Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksident në Maqellarë-Peshkopi/ Përplasen katër makina, ka të plagosur

By: Brisi
24 December 2025 at 13:59

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin Maqellarë-Peshkopi, në afërsi të fshatit Dovellan. Katër automjete janë përplasur me njëra tjetrën në rrethana ende të paqarta, ndërsa raportohet se ka edhe persona të plagosur. Nuk dihet ende si paraqitet gjendja e të plagosurve, ndërkohë paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë […]

The post Aksident në Maqellarë-Peshkopi/ Përplasen katër makina, ka të plagosur appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – NATO: Rutte: Rusia mund ta mbajë Evropën ”të angazhuar” nëse Kina sulmon Tajvanin

22 December 2025 at 20:56

BRUKSEL, 22 dhjetor /ATSH-AA/ – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka paralajmëruar se Rusia mund të përpiqet ta mbajë Evropën ”të angazhuar” nëse Kina nis sulm ushtarak ndaj Tajvanit.

Në intervistën për gazetën gjermane “BILD” të dielën, Rutte tha se Pekini dhe Moska janë të lidhur ngushtë dhe se çdo përshkallëzim në Indo-Paqësor mund të kishte pasoja të drejtpërdrejta për sigurinë evropiane.

“Ne shohim lidhjen globale midis Kinës dhe Rusisë. Kina po e shqyrton Tajvanin. Jam i bindur se nëse Kina ndërmerr veprime ushtarake atje, ajo do të ushtrojë presion mbi partnerin e saj të vogël, Rusinë, nën udhëheqjen e Putinit, që të na mbajë të zënë këtu në Evropë”, tha ai.

Rutte më tej tha se NATO duhet të forcojë urgjentisht mbrojtjen e saj, duke paralajmëruar se Moska mbetet e përgatitur të përballojë humbje të rënda.

“Arsyeja është Putini. Ai është i përgatitur të sakrifikojë 1.1 milion njerëz nga populli i tij. Dhe këtë vit ai ka bërë shumë pak përparim, fitime minimale territoriale, më pak se 1 për qind e territorit ukrainas krahasuar me fillimin e vitit”, shtoi ai.

Rutte nënvizoi se ishte thelbësore për sigurinë evropiane që Ukraina të mbahet e fortë.

“Nëse Rusia do të merrte kontrollin e të gjithë Ukrainës, kjo do të kishte pasoja të mëdha për NATO-n. Ne do të duhej të shpenzonim shumë më tepër sesa ajo për të cilën ramë dakord në Hagë”, tha ai.

Sipas tij, diskutimet ishin duke vazhduar rreth kontributeve të mundshme me trupa. “Disa vende evropiane kanë treguar se do të ishin të gatshme të kontribuonin me trupa, nëse dëshirohej”, tha Rutte duke shtuar se struktura e një vendosjeje të tillë ishte ende duke u përpunuar.

Kreu i NATO-s hodhi poshtë spekulimet se Washingtoni mund të shkëputet nga Evropa, duke vlerësuar rolin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Duhet të them: Trump është absolutisht i përkushtuar ndaj kësaj çështjeje. Ai është i përqendruar në përfundimin e kësaj lufte. Ai është i vetmi që arriti ta sillte Putinin në tryezën e negociatave dhe i vetmi që në fund të fundit mund ta detyrojë atë të bëjë paqe”, theksoi Rutte.    /os/

The post FOKUS – NATO: Rutte: Rusia mund ta mbajë Evropën ”të angazhuar” nëse Kina sulmon Tajvanin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ikja e të rinjve, 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45-vjeç

By: V K
22 December 2025 at 08:02

Mosha e 2,2 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, është mjaft e re sipas të dhënave nga Ces Hub i BE. Shumica e vendeve të BE, zhvilloi censet e popullsisë më 2021, nga të cilat u evidentua popullata e emigrantëve sipas vendeve të origjinës dhe mosha e saj.

Në total 70% e shqiptarëve që jetojnë në BE, janë deri në 45-vjeç. Mbi 60% e emigrantëve shqiptarë janë në moshë pune aktive (15–49 vjeç), me grup-moshën 30–49 vjeç që dominon fort, me 40.7% të totalit.

Kjo peshë është pothuajse identike si për meshkujt, ashtu edhe për femrat, duke treguar se emigracioni nuk është më një fenomen i kufizuar kryesisht te meshkujt, por ka marrë një karakter familjar dhe më të balancuar gjinor.

Sakaq, struktura e popullsisë rezidente në Shqipëri është dukshëm më e plakur. Brenda vendit, pesha e grup-moshave mbi 50-vjeç është rritur ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa grup-moshat e reja dhe ato në kulmin e produktivitetit ekonomik janë tkurrur.

Përkundrazi në emigracion, grup-moshat mbi 65-vjeç përbëjnë vetëm rreth 5%, ndërsa moshat mbi 85 vjeç janë pothuajse të papërfillshme (0.3%), ç`ka tregon se emigracioni shqiptar është kryesisht një emigracion i moshave të reja dhe të mesme, jo i pensionistëve.

Edhe grup-mosha nën 15-vjeç ka një peshë të konsiderueshme në diasporë me 19%, ç`ka tregon praninë e familjeve emigrante dhe një proces më të qëndrueshëm vendosjeje jashtë vendit.

Ndërsa në Shqipëri rënia e lindshmërisë, ka ulur ndjeshëm peshën e fëmijëve në strukturën e popullsisë.

Në terma ekonomikë dhe demografikë, grafiku konfirmon se Shqipëria ka “eksportuar” në mënyrë disproporcionale kapitalin njerëzor në moshë pune, duke lënë pas një popullsi gjithnjë e më të vjetër.

Ndërsa jashtë vendit shqiptarët janë kryesisht në moshat që kontribuojnë në rritje ekonomike, brenda vendit barra mbi sistemin e pensioneve, shëndetësisë dhe financave publike është në rritje.

Sipas të dhënave të fundit nga Cens Hub, emigrimi në dekadën e fundit shënonte 56 % meshkuj në Gjermani, 53 % në Greqi dhe 51 % meshkuj në Itali.

Shtetas shqiptarë që jetojnë në Evropë figurojnë të jenë të një moshe të re, edhe në raport me strukturën e popullssisë së vendeve pritëse.

Migrimi i shqiptarëve jashtë vendit nuk është një dukuri e re. Ai është i dokumentuar të paktën që në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe të gjashtëmbëdhjetë, me largimin e një mase të madhe banorësh nga trevat shqiptare.

Akoma vazhdon të mbetet veprues dhe të japë impaktet e tij domethënëse, si në aspektet demografike, po ashtu edhe në ato sociale dhe ekonomike të vendit. / Monitor

The post Ikja e të rinjve, 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45-vjeç appeared first on Albeu.com.

Fjalët te protesta, kokën te Kushtetuesja/ Protesta e Berishës kundër Kushtetueses, prej frikës nga SPAK

By: xhir jeta
19 December 2025 at 15:13

Sali Berisha thotë që do bëjë protestë kundër qeverisë, por të hënën më shumë do thërrase njerëz që t’i bëjë presion Gjykatës Kushtetuese.

Në mes të një debati të forte politik dhe institucional, për ndarjen e pushteteve, kreu i PD më në fund bëhet me SPAK, kundër Gjykatës Kushtetuese.

Kërcënimi i Berishës, ndonëse është modest për shkak se protestat e tij janë bërë objekt memesh dhe humori, tregon për herë të parë sesi megjithëse në opozitë, ai kurrë nuk e ka shkëputur vëmendjen nga drejtësia, të cilës megjithëse i bën presion çdo ditë, vazhdon t’i ndruhet shumë.

“Keqpërdorin në shkallë ekstreme Gjykatën Kushtetuese për të bllokuar drejtësinë. Bllokimi i drejtësisë është vepër e ngjashme me grushtin e shtetit.
Dhe Edi Ramës do i përgjigjemi si puçist po qe se bllokon drejtësinë. Forcat politike të opozitës, të mbledhura sot, vendosën të mobilizojnë të gjithë potencialet e tyre në një betejë vendimtare, në revolta vendimtare për t’u ndarë nga kjo e keqe e madhe që i ka rënë Shqipërisë mbi krye.

Jemi forcë politike paqësore. Ne diktaturën më të dhunshme të kohërave e kemi përmbysur në mënyrë paqësore. Nuk heqim dorë ne nga parimet tona. Ka revolta paqësore të cilat kanë oshilacionet e tyre dhe grevat, nuk thashë se do hyjnë në grevë deputetët. Jo. Por janë të gjitha opsionet të hapura.

të gjitha pa përjashtim, në një bashkëpunim kriminal të AKSHI-t, që është database i të gjithë të dhënave, janë disponuar nga Ergys Agasi, Fatmir Troplini, Elvis Doçi, Suel Çela, kartelet shqiptare të drogës në Amerikën Latine. Pa përjashtim, të gjitha të dhënat janë eksportuar nga të gjithë sistemet e IT në Shqipëri, nga famëziu Ermal Beqiri, Ergys Agasi, Mirlinda Kaçanaj. Kjo përbën ngjarjen më të rëndë në rrafshin e sigurisë kombëtare.”– tha Berisha.

Morën peng kosovarin për 70 mijë euroshin e drogës/ Gjykata cakton masat për 3 vlonjatët (EMRAT)

By: Brisi
14 December 2025 at 16:16

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, ka caktuar masat e sigurisë për tre autorët e pengmarrjes së shtetasit kosovar, Fisnik Xhaka pak ditë më parë në Vlorë. Gjykata ka vendosur arrest shtëpie për Vilson Agajn, dhe arrest me burg për shtetasit Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj. Tre shtetasit e mësipërm akuzohen se kanë mbajtur Fisnik […]

The post Morën peng kosovarin për 70 mijë euroshin e drogës/ Gjykata cakton masat për 3 vlonjatët (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

I akuzuar për 14 vepra të rënda kriminale, GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixheku dhe Artan Tafanin

By: V K
12 December 2025 at 15:03

Në seancën paraprake të kësaj të premteje, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve vendosi të dërgojë për procedimin penal të vitit 2023, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të të pandehurve Laert Haxhiu, Artan (Marjus) Tafani dhe Kristi Bixheku.

Laert Haxhiu, akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje i armëve, armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse’’, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 05.04.2021, në Lushnjë, në dëm të viktimës A.A.;

“Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje i armëve, armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse”, në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 29.05.2021, Lagjia ****, pallati nr.****, Lushnje, në dëm të shtetasve B.Ç dhe E.Ç.; “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.06.2021, ora 21:15, në Tepelenë, në dëm të viktimës Ç.S, të parashikuar ;“Vrasje me paramendim”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” ngjarje e ndodhur në datën 02.06.2021, në dëm të viktimës F.Xh..

“Vrasje me paramendim” e kryer për interes, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lagjen ****, Peqin, më datë 17.10.2021, në dëm të viktimës A.S (E.M), “Vrasje për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në ****, Peqin, më datë 27.12.2021, në dëm të A.(D.)B; “Vjedhje me armë”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e automjetit të shtetasit G.Ç, më datë 27.01.2022, në autostradën Tiranë-Elbasan; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, derisa pa kryer vjedhjen me armë në dëm të shtetasit G.C, më datë 27.01.2022,

; “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, e kryer për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 20.04.2022, në Lushnje, në dëm të viktimës K.M,; “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 08.06.2022, në Durrës, në dëm të shtetasve B.R e R.R; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e datës 06.07.2022, rreth orës 21:00, në Lushnje, në dëm të shtetasit R.G, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T;

“Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 31.12.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T/R.T, të parashikuar përkatësisht nga nenet 152 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1, 334 si dhe 278 paragrafi 1 të Kodit Penal; “vjedhje me armë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 22.02.2023, në ****, Shijak (Durrës), në dëm të shtetasit M.Z (automjetit të tij), të parashikuar përkatësisht nga nenet 140, 28 pika 4, 333/a, paragrafi 1 dhe 334 të Kodit Penal;

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, derisa pa kryer vjedhjen me armë të automjetit në pronësi të shtetasit M.Z, ndodhur më datë 22.02.2023, të parashikuar nga neni 278 paragrafi 1 të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në periudhën prill-maj 2024, në Lushnje, në dëm të shtetasit G.H, të parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1 dhe 334 të Kodit Penal.

Ndërkohë Kristi Bixheku, akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T, të parashikuar përkatësisht nga nenet 152 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a, paragrafi 2, si dhe 278 paragrafi 1 të Kodit Penal; “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 31.12.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T/R.T, parashikuar nga nenet 152 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2, 334 si dhe 278 paragrafi 1 të Kodit Penal;“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në periudhën Prill-Maj 2024, në Lushnje, në dëm të shtetasit G.H, të parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 të Kodit Penal. 3.

Ndërkohë Artan (Marjus) Tafani, akuzohet për kryerje e veprave penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formë të vecantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e datës 06.07.2022, rreth orës 21:00, në Lushnje, në dëm të shtetasit R.G, të parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 të Kodit Penal, si dhe kërkesën për gjykim të shkurtuar të të pandehurve Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani, trupit gjykues të përbërë prej tre gjyqtarësh, tërësisht të ndryshëm nga ky trup gjykues monokratik dhe hedhjen e çështjes në short për arsye se gjykata çmon se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës. II.

The post I akuzuar për 14 vepra të rënda kriminale, GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixheku dhe Artan Tafanin appeared first on Albeu.com.

Morën peng një person dhe i kërkuan 70 mijë euro, arrestohen tre vlonjatët (EMRAT)

By: V K
12 December 2025 at 10:26

Policia e Vlorës, ka arrestuar tre persona të cilët dyshohet se morën peng një shtetas kosovar, Fisnik Xhaka.

Sipas informacioneve policore, në prangat janë vënë shtetasit Vilson Agaj, Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj.

Dyshohet se këta shtetas kanë mbajtur shtetasin kosovar për rreth dy javë në një banesë pranë zonës së quajtur “Rruga e re” ne Vlorë, duke i kërkuar 70 mije euro.

“U bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve: J. Z., 25 vjeç, O. Ç., 18 vjeç dhe V. A., 35 vjeç, të tre banues në Vlorë. Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas në një apartament në rrugën “Janaq Kilica”, lagjja “Osman Haxhiu”, kishin rrëmbyer dhe mbajtur peng që prej datës 28.11.2025 shtetasin F. X., 39 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë, duke e dhunuar fizikisht dhe duke i kërkuar shumën prej 70 000 eurosh për lirimin e tij”,– thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, shtetasi kosovar i mbajtur pend është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit”, e kryer në bashkëpunim.

The post Morën peng një person dhe i kërkuan 70 mijë euro, arrestohen tre vlonjatët (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Kuvendi, seancë maratonë për shqyrtimin nen për nen të projektbuxhetit 2026

12 December 2025 at 01:40

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Kuvendi vijoi deri pas orës 01:30 një seancë maratonë diskutimin nen për nen të projektbuxhetit të shtetit për vitin 2026.

Debati mes mazhorancës dhe opozitës për projektbuxhetin 2026 po vijon përtej mesnatës, ndërsa deputetët po paraqesin amendamentet përkatëse.

Projektbuxheti për vitin 2026 është rreth 887 miliardë lekë, nga të cilat shpenzimet operative zënë vetëm 81 milionë lekë, prej të cilave 56,7 milionë lekë janë kategori të pacenueshme.

Për mazhorancën ky projektbuxhet vjen në një moment kur Shqipëria ndodhet në rrugën e integrimit europian dhe ka një qasje ambicioze, pasi vendos në qendër qytetarin, parashikon rritje të pensioneve dhe pagës minimale, si dhe mbështetje për zhvillimin e infrastrukturës.

Ndërsa opozita propozoi një sërë amendamentesh, të cilat sipas mazhorancës, “kërkonin rritje të konsiderueshme të shpenzimeve, duke rrezikuar objektivat e konsolidimit fiskal”. Për këtë arsye këto amendamente nuk u morën parasysh.

Fillimisht deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho prezantoi amendamentet për shtimin me 1.2 miliard lekë të buxhetit të arsimit universitar dhe 2 miliard lekë për arsimin bazë. “Ta bëjmë buxhetin e arsimit 5% të PBB-së”, tha Xhixho, duke prezantuar amendamentet e saj.

Në total PL paraqiti 12 amendamente mbi projektbuxhetin 2026, të cilat u rrëzuan.

Projektbuxheti për vitin 2026 mbështetet te rritja e të ardhurave buxhetore dhe një plan investimesh të orientuar drejt infrastrukturës, energjisë, arsimit dhe bujqësisë, ndërsa një vend të rëndësishëm i kushtohet politikave sociale.

Përveç indeksimit vjetor të pensioneve, parashikohet një fond shtesë për mbështetje të përkohshme për pensionistët me të ardhura të ulëta, me synim ruajtjen e fuqisë blerëse në kushtet e rritjes së çmimeve.

Në kuadër të reformës së pensioneve, qeveria synon të rrisë ndjeshëm nivelet aktuale. Sipas parashikimeve, pensioni urban me vite të plota pune pritet të arrijë deri në vitin 2030 në 40 mijë lekë nga 27 350 lekë që është sot; pensioni urban i pjesshëm në rreth 22 mijë lekë nga 15 850 lekë aktualisht; ndërsa pensioni rural në 18 mijë lekë nga 11 500 lekë.

Gjithashtu, pensioni familjar do të shkojë në 18 mijë lekë nga 11 400 lekë që është sot, ndërsa pensioni i invaliditetit parashikohet të arrijë 30 mijë lekë nga 20 mijë lekë. Efekti financiar i kësaj mase për vitin 2026 llogaritet në rreth 10,4 miliardë lekë dhe do të mbulohet tërësisht nga buxheti i shtetit. Për periudhën 2026-2030, efekti kumulativ i reformës së pensioneve vlerësohet në rreth 1,7 miliardë euro.

Projektbuxheti 2026 parashikon gjithashtu rritje të pagave në sektorë të ndryshëm të administratës publike. Paga minimale do të rritet me 10 000 lekë duke arritur në 50 000 lekë nga 1 janari 2026, një masë nga e cila pritet të përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe privat. Rritje do të ketë edhe për punonjësit mbështetës, mësuesit, mjekët, infermierët, punonjësit e rendit dhe ushtarakët.

vijon

The post Kuvendi, seancë maratonë për shqyrtimin nen për nen të projektbuxhetit 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Investoni në Shqipërinë që po transformohet, nga energjia e gjelbër te infrastruktura dhe teknologjia

10 December 2025 at 13:26

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama ftoi sot investitorët e huaj të investojnë në Shqipëri, ndërsa theksoi se vendi është gati për investime të cilësisë së lartë dhe afatgjata.

Gjatë punimeve të “Tirana Economic Forum”, Rama u shpreh se “Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër me BE-në se sot, ndaj dhe investitorët duhet të kuptojnë se momenti është tani”.

“Ne mirëpresim partneritete që ofrojnë dijen, ekspertët, inovacionin. Investimi sot do të thotë që të hyjmë në tregun e nesërm dhe ne ftojmë të gjithë që të angazhohen në katër shtylla strategjike që do të përcaktojnë 10-vjeçarin tonë të ardhshëm”, u shpreh Kryeministri.

Një prej këtyre sektorëve strategjikë, sipas tij, është “energjia e gjelbër, me një nga peshat më të larta të energjisë së rinovueshme në botë dhe një ambicie të qartë për t’u bërë jo vetëm eksportues neto, por edhe nyje energjetike rajonale”.

Gjithashtu, Rama u shpreh se një tjetër shtyllë ka të bëjë me infrastrukturën moderne, që do ta kthejë Shqipërinë në një kryqëzim logjistik mes Ballkanit dhe Europës.

“Turizmi cilësor dhe i qëndrueshëm, ku bukuria natyrore bashkohet me trashëgiminë dhe autenticitetin për të krijuar destinacione gjatë gjithë vitit me vlera të larta dhe standarde të larta”, u shpreh ai.

Një tjetër fushë me interes për investimet e huaja, për kryeministrin Rama është edhe  “teknologjia dhe inovacioni”.

“Me një ekosistem start-up-esh në rritje, talente në IT, në Inteligjencë Artificiale, në FinTek dhe industri kreative që formësojnë ekonominë e re. Këto janë sektorët ku Shqipëria po ecën me shpejtësi dhe ku qeveria është e gatshme të mbështesë investitorët me stimuj fiskalë”, theksoi ai.

Rama u shpreh se “ne duam partnerë dhe jo kalimtarë”.

“Ftesa jonë është shumë e thjeshtë: besoni tek kjo Shqipëri që po ngrihet, investoni në këtë Shqipëri që po transformohet, bëhuni pjesë e historisë së suksesit që ne po ndërtojmë, përpara se të jetë vonë. Shqipëria nuk është shumë e madhe, kështu që vraponi e nxitoni përpara se hapësirat të mbyllen”, theksoi ai.

Kryeministri theksoi se e ardhmja nuk është diçka që ne e presim, por e ardhmja është diçka që ne e ndërtojmë për çdo ditë, dhe ne e ndërtojmë atë së bashku.

/r.e/a.f/

The post Rama: Investoni në Shqipërinë që po transformohet, nga energjia e gjelbër te infrastruktura dhe teknologjia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dosja e plotë/ Elisabeta Dosti në hetim për pastrim parash, “pazari” 1 mln euro me Allajbeun e Spitalit Amerikan

By: Ela
9 December 2025 at 10:48

Nga Boldnews.al Në 7 Shkurt 2025, një 75-vjeçare, Xhevrije G., dikur teknologe dhe më pas aksionere e vogël në shoqërinë ish-publike, “Prodhim Veshje nr.2” Tiranë, ngjit ngadalë shkallët e Prokurorisë së Tiranës. Ajo ndihej e mashtruar nga aksionerja kryesore, njëkohësisht edhe administratorja e kompanisë, Elisabeta Dosti. Xhevrija deklaroi para grupit hetimor se biznesmenia Dosti kishte […]

The post Dosja e plotë/ Elisabeta Dosti në hetim për pastrim parash, “pazari” 1 mln euro me Allajbeun e Spitalit Amerikan appeared first on BoldNews.al.

DOHA – Trump Jr: SHBA-ja mund të ndalojë ndihmën ushtarake për Kievin

7 December 2025 at 18:32

DOHA, 7 dhjetor /ATSH/- Donald Trump Jr. deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të tërhiqen nga mbështetja për Ukrainën, duke lënë të hapur mundësinë që presidenti amerikan, Donald Trump të ndryshojë kursin e politikës së jashtme, sipas “The Guardian”.

Deklarata e tij erdhi gjatë një konference mbi Lindjen e Mesme, ku ai mbajti një fjalim kritik ndaj Kievit dhe aleatëve perëndimorë.

“SHBA-ja mund të ndalojë ndihmën ushtarake për Ukrainën”, tha Trump Jr. gjatë një forumi në Doha, sipas “The Guardian”.

Kur u pyet nëse presidenti amerikan mund të ndërpriste ndihmën ushtarake për Kievin, Trump Jr. u përgjigj se kjo ishte e mundur, duke shtuar se babai i tij ishte një nga njerëzit më të paparashikueshëm në politikë.

Trump Jr., i cili nuk ka asnjë rol në administratë, është një figurë e njohur në botën e “MAGA” dhe gjithmonë ka kundërshtuar mbështetjen amerikane për Ukrainën.

Trump Jr. sulmoi gjithashtu BE-në, duke pretenduar se sanksionet evropiane nuk po funksiononin – por ato kishin rritur çmimin e naftës, të cilën Rusia mund ta kishte përdorur për të financuar luftën e saj.

“Plani evropian është le të presim që Rusia të falimentojë, por ky nuk është një plan”, theksoi ai.

Ai tha se presidenti Trump mund ta braktiste procesin e paqes në Ukrainë.

Djali i madh i presidentit, Donald Trump Jr., nuk e përjashtoi këtë mundësi, duke vënë në dukje se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po e zgjaste luftën pasi e dinte – se nuk mund ta fitonte nëse ajo përfundonte.  //a.i/

The post DOHA – Trump Jr: SHBA-ja mund të ndalojë ndihmën ushtarake për Kievin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vrasja e biznesmenit drejt zbardhjes, ja roli që dyshohet se ka pasur në krim Naldo Gjini, shoqërohet edhe një bashkëpunëtor

By: V K
2 December 2025 at 09:05

Naldo Gjini, i cili u shoqërua ditën e djeshme nga uniformat blu teksa u kap duke u larguar drejt Kosovës, është arrestuar nga policia e Elbasanit.

Ai akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka.

Gjithashtu, sipas burimeve, i dyshuar si bashkëpunëtor në sigurimin e kushteve për të kryer ekzekutimin e 43-vjeçarit.

Të njëjtat burime pohojnë se një person i tretë është shpallur në kërkim, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes.

Vrasja e biznesmenit 43-vjeçar duket se është drejt zbardhjes, ndërsa grupi hetinor ka dyshime se shkak është bërë një konflikt i tij kohët e fundit.

Arrestimi i Naldo Gjinit

Naldo Gjini u shoqërua ditën e djeshme (1 Dhjetor) dhe po verifikohet në kuadër të hetimeve për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla.

Ai dyshohet se ka përdorur gjatë ditëve të fundit automjetin tip Audi, që është identifikuar nga hetuesit si makina e përdorur në ngjarjen kriminale.

Naldo Gjini, është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, në momentin kur kryente pagesën te trau i autostradës, duke lëvizur me të njëjtin automjet.

Ndërkohë, policia ka kryer kontrolle në banesën e tij, me qëllim mbledhjen e provave të mundshme që lidhen me çështjen.

Ceremonia mortore

Mondi Mehallës, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës (30 nëntor) brenda automjetit të tij tip Range Rover, do të përcillet për në banesën e fundit ditën e sotme (2 Dhjetor) në orën 10:00, në qytetin e Elbasanit.

Ceremonia mortore zhvillohet nën masa të shtuara sigurie. Ndërkohë detaje të reja dalin nga vrasja, ku nga hetimet është zbuluar një tjetër element të rëndësishëm.

Përveç “Audi”-t të djegur të gjetur në Mirakë, një automjet i dytë i dyshuar si i përdorur në ngjarje është identifikuar në Durrës dhe është sekuestruar për ekspertizë të thelluar.

Dy mjetet po analizohen për gjurmë biologjike, shenja gishtash dhe çdo provë që mund të çojë në identifikimin e atentatorëve.

Vrasja ndodhi rreth orës 20:35 të së dielës, pranë biznesit të viktimës në Unazën Jugore. Sipas ekspertëve, Mehalla është qëlluar me tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, një metodë tipike e ekzekutimit profesional. Ai sapo ishte futur në automjet kur u ekzekutua.

Deri tani janë shoqëruar të paktën 15 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e Elbasanit dhe vijon kontrollet në banesa, rrugë dytësore dhe zona periferike.

Familjarë dhe të afërm të viktimës janë marrë në pyetje për të ndihmuar në identifikimin e konflikteve të mundshme që 43-vjeçari mund të ketë pasur së fundmi.

Burime zyrtare konfirmojnë se viktima kishte precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Ky fakt, së bashku me konfliktin e ditëve të fundit, po konsiderohet një pistë e fortë që hetuesit po e ndjekin me përparësi.

Grupi i posaçëm hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, vazhdon punën për mbledhjen e çdo prove dhe për analizimin e pamjeve filmike të zonës.

The post Vrasja e biznesmenit drejt zbardhjes, ja roli që dyshohet se ka pasur në krim Naldo Gjini, shoqërohet edhe një bashkëpunëtor appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Mondi Mëhallës/ Policia në kërkim të ‘Bolit’, shkak shkëmbimi i makinave me sende të tjera

By: armand
2 December 2025 at 09:52

Një konflikt i ndodhur disa ditë më parë në Elbasan, duket se është bërë shkak të vrasjen me 3 plumba të Mondi Mëhallës në Elbasan. Një javë më parë Mondi Mëhalla është përplasur me dy vëllezër nga zona e Lezhës, ku aktualisht në kërkim është shpallur një personazh i thirrur “Boli”. Mes viktimës dhe personave […]

The post Vrasja e Mondi Mëhallës/ Policia në kërkim të ‘Bolit’, shkak shkëmbimi i makinave me sende të tjera appeared first on BoldNews.al.

Atentati në Elbasan/ Viktima Edmond Mëhalla 3 vite në hetim për pastrimin parash, prokuroria më pas kërkoi pushimin e dosjes

By: V K
1 December 2025 at 08:03

Mbrëmjen e djeshme (30 Nëntor 2025), një ngjarje e rëndë tronditi vendin,  ku u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover, biznesmeni Mondi Mehalla alias Edmond Hyka.

Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit.

Sipas informacioneve policore, viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.

Edmond Hyka alias Mond Mëhalla, rezulton të jetë hetuar nga prokuroria dhe policia e Elbasanit për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, pasi ai ishte proceduar më parë dhe arrestuar nga drejtësia e një vendi të huaj si i dyshuar në trafikun e drogës.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar nga burime të sigurta se dosja penale për pastrim parash ndaj Mond Mëhallës, është hapur në vitin 2020 dhe mbante numrin rendor 1878.

Rasti në fjalë është ndjekur nga prokuroria e çështjes Edlira Bako, e cila pas gati 3 vite hetime, nuk mund t’i provojë me fakte konkrete akuzën e Pastrimit të parave, duke çuar dosjen në gjykatën e Elbasanit për pushim.

Çështja më pas është ndjekur në fazën e gjykimit nga gjyqtari Elis Dine, i cili për momentin nuk dihet me saktësi se çfarë ka vendosur lidhur me hetimin financiar ndaj Edmond Mëhallës.

Edmond Mëhalla, ishte pronari i clabit “Hollyvood Lounge Bar”. Ai zotëronte dhe një pikë karburanti “Xhaxhi Oil”, në oborrin e të cilit mbeti i vrarë si dhe një kompani taksish e transporti të quajtur “EL-Taxi”./ Syritv

 

The post Atentati në Elbasan/ Viktima Edmond Mëhalla 3 vite në hetim për pastrimin parash, prokuroria më pas kërkoi pushimin e dosjes appeared first on Albeu.com.

Demo: Transferta të pakushtëzuara rreth 1 miliard euro për bashkitë

26 November 2025 at 15:25

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat zhvilloi sot një seancë dëgjimore me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, për shqyrtimin e projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2026”.

Demo tha se për vitin 2026 buxheti i pushtetit vendor do të shënojë një rritje prej 9% krahasuar me vitin 2025, ndërsa bëri të ditur nismat që po ndërmerren për reduktimin e borxheve të trashëguara që kanë bashkitë nga reforma territoriale.

Ai theksoi gjithashtu progresin e arritur në reduktimin e borxheve të pushtetit vendor.

“Ndërsa në vitin 2016 borxhi ishte rreth 12,9 miliardë lekë, sot është ulur nën 3 miliardë lekë, dhe gjatë katër viteve të fundit janë dhënë rreth 4-5 miliardë lekë për reduktimin e borxheve të bashkive si Pogradeci, Vora dhe Kavaja. Në vitin 2026 do të vijojnë nismat e rëndësishme për reformën territoriale, duke siguruar funksionimin më të mirë të bashkive dhe rritjen e të ardhurave të tyre vetjake, përfshirë tatimin mbi pronën, që pritet të sjellë rreth 2 miliardë lekë fonde shtesë për bashkitë”, tha Demo.

Sipas tij, buxheti 2026 adreson transfertat dhe investime të dedikuara për bashkitë.

Demo theksoi se transfertat e pakushtëzuara do të arrijnë rreth 1 miliard euro, ndërsa duke marrë parasysh investimet nga ministritë, kjo shumë shkon deri në 1,2 miliardë lekë. Bashkitë do të përfitojnë fonde nga projekte të ndryshme, përfshirë ato të ministrive si Arsimi, për ndërtimin e shkollave, dhe Bujqësia, për kanale ujitjeje dhe infrastrukturë lokale.

Ministri shtoi se edhe TVSH-ja e projekteve të donatorëve do të rimbursohet për të gjitha bashkitë përfituese, duke lehtësuar realizimin e projekteve lokale.

Ministri u shpreh se për vitin 2026 janë parashikuar nisma për një sistem më transparent dhe të qëndrueshëm, ku financimi i bashkive do të garantohet dhe do të mbështesë nevojat reale lokale, duke synuar stabilitet dhe rritje të kapaciteteve financiare të qeverisjes vendore. /j.p/

The post Demo: Transferta të pakushtëzuara rreth 1 miliard euro për bashkitë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përplasen makinat në Maqellarë–Peshkopi/ 4 të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

By: Brisi
23 November 2025 at 10:20

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Nga informacionet paraprake thuhet se në njërën nga makinat udhëtonin 3 shtetas kosovarë, ndërsa në automjetin tjetër […]

The post Përplasen makinat në Maqellarë–Peshkopi/ 4 të plagosur, njëri në gjendje të rëndë appeared first on BoldNews.al.

Ish-presidenti brazilian nën arrest: Si u zbulua përpjekja për arratisje në orët e para të mëngjesit

By: gaze tare
22 November 2025 at 17:16

Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro është arrestuar nga Policia Federale nën dyshimin se kishte manipuluar byzylykun elektronik që mbante në kyçin e këmbës, të vendosur prej korrikut. Sipas autoriteteve, ky veprim është parë si një përpjekje për arratisje, në orët e para të mëngjesit.

Bolsonaro, i dënuar me 27 vjet e gjashtë muaj burg për tentativë grushti shteti dhe krime të tjera, ishte nën arrest shtëpiak që nga 4 gushti në një nga banesat e tij në Brasilia. Në orën 6:00 të mëngjesit ai është marrë nga shtëpia dhe dërguar në paraburgim, pas urdhrit të Gjykatës së Lartë nga Alexandre de Moraes – i cili ka qenë akuzues kryesor në procesin kundër tij. Vendimi u mor “pa përdorur pranga” dhe “pa ekspozim publik”, sipas gjyqtarit, me argumentin e “rrezikut të arratisjes”.

De Moraes ka deklaruar se manipulimi i byzylykut tregon një strategji arratisjeje, ndoshta drejt Ambasadës së SHBA-së, pasi një event me organizim nga djali i Bolsonaro-s, Flávio, ishte mbajtur pranë kompleksit të ambasadave. Në deklaratë u theksua se banesa e ish-presidentit ndodhet rreth 13 km nga zona diplomatike, pra distancë që me makinë përshkruhet për rreth 15 minuta.

Kjo ngjarje zgjoi jehonë të madhe: është hera e parë në histori që Brazili gjykon një ish-udhëheqës politik për grusht shteti. De Moraes ka krahasuar Bolsonaro-n me një “bos mafioz” dhe ka akuzuar se ai ka udhëhequr një komplot para zgjedhjeve të vitit 2022, që sipas tij përfshinte vrasjen e liderëve politikë. Një pjesë e mbështetësve të tij ishte përfshirë në sulme ndaj ndërtesave qeveritare më 8 janar 2023, pak ditë pas inaugurimit të presidentit Lula da Silva.

Në përgjigje, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar fort arrestimin, duke e quajtur atë një hakmarrje politike dhe ka vendosur tarifa prej 50% ndaj Brazilit “si fillim i një gjuetie shtrigash”, sipas tij.

The post Ish-presidenti brazilian nën arrest: Si u zbulua përpjekja për arratisje në orët e para të mëngjesit appeared first on iconstyle.al.

Blushi: Buxheti 2026 antisocial, thellon varfërinë

19 November 2025 at 23:51

TIRANË, 19 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, njëherësh kryetar i grupit parlamentar të kësaj partie, deklaroi sot në Kuvend se buxheti 2026 thellon varfërinë dhe pabarazinë sociale.

Ndërsa deklaroi votën kundër të Partisë së Lirisë për projektbuxhetin 2026, Blushi tha se “ky buxhet nuk ka dritë në fund të tunelit në raport me interesin publik”.

“Nuk është buxheti i mirëqenies dhe as i zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm. Është buxheti më antisocial që u jep gjithçka atyre që kanë më tepër dhe zhyt shqiptarët në kufijtë e mbijetesës”, tha Blushi.

Ky buxhet, sipas tij, “nuk garanton rritje reale të ndjeshme dhe të prekshme të pensioneve dhe nuk jep zgjidhje për fermerët dhe minatorët”.

“Një buxhet që godet me më shumë agresivitet më të dobtit dhe shpërblen më të fortët.
Ndaj vota e PL-së do të jetë kundër këtij buxheti”, tha Blushi.

Sipas tij, “fermerët vazhdojnë të përballen me mungesë fondesh dhe me asnjë masë mbështetëse për bujqësinë”. Kjo sipas tij, reflektohet me rënien e eksporteve.

/r.e/

The post Blushi: Buxheti 2026 antisocial, thellon varfërinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Demo: Pushteti vendor 1,2 miliardë euro nga pr/buxheti 2026, digjitalizim i 150 shërbimeve

19 November 2025 at 16:55

TIRANË, 19 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi sot në Kuvend se fondi për pushtetin vendor në projektbuxhetin 2026 arrin në 1,2 miliardë euro, ose 3,52% të PBB-së, duke mbështetur veçanërisht investimet.

Gjatë diskutimit në Kuvend të projektbuxhetit 2026, Demo u shpreh se ky buxhet krijon stabilitet financiar të qëndrueshëm, disiplinë fiskale dhe vizion afatgjatë.

“Ekonomia shqiptare hyn në vitin 2026 me ritme të qëndrueshme, me inflacion të kontrolluar dhe borxh publik në ulje. Këta tregues janë garanci për çdo politikë publike që mbështetet mbi themele të qëndrueshme. Në këtë buxhet nuk ka rritje taksash. Buxheti është më shumë se 9 miliardë euro, ndër buxhetet më të fuqishëm të vendit”, u shpreh Demo.

Duke folur për pushtetin vendor, ministri Demo vlerësoi se “ky buxhet e vendos pushtetin vendor në qendër të zhvillimit ekonomik, social dhe institucional”.

Një zë i rëndësishëm në buxhetin që do t’i alokohet pushtetit vendor, sipas ministrit Demo ka të bëjë me transformimin digjital të këtij pushteti.

“Digjitalizimi i shërbimeve vendore, që do të marrë formë në vitin 2026, do të prekë më shumë se 150 shërbime lokale. Ky do të jetë një nga projektet më të mëdha të digjitalizimit vendor në Ballkan dhe e vendos Shqipërinë pranë standardeve më të avancuara të BE-së”, u shpreh Demo.

Demo theksoi rëndësinë e buxhetit të pushtetit vendor, pasi në nivel lokal sipas tij, “qytetarët prekin shërbimet dhe matin rezultatet e reformave”.

“Qeverisja vendore në vitin 2026 trajtohet si aktor real zhvillimi dhe jo si një strukturë periferike, prandaj investimet dhe reformat e orientuara drejt bashkive kanë peshën më të madhe historike”, tha Ministri.

Sipas tij, “buxheti siguron më shumë autonomi dhe përgjegjësi reale për bashkitë. Të ardhurat vendore gjatë dy viteve të fundit kanë qenë histori suksesi. Bashkitë kanë arritur të grumbullojnë gjatë këtyre dy viteve 32 miliardë lekë më shumë. Për vitin 2026 parashikohet një rritje shtesë prej 3,2 miliardë lekësh. Taksa e pasurisë parashikohet të rritet me 2 miliardë lekë, duke kaluar një total prej 10 miliardë lekësh”.

Ndërsa investimet vendore, sipas tij, për herë të parë do të kapin shifrën e 1% të PBB-së.

/r.e/

The post Demo: Pushteti vendor 1,2 miliardë euro nga pr/buxheti 2026, digjitalizim i 150 shërbimeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Motra e presidentit filipinas thotë se vëllai i saj është i varur nga kokaina, në anën tjetër ai mohon kategorikisht akuzat

19 November 2025 at 10:47


Presidenti filipinas Ferdinand Marcos Jr ka mohuar akuzat e bëra nga motra e tij e larguar se ai është i varur nga droga prej kohësh, varësia e të cilit nga kokaina ka çuar në probleme qeverisjeje, përfshirë korrupsionin, tha një zëdhënës i presidentit.

Nënsekretarja e komunikimit Claire Castro i përshkroi komentet e motrës së presidentit, senatores Imee Marcos, si të pabaza, dhe sugjeroi se ato mund të kenë qenë një përpjekje për të shpërqendruar hetimet e vazhdueshme në një skandal korrupsioni që përfshin projekte për kontrollin e përmbytjeve që mund të implikojnë aleatët e saj në Senat, transmeton Telegrafi.

"Senator Imee, shpresoj se do të jesh patriot dhe do të ndihmosh në hetimin që vëllai yt ka bërë dhe do të dënosh të gjithë të korruptuarit", tha Castro.

"Mos u mbështet në ta, mos i fshih. Lëreni presidentin Marcos të punojë për të ndaluar të gjithë korrupsionin", shtoi ai.

Një komision i pavarur për gjetjen e fakteve i krijuar nga Marcos, një komitet i Senatit dhe agjenci qeveritare kanë hetuar akuzat se anëtarë me ndikim të Kongresit dhe Senatit kanë përfituar ryshfete të mëdha nga kompanitë e ndërtimit, të cilat kishin fituar kontrata fitimprurëse për të ndërtuar projekte për kontrollin e përmbytjeve që rezultuan të ishin nën standard, të paplota ose joekzistente.

Skandali ka shkaktuar zemërim në një vend që prej kohësh është i prirur ndaj përmbytjeve dhe tajfuneve vdekjeprurëse.

Në një fjalim të hënën në mbrëmje para një tubimi të madh nga një grup fetar në një park në Manila, Imee Marcos tha se varësia e vëllait të saj nga droga filloi kur babai i tyre, emri i udhëheqësit aktual, ishte ende president dhe ka vazhduar deri më sot.

Ajo pretendoi se kjo ka ndikuar në shëndetin dhe aftësinë e tij për të qeverisur.

Presidenti dhe motra e tij e madhe janë fëmijët e Ferdinand Marcos Sr, një ish-diktator, i cili u rrëzua në një kryengritje të "pushtetit popullor" të mbështetur nga ushtria në vitin 1986.

Imee Marcos pretendoi se gruaja dhe fëmijët e presidentit ishin gjithashtu përdorues droge, dhe shtoi se ajo dhe vëllai i saj kryesisht nuk kanë folur që kur ai u ngrit në presidencë në vitin 2022.

Liza Marcos dhe fëmijët e saj, të cilët përfshijnë një anëtar kyç të Dhomës së Përfaqësuesve, nuk komentuan menjëherë.

"Varësia e tij u bë shkaku i përmbytjes së korrupsionit, mungesës së drejtimit dhe vendimeve shumë të gabuara, mungesës së llogaridhënies dhe drejtësisë", tha senatori pa ofruar asnjë provë.

Imee Marcos është një aleate e profilit të lartë e kritikut të ashpër dhe paraardhësit të vëllait të saj, Rodrigo Duterte.

Duterte u arrestua me një urdhër arresti ndërkombëtar të gjykatës penale në mars, dhe u dërgua me aeroplan në Holandë dhe u ndalua në Holandë për krime të dyshuara kundër njerëzimit për shkak të goditjeve të tij brutale kundër drogës që lanë të vdekur mijëra të dyshuar, kryesisht të varfër. Duterte ka mohuar çdo shkelje. /Telegrafi/

❌
❌