe stigmat.

Biseda për largimin: Si të largoheni nga puna me dinjitet, duke ruajtur reputacionin dhe marrëdhëniet, sepse “si largoheni, ashtu do të mbaheni mend”.

“Imagjinoni veten pas 365 ditësh” – dhe përshtatni qasjen

Marrëdhënia juaj me shefin nuk do të jetë e njëjtë me atë të mikut tuaj me shefin e tij. Të gjitha këto biseda duhet të përshtaten sipas personaliteteve, stileve, qëllimeve dhe kontekstit.

Wilding jep këshilla si të dalloni nëse shefi juaj është “Komandant”, “Tifoz”, “Kujdestar” apo “Kontrollues”, dhe si t’i qaseni secilit në situata të ndryshme.

Megjithatë, këshilla e saj kryesore është: dini çfarë doni dhe lejoni që kjo të ndryshojë.

Në fillim të librit, ajo i fton lexuesit të përkufizojnë vizionin e tyre për vitin e ardhshëm: “Imagjinoni veten pas 365 ditësh, në ditën më të mirë të punës suaj. Çfarë po bëni, me kë po bashkëpunoni dhe çfarë ju bën të ndiheni të përmbushur dhe plot energji atë ditë?

Këtë vizion mund ta përdorni si hartë për shumë nga bisedat e librit dhe, me kalimin e kohës, ta përshtatni.

Filloni me hapa të vegjël – do të bëhet më e lehtë

Këto biseda mund të duken frikësuese, madje edhe për njerëzit shumë të suksesshëm që Wilding këshillon.

“Nëse duhet, filloni ngadalë”, thotë ajo. “Këmbëngulja do t’i bëjë këto komunikime më natyrale dhe më të lehta.”

Në fund, qëllimi i librit nuk është vetëm të ndryshojë mënyrën se si flisni me eprorët, por edhe mënyrën se si e shihni veten.

“Në vend që të jeni viktimë e vendimeve ose humorit të të tjerëve, tani keni mjetet për të marrë kontrollin.” /Telegrafi/

Në kërkim të paqes…/ Zelensky me presidentin e Gjermanisë: Duam garanci dhe rimëkëmbje ekonomike

15 December 2025 at 16:47

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky diskutoi sot procesin e negociatave me Presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe e falënderoi atë për mbështetjen e tij.

“E informova presidentin për punën e përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një paqe dinjitoze, garanci të besueshme sigurie dhe rimëkëmbje ekonomike”, shkroi Zelensky në llogarinë e tij në platformën Telegram.

Ai vuri në dukje se është e rëndësishme të sigurohet sovraniteti, integriteti territorial dhe mbrojtja e interesave kombëtare të Ukrainës dhe falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e saj “themelore”

Zelensky dhe Steinmeier biseduan privatisht dhe më pas në një “format të zgjeruar”, dhe vëmendje e veçantë iu kushtua garancive të sigurisë që duhet të parandalojnë çdo manifestim të agresionit rus në të ardhmen, njoftoi faqja e internetit e presidentit ukrainas.

Bisedimet midis delegacionit ukrainas të udhëhequr nga presidenti i atij vendi, Volodymyr Zelensky, dhe delegacionit amerikan, të udhëhequr nga i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff dhe dhëndri i Presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në lidhje me planin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfunduan sot, raportoi Guardian.

Duke cituar një burim diplomatik të paidentifikuar, gazeta britanike pohon se qëndrimi i delegacionit amerikan gjatë negociatave në lidhje me rajonet e Luhanskut dhe Donetskut mbeti i pandryshuar, domethënë se Kievit i kërkohet t’ia dorëzojë kontrollin e këtyre rajoneve Moskës, si një nga kushtet me të cilat duhet të bjerë dakord Ukraina.

Ukraina po përpiqet t’u rezistojë kërkesave për tërheqjen e trupave nga ato zona, të quajtura kolektivisht Donbas, të cilat Rusia i kontrollon në një masë të madhe, por jo tërësisht.

“Presidenti rus Vladimir Putin e dëshiron territorin. Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Ukraina të tërhiqet nga ato zona, por Kievi po refuzon. Është paksa e habitshme që amerikanët po mbajnë qëndrimin rus për këtë”, tha burimi.

Bisedat e rëndësishme që duhet t’i zhvilloni me adoleshentët tuaj - Sa më herët, aq më mirë

28 November 2025 at 11:21


Mësojuni të thonë “jo” sa herë që ndiejnë se diçka nuk është e drejtë, shpjegojuni se shëndeti ka shumë më tepër rëndësi sesa pamja

Rritja e adoleshentëve është një nga përvojat më të bukura, por edhe më sfiduese të prindërimit. Vitët e turbullta sjellin emocione të forta, nevojë për pavarësi dhe kërkim të identitetit. Edhe pse prindërit shpesh duan t’i mbrojnë fëmijët nga çdo sfidë, çelësi qëndron te bisedat e sinqerta që forcojnë besimin dhe mirëkuptimin.

Ekspertët theksojnë se disa tema të rëndësishme mund të formësojnë në mënyrë të qëndrueshme mënyrën se si të rinjtë e shohin veten dhe botën në përgjithësi…

Vetëvlerësimi dhe vetëbesimi

Gjatë periudhës së rritjes, adoleshentët janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj krahasimeve, sidomos në lidhje me pamjen dhe popullaritetin. Biseda për vetërespektin i ndihmon të kuptojnë se vlera e tyre nuk varet nga pamja, notat apo statusi shoqëror.

Inkurajoni fëmijët të vlerësojnë personalitetin, qëndrimet dhe talentet e tyre. Në botën e rrjeteve sociale, ku shpesh paraqitet një jetë “e përsosur”, kujtojuni se bukuria e vërtetë qëndron te autenticiteti dhe qetësia e brendshme, transmeton Telegrafi.

Imazhi për trupin dhe kujdesi për veten

Vitet e adoleshencës sjellin ndryshime të shumta fizike dhe, me to, presionin për të përmbushur standarde joreale të bukurisë. Bisedoni hapur se çdo trup është unik dhe se shëndeti ka shumë më tepër rëndësi sesa pamja. Shpjegojuni se kujdesi për veten përfshin ushqimin e rregullt, pushimin dhe mendimin pozitiv, e jo ndjekjen e përsosmërisë.

Ofroni mbështetje që ta duan trupin e tyre në çdo fazë të zhvillimit.

Miqësitë dhe presioni i bashkëmoshatarëve

Miqtë kanë ndikim të madh te adoleshentët, por jo çdo marrëdhënie është e shëndetshme. Bisedoni se si të dallojnë miqësitë e sinqerta dhe si të integrohen në shoqëri pa komprometuar veten. Ndihmojini të kuptojnë se miqësia e vërtetë bazohet te mbështetja, jo te përpjekja për t’iu përshtatur pritshmërive të të tjerëve.

Mësojuni të thonë “jo” kur ndiejnë se diçka është e gabuar dhe se nuk janë të detyruar t’i kënaqin të gjithë.

Rrjetet sociale dhe siguria dixhitale

Internetit i përket çdo adoleshenti, por ai mund të jetë edhe burim stresi dhe pasigurie. Shikimi i postimeve “të përsosura” krijon lehtësisht ndjesi të pavlefshmërie. Bisedoni se në rrjetet sociale shpesh shfaqet vetëm një imazh i idealizuar i realitetit.

Mësojuni si të vendosin privatësinë e profilit, të njohin përmbajtjet e papërshtatshme dhe si të mbrohen nga ngacmimi online. Theksojuni se gjithçka që publikohet në internet mbetet aty – përgjithmonë.

Emocionet dhe shëndeti mendor

Adoleshentët përballen me ngritje e ulje emocionale, por shpesh nuk dinë si t’i shprehin ato. Prandaj, bisedoni hapur për emocionet, ankthin dhe stresin, dhe mësojini se kërkimi i ndihmës nuk është dobësi.

Kujtojuni se jeni gjithmonë aty për ta, pa paragjykime dhe në çdo situatë të jetës.

Dashuria dhe kufijtë

Biseda për dashurinë dhe kufijtë është një nga më të rëndësishmet që prindërit mund të kenë me adoleshentin. Shpjegojuni se dashuria e vërtetë nuk kërkon të heqin dorë nga vetërespekti dhe se të thuash “jo” është gjithmonë e drejta e tyre. Mësojini si të njohin një marrëdhënie emocionalisht të shëndetshme, çfarë do të thotë pëlqim i ndërsjellë dhe pse komunikimi është çelësi i çdo lidhjeje.

Le t’ju kujtohet se nuk duhet të pranojnë asgjë që nuk u duket e drejtë – as për hir të dashurisë, as për shkak të presionit shoqëror.

Ëndrrat, pavarësia dhe guximi

Inkurajoni t’u besojnë aftësive të tyre dhe të eksplorojnë çfarëdo që i bën të ndihen të plotësuar. Ndihmojini të zbulojnë interesat personale dhe të mos kenë frikë nga gabimet. Theksojuni se nuk është e nevojshme t’i dinë të gjitha përgjigjet menjëherë, por kanë të drejtë të zgjedhin rrugën e tyre.

Mbështetja prindërore nuk do të thotë kontroll, por një bazë e sigurt nga e cila mund të ecin me guxim drejt qëllimeve të tyre në të ardhmen. /Telegrafi/

Dosja e Ballukut për Unazën e Re, zbardhen bisedat me biznesmenin e afërt me Berishën, Ilir Shtufi

By: Elva
21 November 2025 at 20:09

Në dosjen voluminoze të akuzës së dytë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, që lidhet me procedurat e prokurimit për Lotin 4 të Unazës së Re të Tiranës, prokuroria ka zbardhur një sërë komunikimesh të konsideruara të rëndësishme për hetimin. Për herë të parë, mes personave të përfshirë përmendet edhe emri i biznesmenit Ilir Shtufi, një emër […]

The post Dosja e Ballukut për Unazën e Re, zbardhen bisedat me biznesmenin e afërt me Berishën, Ilir Shtufi appeared first on BoldNews.al.

Çfarë nënkupton ngritja e një vetulle gjatë bisedës? Mimika ndryshon tonin dhe rrjedhën e komunikimit

8 November 2025 at 11:44


ipas ekspertëve të gjuhës së trupit, mimika mund të sinjalizojë shumë më tepër sesa fjalët. Çfarë, pra, do të thotë kur dikush ngre një vetull ndërsa flet?

Lëvizjet e lehta të vetullave mund të na ndihmojnë të kuptojmë çfarë mendon vërtet dikush, edhe kur fjalët e tij tingëllojnë neutrale. Prandaj ia vlen të kuptojmë se çfarë nënkupton ngritja e njërës vetull dhe si lidhet ajo me shprehje të tjera të fytyrës që ndikojnë në mënyrën se si perceptohen mesazhet.

Ekspertët e komunikimit joverbal theksojnë se ngritja e të dy vetullave zakonisht tregon hapje apo habi, ndërsa ngritja e vetëm njërës vetull është më e ndërlikuar. Sipas studiuesve të mikro-ekspresioneve dhe shenjave joverbale, kjo lëvizje shpesh përcjell skepticizëm ose mosbesim. Është një mënyrë për të thënë “vërtet?” - pa e shqiptuar me fjalë.

Çfarë nënkupton ngritja e njërës vetull

Ky gjest mund të shprehë gjithashtu kureshtje. Kur dikush ngre një vetull gjatë bisedës, mund të sinjalizojë se dëshiron më shumë informacion ose nuk është plotësisht i bindur. Është një mënyrë për të kërkuar që bashkëbiseduesi të sqarojë ose argumentojë më tej. Në mjedise joformale, kjo shprehje mund të duket edhe lojcake, thumbuese apo madje koketuese.

Ashtu si me çdo gjest tjetër, konteksti është vendimtar. I njëjti ngritje vetulle, nëse shoqërohet me një buzëqeshje, mund të dërgojë sinjal pozitiv, ndërsa me një shprehje serioze të fytyrës mund të shprehë kritikë ose sarkazëm. Toni i zërit, kontakti me sytë dhe qëndrimi trupor ndihmojnë në përcaktimin e kuptimit të saktë të këtij gjesti.

Edhe normat kulturore ndikojnë në interpretim. Në kulturat perëndimore, ngritja e një vetulle lidhet më shpesh me ironi, dyshim ose skepticizëm, ndërsa në disa vende të tjera mund të nënkuptojë thjesht përqendrim ose vëmendje. Megjithëse kuptimi mund të ndryshojë, thelbi mbetet i njëjtë – gjesti tregon diçka përtej dëgjimit neutral, transmeton Telegrafi.

Kuptimi i gjesteve të tjera mimike gjatë bisedës

Ngritja e një vetulle është vetëm një nga shumë sinjalet që fytyra jonë dërgon gjatë komunikimit. Shprehjet e fytyrës ndikojnë vazhdimisht në mënyrën se si perceptohen fjalët, shpesh më shumë se vetë fjalët. Ekspertët theksojnë disa shenja të zakonshme:

Vetulla të ngritura (të dyja): tregojnë habi, interes ose hapje; sytë duken më të mëdhenj dhe dëshmojnë angazhim.
Vetulla të ulura: shenjë përqendrimi, hutimi ose pakënaqësie – sinjal që personi nuk ndihet rehat.
Vetulla të mbledhura (bashkuara): tregojnë frustrim, shqetësim ose mendim të thellë; mund të nënkuptojnë tension emocional.
Buzë të shtrënguara: tregojnë hezitim, parehati ose mospajtim.
Buzëqeshja me sy (e ashtuquajtura “buzëqeshja Duchenne”): kur qoshet e syve rrudhen, tregon gëzim dhe ngrohtësi të sinqertë, jo vetëm mirësjellje.

Këto sinjale të imta janë të rëndësishme sepse ose përforcojnë, ose kundërshtojnë fjalët e thëna. Kur shprehjet dhe gjuha përputhen, komunikimi perceptohet natyrshëm dhe me besueshmëri; kur nuk përputhen, dëgjuesi e ndien mospërputhjen dhe mund të dyshojë në sinqeritetin e mesazhit.

Ngritja e njërës vetull është shembulli i përsosur i mënyrës se si një gjest i vogël mund të ndryshojë plotësisht kuptimin, nga i sinqertë në sarkastik, nga kureshtar në lojcak, në varësi të shprehjeve të tjera të fytyrës që e shoqërojnë.

Së bashku, këto shenja formojnë gjuhën e fshehtë të trupit që ndikon në besimin, mirëkuptimin dhe lidhjen gjatë çdo komunikimi të përditshëm. /Telegrafi/

Nga dashuria në ferrin e përndjekjes, rrahur e shantazhuar! Historia e frikshme e Aldës

By: Elva
7 November 2025 at 22:59

Alda, është një 30-vjeçare e divorcuar nga qyteti i Shkodrës dhe nënë e një vajze të vogël, e cila pasi kishte mbyllur një martesë të dështuar, është njohur me Enin dhe ka vendosur të krijojë një lidhje të re. Partneri, një 35-vjeçar nga Shkodra dhe baba i një vajze, njëlloj si ajo, në fillim shfaqet […]

The post Nga dashuria në ferrin e përndjekjes, rrahur e shantazhuar! Historia e frikshme e Aldës appeared first on BoldNews.al.

Ja këndoj këngën dhe s`ma ndjen për asnjë/ Zbardhen bisedat e Ballukut me Evis Berberin: Mbylleni sot me urgjencë…

By: V K
5 November 2025 at 13:00

Detaje të reja kanë dalë në dritë, lidhur me dosjen e SPAK, për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ku flitet edhe në lidhje me komunikimin që zv.kryeministrja ka me ish-kreun e ARRSH Evis Berberi.

Në biseda sqarohet se si manipulohej tenderi për Tunelin e Llogarasë, që më pas iu dha kompanisë turke, me një ofertë 50 mln euro më shtrenjt se ajo e kompanisë “Gjoka”.

Pjesë nga biseda:

Belinda Balluku:Mendoj ta anullojme skualifikoji te gjithe”.

Evis Berberi: “Jam mese dakort. Se kam diçka qe sme kuadron ne gjithe situatën. Kur e do sot apo nesër. Mgjth nese te duhet ja kendoj kengen sma ndjen shume per asnje dhe e çoj ku duhet”.

Belinda Balluku:Jo jo kam ate ndjesine time qe nuk duhet”.

Evis Berberi:E ke te frikshme ndjesine. Kur e do”.

Belinda Balluku: “Me jep afatet nese e shpallim neser”.

Evis Berberi:Max 24 mars ankimimi ne MIE ne 25 i kthejme pergjigje. Max 4 prill ankohet ne KPP dhe min 14 prill max 22 prill kthen KPP pergjigje. Duhet ta rishpallim pernjehere qe t’i djegim afatet e ankimimit ne gjykate”.

Në datën 18.03.2020, në orën 11:30, Belinda Balluku i dërgon Evis Berberi mesazhet:Po si ke lajmeruar te tjeret per anullim? Mbylleni sot me urgjence”.

Evis Berberi:Po gysin sot e ke te mbaruar”. … … Në orën 17:09, Evis Berberi: “E mbyllem”. / BalkanWeb

The post Ja këndoj këngën dhe s`ma ndjen për asnjë/ Zbardhen bisedat e Ballukut me Evis Berberin: Mbylleni sot me urgjencë… appeared first on Albeu.com.

BRUKSEL – BE heq dorë nga “kontrolli i bisedave” online

31 October 2025 at 16:36

BRUKSEL, 31 tetor /ATSHDPA/  – Planet e debatueshme të Bashkimit Evropian për monitorimin e detyrueshëm të bisedave online, të njohura si “kontrolli i bisedave” (“chat control”), janë hequr nga tryeza.

Sipas diplomatëve të BE-së në Bruksel, nisma për të monitoruar platformat e mesazheve si WhatsApp, Signal dhe të tjera nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme mes vendeve anëtare të premten.

Një propozim i ri kompromisi do të bazohet në pjesëmarrje vullnetare, duke vazhduar marrëveshjen ekzistuese me këto shërbime.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë e përshëndeti propozimin e ri, duke e quajtur “shumë të mirëpritur”.

Edhe ministrja gjermane e Drejtësisë, Stefanie Hubig, u shpreh e kënaqur me propozimin për të vazhduar me kontrolle vullnetare, pasi kompromisi ofron një mënyrë për të luftuar abuzimin online ndaj fëmijëve, duke ruajtur njëkohësisht të drejtat themelore.

Kritikët kishin theksuar vazhdimisht rreziqet e mbikëqyrjes masive që nënkuptoheshin nga propozimi.

Çështja është debatuar në BE prej disa vitesh, që kur Komisioni Evropian paraqiti propozimin fillestar në vitin 2022.

Sipas atyre planeve, bisedat online do të skanoheshin automatikisht për të zbuluar mesazhe që përmbajnë material pornografik me fëmijë dhe për t’i raportuar ato tek autoritetet hetuese.

Propozimi do t’i detyronte shërbime si WhatsApp dhe Signal të skanonin mesazhet, përfshirë imazhet, videot dhe lidhjet (URL).

Marrëveshja aktuale që lejon skanimin vullnetar skadon në prill 2026, duke shtuar presionin për të përfunduar negociatat e zgjatura.  /Ad.Ab./

 

The post BRUKSEL – BE heq dorë nga “kontrolli i bisedave” online appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kur njëri do fëmijë e tjetri jo – a mund të mbijetojë lidhja?

17 October 2025 at 23:00


Të gjithë e dimë, ose kemi dëgjuar për çifte që janë ndarë sepse vetëm njëri dëshironte fëmijë, madje edhe kur bëhet fjalë për çifte të famshme si Sofia Vergara dhe Joe Manganiello

Pyetja nëse dikush dëshiron të bëhet prind është ndër temat më të rëndësishme për të cilat partnerët duhet të jenë të sinkronizuar. Kur qëndrimet nuk përputhen, kjo shpesh bëhet arsye e fortë për ndarje.

Megjithatë, jeta nuk është kurrë aq e thjeshtë. Në disa raste, njëri partner mund të ndryshojë mendim me kalimin e kohës për dëshirën për fëmijë, ndërsa tjetri përpiqet ta bëjë të rishqyrtojë qëndrimin e tij. Ndonjëherë kjo funksionon, ndonjëherë jo, dhe kufiri midis komunikimit të sinqertë dhe presionit emocional është jashtëzakonisht i hollë.

Kur “bindja” është e shëndetshme dhe kur shndërrohet në presion

“Vendimi për të pasur fëmijë nuk është diçka për të cilën dikush duhet të ndihet i detyruar”, thekson Teresha Young, eksperte ndërkombëtare e marrëdhënieve dhe mirëqenies për HuffPost.

“Nëse një çift bisedon hapur dhe me ndershmëri, dhe njëri partner vetë arrin në përfundimin se tani dëshiron të bëhet prind, kjo mund të jetë një lëvizje natyrale, e shëndetshme dhe pozitive.

Kjo shpesh ndodh kur partnerët gjejnë terren të përbashkët, ndajnë dëshira dhe fillojnë të imagjinojnë një të ardhme të përbashkët.”

Në këtë rast, termi “bindje” duhet përdorur me kujdes. Këtu nuk bëhet fjalë për manipulim apo imponim, por për një proces komunikimi emocional që ndonjëherë hap horizonte të reja.

“Nëse dikush ndjehet i manipuluar, i fajësuar ose i shantazhuar emocionalisht për t’u bërë prind, kjo është një recetë për katastrofë”, paralajmëron Young.

“Asnjë person nuk duhet të detyrohet në një vendim kaq të rëndësishëm jetësor. Një presion i tillë krijon me kohë hidhërim, largësi emocionale dhe dëmton lidhjen. Edhe nëse nuk shihet menjëherë, pasojat dalin më vonë.”

Sipas një studimi të Journal of Family Psychology, çiftet që përballen me mospërputhje të thella rreth prindërimit përjetojnë nivele më të larta stresi, pasiguri emocionale dhe konflikti të heshtur, nëse çështja nuk trajtohet në mënyrë të hapur, transmeton Telegrafi.

Kur duhet të flitet për fëmijët

Në një botë ideale, ekspertët e marrëdhënieve sugjerojnë që tema e fëmijëve të hapet që në fillimet e njohjes brenda takimeve të para ose në fazën e parë të lidhjes. Në realitet, shumë njerëz e shmangin këtë bisedë derisa lidhja bëhet e thellë emocionalisht. Atëherë, ndonjëherë del në pah se njëri dëshiron fëmijë, tjetri jo.

Në këto raste, thotë Young, duhet të fillohet me kureshtje dhe respekt, jo me debat. “Kjo nuk është garë për të provuar kush ka të drejtë. Bëhet fjalë për të dëgjuar me empati, për të respektuar këndvështrimin e partnerit dhe për të parë nëse ekziston hapësirë për afrim pa presion apo ndjenja faji.”

Nëse, pas bisedave të sinqerta, qëndrimet mbeten të kundërta, atëherë çifti duhet të mendojë nëse lidhja mund të vazhdojë mbi këtë bazë.

Ekspertët e Psychology Today theksojnë se “ndryshimi i qëndrimit për prindërimin është një proces i brendshëm, nuk mund të ndodhë si rezultat i bindjes, por vetëm i reflektimit të vërtetë personal”.

Të pasurit fëmijë kërkon dëshirë të dyanshme

Vendimi për të sjellë në jetë një fëmijë nuk është diçka që merret lehtë. “Çdo fëmijë meriton të rritet në një ambient emocionalisht, fizikisht dhe psikologjikisht të sigurt”, thekson Young.

“Për ta arritur këtë, të dy partnerët duhet ta dëshirojnë me gjithë zemër prindërimin. Nëse ekziston dyshim ose mungesë e dëshirës së përbashkët, ekziston rreziku që fëmija të mos marrë stabilitetin që i nevojitet.”

Studime nga American Psychological Association tregojnë se mungesa e gatishmërisë së njërit prind ndikon negativisht në cilësinë e marrëdhënies prind-fëmijë dhe në zhvillimin emocional të fëmijës në vitet e para të jetës.

Në vend të përfundimit

Ndryshimi i qëndrimit për fëmijët mund të ndodhë, por kurrë si rezultat i imponimit. Partneri nuk “bindohet” me argumente, por frymëzohet nga besimi, komunikimi dhe përfshirja në një vizion të përbashkët për të ardhmen.

Nëse dëshira për prindërim nuk është e dyanshme, ndershmëria është më e shëndetshme se kompromisi i detyruar. Sepse, siç thekson Marriage & Family Review:“Një familje e shëndetshme nuk fillon nga dëshira për fëmijë, por nga dëshira për të ndërtuar diçka të përbashkët, me dashuri dhe vetëdije.” /Telegrafi/

Tri fjali të fuqishme që fëmijët duhet t’i dëgjojnë çdo ditë nga prindërit

12 October 2025 at 17:27


Një fjalë e ngrohtë, në momentin e duhur, mund të bëhet kujtim që i jep forcë fëmijës për gjithë jetën

Fëmijët që në moshë shumë të hershme thithin fjalët dhe mesazhet e prindërve të tyre. Pikërisht ato mesazhe formësojnë vetëbesimin, ndjenjën e sigurisë dhe mënyrën se si do të ndërtojnë marrëdhëniet me të tjerët.

Ekspertët theksojnë shpesh se nuk ka rëndësi vetëm ajo që prindërit bëjnë, por edhe ajo që thonë, sepse fjalët mund të bëhen themel i zhvillimit emocional të fëmijës.

Ekzistojnë tri fjali të thjeshta që fëmijët duhet t’i dëgjojnë çdo ditë, dhe që mund t’i ndihmojnë të rriten si persona të qëndrueshëm dhe të sigurt në vete, transmeton Telegrafi.

“Të dua”

Psikologët theksojnë se fëmijët që e dëgjojnë rregullisht këtë fjali zhvillojnë ndjenjë më të fortë përkatësie dhe sigurie emocionale. Edhe kur prindërit kanë ditë të ngarkuara ose përplasje me fëmijët, është e rëndësishme të tregohet qartë se dashuria është e qëndrueshme dhe e pakushtëzuar. Ky mesazh i jep fëmijës ndjenjën e vlerës dhe pranimit, ashtu siç është.

“Jam krenar/krenare për ty”

Terapeutët theksojnë se fëmijëve u nevojitet vlerësim për përpjekjen, jo vetëm për arritjet. Kur prindërit shprehin krenari për përkushtimin ose sjelljen e mirë të fëmijës, ata mësojnë se vlera nuk qëndron vetëm te rezultati, por edhe te procesi. Ky lloj inkurajimi i nxit të mësojnë, të jenë këmbëngulës dhe të zhvillojnë motivim të brendshëm.

“Jam këtu për ty”

Ekspertët e zhvillimit të fëmijëve shpjegojnë se fëmijët që e dinë se kanë mbështetje të besueshme nga prindërit, e kalojnë më lehtë vështirësitë dhe sfidat. Kjo fjali e thjeshtë u jep ndjenjë sigurie dhe besimi, jo vetëm ndaj prindërve, por edhe ndaj botës përreth. Kur fëmija e ndien se nuk është vetëm, ai zhvillon forcë dhe qëndrueshmëri që do ta shoqërojnë gjatë gjithë jetës. /Telegrafi/

Takimi i njerëzve të Ramës me bosët e krimit në Aruba/ Gazetari: Ka përgjime, përmendet kryeministri

25 September 2025 at 18:58

Gazetari italian Nello Trocchia në në librin e tij “Të Pathyeshmit” ku në fokus janë grupet kriminale të Tiranës, flet për një takim misterioz në ishullin Aruba të Karaibeve mes biznesmenëve, narkotrafikantëve dhe përfaqësuesve të qeverisë së Edi Ramës. Në një intervistë për Syri tv, Nello Trocchia deklaroi se për takimi në fjalë ka edhe […]

The post Takimi i njerëzve të Ramës me bosët e krimit në Aruba/ Gazetari: Ka përgjime, përmendet kryeministri appeared first on BoldNews.al.

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

18 September 2025 at 21:34

Gazetari Basir Çollaku deklaroi në A2CNN, se Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë në dorë të gjithë magazinën e materialeve nga aplikacionet e inkriptuara Sky Ecc dhe Encro Chat që posedojnë materiale për Shqipërinë. Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama ka lidhje me bandat e krimit të organizuar dhe se SHBA është në dijeni […]

The post “I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama appeared first on BoldNews.al.

“Na pastë marrë të keqen Riti”. Bisedat në “SKY”, si Bajri e Gjoka fshehën Duel Mehmedaj pas vra*jes së Ridvan Ramazanit

By: D Marku
23 August 2025 at 11:26

Në 28 Nëntor 2020, teksa festohej Pavarësia e Shqipërisë, fshati Mushan në Shkodër, u trondit nga vrasja e Ridvan Ramazani alias Hyseni.

Një nga personazhet e botës së krimit në këtë qytet, lidhje e ngushtë me klanin kundërshtar të Bajrave, familjen “Cafi” dhe “Lici”.
Forca të shumta policie dhe efektivë të RENEA-s, kishin rrethuar zonën, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e dy vëllezërve Duel dhe Hydajet Mehmedaj, por asnjëri prej tyre nuk po gjendej.

Në atë periudhë RENEA, kërkonte për autorët në disa fshatra të Shkodrës. Ndërsa sipas bisedave të zhvilluara në “Sky”, vrasësi i Ridvan Ramazanit, Duel Mehmedaj, mbahej i strehuar në një bazë të sigurt të Bajrit, në fshatin Rjoll të Shkodrës.

Që nga ajo kohëe deri më sot, kur po mbushen gati 5 vite nga ngjarja e rëndë, Duel Mehmedaj, i dënuar nga gjykata e Shkodrës për vrasjen e Ridvan Ramazanit, ende nuk është kapur nga Policia e Shtetit.

Ridvan Ramazani, i thirur “Riti” në Shkodër ishte një nga personazhet e botës së krimit në këtë qytet, dhe lidhje e ngushtë me klanin kundërshtar të Bajrave, familjen Cafi dhe Lici.

Në orët e mesditës së 28 Nëntorit 2020, Arsad Bashli i shkuar Behar Bajrit në “Sky” se forcat e policisë RENEA kanë shkuar në fshatin Dajç dhe po bajnë krefje andej për vrasjen. Por Behari ia kthen: “…se i tesh u qova prej gjumit…”, duke bërë sikur s’ka ditur gjë.

Për shkak se Duel Mehmedaj, i kishte hequr nga qarkullimi njërin nga personat që mbante kontakte e shoqëri me “Cafët” dhe “Licët”, Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka, marin në mbrojtje Duel Mehmedaj, duke e fshehur në fshatin Rjoll të Shkodrës, me qëllim mos rrënien në duart e policisë që po e kërkonte.

Më tej biznesmeni Pëllumb Gjoka, interesohet përmes policit, Ardit Hasanbehaj, për dinamikën e hetimeve dhe mundësinë e ndihmës që mund ti bëhej Duel Mehmedaj, me qëllim kalimin e akuzës në vrasje për vetëmbrojtje, pasi sipas bisedave në aplikacionin “Sky” dhe akteve në dosjen hetimore, viktima Ridvan Ramazani, kishte qëlluar i pari me pistoletë drejt makinës ku ndodheshin dy vëllezërit, Duel dhe Hydajet Mehmedaj.

Dhe më pas kishte dalë nga makina dhe ishte kundërpërgjigjur me kallashnikov disa herë, Duel Mehmedaj, i cili e ka lënë të vdekur në vend.

Pëllumb Gjoka, teksa ka hyrë në dijeni për ngjarjen, i shkruan në “Sky” në 28 Nëntor 2020, oficerit kundër Krimeve ndaj Jetës në Policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbegaj, duke i thënë: “…ka ndodh një ngjarje andej, mere shtruar vëlla, me shumë terezi vëlla mere…”.

Hasanbegaj, ia kthen duke i dhënë udhëzime Pëllumbit që një person i shpallur në kërkim nga policia për ngjarjen, ti çonin mesazh që të mos rinte në shtëpi por të ikte të fshihej. Polici i thotë: “…Ok Ok vëlla, Milker Gjoka, thuaj të mos rijë në shtëpi, po qe…thashë mos e njihje…”.

Por Pëllumbi nuk ka asnjë njohje me Mikljor Gjokën dhe i thotë Hasanbegaj: “…nga është ky…? Ja të pyes…se nuk di shumë detaje…” Ndërsa Hasanbegaj ia kthen duke e këshilluar dhe pohuar se: “…mos folë shumë në telefon vëlla…se do na hapësh punë…shikoje vetë…”.

Kurse Gjoka i shkruan se: “…jo vëlla jo, vetëm këtu (SKY) vëlla…”.

Ndërkohë rreth orës 03:54 të mesantës së 29 Nëntor 2020 Behar Bajri bisedon me Pëllumb Gjokën, duke i shkruar këtij të fundit: “…s’ka gja ma vlla, na pastë marrë të keqen “Riti…”.

Ndërsa Pëllumb Gjoka ia kthen duke i shkruar në “Sky” si më poshtë:
“…kjoft me zotin e ishalla ka këmbën e mbarë e i merr me vetin krejt grupin…”.

“…AMIN…”-i thotë Behar Bajri duke vijuar ti shkruajë se: “…kamën e mbarë, ka me pasë…”.
“.AMIN ishallah…”-ia kthen Pëllumb Gjoka.

Por në mesditën e 29 Nnëtorit, Pëllumb Gjoka, bisedon sërisht me policin Ardit Hasanbegaj, duke u interesuar për dy vëllezërit e shpallur në kërkim, Duel dhe Hydajet Mehmedaj.

Gjoka i shkruan në “Sky” Ardit Hasanbegaj: ”…si je vëlla? Ka ndonjë gjë të saktë që i kanë shpall në kërkim…?”.

“…Po po, pamjet e karburantit, tullë…”– ia kthen Ardit Hasabegaj, duke e vënë në dijeni Pëllumbin se vrasja ishte filmuar totalisht nga kamerat e një karburanti aty pranë.

“…Ça zgjidhje ka…? A ka hapësirë…?”-ia kthen Pëllumb Gjoka, policit Hasanbegaj.
Por efektivi i policisë Shkodër i shpjegon duke i shkruar se:”…ai djali që të thashë dje (Mikljor Gjoka) ka dhjerë dynjanë. Ka treguar të gjithë ngjarjen.

“…Kush e ka marë në pyetje? Ti je këtej apo në Tiranë? Ka pas shkëmbim zjarri…”-i shkruan Pëllumb Gjoka.
Por Hasanbegaj ia kthen duke i thënë: ”…shoku nuk ka hapësirë, sepse i ka dhënë detajet ai djali komplet. Ka treguar që ka qënë makina e këtyre, janë targat, personi del nga makina e tyre sepse duket nga kamerat. Janë kamerat tull…”.
Gjoka i shkruan se:”…ai djali mund ti mohoj…Po por ai ju ka bllokuar rrugën dhe ka gjuajtur i pari…”.

Hasanbegaj ia kthen se:”…po kjo është e vërtetë. Veç në këtë pjesë mund të mbrohen, që ai ju ka zënë rrugën…”.
“…Po pra vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes…si i keni ba letrat…?”-i thotë Pëllumb Gjoka.

Efektivi i policisë ia kthen se: ”…në fund ashtu do shkojë ajo. Por te ne (Polici) tani në këto momente nuk bëhej. Ai djali ka qëlluar dhe mund të shkojë në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme. Vrasja është bërë tani dhe kjo punë nuk bëhet tani. Të bjeri pak situata më vonë, se dje ishte gjithë Drejtoria e Përgjithshme këtu, me Tonin, Ben Dash, e kompani. O vëlla letrat janë bërë për Vrasje në bashkëpunim. Po të mos ishte kap ai djali, që të thashë dje unë do ishte situata ndryshe. Do ishin vetëm pamjet filmike, por tani është dhe deklarimi i tij që thotë që kam qënë me ta në makinë edhe ka qëlluar vëllai i vogël. Po të mos qe kap Mikljori, do ishte ndryshe situata. Por atë e kishin gjetur në shtëpi…”.

Pëllumbi i thotë: “…Po a e keni bërë, se ai ka gjuajtur i pari…? (Fjala për Ridvan Ramazanin).
Hasanbegaj ia kthen:”…kjo është në deklarim të atij djalit (Mikljorit), por nuk e di saktësisht. Por këtë e ka deklaruar edhe ai, që ka zënë rrugën me makinë. Por i rendi pak faktit që thotë se e kemi parë makinën dhe e kemi ndjekur dhe aty na ka bllokuar rrugën ai (Ridvani). Ka dalë vëllai i vogël i tyre, ka gjuajtur me armë ka gjuajtur dhe ai. Kjo është, lartë-poshtë…”.
“…Po kush e ka gjujt i pari…?”-pyet Pëllumb Gjoka.

Hasanbegaj ia kthen:”…nuk e di si detaj, nuk e kam fiksuar. Por kjo është poshtë-lartë. Veç këtu mund të mbrohen ata, tek kjo pjesë. Që ne kemi shkuar për ta takuar. Për sqarim ai (Ridvani) ka qëlluar i pari. Se në pamje mnuk duken qartë qëllon ai (Ridvani) apo këto, (Duel Mehmedaj dhe vëllai). Vetëm këta duken kupton. Kanë qëlluar këtam qellin. Ai shmanget ky djali, Dueli, se bën një veprim shmangës që mendohet se i është shmangur doditjes së tij dhe më pas vazhdon gjuan përsëri, derisa i shkoi tek koka. Ku të takoj të tregoj pamjet, se dhe kameraman të kishim lënë, nuk do ti kapte kaq mirë. Ai (Dueli) kishte shkuar të heq kamerat i ka shkul, i ka lënë në vend. Po të kishte marë atë DVR-në, as 100 vjet nuk do e kishin gjetur…”.

Hasanbegaj më tej i shkruan Pëllumb Gjokës se gjatë marjes në pyetje të djalit të Ridvan Ramazanit, ai ka thënë se në mëngjesin e 28 nëntorit kishte bërë debat me njërin nga vëllezërit Mehmedaj.
“…Ok vëlla, kalofsh mirë…”-ia kthen Pëllumb Gjoka.

Më tej në 16 dhjetor 2020, Ardit Hasanbegaj pasi ka marë të dhëna hetimore nga kolegët e tij e informon Pëllumb Gjokën mbi detajet e hetimit dhe planifikimin e ripyetjes në burgun e Reçit të personit të arrestuar, Mikljor Gjoka.
Hasanbegaj shkruan:”…si të kam, ajo që më pyete dje është e sigurt. Pra dy krëhëra, 11 fishekë, 1 gëshojë pistolete. Janë marë edhe fakte.Me urdhër prokurori, nesër do shkojn të pyesin atë Gjokën në Reç…”.
“…Ok vëlla, dhe që ka qitur është kopsitur…?”- i shkruan Pëllumb Gjoka. “…Po, po…”-ia kthen Ardit Hasanbegaj.

The post “Na pastë marrë të keqen Riti”. Bisedat në “SKY”, si Bajri e Gjoka fshehën Duel Mehmedaj pas vra*jes së Ridvan Ramazanit appeared first on Albeu.com.

Biseda me Donald Trump, presidenti Zelensky zbardh detaje: Duhet të arrihet një paqe e qëndrueshme

By: V K
16 August 2025 at 14:46

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, është shprehur se gjatë bisedës me udhëheqësin amerikan Donald Trump, i ka thënë se sanksionet duhet të forcohen ndaj Rusisë “nëse nuk ka takim trepalësh ose nëse Moska përpiqet t’i shmanget një përfundimi të ndershëm të luftës”.

“Sanksionet janë një mjet efektiv”, shton ai në një deklaratë. Zelensky përsëriti se të gjitha çështjet e rëndësishme duhet të diskutohen me pjesëmarrjen e Ukrainës dhe asnjë çështje, veçanërisht ato territoriale, nuk mund të vendoset pa Kievin.

Pas bisedimeve me Trump dhe koordinimit me udhëheqësit evropianë, Zelensky theksoi se qëndrimet janë të qarta: “Duhet të arrihet një paqe e vërtetë, një paqe që do të jetë e qëndrueshme, jo vetëm një pauzë tjetër midis pushtimeve ruse”.

Ai bëri thirrje për t’i dhënë fund vrasjeve, për një armëpushim në tokë dhe në qiell, për lirimin e të burgosurve të luftës ukrainas si edhe për të ushtruar presion mbi Rusinë ndërsa vazhdojnë luftimet.

“Siguria duhet të garantohet në mënyrë të besueshme dhe afatgjatë, me përfshirjen si të Evropës ashtu edhe të SHBA-së”, shton ai.

The post Biseda me Donald Trump, presidenti Zelensky zbardh detaje: Duhet të arrihet një paqe e qëndrueshme appeared first on Albeu.com.

Misteri i rrëzimit të avionit në Indi/ Zbardhet biseda e pilotëve: Pse e ndërpreve karburantin?

12 July 2025 at 09:55

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar raportin paraprak hetimor të incidentit ajror në Ahmedabad të Indisë, kur nga rrëzimi i avionit humbën jetën 241 pasagjerët në të dhe shpëtoi vetëm një. Sipas asaj që ka zbuluar Byroja Indiane e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore, vetëm pak sekonda pas ngritjes për të dy motorët e avionit Air India u […]

The post Misteri i rrëzimit të avionit në Indi/ Zbardhet biseda e pilotëve: Pse e ndërpreve karburantin? appeared first on BoldNews.al.

“Na lini ndonjë kafe…”/ Zbardhen bisedat e doganierëve të arrestuar në Qafë Botë, ryshfet për vaj, djathë e…

7 July 2025 at 09:55

Rreth 14 oficerët e doganave të arrestuar në pikën kufitare të Qafë Botës për ryshfet u paraqitën në zyrën e hetuesit të Igumenicës të dielën në mëngjes. Personat e përfshirë në këtë rast dyshohet se kanë marrë mbi 300 ryshfete, që arrijnë deri në 300 euro, me qëllim që të linin makinat të kalonin pa inspektim. Oficerët e doganës filluan operacionin e tyre në mars. Ata dyshohet se i lejuan automjetet të kalonin pa inspektim, edhe nëse u ofrohej një kafe.

Më poshtë pjesë nga bisedat e zbardhura:

Punonjësi më i vjetër: … dhe më vonë do të jesh në… Mendoj se zoti K. të tha…

Punonjësi i ri: Po, po, më tha.

A Y: Ngadalë, ngadalë, çfarëdo xhepi që të duash

NY: Po, po, ma shpjegoi ai.

A Y: … prandaj ndryshimi është gjithmonë i dyfishtë ose i trefishtë, në mënyrë që të jetë një vendim në grup, në mënyrë që të mos e gjejmë veten të ekspozuar.

Në një bisedë tjetër, oficerët e doganave shmangin dhënien e gjobave me qëllim që të përfitojnë shuma të ndryshme:

Punonjëse: Përshëndetje, kush jeni ju? (red. ajo do të thotë se cilin automjet)

Qytetari: Unë jam Peugeot.

C Y: Në rregull, a ke ndonjë gjë aty brenda?

P: Asnjë nga…. Pak djathë, pak zarzavate, pak….

C Y: A keni vaj?

P: Vaj po….

CY: Sa?

P: Dhjetë litra.

C Y: Dhjetë apo njëzet? Nëse vij unë dhe ju keni më shumë se dhjetë, çfarë do të bëjmë?

P: … Sa peshonte…

C Y: Të pyeta po, e di që është e ndaluar. Të pyeta sa litra është, më thuaj dhjetë dhe unë të them nëse vij te makina dhe gjej njëmbëdhjetë çfarë do të ndodhë dhe më thua se nuk e kam peshuar.

Punonjësi mashkull: Çfarë nuk shkon?

C Y: Sa keni, ju pyes… Dhe keni vaj, dhe keni djathë, dhe keni mish.

A Y: E pe makinën?

C Y: … jo, ende po negocioj se çfarë është.

A Y: Sille që ta shoh… do të diskutojmë për pjesën tjetër.

C Y: Hape pak që ta shohë kolegu.

A Y: Hajdeni, zotëri, a jeni këtu? Lini një kafe dhe shkoni, lini një kafe dhe shkoni.

P: A duhet të largohem?

A Y: Na lini nga një kafe dhe ikim… në rregull, tha ai, dhjetë litra, dhe keni tridhjetë atje brenda? Hyrni, hyni. Mos e lini të ju shohë… na lini nga një kafe dhe ikim.

C Y: Sa kishte ai?

A Y: Kishte tridhjetë litra naftë.

C Y: Isha i sigurt se nuk kishte dhjetë, kështu që i thashë nëse dal jashtë dhe gjej njëmbëdhjetë, çfarë do të ndodhë? Më thuaj sa ke para se të vij unë, i thashë.

A Y: I the dhjetë litra dhe kishe tridhjetë brenda… Haha… Kaq shumë gabim ishte peshorja?

P: … vite me kancer…

A Y: Hajde, hajde, përshëndetje përshëndetje

C Y: Pesëdhjetë.

A Y: Çfarë la ai? Çfarë… Oh! M… Hahaha

Në një bisedë tjetër, dy punonjës po… e ndajnë mes tyre dhe po flasin për një shumë prej rreth 250 eurosh që kanë marrë me vete.

Punonjësi: Mos u anko fare, sot ishte një ditë shumë e mirë.

Punonjëse: Bravo, S…

A Y: Është një nga ato, ishim të mirë por pak, apo jo?

CY: Sigurisht.

A Y: Dymbëdhjetë e gjysmë.

C Y: Mirë përsëri.

“Tsakis, sill paratë”

Në një bisedë tjetër, një zyrtar detyron një shtetas shqiptar që po kalonte rrugën të paguajë 150 euro, në vend që të lëshojë një gjobë prej 3,000 eurosh.

Punonjësi: Ju keni qenë në Greqi për 7 muaj.

Qytetari: Si?

Y: Shtatë muaj në Greqi.

P: E solli një kushëri.

Y: Ai nuk ka… Ai ka një shkelje. Po ta konfiskoj makinën, do të të vë një gjobë prej tre mijë. Lëri gjërat e tua, sill makinën këtu dhe… makinën vetëm. Ke një shkelje. Nuk mund të qëndrosh në Paxos për aq gjatë. Me një makinë shqiptare…. Sidoqoftë, ke një shkelje sepse je shtetas grek. Nuk ke të drejtë të kesh një makinë shqiptare. Punon dhe jeton në Paxos… Kudo që të të kap… Gatime tradicionale greke.

P: Shkëlqyeshëm, në rregull.

Y: Ulu, ulu në karrige, sepse do të kemi një problem këtu, nuk do të vish…. Do ta lësh makinën time këtu…. Kanë kaluar shtatë muaj?

P: Jo jo!

Y: Thuaj të vërtetën tani, do të të lëpij. Mos bërtit tani, policët po të dëgjojnë. Je shtatë muajsh?

P: Jo, shtatë!

Y: Gjashtë?

P: Diku atje…

Y: A e di sa para janë këto? Tani ulu, ulu. Në jetën time, a e di sa para janë këto? Mbi 3,000.

P: Në rregull?

Y: Po…. Shko te makina. Shko merr 150 euro, mos bërtit tani, që të mos të them 200. Nuk do ta shlyej makinën.

P: A do të shkoj?

Y: Eja këtu, eja këtu. Nuk do të të marr 200. Shko merr 150… Do ta hedh letrën. Bëje copë-copë, shko merr 150 euro, bëje copë-copë dhe ik. Kur do të kthehesh, që të bëjmë një pyetje të mirë?… Do të të fus në punë të martën.

P: U bë, u bë.

Y: … Megjithatë, mos qëndro më shumë se gjashtë muaj…

P: Jo.

Y: Nuk do të të them asgjë, do të më thuash që do të shkoj në Igumenicë. Ku po shkon, do të të pyes.

P: Do të shkoj në Igumenicë.

Y: Do të më thuash që do të shkoj në Igumenicë.

The post “Na lini ndonjë kafe…”/ Zbardhen bisedat e doganierëve të arrestuar në Qafë Botë, ryshfet për vaj, djathë e… appeared first on Sot News | Lajme.

Pas 3 vitesh mungese komunikimi, ç’diskutuan Macron dhe Putin në bisedën 120 minuta

By: fra nc
2 July 2025 at 10:17

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, zhvilluan një bisedë telefonike dy-orëshe të martën, për herë të parë që nga shtatori i vitit 2022.

Mediat raportojnë se dy liderët diskutuan çështje të ndjeshme si konflikti mes Iranit dhe Izraelit, si dhe luftën në Ukrainë.

Sipas një deklarate të Kremlinit, telefonata u cilësua si “e rëndësishme”, me fokus të veçantë në tensionet bërthamore në Lindjen e Mesme dhe situatën e luftës në Ukrainë. Kremlini njoftoi se presidenti Putin theksoi nevojën për të respektuar të drejtën e Iranit për zhvillimin paqësor të energjisë bërthamore, në përputhje me Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT).

Nga ana tjetër, zyra e presidentit Macron theksoi se presidenti francez kërkoi bashkëpunim të plotë të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), duke nënvizuar se zgjidhja duhet të jetë diplomatike dhe gjithëpërfshirëse, për të trajtuar çështjen bërthamore, programin raketor të Iranit dhe rolin e tij në rajon.

Kjo bisedë vjen në një kohë të tensionuar, pasi Irani ka pezulluar bashkëpunimin me IAEA-n pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit mbi objektet bërthamore. Teherani ka mohuar pretendimet për zhvillimin e armëve bërthamore.

Në lidhje me luftën në Ukrainë, Putin përsëriti qëndrimin e tij se konflikti është rezultat i politikave të Perëndimit, të cilat sipas tij “kanë injoruar interesat e sigurisë së Rusisë”. Ai theksoi se çdo marrëveshje paqeje duhet të reflektojë “realitetet e reja territoriale”, një referencë ndaj territorit të pushtuar nga Rusia në Ukrainë.

Ndërkohë, presidenti Macron riafirmoi mbështetjen e palëkundur të Francës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke nënvizuar se vetëm Kievi mund të vendosë për ndonjë kompromis territorial.

Të dy liderët, të cilët përfaqësojnë dy vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shprehën gatishmëri për të vazhduar dialogun mbi të dyja çështjet. Zyra e presidentit francez tha se bisedimet e mëtejshme pritet të zhvillohen në të ardhmen.

Biseda Macron-Putin vjen pas një ndërprerjeje të gjatë të komunikimit mes dy presidentëve, të cilët kishin pasur kontakte të rregullta në fazën e hershme të pushtimit rus të Ukrainës. Macron vizitoi Moskën në shkurt 2022, pak para fillimit të luftës.

The post Pas 3 vitesh mungese komunikimi, ç’diskutuan Macron dhe Putin në bisedën 120 minuta appeared first on Euronews Albania.

❌
❌