Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

Aeroporti, një betejë që duhet vazhduar

22 December 2025 at 15:06

Autor: Artan Rama

Konventa e Bernës është tërhequr këtë radhë nga kërkesa drejtuar Shqipërisë “[për] ndalimin e punimeve për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, deri në kryerjen e vlerësimit të duhur mjedisor”. Në mbledhjen e mbajtur nga 8-12 dhjetor 2025, në Strasburg, Komiteti Drejtues shprehu keqardhjen që për dy vjet rresht, Shqipëria e shpërfilli çështjen. Duket se kërkesa e ka humbur rëndësinë, per shkak se punimet e aeroportit po shkojnë drejt fundit.

Kërkesa për ndalimin e punimeve ishte më e rëndësishmja, mes dhjetë të tjerave, që Komiteti Drejtues i Konventës i kërkoi Shqipërisë dy vjet më parë, në formën e një rekomandimi të vetëm, i njohur zyrtarisht si Rekomandimi 219 (2023). Vendimi për Shqipërinë ishte marrë në 1 dhjetor 2023, në mbledhjen nr. 43 të Komitetit Drejtues, pas një inspektimi të përbashkët të tre konventave për mbrojtjen e natyrës në vendngjarje (on-site), në vitin 2022.

Rekomandimi kërkonte edhe zbatimin e masave të tjera për të mbrojtur speciet, kafshët, insektet dhe habitatet e egra të Peizazhit të Mbrojtur Ligatinor Pishë-Poro-Nartë, ku po ndërtohet aeroporti. Rekomandimi entuziazmoi veçanërisht aktivistët dhe mbrojtësit e natyrës, të cilët e panë si një mbështetje që do të lehtësonte përpjekjet për ndalimin përfundimtar të tij.

Punimet e aeroportit filluan në vitin 2021, mbi gjurmën e një piste të braktisur, e cila përdorej dikur për ngritjen e avionëve të vegjël mësimorë, por që ndodhej brenda ekosistemit ligatinor “Peizazhi i Mbrojtur Pishë-Poro-Nartë”, pjesë e Rrjetit Emerald, për të cilin shteti shqiptar, në përputhje me legjislacioni mjedisor të brendshëm, por edhe si një vend anëtar i Konventës së Bernës, kishte detyrimin për ta mbrojtur.

Kryeministri Rama nxitoi të deklaronte publikisht fillimin e punimeve, ende pa mbaruar shqyrtimi i dokumentacionit mjedisor e planifikues. EcoAlbania dhe PPNEA, dy organizata mjedisore nga Shqipëria e denoncuan çeljen e kantierit për ndërtimin e aeroportit në Konventën e Bernës, ndërkohë që PPNEA dhe AOS (Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë) ngritën një padi kundër autoriteteve planifikuese vendase.

Autoritetet nuk iu shmangën Konventës, por nuk i morën seriozisht, asnjëherë, kërkesat e saj. Ndërkohë, aeroporti vijoi të ndërtohej me mbështetjen e plotë të qeverisë, e cila tenderoi dhe financoi disa vepra publike, si pjesë e infrastrukturës në ndihmë të aeroportit. Qeveria e përdori Konventën për të propaganduar shpalljen e Vjosës Park Kombëtar dhe disa punë të tjera, si veprime në favor të mjedisit dhe për të përbaltur aktivistët dhe organizatat e pavarura mjedisore se po përhapnin informacione të rreme për punën e qeverisë.

Shprehim keqardhjen e thellë për vazhdimin e punimeve”, – përsëriti për të dytin vit rresht Konventa në fillim të dhjetorit. Por kaq! Asgjë më shumë për ndalimin e tyre (ose mosndalimin…)! Sepse Konventa e Bernës nuk ka të tjera mjete, përveç se të monitorojë zbatimin e rekomandimeve. Dhe kur ato nuk zbatohen, rekomandimet shndërrohen në opinione. Edhe opinionet janë të dobishme, pasi sistemet dhe përgjegjësitë e ndryshme penale të vendeve anëtare nuk garantojnë harmoninë dhe fleksibilitetin që siguron Konventa. Por për kundërshtarët e natyrës, për vendimmarrësit dhe për spekulantët pa moral, fryma e bashkëpunimit (emancipimit), kundrejt sanksionimit përbën, gjithmonë, një përparësi praktike, çka për habitatet natyrore mbetet jetike. Është e kuptueshme si sportiviteti i vendimeve rekomanduese krijon lehtësi në komunikimin mes shteteve anëtare, por duke mos qenë detyruese, e kanë të vështirë që t’u kundërvihen vendimeve të gabuara e t’i prapësojnë ato.

Në përfundim, qeveria nuk u tërhoq nga ndërtimi i aeroportit (që ka deklaruar se do të nisë operimin brenda pak muajve të ardhshëm); nuk u tërhoq nga marrja e ujit nga burimi i Lepushës në Shushicë, për ta kaluar matanë malit, për llogari të Bashkisë së Himarës, të ardhurat e së cilës po rriten ndjeshëm prej boom-it turistik. Qeveria dobësoi mbrojtjen e parqeve kombëtare dhe të peizazheve të mbrojtura natyrore, duke lejuar investimet strategjike në turizëm dhe në energji, kjo e fundit e propaganduar si e rinovueshme. Dhe e gjitha, në kohën kur Bashkimi Evropian po nxiton t’ia heqë pengesat e anëtarësimit.

Por në fund të fundit, i tërë ky aksion (ndërveprues) përbën edhe një përvojë në betejën mjedisore; një leksion për të zbërthyer mendimin e çuditshëm të utopisë dhe të butaforisë, se për të qenë i suksesshëm nuk ka rëndësi rezultati, por procesi; për të kuptuar jo vetëm natyrën fizike, por edhe atë njerëzore: botën e iluzionit të propagandës dhe optimizmin e rremë që ajo përcjell.

Për të kuptuar se energjitë dhe veprimet duhen racionalizuar dhe duhen ndarë dhe se qëllimi është rezultati, ndërsa procesi, mjeti dhe se rezultati lidhet drejtpërdrejt me mirëqenien e Natyrës, me thelbin e saj material. Natyra është e thjeshtë, por pikërisht aty qëndron edhe kompleksiteti i saj.

The post Aeroporti, një betejë që duhet vazhduar appeared first on Citizens.al.

Before yesterdayMain stream

Ping-Pong gjykatash me dosjen e Aeroportit të Vlorës

By: Brisi
15 December 2025 at 20:33

Për më shumë se tre vjet, gjykatat shqiptare me në krye Gjykatën e Lartë mbajnë peng procesin e hetimit gjyqësor në lidhje me ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Përveçse një projekt i ndërtuar në zonën e mbrojtur Vjosë–Nartë, duke ngritur shqetësime serioze të mëdha për mjedisin, janë edhe gjykatat ato të cilat po luajnë “ping-pong […]

The post Ping-Pong gjykatash me dosjen e Aeroportit të Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Apeli kthen për shqyrtim ligjshmërinë e Aeroportit të Vlorës

25 November 2025 at 17:21

Pas dy vitesh në vendnumëro shqyrtimi i ligjshmërisë së ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë ka marrë një zhvillim të rëndësishëm.

Gjykata Administrative e Apelit ka legjitimuar organizatat mjedisore si palë në çështje dhe ka vendosur ta kthejë atë për gjykim në shkallën e parë. Ajo e ka mbështetur arsyetimin e paraqitur nga paditësit e përfaqësuar nga avokatët e qendrës “Res Publica” dhe studios ligjore “Mecci”.

Vendimi i Apelit erdhi pas dy seancash përgatitore në të cilat ftoi palët t’u përgjigjeshin një grupi pyetjesh të ngritura më herët nga Gjykata e Lartë, kjo e fundit pati ndërhyrë duke i kërkuar Apelit të korrigjonte mangësitë proceduriale.

Kjo ndërhyrje bëri që çështja të mbetej pezull prej rreth dy vitesh teksa pyetjet e ngritura u konsideruan nga pala paditëse si të njëanshme pasi thelbi i çështjes nuk ishte legjitimiteti i palëve por i ndërhyrjes në një zonë të mbrojtur.

Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit nuk është zbardhur ende. Ai pritet të apelohet gjithashtu nga qeveria, kompanitë zbatuese dhe vetë Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës si operator ekonomik.

Për Joni Vorpsin nga Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) vonesat në proceset gjyqësore për çështje që lidhen me mjedisin janë zhgënjyese.

Duke komentuar rastin ai u shpreh mosbesues për Citizens.al, kjo nisur nga përvoja e shqyrtimeve gjyqësore pa masa parandaluese për dëmet e mundshme në mjedis siç mund të ishte një masë pezullimi punimesh.

“Ka pak shpresë që mbrojtja e burimeve natyrore të ketë sukses në gjykata dhe deri në fillimin e debateve gjyqësore, i gjithë rrjeti i zonave të mbrojtura bregdetare do të jetë shkatërruar në emër të zhvillimit,” tha ai.

Ndërtimi i aeroportit, një proces i zvarritur

Padia e PPNEA-së dhe Shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë (AOS) u dorëzua zyrtarisht më 23 nëntor 2022.

Ai argumentonte se projekti shkelte legjislacionin e mjedisit, përfshirë Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM), ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura. Gjithashtu evidentoheshin mangësi në proceset e konsultimit publik dhe dhënies së lejeve të ndërtimit.

Mirëpo, gjykatat kanë shtyrë afatet e shqyrtimit, duke krijuar një zinxhir vonesash procedurale dhe konflikt juridiksioni për kërkesat për masa paraprake.

Dy kërkesa për pezullimin e ndërtimit u refuzuan nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Apeli dhe më pas nga Gjykata e Lartë. Edhe ankimi i dytë, i paraqitur në qershor 2025, u refuzua në korrik.

Avokatët e “Res Publica” kanë dokumentuar një sërë transferimesh të vonuara të dosjes, moskoordim mes shkallëve gjyqësore dhe konflikt kompetencash që kanë zvarritur procesin.

“Duke diskutuar legjitimitetin e organizatave mjedisore për të kundërshtuar projekte shkatërruese brenda zonave të mbrojtura, gjykatat kanë refuzuar edhe sigurimin e padisë, pasi kanë vonuar dhe atë jashtë çdo afati të arsyeshëm”, tha Vorpsi për Citizens.al.

Sipas Vorpsit, aeroporti nisi ndërtimin pa leje dhe vazhdoi pavarësisht thirrjeve të Konventës së Bernës dhe Parlamentit Evropian për pezullim. Ndërkohë gjykatat shqiptare nuk i kanë konsideruar këto si arsye për sigurimin e padisë.

Në këtë kontekst procesi gjyqësor i Aeroportit të Vlorës është kthyer në një lloj shembulli të pengesave në çështjet mjedisore.

Vonesat, konfliktet e kompetencës dhe mungesa e vendimmarrjes së shpejtë kanë lejuar vijimin e një projekti që prek drejtpërdrejt një zonë të mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.

Paralelisht Aeroporti i Vlorës po hetohet nga SPAK për procedurat se si u dha koncesioni i ndërtimit të tij nga qeveria. Dyshohet se procedurat ishin të paracaktuara, teksa ndërtimi i tij vazhdon.

Ndërkohë, sipas avokatëve të organizatave mjedisore kanë dërguar një ankim në Gjykatën Kushtetuese duke sfiduar vendimin e Gjykatës së Lartë që refuzoi kërkesën e parë për masë paraprake. Çështja është në pritje për shqyrtim.

Lexoni gjithashtu:

The post Apeli kthen për shqyrtim ligjshmërinë e Aeroportit të Vlorës appeared first on Citizens.al.

VIDEO/ Aeroporti i Vlorës zhytet në ujë, investimi milionësh përmbytet pas shiut të parë

By: Brisi
22 November 2025 at 13:32

Aeroporti i Vlorës, projekt që i kushtoi taksapaguesve shqiptarë plot 104 milionë euro është zhytur në ujë me reshjet e para të dimrit. Sic mund të shihet dhe në pamjet e publikuara në rrjete sociale, pista është e mbuluar thuajse totalisht nga uji duke treguar se infrastruktura e drenazhimit ka qënë e papërgatitur dhe duke […]

The post VIDEO/ Aeroporti i Vlorës zhytet në ujë, investimi milionësh përmbytet pas shiut të parë appeared first on BoldNews.al.

Porti i Vlorës me pronar pensionistin e Salillarit, Bardhi: Ja skema e zhvatjes së 60 milionë eurove

By: Brisi
15 November 2025 at 11:37

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me koncesionin e Portit të Vlorës, ku një ditë më parë u raportua se pronar është deklaruar një pensionist i kompanisë “Salillari”. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se pas kësaj afere fshihet Edi Rama, ndërsa ka parashtruar edhe një skemë […]

The post Porti i Vlorës me pronar pensionistin e Salillarit, Bardhi: Ja skema e zhvatjes së 60 milionë eurove appeared first on BoldNews.al.

Aeroporti i Vlorës, ngrehina pa operim

By: Brisi
9 November 2025 at 16:51

Koncensioni i aeroportit të Vlorës është i formës BOT ( build operate transer ) ose ndërto , opero, transfero. Sipas frymës së ligjit konsorciumi fitues privat duhet të kishte eksperiencë në të ndërtim edhe operimin e aeroporteve. Madje një nga arsyet përse jepet me koncension është kapaciteti i aftësive të partnerit privat për të operuar […]

The post Aeroporti i Vlorës, ngrehina pa operim appeared first on BoldNews.al.

“Tjetër dëshmi për korrupsionin e Ballukut”, Bardhi: Përcaktoi edhe nënkontraktorët e punimeve në Aeroportin e Vlorës

By: armand
8 November 2025 at 16:27

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi është shprehur se intervista e biznesmenit Behgjet Pacolli ka zbardhur një tjetër aferë korruptive të Belinda Ballukut. Ai shton se përveçse ka paracaktuar fituesin e konçesionit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Belinda Balluku përcaktonte edhe nënkontraktorët që do të kryenin punimet për ndërtimin e strukturave të […]

The post “Tjetër dëshmi për korrupsionin e Ballukut”, Bardhi: Përcaktoi edhe nënkontraktorët e punimeve në Aeroportin e Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

By: M C
6 November 2025 at 23:19

Biznesmeni Behgjet Pacolli, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin “Opinion” foli për konfliktin që ka pasur me ortakun e tij në aeroportin e Vlorës, Valon Ademi.

Pacolli tha se nuk ka bërë padi i pari, por se pala tjetër ka bërë padi konkrete në Prokurori dhe se ka bërë postime të shpeshta në rrjete sociale dhe në vende të tjera.

Ai u shpreh se gjithmonë ka dashur ta ruajë dinjitetin e Shqipërisë.

Behgjet Pacolli: Nuk jam i hetuar. Jam paditur. Nuk jam nën hetim. Unë isha në Prokurori dhe besoj në drejtësinë shqiptare, besoj fuqishëm. Shqipërisë i duhet një drejtësi e drejtë. Unë kam qenë pala e tradhtuar dhe e mashtruar. Unë mund t’i padisja menjëherë ata, por se ata (pala tjetër) kanë dalë dhe kanë bërë padi, dikush ka bërë padi penale, dikush ka bërë postime nëpër rrjete sociale, negative për mua.

Unë kam dashur ta ruaj dinjitetin e Shqipërisë. Ne tani kemi bërë kundër-padi dhe një apel në shkallën e dytë kemi apeluar masën e dytë dhe besoj se do vendoset në anën e së drejtës. Drejtësia, sado që vonohet, një ditë vjen si rrufeja.

Kujtojmë se Behgjet Pacolli ka pasur një ‘përplasje’ me ortakun e tij Valon Ademi për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe ai u thirr edhe në Prokurorinë e Tiranës.

The post Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar appeared first on Albeu.com.

“Fluturimet nuk do të nisin me 1 Mars”/ Behgjet Pacolli mohon pagesën e ryshfetit për koncesionin e aeroportit të Vlorës

By: Elva
6 November 2025 at 21:59

Biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli ka reaguar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku foli për kontratën e koncesionit të aeroportit të Vlorës dhe për përplasjet me ortakun e tij. Pacolli tha se ndjehet jashtëzakonisht i fyer nga akuzat dhe epitetet e fundit që, sipas tij, janë ngritur pa asnjë bazë. Ai mohoi […]

The post “Fluturimet nuk do të nisin me 1 Mars”/ Behgjet Pacolli mohon pagesën e ryshfetit për koncesionin e aeroportit të Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Behgjet Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës pas 3 orësh

By: Elva
31 October 2025 at 13:46

Biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, ka dalë pas gati tre orësh nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës, ku u mor në pyetje në kuadër të një hetimi që lidhet me ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Pacolli deklaroi për mediat: “Besoj shumë në drejtësi dhe vendimet e gjyqësorit, do të veprojë në bazë të vendimit të tij.” […]

The post Behgjet Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës pas 3 orësh appeared first on BoldNews.al.

Behgjet Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës: Aeroporti i Vlorës do të bëhet, do jetë më i bukuri

31 October 2025 at 13:54


Pasa disa orësh i marrë në pyetje si deklarues, biznesmeni Behgjet Pacolli ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës.

“E kam lënë në dorë të drejtësisë, besoj shumë në drejtësi, do veproj ashtu siç do pasojë vendimet, aeroporti do të bëhet, do jetë aeroporti më i bukur”, tha ai para gazetarëve.

Top Channel njofton se Pacolli u thirr nga prokurori Ndini Tavani dhe oficeri Andri Dervishi, për t’u pyetur si deklarues për 47 për qind të aksioneve të aeroportit dhe mosmarrëveshjen me Valdon Ademin.

Marrja në pyetje e Pacollit u krye si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe konfliktin me aksionerin Valdon Ademin dhe ish-administratorin e kompanisë “Vlora Internacional Airoport”, Valon Lluka.

Pacolli u pyet jo vetëm për kallëzimin e aksionerit Valdon Ademi por edhe për kallëzimin që ka bërë Emin Pacolli në prokurorinë e Tiranës për tre personat si noteren Valbona Selimi, aksionerin në minorancë Valdon Ademi dhe ish-administratorin Valon Lluka.

Por si ka nisur konflikti?

Aksioneri i minorancës në këtë koncesion, Valon Ademi ka akuzuar publikisht Behgjet Pacollin për mashtrim. Thelbi i konfliktit të dy ortakëve në ndërtimin e aeroportit ka qenë ndarja e aksioneve, ku Ademi zyrtarisht ka 2% të tyre, por pretendon 47%.

Mes palëve ekziston gjithashtu një kontratë noteriale, e firmosur menjëherë pas largimit të grupit turk YDA nga koncesioni i aeroportit. Ky grup kishte në pronësi 40 për qind të aksioneve të aeroportit të Vlorës, të cilat formalisht ia shiti kompanisë Mabco të Behgjet Pacollit për shumën simbolike prej 4200 eurosh. Po atë ditë, Mabco dhe 2A Group nënshkruan një marrëveshje të re për ndarjen e aksioneve, duke përcaktuar që Mabco të zotëronte 53 për qind dhe 2A Group 47 për qind të tyre. Megjithatë, këto kontrata nuk janë regjistruar ende në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).

Ndërkohë, kompania 2A Group e Ademit kërkon të njihet zyrtarisht si pronare e 47 për qind të aksioneve, duke u mbështetur në kontratën noteriale dhe dokumentacionin e plotë të investimeve të realizuara gjatë dy viteve të fundit. Nga ana tjetër, Mabco e Pacollit kundërshton këtë pretendim dhe, si aksionere kryesore e konsorciumit, ka marrë vendim të mos lejojë ndryshimin e strukturës së aksioneve.

Përplasja mes tyre ka çuar edhe në shkarkimin e administratorit të parë të kompanisë së aeroportit të Vlorës, ndërsa i dyti ka dhënë dorëheqjen pak ditë më parë.

Pas akuzave mes aksionarëve, Valon Ademi ka bërë kallëzim ndaj Pacollit dhe gjykata ka vendosur pak ditë më parë masën e sigurimit të padisë ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.

Gjithashtu është pezulluar edhe e drejta e votës e ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Constructions SA”, e Pacollit deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49% të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k.

Prokuroria e Tiranës ndërkohë ka nisur një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës.

Hetimi është regjistruar për 3 individë: biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Shtetasi Nelson Çela u thirr në Prokurorinë e Tiranës, i cili dha një deponim, ndërsa fill më pas nënshkroi edhe dorëheqjen si administrator i kompanisë në pronësi të Pacollit. Të tre ata janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve. /TCH/

Biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

By: Ela
31 October 2025 at 10:31

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës. Bëhet me dije se Pacolli po pyetet për një çështje në hetim, lidhur me aeroportin e Vlorës. Së fundmi, një skandal ka përfshirë aeroportin e Vlorës, ku dy aksionerët, miliarderi Behgjet Pacolli me 98% dhe ai minoritar, Valon Ademi me 2%, janë zhytur […]

The post Biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

By: redi
31 October 2025 at 10:43

Këtë të premte biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës. Dyshohet se Pacolli do pyetet për një çështje në hetim, atë të Aeroportit të Vlorës. Kujtojmë se javët e fundit Pacolli ka patur përplasje me ortakët e tij, pjesë të koncesionarit që po ndërton aeroportin. Aktualisht kjo prokurori po heton kallëzime të bëra nga biznesmeni Pacolli…

Source

BKT si përmbarues i qeverisë/ Kontrata koncesionare i jep fuqi të ndryshojë pronarin e Aeroportit të Vlorës

By: Elva
23 October 2025 at 21:30

Një nen i çuditshëm në kontratën koncesionare të Aeroportit të Vlorës, i jep fuqi Bankës Kombëtare Tregtare që të ndryshojë pronarin e koncesionit. Më konkretisht, neni 19.4 i kontratës koncesionare për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit të përbërë nga Mabco, 2A Group dhe Yda thotë shprehimisht: “Palët pranojnë se, në […]

The post BKT si përmbarues i qeverisë/ Kontrata koncesionare i jep fuqi të ndryshojë pronarin e Aeroportit të Vlorës appeared first on BoldNews.al.

BKT si përmbarues i qeverisë/ Kontrata koncesionare i jep fuqi të ndryshojë pronarin e Aeroportit të Vlorës

23 October 2025 at 21:30

Një nen i çuditshëm në kontratën koncesionare të Aeroportit të Vlorës, i jep fuqi Bankës Kombëtare Tregtare që të ndryshojë pronarin e koncesionit. Më konkretisht, neni 19.4 i kontratës koncesionare për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit të përbërë nga Mabco, 2A Group dhe Yda thotë shprehimisht: “Palët pranojnë se, në […]

The post BKT si përmbarues i qeverisë/ Kontrata koncesionare i jep fuqi të ndryshojë pronarin e Aeroportit të Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Çështja e Aeroportit të Vlorës, reagon Pacolli: Situata ka ardhur nga veprimet e paligjshme të noteres Vjollca Selimi

23 October 2025 at 19:24


Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me zhvillimet dhe përfoljet e fundit për shoqërinë VIA, duke i cilësuar ato si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme dhe të dyshuara të kundërligjshme të noteres Vjollca Selimi.

Në një deklaratë publike, Pacolli thekson se veprimet e noteres janë kryer “në mënyrë të fshehtë dhe në mungesë të plotë të palës së ligjshme”, duke shtuar se pretendimet për nënshkrimin e aktit të transferimit të aksioneve nuk janë të vërteta.

“Sipas njoftimeve të publikuara sot në media, noterja në Tiranë, znj. Valbona Selimi, ka pretenduar se palët kanë qenë të pranishme gjatë nënshkrimit të aktit të transferimit të aksioneve nga MABCO Construction SA në shoqërinë ‘2A’.
Me këtë rast, sqaroj publikisht se as unë dhe as ndonjë person i autorizuar nga MABCO Construction SA, me seli në Lugano, nuk kemi qenë ndonjëherë në zyrën e saj, nuk e kemi takuar, nuk kemi pasur komunikim me të dhe nuk kemi nënshkruar asnjë dokument apo prokurë në praninë e saj,” deklaron Pacolli.

Ai thekson se në një akt noterial të vitit 2023, të cilin noterja Selimi e ka përdorur në mënyrë joligjore si pjesë të dokumentacionit për transfer të pronës, janë përfshirë deklarime të pavërteta.

“Noterja ka pretenduar me shkrim se unë paskam qenë fizikisht i pranishëm në zyrën e saj, ajo paskësh kryer identifikimin tim dhe më paskësh lexuar aktin me praninë e një përkthyeseje. Këto pretendime janë plotësisht të rreme,” ka shtuar Pacolli.

Ai nënvizon se nuk e njeh noteren Selimi, nuk ka qenë asnjëherë në zyrën e saj, nuk ka nënshkruar ndonjë dokument në prezencën e saj dhe nuk ka dijeni për ekzistencën e një përkthyeseje të tillë.

Pacolli thekson se ky akt noterial përbën elementin themelor të veprimeve të dyshuara të paligjshme të ndërmarra nga Valon Lluka dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët, sipas tij, në prill të këtij viti kishin tentuar të realizonin transferimin e 47% të aksioneve të shoqërisë, duke e mbajtur të fshehur këtë veprim deri më 18 gusht 2025, kur rasti u zbulua rastësisht në dokumentacionin e ish-administratorit të shoqërisë VIA.

“Ky akt i kryer në mënyrë të fshehtë përbën burimin dhe shkakun fillestar të kësaj situate me të cilën po përballemi sot,” përfundon deklarata e Pacollit.

Afera e Aeroportit të Vlorës, Berisha: Dy ministra refuzuan, Lubi Balluku firmosi

By: Elva
23 October 2025 at 20:38

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish lidhur me Aeroportin e Vlorës, duke e cilësuar atë si një “aferë shteti”. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se aeroporti ka falimentuar para se të hapej, pasi u ndërtua mbi korrupsion dhe me 140 milionë euro garanci për bileta që sipas tij nuk […]

The post Afera e Aeroportit të Vlorës, Berisha: Dy ministra refuzuan, Lubi Balluku firmosi appeared first on BoldNews.al.

Dalin dokumentat/ Aeroporti i Vlorës, inceneratori i Belinda Ballukut

By: Elva
22 October 2025 at 21:21

Sherrnaja në publik e dy biznesmenëve kosovarë, fitues të koncesionit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, po drejton projektorët në një nga tenderat më korruptivë që ka zhvilluar qeveria Rama. Në epiqendër të tij, së paku me letra, është vënë zv/kryeministrja Belinda Balluku. Nëse kësaj afere i shkohet deri në fund, ajo mund ta djegë […]

The post Dalin dokumentat/ Aeroporti i Vlorës, inceneratori i Belinda Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Bardhi: Koncesioni për aeroportin e Vlorës me procedura fiktive

22 October 2025 at 20:28

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi sot lidhur me koncesionin e aeroportit të Vlorës.

Bardhi u shpreh se “megaafera e koncesionit të aeroportit të Vlorës është provuar me dokumente shtetërore si një procedurë fiktive, me kompani fiktive dhe me veprime të kryera hapur në mashtrim të ligjit”.

“Dokumentacioni zyrtar i procedurës tregon qartë se kompanitë Mabco Construction dhe 2A Group nuk plotësonin kriteret ligjore për të fituar koncesionin e aeroportit të Vlorës. Për këtë arsye, gjatë aplikimit, ato futën në mënyrë fiktive në konsorcium kompaninë turke YDA Group, e vetmja me eksperiencë reale në ndërtimin e aeroporteve”, u shpreh Bardhi.

Bardhi theksoi se “vetëm një vit pas shpalljes fitues, YDA Group u tërhoq nga zotërimi i 40% të aksioneve”.

“Aksionet u shitën tek njëra nga kompanitë koncesionare për shumën qesharake prej 4 450 euro. Pra, 40% e një aeroporti ndërkombëtar, me fitime të parashikuara mbi 700 milionë euro, u vlerësuan sa një makinë e vjetër e përdorur! Në çdo shtet normal, ky akt do të kishte anuluar automatikisht koncesionin…”, u shpreh ai.

Bardhi theksoi se “ministrja përgjegjëse për koncesionin e aeroportit të Vlorës, Belinda Balluku, miratoi tërheqjen e kompanisë turke pa bërë asnjë zhurmë, pa ngritur asnjë shqetësim dhe duke pranuar zyrtarisht fiktivitetin e gjithë procedurës”.

Bardhi në reagimin e tij nënvizon se Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duhet ta hetojë koncesionin e Aeroportit të Vlorës. “Ky krim nuk është edhe aq intelektual sa t’i shpenzojë SPAK-ut shumë kohë për ta hetuar”, shtoi Bardhi.

Sipas tij, “faktet janë publike, dokumentet ekzistojnë. Çështja është se na duhen prokurorë që nuk kanë vija të kuqe të paracaktuara për pandëshkueshmërinë apo prokurorë që nuk intimidohen nga krimi i organizuar. Kjo mbetet ende për t’u provuar”, shtoi Bardhi.

/m.m/r.e/

The post Bardhi: Koncesioni për aeroportin e Vlorës me procedura fiktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Do të ketë garë të hapur për kryetarin e PD-së, do të kandidoj

22 October 2025 at 18:35

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme brenda partisë për drejtimin e saj.

Duke iu përgjigjur gazetarëve në lidhje me një deklaratë të deputetit demokrat Besart Xhaferri, sipas të cilit kreu i PD-së duhet të ikë vitin e ardhshëm nëse nuk fakton farsën zgjedhore të 2025-ës, Berisha tha se farsa tashmë është faktuar nga raporti i ODIHR-it.

Berisha theksoi më tej se do të ketë një garë për kreun e Partisë Demokratike.

“Së pari, cilido që lexon raportin paraprak të OSBE-ODIHR dhe ka kulturën minimale në të drejtën elektorale, kupton se zgjedhjet kanë qenë farsë. Janë zhvilluar në kushtet e partisë-shtet, e thotë këtë rekomandimi i Këshillit të Europës. Janë zhvilluar në kushte të pabarabarta, e thotë raporti paraprak i OSBE-ODIHR. Që këtu zgjedhjet janë farsë dhe jo zgjedhje”, tha ai.

“Së dyti, ju garantoj se çdo deputet, anëtar, mbështetës i kësaj partie do të jetë i lirë të shprehë çdo mendim që ka. Natyrisht interpretimi i nenit të statutit, duhet të jetë i saktë. Statuti bën fjalë për zgjedhje, e jo për farsa dhe tani që ta mbyllim këtë punë, do të jetë anëtarësia e PD-së që do t’i bëjë interpretimin përfundimtar. Do të ketë një garë për kryetarin e PD-së, e hapur për cilindo. Sigurisht që do të jem”, tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij Berisha foli edhe për aeroportin e Vlorës, që sipas tij “falimentoi para se të fillojë funksionimin”.

Sipas Berishës, zyrtarë të qeverisë kanë firmosur një kontratë që i akuzon direkt përgjegjës për një “aferë megakorruptive”.

Berisha tha se është firmosur “kalimi i aksioneve nga kompania turke, e cila është kompani me ekspertizë në ndërtimin dhe menaxhimin e aeroporteve, pa të cilën aeroporti nuk ndërtohej, tek “Mabco Construction” dhe që në këtë moment, tenderi rrëzohet”.

“Shtyllë kryesore e tenderit nuk ishte “Mabco Construction”, sepse nuk kishte asnjë eksperiencë, por ishte kompania turke që ishte ndërtuese dhe menaxhuese aeroportesh, dhe një numër kompanish të tjera që u paraqitën në tender, por që nuk kishin ekspertizën e kompanisë turke, u përjashtuan”, tha Berisha.

Berisha shtoi se në “10 vitet e para, shqiptarët i paguajnë koncesionarit 140 milionë për trafikun e munguar”.

/m.q/j.p/r.e/

The post Berisha: Do të ketë garë të hapur për kryetarin e PD-së, do të kandidoj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌