Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 January 2026Main stream

Parashikimi i motit 21 Janar 2026, reshje shiu dhe shtrëngata

By: V K
21 January 2026 at 07:30

Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët që në orët e para të 24-orëshit. Lokalisht në jug të vendit në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herpasherëshme me intensitet kryesisht të ulët, lokalisht në qendër dhe jug të vendit hera-herës reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e Alpeve, në verilindje-lindje në lartësitë mbi 300-400 metër, si dhe në juglindje-jug në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 3-4 ballë.

The post Parashikimi i motit 21 Janar 2026, reshje shiu dhe shtrëngata appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Meteorologu Hakil Osmani zbulon se kur rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës

By: V K
18 January 2026 at 15:31

Meteorologu i njohur Hakil Osmani, në një lidhje live për Euronews Albanian, u shpreh se moti deri ditën e martë, në orët e mesditës, do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku do të kemi intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të shpeshta të vranësirave.

Sipas tij, gjatë orëve të vona të ditës së martë do të kemi prezencë të lartë të vranësirave, duke bërë që në zonat jugore kryesisht të ketë reshje shiu në disa qytete.

“Jo vetëm orët e vona të mbrëmjes, por edhe dita e mërkurë dhe pjesërisht dita e enjte do të sjellin prezencën e reshjeve, kryesisht në zonat jugore. Do të kemi gjithashtu prezencë dhe të reshjeve të dëborës në zonat e thella malore.

Nuk do të jenë reshje problematike, por me intensitet mesatar. Sinjalet tregojnë për përmirësim të kushteve të motit në zonat jugore, ndërsa zonat e tjera mbeten nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Dita e premte dhe dita e shtunë sjellin një përmirësim të përkohshëm, ndërsa ka sinjale që gjatë ditës së dielë reshjet të kthehen në vendin tonë.

Përsa i përket temperaturave, relativisht do të jenë të larta, por do të vijojnë me rënie në fillim të javës. Duke qenë se do të kemi masa ajrore të lagështa, temperaturat e ajrit do të rriten, por duke filluar nga mesjava deri në fundjavë do të rikthehen përsëri, rreth -1 dhe -2 gradë Celsius, kryesisht në orët e para të mëngjesit. Sinjalet për reshje në vendin tonë priten gjatë javës së fundit të këtij muaji”, u shpreh meteorologu.

The post Meteorologu Hakil Osmani zbulon se kur rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dendura të shiut/ Ja zonat që rrezikohen të përmbyten sot

By: V K
11 January 2026 at 09:23

Moti i keq me reshje masive shiu vijon të mbajë të mbërthyer vendin, duke shkaktuar përmbytje në shumë qytete.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), si pasojë e reshjeve këtë të diel mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave në qarqet Shkodër Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Rrezik të shtuar për përmbytje lokale do të kenë lumenjtë Ishëm, Erzen, Mat, lumi Vjosa. Lumi Drin-Buna dhe liqeni i Shkodrës, do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve dhe rrezik të shtimit të sipërfaqeve të përmbytura në zonën e Nënshkodrës.

Gjithashtu priten reshje dëbore në zonat në veri, lindje dhe juglindje në territorit, të cilat do të pasohen nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat dhe mund të krijojnë vështirësi në transportin rrugor.

Sot priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Elbasan, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata.

Në lartësitë mbi 600 m mbi nivelin e detit në veri, lindje dhe juglindje reshjet do të jenë në formë dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë, në bregdet: 9/10 °C; në vendet e ulëta: 8/9 °C dhe në vendet malore: -2/0 °C.

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

 

The post Reshjet e dendura të shiut/ Ja zonat që rrezikohen të përmbyten sot appeared first on Albeu.com.

Shi i rrëmbyeshëm dhe breshër në Elbasan, lumi Devoll përmbyt tokat bujqësore

By: Ela
10 January 2026 at 21:10

Qarku i Elbasanit është përfshirë gjatë orëve të fundit nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje shiu me intensitet mesatar e të dendur dhe breshër. Në zonat malore, në lartësi mbi 700 metra mbi nivelin e detit, kanë nisur reshjet e dëborës, duke krijuar nevojë për monitorim të vazhdueshëm të situatës rrugore. Në […]

The post Shi i rrëmbyeshëm dhe breshër në Elbasan, lumi Devoll përmbyt tokat bujqësore appeared first on BoldNews.al.

IGJEO: Rreziku nga përmbytjet nuk ka ikur! Priten sërish reshje

By: Ela
10 January 2026 at 16:50

Rreziku nga përmbytjet nuk ka ikur, pavarësisht se ka një reduktim të intensitetit të reshjeve. Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dheut. Në zonat urbane në këto qarqe […]

The post IGJEO: Rreziku nga përmbytjet nuk ka ikur! Priten sërish reshje appeared first on BoldNews.al.

Reshje shiu dhe bore në Kosovë, probleme e vështirësi në qarkullim në disa akse rrugore

By: V K
10 January 2026 at 12:30

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se reshjet e dendura të shiut dhe borës, kanë shkaktuar vërshime dhe vështirësi në qarkullim në disa segmente rrugore të vendit.

Sipas tij, në rrugën Prishtinë–Ferizaj, qarkullimi është bllokuar për shkak të grumbullimit të ujit nga kyçjet ilegale në kanalet atmosferike, ndërsa ekipet janë në terren dhe rruga pritet të hapet brenda ditës.

Probleme janë raportuar edhe në nënkalimin në Mazgit, në autostradën “Ibrahim Rugova” për shkak të rrëshqitjes së dheut, si dhe në Sllatinë, në rrugën Fushë Kosovë–Gjurgjicë, ku po punohet në sanim emergjent.

Ndërkohë, në rrugën Zhur–Dragash, është shënuar lëvizje e trupit të rrugës dhe qarkullimi po zhvillohet në një shirit.

Durmishi u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes dhe mirëkuptim deri në normalizimin e plotë të situatës.

The post Reshje shiu dhe bore në Kosovë, probleme e vështirësi në qarkullim në disa akse rrugore appeared first on Albeu.com.

Reshje shiu dhe stuhi dëbore/ Njihuni me parashikimin e motit, 10 Janar 2026

By: V K
10 January 2026 at 07:28

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshm. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.

Gjithashtu, reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit.

Në zonën e Veriperëndimit dhe Jugperëndimit, reshjet parashikohen me intensitet hera-herës deri të lartë.

Gjatë ditës reshjet e shiut priten të jenë prezente me intensitet mesatar, në pjesën më të madhe të territorit dhe në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve reshje bore në formën e stuhive të dëborës, në Veri-Verilindje në lartësitë mbi 100 metër dhe Jug-Juglindje, në lartësinë mbi 200-300 metër reshje dëbore me intensitet deri mesatar.

Në pjesën tjetër të vendit në orët e pasdites reshje bore me intensitet të ulët (flokë bore). Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar, për shkak të reshjeve tëshiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era pritet të fitoi shpejtësi deri në 24 m/s.

The post Reshje shiu dhe stuhi dëbore/ Njihuni me parashikimin e motit, 10 Janar 2026 appeared first on Albeu.com.

Situatë kritike në Fier/ Çahet argjinatura e Ferrasit, uji vërshon në fshat dhe rrezikon banesat

By: armand
8 January 2026 at 18:25

Rëndohet edhe më shumë situata e përmbytjeve në qarkun e Fierit për shkak të vërshimeve që vijnë nga lumenjtë Vjosë dhe Shkumbin. Gjendja mbrëmjen e sotme në Ferras të Fierit ka qenë kritike, teksa është kërkuar edhe evakuimi i menjëhershëm i banorëve. Shkak është bërë çarja e argjinaturës pas prurjeve të mëdha dhe përmbytjeve nga […]

The post Situatë kritike në Fier/ Çahet argjinatura e Ferrasit, uji vërshon në fshat dhe rrezikon banesat appeared first on BoldNews.al.

Reshje shiu dhe stuhi dëbore/ Njihuni me parashikimin e motit 8 Janar 2026

By: V K
8 January 2026 at 07:21

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mesditës.

Hera-herës do kemi reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonën e qendrës dhe Jug.

Pas orëve të mesditës, reshjet e shiut mbeten prezente me intensitet të ulët deri në orët e pasdites në qendër dhe Jug.

Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës stuhi bore, në Verilindje-Lindje në lartësitë mbi 100 metër dhe Juglindje mbi 300-400 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mestar.

Ndërsa në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 400-500 metra, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët.

Pas orëve të pasdites reshjet e shiut dhe dëborës ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s.

The post Reshje shiu dhe stuhi dëbore/ Njihuni me parashikimin e motit 8 Janar 2026 appeared first on Albeu.com.

Moti i keq vijon edhe nesër, ja zonat më të rrezikuara

By: armand
7 January 2026 at 20:56

Instituti i Gjeoshkencave lajmëron se nesër (e enjte, dt. 08) priten reshje intensive në të gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshkitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme […]

The post Moti i keq vijon edhe nesër, ja zonat më të rrezikuara appeared first on BoldNews.al.

Fryhet lumi Lana, rrezikon të dalë nga shtrati te “Pallati me Shigjeta”

By: armand
7 January 2026 at 18:36

Reshjet e shiut kanë vënë në alarm disa qytete të vendit, përfshirë Durrësin, Fierin dhe Shkodrën, ku janë regjistruar përmbytje të lokalizuara. Tashmë, rreziku po zhvendoset në Tiranë, ku lumi Lana është shumë pranë daljes nga shtrati. Situata më problematike paraqitet në zonën e Pallatit me Shigjeta, ku Lana është ngritur deri në nivelin e […]

The post Fryhet lumi Lana, rrezikon të dalë nga shtrati te “Pallati me Shigjeta” appeared first on BoldNews.al.

Rrëshqitje të tokës në Vlorë, Allushi: Strukturat në gatishmëri të plotë

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale edhe në Qarkun e Vlorës, ku situata më problematike paraqitet në bashkinë e Selenicës. Si pasojë e shkarjes së dherave në aksin rrugor Kotë–Sevaster, pranë fshatit Vajzë, janë shembur tri banesa.

Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi, së bashku me kryetarin e bashkisë Selenicë, inspektuan nga afër situatën në terren, për të vlerësuar dëmet dhe për të ndjekur ndërhyrjet e nevojshme nga strukturat përkatëse.

“Banorët po përballen me një situatë të vështirë. Iu bashkova shqetësimit të tyre dhe kërkova nga bashkia dhe të gjitha strukturat përgjegjëse që të jenë në shërbim të pandërprerë të komunitetit, duke i siguruar për mbështetjen e plotë të prefekturës”, u shpreh prefektja Allushi.

Më herët, prefektja e Qarkut të Vlorës, në koordinim me kryetarin e njësisë administrative Novoselë, zhvilloi një takim me kryetarët e fshatrave të kësaj njësie, ku u diskutua mbi masat parandaluese dhe informimi i banorëve për rrezikun e daljes së lumit nga shtrati.

“Prefektura është në terren dhe në ndjekje të vazhdueshme të situatës, me qëllim koordinimin në kohë reale të strukturave përkatëse dhe zgjidhjen sa më të shpejtë të çdo problematike që mund të lindë”, theksoi prefektja Allushi.

Aktualisht në qarkun e Vlorës situata e krijuar nga reshjet paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll.

1 nga 5

/e.xh/r.e/a.f/

The post Rrëshqitje të tokës në Vlorë, Allushi: Strukturat në gatishmëri të plotë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përmbytjet nxjerrin në pah krizën me emergjencat dhe zhvillimin urban

7 January 2026 at 13:44

Reshjet e javës së parë të vitit 2026 sollën përmbytje masive në disa qytete të vendit duke zbuluar krizën e thellë të emergjencave dhe planifikimit urban në Shqipëri. Durrësi, Lezha dhe Gjirokastra shfaqën situatat më problematike.

Përmbytjet dhe vërshimet e përrenjve ekspozuan mosfunksionimin e sistemeve të kanalizimeve, kaosin e ndërtimeve dhe mungesën e planifikimit afatgjatë përballë prirjeve më të çrregullta të një dukuri natyrore si shiu.

Dështimi” i kanalizimeve

Zona si Spitalla, Nishtulla dhe ish-këneta ishin më problematiket në bashkinë e Durrësit, ndërsa rrugët kryesore u bënë të pakalueshme me qindra shtëpi nën ujë.

Bashkia pezulloi mësimin në shumicën e shkollave, ndërsa pati bllokim të qarkullimit nga Mauzoleu i Dëshmorëve deri në zonën e Durrësit të Ri.

“Deri më tani janë evakuuar 10 familje, me nga 3-4 anëtarë secila, të cilat janë sistemuar pranë Kovalishencës”, tha bashkia Durrës në një komunikim zyrtar në rrjetet sociale.

Uji përfshiu edhe rrugën e burgut, zonën e Shkozetit dhe superstradën Durrës-Tiranë ku pati dhe shkëputje të energjisë elektrike. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes u shpreh se kishte dislokuar në terren 23 forca dhe 8 mjete të Bazës së Mbështetjes për Emergjencat Civile.

Por, përveç Durrësit, situata emergjente u vu edhe në Gjirokastër. Qyteti i gurtë u kaplua nga vërshimi i ujërave të përroit të Fiços.

Rrugët u pushtuan nga uji dhe inertet. Pamjet e shpërndara nga qytetarët në rrjetet sociale treguan për një situatë të papërjetuar më parë, mungesë energjie elektrike, makina që merreshin tutje nga uji me rrugët e pakalueshme dhe shumë dyqane e shtëpi të përmbytura.

Në Lezhë situata ishte e njëjtë: rrugë të përmbytura dhe rreth 1,000 ha tokë nën pushtetin e ujit. Autoritetet raportuan rritje të nivelit të lumit Drin dhe Mat.

Në Kukës u raportua për probleme me sistemin rrugor ku pati situata përmbytjesh dhe rrëshqitjesh me inerte në disa segmente si Kukës-Shishtavec, Kukës-Bushtricë, Kukës-Qafë Mali dhe aksi Tropojë-Ferzë-Qafë Mali.

Rritja e prurjeve të lumit Drin ka sjellë shkarkime të kontrolluara nga hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës.

Reshje të dendura ka pasur edhe në Vlorë, ndërsa në fshatin Vajzë rrëshqitjet e dherave kanë dëmtuar rrugën kryesore dhe dy banesa.

Situata ka qenë problematike edhe në Shqipërinë Juglindore. Në Pogradec pati rritje të ndjeshme të nivelit të ujit në lumin e Starovës dhe lumin e Vërdovës. Ndërsa në zonat rurale të Pogradecit përrenjtë kanë dalë nga shtrati.

Në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, në hyrje të tunelit, një masiv dheu rrëshqiti duke goditur një makinë që po kalonte në atë moment. Nuk pati të lënduar.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) reshjet intensive priten edhe përgjatë së mërkurës kryesisht në veri dhe në jug të vendit.

“Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave,” tha Instituti.

“Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve”, vijoi më tej njoftimi i IGJEO, i cili theksonte se në zonat mbi 1,000 m lartësi, do të kishte reshje bore.

Faji i reshjeve, përgjegjësia “jetime”

Situata e paralizuar në të gjithë vendin solli edhe njëherë në vëmendje krizën e planifikimit dhe zhvillimit urban të qyteteve kryesore.

Lëvizja Bashkë, ndau një analizë të inxhinierit hidroteknik Llambion Dhimitri, i cili tregonte arsyet sipas së përmbytjet në Durrës nuk janë fenomen natyror. Kjo forcë politike ia faturoi ngjarjet “neglizhencës së qeverisë” dhe “investimet në fasada e sheshe dekorative për propagandë”.

“[…] ndërsa ka braktisur infrastrukturën bazë urbane që mban qytetet funksionale”, theksoi Dhimitri në qëndrimin e tij.

Sipas inxhinierit Durrësi është një qytet “i projektuar për shiun e viteve ’70”, ndërsa urbanizimi ka rritur ndjeshëm koeficientin e rrjedhës sipërfaqësore, duke mos ndryshuar kolektorët.

“Kanalet dytësore janë mbushur, ose zhdukur nga ndërtimet. Pusetat funksionojnë si dekor, jo si element hidraulik. Nuk ekziston asnjë sistem rezervimi apo devijimi të prurjeve të pikut”, tha më tej Dhimitri.

Për situatën e krijuar reagoi edhe kryeministri Rama në platformën X, duke relativizuar situatën me reshjet e hasura edhe në rajon.

“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë […] për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë,” shkroi Rama duke ironizuar qasjen e opozitës si “aleancë me shiun”.

Çështja e përmbytjeve është trajtuar në Citizens.al me një material të gjatë dhe analitik. Situata është e atillë ku autoritetet përballen me motin ekstrem “në errësirë”, pa mjetet dhe logjistikën e duhur paralajmëruese dhe menaxhuese.

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria është ndër vendet më të rrezikuara në Evropë nga fatkeqësitë natyrore. 95% e bashkive janë të prekshme dhe kanë pasur situata përmbytje, zjarre, tërmete apo rrëshqitje dheu në dy dekadat e fundit.

Sistemi kombëtar i vëzhgimit meteorologjik dhe hidrologjik vuan për investime. IGJEO ka treguar për Citizens.al se numri i vendmatjeve meteorologjike ka rënë nga 116 në vitin 2014 në 95 në vitin 2025.

Pa një sistem paralajmërimi dhe monitorimi real në kohë, përmbytjet nuk do të jenë thjesht “episode moti”, por simptoma të një qasjeje që vetëm e ndjek krizën dhe nuk e parandalon dot atë.

Vendimi për të injoruar boshllëqet në rrjetet e matjeve, koordinimit institucional dhe kapacitetet e paralajmërimit e lë shoqërinë në mëshirë të fatit përballë fenomeneve ekstreme. Ngjashëm edhe sa i përket investimit dhe zgjerimit të sistemit të emergjencave.

Lexoni gjithashtu:

The post Përmbytjet nxjerrin në pah krizën me emergjencat dhe zhvillimin urban appeared first on Citizens.al.

Bllokohet aksi Gjirokastër-Kakavijë/ Izolohen disa fshatra, pezullohet procesi mësimor

By: Brisi
7 January 2026 at 08:35

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka bllokuar aksin kombëtar Gjirokastër–Kakavijë në zonën e Kordhocës, përballë fshatit Lazarat. Gjithashtu sipas raportimeve ka bllokim të rrugës Gjirokastër–Valarë në vendin e quajtur Ura e Aznakut. Në pjesën më të madhe të qytetit të Gjirokastrës ka prezencë të inerteve, të cilat kërkojnë përdorimin e mjeteve të […]

The post Bllokohet aksi Gjirokastër-Kakavijë/ Izolohen disa fshatra, pezullohet procesi mësimor appeared first on BoldNews.al.

Mundësi për vërshime tjera - mot i vranët dhe me shi parashikohet edhe sot

7 January 2026 at 08:04


Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen prej 1deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 4 dhe 6 gradë Celsius.

Instituti ka paralajmëruar se reshjet e pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit do të vazhdojnë, dhe se mund të ketë vërshime të tjera lokale.

Ndryshe, si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit, në disa zona të vendit, konkretisht në pjesën perëndimore (Gjakovë, Junik, Deçan, Malishevë, Rahovec, Klinë, etj.), si dhe në pjesën qendrore, janë shkaktuar vërshime lokale.

Si rezultat, disa lumenj dhe përrenj kanë dalë nga shtretërit e tyre. /Telegrafi/

Reshje shiu dhe dëbore, njihuni me parashikimin e motit 7 Janar 2026

By: V K
7 January 2026 at 07:27

Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshm. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të ulët deri mesatar, në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit.

Në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kurbin, Durrës, Tiranë, Himarë, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër, Përmet reshje shiu me intensitet mesatar deritë lartë deri në orët mëngjesit.

Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në orët e pasdites deri në orët e vona të mbrëmjes, reshjet e shiut pritet të fitojnë intensitet deri të lartë kryesisht në Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Tropojë, Fushë Arrëz, Durrës, Tiranë, Kavajë, Fier, Berat, Vlorë,Himarë, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Në orët e mbrëmjes në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet mesatar, ndërsa në Verilindje në lartësitë mbi 600-800 metër dhe Juglindje në lartësitë mbi 700-900 metër, kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim ireduktuar, për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s.

Deti-Valëzimi forcës 4-5 ballë.

The post Reshje shiu dhe dëbore, njihuni me parashikimin e motit 7 Janar 2026 appeared first on Albeu.com.

Moti i keq/ Situata në qarkun e Shkodrës nën kontroll. Lezhë rritet niveli i ujit të lumenjve dhe përrenjve

By: Rovena
6 January 2026 at 17:52

Reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit kanë vënë në gatishmëri strukturat e emergjencave në Qarkun Shkodër, ndërsa institucionet përgjegjëse raportojnë për rritje të prurjeve në lumenj dhe përrenj.

Sipas njoftimit zyrtar të Prefektit të Qarkut Shkodër, situata hidrike mbetet e qëndrueshme dhe nën kontroll, pa rrezik të menjëhershëm për përmbytje, ndërkohë që monitorimi në terren vijon në të gjitha bashkitë e prekura nga reshjet.

Njoftimi:

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër informon mbi situatën aktuale në territorin e Qarkut Shkodër, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit.

Nga informacioni i administruar nga DRUK Lezhë, rezulton se ka pasur rritje të prurjeve nga përrenjtë dhe lumenjtë. Megjithatë, deri në këto momente nuk janë konstatuar problematika në kanalet kulluese, argjinaturat dhe digën e Rezervuarit Shtodër. Aktualisht, nivelet e ujit në lumin Buna, lumin Drin, lumin Kir dhe lumin Gjadër janë nën kuotat e rrezikut për përmbytje. Hidrovoret e Velipojës, Vilunit dhe Cas janë në funksion me nga 5 pompa secili dhe janë në gatishmëri për funksionim me kapacitet të plotë, në rast nevoje. Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e situatës në terren dhe janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment.

Në territorin e Bashkisë Vau i Dejës janë regjistruar reshje shiu me intensitet të lartë. Në fshatin Hoten është raportuar një banesë me prezencë uji, ku banorëve u është dhënë ndihma e menjëhershme nga grupi i Emergjencave Civile. Situata po monitorohet në vijimësi nga strukturat përkatëse.

Në territorin e Bashkisë Malësi e Madhe kanë vijuar reshjet e shiut me intensitet mesatar gjatë gjithë natës dhe në orët në vijim. Fshati Flakë vijon të jetë i bllokuar si pasojë e prurjeve të përroit. Në zonat Rrazë dhe Veshtë është konstatuar prezencë uji por pa rrezik për banesat. Po punohet për furnizimin me energji elektrike në zonën e Kelmend. Gjithashtu po punohet për hapjen e kalueshmërisë së rrugës pranë lumit në zonën e Dragovojës.

Në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz janë evidentuar shkarje dherash dhe rënie gurësh në disa rrugë autorurale. Deri në këto momente nuk raportohen dëme në njerëz apo banesa.

Në territorin e bashkisë Shkodër, janë regjistruar reshje shiu me intensitet të lartë. Grupi i Emergjencave Civile po kryejnë inspektime në terren dhe janë në monitorim të afërt të çdo situate emergjente.

Situata hidrike paraqitet si me poshte:
Në Kaskadën e Drinit, prurjet aktuale natyrore arrijnë vlerën 3500 m³/s, duke reflektuar një situatë hidrike të qëndrueshme. Nivelet e liqeneve paraqiten si më poshtë:
Fierza: 281.2 m
Koman: 174.2 m
Vau i Dejës: 75 m
Shkarkimet aktuale nga hidrocentralet janë të kontrolluara dhe të qëndrueshme: HEC Vau i Dejës 700 m³/s dhe HEC Koman 700 m³/s. Deri më tani nuk raportohen problematika.

Prefekti i Qarkut Shkodër, vijon ndjekjen nga afër të situatës në koordinimin me të gjitha strukturat vendore e qendrore për menaxhimin e emergjencave.

Moti i keq, bashkia Tiranë: Grupet e punës në terren, në shërbim të përforcuar

6 January 2026 at 10:57

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Reshjet e dendura të shiut dhe moti i keq kanë përfshirë vendin prej disa orësh.

Burime zyrtare pranë bashkisë Tiranë, bëjnë me dije për ATSH-në se situata nuk paraqet rrezikshmëri në kryeqytet.

Të njëjtat burime shprehen se deri në orën 10:00 të paradites së sotme, në shërbimin zjarrfikës nuk ka mbërritur asnjë telefonatë emergjence.

Bashkia njofton se grupet e punës kanë kaluar në shërbim të përforcuar në terren, për të ndjekur nga afër situatën në çdo lagje dhe rrugë të kryeqytetit.

/e.i/r.e/a.f/

The post Moti i keq, bashkia Tiranë: Grupet e punës në terren, në shërbim të përforcuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mos harroni çadrat, reshje shiu të herëpashershme në të gjithë vendin

6 January 2026 at 07:50


Ditën e Martë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me reshje shiu gjatë gjithë ditës në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet do të jenë kryesisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në zonën e veriperëndimit, veçanërisht në qarkun Shkodër, priten reshje me intensitet mesatar deri lokalisht të lartë, të shoqëruara me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe në relievet malore të verilindjes, në lartësitë mbi 1500 metra, priten reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar./tch/

Reshjet e dendura të shiut, problematika në disa lagje në Lezhë

By: V K
6 January 2026 at 08:31

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës, kanë sjellë problematika në disa zona të qytetit të Lezhës.

Më problematike paraqitet situata në lagjen “Besëlidhja”, si edhe në disa hyrje shkollash, ku niveli i ujit ka arritur disa centimetra, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve.

Grumbullimi i ujit është pasojë e reshjeve intensive, ndërkohë që nuk raportohen dëme. Megjithatë, situata ka krijuar shqetësime për banorët dhe prindërit e nxënësve.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se kjo problematikë, pritet të marrë zgjidhje përfundimtare me përmbylljen e projektit të rehabilitimit të rrjetit të ujërave të bardha dhe të zeza, i cili po zbatohet prej disa muajsh në qytetin e Lezhës dhe synon përmirësimin e menaxhimit të përmbytjeve në raste reshjesh intensive.

The post Reshjet e dendura të shiut, problematika në disa lagje në Lezhë appeared first on Albeu.com.

❌
❌