Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Qeveria i hap rrugën sekuestrimit të kriptovalutave

10 January 2026 at 09:10

Gjatë raportimit përpara Kuvendit në tetor, ish-kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u ankua se Shqipërisë i mungonte një kuadër ligjor për të mundësuar sekuestrimin e pasurive të paligjshme në formë dixhitale, nëpërmjet kriptovalutave. Pavarësisht vakuumit ligjor, Dumani tha se SPAK kishte bllokuar 11 milionë euro kriptovaluta me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, por e […]

The post Qeveria i hap rrugën sekuestrimit të kriptovalutave appeared first on Reporter.al.

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

By: M C
7 January 2026 at 23:12

Që nga data e 8 dhjetor, drejtuesi i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj proteston kundër qeverisë duke qëndruar përball kryeministrisë.

Në emisionin “Opinion”, Lapaj ka folur në lidhje me protestën e tij duke theksuar se ka pritur që qytetarët të cilët do i bashkoheshin protestës do të ishin më të shumtë.

I pyetur se deri kur do të zgjasë protesta e tij, Lapaj nuk ka dhënë një afat.

“Kur unë e nisia e nisa me bindjes se duhet reaguar. Në çdo vend normal ku një punonjës shteti akuzohet për vjedhje, kam pritur që njerëzit të shtoheshin. Janë shtuar, por jo në numrat që do të doja që të ishin shtuar. Qytetarët kanë një pritshëmri nga drejtësia, por kjo nuk mjafton. Aty nuk është një protestë e bërë nga lëvizja”,-tha Lapaj.

The post Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë appeared first on Albeu.com.

Rikonstruksioni i linjës 110 kV Ballsh-Memaliaj, shpronësohen pronarët

24 December 2025 at 17:37

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksion i segmentit të parë të linjës 110 kV Ballsh–Memaliaj”.

Sipas vendimit të qeverisë, shpronësimi kryhet në favor të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a., ndërsa pronarët do të kompensohen në vlerë të plotë për pasuritë e llojit “arë”, “ullishte” dhe “kullotë”. Vlera totale e kompensimit arrin në 39 232.50 lekë, ndërsa shpenzimet procedurale, në masën 70 000 lekë, do të përballohen nga OST.

Shpronësimi nis menjëherë pas botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 muajve.

Pronarët e pasurive të paluajtshme kompesohen pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a.

Operatori i Sistemit të Transmetimit, sh.a., kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar.

Ndërkohë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, do të nisë brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi, procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, për Operatorin e  Sistemit të Transmetimit, sh.a.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë të pasurive që shpronësohen.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Operatori i Sistemit të Transmetimit, sh.a., Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Fier për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/m.q/j.p/

The post Rikonstruksioni i linjës 110 kV Ballsh-Memaliaj, shpronësohen pronarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria ndan 50 mijë euro ndihmë për veprimtarin Hafiz Gagica

19 December 2025 at 13:25


Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 50 mijë euro ndihmë financiare për veprimtarin e çështjes kombëtare në mërgatë, Hafiz Gagica, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë që kërkon trajtim të kushtueshëm mjekësor.

Vendimi u miratua në mbledhjen e Qeverisë, ku kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se Gagica ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në vitet ’90 në organizimin politik të diasporës shqiptare dhe në mbështetjen e institucioneve të pavarura të Kosovës. Sipas Kurtit, gjendja shëndetësore e tij kërkon kujdes të veçantë dhe shpenzime që familja nuk ka mundësi t’i përballojë.

Në mbështetje të këtij vendimi, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, vlerësoi rolin jetik të Hafiz Gagicës në proceset që çuan drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ajo theksoi se Gagica “ka të drejtë të presë solidaritetin e institucioneve të Kosovës, të njëjtin solidaritet që ai e tregoi pa hezitim për Kosovën në kohën e kërcënimit më të madh”.

Gërvalla rikujtoi se gjatë viteve ’90-ta, Gagica ishte një nga figurat kyçe në organizimin dhe forcimin e sistemit paralel të Kosovës në arsim, shëndetësi dhe furnizim ushqimor, në kohën e represionit të ushtruar nga Serbia. Sipas saj, ai ishte bartës kryesor i organizimit të mërgatës shqiptare në Gjermani dhe Evropë, duke shërbyer si urë lidhëse mes Kosovës dhe shteteve evropiane.

Një rol i veçantë, sipas Gërvallës, ishte edhe organizimi i vizitave dhe udhëtimeve të ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe delegacioneve të tjera kosovare në Gjermani, Zvicër, SHBA dhe vende të tjera evropiane, përmes qendrës së veprimtarisë që Gagica drejtonte në Shtutgart.

Ajo përmendi gjithashtu angazhimin e tij në organizimin e protestave dhe demonstratave të shqiptarëve në Gjermani, duke veçuar tubimin e vitit 1998 në Bonn, ku rreth 100 mijë pjesëmarrës kërkuan lirinë e Kosovës dhe ndaljen e shtypjes serbe, një nga protestat më të mëdha të organizuara ndonjëherë nga një komunitet jo-gjerman në Republikën Federale të Gjermanisë.

Hafiz Gagica ka shërbyer si kryetar i LDK-së për diasporë dhe ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Kosova vendos regjim vizash për Fixhin

19 December 2025 at 13:20


Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur regjimin e vizave për qytetarët e Republikës së Fixhit.

Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së sotme të Ekzekutivit dhe është pjesë e harmonizimit të politikës së vizave të Kosovës me Bashkimin Evropian.

“Kosova ka regjim pa viza me 17 shtete që ndodhen në listën e vendeve të BE-së. Për të siguruar një menaxhim të rregullt të emigracionit, Republika e Kosovës synon harmonizimin e plotë të politikës së saj me atë të BE-së, duke filluar nga viti 2025”, tha Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Vendosja e regjimit të vizave është pjesë e përpjekjeve për të siguruar kontroll të rregullt të emigracionit dhe për të ruajtur standardet e Bashkimit Evropian në këtë fushë. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e 280-të të Qeverisë në detyrë

19 December 2025 at 11:39


Qeveria në detyrë e Kosovës ka mirëpritur vendimin e Bashkimit Evropian për të hequr masat e vendosura ndaj Kosovës, të cilat sipas saj ishin të padrejta që në fillim.

Sipas Qeverisë, institucionet e vendit nuk ishin shkaktare të eskalimit të situatës në katër komunat e veriut, ndërsa deeskalimi i situatës është meritë e tyre.

“Ndërkohë, Republika e Kosovës dhe institucionet e saj u bënë cak i sulmeve terroriste, përfshirë incidentin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ku humbi jetën rreshteri policor Afrim Bunjaku, dhe sulmin mbi kanalin Ibër-Lepenc në Varagë të Zubin Potokut më 29 nëntor 2024. Për këto raste tashmë janë ngritur aktakuza”, u tha në mbledhjen e Qeverisë.

Qeveria gjithashtu ka bërë të ditur se çdo përpjekje për të cenuar sundimin e ligjit do të kishte pasojat e veta, ndërsa stabiliteti dhe funksionimi i institucioneve në veri është rezultat i respektimit të ligjit dhe rendit publik.

Qeveria u shpreh se pavarësisht vështirësive, ka mbetur e përkushtuar ndaj integrimit evropian dhe përmbushjes së kritereve për anëtarësim.

Sipas Qeverisë, masat financiare më të mëdha nuk u vunë nga Bashkimi Evropian, por nga opozita parlamentare, e cila pengoi votimin e Planit të Rritjes së BE-së dhe marrëveshjeve me Bankën Botërore, me një vlerë totale mbi 1 miliard euro.

Përveç kësaj, Qeveria ka njoftuar edhe vendime të tjera: konfirmimin e zbatimit të vendimeve dhe protokolleve të CEFTA-s, themelimin e Komisionit Profesional për ngritjen e Memorialit të Familjes Jashari dhe Epopenë e UÇK-së në Bashkinë Hora e Arbëreshëve në Itali, si dhe ndarjen e 1.65 milionë eurove për grupin e parë të studentëve përfitues të Programit të Bursës së Mobilitetit.

“Ky memorial do të jetë donacion i Qeverisë për arbëreshët në Itali, ndërsa bursat synojnë të zvogëlojnë pabarazitë dhe të krijojnë mundësi për studentët nga zonat më të largëta”, thuhet në komunikatë.

Në përmbyllje, Qeveria uroi mirëseardhjen e bashkatdhetarëve në vendlindje dhe siguroi se institucionet, duke nisur nga policët kufitarë, do të jenë të gatshëm për mikpritje dhe shërbim për qytetarët. /Telegrafi/

ASK: Të hyrat dhe shpenzimet qeveritare u rritën në tremujorin e tretë të këtij viti

2 December 2025 at 15:45


Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Llogaritë Qeveritare për periudhën e tremujorit të tretë të vitit 2025 ku paraqiten të hyrat dhe shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme.

Sipas ASK-së, të hyrat e Qeverisë kanë shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

“Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2025 ishin 927.2 milionë euro, derisa të hyrat në TM3 2024 ishin 818.7 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte me 73.6%, tatimet rrjedhëse në të ardhura me 14.1%, si dhe pagesat për prodhimin jashtë tregut (shitjet) me 3.8%. Pjesa e mbetur shpërndahet në kategori të tjera të të hyrave.

Në të njëjtën kohë janë rritur edhe shpenzimet e Qeverisë.

“Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2025 ishin 826.6 milionë euro, derisa shpenzimet në TM3 2024 ishin 774.8 milionë euro”, bëhet e ditur në njoftim.

Shpenzimet më të mëdha janë regjistruar në kompensimin e punëtorëve (28.2%), kontributet sociale dhe përfitimet (25.9%), formimin e kapitalit bruto (13.7%) dhe konsumin e ndërmjetëm (13.6%). Shuma e mbetur ndahet në kategori të tjera të shpenzimeve, sipas klasifikimit ESA2010.

Publikimi i ASK-së ofron një pasqyrë të detajuar të zhvillimeve fiskale të Qeverisë së Kosovës për këtë periudhë tremujore. /Telegrafi/

Caktimi i datës së zgjedhjeve, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

20 November 2025 at 08:23


Dështimi i formimit të Qeverisë, ka aktivizuar menjëherë presidenten e vendit Vjosa Osmani e cila ka ftuar për sot në një takim të përbashkët konsultativ partitë politike parlamentare.

Takimi pritet të mbahet në orën 10:30, ku do të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar të gjitha partitë, LVV, LDK, AAK e Nisma Socialdemokrate.

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili ka konfirmuar për Telegrafin se në takim do të marrë pjesë kryetari Ramush Haradinaj.

“Po kemi pranuar ftesën, në takim do të marrë pjesë kryetari Haradinaj”, tha Xhemaili.

Nga partitë e tjera në këtë takim prezent, do të jenë Lumir Abdixhiku nga LDK, Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate, Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa.

Nga LVV e PDK zyrtarisht ende nuk kanë konfirmuar se kush do të marrë pjesë në takim, mirëpo Telegrafi mëson se kanë pranuar ftesën.

Ky zhvillim vjen pas seancës së sotme në Kuvend, ku i mandatuari i LVV-së për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca, nuk arriti t’i sigurojë votat e nevojshme për të marrë postin e kryeministrit.

Kjo ishte përpjekja e dytë e Vetëvendosjes për të formuar Qeverinë, pas dështimit të mandatarit të parë, Albin Kurti, më 26 tetor./Telegrafi/

Zgjedhje të parakohshme? Cakolli tregon datat e mundshme për mbajtjen e tyre

19 November 2025 at 21:07


Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka paralajmëruar se çdo vonesë nga Presidentja në shpalljen e datës për zgjedhjet e parakohshme rrit rrezikun për funksionimin normal të institucioneve vitin e ardhshëm.

“Çdo ditë e humbur sot i ngushton opsionet ligjore, i shtyn afatet dhe e afron vendin me skenarë të pasigurt kushtetues, politik dhe fiskal,” tha Cakolli.

Ai shtoi se sipas afateve aktuale, edhe pse Kushtetuta dhe Ligji për Zgjedhjet nuk janë plotësisht të harmonizuara, datat reale për mbajtjen e zgjedhjeve mbeten 21 dhe 28 dhjetori.

“Por nëse konsultimet dhe vendimmarrja e Presidentes shtyhen pas 22 nëntorit, edhe 21 dhjetori bie si opsion, duke i shtyrë zgjedhjet potencialisht drejt janarit,” paralajmëroi Cakolli.

Sipas tij, zgjedhjet në janar përbëjnë rrezik shumëfish më të madh, pasi zgjatja automatike e ndarjeve buxhetore vlen vetëm për muajin janar, por jo edhe për shkurt.

Ai theksoi se mbajtja e zgjedhjeve sa më herët në dhjetor është mënyra e vetme për të shmangur kriza të reja dhe për të zvogëluar presionin kohor për formimin e institucioneve, të cilat duhet të përmbyllen patjetër në ditët e para të marsit.

“Sa më shumë të vonohet shpallja e datës, aq më afër skajit të afateve kushtetuese shtyhet vendi, me të gjitha rreziqet që i sjell një skenar i tillë,” përfundoi Cakolli. /Telegrafi/


“Në harmoni të plotë” - PDK i reagon ashpër Albulena Haxhiut pas krahasimit me Listën Serbe

19 November 2025 at 20:38


Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar për herë të dytë të formojë Qeverinë. Pas seancës, në të cilën i mandatuari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, nuk i mori votat e nevojshme për t`u bërë kryeministër, ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Haxhiu publikoi një fotografi në Facebook, ku shiheshin deputetët e PDK-së duke votuar kundër formimit të Qeverisë.

Mirëpo Haxhiu e shoqëroi këtë fotografi me një mbishkrim “në harmoni të plotë”, duke aluduar tek deputetët e PDK-së dhe Listës Serbe, të cilëve u takojnë ulëset në Kuvend pikërisht mbrapa deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.



E ky krahasim ka nxitur reagimet e deputetëve të PDK-së. Altin Krasniqi djali i ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi reagoi duke shkruar se ish-ministrja ka barazuar deputetët shqiptarë me ata serb me qëllim që t’i njollosë të gjithë.

“Në rreshtin tim, pranë meje është deputeti Fadil Demaku, të cilit gjatë luftës kundër ushtrisë serbe iu vranë vëllai dhe motra. Është Përparim Gruda, të cilit iu vra babai. Po ashtu janë deputetë që janë bashkëluftëtarë të Adem Jasharit. Ndër ta jam edhe unë, Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, njeriut që gjithë jetën e tij është përndjekur nga regjimi fashist i Serbisë dhe që tash e pesë vite qëndron ballëlartë në bankën e të akuzuarve, pikërisht përballë akuzave të fabrikuara nga Serbia”, ka shkruar Krasniqi.



Ai ka shtuar se me bindje të plotë, them se veprimet e juaja publike e tinëzare janë shumëfish më të koordinuara me politikat fashiste të Serbisë sesa çfarëdo vote kundër kësaj qeverie.

Reagim pati edhe nga Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së dhe deputetja, Vlora Çitaku. Çitaku ka shkruar se për nevojat e “një narracioni të ultë politik” nënkryetarja e Kuvendit deri dje ministre e Drejtësisë, i tha mbesës së Adem Jasharit se është “në koordinim me Listën Serbe”.

“Jo vetëm Sala, por secila deputete dhe secili deputet i PDK-së ka më shumë atribut dhe kontribut për shtetin e Kosovës sesa kjo nënkryetare. Diku kemi gabuar, në fakt, që një profil i tillë ka arritur të mbajë pozita të larta shtetërore, kjo është e dukshme. Por uroj që sot të jetë fillimi i fundit të këtij mentaliteti. E turpshme, për besë”, ka shkruar Çitaku. /Telegrafi/


Mungoi në seancën e sotme, Bajrami: Votuesit do ta ndëshkojnë Vetëvendosjen dhe Kurtin

19 November 2025 at 18:54


Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas seancës së fundit të Kuvendit, duke kritikuar ashpër udhëheqësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe qeverisjen e tij.

Bajrami tha se sot nuk ishte e pranishme në seancë për shkaqe shëndetësore, por theksoi rëndësinë e ngjarjeve të ditës.

“Sot u pa qartë mashtrimi dhe përbuzja e vullnetit të qytetarëve nga ai që doli i pari në zgjedhjet e fundit dhe mori 48 deputetë,” ka shkruar Bajrami.

Ajo ka akuzuar Kurtin për keqqeverisje, korrupsion, varfërim të qytetarëve dhe dështime në lidhjen e koalicioneve.

“Votuesit do ta ndëshkojnë arrogancën e z. Kurtit, që insistoi dhjetëra herë të votohej një emër i vetëm për kryetare të Parlamentit. Do ta ndëshkojnë z. Kurti dhe Vetëvendosjen që dështuan të lidhin koalicion me cilëndo parti shqiptare për të shmangur zgjedhjet,” ka shtuar ajo.

Bajrami ka kritikuar gjithashtu humbjen e kohës dhe të resurseve shtetërore:

“Thënë troç kjo kastë politike ja humbi Kosovës plot 5 vjet, por fituan shumë ata dhe rrethi i tyre, fituan nga keqpërdorimi i të gjitha resurseve shtetërore në kurriz të qytetarëve për të cilat një ditë do të japin përgjegjësi”, ka shkruar ajo.

Deputetja ka theksuar dështimet e qeverisë në sektorë kyç.

“Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje do të mbahen mend si pushteti i pazareve dhe korrupsionit në energji, si pushteti që rriti çmimet e çdo produkti bazë, që nuk mbajti asnjë premtim - asnjë të vetëm, që nuk përfundoi asnjë rrugë lokale a rajonale, që rrënoi ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë; si pushteti që u përpoq të blinte vota me skema të korrupsionit publik. Fillimi i fundit politik të Albin Kurtit ka nisur më 9 shkurt. Vula e këtij fundi do të jetë dita e zgjedhjeve të reja”, ka shkruar Bajrami. /Telegrafi/

Partitë përplasen pas dështimit të formimit të Qeverisë, thirrje urgjente për shpalljen e zgjedhjeve

19 November 2025 at 17:20


Pas dështimit të dytë për formimin e qeverisë, deputetë nga partitë kryesore politike kanë reaguar me qëndrime të ndryshme, duke kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që të ndërmarrë hapat e radhës kushtetues.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovë, Bedri Hamza tha se dështimi i njëpasnjëshëm i dy mandatarëve tregon qartë se qeveria aktuale e ka humbur mbështetjen politike.

"Shumica që doli nga zgjedhjet e fundit është treguar e paaftë t’i krijojë institucionet e reja, duke shkaktuar pasiguri institucionale, politike dhe shtetërore. Sot e kemi vetëm një rrugë të përgjegjshme përpara: zgjedhjet e reja. Presidentja e vendit duhet ta caktojë sa më shpejt datën e tyre, sepse mjaft kohë kemi humbur",shkroi Hamza në Facebook.




E deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas seancës tha se tanimë presidentja ka obligim që sa më shpejt të shpallë datën e zgjedhjeve të reja. Ai theksoi se dështimi për formimin e qeverisë ka qenë i paralajmëruar dhe se vendi ka humbur muaj të tërë në një proces pa epilog.

“Kemi mbi nëntë muaj që nga zgjedhjet dhe qytetarët tashmë i kishin thënë ‘jo’ referendumit të Kurtit. Kam paralajmëruar qysh më 27 prill se ky ngërç do të vazhdojë dhe kam kërkuar që vendi të shkojë më herët në zgjedhje. Pas këtij dështimi të paralajmëruar, presidentja është e obliguar të shpallë sa më parë datën e zgjedhjeve. Propagandat e pavërteta të dëgjuara në seancën e parë nuk qëndrojnë – Kosova nuk rrezikon fondet e BE-së, kreditë apo pagat e qytetarëve”, u shpreh Krasniqi.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e quajti procesin e sotëm një “shfaqje teatrale” nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai i bëri thirrje presidentes që të respektojë afatet kohore dhe të mos lejojë ndërhyrje në procedurat kushtetuese.

“Loja me numra këto tetë muaj dhe dështimi i sotëm ishin të paralajmëruar. Vendit nuk i mbetet rrugë tjetër veçse të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Është lajm i keq, por i pritshëm”, deklaroi Zemaj.

Ndërkohë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, akuzoi partitë opozitare se janë bashkuar me Listën Serbe me qëllim të vetëm – kundërshtimin e Albin Kurtit.

“Sot u pa qartë se opozita, bashkë me Listën Serbe, u unifikuan për ta bllokuar Kurtin. Janë të gatshëm të lënë 700 punëtorë të RTK-së pa paga, 85 mijë shërbyes civilë, 400 mijë fëmijë pa shtesa dhe 300 mijë pensionistë pa pensione, vetëm që të mos i mbetet atyre faji. Shpresoj që qytetarët ta kenë parasysh këtë në zgjedhjet që po vijnë”, u shpreh Murati.

Pas dështimit të votimit të mandatarit Glauk Konjufca, vendi pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.

Formimi i Qeverisë, nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme

18 November 2025 at 17:19


Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër në ora 14:00, do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, nga ora 11:00 do të mbahet një tjetër seancë për formimin e komisioneve parlamentare, ku do të diskutohet për buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare dhe për financimin e RTK-së.

I mandatuari për formimin e qeverisë është Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili u mandatua nga presidentja Vjosa Osmani më 4 nëntor.

Konjufca ka deklaruar se kërkon mbështetjen e deputetëve për Qeverinë e tij, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet parlamentare në dhjetor dhe që vendi të ketë ekzekutiv “së paku” deri në prill, kur duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.

Megjithatë me ish-opozitën e bashkuar rreth idesë për zgjedhje të reja, gjasat duken minimale që Lëvizjes Vetëvendosje do të arrij të krijoj ekzekutivin në përpjekjen e dytë.

Më 26 tetor, Albin Kurti dështoi të siguronte votat e nevojshme për formimin e qeverisë.

LVV-ja i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk ka siguruar ulëse të mjaftueshme në Kuvend që do t'i mundësonin që të formonte Qeverinë pa bashkëpunim me partitë e tjera.

Nëse edhe nesër nuk arrihet shumica për formimin e Qeverisë, procesi do të çojë automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme. /Telegrafi/

“Nuk ka çështje më urgjente”- Kurti kërkon formimin e komisioneve parlamentare, nuk flet për forminin e Qeverisë

17 November 2025 at 13:34


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për formimin e Qeverisë.

Kurti ka theksuar se hapi më urgjent për institucionet është formimi i komisioneve të përhershme parlamentare.

“I kemi edhe dy ditë deri tek seanca e Kuvendit për mandatarin e radhës. Ajo që mendoj se është urgjente për shtetin e Kosovës, është formimi i katër komisioneve të përhershme parlamentare”, u shpreh Kurti, duke shtuar se mosfunksionalizimi i komisioneve rrezikon proceset institucionale.

Ai theksoi se pas konstituimit të Kuvendit, të gjitha procedurat e tjera duhet të ecin përpara pa vonesa.

“Tash që kemi konstituuar Kuvendin, është gabim politik dhe dëm financiar e social mosprocedimi i mëtejshëm në Kuvend,” tha kryeministri në detyrë.

Ai paralajmëroi se çdo ditë pa komisione funksionale dëmton proceset ligjore, administrative dhe përfitimet qytetare.

“Çështje më urgjente se kjo nuk ka,” u shpreh ai.

Kurti kujtoi gjithashtu se afati 15-ditor për mandatarin e propozuar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, skadon së shpejti.

“Pesëmbëdhjetëditëshi i mandatarit Konjufca vlen deri të mërkurën,” tha ai, duke mos treguar nëse i kanë numrat për formimin e Qeverisë. /Telegrafi/

Osmani: Vonesat për formimin e Qeverisë si kam shkaktuar unë, shpresoj që seanca të thirret brenda afatit

17 November 2025 at 11:22


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur optimizmin se seanca ku do të votohet mandatar i dytë për kryeministër do të thirret brenda afatit kushtetues, pa pritur deri në ditën e fundit, më 19 nëntor.

“Siç e dini, ftesa për seancë mund të bëhet edhe si seancë e jashtëzakonshme me 40 nënshkrime të deputetëve, dhe jam e bindur që do të ftohet me kohë, në mënyrë që të respektohen afatet kushtetuese. Nuk mund të paragjykoj se cili do të jetë rezultati i votimit. Më rëndësi është që seanca të ftohet brenda atij afati. Më pas, është në duart e deputetëve dhe partive politike se çfarë diskutojnë mes vete,” tha Osmani para gazetarëve.

Presidentja ka theksuar se vlerësimi i saj për kandidatët nuk nënkupton kërkesë për garanci.

“Sa i përket nënshkrimeve, kjo nuk ka qenë çështje garancie. Sikur të ishin dy kandidatë, atëherë do të shihej se cili prej tyre i ka gjasat më të mëdha. Por, kur është vetëm një propozim, shihet nëse ai kandidat i ka gjasat, dhe nga ajo që ka shprehur kandidati për kryeministër, Glauk Konjufca, është vlerësuar nga ana ime se i ka ato gjasa,” tha ajo.

Osmani gjithashtu ka ritheksuar se ka vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe nuk ka shkaktuar vonesa në procesin e formimit të qeverisë.

“Kushtetuta është e qartë: nëse dështojnë mandatarët e parë, shkohet te i dyti. Nuk kam bërë asgjë tjetër përveçse kam respektuar Kushtetutën. Mos të harrojmë se ka pasur një vonesë 9-mujore, të cilën nuk e kam kërkuar, as përkrahur e as shkaktuar unë si Presidente. Për 9 muaj i kemi pritur partitë politike. Kam shpresuar se do të tregonin durim edhe për këto dy javë,” shtoi Osmani.

Presidentja ka bërë të qartë se optimizmi i saj për thirrjen e seancës ishte bazuar në bisedat me deputetët dhe partitë, dhe theksoi se çështja e bllokimit të procesit nuk lidhet me Presidencën. /Telegrafi/

Qeveri Konjufca apo zgjedhje të reja? NISMA tregon nëse ka pasur takim

17 November 2025 at 09:08


Pas emërimit të Glauk Konjufcës si mandatar për formimin e qeverisë nga Presidentja e Kosovës, po afrohet përfundimi i afatit kushtetues prej 15 ditësh për thirrjen e seancës së Kuvendit për votimin e kabinetit të ri qeverisës.

Afati përfundon të mërkurën, ndërsa deri më tani nuk është bërë e ditur nëse do të ftohet një seancë për votimin e qeverisë, gjë që krijon pasiguri mbi të ardhmen e procesit politik.

Situata ka ngjallur reagime nga partitë politike, duke përfshirë NISMA Socialdemokrate.

Albert Maxhuni nga ky subjekt në një prononcim për Telegrafin, ka theksuar se kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj, nuk është ftuar në ndonjë takim nga mandatari Glauk Konjufca për të diskutuar rreth formimit të qeverisë.

Ai tha se NISMA ka bërë të qartë qëndrimin e saj që vendi duhet të shkoj në zgjedhje.

"Nuk jemi ftuar, ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë me kohë: është koha me shku në zgjedhje. Ka pas dakordim edhe në takim me presidenten nga të gjitha subjektet politike shqiptare, përveç LVV-së e cila ka kërkuar kohë, por nuk ka pasur vullnet nga subjektet tjera politike për me pas mandatar të dytë dhe mendoj se nuk është dashur me pas mandatar të dytë fare për shkak se nuk ka shumicë”, tha Maxhuni.

Sa i përket mundësisë së thirrjes së seancës së Kuvendit këto ditë, Maxhuni tha se nuk kanë marrë ende ftesë nga administrata e Kuvendit.

“ Siç e dini, të mërkurën përfundon koha e përcaktuar për seancë, nuk kemi marrë ftesë ende nga administrata e Kuvendit, kështu që mbetet të shihet çfarë do të ndodh këto ditë", u shpreh ai.

Ndryshe, e vetmja parti që tha se është kontaktuar në këtë fazë nga Vetëvendosja, ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, një përpjekje kjo për të koordinuar takime lidhur me votimin e qeverisë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ka refuzuar t'i takojë zyrtarët e Vetëvendosjes, sikundër që do të refuzonte edhe nëse do të merrte propozime konkrete për bashkëpunim në qeverisje.

Haradinaj konsideron, se "zgjedhjet e parakohshme janë rrugëdalja e vetme nga ngërçi politik".

Dy partitë e tjera, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), thonë se nuk janë kontaktuar fare nga Vetëvendosja dhe nuk duan të bashkëpunojnë me këtë parti.

Sikundër edhe ato kanë kërkuar që vendi të shkoj në zgjedhje të reja.

Marrë parasysh këto deklarata, procesi politik mbetet i paqartë. Tani mbetet të shihet nëse Kuvendi do të thërrasë seancën e votimit brenda afatit kushtetues, ose nëse vendi do të përballet me zgjedhje të reja. /Telegrafi/

Trump nënshkruan paketën për rihapjen e qeverisë, fundi i mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

By: gaze tare
13 November 2025 at 09:00

Presidenti Donald Trump nënshkroi të mërkurën vonë një paketë financimi që i dha fund zyrtarisht mbylljes më të gjatë të qeverisë federale në histori. Marrëveshja, e cila kishte mbështetje nga të dy partitë, u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve me 222 vota pro dhe 209 kundër. Ajo siguron financimin e qeverisë deri në janar dhe rindihmon disa agjenci kyçe për pjesën e mbetur të vitit fiskal 2026.

Paketa përfundoi një ngërç 43-ditor dhe mundësoi rifillimin e pagave për punonjësit e qeverisë dhe rinisjen e shërbimeve të rëndësishme për amerikanët. Trump e cilësoi legjislacionin si një fitore ndaj demokratëve, duke e kritikuar ata si “zhvatës”, përpjekje që sipas tij dështuan për ta zgjidhur çështjen në mënyrën e lehtë. Në ceremoninë e nënshkrimit në Shtëpinë e Bardhë morën pjesë ligjvënës republikanë, ndërsa disa demokratë e kritikuan marrëveshjen për shkak të pasigurisë lidhur me subvencionet e kujdesit shëndetësor.

Megjithatë, marrja e këtij kompromisi ka bërë që të hapen debate të tjera për rishikimin e disa dispozitave, si dhe për rreziqet që mund të sjellin ndryshimet në programet e kujdesit shëndetësor për vitet në vazhdim. Gjatë kësaj periudhe, Doma e Përfaqësuesve do të ketë detyra të tjera të rëndësishme përpara, përfshirë debatet mbi bujqësinë dhe energjinë, ndërkohë që presioni për të zbuluar dosjet e Epstein vazhdon të rritet.

The post Trump nënshkruan paketën për rihapjen e qeverisë, fundi i mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së appeared first on iconstyle.al.

FOKUS – Kriza në SHBA: Mbyllja e qeverisë paralizon vendin dhe godet miliona qytetarë

8 November 2025 at 12:39

NJU JORK, 8 nëntor /ATSH/ – Mbyllja më e gjatë e qeverisë federale në historinë e SHBA-së po ndikon në mënyrë të gjerë në jetën e përditshme të qytetarëve, duke lënë miliona njerëz pa paga, pa ndihma dhe me pasiguri të thellë ekonomike, sipas CNN.

Qeveria mbetet e paralizuar, pasi republikanët nuk kanë arritur të sigurojnë votat e nevojshme për të miratuar një ligj për financimin, ndërsa demokratët këmbëngulin për ruajtjen e subvencioneve të sigurimit shëndetësor.

Ndërkohë, pasojat ndihen fort në transportin ajror: Administrata Federale e Aviacionit ka urdhëruar ulje të fluturimeve, duke shkaktuar anulimin e mbi një mijë udhëtimeve dhe vonesa në aeroporte të mëdha si Uashington, Atlanta dhe San Francisko. Udhëtarët janë zemëruar dhe të frustruar , disa kanë humbur ngjarje familjare të rëndësishme, të tjerë po përpiqen të arrijnë tek të afërmit e sëmurë.

“Njerëzit po vuajnë vërtet këtu jashtë”, tha një pasagjer në Nju Jork, duke fajësuar politikanët për kaosin.

Situata është po aq e rëndë për familjet që varen nga ndihmat ushqimore. Një gjykatës federal urdhëroi administratën Trump të paguajë plotësisht përfitimet e programit “SNAP” për më shumë se 40 milionë amerikanë, por vendimi u pezullua menjëherë nga Gjykata e Lartë, duke shtuar pasigurinë. Shumë familje tashmë po mbeten pa ushqim, ndërsa depot bamirëse janë të mbingarkuara.

Ekspertët ekonomikë paralajmërojnë për pasoja serioze nëse mbyllja vazhdon. Drejtori i Këshillit Kombëtar Ekonomik, Kevin Hassett, tha se ndikimi është “shumë më i keq se pritej” dhe se një zgjatje e krizës mund të dëmtojë ndjeshëm ekonominë këtë tremujor. Ndërkohë, miliona punonjës federalë po hyjnë në javën e shtatë pa paga, duke kërkuar punë të përkohshme ose ndihmë nga të afërmit.

Ndërsa debati politik në Uashington mbetet i bllokuar, jeta e përditshme e miliona amerikanëve po përkeqësohet. Nga aeroportet e mbingarkuara te raftet bosh në tregjet ushqimore, mbyllja e qeverisë ka kthyer pasigurinë ekonomike në realitet të përditshëm për shumë familje në mbarë vendin. /Ad.Ab./

The post FOKUS – Kriza në SHBA: Mbyllja e qeverisë paralizon vendin dhe godet miliona qytetarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mandatimi i Konjufcës, LVV kërkon votat pa koalicion - opozita e sheh si tentativë për shtyrje të zgjedhjeve

5 November 2025 at 16:50


Një ditë pas mandatimit për kryeministër të Glauk Konjufcës, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar votën e partive të ish-opozitës në Kuvend, siç thonë, për një qeveri kalimtare afatshkurtër për votimin e projektbuxhetit për vitin 2026, si dhe miratimin e fondeve të Bashkimit Evropian.

Mirëpo në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) si dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) thonë se nuk kanë votë për Konjufcën dhe asnjë qeveri të pakicës. Sipas tyre, nuk e kanë asnjë obligim që të votojnë qeverinë e LVV-së pa marrëveshje politike dhe koalicion qeverisës. Madje, vendimin e presidentes Osmani për mandatimin e nënkryetarit të LVV-së për kryeministër më shumë e shohin si zvarritje të qëllimshme për të shtyrë datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Në partinë e Memli Krasniqit të martën kanë thënë se mandatimi i Konjufcës për kryeministër vetëm sa e ka thelluar krizën politike.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dështuar më 26 tetor të formojë qeverinë e re në Kuvend. Ai mori vetëm 56 vota nga 61 të nevojshme për ta formuar ekzekutivin e ri.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, ish-deputeti i legjislaturës së kaluar, Adnan Rrustemi, thotë për KosovaPress se pret që partitë e ish-opozitës të rezonojnë arsyeshëm dhe të votojnë kabinetin qeveritar të prezantuar nga Konjufca në Kuvend.

“Ne kemi ofruar një kompromis të madh për opozitën duke mandatuar zotërinë Glauk Konjufca si mandatar për kryeministër, marrë parasysh synimet tona për të shmangur dy elemente: së pari zgjedhjet e menjëhershme parlamentare dhe së dyti të miratohet buxheti për shtetin për vitin e ardhshëm dhe Plani i Rritjes së BE-së... Unë pres që edhe opozita të rezonojë arsyeshëm në këto 15 ditë që i ka zoti Konjufca për ta votuar kabinetin qeveritar. Të votohet qeveria dhe të merren këto vendime... Ne i kemi bërë të qartë se nuk bëhet fjalë për një qeveri afatgjatë, por për një qeveri që do të marrë këto tre-katër vendime që janë në interes të qytetarëve dhe shtetit. Më shumë për të evituar një rrezik real të madh, siç është pamundësia e ekzekutimit të buxhetit për vitin e ardhshëm dhe mos humbja e Planit të Rritjes nga BE-ja. Në situatën e tillë nuk po flasim për një qeveri tipike dhe rrjedhimisht për të diskutuar për koalicione. Ne presim bashkëpunimin me deputetët e opozitës për ta miratuar buxhetin dhe Planin e Rritjes”, thekson ai.

Por kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, theksoi se nuk kanë votë për Konjufcën dhe se Kosova s’ka nevojë për një qeveri të pakicës.

“Glauk Konjufca, me mandatar të trashëguar në rrethanat e tanishme politike, duke kuptuar qartë dhe saktë vullnetin qytetar, duhet të jetë i sinqertë me veten. Më shumë dhe shumë më shumë sesa kryetari i tij. Të konstatojë se nuk ka shumicë për kryeministër”, tha ai të mërkurën në konferencë për media.

Në anën tjetër, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, thotë për KosovaPress se LVV-ja dhe presidentja Osmani, përmes mandatimit të Glauk Konjufcës për kryeministër, po tentojnë vetëm të përfitojnë kohë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ajo thekson se AAK-ja nuk ka votë për Konjufcën, derisa shton se asnjë parti politike në Kuvend nuk e ka obligim ta votojë atë pa një marrëveshje politike dhe koalicion qeverisës.

“Ne nuk e kemi parë ndonjë ndryshim të qëndrimeve të partive parlamentare pasi janë të njëjtat qëndrime. Në takimin e fundit që kanë pasur te presidentja, dakordanca ka qenë që, meqë ka dështuar LVV-ja dhe asnjë parti nuk i ka votat për formimin e qeverisë, janë dakorduar për të shkuar në zgjedhje. Kjo është një lojë tjetër e LVV-së... Nuk e di se çfarë po tenton të bëjë LVV-ja. Pa një koalicion askush nuk e voton një mandatar kur nuk kanë një marrëveshje politike apo koalicion politik... Në asnjë formë nuk e ka obligim ndonjë parti e cila nuk është në qeverisje dhe as në ndonjë koalicion ta votojë qeverinë e huaj. Ju e dini se edhe ato oferta që iu kanë bërë Nismës dhe LDK-së nuk kanë qenë oferta serioze, por fyese”, thekson Kadrijaj.

Në anën tjetër, hulumtuesi në KDI, Vullnet Bugaqku, thotë për KosovaPress se presidentja Vjosa Osmani ka vepruar drejt kur e ka mandatuar Konjufcën për kryeministër si të propozuarin e dytë të LVV-së për këtë post.

“Presidentja ka pasur para vetes një mandatar të propozuar nga një parti e cila relativisht është fituese e zgjedhjeve në kuptimin e ulëseve që i ka në Kuvend dhe votave që mund t’i sigurojë në Parlamentin e Kosovës. Është e vetmja që ka provuar dhe po tenton të formojë qeverinë, karshi partive të tjera që kanë refuzuar të japin mandatarin dhe kanë refuzuar të bashkëpunojnë mes veti që shtetit t’i japin një qeveri. Gjykata Kushtetuese, në rastin KO20, e bën të qartë detyrimin që ka presidenti i shtetit që të provohen dhe të shterohen të gjitha mundësitë kushtetuese që të formohen institucionet dhe të krijohet mundësia që sa më shumë të shmangen zgjedhjet...Prandaj unë mendoj se ka vepruar drejt në kuptimin kushtetues. Vlerësoj se duhet të shterohen të gjitha mundësitë kushtetuese dhe të plotësohen të gjitha kushtet që i kërkon neni 82 i Kushtetutës që vendi paraprakisht të përfundojë në zgjedhje pasi të dështojë në rundin e dytë”, deklaron ai.

Në bazë të afateve kushtetuese, Konjufca, si mandatar i dytë, ka afat prej 15 ditësh për t’ia prezantuar Kuvendit kabinetin qeveritar.

Që Konjufca të zgjidhet kryeministër, ai duhet të votohet nga së paku 61 deputetë prej 120 sa ka Kuvendi i Kosovës. Nëse as i mandatuari i dytë nuk arrin që të sigurojë votat e nevojshme për të formuar Qeverinë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Sipas Kushtetutës, ato duhet që të mbahen brenda 40 ditësh, nga dështimi i të mandatuarit të dytë për kryeministër.

Kosova nuk ka themeluar institucionet e reja edhe më shumë se tetë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

UASHINGTON – Mbyllja e qeverisë hyn në ditën e 36-të, më e gjata në historinë e SHBA-së

5 November 2025 at 09:28

UASHINGTON, 5 nëntor /ATSH/- Mbyllja e qeverisë amerikane ka hyrë në ditën e saj të 36-të, duke e bërë atë periudhën më të gjatë kohore që qeveria amerikane ka qenë e mbyllur.

Mbyllja, e cila filloi më 1 tetor, u shkaktua nga pamundësia e Kongresit për të rënë dakord për një marrëveshje të re financimi. Kjo i ka lënë punonjësit e qeverisë pa paga dhe miliona amerikanë pa shërbime thelbësore.

Demokratët dhe republikanët kanë mbetur të bllokuar për javë të tëra pa asnjë shenjë kompromisi – megjithëse disa shkëndija shprese po fillojnë të shfaqen.

Udhëheqësi i shumicës John Thune, republikani më i lartë i Senatit, tha se “instinkti” i tij parashikonte një progres të mundshëm në horizont.

Rekordi i mëparshëm i mbylljes së qeverisë ndodhi gjatë mandatit të parë të Donald Trump si president dhe zgjati 35 ditë përpara se të përfundonte në vitin 2019.

Që nga fillimi i kësaj mbylljeje, ndikimet tek amerikanët e zakonshëm janë përkeqësuar.

Mijëra punonjës federalë tashmë kanë humbur pagat dhe ekziston një frikë në rritje për ndikime në udhëtimet ajrore në të gjithë SHBA-në, pasi kontrollorët e trafikut ajror dhe stafi i aeroportit po punojnë pa pagesë.

Sekretari amerikan i Transportit Sean Duffy tha dje për “Fox News” se disa zona të hapësirës ajrore të SHBA-së mund të mbylleshin nëse mbyllja e qeverisë vazhdonte.

Rreth 13,000 kontrollorë të trafikut ajror, të cilët janë punonjës qeveritarë, kanë punuar pa pagesë për shkak të mbylljes.

Ndikimet janë ndjerë edhe nga amerikanët me të ardhura të ulëta që mbështeten në shërbimet qeveritare.

Një në tetë persona në SHBA varen nga ndihma ushqimore e Programit të Ndihmës Plotësuese për Ushqyerjen (Snap), por vetëm një pjesë e asaj ndihme po paguhet këtë muaj për shkak se afati i financimit ka përfunduar.

Administrata Trump – fillimisht – tha se fondet “Snap” nuk do të shpërndaheshin në nëntor, por një gjykatë amerikane urdhëroi që fondet e paparashikuara të përdoreshin për t’u dhënë njerëzve ndihmë.

Që nga ky vendim, Trump ka lënë të kuptohet se mund të mos i dëgjojë gjyqtarët.

“Përfitimet “Snap” do të jepen vetëm kur Demokratët e Majtë Radikalë të hapin qeverinë, gjë që ata mund ta bëjnë lehtësisht, dhe jo më parë”, postoi Trump në “Truth Social”.

Shtëpia e Bardhë, megjithatë, ka këmbëngulur që administrata do të ndjekë urdhrin e gjykatës.

Anëtarët e Senatit të SHBA-së kanë votuar për të njëjtin projektligj për financim afatshkurtër për të rihapur qeverinë më shumë se një dhjetëra herë, por pa sukses.

Ky propozim kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve në shtator.

Demokratët deri më tani kanë refuzuar të mbështesin masën afatshkurtër për financimin e qeverisë, vetëm nëse republikanët bien dakord të zgjerojnë subvencionet e kujdesit shëndetësor për amerikanët me të ardhura të ulëta.

Republikanët kanë rezistuar, duke akuzuar demokratët se e mbajnë peng qeverinë për shkak të prioriteteve të palidhura të politikave.

“Nëse arrihet një kompromis, të dyja dhomat do të duhet ta miratojnë legjislacionin e ri, sepse projektligji fillestar i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e mban qeverinë të financuar dhe funksionale vetëm deri më 21 nëntor – një datë që po afrohet me shpejtësi dhe nuk ka më kuptim”, tha Thune, republikani më i lartë i Senatit.

Në ditët e fundit, ka pasur indikacione se disa demokratë dhe republikanë të moderuar janë të etur të negociojnë dhe të arrijnë një marrëveshje përpara “Ditës së Falënderimeve”, më 27 nëntor. //a.i/.

The post UASHINGTON – Mbyllja e qeverisë hyn në ditën e 36-të, më e gjata në historinë e SHBA-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌