Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përfshihet nga zjarri një depo në Prishtinë, rasti po hetohet

8 January 2026 at 13:53


Sot rreth orës 12:00 është përfshirë nga zjarri një depo në një objekt në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i zjarrfikësve, Malë Gashi si dhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana.

Gashi tha se ekipet menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes pasi ishin duke u djegur kabllo dhe siguresa të rrymës në depon e objektit.

Siç tha Gashi ekipet e kanë shuar zjarrin.

“Sot, në ora 12:24, është pranuar informatë për zjarr në depo të ish objektit UNION. Ekipet menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, ishin duke u djegur kabllo dhe siguresa të rrymës në depon e objektit. Ekipet e kane shuar zjarrin për një kohë të shpejtë. Është ventiluar hapësira pasi që ishte krijuar tym”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, Pllana tha se aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për një zjarr aktiv në një depo të një objekti në sheshin Skënderbeu në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, u shpreh Pllana. /Telegrafi/

Rritet niveli i ujit në lumin Lana pranë pallatit me shigjeta

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Reshjet e dendura të shiut që vijojnë në kryeqytet kanë rritur nivelin e ujit të lumit Lana në segmentin pranë pallatit me shigjeta.

Ndërsa në Tiranë vijojnë reshje të pandërprera të shiut, autoritetet e bashkisë po marrin masa për të parandaluar situata problematike.

Kështu, ekipet e bashkisë nën drejtimin e nënkryetarit Ilir Mëngra ndodhen pranë Pallatit me Shigjeta, ku po ndjekin çdo situatë që mund të krijohet nga rritja e mëtejshme e nivelit të ujit.

Edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte në terren për monitorimin e situatës.

Aktualisht, Lana ka arritur deri në pjesën e lulishtes, ndërsa ekziston rreziku që uji të dalë edhe në rrugë, nëse reshjet vijojnë me të njëjtin intensitet.

Kjo zonë është dhe pika më delikate e Lanës pasi në këtë segment pranë Pallatit me Shigjeta edhe ka dalë disa herë nga shtrati në vitet e kaluara, gjatë episodeve me reshje intensive shiu.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin vetëm informacionet zyrtare deri në përmirësimin e situatës.

Pavarësisht rritjes së nivelit të ujit, në Tiranë deri tani nuk ka raportime për përmbytje, dëme materiale apo bllokime të qarkullimit rrugor.

/m.q/j.p/

The post Rritet niveli i ujit në lumin Lana pranë pallatit me shigjeta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tirana “pushtohet” nga moti i keq, lumi Lana rrezikon të dalë nga shtrati! Ja zona më e rrezikuar në kryeqytet

By: M C
7 January 2026 at 19:24

Vendi ynë gjatë dy ditëve të fundit është përballur me një situatë të rënduar për shkak të reshjeve të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në pjesën më të madhe të qyteteve.

Pasditja e sotme ka pasur shtim të reshjeve të shiut, të cilat kanë sjellë, duke sjellë rritje të ndjeshme të prurjeve në lumin Lana.

Raportohet se lumi Lana rrezikon të dalë nga shtrati, teksa zona pranë Pallatit me Shigjeta cilësohet si më problematikja.

Kjo zonë shpesh herë më parë është përmbytur disa herë, por nuk ka pasur dëme materiale.

Ndërsa vijon të jetë rrezik i lartë përmbytjesh në qytetet e tjera.

The post Tirana “pushtohet” nga moti i keq, lumi Lana rrezikon të dalë nga shtrati! Ja zona më e rrezikuar në kryeqytet appeared first on Albeu.com.

Fryhet lumi Lana, rrezikon të dalë nga shtrati te “Pallati me Shigjeta”

By: armand
7 January 2026 at 18:36

Reshjet e shiut kanë vënë në alarm disa qytete të vendit, përfshirë Durrësin, Fierin dhe Shkodrën, ku janë regjistruar përmbytje të lokalizuara. Tashmë, rreziku po zhvendoset në Tiranë, ku lumi Lana është shumë pranë daljes nga shtrati. Situata më problematike paraqitet në zonën e Pallatit me Shigjeta, ku Lana është ngritur deri në nivelin e […]

The post Fryhet lumi Lana, rrezikon të dalë nga shtrati te “Pallati me Shigjeta” appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq në Tiranë, fryhet lumi Lana, rrezikon të dalë nga shtrati (VIDEO)

By: V K
7 January 2026 at 08:45

Ditën e sotme, reshjet e dendura të shiut kanë rritur nivelin e lumit Lana. Pamjet tregojnë se për pasojë, lumi është fryrë, me rritje të dukshme të prurjeve të ujit përgjatë gjithë shtratit të tij.

Aktualisht, uji vijon të rrjedhë brenda shtratit të lumit, ndërsa situata po monitorohet.

 

The post Moti i keq në Tiranë, fryhet lumi Lana, rrezikon të dalë nga shtrati (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kryeqyteti zero impiante për ujërat e ndotura, derdhen në lumin e Tiranës dhe Lanë

By: Elva
31 December 2025 at 12:08

Tirana është kryeqytet ku jetojnë 800 mijë banorë dhe nuk ka asnjë impiant të trajtimit të ujërave të ndotura. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ndalet tek lumi i Lanës konstaton se ujërat e ndotura vijojnë të derdhen në këtë lumë dhe tek ai i Tiranës. KLSH argumenton se procesi i trajtimit […]

The post Kryeqyteti zero impiante për ujërat e ndotura, derdhen në lumin e Tiranës dhe Lanë appeared first on BoldNews.al.

Policia jep detaje për vdekjen e këngëtarit Shemsi Krasniqi

22 December 2025 at 18:22


Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si Shemi, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”, i cili ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për Telegrafin se lajmi për rastin është pranuar sot rreth orës 15:00.

Ai tha se informacioni kishte të bënte me një person pa shenja jete në një banesë në rrugën UÇK në Prishtinë.

Shemi nga "Ilirët"

Sapo morën njoftimin, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Atje, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, duke konfirmuar se nuk kishte shenja jete.

Pllana theksoi se ngjarja po trajtohet në koordinim me prokurorin e shtetit dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme policore për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Krasniqi do të mbahet mend për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në muzikën shqiptare, sidomos për rolin e tij si vokalist i grupit “Ilirët”, me të cilin solli dhjetëra këngë të paharrueshme që shoqëruan breza të tërë.

Hitet e tij, si “Xhamadani vija vija”, mbeten pjesë e trashëgimisë muzikore shqiptare.

Vdekja e tij ka shkaktuar tronditje tek kolegët, fansat dhe gjithë komuniteti i muzikës. /Telegrafi/

Inspektohen kushtet mësimore në shkollat e komunës së Obiliqit

22 December 2025 at 15:40


Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Obiliqit, Sevdije Berisha Krasniqi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Inspekcionit, Arif Pllana, kanë realizuar vizita inspektuese në disa shkolla të territorit të kësaj komune.

Gjatë vizitave, drejtuesit komunalë kanë parë nga afër kushtet në të cilat zhvillohet procesi mësimor, duke identifikuar nevojat për ndërhyrje me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës shkollore dhe krijimit të një ambienti më të sigurt dhe më të përshtatshëm për nxënësit.

Nga Komuna e Obiliqit është bërë e ditur se këto vizita janë pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për rritjen e cilësisë së arsimit dhe adresimin e problematikave që ndikojnë në mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor. /Telegrafi/


Dyshohet se vdiq para aksidentit, ndërron jetë një zyrtar policor në Prishtinë

15 December 2025 at 09:22


Një zyrtar policor dyshohet se ka vdekur sot rreth orës 06:30 në rrugën "Zagrebi", saktësisht para shkollës "Qamil Batalli", në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas tij, me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut.

"Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit", ka thënë Pllana. /Telegrafi/

Një i lënduar në lagjen Aktash të Prishtinës

13 December 2025 at 16:36


Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në lagjen Aktash në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se i lënduari ka pranuar trajtim mjekësor.

Sipas tij, me rastin po merret njësia e trafikut të kryeqytetit, e cila është duke hetuar rrethanat e aksidentit.

BP Home Investment shpallet fitues i çmimeve kryesore në Gala Mbrëmjen “The Best of Kosova 2025”

12 December 2025 at 23:34


Gala Mbrëmja dhe Ceremonia e Shpërblimeve “The Best of Kosova 2025”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës më 12 dhjetor në Hotel Emerald, mblodhi figurat më të rëndësishme të biznesit dhe institucioneve në një atmosferë tërësisht të dedikuar vlerësimit të ekselencës vendore.


Në mesin e kompanive të vlerësuara, BP Home Investment u shqua si një ndër yjet e mbrëmjes, duke marrë disa prej çmimeve më prestigjioze të vitit.

Si sponsori gjeneral i eventit, BP Home Investment konfirmoi rolin e saj qendror në ekosistemin ekonomik të Kosovës. Gjatë ceremonisë, kompania u nderua si tatimpagues i dalluar, punëdhënës i rëndësishëm dhe si një ndër promotorët kryesorë të ekonomisë qarkore në vend.

Këto vlerësime pasqyrojnë drejtimin strategjik të kompanisë, e cila prej vitesh ka investuar në modele të qëndrueshme, inovacion në ndërtim dhe zhvillim të kapitalit njerëzor.

Në skenën e Gala Mbrëmjes foli themeluesi dhe CEO i BP Home Investment, Mentor Pllana, i cili mbajti një prej fjalimeve më të komentuara të mbrëmjes.

Mesazhi i tij qendror se “Prej Kosovës nëpër botë është e mundur” u prit me duartrokitje të gjera. Ai solli para të pranishmëve një vizion që kombinon përvojën e suksesshme të kompanisë me ambicien për të vendosur Kosovën në hartën globale të industrisë së ndërtimit të avancuar dhe të gjelbër.

Fjalimi i tij ishte i qartë, i fuqishëm dhe motivues, duke nxitur ndërmarrësit e rinj të besojnë në potencialin e tyre dhe të synojnë standarde ndërkombëtare.

Mbrëmja gala shërbeu gjithashtu si një platformë e rëndësishme për rrjetëzim, ku përfaqësues të bizneseve dhe institucioneve diskutuan mundësi të reja bashkëpunimi, projekte të përbashkëta dhe sfidat që presin tregun në vitin që vjen.

Programi i pasur përfshinte darkë solemne, prezantime të arritjeve të vitit dhe shpërblime për kompanitë që këtë vit u dalluan në inovacion, përgjegjësi shoqërore dhe rritje të qëndrueshme.

“The Best of Kosova 2025” shënoi një moment reflektimi për rrugëtimin ekonomik të Kosovës, duke vënë në pah bizneset që po e ndryshojnë peizazhin ekonomik të vendit përmes teknologjisë, sipërmarrjes dhe vizionit të qartë.

Mes tyre, BP Home Investment qëndroi si shembulli më i spikatur i një kompanie që shikon larg dhe vepron sot për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Në fund të mbrëmjes, mes atmosferës festive dhe diskutimeve ambicioze, mbeti e qartë se ky event nuk ishte vetëm një ceremoni nderimi, por një deklaratë e fortë se Kosova ka potencial real për të prodhuar histori suksesi që tejkalojnë kufijtë.

Kryetari i Obiliqit prezanton kabinetin e ri komunal

12 December 2025 at 08:22


Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka prezantuar sot kabinetin e ri drejtues të komunës, duke theksuar se ekipi i formuar do të jetë përgjegjës për menaxhimin e punëve të përditshme dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Ai tha se puna institucionale do të udhëhiqet me seriozitet, qetësi dhe ndershmëri, ndërsa besimi i qytetarëve mbetet obligim për ta përmbushur me profesionalizëm.

Në përbërjen e kabinetit të ri, Berat Gashi është emëruar nënkryetar i komunës, ndërsa Sami Ahmeti do të ushtrojë detyrën e kryesuesit të Kuvendit Komunal. Shef i kabinetit të kryetarit do të jetë Bashkim Gashi, raporton Telegrafi.

Pozitat udhëheqëse në drejtoritë komunale do të mbahen nga: Sevdije Berisha, e cila do të udhëheqë Drejtorinë e Arsimit; Ariana Grajqevci, që do të drejtojë Administratën; dhe Besnik Krasniqi, që do të menaxhojë Drejtorinë e Ekonomisë dhe Financave. Albertina Dedinca do të jetë drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa Ilire Kelmendi Shema do të udhëheqë Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave do të menaxhohet nga Valon Svirca, kurse për Infrastrukturën Lokale është caktuar Naim Shalaku. Rinor Kurteshi do të drejtojë Mjedisin, ndërsa Arif Pllana është emëruar drejtor i Inspekcionit.

Kryetari Thaçi ka deklaruar se ekipi i ri do të angazhohet për të garantuar funksionim efikas të komunës, përmirësim të shërbimeve dhe trajtim të dinjitetshëm të qytetarëve. Ai ka falënderuar qytetarët për besimin dhe ka theksuar se puna me përgjegjësi do të vazhdojë. /Telegrafi/


Një i lënduar nga zjarri që përfshiu ndërtesën në "Kodrën e Diellit" - policia jep detajet

10 December 2025 at 08:48


Një banesë është përfshirë nga zjarri sot në orët e mëngjesit në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë.

Fillimisht, lajmi është konfirmuar nga drejtori i zjarrfikësve, Malë Gashi, i cili bëri të ditur se ekipet kanë intervenuar menjëherë pas raportimit të rastit.

Sipas informacionit fillestar, ende nuk dihet nëse ka dëme të mëdha materiale, ndërsa detajet e plota pritet të konfirmohen pas përfundimit të intervenimit.

Në një prononcim për Telegrafin, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se një person ka marrë trajtim mjekësor si pasojë e incidentit.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen ‘Bregu i diellit’ në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, kurse një person ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia dhe zjarrfikësit janë duke u marrë me rastin”, tha Pllana.

Ekipet e emergjencës po vazhdojnë punën për të lokalizuar plotësisht zjarrin dhe për të përcaktuar shkaktarin e mundshëm të tij. /Telegrafi/

Të shtëna me armë në Prishtinë, tentohet grabitja e një furgoni me para

24 November 2025 at 15:28


Sot rreth orës 14:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas tij, bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para.

"Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit", ka thënë Pllana. /Telegrafi/

Lëndohet një person nga aksidenti mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë

24 November 2025 at 11:10


Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në rrugën e UÇK-së, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Ai po ashtu tha se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka thënë Pllana. /Telegrafi/

Alarmi për bombë në një ndërtesë në Prishtinë, policia: Nuk u gjet asgjë

16 November 2025 at 08:18


Një alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes ka shkaktuar panik mbrëmë në lagjen Pejton të Prishtinës, duke detyruar evakuimin e banorëve dhe ndërmarrjen e masave të sigurisë nga policia.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 23:00 është pranuar njoftim për një automjet të dyshimtë në këtë zonë.

Njësitë policore, përfshirë specialistët për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kryer kontrollin e nevojshëm.

Pas inspektimit të detajuar, është konfirmuar se nuk kishte mjet shpërthyes.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në lagjen Pejton në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se nuk ka pasur mjet të dyshuar shpërthyes”, tha Pllana.

Gjatë operacionit, policia ka bllokuar rrugët hyrëse dhe dalëse të zonës për të garantuar sigurinë e banorëve, derisa ekipet specialiste vepronin.

Rasti po hetohet, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të mbeten të qetë. /Telegrafi

Arrestohet në Prishtinë një person i dënuar për posedim të narkotikëve, i dyshuar edhe për dhunë në familje

30 October 2025 at 22:54


Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dënuar me burgim për posedim të paautorizuar të narkotikëve, i cili ishte gjithashtu në kërkim për një rast tjetër të dhunës në familje.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi për Telegrafin se arrestimi është bërë nga njësitë e stacionit policor “Veriu” në Prishtinë, në kuadër të veprimeve të vazhdueshme për kapjen e personave të kërkuar nga drejtësia.

“Sonte, si rezultat i veprimeve të ndërmarra, është arrestuar personi T.B. (28 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 2 vite e 2 muaj burgim për veprën penale ‘Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’. Gjithashtu, ai ishte në kërkim për rastin ‘Dhunë në familje’”, tha Pllana.

Sipas Policisë, gjatë operacionit tek i dyshuari është gjetur edhe një sasi e substancave të dyshuara narkotike. Pas arrestimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit në institucionin korrektues përkatës.

Operacionet për kapjen e personave të dënuar dhe të kërkuar do të vazhdojnë me intensitet, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. /Telegrafi/

Policia deklarohet për incidentin ku u përfshi deputeti Armend Zemaj

24 October 2025 at 17:23


Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është përfshirë sot në një incident fizik me një qytetar.

Rasti ka ndodhur gjatë një interviste me gazetarin Astrit Gashi, i cili ka bërë të ditur se për incidentin është lajmëruar Policia e Kosovës, e cila ka marrë pamjet e xhiruara nga kamera.

Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka njoftuar se palët e përfshira janë tashmë duke u intervistuar.

“Sot rreth orës 15:00 është pranuar informata për një konflikt fizik në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë. Lidhur me incidentin palët e përfshira janë duke u intervistuar në polici. Për detaje shtesë do t’ju njoftojmë me kohë”, tha për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Ndryshe, vet deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar pas një situate të pakëndshme që ka ndodhur gjatë një interviste publike, ku sipas tij është provokuar dhe ofenduar nga një qytetar.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Zemaj ka shprehur keqardhje për incidentin, duke theksuar se reagimi i tij ishte në afekt dhe nuk përfaqëson as bindjet e tij personale, as parimet që mban si deputet dhe anëtar i LDK-së.

“Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qëllim të caktuar – këtë do ta vërtetojë policia – më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë. Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës", ka shkruar Zemaj.

Ai ka shtuar se në raste të tilla duhej të ruante qetësinë dhe dinjitetin, pavarësisht provokimeve, duke theksuar se “dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë”.

“Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike. Kam respekt të plotë për çdo person, për çdo mendim dhe çdo kritikë, pavarësisht se sa e ashpër mund të jetë ajo. E imja është të mos reagoj me emocione. Andaj, kjo situatë duhet të më shërbejë si mësim për të qenë më i durueshëm dhe më i përmbajtur në çdo situatë,” ka përfunduar Zemaj./Telegrafi/

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

11 October 2025 at 17:05


Një këmbësor është goditur nga një veturë të shtunën, në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka pohuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.

I njëjti shtoi se me rastin po merret Njësia e Trafikut të kryeqytetit.

Digjet një kontejnerë në Prishtinë, përfshihet dhe një veturë - nuk ka të lënduar

8 October 2025 at 11:10


Një kontejnerë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 06:30 me ç’rast është djegur dhe një pjesë e një veture në rrugën “Ismet Hoti”, në Prishtinë.

Në lidhje me këtë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka thënë se nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 06:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën ‘Ismet Hoti’ në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një veturë. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Pllana.

Sipas tij, policia po kryen procedurat e nevojshme lidhur me incidentin. /Telegrafi/

❌
❌